VOAL

VOAL

PIRO MOSI: Pas 80 vjetësh reciton përsëri vargjet e Fishtës përmendësh

August 29, 2019

Komentet

VIDEO- Ishte në transmetim direkt, Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian

Ashtu siç paralajmëroi, Izraeli ka rinisur një sulm më të gjerë në Iran. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka goditur selinë e televizionit shtetëror iranian, ndërsa ishte në transmetim direkt.

Pamjet nga momenti i shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë një gazetare që largohet ndërsa i gjithë vendi shpërthen.

Televizioni dhe radioja shtetërore iraniane “janë në prag të zhdukjes”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, raporton BBC.

“Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është në prag të zhdukjes. Evakuimi i banorëve përreth ka filluar”, shtoi ai, duke iu referuar urdhrit për evakuim të lëshuar më herët për pjesë të Distriktit 3 të Teheranit.

Selia qendrore e transmetuesit shtetëror iranian, IRIB, ndodhet brenda zonës së evakuimit.bw

“Ku t’i vendosim lulet?” – Dhimbja që nuk shërohet në fshatrat e Gjakovës

evropaelire.org

Bekim Bislimi, Ibrahim Berisha

Çdo 27 prill, Mira Krasniqi sheh tre djemtë e saj me lule në duar dhe nuk ka si t’i përgjigjet pyetjes së përsëritur: “Ku t’i vendosim?”

“Nuk kemi varr për të… U them t’i vendosin te axha i tyre. Vetëm aty kemi ku të ndalemi”, thotë 63-vjeçarja me zërin që i thyhet mes fjalësh.

Burri i saj, Lazër Krasniqi, është vetëm njëri prej qindra civilëve shqiptarë që u morën me dhunë nga forcat serbe, më 27 prill të vitit 1999, në fshatrat përreth Gjakovës.

Trupi i tij – atëkohë 39 vjeç – nuk u gjet kurrë.

Mira Krasniqi.

Mira Krasniqi.

Mira kujton gjithçka me një qartësi që i rëndon shpirtin: kolonat e grave dhe fëmijëve që dëboheshin në heshtje, burrat që ndaheshin prej tyre dhe nuk ktheheshin më, rrugët e mbushura me ushtarë serbë dhe urdhrat e tyre me armët ngritur: “Ikni, largohuni”.

“I pari që e zbritën prej traktorit, ishte Alberti – djali i kunatit. Pastaj, i morën të gjithë burrat tjerë… Neve nuk na lejuan as të kthenim kokën e t’i shihnim. Vazhduam me kolonën drejt Shqipërisë”, kujton Mira për Radion Evropa e Lirë.

Albert Krasniqi, atëkohë vetëm 17 vjeç, dhe babai i tij u gjetën më vonë në një nga varrezat masive në Batajnicë të Serbisë. Ndërsa për burrin e saj, Lazrin, asnjë lajm, asnjë send personal.

“Së paku të dinim se ku e ka varrin, bile të bëhej me shokë”, thotë Mira.

Varrezat në Mejë.

Varrezat në Mejë.

Fëmijët e saj thotë se u rritën me peshën e humbjes dhe të dhimbjes.

“I madhi i ka pasur 15 vjet e gjysmë [kur ka ndodhur krimi], i dyti 14, dhe i treti ka qenë pa i bërë 10 vjet. Kanë shpëtuar, por veç ne e dimë se si”, thotë Mira nën lot.

Sot, ajo ndjek nga afër gjykimin e parë që po zhvillohet në Kosovë për krimet në fshatrat e Gjakovës, që u kryen më 27-29 prill të vitit 1999.

Numri më i madh i viktimave u regjistrua në Mejë – 270 të vrarë dhe 13 ende të zhdukur – ndërsa në Korenicë, fshatin ku jeton Mira, u vranë 64 dhe të zhdukur mbeten dy – bashkëshorti i saj dhe një fqinj i tyre.

Nga familja e saj u vranë gjithsej nëntë anëtarë.

Në sallën e gjykatës në Prishtinë nuk janë të ulur 53 të akuzuarit për këtë krim.

Të padisponueshëm për drejtësinë kosovare, ata do të gjykohen në mungesë, ndërsa do të përfaqësohen nga avokatët.

Mira thotë se përpiqet të ndjekë çdo zhvillim, por me gjithnjë e më pak shpresë.

“U bënë mbi 26 vjet…”, thotë ajo.

“Ne, së paku, i kemi gjetur”

Një tjetër zë që kërkon drejtësi është ai i Lush Krasniqit nga Ramoci i Gjakovës.

Atë ditë të prillit, ai humbi dy vëllezër dhe axhën.

“Na rrethuan… Prej nesh që ishim mbi moshën 15-vjeçare, veçuan axhën tim, Pjetrin, vëllain Pashkun dhe vëllain Markun. Me vete kishin edhe një të zënë rob në pyll… i morën dhe shkuan në drejtim të shtëpive të tjera, ndërsa neve na urdhëruan të largoheshim me traktor”, rrëfen Lushi.

Lush Krasniqi.

Lush Krasniqi.

Trupat e familjarëve të tij u gjetën gjashtë vjet më vonë – edhe ata në një nga varrezat masive në Batajnicë – “së bashku me viktima të tjera nga Lubeniqi, Krusha e shumë fshatra të tjerë të Kosovës”.

“Batajnica kishte shtatë vendvarreza… vëllezërit e mi dhe axha ishin në të pestën”, tregon Lushi për Radion Evropa e Lirë.

Varri i vëllait të Lushit, Markut.

Varri i vëllait të Lushit, Markut.

Edhe pse i ka varrosur të afërmit, ai thotë se dhimbja nuk pushon kurrë.

“Të paktën janë gjetur… ndryshe nga shumë familje që edhe sot nuk e dinë se ku i kanë të dashurit e tyre”, thotë Lushi.

Nëna e tij vdiq pa ditur asgjë për djemtë e saj.

Ai tregon me dhimbje se pak kohë para se të ndërronte jetë, për ta qetësuar, i kishte thënë se ata që kishin kryer krimin, ishin dënuar në Serbi.

“Nëna ime tha: ‘I pagoftë Zoti’ – në kuptimin që Zoti ua ktheftë”, kujton 61-vjeçari.

Mijëra civilë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Mijëra civilë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Familja e tij është munduar të ndjekë çdo hap të drejtësisë.

Rasti i tyre është trajtuar edhe në gjykatën në Hagë, ndërsa me këshillën e aktivistes serbe, Natasha Kandiq, ata kanë ngritur padi familjare edhe në Serbi.

“Shkuam 12 anëtarë të familjes në gjykatë [në Beograd]. Kur gjykatësja e pyeti nënën time se si ndihej, ajo e pyeti: ‘A ke fëmijë ti?’ Ajo tha ‘po’. ‘Ashtu si do të ndiheshe ti, ndihem edhe unë’, iu përgjigj nëna ime”.

Lushit i dhemb fakti që nga Serbia nuk është kthyer as edhe një kujtim i vetëm nga vëllezërit dhe xhaxhai i tij – qoftë një copë nga rrobat.

“Ngushëllimi ose ajo me të cilën ne si familjarë mund të jemi ‘të kënaqur’, është arritja e drejtësisë, ose dënimi i atyre njerëzve që kanë kryer krime”, thotë Lushi.

Edhe 26 vjet pas luftës në Kosovë, shumë familje vazhdojnë të jetojnë në ankth.

Edhe 26 vjet pas luftës në Kosovë, shumë familje vazhdojnë të jetojnë në ankth.

“Të akuzuarit gjenden në Serbi”

Për aktivisten serbe, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, krimi në Mejë dhe në fshatrat përreth “ishte më i madhi në Kosovë”, gjatë luftës së viteve 1998/’99.

Për përgjegjësit thotë se të gjithë janë në Serbi – “të gjithë të mbrojtur, sepse nuk ka vullnet politik për t’i ndëshkuar, sidomos ato krime në Mejë, Korenicë dhe fshatra të tjerë pranë kufirit me Shqipërinë”.

