VOAL

VOAL

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova të vizitojnë Preshevën, duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për refuzimin e vizitës së katër ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve.

“Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes palëve”, ka deklaruar Stano.

“Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që të çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Stano deklaron se vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në përputhje me marrëveshjen dhe është dashur të lejohet.
“Vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në mënyrë adekuate në përputhje me marrëveshjen dhe prandaj është dashur të lejohet të zhvillohet. I bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të lejojë që të bëhen vizita zyrtare që plotësojnë kushtet e mësipërme”, ka thënë Stano për KlanKosova.

Ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që e bëri të ditur se kjo vizitë nuk u lejua nga shteti serb të shtunën. Sipas tij, kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u refuzua pa arsye.

“Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë. Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në orën 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin”.

“Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike.

Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”,ka shkruar Aliu.
Bashkë me të në Luginë kishte për të shkuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

BE gjatë vitit 2020 prodhoi 284 milionë tonë kimikate

Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) ka bërë të ditur se vendet anëtare të bllokut evropian gjatë vitit 2020 ka prodhuar 284 milionë tonë kimikate apo 1 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019, transmeton anadolu Agency (AA).

“Konsumimi i këtyre produkteve arriti në 302 milionë tonë, duke reflektuar një rritje prej 1 për qind krahasuar me vitin 2019”, tha Eurostat, duke shtuar se pandemia COVID-19 nuk shkaktoi asnjë ulje në këtë fushë.

Rreth 221.4 milionë tonë kimikate të rrezikshme për shëndetin u prodhuan vitin e kaluar, ndërsa sasia e prodhuar e kimikateve të rrezikshme për mjedisin ishte 78.8 milionë tonë.

Po ashtu, tregojnë të dhënat e Eurostat, u konsumuan rreth 230.1 milionë tonë kimikate të rrezikshme për shëndetin dhe 79.8 milionë tonë kimikate të rrezikshme për mjedisin.

Vendimi i Bashës ndaj Berishës, Doris Pack: Kryetari nuk respektoi statutin! Ja kush e shtyu…

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkeli statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar ish-liderin historik Sali Berisha pa marrë mendimin e anëtarësisë.

Në një intervistë për euronews, Doris Pack tha se SHBA vendosi ta shpallte ‘non grata’ Berishën dhe familjen e tij pa pasur asnjë provë dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri mori një rol politik pasi e shtyu kreun e PD të dëbonte nga Parlamenti Berishën.

Doris Pack: Dhe nuk e kuptoj dot se si kryetari i partisë sonë simotër, Partisë Demokratike, ju bind kësaj pa i marrë mendimin anëtarëve, pasi në statutin e partisë ai është i detyruar që t’i marri mendim se si duhet të sillet në situata të tilla, dhe mendoj se në këtë mënyrë do të kishte pasur mundësi të gjendej një zgjidhje tjetër, ndryshe nga ajo që ai bëri me mendjen e vet.

Për znj. Pack, lëvizja e Berishës është një drejtën e tij për të mbrojtur veten, duke fituar mbështetjen e demokratëve që ‘besojnë se shpallja e tij non grata nga SHBA është e pabazë’.

Doris Pack: Pasi ai u keqtrajtua, duke u dëbuar nga grupi parlamentar, nga PD-ja dhe nga Parlamenti. Ndaj, nuk mund të jem kundër tij. Nuk jam pro nuk jam kundër. Mendoj se i takon anëtarëve të PD-së për të gjetur një zgjidhje.

Ajo sugjeroi që demokratët të mbajnë një kuvend dhe të zgjidhin problemet me letra të hapura.

Kryeministri polak: NATO të zgjohet përballë Rusisë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se aleatët e NATO-s “duhet të zgjohen” përballë përpjekjeve ruse për të destabilizuar rajonin.

Në një intervistë për BBC-në, Morawiecki tha se ngjarjet e fundit tregojnë se Kremlini dhe aleatët e tij duan “ta ndryshojnë sistemin gjeopolitik” dhe “ta përçajnë Bashkimin Evropian”.

Morawiecki përmendi këtu rritjen e pranisë ruse pranë kufirit me Ukrainën, rritjen e çmimeve të gazit dhe krizën me migrantë në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

Ai i bëri komentet në prag të një takimi të ministrave të NATO-s, që pritet të mbahet gjatë ditës së martë.

NATO, e cila është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes në botë, dhe udhëheqësit e BE-së e kanë akuzuar Bjellorusinë së voni për orkestrimin e krizës me migrantë në kufirin e saj me Poloninë.

Morawiecki tha se “nuk është tepër vonë për të vepruar”, por shtoi se mund të jetë vonë pas disa muajsh.

“Gjëra të këqija mund të ndodhin në Ukrainë, për shembull; ose, mund të ketë një problem tjetër të madh me migracionin në të gjithë Evropën”, tha Morawiecki.

Ai tha se beson se “autor” i krizës me migrantë është udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, por, sipas tij, “ai e ka sponsorin e tij, ai e ka drejtorin e tij” në Kremlin – duke iu referuar kështu presidentit rus, Vladimir Putin.

“Të gjitha pjesët e enigmës së bashku paraqesin një pamje jo shumë të mirë”, tha Morawiecki.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, takohen të martën në Riga të Letonisë për bisedime. rel

Magdalena Andersson rikonfirmohet kryeministre e Suedisë

Gruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Andersson është riemëruar në post, më 29 nëntor pasi që mosmiratimi i buxhetit në Parlament e detyroi të jep dorëheqje vetëm pak orë pas emërimit javën e shkuar.

Ajo dha dorëheqje të enjten e shkuar pasi koalicioni i saj kolapsoi.

Deputetët suedezë e përkrahën sërish udhëheqësen e partisë Social-Demokrate, Magdalena Andersson me shumicë të ngushtë gjatë votimit të ri të hënën më 29 nëntor.

Tani detyra e Andersson do të jetë të udhëheq qeverinë njëpartiake deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2022.

Në votimin e së hënës, 349 deputetët e Parlamentit suedez votuan për Andressonin ndërkaq 75 abstenuan. 173 votuan kundër.

Nën sistemin politik suedez për t’u emëruar kryeministre asaj i duhej shumica e thjesht e votave.

Ish-kampionia suedeze në not nga Universiteti i Upsalas, Andresson e nisi karrierën politike në vitin 1996 si këshilltare e kryeministrit të atëhershëm, Goran Persson.

Shtatë vjetët e shkuara i kaloi si ministre e Financave para se të bëhej udhëheqëse e Social-Demokratëve në fillim të nëntorit. rel

1600 emigrantë të humbur në Detin Mesdhe gjatë këtij viti

Një varkë me 99 emigrantë diktohet nga një organizatë humanitare larg bregut të Libisë (16 nëntor 2021)

 

Marrë nga Associated Press

ROMË – Mbytja e një varke me mbi 30 persona në bord këtë javë shënoi tragjedinë më vdekjeprurëse deri më tani në Kanalin e La Manshit.

Por tragjedi të tilla me emigrantë nuk janë të pazakonta në ujërat përreth kufijve jugorë të Evropës.

Vetëm këtë vit, zyrtarët e OKB-së vlerësojnë se 1600 persona kanë vdekur ose rezultojnë të zhdukur në Detin Mesdhe, që shërben si porta kryesore hyrëse drejt Evropës për emigrantët që përpiqen të kalojnë me ndihmën e trafikantëve.

Numri i viktimave është më i lartë se vitin e kaluar, por jo i pashembullt unikal. Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM) vlerëson se 23 mijë persona kanë humbur jetën që nga viti 2014, gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun me varka të pasigurta apo gomone. Numri i viktimave arriti kulmin në vitin 2016, me mbi 5 mijë. Gjatë së njëjtës periudhe shtatë vjeçare, rreth 166 persona kanë vdekur në kanalin e La Manshit.

Javën e kaluar, 85 persona humbën jetën në dy incidente të veçanta, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Itali nga Libia, thotë Flavio di Giacomo, zëdhënësi i IOM-it në Itali. Këto tragjedi morën pak vëmendje në Evropë.

“Mendoj se është çështje afërsie”, thotë zoti di Giacomo. “Mendoj se vëmendja e medias për çfarë ndodh mes Britanisë dhe Francës është gjithashtu diçka e re. Evropa nuk është mësuar të ketë diçka të tillë në brendësi të kontinentit; zakonisht është në kufijtë e saj të jashtëm”.

Këtë vit, shtegtimi më i ngarkuar dhe me më shumë viktima për të emigruar drejt Evropës është përmes Mesdheut qendror, ku njerëzit udhëtojnë me varka të mbingarkuara nga Libia dhe Tunizia, dhe ndonjëherë nga Turqia, drej Italisë. Rreth 60 mijë persona kanë mbërritur në Itali në rrugë detare këtë vit. Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, rreth 1200 kanë vdekur apo janë zhdukur gjatë udhëtimit.

Numri i të zhdukurve është vlerësuar bazuar në informacionin e marrë nga të mbijetuarit apo nga varkat e përmbysura.

Aktivistët për shpëtimin e emigrantëve thanë të enjten se një varkë në Mesdheun qendror me 430 persona në bord po përmbytej dhe u kërkoi ndihmë autoriteteve evropiane. Një tjetër varkë e menaxhuar nga organizata bamirëse Sea-Watch po kërkonte një port të sigurtë ku mund të zbarkonte 463 emigrantë të shpëtuar në det të hapur.

Anija e organizatës Sea-Watch 3 duke mbërritur në Siçili me emigrantët e shpëtuar

Anija e organizatës Sea-Watch 3 duke mbërritur në Siçili me emigrantët e shpëtuar

Është shtuar ndërkohë trafiku edhe përgjatë një vije më të rrezikshme në Oqeanin Atlantik, ku emigrantët nisen nga Senegali, Mauritania dhe Maroku, me varka të thjeshta druri, duke shpresuar se mund të arrijnë deri në Ishujt Kanari të Spanjës. Disa nga varkat përmbyten jo larg bregut të Afrikës dhe të tjera zhduken më në thellësi. Në disa raste i humbasin krejtësisht Ishujt Kanari dhe vazhdojnë më në thellësi të Oqeanit Atlantik.

“Udhëtimi nga Afrika perëndimore është shumë i gjatë dhe shumë i rrezikshëm”, thotë zoti di Giacomo.

IOM-i ka regjistruar 900 vdekje përgjatë vijës për në Ishujt Kanari gjatë këtij viti, thotë ai, por numri i vërtetë mund të jetë dyfish “dhe askush nuk po i kushton shumë vëmendje”.

Rreth 400 persona u shpëtuan këtë javë, ndërsa përpiqeshin të arrinin tek këta ishuj.

Grupet e të drejtave të njeriut i kritikojnë shpesh qeveritë evropiane se nuk kanë bërë më shumë për të shpëtuar emigrantët që përpiqen të arrijnë në kontinent me mjete detare në gjendje të dobët lundrimi. Përpjekjet evropiane për shpëtimin, të udhëhequra nga Italia në Detin Mesdhe, u pakësuan disa vite më parë dhe theksi u vu tek trajnimi dhe paisjet për rojen bregdetare libiane që do të pikaste varkat me emigrantë përpara se ato të mbërrinin në ujërat evropiane. Kritikët thonë se Evropa po e mbyll njërin sy përballë abuzimeve me të drejtat e njeriut në qendrat e mbajtjes së emigrantëve në Libi.

Duke vënë në dukje se 9 nga 10 emigrantë janë larguar drejt vendeve fqinje, Carlotta Sami nga zyra e UNHCR-së në Itali thotë se agjensia po u kërkon qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian që t’u ofrojnë “kalimin e sigurtë” refugjatëve, “me qëllim uljen e numrit të personave që përpiqen t’i hyjnë këtij udhëtimi jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Italia strehon afganen që ishte imazh i National Geographic

Fotografia e Sharbat Gulas, e vitit 1984.

