Për të ruajtur qendrën historike të qytetit duhet të ruajmë e vlerën dhe integritetin e historisë së shqiptarëve Dr.Lori Amy

13 Korrikun ,Mali i Zi dhe malazezët e konsiderojnë ‘ditën e shtetësisë’ së tyre, por për shqiptarët kjo datë iu kujton vuajtjet historike, krimet dhe mizoritë që janë kryer ndaj tyre.
Malazezët festojnë dy data të 13 Korrikut. 13 Korrikun e vitit 1878 në të cilën Kongresi i Berlinit e njohu Malin e Zi si shtet të pavarur dhe 13 Korrikun e vitit 1941 si datë e ashtuquajturit fillimit të ‘kryengritjes kundër fashizmit’.
13 Korrikun e parë të vitit 1878 Mali i Zi e ka dhuratë nga Fuqitë e Mëdha të kohës, me theks të veçantë nga Rusia cariste. Falë vendimeve të atij Kongresi famëkeq Mal i Zi përjetoj një një ndër ekspanzionet më të mëdha territoriale të asaj kohe.Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit të vitit 1878 kishte 4,405 km², kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e dyfishimit të territorial të vet,Mali i Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare.
Gjatë procesit të aneksimit,pushtimit dhe kolonozimit të territoreve shqiptare ,Mali i Zi ka kryer vrasje masive, masakra dhe krime me përmasa gjenocidi ndaj popullsisë së pafajshme autoktone shqiptare .
Po numrojnë disa nga krimet malazeze ndaj shqiptarëve që filluan menjëherë pas 13 Korrikut 1878 dhe vazhduan me dekada të tëra më pas edhe në shekullin e 20-të.
Krimet e malazezëve ndaj shqiptarëve:
-2,875 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar gjatë viteve 1875-1877
-1,345 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar në Previ të Plavës në vitin 1880;
-3,156 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar gjatë viteve 1900-1912;
-3,920 shqiptarë poashtu të vrarë dhe të masakruar gjatë viteve 1913-1943.
Kurse me 13 Korrikun e dytë të vitit 1941, filluan krimet e reja ndaj shqiptarëve:
-Rreth 3,000- 4,000 shqiptarë të masakruar në Tivar në vitin 1945;
-Reth 8,000 të tjerë të vrarë gjatë periudhës komuniste dhe në emër të “vëllazërim-bashkimit”, kur Mali i Zi ishte pjesë e Jugosllavisë;
-Rreth 12,000 të tjerë të persekutuar,arrestuar dhe burgosur ;
-Me qidra mijëra shqiptarë të detyruar me dhunë të lëshojnë trojet e veta etnike dhe të emigrojnë në botën e jashtme;
-Me dhjetra mijëra shqiptarë të shkombëtarizuar, asimiluar dhe me strukturën kombëtare të vendbanimeve të tyre krejtësisht të ndryshuar, etj.
Pra, themelet e shtetit të Malit të Zi janë krijuar mbi eshtrat e viktimave shqiptare dhe asnjë regjim dhe pushtet deri më sot nuk e ka njohur këtë realitet dhe asjëherë ata nuk kanë kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e tyre .
Pra si i tillë 13 Korriku për shqiptarët gjithëmonë do të simbolizojnë një datë të hidhur dhe tragjike.
Xheladin Zeneli
13 Korrik 2025
Mund të qëndrosh një jetë të tërë në hije, brenda një institucioni shkencor dhe universitar, pa bërë asgjë tjetër përveç një doktorature. Pastaj të rrotullohesh rreth saj për 17 vjet të tjera, derisa një ditë, me pak pudër akademike, ta ribotosh si “punë të re”, gjoja e zhvilluar gjatë “veprimtarisë shkencore” në institucion.
Më pas fillon një “projekt të ri kërkimor” – ose më saktë, një tjetër dekadë e një gjysmëpritjeje të re. Kalojnë edhe 16 vite të tjera me raporte fiktive, ca botime dokumentare të të tjerëve, por me emrin tënd si të dytë, ndërkohë që ti, pa asnjë ngut, pret moshën e pensionit. Por, pikërisht në prag të tij, ndodh një tjetër mrekulli shqiptare: në një vend ku ligjet nuk zbatohen, ku kriteret janë letër e vdekur, mund të bëhesh kokë e dijes me asgjënë tënde – me vetëm dy punime në 39 vite page publike – dhe askush nuk të kërkon llogari, askush nuk të kërkon të kthesh paratë.
Hajde, ta provojmë edhe këtë! Mbase funksionon. Sepse dihet: në këtë vend, nuk vlen më puna, as merita, as ligji. Vlen mburoja e titullit, vlen lidhja krahinore, marrëveshja e heshtjes, aleanca e kotësisë, përkulja, dhe rënia e moralit dhe e ndërgjegjes. Sistemi, i përulur përpara mediokritetit, shpërblen heshtjen shumëvjeçare me votë, paçka se ti mbërrin në “platformë” me duar në xhepa, me belbëzimin tënd, me marrëzinë tënde të mirënjohur.
Në këtë vend tentohet gjithmonë që medalja e nderit t’i jepet jo atij që ka ecur, por atij që ka ditur të qëndrojë pa lëvizur – buburreci i turpit që zvarritet anash kanaleve – në vendin e duhur, pranë njerëzve të duhur.
1925- 1994
Ky muaj (21 Korrik, 2025) shënon 100-vjetorin e lindjes së Dr Martin Camaj, shkrimtarit e poetit të njohur shqiptar, ish-Kryeredaktorit të Revistës së njohur Shejzat, krahu i djathtë dhe bashkpuntori i ngushtë i botuesit të asaj reviste, Profesor Ernest Koliqit, ç’prej ditëve të para të botimit dhe deri në ditët e fundit të Shejzave. “Është kot të tjerrim lëvdata për Martin Camaj”, do të shkruante miku dhe kolegu i tij i afërt, Karl Gurakuqi, “se bota intelektuale shqiptare e njeh mirëfilli atë nga botimet që na ka dhanë dhe nga artikujt-studime që ka shkrue për Revistën e mikut të vet, “Shejzat”, ka theksuar ai. Gurakuqi shënon se Martin Camaj, pothuaj, në çdo numër të Shejzave, përveç rolit të Kryeredaktorit, ka shkruar, pa përtesë, me qëllimin për t’i shërbyer gjuhësisë e letërsisë shqipe dhe me detyrimin personal, që ka ndjerë për t’i shërbyer edhe shtypit shqiptar në mërgim, të asaj kohe.
Martin Camaj, jeta dhe veprimtaria e tij letrare, gjuhësore dhe në fushën e albanologjisë në pëgjithësi ishte e lidhur ngushtë me revistën Shejzat, me pronarin Ernest Koliqin dhe me kolegjumin redaksional të revistës, gjatë viteve. Ai konsiderohej prej tyre si një pjesëtar i familjes së ngushtë, por jo vetëm. Në një shkrim nga redaksia e Shejzave botuar në dhjetor të vitit, 1965, me rastin e mbrojtjes së doktoraturës (Dhjetor,1964), në Dhjetor, 1964 nga Martin Camaj, shprehet gëzimi i tyre me një shkrim kolegjial, “Për fitoren e madhe në fushën kulturore, nji fitore jo vetëm e së përkohshmes (tonë Shejzave) por edhe mbarë gjindes shqiptare”. Fjala ishte, pra, për mbrojtjen me sukses dhe marrjen e doktoraturës së Kryeredaktorit të Shejzave Dr Martin Camaj – një “darsëm intelektuale” e kanë quajtur bashkpuntorët e tij redaksional të Shejzave – Doktoraturën për doçencën në albanologji, në Universitetin e njohur gjerman të Munchenit. Redaksia e Shejzave e konsideronte doktoraturën e Martin Camajt, jo vetëm si një sukses të madh dhe arritje përsonale të tij, por edhe si një, “Ngjarje që merr një theksim të randësishëm, sepse studjuesi i ri shqiptâr, tue hÿm në radhën e docentave të njânit prej Universiteteve mâ të çmueme të botës, sidomos, përsa i përket balkanologjisë, do të mundohet me përtrî traditat e mëdhaja gjermane në sferën albanologjike dhe në shkencë, së cilës i vûni themelet në qindvjetin e kaluem, Georg v. Hahn që me të drejtë quhet Ati i Albanologjisë”, thuhet, ndër të tjera, në artikullin e redaksisë së Shejzave, kushtuar doktoraturës së poetit e shkrimtarit, Martin Camaj, akorduar atij nga Universiteti i Munchenit në dhjetor të vitit 1964.
Dr. Martin Camaj me Dr. Ibrahim Rugovën në Prishtinë, fundi i gushtit, 1990. Lexoni më poshtë intervistën e ish-gazetarit të Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj me Dr. Martin Camaj, botuar në gazetën Telegraf Martin Camaj, pishtar i kulturës tonë kombëtare | Gazeta Telegraf
Doktorata e Profesor Dr. Martin Camajt në albanologji dhe emërimi tij si docent i albanologjisë në Universitetin e Munchenit, shënoi atëbotë një rëndësi të veçantë gjithashtu se pse deri atëherë, për arsye të ndryshme, mungonte një qëndër kushtuar, veçanërisht, studimeve shqiptare në Gjermani. Kjo megjithëse profesorët e njohur e të nderuar gjermanë, si Prof. Franz Babinger, Prof. Georg Stadtmuller dhe i paharrueshmi Prof. Lambertz kishin vazhduar me veprat e tyre, në përpjekje historike për të ndriçuar, sa më tepër e më mirë, që ishte e mundur, historinë e shqiptarëve ndër shekuj. Por me vdekjen e Prof Lambertz, albanologjia në Gjermani nuk kishte më katedrën e vet deri me ardhjen e Profesor Dr. Martin Camaj në katedrën e albanogjisë në Universitetin e Munchenit.
Po kush është Dr Martin Camaj sipas atyre që e njihnin më së miri dhe që vlerësonin si askush tjetër, personin dhe veprimtarinë e tij bashkpuntorë, kolegë e miq të tij të idealit e që ishte Kolegjumi i revistës Shejzat, Kryeredaktor i të cilës ishte Dr Camaj. Sipas tyre, Martin Camaj lindi me 21 korrik 1925 nga një familje e njohur të Dushmanit (Dukagjin) e ku qysh në vitet e para shkollore u dallua për mendje të mprehtë e dëshirë të zjarrët për të zgjeruar njohuritë e veta në degë të ndryshme të letërsisë, diturisë e shkencës. Si shumë të rinj të tjerë shqiptarë të kohës së tij, djali malësor kreu me sukses të dalluar studimet e mesme në gjimnazin klasik t’Etërvet Jezuitë në Shkodër, ku qe shumë i çmuar për mësime në klasikun e Jezuitëve, ku i kanë venë themelet e kulturës së tyne, ndër të tjerë, edhe Luigj Gurakuqi e Faik Konica.
Kompleti i veprave të Dr. Martin Camaj
Për fat të keq, ngjarjet e rrepta të mbasluftës e shtrënguan të riun Martin Camaj, si edhe shumë të tjerë të rinj studjuesë të dalluar shqiptarë, të largoheshin nga Atdhéu, duke marrë rrugët e vështira të mërgimit. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë t’Universitetit të Beogradit, duke e marrë diplomën mbas katër vjetësh me nji punim të kryer nën udhëheqjen e linguistit të famshëm Henrik Bariç. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi, Camaj “mori pjesë me dalldi rinore në lindjen e
mrekullueshme të letërsisë shqipe në Kosovë në atë kohë, me vepra që kanë zënë vendin e tyre të merituar në zhvillimin e saj, bashkë me ato të shkrimtarëve më të dalluar të Kosovës, të cilët Martin Camajn e konsideronin si një prej tyne”, thuhet në vlerësimin e veprave të tija nga kolegjumi i revistës Shejzat, duke shtuar se, dy përmbledhje vjershash “Nji fyell ndër male” (1951) dhe “Kânga e vërrinit” (1954), si edhe “Diella”, botuar në Romë me 1958, “i përkasin për frymën që i dallon dhe shqetësimin shpirtnuer bashkë me një dishirë të ndezët palingjeneze vetiake e shoqërore, rrethit letrar të Kosovës e radhitën në numër të produkteve letrare tipike të tij”.
Nga Jugoslavia Martin Camaj vajti në Itali me qëllim që të specializohej në Universitet të Romës, në degën albanologjike. Mbas pak kohe u emërua Rektor vullnetâr pranë Institutit të Studimeve shqiptare të Fakultetit të Letravet e të Filozofisë. Ndoqi rregullisht në Romë, për disâ vjet me radhë, mësimet e Fakultetit të Letrave e të Filozofisë dhe u kurorëzua me titullin akademik duke mbrojtur përpara Komisjonit tezën me titull: “Il Messale di Gjon Buzuku(Contributi linguistici allo studio della genesi)”. Ndërkaq, në Romë, Martin Camaj iu bashkua revistës “Shejzat”, ndërsa do të kontribonte për botimin e saj, jo vetëm si Kryeredaktor, por edhe me shkrime të shumta, me subjekte të ndryshme botuar në shtyllat e asaj së përkohshmeje. Camaj botoi me 1964 një tubë poemthash, krejt origjinalë, nën titullin “Legjenda”, ku sipas Kolegjumit të Shejzave pasqyrohej, “Arti i tij që jep dëshmi të qartë pjekurie. Një dëshirë i avullueshëm m’u lëshue n’andrrime prallzore përsjellë gjithëkund me nji ndiesi t’idhët se jeta nuk zhvillohet në hulli të trilleve të fantazisë, është karakteristika kryesore e legjendave. Për Martin Camajn, bota e vjetër mythologjike e maleve tona shërben si pikënisje për fluturime lirike me trajtën e frymën më moderne. Motive gojdhânore të lashta lulzojnë në këtë poezi të ré, ku ngashërimet e rrëmbimet, klithime të nji mjerimi të mbytur e tinguj magjikë të nji muzike së nënzëshme, që përshkon palcin e vargjeve, shkrihen lumnisht, të metamorfozuar nëpërmjet të një shije në kërkim me atë të poezisë së sotshme botërore ku lëndë e trajtë, thjesht shqiptare, paraqiten në nji dritë të papritur letërsie të guximshme bashkëkohore”, thuhet më tej në homazhin e veçantë (1965) që redaksia e revistës “Shejzat” ka bërë për veprën e Camajt si letrar, me rastin e doktoraturës së tij në Universitetin e Munchenit.
Por Martin Camaj megjithë arrijtjet e tija në fushën letrare, gjuhësore dhe albanologjike, nuk mbetet i kënaqur për sukseset e deriatëhershme, por vendos të thellojë dituritë në gjuhë të huaja dhe studimesh të rajonit të Evropës jug-lindore duke iu bashkangjitur një qendre të njohur studimesh në Evropë, siç ishte Universitetit i Munchenit në Gjermani. Natyrisht se për një qëlim të tillë, nevojitej njohja e mirë e gjermanishtes, por Camaj, brenda një kohe të shkurtër, dhe me një “përpjekje kryeneçe ku shkëlqen natyra e fortë e brumit të maleve shqiptare, u vu në gjendje të përballonte, me atë gjuhë, çdo provim”. Punoi për pesë vjet pa i falë vetes asnji çast frymëmarrje pushuese, nën drejtimin e indo-germanistit të shquar si prof. Wilhelm Wissmann.
Shejëzat shënojnë se Martin Camaj mbrojti doktoraturën në Albanologji në Universitetin e Munchenit me 9 dhjetor 1964 para një Kolegjiumi ku merrnin pjesë të gjithë titullarët e Fakultetit të Filozofisë të München-it nën kryesinë e dekanit Prof. dr. Hans Müller e ku dijetarët më të spikatur për lëndën e provimit ishin, përveç prof. Wissmann-it, edhe profesorët Alois Schmaus (balkanolog), Georg Stadtmüller (historian i Shqipërisë dhe specialist i historisë së Evropës jug-lindore e të tjerë mjeshtra të përmendur.
Dr Martin Camaj, si docent i Albanologjisë në Universitetin e Munchenit ka vazhduar punën e tij si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në bashkpunim me kolegë shqiptar e të huaj të studimeve balkanologjike deri në ditët e fundit të jetës së tij kur ndërroi jetë me 1992.
“Ish- Kryeredaktorit të Shejzavet, mikut e shokut e kolegut, ne, redaktorët e bashkëpuntorët e së përkohëshmes”, i ishin drejtuar me atë rast, “urimet tona vëllaznore për një karrierë të ndritshme universitare në dobi e në lavdi të vet e të Shqipnisë dhe lusim Zotin t’a kemi pranë nesh shumë vjet në fushën e veprimtarisë kulturore”.
Jeta, vepra dhe trashëgimia e këtij njeriu të madh të letrave shqipe mbetet ndër breza megjithse regjimi komunist u përpoq ta zhdukte atë dhe shumë të tjerë si ai nga historia dhe albanologjia shqiptare ndërkohë që ka edhe sot të tillë që duan të anashkalojnë figurën e tij dhe në frymën e apologjetëve aktualë të komunizmit të Enver Hoxhës, vazhdojnë të baltosin kontributin e Dr Martin Camaj, duke hedhur lloj-lloj epitetesh kundër këtij. – malësori bujar dhe evropiani erudit.
Është e vështirë të pasqyrohet kontributi i plotë dhe veprimtaria shumë-dimensionale e Dr Martin Camaj, përfshirë punën si kryeredaktor i revistës “Shejzat. Por po e mbyll këtë përkujtim modest në 100-vjetorin e lindjes me thirrjen e tij të fundit drejtuar shqiptarëve, vetëm disa ditë para shkuarjes së tij në amshim, mars 1992 . Vërtetë një mesazh dhe testament shpirtëror plot mall, merak e dashuri për vendlindjen e tij dhe për shqiptarët. Shqipëria e mbante larg Martin Camaj për pothuja një gjsëm shekulli, Por Martin Camaj nuk ishte kurrë larg Shqipërisë dhe shqiptarëve:
“Të dashun miq e vëllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë populli shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë se keni vendosur të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Bátë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë.”
Po, policia duhet të respektohet. Respektimi i policisë është i rëndësishëm për një shoqëri që funksionon mirë, pasi ndihmon në ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe krijon siguri për qytetarët. Policia ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shoqërisë nga krimi dhe në zbatimin e ligjit.
***
Po, policia duhet të respektohet. Si pjesë e sundimit të ligjit, policia varet nga besimi dhe respekti i popullsisë për të kryer punën e saj në mënyrë efektive. Ky respekt është i ndërsjellë, dhe policia ka gjithashtu përgjegjësinë të veprojë profesionalisht dhe me respekt për të drejtat e individit.
Arsyet për të respektuar policinë:
• Zbatimi i ligjit (ruajtja e rendit dhe ligjit):
Policia është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe ligjit, mbrojtjen e shoqërisë dhe zbatimin e ligjeve, dhe puna e saj është thelbësore për një shoqëri të sigurt dhe
mbrojtjes së qytetarëve. Një sundim i ligjit që funksionon mirë varet nga besimi midis policisë dhe popullsisë.
Puna e policisë i nënshtrohet udhëzimeve etike dhe ata duhet të veprojnë në mënyrë objektive dhe të paanshme.
Respekti dhe bashkëpunimi midis policisë dhe qytetarëve janë të rëndësishëm që policia të jetë në gjendje të kryejë detyrat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Të tregosh respekt për policinë është një shenjë e marrjes së përgjegjësisë sociale dhe e kontributit për një shoqëri të sigurt dhe që funksionon mirë.
Çfarë do të thotë të respektosh policinë:
Të trajtosh policinë me respekt, të përdorësh gjuhë të sjellshme dhe të shmangësh fyerjet ose kërcënimet.
Të bashkëpunosh me policinë kur ata kryejnë detyrat e tyre, siç është përgjigjja e pyetjeve ose ndjekja e udhëzimeve.
Mosrespektimi i policisë mund të çojë në përgjegjësi penale, siç janë gjobat ose, në raste të rënda, arrestimi.
Mungesa e respektit mund të çojë në trazira dhe konflikte, veçanërisht në situata kur policia duhet të zbatojë ligjin.
Është e rëndësishme të mbahet mend se policia ka gjithashtu përgjegjësinë të tregojë respekt dhe t’i trajtojë të gjithë me dinjitet.
Mbrojtja e shoqërisë: Policia punon për të mbrojtur qytetarët nga krimi dhe për të hetuar e ndjekur penalisht veprat penale.
Respekti për policinë- ndihmon në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit të mirë midis policisë dhe shoqërisë. Kjo është e rëndësishme që policia të jetë në gjendje të kryejë punën e saj në mënyrë efektive.
Parandalimi i krimit– Policia punon gjithashtu në mënyrë parandaluese dhe prania e saj mund të ndihmojë në parandalimin e akteve kriminale.
Si të tregosh respekt për policinë:
Ndiqni udhëzimet e policisë- Kur policia kërkon diçka, duhet të ndiqni udhëzimet e saj, për sa kohë që është brenda kufijve të ligjit.
Duhet të jeni të sjellshëm dhe të respektueshëm, shmangni provokimin ose përballjen me policinë përveç nëse është absolutisht e nevojshme.
Nëse keni informacione që mund të ndihmojnë policinë në punën e saj, duhet t’ua jepni atyre këto informacione.
Respekti për policinë është një vlerë e rëndësishme në një shoqëri që dëshiron të ruajë ligjin dhe rendin. Duke treguar respekt për policinë, ju kontribuoni për një shoqëri më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.
***
Përdorimi i forcës nga policia rregullohet në Aktin e Policisë (i cili zbatohet në të gjitha shtetet demokratike, përfshirë Kosovën) dhe Udhëzimet e Policisë, dhe duhet të jetë gjithmonë i nevojshëm, proporcional dhe i justifikueshëm. Policia mund të përdorë forcë vetëm kur është e nevojshme për të kryer detyra zyrtare ose për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Policia i nënshtrohet kontrollit politik, shoqëror dhe formal për të parandaluar abuzimin me pushtetin.
Detyrat e policisë janë të larmishme dhe përfshijnë, ndër të tjera, mbrojtjen e njerëzve, parandalimin e krimit, ofrimin e ndihmës dhe ndjekjen penale të veprave penale.
• Përdorimi i forcës mund të jetë i rëndësishëm në lidhje me të gjitha këto detyra, por gjithmonë duhet të ndodhë brenda kornizës së ligjit.
• Roli i policisë është gjithashtu të ruajë paqen dhe rendin, si dhe të mbrojë sigurinë si të individëve ashtu edhe të publikut të gjerë.
E rëndësishme për t’u mbajtur mend:
• Policia duhet të përpiqet gjithmonë të zgjidhë situatat pa përdorimin e forcës, nëse është e mundur.
• Është e rëndësishme që policia të jetë e trajnuar mirë dhe e pajisur për të qenë në gjendje të trajtojë situata të ndryshme në një mënyrë të përgjegjshme.
Megjithatë, si në çdo profesion, policia mund të kryejë një incident (të padëshirueshëm) në rastet kur detyrohet të përdorë forcë kundër një personi që është i rrezikshëm për rendin (për shembull për kalimtarët në rrugë) dhe për vetë policinë; për ta thënë ndryshe: një ngjarje e papritur dhe zakonisht e padëshiruar. Dhe, nëse çështja është serioze, ajo duhet të hetohet nga agjencitë përkatëse dhe më pas (nëse e meritojnë) ata duhet të shkarkohen si të paarsimuar, ose paraburgosen. Pra, asnjë paraburgim të policëve para hetimit.
Mungesa e policisë në nivelin e rrugës dhe vendet publike krijon pasiguri ose rrezik për të pafajshmit. Kjo mund të interpretohet si një shqetësim në lidhje me rritjen e krimit, mungesën e sigurisë ose pamundësinë për të trajtuar incidentet që kërkojnë ndërhyrjen e policisë.
Është e vërtetë që prania e policisë në rrugë mund të ketë një efekt parandalues ndaj krimit dhe të ndihmojë në ruajtjen e qetësisë dhe rendit. Kur policia është e dukshme, ajo mund të veprojë si një pengesë për shkelësit e mundshëm dhe t’i japë popullsisë një ndjenjë sigurie.
10.07.2025
PS: Shpërndaje këtë letër.
Eshref Ymeri
Zonja Vilhelme Haxhiraj, në një Ese të ditëve të fundit, e ka vënë theksin me shumë të drejtë te shpërfillja e Akademisë së Shkencave dhe e institucioneve të kulturës ndaj veprave të krijuara pas vitit 1990. Ajo përmend edhe pesë fjalorët e mi frazeologjikë dygjuhësh, tre me autorësi dhe dy me bashkautorësi, të botuar në periudhën mes viteve 2015-2022. Botimin e katër prej tyre, në kopje të pakta, e pata përballuar me kursimet e pensionit tim. Për përgatitjen e këtyre fjalorëve pata punuar 50 vjet (1972-2012). Për botimin e fjalorit të parë frazeologjik, rusisht-shqip, iu drejtova tre milionerëve shqiptarë për ndonjë mbështetje financiare. Asnjëri prej tyre nuk denjoi të më kthente as përgjigje negative. Atëherë vendosa t’i drejtohem ministres së kulturës, Zonjës Mirela Kumbaro, me të cilën kemi qenë pedagogë-kolegë në katedrën e përkthimit, që mbulonte të gjidha gjuhët e huaja të Fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës. Gjatë asaj kohe kam pasur përshtypje shumë të mira për Profesoreshë Mirelën: ishte shumë e thjeshtë, mjaft e sjellshme dhe me takt shembullor në komunikimin me të gjithë kolegët. Pra, dallohej për etikë intelektuale. Prandaj krijova bindjen e plotë se ministria që ajo drejtonte do të më ndihmonte me ndonjë mbështetje financiare sado të vogël për botimin e fjalorit. Ja letra në vijim që i dërgova me internet:
———- Forwarded message ———-
From: Eshref Ymeri [email protected]
Date: 2014-05-11 4:49 GMT-07:00
Subject: Përshëndetje, Zonja Ministre
To: [email protected]
Prof.as.dr. Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës
E nderuara Zonja Ministre,
Më lejoni të kem nderin t’Ju drejtohem me një kërkesë për sponsorizimin e botimit të Fjalorit Frazeologjik Rusisht-Shqip me një shumë prej 200 mijë lekësh (2000$). Fjalori ka një vëllim prej 1255 faqesh kompjuterike dhe atë do ta dërgojë në shtyp Shtëpia Botuese EDFA, me drejtor dr. Fatmir Xhaferri.
Me respekt
Prof.dr. Eshref Ymeri
Tiranë, 06 maj 2014
Prita përgjigje, qoftë edhe negative, por më kot. Me sa duket, Profesoresha-ministresha nuk qenkej më ajo pedagogia e dikurshme aq e thjeshtë e frëngjishtes. Përkundrazi, sapo i kishte hyrë politikës dhe ishte bërë anëtare e qeverisë së Ramës, hunda i paskej hipur në lis, ndaj dhe nuk denjoi kurrsesi të merrej me një pensionist hesapi, si puna ime, për t’i kthyer përgjigje.
Në një status të saj, të botuar në internet, Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro, me rastin e ftesës që i kishte bërë Rama për ta bërë anëtare të qeverisë, ja çfarë ka shkruar:
“Mos shko”, – më tha im atë, – kur i thashë per ftesën që më bëri Edi Rama dhe Partia Socialiste për t’iu bashkuar skuadrës së Rilindjes në ndërtimin e qeverisë së re. “Politika është e pabesë, e vështirë, do të të njollosë”. Gjithmonë kam gjetur ujdinë me tim atë. Kësaj radhe nuk e gjeta. Unë vendosa të kaloj rubikonin dhe të futem në politikë, duke marrë përsipër detyrën e ministrit të kulturës. Ai mbeti i pezmatuar, i trishtuar, plot ankth duke ndjekur çdo ditë mediat dhe titujt e gazetave që kur një grua del në mejdan të politikës nuk ta kursen baltën dhe fyerjen, dhe, si për të refuzuar përjetësisht këtë spektakël banal, ku nuk mund ta shihte të bijën të ndotej, vendosi ta ndalte jetën pak javë pasi unë e “zhgënjeva,” duke mos i shkuar për fije deshirës se tij, por më parë më la amanet Gjirokastrën. Ndërkohë unë, pas 25 vitesh, kur politika jo rrallë më kishte zhgënjyer, kur politikanë, gjithëfarë, nuk më frymëzonin më, për të parën herë pashë një dritë dhe një energji të re, një vullnet se mund të kalojmë, më në fund, nga tranzicioni në zhvillimin e qendrueshëm dhe modern” (Citohet sipas: “Rrëfimi i Mirela Kumbaros, tregon çfarë i tha babai kur Rama e bëri ministre”. Faqja e internetit “Libohovaonline”. 16 maj 2016).
Pra, Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro nuk dëgjoi këshillën e urtë të Babait të saj, sa të zgjuar, aq edhe fisnik. Ajo braktisi punën si pedagoge universiteti dhe vendosi të hyjë në botën e politikës, e cila në Shqipërinë e demoshëmtisë është burim pasurimi të jashtëzakonshëm. Babai i saj i ndjerë e kishte parashikuar me saktësi se e bija e tij do të ndotej keq, do të njollosej paq në pellgun e politikës. Dhe parashikimi i Tij profetik u bë realitet, çka e dëshmon me fakte konkrete Platforma e respektuar mediatike “Pamflet”. Ja dëshmia konkrete:
“Emri “Mirela Kumbaro”, ka dalë në 23 afera të rënda shkatërruese për kulturën, mjedisin e turizmin, por dhe me dëme financiare e pasurore afro 2 miliardë Euro, sipas KLSH-ës e Auditeve të Ministrisë së Financave, shkaktuar me vendimet dhe urdhërat e saj në pazaret që ka bërë. P.sh., emri i saj doli në dosjen hetimore të arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, ku rezultoi se, bashkë me të, ka vjedhur 462 milionë lekë, duke sajuar të njëjtin tender paralel fiktiv si Ilir Beqja, për akomodim të delegacioneve të BE, por SPAK nuk e futi në dosjen hetimore” (Citohet sipas: “Firmat e Mirela Kumbaros kanë dalë te mbetjet dhe në 23 afera të rënda, pse bën diferencime SPAK”. Faqja e internetit “pamflet.net”. 28 gusht 2024).
Duke shpërfillur Këshillën e Artë të Babait, Profesoresha e Universitetit Mirela Kumbaro pati kuturinë ta tradhtojë Prindin e vet mendjendritur dhe të hyjë me guxim në llagëmet e politikës, të cilat, në vendin tonë, kur të mungon forca e karakterit, të njollosin kokë e këmbë, por ama edhe të pasurojnë deri në nivele përrallore. Pikërisht në raste të tilla provohet më së miri karakteri i njeriut përballë joshës së politikës dhe të parave që rrjedhin prej saj. Dhe jeta e vërtetoi se Profesoreshës-ministreshës Mirela Kumbaro i paska munguar forca e karakterit.
Shkencëtari-enciklopedist francez Zhan Leron Dalamber (Jean Le Rond D’Alembert – 1717-1783), filozof dhe matematikan, ka thënë:
“Nuk ka asgjë më të rrezikshme në shoqëri, sesa njeriu pa karakter”.
Për ta justifikuar tradhtinë ndaj Babait të vet në vitin 2013, kur rilindja neokomuniste erdhi në pushtet, Profesoresha Mirela Kumbaro, pas ftesës së Ramës, na paskej krijuar bindjen se paskej nisur “një dritë dhe një energji të re, një vullnet se mund të kalojmë, më në fund, nga tranzicioni në zhvillimin e qendrueshëm dhe modern”. Por gjatë këtyre 12 vjetëve, jeta vërtetoi konkretisht se qeverisja neokomuniste e Ramës dhe e bandës rreth tij, kaq rëndë e ka varfëruar ekonomikisht pjesën dërrmuese të njerëzve, saqë kjo solli si pasojë shpopullimin tragjik të vendit, të shoqëruar edhe me vjedhjen skandaloze të votave sipas mënyrës djallëzore të “trenit bullgar”. Ja çfarë ka shkruar analisti i njohur Fatos Lubonja për gjendjen e Shqipërisë gjatë sundimit 12-vjeçar të Ramës dhe të bandës së tij:
“Një vend me 2 milion banorë prodhon kriminelë më tepër se Brazili që është 212 mln banorë dhe Kolumbia 15 mln… Zotëria është përgjegjës që e ka shndërruar Shqipërinë në inkubator krimi” (Citohet sipas: “Lubonja për replikat Rama-Farage: Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese” (Faqja e internetit “Politiko”. 03 korrik 2025).
Pra, ja kjo është Shqipëria e vërtetë, e cila ka rënë viktimë e hajdutërisë së qeverisjes së bandës së Ramës. Nuk dihet nëse Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro jep ose jo mësim si pedagoge e jashtme në Fakultetin e gjuhëve të huaja. Sepse nëse jep, atëherë është për të lënë mendjen se si ka fytyrë të dalë para studentëve në auditor si Profesoreshë-ministreshë hajdute?!
Dëshiroj t’i kujtoj Profesoreshë-ministreshës Mirela Kumbaro se “mendjemadhësia, – sipas Uiliam Shekspirit (William Shakespeare – 1564-1616), – është një material i dobët, ajo është si puna e asaj pëlhurës, e cila, sa herë të lahet, vjen e hyn në ujë”. Ndërsa shkrimtari francez Labryjer (La Bruyère – 1645-1696), një mjeshtër ky i publicistikës aforistike, thotë:
“Mendjemadhësia është i vetmi shkak që na bën ta mbajmë hundën aq përpjetë para atyre që janë poshtë nesh dhe të zvarritemi aq paturpësisht para atyre që janë sipër nesh”.
Kësisoj, Profesoresha-ministresha Mirela Kumbaro përfaqëson “heroinën” kryesore të shprehjes aforistike të personalitetit të letrave franceze. Domosdo, se mendjemadhësia dhe servilizmi prehen në formimin e saj si dy kategori morale. Në faqen e internetit “Dritare” të datës 26 mars 2016, ka pasë qenë botuar artikulli me titull “Mirela Kumbaro rrëfen a qau për Ramën”. Dhe servilizmi ndaj Ramës pati shpërthyer me të qeshurat e saj vesh më vesh gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore të vitit 2017 në Tepelenë, kur, në njërin nga takimet me zgjedhësit, kryemjeshtri i servilizmit ndaj kryepolitikanëve komunistë dhe neokomunistë, Golik Jaupi, ia pati marrë këngës, kushtuar Ramës, duke iu drejtuar me vargjet:
“Ja e bën ti Shqipërinë,
Ja të tërë ramë në greminë”,
Dhe Rama, gjatë këtyre 12 vjetëve, “e bëri” Shqipërinë me varfërimin tragjik të njerëzve. Le të flasim me gjuhën e fakteve.