“Vetëm përfaqësuesit më të lartë të Korpusit të Prishtinës të Armatës së Tretë janë mbajtur përgjegjës për atë krim, por ekziston një listë shumë e gjatë e atyre që i përkasin atij rangu oficerësh, me pozicione të rëndësishme… dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës”, thotë Kandiq për Radion Evropa e Lirë.

Mbishkrimi "Vendi ku lavdia ruan lirinë", në hyrje të varrezave në Mejë.

Mbishkrimi “Vendi ku lavdia ruan lirinë”, në hyrje të varrezave në Mejë.

Në dhimbje dhe pritje, Mira dhe Lushi nuk janë vetëm.

Gjatë luftës në Kosovë u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim.

“Unë kam besë në drejtësi”, përfundon Lushi.

Konflikti me Izraelin – ‘Gjithçka në fshehtësi’/ SHBA-Izrael modifikojnë avionët luftarakë F-35, rritet rrezja e fluturimit pa u furnizuar me karburant

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë modifikuar avionët luftarakë F-35 të Izraelit për të rritur rrezen e tyre të fluturimit pa u furnizuar me karburant ose pa kompromentuar fshehtësinë, për të lehtësuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit. Sipas Middle East Eye, kjo do të ishte një shenjë e qartë e angazhimit të Amerikës ndaj aleatëve të saj në konfliktin kundër forcave të Teheranit.

Modifikimi është sekret, por dy zyrtarë amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, konfirmuan se Izraeli nuk përdori furnizim me karburant gjatë fluturimit gjatë sulmit të së premtes dhe as nuk i ulte aeroplanët e tij për t’i furnizuar me karburant. Një anomali krahasuar me aftësinë e F-35, për të qëndruar lart.

F-35 ka një rreze të deklaruar luftimi prej 1,100 km. Distanca më e shkurtër midis Izraelit dhe Iranit është 1,000 km, duke marrë parasysh vetëm një drejtim. Nëse furnizimi ajër-ajër nuk do të kishte ndodhur, atëherë teorikisht ata mund të kishin përdorur një bazë furnizimi me karburant të prodhuar në SHBA në Gjirin Persik ose Azerbajxhan, por zyrtarët amerikanë kanë thënë se furnizimi me karburant nga toka nuk ka ndodhur në rajon.

Shtetet e Bashkuara në fakt e kanë modifikuar sistemin e F-35 për të transportuar karburant shtesë, pa kompromentuar aftësitë e avionit për gjurmim të fshehtë. Izraeli ka rishikuar versionin e F-35 dhe F-35I Adir të F-35. F-35 është i vetmi luftëtar i fshehtë me rreze të gjatë veprimi në botë, dhe aftësitë e tij e bëjnë të vështirë për radarët ose sensorët infra të kuq ta gjurmojnë atë. Shkalla e sulmit të Izraelit të premten dhe natyra e tij e papritur, do të thotë se ky përmirësim përfaqëson një ndryshim rrënjësor për F-35./ Il Messaggero. sn

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

Sistemi kundërajror izraelit, Kupola e Hekurt, duke rrëzuar raketat gjatë një sulmi iranian ndaj Tel Avivit më 15 qershor 2025.

evropaelire.org

Steve Gutterman

Pas bisedës telefonike më 14 qershor, që u përqendrua në shpërthimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në rrjetet sociale se presidenti rus, Vladimir Putin, “e ndien, sikurse unë, se kjo luftë mes Izraelit dhe Iranit duhet të ndalet”. Në postimin e tij lidhur me këtë bisedë telefonike, Trump shtoi se i tha Putinin që “edhe lufta e tij duhet të ndalet po ashtu”.

Të qëllimshme apo jo, deklaratat e fundit duket se i drejtohen hipokrizisë së Moskës: më shumë se tre vjet në luftën që ka vrarë mijëra civilë ukrainas, shumica nga ta të vrarë gjatë sulmeve të kryera natën në shtëpitë e tyre larg nga frontet e luftës, Ministria e Jashtme ruse dënoi ato që tha se ishin “sulme të paprovokuara ushtarake të kryera natën ndaj qyteteve paqësore”.

Armiqësitë mes Izraelit dhe Iranit ka pak të ngjarë të sjellin Moskën më afër përfundimit të pushtimit të saj të Ukrainës dhe janë disa mënyra se si kjo situatë mund t’i shkojë për shtati Rusisë.

Por, në fund ky zhvillim mund të mos prodhojë ndryshime drastike në luftë që duket se është e destinuar të zgjasë për muaj të tërë, në mos më gjatë.

Në këtë tekst mund të mësoni se si sulmet vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë në luftën në Ukrainë.

Dronët dhe shpërqendrimet

Ashtu si sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023 dhe lufta në Gazë që pasoi, luftimet mes Izraelit dhe Iranit po e tërheqjen vëmendjen e Perëndimit nga pushtimi rus i Ukrainës dhe në një moment të rëndësishëm.

Kjo po ndodh në kohën kur Trump, SHBA-ja dhe pjesa tjetër e Perëndimit po e shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja dhe më të ashpra ndaj Moskës. Kievi dhe disa liderë evropianë thonë se Rusia nuk ka asnjë interes për të bërë paqe dhe se po përpiqet të zvarrisë procesin, duke synuar përmirësimin e pozitës së saj si në fushëbetejë, por edhe përtej saj.

Përderisa vendimet për sanksione dhe çështje të tjera të lidhura me luftën në Ukrainë mund të merren pas samitit treditor të udhëheqësve të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që përfundon më 17 qershor, konflikti Izrael-Iran mund t’i lërë ato në hije.

Situata në Lindjen e Mesme mund t’i bëjë konkurrencë luftës në Ukrainë kur bëhet fjalë për armët perëndimore, paratë dhe burimet e tjera.

Përpjekjet perëndimore për të dobësuar makinerinë e luftës së Moskës janë përqendruar kryesisht në kufizimin e të ardhurave të Rusisë nga nafta. Prandaj, nëse çmimet e naftës rriten ndjeshëm si rezultat i luftimeve mes Izraelit dhe Iranit, kjo do të ishte një goditje për Kievin dhe aleatët e tij.

Këta faktorë mund t’i rrisin sfidat për Ukrainën në fushëbetejë, ku forcat ruse kanë përparuar – megjithëse ngadalë dhe me humbje të mëdha të personelit ushtarak – ndërsa Kievi ka shënuar pak përparime të rëndësishme që nga viti 2023.

Kremlini mund të shpresojë që të përfitojë në disa drejtime nga dhuna në Lindjen e Mesme.

“Përveç Iranit, dëmin më të madh ushtarak dhe politik nga kjo situatë me gjasë do ta vuajë Ukraina”, tha Ruslan Pukhov, drejtor i Qendrës për Analiza të Strategjive dhe Teknologjisë, me bazë në Moskë.

Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.

“Një luftë e re në Lindjen e Mesme jo vetëm që do të shpërqendrojë vëmendjen e botës nga [pushtimi rus i Ukrainës], por gjithashtu me sa duket do të kontribuojë edhe në zhvendosjen përfundimtare të fokusit të SHBA-së drejt ofrimit të ndihmës ushtarake për Izraelin”, parashikoi Pukov për Rossiiskaya Gazeta – gazeta zyrtare e Qeverisë ruse.

Për më tepër, ai shkroi se sulmet izraelite ndaj Iranit do të “minojë vlefshmërinë e çdo kritike ndaj veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë” dhe se një rritje e çmimeve të naftës do të “shkatërrojnë shpresat e Ukrainës dhe aleatëve të Evropës Perëndimore për të ulur të ardhurat e Rusisë nga nafta”.

Në anën tjetër, furnizimet me armë që Rusia ka përdorur kundër Ukrainës – kryesisht dronët Shahed të Iranit – mund të preken më drejtpërdrejt.

Por, Rusia tani prodhon brenda vendit shumicën e dronëve të bazuar në modelin Shahed dhe “ka zhvilluar variante të reja nga dizajnët fillestare iraniane”, theksoi Hanna Notte, eksperte për Rusinë dhe Lindjen e Mesme.

