VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përgjimi/ “A i keni çuar kafe? Po i kemi mbaruar ato punë”- Imer Lala flet për blerjen e votave në fshatrat e Dibrës

By | June 19, 2019

Komentet

Neo, macja me sy te verdhe Shkruar nga Artur Spanjolli

Telefoni tingelloi fort, ndryshe, me insistim. Si ato te çjerrat depertuese ku ti e din qe eshte nje lajm i cili vjen me allarme, nje lajm  te cilen e ke pritur prej shume kohesh, nje lajm i gatshem te te turbulloje pasditen. Ishte e premte. Nje e premte fillim tetori kur ajri fillon e ngjethet si lekura e nje femre te çveshur, apo te veshur me “elegance”, dhe merr nje ngjyre gri opake. Ditet fillojne dhe shkurtohen dhe gjethet e para te vjeshtes jane lajmetaret e dimrit ne prag. Alfredi shtypi butonin dhe degjoi zerin e djaloshit qepo i telefononte nga ishilli i “Giglio-s.” “Macja ka filluar te vije. Han tek pjata, me pas zhduketserisht.E kam pare disa here, ndersa ia mbathte. Eshte ajo: Neo!”

Alfred ia tregoi te gjitha Gerardit djalit te tij dhe vajzes se vogel, Ambres, e cila qe kur macja kishte ikur nga shtepia ne plazh, nuk kishte pasur as edhe nje minut qetesi. Ambra diten e fundit, nuk donte te kthehej qante si e denuar duke uleritur: “Une nuk nisem nga ketu pa macen time!” Kurse Geri, i cili nuk lente rreze pa kerkuar, me syte plot lot, e kerkonte duke uleritur me zerin e tij prej 12 vjeçari: “Macja, macja, Ku je Neo? Duhet te nisemi, dil dhe eja!” Iu desh forca Fredit per ta derguar Ambren tek trageti, sepse nuk donte te kthehej ne shtepi ne Firence pa macen e saje, e cila çuditerisht, duke pasur gjithçka ne jete, kishte ikur. “Me siguri ka gjetur ndonje maçok!” mendonte Albina dhe Alfred, te hidheruar dhe ato nga ndodhia, nuk dinin ç te benin.Keshtu ishin nisur, duke ngushelluar me fjale dhe perkedhelje Ambren, qe akoma i kishte syte plot lot.“Te lutem!” porositi Alfredi nje shqiptar qe jetonte tek ishulli, prane shtepise me qera. “Sapo ta shohesh qe han tek pjata e saje, me merr ne telefon. Macet kthehen perhere!”

Keshtu u nisen me nxitim te njejten mbasdite, pas gati dy muajsh qe kur kafsha kishte ikur dhe po iknin me idene e qarte ta sillnin macen ne shtepi, ne Firence ku kishte jetuar perhere. Ndersa nxitonin, tek dyqani i kafsheve, pane si çdo te premte, djalin qe i binte takave te kepuceve femerore mbi kalldrem, dhe qe prej shume muajsh kerkonte ti mesonte papagallit nje fjale te piset.

Nuk do t’ia dalesh kurre!” ia ktheu Alfred duke qeshur, dhe i shqiptoi fjalet me shaka. “Papagallat nuk mesojne fjale te pista!”. Alfred kishte floke te gjate, fytyre te gjere, mjekrren pak te zbardhur pre 50 vjeçari, i gjate dhe i hedhur, gjithmone duke ecur. Gerard, qe e ndiqte gati duke vrapuar, besonte kryekeput se do ta sillnin macen ne shtepi, por duhet te benin: gjueti macje. Pritja ne ishull mund te kishte zgjatur dhe nje jave, derisa macja do te vinte aty, ne te vetmen shtepi qe njihte. Moren ne fillim trenin deri ne Livorno. Aty iu ngjiten tragetit dhe shkuan drejt ishullit. Ku vite me pare, nje i marre kapiten anije, si n je mace e pandergjegjshme, kishte bere nje gomarllek duke e afruar anijen deri tek guret e nenujshem duke rrezikuar jeten e qindra pasagjereve.

Kur mbrriten atje, baba e djale moren rrugen drejt shtepise verore nga ku macja kishte ikur dhe shume kurjoz, nderkohe qe tetori i binte nje violine plot tinguj uji dhe ere, Alfred qeshte me pabesim ndersa i shtrengonte doren djalit shqiptar. Historia ishte sa per te qeshur po aq dhe serjoze. “Ne pergjithsi vjen para se te erret!” deftoi djali. “Han, mjagullin, pastaj iken!”

           Gerard nderkohe kishte mbushr pjaten me ushqimin e preferuar te maces. “Do te pres ketu, gjithe naten!” tha i vendosur dhe u rrok te bente nje xhiro kerkimesh perreth.

            Mbremja erdhi me nje qiell pa njolla, ku yjet e ftohte rrinin te varura mbi nje hark qielli plot blu te erret.Era e tetorit premtonte mire dhe pse shushurima e gjetheve e shtonte ndjesine e humbjes. Larg shtepise,  vetem me nje shprese te vagullt, ne nje vend ku kishin qene te lumtur ne vere, tani, jasht kohes, jasht vendit, jasht çdo konteksti, kerkonin ta rekuperonin macen e shtepise.“Mund te rrije dhe nje jave?!”

“Mund te rrime, maksimumi deri te henen!”

“Jo, asnjehere!”

“Duhet te shkosh ne shkolle!”

“Duhet te gjeje macen. Ti mendon se Ambra do ta lejoje qe ne te kthehemi ne shtepi pa macen!”

“Shpresojme te kemi fat!”

Rrinin te dy te ulur me syte e ngulur mbi pjaten, sikur brenda, perzier me ushqimin per macen, te ishte  perzier dhe e tere shpresa e tyre per te gjetur kafshen. Heshtja ishte e plote, gati e shenjte.Ato rrinin ne heshte nderkohe qe toka i kthente shpinen diellit dhe çdo gje fundosej ne misterin e krijimit. Me pas u be ftohte dhe djemte hyren brenda.

Ishte nje mace e bardhe, e shendoshe, e qete dhe oportunista te cilen e kishin blere kotele, pas shume lutjesh dhe pergjerimesh te dy femijeve te vegjel qe vdisnin fare nga deshira per te pasur nje kafshe ne shtepi. E ngrohte dhe lozonjare, ishte shnderruar ne nje krijese te cilen femijet e adhuronin edhe sepse, kur ferkohej, kur flente tek kembet e krevatit, kur te perkedhelte, ishte e pashmangshme most s ta doje.

“Po perse iku? Nuk ishte ndoshta e lumtur tek ne?!” pyeste Ambra me kureshtje. Macja kishte peliçen me qime te buta,dhe syte e verdhe, dhe femijet ishin te bindur se do ta shihnin prap.

“Bejne gjithmone keshtu!” komentonin ekspertet. “Ikin per te bere dashuri.Pastaj, kur kalon stine e shumimit, kthehen prap me bishtin nder shale!” Ato e kishin pritur me ore, me dite, por macja nuk ishte kthyer me. Ishin kthyer ne shtepi ne Firence, te trishtuar, me turite e varura. Me pas ishte perhapur fjala. Macja e Alfredit ka ikur. Ka preferuar lirine prej bredharakje ne vend te komoditetit prej skllavi te shtepise. Mama Albina i kishte premtuar Ambres nje mace tjeter, por ajo uleriste: “Dua macen time. Nuk dua asnje mace tjeter!”

Baba e femije, fjeten ate nate shume kilomentra larg nga shtepia, dukej qesharake por historia kishte dhe heroizem dhe epizem familjar brenda.

E shtuna lindi e kthjellet. Me nje qiell pa gervishje, nje heshtje te thelle dhe eren e forte te jodit te detit qe perhapej ne ajer. Gerard u ngrit nga krevati i pari, hapi porten dhe vendosi pjaten e ushqimit ne toke. Ishte nje djale me nje fizik prej atleti, me floket e shprishur, trupin prej futbollisti, qeshjen njelloj si te babait, i rritur perpara kohe. I shkathe, ikte si veriu me biçiklete  ne shkolle, ndihmonte nenen ne shtepi dhe motren e vogel per detyrat. Nje djale i mbarshem i cili, edhe pse ishte vetem 12 vjeç qe pre 6 vjetesh luante futboll. Me topin bente mrekullira deri sa habisnin dhe Alfredin, dhe ndoshta duke enderruar te behej si C. Ronaldo, bente stervitje me serjozitet dhe pergjegjesi. Dhe lodhja fizike, ne vend qe ta drobisnin e bente me te lumtur.Ishte sulmues. Shpesh Alfred filmonte golat e bukur te djalit.Topi per Gerin ishte ndoshta me i shtrenjte se telefoni apo se macja. Duke manexhuar topin, pasditeve  tek sheshi i Duomos, ndjehej me i plote, me i lumtur. Afer tije vershonte lumi i turisteve, te cilet si nje dallge e pashterur popujsh  kurjoz, vinin te shikonin mrekullite e Firences. Shpesh, Geri pasonte topin drejte lumit te turiste dhe ato, burra apo gra, femije o te moshur, ja pasonin prap. Cdo pasim, nje turist i ndryshem, te gjetur rastesisht ne ate lume popujsh ne ecje. Ka diçka te magjishme topi. I ndihmon njerezit te komunikojne me njeri tjetrin. Ne shkolle  shkonte mire, dhe po mos te ishte bota e telefonit qe po i perpinte kalamajte ne nje shtrigerim pa ngushellim, ndoshta do te ecte me mire akoma ne shkolle.

Macja nuk shihej asgjekundi. Geri rrinte i ulur, durueshem, me berrylat e mbeshtetur mbi gjunj, i vendosur mos te ngrihej deri sa macja te rishfaqej.

