VOAL

VOAL

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

AP dhe Reuters

Gjermania ka ofruar ridislokim të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në vendin anëtar të NATO-s, Poloni, në nisje të fillimit të vitit të ardhshëm, njoftoi të enjten ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Në deklaratë thuhej se këto njësi mund të vendosen deri në gjashtë muaj.

“Me ketë masë ne mund të mbrojmë një qendër logjistike në Poloni që ka rëndësi të madhe për dërgimin e pajisjeve në Ukrainë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Homologu i tij polak Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha përmes një postimi në rrjetin X se Varshava e mirëpret vendimin.

Gjermania dislokoi 300 trupa dhe tre sisteme Patriot në Poloni, nga fillimi i janarit deri në nëntor të 2023.

Baza e tyre ishte në qytetin Zamosc, rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Ndërkohë, të premten kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas President Volodymyr Zelenskiy, të cilin, siç tha e siguroi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Kjo ishte biseda e tyre e parë zyrtare që kurse zoti Scholz bisedoi me Presidentin rus Vladimir Putin, më herët gjatë këtij muaji.

“Rashë dakord me (Presidentin Zelenskyi që të qëndrojmë në kontakt, nën dritën e rrugëve të mundshme për paqe të drejtë”, shkroi kancelari gjerman në rrjetin X, të premten.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se biseda kishte qenë “konstruktive” dhe se Prisdenti Zelenskiy e kishte falenderuar qeverinë gjermane për ndihmën ushtarake, veçanërisht atë për mbrojtjen ajrore.

Në Ukrainë, një ditë pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës energjitike, ekipet po punojnë për riparimin e dëmeve. Më shumë se 1 milionë banorë mbetën pa energji si pasojë e goditjeve me drone dhe raketa nga Rusia ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës .

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov po qëndron në Korenë e Veriut për bisedime me udhëheqës polItikë dhe ushtarakë. Ministria ruse nuk dha informacion se me kë do të takohej zotit Belousov apo qëllimin e bisedimeve. Media shtetërore koreano-veriore nuk konfirmoi vizitën.

Vizita vjen disa ditë pas Presidenti i Koresë së Jugut President Yoon Suk Yeol u takua me një delegacion ukrainas të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. Ai bëri thirrje që dy vendet të planifikojnë masa në përgjigje të dislokimit të mijëra trupave koreno-veriore në Rusi, në mbështetje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati nis më 1 dhjetor! Marta Kos, komisionerja e ardhshme për zgjerimin e BE-së

Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet nga Ursula von der Leyen.

Për përbërjen e re të Komisionit Evropian 370 deputetë votuan për, 282 ishin kundër, ndërsa 38 abstenuan.

Para votimit në seancë plenare u zhvillua një debat, në të cilin Ursula von der Leyen paraqiti edhe një herë përbërjen e Komisionit në mandatin e saj të dytë si presidente e ekzekutivit të BE-së.

Gjatë fjalimit, Von der Leyen premtoi se Komisioni do të angazhohet për një Evropë më të fortë, më të sigurt, e cila do të rrisë investimet për mbrojtje dhe do të vazhdojë punën drejt uljes së niveleve të ndotjes së ambientit, si dhe digjitalizimin dhe rritjen e konkurrencës së ekonomisë evropiane në skenën globale.

Parlamenti Evropian e kishte caktuar votimin për këtë seancë plenare pasi mes grupimeve kryesore politike ishte arritur pajtim për konfirmimin e të 26 komisionarëve të propozuar, ndërkohë që Von der Leyen ishte konfirmuar gjatë verës.

Të gjithë komisionarët më parë kaluan përmes seancave dëgjimore në komisionet përkatëse të PE-së dhe secili prej tyre ka marrë mbështetjen për të ushtruar postin e komisionarit në fushën që i është caktuar. Për herë të parë pas 25 vjetësh asnjë kandidat për anëtar të Komisionit Evropian nuk u refuzua nga komisionet e Parlamentit Evropian.

Mospajtimet ishin tejkaluar mes tri grupeve proevropiane, Partisë Popullore Evropiane (EPP) që është grupi më i madh, Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) që është grupi i dytë për nga madhësia dhe grupit të liberalëve, i cili ka shënuar rënie dhe është grupi i pestë për nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Këto tri grupe së bashku kishin shumicën e mjaftueshme për ta votuar në seancë plenare Komisionin e ri Evropian. Por, pavarësisht kësaj pati deputetë edhe nga këto grupime që votuan kundër konfirmimit të Komisionit Evropian. Ato vota pastaj u kompensuan me vota nga disa grupime të tjera politike si të gjelbrit, por edhe disa nga radhët e grupimeve të së djathtës ekstreme.

Me rajonin e Ballkanit Perëndimor në pesë vitet e ardhshme pritet që më së shumti të merret komisionarja e ardhshme për zgjerim, Marta Kos, nga Sllovenia, dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas. Që të dyja, gjatë seancave dëgjimore, kanë premtuar se do të angazhohen që në pesë vjetët e ardhshëm zgjerimi i Bashkimit Evropian të bëhet realitet.

Ursula von der Leyen në fjalimin e saj tha se vendet kandidate, si ato nga Ballkani Perëndimor, ashtu edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, e kanë vendin në BE. Shefja e Komisionit Evropian përsëriti se pret nga komisionarja për zgjerim, Marta Kos, që të punojë për ta përgatitur BE-në për zgjerim dhe për t’i ndihmuar vendet kandidate që të avancojnë në procesin e integrimeve evropiane.

Von der Leyen tha se procesi i zgjerimit do të vazhdojë duke respektuar parimin e meritave individuale të vendeve kandidate në procesin e reformave.

Përbërja e re e Komisionit Evropian ka 14 anëtarë nga Partia Popullore Evropiane (EPP) që është edhe grupi më i madh politikë në Parlamentin Evropian. Ndërsa liberalët do të kenë 5 anëtarë në Komisionin Evropian, edhe pse kanë shënuar rënie të madhe në zgjedhjet e fundit evropiane duke dalë në pozitën e pestë për nga numri i deputetëve në PE.

Socialistët dhe Demokratët, që mbeten grupi i dytë për nga madhësia në Parlamentin Evropian, kësaj radhe do të kenë vetëm 4 anëtarë në Komisionin Evropian.

Dy komisionarë vijnë nga radhët e partive të ekstremit të djathtë ndërsa një, Marosh Shefçoviq nga Sllovakia, nuk i takon asnjë grupimi pasi partia e kryeministrit sllovak është përjashtuar nga grupimi i Socialistëve dhe Demokratëve për shkak të mospajtimeve në qëndrimet ndaj Rusisë dhe bashkëpunimit me të djathtën ekstreme.

Konfirmimi i përbërjes së re të Komisionit Evropian në seancën plenare të së mërkurës ka hapur mundësinë që mandati i ri pesëvjeçarë të nisë të dielën më 1 dhjetor. Ky mandat do të zgjasë deri në vjeshtën e vitit 2029. Po atë ditë, më 1 dhjetor, do të nisë edhe mandati i presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta./REL

Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

 

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, pak ditë pasi ta ketë marrë detyrën.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se ai këtë takim do ta organizojë të martën e 3 dhjetorit në Bruksel.

Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të nisë zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit të dielën, më 1 dhjetor, pasi është emëruar në këtë pozitë si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Ky takim do të jetë gjithashtu mundësi për të për t’u njohur personalisht me liderët e vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.

Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit. Këtë traditë pritet ta mbajë edhe presidenti i ri i Këshillit.

Të njëjtën ditë kur e fillon mandatin Costa, pritet të nisë edhe mandati i Komisionit të ri Evropian.

Zakonisht, në takimet e nivelit të lart mes BE-së dhe vendeve të rajonit, kur mikpritës është presidenti i Këshillit Evropian, marrin pjesë edhe komisionarët për zgjerim dhe përfaqësuesit e lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Është paralajmëruar jozyrtarisht se në darkën e 3 dhjetorit do të mundë të jenë edhe përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për zgjerim, Marta Kos.

Kjo do të ishte edhe hera e parë që këto dy anëtare të Komisionit të ri Evropian takohen me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u takua me Erdoganin, diskutuan edhe për sigurinë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar dje me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga NATO theksohet se Rutte e ka përgëzuar Turqinë për përfundimin me sukses të Komandës së KFOR-it, duke shtuar se kontributi i vazhdueshëm i Turqisë me trupa është vendimtar për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë në gjithë Kosovën.

“Z. Rutte përgëzoi gjithashtu Turqinë për përfundimin me sukses të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke deklaruar se “kontributi juaj i vazhdueshëm me trupa është vendimtar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Rutte udhëtoi drejt Turqisë pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. bw

Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve

Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, vlerëson se deri atëherë nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

”Jemi në periudh tranzitore të Komisionit Evropian, pra komisioni tjetër është në orët e fundit, do të kemi një komisioner me politikë zgjerimi, një grua nga Sllovenia që ka njohuri për rajonin dhe po ashtu Miroslav Lajcak nuk do të jetë në krye të dialogut Prishtinë-Beograd. Kështu do të kemi mundësi për një rifillim”, tha ai pë Top Channel.

Sipas tij, ky rifillim i dialogut do të bëhet vetëm mbas zgjedhjeve të qeverisë së re në Kosovë.

“Në Kosovë do të ketë zgjedhje dhe deri atëherë nuk mund të bëhet shumë, por pas zgjedhjeve dhe me komisionin e ri duhet të riforcohet procesi, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura të përmbushen e të implementohen nga të dyja palët”, u shpreh tutje ai.

Sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga të dyja anët për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, deputeti gjerman thotë se durimi do të mbarojë shpejt.

”Faktikisht pas zgjedhjeve në Kosovë dhe formimit të qeverisë së re, do të mbarojë durimi për të dyja palët. Serbia nuk mund të thotë “ne do e nënshkruajmë marrëveshjen”, e më vonë të thotë “ne nuk e nënshkruajmë”, e pastaj të thotë se është kundërkushtetueses”, tha Hacker.

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë më 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se sheh mundësi që lufta ruse kundër Ukrainës të përfundojë në vitin e ardhshëm.

“Kur do të përfundojë lufta? Kur Rusia dëshiron që lufta të përfundojë. Kur Shtetet e Bashkuara të marrin një pozicion më të fortë. Kur Jugu Global të qëndrojë me Ukrainën dhe të qëndrojë me fundin e luftës”, ka thënë Zelensky në një bisedë me përfaqësuesit e huaj të mediave në Kiev.

Zelensky tha të shtunën se ai ka besim se të gjitha këto masa do të zbatohen dhe vendimet do të merren herët a vonë.

“Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por jam i bindur se ne kemi të gjitha shanset për t’ia dalë mbanë vitin e ardhshëm”, u citua më tej Zelensky nga agjencia Ukrinform.

“Ne jemi të hapur ndaj propozimeve nga liderët e shteteve afrikane, aziatike dhe arabe”, vazhdoi Zelensky.

“Do të doja të dëgjoja gjithashtu propozimet e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj se do t’i dëgjojmë në janar dhe do të kemi një plan për t’i dhënë fund kësaj lufte”. sn

Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e mbështet përdorimin e raketave me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës, teksa mbrohet kundër pushtimit rus, dhe ka thënë se Gjermania duhet t’i dërgojë shpejt sistemet e veta të raketave me rreze të gjatë, Taurus, drejt Kievit.

Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Funke Mediengruppe, Metsola ka thënë se përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe që duhet lejuar të përdoren kundër shënjestrave në Rusi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, social-demokrat, ka kundërshtuar ashpër dërgimin e sistemit Taurus në Ukrainë.