“Mendoj se ndikimi për Rusinë dhe Ukrainën do të jetë i kufizuar”, shkroi ajo në X më 14 qershor.

“Sigurisht, me kënaqësi ata do të blejnë çfarë të munden nga Irani – edhe pse Irani tani do të ruajë prodhimet që t’i përdorë vet – por, atyre më nuk iu duhet Irani, siç u është dashur më herët”, tha analisti për Rusinë, Mark Galeotti, në podkastin e tij më 15 qershor.

Jashtë fushëbetejës

Më 15 qershor, teksa Irani dhe Izraeli vazhduan këmbimin e sulmeve vdekjeprurëse, Trump shkroi në Truth Social se “ne me lehtësi mund të arrijmë një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit për t’i dhënë fund këtij konflikti të përgjakshëm”.

Dëshira e tij që kjo gjë të ndodhë, të paktën tash për tash, mund të bëhet më prioritet sesa përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë në Ukrainë – e cila po vazhdon me intensitet disa muaj pasi Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, pavarësisht pretendimeve të tij se mund ta zgjidhte për një ose dy ditë.

Ai ka shprehur gjithnjë e më shumë zhgënjim ndaj Putinit për shkak të refuzimit të Rusisë për të lëvizur nga pozicionet e saj dhe për shkak të sulmeve vdekjeprurëse ndaj civilëve – por, deri më tani ka hezituar të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës.

Një afat jozyrtar dyjavor i vendosur nga Trumpi për të ardhur në përfundim nëse Putini po angazhohej në mirëbesim drejt arritjes së paqes “ose po e zvarrit procesin” ka skaduar ditë më parë – dhe tani dhuna në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë situatën, veçmas nëse Trumpi i drejtohet Kremlinit për ndihmë në ndërmjetësimin e një armëpushimi Iran-Izrael apo për një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

A mund të jetë i dobishëm Putini?

Pas bisedës telefonike me Putinin, më 4 qershor, Trump shkroi se Putini “ndoshta mund të jetë i dobishëm” në përpjekjen e presidentit amerikan për të arritur një marrëveshje me Teheranin për frenimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Në njoftimin e tij për bisedën telefonike të 14 qershorit me Trumpin, Kremlini tha se Putini theksoi “gatishmërinë e palës ruse për një ndërmjetësim të mundshëm”.

Një ditë më vonë, Trump i tha ABC News se “do të ishte i hapur” që Putini të ishte ndërmjetësues.

Sigurisht, dëshira për prestigj diplomatik mund të funksionojë në të dyja drejtimet: përpjekja e Putinit për të pasur një rol të fuqishëm në Lindjen e Mesme mund ta shtyjë atë të jetë më konstruktiv edhe sa i përket Ukrainës.

Por, duket e pamundur që ai të bëjë lëshime të mëdha – dhe ai mund të llogarisë se çdo sukses në luajtjen e një roli kyç në menaxhimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit vetëm sa do ta forcojë pozitën e tij sa i përket Ukrainës.

Për Putinin, “Ukraina mbetet prioriteti”, shkroi Notte.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Luftimet – Kërcënimi apokaliptik: Do të hedhim bombën bërthamore mbi Izrael nëse…

Nga Perkin Amalaraj, DAILY MAIL

Pakistani ka kërcënuar të hedhë një kokë bërthamore mbi Izrael nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit, sipas një oficeri të lartë iranian.

Gjenerali Mohsen Rezaee, një oficer i lartë në Gardën Revolucionare Islamike dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha në një intervistë:

“Pakistani na ka siguruar se nëse Izraeli përdor një bombë bërthamore mbi Iranin, ata do të sulmojnë Izraelin me një bombë bërthamore.”

Pakistani dhe Izraeli janë dy nga nëntë vendet që aktualisht zotërojnë armë bërthamore, sipas ekspertëve.

Rezaee pretendoi se Pakistani është zotuar të “qëndrojë pas Iranit”, dhe bëri thirrje që bota islame të bashkohet kundër Izraelit.

Sot, ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Asif, mohoi pretendimet e Rezaee, duke thënë: “Pakistani është nënshkrues i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare për kontrollin bërthamor; aftësia jonë bërthamore është për dobinë e popullit tonë dhe për mbrojtjen kundër planeve armiqësore.”

Mbrëmë, ai vuri në dukje se bota duket se po lëkundet buzë një konflikti si pasojë e sulmeve në rritje në Lindjen e Mesme.

“Bota perëndimore duhet të shqetësohet për konfliktet që shkakton Izraeli”.

“Do të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë; mbështetja e tyre për Izraelin, një shtet rebel, mund të ketë pasoja katastrofike”.

Daily Mail ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Pakistanit për koment.

Pas dekadash armiqësie dhe luftërash përmes ndërmjetësve, sulmi i Izraelit ndaj Iranit javën e kaluar ka shkaktuar luftimet më të ashpra deri tani dhe ka ngjallur frikë për një konflikt të gjatë që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme.

Izraeli thotë se sulmet e tij kanë goditur objekte ushtarake dhe bërthamore dhe kanë vrarë shumë komandantë të lartë dhe shkencëtarë atomikë.

Por një zyrtar i lartë amerikan tha të dielën se Presidenti i SHBA Donald Trump i ka kërkuar Izraelit të tërhiqet nga një plan për të vrarë udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Trump u ka bërë thirrje palëve që të “arrijnë një marrëveshje”, por u tha gazetarëve të dielën se “nganjëherë ata duhet ta luftojnë njëri-tjetrin më parë”. sn

Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme. Gjermania tani përballet me një sprovë të madhe të politikës së jashtme.

Politika e Gjermanisë në Lindjen e Mesme është gjithmonë një akt balancimi. Tani do të jetë edhe më e vështirë. Me sulmin e Izraelit ndaj objektivave në Iran, marrëdhëniet e ngushta midis Gjermanisë dhe Izraelit ka të ngjarë të vihen edhe më nën presion.

Siguria e Izraelit është pjesë e “kauzës shtetërore” të Gjermanisë, Kështu e ka formuluar ish-kancelarja Angela Merkel, që do të thotë Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit për shkak të historisë së saj të vrasjes së miliona hebrenjve gjatë epokës naziste. Pasardhësi i Merkelit, Olaf Scholz, e ripohoi këtë “kauzë shtetërore” pasi grupi radikal islamist Hamas kreu masakër të pashembullt në Izrael në tetor 2023.

Por veprimet gjithnjë e më të ashpra të Izraelit në Rripin e Gazës si hakmarrje pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë pozicionimin për qeverinë gjermane në Berlin. Kancelari aktual Friedrich Merz tha disa ditë më parë: “Sinqerisht, nuk e kuptoj më se çfarë po bën ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe cili është qëllimi i saj”. Një dëm i tillë ndaj popullsisë civile, tha ai, nuk mund të justifikohet më si një luftë kundër terrorizmit të Hamasit. Por kjo nuk ka pasur pasoja. Dërgesat e armëve gjermane në Izrael, për shembull, vazhdojnë.

Frika nga shkallëzimi i ri

Izraeli mbron sulmet e tij të fundit ndaj Iranit, duke përmendur një “kërcënim të menjëhershëm dhe ekzistencial” nga Irani. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, foli për një “sulm parandalues”. Thuhet se Irani se ishte afër zhvillimit të një bombe bërthamore dhe Izraeli donte ta parandalonte këtë.

Qeveria gjermane ndan në thelb shqetësimet e Izraelit. Në një deklaratë për shtyp mëngjesin pas sulmit, kancelari Friedrich Merz përsëriti “se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij”. Ai deklaroi se kishte folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e informoi për veprimet ushtarake dhe objektivat e tyre.

Më tej Merz: “Qeveria gjermane ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj në lidhje me programin e përparuar të armëve bërthamore të Iranit për shumë vite. (…) Ky program bërthamor shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për shtetin e Izraelit.” Qëllimi duhet të mbetet “që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore”.