Gati dy muaj tashme qe macja mungonte dhe femijve i kishte ardhe jeta e veshtire nga trishtimi. Tani duhej te kishte vetem durim. O ndoshta nuk donte te kthehej. Ndoshta e shihte Gerin permes kaçubes dhe e bindur te mos kthehej ikte prap gjithkund perveç se jo ne shtepi.? Ndoshta macja vagabonde nuk donte ta humbte lirine e fituar me djerse.Dhe ndoshta duke kerkuar dashuri te reja do ta shpinte jeten duke bredhur neper ishull.Ose ndoshta nostalgjia po e gerryente brenda dhe ajo, sapo ta shihte djalin do ti hidhej ne preher me deshiren e zjarrtte per tu kthyer ne shtepi. Tashme stina e dashurive mes maceve kishte perfunduar.

“Do te kemi valle fat sot?” e pyeti Alfredin sapo babai u zgjua.

“Nuk e di Geri, shpresojme!”

Geri hante mengjes me briosh dhe qumesht dhe mendonte per macen. Deri ne shtate te darkes nuk ndodhi asgje. Te vetmet kafshe qe trafikuan kopshtin ishin nje breshke, nje qen bredharak, zogj pa fund dhe nje korb i zi qe kerrkelliste siper degeve. Shpresa, me kalimin e oreve ishte bere aq e holle sa dukej si nje file merimange edhe pse ne fillim te dites kishte qene sa nje trung dhe baba e djale u pezmatuan dhe e humben durimin.

“Hyme brenda Geri!” tha  Alfredi.

“Presim dhe pak!”

“Nuk vjen me.Macja nuk eshte me e jona!”

“Dua te pres dhe pak!”

“Hajde brenda. Neser do ta provojme prap!”

“Hy ti hy.Do vij pastaj!”

“Vish ndonje gje.Po behet ftohte!”

Geri mbeti vetem me mendimet e tij. Mendonte te ardhmen e shkelqyer si futbollist. Po enderronte tek bente kontrata miljonash me shoqerite me te mira te futbollit ne europe. Enderronte te behej ikone e sportit dhe te lumturohej me arritjet e tij, e shihte veten ne 2035, tek ngrente topin e arte ne mes te skenes. Do te ishte shume bukur nese do te realizonte enderren e tij. Skuadra e tij e zemres ishte Fiorentina, por atij i pelqenin talentet e medha. Ne shtepi kishte si posterat e Mesit dhe Ronaldos, ashtu dhe fotografi qe kishte bere me Rosin, Neton dhe Quadradon e fiorentines. Futbolli per te ishte po aq i rendesishem sa ushqimi, dhe te behej futbollist per te ishte tashme nje objektiv i rendesishem. E dinte qe po ta doje me tere mend nje gje, dhe te besoje ne te, ajo gje do te realizohej.

Koha kalonte me nje mace qe mungonte, me ankthin qe rritej dhe hijen e humbjes qe shfaqej ne fund te kopshtit. “Hajde macka, hajde hajde!” mendonte Geri neper terr nderkohe qe Alfred e therriste qe brenda shtepise.

“Sille ushqimin brenda dhe eja te fleshe!” Geri, mblodhi çdo gje dhe u shtri te flente. Atehere pa nje enderr. Ishte nje enderr aq e vertete sa dukej se ishte me reale se jeta vete. Ne enderr ndjeu nje shushurime ne mes te gjetheve.  Macja, e bardhe, e shendoshur dhe me syte e verdhe te shndritshem, u shfaq. Mbeti e shtangur, me putren e ngritur dhe syte e tyre u kryqezuan si te ngrire ne kohe.Asnje nuk levizte. Te kater bebezat komunikonin ne gjysemerresire dhe thane aq shume gjera mes tyre. Me pas Gerard  u ul qetesisht, me kujdes, si gjahtari i cili per te mos trembur gjahun ruhet, dhe me pas e therriti: “Neo, Neo, Neo!” Macja u zgjua dhe tundi bishtin e zi. Diçka i kaloj neper mend, dhe atehere u kujtua se kishte qene nje kohe kur ajo jetonte ne nje shtepi, mbushur plot perkedheli dhe kujdesje. Macja filloje te mjagullije, eci duke tundur bishtin, dhe dukej sikur qante dhe kerkonte ndjese, me shume se mjagullinte.  Gerardi, i cili gati sa nuk i besonte skenes, e shtrengoi fort ate trup te ngrohte, te bute dhe e perkedhelte duke e puthur.Ishte  shtatzene.

“Ku ishe futur, moj? Te kemi kerkuar gjithandej!”

“Me fal. Dihej, ishte nje arratisje dashurie!”

“Po ai ku eshte?Mund ta sjellesh dhe ate!”

“Me la i poshtri. Per nje tjeter.Pse jan kaq te ndyre macet meshkuj?!”

“Te gjithe maçoket, nje fytyre kane!”

“Do te kthehemi ne shtepi, macka ime! Ambres po i veshtiresohet jeta pa ty, edhe mua gjithashtu!”

“Me vjen shume keq, gjera qe ndodhin.Ishte dashuria e pare!”

“Atehere do kthehemi ne shtepi! Fitoreee! Babiiiii!” Uleriste Geri ne enderr, dhe me kafshen shtrenguar ne gjoks vraponte i lumturuar teje mase.

Jashte, erresira kishte trokitur prej kohesh dhe e tere bota ishte pergjumur, ne ate cope toke te pushtuar nga dallget e bardha te detit, ku kujtesat e turisteve ishin plot drite, dallge, gezim, lumturi, dashuri dhe darka me ushqim peshku. Ne ate ishull ku nje komandant anije i marre, tamam si nje mace e dashuruar, i humbur dhe i hutuar, vite perpara, e kishte afruar aq shume anijen prane bregut sa kishte prekur shkembinjte dhe perkulur anijen gati per fundosje.

Diten tjeter, hapen dyer dhe dritare, ndezen dritat, e mbushen shtepine me ushqim dhe dolen jashte per ta kerkuar macen me thirrje neper rruge. Gjeja me e çuditshme ishte qe askush nuk kishte pare kurre nje mace vagabonde dhe ato te dy ecnin pa fund duke uleritur neper rruge: “Neo, ku je?? Neooo ku jeeee?” “Mos keni  pare rastesisht nje mace te bardhe me sy te verdhe dhe bisht te zi?” Njerezit ngrinin shpatullat. Mrekullia ndodhi kur u kthyen ne shtepi.

Hyne ne hotelin veror ku flinin.Macja, kush e din se ne ç forme misteriose, por e kishte ndjere thirrjen e djemve, dhe ishte futur ne shtepine e hapur qe njihte. E priste Gerin  tek krevati i tij. Baba dhe bir, shume te habitur, mbeten te shtangur nga mosbesimi sapo e pikasen. Vrapuan qe te mbyllnin dyer dhe dritare ne menyre qe mos te ikte. Macja u struk poshte krevatit te Gerit. Me pas filloj te mjagullije, dhe Geri e shtrengoi fort ne gjoks. Macja nuk iu shkit me.

Mbeten tere kohen ne shtepi pa dale. Macja fjeti duke i mbuluar fytyren Gerit me trupin e saj te ngrohte, duke i treguar tere dashurine dhe mallin qe kishte pasur per djalin.E kishte mbledhur sin je shall i ngrohte dimeror. Diten tjeter u nisen per Firence. Kur kaluan prane dyqanit te kafsheve, papagalli ishte jashte dyqanit, brenda nje kafazi. Pergjate trotuarit, kalonte nje turiste elegante, takat e se ciles kerrcisnin fort mbi guret e trotuarit. Sapo zonja e rende kaloj dyqanin, atehere papagalli uleriti pa turp: “Kurva!”

 

Firenze 14 10. 2019

Ndryshon Opinioni përfundimtar i Venecias për Metën

Armand Mero

Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e vet përfundimtar lidhur me interpretimin e vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Dokumenti përmban ndryshime nga projekt-opinioni. Përfundimi sipas të cilit Presidenti kishte tejkaluar kompetencën është hequr, dhe në një rast tjetër është lënë hipotetike, e jo më si kontastim. Në një deklaratë të tijën zoti Meta u shpreh se sipas tij Opinioni përfundimtar konfirmoi qëndrimet e mbajtura prej nga ai.

Teksti i Opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, i publikuar sot, pësoi ndryshime të ndjeshme nga dokumenti paraprak i ekspertëve. Në përfundimet e Opinionit, çka lidhur me veprimet e presidentit Ilir Meta, kishte qenë më parë si konstatim, ose është hequr, ose është lënë hipotetike, duke ka kaluar topin në dorë të interpretimit të parlamentit apo dhe Gjykatës Kushtetuese shqiptare, nëse deputetët do të votojnë për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Ndërsa në variantin e mëparshëm, në pikën 99 të përfundimeve thuhej se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës fillimisht duke anuluar e më pas, duke shtyrë zgjedhjet lokale..”, në Opinionin përfundimtar kjo fjali është hequr plotësisht, duke rifomuluar pjesën në vijim sipas së cilës “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë nëse anulimi, e më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, përbën një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një natyre të tillë seriose, që do të mund të lejonte shkarkimin e Presidentit”.

Ndryshim ka pësuar dhe pika 101 e përfundimeve të Komisionit të Venecias. Dhe këtu, konstatimi se “..Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë më pas zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, pa një bazë të veçantë ligjore….”, është zëvendësuar në Opinionin përfundimtar me një formulim hipotetik se “…Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore..”.

Në opinionin përfundimtar nuk kanë ndryshuar megjithatë konstatimet sipas të cilave “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Por “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.

Sipas edhe Opinionit përfundimtar “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc” thekson opinionin sipas të cilit “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

Ndërsa Opinioni paraprak, hasi në kritika të ashpra të presidentit Iir Meta dhe një shpërfillje nga ana e tij të vendimit përfundimtar që Komisioni pritej të merrte, sot, Kreu i shtetit, duke vënë në dukje “ndryshimet thelbësore nga projekti paraprak” vlerësoi se Opinioni përfundimtar “konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës”.

KOMUNIKATË E REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

 

Propozohet Qeveria e Re e Republikës së Çamërisë me Kryeministër, Prof. Odise Çaçin
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Republikës së Çamërisë z. Atdhe Geci, me miratim të Këshillit Kombëtar të Republikës së Çamërisë, dhe në konsultim me Kushtetutën e Republikës së Çamërisë për emërime, i propozon Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliut, listen për emërime të Qeverisë të Republikës së Çamërisë në këtë përbërje;

Kryeministër i Republikës së Çamërisë,
Prof. Odise Çaçi

Ministër i Kulturës i Republikës së Çamërisë
Shkrimtari, Idajet Jahaj

Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Çamërisë
Prof. Fadil Aliu

Ministër i Rinisë dhe Sportit të Republikës së Çamërisë
Avokat, Arben Arkaxhiu

Ministër i Organizimit Publik të Republikës së Çamërisë
Lulëzim Shehu

Ndërsa, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Republikës së Çamërisë
Shkrimtari, Atdhe Geci

Me këtë rast, Këshilli Kombëtar anëtarë të përhershëm të Republikës së Çamërisë, propozon;

Prof. dr. Lisen Bashkurti
Prof. dr. Koço Danaj
Prof. dr. Skënder Kodra

Ndërsa, Kordinator në Qeverinë e Republikës së Çamërisë propozohen;
1 . Driton Murseli,
2 . Riza Salihu,
3 . Pëllumb Selimi,
4 .Nertil Islami,
5 .Theodhori Dukshi

Për Këshillin Kombëtar të Republikës së Çamërisë,
Shkrimtari, Atdhe Geci
Dortmund / 11 e 12. 10 . 2019

Sfidat që presin Albinin – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Kosova ka arritur në një udhëkryq të rëndësishëm në zhvillimin e saj si një shtet i pavarur.

Dy parti opozitare, në mënyrë të habitshme, fituan zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit dhe tani iu duhet të ndërmarrin “një pastrimin madhor të shtëpisë” për të reformuar institucionet e vendit. Edhe emërimi i një të dërguari të ri të Shteteve të Bashkuara për të rifilluar bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë mund të japë një shtysë të re drejt një zgjidhjeje përfundimtare të një nga problemeve rajonale më të paprekshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, krimi dhe korrupsioni, sëbashku me kujdesin shëndetësor dhe arsimin, ishin në krye të axhendës. Qeveria e ardhshme duhet të angazhohet që të çrrënjosë abuzimet më të këqija jo vetëm verbalisht; ajo duhet që, më në fund, të fillojë të përmbushë (premtimet). Sloganet që thjesht përsëriten mund të mos e qetësojnë më një elektorat që është irrituar në vazhdimësi nga mungesa e përparimit ekonomik ose mund të mos kënaqë lojtarët ndërkombëtarë që e shohin vendin si të “mbërthyer në një kurth”.

Nisma anti-korrupsion duhet të fillojë brenda institucioneve qeveritare. Standarde të rrepta llogaridhënieje dhe raportimi i të gjitha pasurive në pronësi të zyrtarëve duhet të jenë të detyrueshme, ndërsa çdo kontakt mes zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve të biznesit duhet të jetë transparent dhe i hapur për hetim. Reforma gjyqësore, gjithashtu, duhet të përfundohet, duke zëvendësuar gjyqtarët dhe prokurorët që u bënë të pasur me ryshfete.

Zyrtarët serbë pretendojnë se Kosova është një shtet i dështuar, i mbushur me kriminalitet, i cili nuk meriton njohjen ndërkombëtare. Masat për të luftuar korrupsionin do t’i jepnin mesazhin e qartë institucioneve ndërkombëtare, që Kosova është serioze për t’u kualifikuar për anëtarësim. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mund të jetë figura më e rëndësishme, që nga pavarësia, që do t’i bëjë ballë korrupsionit shtetëror.

Një detyrë e tjetër e rëndësishme e qeverisë së re është të flasë me një zë (unanimisht) në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së saj me Serbinë. Sa më shpejt që qeveria e koalicionit midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të formohet aq më mirë (është) për vendin, përndryshe do të krijohet perceptimi i pasigurisë dhe mungesës së unitetit. Administrata e re duhet të ketë një qëllim të qartë: njohjen e plotë ndërkombëtare dhe përfshirjen në të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare. Çfarëdo (tjetër) që është më pak se kaq nuk do të sjellë stabilitet në rajon.

Emërimi i ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, si i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, tregon se Shtëpia e Bardhë është e vendosur të normalizojë marrëdhëniet, pasi, tashmë, kishte emëruar Matt Palmer, zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, si të dërguar të posaçëmpër Ballkanin Perëndimor. Ndonëse Grenell është “fillestar” në rajon, Palmer është një zyrtar “i regjur” i Departamentit të Shtetit i cili është i ndërgjegjshëm për kompleksitetet e Ballkanit.

Mosmarrëveshja mbi normalizimin mund të zgjidhet plotësisht vetëm nëse Serbia pranon pavarësinë e Kosovës. Grenellit do t’i behët shumë presion për të gjetur shpejt formulën për të arritur diçka të tillë. Atij do t’i duhet të punojë me përfaqësuesit e BE-së, por, si ambasadori amerikan në Berlin, ai ka qenë shumë kritikues ndaj politikës së jashtme gjermane. Grenell me sa duket u rekrutua pikërisht për shkak të përvojës së tij si negociator në Kombet e Bashkuara. Prishtinës i duhet të bashkëpunojë ngushtë me të dy të dërguarit, duke shfaqur gatishmëri për kompromis për çështje të caktuara, si për shembull heqja e taksave (100%)ndaj Serbisë. Nga ana tjetër, asaj i duhet të shmangë çdo ‘kurth’ të vendosur nga Beogradi gjatë bisedimeve të ardhshme.

Disa vëzhgues kanë spekuluar se Grenell do të jetë më i hapur për shkëmbime territoriale për (të siguruar) njohjen nga Serbia. Sidoqoftë, ai do të përballet me pengesa të rëndësishme politike, pasi udhëheqësit e qeverisë së re në Prishtinë mund të humbin shumë nga mbështetja e tyre publike, nëse vihet re se (ata) po i dorëzojnë toka Beogradit.

Po kështu, qeveria serbe nuk ka të ngjarë të shkëmbejë ndonjë (pjesë)territori për katër komunat veriore në Kosovë, ashtu si shumë vëzhgues kanë spekuluar, sidomos teksa zgjedhjet parlamentare në prill të vitit 2020po afrohen. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur i çuditur me vendimin e Uashingtonit për të emëruar dy të dërguar specialë për të përshpejtuar procesin e negociatave. Beogradi gjithmonë i ka drejtuar sytë nga Brukseli për të manipuluar dhe vonuar çfarëdo marrëveshje me Kosovën, duke shpresuar se mund të nxisë kryeqytete të ndryshme kundër njëri-tjetrit dhe të hyjë në BE para se të arrijë ndonjë marrëveshje përfundimtare me Prishtinën.

Duke pasur parasysh urgjencën e ritheksuar të Uashingtonit për zgjidhje, Beogradi mund t’i drejtohet gjithnjë e më shumë Moskës, për të neutralizuar ose prishur nismën, nëse (nisma) synon të ‘kurorëzohet’ me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Rusia madje mund të emërojë të dërguarin e saj ose të kërkojë një pozitë të barazvlefshme në këtë proces. Por ia vlen të kujtojmë se marrëveshjet e vetme që janë zbatuar me të vërtetë në rajon, siç janë Dayton dhe Prespa, janë ato ku Moska nuk ka luajtur asnjë rol.

Dita 39, Albania

KOSOVA’S IMPORTANTCROSSROADS

Janusz Bugajski, 11 October 2019

Kosova has reached an important crossroads in its development as an independent state.

Two opposition parties surprisingly won the general elections on 6 October andneed to conduct major house cleaning to reform the country’s institutions. And the appointment of a new U.S. envoy to restart talks between Kosova and Serbia can give fresh impetus to a final resolution to one of the most intractable regional problems.

During the election campaign, crime and corruption, in addition to health care and education, topped the agenda. The incoming government not onlyneeds to commit itself verbally to rooting out the worst abuses, it must finally start to deliver. Simply repeating slogans may no longer placate an electorate that has grown increasingly frustrated with the lack of economic progress or satisfy international players who see the country as being stuck in a hole.

The anti-corruption initiative must start within government institutions. Strict standards of accountability and the reporting of all assets owned by officials must be mandatory, while any contacts between elected officials and business representatives must be transparent and subject to investigation. Judicial reform must also be completed to replace judges and prosecutors who grow wealthy on bribes.

Serbian officials claim that Kosova is a failed state riddled with criminality and is not deserving of international recognition. Measures to counteract corruption would send a strong message to international institutions that Kosova is serious about qualifying for membership. The head of Vetevendosje, Albin Kurti, may be the most important figure since independence to confront state corruption.

A second major task for the new government is to speak with one voice in resolving its standoff with Serbia. The sooner that a coalition government between Vetevendosje and the Democratic League of Kosova (LDK) is formed the better for the country, otherwise there will be a perception of uncertainty and disunity. The new administration must underscore one clear goal – full international recognition and inclusion in all key international organizations. Anything less will not bring stability to the region.

The appointmentof the U.S. Ambassador to Germany, Richard Grenell, as envoy for the Kosovo-Serbia dialogueindicates that the White House is determined to normalize relations, having already appointed Matt Palmer, the Deputy Assistant Secretary of State, as special envoy for the West Balkans. While Grenell is a novice in the region, Palmer is a seasoned State Department official who is well aware ofBalkan complexities.

The dispute over normalization can only be fully resolved if Serbia accepts Kosova’s independence. Grenell will be hard pressed to quickly find the formula to achieve such a breakthrough. He will need to work with EU representatives, but as the U.S. ambassador in Berlin he has been highly critical of German foreign policy. Grenell was evidently recruited because of his experience as a negotiator in the United Nations.Prishtina must work closely with both envoys by demonstrating willingness to compromise on certain issues, such as lifting tariffs against Serbia. On the other hand, it must avoid any traps laid by Belgrade during the upcoming talks.

Some observers have speculated that Grenell will be more open to land swaps or the exchange of territory for Serbian recognition. However, he will face significant political obstacles, as leaders of the new government in Prishtina could lose much of their public support if they are seen to be surrendering territory to Belgrade.

Likewise, the Serbian government is unlikely to exchange any territory for four northern municipalities in Kosova, as many observers have speculated, especially in the run up to parliamentary elections in April 2020. Serbian President Aleksandar Vucic has expressedsurprise by Washington’s decision to appoint two special envoys to accelerate the negotiation process. Belgrade has always looked toward Brussels to fudge and delay any agreements with Kosova, hoping that it can play off various capitals against each other and move into the EU before reaching any final agreement with Prishtina.

Given Washington’s renewed urgency for resolution, Belgrade may increasingly enlist Moscow to neutralize or derail the initiative if it is intended to culminate in Kosova’s recognition and UN membership. Russia may even appoint its own envoy or demand an equal voice in the process. But it is worth remembering that the only agreements that have been actually implemented in the region, such as Dayton and Prespa, are those where Moscow played no role.

Pse ambasadori i OSBE-së Boschard guxon të veprojë në publik me gjeste të rëndomta – Nga Eva Idrizllari

 

Pse ambasadori i OSBE-se Bern Boschard, i akredituar ne Shqiperi, guxon te veproje ne publik me gjeste te rendomta.

Egziston nje paradoks ne Shqiperi. Ambasadoret e huaj konsiderohen si persona me nje status te rendesise se veçante, influenca e te cileve ndikon ne vendimarrjet kyçe ndaj shtetit shqiptar. Politika shqiptare (e korruptuar dhe inferiore), iu ka deleguar historikisht nje rol aktiv ne shtetin shqiptar, pertej sherbimit normal diplomatik, duke i perziere ne çeshtjet e brendshme te shtetit si bashkepunetore ne veprimtarine e te gjitha proçeseve politike, apo reformave, te klases ne pushtet.
Ambasadoret e akredituar ne Shqiperi, ndihen te jashtezakonshem nga vardisja si interesaxhinj dhe trajtimi special qe iu ben politika shqiptare, media dhe shoqeria civile, aq sa nga sherbesetare diplomatike te interesave te shtetit te tyre, ata ndihen si “idhuj” te rendesise vitale ne shtetin ku jane akredituar.
Prandaj ambasadori i OSBE-se Boschard, e shkel statusin e zakonshem te diplomatit dhe sillet si nje “celebrity”, duke perdorur gjeste te pahijshme ne publik. Sepse ai ndihet ne qender te vemendjes si nje VIP, nga shqiptaret.

P.s: Duke iu referuar thenies “çdo qeveri ka ate popull qe e krijon”, mendoj se kjo funksionon edhe per diplomatet e huaj. Eshte merita jone qe ata ndihen aq “superiore”, aq sa na injorojne me “gishtin e mesit”.
T’i gezojme!

“Dekriminalizimi” në Shqipëri, Fenomeni që vazhdon të prodhojë debate (video)

Mimoza Picari

Rreth 4 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e njohur si ligji i “dekriminalizimit” që kishte si qëllim largimin e funksionarëve publik me të shkuar kriminale nga parlamenti dhe disa institucione shtetërore. Protagonistë të shumicës dhe opozitës vërejnë me shqetësim se ligji është ende i nevojshëm edhe pse kur u hartua u mendua si i përkohshëm, Studjuesit nënvizojnë se partive u mungon vullneti politik dhe rregullat e konkurimeve të ndershme në rradhët e tyre, me qëllim ndalimin e depërtimit të elementëve me të shkuar kriminale në politikë dhe administratë.

Në Shqipëri në fund të vitit 2015 parlamenti nën presionin e fortë të SHBA dhe BE, miratoi Ligjin për Garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funskione publike” i njohur si ligji i “dekriminalizimit”. Kjo nisëm erdhi si nevojë e domosdoshme pas zgjedhjes deputetë dhe drejtues në nivel lokal të disa eksponentëve me të shkuar kriminale. Analistët vërejnë, se kjo ndodhi me qëllim maksimalizimin e votave në zona bastione të kundërshtarëve dhe nënvizojnë, se sigurimi i mandateve erdhi përmes metodave jo demokratike të konkurimit, kërcënimeve shantazheve, blerjes së votës dhe formave të tjera negative.

Ligji i dekriminalizimit u mendua se do ishte i përkohshëm kur u miratua, dhe se do prekte vetëm personat që përbënin problem në atë kohë në vendimarrjen kryesore politike në Shqipëri, por sot 4 vite pas miratimit ai vazhdon të jetë i nevojshëm, një dëshmi që sipas kritikëve lidhet me mungesën e vullnetit politik.

“Individët të cilët kanë patur rekorde kriminale kanë axhenda politike, dhe e dinë ku fitohet më shumë, dhe luftojnë për tw kapur poste ku fitimet janë më të mëdha. Është shumë interesante, se si mundet individët që kanë kryer vepra penale në të kaluarën, të kenë kurajo, që të kandidojnë për poste të larta drejtuese dhe si është e mundur, që këta fitojnë dhe janë njerëzit e preferuar të udhëheqësve politikë”, shprehet Afrim Krasniqi politolog.

Deri tani janë larguar si subjekt i ligjit të dekriminalizimit, 4 deputetë 2 të LSI, një i PD dhe një Partisë për Drejtësi Intergim dhe Unitet, 3 kanë dhënë dorëheqje si pasojë e presionit të lartë publik, 2 të PS dhe një i Partisë Kristian Demokrate, dhe 57 kandidatë për deputetë u larguan me vendim KQZ në zgjedhjet e 2017-ës. Në nivel lokal u larguan, 1 kryetar bashkie i PS në Kavajë, dhe një po i kësaj partie pak kohë më parë në Shkodër dha dorëheqje, ndërsa dy janë në verifikim nga strukturat përgjegjëse. Subjekt i ligjit ishin dhjetra këshilltarë dhe kandidatë për këshilltarë, mbi 80 zyrtarë bashkiakë si dhe mbi 150 zyrtarë dhe drejtues në institucione të tjera pjesë e ligjit. Por cfarë vihet re sot gati 4 vite nga aplikimi i ligjit.

“Ligji ishte dhe vazhdon të jetë i domosdoshëm. Ai ka shërbyer si një barrierë e mirë”pohon Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ka sjellë disa efekte në largimin e disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive ndërkohë që ka patur dhe një pastrim të administratës publike”- shprehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Ligji ka parashikuar faza verifikimi intensive, bëhet fjalë për mijra kandidatë, për një periudhë të shkurtër kohe. Është e pamundur qëstruktura e prokuorisë dhe KQZ, dhe strukturat e tjera ta bëjnë këtë gjë, për arsye se i mungojnë mjetet financiare dhe personeli”- argumenton Afrim Krasniqi, Politolog.

“Ka nevojë për ndryshime. E para është përputhshmëria e afateve. Kodi zgjedhor ka afate të ngushta. 70 ditë para zgjedhjeve regjistrohen partitë dhe 50 ditë para zgjedhjeve kandidatët. Në vitin 2019 kishim rreth 10 mijë kandidatë, në 2015-ën kishim rreth 37 mijë kandidatë. Për një numër të tillë kandidatësh ato janë afate të pamundura për t’u zbatuar”- thotë Dëshira Pasko, Drejtore e Drejtorisë juridike në KQZ.

“Si shoqëri civile kemi propozuar disa amendamente pasi ka nene të ligjit të dekriminalizimit që bien në kundërshti dhe krijojnë konflikt, siç kanë krijuar mes Prokurorisë dhe KQZ” –thotë Afrim Krasniqi, politolog.

“Duke filluar nga KQZ, por jo vetëm, Prokuroria e Përgjithshme dhe cdo institucion tjetër e mira do ishte që ne t’i merrnin prej tyre të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, që ato mund të kenë dhe ta përmirësojmë ligjin”shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Verifikimi i funksionarëve publik ndodh në çdo kohë, edhe pasi ai e ka lënë detyrën, por kur ndaj tij ka një indicie, ose kur ka deklaruar në formulariun e dekriminalizimit të dhëna që ngrenë dyshime për pastërtinë e figurës, KQZ ose institucione të tjera pjesë e ligjit i kërkojnë prokurorisë verfikim të thelluar. Por politologu Afrim Krasniqi mendon se depërtimi i elementëve me të shkuar kriminale në institucione e ka bazën tek rregullat më të cilat funksionon një parti.

“Është interesant fakti që gjithë deputetët kryetarët e bashkive dhe shumica e drejtuesve në qarqe dhe në nivele të tjera drejtuese, që janë larguar për shkak të dekriminalzimit, rezultojnë që nuk janë produkt i strukturave partiake, nuk kanë fituar me garë, nuk janë votuar, nuk ka patur proçes transparent”- argumenton Afrim Krasniqi, Politolog.

“Ne jemi dukë bërë zgjedhjet në partinë socialiste. Në kushtet që kemi për zgjedhjen e organizatave socialiste, të sekretarit apo kryetarit, janë dhe ato që lidhen me ligjin e dekriminalizimit, pra të qënit i padënuar”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ne kemi ngritur me ndryshimet statutore Komisionin e verifikimit të pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve partiakë dhe në këtë moment janë duke u kaluar në filtër të gjitha kryesitë e rretheve”- pohon Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Dy partitë kanë krijuar struktura filter, kanë deklaruar që kanë bërë angazhime publike, por koha ka treguar që këto struktura janë fiktive, nuk kanë vemdimarrje dhe nuk kanë një proçes selektimi të brendshëm”- thotë Afrim Krasniqi, Politolog.