Partnerët e tij të koalicionit, Demokratët e Lirë dhe Të Gjelbrit, janë në favor të dërgimit të raketave në Kiev.

Diskutimet për raketa janë aktualizuar në ditët e fundit pasi Shtetet e Bashkuara është raportuar t’i kenë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur raketat amerikane ATACMS për të sulmuar Rusinë.

Raketat e këtij sistemi mund të sulmojnë një shënjestër deri në 300 kilometra larg.

Sistemet gjermane Taurus mund të sulmojnë një shënjestër deri në 500 kilometra largësi.

Sipas Metsolas, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka thënë me të drejtë se Ukraina nuk mund të presë pafundësisht për ndihmë efektive ushtarake, sepse në Perëndim vazhdimisht ka zgjedhje, derisa ukrainasit vdesin çdo ditë në luftë.

“Është alarmante që Rusia po përshkallëzon luftën dhe po intensifikon sulmet me raketa, të cilat tashmë kanë shkaktuar shumë viktima”, ka thënë ajo.

Të enjten, Rusia e ka lëshuar një raketë balistike me rreze të mesme në rajonin Dnjipro të Ukrainës dhe ka paralajmëruar që sulme të tilla mund të shënjestrojnë edhe perëndimin e Evropës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. REL

Nga reforma zgjedhore te përkeqësimi i peisazhit politik- EPP: Krimi ka kapur shtetin! Liderët e opozitës, nën persekutim politik!

 Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) miratoi mesditën e së premtes, Rezolutën e dytë brenda një jave ku shpreh shqetësimet e saj, lidhur me gjendjen aktuale politike në Shqipëri, kapjen e shtetit nga krimi, kufizimin e së drejtës së opozitës nëpërmjet persekutimit politik ndaj liderëve të saj, nën një peisazh të përkeqësuar politik me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në Rezolutë theksohen lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave.

Dështimin për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, ku të gjitha palët ranë dakord për ndryshimet zgjedhore që lejojnë veçanërisht votimin nga jashtë. Këto kishin për qëllim të ishin në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Korrupsionin dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së.

Zvogëlimi i hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës; mungesën e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë dhe duke mbështetur të drejtat dhe përgjegjësitë e opozitës. Pamjaftueshmërinë për të siguruar një funksionim të duhur të institucioneve demokratike në vend, duke përfshirë një pluralizëm të qëndrueshëm, opozitë konkurruese dhe një dialog politik të brendshëm dhe ndërpartiak;

Në Rezolutë ngrihet shqetësimi për: “Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile”.

Në rezolutën e miratuar thuhet se: “Partia Popullore Evropiane (EPP) i kërkon autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike; zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet”.

EPP do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë e saj anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke mbrojtur aspiratat e Shqipërisë për në BE. EPP rithekson mbështetjen e saj të fortë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe ndjekjen e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë dhe demokratike.

Rezoluta mbi Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) në Asamblenë Politike të PPE-së

Duke konsideruar vullnetin e fortë dhe aspiratat europiane të popullit shqiptar dhe të partive shqiptare anëtare të PPE-së;

Duke njohur rezultatin e konferencës së dytë ndërqeveritare me Shqipërinë, të mbajtur më 15 tetor 2024, e cila shënoi hapjen e negociatave për grupin e parë të kapitujve themelorë me vendin;

Duke iu referuar Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi Zgjedhjet Vendore në Shqipëri (2023) dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021[1];

Duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për 2023[2]; Indeksit të Projektit Botëror të Drejtësisë 2024[3]; Raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut: Shqipëria 2023[4];

Duke pasur parasysh që PPE mirëpriti vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Klasterin 1 me Shqipërinë, të kushtëzuar nga zbatimi i reformave të nevojshme demokratike;

Për këtë arsye, Partia Popullore Evropiane (PPE):

Mbështet fuqimisht mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe integritetit institucional si shtylla themelore të një shoqërie demokratike;Rezoluta mbi Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) në Asamblenë Politike të PPE-së

Duke konsideruar vullnetin e fortë dhe aspiratat europiane të popullit shqiptar dhe të partive shqiptare anëtare të PPE-së;

Duke njohur rezultatin e konferencës së dytë ndërqeveritare me Shqipërinë, të mbajtur më 15 tetor 2024, e cila shënoi hapjen e negociatave për grupin e parë të kapitujve themelorë me vendin;

Duke iu referuar Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi Zgjedhjet Vendore në Shqipëri (2023) dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021[1];

Duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për 2023[2]; Indeksit të Projektit Botëror të Drejtësisë 2024[3]; Raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut: Shqipëria 2023[4];

Duke pasur parasysh që PPE mirëpriti vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Klasterin 1 me Shqipërinë, të kushtëzuar nga zbatimi i reformave të nevojshme demokratike;

PPE shpreh shqetësimet e saj lidhur me:

Gjendjen e integritetit institucional, të pasqyruar në korrupsionin endemik dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së;

Përballjen e vazhdueshme politike, duke shprehur shqetësim për zvogëlimin e hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës; nxit angazhimin për dialog dhe forcimin e institucioneve e procedurave demokratike përmes bashkëpunimit ndërpartiak dhe brendapartiak konstruktiv, respektit të ndërsjellë, konsultimeve gjithëpërfshirëse me shoqërinë civile dhe vendimmarrjes transparente;

Mungesën e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive përmes nxitjes së konsensusit ndërmjet të gjithë aktorëve politikë dhe respektimit të të drejtave e përgjegjësive të opozitës;

Pamjaftueshmërinë për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike në vend, përfshirë pluralizmin e qëndrueshëm, opozitën konkurruese dhe dialogun politik të brendshëm dhe ndërpartiak;

Çdo përndjekje të pretenduar politike të liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve vendorë, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile;

Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrim parash;

Dështimin për të arritur një marrëveshje mbi reformën zgjedhore, duke sjellë progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të papërfunduara nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, duke kujtuar se të gjitha palët ranë dakord për ndryshimet zgjedhore që lejojnë, në veçanti, votimin nga jashtë. Këto synonin përmbushjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

Përkeqësimin e ndjeshëm të peizazhit politik teksa afrohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, të shënuar nga standarde të dobësuara zgjedhore dhe duke kujtuar paligjshmërinë e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatave zgjedhore;

Këto veprime që kanë zvogëluar më tej të drejtat kushtetuese të opozitës në Parlament, duke reflektuar shkelje më të gjera ndaj deputetëve të opozitës.

Prandaj, Partitë Popullore Europiane (PPE):  

• Mbështetin fort ruajtjen e shtetit ligjor dhe integritetit institucional si gurë themeli të një shoqërie demokratike;
• U bëjnë thirrje autoriteteve kombëtare që të respektojnë angazhimet e Shqipërisë për të drejtat kushtetuese dhe standardet demokratike ndërkombëtare, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë dhe pa ndjekje penale apo frikësim të opozitës, sidomos me afrimin e zgjedhjeve;
• Nxisin qeverinë që të intensifikojë përpjekjet për të vendosur përparim të besueshëm dhe transparent në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme dhe të mos shënjestrojnë opozitën;
• Shprehin mbështetjen e tyre të palëkundur për përpjekjet e Partisë Demokratike drejt anëtarësimit në BE dhe përkushtimin e saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke njohur rolin e tyre në ruajtjen e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, si dhe thekson të drejtën legjitime të opozitës për protesta paqësore.
• Nxisin Parlamentin Shqiptar të intensifikojë përpjekjet e tij në mbështetje të Komisionit për Reformën Zgjedhore për të nxitur një Kod Zgjedhor më gjithëpërfshirës e të plotë, duke theksuar nevojën për të trajtuar të gjitha rekomandimet prioritare të përcaktuara nga OSBE/ODIHR dhe duke theksuar se plani i veprimit i qeverisë duhet të përfshijë reforma zgjedhore të bazuara në udhëzimet e OSBE/ODIHR-it;
• Nxisin autoritetet shqiptare të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE-ja për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, të lirë nga ndërhyrjet politike;
• Nënvizojnë se zgjedhjet e lira e të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke bërë thirrje për garanci në pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet.
PPE do të vëzhgojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë e saj anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke ofruar mbështetje për aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. PPE thekson mbështetjen e fortë për integrimin europian të Shqipërisë dhe përpjekjet e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë e demokratike.
[1] https://www.osce.org/files/f/documents/d/d/553972.pdf

[2] Shqipëria – Transparency.org e rendit Shqipërinë në vendin e 98-të nga 180 vende dhe më të korruptuarit në Europë, një studim i muajit të kaluar tregon se 52% e qytetarëve të saj marrin ryshfet nga administrata shtetërore.

[3] https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/country/2024/Albania/ që e rendit Shqipërinë në vendin e 106 (nga 142 vende) për Kufizimet e Pushtetit Qeveritar; 107 për Mungesë të Korrupsionit, 114 për Rregulloren dhe Zbatimin; 101 për drejtësinë civile, dhe 92 për drejtësinë penale; dhe 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale

[4]https://www.state.gov/reports/2023-country-reports-on-human-rights-practices/albania/

Zelensky: Përdorimi i raketës së re balistike tregon se Putini s’ka interes për paqen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se përdorimi i raketës së re balistike nga Rusia në Dnipro të enjten tregon një “përshkallëzim të qartë dhe të ashpër” të luftës.

“Përdorimi i një rakete balistike kundër Ukrainës sot është edhe më shumë provë se Rusia nuk ka interes për paqen”, tha Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e së enjtes.

Sipas tij, ky ishte “hapi i dytë” i liderit rus në përshkallëzimin e luftës, pas më shumë se 10 mijë ushtarëve koreano-veriorë që iu bashkuan luftës.

Zelensky tha se Putin “i shpërfill thirrjet nga Kina, Brazili, vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët” dhe se ai po bën gjithçka për të zgjatur konfliktin që filloi më shumë se një mijë ditë më parë.

“Bota duhet të përgjigjet,” tha ai, duke thënë se “mungesa e reagimeve të ashpra ndaj veprimeve të Rusisë dërgon një mesazh se një sjellje e tillë është e pranueshme”.

“Rusia duhet të detyrohet në paqe të vërtetë, e cila mund të arrihet vetëm me forcë. Përndryshe, do të ketë sulme, kërcënime dhe destabilizime të pafundme ruse – jo vetëm kundër Ukrainës.” sn

Rusia për herë të parë e sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale

Një raketë balistike ndërkontinentale Yars u testua nga platforma e lëshimit Plesetsk, në veriperëndim të Rusisë, sipas një videoje të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes më 29 tetor.

 

Ukraina thotë se Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale gjatë natës, duke shënjestruar qytetin Dnipro në pjesën qendrore-lindore të vendit. Kjo është hera e parë që Moska përdor një raketë të tillë gjatë luftës.

Raportimet e Forcës Ajrore të Ukrainës për sulm rus me raketë balistike ndërkontinentale pasuan sulmet e Ukrainës me raketa amerikane dhe britanike ndaj objektivave brenda Rusisë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga Moska se një veprim të tillë do ta konsideronte si përshkallëzim të madh në luftën 33-muajshe.

Forca Ajrore e Ukrainës, mëngjesin e 21 nëntorit, tha se trupat ruse sulmuan Dnipron me lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale.

Rusia, e cila e pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, nuk komentoi menjëherë mbi deklaratën e Forcave Ajrore.

Rusia, gjithashtu, lëshoi një raketë hipersonike Kinzhal dhe shtatë raketa lundruese Kh-101, nga të cilat gjashtë u rrëzuan, tha Forca Ajrore e Ukrainës.

Raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) janë armë strategjike të dizajnuara për të shpërndarë koka bërthamore dhe janë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes bërthamore të Rusisë.

Ukrainasit nuk specifikuan se çfarë lloj koke kishte raketa apo çfarë tipi rakete ishte. Nuk ka asnjë sugjerim nëse ajo ishte e pajisur me armë bërthamore.

Sipas autoriteteve lokale, një ndërmarrje industriale u dëmtua në Dnipro për shkak të goditjes, dhe dy zjarre shpërthyen gjithashtu në qytet.

Kryetari i Bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, shtoi se ndërtesa e Qendrës për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara u dëmtua nga bombardimet.

Ky zhvillim ndodh ndërsa lufta ka marrë një dimension gjithnjë e më ndërkombëtar me mbërritjen e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në fushën e betejës.

Një ditë më parë, Ambasada e SHBA-së në Ukrainë raportoi se kishte marrë “informacione specifike” për një sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror rus më 20 nëntor. Si masë paraprake, Ambasada u mbyll. Më pas, misionet diplomatike të Spanjës, Italisë dhe Greqisë njoftuan gjithashtu mbylljen për vizitorët më 20 nëntor. REL

 

SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev për shkak të rrezikut nga sulmi ajror

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në tetor se Moska do të përgjigjet, nëse Ukraina sulmon me armë amerikane thellë brenda Rusisë.

Të martën, Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e rritur rrezikun për sulme bërthamore në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur pikën më të lartë në 50 vjetët e fundit. REL

Vendet nordike bëhen gati për luftë, Suedia dhe Finlanda paralajmërojnë banorët e tyre për situatën e sigurisë

Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve të saj rreth pesë milionë pamflete, duke iu bërë thirrje që të përgatiten për mundësinë e luftës.

Njësoj edhe shteti fqinj, Finlanda, ka hapur një faqe interneti me thirrje të ngjashme, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Si Suedia, ashtu edhe Finlanda, kanë hequr dorë nga neutraliteti që kanë ruajtur për dekada, dhe i janë bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s, pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Prej nisjes së luftës, Stokholmi u ka bërë thirrje vazhdimisht suedezëve që të përgatiten si mendërisht, ashtu edhe në aspektin logjistik për mundësinë e luftës, duke përmendur situatën serioze të sigurisë në afërsi.

Udhëzuesi “Nëse përballemi me krizë apo luftë”, i nisur prej Agjencisë Suedeze të Kontigjencave Civile, përmban informacion se si duhet të përgatiten banorët për emergjenca sikurse lufta, katastrofat natyrore dhe sulmet kibernetike.

Udhëzuesi është një version i përditësuar i pamfletit që Suedia e ka lëshuar pesë herë prej Luftës së Dytë Botërore.

Versioni paraprak, i nisur më 2018, ka qenë i pari që u është dërguar suedezëve prej vitit 1961, periudhë e Luftës së Ftohtë.

“Situata e sigurisë është serioze dhe duhet të forcojmë qëndrueshmërinë për t’u përballur me kriza apo edhe ndonjë luftë”, ka thënë Mikael Frisell nga Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile.

Në udhëzues përmendet edhe se si duhet siguruar edhe ruajtur ushqimi dhe uji.

Agjencia ka thënë se udhëzuesi i përditësuar i vitit 2024 ka në fokus përgatitjen për luftë.

Në dy javët e ardhshme, udhëzuesin pritet ta pranojnë 5.2 milionë shtëpi në Suedi.

Udhëzuesi është përgatitur në gjuhën suedeze dhe në disa gjuhë tjera.

Po të hënën, Qeveria në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, e ka lansuar një uebfaqe me informacione për përgatitje të banorëve për kriza të ndryshme.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Internacionalja e Partive të Qendrës së Djathte rezolutë për Shqipërinë: Dënojme narkoregjimin e Ramës dhe burgosjen e Berishes dhe…

Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë ka miratuar rezolutën ku dënon narkoregjimin e Edi Ramës në Tiranë, si dhe burgosjen e liderëve të opozitës.

Në tekstin e plotë të rezolutës theksohet se kjo organizatë ndërkombëtare e partive të djathta, do të qëndrojë në mbështetje të partive anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbështesë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

CDI shprehet gjithashtu se Shqipëria është një vend ku të gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një përsoni të vetëm, Edi Ramës, dhe se zgjedhjet janë kthyer në një fasade. Organizata madje e krahason Shqipërinë me vende si Bjellorusia, Tunizia etj, ku udhëheqësit e opozitëve përndiqen politikisht nga pushteti dhe kërcënime të drejtpërdrejta.

CID është grupi kryesor politik ndërkombëtar, i përbërë nga 109 parti politike nga 83 vende. Anëtarët e saj janë kryesisht nga Evropa dhe Amerika.

Divizioni evropian i CDI-së është Partitë Popullore Evropiane (EPP), aktualisht grupi më i madh politik evropian.

Rezoluta e miratuar nga 108 partite e djathta

Rezoluta e plotë:

CDI qëndron fuqimisht për respektimin e shtetit të së drejtës dhe integritetin institucional si shtylla kurrizore e shoqërive demokratike. Nën qeverisjen socialiste 12-vjeçare në Shqipëri, të gjitha pushtetet janë përqendruar në duart e një personi dhe zgjedhjet periodike janë thjesht një fasadë. E ngjashme me situatat në Bjellorusi dhe Tunizi, udhëheqësit e opozitës, anëtarët e parlamentit dhe qeverisja lokale nga opozita përballen me ndjekje politike dhe burgim, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe përpjekje për jetën e tyre.

Është shqetësuese korrupsioni i shfrenuar, si dhe lidhjet dhe ndikimet problematike të krimit të organizuar. Trafikimi i drogës dhe krimi i organizuar, të ndërthurura ngushtë me kartelat e drogës në Amerikën Latine që kanë depërtuar në shumë vende evropiane, po përdorin ekonominë dhe peizazhin politik shqiptar për pastrim parash, duke treguar një përzierje shqetësuese të shtetit dhe ndërmarrjes kriminale. Zbulimet e fundit nga autoritetet belge ekspozojnë në mënyrë alarmante lidhjet e drejtpërdrejta midis rrjeteve të krimit të organizuar me drejtuesit e Partisë Socialiste dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Regjistrimet e rrjedhura dhe dokumentet ilustrojnë një përpjekje të koordinuar midis organizatave kriminale dhe zyrtarëve qeveritarë për të emëruar njerëzit e tyre si deputetë, ministra të punëve të brendshme, gjyqtarë, prokurorë, oficerë të lartë të policisë, zyrtarë të lartë dhe për të manipuluar zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste. Kjo bashkëpunim ka krijuar një mjedis ku rrjetet kriminale përdoren për të blerë vota, për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar sistematikisht zgjedhjet.

Gjatë kohës në pushtet që nga viti 2013, shumica socialiste ka dështuar të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat kërkojnë masa urgjente për të parandaluar blerjen e votave, frikësimin e votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Kryeministri Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën, duke ndaluar të drejtën e partive të opozitës për të formuar koalicione. Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, situata politike është përkeqësuar ndjeshëm, në kontrast të fortë me kushtet e vitit 2013, kur socialistët fituan zgjedhjet dhe ishte e mundur një rotacion pushteti.

CDI nënvizon nevojën për një gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur shqiptar. Në këtë kontekst, ka shqetësime të ligjshme se institucionet kyçe, që supozohet të funksionojnë në mënyrë të paanshme si garantues të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në pjesën më të madhe janë kthyer në instrumente të fuqishme të shumicës socialiste për të shtypur kundërshtarët politikë.

Rastet e fundit të arrestimeve politike, burgimeve dhe ndjekjeve penale të udhëheqësve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të qeverisjes lokale disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme provojnë se Edi Rama dëshiron me çdo kusht një mandat të katërt. Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme, të gjithë udhëheqësit e opozitës, të gjitha së bashku, përballen me ndjekje politike dhe burgime, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe përpjekje për jetën e tyre. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të burgosur politikë: 1. Prof. Dr. Sali Berisha: President i PD-së dhe lider i opozitës.

Nën arrest shtëpiak politik për nëntë muaj si person nën hetim, pas një ankese të rreme të paraqitur nga drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe urdhrit të përsëritur të Edi Ramës. Arrestimi i tij shtëpiak është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kohët e fundit po përballet me akuza të motivuara politikisht për korrupsion pasiv, bazuar në gënjeshtra, dokumente zyrtare të falsifikuara, pa asnjë provë kriminale. Nuk ka asnjë shkelje ligjore, asnjë dëm publik dhe asnjë firmë nga Berisha, asnjë dëshmitar kundër tij; 2. Z. Ilir Meta: ish-president, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Parlamentit dhe aktualisht lider i Partisë së Lirisë (partia e dytë më e madhe e opozitës), është në burg si person nën hetim. U ndalua në rrugë, u arrestua brutalisht dhe u tërhoq e u godit në kokë nga policë me maska në një skenar të porositur; 3. Z. Fatmir Mediu, President i Partisë Republikane, ish-ministër i Mbrojtjes – përballet me ndjekje penale ndërkohë që Gjykata e Lartë e Shqipërisë hodhi poshtë çështjen “shpërdorim detyre” të Mediut në vitin 2009. Afati 10-vjeçar i parashkrimit për çështjen Mediu u përmbush në vitin 2019. Por Prokuroria e hapi çështjen në shkelje të afatit të parashkrimit dhe të gjykimit të dyfishtë; 4. Z. Ervin Salianji, deputet i PD-së dhe nënkryetar i grupit, i dënuar me një vit burg, bazuar në dëshmi të rreme dhe i akuzuar për deklarim të rremë, të cilin ai nuk e ka bërë kurrë; 5. Z. Fredi Beleri, deputet evropian, kryetar i zgjedhur i Himarës – i arrestuar dhe burgosur politikisht.

Gjyqësori nuk mund të përdoret si armë politike për të përgatitur terrenin për manipulimin zgjedhor, duke kujtuar taktikat e regjimeve autoritare. Paralajmërimi i Komisionit të Venecias në 2015 se reforma në drejtësi rrezikonte të bashkëpunohej nga partia në pushtet dhe të krijonte kaos brenda sistemit duket se është materializuar nën drejtimin e Ramës.

CDI nënvizon se injorimi i vullnetit të popullit, i shprehur qartë në zgjedhjet e fundit parlamentare, mund të çojë në një ulje të besimit në proceset demokratike tashmë të dobësuara dhe mund të shkaktojë një paqëndrueshmëri afatgjatë politike.

CDI dënon arrestimet dhe burgosjet e motivuara politikisht të liderëve, deputetëve dhe zyrtarëve të qeverisjes lokale në Shqipëri dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm.

CDI mbështet në mënyrë të pakushtëzuar përpjekjet e opozitës shqiptare për anëtarësimin në BE, si dhe luftën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare, duke njohur rolin e tyre të guximshëm dhe jetik në rikthimin e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Ne ritheksojmë rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si përgjegjësi jetike të një vendi anëtar të NATO-s dhe kandidat për në BE, duke theksuar nevojën për masa urgjente për të thyer rrethin vicioz midis krimit dhe votave.

CDI mbështet një gjyqësor të pavarur, i cili bazohet në respektimin e kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve. Gjyqësori duhet t’u shërbejë njerëzve, duke u mundësuar shqiptarëve të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë e tyre.