Europa si spektatore

Reagimi i qeverisë gjermane ishte i parashikueshëm, thotë Hans-Jakob Schindler, një ekspert i Lindjes së Mesme në organizatën ndërkombëtare Counter Extremism Project. Gjermania luan vetëm një rol dytësor në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe nuk është në gjendje të ndërmjetësojë në mënyrë aktive. “Sigurisht, mund të ofrohet ta bëjë këtë. Por tani negociatat e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe iranianëve janë thelbësore”, tha Schindler për DW. “Formati i negociatave të së kaluarës – Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja me iranianët – nuk është më pjesë e kësaj formule. Fatkeqësisht, evropianët tani janë më shumë spektatorë sesa aktorë në këtë konflikt.”

Schindler nuk beson se përshkallëzimi aktual do të ndryshojë parimet bazë të politikës së Gjermanisë ndaj Izraelit. “Ne nuk jemi thjesht një vend tjetër; ne jemi Gjermania me historinë e Holokaustit. Në këtë drejtim, nuk ka absolutisht asnjë zgjedhje tjetër morale dhe etike përveçse të tregojmë solidaritet me Izraelin.” Megjithatë, kjo nuk do të thotë që dikush duhet të miratojë automatikisht çdo operacion të ushtrisë izraelite dhe çdo vendim të qeverisë izraelite, vazhdoi Schindler. “Qeveria e re federale dukej shumë më e gatshme të kritikonte sesa qeveria e mëparshme.”

Sa larg shkon e drejta për vetëmbrojtje?

Pas sulmit izraelit, eksperti i politikës së jashtme i SPD-së, Rolf Mützenich, i tha Deutschlandfunk se Izraeli kishte të drejtë për vetëmbrojtje. Megjithatë, kjo lidhej me një rrezik të menjëhershëm dhe një kërcënim ekzistencial. Nëse Izraeli iduhej ta shfrytëzonte këtë të drejtë, me siguri do të trajtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mützenich theksoi gjithashtu rrezikun e programit bërthamor të Iranit. “Teherani ka qenë gjithmonë i papërgjegjshëm në këtë spirale”, tha ai.

Çështja nëse sulmi i Izraelit ishte legjitim sipas ligjit ndërkombëtar po diskutohet mjaft. Ekspertë ndërkombëtarë theksojnë se një sulm parandalues ​​justifikohet vetëm në rrethana shumë të ngushta – për shembull, në rastin e një kërcënimi të afërt që nuk mund të shmanget në asnjë mënyrë tjetër.

“Kjo nuk është vetëmbrojtje, por një sulm në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Jan van Aken, kryetar i Partisë së Majtë gjermane, në një intervistë me DW. “Sigurisht, vendeve u lejohet të mbrohen nga sulmet. Por ky nuk ishte një sulm akut me armë bërthamore. Përkundrazi: për shkak se inspektorët ndërkombëtarë janë në Iran, ne e dimë se Irani aktualisht nuk ka uranium të pasuruar shumë në nivelin 90%”, i cili është i nevojshëm për një bombë, tha van Aken. Sulmi eliminoi kontrollet. Prandaj, Irani tani do të jetë në gjendje të ndërtojë një bombë më shpejt “sesa nëse do të kishim vazhduar të mbështeteshim në diplomacinë e matur”.

Qeveria gjermane tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin të mos ndërpriten. Gjermania ka “një përgjegjësi shumë të veçantë për Izraelin, për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe për sigurinë e Izraelit. Kjo nuk do të mbarojë kurrë. Por kjo nuk duhet të na pengojë të kritikojmë zhvillimin e paligjshëm të luftës në Gaza ose kundër Iranit dhe të ndërmarrim hapa të përshtatshëm, siç është njohja e Shtetit të Palestinës dhe ndalimi i dërgesave të armëve”, theksoi van Aken.

Siguria e institucioneve hebreje në Gjermani

Ndërkohë, disa politikanë e shohin përshkallëzimin midis Izraelit dhe Iranit si një kërcënim për situatën e sigurisë në Gjermani. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), në konsultim me ministrat e Brendshëm të landeve, njoftoi se po forcohen masat e sigurisë për të mbrojtur institucionet hebreje dhe izraelite në Gjermani. Gjermania duhet të jetë e përgatitur në rast se situata në Lindjen e Mesme shndërrohet në një kërcënim potencial për Gjermaninë. Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se do të mbyllte të gjitha konsullatat dhe ambasadat e saj në të gjithë botën./DW

 

Arabia Saudite ekzekuton një gazetar pas 7 vitesh burg

Një gazetar i shquar saudit, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua për akuza për terrorizëm dhe tradhti, është ekzekutuar , tha mbretëria. Grupet e aktivistëve pohojnë se akuzat kundër tij ishin të sajuara.

Turki Al-Jasser, i cili ishte në fund të të 40-ave, u dënua me vdekje të shtunën, sipas Agjencisë Zyrtare të Shtypit Saudite, pasi dënimi me vdekje u la në fuqi nga gjykata më e lartë e vendit.

Autoritetet kishin bastisur shtëpinë e Al-Jasser në vitin 2018, duke e arrestuar atë dhe duke i sekuestruar kompjuterin dhe telefonat. Nuk ishte e qartë se ku u zhvillua gjyqi i tij ose sa zgjati.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, autoritetet saudite pohuan se Al-Jasser qëndronte pas një llogarie në mediat sociale në X, më parë Twitter, që ngrinte akuza për korrupsion kundër anëtarëve të familjes mbretërore saudite. Gjithashtu, thuhet se Al-Jasser kishte postuar disa postime në X kontroverse rreth militantëve dhe grupeve militante.

Drejtori i programit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Carlos Martínez de la Serna, e dënoi ekzekutimin dhe tha se mungesa e përgjegjësisë pas vrasjes së kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi, në Konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018 lejon persekutimin e vazhdueshëm të gazetarëve në mbretëri.

“Dështimi i bashkësisë ndërkombëtare për të sjellë drejtësi për Jamal Khashoggi nuk tradhtoi vetëm një gazetar”, tha ai, duke shtuar se kjo e kishte “inkurajuar sundimtarin de facto, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, që të vazhdonte persekutimin e shtypit”.

“Ekzekutimi i Al-Jasser tregon edhe një herë se në Arabinë Saudite, ndëshkimi për kritikimin ose marrjen në pyetje të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman është vdekja”, tha Jeed Basyouni, kreu i seksionit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Reprieve, një grup ndërkombëtar avokues kundër dënimit me vdekje.

Basyouni shtoi se Al-Jasser u gjykua dhe u dënua “në fshehtësi të plotë për ‘krimin’ e gazetarisë”.

Një ekip saudit vrasës vrau Khashoggin në konsullatën në Stamboll. Komuniteti i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se princi i kurorës saudite urdhëroi operacionin, por mbretëria këmbëngul se princi nuk ishte i përfshirë në vrasje.

Al-Jasser drejtoi një blog personal nga viti 2013 deri në vitin 2015 dhe ishte i njohur për artikujt e tij mbi lëvizjet e Pranverës Arabe që tronditën Lindjen e Mesme në vitin 2011, të drejtat e grave dhe korrupsionin.

Arabia Saudite është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për numrin dhe metodat e dënimit me vdekje, duke përfshirë prerjet e kokave dhe ekzekutimet masive . Në vitin 2024, ekzekutimet në Arabinë Saudite u rritën në 330, sipas aktivistëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, ndërsa mbretëria vazhdon të shtypë ashpër disidentët.

Muajin e kaluar, një analist i Bankës Britanike të Amerikës u dënua me një dekadë burg në Arabinë Saudite, me sa duket për një postim në rrjetet sociale të fshirë që atëherë, sipas avokatit të tij.

Dhe në vitin 2021, një shtetas saudit-amerikan me dy shtetësi, Saad Almadi, u arrestua dhe më vonë u dënua me më shumë se 19 vjet burg për akuza të lidhura me terrorizmin, të cilat rrjedhin nga shkrimet që ai kishte postuar ndërsa jetonte në Shtetet e Bashkuara. Ai u lirua në vitin 2023, por i është ndaluar të largohet nga mbretëria. sn

Të ndalohet regresi politik  më zgjedhje të jashtëzakonshme- Nga Skënder MULLIQI

Koment
Nuk ka nevojë për dije dhe menquri këtu!Gjithëqka është e çartë si drita e diellit, se maratona e mos konstituimit të organeve të shtetit, fshehë luftën e hapuar të opozitës që më çdo kusht më ardhë në pushtet.Kjo zhagitje dhe mos votimi i Albulena Haxhiut, ka për qëllim thyrjen politike të LVV si fituese e zgjedhjeve, dhe pas kësaj për të vepruar më obstrukcione që LVV mos ta formon Qeverinë e re më ndonjë koalicion.Zatën nuk po dëshirojnë të bëjnë kolacion më LVV , për tju dhënë mundësia që ata të jenë bartësitë e pushtetit.Këta po pinë ujë nga i njejti burim, kërcëjnë me të njejtën muzikë dhe këndojnë të njëjtat këngë.Gjithëqka është e qartë është lënë anash  veq lufta për pushtet jo.Nuk po e kujtojnë dhe as nuk po e kuptojnë  se ne këmi Kosovën primare!Po dëshirohët që gjithqka të futët nën kontroll, duke indokrinuar njerëzit përmes mjeteve të tyre të informacionit.Asgjë e re nën diell.Është interesante se si nuk  po pushon budallallëku njerëzor,  edhe 25  vjet me vonë! Të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë, sikur kjo plagë e keqe politike   nuk ka të ndaluar. Kosova ka  nevojë më shumë së kurrë të eliminojë  fenomenet malinje dhe të rrezikshme?Kemi arritur në fund të këtyre tensioneve përverse politike por edhe ideologjike, duke apstrahuar madhorën siq është shteti dhe kombi.Thjesht këta kuvendarë po nxitohen nga braktisja për të formuar organet e reja , në vend që të jetë e kundërta.Disa institucione si Akedenmia jonë duhet të zgjohet nga gjumi i rëndë dimëror , kur dihet së akademikët janë truri i një kombi.Këta akademikët tanë veq thirrjës , më ndonjë përjashtim të vogël, nuk po iu ndëgjohet  kurrë zëri.Edhe intelektualët e të gjitha profileve duhet të jenë  më angazhues në situaten e krizave politike dhe krizave të tjera të vendit!Duhet më në fund të thonë atë që është e dhënë në natyrën e krijimit të njeriut dhe më në fund ta hedhin këtë erë të keqe në margjinat e shoqërisë.Kuvendarëve të kësaj legjislature nuk po iu vjen fare keq se njerëzit po jetojnë në një krizë politike dhe kriza tjera në të gjitha nivelet. Kuptimi i demokracisë është qeverisja e besuar më të mirëve midis nesh bazuar në besim. Ne  kemi  njerëz më logjikë të  sundimtarëve totalitarë .Kështu siq po veprohet në Kuvend, sigurishtë së nuk është në të mirën e popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës.Moti  po punojnë kunder njeri-tjetrit , duke u shëndrruar në armiq , e jo se janë vëllëzër të një gjaku.Kudo që të kthehesh dhe të vëzhgosh situatën, gjithçka reduktohet në prodhimin e antagonizmave dhe kaosit.Mjaftë më më njerëz të pa ide të cilët manipulojnë masat.Popullit nuk iu duhet gënjshtra në vend të vërtetës, intoleranca politike në vend të tolerancës.Ne duhet medeomos të ndalojmë këtë regres, më zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale.

‘Odeon’ – E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për realizimin e një filmi artistik mbi Revoltën e vitit 1973. I pranishëm fizikisht në vendin ku ai vetë ka vuajtur dënimin, Lubonja denoncoi çfarë ai e quajti “improvizim pa projekt”, i cili po dëmton kujtesën historike të vendit dhe vetë autenticitetin e objektit. Në deklaratën e tij, Lubonja shprehet:

“Filmi pretendon se i duhet skena dhe i duhet skenografia e vitit ’73 dhe nisur me këtë ide kanë bërë disa ndërhyrje për të ndryshuar dhe ndoshta për ta bërë si në vitin ’73. Mirëpo kjo ka shumë probleme. Nëse ti do ta bësh siç ka qenë në vitin ’73 duhet të shkatërrosh shumëçka sepse për shembull këtu janë dy pallate siç e shikoni dhe në vitin 73 ai pallati i kuq që është atje nuk ka qenë. Po si, do ta prishim pallatin e kuq dhe ta kthejmë tek viti 1973? Po ashtu duhet të tregojnë atë muzeun që kanë parashikuar në hyrje dhe këtu të ndjesh atmosferën. Të flasin këto rrënojat që s’duhet të ishin të tilla, flasin për këto 35, për pandjeshmërinë. Është dhe kjo pjesë e historisë.”

Më tej ai shton se ndërhyrjet që po kryhen për skenografinë e filmit janë në thelb kundërvënie ndaj historisë reale të vendit:

“Mjafton të shohim atë që ishte e bardhë e suvatuar dhe pastaj meqë u ngrit zëri filluam ta bëjmë si të vjetër, tregon hipokrizinë e kësaj narrative sepse që të jemi realist. Nëse ti do ta bësh filmin siç ka qenë në atë kohë ti këtë ndërtesë do ta bësh goxha të mirë.”

Ai kritikon edhe vetë institucionet përgjegjëse, duke përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Blendi Gonxhe, për mungesë transparence dhe mungesë plani:

“Unë kam debatuar dhe personalisht me ata që kanë bërë këtë deklaratë (Ministrin Gonxhe). Ata nuk janë të sinqertë sepse nëse është një projekt muze, ata duhet ta kishin bërë të gjithë projektin. I gjithë projekti duhet të bëhej. Sa kushtojnë të gjitha dhe pastaj me faza. Vet fakti që një herë e bën me suva të bardhë e pastaj e bën një herë dritare e pastaj nga dritare e bën derë atë, tregon se ata nuk kishin as projektin se çfarë do bëjnë.”
“Për mua kanë qenë improvizim apo çfarë ka imagjinuar regjisori dhe hajd ti lyejmë ato këtej këtu. Duan të justifikojnë filmin sipas meje dhe prishjen që po bëjnë me muzeun, ndërkohë që projektin e muzeut e para si vizion e kanë të qartë që duhet të jetë vizion arkeologjik që kanë thënë italianët, që të ruhen, të konservohen dhe këtu çfarë ka ndodhur? Nëse ti do ruash e do konservosh, gjëja e parë që do të bësh është të forcosh çatitë e ndërtesave që të mos shemben nga uji…”

 

Lufta në Lindjen e Mesme – Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

Lufta e nisur nga Izraeli kundër Iranit mund të hyjë në një fazë edhe më kritike, me një rrezik të madh për zgjerim të konfliktit. Shteti hebre ka nisur një fushatë ushtarake që mbështetet ekskluzivisht në aviacion për të detyruar Teheranin të tërhiqet.

I vetmi precedent është ofensiva e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqej nga Kosova në vitin 1999: Aleancës i nevojiten 78 ditë bombardimesh, ndonëse kishte trefishin e avionëve dhe baza shumë më afër. Izraeli, ndërkohë, ndodhet mbi 1500 kilometra larg Republikës Islamike, një vend shumë më i madh dhe më i armatosur se Serbia.

Lodhja e avionëve dhe ekuipazheve në një operacion të tillë është e jashtëzakonshme, çdo mision zgjat mesatarisht pesë orë dhe kërkon disa furnizime në ajër, çka ndikon drejtpërdrejt në operacionin “Lion Rising”, i cili nuk mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm për shumë kohë. Ky kufizim mund të kapërcehet vetëm me ndërhyrjen amerikane, qoftë përmes mbështetjes logjistike me cisterna dhe radarë ajrorë, qoftë me pjesëmarrje direkte në sulme, një skenar që, sipas burimeve si Axios, është bërë tashmë i mundshëm.

