VOAL

VOAL

Për të mbrojtur zemrën duhet të hani kos

February 28, 2018

Komentet

“Pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim”- Protesta tek Onkologjiku, Osman Stafa: 43 mln euro duhet të shkonin për ilaçe! S’janë rrush e kumbulla, por paratë tona

Gazetari, Osman Stafa, i pranishëm në protestën tek Onkologjiku për mungesën e medikamenteve, theksoi se duhet reagim nga masa e qytetarëve.

Ai tha se 43 milionë euro duhet të shkonin vetëm për medikamentet për kancerin e gjirit.

Në këtë protestë të pranishmit mbanin tullumbace me ngjyrën e zezë në shenjë.

“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë.
43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona.
Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.

Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.”, tha Stafa. bw

“Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë”- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë

Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature.

 

Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.

Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.

“Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.

Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.

“Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.

Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.

Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.

“Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.

Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.

“Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.

Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.

Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.

Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.

“Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.

Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.

“Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”.

A E KENI MENDUAR NDONJËHERË PSE KËTO FRUTA DALIN NË VJESHTË?- Nga Altin Joka

 🍇🍐🫐🫛🫒
Ka një urtësi të thellë në mënyrën si funksionon natyra.
Asgjë nuk është rastësi.
Çdo frut, çdo perime, çdo erëz, del në momentin e duhur pikërisht atëherë kur trupi ynë ka më shumë nevojë për të.
Nëse studioni shkencën e ushqimit në detaje, do ta shihni qartë:
frutat e vjeshtës janë një kombinim i përsosur për të përgatitur trupin për dimër, për ndryshimin e klimës, për mungesën e dritës, për lodhjen e sistemit nervor dhe imunitar.
Që në lashtësi, Hipokrati e theksonte: “Klima dhe moti ndikojnë fuqishëm në shëndetin e njeriut.”
Kur ndryshon stina, nuk ndryshon vetëm ajri apo temperatura ndryshon biologjia jonë.
Prandaj, vjeshta nuk është thjesht një stinë
është një provë biologjike për trupin tonë.
Me rënien e temperaturave dhe zvogëlimin e dritës diellore, melatonina dhe serotonina ndryshojnë. Rritet melatonina na bën përgjumësh dhe bie serotonina që sjell rënie humori, ankth e depresion sezonal
📍Tiroidja dhe gjëndrat mbiveshkore punojnë më ngadalë, duke ulur metabolizmin prandaj shumë njerëz shtojnë peshë në këtë periudhë.
📍Sistemi imunitar përballet me sfidën e parë pas verës, sepse trupi kalon nga djersitja (detoks i verës) te ruajtja e ngrohtësisë (grumbullim energjie).
📍Qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe tensioni arterial ndryshon, sidomos tek personat me hipotension ose migrenë.
📍Hormonet seksuale ndryshojnë ritmin për këtë arsye shumë gra ndiejnë më shumë ndryshime emocionale ose çrregullime menstruale në vjeshtë.
Frutat e kësaj stine nuk janë “të rastësishme” ato janë biokimisht të përshtatura për periudhën e kalimit nga detoksi i verës në forcimin e dimrit.
💥Shega përmban punicalagin dhe antocianina që pastrojnë gjakun, forcojnë muret e enëve dhe qetësojnë inflamacionin.
💥Rrushi ka resveratrol antioksidant që stimulon qarkullimin dhe mbron trurin nga stresi oksidativ.
💥Ftoi ndihmon mushkëritë dhe qetëson traktin respirator (prandaj del kur fillojnë të ftohtit).
💥Dardha është hidratues natyral, me shumë fibra dhe sorbitol, ndihmon në detoksin e zorrëve.
💥Kungulli ka shumë beta-karoten dhe zink për imunitet dhe lëkurë.
💥Hurma e freskët përmban triptofan, ndihmon gjumin dhe qetësinë mendore.
💥Kërpudhat janë një burim i rrallë i vitaminës D2 dhe glukanëve imunoaktivë dhe nuk lënë vitaminën D3 të ulet.
💥Ulliri dhe vaji i ullirit kanë oleuropeinë, një antioksidant që redukton infeksionet dhe mban zemrën të fortë.
Nëse filloni në shtator–tetor një rutinë me fruta e erëza vjeshte, ju parandaloni 80% të ftohjeve sezonale.
❇️ Kombinoni shegë + rrush + pak kanelle në mëngjes = antiviral natyral.
❇️ Konsumoni kungull + farat e tij + pak vaj ulliri = mbështetje për zorrët dhe lëkurën.
❇️ Një gotë ujë me uthull molle, limon dhe xhinxher në mëngjes = stabilizim i sheqerit dhe energjisë.
❇️ 1–2 çajra në ditë (trumzë, sherebelë, kanellë, rozmarinë, mente) – balancë për frymëmarrjen dhe tretjen.
✅ Konsumo çdo ditë 4–5 porcione frutash vjeshte
✅ Bëj një sallatë me 5–6 produkte të freskëta (jo të ziera)
✅ Merr 1 porcion arrore çdo ditë
✅ Shto kosin shtëpiak dhe xhinxherin turshi në dietë
✅ Lëvize trupin çdo ditë edhe 20 minuta ecje ndryshon kiminë e trupit
Nuk ka trup të dobët, por trup të çoroditur nga natyra.
Nëse e ndjek ritmin e saj, do ta ndjesh shëndetin si një melodi që nuk ndërpritet.
🤲 Ju pastë Halla, dhe mos harroni:
më mirë të dish, se sa të kesh.
Falenderoni Zotin për këto mirësi🍇🍐🫐🫛🫒

ISHP: 5 mijë gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri. Rastet rriten me 23% në një dekadë

Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare.

Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale.

Aktualisht, në vend jetojnë rreth 5,000 gra me kancer gjiri, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me 23%, ose mesatarisht me 2.1% çdo vit.

Rreziku i diagnostikimit rritet dukshëm me moshën, duke arritur kulmin në grupmoshën 50–70 vjeç. Analizat tregojnë se rritja e përgjithshme e incidencës shpjegohet kryesisht nga rastet mbi 50 vjeç, të cilat janë shtuar me 3.6% në vit, ndërsa tek moshat nën 50 vjeç është vërejtur një ulje mesatare prej 1.9%.

Mosha mediane në momentin e diagnozës është rritur nga 55 vjeç në vitin 2015 në pothuaj 59 vjeç në 2024, duke reflektuar efektin e plakjes së popullsisë dhe afrimin me profilin demografik të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, numri i mamografive të kryera në vend është rritur ndjeshëm, raporti tregon se, nga rreth 5,000 në vitin 2014 në mbi 25,000 gjatë viteve 2022–2024, çka ka sjellë edhe rritje të mbulimit me depistim në rreth 25% të popullatës target.

Depistimi i grave për kancer gjiri kryhet falas përmes sistemit publik shëndetësor. Kontakti i parë zakonisht ndodh përmes mjekut të familjes apo infermierit të qendrës shëndetësore, të cilët informojnë gratë për rrezikun, kryejnë ekzaminimin klinik dhe i udhëzojnë për mamografi. Gratë e grupmoshës 50–60 vjeç, si edhe ato në rrezik të shtuar, ftohen për mamografi çdo dy vjet, nëse nuk kanë shenja klinike.

Sipas të dhënave të ISHP, vetëm përmes mamografive të lëvizshme identifikohen çdo vit mbi 10 raste të dyshuara për kancer gjiri, ndërsa rreth 50 raste diagnostikohen në mënyrë të hershme falë depistimit.

Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një faktor kyç që rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit./ Monitor

Ndikimi i vjeshtës- Pse mungesa e dritës ndryshon humorin tuaj dhe si të rifitoni energjinë

Me ardhjen e vjeshtës, ditët shkurtohen, mëngjeset ftohen dhe natyra ndryshon ngjyrë. Por bashkë me këtë transformim, ndryshojmë edhe ne: shpesh ndiejmë më shumë lodhje, gjumë, mungesë motivimi apo një gjendje më të ulët shpirtërore.

Shkaku? Reduktimi i dritës së diellit çrregullon ritmet tona cirkadiane – mekanizmin e brendshëm që rregullon gjumin, energjinë, hormonet dhe oreksin. Si pasojë, niveli i serotoninës bie, melatonina rritet dhe shfaqet ajo ndjesi e njohur e apatisë.

Por kjo nuk është dobësi: është një mesazh i trupit. Specialistët sugjerojnë që vjeshta mund të shërbejë si kohë reflektimi dhe lidhjeje me veten.

Si ta përballoni më lehtë këtë periudhë:

Ngadalësoni ritmin dhe dëgjoni trupin tuaj.
Lejoni emocionet të shfaqen.
Reflektoni mbi arritjet dhe mësimet e vitit.
Ruani orare të rregullta gjumi.
Shëtitni dhe lidhuni me natyrën.

Ashtu si pemët lëshojnë gjethet për t’u rigjeneruar, edhe ne kemi nevojë të lëmë pas atë që nuk na shërben më, për t’u përgatitur për një stinë të re. Vjeshta nuk është armik – është thjesht një cikël i natyrshëm, që na mëson të vlerësojmë dritën pas errësirës. bw

Profesor Kristo Kristidhi (1902-1979) okulisti i parë i Kryeqytetit shqiptar

 

Profesor Kristo Kristidhi (1902-1979) okulisti i parë i Kryeqytetit shqiptar, mjeku që ua ktheu dritën e syrit qindra të sëmurëve, është një gurët e themelit të mjekësisë sonë kombëtare.

 

Ai lindi në Manastir më 5 Mars 1902, në një familje intelektuale dhe përparimtare, i biri i Anastas Kristidhit, mjek patolog, nga më të njohurit në kohën e tij.

Gjatë viteve 1929-1931 dr. Kristo Kristidhi shërbeu si mjek privat në Tiranë. Shumë të vështira mbetën në kujtesën e tij vitet e para të punës. Dashuria për profesionin dhe dëshira për të punuar në shërbim të fatkeqëve sfiduan vështirësitë e kohës dhe mundësuan që okulisti i ri, edhe duke qenë fare i vetëm, të hidhte bazat e shërbimit okulistik, i cili me punë dhe përpjekje u rrit dhe u profesionalizua ndër vite, duke u shndërruar në një nga shërbimet më të avancuara në spitalin civil të Tiranës, ku dr. Kristo Kristidhi u emërua përgjegjës i shërbimit të okulistikës gjatë periudhës 1931-1939. Sa të lodhshme, aq edhe motivuese ishin përpjekjet e tij për ta kthyer në art përdorimin e bisturisë e për të mos lejuar që verbimi të triumfonte mbi dritën e syrit. Dr Kristo Kristidhi, tashmë në kushte spitalore, me një pavijon ku shtroheshin të sëmurët dhe me sallën e operacionit në dipozicion, implementoi shumë metoda të reja dhe të përparuara në fushën e trajtimit të sëmundjeve të syrit me metoda kirurgjikale. Veçse më pas, në vitin 1939, pushtuesit italianë e larguan nga spitali duke e zëvendësuar me një mjek italian, për t’u rikthyer edhe një herë si mjek okulist ambulator në qytetin e Tiranës.

Kristidhi ka ardhur në Shqipëri, pasi u martua me shoqen e tij të shkollës Marie Gjinali dhe pas pak kohësh emërohet mjek okulist pranë spitalit të përgjithshëm civil, e më pas në Spitalin Ushtarak. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, prof.dr. Kristo Kristidhi ndihmoi mjaft partizanë të plagosur si dhe hebrej të përndjekur nga nazistët, nevojtarë etj.

Gjatë aktivitetit të tij profesional, ai shkruajti dhe libra e dispensa. Në vitet e fundit të jetës së tij, profesor Kristidhi përgatiti për botim librin “Higjiena okulare, shkollore dhe profesionale”, që humbi përpara botimit. Vdekja e parakohshme e bashkëshortes së tij shumë të dashur, sëmundja që i zgjati dhe i mori jetën në 1979, nuk i dhanë mundësinë t’i rishkruante ato.

 

 

OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.

Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.

Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.

Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.

Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.

Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.

Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25 vjeç. Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.

Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.

OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.

Shqipëria është para një alarmi shëndetësor me 47% të popullsisë së rritur që vuajnë nga hipertensioni, kur dihet se është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë në vend.

Përveç konsumit të kripës, rreth 26% e të rriturve mbi 15 vjeç në Shqipëri janë duhanpirës aktivë. Ky nivel është i lartë në krahasim me shumë vende të tjera evropiane. Duhan-pirja jo vetëm rrit rrezikun për hipertension, por edhe shumëfishon ndikimin e tij, duke përshpejtuar dëmtimet kardiovaskulare dhe duke rritur mundësinë për infarkt e goditje në tru.

Konsumi i alkoolit dhe inaktiviteti fizik janë faktorë rreziku gjithashtu. Rreth 24% e të rriturve mbi 18 vjeç raportohen si fizikisht joaktivë. Mungesa e lëvizjes lidhet me shtim peshe, obezitet dhe metabolizëm të dobët, faktorë që çojnë në rritjen e presionit të gjakut./ Monitor.al

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse filloni të hani qepë më shpesh!- Nga Alket Koroshi

Ajo që ju bën të qani, ju bën më të fortë. Kjo është ajo që tregon konsumimi i qepës. E pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese që përmirësojnë shëndetin tuaj nga koka te këmbët, qepët janë në të vërtetë një superushqim që do të bëjë mrekulli për ju nëse konsumohet çdo ditë.
1. Ato mund të rritin dendësinë e kockave. Ngrënia e një qepë çdo ditë për një muaj rrit dendësinë e kockave tuaja me 5% në krahasim me ata që nuk e hanë.
2. Ato mund të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit dhe të mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme.
3. Ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
4. Ato mund të zvogëlojnë dëmtimin e qelizave dhe të rrisin antioksidantët.
5. Mund të përmirësojnë shikimin dhe shëndetin tuaj oral. Vetitë e tyre antimikrobike mund të forcojnë edhe dhëmbët. Qepët përmbajnë “quercetin”, një substancë që lufton kataraktin dhe i mban të sigurt sytë tuaj.
6. Përmirësojnë edhe cilësinë e gjumit. Qepët kanë fibra dietike, të cilat promovojnë edhe mirëqenie të zorrëve dhe lehtësojnë stresin.
7. Ata mund të luftojnë plakjen dhe të përmirësojnë lëkurën. Të pasura me vitamina A, C dhe E, mund t’ju ndihmojnë të kini lëkurën e përsosur me shkëlqim që dëshironi. Ato reduktojnë puçrrat dhe nëse aplikoni pak xhel qepe te plagët, mund t’i lehtësojë pak.

Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzanisë

Pako me Tylenol, në shitje në një barnatore në Nju-Jork.

 

Radio Evropa e Lirë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë shtatzënisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave të fëmijërisë dhe marrjen e ilaçit të njohur kundër dhimbjeve, Tylenol, nga gratë gjatë shtatzënisë.

Kësisoj, ai e ngriti në qendër të politikës shëndetësore të SHBA-së një pretendim që nuk mbështetet nga prova shkencore.

“Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, tha EMA në një deklaratë për Reuters.

Agjencia shtoi se paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë kur është i nevojshëm, por gjithmonë në dozën dhe shpeshtësinë më të ulët efektive.

Mjeku kardiolog ngre alarmin: Mos bëni këto 2 gjëra, rrezikoni zemrën…- Nga ALKET KOROSHI

Mjeku kardiolog Spiro Qirko ngriti shqetësimin se obeziteti po shton sëmundjet e zemrës, si dhe po bëhet shkak për sëmundje të tjera si diabeti apo yndyrnat e larta në gjak.
Mjeku i bën thirrje qytetarëve që për të pasur një “zemër të shëndetshme” duhet të flenë rreth orës 22:30-23:00 të mbrëmjes dhe gjatë ditës të kryejnë aktivitet fizik (ecje), të paktën 10 mijë hapa çdo ditë.
“Ndër shkaqet kryesore të obezitetit duhet të përmend stilin e keq të jetesës. Njerëz që konsumojnë sasi të mëdha ushqimi, ose persona që konsumojnë alkool. Sot 2.8 milionë vdekje i vijnë botës nga obeziteti dhe problematikat që sjell ai. Rezulton që femrat në Shqipëri 26% janë obeze dhe 18- 20 % janë meshkujt.Nga konsultat me pacientë kam vënë re se 1 në 3 persona janë obezë. Pjesa më e madhe e të rinjve sot punojnë ulur përpara kompjuterit. Por shumica prej tyre punojnë edhe pas orës 00:00 të natës sërish para kompjuterit. Kjo sjell një shkatërrim të trurit. Nëse ne flem në orën 02:00 të natës, atëherë ky është një gjumë sipërfaqësor. Pagjumësia formon hormonin e quajtur leptinë, e cila kryesisht krijohet në zorrën e trashë. Ora 22:30 duhet të jetë orari i fjetjes në darkë. Nuk duhet të na mungojë vullneti për të bërë 10 mijë hapa në ditë”

Ja 10 shenjat qe ju thone se jeni te semure nga veshkat Nga Prof. Alket Koroshi

Më shumë 200 mije njerez ne Shqiperi jetojnë me sëmundje të veshkave dhe shumica nuk e dinë këtë. “Ka një sërë shenjash fizike të sëmundjes së veshkave, por ndonjëherë njerëzit ia atribuojnë ato kushteve të tjera. Gjithashtu, ata me sëmundje të veshkave priren të mos përjetojnë simptoma deri në fazat shumë të vona, kur veshkat po dështojnë ose kur ka sasi të mëdha proteinash në urinë. Kjo është një nga arsyet pse vetëm 10% e njerëzve me sëmundje kronike të veshkave e dinë se e kanë atë”,
Ndërsa e vetmja mënyrë për të ditur me siguri nëse keni sëmundje të veshkave është të bëni një test, .Nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave për shkak të presionit të lartë të gjakut, diabetit, një histori familjare të dështimit të veshkave ose nëse jeni më i vjetër se 60 vjeç, është e rëndësishme që të testoheni çdo vit për sëmundje të veshkave. Sigurohuni që të përmendni çdo simptomë që po përjetoni tek mjeku juaj i kujdesit shëndetësor.
Cilat jane shenjat e sëmundjes së veshkave?
Jeni më të lodhur, keni më pak energji ose keni probleme me përqendrimin. Një rënie e rëndë e funksionit të veshkave mund të çojë në një grumbullim të toksinave dhe papastërtive në gjak.
Kjo mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të lodhur, të dobët dhe mund ta bëjë të vështirë përqendrimin.
Një ndërlikim tjetër i sëmundjes së veshkave është anemia, e cila mund të shkaktojë dobësi dhe lodhje.
Ju keni probleme me gjumin. Kur veshkat nuk filtrojnë siç duhet, toksinat qëndrojnë në gjak në vend që të largohen nga trupi përmes urinës. Kjo mund ta bëjë të vështirë gjumin. Ekziston gjithashtu një lidhje midis obezitetit dhe sëmundjes kronike të veshkave, dhe apnea e gjumit është më e zakonshme tek ata me sëmundje kronike të veshkave, krahasuar me popullatën e përgjithshme.
Keni lëkurë të thatë dhe qe kruhet . Veshkat e shëndetshme bëjnë shumë punë të rëndësishme. Ata largojnë mbetjet dhe lëngjet shtesë nga trupi juaj, ndihmojnë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndihmojnë në mbajtjen e kockave të forta dhe punojnë për të ruajtur sasinë e duhur të mineraleve në gjakun tuaj. Lëkura e thatë dhe e kruar mund të jetë një shenjë e sëmundjes së mineraleve dhe kockave që shpesh shoqëron sëmundjen e avancuar të veshkave, kur veshkat nuk janë më në gjendje të mbajnë ekuilibrin e duhur të mineraleve dhe lëndëve ushqyese në gjakun tuaj.
Ju ndjeni nevojën për të urinuar më shpesh. Nëse ndjeni nevojën për të urinuar më shpesh, veçanërisht gjatë natës, kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së veshkave. Kur filtrat e veshkave dëmtohen, mund të shkaktojë një rritje të dëshirës për të urinuar. Ndonjëherë kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e një infeksioni urinar ose prostatës së zmadhuar te meshkujt.
Ju shihni gjak në urinë. Veshkat e shëndetshme zakonisht mbajnë qelizat e gjakut në trup kur filtrojnë mbetjet nga gjaku për të krijuar urinë, por kur filtrat e veshkave janë dëmtuar, këto qeliza gjaku mund të fillojnë të “rrjedhin” në urinë. Përveç sinjalizimit të sëmundjes së veshkave, gjaku në urinë mund të jetë tregues i tumoreve, gurëve në veshka ose një infeksioni.
Urina juaj është me shkumë. Flluskat e tepërta në urinë – veçanërisht ato që kërkojnë që t’i shpëlani disa herë para se të largohen – tregojnë proteina në urinë. Kjo shkumë mund të duket si shkuma që shihni kur përzieni vezët, pasi proteina e zakonshme që gjendet në urinë, albumina, është e njëjta proteinë që gjendet në vezë.
Ju jeni duke përjetuar ënjtje të vazhdueshme rreth syve. Proteina në urinë është një shenjë e hershme se filtrat e veshkave janë dëmtuar, duke lejuar që proteina të rrjedhë në urinë. Kjo ënjtje rreth syve mund të jetë për shkak të faktit se veshkat tuaja po rrjedhin një sasi të madhe të proteinave në urinë, në vend që ta mbajnë atë në trup.
Këmbët dhe këmbët tuaja janë të fryrë. Zvogëlimi i funksionit të veshkave mund të çojë në mbajtjen e natriumit, duke shkaktuar ënjtje në këmbë dhe kyçin e këmbës. Ënjtja në ekstremitetet e poshtme mund të jetë gjithashtu shenjë e sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të mëlçisë dhe problemeve kronike të venave të këmbëve.
Keni një oreks të dobët. Kjo është një simptomë shumë e përgjithshme, por një akumulim i toksinave që rezulton nga funksioni i reduktuar i veshkave mund të jetë një nga shkaqet.
Muskujt tuaj janë ne ngërç. Pabarazitë e elektroliteve mund të rezultojnë nga funksioni i dëmtuar i veshkave. Për shembull, nivelet e ulëta të kalciumit dhe fosfori i kontrolluar dobët mund të kontribuojnë në ngërçet e muskujve.

Donald Trumpi lidh autizmin me paracetamolin, presidenti amerikan thirrje grave shtatzëna: Mos e pini këtë ilaç

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një deklaratë që ka tronditur komunitetin shkencor dhe opinionin publik.Gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën, Trump lidhi autizmin me përdorimin e paracetamolit (acetaminofen) gjatë shtatzanisë, pa ofruar asnjë provë shkencore që mbështet këtë pretendim.

“Sipas një thashethemi, dhe nuk e di nëse është i vërtetë në Kubë nuk përdorin paracetamol sepse nuk e kanë. Epo, atje thuajse nuk ka autizëm”, tha Trump.

Ai shtoi më tej: “Merrni për shembull Amishët. Ata pothuajse nuk kanë autizëm.”

Trump pati gjithashtu vështirësi në shqiptimin e fjalës “acetaminofen”, përbërësit aktiv të ilaçit të njohur Tylenol, ndërsa këmbënguli që gratë shtatzëna të mos e marrin atë, duke mos përmendur asnjë alternativë për dhimbjet apo temperaturën gjatë shtatzënisë, shkruan Reuters.

Duke iu drejtuar Sekretarit të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., një figurë e njohur për qëndrimet kundër vaksinimit, Trump shtoi:

“Bobby dëshiron të jetë shumë i kujdesshëm për atë që thotë. Unë nuk jam aq i kujdesshëm”, tha presidenti amerikan.
79-vjeçari pranoi se shumë nga deklaratat e tij janë “thjesht mendime personale”, duke theksuar se nuk është mjek, por flet sipas ndjesisë së vet.

Trump ka përsëritur në disa raste dyshimet e tij ndaj vaksinës MMR (fruthi, shytat dhe rubeola), duke propozuar që të ndryshohet kalendari i vaksinimit të fëmijëve. gsh


Send this to a friend