Debati sot mbetet i hapur mbi mundësinë që individë me rekorde kriminale kryesisht jasht vendit, nuk i pengon dot as partia dhe as ligji për të kandiduar. A mund të shmangej kjo me verifikimin e kandidatëve nga vetë partitë para kandidimit.

“Ligji parashikon që një kryetar partie jashtë periudhës zgjedhore, pra në cdo moment të vitit, nëse identifikon fjala vjen Gazmend Bardhin për të kandiduar për kryetar bashkie ose deputet, i kërkon atij të plotësojë formularin e vetëdeklarimit në cdo moment, dhe i kërkon prokurorisë të kryejë verifikimin e figurës. Ajo që ka munguar nga pala tjetër ka qenë vullneti politik”- thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Shikimi që bën PD, i ligjit në fjalë apo i situtatës në fjalë është sipas interesit të vet. Nuk është një shikim objektiv. A kanë të drejtë partitë politike që të kërkpojnë verifikimin e kandidatëve? Po kanë të drejtë. Ligji këtë e thotë shprehimisht, por me pëlqimin e kandidatëve. Por mos harroni. Partitë politike nuk kanë mundësi asnjëra, që të verifikojnë pranë organeve të pavarura, gjykatave dhe prokurorive të kujtdo shteti. Nuk mund të bëjnë ato verifikime. Janë organet vetë që ligji ua ngarkon këtë të drejtë të bëjnë verifikimet dhe të dalin në konkluzione”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ligji u ka dhënë të drejtën dhe partive politike të bëjnë një verifikim paraprak, para se të sjellin kandidatët. Nëse do të ishte bërë një filtër nga partitë politike para depozitimit, volumi i punës mund të ishte më i vogël”- thotë Dëshira Pasko, Drejtore e Drejtorisë juridike në KQZ.

“Partitë kryesore kanë deklaruar disa herë që do bëjnë zgjedhje me një anëtar një votë në strukturat e tyre. Nëse partitë aplikojnë këtë sistem në votimet për kryesi, për këshill kombëtar, për kryetar për asamble kombëtare, i gjithë procesi zgjedhor do filtrohet aq shumë, sa do eliminohej çdo kandidaturë problematike”- pohon Afrim Krasniqi, Politolog.

“Mos mendoni që partitë politike nuk kanë kosto, në momentin kur dalin kandidatë të tillë. Sigurisht që kanë kosto, por është e pamundur. Partitë janë organizime vullnetare njerwzisht. Askush brenda një partie nuk di, nuk ka pse ta dijë, ose nuk ka një mënyrë për ta ditur, se çfarë ke bërë ti para 10 vitesh, para 20 vitesh. Çdo rast që është bërë publik është verifikuar. Kohëzgjatja nuk është në dorë, as të partive politike dhe as të institucionit që bën verifikimin sepse gjithmonë ai lidhet me të dhëna jashtë vendit”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Por analistët dhe opozita vërejnë me shqetësim dhe të ardhmen e disa individëve në PS, të cilët janë prekur nga procesi i dekriminalizimit. Janë dënuar nga ligji por jo nga partia.

“Kemi patur deputetë të kapur nga rrjeta e dekriminalizimit, janë larguar nga funksioni public dhe janë komanduar drejtues politik në PS në një qark të caktuar”- shpehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

.

“Ne nuk mund të ndalojmë këdo që të shprehë vullnetin e tij politik. Sepse pjesa e të qënit i zgjedhur apo të zgjedhësh është pjesë e lirive dhe të drejtave politike. Këtë se bën dot askush. Por funksionarë të lartë që kanë rezultruar se kanë patur problem me ligjin, ne kemi bërë një vijë të qartë ndarjeje dhe jemi prononcuar publikisht për këtë gjë, pas asnjë dyshim”- argumenton Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ju shikoni se pavarësisht problemve, pavarësisht se janë dënuar për trafik droge guxojnë të plotësojnë në mënyrë jo të rregullt dhe të falsifikojnë formularin e dekriminalizimit me besimin apo shpresën se kjo gjë nuk do të zbulohet. Sepse kanë konstatuar në të shkuarën kur raste të tilla janë zbuluar dënimi nga sistemi gjyqësor ka qenë minimal, pra ose më gjobë ose më masa alternative dënimi”- thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Në vetvete shërbimi i provës dhe të tjera janë mënyra të vuajtjes së dënimit. Kjo nuk do të thotë që personi nuk është i dënuar. Ai është i dënuar dhe ai privohet dhe disa të drejta me ato shtërngesa që ne kemi bërë në ligjin e dekriminalizimit dhe në kushtetutën e republikës së Shqipërisë”- pohon Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Ligji dekriminalizimit përbën një model unik në kontinent, përmes të cilit klasa politike në Shqipëri synon të përjashtojë nga rradhët e saj funksionarët publik të zgjedhur apo emëruar nga vetë ajo. Analistët vërejnë se edhe pse kanë kaluar 4 vite nga miratimi i tij impakti që ai ka dhënë në publik është ende minimal, dhe se kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik.

“Nëse nuk do të kishim patur vullnetin për ta bërë këtë projekt nuk do ta diskutonim fare këtë gjë sot. U desh vullneti i qeverisë për të materializuar një ligj si ai dekriminalizimit. Kjo është kështu dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër mbi të”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Por është paradoksale dhe gati një turp për brezin tonë, që ne i lëmë sot Shqipërisë një kushtetutë ku përmendet fjala dekriminalizim. Nuk e ka asnjë shtet në Europë, është një tregues i degradimit të klasës politike dhe ky është çmimi më i lartë që ne kemi paguar për shkak të kësaj klase politike”- pohon Afrim Krasniqi, politolog.

NYT: Rudy Giuliani nën hetim

Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit Donald Trump, po hetohet nga prokurorët federalë në Nju Jork për shkelje të mundshme të ligjit të lobimit.

Kjo, sipas një njoftimi të premten në gazetën New York Times, që citon dy persona anonimë në dijeni të hetimit.

Një nga burimet e gazetës Times thotë se hetimi ka të bëjë me përpjekjet e zotit Giuliani për të minuar ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch.

Dy biznesmenë në Florida të lidhur me Giulianin u akuzuan të enjten për shkelje të ligjit federal për financimin e fushatave. Të dy kishin role kryesore në përpjekjet e Giuliani për të filluar një hetim për korrupsion në Ukrainë kundër pretendentit presidencial demokrat Joe Biden dhe djalit të tij Hunter. Ankesë e një informatori për përfshirjen e presidentit Trump me Ukrainën ka çuar në një hetim të Kongresit për shkarkimin e mundshëm të presidentit.

Zyra e prokurorit në Manhattan nuk pranoi të komentojë të premten mbrëma në lidhje me njoftimin e gazetës. zëri i amerikës

“Nuk di ç’grerëz e ka pickuar”! Kur Ismail Kadare rrëfente takimin me Peter Handke

Vlerësimi me çmimin “Nobel” i shkrimtarit austriak, Peter Handke, ka shkaktuar zemëratë të thellë në mbarë botën, pasi ai njihet për mbështetjen e gjerë ndaj Slobodan Millosheviç, liderit serb të akuzuar për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë.

Deklaratat e shkrimtarit kundër shqiptarëve dhe adhurimi i tij për Millosheviçin e kanë vënë atë edhe më parë në qendër të kritikave, por vlerësimi nga akademia suedeze ka sjellë reagime të ashpra edhe nga krerët e politikës shqiptare e kosovare, madje edhe asaj ndërkombëtare.

Shkrimtari austriak është njohur gjithmonë për deklaratat anti-shqiptare, ndaj dhe ai nuk mund të mungonte në librat e shkrimtarit të madh shqiptar, i cili ka kandiduar për çmimin “Nobel”, Ismail Kadare.

Ky i fundit ka përshkruar qëndrimet e Handke kundër Shqipërisë e Kosovës, në librin e tij “Ra ky mort e u pamë”, ku mes të tjerash rrëfen edhe takimin me të. “Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar”, shkruan Kadare, teksa flet për tërbimin e tij ndaj shqiptarëve dhe mbrojtjen me zell që iu bën krimeve serbe në tokën shqiptare.

Më poshtë, fragment nga libri i Kadaresë “Ra ky mort e u pamë”
“Televizioni austriak më kërkon një mendim për qëndrimin e Peter Handkes. Në Austri dhe në Gjermani ka fushatë të ashpër kundër tij. Ai qëndrim, ç’është e vërteta, më shumë se zemërim, më ka shkaktuar brengë. Siç ndodh me njerëzit që i njeh. Siç ndodh me sjelljet që ndryjnë brenda një mister. Prej vitesh, duke qenë këshilltar pranë shtëpisë botuese austriake “Residennz Verlag”, është ai që ka propozuar librat e mi për përkthim.

E kam njohur para ca vitesh në Paris. Ambasadorja e Austrisë në Francë na ftoi për darkë të dyve, bashkë me gratë. Gruaja e tij franceze është e admirueshme. Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar. Gjithë ai tërbim kundër shkrimtarëve boshnjakë, gjithë ai zell për të mbrojtur krimet serbe në Bosnjë e pastaj në Kosovë.

Një shkrimtar kroat përpiqet ta shpjegojë me zanafillë frojdiste. Nuk më besohet. Ndërkaq, nga darka në ambasadën austriake më kujtohet një frazë e tij. Një frazë disi e veçantë, e thënë me njëfarë pikëllimi: “Nuk jam më i njohur si më parë”. A mund të jetë atje ana e së keqes? Ndoshta, pse jo. Ismail Kadare, prill 1999”

Kurti për AA: Arkivat e Stambollit të nevojshme për çmontimin e mitit të Serbisë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, njëherësh dhe kryetar i partisë, Albin Kurti, ka deklaruar se procesin e dialogut Prishtinë-Beograd do ta fillojë së pari nga integrimi i qytetarëve serbë të Kosovës, ndërsa më pas do të rishikojë 33 marrëveshjet e nënshkruara që nga fillimi i dialogut dhe do të formojë ekipin negociues, përfshirë edhe opozitën.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Kurti grumbulloi 25,49 për qind të votave ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) siguroi 24,83 për qind të votave. Këto dy parti politike pritet që të formojnë qeverinë e re të vendit, të kryesuar nga Kurti.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Kurti flet për bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet me fqinjët, procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe për marrëdhëniet me Turqinë dhe ndikimin e arkivave të këtij vendi në zbardhjen e historisë së Kosovës.