Këto të dhëna mund të jenë një mënyrë për të ushtruar presion mbi hierarkinë e teokracisë shiite, ashtu siç bënë dje në mënyrë shumë më të dhunshme avionët F-35 izraelitë, të cilët shkrumbuan tre rafineritë më të rëndësishme të naftës, duke konkretizuar kërcënimin për të shkatërruar burimin e vetëm ekonomik të Iranit.

Po këtë mesazh e përcollën edhe me shkatërrimin e banesave të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei dhe me përpjekjet për të çuar përpara “dekapitimin” e regjimit, që nisi në agimin e dy ditëve më parë me eliminimin e trembëdhjetë figurave kyçe: një ndjekje në rritje, por gjithnjë e më e vështirë.

A do të mjaftojnë këto iniciativa për t’i dhënë goditjen përfundimtare ajatollahëve? Për momentin duket se jo. Gjatë 36 orëve të para, forcat izraelite (IDF) bombarduan 400 objektiva në 150 pika të ndryshme të vendit dhe dhjetëra të tjera janë goditur pas perëndimit të diellit dje: arsenale, baza dhe infrastrukturë të forcave të armatosura, Gardës së Revolucionit dhe programit bërthamor, të gjitha janë kthyer në hi.

Është një plagë e madhe për sistemin e pushtetit të ajatollahëve, por deri më tani nuk ka ndaluar kundërpërgjigjen ndaj Tel Avivit, e cila është zhvilluar me rreth 250 raketa balistike. Irani me siguri ka edhe më shumë, por ka vështirësi për t’i koordinuar lëshimet: oficerët e Pasdaran të ngarkuar me këtë përgjegjësi janë vrarë gjatë shkatërrimit të një qendre nëntokësore dhe dronët izraelitë patrullojnë pa pushim rrugët për të lokalizuar kamionët që transportojnë raketat.

Për këtë arsye, iranianët kanë arritur të lëshojnë maksimumi 100 raketa për çdo valë sulmi, pak, sepse sa më i madh numri i raketave, aq më i madh shansi për të depërtuar në kupolën mbrojtëse të shtetit hebre.

Faza e ardhshme e konfliktit do të karakterizohet nga përpjekjet për të neutralizuar këto raketa përpara se bateritë e pakta Arrow 3, të vetmet që mund t’i rrëzojnë që në distancë të largët nga qytetet izraelite, të shterojnë municionin. Amerikanët po zhvendosin anije të tjera të pajisura me armë që mund të ndërpresin raketat, për të përforcuar mburojën mbi Tel Avivin.

Askush nuk e di me saktësi se sa raketa të tjera do të arrijnë të lëshojnë iranianët; por dihet me siguri që ata disponojnë edhe koka lufte kimike: përdorimi i tyre deri tani ka qenë i përjashtuar, por sot ajatollahët luftojnë për mbijetesën e regjimit dhe mund të reagojnë në mënyrë shkatërrimtare, përndryshe rrezikojnë të humbasin çdo kredibilitet të brendshëm dhe të hapin rrugën për një kryengritje popullore.

Gardianët e Revolucionit kanë ende karta të tjera për të luajtur. Deri tani kanë përdorur shumë pak dronë dhe asnjë raketë cruise: armë më pak të sakta, por vdekjeprurëse, të cilat i kanë shpërndarë edhe tek milicitë shiite irakiane. Autoritetet në Bagdad po përpiqen me çdo kusht të frenojnë përfshirjen e këtyre grupeve në konflikt, por për Teheranin është e rëndësishme të hapë një front të ri, që do ta detyronte Izraelin të largojë avionët nga territori i vet.

Ajatollahët mund të lëvizin gjithashtu flotën e anijeve sulmuese dhe dronëve detarë për të bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit: një veprim që do të shkaktonte rritje të çmimit të naftës, por që mund të nxiste edhe ndërhyrjen amerikane dhe evropiane për mbrojtjen e trafikut tregtar. Një tjetër opsion është goditja e anijeve transportuese që furnizojnë Izraelin me mallra përmes porteve të Emirateve, rrugë e krijuar pas bllokimit të Detit të Kuq nga Houthit jemenas: nxënësit e Pasdaran që sot po japin mësim vetë mësuesve./La Repubblica sn

Evropa dhe yjet tona të pashuar të artit! Nga Jorgji Kote

Në këtë shkrim dua të pasqyroj një shqetësim qytetar me frymë europiane, ca më tepër tani kur po përshpejtojmë të realizojmë objektivin e anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Me këtë rast rikujtojmë faktin e njohur që nëse ka diçka që mund t’i japim me shumicë dhe cilësi elitare BE-së dhe të konkurojmë me dinjitet atje, këto janë traditat tona të pasura dhe të larmishme në art, kulturë, muzikë dhe letërsi, me emra të mëdhenj dhe të paharruar të formatit ndërkombëtar.

Mirëpo pavarësisht nga disa përpjekje, sidomos nga media, rrjetet sociale dhe disa arritje, këtu çalojmë jo pak si shtet, qeveri dhe shoqëri. Sepse shoqëria, institucionet kulturore në nivel kombëtar dhe vendor dhe media televizive nuk po bëjnë sa duhet për të evokuar këto tradita dhe protagonistët e tyre, sidomos yjet e pashuar të muzikës, këngës, valles, të teatrit dhe të humorit ndër shekuj, dekada dhe vite.

Kush jeton jashtë vendit ose ndjek programet televizive atje ndjen dhe ndihet i keqardhur kur sheh dallimin e madh me vendet europiane dhe në këtë fushë.

Kështu, krahas dhe bashkë me bashkitë, komunat dhe institucionet kulturore dhe artistike, televizionet kombëtare, publike dhe private franceze, gjermane, italiane, britanike, etj japin rubrika të posaçme ku evokohen emrat e mëdhenj dhe tingëllues të artit dhe muzikës; dhe kjo nuk bëhet jo vetëm në rastet e përvjetorëve të lindjes, vdekjes apo dhe koncerteve të tyre të famshme, por vazhdimisht, madje në programe dhe rubrika të rregulla javore, të moderuara nga yjet e gazetarisë atje.

Këto rubrika dhe emisione janë nga më të ndjekurat, sidomos nga rinia dhe deri te fëmijtë; ato shquhen nga prania e gjerë e familjarëve, fëmijve, miqve dhe fansave të artistëve të mëdhenj të muzikës, teatrit dhe humorit që përkujtohen; me kujtime dhe episode tejet interesante, duke i thurur homazhe personaliteteve të shquara që kanë mbajtur gjallë dhe në humor publikun për dekada me radhë.

Me atë rast, krahas kujtimeve mbi jetën e tyre, pse jo dhe me dritëhijet e veta, dhe interpretimeve të tyre virtuoze emblematike, artistët më të rinj luajnë dhe përsëritin pjesët e tyre në formë homazhi.

Mesazhi madhor që jepet me këtë rast është se këta artistë të mëdhenj, ndonëse kanë dekada që nuk janë fizikisht mes nesh, janë të gjallë si pjesë përbërëse e historisë, kujtesës dhe trashëgimisë kulturore dhe artistike të njehsuar me pjesët e pavdekshme që kanë interpretuar në skenat botërore.

Për ta ka gjithashtu shkrime, libra, monografi të shumta, promovimi i të cilave kthehet në ngjarje dhe festa të vërteta për të gjithë.

E pra, pikërisht në këtë drejtim, pa mohuar disa veprimtari mbresëlënëse, sidomos nga ana e Akademisë së Shkencave tejet aktive në këtë fushë dhe disa bashkive, sërish jemi prapa në këtë drejtim. Një nga shkaqet që ky aspekt i rëndësishëm historik dhe kulturor lihet pas dore vjen nga pretendimi se nuk ka interes publik!

Në fakt, kjo pengesë, e cila e ka burimin te mangësitë e lartpërmendura mund të kapërcehet pa shumë vështirësi duke e vlerësuar më shumë dhe më seriozisht këtë aspekt me veprimtari dhe emisione cilësore televizive; duke i institucionalizuar këto lloj veprimtarish dhe ciklesh, me siguri dhe interesi publik i dëmtuar rëndë nga lloj lloj emisionesh televizive superkomerciale dhe anti-vlerë do të ringjallet, duke siguruar pse jo rekord klikimesh, siç ndodh kudo në Europë.

Dhe kjo jo thjesht dhe vetëm për nostalgji me të kaluarën, por që t’i shërbejë rritjes së ndërgjegjësimit dhe shtimit të dijeve për historikun dhe traditat e shkëlqyera të artit dhe kulturës sonë, pse jo dhe në vitet e diktaturës, kur artistët tanë të mrekullueshëm na lehtësonin hallet dhe dertet me interpretimet e tyre emblematike.

Magjia e tyre dërgonte pa pushim rreze diellore pranverore në zemrat tona. Kjo dhe si detyrim moral, si borxh i pashlyeshëm që ua kemi artistëve të mrekullueshëm që materialisht nuk fituan asgjë megjithë famën e tyre, por fituan admirimin dhe respektin e popullit dhe Atdheut.

Shpesh, deri përpara viteve 90, kur isha me kolegë jashtë vendit por dhe tani, në biseda apo dhe intervista me të huajt, pyetjes se si e kemi përballuar shtypjen dhe super stresin e diktaturës, i jam përgjigjur pikërisht me faktin se peshën e vuajtjeve dhe të mungesës së lirisë krahas të tjerash, na e lehtësonin shumë me perlat e tyre mjeshtrat, këngëtarët dhe aktorëve tanë, të cilët kanë kohë që kanë hyrë në legjendë.

Dhe kjo ndodhte kudo, në shtëpi, në shkollë, jashtë saj dhe në stërvitjet ushtarake apo aksionet e rinisë, kudo ku ndodheshim. Dhe të huajt që na dëgjonin na jepnin të drejtë.

Bindesh dhe më shumë për këtë dukuri kur dëgjon dhe shijon perlat e panumurta të këngëve tona, popullore dhe të muzikës së lehtë, vallet e mahnitshme, pjesët teatrale dhe të humorit, romanet dhe botimet, pikturat dhe skulpturat me jehonë kudo! Me mijra komente lexon për to dhe në videot e shumta që bëhen virale!

Dihet se gjatë periudhës së viteve 1945 – 1975 në shumicën dërmuese të familjeve tona nuk kishte televizor, por vetëm radio të vogla të varura në mur, ndërsa në plazh të famshmet radio portative “ Iliria “.

Ndaj, kur vinte emisioni i orës 18:10 me këngë popullore apo emisioni aq shumë i dashur “ Sipas kërkesave të Muzikës “ në orën 21:00 ne vraponim me veshët e mbërthyer tek radio, duke dëgjuar këngën e preferuar.

Po kështu ndodhte me emisionin “ Teatri në Mikrofon “ ditën e mërkurë, Teatrin e Estradës « Variete » dhe plot të tjera.

Lista këtu është aq e gjatë, aq sa po hyre rrezik nuk del dot më prej andej; ndaj për të ilustruar shqetësimin e lartpërmendur po ndalemi vetëm në disa nga artistët tanë më emblematikë që nuk i kemi më mes nesh.

E kush e dëgjoi dhe nuk u mahnit me artistë të tillë të paarritshëm si mbretëresha e muzikës populllore të Shqipërisë së Mesme, Fitnete Rexha. Me këngët e saj të trimërisë dhe lirike, me shpirtin me të cilin i këndonte, me zërin plot vibracione, entusiazmin e saj dhe interpretimin e lirshëm unikal në skenë me defin e saj emblematik!

I ndjeri Agim Krajka dikur e ilustronte forcën e saj magnetike kur tregonte kur ai fliste, gjyshja i thoshte « shëëët, po këndon Fitnete Rexha!»

Ajo më ka lënë nga afër mbresa të thella 38 vjet më parë në një takim në Zall – Bastar me rastin e muajit të letërsisë dhe arteve në tetor 1977. Fshatarët e varfër të atyre anëve « ishin shkulur » duke udhëtuar gjatë me këmbë megjithë motin e keq për të parë e dëgjuar « mbretëreshën » e tyre të këngës. Nuk donin t’ia dinin për asgjë, boll të dëgjonin zërin e saj legjendar.

I shihja se megjithë lodhjen dhe mundimet e jetës, sytë u shkëlqenin nga gëzimi dhe emocionet e tyre, brohorisnin, qeshnin dhe qanin, i luteshin të këndonte prapë, prapë, ajo nuk ua prishte por ata doin prapë…..

Fitnetja e paharuar që shoqëronte një shkrimtar e nuk kishte ardhur për koncert u premtoi me shumë mirësjellje dhe pendesë se do të vinte apostafat një ditë tjetër të këndonte për ta.

Gjatë kthimit në fshat, më tregonin se ishin më të lumturit në botë, se kishin dëgjuar nga afër Fitneten e tyre të zemrës !

Ndaj e besova të ndjerin Agim Doçi i cili tregonte se kur shkoi Ansambli ynë i Këngëve dhe Valleve Popullore në Gjakovë në vitin 1971, mikpritësit pyetën për Fitneten. Dikush u tha me shaka se ajo nuk kishte ardhur.

« Aha, atëhere kot keni ardhur » – u thanë Gjakovarët, pa Fitneten më mirë kthehuni nga keni ardhur» ! Por u gëzuan pa masë kur e panë Mbretërshën e tyre të këngës! Atë ditë gjatë koncertit, kur ajo këndonte « Bubullin te shkëmbi i Kavajës » stadiumi u ndez flakë.

Po ashtu kolegu i saj i ndjerë, bilbili i këngës shkodrane, Xhevdet Hafizi. Sa më shumë t’i dëgjosh këngët e tij me atë lirizëm dhe aromë karakteristike shkodrane, aq më shumë të shijojnë dhe të pushtojnë mendjen dhe shpirtin.

Për tekstet fisnike, që evokojnë respektin dhe dashurinë e vërtetë ndaj pranverës, gëzimit, femrës, finesën, embëlsinë, butësinë të cilët kulmojnë në duetin e tij të paharruar me mbretëreshën tjetër të këngës shkodrane, Luçie Miloti dhe Naile Hoxha, dueti më i bukur i të gjithë kohrave, i papërsëritshëm nga asnjë tjetër.

Pastaj, zëri i tij i veçantë, plot finese, timbri i embël, i brishtë, shqiptimi i bukur, mjaltëzimi i fjalëve të bukura, temperamenti, melodia, buzëqeshja dhe deri te veshja e tij e spikatur artistike.

U bënë 18 vjet që ai u shua, por na ka marrë shumë malli të shohim të paktën një emision televiziv kushtuar atij emrit dhe artisti të madh dhe fisnik. Ashtu si dhe për Bik Ndojën, Shyqyri Alushin, për Meliha Dodën me trion emblematike karakteristike vlonjate, Anita Take&Agim Prodanin dhe të tjerë që janë në panteonin e artit shqiptar.

Malli na ka marrë të shohim të tilla emisione homazh dhe veprimtari për artistët e mrekullueshëm të Asamblit tonë të Këngëve dhe Valleve Popullore me valltarët e tij solistët e paarritshëm, të ndjerët Besim Zekthi, Liliana Cingu dhe Rexhep Çeliku.

Sa shumë mund të flitet dhe shkruhet për ta, jetën e tyre dinjitoze, mjeshtërinë e tyre të rrallë dhe pastaj kjo të ilustrohet me vallet kreshnike ku ata derdhën dhe shkrinë gjithë talentin e tyre!

Por dhe për solistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilët e livruan dhe zbukuruan dhe më shumë këngën tonë popullore, të mëdhenjtë dhe të pavdekshmit Mentor Xhemali, Gaqo Çako, Ibrahim Tukiçi, Ramiz Kovaçi…

Duke shkuar në jug, si dhe shumë të tjerë, më ka frymëzuar qysh në rini, këtu e 50 vjet më parë, Lefter Çipa, legjendë e gjallë e fjalës dhe këngës labe, hartuesi i qindra këngëve, njera më e bukur se tjetra.

Njeriu që asnjëherë nuk e la Labërinë, por u ngul aty, me « rrënjë e me degë », i “ dehur “ pas madhështisë dhe bukurisë së saj epike.

Kështu mund të flitet shumë për poetët e tekstve të mrekullueshme të këngëve tona që na mungojnë shumë, të ndjerët Agim Doçi, Arben Duka, Hysni Miloshi, Jorgo Papingji dhe të tjerë.

Po sa shumë mund të flitet për skenën e muzikës së lehtë, ku vezulloi me gjithë talentin dhe shkëlqimin e saj vezullues “urragani” i muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela »

Sado është shkruar dhe folur për Zërin e Kombit prapë është shumë pak kur vjen fjala te talenti i saj i jashtëzakonshëm, zëri me atë rregjistër të pafund, dhe intepretimin me shpirt të çdo « hiti » muzikor, nga kënga e Gjyshes, Sot jam 20 vjeç, një vit më parë jam martuar, Djaloshi dhe shiu, Vajzat tona ilegale, Rrjedh në këngë e ligjërime, te Valsi i Lumturisë dhe plot të tjera.

Në nëntor 1972, në Durrës, gjatë Kongresit të Rinisë, në Hotel Adriatik u entusiazmuan kur pas një ndërprerje të aktivitetit muzikor për shkak të një problemi shëndetësor, Vaçja u shfaq papritur ashtu thjesht dhe pa bujë në sallonin e madh, mes admirimit të mbi 30 delegacioneve të huaja të rinisë.

Kur e dëgjuan që interpretoi siç dinte vetëm Vaçja këngë italiane dhe spanjolle, brohoritje pa pushim. Kështu mund të flitet për Qemal Kërtushën me zërin dhe butësinë e tij karakteristike, për Tonin Tërshanën që drithëroi skenën me « Të dua o Det » dhe « Erdh pranvera », të cilat janë moderne dhe habitem përse nuk transmetohen.

Deri te emblematiku Sherif Merdani që u burgos vetëm e vetëm, siç e thotë dhe kënga me të cilën ai fitoi në Festivalin e Këngës në vitin 1992 « Se kënduan let it be »
Po Francesk Radi, ”veshoja” i paharuar, ndër njerëzit, të rinjtë dhe këngëtarët më mondanë dhe fisnike, që këndoi ”Adresën”, ”Biçikleta” dhe me ” Alo, alo babi” që këndoi më 1992 me Mariza Ikonomin dhe plot të tjera; këngë që mishëronin dashurinë dhe lumturinë e vërtetë e jo komerciale por me ndjenja dhe gëzimin që të jepte qoftë dhe një shtrëngim duarsh me vajzën e bukur që ishte adresa e lumturisë! Dhe prapë shumë shumë pak dëgjojmë dhe shohim për të !
Shumë prej këtyre këngëve si dhe « Fqinja e bukur » u kompozuan nga ish-studenti i anglishtes, njeri prej kompozitorëve më të rinj e të talentuar të viteve 70, të paharruarit Kastriot Gjini.

Sa herë afronte Viti i Ri, të gjithë do t’i shihje të rinjtë dhe të rejat duke kënduar këngën e dashur në atë kohë “ Kartolina “ .

Vdekja e rrëmbeu Kastriotin shumë të ri e bashkë me të kushedi dhe sa e sa perla të tjera muzikore për rininë e asaj kohe! Ndaj dhe sot atë dhe këngë të tjera të asaj kohe, i këndojmë gjithë qejf, sepse janë bërë pjesë e jetës, shpirtit dhe kujtesës sonë.
Të njëjtat ndjenja nostalgjie, homazhi dhe mirënjohje shijojmë dhe kur futemi në portat e teatrit tonë dramatik dhe të humorit me artistët e tij të mëdhenj.

Duke filluar nga Aleksander Moisi, padyshim ndër më të mëdhenjtë e botës në vitet 20 – 30 të shekullit të kaluar; mirëpo 90 vjetori i vdekjes së tij të parakohshme në prill kaloi pa asnjë gjurmë, vetëm me një premtim gjithsesi të dobishëm të Kryetares së Kuvendit, Zonjës Spiropali në takimin në Kavajë me ish Presidentin Moisiu, i cili ka bërë aq shumë jo thejsht për një prej të parëve të tij të mëdhenj, por për vendin dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Edhe Ambasadat tona në Berlin dhe në Vjenë, ku Moisiu ushtroi veprimtarinë e tij më të madhe mund të kishin bërë diçka. Sipas Rϋdiger Schaper, gazetar i spikatur i « Tagesspiegel », i cili në vitin 2002 botoi librin prestigjioz mbi jetën dhe veprimtarinë e shquar teatrale të Mosiut, i përkthyer dhe në shqip disa vite më pa thotë se në Burg Theatër ku Moisiu u njoh si aktor ka 14 thasë me dokumenta mbi jetën e tij të cilat mund të ishn objekt studimi.

Schaperi është mik i vendit tonë, në vitin 2002 – 2003 Ambasada jonë në Berlin ku isha diplomat, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës në Tiranë organizuan 2 – 3 vizita të tij në Shqipëri, ku e priti dhe Presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu, etj.

Në heshtje kaloi çuditërisht dhe 60- Vjetori i shuarjes së Fan Nolit, përkthyesi, famulltari, historiani, oratori, kompozitori dhe gjeniu i letrave shqipe, ish ministri i jashtëm dhe Kryeministër, themeluesi legjendar i Kishës autoqefale shqiptare!

E habitshme! Por sa shumë mund dhe duhet të flitet për pasardhësit e Moisiut, « gjeneralët » e teatrit tonë, të paharuarit Kadri Roshi , Naim Frashëri, Violeta Manushi, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Sandër Prosi, Prokop Mima, Lazër Filipi Margarita Xhepa, Sulejman Pitarka, Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Roland Trebicka, Anastas Kristofori dhe të tjerë personalitete me përmasa të jashtëzakonshme të teatrit dhe filmit modern shqiptar, me shfaqjet e tyre të mrekullueshme!

Me pjesët që skalitën gjithë mjeshtëri dhe ndjenjë ata janë bërë pjesë e pandarë e historisë dhe e vetë qënies sone shpirtërore. Të njëjtën gjë mund të themi për kolegët e tyre të shquar të humorit, të Estradës së Tiranës me Skënder Sollakun, mikun e parë të fëmijve në vitet 60, Arben Shakën, atë të Fierit Fuat Boçin, Estrada e Shkodrës me të papërsëritshmit e humorit tonë, Tano Banushi, Zef Deda, Gjosho Vasia, Paulin Preka, Gëzim Krujën, ajo e Durrësit me Ramazan Ngjalën, Spiro Stratin dhe unikalin Fadil Hasën ;

Me aq shumë skeçe dhe humor të bollshëm dhe të shëndetshëm, që hynë natyrshëm në fjalorin e përditshëm dhe kanë mbetur të gjalla edhe sot.
Ja pse evokimi, transmetimi i krijimeve të tyre emblematike dhe bisedat homazh me familjarë, kolegë, miq dhe shokë të yjeve tona të pashuar të artit, kulturës, muzikës dhe letërsisë përbën një detyrim moral dhe kulturor si shqiptar ashtu dhe me vlera te mëdha europiane.

Le ta mbyllim këtë shkrim homazh me falenderime për artistët tanë më të rinj që në shumë raste dhe sidomos në « duetet e pamundura » i evokojnë aq bukur dhe i thurin homazh frymës, shpirtit, talentit, dhe mjeshtërisë së papërsëritshme të yjeve tona të pashuar të artit dhe kulturës! bw

Lufta Izrael-Iran – ‘Armik i egër i kombit iranian’/ Berisha: Regjimi obskurantist i Ajetullahëve drejt fundit të merituar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me anë të një shënimi në Facebook në lidhje me sulmet izraelite në Iran.

Për kryedemokratin, ‘diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!’

Shënimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!

Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.

Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme. sn


Send this to a friend