Skënder Hyseni dhe vetëm disa nga viktimat e vrasjeve politike
Rivrasin viktimat dhe lëndojnë të mbijetuarit e Golgotës SHIK-ase!
Por befason futja në këtë “lojë” të pistë, të LDK-së, më saktë, të disa kuadrove, kryesisht, pjesë e klanit rrënues të partisë së Presidentit Rugova. Tashmë, po vërtetohet kallzimi i kuadrit të PDK-së, Xhavit Haliti, se brenda strukturave vendimmarrëse, të të gjitha partive, përfshi edhe LDK-në, kanë penetruar njerëzit e SHIK-ut. Kjo u dëshmua qartë me zgjedhjen e banditeske të Hashimit president, por, edhe me koalicionet, hiç parimore, me PDK-në, përkundër mosaprovimit të elektoratit, anëtarësisë, Këshillit të Përgjithshëm dhe të vet Kryesisë të LDK-së, përjashto rrethin vicioz, klanin Mustafa.
Për 6 muaj raddhazi, qe bllokua krijimi i qeverisë së parë të pasluftës, ngaqë Dr. Rugova nuk e pranonte Hashimin kryeministër, sepse siç thoshte ai, se “nuk duhet lejuar të ngritet në pozitë Hashimi, sepse është i dëmshëm për Kosovën”. Por klanorët e LDK-së, “harruan” porosinë domëthënëse dhe e bënë krimin e radhës, pas nënshkrimit të Asociacionit dhe të Demarkacionit. Dhe, rezultoi e saktë profecia e Presidentit Rugova. Rrjedhojat e nënshkrimeve të djeshme të Hashimit, po i vuan sot Kosova.
Futja e LDK-së në “lojën e pistë”, befasuese!
Kryetari Isa Mstafa ishte i hershëm në pazare me “komandantët”. Plumbosja e ministrit të Luftës, ishte ultimatuum, “UÇK-ja nuk këshillon dy herë”, – siç shprehej, kërcënueshëm, në tubimet e LPK-së, dezertori nga LDK-ja, Dr. Mujë Rugova. “Komandantët e Rogner-it”, tërhoqen, dhunshëm, miliona marka nga Fondi Shtetëror i 3 %-shit, në emër të luftës, por, pa fije mbulese, përfunduan në xhepat e “komandantëve” mujëshorë, të babëzitur për pasuri e pushte. Për t`ia arritur këtij qëllimi, ata shkelën shkelën mbi kufoma luftëtarësh, veprimtarësh, atdhetarësh.
Isa, partner besnik i Hashimit me shokë, u tregua i gatshëm, për mbulesën e shpenzimeve për avoketër pa kufi, vizitat familjare dhe pelegrinazhet e dostave të tyre! “Duhet t`i mbrojmë nerëzit tanë në Hagë”, – deklaroi Isa nga foltorja e Kuvendit, edhe pse ata akuzohen, kryesisht, për vrasjen e shqiptar të pafajshëm: ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së.
Tendenca për “rehabilitimin” e Hashim Thaçit, nuk është rishtare. Shenjat e para të kësaj tendence, janë vënë re, qysh me arrestimin e ish-pushtetarëve të plotëfuqishëm të Kosovës, Hashimit me shokë. I pari nga LDK-ja, ishte ish-kryeministri Isa Mustafa, partner besnik i Hashimit me shokë, u tregua i gatshëm, për përkujdesjen shtetërore, duke i konsideruar si të pafajshëm. “Besoj fort në pafajësinë e tyre”, – deklaroi, si azgan, Isë mjerani, pa qarë kokën për viktimat dhe familjarët e tyre.
“Duhet t`i mbrojmë njerëzit tanë në Hagë”, – deklaroi Isa nga foltorja e Kuvendit, edhe pse ata akuzohen për krime lufte dhe të pasluftës, kryesisht, për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm, kundërshtarë politikë: ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; si dhe kuadro të hershëm të LPK-së.
Në linjen “rehabilituese”, të grupit të izoluar në burgun e Scheveningen-it, ishte dakordësia e LDK-së, për financimin e mbrojtjës së tyre dhe për vizitat e familjeve të tyre. Por, në vend që të kufizohet një avokat, për një të akuzuar, rezulton të jenë edhe pesë avoketër, për një person të akuzuar! Si duket faktet për krime, janë aq të bollshme, sa që disa avoketër, pa shpresë në suksesin e mbrojtjes të klientit, kanë dhënë dorëheqje, për ta ruajtur reputacionin e tyre. Por, janë zëvendësuar me të tjerë, gjithësesi të zëshëm dhe të kushtueshëm, për buxhetin e varfër të Kosovës.
Kosova ka një Presidente të kompletuar në zgjuarësi, me përgaditje solide intelektuale; e përgjegjshme, që rrezaton pozitivitet e fisnikëri; me një integritet e personalitet, në rrugëtimin dinjitoz të Presidentit Rugova. Megjthatë, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pati guximin ta qortojë, “pse presidentja Vjosë Osmani anashkaloi Hashim Thaçin, në ditën e Pavarësisë të Kosovës, sepse ai e ka shpallur pavarësinë”!?
Por, presidentja Vjosë e di se Hashimi e zvarriti, me vonesë, për dy vjetë pavarësimin e Kosovës, vetëm që ai të jetë i pari i asaj date të shënuar! Për më tepër, Hashimi ishte lexues i dhunshëm i Deklaratët të Pavarësisë, sepse nuk po pavarësohej qeveria, por shteti i Kosovës. Dhe, ai lexim i takonte presidentit Fatmir Sejdiut, ose në mungesë të tij, kryetarit të Kuvendit.
BinomiIsa-Hashimi ngarkohen me mëkate të rënda dhe duhet ta presin ndëshkimin meritor. Në konspirativitet të plotë nënshkruan marrëveshjet fatale për Kosovën: Demarkacionin, Asociacionin, ia dhuruan 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit dhe “xhevahire” tjera, për të cilat sot përballet qeveria Kurti, ndonëse pararendësit ia lënë si trashëgimi “tokën e djegur”!
Gjyqi i Salih Mustafës (Cali), dëshmoi për degradimin e disa kuadrove të LDK-së, dëshmitarë, në mbojtje të Calit, të cilët treguan zell të papërmbajtshëm, në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, “pa çarë kokën”, se po i rivrisnin viktimat e SHIK-ut, alias, të Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, (NPK), duke lënduar rëndë familjet tyre, miq e dashamirë si dhe duke fyer, skajshëm, anëtarësinë e LDK-së.
Hazir Borovci, Nuredin Ibishi, Skënder Hyseni
Hazir Borovci i quajti dëshmitarë të mamipuluar,
familjarët e viktimave të vrasjeve politike!
Hazir Borovci, mjerisht, ende kryetar i Degës së 3-të të LDK-së, në Prishtinë, betohej në “pafajësinë” e Sali Mustafa dhe i bënte thirrje trupit gjykues: “Kërkoj nga Gjykata të mos ndikohet nga dëshmitarët e manipuluar dhe garantoj se shoku, miku im, Sali Mustafa, është i pafajshëm”! Me këtë dekaratë, sa të poshtër, edhe aq kriminale, duke aluduar tek familjarët e viktimave dhe të atyre që mbijetuan Golgotën SHIK-ase, i rivriste viktimat dhe fyente e lëndonte, provokueshëm, familjarët dhe të mbijetuarit, nga burgjet ahure të “komandantëve”!
Nuredin Ibishi implikon subjektin e tij,
LDK-në, në grup me të akuzuarit!
Ish-deputeti Nuredin Ibishi, nuk është hera e parë, që bënë argatin e PAN-it kriminal. Ai ka është krah atyre, të cilët mohojnë ekzistencën e FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që janë FARK-istët, ushtarakët profesionistë që hodhën bazat e themelimit të UÇK-së, më 28 Nëntor 1990. Dhe, me Betejën e Loxhës, betejat tjera, në fshtrat e Kosovës, duke kulmuar me Luftën e lavdishme të Kosharës, legjitimuan Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Luftëtar i shquar i FARK-ut, përkrah Kolonel Tahir Zemaj, ishte edhe oficeri i karrierës, Ismet Ibishi, vëllai i Nuredinit. Dhe, megjithatë, konformizmi me “komandantët” e PAN-it, ia kanë errësuar logjikën Nuredin Ibishit dhe, qëllimshëm e turpshëm, mohon faktorin ushtarak të FARK-ut. Ndërkohë që me betejat e suksesshme të tij, mburrën PAN-istët e LPK-së, por, duke i përvehtësuar ato, pasi u mungojnë betejat e tyre.
Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, si pjesë e LDK-së, implikon subjektin e tij, duke përgjithësuar dhe bërë njësh me grupin e akuzuar, për krime të luftës dhe të pasluftës, në dëshminë e tij, në mbrojtje të Sali Mustafës: “Ne pjesëtarët e UÇK-së, prej rolit të viktimës, po kthehemi sikurse agresorë”. Përpjekja e Nuredinit, me shokë, për ta mbrojtur krimin dhe kriminelët, është e dështuar. “Hapëm një varr, në kërkim të një të arrestuari në burgun e Zllashit, ku ishte komandant Sali Mustafa, (Cali), por gjetëm dy kufoma, njëra mbi tjetrën”, – rrëfeu në gjyqin e Hagës një dëshmitar i mbrojtur. Atëherë, çfarë i duhen 17 dëshmitarët, në mbrojtje të Calit?!