Sa i përket qeverisë së re dhe ndarjes së pushtetit me LDK-në, Kurti thekson se ende nuk është vendosur cili subjekt sa ministri do të udhëheq, por shton se do të reduktojnë numrin e ministrive, pasi sipas tij, numri i tanishëm i tyre është i panevojshëm.

“U dakorduam që t’i zvoglojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendsministrave të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, tha Kurti, duke komentuar takimin e djeshëm me LDK-në.

“Lista Serbe nuk është e preferuara e komunitetit serb në Kosovë, por parti nga Beogradi”

Sa i përket partisë fituese në komunitetin serb të Kosovës, Listës Serbe, Kurti thotë se kjo parti nuk është e preferuara e komunitetit serb në Kosovë, por është parti e krijuar nga Beogradi. Ai thotë se do të kërkojë përfaqësues tjerë nga ky komunitet për të bashkëpunuar.

“Para se të arrijmë tek Lista Serbe, ne kemi serbët e tjerë që janë politikanë, përfaqësues, të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës, e njohin republikën tonë dhe e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Prandaj nuk mund të shkojmë te Lista Serbe pa takuar e kontaktuar e bashkëpunuar me këta serbë që janë autentik në përfaqësim dhe jashtë diktatit të Beogradit në veprim”, tha Kurti për AA, i cili shtoi se do të flasin me deputetët e Listës Serbe sepse ata do të jenë në Kuvend, megjithëse këtë fakt ai e quan fatkeqësi.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, Kurti thotë se kjo ide nuk ka vdekur ende, por me ardhjen e tij në qeveri kjo ide nuk do të mbijetojë.

“Më duhet të pranoj se ideja për shkëmbim territorial nuk ka vdekur ende. Meqenëse edhe presidenti i Kosovës, edhe presidenti i Serbisë, e preferojnë atë. Por me qeverinë e re, përveçse projekti i dështuar të vuloset si i dështuar, edhe ideja e tillë po ashtu vdes. Ato janë solucione të shekullit të 19-të, ne jemi në shekullin 21 dhe duhet që sa më parë të zhvillohemi ekonomikisht, të kemi shtet të së drejtës, të kemi luftim të korrupsionit dhe sa më parë të anëtarësohemi në BE, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thekson Kurti.

Me gjithë kundërshtimin që ka për idenë e shkëmbimit të territoreve, Kurti thotë se ai do ta udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), por shton se pjesë e ekipit negociator do të jetë edhe opozita e ardhshme e vendit.

“Me mua si kryeministër i Kosovës do të fillojmë qysh në javën e parë dialogun me serbët e Kosovës nga poshtë lartë, për zhvillim, për integrim shoqëror. Kjo është një gjë tjetër, e pranoj. Por, do ta fillojmë sepse asnjë kryeministër deri më sot nuk e ka bërë këtë”, thotë ai, duke shtuar se pas kësaj do ta bëjë bilancin e 33 marrëveshjeve të deritanishme që janë nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë përgjatë dialogut gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel, për të parë se sa janë zbatuar këto marrëveshje dhe cili ka qenë ndikimi i tyre.

Ndërsa tek pas këtij procesi, Kurti thotë se do të përgatiten për dialogun me Serbinë, me parime të qarta dhe ekip negociator të Kosovës me platformë dhe kërkesa ndaj Serbisë.

“Unë nuk do të lejoj arrogancë qeveritare ndaj partive opozitare dhe gjithashtu nuk do të lejojë që Serbia të na futet si pykë në skenën politike kosovare dhe të na ndajë e të na përçajë. Ne duhet të jemi bashkë kundruall Serbisë dhe marrëveshja që do të vijë një ditë me Serbinë do ta përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndryshimin e kushtetutës së Serbisë dhe suksesionin e pasurisë e reparacionit të luftës, të jetë e tillë që siç e përshkrova e ndryshon pakrahasimisht më shumë Serbinë sesa Kosovën. Për marrëveshje duhet të ndryshojë Serbia dhe jo Kosova”, deklaron Kurti për AA.

Duke folur për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti thotë se ato nuk mund të krahasohen me marrëdhëniet me shtetet tjera fqinje. Kurti tha se ndryshe do të jenë marrëdhëniet me një “Serbi që e ka shpallur veten armik të pavarësisë së Kosovës dhe popullit shqiptar”.

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”

I pyetur se a do t’i bashkangjitet të ashtuquajturës “Shengeni i vogël”, që u inicua në takimin e fundit në Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Kurti u përgjigj se nuk i kundërshton iniciativat rajonale dhe se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla.

Duke theksuar se duhet të takohet me kryeminsitrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative, Kurti thotë se, “Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

“E përmendi këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërsië, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti.

I ashtuquajturi “Shengeni i vogël” synon lehtësimin e kufijve midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mundësuar lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Novi Sad nënshkruan një marrëveshje mbi këtë çështje dhe u bënë thirrje Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi t’i bashkangjiten “Shengenit të vogël” në Ballkan.

“Arkivat e Stambollit të rëndësishëm për të kundërshtuar pretendimet e Serbisë në Kosovë”

Sipas Kurtit, arkivat nga Perandoria Osmane që ndodhen në Stamboll, kanë një rëndësi të madhe për mitin e Serbisë. Ai thekson se rreth 15 për qind e arkivave në Stamboll, që kanë të bëjnë me viset ku jetojnë shqiptarët dhe që në Perandorinë Osmane kanë qenë vilajete, ende nuk janë hapur.

Siç thotë Kurti, nevojitet një numër i konsiderueshëm i osmanologëve dhe historianëve që të hulumtojnë në këto arkiva, të gjeturat dhe studimet e të cilëve do të jenë të rëndësishme për të kundërshtuar pretendimet e Serbisë në Kosovë.

“Në arkivat e Stambollit ndodhet një pjesë e konsiderueshme ende e pa zbuluar e të vërtetës së vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, ku dëshmohet dhe tregohet se shqiptarët kanë qenë edhe me prani të popullsisë, edhe me kulturën dhe veprimtarinë e tyre gjithmonë popullsi dërrmuese jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe rrotull këtyre dy vendeve”, shpjegon Kurti për AA.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm pavarësia e Kosovës, por nevojitet edhe dekolonizimi, që siç thotë ai, “në zemër e ka historinë e vërtetë të popullit autokton i cili nuk ka rreshtur asnjëherë kryengritjet, por të cilit i është imponuar e vërteta e pushtetit të huaj”.

“Besoj se Serbia e ka një trajektore fatkeqe e tragjike, e cila ka qenë tejet e dhimbshme për neve dhe që kalon prej mitit në gjenocid. Në mënyrë që të mos kemi më kurrë gjenocid duhet ta çmontojmë mitin dhe miti çmontohet me histori të vërtetë, ku pjesë shumë e rëndësishme janë arkivat e Stambollit”, thotë Kurti.

“Pesë milionë shqiptarët në Turqi, urë lidhëse midis Kosovës dhe Turqisë”

Duke folur për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë, Kurti duke u bazuar në qasjen e Turqisë ndaj vendit të tij shpreh bindje se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të thellohen dhe zgjerohen edhe më shumë.

“Ne i kemi rreth pesë milionë shqiptarë në Turqi dhe mendoj se ata mund të jenë një urë e fuqishme për bashkëpunim ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në atë të mbrojtjes, besoj se nuk janë shfrytëzuar mundësitë për bashkëpunimin midis dy vendeve tona mike”, deklaron Kurti.

Ai po ashtu kujtoi se Turqia është ndër vendet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe se aeroplanët e Turqisë e kanë bombarduar Serbinë në pranverën e vitit 1999 në kuadër të ndërhyrjes së NATO kundër “Jugosllavisë së Millosheviçit që po kryente masakra e po ushtronte gjenocid mbi popullin e pambrojtur civil e shqiptar në Kosovë”.

“Çmimi Nobel për Letërsi për Peter Handke, nuk është mirë për shoqërinë dhe letërsinë”

Laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është zgjedhur shkrimtari austriak Peter Handke, i cili është eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve si dhe mbështetës i pasionuar i Millosheviçit dhe luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën. Sipas Kurtit, përzgjedhja e tij për këtë çmimi është “e çuditshme”.

“Është me të vëretë e çuditshme që vlerësimi i Komitetit të Nobelit të ketë kaq pak konsiderata etike atëherë kur shpërblen laureatët për letërsi. Besoj që ai është një person i cili e ka dashur Millosheviçin shumë më tepër sesa populli serb. Prandaj nuk mendoj se është mirë as për shoqërinë, por as për letërsinë që fitues të jetë një shkrimtar si Petar Handke”, shprehet Kurti për AA.

Sipas tij, përzgjedhja e këtij emri është një zhvillim fatkeq për çmimin dhe për mesazhin që duhet të jepte një çmim kaq prestigjioz.

Handke, roli shkrimtarit dhe nobelisti Nga Luan Rama

Po e risjell një shënim të botuar më parë në librin tim “Në udhëkryqet e kohës” (vëll.I) lidhur me rolin e shkrimtarit në shoqërinë bashkëkohore, çka ajo që kam shkruar bie ndesh me përzgjedhjen e Peter Handke si nobelist i vitit 2019. Padyshim zgjedhja e një letrari si nobelist në çdo cep të botës n’a gëzon dhe shqiptarët prej kohësh e kanë dëshiruar përzgjedhjen e Kadaresë, si autor i një letërsie të madhe. Prej shumë vitesh, kur në debate miqsh mbroja veprën e Kadaresë, disa kritizerë më flisnin jo mirë për të dhe përse unë e mbroja. Sigurisht, atyre nuk u pëlqente Kadareja dhe unë u thoja se dhe Bethoveni ishte njeri i tepër i prapë por askush nuk e ka gjykuar atë për huqet e tij por për veprën e tij. Ata harronin se Kadareja ishte monumenti më i madh letrar shqiptar i deri sotëm dhe se ky monument i kishte bërë dhe i bën nder Shqipërisë. Por lajmi i përzgjedhjes së Peter Handkes më risolli në kujtesë fushatën e tij të dikurshme në mbrojtje të Milosheviçit dhe kjo padyshim më revoltoi në vetvete. Vallë ishte e njëjta filozofi humaniste që e çoi komisionin e Nobelit për të veçuar Peter Handke për ti dhënë çmimin Nobel? Si ishte e mundur vallë? C’kishte ndodhur, përse? Ja çfarë kam shkruar në atë artikull me titullin “Të jesh apo të mos jesh…shkrimtar?!”:

* * *

“Të jesh apo të mos jesh…shkrimtar?!”Le ta huazojmë këtë varg të Shekspirit për një dilemë që herë pas here shfaqet mbi rolin e shkrimtarit dhe të artistit. Duhet të jetë ai i angazhuar? Por për çfarë kauze? Bota në historinë e vet ka njohur shkrimtarë dhe artistë të angazhuar dhe të pa angazhuar, artistë në frontin e parë të sfidave njerëzore, apo të tjerë të tërhequr diku, vëzhgues të ngjarjeve dhe të rrjedhës njerëzore, mbyllur në dekorin e tyre të librave apo artit dhe krijimit. Orwell, Heminguei, Kamy, Sartre e të tjerë ishin shkrimtarë të angazhuar. Por ka patur dhe ka edhe nga ata që shkojnë kundër kësaj rrjedhe dhe aspiratave njerëzore e megjithatë janë shkrimtarë dhe artistë, vlera të cilat nuk mund t’u mohohen; shkrimtarë që i janë kundërvënë utopisë dhe humanizmit, duke justifikuar dhe krimet më të mëdha e ç’njerëzore. Mbretër mizorë, perandorë paranojakë, diktatorë të tmerrshëm kanë patur shkrimtarë dhe artistë kundërshtarë, të cilët kanë përfunduar në burgje e kampe përqëndrimi, dhe të tjerë që ishin mbrojtës së tyre, shkrojtës të bëmave dhe historive të tyre të «lavdishme», ata që thurrnin vetëm lavde dhe ode. Në këtë kuptim, bota duket se është po ajo që ka qenë edhe pse ajo ka hyrë në rrugën e modernitetit. Duket se thelbi i natyrës njerëzore ende nuk ka ndryshuar. Atëhere të jesh apo të mos jesh…shkrimtar, artist?!

Të burgosesh për fjalën e lirë

Pedrag Matvejeviç është sot një nga intelektualët më të njohur të jug-lindjes europiane, por dhe një nga më kurajozët e këtyre dy dekadave të fundit, i cili guxoi ta godasë hapur Milosheviçin atëhere kur ai sapo u ngjit në majën e pushtetit serbomadh dhe brohoritej nga miliona e miliona serbë. Ai përjetoi shpërbërjen e Jugosllavisë dhe kontribuoi për një Ballkan të paqes dhe të të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe të së Drejtës. Gjithnjë ka luftuar për të vërtetën duke guxuar në çdo moment si të ishte një dishepull i Brehtit apo i Kamysë. Dhe padyshim është e habitëshme sot të dëgjosh se ky intelektual dhe shkrimtar i madh, ky eseist i një Mesdheu dhe Adriatiku të ri, dënohet me burg nga një gjykatë kroate pse në shkrimet e tij ka dënuar intelektualët që kanë mbështetur regjimet autoritare e nacionaliste të cilat u shfaqën pas ngjarjeve të vitit 1990, regjime të cilat ai i quan «demo-kraturë», një term ky eklektik, dhe ku regjimet nuk janë as demokraci të mirëfillta dhe as diktatura me tërë kuptimin që ka ky emërtim. Emërtim që padyshim na kujton dhe regjimin shqiptar të vitit 1997 i cili e tronditi kujtesën e shqiptarëve dhe të evropianëve bashkë. Të akuzosh një regjim për «demokraturë» në vitin 2006 do të thotë që drejtësia apo shoqëria kroate të kthehet në kohërat e vjetra të mbytjes së fjalës së intelektualit anti-konformist. A mund të kuptohet integrimi i një shoqërie të tillë në Evropë ku intelektualët dënohen pse guzojnë të flasin lirisht?

Shkrimtari që justifikon krimin

Ndalimi i dramës Udhëtim në vendin e tingujve ose arti i çështjes, të shkrimtarit austriak Peter Handke nga administratori i «Komedisë Franceze», teatrit historik dhe më të madh të Francës, Marcel Bozonnet, ka ngjallur nje debat të madh sot në rrethet intelektuale evropiane dhe në opinionin publik. Arësyeja e heqjes së kësaj drame nga repertori i vitit 2006-2007 ishte i thjeshtë: «Komedia Franceze» nuk mund të vinte në skenë veprën e një shkrimtari që merr pjesë në varrimin e Milosheviçit në Pozaroveç në prani të gjithë fanatikëve nacionalistë të cilët e përcollën atë si një hero; Komedia Franceze nuk mund të lejonte që publiku i thjeshtë të duartrokiste në skenë një autor i cili për vite me rradhë ka dënuar evropianët pse ata i u kundërvunë veprës së Milosheviçit, pasi siç u shpreh dhe administratori i «Komedisë Franceze» para një konference shtypi, «kjo shfaqje do të ishte një fyrje që do t’ju bëhej viktimave të Milosheviçit», pra viktimave të Srebrenicës, Mostarit, Bihaçit, Raçakut e mijra e mijra viktimave të pafajshme. Si mund të pranohej një autor i cili deklaronte në revistën franceze Nouvel Observateur se «jam i lumtur që të jem sot pranë Milosheviçit që ka mbrojtur popullin serb». Nëse disa intelektualë u ngritën kundër asaj që quhet çenzurë, apo kundër vendimit të administratorit të «Komedisë Franceze», ata ndërkohë nuk i mbështesin pikëpamjet politike të dramaturgut të njohur Peter Handke, këtij shkrimtari të spikatur në botën e letrave por të mbrapshtë në atë të politikës. Që në fillimin e luftës në Jugosllavi, Handke u bashkua çuditërisht me kauzën nacionaliste serbomadhe duke akuzuar amerikanët e evropianët se «donin të shfarosnin popullin serb»; se Nato kërkon të bëjë në Serbi një « Aushvitz të dytë» dhe të «masakrojë popollin serb», duke e cilësuar njëkohësisht kriminelin Milosheviç si një «patriot të mirë» dhe «mbrojtës të popullit serb». «Jo, Milosheviçi nuk ka qënë fajtor për atë çka ndodhi në Jugosllavi » – ngulmon ai, ndërkohë që autori i « Rekuiem për Srebrenicën », Olivier Py, regjisor dhe drejtor i teatrit të Orleanit, i kujton atij genocidin në Bosnje. Handke i ka shfaqur haptas pikëpamjet e tij politike, siç ka bërë me botimin e tij Udhëtim dimëror nëpër Danub, Sava, Morava dhe Drin dhe nëntitull « Drejtësi për Serbinë », i cili në atë kohë lufte shkaktoi përsëri debate të mëdha dhe reagime nga bota intelektuale.

Shkrimtari gjerman Peter Schneider e cilësoi këtë botim si « një budallalëk historik », ndërkohë që Reinhard Mohr në revistën e njohur Der Speigel nuk hezitoi ta krahasonte qëndrimin e tij me atë të disa intelektualëve të viteve 30-të të cilët kur vinin nga Bashkimi Sovjetik i këndonin «parajsës komuniste». Nga ana tjetër, intelektuali Lionel Richard e cilësonte atë si një «mbrojtës të totalitarizmit serb». Në polemikën e hapur në Francë dhe në Austri e Gjermani, gazetarë të ndryshëm nuk mungojnë ti kujtojnë Handkes qëndrimin e tij ndaj gazetarëve gjatë luftës në ish Jugosllavi e Kosovë, duke i u referuar dhe frazave të tij cinike kundër gazetarëve në terren, këtyre «qenërve të luftës që e kanë ngatërruar profesionin e të shkruarit me atë të gjykatësit dhe të demagogut», ata ti kujtojnë atij fyrjen që i bëri publikisht gazetarit francez, korespondentit të gazetës franceze Liberation, Jean Hatzfeld, të plagosur rëndë nga një bombë, të cilin ai e cilësonte duke u tallur një «gazetar sportiv që shkruan shkrime interesante për «Tour de France».
Më vonë, më 1999, pikërisht gjatë luftës së Kosovës, Handke shkruante në gazetën e madhe gjermane «Suddeutche Zeitung» duke protestuar kundër diabolizimit të figurës së Milosheviçit, këtij «patrioti të madh», dhe harronte të shkruante as dhe një fjalë për ata qindra mijra njerëz që shpërnguleshin dhe i iknin terrorrit të forcave serbe, imazhe që çdo mbremje shfaqeshin në ekranet e televizioneve të të gjithë botës. Edhe më 27 mars të këtij viti, në revisten gjermane Focus ai justifikonte praninë e tij në ceremoninë mortore të Milosheviçit, duke shkruar se «nuk ishte e vërtetë se Milosheviçi ishte një diktator». «Ai nuk mund të cilësohet xhelat i Beogradit…dhe nuk është ai që ka nxitur 4 luftrat e Jugosllavisë »…Handke këmbëngul edhe pse e gjithë bota ka qënë dëshmitare e veprës kriminale të Milosheviçit, dëshmitare se ishte ai që e shpërbëu Jugosllavinë për të krijuar Serbinë e Madhe, ishte ai që organizoi masakrat, genocidet, shpënguljet e mëdha. Gjithshka u bë në sytë e tij dhe me urdhër të tij. Me të drejtë drejtori i teatrit të Brestit në Francë, Jaques Blanc, duke ju kundërvenë atyre që janë kundër çenzurimit të veprës së një shkrimtari, propozon që për një sezon, teatrot e Evropës ti bojkotojnë veprat e Handkes i cili justifikon krimin. « Kjo nuk është thirrje për çenzurë, – shkruan ai në gazetën franceze Liberation, – por një sinjal i fortë që Evropa duhet tu japë nacionalistëve ». Sipas tij, emri i Handkes është një turp për teatrin e sotëm evropian, Dramaturgu francez pyet se si ka mundësi që ai «nuk di gjë nga spastrimi etnik, se ishte Milosheviçi që kërkoi ta bënte Serbinë e madhe duke dashur ti heqë elementët e papastërt, pra musimanët, boshnjakët, kosovarët…Si është e mundur që ai nuk i njeh kampet e përqëndrimit, terrorrin ndaj popujve të Ballkanit, shpërnguljet masive, rrethimin e Sarajevës së uritur…» Nëse kineasti serbo-bosnjak Ermir Kusturica nuk e ka mohuar nostalgjinë për Jugosllavinë e kohës së Miloseviçit dhe nuk e ka dënuar siç duhej veprën kriminale të Milosheviçit (madje një nga filmat e tij u rrezikua të bojkotohej në festivalin e Kanës vite më parë), ai me të drejtë proteston kundër çenzurës, dhe bashkë me të dhe intelektualë e artistë të tjerë. Të ngrihesh sot ne princip kundër çenzurës dhe për fjalën e lirë është një akt i guximshëm dhe moral, por kur një artist shkon kundër humanizmit dhe jusifikon në një farë forme krimin, është diçka tjetër, më e fortë se vetë principi. Eshtë e vërtetë që bota e qytetëruar ka pranuar të botojë dhe ti bëjë pjesë të bibliotekave shkrimtarë të mëdhenj si Ezra Paund, Celine (një antisemit i njohur), Brasilach (i cilësuar bashkëpuntor me nazizmin), e shumë të tjerë, por është dashur kohë që plagët të mpiksen.

Si mund të jesh shkrimtar dhe artist? Nëse nuk angazhohesh për kauzat e mëdha, (dhe sfidat e shoqërisë njerëzore nuk janë të pakta), të paktën qëndro në lozhë dhe vëzhgo, por mos shko kundër saj, kundër aspiratës njerëzore, kundër humanizmit dhe universalitetit njerëzor, mos tento të mbrosh diktatorët dhe të justifikosh krimin!

Luan Rama

The Guardian: ‘Një zgjedhje shqetësuese’: shkrimtarët kritikojnë fitoren e diskutueshme të Nobelit të Peter Handke

Peter Handke përshëndet mediat në shtëpinë e tij afër Parisit të enjten, pas fitores së tij. Photograph: François Mori/AP

 

Njëzet vjet para se Peter Handke të bëhej laureat i Nobelit, ai fitoi një titull tjetër. Në vitin 1999, Salman Rushdie e emëroi atë garuesin e “Idioti Ndërkombëtar i vitit” në Guardian, për “serinë e tij të apologjive të flakta për regjimin gjenocidal të Slobodan Milošević”. (Fituesi ishte aktori Charlton Heston, sepse ishte një lobist me armë.)

Tek dramaturgu austriak trashëgimia e tij sllovene kishte frymëzuar një nacionalizëm të zjarrtë gjatë luftës në Ballkan, ai kishte trumbetuar publikisht që myslimanët e Sarajevës kishin masakruar veten e tyre dhe kishin fajësuar serbët, dhe kishte mohuar gjenocidin e Srebrenicës. Shtatë vjet pas dënimit të ashpër të Rushdie, më 2006, ai gjithashtu do të marrë pjesë në funeralin e kriminelit të Milošević-it.

Të enjten, pas shpalljes së fitores së Handke për çmimin 9 milion krona suedeze (786,000), Rushdie i tha Guardian: “Nuk kam asgjë për të shtuar sot, por qëndroj pranë asaj që shkruaja atëherë.”

Vendimi për dhënien e çmimit Handkes për vitin 2019 – krahas Olga Tokarczuk të Polonisë fituese e vitit 2018 – u kritikua gjerësisht nga vëzhguesit si një premtim i thyer në dy fronte.

Së pari, angazhimi i dukshëm i Akademisë Suedeze për të qenë më pak “mashkullor” dhe “Eurocentric”, i shpallur vetëm disa ditë më parë, u provua shumë shpejt i rremë, me dy fitues evropianë dhe vetëm me laureaten e 15-të femër në 120 vjet. Së dyti, pasi kishte deklaruar se çmimi do të merrte një vit kohë për të rivlerësuar drejtimin e tij pas një skandali tani famëkeq të ngacmimit seksual, akademia kishte lënë vëzhguesit me shpresë se Nobeli do të ndalonte të zgjidhte polemika me ashpërsinë intelektuale, dhe të zgjidhte autorët që mund të lavdëroheshin për të dyja – punën dhe politikën e tyre.

“Handke është një zgjedhje shqetësuese për një komitet Nobel që po përpiqet të vendosë çmimin në rrugën e duhur pas skandaleve të fundit,” tha autori Hari Kunzru, i cili u ka mësuar veprën e laureatit studentëve të tij. “Ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, i cili ndërton një pasqyrë të madhe me verbërinë etike tronditëse.”

Kunzru tha se ai besonte se Handke do të kishte fituar Nobel më herët, “nëse ai nuk do të kishte vendosur të vepronte si një propagandist për regjimin gjenocidal të Milosheviqit”. Ai shtoi: “Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për intelektualë publikë, të cilët janë në gjendje të bëjnë një mbrojtje të fortë të të drejtave të njeriut përballë indiferencës dhe cinizmit të udhëheqësve tanë politikë. Handke nuk është një person i tillë. ”

Slavoj žižek, filozof slloven dhe kritik prej shumë kohësh i Handkes, i tha Guardian: “Në vitin 2014, Handke kërkoi që Nobeli të shfuqizohej, duke thënë se ishte një “kanonizim i rremë “i letërsisë. Fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të drejtë. Kjo është Suedia sot: një apologjet për krimet e luftës merr një çmim Nobel ndërsa vendi mori pjesë plotësisht në vrasjen e personazheve të heroit të vërtetë të kohërave tona, Julian Assange. Reagimi ynë duhet të jetë: jo çmimi Nobel për letërsinë për Handke, por çmimi Nobel për paqen për Assange. ”

Autori slloven Miha Mazzini tha: “Disa artistë shitën shpirtrat e tyre njerëzorë për ideologji (Hamsun dhe Nazizëm), disa për urrejtje (Celine dhe antisemitizmi i tij i tërbuar), disa për para dhe fuqi (Kusturica) por ai që më ofendoi më shumë ishte Handke me naivitetin e tij për regjimin e Milošević. Dhe është personale. Nuk do ta harroj kurrë dimrin e ftohtë kur Jugosllavia po binte dhe nuk kishte asgjë në raftet e dyqaneve. Ne ishim një familje e re dhe vajza ime ishte vogëlushe dhe ishte jashtëzakonisht e ftohtë. Unë e kalova tërë ditën në radhë për vajin e ngrohjes dhe në mbrëmje, gati të ngrirë, fillova të lexoj esenë e Handke për Jugosllavinë. Ai shkroi për mënyrën sesi më kishte zili: ndërsa ata austriakë dhe gjermanë, ata perëndimorë, kishin rënë për konsumizëm, ne, jugosllavët, duhej të radhiteshim dhe të luftonim për gjithçka. Oh, sa afër natyrës që ishim! Sa më pak materialistë dhe më të frymëzuar ishim! Edhe në atë kohë, e gjeta atë mizore dhe tërësisht të zhytur në naivitetin e tij. ”

Dhe në një deklaratë të lëshuar të enjten, novelisti Jennifer Egan, president i letërsisë dhe organizatës së të drejtave të njeriut Pen America, tha se ndërsa Pen “nuk komenton përgjithësisht për çmimet letrare të institucioneve të tjera … shpallja e sotme duhet të jetë një përjashtim.

“Ne jemi të zhgënjyer nga zgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe të ofrojë ndihmë publike për autorët e gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Milosevic dhe udhëheqësi serb i Bosnjës Radovan Karadzic,” vazhdoi Egan. “Ne e hedhim poshtë vendimin që një shkrimtar që ka ngulitur në pyetje vazhdimisht dokumentet e krimeve të luftës, meriton të festohet për ‘zgjuarsinë gjuhësore të tij.  Ne kemi shumë keqardhje për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë. “/VOAL/Elida Buçpapaj

DW: Adhuroi deri në vdekje Millosheviçin, kush është shkrimtari antishqiptar që fitoi çmimin Nobel

Shkrimtari austriak, Peter Handke, ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, i shpërndarë sot nga Akademia Suedeze.

Por, kush është Peter Handke?
Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani. Një gjë të tillë e thotë edhe media ndërkombëtare gjermane “Deutche Welle”.

“Me teatrin e tij politik “Sharjet e publikut“ (Publikumsbeschimpfung) 1966 dhe tregimin „Letra e shkurtër për ndarjen e gjatë“ (Der kurze Brief zum langen Abschied) 1972, një dramë për marrëdhëniet subtile burrë grua, ai arriti publik të gjerë. Pjesëmarrja e Handkes dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Millosheviçit, i kushtoi atij shumë antipati si shkrimtar në Gjermani”, shkruante “DW”.

Një ndër deklaratat e tij tepër të forta dhe që bëri, që populli shqiptaro-kosovar ta urrente, ishte edhe kjo: “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e Millosheviçit, një figurë që ai e simpatizonte, pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid dhe krime lufte.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviçit, nominimi i Peter Handkes për çmimin “Heinrich Heine”, prej 50 mijë eurove, ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit.