VOAL

VOAL

Panama Papers: zbulohet thesari i Marine e Jean-Marie Le Penit

April 5, 2016
1 Comments
  • author avatar
    Ana 7 years ago Reply

    Aman, kur do te gjejne edhe thesaret e ketyre taneve…

Komentet

VIDEO- Drejtuesi i RAI-t flet për SYRI TV: Rama dhe Agaçi refuzuan intervistat, dokumentet tona janë gjyqësore

Sigfrido Ranucci, drejtor i programit Report në RAI 3 dhe drejtues i rrjetit publik italian RAI, foli në një intervistë ekskluzive në SYRI TV për edicionin e mbrëmjes përballë gazetares Armela Ferko.

Ai tha se dokumentet që kanë publikuar ata janë dokumente gjyqësore.

Po ashtu, ai theksoi se Edi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë refuzuar intervistat.

‘Unë sinqerisht e prisja më shumë një reagim në Itali se ne jemi televizion publik që bëjmë investigime të rëndësishme. Merremi me administratën publike. Italia po jep 1 miliard euro para publike për këtë program për emigrantët. Sigurisht me Shqipërinë duhet të bënim llogaritë edhe me korrupsionin.

Ne kemi vepruar mbi bazën e dokumenteve gjyqësore, pra shumë të rëndësishme.

Na vjen keq që kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij juridik, Engjëll Agaçi, nuk e pranuan intervistën. Nuk e kuptoj pse nuk pranuan një intervistë me televizionin publik italian,’ tha ai.

EMISIONI I PLOTE:

Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor

Flamujt e disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor krahas flamurit të Bashkimit Evropian.

Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në seancën e parafundit të saj para zgjedhjeve të reja në BE në qershor.

Kjo është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit të plotë në bllok.

Tani, pasi Parlamenti Evropian e miratoi paketën, ajo duhet të formalizohet edhe nga Këshilli i BE-së. Pas kësaj, mund të fillojnë pagesat e para për përfituesit.

Paketa përmban 6 miliardë euro, prej të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i marrin 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro në formën e kredive të favorshme.

Sipas marrëveshjes mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, e cila është përfshirë në tekstin e rezolutës së sotme në Parlament, për të përfituar nga kjo ndihmë financiare, vendet e rajonit duhet të përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.

Në mesin e tyre janë kriteret bazike, të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike.

Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Vlerësimet se a e përmbushin apo jo këtë kriter Kosova apo Serbia do ta japë Komisioni Evropian, i cili – i ndihmuar nga Shërbimit i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), që edhe luan rolin kryesor në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do të vlerësojë në fund nëse Kosova dhe Serbia e kanë plotësuar këtë parakusht.

Parlamenti Evropian, edhe përmes vendimit të sotëm, kërkon nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përshtatin politikat e tyre të jashtme me vendimet e BE-së, përfshirë edhe me sanksionet kundër Rusisë. Por, gjatë negociatave me Këshillin ka pasur mospajtime nëse ky duhet të jetë kusht specifik apo jo për pagesat nga plani evropian për rritje ekonomike.

Ka dominuar qëndrimi i Komisionit Evropian dhe një numri më të madh të shteteve anëtare se ky nuk duhet të jetë parakusht specifik, por vetëm qëllim i përgjithshëm.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të përfitojnë nga kjo ndihmë, duhet të kenë plane operative për reforma dhe t’i bashkërendojnë ato me Komisionin Evropian. Në vendimet finale për pagesat do të përfshihen Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së përmes Këshillit.

Kërkohet edhe transparencë në procesin e prokurimit dhe hetime serioze në rastet e shkeljes së rregullave, apo në rast mashtrimesh. Për rastet e keqpërdorimeve kërkohet të njoftohen Zyra e Prokurorisë Publike të BE-së, dhe Zyra e BE-së për Parandalimin e Mashtrimeve (OLAFD).

Sipas tekstit të miratuar sot në Parlamentin Evropian, nga përdorimi i mundshëm i këtyre fondeve duhet të përjashtohen entitetet të cilat identifikohen si shkelëse të sanksioneve ndaj Rusisë, apo të cilat ndihmojnë në anashkalimin e tyre.

Në emër të Parlamentit Evropian, negociatat i kishin udhëhequr Toni Picula dhe Karlo Resler, dy eurodeputetë nga Kroacia, njëri nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve e tjetri nga Partitë Popullore Evropiane. Të dy kanë thënë se kjo paketë ka rëndësi te veçantë dhe mund t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të krijojnë vende të reja pune, të rrisin ekonominë e tyre dhe të investojnë në programet që janë në përputhje me prioritetet e BE-së, si energjia e pastër dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Parlamenti Evropian ka ngulur këmbë që kjo paketë të jetë e veçantë dhe të mos jetë pjesë e Instrumenteve të Para-Anëtarësimit (IPA), të cilat janë fonde të rregullta të BE-së për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit.

Këto gjashtë miliardë euro shtesë për vendet e Ballkanit do të jenë për periudhën kohore prej vitit 2024 deri në vitin 2027, sa edhe zgjat korniza aktuale shumëvjeçare financiare e Bashkimit Evropian.

Burimet diplomatike në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Komisioni Evropian ka ambicie që pagesat e para për vendet e rajonit të Ballkanit nga kjo paketë të bëhet shumë shpejt, qysh në pjesën e dytë të këtij viti. Por, para se kjo të ndodhë duhet të konstatohet se vendet që duan të përfitojnë i kanë përmbushur kushtet për një gjë të tillë. Radio Evropa e Lirë

Macroni i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, në të kaluarën.

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të martën se Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Macron ka shprehur keqardhje edhe për dështimin e votimeve të 21 prillit në veri të Kosovës, për largim ose jo të kryetarëve, dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja, me pjesëmarrje të komunitetit serb.

Sipas Presidencës franceze, ai i ka bërë këto deklarata në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të zhvilluar më 23 prill.

“Presidenti e ka mirëpritur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit”, është thënë në një komunikatë për media të Presidencës franceze.

Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës – organizatës lidere në fushën e të drejtave të njeriut.

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në majin e vitit 2016, por autoritetet përgjegjëse nuk e patën zbatuar vendimin.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Autorja e raportit, Dora Bakoyannis, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe çështjen e formimit të Asociacionit e ka konsideruar si temë të brendshme të Kosovës.

Çështja tani ka kaluar në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht në maj nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Disa zëra në qarqet diplomatike kanë thënë se anëtarësimi i Kosovës mund të mos vendoset fare në agjendën e takimit e ministrave, pikërisht për shkak se disa vende anëtare duan lëvizjen e Kosovës drejt formimit të Asociacionit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Për kryetarët e komunave në veri

Gjatë bisedës me Kurtin, Macron ka kërkuar zgjedhje të reja në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

“Macron ka rikujtuar se organizimi i zgjedhjeve të reja, sa më shpejt që është e mundur, është i domosdoshëm, me pjesëmarrje të popullsisë serbe”.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa për largim ose jo të kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.

Kjo nënkupton se kryetarët aktualë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, e ka bojkotuar procesin e votimit për largim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore, më 21 prill, dhe ua ka kërkuar të njëjtën edhe banorëve serbë.

Kjo parti ka pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.

Iniciativa për largim ose jo të kryetarëve është organizuar, pasi faktori ndërkombëtar ka kërkuar largim të kryetarëve shqiptarë nga pozitat e tyre, duke konsideruar se ndonëse procesi i prillit të vitit të kaluar – kur ata i kanë fituar zgjedhjet – ka qenë legjitim, megjithatë, ai nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve.

Zgjedhjet e prillit të vitit 2023 janë organizuar pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Edhe në ato zgjedhje, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e ka bojkotuar procesin zgjedhor dhe u ka bërë thirrje serbëve lokalë të veprojnë njëjtë.

Një ditë më parë, edhe ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, ka thënë se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve.

“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”, ka thënë ai.

Në komunikatë është përmendur edhe mbështetja e palëkundur e Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimet evropiane të këtij vendi.

Macron dhe Kurti është thënë të kenë biseduar edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër më 2023.

Dy vendet patën arritur pajtueshmëri për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe më pas për një aneks zbatimi, mirëpo pak është bërë në atë drejtim.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh prej vitit 2011, kur ka nisur procesi i dialogut, por jo të gjitha janë zbatuar.

BE-ja ka përsëritur disa herë se zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy vendeve, është faktor tejet i rëndësishëm për rrugën e tyre evropiane. REL

Vrau me plumb në kokë gazetaren e BBC pas deklaratave për Kosovën, mediat britanike: Autor “Legija”? Krimineli serb vrau kryeministrin Gjingjiç

Një burrë i kërkuar për t’u marrë në pyetje në vrasjen e Jill Dando ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një vrasës të pamëshirshëm të shërbimeve sekrete serbe, ka zbuluar një hetim i gazetës britanike “Mirror”.

Personi i paidentifikuar u kap në kamerat e sigurisë duke ndjekur rrugën e mundshme të arratisjes së personit të armatosur pasi prezantuesja e “Crimewatch” ishte qëlluar për vdekje në vitin 1999. Ajo mbante shenjat dalluese të një goditjeje profesionale. Ekspertja e krahasimit të fytyrës Emi Polito tani ka gjetur një sërë ngjashmërish mes “Njeriu X” në kamera dhe vrasësit të dyfishtë të dënuar Milorad Ulemek, i cili po vuan 40 vite burg në Serbi.

Në kohën kur Jill u vra , 56-vjeçari drejtoi një skuadër të frikshme vrasësish përgjegjës për shënjestrimin e kundërshtarëve të diktatorit brutal Sllobodan Millosheviç. Vëllai i Jill, Nigel, 72 vjeç, tha për Mirror: “Unë jam gjithmonë i interesuar për çdo linja të re hetimi rreth vdekjes së Jill, veçanërisht nëse ato linja hetimi mund të çojnë në arrestimin dhe dënimin e dikujt për vrasjen e saj.” Barry George, njeriu që u përpoq dhe u dënua për vrasjen e yllit televiziv dhe u lirua pas tetë vitesh në burg, i ka bërë thirrje policisë të hetojë. George, 64-vjeç, i cili jetonte aty pranë në atë kohë dhe ka vështirësi në të mësuar, tha: “Nëse ai është personi që e kreu atë krim, atëherë ai duhet të përballet me çdo  ligjit dhe të sillet nga Serbia në MB dhe të trajtohet përmes gjykatat.”

Kur Jill vdiq, lufta jugosllave ishte ndezur dhe aeroplanët britanikë po bombardonin Serbinë si pjesë e një fushate të NATO-s. Ajo kishte bërë apel për refugjatët kosovarë që po masakroheshin nga forcat e Millosheviçit. Pak orë pas vdekjes së saj, u bë një telefonatë duke pretenduar se vrasja ishte në përgjigje të bombave. Vrasësi ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me “burrin e djersitur” e-fit të një të dyshuari që hipi në një autobus në Fulham, Londra Jugperëndimore, pak minuta pasi Jill u qëllua jashtë shtëpisë së saj aty pranë.

Polito, i cili jep prova të ekspertëve për policinë, tha se njeriu X dhe vrasësi serb kanë formë të ngjashme të gojës, mjekrës, vijës së flokëve dhe pjesës së djathtë, ndërsa forma e përgjithshme dhe madhësia e hundës dhe veshit të tyre të djathtë ishin të njëjta. Avokati i Ulemek, Aleksander Kovaçeviç tha se klienti i tij nuk dëshironte të ‘marrë pjesë’ kur u pyet nëse ai vrau Jill. Vrasja e Jill në pragun e saj, pak pas orës 11:30 të së hënës, më 26 prill 1999, tronditi kombin dhe çoi në një nga hetimet më të mëdha të vrasjeve të kryera ndonjëherë në MB. Mbetet një nga vrasjet më famëkeqe të pazbardhura në Britani, por policia nuk i ka prekur dosjet për më shumë se 10 vjet. Ashtu si përshkrimet e të dyshuarit, Ulemek ishte në të 30-at në atë kohë dhe me një strukturë të ngjashme, gjatësi dhe ngjyrë flokësh.

Ai ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Zabela, i njohur lokalisht si Alkatraz i Serbisë, pranë qytetit lindor të Prozarevacit. Ulemek u dënua për komplot për vrasjet e ish-presidentit të Serbisë Ivan Stambolic në vitin 2000 dhe kryeministrit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Zoran Gjingjiç në 2003. Ish-legjionari i huaj francez dhe shefi i bandës mësohet se ka mësuar anglisht ndërsa jetonte në Londër si i ri. Ai është ushtari paraushtarak më famëkeq i Serbisë dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se njësitë e tij ishin përgjegjëse për disa nga mizoritë më të këqija në luftërat jugosllave të viteve ’90. I njohur më shumë me pseudonimin e tij, Legija ose Legjionar, ai gjithashtu e quan veten Lukoviç, një emër që e mori nga ish-gruaja. Jill, 37, u qëllua në kokë një herë në distancë, teksa ajo shkoi të hapte derën e saj të përparme, disa sekonda pasi doli nga kabrioja e saj blu BMW.

Sulmi kishte shenjat dalluese të një operacioni ushtarak të pamëshirshëm dhe të mirëmenduar. Gjatë vrasjes u përdorën municion të bërë me porosi, të cilat ekspertët nuk i kishin parë më parë në MB. Jill u kap nga pas dhe u rrëzua me forcë, kështu që koka e saj ishte pothuajse në tokë nga vrasësi që e kishte vënë në pritë. Gryka e armës më pas qëlloi në kafkë, pas veshit të majtë. Sulmi i “kontaktit të fortë” nënkuptonte se tingulli i shpërthimit nga të shtënat me armë u zvogëlua shumë dhe askush nuk raportoi se e dëgjoi atë. Jill u vra menjëherë. Plumbi “9 mm i shkurtër” i marrë nga vendi i ngjarjes ishte më i vogël dhe më pak i fuqishëm se parabelumi më i zakonshëm 9 mm.

Gazetari italian: Më shumë u shqetësova kur pashë se si ishte zhdukur emri i Olsi Ramës nga hetimet

Gazetari italian, Giorgio Mottola, ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e mbrëmjes dje në SYRI TV. Gazetari i RAI3 zbuloi se si u arrit te investigimi që ka tronditur themelet e qeverisë së Edi Ramës.

“Filloi sigurisht nga protokolli Shqipëri-Itali që na gjeti të befasuar të gjithë në Itali sepse na vuri para faktit të kryer. Papritur zbuluam se Shqipëria dhe Italia kishin nënshkruar një marrëveshje që do të devijonte një pjesë të emigrantëve drejt vendit tuaj. Dhe është një marrëveshje kjo që jo vetëm ka një vlerë për Italinë, por edhe në nivel evropian sepse sikurse e deklaroi PPE gjatë kongresit të fundit, ky model shqiptar, pra modeli i zhvendosjes së emigrantëve në vende të treta, mund të përdoret edhe nga vendet e tjera. Pra jemi përpara një kthese epokale.

Sigurisht kur bëhet një marrëveshje përpiqemi të kuptojmë se cilët janë palët. Nëse nga pala italiane, interesi ishte i qartë, që të prezantoheshin me zgjidhjen e çështjes së emigrimit përpara zgjedhjeve evropiane, pra nëse ishte e kuptueshme nga pala italiane interesi, që në fillim ishte shumë e ndërlikuar për të kuptuar se cili do ishte avantazhi për qeverinë shqiptare. Pra për një vend të bukur, por me shumë probleme. Kjo gatishmëri për të pritur një numër të konsiderueshëm, prej të paktën 36 mijë emigrantësh, na nxisin për të nisur investigimin për të kuptuar se cili është interesi i qeverisë Rama,” tha ai.

Gazetari italian theksoi se Engjëll Agaçi ka një rol kryesor në këtë marrëveshje, por edhe ka një fuqi të jashtëzakonshme në qeverinë e Ramës.

“Do të thosha që Agaçi ka absolutisht një rol qendror në të gjithë këtë ngjarje. Nuk e them unë këtë, e thotë një eksponent i rëndësishëm i qeverisë së Ramës, Taulant Balla. Që nga momenti që erdha në Shqipëri, e kuptova se përtej Edi Ramës, kishte një figurë shumë qendrore, që është Engjëll Agaçi. Nisa të bëj investigime për të dhe aty u hap një botë e tërë. Sepse pastaj zbulova që fuqia dhe pushteti i Agaçit brenda qeverisë Rama ka një rol qendror, sidomos marrëdhëniet e tij me Italinë janë të rrënjosura,” tha gazetari.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka ardhur në një sfond të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi Agaçi ka qenë avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

“Nga këto investigime dolën ca aspekte që nuk i njihte askush nga ne, sepse as në Itali, kushtet se si u arrit në këtë marrëveshje kanë mbetur tërësisht konfidenciale. Sepse ne dimë që Meloni u takua me Ramën në gusht, por nuk e dimë se kush ka marrë pjesë në këto negociata. Ne na u shit sikur Shqipëria po i bënte një nder Italisë, pra na u shit përralla e bamirësit.

Pastaj zbuluam se kishim të bënim me një marrëveshje që nuk zgjidh asgjë për problemin e emigracionit në Itali sepse vitin e kaluar kemi pasur një fluks prej 150 mijë emigrantësh, kurse në Shqipëri do vijnë vetëm 3 mijë të paktën për momentin.

Por është edhe më i kuptueshëm roli i Shqipërisë në këtë marrëveshje. D.m.th në ditën e marrëdhënieve mes organizatave kriminale italiane dhe shqiptare, gjithçka bëhet më e qartë. Mund të shohim edhe cili ishte roli i avokatit Agaçi në Itali, që ka qenë avokati i bosëve më të rëndësishëm në Itali, që kanë siguruar një trajtim të veçantë. Kemi zbuluar se ka pasur sinjalizime nga magjistratët dhe antimafia se si bosët e mafies italiane ekstradoheshin me lehtësi në Shqipëri, pavarësisht se në Itali kishin marrë dënime me 20 vite, kur vinin në Shqipëri shlyenin vetëm dy-tre vjet apo ndonjë muaj dhe më pas dilnin të lirë.

Kështu që u habitëm kur morëm vesh që avokati i këtyre bosëve ishte Agaçi,” tha gazetari.

“Shumë herë jam përpjekur të kontaktoj Edi Ramën dhe Agaçin. Provova disa herë, por pa marrë përgjigje. Dua t’u them se Italia dhe Shqipëria në këtë ngjajnë shumë, sepse edhe në Itali kam shumë vështirësi të marr intervista për çështje me rëndësishëm për opinionin publik,” shtoi ai.

Gazetari tha se ka prova absolutisht për këto që thotë për Agaçin. Sipas tij, historia e marrëveshjes për paktin e emigrantëve mund të bëhet e rrezikshme. Madje ka të dhëna për të tjera kampe refugjatësh në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ju shqiptarët duhet t’i shtroni pyetjen veten pse duhet kjo marrëveshje që në një distancë kohore mund të sjellë pasoja shumë të rënda,” tha gazetari.

Gazetari italian i RAI3, rrjetit publik italian, u shpreh i tronditur në intervistën për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, se si lidhjet e krimit kanë arritur në nivele kaq të larta në qeverinë e Edi Ramës. Ai thotë se emrin e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë. Ai tha se ka dokumente për këtë gjë.

“Nga dokumentet gjyqësore, nuk është se i gjeta unë, por janë magjistratë që i kanë gjetur emrat. Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit. Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës.

Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama.

Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik.

Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime,” tha Giorgio Mottola.

BE: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, pjesë e kuadrit negociues të Serbisë për anëtarësim në bllok

VOA

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan ndryshimet në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit të Serbisë, duke i bërë pjesë të tij detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Me këtë vendim që u miratua në takimin e Këshillit të ministrave në Luksemburg, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës shndërrohet në kusht zyrtar për integrimin e Serbisë në BE dhe zyrtarët evropianë thanë se qëndrimi do t’i transmetohet Serbisë me anë të një letre.

Në tekstin e ri të kuadrit negociues theksohet se “Serbia zbaton plotësisht detyrimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

Nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm nga autoritetet në Beograd.

Bashkimi Evropian tha se palët janë pajtuar që “detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja… bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt integrimit evropian”.

Me 27 shkurt të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, u pajtuan për një marrëveshje normalizimi mbi një plan i cili qe bërë i njohur si nisma franko gjermane.

Me 18 mars në Ohër ata u pajtuan për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes e cila kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Çfarë përmban propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Palët kontraktuese;

Të përkushtuara për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale dhe për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës;

Të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes;

Të përkushtuara të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin e frytshëm rajonal në Evropë;

Të vetëdijshme se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi e tërësisë tokësore dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, janë kushtet themelore për paqen;

Duke vepruar nga fakti historik dhe pa paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjen e statusit;

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim midis palëve për të mirën e qytetarëve, janë pajtuar që:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’i njohin dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe tërësisë tokësore të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në rrafshin ndërkombëtar apo të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, ose të inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugët e tyre perspektive drejt BE-së bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat e përmendura në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Ndërsa marrëveshja aktuale paraqet një hap të rëndësishëm normalizimi, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre.

Palët pajtohen të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe lidhjeve, marrëdhënieve në drejtësi dhe të zbatim të ligjit, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, personave të zhdukur, personave të zhvendosur dhe fushave tjera të ngjashme nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve specifike.

Hollësitë do të jenë pjesë e marrëveshjeve shtesë në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja.

Neni 7

Të dyja palët janë të përkushtuara për arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me qeverinë e Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse të qeverive.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Të dyja palët vënë në dukje angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për ta krijuar një paketë të veçantë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjeve, tranzicionin e gjelbër dhe në fusha të tjera thelbësore.

Neni 10

Palët do ta krijojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të arritura në bisedime, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.

Neni 11

Palët angazhohen të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Megjithë marrëveshjen palët kaluan nëpër periudha tensionesh të larta që kulmuan me 24 shtator kur një polic i Kosovës u vra gjatë një sulmi serbësh të armatosur.

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e së cilës ishte edhe një propozim për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Me 26 tetor udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u takuan me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se ishte i gatshëm të nënshkruante projektin e ofruar nga diplomacia perëndimore për themelimin e Asociacionit duke akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se e refuzoi atë.

Presidenti serb tha se nuk është shtruar çështja e nënshkrimit apo mosnënshtrimit gjatë bisedimeve, ndërsa e cilësoi propozimin e 21 tetorit si një bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen.

Me 27 tetor presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një deklaratë të përbashkët i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Por procesi i themelimit të Asociacionit ende nuk ka filluar, ndërsa Serbia tha se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që çojnë në njohjen de facto apo de jure të Kosovës.

Bashkimi Evropian ka ritheksuar shumë herë se “marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe çdo mungesë zbatimi rrezikon integrimin evropian” të Kosovës dhe Serbisë.

Investigimi i RAI – Korrupsioni e krimi/ Dy eminencat e Anti-mafias italiane, Gratieri e Mandoi ‘hedhin në erë’ propagandën e Ramës

 

Emisioni investigative “Report” i televizionit publik Italian, Rai3, ka bërë një emission të posaçëm për Shqipërinë të dieëln e 21 prillit 2024.

Në emisionin e thelluar të Rai, i bëhet qilizëm propagandës së Edi Ramës për Refomën në Drejtësi dhe luftës ndaj korrpsionit.

Dy nga autoritetet më të njohura italiane dhe europiane të drejtësisë, prokurori i natimafias Nikola Gratieri dhe Francesco Mandoi kanë thërrmuar propagandën e rilindjes sa i përket drejtësisë dhe korrupsionit në Shqipëri.

Dy eminencat më të mirë italianë të luftës kundër krimit të organizuar dhe mafias, Gratieri dhe Mandoi, kanë ‘hedhur në erë’ të gjithë propagandën e qeverisë shqiptare për suksese në luftën kundër korrupsionit.

Gratieri, Prokurori i Anti-Mafias në Napoli dhe në nja shënjestrat kryesore lëvizëse të klanit mafios Ndrangheta, thotë se “mafia shqiptare është e fortë, pasi nis nga një shtet me korrupsion të përhapur gjerësisht”.

Këto komente Gratieri i dha për emisionin “Report”, të publikuar mbrëmjen e së Dielës (21 Prill) në Rai3.

“Organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë të pasura, të forta dhe të fuqishme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe arrin të bashkëveprojë me Ndrangheta-n”, thotë Gratieri.

Image

Shefi i Anti-mafias së Napolit vijon më tej me komentet e tij për grupet kriminale shqiptare. “Prej disa vitesh, mafian shqiptare e shohim në Amerikën e Jugut. Ajo është e aftë që të sjellë, në mënyrë autonome, tonelata me kokainë në Itali dhe në Europë”.

Ndërsa Francesko Mandoi, një ish-magjistrat i njohur i Anti-Mafias italiane, i cili gjatë viteve të fundit ka shërbyer si nyje lidhëse mes autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre italiane, pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, vë theksin tek një tjetër problem i mprehtë, që lidhet me mënyrën e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

“Ka diçka absurd. Kontrolli i magjistratëve nuk bëhet nga Këshillat gjyqësorë dhe prokurorialë. Vetingu i tyre realizohet nga disa trupa, që përdorin informacione policore. Pra, kontrolli i një prokurori vjen nga polici, i cili, në aspektin procedurial, është më poshtë se sa prokurori,”, thotë Mandoi për “Report” në Rai3.

Image

Sipas tij, Reforma në Drejtësi “ka krijuar një presion të madh mbi magjistratët” dhe “qeveria ka zhvilluar gjueti shtrigash ndaj magjistratëve që nuk i pëlqejnë”.

(Video) Roberto Saviano: RAI censuron!

Çështja Scurati, Saviano: “Më parë censura në Rai ishte vetëm problemi im, tani i përket të gjithëve”

“Censurë në Rai. Çfarë prisnit?”. Roberto Saviano e tha këtë në një video në Instagram të publikuar pas ndalesës të shkrimtarit Antonio Scurati, i cili mbrëmjen e së shtunës 20 prill në Rai3 duhej të regjistronte një monolog për t’u shfaqur në 25 prill.

“Kur Insajderi më censuroi një vit më parë duke më anulluar transmetimin tim, sa heshtën? Çfarë po ndodh – shtoi ai – a është se centimetër për centimetër, metër për metër po kontrollojnë gjithçka”.

Më parë ishte vetëm problemi im, ndërsa tani është bërë problem i të gjithëve”, përfundoi Saviano

ME EMRA- Deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime Kosovës iu hap rruga drejt finalizimit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Por, kush janë 29 deputetët që votuan kundër?

Lista është interesante.

Mes emrave ka edhe përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Hungarisë apo edhe Italisë.

Harald WEYEL – Gjermani: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Emmanuel FERNANDES – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Anne STAMBACH-TERRENOIR – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Branislav BORENOVIĆ – Bosnje dhe Herzegovina, EPP/CD

Snježana NOVAKOVIĆ BURSAĆ – Bosnje dhe Hercegovina

Maja VUKIĆEVIĆ – Mali i Zi: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Sergio GUTIÉRREZ PRIETO – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

María FERNÁNDEZ – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Carmen LEYTE – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Antonio GUTIÉRREZ LIMONES – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Pablo HISPÁN – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Gonzalo ROBLES – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

José María SÁNCHEZ GARCÍA – Spanjë: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Jelena MILOŠEVIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

Aleksandar MIRKOVIĆ – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Đorđe STANKOVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Biljana PANTIĆ PILJA – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Vladimir ĐORĐEVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Elvira KOVÁCS – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve

László TOROCZKAI – Hungari: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik

Zoltán BÓNA – Hugari: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Zsolt NÉMETH – Asambleja Kombëtare e Hungarisë

Dimitri COIN – Itali: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike

Nina KASIMATI – Greqi: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

George LOUCAIDES – Qipro: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane

Digjet ndërtesa 400 vjeçare në Danimarkë! Ministri: Ky është Notre-Dame ynë

Danimarka humbet një pjesë të historisë. Një zjarr i madh mbuloi ndërtesën e Bursës së Vjetër të Kopenhagenit, një nga ndërtesat më të njohura të kryeqytetit danez, duke përfshirë majën e saj e cila u shemb mbi çati. Video nga vendi i ngjarjes tregon njerëzit të cilët mbanin piktura të mëdha larg ndërtesës për të shpëtuar artefaktet historike nga flakët.

Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar. Ministri i Kulturës Jakob Engel-Schmidt tha se 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishin përfshirë në flakë.

“Ky është Notre-Dame jonë”, shkroi Ministri i Mbrojtjes daneze në X, duke e krahasuar atë me zjarrin që përfshiu çatinë dhe majën e katedrales në qendër të Parisit në vitin 2019.Ndërtesa historike, maja e së cilës kishte formën e bishtave e katër dragonjve të ndërthurur, ishte në rikonstruksion kur shpërtheu zjarri. Skelat përreth ndërtesës e bënë më të vështirë për shërbimet e urgjencës ndalimin e zjarrit, ndërsa çatia prej bakri ruante nxehtësinë, tha departamenti i zjarrfikësve të Kopenhagenit.

Nuk janë akoma të qarta faktet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Policia e Kopenhagenit u kërkoi njerëzve që të shmangin drejtimin e automjeteve në pjesën e brendshme të qytetit. Dhoma Daneze e Tregtisë, e cila e ka pronësinë e ndërtesës që nga viti 1857, ka punuar për ta rikthyer atë në stilin e mbretit të Danimarkës Christian IV, i cili e kishte ndërtuar ndërtesën në shekullin e 17-të. sn

BE-ja i vë kushte Serbisë për integrimin: Normalizoni raportet me Kosovën!

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit të quajtur COREPER, ka arritur marrëveshje për ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, ndryshime të cilat thonë se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, bëhet pjesë përbërse e kapitullit 35 të kësaj kornize.

Në dokumentin e miratuar nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në BE në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, rikujtohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel dhe më pas në mars në Ohër kanë arritur pajtimin për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Në dokument u tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë pjesë përbërëse e kushtëzimeve në rrugën e të dyja shteteve drejt integrimit në BE.

Propozimi për të ndryshuar kapitullin 35 të kornizës negociuese për Serbinë e kishin bërë Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, pasi një gjë e tillë ishte kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së.

Pas disa dështimeve që në grupet punuese të BE-së të arrihej marrëveshje për këto ndryshime, çështja kishte kaluar në COREPER, dhe mbrëmjen e 15 prillit, vendet anëtare kishin arritur pajtim.

Pasi të formalizohet ky ndryshim, me shkrim do t’i komunikohet edhe Serbisë, e cila është në procesin e negociatave për anëtarësim në bllokun evropian.

Përparimi në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën edhe më herët kishte qenë pjesë e kushtëzimeve në negociatat e anëtarësimit të Beogradit në BE, por tani në mënyrë specifike përmendet kushti i zbatimit të marrëveshjes të arritur vitin e kaluar.
Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në tekstin e ri të kornizës negociuese si kusht është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

BE-ja insiston se marrëveshja dhe aneksi, pavarësisht se nuk janë nënshkruar nga palët, janë obligime ligjore për të dyja vendet.
Serbia përmes zyrtarëve të saj disa herë ka thënë se ajo nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Pasi Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, obligimet e Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të përfshihen në punën e grupit të posaçëm për normalizim./REL

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, çfarë po ndodh në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të KiE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është duke mbajtur takimin e radhës ku në rend dite është çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Aktualisht në komitetet për çështje politike dhe demokraci të Këshillit të Evropës janë duke u diskutuar amendamentet që janë të përfshira në raportin e Dora Bakoyannis lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Siç mëson Telegrafi të gjitha amendamentet që e komplikojnë anëtarësimin në KiE, janë duke u hedhur poshtë nga anëtarët e këtij komiteti.

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Ndërkaq amendamentet që kanë të bëjnë me të drejtat e grupeve të margjinalizuara e që janë tre të tilla, po miratohen.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.bw


Send this to a friend