Sharbat Gula, e njohur si “Vajza Afgane” me sy të gjelbër, e cila është shfaqur në ballinën e revistës National Geographic më 1985, është evakuuar në Itali, ka thënë Qeveria italiane.

“Shtetasja afgane, Sharbat Gula ka arritur në Romë”, ka thënë Zyra e kryeministrit, Mario Draghi, më 25 nëntor.

Qeveria italiane ka thënë se u është përgjigjur kërkesave nga organizatat joqeveritare “që ajo të udhëtojë në Itali, në kuadër të programit të zgjedhur për evakuim të shtetasve afganë dhe planit qeveritar për t’i pranuar dhe integruar ata”.

Me shikimin e saj shpues dhe një mbulesë të kuqe në kokë, Gula është kthyer në refugjaten më të famshme të Afganistanit, kur fotografi amerikan, Steve McCurry, i ka bërë një foto në një kamp të Pakistanit më 1980, e cila më pas ishte publikuar në ballinën e revistës National Geographic.

Gula ka arritur në një kamp në Pakistan më 1980 si jetime gjatë pushtimit sovjetik në Afganistan.

Identiteti i saj është zbuluar më 2002, pasi McCurry është kthyer në atë rajon dhe e ka kërkuar.

Më 2016 ajo është dëbuar në Afganistan, pasi Pakistani ka thënë se ajo ka mashtruar me dokumente identifikimi.

Në muajin shtator, Italia ka thënë se ka evakuuar pothuajse 5,000 afganë, pasi talibanët kanë marrë pushtetin në muajin gusht.

Gjermania pritet të emërojë gruan e parë ministre të Jashtme

Bashkudhëheqësja e Partisë së Gjelbër në Gjermani, Annalena Baerbock.

RFE/RL

Partia e Gjelbër në Gjermani ka bërë të ditura planet për emërime nëpër ministri, teksa përgatitet për të qenë pjesë e Qeverisë për herë të parë në 16 vjet.

Pas dy muajve negociata prej mbajtjes së zgjedhjeve federale, Social-Demokratët e qendrës së majtë (SPD), Partia e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë, kanë arritur marrëveshje për koalicion qeveritar.

Në një adresim para anëtarëve të partisë më 24 nëntor, një zyrtar i lartë i Partisë së Gjelbër, Michael Kellner, ka thënë se bashkudhëheqësi i tij, Robert Habeck do të udhëheqë “super ministrinë” duke bërë bashkë, ekonominë, energjinë dhe mbrojtjen e klimës.

Ai po ashtu pritet të jetë nënkancelar i Gjermanisë.

Kancelari i ri gjerman pritet të jetë Olaf Scholz nga SPD, i cili do të zëvendësojë kancelaren, Angela Merkel, pas formimit të Qeverisë në fillim të muajit dhjetor.

Bashkudhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock, pritet të jetë gruaja e parë në pozitën e Ministres për Punë të Jashtme.

Ajo ka dhënë shenja se do të jetë më e vendosur kundër shteteve me regjime autoritare sikurse Kina dhe Rusia, duke i vënë të drejtat e njeriut në qendër të diplomacisë.

Mbyten 27 emigrantë në La Mansh – Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “Franca nuk do të lejojë që Kanali të bëhet varrezë”

Voal.ch – Mbyten 27 emigrantë në La Mansh – Po kalonin kanalin mes Francës dhe Anglisë me gomone, e cila u përmbys.

Tragjedia detare ne ngishticen mes Anglise dhe Frances, ku humben jeten te pakten 27 emigrante ka shkaktuar termet politik ne te dyja vendet te cilet po flasin me njera-tjetren per te arritur nje zgjidhje, qofte edhe te perkohshme, per nje problem qe duket se do jete afatgjate, nese nuk riadresohet teresisht ndryshe qasja nga Britania, por edhe partneret evropian, ne kushtet e epokes post-Brexit.

Dëshmitarët tregojnë se midis viktimave ka fëmijë dhe një grua shtatzanë.

Kjo është tragjedia më e rëndë e regjistruar në këtë zonë deti që nga viti 2018.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “Franca nuk do të lejojë që Kanali të bëhet varrezë” dhe kërkoi një takim urgjent të ministrave europianë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Nga ana e tij, kolegu britanik Boris Johnson tha se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” dhe mbajti një takim ndërministror të krizës në mbrëmje./rsi.ch/eb

Sllovakia kërkon falje për sterilizim të detyrueshëm të grave rome

RFE/RL

Qeveria sllovake ka kërkuar falje zyrtarisht për sterilizimet e detyrueshme të grave rome nëpër dekada.

Koalicioni qeveritar ka lëshuar një deklaratë të mërkurën, duke dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut ndër vite dhe u ka kërkuar falje personave të prekur, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, TASR.

Numri i saktë i sterilizimeve nuk dihet, mirëpo të paktën mijëra gra janë prekur nga ai vendim, ka thënë përfaqësuesja qeveritare e komunitetit rom, në faqen e saj zyrtare.

Sipas Qeverisë, sterilizimet e detyrueshme janë kryer në periudhën 1966-1989, me qëllim të zvogëlimit të numrit të foshnjave të lindura në mesin e këtij komuniteti.

Por edhe pas rënies së komunizmit, Qeveria e ka pranuar se grave rome u është bërë presion – në mënyrë të paligjshme – nëpër klinika që të sterilizohen pasi kanë pasur fëmijë.

Qeveria në këtë rast ka folur për periudhën 1990-2004.

Organizatat për të drejta të njeriut dhe Këshilli i Evropës kanë kërkuar tash e një kohë që Sllovakia të pranojë shkeljet sistematike të të drejtave të komunitetit rom dhe që t’i kompensojë viktimat.

Komisionarja për të Drejta të Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, e ka mirëpritur këtë kërkim-falje, duke e konsideruar hap të rëndësishëm.

Megjithatë, ajo ka përmendur edhe nevojën e krijimit të një mekanizmi për kompensim sa më shpejt që është e mundur.

Gjermania – Auf Wiedersehen Angela! Koalicioni trepalësh nënshkruan paktin qeverisës

Berlin— Social Demokrati Olaf Scholz njoftoi të mërkurën nënshkrimin e një marrëveshjeje për të formuar një koalicion të ri qeverisës në Gjermani që synon të modernizojë ekonominë më të madhe të Evropës, të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër dhe të ulë perden e epokës së Angela Merkelit.

Aleanca, e para në nivel federal midis të Gjelbërve të ndryshëm ideologjikisht, Demokratëve të Lirë (FDP) dhe Social-demokratëve të qendrës së majtë të Scholz, i jep fund 16 viteve të qeverive konservatore të udhëhequra nga Merkel.

Të tre partitë gëzojnë një shumicë në dhomën e ulët të parlamentit dhe shpresojnë se qeveria do të bëjë betimin në fillim të muajit të ardhshëm pasi të ratifikojnë paktin e koalicionit prej 177 faqesh.

E quajtur sipas ngjyrave përkatëse të palëve, “aleanca e semaforëve” do të sjellë një epokë të re marrëdhëniesh me Evropën dhe planifikon të përshpejtojë dixhitalizimin e ekonomisë më të madhe të kontinentit duke ruajtur disiplinën fiskale.

Në një konferencë shtypi në Berlin, i rrethuar nga krerët e FDP dhe të Gjelbërve, Scholz kujtoi se kur u ngrit semafori i parë në Potsdamer Platz të qytetit në vitin 1924, shumë vunë në dyshim nëse ai mund të funksiononte.

“Sot, semafori është i domosdoshëm kur bëhet fjalë për rregullimin e qartë të gjërave dhe sigurimin e orientimit të duhur dhe sigurinë që të gjithë të ecin përpara të sigurt dhe pa probleme,” tha ai.

“Ambicia ime si kancelar është që kjo aleancë semaforike të luajë një rol të ngjashëm novator për Gjermaninë.”

Merkel lë pas gjurmë të mëdha. Ajo ka lundruar në Gjermani dhe Evropë përmes krizave të shumta dhe ka qenë një kampione e demokracisë liberale përballë autoritarizmit në rritje në mbarë botën.

Kritikët e saj thonë se ajo ka arritur në vend se ka zgjidhur problemet dhe i ka lënë pasardhësve të saj vendime të vështira në shumë fronte.

Qeveria e ardhshme përballet me sfida të menjëhershme, me Evropën që po përballet me pasojat nga Brexit, një krizë në kufirin e Bashkimit Evropian me Bjellorusinë dhe rastet në rritje të COVID-19.

Scholz, 63 vjeç, një politikan me përvojë i cili ishte Ministër i Financave në “koalicionin e madh” në largim të SPD dhe konservatorëve, tha se lufta kundër pandemisë COVID-19 do të ishte përparësia e tij kryesore.

Por koalicioni i tij ka gjithashtu plane ambicioze afatmesme dhe afatgjata, duke përfshirë një zgjerim më të shpejtë të burimeve të rinovueshme, një dalje të përshpejtuar nga qymyri ndotës dhe një rritje të pagës minimale, sipas paktit të tij.

Duke nënvizuar prirjen e tij shoqërore liberale, koalicioni ra dakord gjithashtu të lejojë shtetësinë e shumëfishtë, të rrisë emigracionin e rregullt, të ulë moshën e votimit në 16 vjeç dhe ta bëjë Gjermaninë vendin e parë evropian që legalizon shitjen e kanabisit për përdorim mjekësor.

Bashkëdrejtuesja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, 40 vjeç, pritet të bëhet Ministrja e parë e Jashtme e Gjermanisë dhe Scholz ka thënë se dëshiron një qeveri të barabartë gjinore.

Ndërsa fushata elektorale e Gjermanisë u përqendrua kryesisht në çështjet e brendshme, partitë sinjalizuan në paktin e koalicionit një hapje për të reformuar rregullat fiskale të bllokut, të njohura gjithashtu si Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes.

Ata ranë dakord gjithashtu se Gjermania do të mbetet pjesë e marrëveshjes së ndarjes bërthamore të NATO-s, një veprim që do të parandalojë një përçarje në aleancën ushtarake perëndimore në një kohë të tensioneve në rritje me Rusinë.

Koalicioni i ardhshëm do të duhet të balancojë thirrjet e të Gjelbërve për një linjë më të ashpër ndaj Rusisë dhe Kinës për të drejtat e njeriut me preferencën e mundshme të Scholz-it për të shmangur konfrontimin mbi Tajvanin dhe Ukrainën./DW

Suedi, kryeministrja e parë grua jep dorëheqjen disa orë pas zgjedhjes

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për qeverinë e koalicionit

Berlin

Partitë e qendrës së majtë, liberale dhe ambientaliste të Gjermanisë kanë arritur marrëveshje për të formuar qeveri koalicioni trepalësh, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA)..

Udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate (SPD), Demokratët e Lirë (FDP) dhe të Gjelbrit planifikojnë të mbajnë konferencë shtypi të mërkurën për të prezantuar marrëveshjen e tyre të koalicionit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Socialdemokratët fituan ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit kundër Kristiandemokratëve (CDU/CSU) të kancelares Angela Merkel dhe kanë negociuar me të Gjelbrit dhe FDP që nga tetori për të formuar qeverinë e ardhshme të koalicionit. ​​​​​​​

Trafiku i qënieve njerëzore drejt Italisë me varka luksoze me vela

Marrë nga Associated Press

Autoritetet italiane po shohin një rritje të madhe të numrit të emigrantëve të paligjshëm, që përdorin një korridor më pak të njohur të trafikut të qënieve njerëzore, që nis nga Turqia në drejtim të rajonin jugor italian, Kalabrisë. Trafikantët përdorin varka me vela për të transportuar emigrantë të pasur afganë, irakianë, iranianë dhe kurdë drejt Evropës. Këto lloj mjetesh lundruese luksoze janë më të vështira për t’u pikasur nga autoritetet, që thonë se ato shpesh drejtohen nga kontrabandistë ukrainas, që bashkëpunojnë me gjasë me mafiozë turq e me grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Çdo emigrant i rritur paguan rreth 10 mijë dollarë për të hipur në varkë dhe gjysmën e shumës për çdo fëmijë. Punonjësit e ndihmës i quajnë si udhëtime të “klasit të parë”. Por në kushtet kur rreth 100 emigrantë bëhen të gjithë bashkë, nën kuvertë, për t’iu shmangur patrullave ajrore, apo të rojes bregdetare, situata aty është e kundërta e luksit.

Bashkëshortët afganë Hamid dhe Zakia, vendosën të largohen nga Kabuli pasi talebanët morën pushtetin në gusht. Në atë kohë, Hamidi, 28 vjeç, punonte si revizor ndërsa Zakia, 24 vjeç, studionte në universitet për ekonomik. Ata u larguan nga Afganistani së bashku me motrën e Hamidit, Tooban, me profesion avokate, bashkëshortin e saj doktor, si dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.

Pas një odiseje disa mujore ata arritën në Kalabri më 10 nëntor, të dehidratuar, të uritur e të lagur, por të lehtësuar që ndodhedhin në Evropë. Në një qendër të improvizuar, jo larg bregut, Hamidi dhe Tooba përshkruajnë udhëtimin e tyre.

Ishim 105 veta, përfshirë gra, disa shtatzëna, e fëmijë. Pra, ishim 10 herë më shumë sesa kapaciteti i varkës me të cilën lundruam“, thotë Hamidi.

Jeta jonë nuk ishte e sigurt në Kabul me ardhjen e talebanëve. Unë isha avokate. Ishte një udhëtim i vështirë. Shkuam në Iran dhe më pas në Turqi e Itali, tre muaj duke udhëtuar”, thotë Tooba.

Gjatë viteve të fundit ndërsa qindra mijëra imigrantë nga Afrika e Veriut kanë lundruar përgjatë Mesdheut për të arritur në Evropë, pak vëmendje i është kushtuar rrugës kalabreze, që nis nga Turqia.

Imigrantët që marrin këtë rrugë priren të jenë më të arsimuar, të paguajnë më shumë para, të udhëtojnë si familje e të mbërrijnë me varka me vela, që shpesh braktisen pranë bregut. Vendasit i quajnë ato anije fantazmë, sepse shpesh lundrojnë pa u pikasur nga autoritetet. Vittorio Zito është kryebashkiaku i Roccella Jonica, një qytet i vogël në bregdetin kalabrez që ka qenë qendra e të ardhurve.

Përdorimi i varkave me vela, për të përshkuar këtë korridor ujor, bëhet pasi ato janë më të vështira për t’u kapur nga autoritetet edhe nëse ata i vëzhgojnë nga sipër me avionë. Ata shohin varka me vela, gjysmë të reja, ndonjëherë edhe te reja, jo diçka që ngjall dyshime. Sheh dy marinarë, zakonisht me kombësi ukrainase”, thotë ai.

Zoti Zito thotë se kontrabandistët mund të sigurojnë rreth 500,000 euro për çdo udhëtim. Autoritetet thonë se gjatë vitit të kaluar ka patur një rritje të ndjeshme të numrin të imigrantëve që kanë përdorur këtë korridor për të hyrë në Evropë. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, rreth 10 mijë imigrantë e refugjatë kanë mbërritur në Kalabri që nga mesi i nëntorit, pothuajse katër herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Situata ka nxitur autoritetet të përforcojnë hetimet për të gjetur lidhjet e mundshme mes klaneve mafioze italiane dhe grupeve kriminale në vende të tjera. Policia italiane ka arrestuar disa kontrabandistë ukrainas, të cilët janë dënuar për nxitje të migracionit të paligjshëm, por ata thjesht një pjesë e vogël e zinxhirit të një operacioni të madh kriminal. Sa i takon Hamidit dhe familjes së tij, odiseja e tyre nuk ka përfunduar ende. Pas dy javësh në karantinë, ata do të nisin procedurat për të kërkuar azil në Itali, ose të udhëtojnë drejt veriut, me shpresën për të arritur tek të afërmit e tyre në Suedi. VOA

Austria futet në izolim të plotë

RFE/RL

Më 22 nëntor, Austria u fut në izolim të plotë teksa në mbarë Evropën janë mbajtur protesta kundër masave kufizuese të vendosura për shkak të rritjes së rasteve me koronairus.

Në Austri, 8.9 milionë banorë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç nëse duhet të shkojnë në punë, të blejnë gjërat e nevojshme dhe të ushtrojnë. Ndërkaq, restorantet, baret, parukeritë, teatrot dhe dyqanet jothelbësore do të jenë të mbyllura.

Masat izoluese do të zgjasin deri më 12 dhjetor edhe pse autoritetet thanë se do të rivlerësojnë masat pas dhjetë ditësh.

Javën e kaluar, Austria u bë shteti i parë në Evropë që e bëri të detyrueshëm vaksinimin. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi në muajin shkurt.

Masat kundër koronavirusit nxitën kundërshti dhe protesta, ndërkaq mbi 30,000 persona protestuan në Vjenë gjatë fundjavës. Ndërkaq, vetëm të dielën, më 21 nëntor rreth 6,000 persona protestuan në Linz.

Protesta të dhunshme kundër masave në fundjavë kishte në mbarë Evropën.

Më 21 nëntor, në disa qytete në Holandë pati protesta të dhunshme. Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq këta të fundit hodhën gjësende të forta drejt zyrtarëve policorë.

Të paktën katër protestues janë plagosur.

Në Holandë është vendosur izolim i pjesshëm, masë e cila do të zgjasë tri javë. Ky shtet po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, pavarësisht se 85 për qind e popullsisë së rritur janë të vaksinuar plotësisht.

Protestuesit po kundërshtojnë propozimin e Qeverisë që të kërkojë dëshmi nga qytetarët nëse ata janë të vaksinuar apo të shëruar, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme që mbahen në ambiente të mbyllura.

Më 21 nëntor kishte protesta edhe në Belgjikë, të cilat në Bruksel u bënë të dhunshme. Protestuesit kundërshtuan masat e reja që kërkojnë që qytetarët të pajisen me certifikata të vaksinimit.

Protesta në fundjavë janë mbajtur edhe në Kroaci, Zvicër dhe Itali.

NATO i bën thirrje Rusisë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve në kufirin me Ukrainën

Berlin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të shmangë përshkallëzimin e tensioneve në kufirin me Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, Stoltenberg tha se NATO po ndjek nga afër situatën në kufirin e Ukrainës.

Duke vënë në dukje do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kievin, Stoltenberg tha: “Në afërsi të kufirit të Ukrainës shikojmë intensitetin më të madh dhe më të jashtëzakonshëm të forcave ruse. Rusisë i bëjmë thirrje që të jetë transparente, të mos përshkallëzojë tensionet, të ndihmojë dhe të ulë tensionet përgjatë kufirit me Ukrainën”.

Ai vuri në dukje se është urgjente që Rusia të tregojë transparencë për çështjen e lëvizshmërisë së saj ushtarake në zonat e afërta me kufirin.

“NATO ka ndjek nga afër situatën. Vazhdojmë të sigurojmë mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën”, shtoi Stoltenberg.

Stoltenberg theksoi se NATO ka nevojë për një Gjermani të fuqishme politikisht dhe ushtarakisht, duke shtuar se “Kjo në të njëjtën kohë nënkupton se kemi nevojë për një ushtri gjermane që ka të gjitha përvojat për të mbrojtur vendin”.

Edhe kancelarja Merkel shprehu shqetësimet e saj lidhur me aktivitetet e fundit ushtarake të Rusisë në rajon.

Pavarësisht problemeve, dialogu me Rusinë nuk duhet të shkëputet, tha Merkel.

“Gjithmonë e kam mbështetur dialogun mes NATO-s dhe Rusisë. Edhe pse mes NATO-s dhe Rusisë ka dallime të mëdha, besoj se vazhdimi i bisedimeve mes nesh do të jetë gjithmonë më i mirë”, theksoi kancelarja gjermane.

Në rajonet lindore të Ukrainës mosmarrëveshjet vazhdojnë që nga marsi 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë në mënyrë të paligjshme.

Vendet Perëndimore akuzojnë Rusinë për destabilizim të rajonit duke siguruar mbështetje ushtarake për separatistët.

Arrestohet në Itali për terrorizëm një 19 vjeçare me prejardhje nga Kosova

VOA

Polica e Milanos tha se arrestoi të mërkurën një 19 vjeçare me prejardhje nga Kosova nën akuzat për terrorizëm.

Mediat italiane shkruajnë se ajo ishte radikalizuar në moshën 16-vjeçare dhe ishte një mbështetëse e përkushtuar e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë.

Hetimi nisi pas një raporti të shërbimeve të zbulimit në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një 21 vjeçar nga Kosova, që kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzulai.

Sulmi në Vjenë ndodhi më 4 nëntor të vitit 2020. Kujtim Fejzulai vrau katër persona përpara se të vritej nga forcat e sigurisë.

Mediat citojnë urdhrin për arrestim në të cilin thuhet se “19-vjeçarja mbante mijëra fotografi dhe video në celularin e saj, disa prej të cilave ishin prodhuar nga nga agjencia e Shtetit Islamik ‘Al Hayat Media Center’, me pamje të flamurit të ISIS-it, skena luftimesh e ekzekutimesh.

Mes tjerash në celularin e saj ishte edhe fotografia e sulmuesit, që i përket organizatës ISIS-Khorasan, i cili hodhi veten në erë në aeroportin e Kabulit më 26 gusht, duke shkaktuar qindra të vdekur në mesin e civilëve që përpiqeshin të arratiseshin nga Afganistani, tani në duart e talebanëve. Në celularin e saj ka edhe fotografi të masakrës në redaksinë e revistës franceze, Charlie Hebdo.

Mediat e identifikuan të arrestuarën si Bleona Tafallari, e lindur në Kosovë, por me vendbanim në Milano.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në vitin 2011, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Autoritetet thonë se prej andej janë kthyer 253 persona. Mbi 70 veta kanë humbur jetën në zonat e konfliktit ku ende ndodhet një numër i shtetasve të Kosovës.

Gjermani, numri i të infektuarve me koronavirus tejkalon shifrën 5 milionë

Berlin

Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka kaluar në mbi 5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur me 33.498 në 24 orët e fundit. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 5.021.469.

Me 55 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 97.672.

Në fushatën e vaksinimit, dozën e parë të vaksinës COVID-19 e kanë pranuar 70 për qind e popullsisë, kurse dozën e dytë 67,5 për qind.

Në valën e katërt të pandemisë në Gjermani, numri i rasteve ditore ka arritur një nivel rekord.

Kështu, më 11 nëntor janë regjistruar 50.196 persona të rinj të infektuar, që është numri më i madh i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me kryeministrat e provincave të enjten (18 nëntor) për të diskutuar situatën e pandemisë dhe hapat që duhen marrë.

Itali, që nga fillimi i vitit janë vrarë 103 gra

Romë

Në Itali që nga fillimi i këtij viti janë kryer 103 femicide, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit për vrasjet e përgatitur nga Drejtoria për Çështjet Kriminale të policisë italiane, nga fillimi i vitit deri më 7 nëntor në vend janë regjistruar 247 vrasje.

Nga numri i përgjithshëm i të vrarëve janë regjistruar 103 femicide, gjegjësisht vrasje në të cilat viktima kanë qenë gra.

Raporti konfirmon se çdo të tretën ditë është vrarë një grua në Itali këtë vit. Nga 103 vrasjet e grave, 87 janë shkaktuar nga dhuna në familje ose nga dhuna e partnerit.​​​​​​​

Alba Kepi: 18 mln euro do të kalonin nga Shqipëria në Hong Kong, Rezart Taçi merrte 16% të shumës

Gazetarja e RTV Ora: 18 mln euro do të kalonin nga Shqipëria në Hong Kong, Taçi merrte 16% të shumës

Gazetarja e RTV Ora: 18 mln euro do të kalonin nga Shqipëria në Hong Kong, Taçi merrte 16% të shumës

Nga OraNewsPërditësimi i fundit 13 Nëntor 2021, 16:35

Gazetarja e RTV Ora në Itali Alba Kepi ka treguar detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK dhe Antimafies italiane lidhur me pastrimin e parave nga Cosa Nostra, ku i përfshirë rezulton edhe biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi.

Alba Kepi tha se kjo dosje konfirmon faktin se Shqipëria përdoret për të pastruar para të mafias italiane.

Ajo shpjegoi skemën se si do të bëhej transferimi i më shumë se 18 milionë eurove nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Hong Kong.

Kepi tha se si përftimin për këtë transfertë biznesmeni shqiptar dhe miqtë e tij do të përfitonin 16% të totalit të shumës.

Kepi: Kjo dosje konfirmon faktin se Shqipëria përdoret për të pastruar para të mafias italiane. Paratë po përpiqeshin të pastroheshin për llogari të Cosa Nostras. Një rol të rëndësishëm në dosje ka pasur edhe prokuroria Antikorrupsion e Shqipërisë e cila ka sinjalizuar atë që po ndodhte në Shqipëri. Në të pohohet roli i brokerit Italian, Daniele Castagalli dhe sipërmarrësit shqiptar Rezart Taçi që ishin afruar për të pastruar këto para nga një bankë në Zvicër në Shqipëri. Skema përfshinte një shumë prej 23 milionë euro, ku 4 milionë euro ishin përfshirë në një bond argjentinas. Këto para do të mbërrinin nga Zvicra dhe pastaj nga banka greke në Shqipëri, e më pas do të shkonin në Hong Kong. Transferta do të bëhej nga kompania e Petroliere nga Rezart Taçi. Përgjimet kanë konfirmuar dakordësinë që Daniele Castagalli dhe Taçi do të merrnin 16% të shumës së transferuar.

Në fakt në datë 18 qershor 2021 janë hapur dy llogari bankare në Alpha Bank në emrin Fabio Petruzzella dhe Francesco Zummo. Në këto dy llogari bankare janë derdhur mbi 18 milionë euro. Dakordësia ka qenë që pastaj këto para të qëndronin pak kohë në këtë bankë dhe të transferoheshin në Hong Kong. Dosja përfshinë hetime qysh nga maji 2021 deri në tetor 2021. Hetimet janë akoma në vazhdim. Në përgjime shfaqen se si njerëz të afërt të sipërmarrësit shqiptarë, përdorin njerëz afër shtetit shqiptar për të depozituar këtë shumë.

Supozohet Fabio Petruzzella dhe Francesco Zummo kanë ardhur në Shqipëri dhe pastaj kanë shkuar në Mal të zi ku atje janë bërë takimet për skemën. Francesco Zummo tashmë është në arrest shtëpie dhe njihet si një person që ka pastruar paratë e Cosa Nostras. I gjithë ngërçi i kësaj çështje është se llogari bankare e hapur nga Zummo ishte bllokuar dhe ishte e bërë e pamundur që të shkonte drejt Hong Kongut. Ky bllokim ka bërë që dy miqtë e Taçit dhe brokeri italian kanë rënë dakord që ta ndihmonin biznesmenin italian duke paguar ryshfete mjaft personave që mund të realizonin transferimin e këtyre parave.

Ekskluzive/ 20 milione eurot e sekuestruara në një bankë në Tiranë të sipërmarrësit italian. Do pastroheshin për llogari të “Cosa Nostra”

Nga Alba Kepi, Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021

Skema është po e njëjta, e zbardhur tashmë prej kohësh nga antimafia italiane. Trafik kokaine nga Amerika e Jugut, trafik hashashi nga Afrika, e kapitale të fituara nga trafiku i paligjshëm të investuara në sektorin e ndërtimit.

E kjo skemë përfshin në operacionin e sotëm tre shtetet: Shqipëri, Itali e Zvicër.

RTV ORA e Ora News ka siguruar dokumentin e Prokurorisë së Antimafias së Palermos mbi megasekuestrimin e kryer në Shqipëri për llogari të sipërmarrësit Francesco Zummo, 90 vjeç i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas e Bernardo Provenzanos e i akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.

SPAK thotë se ka prova se pjesë e kësaj skeme pastrimi parash është edhe biznesmeni i naftës Rezart Taçi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa u arrestua kunati i tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, truproja e tij.

Prokororia e Antimafias së Palermos me të cilën gazetarja e RTV Ora në Romë është në kontakt ka informuar se sipërmarrësit Francesco Zumma i janë sekuestruar rreth 20 milionë euro në një bankë të Tiranës e 30 milionë të tjera të mira materiale.

Prokuroria e Palermos e drejtuar nga kryeprokurori Francesco Lo Voi gjatë hetimeve ka vërtetuar tregues serioz riciklimi e pastrim ndërkombëtar parash për llogari të Cosa Nostra nisur qysh më vitet ’70 në territorin e Palermos e lidhur me trafik ndërkombëtar droge zbardhur në operacionin e koduar Pizza Conection.

Hetimet e këtij trafiku janë kryer nga Prokuroria e Napolit nën drejtimin e Prokurorit Giovanni Melillo e zbardhën një trafik ndërkombëtar lënde narkotike me një skemë pastrimi parash mes Shqipëris, Italisë e Zvicrës.

Hetimet e operacionit nisën në qershor të vitit 2020 pas sekuestrimit në portin e Salentos të 17 tonë drogë , prej të cilave 2.884,5 kg hashash e 14.191 kg psikobarna e njohur si droga e ISIS, (kaptagon).

Hetimet zbardhën ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në Shqipëri, Itali e Zvicër që importonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut e hashash nga Afrika e Veriut.

Fitimet e mëdha të këtij trafiku hynin në një skemë pastrimi parash.

Në hetim kanë marrë pjesë skuadra investigative e Ministrisë së Ekonomisë Zvicerane, Policia Federale e Luganos si dhe Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit e Krimit të organizuar në Tiranë.

Sipas Prokurorisë së Palermos,”SPAK shqiptar ka çuar në arrestimin e disa shtetasve shqiptarë të lidhur me pastrimin e 20 milionëve euro në Shqipëri për llogari të mafias Cosa Nostra siciliane e të sekuestruar sot nga kjo Prokurori

Aktiviteti investigativ e kompleks informon Prokuroria e Palermos, u bë falë bashkëpunimit mes Prokurorive të Palermos e Napolit e me autoritetet kompetente shqiptare e zvicerane.

Sipas dokumentave të zotëruar eksluzivisht nga RTV ORA e Ora News, plot një vit më parë më 1 dhjetor të 2020, Prokuroria e Antimafias së Palermos ekzekutoi urdhërin e parë të sekuestrimit të pasurisë së sipërmarrësit Francesco Zumma me vlerë 150 milionë euro, të cilët iu sekuestruan 11 kompani, qindra llogari bankare, sipërfaqe toke, ferma bujqësore në Palermo e provincën përreth si dhe 5 rezidenca lluksoze në territorin e provincës së Siena.

Dua Lipa, artistja shqiptaro-britanike nderohet për rol të shquar udhëheqës në botë

Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar se krahas suksesit ndërkombëtar në muzikë ajo është një zë i fuqishëm për çështjet që lidhen me gratë. Kjo është një prej shumë arsyeve që ajo u nderua me një çmimin për rolin e shquar udhëheqës me rastin e 60 vjetorit të organizatës së njohur amerikane, Këshillit të Atlantikut. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Dua Lipa shpjegon se pse është I rëndësishëm ky çmim për të dhe planet për të ardhmen.

Artistja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa, u nderua me një çmim për rol të shquar udhëheqës në trajtimin e çështjeve me rëndësishme sikurse të drejtat e grave, ndarë nga Këshilli i Atlantikut, me rastin e 60 vjetorit të kësaj organizate amerikane.

Ajo u vlerësua për aktivizmin e saj në fuqizimin e grave, mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti të viktimave të luftërave të Ballkanit, kontributin e saj për fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, humanizmin, frymëzimin dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë si dhe shpresën që dha gjatë pandemisë duke zhvilluar aktivitete virtuale edhe atëherë kur bota ndodhej në izolim.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, artistja Dua Lipa foli për rëndësinë e këtij çmimi të cilin ia dedikoi të rinjve të Kosovës.

“Jam shumë e nderuar të jem këtu sot, të pranoj këtë çmim. Në emër të të gjithë të rinjve të Kosovës, Kosovës dhe faktit se ne jemi shtet kaq i vogël për vetëm 13 vite me një mundësi që ndoshta një ditë të bëhemi pjesë e Evropës. Kjo vërtetë është pjesë e rrugëtimit, betejës sime dhe arsyes pse jam këtu. Prandaj jam shumë mirënjohëse të jem këtu dhe të flas për diçka që është në zemrën time”, thotë Dua Lipa në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Me shumë pasion Dua Lipa foli edhe për filmin Hive, filmin që është propozuar të jetë një nga filmat kandidatë për çmimin prestigjioz Oscars.

Dua shfrytëzoi ardhjen e saj në Uashington për të ndihmuar promovimin e filmit emocional nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.

“Ishte mrekulli. Jam prekur shumë nga rrëfimi i Fahrije Hotit, gruas në historinë e së cilës bazohet filmi. Tregon se sa shumë këmbëngulëse dhe të fuqishme janë gratë e Kosovës, sidomos në një kohë kur ndonëse kanë humbur shumë arritën të gjejnë një mënyrë për të vazhduar dhe luftuan që të arrijnë diçka që ndjenin se ishte e drejtë për to. Ishte shumë frymëzuese dhe isha shumë e nderuar të isha në shfaqjen e filmit me shumë gra tjera të fuqishme dhe të mrekullueshme. Pres me padurim dhe shpresojmë që të sigurojë nominimin për Oscars”, thotë artisja e njohur.

Dua së bashku me babain e saj Dukagjin Lipën, drejtojnë fondacionin Sunny Hill dhe festivalin me të njëjtin emër që mbahet në Prishtinë, falë të cilit Kosova është futur në hartën botërore të kulturës. Artistja Lipa paralajmëroi rikthimin e fuqishëm të festivalit pas një pauze për shkak të pandemisë.

“Po. Jam shumë e emocionuar për rikthimin e festivalit Sunny Hill verën që po vjen. Do të jetë qejf i madh për tri e ndoshta edhe katër ditë. Kemi një listë të mrekullueshme të artistëve, që po i presim me padurim. Kemi punuar shumë edhe gjatë pandemisë që të përcaktojmë hapat e radhës. Po e rrisim festivalin. Lokacioni do të ndryshojë, në mënyrë që të kemi më shumë vizitorë nga mbarë bota. Sa u përket projekteve të reja jam duke punuar për albumin e ri të cilin poashtu po e pres me padurim”, thotë ajo.

Tetë herë e nominuara dhe tri herë fituesja e çmimeve Grammy, Dua Lipa foli për Kosovën edhe në fjalimin që mbajti pasi pranoi çmimin nga Këshilli i Atlantikut.

Ajo shfrytëzoi këtë moment që të kërkojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

“Sot Kosova vazhdon të përballet me shumë sfida dhe zakonisht janë gjeneratat e reja ato që mbajnë barrën e tyre. Të rinjtë hasin në vështirësi për punësim dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që vështirësojnë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi ne përmbushëm të gjitha kriteret, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, para më shumë se tre vitesh. Prandaj, a mendoni se mund ta përfundojmë këtë gjë tani?”, tha Dua Lipa.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajti Dua Lipen ambasadoren më të mirë të vendit të saj.

Ajo i ftoi mysafirët në ceremoni të vizitojnë Kosovën.

“Ju që nuk e keni vizituar asnjëherë Kosovën, ju bëj thirrje që ta vizitoni që të shihni bukurinë e saj, veçantinë, ngrohtësinë dhe admirimin e popullit tim për vendet tuaja. Për vendet që qëndruan krah nesh në ditët tona më të errëta, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E keni dëgjuar edhe më parë. Por Kosova vërtetë është vendi më pro amerikan dhe vendi më pro evropian në botë”, thotë Presidentja e Kosovës.

Zonja Osmani e cilësoi Kosovën si rrëfimin më të suksesshëm të politikës së jashtme amerikane.

“Kosova është një fener shprese, dhe fener demokracije. Pas vetëm 13 vitesh nga shpallja e pavarësisë tonë sot ne kemi qëndrueshmëri institucionale të cilin shumë vende mund thjeshtë ta ëndërrojnë, bashkohemi me aleatët tanë në misione paqeruajtëse dhe jemi të nderuar që jemi ndër pak vendet që ofruan strehim për afganët që ikën nga persekutimi. Jemi të parët që I jemi përgjigjur asaj thirrje sepse kemi qenë vetë refugjatë”, thotë zonja Osmani.

Veç artistes Dua Lipa, Këshilli i Atlantikut nderoi me çmime për rol të shquar udhëheqës edhe Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, shefin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla si dhe doktorët Ugur Sahin Dhe Ozlem Tureqi nga kompania bioteknologjike, BionTech.

STASERA L’ITALIA NON MI E’ BELLA -L’eroina albanese della guerra alla prostituzione, Adelina Sejdini, si e suicidata! Di Ndue Lazri

Ho appena letto gli articoli dei giornalisti Lorenzo Tosa e Massimiliano Cassano, sulla dolorosa vicenda della 47-enne albanese di Durazzo, che l’altro ieri ha concluso la sua vita gettandosi da un ponte ferroviario a Roma. Ogni storia che si conclude con tali morti è dolorosa e triste, ma quella di Adelina, oltre al dolore, suscita anche grande rabbia, perché questa eroina della lotta alla prostituzione è stata lasciata abbandonata dallo stato italiano fino ad arrivare a una fine così tragica. Una fine che getta una grande macchia di vergogna sui competenti organi statali italiani, ai quali si è rivolta per chiedere aiuto e che le deve molto per l’aiuto che Adelina aveva dato nella lotta alla prostituzione, mettendo in grave pericolo la sua stessa testa.
Adelina era arrivata in Italia all’età di 22 anni. I criminali del mercato del corpo femminile l’hanno picchiata e torturata in modo che uscisse per strada e vendesse il suo corpo per dare loro dei profitti. Ma Adelina si ribellò, collaborando con la polizia italiana e le autorità statali, arrestando 40 criminali coinvolti nella prostituzione e denunciandone altri 80. Un aiuto colossale agli enti statali italiani. In cambio chiedeva ben poco: essere presa sotto protezione, perché il suo atto coraggioso poteva essere ricompensato dai criminali togliendole la vita. Aveva chiesto anche la cittadinanza italiana. In merito a queste richieste aveva scritto al ministro dell’Interno italiano e al presidente Mattarella. Erano state fatte delle promesse riguardo alle sue domande. Ma solo silenzio. A quanto pare lo stato italiano era più impegnato a concedere la cittadinanza in modo abbastanza discusso ad alcuni calciatori stranieri che vengono in Italia per guadagnare milioni, lasciando nel dimenticatoio l’eroina albanese della guerra contro la prostituzione.
Nel frattempo, Adelina si ammala, diventa invalida quasi al 100%, inabile al lavoro, senza casa e con un misero assegno di assistenza sociale di 285 euro al mese che non bastava nemmeno per le medicine. In un momento in cui i profughi che arrivano dalla Libia, le navi vanno e li prendano quasi alle coste della Libia, e per ognuno di loro l’Europa dà 35 euro al giorno, cioè più di mille euro al mese, senza fare nulla.
Adelina aveva alzato la voce per chiedere aiuto, anche alla televisione italiana, al giornalista Merlino. Ma niente, nessun aiuto. Di fronte a questa sordità dello Stato italiano, a fine ottobre, cerca di porre fine alla sua vita cospargendosi di alcol e dando fuoco al proprio corpo. Ma anche di fronte a un gesto così estremo, l’atteggiamento era ancora di totale sordità. E Adelina, senza delle possibilità si affrontare le difficoltà della vita, perché le era stata negata una casa popolare per quanto albanese, perché 285 euro non coprivano le spese nemmeno per una settimana in Italia, stanca del silenzio e dell’indifferenza di uno Stato che aveva tradito il suo aiuto , finì la vita buttandosi giù dal ponte.
Dopo questo tragico evento forse qualcuno parlerà ancora, forse qualcuno farà anche un film, perché è una sceneggiatura degna di Oscar, ma Adelina non ci sarà più, non sentirà le parole ipocrite che possono esprimere i politici, non vedrà le risate ciniche di qualche politico che ha l’anti-immigrazione come bandiera della sua politica.
Ho letto centinaia e centinaia di commenti di cittadini comuni italiani, che hanno scritto con profondo dolore e indignazione, esprimendo la vergogna di essere italiani. L’espressione del loro sincero dolore fa onore a un popolo che tanto ha fatto per gli emigrati, compresi gli emigranti albanesi. Ma è la politica italiana, per la quale giustamente esprimono legittimo disprezzo e rabbia, quella a cui si dovrebbe alzare più forte la voce. Per Adelina e in nome di Adelina e di tutte quelle donne e ragazze che il crimine della prostituzione organizzata ha tolto loro la vita, o le ha segnate per il resto della loro vita.
Ho sempre scritto in questi 25 anni in Italia delle bellezze di questo paese che da tutti viene chiamato “Il bel paese”. Ma stasera l’Italia non mi sembra bella. È l’ombra di questa morte tragica e ingiusta di una donna albanese, che ha dato molto all’Italia e non ha avuto nulla, quella macchia che stasera sbiadisce la bellezza di questo paese.
Ndue Lazri

Polonia paralajmëron “përshkallëzim të armatosur” me Bjellorusinë, ndërsa emigrantët grumbullohen në kufi

VOA

Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të armatosur në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Qeveria polake akuzon Bjellorusinë se po i drejton emigrantët drejt kufirit, si pjesë e një ‘lufte hibride’. Vlerësohet se mijëra emigrantë kanë ngritur kampe përgjatë kufirit afër fshatit polak Kuźnica. Disa u përpoqën të çanin gardhin me tela dhe rojat kufitare polake përdorën gazin lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Autoritetet polake thanë se janë arrestuar dhjetëra emigrantë. “Në 24 orët e fundit kemi pasur 309 përpjekje të paligjshme për të kaluar kufirin. Roja Kufitare ka lëshuar 85 urdhra për largim nga territori i Polonisë. Shtatëmbëdhjetë të huaj u arrestuan dhe do t’i nënshtrohen një procedure administrative“, u tha gazetarëve të martën zëdhënësja e Rojave Kufitare polake, Katarzyna Zdanoëicz.

Nuk është e qartë nëse emigrantët e ndaluar kanë kërkuar strehim në Poloni, që është e drejtë e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.

Emigrantët janë nga Afganistani, Lindja e Mesme dhe Afrika, kryesisht të rinj, por edhe disa gra dhe fëmijë. Në pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror bjellorus, që nuk mund të vërtetoheshin në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës, një emigrant tha se nuk dëshironte të qëndronte në Poloni. “Jo në Poloni. Ne po shkojmë në Gjermani. Gjermania është jeta. Jo Polonia”, tha ai. Gjermania është një synim i përbashkët për shumë emigrantë që hyjnë në Evropë.

Shfrytëzimi i emigrantëve si ‘armë”

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë Minskun për shfrytëzimin e emigrantëve si “armë” duke i ftuar ata të hyjnë në Bjellorusi dhe më pas duke i drejtuar në kufi, ndonjëherë edhe me forcë. Duke vizituar zonën kufitare të martën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki, vlerësoi punën e 12,000 trupave që qeveria ka vendosur për të mbrojtur kufirin.

Ne e dimë se ky është një operacion plotësisht i planifikuar, i cili synon të dëmtojë sovranitetin e vendit tonë. Kjo është absolutisht e qartë për ne”, kryeministri polak.

Regjimi i (presidentit të Bjellorusisë Aleksander) Lukashenko po përdor civilët si armë të një lufte hibride. Ajo që mund të shohim sot janë metoda të reja dhe ju jeni një fortesë thelbësore për t’u mbrojtur nga këto metoda të reja”, shtoi ai.

Polonia mbylli të martën vendkalimin kryesor kufitar me Bjellorusinë, që është rruga kryesore për trafikun rrugor midis Evropës veriore dhe Rusisë.

Mbështetja ruse

Bjellorusia mohon akuzat se po i dërgon emigrantët drejt kufirit. Presidenti Aleksander Lukashenko akuzoi Poloninë se “ka marrë armët në dorë. Është e qartë që është një lloj stërvitjeje apo frikësimi. Sigurisht që do ta përballojmë pa asnjë ankth”, tha ai për televizionin shtetëror.

Rusia shprehu mbështetjen për aleaten e saj, Bjellorusinë dhe fajësoi politikat e Bashkimit Evropian mbi migracionin për situatën në kufi. Në një konferencë shtypi të martën pas bisedimeve me zyrtarët e Vatikanit, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i bëri thirrje Evropës që t’i japë ndihmë financiare Bjellorusisë.

Vendet e BE-së duhet të kenë standarde të qëndrueshme kur bëhet fjalë për pranimin ose refuzimin e refugjatëve. Përse, kur refugjatët vinin përmes Turqisë, BE-ja ndau fonde për t’u mundësuar qëndrimin në Turqi? Përse është e pamundur të ndihmosh bjellorusët në këtë mënyrë?”, tha ai

Hakmarrje

Bashkimi Evropian thotë se Bjellorusia po hakmerret për sanksionet që blloku vendosi pas shtypjes brutale të protestave pro-demokracisë, pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2020, për të cilat vëzhguesit perëndimorë thonë se ishin të manipuluara.

Presidentja (e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen) kërkoi shumë qartë që Bjellorusia t’i jap fund instrumentalizimit të emigrantëve për qëllime politike, gjë që po vë në rrezik jetën e njerëzve“, tha të martën Dana Spinant, një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Qëllimi ynë është të dërgojmë mesazhin e qartë për autoritetet e vendeve nga vijnë emigrantët se ky është një kurth i rrezikshëm, se njerëzit po joshen nga regjimi në Minsk dhe ata sillen në Bjellorusi dhe dërgohen drejt kufijve të BE-së. Ata po përballen me një situatë vërtet të rrezikshme atje”, tha ajo.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, u bëri jehonë këtyre shqetësimeve. “Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm shfrytëzimin politik dhe detyrimin e njerëzve të cenueshëm nga regjimi i Lukashenkos, dhe lehtësimin e pashpirt dhe çnjerëzor nga regjimi të valëve të parregullta të migracionit përtej kufijve të tij“, u tha zoti Price gazetarëve.

Mediat e bllokuara

Polonia ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin kufitar, duke bllokuar qasjen e grupeve të ndihmës dhe gazetarëve. Disa emigrantë kanë vdekur tashmë në kufi, ndërsa mijëra janë të bllokuar në temperatura të ulëta me pak ushqime ose ujë.

Bjellorusia po e çon Evropën në një krizë morale, thotë analisti polak, Piotr Buras nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Si evropianë, si qenie njerëzore, ne nuk mund të injorojmë tragjedinë e atyre njerëzve që u bllokuan mes rojeve kufitare bjelloruse, nga njëra anë, të cilët nuk i lejojnë as të kthehen në Minsk ose në vendet e tyre, edhe nëse duan meqë rojat kufitare bjelloruse i shtyjnë ata njerëz drejt kufirit polak, i kërcënojnë dhe përdorin forcë kundër tyre – dhe nga ana tjetër, në anën polake, ka roja kufitare që nuk i lejojnë të hyjnë”.

Lukashenko është i interesuar të ketë trupa të pajetë në kufirin polako-bjellorus sepse, nga këndvështrimi i tij, kjo do të komprometonte vlerat evropiane”, tha analisti Buras për Zërin e Amerikës.

Organizatat humanitare thonë se veprimet e trupave polake për kthimin mbrapsht të strehimkërkuesve të ligjshëm, shkelin ligjin evropian dhe ndërkombëtar. Polonia thotë se veprimet e saj janë të ligjshme.

Në një deklaratë të përbashkët, Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) bënë thirrje për një shtendosje të menjëhershme. “Në dritën e situatës alarmante në kufi, të dyja palët duhet të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të garantojnë sigurinë, dinjitetin dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të bllokuar në kufi”, thuhet në deklaratë.

Sanksionet e reja të BE-së

Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Varshavën, Bashkimi Evropian tha të martën se Polonia ka mbështetjen e plotë të tij dhe blloku po përgatit sanksione të reja kundër qeverisë bjelloruse.

Evropa duhet të përdorë gjithashtu diplomacinë për të ndërprerë migrimin në burimin e tij, thotë analisti Piotr Buras. “Lukashenko po sjell emigrantë me avion nga një sërë vendesh. Këto vende, shumë prej tyre, varen edhe nga marrëdhëniet e mira me Bashkimin Evropian dhe është absolutisht e papranueshme që ata të tolerojnë këtë lloj sjelljeje”, tha analisti Buras për Zërin e Amerikës.

Lituania, e cila së bashku me Letoninë ka përjetuar gjithashtu një valë emigrantësh muajt e fundit, ka filluar të vendosë më shumë trupa përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë.

Polonia mbyll kufirin me Bjellorusinë pas përshkallëzimit të krizës me emigrantë

Pamje e migrantëve në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë. 8 nëntor 2021.

RFE/RL

Polonia ka mbyllur kufirin me Bjellorusinë më 9 nëntor, pasi migrantët nga ana bjelloruse kanë tentuar të kalojnë përtej ndalesës me gjemba, duke përshkallëzuar krizën me migrantë që ka alarmuar Bashkimin Evropian.

Zyrtarët polakë kanë thënë se bëhet fjalë për mbyllje të pikës kufitare Bruzhi-Kuznica, afër së cilës migrantët kanë ndërtuar kampe.

Qeveria e Polonisë ka publikuar më 8 nëntor, disa incizime në Twitter, në të cilat shihen disa njerëz që tentojnë të kalojnë ndalesat me gjemba.

Ministria e Brendshme në këtë shtet, ka thënë se ka penguar përpjekjet.

Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller, u ka thënë gazetarëve më 8 nëntor se rreth 3,000-4,000 migrantë janë afër kufirit të Bjellorusisë me Poloninë dhe mijëra tjerë janë të gatshëm për ta ndjekur atë rrugë.

“Presim që të ketë përshkallëzim të tillë në kufirin polak në të ardhmen, dhe mund të jetë i natyrës së armatosur”, ka shtuar ai.

Mueller ka fajësuar “njerëzit e lidhur me shërbimet speciale të Bjellorusisë”, për organizim të tentimeve për thyer ndalesën kufitare.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka thënë më 9 nëntor se dëshiron ta paralajmërojë paraprakisht anën polake kundër çfarëdo provokimi ndaj Republikës Bjelloruse, për të arsyetuar përdorimin ilegal të forcës kundër personave të paarmatosur, shumica prej të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Situata e fundit në kufi ka rritur krizën që është prezente në këtë rajon për disa muaj.

Bashkimi Evropian akuzon liderin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, se është duke dërguar migrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika për në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, dhe më pas po i dërgon ata në kufi me vendet e BE-së: Lituani, Letoni dhe Poloni, në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të Brukselit, që kanë në qendër shtypjen që i ka bërë qeveria opozitës.

Lukashenka, në anën, tjetër, mohon akuzat.

Komiteti Shtetëror i Bjellorusisë, ka thënë se “qasja jonjerëzore” e autoriteteve polake i ka dëshpëruar refugjatët.

Anton Bychkovsky, zëdhënës i Komitetit, ka thënë për agjencinë e lajmeve Associated Press, se ata njerëz duan “të ushtrojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për status të refugjatit në BE”.

Bychkovsky ka insituar se ata nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka biseduar më 8 nëntor me kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë, dhe më pas u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian “që të miratojnë regjimin e sanksioneve ndaj autoriteteve bjelloruse që janë përgjegjëse për këtë sulm hibrid”.

BE-ja do të analizojë mënyra për sanksione, duke përmendur edhe përfshirjen e linjave ajrore të vendeve të treta në listë të zezë, të cilat “janë aktive në trafikim të njerëzve”, ka thënë ajo.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Gjermani, Horst Seehofer, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë, duke thënë se as Polonia, dhe as Gjermania, nuk mund ta menaxhojnë të vetme krizën.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim për “imazhet dhe raportimet” që janë të lidhura me kufirin Bjellorusi-Poloni.

Polonia veçse ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufi dhe ka rritur numrin e ushtarëve dhe pjesëtarëve të gardës.

Ligjvënësit kanë miratuar edhe ndërtimin e një muri në vlerë të 407 milionë dollarëve në kufirin lindor.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka thënë në Twitter që më shumë se 12,000 ushtarë janë të angazhuar në kufi dhe një forcë vullnetare e mbrojtjes është vënë në gatishmëri.

Zyrtarët e Lituanisë janë duke u përgatitur për mundësinë e përballjes me një situate të ngjashme në kufi me Bjellorusinë, andaj Ministria e Brendshme ka propozuar shpalljen e situatës së jashtëzakonshme.

“Jemi duke u përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm”, ka thënë Rustamas Liubajevas, udhëheqës i gardës kufitare të Lituanisë.
Përgatiti: Krenare Cubolli

Një anije gjermane me 800 emigrantë arrin në portin e Siçilisë

Marrë nga Agence France-Presse

Një anije humanitare gjermane me më shumë se 800 emigrantë të shpëtuar, ndër ta 15 fëmijë të vegjël, arriti në një port siçilian të dielën pasi iu dha leja e ankorimit nga autoritetet italiane. Anija priti disa ditë në Detin Mesdhe për të marrë lejen për hyrjen në një port të Siçilisë.

Organizata bamirëse “Sea-Eye” tha se anija e saj “Sea-Eye 4” u ankorua në portin e Trapanit, në Sicilinë perëndimore, të dielën në mbrëmje. Shumica e të rriturve do të transferohen në anije të tjera për karantinë për shkak të rregullave kundër COVID-19, ndërsa rreth 160 të mitur, përfshirë foshnjat dhe fëmijë të tjerë më të vegjël se 4 vjeç, do të dërgohen në qendra strehimi në tokë.

Shumë nga pasagjerët janë nga vendet e Afrikës Perëndimore, si Egjipti dhe Maroku, tha Giovanna di Benedetto, një punonjëse e organizatës “Save the Children” në Itali.

Rreth gjysma e migrantëve u shpëtuan nga një varkë druri që po fundosej më 4 nëntor, ndërsa pasagjerët e tjerë ishin nxjerrë nga deti në operacione të veçanta.

Zyrtarët e organizatës “Sea-Eye” janë ankuar se Malta, një vend i Bashkimit Evropian në Mesdheun qendror, nuk i ishte përgjigjur sinjalit të varkës prej druri që ishte në rrezik afër një zone malteze.

Ndërkohë, një tjetër anije humanitare, “Ocean Viking”, me 308 migrantë në bord, ishte ende në pritje të miratimit të lejes për t’u ankoruar në një port pranë Lampeduzës, një ishull i vogël italian në jug të Siçilisë.

Organizata humanitare “SOS Mediterranee”, e cila përdor anijen “Ocean Viking”, postoi në Twitter se ekipi i saj të premten mbrëma ishte përfshirë në një operacion të shpëtimit të një varke në jug të Lampeduzës. Në mesazhin e saj në Twitter organizata bamirëse “SOS Mediterranee” tha se roja bregdetare italiane “eventualisht koordinoi dhe përfundoi operacionin e kërkim-shpëtimit duke kërkuar ndihmën” e anijes “Ocean Viking”.

Në një operacion tjetër, roja bregdetare italiane evakuoi dy persona, së bashku me katër anëtarë të familjes, nga anija “Ocean Viking” që kishin nevojë për trajtim mjekësor, përfshirë edhe për plagë të marra nga djegiet, tha organizata “SOS Mediterranee”.

Të shtunën, personeli i anijes “Sea-Eye 4” mori një dërgesë ushqimesh dhe batanijesh ndërsa priste të mësonte se në cilin port mund të dërgoheshin migrantët. Mjekët në bordin e anijes “Sea-Eye 4” kanë trajtuar 25 persona për hipotermi, sëmundje deti dhe shtypje të lartë të gjakut, si dhe lëndime të tjera të ngjashme me torturat.

Agjencitë e OKB-së për refugjatët kanë denoncuar prej kohësh praktikën e torturës në kampet e paraburgimit në Libi, ku qëndrojnë migrantët, shpesh për javë ose muaj të tërë, derisa trafikantët e qenieve njerëzore t’i trafikojnë ata me varka të dobëta drejt Italisë.

Numri i emigrantëve që marrin rrugën e rrezikshme të kalimit të Mesdheut qendror është rritur këtë vit në më shumë se 54,000. Megjithatë, shifrat janë shumë më të ulëta krahasuar me ato të viteve 2014-2017, kur 120,000 – 180,000 njerëz arrinin në Itali çdo vit, shpesh me anije të kontrabandistëve. VOA

Itali – Gjyq i madh kundër mafiozëve/ Dënohen 70 anëtarë të Ndraghetës, edhe zyrtarë të lartë e kriminelë

Një gjykatë në Itali ka dënuar 70 anëtarë të grupit të famshëm mafioz, Ndranghetës.

Së paku 1000 dëshmitarë dhe qindra avokatë kanë marrë pjesë në këtë gjyq, ku në dy vitet e ardhshme, 355 anëtarë të mafias dhe zyrtarë të korruptuar priten të përballen për pjesëmarrje në grupin mafioz.

“Maxi gjyqet” u zhvilluan me dyer të mbyllura në një sallë gjyqi të përgatitur posaçërisht në qytetin kalabrez të Lamezia Terme. Të pandehurit kishin në dispozicion një gjykim të përshpejtuar dhe ulje të dënimeve me një të tretën nëse shpalleshin fajtorë. Në këtë rast, gjyqtarët dënuan me nga 20 vite burg gjashtë persona. 21 të tjerë u lanë të lirë.

Lista e gjatë e akuzave përfshin vrasje, tentativë vrasje, zhvatje, zbulim të sekreteve shtetërore, shpërdorim detyre. Bosi Luigi Mancuso (67), i njohur me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Piteli (68) do të përballen më vonë me një gjyq më të gjatë.

Ndrangheta u ngrit pas sprovave të mëdha në fund të viteve 1980, të cilat dobësuan ndjeshëm familjet e organizatës mafioze siciliane Cosa Nostra.

Ndrangheta është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por specialiteti i saj është tregtia e kokainës. Ka dyshime se kjo organizatë mafioze kontrollon rreth 80 përqind të tregtisë së drogës në Europë./ansa

Doris Pack-Bashës: Respekto statutin e ‘Gruas’, mos bëj ndërhyrje të pakuptimta dhe të dëmshme

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë Popullore Europiane, Doris Pack, ka reaguar pas vendimit të papritur Lulzim Bashës për të bërë zgjedhjet brenda Lidhjes Demokraike të Gruas.

Përmes një postimi në Twitter, Pack i bën thirrje Bashës që të respektojë statusin e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe të mos bëjë ndërhyrje të pakuptimta dhe të dëmshme njëkohësisht.

REAGIMI
Si Kryetare e Gruas së Partisë Popullore Europiane i bëj thirrje kryetarit të Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha, të respektojë statutin e Lidhjes së Grave të PD-së dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje e pakuptimtë dhe e dëmshme.

 

Gjykata e Lartë holandeze anulon gjobën prej 50 miliardë dollarësh ndaj Rusisë

Amsterdam

Gjykata e Lartë holandeze anuloi vendimin e Gjykatës së Apelit e cila urdhëroi kompaninë ruse Yukos të paguajë 50 miliardë dollarë dëmshpërblim për ish-aksionarët e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Gjykatës së Lartë thuhet se Gjykata e Apelit në Hagë që kishte vendosur kundër Rusisë ka anuluar vendimin.

Duke shqyrtuar kundërshtimin e Rusisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për tre arsye, Gjykata e Lartë pranoi një nga këto kundërshtime dhe hodhi poshtë dy prej tyre.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë rrëzoi urdhrin e kompensimit me arsyetimin se kundërshtimet e qeverisë ruse se ish-aksionarët e Yukos kishin kryer parregullsi në procesin e arbitrazhit nuk u morën parasysh dhe nuk u hetuan në mënyrë adekuate nga Gjykata e Apelit të Hagës.

Sipas vendimit, në fazën tjetër, çështja do të trajtohet nga Gjykata e Apelit të Amsterdamit.

Rasti ka vazhduar që nga viti 2014

Në vendimin e saj të vitit 2014, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit urdhëroi Yukos të paguajë 50 miliardë dollarë kompensim për tre ish-aksionarët e saj me arsyetimin se ata manipuluan sistemin ligjor të Rusisë dhe detyruan shefin e Yukos, Mikhail Khodorkovsky të hyjë në burg dhe duke e detyruar kompaninë në falimentim.

Rusia e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Qarkut të Hagës dhe gjykata në vitin 2020 e la në fuqi vendimin, i cili urdhëroi Rusinë të paguante kompensim për ish-aksionarët e Yukos.

Rusia e çoi vendimin e ratifikimit në Gjykatën e Lartë holandeze.

Për më tepër, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi në vendimin e saj të vitit 2011 se Rusia shkeli të drejtën për një gjykim të drejtë me arsyetimin se “avokatëve të Yukos nuk iu dha koha e nevojshme për t’u mbrojtur”.

Khodorkovsky kaloi 10 vjet në burg

Mikhail Khodorkovsky ishte dikur biznesmeni më i pasur i Rusisë, i cili e transformoi Yukos në kompaninë më të madhe private të naftës në Rusi pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, Khodorkovsky u dënua për mashtrim dhe evazion fiskal dhe u dënua me 10 vjet burg.

Biznesmeni i famshëm u lirua nga burgu me një dekret special për amnisti të nënshkruar nga lideri rus Vladimir Putin.

Pasi falimentoi Yukos, shumica e aksioneve u morën nga kompania shtetërore Rosneft.

BE thirrje Kosovës për konsensus rreth reformave dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Leonat Shehu

Zyrtarë të Bashkimit Evropian u bënë thirrje përfaqësuesve politik të Kosovës që të krijojnë një konsensus, i cili që do të mundësonte çuarjen përpara të reformave që lidhen me integrimet evropiane.

Këto thirrje ishin pjesë e një takimi dy ditorë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të Stabilizim Asocimit, gjatë të cilit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bisedimet Kosovë-Serbi, bashkëpunimin rajonal, energjinë dhe sundimin e ligjit.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se reformat e kërkuara duhet të mbështeten me një konsensus të gjerë në parlamentin e vendit.

Në këtë kontekst, qeveria duhet të angazhohet me të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe opozitën, në mënyrë që të ndërtohet konsensus politik për vendimet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe fazën e dytë të agjendës së reformave të Bashkimit Evropian”, tha ai duke nënvizuar se një konsensus i tillë kërkohet edhe për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që janë kusht për integrimet evropiane.

Vendosmëria dhe konsensusi i gjerë politik gjithashtu kërkohen për të bërë përparim në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian me Beogradin. Më lejoni të nënvizoj rëndësinë e angazhimit në mënyrë konstruktive për t’u përmbajtur nga retorika dhe shmangia e veprimeve të njëanshme, duke bërë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara dhe për të kontribuar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje ndërkaq Bashkimit Evropian që të përmbushë zotimet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Është tejet e rëndësishme që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet përmes jush në Parlamentin Evropian por edhe në Këshillin e Bashkimit Evropian aty ku janë përfaqësues qeveritë tuaja. Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli është veprim i padrejtë dhe dritëshkurtër”, tha kryeministri Kurti.

Eurodeputeti, Romeo Franz që udhëhoqi takimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një nga çështjet me përparësi të punës së tij.

Ndoshta tani kemi mundësinë ta bëjmë, por kërkohet punë, ne do të negociojmë me Këshillin dhe ndoshta mund t’i bindim. Një nga punët më të rëndësishme është që t’i bindim shtetet që të heqin veton e tyre dhe jemi shumë të interesuar që Kosova të marr liberalizimin e vizave”, tha ai.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon që mbetet pa liberalizim të vizave dhe e fundit drejt integrimeve evropiane. Një nga kushtet kryesore drejt kësaj rruge mbetet arritja e një marrëveshjeje normalizimi me Serbinë, ndërsa Kosova përballet edhe me mosnjohjen nga pesë vende të bllokut.

Gjendet i vdekur një diplomat rus në Berlin

RFE/RL

Një diplomat rus i dyshuar si agjent i fshehtë i shërbimit të inteligjencës është gjetur i vdekur para Ambasadës së Rusisë në Berlin muajin e kaluar, raportuan mediat gjermane më 5 nëntor.

Më 19 tetor, policia gjermane në Berlin e ka gjetur trupin e pajetë të diplomatit para ndërtesës së ambasadës, raporton Der Spiegel.

Pasi mediat raportuan për këtë rast, Ministria e Jashtme e Gjermanisë përmes një zëdhënësi, tha se janë në dijeni për rastin por nuk mund të ofrojnë më shumë detaje.

Gazeta gjermane në raportin e saj tha se shtetasi rus, 35-vjeçar, besohet se ka rënë nga kati i sipërm i ndërtesës së ambasadës, e cila gjendet në qendër të Berlinit.

Ambasada ruse nuk është pajtuar që trupit të pajetë të punonjësit të saj t’i bëhet autopsia.

Statusi diplomatik që kishte ai u pamundëson prokurorëve gjermanë të zhvillojnë një hetim, raportoi Der Spiegel.

Bazuar në një listë zyrtare të diplomatëve të akredituar në Gjermani, ai figuronte si Sekretar i Dytë i Ambasadës.

Megjithatë, zyrtarët gjermanë të sigurisë dyshojnë se ai ishte një agjent i Shërbimit Federal të Sigurisë por që aktivitetin e tij e kishte mbuluar me pozitën e diplomatit, raportoi Der Spiegel.

Mediat tjera, “Insajder” dhe Bellingcat, megjithatë, thonë se përmes burimeve mund të vërtetohet se i ndjeri është Kirill Zhalo, djali i gjeneralit, Alexei Zhalo, shef i Zyrës së FSB-së për Mbrojtjen e Sistemit Kushtetues.

Shërbimet perëndimore të inteligjencës e kanë ndërlidhur Kirill Zhalo me vrasjen e Zelimkhan Khangoshvili, ish-luftëtar separatist çeçen, që ka ikur nga Gjeorgjia në Gjermani, është qëlluar për vdekje në Berlin më 2019.

Danimarka ndalon një anije kërkimore ruse

Autoritetet daneze kanë ndaluar një anije kërkimore ruse në veri në Gadishullit Jutland, konfirmuan përfaqësues të të dyja vendeve.

Ambasada e Rusisë në Kopenhagë të enjten tha se anija “Adakemik Ioffe” e Institutit Shirshov për Oqeanologji, që është pjesë e Akademisë Ruse të Shkencave, u ndalua të hënën përderisa po mbushej me karburant në një port në Skagen.

Agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti, e citoi ambasadën të ketë thënë se në anijen e ndaluar nga danezët ndodheshin 61 persona, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Ambasada tha se konfiskimi i anijes u krye si masë e përkohshme si pjesë e një mosmarrëveshjeje me një kompani kanadeze në lidhje me aktivitetet e mëparshme të anijes “Akademik Ioffe”.

“Anija është më flamur rus, është pronë e Federatës Ruse dhe përdoret nga Instituti Shirshov për Oqeanologji për qëllime shkencore”, tha ambasada ruse.

Autoritetet daneze i thanë agjencisë së lajmeve “DPA”: “Ministria e Jashtme është e vetëdijshme për çështjen dhe mund të konfirmojë se jemi në kontakt me Ambasadën e Rusisë.”

Mediet ruse raportuan se kjo anije në të kaluarën kishte marrë turistë që paguanin me qëllim që të fitonte të ardhura shtesë për t’i paguar aktivitetet kërkimore.

Megjithatë, raportet thonë se kjo praktikë është ndërprerë dhe se anija nuk ishte duke u përdorur më për qëllime komerciale, duke bërë që kompania partnere kanadeze të kërkojë miliona dollarë si dëmshpërblim.

Papa emëron gruan e parë në një post të lartë të Vatikanit

Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua në krye të divizionit administrativ të Vatikanit, tha Selia e Shenjtë.

Në njoftim thuhet se motra françeskane, Raffaella Petrini, u emërua sekretare e përgjithshme e divizionit – zyrës së dytë më të lartë të qytetit të Vatikanit.

Petrini, 52 vjeçe, do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e administratës, përfshirë muzetë e Vatikanit, zyrën postare dhe policinë.

Françesku, 84 vjeç, ka thënë se dëshiron që gratë të luajnë një rol më të madh në Kishën Katolike Romake. rel

Macron nderon kancelaren Merkel me dekoratën më të lartë të Francës

VOAL – Festa e lamtumirës në zemër të Francës, në Burgundy, për Angela Merkelin, organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e mirëpriti të mërkurën në Beaune dhe e dekoroi me nderimin më të lartë në vend, Legjionin e Nderit. E buzëqeshur, kancelarja falenderoi mikpritësin e saj – presidentin e katërt me të cilin ajo punoi në këto vite qeverisje pas Zhak Shirak, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande – qindra njerëz që prisnin ta duartrokitnin në qytetin, ku monumentet historike dhe kultura e verës ilustrojnë pasurinë e trashëgimisë franceze.

Krahas Kancelares dhe Presidentit, në një takim “personal”, zonja Brigitte Macron dhe i shoqi i kancelares Joachim Sauer.

Programi i ditës vazhdoi me një shëtitje në qendrën historike dhe në “Hospices” të famshëm të Beaune, një xhevahir i arkitekturës së shekullit të 15-të ku François Mitterrand dhe Helmut Kohl festuan samitin e 63-të franko-gjerman në qershor 1993.

Në mbrëmje kishte darkë në kështjellën e Clos de Vougeot, një monument për vreshtarinë e Burgundisë, i themeluar nga murgjit cistercianë, me dorëzimin e Kryqit të Madh, nderimi më i lartë i Urdhrit të Legjionit të Nderit, nga Macron për kancelaren të cilës presidenti i bëri homazhe, duke e falënderuar “që më mësoi kaq shumë”. Para saj, Konrad Adenauer, Willy Brandt, Helmut Kohl dhe Gerhard Schroeder e morën atë. Njohja – shpjegoi Elysée – shkon “për soliditetin e miqësisë franko-gjermane të ushqyer nga Angela Merkel”, në fund të 4 viteve “punë të frytshme” midis dy liderëve, të cilët “forcuan bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht me nënshkrimi i Traktatit të Aachenit në vitin 2019 dhe me kontributin në projektin europian”. rsi-eb

Ministri i Brendshëm gjerman: Gjermania ka mbyllur sytë para terrorit neo-nazist

Berlin

Ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka pranuar se autoritetet kanë bërë gabime serioze gjatë hetimit të një sërë vrasjesh që shënjestruan emigrantë turq midis viteve 2000 dhe 2007, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, ministri Seehofer tha se e kuptuan shumë vonë se të gjitha këto vrasje u kryen nga një celulë terroriste e krahut të djathtë.

“Ne ishim të verbër në syrin e djathtë për një kohë të gjatë. Duke pranuar këtë fakt të hidhur edhe nëse dhemb”, tha politikani konservator.

Grupi terrorist i ekstremit të djathtë Nëntoka nacional-socialiste (NSU) vrau tetë emigrantë turq, një shtetas grek dhe një police gjermane gjatë një sërë krimesh që zgjati deri në vitin 2011.

Pas shumë vitesh, policia dhe shërbimet e inteligjencës gjermane përjashtuan çdo motiv neo-nazist për vrasjet dhe në vend të kësaj i trajtuan familjet e emigrantëve si të dyshuar, duke i marrë në pyetje për lidhje të dyshuara me grupet mafioze dhe trafikantët e drogës.

Publiku gjerman për ekzistencën e grupit NSU dhe rolin e saj për herë të parë mësoi më 4 nëntor të vitit 2011, kur dy anëtarë të grupit thuhet se kryen vetëvrasje pas një grabitje të pasuksesshme bankare. Policia gjeti prova në banesën e tyre që tregonin se ata qëndronin pas vrasjeve.

Skandali ngjalli një debat në Gjermani rreth racizmit institucional dhe rritjes së presionit ndaj organizatorëve të sigurisë dhe inteligjencës së vendit, të cilat prej kohësh janë kritikuar për nënvlerësimin e kërcënimit të ekstremit të djathtë.

Seehofer tha se autoritetet gjermane mësuan nga dështimet e të kaluarës, kryen reforma administrative dhe forcuan kapacitetet e agjencive të sigurisë në luftën kundër ekstremizmit të krahut të djathtë.

Ai tha se e djathta ekstreme sot mbetet një kërcënim i rëndësishëm, pasi raportet theksojnë se ekstremistët e krahut të djathtë mund të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe të fitojnë pasues të rinj.

“Zbulimet tona tregojnë qartë se ekstremizmi i krahut të djathtë është kërcënimi më i madh për sigurinë në Gjermani”, u shpreh ministri gjerman.

Itali, fillon Samiti i Liderëve të G20 në Romë

Në kryeqytetin e Italisë, në Romë, filloi Samiti i Liderëve të G20 i cili bashkon përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe liderët e 20 ekonomive më të fuqishme të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hapja e Samitit në qendrën e Kongreseve Nuvola në Romë të Italisë e cila ka Presidencën e radhës së G20, u zhvillua me pritjen e të ftuarve nga kryeministri italian Mario Draghi.

Përfshirë edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri Draghi priti të ftuarit një nga një.

 

Draghi dhe të ftuarit më pas pozuan për fotografinë familjare.

Liderët në ditën e parë të Samitit do të mblidhen me sesionin me temë “Ekonomia Globale dhe Shëndetësia Globale”.

Në Samit do të diskutohen rimëkëmbja ekonomike në periudhën e pandemisë, fushata e vaksinimit dhe zhvillimet më kryesore lidhur me periudhën e pandemisë.

 

Për shkak të Samitit në Romë janë marrë masa të gjera së sigurisë. Një pjesë e konsiderueshme e lagjes EUR ku mbahet Samiti është mbyllur për trafikun civil. Në Samit janë mobilizuar rreth 5.300 forca sigurie.

Në anën tjetër një grup i të rinjve aktivistë ambientalistë, në orët e mëngjesit zhvilluan aktivitetin e uljes në rrugë duke bllokuar trafikun në bulevardin “Kristofor Kolombo” një nga arteriet kryesore që lidh qendrën e qytetit me lagjen EUR ku mbahet Samiti.

Rriten tensionet, Franca sekuestron një barkë britanike

Një barkë britanike është sekuestruar nga autoritetet franceze, ndërsa një tjetre i është dhënë paralajmërim verbal si pjesë e eskalimit të mosmarrëveshjes për të drejtat e peshkimit pas Brexit-it.

Ministrja franceze e Çështjeve Detare, Annick Girardin, tha se anijet janë paralajmëruar gjatë kontrollimeve afër Le Havre-s gjatë natës, shkruan BBC.

Ajo tha se njëra bark nuk i respektoi udhëzimet menjëherë, ndërsa tjetrës nuk iu lejua që të peshkonte në ujërat franceze, prandaj është sekuestruar.

Të mërkurën, ministri britanik i Brexit-it, Lord Frost, tha se kërcënimet franceze për t’i bllokuar barkat britanike nga portet janë dëshpëruese.

Ministrja franceze tha se njëra nga barkat britanike është kapur duke peshkuar në Gjirin e Seine-s pa lejet e duhura.

Ajo tha se barka është nisur drejt portit të Le Havre-s dhe është ndaluar nga autoritetet juridike, ku peshqit e zënë mund të konfiskohen dhe barka të mbahet nga francezët.

Ndërkohë barka tjetër është ndëshkuar për rezistim të kontrollimit në fillim, shtoi ministrja franceze, sipas së cilës kontrollimet ndaj barkave britanike ishin procedura standarde në sezonin e peshkimit për një specie të caktuar.

Franca është zemëruar nga një vendim i autoriteteve britanike muajin e kaluar për të mos u dhënë leje peshkimi dhjetëra barkave franceze, duke pretenduar se një veprim i tillë e ka shkelur marrëveshjen e Brexit-it.

Gjykata Evropiane vendos që Polonia të paguajë 1 milion euro në ditë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luksemburg, 26 janar 2017.

 

RFE/RL

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një dënim prej 1 milionë euro në baza ditore për shkak se ka refuzuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

Komisioni Evropian kërkoi gjobitjen muajin e kaluar pasi autoritetet polake nuk respektuan një vendim të mëparshëm të muajit korrik që urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të dhomës.

“Përmes vendimit të sotëm zëvendëspresidenti i Tribunalit detyroi Poloninë të paguajë një dënim prej 1 milion euro në ditë, duke e llogaritur nga data në të cilën ky vendim i është dorëzuar Polonisë”, tha Gjykata.

Ka kohë që Bashkimi Evropian dhe Polonia janë përfshirë në mosmarrëveshje në lidhje me reformat në gjyqësor të këtij vendi.

BE-ja thotë se ato e dëmtojnë pavarësisë e sistemit gjyqësor.

Ekspertët thonë se krijimi i Dhomës Disiplinore të Bashkimit Evropian është pjesë e përpjekjeve të nacionalistëve në pushtet për të shtuar kontrollin politik në sistemin e drejtësisë.

Varshava këmbënguli se masa ishte e nevojshme për të luftuar korrupsionin midis gjyqtarëve.

Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Polonisë arritën kulmin më 7 tetor kur Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë.

Dhe, sipas saj, gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.

Vendimi shkaktoi një kundërshtim të ashpër nga Brukseli dhe zyrtarë të lartë të BE-së i kujtuan Polonisë se “një nga shtyllat e BE-së është përparësia e ligjit të BE-së”.

Vendimi nxiti edhe protesta pro-BE-së në Varshavë pasi ekzistojnë shqetësimet se Partia për Ligj dhe Drejtësi në pushtet mund të inicojë një Polexit, pra një dalje të vendit nga Bashkimi Evropian.

Polonia ka thënë se aktiviteti i Dhomës Disiplinore do të shfuqizohet si pjesë e reformave më të gjëra, por nuk ka paraqitur ende plane të detajuara.

Disa liderë të BE-së kanë kërkuar që blloku të kushtëzojë këtë vend anëtar me ndaljen e fondeve prej 36 miliardë dollarësh, mirëpo kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se vendi i tij ishte “gati për dialog”, dhe se nuk do të “vepronte nën presionin e shantazhit”.

Strategjisti dhe eksperti gjerman i Ballkanit Martin Henze: Edi Rama dhe Lulzim Basha janë persona non grata të demokracisë shqiptare!

Strategjisti dhe eksperti dhe  gjerman i Ballkanit Martin Henze shkruan sot në Twitter se si Edi Rama ashtu edhe Lulzim Basha janë dy autokratë që shkelin kushtetutën, lidhet dhe demokracinë takstualisht si më poshtë:

 

“Shqipëri: Autokrati Rama dhe Autokrati Basha, të dy janë qëndrojnë bashkë për mosrespektimin e kushtetutës, ligjeve, demokracisë,

pengojnë të ardhmen e Shqipërisë sipas këndvështrimit europian,

janë persona non grata të demokracisë shqiptare.”

 

Me falënderime, Presidenti gjerman liron nga detyra Qeverinë Merkel

Me falënderime dhe lëvdata, Presidenti gjerman Steinmeier, e liroi nga detyra qeverinë Merkel. Periudha e qeverisjes suaj ishte brujtëse për imazhin e Gjermanisë në botë, i tha presidenti kancelares, shkruan Deutsche Welle.

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite. Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj. Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i tyre përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës.

Seancën konstitutive të Bundestagut, të martën paradite, Merkel, sikurse edhe presidenti Steinmeier e ndoqën nga tribuna.

Pandemia e koronës dhe polarizimi si probleme

“Të thuash se legjislatura e mëparshme ishte ‘sfidë’ për qeverinë, kjo nuk i afrohet  të vërtetës mbi detyrat që duheshin kryer,” tha Steinmeier duke pasur parasysh sfidën e përballimit të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, demokracia kërkon “një ekuilibër të vazhdueshëm interesash”. Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.

Steinmeier e lëvdoi në mënyrë të veçantë edhe punën e Merkelit në 16 vitet e qeverisjes së saj.  Kancelaria juaj ishte “mbrujtëse për vendin tonë të ribashkuar dhe për imazhin e vendit tonë në botë” dhe ishte “mbrujtëse edhe për një brez të tërë të rejash dhe të rinjsh, për të cilët ju jeni shembull i  një forme të re, shumë unike të udhëheqjes”, theksoi Steinmeier.

Kriza të shumta

Ishte një kohë “që nuk vuante nga mungesa e krizave”, tha Steinmeier, duke iu referuar krizës financiare dhe ekonomike, krizës së euros, më pas krizës së refugjatëve dhe migracionit dhe në fund krizës së koronavirusit. Ai tha se qeverisja e kancelares kishte sjellë “respektin, vlerësimin dhe madje edhe simpatinë për vendin tonë”, në Evropë dhe në botë.

Por, mbi të gjitha, ju fituat besimin e qytetarëve të vendit tonë”, theksoi presidenti federal. “Vendimet tuaja  përçonin siguri dhe përkushtim.” Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, “në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë” dhe rolin e saj si “ndërmjetëse” në Bashkimin Evropian.


Send this to a friend