Në një informacion, të botuar në shtyp një vit e gjysmë më parë, thuhet se “… përgjatë çdo viti të dekadës së fundit, një qytet me 40,000-42,000 banorë, u fshi nga harta e Shqipërisë, duke qenë se kjo është një popullsi demografike mesatare e qyteteve tona. Pra, bashki të tilla si: Mallakastra, Librazhdi, Mati, Cërriku, Belshi, Vau i Dejës apo Vora, të cilat kanë një popullsi rreth 40,000 banorë, janë asgjësuar nga harta e Republikës së Shqipërisë, nga viti në vit. E shprehur më thjesht, çdo vit ne kemi humbur nga një bashki dhe kjo është ulëritëse. Kjo analizë induktive bëhet mbi të dhënat zyrtare të INSTAT, imagjinoni se sa e frikshme duhet të jetë situata reale në terren e shpopullimit demografik” (Citohet sipas: Miranda Rira. “Shpopullimi masiv, drama më e madhe e shqiptarëve në shekullin XXI”. 19 janar 2024).
Në mbyllje dëshiroj të theksoj se për ta njohur Profesorshën-ministreshën e vërtetë Mirela Kumbaro, më pati ardhur në ndihmë edhe Napoleon Bonaparti (1769-1821), i cili u pati lënë brezave pasardhës një fjalë të urtë të shkëlyer:
“Jepi njeriut pushtet dhe ke për ta njohur se kush është ai“.
Kaliforni, 04 korrik 2025
Ivana Stradner, ekspertja amerikane në çështjet e sigurisë dhe një vëzhguese e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, është shprehur në rrjetin X si më poshtë:
“E di që bota është shumë e zënë me ciklet e lajmeve të përditshme dhe, për fat të keq,
sot shumica e njerëzve në Perëndim janë të pandjeshëm kur sistemet autoritare torturojnë njerëzit në diktatura…
kështu që nuk është më lajm.
Nesër, Serbia do të ndalet. Sipas njoftimeve, gjithçka do të bllokohet pas përdorimit brutal të forcës nga policia serbe kundër studentëve.
Sapo lexova raporte për lëndimet që ata shkaktuan dhe pashë video – është e tmerrshme dhe duket sikur policia e Vuçiçit është plot me sociopatë që kënaqen duke lënduar të rinjtë dhe gratë gjithashtu.
Jam larg të qenit idealiste, por nuk e di se si njerëzit e pamëshirshëm nga regjimi i Vuçiçit mund të flenë sonte duke e ditur se ata shkatërruan jetën e kaq shumë të rinjve.
Mund të imagjinoj vetëm gjëra që nuk janë të disponueshme publikisht, të cilat do t’i mësojmë në ditët dhe javët në vijim…
Libri i lojërave të Lukashenkos.”
I know the world is too busy with daily news cycles and sadly, nowadays most people in the West are desensitized when authoritarian systems torture people in dictatorships… so it’s not even the news anymore.
Tomorrow, Serbia will stop. Reportedly, everything will be blocked…
— Ivana Stradner (@ivanastradner) July 4, 2025
On this holy day for our American friends, convey the most sincere congratulations to the citizens and the state of the United States of America.
July 4 is not only an American holiday, it is a symbol of the victory of freedom over tyranny, it is a symbol of unity and democracy!
Of the right to build a state based on the will of the people and of a vision that still today inspires peoples who want to be free and sovereign.
We Albanians, wherever we are, feel this day as ours!
It is no coincidence that the USA has been and remains the most powerful pillar in the recognition and protection of our national rights.
It is the most special case in the liberation and state-building of Kosovo.
Happy July 4th, America’s Independence Day!
Place of Leka, 04.07.2025
Urim me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Isuf B.Bajrami
Në këtë ditë të shenjtë për miqtë tanë amerikanë,përcjelli urimet më të sinqerta, për qytetarët dhe shtetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
4 Korriku nuk është vetëm festë amerikane,është simbol i fitores së lirisë ndaj tiranisë,është simbol i unitetit dhe demokracisë! I të drejtës për të ndërtuar shtet mbi vullnetin e popullit dhe i një vizioni që frymëzon edhe sot popujt, që duan të jenë të lirë dhe sovranë.
Ne shqiptarët kudo që jemi , e ndiejmë këtë ditë si të tonën!
Jo rastësisht SHBA-ja ka qenë dhe mbetet shtylla më e fuqishme në njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave tona kombëtare në vazhdimësi.
Është rasti më I veçantë,në çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.
Gëzuar 4 Korrikun,ditën e Pavarësisë Amerikë!
Vendi i Lekës, 04.07.2025
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet