Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.
Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.
12:08
Haradinaj bën thirrje për qetësi: Beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tani deputet i Aleancës, e ka cilësuar si “të papranueshëm” dhe “të padrejtë” aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi dhe për vazhdimin e betejës ligjore në shkallën e dytë.
“Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë”, tha Haradinaj përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet social.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos dëmtojnë pronën dhe të mos rrezikojnë jetën e njerëzve si reagim ndaj aktgjykimit.
“Nëse e shkatërrojmë Kosovën, u ndihmojmë armiqve. Do t’i mundim armiqtë të bashkuar”, tha Haradinaj.
11:59
Rama reagon pas aktgjykimit të Speciales: “Marre”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi me vetëm një fjalë: “Marre”, duke shprehur, siç duket, kundërshtimin e tij ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.
Reagimi i tij erdhi pak pasi trupi gjykues i shpalli katër ish-krerët e UÇK-së penalisht përgjegjës për krime lufte dhe u shqiptoi dënime me burgim.
11:51
Konjufca: Vendim i padrejtë dhe i pamerituar
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si “të trishtueshëm”.
“Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, tha Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë.
11:49
Mbyllet seanca në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur.
Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë. rel


Besoj se dy shtetet e fuqishme sic jane Gjermania dhe Turqia
do te merren vesh dhe do te pajtohen me njera tjetren.
Ketu po i jap fund postimeve te mija ne Panorama web site.
Gjithe te mirat Shqiperise dhe Shqiptareve
kudo ku punojne dhe jetojne.
Kancelarja Gjermane Angela Markel te bej cmos per ti mbajtur
emigrantet Shqiptare qe kan shkuar ne gjermani keto vitet e fundit.
Edhe ato Shqiptar qe kohet e fundit i ka kthyer ne Shqiperi
ti rrimare perseri ne Gjermani dhe ti bej me dokumenta te rregullta.
Gjermanet dhe Shqiptaret i bashkon gjaku me i paster ai ARJAN!