Dëshmitarët mborjtës, rrenacakë dhe të padinjitetshëm, me një “barrë mustaqe”, i demanton, bindshëm, Cezary Michalczuk, nga Zyra e prokurorit të Specializuar, Jack Smith, deklaron:
“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur as marrje në pyetje, rrahje, keqtrajtim apo abuzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre krimeve nuk kanë ndodhur. Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën, duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisnin një partie të caktuar politike – LDK-së”!
“Edhe zogjtë e malit e dinë”, se LDK-ja
ka qenë bisht e patericë e PDK-së!
SHIK-asi i hershëm, Skënder Hyseni, ish ministër i LDK-së, nuk ka befasuar askënd, me mbrojtjen fanatike të krimeve dhe të kriminelëve. Deklarata e marrëzishme e provokative e tij, shprehë hipokrizi dhe mungesë të theksuar të sinqeritetit: “Po të dija se do të rrëshqiste, në diçka çfarë ka rrëshqitur, nuk do ta votoja për 1 mijë vjetë”.
Edhe “zogjtë e malit e dinë”, se LDK-ja ka qenë bisht e patericë e PDK-së, përkatësisht, PAN-it. Pavarësisht, në pozitë apo opozitë, mujëshori Hashim Thaçi, i ka zgjedhë disa nga ministrat e LDK-së. Njëri nga këta është edhe Skënder Hyseni. Prandaj, pavarësisht bindjes së tij, ai kurrë nuk do të guxonte ta kundërshtonte votimin, sepse Hashimi e kishte bërë ministër.
Skënder Hyseni manipulon dhe dezinformon!
Është manipulim, me qëllim dizinformimi, i ish-ministrit të LDK-së, Skënder Hyseni, se, kinse, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, është krijuar vetëm për të hetuar Rezolutën-akuzë, të Dick Martit, për heqjen dhe trafikimin e organeve, nga individë të UÇK-së, me emër Hashim Thaçin, në cilësinë fiktive të Drejtorit Politik të UÇK-së! Gjykata Speciale është krijuar për hetimin e krimeve të luftës dhe të pasluftës, në Kosovë dhe Shqipëri, nga disa komandantë dhe bandat e tyre.
SHIK-asi i shantazhuar, Skënder Hyseni, është urdhëruar nga shefat e tij, për një deklaratë të ndyrë, shumë provokative, jo vetëm për familjet e viktimave, të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, por edhe për elektoratin e LDK-së dhe shqiptarët atdhetarë, madje, të kudondodhur. I pacipshmi Skënder Hyseni, edhe pse i vetëdijshëm se “vrasjet politike nuk i kanë bërë jashtëtokësorët”, – siç ka thënë presidenti Sejdiu, ai, pa e vrarë fare ndërgjegja, për vrasjen e qindra veprimtarëve dhe të ushtarakëve të LDK-së, rreshtohet kundër drejtësisë, në mbrojtjen e hapur të kriminelëve dhe të bandave të tyre vrastare.
Mbrojtësit e krimit dhe të kriminelëve, të apostrofuar në këtë shkrim dhe të tjerë, të cilët janë kursyer në emra, me shpresë se do të reflektojnë, si do të ndjehen kur takohen me fëmijtë jetimër, prindërit e të cilëve u shënjestruan me pumba, për të ardhur dhunshëm në pushtet?! Vrasjet politike, të listuara dhe ngeshëm të realizuara, nga disa komandantë, përmes bandave të tyre kriminale, janë njollë e zezë në historinë kombëtare shqiptare. Andaj, mbrojtësit bastardë të krimit, do të jenë përjetësisht të turpëruar, duke njollosur edhe pasardhësit e tyre.
Lidhur me Ambasadorin Ilir Gjoni në Zvicër është një përçarës i shqiptarëve, qe dy vjet ka regjistruar një subjekt të ri për organizimin e mësimit shqip “Shkolla shqipe në Zvicër” në fakt në Zvicër oranizatori i shkollave është që 30 vjet nën emrin e LIdhjes së arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri”. Ilir Gjoni tani me organizimin e tij ka caktuar një kordinator (mësuesin Vaxhid Sejdiu deri dje mësues pranë Lidhjes, dhe dalin gënjejnë komunitetin shqiptar se po hapin shkolla shqipe . Para dy muajsh gënjeu se ka hapur shkollë në Moutier mes kantonit Bernë dhe Jura, kemi shkuar e kemi kërkuar ku mbahet mësimi shqip dhe nuk kishte askund shkollë me shqipe. Edhe në shumë pika shkollore arrijnë të sigurojnë një adres dhe shpallin se kanë hap shkollë.
Ata gënjyen edhe para disa ditësh gjëja se kanë shpallur konkur në disa kantone, konkursi shpallet sakt për komuna ose për lokalitete në çvend janë regjistruar fëmijët dhe jo ashtu në të përgjithshmen.