Është në interesin e Shqipërisë të lejojë krijimin e një qeverie kujdestare, të bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut. Një qeveri kujdestare që mbikëqyr procesin zgjedhor dhe siguron integritetin e tij ishte një përvojë e suksesshme në Maqedoninë e Veriut.

CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të qëndrojë në mbështetje të partive anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbështesë të ardhmen evropiane të Shqipërisë. sn

Kritikët e Putinit protestojnë në Berlin; Kërkojnë demokraci në Rusi dhe fundin e luftës në Ukrainë

VOA/Marrë nga Associated Press

Figura të njohura të opozitës ruse udhëhoqën sot një protestë në qendër të Berlinit, ku kritikuan Presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën e tij në Ukrainë dhe njëherësh bënë thirrje për demokraci në Rusi.

Duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jo Putin, jo luftë”, protestuesit u udhëhoqën nga Yulia Navalnaya, e veja e kritikut kyesor të Presidentit rus Putin, Alexei Navalny, si edhe nga Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, të cilët u liruan nga burgjet ruse, pas një shkëmbimi të të burgosurve gjatë kësaj vere.

Duke bërë thirrje “Rusia pa Putinin”, si edhe thirrje të tjera në gjuhën ruse, protestuesit mbanin pankarta me një sërë mesazhesh, përshirë “Putini është i barabartë me luftë” dhe “Putini është vrasës”, të shkuara në gjuhën gjermane.

Disa demonstrues marshuan me flamujt e Rusisë ose Ukrainës, ndërsa të tjerë me flamur me ngjyrë të bardhë e blu që përdoren nga disa grupe opozitare ruse.

Organizatorët thanë se marshimi nisi në sheshin Potsdamer dhe vazhdoi drejt Portës së Branderburgut dhe përfundoi para ambasadës ruse.

Nëpërmjet një deklarate protestuesit thanë se përmes “marshimit kërkohet tërheqja e menjëhershme e trupave ruse nga Ukraina, zhvillimi i një procesi gjyqësor ndaj Vladimir Putinit si kriminel lufte si edhe lirimi i të gjithë të burgosurve politikë në Rusi”.

Politikani në mërgim Ilya Yashin tha para protestës se synimi ishte që të “shfrytëzohej liria që kemi në Berlin për t’i dëshmuar botë se ekziston edhe një Rusi e paqtë, e lirë dhe e civilizuar”.

Opozitarët Navalnaya, Yashin dhe Kara-Murza u bënë bashkë sot për të treguar unitet.

Anëtarët e opozitës ruse që ndodhen në mërgim deri tani nuk ia kanë dalë të jenë të njëzëshëm dhe të paraqesin një plan të qartë veprimi.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella firmos ligjin, mëmësia surrogate një krim universal

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka firmosur ligjin për mëmësinë surrogate.

Projektligji, i cili e përcakton shtatzëninë për të tjerët si një “krim universal” edhe për ata që e përdorin atë jashtë vendit, u miratua përfundimisht nga Senati më 16 tetor.

Masa do të publikohet të hënën në Fletoren Zyrtare.

Kreu i Shtetit nënshkroi tekstin më 4 nëntor, përpara se të nisej për vizitën e tij në Kinë, por lajmi bëhet i ditur vetëm tani.

Dispozita parashikon ndalimin e ushtrimit të shtatzënisë për të tjerët jo vetëm në Itali, ku është e paligjshme, por edhe në vendet e huaja ku praktika është e ligjshme.

Çfarë parashikon ligji për surrogacitetin
Ligji i ri për surrogatinë ndryshon nenin 12 të ligjit 40 të datës 19 shkurt 2004.

Me fjalinë e mëposhtme, të përfshirë në paragrafin 6: “Kushdo që në çfarëdo forme krijon, organizon ose reklamon komercializimin e gameteve ose embrioneve ose surrogacinë e lindjes dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga 600 mijë deri në një milion euro”. sn

Protestuesit ia mësyjnë Parlamentit në Abkazi të Gjeorgjisë për shkak të një ujdie me Rusinë

Qindra protestues u mblodhën pranë Parlamentit lokal në Sukumi më 15 nëntor, Gjeorgji.

 

Protestuesit e udhëhequr nga opozita në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi, janë futur vrullshëm brenda oborrit të Parlamentit lokal në Sukumi, kryeqytetin rajonal, në përpjekje për t’i detyruar ligjvënësit ta shfuqizojnë një marrëveshje kontroverse me Moskën, e cila u jep përparësi sipërmarrësve rusë të ndërtimit.

Sipas mediave vendëse, përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen më 15 nëntor dështuan, pasi protestuesit u futën në oborrin e Parlamentit.

Por, kjo nuk i ndaloi protestuesit, të cilët tani duan një seancë të re parlamentare për të votuar për shfuqizimin e plotë të marrëveshjes.

“Kundërshtimet po rriten, dhe ka rrezik që të ketë gjakderdhje”, shkroi Nuzhnaya Gazeta në Telegram.

Sipas mediave vendëse, policia dhe qindra protestues u përleshën, pasi dyshohet se forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Nuk është raportuar për të lënduar apo arrestuar.

Zyra për shtyp e liderit të Abkazisë, Aslan Bzhania, tha se administrata e tij është duke e përdorur një dokument për tërheqjen e projektligjit nga Parlamenti.

Por, protestuesit thanë se nuk do të largohen para se Bzhania të japë dorëheqje.

Tensionet janë rritur dukshëm në javët e fundit në këtë rajon, pasi aktivistët opozitarë janë duke kërkuar t’i japin fund mbizotërimit të Rusisë në këtë rajon dhe në ekonominë e tij, edhe pse partitë opozitare thanë më 15 nëntor se protesta e tyre nuk është kundër Rusisë.

“Veprimet e protestave nuk janë kundër marrëdhënieve mes Rusisë dhe Abkazisë”, thanë ato në një komunikatë.

Ato thanë se janë të zemëruara me Bzhanian, të cilin e akuzojnë se i përdor lidhjet me Moskën “për përfitimet e veta gjatë gjithë kohës së tij në pushtet”.

Abkazia dhe Osetia Jugore u shkëputën nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.

Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë.

Shumica e vendeve ende e njohin Abkazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj. REL

Umerov: Ukraina po lufton për të çliruar gjithë territorin e pushtuar

VOA/AP dhe Reuters

Forcat ruse kryen një sulm vdekjeprurës në Odesë gjatë natës duke dëmtuar infrastrukutrën jetike dhe lënë pa ngrohje mijëra banorë në qytetin jugor të Ukrainës.

Ndërkohë, në Kiev po shtohen shqetësimet mbi të ardhmen e ndihmës së huaj ushtarake, pas fitores së Donald Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhës.

Por Ministri ukrainas i Mbrojtjes tha sot se objektivi i ushtrisë së tij nuk ka ndryshuar dhe ai është çlirimi i gjithë territorit të pushtuar nga Rusia.

Ukraina po lufton për të çliruar gjithë territorin e pushtuar nga Rusia dhe çdo pretendim ndryshe është i rremë, tha të premten Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

“Para së gjithash, ne po luftojmë për vlerat, liritë dhe interesat kombëtare. Integriteti territorial është pjesë e vlerave tona”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes në një konferencë të përbashkët me homologun e tij norvegjez në Oslo.

I pyetur mbi njoftimet se Ukraina po e zhvendos objektivin e saj në luftë, zoti Umerov tha se këto deklarata janë të rreme dhe pjesë e propagandës ruse.

“Ne vazhdojmë të kemi përparësi mbrojtjen e njerëzve dhe kombit, çlirimin nga pushtimi i përkohshëm pothuajse 10 vjeçar, kështu që Krimea dhe Donbasi janë pjesë e Ukrainës”, u përgjigj ai.

Forcat ukrainase po humbasin territor në lindje, ndërsa në Kiev po shtohen shqetësimet mbi të ardhmen e ndihmës së huaj ushtarake, pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe zotimeve të tij për t’i dhënë fund luftës.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë tha dje se vendi i tij është i hapur për negociata për t’i dhënë fund luftës, nëse ato vijnë si nismë e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Zoti Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit me shpejtësi, por pa ofruar hollësi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se paqja mund të arrihet vetëm pas largimit të të gjitha foracve ruse dhe rikthimit të të gjithë territorit të pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.

Ndërkohë, autoritetet thanë të premten se si pasojë e një sulmi masiv rus në qytetin jugor të Odesës, një person humbi jetën dhe 10 të tjerë u plagosën, ndërsa mijëra banorë pranë portit ukrainas në Detin e Zi kanë ngelur pa energji dhe ngrohje.

“Ishim futur në strehimore dhe po prisnim. Ky është ndoshta shpërthimi me më së shumti shkatërrime që kam parë në luftë”, thotë ukrainasja Natalya.

“Një dron Shahed goditi ndërtesën pranë një shkolle të muzikës. Nuk e dimë se çfarë kishte brenda, por gjendja duket e rëndë”, shpjegon ukrainasi Viachislav.

Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper tha në rrjetin Telegram se sulmi dëmtoi edhe infrastrukturën e ngrohjes në një spital materniteti.

Për më shumë se 2 vite e gjysmë, Odesa dhe porti jugor ukrainas kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i OKB-së tha të premten se çdo sulm shtesë rus ndaj sistemit të furnizimit me energji të Ukrainës, mund të shkaktojë një valë të re zhvendosjesh masive.

Ndërsa lufta po shkon drejt dimrit të tretë, këtë herë civilët janë më në rrezik për shkak të goditjeve ruse në sistemin energjetik dhe lodhjes së donatorëve, tha Koordinatori Humanitar i OKB-së në Ukrainë, Matthias Schmale.

“Shqetësimi i vërtetë është nëse do të vihet sërish në shënjestër sektori i energjisë. Kjo mund të ishte një pikë kthese për zhvendosje të mëtejshme masive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij”, u tha ai gazetarëve në Gjenevë.

Nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022, 3.6 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 6 milionë banorë kanë ikur përtej kufijve.

Rreth 65 për qind e prodhimit të energjisë në Ukrainë është aktualisht jashtë funksionit për shkak të sulmeve ruse, situatë më e rëndë krahasuar me vitin 2022 dhe 2023, tha zoti Schmale.

Incidenti me Belerin në Tiranë, presidenti i PPE letër Ramës: Nuk janë marrë masa për ta parandaluar aktin

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku ka dënuar sulmin me vezë dhe kos ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, i cili ndodhi më 29 tetor pranë Kryesisë së Kuvendit, gjatë pjesëmarrjes së tij në takimet e Delegacionit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Weber thekson në letrën e tij se sulmi ndaj Belerit, i cili ka statusin diplomatik si anëtar i këtij delegacioni, ishte një veprim i papranueshëm, i cili përfshiu dhunë verbale dhe fizike nga një protestues gjatë daljes së eurodeputetit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu, ai shtoi se ky incident është një dështim i shtetit pritës në garantimin e sigurisë dhe integritetit të një përfaqësuesi të Bashkimit Evropian, dhe shprehet i shqetësuar për mungesën e masave mbrojtëse adekuate në rastin konkret. Ai nënvizoi se incidenti mund të ishte parandaluar, nëse autoritetet shqiptare do të kishin marrë masat e duhura të sigurisë për misionin zyrtar të Belerit.

Weber i bëri thirrje kryeministrit Rama që të sigurohet se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më në të ardhmen dhe se angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë do të respektohen në kuadër të procesit të integrimit në BE.

“Ky sulm përbën një dështim të shtetit pritës dhe, nëse do të ishin marrë masa sigurie, ai mund të ishte shmangur. E dënoj fuqishëm këtë incident dhe kërkoj që të siguroheni që incidente të ngjashme të mos ndodhin më, duke respektuar angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë,” përfundoi Weber. bw

Ukraina e zmbraps sulmin rus në Kupiansk

Ushtarët ukrainas të Brigadës së 24-të qëllojnë një obus drejt pozicioneve ruse në rajonin e Donjeckut, më 13 nëntor.

 

Ushtria e Ukrainës ka thënë të enjten se e ka zmbrapsur një sulm rus në qytezën Kupiansk në verilindje të rajonit të Harkivit, duke i hedhur poshtë pretendimet e Moskës se ka fituar terren në qendrën e rëndësishme strategjike për transportim.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar të marrin jetë civilësh.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha në një komunikatë të enjten se forcat e saj e zmbrapsën sulmin, duke i shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe në njerëz Rusisë.

Vitaly Ganchev, zyrtar rus, kishte thënë paraprakisht se forcat ruse kishin zënë pozicione në periferi të Kupianskut dhe se po çajnë përpara në verilindje dhe juglindje të qytezës.

“Informatat për pushtimin e vendbanimit Illinka dhe për zënien e pozicioneve nga trupat ruse në qytezën Kupiansk, janë të pavërteta”, tha Qendra për Komunikime Strategjike e Ushtrisë së Ukrainës të enjten.

“Shtabi i Përgjithshëm informon se dje ushtarët ukrainas ndaluan përparimin e armikut në Kupiansk, shkatërruan të gjitha pajisjet e tij të blinduara dhe eliminuan një pjesë të madhe të forcave të tij njerëzore”, thuhet në komunikatë.

Pretendimet ruse dhe ato ukrainase nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Forcat ruse kapën Kupianskun, një nyje hekurudhore me rëndësi strategjike, menjëherë pas fillimit të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por kjo qytezë u çlirua nga trupat ukrainase në një kundërofensivë të shpejtë në vjeshtën e po të njëjtit vit.

Në muajt e fundit, Rusia ka çarë përpara me një ofensivë në rajonin e Harkivit, derisa vazhdimisht po e godet Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me sulme raketore dhe artilerie, duke shkaktuar viktima të shumta mes civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile dhe atë energjetike.

Të enjten, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Gennady Gatilov, tha se Kremlini është i hapur për bisedime për paqe, nëse administrata e re e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i inicion ato, dhe nëse merren parasysh “realitetet në terren”.

Në ditët e fundit, Rusia ka fituar t erren në afërsi të qytezës së dëmtuar rëndë, Kurahove, në rajonin e Donjeckut dhe po kërcënon me rrethimin e tij.

Mëngjesin e së enjtes, sistemet e mbrojtjes ajrore i rrëzuan 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia në Ukrainë, raportoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Dy njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në fshatin Shevchenko në Donjeck si pasojë e sulmeve ruse, raportoi zyra e prokurorit rajonal.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi dy dronë ukrainas të enjten, një mbi rajonin Kursk dhe një tjetër mbi rajonin Belgorod. REL

Polonia vlerëson hapjen e bazës amerikane si shenjë të sigurisë së saj

VOA/Marrë nga Reuters

Shtetet e Bashkuara hapën një bazë të re të mbrojtjes ajrore në veri të Polonisë të mërkurën. Presidenti polak vlerësoi se kjo tregon se vendi i tij është i sigurt si anëtar i NATO-s në një kohë kur Ukraina fqinje është në luftë me forcat ruse.

Sistemi i mbrojtjes ajrore amerikane u vendos në një bazë që ishte planifikuar të hapej nga vitet 2000, në qytetin Redzikowo, pranë bregut të Baltikut.

Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara ka krijuar shqetësime në mesin e disa anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, Varshava thotë se vazhdimi i punës në këtë bazë nga presidentët e njëpasnjëshëm amerikan tregon se aleanca ushtarake e Polonisë me Uashingtonin mbetet solide, pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë garantuesi i sigurisë së Polonisë”, tha presidenti Andrzej Duda.

Ai tha se prania e përhershme e trupave amerikane në bazë tregoi se Polonia, një shtet komunist deri në vitin 1989, “nuk ishte në sferën ruse të ndikimit”.

Kremlini e quajti bazën të mërkurën një përpjekje për të penguar Rusinë duke afruar infrastrukturën ushtarake amerikane pranë kufijve të saj.

Hapja vjen mes shqetësimeve midis disa anëtarëve të NATO-s për zgjedhjen e zotit Trump, i cili është zotuar të mos ofrojë mbështetje për vendet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Megjithatë, Varshava thotë se Polonia nuk ka arsye për shqetësim pasi nga vendet anëtare të NATO-s shpenzon më shumë për mbrojtjen, në raport me përmasat e ekonomisë së saj. Presidenti konservator Duda gjithashtu ka theksuar lidhjet e tij të ngrohta me Presidentin e zgjedhur Trump.

Baza amerikane në Redzikowo është pjesë e një mburoje më të gjerë nga raketat të NATO-s, të quajtur “Aegis Ashore”, për të cilën aleanca thotë se mund të diktojë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme.

Elementë të tjerë me rëndësi kyçe të kësaj mburoje përfshijnë një bazë tjetër në Rumani, prania e një anijeje luftarake amerikane në portin spanjoll Rota dhe një radar në Kurecik të Turqisë.

Moska e ka shpallur bazën një kërcënim që në vitin 2007, kur po bëheshin planet për hapjen e saj.

NATO thotë se qëllimi i bazës është vetëm mbrojtja.

Burime ushtarake i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi në Poloni tani mund të përdoret vetëm kundër raketave të lëshuara nga Lindja e Mesme dhe radarit do t’i duhet një ndryshim në drejtim për të kapur predha nga Rusia. Kjo është një procedurë komplekse që kërkon një ndryshim të politikës.

Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha të hënën se fushëveprimi i mburojës duhej të zgjerohej, një gjë që Varshava do ta diskutonte me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të takohet me Presidentin Duda dhe Kryeministrin polak Donald Tusk në Varshavë, në orët e mbrëmjes të mërkurën.

Arrihet marrëveshja: Gjermania shkon në zgjedhje të reja më 23 shkurt

BILD

Tani është e qartë: Gjermania do të zgjedhë një Bundestag të ri në fund të shkurtit!

Pas diskutimeve të përbashkëta, kreu i grupit parlamentar të SPD, Rolf Mützenich dhe kreu i grupit parlamentar të CDU, Friedrich Merz arritën një marrëveshje: zgjedhjet duhet të zhvillohen në 23 shkurt.

FDP dhe Të Gjelbrit gjithashtu ka të ngjarë të mbështesin këtë datë.

Prandaj, kancelari Olaf Scholz ndoshta do të kërkojë votëbesimin përpara datës 15 janar.

Data më e mundshme është 18 dhjetori – gjashtë ditë para Krishtlindjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, kishte thënë në ZDF “Morgenmagazin” se ndoshta do të ketë zgjedhje të reja më 16 ose 23 shkurt.

“Shpresoj dhe jam i sigurt se do të kemi qartësi shumë shpejt. Ndoshta në orët e ardhshme”. sn

Gjykata në Romë sërish merr vendim kundër ndalimit të emigrantëve në Shqipëri

Anija e marinës italiane, Libra, duke dërguar në Shëngjin grupin e parë të emigrantëve.

 

Gjykatësit në Romë kanë refuzuar që të miratojnë ndalimin e një grupi emigrantësh në qendrat në Shqipëri, që operohen nga Italia, duke e dërguar këtë çështje te Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Ky veprim paraqet një goditje të re për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar emigrantët në dy qendra të pritjes, teksa shtatë burrat që janë të përfshirë në këtë rast pritet të transferohen së shpejti në Itali, raportoi AFP.

Kjo është hera e dytë që gjykata në Romë merr vendim kundër planit të Melonit. Më 18 tetor, gjykatësit kishin refuzuar urdhrat që një grup emigrantësh të mbahej në një qendër të pritjes në Shqipëri, duke thënë se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

Aktualisht, vetëm shtatë emigrantë – pesë nga Bangladeshi dhe dy nga Egjipti – ndodhen në qendrën e pritjes në Shqipëri.

Emigranti i fundit që u kthye në Itali më 9 nëntor ishte një person nga Egjipti, që u diagnostikua me “probleme psikikike” dhe prandaj u tha se ishte e pamundur që të mbahej në qendrën në Gjadër.

Grupi prej tetë emigrantësh ishte i dyti që u dërgua në Shqipëri prej se qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas marrëveshjes së arritur mes Italisë dhe Shqipërisë vitin e kaluar.

Marrëveshja lejon që deri në 3.000 emigrantë – që kapen nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj – të dërgohen në Shqipëri, ku do të vlerësohen për fitimin e azilit në Itali, apo kthimin mbrapsht në vendet e tyre.

Italia është pajtuar t’i mirëpresë emigrantët që fitojnë azilin, ndërsa atyre që nuk u pranohen kërkesat për azil, dëbohen drejtpërdrejt nga Shqipëria.

Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore.

Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak se vendet e tyre të origjinës – Bangladeshi dhe Egjipti – nuk ishin vende të sigurta.

Kryeministrja Meloni e ka përditësuar statusin ligjor në listën e vendeve të sigurta, duke e bërë atë akt ligjor në vend se dekret ministrial, duke besuar se kjo do ta bëjë më të vështirë për gjykatat ta sfidojnë vlefshmërinë e tij.

Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit.

Sipas marrëveshjes, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shërbejë për strehim të emigrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma. REL

Erdogani shpreson që Trumpi të përmbushë premtimet për t’i dhënë fund konflikteve në Lindjen e Mesme

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se shpreson që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të përmbushë premtimet për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme dhe t’i thotë Izraelit të “ndalojë” agresionin e tij.

Duke folur me një grup gazetarësh gjatë kthimit nga Hungaria, Erdogan tha gjithashtu se ndërprerja e mbështetjes së armëve të SHBA për Izraelin, “do të ishte një fillim i mirë” drejt përfundimit të konfliktit në Liban dhe territoret palestineze.

“Ne duam që ai premtim të përmbushet dhe që Izraelit t’i thuhet të ndalojë”, cituan gazeta Hurriyet dhe media të tjera të thoshte Erdogan të premten.

Turqia është bërë një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit, duke akuzuar vendin për kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe duke kritikuar ashpër vendet perëndimore për mbështetjen e Izraelit./ AP. sn

Kandidatja për komisionare të Zgjerimit kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

Radio Evropa e Lirë

Kandidatja për komisionare të Zgjerimit e BE-së, sllovenia Marta Kos, ka thënë të enjten se ajo nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian (PE), ku u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së.

“Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo. Jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ka thënë ajo pasi është pyetur për idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat, sipas deputetit që bëri pyetje, mund të kthehen përsëri në tryezë pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Administrata e mëparshme e Trumpit ka thënë se nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, me kusht që Prishtina dhe Beogradi do të përpunonin një “zgjidhje të kënaqshme reciproke”.

Kos është pyetur gjithashtu edhe për rolin e saj të mundshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo shprehu gatishmëri për të punuar me Kaja Kallasin, e cila pritet të konfirmohet në postin e përfaqësues për politikë të jashtme të BE-së, dhe ta marrë përsipër ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve fqinje.

“Dialogu formalisht është në duart e Kaja Kallasit. Unë do të punoj sigurisht me të. Pasi e njoh këtë rajon dhe mentalitetin, dua të bashkëpunoj në këtë fushë. Të lëvizim përpara. Është bërë shumë formalisht deri me tani”, tha ajo.

Ajo tha se pret nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan në fillim të vitit 2023 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, Kos paralajmëroi se “nëse gjërat nuk shkojnë, duhet të gjejmë një rrugë të re”, duke e cituar Albert Ajnshtajnin se “është çmenduri të vazhdosh ta bësh të njëjtën gjë çdo ditë dhe të presësh rezultat tjetër“.

Nga burimet e Parlamentit Evropian mësohet se Kos ka marrë mbështetjen e shumicës së nevojshme në Komisionin e politikës së jashtme të PE-së për të ushtruar funksionin e komisionares për Zgjerim.

Negociatat për anëtarësim me Malin e Zi e Shqipërinë mund të mbyllen brenda vitesh

Ndërkaq, duke folur për zgjerimin, kandidatja për komisionare ka thënë se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mundësi t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok deri në vitin 2026 dhe 2027, përkatësisht.

Kos shpreson ta marrë pëlqimin e komisionit për t’u emëruar në postin e komisionares për Zgjerim.

Ajo tha gjatë seancës dëgjimore se do të jetë e “përkushtuar” për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe se do ta mbajë si parim qëndrimin se vendet kandidate duhet të anëtarësohen në bazë të meritave dhe përmbushjes së reformave dhe kushteve për anëtarësim.

“Sot, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ekziston një mundësi reale për t’i afruar një apo dy vende nga fundi i procesit të negociatave. Mund të ndodhë që ne mund t’i përmbyllim negociatat me Malin e Zi, t’i mbyllim të gjithë kapitujt, deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë deri në vitin 2027”, tha ajo.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.

Në anën tjetër, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

Kos theksoi se gjatë mandatit të saj, nëse do të emërohet, do të ngulë këmbë që edhe BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj vendeve në procesin e zgjerimit.

Gjatë seancës ajo disa herë është pyetur, kryesisht nga deputetët e së djathtës ekstreme nga vendet lindore të bllokut, për dyshimet se në të kaluarën ka bashkëpunuar me shërbimet e zbulimit të ish-Jugosllavisë. Ajo i ka hedhur poshtë këto akuza.

Ajo u propozua për këtë post në shtator nga presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Nëse konfirmohet, Kos do ta zëvendësojë në këtë pos Oliver Varhelyin.

Konfirmimi formal i komisionerëve do të bëhet në fund të procesit kur të përfundojnë seancat dëgjimore për të gjithë kandidatët. Synohet që Komisioni i ri Evropian të konfirmohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian me 25 nëntor dhe të nisë mandatin më 1 dhjetor.

Presidenti gjerman: Fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës, krizën politike duhet ta lëmë pas

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i quajti orë “dramatike” orët e përjetuara “në politikën e jashtme si dhe të brendshme”, që të mërkurën në mbrëmje (06.10.) dhe që të martën.

“Debati publik dhe interesi medial është përqendruar plotësisht në pasojat pas vendimeve të zgjedhjeve në SHBA dhe që prej dje në mbrëmje këtu në Gjermani”, tha ai sot (07.10) në një deklaratë në Berlin.

Situatën e pazakontë për Gjermaninë, presidenti Steinmeier e argumentoi me faktin që “ka ndodhur rrallë” “në historinë 75-vjeçare të Republikës Federale, që një koalicion qeverisës të mos ketë më shumicë në Bundestagun Gjerman para përfundimit të periudhës legjislative.”

Steinmeieri kuptoi me këto fjalë daljen dje të partisë liberal-konservatore FDP nga koalicioni trepartiak qeverisës me socialdemokratët (SPD) dhe Të Gjelbrit. Këto e lanë koalicionin Scholz, rreth 3 vjet pas ardhjes në pushtet, pa shumicë në Bundestag.

Presidenti Steinmeier deklaroi se do të nënshkruajë në mesditë kërkesën për lirimin nga detyra të ministrit të Financave të Gjermanisë, Christian Lindner nga FDP. Këtë kërkesë ia paraqiti dje në mbrëmje kancelari Olaf Scholz. Dy ministra të tjerë liberalë në qeveri, Buschmann dhe Stark-Watzinger kanë paraqitur nga ana e tyre dorëheqjen, konfirmoi Presidenti gjerman.

Por “fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës, është një krizë politike që duhet dhe do ta lëmë pas” shtoi Steinmeier. Ai tërhoqi vëmendjen se “demokracia jonë është e fortë” dhe se kushtetuta, ligji themelor kanë përcaktime të qarta për pjesën tjetër të procedurës.

Parlamenti mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja pasi kancelari e humbet votëbesimin. Kancelari Scholz “deklaroi se do ta kërkojë votëbesimin në Bundestag”.

Gjermanisë i duhen “shumica të qëndrueshme dhe një qeveri e aftë për veprim”.
Steinmeier kujtoi se është Presidenti i Gjermanisë ai që vendos për shpërndarjen e Bundestagut. Por ai tha se “jam i gatshëm për këtë vendim” “nëse Bundestagu ia heq votëbesimin kancelarit federal në kuadrin e procedurës së parashikuar në nenin 68 të Ligjit Themelor.”

Presidenti i Gjermanisë tha se ishte i ndërgjegjshëm se kushtetuta gjermane “e lidh këtë vendim me parakushte”. Por “kriteri i verifikimit” të vendimit për Steinmeierin do të jetë maksima se Gjermania “ka nevojë për shumica të qëndrueshme dhe për një qeveri të aftë për veprim”.

Presidenti Steinmeier bëri thirrje për “arsye dhe përgjegjësi” në situatën aktuale dhe për të mos u marrë me “taktika dhe përleshje”.

Ai tha se shumë njerëz në Gjermani “vështrojnë me shqetësim situatën e pasigurtë politike” në Gjermani, në Evropë dhe në botë “edhe pas zgjedhjeve në SHBA”.

Presidenti gjerman kujtoi në fund sfidat e pazakonta me të cilat përballet bota dhe Gjermania. “Pres që të gjithë ata që janë përgjegjës të përgjigjen në përputhje me përmasën e sfidave”, përfundoi ai./DW/

Kryeministri polak: Presidenca e Trumpit do të ketë pasoja për sigurinë evropiane

Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane do të ketë pasoja të rënda për sigurinë evropiane, por ai shtoi se nuk mund të parashikojë saktësisht se cilat do të jenë ato pasoja.

“Zgjedhjet në SHBA do të kenë pasoja serioze për politikën evropiane, veçanërisht në fushën e sigurisë”, tha ai në një konferencë shtypi përpara fluturimit të tij në Budapest për një samit të liderëve evropianë.

“Për ne është shumë e rëndësishme, dua ta theksoj këtë, Polonia ka interesa të përcaktuara qartë,” tha ai.

Kryeministri polak tha se mesazhi i tij kryesor për liderët e tjerë evropianë do të ishte “konsolidimi i marrëdhënieve transatlantike”, duke shtuar se ai kishte “marrëdhënie të mira personale” me Trump gjatë mandatit të tij të parë kur ai ishte President i Këshillit Evropian.

Ai e përshkroi Trumpin si një partner “kërkues” që besonte në përdorimin e “paparashikueshmërisë” në politikë si ndaj aleatëve ashtu edhe ndaj armiqve të tij.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndryshim në krahasim me presidencën e Joe Biden. A do të thotë kjo- për ne në çështjet kyçe të sigurisë, Ukrainës, Rusisë, luftës – një kthesë në Uashington? Unë nuk njoh askënd që mund t’i përgjigjet saktësisht kësaj pyetje”, shtoi ai. bw

Marta Kos: Negociatat për anëtarësim me Malin e Zi e Shqipërinë mund të mbyllen brenda vitesh

Kandidatja për komisionare të Zgjerimit të BE-së, sllovenia Marta Kos, ka thënë të enjten se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mundësi t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok deri në vitin 2026 dhe 2027, përkatësisht.

Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian (PE), ku u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së.

Kos shpreson ta marrë pëlqimin e komisionit për t’u emëruar në postin e komisionares për zgjerim.

Ajo tha gjatë seancës dëgjimore se do të jetë e “përkushtuar” për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe se do ta mbajë si parim qëndrimin se vendet kandidate duhet të anëtarësohen në bazë të meritave dhe përmbushjes së reformave dhe kushteve për anëtarësim.

“Sot, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ekziston një mundësi reale për t’i afruar një apo dy vende nga fundi i procesit të negociatave. Mund të ndodhë që ne mund t’i përmbyllim negociatat me Malin e Zi, t’i mbyllim të gjithë kapitujt, deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë deri në vitin 2027”, tha ajo.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.

Në anën tjetër, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

Kos theksoi se gjatë mandatit të saj, nëse do të emërohet, do të ngulë këmbë që edhe BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj vendeve në procesin e zgjerimit.

Por, nuk është e qartë nëse Kos do të emërohet, pasi, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në PE, besohet se ajo mund të jetë një nga kandidatet që mund të votohet që të mos emërohet komisionare për Zgjerim.

Ajo u propozua për këtë post në shtator nga presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Nëse konfirmohet, Kos do ta zëvendësojë në këtë pos Oliver Varhelyin.

Kos është pyetur gjithashtu edhe për rolin e saj të mundshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo shprehu gatishmëri për të punuar me Kaja Kallasin, e cila pritet të konfirmohet në postin e përfaqësues për politikë të jashtme të BE-së, dhe ta marrë përsipër ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve fqinje.

“Dialogu formalisht është në duart e Kaja Kallasit. Unë do të punoj sigurisht me të. Pasi e njoh këtë rajon dhe mentalitetin, dua të bashkëpunoj në këtë fushë. Të lëvizim përpara. Është bërë shumë formalisht deri me tani”, tha ajo.

Ajo tha se pret nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan në fillim të vitit 2023 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, Kos paralajmëroi se “nëse gjërat nuk shkojnë, duhet të gjejmë një rrugë të re”, duke e cituar Albert Ajnshtajnin se “është çmenduri të vazhdosh ta bësh të njëjtën gjë çdo ditë dhe të presësh rezultat tjetër“.

Marrëveshja Rama- Meloni/ Me vetëm tetë emigrantë në bord, anija “Libra” niset drejt Shqipërisë

Anija Libra është nisur sërish drejt Shqipërisë, për të transportuar emigrantët që kërkojnë të hyjnë në territorin italian ilegalisht.

La Repubblica njofton se në bordin e anijes janë tetë emigrantë. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët.

Kujtojmë se anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve, por se janë të paktë ata emigrantë që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

Zelensky uron Trumpin për fitoren: Vlerësoj angazhimin e tij për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump “për fitoren e tij mbresëlënëse në zgjedhje!”.

Në një postim në X, Zelensku shkruan se e vlerëson angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale.

“Urime për @realDonaldTrump në fitoren e tij mbresëlënëse në zgjedhje!
Më kujtohet takimi ynë i mrekullueshëm me Presidentin Trump në shtator, kur diskutuam në detaje partneritetin strategjik Ukrainë-SHBA, planin e Fitores dhe mënyrat për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës.

Unë e vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të afrojë paqen në Ukrainë. Unë shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku.

Ne presim me padurim një epokë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të forta nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypalëshe për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara.
Ne jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunim politik dhe ekonomik të dobishëm, nga i cili do të përfitojnë të dy vendet tona. Ukraina, si një nga fuqitë më të forta ushtarake të Evropës, është e përkushtuar për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë në Evropë dhe komunitetin transatlantik me mbështetjen e aleatëve tanë.
Mezi pres të përgëzoj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutoj mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Zelensky. bw

“Nuk kam qenë kurrë pjesë e Cosa Nostra-s”, dënohet mësuesja e lidhur me bosin mafioz Messina Denaro

Magjistrati i Palermos, Paolo Magro, dënoi me 11 vjet e 4 muaj burg për organizatë mafioze Laura Bonafede, mësuesen nga Campobello di Mazara, vajza e kumbarit historik të qytetit, e lidhur në mënyrë romantike me bosin Matteo Messina Denaro. Mësuesja u akuzua fillimisht për veprën penale të favorizimit, e cila më pas u ndryshua në atë të organizatës mafioze. Prokurorët Piero Padova dhe Gianluca De Leo kishin kërkuar dënim me 15 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 11 vjet e 4 muaj.

Roli i gruas në arratisjen e bosit të Mafies
Bonafede e kishte takuar të arratisurin e atëhershëm deri pak ditë para kapjes së tij. Të dy, siç shihet edhe nga dhjetëra foto të gjetura në strehën e fundit të bosit të mafias, madje dhe kishin bashkëjetuar. Për më tepër, mësuesja kishte menaxhuar korrespondencën e bosit të mafies, duke garantuar kontaktet e tij me njerëzit e tjerë të botës së mafies dhe duke mbuluar arratinë e tij.

Mbrojtja e mësueses: “Nuk kam qenë kurrë pjesë e Cosa Nostra-s”
Para dënimit, gruaja mohoi të ketë qenë pjesë e Cosa Nostra-s dhe të ketë jetuar me Matteo Messina Denaro dhe i kërkoi gjyqtarit të dëgjonte arsyet e saj. “Kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë organizate mafioze, nuk kam jetuar me askënd edhe sepse kam jetuar me nënën time deri në vitin 2021, imagjinoni sikur të flija jashtë shtëpisë, të shkoja të gjeja një justifikim për të – tha ajo. Doja t’ju kërkoja të vlerësoni pozicionin tim për atë që është dhe shpresoj të gjej te ju atë gjyqtarin nga Berlini që të gjithë shpresojmë ta takojmë”.

Marrëdhënia me Messina Denaro
E akuzuara bëri deklarata spontane duke u përpjekur të tregonte versionin e saj të marrëdhënies që e lidhte me ish-të kërkuarin që vdiq një vit më parë. Prokurorët fillimisht e akuzuan mësuesen nga Campobello di Mazara, vajzën e liderit historik të mafias Leonardo Bonafede, për krimin e favorizimit në rrethana të rënda, më vonë akuza u shndërrua në organizatë mafioze, duke njohur rolin pjesëmarrës të gruas në Cosa Nostra. Akuza që mësuesja i ka mohuar gjatë deklaratave të saj spontane. Gruaja tha se e kishte njohur Messina Denaron që fëmijë dhe se kishte marrë miqësi dhe vëmendje nga ai, një i njohur i vjetër i babait të saj, në momente të vështira të jetës së saj si pas arrestimit dhe dënimit të bashkëshortit të saj, Salvatore Gentile me burgim të përjetshëm për vrasje. bw

Gjykata rrëzon dekretin për ‘Vendet e sigurta’- Gazetari italian: Shkelje e ligjit evropian nga qeveria Meloni

Lorenzo Tosa, gazetar dhe shkrimtar italian, ka komentuar në Facebook zhvillimet e fundit në lidhje me politikën e imigacionit në Itali. Ai thekson se gjykatat romake dhe bolonjeze e kanë rrëzuar dekretin e qeverisë Meloni për “Vendet e sigurta”, duke e quajtur këtë një përpjekje të dështuar për të anashkaluar vendimin e Tribunalit të Romës lidhur me Shqipërinë.

Tosa thekson se gjykatësit kanë ofruar arsyetim të qartë në përputhje me ligjin evropian, duke theksuar se është e papranueshme që një qeveri kombëtare të përcaktojë sigurinë e vendeve. Ai gjithashtu kritikon vendimin e Tribunalit të Katanisë, i cili e ka quajtur Egjiptin një vend të pasigurt.

Sipas tij, politikat e qeverisë mund të gjejnë mbështetje vetëm tek ata që janë të informuar keq. Të gjithë këto zhvillime nxjerrin në pah një krizë të thellë në drejtësi dhe politikë, ku Tosa e shpreh shqetësimin për ndikimin e gjykatësve në politikën e sigurisë. Ai përfundon duke thënë se situata aktuale kalon çdo kufi të pranueshëm të talljes.

POSTIMI I GAZETARIT:

Ajo që thamë menjëherë pas nënshkrimit ka ndodhur. Gjykatësit në Romë dhe Bolonjë e kanë refuzuar plotësisht dekretin “Vendet e sigurta”, me të cilin qeveria Meloni po përpiqej ngathtë të anashkalonte vendimin e Tribunalit të Romës në lidhje me Shqipërinë. Ata e bënë këtë me arsyetim kristalor për këdo që ka njohuri edhe për më të voglën në lidhje me ligjin evropian dhe ndërkombëtar: nuk mund të jetë qeveria kombëtare ajo që vendos se cilat janë vendet e sigurta, por gjykatësit, bazuar ekskluzivisht dhe kryesisht në vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.

Jo vetëm kaq. Tribunali i Katani ka përsëritur sapo se Egjipti nuk është një vend i sigurt, duke e shkatërruar dhe mohuar përsëri dekretin. E vërteta është se lojërat e qeverisë mund të funksionojnë me analfabetët racistë që i votojnë, por jo në një gjykatë, aq më pak para ligjit evropian. Dhe menjëherë ka filluar performanca e zakonshme, e turpshme e Salvinit kundër “gjykatësve komunistë” që pengojnë patriotët të bllokojnë kufijtë e shenjtë. Ne jemi vërtet përtej çdo prag tolerues të talljes.

Zgjedhjet Presidenciale 2024- Kur do të shpallen rezultatet?

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA mund të dihet që mëngjesin e së mërkurës, vetëm pak orë pas përfundimit të votimit ditën e sotme. Ose mund të duhen ditë, javë dhe, siç ndodhi në një rast, një muaj.

Më shumë se 78 milionë votues amerikanë kishin hedhur votën e tyre deri të hënën në mëngjes, në prag të ditës së zgjedhjeve, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump kryqëzuan shtatë shtetet e fushëbetejës me fjalët e tyre përmbyllëse.

Në vitin 2016, votimi u mbyll në mbrëmjen e 8 nëntorit dhe gjithçka përfundoi deri në orën 2:30 të mëngjesit të 9 nëntorit me Trump që fitoi shtetin Wisconsin në fushëbetejë dhe 10 votat e kolegjit të tij elektoral për të kaluar numrin magjik prej 270 votash të kolegjit elektoral. Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton i kishte telefonuar për ta uruar pesë minuta më vonë.

Por mund të zgjasë më shumë. Në 2020, votimi përfundoi në mbrëmjen e 3 nëntorit, por presidenti Joe Biden duhej të priste deri më 7 nëntor që Pensilvania t’i dorëzonte atij 19 votat e kolegjit zgjedhor dhe presidencën. Rekordi për rezultatin më të vonuar mund të shkojë në zgjedhjet e vitit 2000, kur vendi priti për më shumë se një muaj për të gjetur Presidentin e tij të ardhshëm, George W Bush ndërsa votimi përfundoi më 7 nëntor dhe rezultati i shtetit u bë i njohur më 12 dhjetor.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, duhet mbajtur mend, nuk zgjidhen nga totali i votave kombëtare, por nga votat e fituara të kolegjit elektoral. Harris dhe Trump duhet të fitojnë të paktën 270 nga 538 votat e kolegjit elektoral për të fituar. Secilit shtet i caktohen disa vota kolegji elektorale që është numri i përgjithshëm i anëtarëve që ai dërgon në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA dhe Senatin; numërimi i Senatit është i njëjtë për çdo shtet, nga dy secili.

Koha e mbylljes së votimit mund të ndryshojë nga shteti në shtet dhe madje nga qarku në qark brenda shtetit dhe ndonjëherë edhe nga qyteti në qytet në të njëjtin qark. Nëse votimi mbyllet në orën 8, kushdo që është në radhë, atëherë do të japë votën e tij, pa marrë parasysh sa kohë duhet.

Votimi i parakohshëm është duke u zhvilluar me më shumë se 55 milionë votues të regjistruar që kanë hedhur tashmë votën e tyre, qoftë personalisht në një qendër votimi ose me fletëvotim postar. sn

217 viktima dhe mijëra të zhdukur, çfarë lanë pas përmbytjet në Valencia! Sot sërish alarm për stuhi

Spanja po vuan një nga stuhitë më të rënda të këtij shekulli. Përmbytjet u kanë marrë 217 personave ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur në Valencia.

Megjithatë stuhia DANA është ende mbi Spanjë dhe urgjenca meteorologjike nuk ka përfunduar.

Ditën e djeshme, kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se qeveria do të dërgojë 5,000 ushtarë në Valencia për të ndihmuar të prekurit, si dhe 5,000 policë të tjerë kombëtarë dhe roje civile.

Presidenti shtoi se Mazón duhet të kërkojë të gjithë ndihmën që i nevojitet dhe ekzekutivi do ta sigurojë.

Tetë rrugë në Valencia dhe Castellón, janë të mbyllura ose të pakalueshme për shkak të bllokimeve nga balta dhe prishja e strukturave.

Megjithatë duket se rreziku nuk ka kaluar pasi për ditën e sotme autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar për stuhi të forta të mundshme në Castellón dhe bregdetin verior të Valencias. bw

U prit me protesta në Selanik- Rama bën ‘viktimën’: Kam marrë kërcënime këto ditë

Teksa kryeministri Edi Rama po mban këtë të diel një miting në Selanik të Greqisë, me pretendimet se sallën e ka mbushur me shqiptarë të këtij qyteti, denoncimet kanë qenë të shumta se ai ka shpërngulur administratën për të qenë prezentë në sallë.

Prezenca e tij në Selanik është pritur me protesta nga grekët nacionalistë, ndërsa  gjatë fjalimit të mbajtur, Rama nuk ngurroi të bënte edhe “viktimën”, duke thënë se këto ditë i kanë ardhur kërcënime në adresë të tij.

Kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi Greqinë si një partner të pazëvendësueshëm dhe një nga brinjët e trekëndëshit strategjik të politikës së Jashtme, pavarësisht se kohët e fundit ka pasur përplasje të shumta në lidhje me çështjen e Fredi Belerit.

“Diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka dhe parulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajturi Vorio Epir, ata kanë bërë dhe kërcënime në adresën time të cilat mua vetëm më shkaktojnë keqardhje. Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë e me vakt! Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë boje e kohe të këtyre anëve. Kush e përdor akoma këtë term tregon dritëshkurtësinë dhe pafuqinë e vet për të jetuar në shekullin 21. Këto janë fosile për gjynah, nuk janë një asnjë mënyrë arsye që të ushqejnë brenda nesh ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Për Shqipërinë, Greqia është një partner i pazëvendësueshëm, përbën një nga brinjët e trekëndëshit strategjik të politikës së jashtme. Për shqiptarët këtu, Greqia është shtëpia juaj, ku ju jeni sot qytetarë të barabartë të Europës, njësoj si grekët, pa asnjë dallim. Ku peripecitë në integrimin e plotë në shoqëri, janë kujtime dhe histori. Kujtime të trishta, por edhe histori krenarie në fuqinë historike të ambicies të prindërve që morën në krah fëmijët për të ardhur këtu për një jetë më të mirë”, u shpreh Rama. sn

Komisioni Evropian: Korrupsioni në Shqipëri, problem serioz

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, duke ia dorëzuar Raportin e Progresit kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

 

Jetmira Delia-Kaci

Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo falë punës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për lirinë e medias nuk sheh asnjë përmirësim.

Kështu tha ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili ia dorëzoi kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Raportin e Progresit të hartuar nga Komisioni Evropian.

Gonzato tha se KE-ja vëren angazhimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian si përparësi kryesore strategjike. Gjithashtu, sipas tij, KE-ja vlerëson harmonizimin e plotë me politikat e jashtme të BE-së.

Ai tha se nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund t’ia dalë të hapë të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.

Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

Pasi renditi fushat ku Shqipëria ka bërë përparim, ambasadori u ndal te çështjet që shihen me shqetësim nga Komisioni Evropian.

“Sa i përket kriterit politik, vlerësohet se funksionimi i institucioneve demokratike është pjesërisht i kënaqshëm, kryesisht për shkak të situatës thellësisht të polarizuar politike që ndikon negativisht në aftësinë e Parlamentit për të luajtur rolin e vet dhe po rezulton edhe në vonesa në emërimin e individëve në poste kyçë”, tha Gonzato.

Ai e cilësoi urgjente nevojën për të rindërtuar një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës politik, duke e vlerësuar si thelbësor për mundësinë për të realizuar reformat e lidhura me BE-në.

Korrupsioni mbetet sërish shqetësim serioz, përparimi që është shënuar vlerësohet se vjen falë punës së SPAK-ut, ndërsa ka shqetësim për politikën që përpiqet të ndërhyjë.

“Korrupsioni mbetet shqetësim serioz. Raporti vëren disi progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo ndodh për shkak të punës së shkëlqyer të SPAK-ut, i cili ka vazhduar të prodhojë rezultate konkrete përshirë edhe për çështje ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë. Edhe në luftën kundër krimit të organizuar, KE-ja sheh disi progres, por edhe kjo falë punës së SPAK-ut. Shqetësimet mbeten sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor”, tha ambasadori i BE-së.

Gonzatoi shprehu keqardhje që nuk ka asnjë përmirësim për lirinë e shprehjes.

“Për fat të keq nuk ka asnjë progres sa i përket lirisë së shprehjes, sidomos për çështje që kanë të bëjnë mbi vendosjen e interesave të biznesit, medias, politikës në këtë drejtim, dhe kushtet problematike të punës së gazetarëve”, theksoi ambasadori i BE në Tiranë.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilësoi Raportin e Progresit real dhe të balancuar. Ai tha se janë vlerësuar të gjitha përpjekjet që ka bërë Shqipëria për të arritur progres në rrugën drejt BE-së e gjithashtu tregon qartë çështjet ku duhet fokusuar për përmirësim.

Rama u ndal më shumë në arritjet e shënuara, si vlerësimi për rritjen ekonomike, procesin e digjitalizimit, reformat në fushën e energjisë, si dhe vlerësimin maksimal për politikën e jashtme.

“Nga viti në vit marrim nota të mira, por jemi shumë të vetëdijshëm se për notën maksimale kemi ende shumë punë për të bërë”, tha Rama.

I pyetur për zhvillimet e fundit politike që lidhen me aksionin opozitar, Rama tha se Qeveria shqiptare është e hapur për diskutime, ndërsa ambasadori i BE-së tha se shpreson që të gjendet rruga për të riangazhuar opozitën, por kjo kërkon angazhimin e dy palëve.

Pakti me Edi Ramën për emigrantët, Meloni: Jam kërcënuar me jetë

Gjatë një interviste për një media vendase, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Edi Ramën, ka marrë dhe kërcënimet e para me vdekje nga trafikantët.

Giorgia Meloni zbulon një detaj shqetësues mbi klimën e tensionit të krijuar rreth marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Megjithatë, kryeministrja synon ta vazhdojë atë memorandum mirëkuptimi deri në fund. ‘ Do të bëj gjithçka që të funksionojë’, siguroi ajo.

‘Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u panë nga shumë njerëz si një argument propagandistik sesa një akt gjyqësor. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në një propagandë në nivel ligjor është më i dobët ‘, shpjegoi Meloni.

Dhe përsëri, duke arsyetuar për këtë temë, ajo shtoi: ‘Strategjia e qeverisë po funksionon sepse zbarkimet po pakësohen dhe ne po tregojmë se mund ta ndalim këtë fenomen’, shtoi kryeministrja. sn

Të paktën 95 viktima nga përmbytjet në Spanjë

Banorët në Valencia duke parë nga afër makinat e rrëmbyera nga vërshimi i ujit (30 tetor 2024)

 

VOA/Marrë nga Associated Press

UTIEL, Spanjë – Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërruan shtëpitë, ndërprenë transportin dhe vranë të paktën 95 njerëz në fatkeqësinë më të rëndë natyrore që ka goditur kohët e fundit këtë vend evropian.

Stuhitë dhe reshjet që filluan të martën dhe vazhduan të mërkurën shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga dhe deri në Valencia. Përrenjtë me baltë përmbysën me shpejtësi të madhe automjetet në rrugë, ndërsa mbeturinat dhe sendet shtëpiake rrotulloheshin në ujë. Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterët për të evakuuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe gomone për të arritur tek shoferët e bllokuar mbi makinat.

Shërbimet e urgjencës në rajonin lindor të Valencias konfirmuan të mërkurën 92 të vdekur. Dy viktima të tjera u raportuan në rajonin fqinj Castilla La Mancha, ndërsa Andaluzia jugore raportoi një vdekje.

Dje ishte dita më e keqe e jetës sime”, tha të mërkurën Ricardo Gabaldón, kryebashkiaku i Utielit, një qytet në Valencia, për transmetuesin kombëtar RTVE. Ai tha se gjashtë banorë humbën jetën dhe të tjerë nuk gjenden.

Një burrë duke transportuar ujë të pijshëm (Valencia, Spanjë, 30 tetor 2024)

Një burrë duke transportuar ujë të pijshëm (Valencia, Spanjë, 30 tetor 2024)

Qeveria e Spanjës shpalli tre ditë zie duke filluar nga e enjtja.

Për ata që kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja ndjen dhimbjen tuaj”, tha Kryeministri Pedro Sánchez në një fjalim në televizion.

Personeli i kërkim-shpëtimit dhe mbi 1,100 ushtarë nga njësitë e reagimit të shpejtë të Spanjës u dislokuan në zonat e prekura. Qeveria qendrore e Spanjës krijoi një komitet krizash për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit.

Një qytet i Valencias, Paiporta, pësoi humbje të jashtëzakonshme. Kryebashkiaku Maribel Albalat tha për kanalin RTVE se mbi 30 persona vdiqën në qytetin me rreth 25,000 banorë. Ndër ta ishin gjashtë banorë të një azili për të moshuarit. Edicionet e lajmeve transmetuan pamje të të moshuarve në karrige dhe karrige me rrota në një shtëpi të të moshuarve në Paiporta, disa duke bërtitur me tmerr të dukshëm ndërsa uji u ngjitej mbi nivelin e gjunjëve.

Banorët duke ecur në rrugët e përmbytura të Valencias (30 tetor 2024)

Banorët duke ecur në rrugët e përmbytura të Valencias (30 tetor 2024)

Shërbimi kombëtar i motit në Spanjë tha se ra më shumë shi në tetë orë në Valencia sesa në gjithë 20 muajt e mëparshëm, duke e quajtur përmbytjen “të jashtëzakonshme”.

E vendosur në jug të Barcelonës në bregdetin e Mesdheut, Valencia është një destinacion turistik i njohur për plazhet e saj dhe pemët e agrumeve. Rajoni ka gryka dhe shtretër lumenjsh të vegjël që gjatë pjesës më të madhe të vitit qëndrojnë plotësisht të tharë, por që mbushen me shpejtësi me ujë kur bie shi. Shumë prej tyre kalojnë përmes zonave të populluara.

Spanja ka përjetuar stuhi të ngjashme gjatë stinës së vjeshtës në vitet e fundit. Asgjë, megjithatë, nuk mund të krahasohet me shkatërrimet e dy ditëve të fundit, të cilat të sjellin në mendje përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë në vitin 2021, nga të cilat u vranë 230 persona.

Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa rajone të tjera vazhdojnë të raportojnë për viktima dhe përpjekjet e kërkimit vazhdojnë në vendndodhje që janë të vështira për t’u arritur.

BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Të mërkurën, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, tha se duke bërë kështu, Serbia ka vepruar në kundërshtim me zotimet e saj në dialogun me Kosovën nën ndërmjetësimin e bllokut.

“Projektligjet e Qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha Massralli.

BE-ja ia rikujton Serbisë se është e detyruar t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e nga dialogu me Kosovën, të cilin është duke e zhvilluar nën ndërmjetësimin e bllokut prej vitit 2011, si pjesë e synimeve të saj për integrim evropian.

Ajo i bëri thirrje Serbisë ta rishqyrtojë këtë projektligj, i cili kërkon themelimin e një prokurorie speciale dhe një trupi gjykues special “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Projektligjit thotë se juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd, sipas Qeverisë serbe.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për gjyqësorin në vitin 2015 dhe më 2017 u pajtuan për zbatimin e tij dhe integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Por, qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, të pakënaqur me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Kjo e shtyri presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të kërkojë kthimin e serbëve në institucione në shtator.

Ndër kërkesat kryesore të tij ishin, shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut. REL

Gjermania dënon “regjimin çnjerëzor” të Iranit, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian

Një demonstrues mban një fotografi të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, me mbishkrimin “Liro Jamshid” gjatë një demonstrate për lirimin e tij përpara Ministrisë së Jashtme gjermane në Berlin, korrik 2023.

 

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e dënoi të hënën “regjimin çnjerëzor” të Iranit, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, i cili ishte dënuar për akuza të kontestuara në lidhje me terrorizmin.

Mizan, agjencia e lajmeve e gjyqësorit iranian, raportoi se dënimi me vdekje për Sharmahdin u zbatua më 28 tetor “pasi Gjykata e Supreme e mbajti në fuqi vendimin e gjykatës”.

Baerbock e dënoi ashpër regjimin iranian për ekzekutimin e 69-vjeçarit Sharmahd, duke deklaruar se kjo “tregon edhe një herë se çfarë lloj regjimi çnjerëzor sundon në Teheran: një regjim që përdor vdekjen kundër të rinjve, popullsisë së vet dhe shtetasve të huaj”.

Ajo shtoi se Berlini e ka bërë të qartë vazhdimisht se “ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja të rënda”.

Sharmahd, i cili kishte gjithashtu lejeqëndrimi në SHBA, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë.

Ministria e Inteligjencës e Iranit akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së e cilësoi trajtimin e Sharmahdit nga Irani si “të gabueshëm” dhe përshkroi si “farsë” gjykimin ndaj tij.

“Ne e kemi bërë prej kohësh të qartë se kundërshtojmë mënyrën se si Irani kryen ekzekutimet, shpesh në një mënyrë që shkel të drejtat themelore të njeriut”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, më 28 tetor.

Sharmahd u arrestua në rrethana të paqarta dhe u akuzua nga Ministria e Inteligjencës e Iranit si i përkiste grupit opozitar iranian Asambleja Mbretërore e Iranit, ose Tondar.

Me seli në Los Angeles, Tondar deklaron se synon ta rrëzojë republikën islamike dhe ta rivendosë një monarki të ngjashme me atë të Kirit të Madh. Ky grup drejton kanale televizive dhe radioje të opozitës proiraniane jashtë vendit, si dhe kanale në rrjetet sociale. REL


Send this to a friend