VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

O Shqipni sa poshtë ke ra, për herë të pestë Armand Duka për kreun e FSHF! Nga Elida Buçpapaj

By | January 11, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Arber Pashtriku 1 month ago Reply

    E nderuar Elida
    Nuk ka sportist apo burrë që ta largojë Dukën. Mos harro se e ka provuar njëherë edhe Rudi Vata një ikonë e Kombëtares Shqiptare. Duka ka krijuar për 16 vjet një mafie të mirëfilltë të Futbollit Shqiptar. Ai bashkëpunon me segmente mafioze te FIFAs dhe UEFAs.
    Duka guxoi të dergonte kombëtaren e futbollit në Serbi, pa tifozë, pa simbole kombëtare dhe përseri bente pazare dhe mbronte Mishel Platinine nje njeri qe hapur mbronte Serbinë kur ajo duhet të ishte denuar ashper minimum 5 vjet jashte çdo aktiviteti futbollistik. Nuk doli një prokuror shqiptar ta çonte Duken ne burg për perdhosje të ligjeve shqiptare simboleve dhe Kushtetutës Shqiptare.
    Duka me mafien e tij ka pezulluar me nje arrogancë të pashoqe gjyqtarin më të mire shqiptar të FIFA-s vetëm se nuk ju bind skemave mafioze te Dukës.
    Duka sillet me klubet Shqiptare si padrino i vërtetë, shiko si sillet me Flamurtarin e Vlorës një klub që ka bërë histori të futbollit shqiptar.
    Ato pak suksese qe i ka arritur Kombëtarja Shqiptare janë falë talentit të futbollistëve që luajne apo janë rritur jashtë. Duka ka bërë pazare të pista me talentet shqiptare jashtë duke ju kerkuar para në kembim të një vendi në Kombetare.
    Sukseset e Kombëtares i detyrohen influencës se jashtëzakonshme në fushë dhe jashtë saj të nje legjende të futbollit siç është Lorik Cana dhe një portieri që Shqipëria nuk e ka patur kurrë siç eshte Etrit Berisha.
    Miqësia që Duka shfaq më De Biazin më bën të dyshoj që në lenien jashtë finaleve të Francës e Hamdi Salihit, Berat Xhimshitit e Milot Rashicës ka dorë vetë Duka. Nese keta të tre do kishin shkuar në Francë historia e Shqipërisë ne Francë do vazhdonte me gjate se faza e grupeve.
    Në harrojmë se ndoshta pa 3 pikët e Ballist Morinës që Duka ja fali Ramës e Vučičit para ndeshjes së kthimit me Serbine as në Francë ndoshta nuk do kishim shkuar.
    Gara me Finon ish kryeministrin e zonës se bllokut jane nje teater per te krijuar idene e rreme se Rama është kunder Dukes kur në fakt këta jane bashkeaksionare te qendrës tregtare në krah te ish Sheratonit qe keta e quajnë stadium kombetar.

Komentet

Leave a Reply to Arber Pashtriku Cancel reply

Nji botë e re e premtuese na pret: Le ta përqafojmë! – Nga SAMI REPISHTI, PH.D.*

Më 17 shkurt 2018, milio na shqiptarë dhe miq të Kosovës shqiptare festojnë me krenari fitoren e madhe, fryt i sakrificave mbinjerëzore të popullit shqiptar kosovar: Pavarësinë e Republikës së Kosovës! Vëllazën, motra shqiptare kudo që banoni: Gëzuar pavarësia e Republikës së Kosovës!

Në atë tokë të djegun nga agresionet e vazhdueshme; për atë popull të vramë e të sakatuem për ma shumë se nji shekull pa mëshirë, lindi liria e meritueme, u fitue pavarësia e dëshirueme me afshin e zemrës dhe me gjakun e parzmës kosovare: sot, nesër e për të gjithë jetën e jetëve! I lirë je o vëlla kosovar, e lirë je o motër kosovare –të pavarun, krejt të pavarun, në shërbim të vullnetit të sovranit, popullit kosovar pa dallim, pa përjashtim. I vrami, i sakatuemi e i coptuemi popull kosovar që sot ngren kokën, falënderon qiellin e përkëdhelë tokën me dashuninë e nji prindi për votrën e tij dhe të parëve të tij, me shekuj e mileniume pa ndërpremje. Gëzohu Kosova shqiptare! E meriton!

* * *

Historia e Kosovës ashtë nji tragjedi e shkruese me gjak, ashtë “nji lum gjaku” i derdhun pa shkak,… gjak viktimash të pafaj!

Që nga fillimi i konfliktit të pafund shqiptaro-serb, 1877- 78, shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima ma e persekutueme në Ballkan. Ushtritë e organizueme serbe e malazeze zhvilluen masakra, sidomos në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore, skena terrori të papame. Masakrat serbomalazeze shoqënoheshin nga nji propagandë intensive për dehumanizimin e shqiptarëve, propagandë e shoqënueme nga thirrje histerike në emën të nji kryqëzate kundër “turqeve” (Çdo ‘mysliman’ quhej ‘turk’ nga serbët). Për dyzetë vjet me radhë (1878-1918), shqiptarët u ndoqën sistematikisht, u poshtënuen nga kjo propagandë çnjerëzuese, e cila i konsideronte “…krijesa të egra, që kalojnë natën në pemë tue lidhë bishtin e tyne në degët e drujve.” (KM serb Vladan Gjeorgjeviq). Gazetari serb përparimtar, Dimitrije Tucoviq, shkruente: “‘Të drejtat historike’ të Serbisë (mbi Kosovën,SR) shkuen edhe ma larg; ata ‘të drejta’ kërkojshin nji Kosovë pa shqiptarë…” Oficeri serb dhe dëshmitar okular, Kosta Novakoviq, zbulonte: “Ekziston dokumentacioni që konfirmon se vetëm gjatë vitit 1912, shqiptarët e masakruem nga ushtria serbo-malazeze arrijnë shifrën 12.777”.

Më 31 dhjetor 1912, The N.Y.Times, me titullin “Nji lum gjaku” raportonte: “

…në marshimin e saj në tokët shqiptare, ushtria serbe nuk u ndal në sulmin e saj mbi popullsinë shqiptare e pa armë dhe pa mbrojtje, mbi pleq dhe mbi gra, mbi fëmijë dhe mbi foshnje të posalinduna. Oficerët serbë, të dehun nga fitoret e tyne (mbi Turqit, SR) deklarojshin se mjeti ma efektiv për paqë- simin e Shqipërisë do të ishte asgjasimi total i myslimanëve shqiptarë. Urdhëni i ditës u adoptue në heshtje nga ushtria serbe e okupacionit dhe u zbatue plotësisht….” “Ka pasë njikohësisht edhe krematoriume barbare ku qindra gra e fëmijë shqiptarë u dogjën për së gjalli… Përsëri u provue se nji lëvizje rebele popullore, qoftë edhe nga fiset ma primitive, ashtë gjithmonë ma shumë njerëzore se praktika e nji ushtrie të organizueme, të cilën shtetet moderne shfrytëzojnë me shtypë rebelimin.”(D.Tucoviq). Shovinistët serbë kanë qenë “Nazistë”.…avant lalettre!

Fondacioni amerikan Carnegie konfirmon:

“….Shtëpi dhe fshate të tana janë reduktue në shkrum e hi, popullsia e paarmatosun dhe e pafajshme shqiptare ikën en masse, dhunë dhe akte të papërshkrueshme, grabitje, brutalitete të çdo lloji- të tilla kanë qenë mjetet që u përdoren dhe që përdoren akovijon nga faqja 1 ma, nga ushtarakët serbo-malazezë, me nji qëllim të caktuem: me ndryshue karakterin etnik të kësaj krahine, të banueme ekskluzivisht nga shqiptarët.” (Report. Carnegie Endowment for Internat. Peace, Washington, DC. 1914).

Kjo valë terrori nuk pushoi mbas mbarimit të L1B, me nji përjashtim. Jehona e krimeve serbo-malazeze tërhoqi vërejtjen e qeverive amerikane dhe britanike. Ndërsa në Paris (Francë) qeveria serbe reklamonte toka tjera shqiptare përtej kufinjve të Kosoves–me premtimin e “misionit qytetnues”(siç!)-në Kosovë vazhdohej pa ndërpremje asgjasimi i popullsisë shqiptare. Më 18 prill 1919, Sekretari i Shtetit amerikan i shkruente kolegut tij në London, Lord A.J.Balfour: “…Ambasada britanike në Washington ka informue Departamentin e Shtetit në lidhje me akuzat e masakrimit të shqiptarëve në Mal të Zi. ‘Gusia, Plava, Peja, Gjakova, Pozhuri dhe Rozhaja kanë qenë skena të terrorizmit dhe të vrasjeve nga ana e ushtrisë serbe dhe agjentëve serbë, qëllimi i të cilëve duket se ka qenë shfarosja (“the extermination”) e popullsisë shqiptare në atë krahinë. Sinqerisht i jueji, Robert Lansing” (The Paris Peace Conference, 1919, vol. XII, 184.018/3).

Ma vonë, gjatë regjimit monarkist jugosllav (1918-1941), shqiptarët e Kosovës nuk u lejuen me hapë shkolla ose qendra kulturore të çdo lloji; as shërbimet mjekësore e sanitare. Të vorfënuem ekonomikisht, dëshpërimi i popullsisë arriti kulmin. Vetëm gjatë viteve 1938-41, rreth 400.000 kosovarë, të uritun e të persekutuem emigruen në Turqi në kërkim të nji jete të sigurt. Diskriminimi dhe persekutimi synojshin me largue popullsinë vendëse dhe me vendosë “kolonët serbë e malazez”. Tokët e shqiptarëve u zaptuen. Bagëtia u sekuestrue ose u ther sistematikisht, taksat u rritën jashtë çdo mundësie për pagesë; dhe akoma ma keq, shqiptarët u banë “free game” (gjuejtje e lirë) për policinë lokale dhe repartet ushtarake, shpjegon Milovan Djilas. Ai shton:

“Ligji ra në dorë të matrapazëve ma të pafytyrë dhe të paskrupullt, të njohun nga të gjithë në të gjithë Jugosllavinë…i gjithë llumi i shoqënisë serbe ekzistonte në trupin administrativ. Ata që dëshirojshin me u pasunue shpejt, mbushën kuadrot e administratës në Sanxhak, Kosovë dhe Maqedoni!”(Memoirs of a revolutionary).

Deputetët shqiptarë në Parlamentin e Jugosllavisë –Nazif Gafurri, Ramë Bllaca dhe Sherif Voca, u vranë….! Akademia Serbe e Letërsisë dhe Arteve përgatiti dy Memorandume (1937 dhe 1944) nga shovinisti Vaso Çubrilovic, dhe nji të tretë nga diplomati serb Ivo Andriq (1941) tue përshkrue metodat ma efektive për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

Në prill 1941, me kolapsin e plotë të ishJugosllavisë, Italia fashiste dhe Gjermania naziste pushtuen Kosovën. Nji administratë lokale u ngrit në kambë. Shkolla shqipe u hapën në shumë vende, spitalet filluen me funksionue. Me mijëra vullnetarë ofruen shërbimet e tyne ndërtesës së re shtetnore. Për të parën herë në historinë e Kosovës, banorët e vendit filluen me pranue barrën e detyrës si qytetarë të lirë; ata merrshin në duert e tyne fatin e tyne, në vendin e tyne. Paralel me këtë përpjekje për krijimin e nji administrate vendëse kosovare, nji grup të rijsh kosovarë me tendenca komuniste dhe të nënshtruem ndaj udhëheqësit jugosllav J.B.Tito, filloi nji rezistencë të armatosun kundër nazistëve. Për forcimin e pozitave të tyne politike, në fund të vitit 1943, grupi pro komunist mbajti nji Konferencë në katundin Bujan (Shqipëri) dhe vendosi me avancue kërkesën e tyne për nji “bashkim me Shqipërinë”, nji anatemë për të gjithë jugosllavët e të gjitha rrymave. Ngjarjet që ndoqën gjetën këtë grup, si të vetmin trashëgimtar të pushtetit në Kosovë…për pak kohë! Parimet e Deklarueme të Konferencës së Yaltës (1945) për Europën e Çlirueme nuk u respektuen nga regjimi i ri jugosllav.” Të drejtat e të gjithë popujve me zgjedhë formën e qeverisë nën të cilën ata dëshirojnë me jetue…, nuk u përfill. Para nji situate të këtillë, lufta e kosovarëve mori nji formë e dimension tëri: lufta për të drejtat demokratike, zgjedhje të lira, në radhë të parë…. Kjo nuk ngjau edhe për faktin se Shqipëria, atdheu nanë, përqafoi nji qëndrim servilizmi ideologjik e politik të neveritshëm ndaj pushtuesve jugosllavë. Kërkesës së Presidentit Roosevelt të shqyrtohet e ardhmja e Shqipërisë, Kryeministri britanik, Winston Churchill u përgjigj:

“Unë mendoj se duhet të insistojmë mbi Greqinë dhe jo mbi Shqipërinë sepse Enver Hoxha ashte nji shërbëtor besnik i komunistëve jugosllavë; prande nuk jemi në gjendje me ndërmarrë nji hap në këtë drejtim pa dijeninë e Titos.” (Zeri-Prishtinë, 9 shkurt 1991, f.6)).

Në nandor 1944, forcat komuniste të Marshalit Tito pushtuen me forcë Kosovën, që rezistoi me guxim të madh në nji luftë që nuk mund të fitohej. Ushtrimi i dhunës së fortë që komunistët jugosllavë përdorën në Kosovë shkaktoi nji kryengritje të armatosun, që zgjati afër 6 muej. Rreth 30.000 shqiptarë morën malet të vendosun me mbrojtë premtimet e bame në kohën e luftës: për vetëvendosje mbas disfatës naziste. Besohet se numri i të vramëve shqiptarë arriti 30-40.000 për vitet 1944-48.

Në këto kondita, terrori u vendos që Kosova të mbetet njisi autonome “pjesë përbamëse e Republikës Popullore të Serbisë” (Prizren, korrik 1945). Ka arsye me besue që kjo “autonomi”që zhgënjeu shqiptarët, ka qenë bërthama e shtetit të ardhëm të Kosovës.

Që nga fillimi deri në ditën e çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe (qershor, 1999) ballafaqimi në mes të dy palëve të kundërta mori përpjesëtime përherë rritëse, me rritjen e represionit serb e jugosllav, “… që përdorën masa ekstreme, që në shumë raste ndryshuen shumë pak nga masat e përdoruna prej autoriteteve te okupatorit gjatë luftës”. (Paul Shoup) Këto metoda represive u banë publike, veçanërisht mbas demaskimit të kriminelit serb A. Rankoviq (1966), shef i Policisë Sekrete serbe.

Që nga ajo datë, shpresat dhe aspiratat e ushqyeme nga shqiptarët kosovarë filluen me marrë nji formë ma të konkretizueme dhe treguen veten me demonstrata dhe aktivitete të hapta kundërshtare, në kërkim të nji identiteti politik të pranueshëm e të njohun, eventualisht me pavarësi nga zgjedha serbe, megjithëse akoma si njësi me të drejta të barabarta në Federatën Jugosllave. (Kushtetuta e vitit 1974) Demonstrata popullore dhe studenteske treguen se situata po keqësohej shpejt dhe se zgjidhjet pjesore të problemit kishin konsumue kohën e tyne. Rruga ishte tashmë e hapun për nji rezistencë, që kërkonte pavarësinë e plotë të Kosovës.

Kjo lëvizje për pavarësi të plotë u drejtue me dinjitet e guxim nga klasa intelektuale e Kosovës, me nji udhëheqës paqësor e këmbëngulës, Dr.Ibrahim Rugova, apostull i rezistencës aktive e paqësore, ma vonë President i Republikës së Kosovës (1992)-(Unë pata fatin e madh me e njohë dhe me bashkëpunue). Krahas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe “Qeveria kosovare e përkohshme në emigrim”-Dr.Bujar Bukoshi Kryeministër- mbushën mungesën e madhe të nji strukture shtetnore të “shtetit” në lindje…!

Në vitin 1995 përfundoi Konferenca e Dayton-it (SHBA) për zgjidhjen e problemit të Bosnje-Hercegovinës. “Problemi kosovar” u anashkalua me rezultate katastrofike për shqiptarët. Lindi nevoja për nji rezistencë ma të fortë, qoftë edhe me mjete jo-paqësore, që të bindnin bashkësinë ndërkombëtare se “problemi kosovar” duhet të trajtohet menjiherë dhe seriozisht. Në Kosovë, doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kryesisht e rinisë, e cila ngjalli nji entuziazëm tëri mbrenda dhe jashtë Kosovës. Me zhvillimin e ngjarjeve, aksioneve ushtarake dhe nji fushate të fortë propagandistike nga të dyja palët e rezistencës kosovare, sidomos në SHBA dhe Europë, “problemi kosovar” zuni vend në tryezat diplomatike. Në Kosovë, vrasja barbare e 51 anëtarëve të familjes Adem Jashari (Prekaz,Mars, 1998)- simbol i rezistencës se armatosun- dhe ofensiva serbe që detyroi ma shumë se nji milion kosovarë me u arratisë në vendet fqinje, kryesisht në Shqipëri, krijoi nji atmosferë urgjente për zgjidhjen e problemit.

Serbët sulmuen katundin Reçak dhe “masakruen” mizorisht 45 fshatarë (njeni 12- vjeçar!).Gjendja e krijueme detyroi Fuqitë e Mëdha me ndërhye. Në Rambouillet (Francë) Sekretarja e Shtetit, M.Albright dhe ambasador R. Holbrooke organizuen nji Konferencë për shqiptarët dhe serbët, pa rezultate të dukshme. Megjithatë, kosovarët formuen nji qeveri koalicioni nën drejtimin e Hashim Thaçit, udhëheqës politik i UÇK-së. Kosovarët u kthyen përsëri në Paris (15 mars 1999) mbasi u pranue formula se “vullneti i popullit” don të thotë “referendum”, praktikisht pavarësi për shumicën dërmuese shqiptare të Kosovës.

Nji tentativë e fundit për nji zgjidhje të problemit u ba në mars 1999, pak ditë para bombardimit të NATO-s. Gjenerali amerikan Wesley Clark, komandant i forcave të NATOs, gjatë nji vizite në Beograd me bindë Presidentin serb Millosheviq të hiqte dorë nga persekutimi i kosovarëve, pati këtë dialog:

-Milosheviq: Gjeneral, përse kujdesoheni kaq shumë për shqiptarët? Na e lini neve këtë problem…. Na dijmë si ta zgjidhim. E kemi ba edhe ma parë.

-Gjen. Clark: Si mendoni ju me e zgjidhë, z. President?

-Milosheviq: Na i vrasim të gjithë…!

-Gjen. Clark: Z. President, ashtë pikërisht kjo që na nuk do të lejojmë…” (Nga kujtimet e Gjen. Wesley Clark) Serbët refuzuen pjesëmarrjen në bisedime.

NATO filloi bombardimin 78-ditor deri në disfatën serbe. Gjatë këtyne 78 ditëve:

“…paramilitarët serbë, shumica e të cilëve ishin persona të liruem nga burgu me konditë që të sherbejshin në ushtri, u lëshuen rreth e rrotull Kosovës tue vra, grabitë, dhunue dhe djegë shtëpitë e boshatisuna…. Nji nga pikësynimet e Milosheviqit duket se ka qenë dëbimi i sa ma shumë shqiptarëve kosovarë, që të ishte e mundun.” (Tim Judah)

Bombardimi i NATO-s u ndal më 10 qershor 1999 dhe trupat e NATO-s hynë në Kosovë. Kosovarët u kthyen në vatrat e shkrumueme. Numri i viktimave civile kosovare tejkalon shifrën 12.000! Ma shumë se 2.000 femna shqiptare u dhunuen….!

“Ata kurrë mos u harrofshin / Në kangë e në valle, por u këndojshin!” (A.Gj.Fishta) Jashtë Kosovës, shqiptarët pa dallim u mobilizuen dhe ndërmorën iniciativën me paraqitë “problemin kosovar” para Botës së Lirë dhe diplomacisë ndërkombëtare, kryesisht amerikane. Kongresi amerikan kaloi shumë Rezoluta me thirrje për ndalimin e terrorit në Kosovë. Ambasadori W.E.Ryerson e vlerësoi këtë veprimtari të diasporës shqiptare në Amerikë si vijon:

“…Pa dyshim, krediti për çlirimin e Kosovës ashtë i Sekretares M.Albright për sensin e saj me njohë të drejtën dhe për aftësinë e saj me bindë bosin (Presidentin Clinton SR) dhe kolegët e saj me veprue e jo vetëm me fërkue duert. Megjithatë, ajo nuk do të kishte dalë fituese sikur ju dhe të tjerët si ju, të mos kishin punue me durim për edukimin e publikut amerikan, dhe ma me randësi, me edukue udhëheqësit tanë politikë, mbi seriozitetin e problemit që krijohej nga shtypja serbe e shqiptarëve (në Kosovë). Ju keni të drejtë me qenë kryenaltë për sukseset e jueja. Ju nuk e kryet këtë shërbim vetëm, por unë dyshoj se pa përpjekjet e jueja të gjata, udhëheqësit politikë amerikanë do të kishin veprue ashtu si vepruen.”

(Letter. Ryerson to Repishti, 5 shtator 2001)

Narrativa e jonë ka pasë tri boshte kryesore: a) dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë me saktësi e hollësi, b)kërkesën urgjente që këto krime të ndalohen dhe c)pavarësinë e Kosovës si nji domosdoshmëni historike. Puna e jonë u kunorëzue me sukses! Nji proces i gjatë i mbarështrimit dhe ringjalljes ekonomike të strukturës kosovare me ndihmën e UNMIK-ut filloi në Kosovë, me hedhjen e hapave të parë të shtetit/protektorat i OKB-së të Kosovës. Më 17 shkurt 2008,”protektorati” mbaroi dhe u shpall zyrtarisht Republika e Kosovës, shtet i lirë, i pavarun dhe demokratik, sot i njohun nga 115 shtete të botës.

******

Ashtë nji ironi e hidhun e historisë së popullit kosovar: çdoherë që serbët kanë paraqitë “zgjidhje” për problemin kosovar, ata kanë përdorë të njajtin “ilaç”: “shfarosjen fizike të shqiptarëve në Kosovë”, shprehje që na kujton holokaustin e Luftës 2 Botënore dhe krematoriumet. Nji mendje normale nuk ashtë në gjendje me konceptue e nji zemër njerëzore nuk ashtë në gjendje me perballue… e ndoshta as me falë këtë qendrim kaq antinjerëzor! E megjithatë, vetëm pak ditë ma parë, ministri serb i mbrojtjes deklaroi se Serbia ka blerë raketa që arrijnë “edhe cepin ma të largët të Kosovës” Shfarosje? Përsëri shfarosje? Ky ashtë sot trashëgimi i tmerrshëm historik i Kosovës. Kjo ashtë panorama që përballojnë sot kosovarët!

Vitet e fundit mbas pavarësisë (2008-2018) kanë qenë vite të vështira për ndërtimin e shtetit tëri. Pa eksperiencë në qeverisje, pa kuadro të nevojshme për administrimin e vendit, pa të ardhuna të mjaftueshme me përballue nevojat e shoqënisë kosovare, udhëheqja kosovare ka ra viktimë e ndasive partiake, bindjeve politike të ndryshme dhe frymës agresive të elementit “luftarak”. Rezultati ka qenë mbrapambetja e Kosovës në fushën politike, ekonomike, arsimore e kulturore dhe smundja e korrupsionit të pafre… kapitalizëm pa mend me fluturim në dëfrime! Shoqënia kosovare jeton sot me mungesa të mëdha dhe funksionon në nji atmosferë të padëshirueshme. Me gjithë të metat objektive që pengojnë zhvillimin, ashtë përshtypja e përgjithshme se “fajtori” kryesor ashtë faktori “njeri” dhe se shqiptarët në Kosovë nuk kanë gjet akoma rrugën e duhun e vullnetin e fortë me tejkalue apelin ideologjik, për hir të interesave kombëtare, sidomos atë të bashkimit shpirtënor sot e politik nesër…… Nji qëndrim i këtill ashtë veçanërisht i theksuem në ditët e krizave politike të njimbasnjishme, që Kosova kalon me dame të pallogaritshme për vendin. Në këto momente grindjet ideologjike janë krejtësisht të dorës së fundit dhe nji luks që nuk i nevojitet Kosovës…, varrezë e mijërave dhe shtëpi e vorfnueme e dy milionë qytetarëve.

Ashtë përshtypja e përgjithshme se Kosova duhet të krijojë nji identitet kolektiv gjithë- kosovar (jo krahinor!), nji besim të përbashkët për të ardhmen, nji bindje që synon bashkimin e të gjitha forcave të vendit. Ideja e bashkësisë ka peshën e vet magjike. Nji identitet i këtillë duhet të jetë modern, përtej vlerave tradicionale, diçka e re dhe e ndryshme. Ashtë nji thymje me të kaluemen e ngushtë patriarkale, diçka inteligjente dhe krijimtare, qoftë edhe vlerë e marrun nga kulturat tjera.

Synimi i demokracisë liberale në shoqëninë kosovare duhet të jetë “ndihma” për popullin që kërkon kontrollin e jetës së individit nga individi vetë, e mbrojtjes së tij kundër efekteve të kolektivizimit absorbues. Ky fuqizim individual ashtë versioni modern i pavarësisë. Struktura shtetnore ekziston vetëm e vetëm me mundësue potencialin maksimal të pjesëtarëve të shoqënisë. Asgja ma shumë!

Ashtë përshtypja e përgjithshme se demonizimi i kundërshtarit në Kosovë ashtë antidemokratik, elementi ma damtues i shoqënisë kosovare. Na duhet nji Kosovë që ndërton të ardhmen e lirë nga hijet e zeza të së kaluemes tragjike.(sous peine demort!)

Unë mendoj se përparimi i “shtetit” dhe “shoqënisë” kosovare do të vijë vetëm kur çdo qytetar kosovar do të dëshirojë të ardhmen e fëmijëve të vet ma shumë se urrejtjen për kundërshtarin….

Dhe këtë ditë e uroj me gjithë shpirt. Dhe jam përsëri optimist! Nji botë premtuese pret popullin e Kosovës; le ta përqafojmë!

*Dekoruar nga Presidenti Rugova, me “Medaljen e Artë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (2003). Bashkëthemelues dhe presidenti i parë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (1996-98)

AMBASADORI XHEJMS PËRDU: PAJTUESI I BALLKANIT – Nga Frank Shkreli

(Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

 

Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork, si pjesë e veprimtarive të saj në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizon të martën që vjen, me 20 Shkurt, promovimin e librit të posa botuar të Ambasadorit amerikan Xhejms Përdu (James W. Pardew) me titull: “Peacemakers: American Leadership and the End of Genocide in the Balkans” (Pajtuesit: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Balkan).

             

Ambasadori Përdu ka patur një karierë të gjatë dhe të dalluar ushtarake dhe diplomatike. Para se të fillonte karierën e tij diplomatike, Z. Përdu kishte shërbyer në ushtrinë amerikane për 27 vjetë, në detyra të larta të inteligjencës, përfshirë, ndër të tjera, postin e zëvëndës Drejtorit për Inteligjencë dhe Drejtor i Inteligjencës së Jashtme, në periudhën e shembjes së komunizmit anë e mbanë Evropës lindore dhe qëndrore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.

 

Ai doli në pension nga ushtria amerikane në vitin 1994 për të filluar një karierë të re në diplomaci.   Gjatë krizës ballkanike, Xhejms Përdu ishte në qëndër të zhvillimeve dhe të veprimtarive politiko-diplomatiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara në atë rajon, duke filluar që në vitin 1995, fillimisht si pjesëmarrës në negociatat e ish-ambasadorit Riçard Holbruk për të ndaluar luftën në Bosnje, e deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.  Ambasadori Përdu llogaritë në rezymën e tij profesionale edhe detyrën e kryenegociatorit amerikan në bisedimet e Ohrit midis palës shqiptare dhe palës sllavo-maqedonase.  Z. Perdu ka kryesuar gjithashtu edhe task-forcat, ose grupet ndër-qeveritare të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, të organizuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Pentagoni gjatë krizave në Ballkan, ndërkohë që ka shërbyer edhe si këshilltar politik pranë Aleancës së NATO-s.   Ishte në këtë kapacitet që unë kam pasur rastin dhe fatin e mirë që e kam takuar Ambasadorin Përdu, pasi isha caktuar Drejtor për Europën të merrja pjesë — si përfaqsues i VOA-s si njëra ndër entet e interesuara — në takimet ndër-qeveritare të punës për Ballkanin, ku merrnin pjesë përfaqsues të shumë agjencive amerikane, e të cilat kryesoheshin dhe koordinoheshin nga Ambasadori Përdu.  Fillimisht, Z. Përdu u emërua Drejtor i Zyrës përgjegjëse për Ballkanin, në Departmentin e Mbrojtjes dhe nga viti 1996 e deri në vitin 2008 ka shërbyer në Departamentin Amerikan të Shtetit.  Në vitin 1997, Presidenti Bill Klinton e emëron Z. Perdu në detyrën e Ambasadorit, emërim i cili u miratua nga Senati i Shteteve të Bashkuara.

 

“Ai është i njohur në qarqet ballkanike dhe e njeh mirë Ballkanin”, ka thënë për Ambasadorin Përdu, ish-ambasadori dhe ish zëdhënsi i Departmentit të Shtetit, Filip Riker edhe vet ky njohës shumë i mirë i çështjeve ballkanike.  Ambasadori Xhejms Perdu, duke filluar nga viti 1966 e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka qenë në qëndër të politikës amerikane kushtuar Kosovës dhe si i tillë ka luajtur një prej roleve kryesore në zhvillimet politike, diplomatike, ushtarake dhe ndërkombëtare, të cilat me në fund – nën udhëheqjen kryesore të Shteteve të Bashkuara – më në fund çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, 10-vjetori i të cilës festohet me 17 Shkurt.  Nga viti 1999 e deri në 2001, Ambasadori Perdu ka shërbyer si Zëvëndës këshilltar i posaçëm i Presidentit dhe i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, gjatë luftës së NATO-s në Kosovë dhe si i tillë ka marrë pjesë në bisedimet diplomatike për paqë, që pasuan konfliktin.  Në këtë kapacitet, Z. Perdu ka zhvilluar, gjatë asaj kohe, bisedime me krye-kriminelin serb Sllobodan Millosheviç dhe me udhëheqsit politikë shqiptarë të Kosovës.  Në Uashington ai ka shërbyer si bashkrendues i Misionit Verifikues Ndërkombëtar dhe pas fushatës së suksesshme të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Z. Xhejms Përdu ka luajtur rol të rëndësishëm në vendosjen e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë dhe në krijimin e institucioneve qeveritare dhe të sigurisë në atë vend.  

 

Përveç punës së tij të dalluar në lidhje me fatin e të ardhmes së Kosovës, Ambasadori Përdu është marrë gjithashtu edhe me të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi në rajonin e Ballkanit.  Sekretari i Shtetit, në administratën e Presidentit Xhorxh W. Bush, Gjenerali Colin Powell e ka dërguar Ambadorin Përdu në Maqedoni, në verë të vitit 2001, për të gjetur një zgjidhje politike ndaj konfliktit etnik të përmasave që rrezikonin të fusnin Maqedoninë në një luftë civile, me pasoja të rënda për mbarë rajonin e Ballkanit.  Pas disa javë negociatash, të dy palët arrijtën marrveshjen e quajtur “Marrveshja e Ohrit”, e cila u nënshkrua nën mbikqyrjen e Ambasadorit Përdu dhe përfaqsuesit evropian, në gusht të vitit 2001.   Më vonë, nga viti 2005-2008, Ambasadori Përdu ka shërbyer në detyrën e Zëvëndës Ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili ka mbikqyrur stafin ndërkombëtar për Operacione dhe Menaxhim Krizash me qëndër në Bruksel, me përgjegjësi, ndër të tjera, për zhvillimin e politikës së NATO-s ndaj Kosovës.  Falë përvojës së tij të gjatë në konfliktet e Ballkanit, Ambasadori Përdu ka marrë pjesë edhe në bisedimet e Grupit të Kontaktit, si përfaqsues i NATO-s, bisedime këto që kishin të bënin me zhvillimin e politikës ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe njëherazi ka dhënë ndihmesën e tij edhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ashtuquajturin Plani Ahtissari, përpjekje këto që më në fund përfunduan në pavarësinë e Kosovës.

 

Libri i posa botuar i Ambasadorit Përdu, “Pajtuesit: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Balkan”, sipas botuesit, është historia e parë gjithëpërfshirse e një ndërhyrjeje të suksesshme shumëkombëshme në Balkan nga vitit 1995-2008, e treguar nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili gjëndej në qëndër veprimtarive dhe përpjekjeve të drejtë për drejta,  për të para ndaluar   krizat dhe si njëro prej përpiluesve kryesorë i politikave për zgjidhjen eventuale të tyre.  Ai, ndër të tjera, përshkruan në hollësi se si i ndjeri Riçard Holbrooke dhe përfaqsuesit amerikanë pas tij, ndihmuan për të ndaluar ose para ndaluar luftëra shkatërruese në Bosnje, Kroaci, Kosovë dhe Maqedoni.  Në librin e tij, ai flet për dramën njerëzore në luftë por edhe në fushën e diplomacisë, duke pasqyruar njëkohësisht edhe motivet, karakterin, talentin dhe dobësitë e udhëheqësve të rajonit me të cilët i është dashur të punonte gjatë asaj periudhe.  Në kujtimet e tija, “Ambasadori Përdu demonstron se përdorimi i fuqisë ushtarake amerikane për të pakësuar dhe për të eliminuar vuajtjet njerëzore, është në përputhje të plotë me vlerat amerikane”, thuhet në vlerësimin e librit nga ana e botuesit.  Megjithse kanë kaluar disa vite nga luftrat në Ballkan, libri i Z. Përdu është gjithashtu një kujtesë edhe për situatat e sotëme të krizës në botë se pa udhëheqjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara dhe pa një bashkpunim shumëkombësh, është e vështirë të merret me mend zgjidhja e krizave kritike ndërkombëtare kudo qofshin atë.

 

Në një vlerësim të librit të ri të Ambasadorit Përdu, Marc Grossman, ish-Zëvëndës Sekretari amerikan i shtetit pët Çështje Politike shprehet se, amerikanët duhet ta ndjejnë vetën të lumtur që Ambasadorin Përdu, siç ishte shprehur edhe ai vet, “e kishte tërhequr diçka në Ballkan”.  Ish-diplomati amerikan Grossman vlerëson se diplomati Xhejms Përdu ka kontribuar pa ndërprerje dhe pozitivisht për kauzën e paqës dhe të drejtësisë në atë pjesë të Evropës, të prekur nga dhuna.  Ai e cilëson librin gjithashtu si një studim të rëndësishëm se si dhe kur duhet të përdoren të gjitha mjetet politike, diplomatike dhe ushtarake të shtetit, për të realizuar misionin e caktuar. 

 

Në këtë 10-vjetor të pavarësisë së Kosovës, jo vetëm Amerika duhet të jetë e lumtur – siç thotë Marc Grosmman – për rolin që ka luajtur Ambasadori Përdu dhe nepërmjet tij e kolegëve të tij amerikanë e ndërkombëtarë të jemi mirënjohës edhe për rolin që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë Shtetet e Bashkuara në Kosovë dhe në rajon – gjatë luftës dhe më pas – por sidomos   në periudhën e pavarësisë së Kosovës, deri në ditët e sotëme. Ndërsa Profesori David L. Anderson i Universitetit Shtetëror të Kalifornisë i vlerëson kujtimet e Ambasadorit Përdue duke thënë se, “Rekomandimet e tija në favor të një diplomacie active, për lidhjet që duhet të ekzistojnë midis përdorimit të forcës  kur është e nevojshme dhe përdorimit të diplomacisë, si dhe rëndësia ka stabiliteti evropian për politikën e jashtme amerikane – janë këshilla dhe porosi me shumë vlerë për zyrtarët e sotëm publikë në Amerikë dhe për shtetasit ndërkombëtarë”.

 

Duke marrë parasyshë përvojën dhe rolin e Ambasadorit Përdu në politikën amerikane karshi Kosovës dhe Ballkanit në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe dekadën e parë të shekullit 21, Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork, nuk kishte mundur të identifikonte një person më të përshtatshëm për të promovuar librin e tij — në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës — se sa librin e ushtarakut dhe diplomatit amerikan, Xhejms Përdu.

 

Frank Shkreli

 

 

Ballina e Librit të Ambasadorit James W. Pardew

VETVENDOSJA DHE SHTETI I KOSOVËS – Nga Bardh M. Nengurra

Nuk besojë se ka nji parti politike diku në ndonji shtet tjeter që veprimtarinë e sajë e drejton kundër shtetit në të cilin shtet vepron, ku i ka votuesit, ku shfrytzon mirqenjen , ku shfrytzon pagat e deputetit dhe prefektit të shtetit sikurse asht Levizja VETVENDOSJE  në Republikën e Kosovës.

Kjo parti apo ma drejtë me i thanë kjo levizje antishtetnore në Kosovë veprimtarinë e vetë e fillojë si OJQ ( Organizatë Joqeveritare ) me emnin KAN dhe si e tillë ishte multietnike.  Per mendimin tim asht shumë indikative se si atëhere kan gjetë hapsinë të bashkveprojnë në KAN ish i burgosuni politik Albin Kurti dhe ish aktivisti i paramilitarve serb Nenad Rikallo. Për këtë të fundit e them ish aktivisti bazue në akuzat që ja ban shqiptarët e lagjes Dardania në Prishtinë tash pasi ky u emnue Ministër në Qeverinë Haradinaj.

Vetvendosje dhe veprimet e sajë antishtet.

Që nga krijimi i sajë Vevendosja u angazhue në luftimin e idesë së si do krijohej shteti i mvetsishëm i Kosovës.

Lidershipi i sajë me Albin Kurtin në krye sikur të ishin të porositun nga dikush, sikur të i dirigjonte dikush me teledirigjues fillojë me kundershtimet e saja kunder secilit vendim, kundër seciles levizje perpara në gjetjen e momentit per ta shpall Deklaratën e Mvetsisë së Kosovës. Neoislamisti me shpirt stalinist  Albin Kurti i kalitun në literaturat enveriste të Tiranës dhe aso te socializmit stalinist të Moskvës qiti masat e popullit në rrugë dhe kundërshtojë PLANIN AHTISARI i cili plan ishte fjala e fundit per themelin e shtetit të Kosovës. Pikrishtë per shkakun e demostrimeve të dirigjueme nga Vetvendosja dhe lideri i sajë Albin Kurti Këshilli i sigurimit të OKB-së u alarmue dhe per ta mbrojtë Planin Ahtisari , ish Sekretari Gjeneral i OKB-së Ban Ki Mun doli me planin e vetë të njoftun si Plani i Gjashtë pikave të Ban Ki Mun-it.

Këto gjashtë pika sollen ndrrim të rrugtimit të shtetbamjes së Kosovës.  Dhe bazue në to edhe sot e kësaj dite ka veprime të vendorve dhe nderkombëtarve të cilat jan pengesë per shtetndertimin e mirfilltë të Kosovës.

Vetvendosja e Albin Kurtit asht nji prej faktorve apo ma mirë ta them fajtorve pse ndodhi viti 2004 me ato ngjarje tragjike që tashma i dim dhe pasojat e të cilave po i vuejm ende dhe do ti vujmë edhe dekada në vijim.

Vetvendosja e Albin Kurtit kundershtojë simbolet tona Dardane të cilat i kishte ideue dhe dizajnue arkitekti i shtetit të Kosovës Presidenti i sajë Historik Dr. Ibrahim Rugova. Pikrisht falë kundershtimit të kësaj levizje mistike fituen kurajo dhe kryesia e OVL të UÇK-së dhe per festen e 28 Nandorit nji grup i këtyne vagabondve dolen dhe hoqen Flamujt e Dardanisë dhe ata i ban grumbull ne nji vend dhe ju futen flaken. Ketyne vandalizmave ju printe ish Lideri i OVL së UÇK-së Faik Fazliu me kryesinë e shoqatës së vetë.

Kjo solli pastaj deri te urdhni nga nderkombëtarët që të shpallet konkurs per Hymnin dhe per Flamurin e Kosovës dhe sot i kemi ata që i kemi e të cilet askujt si pelqejnë pasi nuk kan asnji shenjë të perkatsisë së popullit shumicë të Kosovës të popullit shqiptar.

Tash Vetvendosje e Albin Kurtit edhepse në heshtje pranojë Flamurin dhe Hymnin, pranojë sepse ju gëzue faktit se Hymni që propozojë Presidenti Ibrahim Rugova ; KUR KA RA KUSHTRIMI N`KOSOVË si dhe Flamuri Dardan dolen nga loja , mirpo në publikë Albin Kurti dhe aktivistët e Vetvendosjes me kambngullje e refuzojnë edhe Hymnin e edhe Flamurin dhe tu perdorë karremin e shijshem që e gëlltitë lehtë shqiptari ata perdorin retoriken e tyne turbopatriotike per Falmurin Kombëtar, per Hymnin shtetnor Shqiptar.

Këto veprime antishtetnore të Albin Kurtit dhe Vetvendosjes deri sot nuk jan denue. Ka pas me mija perplasje të aktivistve të Vetvendosjes të nxitun dhe të paguem mirë nga Albin Kurti, pra ka pas perplasje të pergjakshme mes aktivistve dhe policisë së Kosovës dhe ka me qindra polic të lenduem lehtë e me dhjetra të lenduem rand me pasoja të perjetshme në këto perplasje, por askush nuk u denue deri sot.

Se Vetvendosje asht organizatë antishtetnore , se asht organizatë që i sherben dikujt që se pranon shtetin e Kosovës, e kujt tjetër pos Serbisë, Rusisë dhe Turqisë unë personalishtë se kam asnji dyshim.

Albin Kurti me zell të madh vepron per shkatrrim të shtetit të Kosovës ( mendojë unë ) dhe instruksionet i merr jo vetem nga ideologjia pansllaviste bolshevike permes ideve stalinisto enveriste, ai merr edhe instruksione nga dy personalitetet ma kontraverze dhe ma të kobshme që i kan ndodhë Kosovës në dyqind vjetet e fundit. Nga Rexhep Qosja dhe Adem Demaqi. Ideja per krijimin e nji Konfederate ballkanike e këtyne dyve ka gjet vend në trunin e kalbun të smut të psikopatit Albin Kurti.

Metodat per ta arritë këtë ide si dhe veprimet e Vetvendosjes jan të vrazhdëta, jan kriminele dhe banditeske. Per ta shkatrrue shtetin e Kosovës qak edhe ndertesa e Kuvendit u gjujt me granata dore, ndertesa e qeverisë u gjujt me koktej Molotov dhe ju vu flaka.

Kur kandidati i Vetvendosjes per Prefekt të Prishtinës shoku Shpend Ahmeti fitojë garen, nga te gjitha vendet ku ishte vendos sipas ligjeve Flamuri i Republikës së Kosovës , ai flamur u hoq per ta zavendsue me Flamurin Kombëtar.

Në shiqim të parë këto veprime na pelqejnë të gjithë shqiptarve sepse gjithçka ka Kosova , i tan gjaku shqiptar që asht derdhë per Kosovën asht derdh me Flamurin me Shqipen Dykrenare në ballë. Mirpo rethanat e krijueme dhe shteti i ri shqiptar i sapokrijuem dhe pranuem nderkombëtarisht si dhe ligjet e dala nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk lejojnë veprime të tilla. Me turbopatriotizmin folklorik të tyne Vetvendosja mbrojti keto veprime, të tjeret , pra institucionet ishin te paafta me zbatue ligjin dhe kjo situatë solli te veprimet bumerang të dikujt tjetër. Veriu i Mitrovicë, Graqanica , Gorazhdevci i Pejës, Bresja e Fushë Kosovës dhe enklavat tjera me minoritar serb në komunat e Kosovës u mbushen me flamujt e Serbisë. Edhe nëper këto komuna dhe vendbanime me minoritet serb, ashtu si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Liburn Aliu etj. zyrtar të komunës së Prishtinës që hoqen flamujt e Kosovës dhe vendosen ate Kombëtar, edhe serbet i hoqen dhe i zavendsuen me flamuj të Serbisë.

Qofsha i gabuem , por kjo po del se veprimet antishtetnore të Vetvendosjes së Albin Kurtit jan të qellimshme, dikush i stimulon me miliona euro per ti hap pastaj mundësitë edhe veprimeve serbe në Kosovë.

Në Prizren, Vushtriih, Gjilan etj perkrah Flamurit të Kosovës vendosen flamuj të Turqisë.

A asht kjo e mirë? A ban të lejohet kjo? Jo këto veprime nuk jan të mira, këto veprime shkelin rand Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Andaj këto veprime duhet me i ndalue dhe denue ashper me kode ligjore.

A e kan lehtë organet e shtetit me u marr me keto veprime? Jo se kan aspak lehtë, sepse Albin Kurti i shkolluem me ide revolucionare komuniste dhe i perkrahun e stimuluem nga dy hijenat ma të kobshme që ka Kosova, nga Rexhep Qosja e Adem Demaqi perdor ndjenjat e shqiptarve , ai po arrin ti bind masat injorante se Ai ( Albini ) asht patriot sepse po mbronë Flamurin e Kombit dhe se pushtetaret dhe sistemi i shtetit asht antishqiptar sepse nuk po lejon perdorimin e Flamurit të Kombit. Me veprimet tinzare e perfide të anmikut nr. 1 të Kosovës shokut Albin Kurti shteti i Kosovës asht sfidue e po sfidohet qe 12 vjet e ma teper. Per ta luftue Albinin po detyrohet me damtue masat e manipulueme të qytetarve dhe kjo asht e dhimbshme dhe nuk duhet të bahet. Albini e din këtë andaj ai duket se asht trim dhe del para masave si kapadai. Në realitet ai asht nji frigacak i lig , por truni i ti prej psikopati na ban ta shofim nga veprimet e qastit që ai i ban si trim.

Vetvendosje dhe LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës u formue me 23 dhjetor 1989. Ate e formuen shtresa ma e fortë intelektuale që kishte Kosova në atë kohë. Mirpo disa grupe ilegale enverostaliniste që pasi ra sistemi monist në Tiranë u organizuen nën emnin LPK ja filluen luftimin LDK-së dhe ata në realitet asnjihere nuk i shpallen luftë shtetit pushtues serb në Kosovë, por ata filluen veprimet luftarake ( pa i shpall zyrtarishtë luftë ) kunder LDK-së dhe aktivistve të sajë.

Kështu ishte gjatë tanë dhjetvjeçarit të okupimit dhe vazhdojë e njejta metodë edhe gjatë luftës dhe pas luftës.  Te gjitha shigjetat helmuese ishin drejtue kunder Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.

Nuk do perserisë ketu se sa vrasja ndodhi, sa aktivisti, komandanti i luftës së UÇK-së veprimtar i LDK-së u vranë pa u gjet asnjihere vrasësit. Jo këto tashma dihen dhe perfliten gjithandje dhe secili qytetar i Kosovës i din.

Unë do flas se si gjithmonë me këshillat e Rexhep Qosjes dhe Adem Demaqit e majta shqiptare në Kosovë ndërrojë metodat e veprimit anti LDK dhe anti Ibrahim Rugovë.

Pasi nga strukturat e LPK-së u krijuen disa parti politike dhe ato arriten të futen apo të bahen pjesë e pushtetit në Kosovë , nderrojë taktika. Tash deridje anmiqët dhe të perfolunit se janë ata që i vran veprimtaret e LDK-së, filluen ti afrohen Liderit të LDK-së Dr. Ibrahim Rugovës dhe pas vdekjes së Ti edhe ti shkojnë te varri e ti perulen me kunora lulesh. Mirpo në sqenë doli levizja Vetvendosje si anmike e perbetueme e LDK-së dhe Dr. Ibrahim Rugovës. Deri sot asht kjo levizje që asht subjekt politik që asnjihere nuk shkoj te varri i Liderit Historik të Kosovës , të varri i Ibrahim Rugovës. Asnji nga keta që sot janë në krye të Vetvendosjes nuk mori pjesë as në varrimin e Rugovës.

Dihet sheshit se Ibrahim Rugova kishte pikpamje demokratike proeuropiane per popullin shqiptar dhe shtetin e Kosovës, dhe këto pikpamje ishin edhe joshëse dhe binden lideret botnor të shteteve të krishtena që ta perkrahin dhe çlirojne Kosovën nga pushtimi serb. Politikajt e Dedinjës në Beograd kuptuen se Kosovën e humbën , por shpresa se do e rikthejnë nuk ju shue atyne. Ata tash gjeten metoden e dikurshme metodë qe me sukses e kan perdor që nga koha e krijimit të shtetit serb kur u terhoq perandoria osmane nga Gadishulli Ilirik. Bashk me Turqinë e filluen perhapjen e idesë islamiste të populit shqiptar. U ban investime marramendëse në ndertimin e xhamijave nëper të gjitha lagjet e qyteteve të Kosovës dhe pothuej në të gjitha fshatrat e Kosovës. Albin Kuri si njeri perfid me porosinë e ministrit rus Vitali Qurkin që e vizitojë Albinin në Burgun e Pozharevcit në Serbi nen tokë filloj veprimtarinë e vetë tu bashkpunue ngusht , por në ilegalitet me BIK-un dhe me shumë hoxhallar albanofob islamik. Ky bashkpunim Albinit i sjel vota dhe ai forcon pushtetin. Nga Alnin u ba Al-Bin islamist.

Se Vetvendosja e Albin Kurtit asht parti proislamiste dhe e damshme per Kosovën e deshmojnë edhe të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës kur ka pas propozime per favore per kerkeesat ilsamiste, VV-ja ka votue pro. Kur ka pas senaca per ndalimin e veprimeve të ndryshme të islamistve si p.sh. zhurma akustike në Kosovë  me theks në ezanin që me autoparlant ndegjohet tmerrsishtë e bezdisëshem ne gjuhen arabe , Vetvendosja ka votue kunder ndalesës së zhurmes akustike. Se Vetvendosje dhe Albin Kurti jan taman sherbtore të Turqisë neootomaniste të Erdoganit deshmon edhe fakti se si Albin Kurti në zgjedhjet e fundit lokale u perqendrue me të gjitha forca në Prizren per ta fitue Prizrenin, per ta ba qytet turk metropolen e dikurshme gjithshqiptare.

Andaj mendojë unë se asht e papranueshme se si kesaj levizje nuk i mirret e drejta e veprimtarisë pasi kjo paqavure  me të gjitha veprimet asht organizatë mistike e veshun me petkun partiak e politik. Dhe me të gjitha veprimet që i ban i ban per ta pengue ecjen e shtetit të brishtë të Kosovës drejtë forcimit dhe perparimit. Nuk di a ka shtet diku në botë që do lejonte të jetë pjesë e Kuvendit nji organ që se pranon shtetin, se pranon hymnin e as flamurin e shteti dhe që natë e ditë vepron per ta shkatrrue shtetin?!!!

16.02.2018

Kosova në dritën e 10 vjetorit të pavarësisë dhe 19 vjetorit të lirisë ose çllirimi të saj (Retrospektivë ) – Nga AGRON SHABANI

Janë mbushur me tepër se 18 vite të çlirimit (lirisë) dhe 10 vite të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Duke e nënkuptuar këtu edhe Miqësinë dhe Aleancën e Madhe Nato-UÇK-së- gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, për të cilën tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumëta në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.Respektivisht, njohjen ndërkombtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik.

Mirëpo, edhe përkundër saj, liria, shteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithshëm ose substancial i Republikës së Kosovës në kuptimin e plotë të fjalës, po vazhdon të njohin sfida, udhëkryqe, tatëpjetëza dhe turbulenca të shumëta në kontekste dhe relacione të ndryshme shtetërore, nacionale, teritoriale, politike, ushtarake, administrative, juridike, fetare, kulturore dhe shumë të tjera.

Në Pjesën Veriore të qytetit të Minatorëve ( Mitrovices) ose të vendit tonë në kufi me Serbinë -sidomos. Mbase, pikërisht aty ku zatën ndodhën edhe resursët ose pasuritë me të mëdha minerale ose nëntokësore të vendit tonë.

Aty është edhe i ashtuquajturi ” kori i madh” i britmave dhe ulurimave të ndryshme “senzacionale” ose “bombastike” të sinodit dhe mitropolisë së kishës serbe mbi “Kosovën si djep” ose “Jerusalem të shtetit dhe popullit qiellor serb” etj…!

Kjo edhe përkunder fakëve dhe dëshmive të shumëta antropokulturore, antropohistorike , antropogjeografike, antropogjenetike, arkeologjike, onomastike, paleontologjike etj., mbi Kosovën ( Dardaninë Antike ) tokë ose teritor etnik dhe historiko-gjeografik i iliro-shqiptarëve. Respektivisht, që nga etapat ose periudhat e lashta të Neolilit dhe të tjera ( lëxo: 4OOO vjet- para epokës sonë ) dhe deri ne ditët tona.

Ndërkaq, serbët siç dihet, në formë grupësh ose fisësh të ndryshme nomade ose gjysëmnomade, do të dyndën nga Karpatët dhe rajonet tjera të Rusisë etj….Për t´u vendosur dhe sistemuar kështu nepër vende dhe rajone të ndryshme të Gadishillit Ilrik ( Ballkanik) -dikund gjatë shekujve gjashtë dhe shtatë në mesjetën e hershme në formë grupësh ose hordhishë nomade ose gjysënomade.

Shih ti tashti edhe të të ashtuquajturat “demarkacionet kufitare” të  Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi së bashku me “asociacionin e pavarur të komunave serbe”në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, “gjykatën speciale” dhe paradokse tjera reaksionare dhe anakronike si shpata e Demokleut ose gogol i madh politik për Kosovën dhe shqiptarët!

Ka kohë që serbët vazhdojnë të paraqesin ose prezantojnë vetën, gjegjësisht, të “kaluarën” ose “historinë e tyre” në Kosovë  si “pengje” ose “viktima të pafajshme” të faktorit shqiptarë dhe atij ndërkombtarë.  

Si dukët “Trepça” së bashku me basenët ose minierat tjera të plumbit, arit, argjentit, zinkut, kromit, boksitit, kobaltit, thëngjillgurit dhe të tjera, ishin dhe ngelën “kishat” ose “manastirët” me të rëndësishme ose kryesore në “projektët” dhe “planimetritë” e njohura “fetare”, “kulturore”, “politike” ose “historike” të qarqëve dhe strukturave të ndryshme radikale, gjegjësisht, ultrafetare ose ultranacionaliste në Serbi.

Në këtë vorbullë, turpi, paradoksi, marrëzia dhe hipokrizia me e madhe politike dhe historike do ishte pikërisht ajo nëse dikush iu beson brroçkullave, thneglave,gjepurave, totemëve, reliktëve, fetishëve, dogmave ose demagogjive të ndryshme reaksionare, mesjetare ose arkaike të qarqëve dhe strukturave të ndryshme pseudofetare dhe ultranacionaliste në Serbi, Rusi ose dikund tjetër.

Tashmë ka përfunduar (perënduar) koha e muzgujve dhe hijëve të lugatëruara të mesjetës. Iliro-shqiptarët janë indogjen dhe autokton në Kosovë , respektivisht, në Dardaninë Antike. Shqiptarët madje janë ndër popujt me të lashtë (shtetformues dhe kulturëformues) në Gadishullin e njohur Ilirik dhe pothuajse në tërë kontinentin e vjetër europian. Kjo nuk paraqet surprizë ose ndonjë zbulim të veçantë në shkencat e ndryshme shoqërore ose historike.Jo.

Në anën tjetër ndërkaq,  edhe komandantët (udhëheqësit) kryesorë dhe pjesëtarët tjerë të UÇK-së edhe sot e kësaj dite po vazhdoujnë të paditen, akuzohen, shantazhohen  ose kriminalizohen nga gjykatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë e kudo tjetër në bazë të fletëakuzave ose fletëpadive të ndryshme 8imagjinare ose fiktive) të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviqit etj. Përkatësisht, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive,insinuatave dhe inskenimëve të njohura ( sllavo- bizantine) të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, i zhdukën dhe masakruan shqiptarët etnik dhe autokton në tokën dhe trojet e veta etnike dhe historike!!!
Aty janë edhe ca zëra të ndryshëm vendorë dhe ndërkombtar që vazhdojnë të dyshojnë në moralin dhe pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, të cilët, në rastin konkret nuk paraqesin asgjë tjetër pos zërave të vetmuar dhe izoluar në vetminë  dhe shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit që i shpartallon dhe davarisë mengjesi. Ata janë ´kolonë e pestë´ e Moskës dhe Beogradit në vorbullën e përgjithshme të luftëra tashmë të njohura psikologjike, speciale, propagandistike dhe të tjera kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

U mor vesh se luftëtarët e  UÇK-së dhe vlerat e njohura të luftës çlirimtare dhe heroike të një populli ose kombi të tërë, nuk e kanë vendin në “bankat e zeza” të gjykatave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare, por në Olimpin (Panteonin) e vlerave me të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në “Trokadero” të Parisit edhe sot e kësaj dite; thonë se ndodhët një monument i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh(çekiçësh) të thyer mbi të dhe jnjë mbishkrim që thotë: Hudhni çekanët banda armiqësore!Çekanët tuaj do thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i popullit dhe i Perëndisë, përgjithmonë do mbetët.

“Asgjë të re në ‘prokurorinë’ dhe ‘senatin bizantin’ të Romës”, do thoshte dikur Ciceroni i Madh.

Erich Frommi në veprën e tij “Të jesh apo të kesh” ( ose, të je apo të ke? ) në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës.Për guximin, forcën, lirinë, individualitetin, subjektivitetin,  intimitetin, vizionet, idealet, simbolet, eksluzivitetin, spontanitetin dhe integritetin e tij. Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton pikërisht mbi substratin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik, sociopsikologjik , antropologjik, antropolitik, antropokuturor, antropogjenetik etj. Mbase, mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.Duke iu dhënë kështu përparësi absolute, respektivisht, ,ambiguitet dhe prioritet të plotë anës humane dhe etike(Condito Humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike(Sciennce of Man) të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Ç´është e vërteta, motivi, ideali, vullneti dhe guximi pët të jetuar i lirë , i pavarur, sovran dhe integral, janë virtyte dhe atribute të larta ose tepër madhore.

Pak filozofi politike…

Filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla. Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është përfaqësimi i tij real.” Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës si dhe plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore. Të shkëputur nga materia, të lëkundur nga humanja ose njerëzorja, duke ngarenduar pas plotësimit të egove ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive, pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Se këndejmi, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë e re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë.

Ndaj, sidoqoftë, edhe pse me ‘zemër të pulës’: Urime dhe gëzuar 1O vjetorin e shtetësisë dhe pavarësisë e dashur Kosovë!

Zoti Berisha përse heshtni për skandalin e Ervin Salianjit dhe GD?! Nga Elida Buçpapaj

Zoti Berisha, shtypi shqiptar ka nxjerrë në publik një video shumë komprometuese për dy figurat qendrore të PD. Ervin Salianji dhe GD. Inicialet GD komentohen se i përkasin Grida Dumës!

Po të jetë gossip apo shpifje do të duhej të denoncohet si gjë e poshtër dhe e ulët dhe përgjegjësi të dënohet!

Por kur heshtet do të thotë se është e vërtetë!

Sikur ky skandal të kishte plasur në krahun majtas, ju zoti Berisha do ta kishit tundur me të drejtë sallën e parlamentit, ndërsa tani heshtni.

Nuk po e zë në gojë Lulzim Bashën, sepse ai po e përmbyll karrierën e tij! Në zgjedhjet e 2017 populli votoi PD jo Lulzim Bashën!

Shqiptarët janë gërditur prej standardit mizerabël të deputetëve të pseudo së djathtës. Megjithë aleatët, të cilëve u trafikohen kolltuqe deputetësh!

Po ju drejtohem ju, sepse në ligjëratat tuaja tregoheni si mbrojtës i moralit publik, si mbrojtës i moralit dhe familjes, si qeliza e shoqërisë!

Ju kujtohet kur e shkarkuat Ministrin e Kulturës Ylli Pango?

E shkarkuat pa të drejtë sepse xhesti i asaj femrës ishte si i prostitutave, pasi asnjë vajzë apo grua shqiptare me minimum dinjitet nuk mund të trokasë në shtëpinë e një ministri t’i kërkojë punë.

Ju kujtohet se sa kohë keni harxhuar duke denoncuar skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelilit apo zyrtareve të tjerë të qeverisjes lokale të së majtës?!

Po në rastin konkret përse heshtni?

Kur i gjithë opinionin publik u përball me një skandal të dimensioneve të tilla, të dy figurave qendrore të lidërshipit të PD, të vetëpërlyer jo në një dialog erotik por si lumpen proletariati dhe llumi i shoqërisë shqiptare në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!

Dhe ju heshtni! Dhe deputetët e PD heshtin!

Kam thënë se skandali i Hollivudit i regjizorit Harvey Weinstein që shkaktoi tërmet indinjate në gjithë botën e emancipuar është zakonshmëri e pseudo elitës shqiptare që kryesohet nga politika!

Po është e vërtetë!

Këtë gjë e tregon heshtja juaj!

Jeni marrë shpesh herë me moralin e Edi Ramës, bëni mirë. Por e keni parë si shfaqet tani Edi Rama, si bashkëshorti i përkryer, që e ka hedhur pas krahëve të shkuarën, ndërsa për kolegët tuaj të vetëdiskredituar që jua diskreditojnë gjithë partinë, në mënyrën më të shëmtuar publike, përse heshtni?!

Moralin e shoqërisë shqiptare e ka shkatërruar politika, me vjedhje, korrupsion, amoralitet dhe imoralitet!

A nuk ka në rregulloren e Kuvendit të Parlamentit shqiptar një kod të etikës?

Edhe sikur të mos ketë, a ekziston në moralin shqiptar kodi i nderit dhe ndershmërisë?

A ekziston në fjalorin e përditshmërisë të elitës politike fjala integritet moral?

Integritetin moral kjo elitë politike e ka shfarosur! Ndryshe përse heshtni!

Nuk po flasim për adulterinë, por a nuk është sjellja e tyre e ulët keqpërdorim i detyrës shtetërore?!

Të mos flasim pastaj se çfarë mësimi i jepet rinisë shqiptare, që e ka parë këtë skandal që ndodh gjatë seancave të Parlamentit të Shqipërisë, si apoteozë e shëmtimit të politikës shqiptare të shoqëruar pastaj me heshtjen absolute të gjithë grupit parlamentar të PD dhe sidomos heshtjen tuaj?!

Quo vadis kështu PD? Kjo heshtje e sëmurë po e çon PD në largimin plotësisht nga skena.

Ju kujtohet se edhe pas skandalit të Peshkopisë, ju përsëri i humbët zgjedhjet në Peshkopi, pasi përfaqësimi i formacionit tuaj politik është i këtyre përmasave si të Ervin Salianjit dhe GD!

PD nuk ka më as kauza dhe ideale veç grykësinë për pushtet!

Është e trishtueshme për forcën politike që në vitin 1992 u mbështet nga gjithë shqiptarët të jetë katandisur në këtë stad kur përfaqësohet nga njerëz lumpenë që përbëjnë vetëm fundurrinat e shoqërisë!

Nëse nuk do të hiqni dorë prej hipokrizisë, sepse ende veshët na ushtojnë kur i bëni moral Edi Ramës, humbja e rradhës e PD do të jetë e fundme.

Edhe më 2013 populli nuk votoi Edi Ramën por votoi kundër qeverisjes tuaj.

Edhe tani, nëse nuk do të keni një katharsis të shterrshëm, populli demokrat  nuk do t’ju votojë ju, jo se nuk dëshiron që të heqë qafe një qeverisje të dalë boje, por sepse tek krahu që ju përfaqësoni, populli demokrat nuk ka më besim, se jeni të përlyer!

Dhe populli demokrat ka të drejtë, sepse as Ervin Salianji, as GD dhe as deputetët e PD që heshtin nuk përfaqësojnë vlerat që duhet të kenë përfaqëuesit e Sovranit!

Mallkuar qofsh Fatos Nano që i solle Shqipërisë këtë diktator me atlete !

Edi Rama ka studiuar për pikturë.

Si i biri i një artisti dhe për shkak të lidhjeve të së jëmës me nomenklaturën, në diktaturë gjithçka i ka shkuar fjollë.

Ka patur vetëm katapultime, pa pikë djerse! Prej këtej e ka të ushqyer parazitizmin dhe arrogancën!

Kështu shikonte diktatura, me sytë e egër dhe pa asnjë shprehje që na shikon sot Edi Rama me orë të tëra nga ekranet e televizioneve duke hyrë pa u ftuar nëpër shtëpitë e familjeve shqiptare!

Mbasi mbaroi Liceun u katapultua në Akademinë e Arteve,

Pasi mbaroi Akademinë e Arteve katapultohet aty si pedagog, direkt në vendin më të lakmuar!

Ju kujtohet koha në Tiranë kur Edi Rama dilte gollomesh sipër biçikletës, pa e trazuar askush, sepse gjithmonë i ka patur krahët e ngrohta!

Asgjë nuk e ka arritur në sajë të personalitetit apo talentit të tij, gjithçka e ka arritur qyl. Qyl në diktaturën e proletariatit, qyl në demo(n)kracinë e tranzicionin mafioz!

Prej vitit 1997 është  në kupolen e sistemit të kapur.

Sali Berisha dhe Edi Rama kanë një ndryshim madhor midis tyre se Berisha është selfmademan, ndërsa Edi Rama është partymademan!

Pa partinë e punës, elitën e asaj kohe, nomenklaturën komuniste, Fatos Nanon dhe Gramoz Ruçin, Edi Rama nuk do të ishte ky që është sot!

Ka një periudhë tranzit të jetës së Edi Ramës, jo si periudhat e krijimtarisë të Pikasos natyrisht, në  postdiktaturë, kur u rrek të përfshihej në rradhët e PD, pastaj në shtypin pseudopluralist dhe në fund përfundoi si refugjat në Europë, sepse u fol se gjatë trazirave të 1997 u sulmua fizikisht “për arsye politike”. Kjo është periudha e anonimatit të Edi Ramës, sipas vlerës të monedhës!

Pikërisht në trazirat e 1997 kur e majta u rikthye në pushtet, Fatos Nanos i shkrepi në kokë që ta katapultonte Edi Ramën nga refugjat në Parisi direkt Ministër të Kulturës!

Fatos Nano ka menduar meqë është artist dhe bir artisti, shoku Edi Rama do të bëjë diç për kulturën kombëtare.Por gaboi rëndë, se për parazitin e tranzicionit shqiptar, kulturë kombëtare do të thotë vetëm Edi Rama! Ose thënë ndryshe Edi Rama do të thotë rrafshim i kulturës kombëtare!

Sikur të kishte fuqi edhe artistët që kanë fituar famë nëpër botë, Edi Rama do t’i kthente në atdhe e do t’i linte me rroga nga 100 Euro!

Se çfarë ka bërë për kulturën shqiptare Edi Rama mjafton të shihet shtëpia e Gjergj Fishtës, poetit kombëtar e cila ka mbetur në rrënoja  ose mjafton të shihen monumentet arkeologjike të kulturës shqiptare që rrezikojnë të kthehen në themele rrokaqiejsh.

Pra Edi Rama është dora vetë sinonimi i rrënimit kulturor!

A e shihni si i poshtron artistët Edi Rama nga kolltuku i kryeministrit, kur llap për sistem kapitalist njëri nga personat përgjegjës të klasës politike që e ka kthyer sistemin demokratik fraxhil në një sistem mafioz.

Sistemi kapitalist bazohet në vlerat perëndimore që janë principet demokratike për treg dhe iniciativë të lirë, për shtet të së drejtës, për institucione të pavarura, për mundësi punësimi, për mirëqënie, jetë me dinjitet dhe siguri!  Ndërsa sistemi demo(n)kratik që ka ndërtuar Edi Rama me shpurën e kupolës politike siguron privilegje vetëm për kupolën duke fuqizuar antishtetin dhe kapjen e sistemit!

Kauza e Edi Ramnës sot është rrënimi total i kulturës shqiptare, kauza e Edi Ramës është që t’i poshtrojë të gjithë artistët dhe krijuesit përmes mjerimit ekonomik që i shndërron artistët nga vlerë kombëtare në dordolecë që nuk sigurojnë dot bukën e gojës pas një pune titanike!

Parazitimi i Edi Ramës fiton miliona, kush krijon vlera kombëtare vdes për bukën e gojës!

Kjo është strategjia diabolike antikombëtare e Edi Ramës!

Edi Rama është askushi përpara Robert Ndrenikës, Edi Rama është askushi përpara Bujar Lakos; Edi Rama është askushi përpara e sa e sa artistëve të tjerë që sot në Shqipëri bëjnë jetë qeni!

Sot Edi Ramës i paska shkuar mendja të ndërtojë Teatrin, si ngrehinë, duke i hedhur në kosh të plehrave Artistët si qënie njerëzore dhe si personalitete të kulturës!

E dëgjuat Inva Mulën se si tha, turp e faqja e zezë që Artistët e Operas nuk kanë Teatër!  Inva Mula tregoi se si Artistja e shquar Vikena Kamenica për hir të artit kishte pranuar që të bënte prova në një pallat mbledhjesh sikur është Pallati i Kongreseve dhe prej kushteve pa ngrohje kishte marrë të ftohur!

Të njëjtën gjë tha edhe Bujar Asqeriu, se si i madhi Roland Trebicka vinte në Teatër në kushte aspak njerëzore kur artistët bënin prova duke u dridhur prej të ftohtit!

Po a rri dot zonja ministreshë e çkulturës e Edi Ramës në zyrën e saj moderne pa ngrohje?

Nëse do të ishte njeri i kulturës sikur e imagjinoi Fatos Nano, Edi Rama sot nuk do të ishte ekzekutori i rrënimit kulturor shqiptar dhe poshtruesi i Artistëve!

E dini që në Shqipëri nuk ekziston më kritika!

S’ka kritikë! Janë shuar kritikët!

Se po të ekzistonte kritika, kritikët do t’i thoshin Edi Ramës të parit se vepra e tij është idiote!

E atëhere e çfarë do t’i mbeste Edi Ramës? As gjethja e fikut!

Edi Rama ka plot 21 (njëzet e një) vjet në kupolën e politikës shqiptare dhe është një nga rrëmimtarët dhe shkaktarët e degradës të vendit!

Edi Rama s’ka identitet personal, ka vetëm identitet politik, partiak.

Brutaliteti dhe arroganca e tij barazohet me një bazhibozuk shallvaregjërë me atlete, i pacipë, një sulltan sallahan, që nga pozita uzurpatori poshtron emrat e ndritur të elitës kulturore që nuk pranojnë të rreshtohen në skalinonet puthadore të partive politike.

Sot Edi Rama na flet për sistem kapitalist, kur gjithë shteti dhe burimet kombëtare janë ka kthyer në pronë private të tij, të Gramoz Ruçit dhe shpurave politike majtas e djathtas!

O popull, meqë e zura në gojë Gramoz Ruçin, babain shpirtëror të Edi Ramës, pa të cilin Edi Rama do t’i kishte thënë më 2005 lamtumirë politikës, a e mendoni, a ka logjikë që Gramoz Ruçi prej 25 vitesh paguhet me rroga dhe privilegje të majme, ndërsa Artistët shqiptarët me emrat e të cilëve identifikohet kombi, kanë mbetur në mëshirë të Edi Ramës dhe kupolës politike shqiptare !?

Elita kulturore pas një karriere të suksesëshme, së cilës i ka kushtur gjithë jetën, jeton në kushte mjerimi sa nuk ka mundësi të paguajë mjekimin apo Artistë me dimensione gjigande shuhen nën indiferencën e plotë të shtetit barbar të Edi Ramës në apartamente 50 metër katror apo artistë të tjerë për ekzistencë janë të detyruar  t’i luten aparatçikëve idiotë të Edi Ramës që të mos mbeten pa rroga?!

Gjithë interesat kombëtare janë në dorën e një egoisti mediokër, i cili gjithë jetën veç ka parazituar e përfituar prej katapultimit pa asnjë kontribut si në diktaturë dhe në demo(n)kraci!

Prandaj Fatos Nano e ka hak një mallkim, mallkuar qoftë që sikur të mos i dilnin eurosocialistët shkoi edhe peshkoi një parazit të çmendur pas pushtetit, që për hir të pushtetit të përfituar pa asnjë mundim, është gati të shkatërrojë gjithë shtetin dhe kulturën!

Ju kujtohet 21 janari 2011?

Ju kujtohet 1 prilli 2013?

Ju kujtohen këta pesë vjet ?!

Ju kujtohet koha kur ishte Ministër i Kulturës?

Ju kujtohet koha kur ishte kryebashkiak?!

Koha që është kryeministër ?!

Mallkuar qoftë Fatos Nano, që Edi Rama “për mirënjohje” e çrrënjosi brënda 24 orëve nga PS pa marrë parasysh se lideri i socialistëve ishte bamirësi i tij dhe sa kishte sakrifikuar Fatos Nano  për PS!

Fatos Nanos mirë ia bëri, por ç’kusur kanë shqiptarët që të durojnë rrafshuesin e kulturës kombëtare dhe shndërruesin e gjithçkaje në një gërmadhë!

Rrënoja dhe rrënimi kulturor është prodhimi barbar i diktatorit me atlete Edi Rama, që sundon përmes diktaturës të mjerimit, varfërisë dhe frikës se kush hap gojën i fluturon vendi i punës e mbetet pa bukën e gojës të fëmijëve!

Kulmi i skandaleve të Hashim Thaçit – Nga Prof. dr. Binak Maxharraj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këto ditë e bëri një papresedan që se ka bërë askush nga te gjithë burrat e shteteve gjithandej botës. E tha haptas, pa marre, pa fije turpi, shkretoi ashtu siç dinë vetëm ai te shkretojë, e tha këte sepse ky njeri që 18 vjet nuk dinë te thot ndonjë gjë te mire pos te bejë skandal mbi skandale, të premtojë por që premtimet e tij saora bien ne rrenë. E ky është ndër të skandalet më skandale, pra është kryeskandali i tij kur ai:

“E BËRI KRAHASIMIN E GJYKATËS SPECIALE ME GJYKIMET DHE PËRSEKUTI-
MET E HEBREJVE NGA HITLERI DHE NAZIZMI”

Njëriu që i ka dy fije mend në kokë nuk do ta thoshte një gjë të tillë,sepse kjo nuk është e vërtet,por eshte shumë skandaloze qe do te thotë së kjo është kryevepra e veprave të turpshme skandaloze te tij kur ai pa fije turpi e krahason persekutimet e Hitlerit më këtë Gjykate Speciale,e cila aspak nuk do tia humbë vlërën UÇK-se por vetëm dhunuseve te saj te cilët kanë ba krime gjate dhe pas lufte.

Po si mund të thotë njeriu nje gjë te këtillë,kur dihet se Gjykata Speciale nuk udhëhiqet nga nazistet e Hitlerit,por është nën patronatin e bashkësisë nderkombetare,pra nen patronatin e miqëve tanë pikë sëpari të SHBA-ve dhe shteteve tjera Evropiane të cilat e çliruan Kosovën nga shovenizmi dhe dikatatura serbe qe dojshin me çdo kusht ta zhdukë popullin shqiptarë në Kosovë,e çliruan Kosovën,na e sollën lirin,sepse pa ta nuk do te ishte e mundur te fitohet liria.Por,edhe pas çlirimit janë po këta miq te cilet me çdo kushte po e ndihmojn Kosovën dhe zhvillimin e sajë drejtë së ardhshmes,që Kosova ta marrë rrugën e saj ne altarin e shteteve tjera te botës.

Une nuk e di,vertet nuk e di së edhe çka mund te bëjë ky njeri monstruoz qe ta heqim qafe njëherë e përgjithënonë sepse e mori n’qafë Kosovën dhe ardhmerin e sajë.Sa më shpejtë qe ky njeri te ikë,kuptimi i lirisë së Kosovës do të ishte më kuptimplotë,njërezit do te ndiheshin me te lirë dhe do te merreshin frymë më çlirshëm.

NJË KUSHTRIM PËR KULTURË! – Nga Frank Shkreli

Ditët e fundit jemi dëshmitarë të një përplasjeje tjetër në Shqipëri – jo të një natyre politike kësaj radhe, megjithse çdo gjë është politikë në Shqipëri – por sikur nuk ka mjaft konflikte dhe përplasje politike e të tjera – ja edhe përplasja e radhës në fushën e kulturës, midis artistëve më të njohur të Shqipërisë, të udhëhequr nga shumë i njohuri dhe ndër më të talentuarit artistë të kombit, Robert Ndrenika dhe Ministrisë së Kulturës, të Kryeministrit Rama.  Ndonëse është e vështirë të merret vesh e vërteta pasi ekziston një mungesë e theksuar transparence dhe askush nuk di asgjë, është e pamundur që njeriu të qëndrojë indiferent ndaj kësaj dukurie të kohëve të fundit. Duket se shpërthimi i Robert Ndrenikës dhe Bujar Asqeriut dhe kolegëve të tyre ndodhi pasi më në fund u “mbush thesi” dhe nuk durohet më arroganca e vendimeve ose mos vendimeve që ndërmerr ose dështon të ndërmarrë kjo ministri gjatë viteve — në mbështetje të artit, kulturës dhe të identitetit shqiptar.  A nuk është ky misioni i saj?

 

Për të tërhequr vëmendjne e publikut ndaj ankesave të tyre, përfaqsuesit e artit dhe kulturës shqiptare kanë nënshkruar një peticion kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës për të zhvendosur Teatrin Kombëtar.

Por është e vështirë të mësohen faktet se çfarë e shtynë Ministrinë e Kulturës dhe qeverinë Rama të ndërmarrin një masë të tillë – pa konsultime me njerzit që preken drejtë për drejtë nga ky vendim – e që siç duket ka acaruar dhe alarmuar pjesën dërmuese të artistëve shqiptarë dhe një pjesë të shoqërisë.

 

Gjatë një diskutimi në njërin prej rrjetëve të televizionit shqiptar mbi këtë çështje parëmbrëmë, zevëndës ministrja e Kulturës dhe drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar nuk kishin asnjë informacion për këtë – njëri i binte çekiqit, tjetri patkoi — por duket se forca shtytëse për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar është ndërtimi i pallateve të reja në vendin ku qëndron sot ky teatër – është pra rezultat i një etjeje për më shumë pasuri, për fitime marramendëse, për dike.  Kjo është një vazhdimësi e tranzicionit ku arti dhe kultura dhe si rrjedhim edhe ata që përçojnë ketë veprimtari tek masat e gjëra të popullit, janë lënë pas dore dhe nepërkëmbur keq në periudhën e tranzicionit në Shqipëri. Shumë prej tyre fatkeqsisht janë larguar nga vendi.  Nuk e di se cilat janë meritat dhe të metat e ndërtesës aktuale të Teatrit Kombëtar — por a nuk meritojnë këta përfaqsues të kulturës shqiptare që të pakën të konsultohen dhe të kenë fjalën e tyre përsa i përket zhvillimeve të krijimtarisë së tyre të gjithanshme të zhvillimit shoqëror, shpirtëror dhe kulturor, tani dhe në të ardhmen – përfshirë edhe mjediset ku mundësisht do të zhvillojnë vepimtarinë e tyre?

 

Ndërtesat shumëkatëshe, sado të mahnitshme që të jenë — nuk janë simbole të thesarit të kulturës kombëtare as nuk janë monumente të identitetit kulturor kombëtar të shqiptarëve dhe as nuk përbëjnë arritjet që mund të ketë shënuar Shqipëria në fushat e zhvillimit shoqëror dhe shpirtëror. Sado krenarë që të jeni për shumëkatëshet e ndërtuara në Tiranë, arritjet dhe sukseset e një kombi nuk maten me ndërtesa të mëdha, madje as me rrugë të gjëra e të asfaltuara, por me krijimtarinë e pikërisht të këtyre përfaqsuesve të kulturës shqiptare që janë revoltuar nga njoftimi i fundit i qeverisë Rama për të zhvendosur Teatrin Kombëtar dhe të cilët me të drejtë kërkojnë që, të pakën, të dëgjohen shqetësimet e tyre, si artistë shqiptarë dhe si njerëz.  Siç është shprehur edhe Anton Harapi në librin e tij “Vlerë Shpirtërore”, “Zotërinj, njerëzit e bëjnë Shqipërinë dhe jo sendet. Virtyti dhe zotësia janë dinamoja e atdheut dhe jo motorat e makinat.  Fuqia dhe madhështia e atdheut nuk maten me barometrin e pasurisë, as me kompasin e dobisë, por me sasinë e njerëzve krijues në dituri e art, të plotësuar edhe me karakterin moral në jetën private dhe publike, sepse duhet ta dini zotërinj, nuk është sendi as atdheu që e bëjnë njeriun, por janë njerërzit që e bëjnë atdheun, që i ruajnë dhe i shtojnë thesaret kombëtare.”

 

Fatkeqsisht, gjatë këtyre 28 vjetë tranzicion, thesari i kulturës kombëtare shqiptare sa ka ardhur e varfëruar ndjeshëm, në të gjitha fushat, madje shumë ekspertë thonë se është në një gjëndje të shëmtuar.  Shoqëria shqiptare në përgjithsi, përfshirë institucionet politike do bënin mirë që më në fund të lënë mënjanë deklaratat bombastike ofenduese kundër artistëve të kombit – dhe ashtu siç ka shkruar edhe Anton Harapi për një situatë të ngjashme në kohën e tij — të ndëgjojnë seriozisht dhe pa inate, “Gjamën e shpirtit të disa shqiptarëve vërtetë fisnikë, të cilët duke u lartësuar mbi këtë shëmtim, mbërrijnë aty ku janë vlerat e visaret e jetës njerëzore e shqiptare dhe me të tëra ndjesitë nuk flasin, por si vigaj ulurojnë.   Zëri i tyre është kushtrimi për kulturën e shpirtit shqiptar”.  Ky zë kushtrimi duhet të dëgjohet, të përfillet dhe të mbështetet nga mbarë shoqëria.

Prof.Dr. Bajram Shabani, apo Njeriu me dritë në sy! – Nga AGRON SHABANI


Thonë se forca (fuqia) dhe energjia e një mendimi të thellë, racional dhe pozitivist, në domenin ose kontekstin e njohur shkencor ose akademik, mund t´i vëjnë në levizje tokën (planetën) së bashku me gjithësinë ose universin tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se nën ujë, nën tokë, nën diell ose në qiellin ose universin e pafund, asgjë nuk është e pamundur dhe përfundimtare për ekspertët ose shkencëtarët e fushave të ndryshme. Dhe, Prof.Dr. Bajram Shabani është padyshim njeri prej ekspertëve ose shkenctarëve më të shquar shqiptarë në fushat e njohura të xehëtarisë dhe gjeologjisë. I edukuar dhe diplomuar në Fakultetin e Shkencave Xehëtare-Mineralogjike pranë Universitetit të Tuzllës si dhe i specializuar (magjistruar) dhe promovuar (doktoruar) në Universitetin e njohur të Zagrebit dhe Tiranës: Si Profesor shumëvjeçar në Fakultetin e Shkencave Xehëtare-Metalurgjike pranë Universitetit të Prishtinës, respektivisht në Fakultetin Xehëtar-Metalurgjik (FXM) në Mitrovicë, si drejtor dhe ekspert i shquar për disa vite ose dekada me radhë në Minierën e njohur të Boksitit të Klinës, ligjerues ose profesor ordinarë dhe doktor i shkencave gjeologjike, autor i dy librave (veprave) shkencore ose univerzitare, i me tepër se 50 punimeve të ndryshme shkencore ose metodologjike në fushat e ndryshme të xehëtarisë dhe gjeologjisë dhe kështu me radhë, Prof.Dr. Bajram Shabani ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në historinë e përgjithshme të xehëtarisë dhe gjeologjisë shqiptare si dhe të asaj botërore ose ndërkombtare. Emrin e Profesor Bajramit (Shabanit) sot e përmendin ose lakojnë me respekt të posaçëm dhe konsideratë të lartë edhe shumë figura (personalitete) eminente ose prominente të arsmit, shkencës, kulturës, politikës dhe diplomacisë vendore dhe ndërkombtare, ndër të cilët edhe ish Presidenti historik i SHBA-së dhe miku i madh i Kosovës dhe Shqiptarëve, Bill Clinton (Bil Klinton) i cili i dërgon edhe një letër mirënjohëse ose falenderuse Profesor Bajram Shabanit -lidhur me angazhimin dhe kontributin e tij shkencor ose akademik në Kosovë dhe gjithandej.
Se këndejmi, janë gjaku, delli (damari), akribitetit, eruditeti, luciditeti dhe subtiliteti i njohur shkencor ose akademik së bashku me integritetin, karismen, ekskluzivitetin, shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore ose akademike, ato që pedagogun (profesorin) ose akademikun e lartëpërmendur shqiptarë nga Kosova, z. Bajram Shabani, e bëjnë figurë ose një personalitet të veçantë-përmasash ose dimensionesh të larta kombtare dhe ndërkombtare. Duke e ngritur ose promovuar kështu edhe në Instancë të lartë morale, profesionale, shkencore ose akademike, respektivisht, në një institucion të posaçëm dhe të fuqishë mendor dhe ideor në jetën ose botën e njohur shkencore, intelektuale ose akademike.
r me tepër ndërkaq, qielli i kaltërt -blu, konstelacioni, respektivisht, ‘ansambli’ ose ‘baleti i yjeve’, ‘muzika‘ ose ‘melodia e thellë’ e tokës së dashur atërore dhe stërgjyshore së bashku me ‘galerinë’ ose pasurinë e madhe nëntokësore ose gjeologjike të Kosovës, e kanë nxitur (provokuar) ose preokupuar shpesh ose vazhdimisht mendjen e ndritur, respektivisht, kokën e mençur ose gjeniale të Prof. Dr. Bajram Shabanit. Duke i nxitur dhe stimuluar në ketë sfond edhe narrativin, akribitetin ose ‘opus magnusin’ e tij shkencor ose hulumtues, për të studuar, gjurmuar ose hulumtuar akoma më shumë në resurset ose pasuritë e shumëta xehëtare ose nëntokësore të Kosovës. Proesor Shabani, ishte Ai që dikur, në kohën e sundimit, robërisë, tiranisë, eksplatimit dhe shfrytëzimit të egër të Kosovës nga Serbia, si profesor univerziteti dhe drejtor i Minierës së Boksitit në Klinë, atëbotë u vuri embargo ose bllokadë totale serbëve dhe rusëve në eksplatimin ose liferimin e boksitit të Kosovës në Rusi. Duke u shprehur asokohe se nga boksiti i pasur i Kosovës, mund të prodhohet ose përpunohet urani (uraniumi) i pafisnikëruar nga i cili mund të prodhohen edhe bombat e ndryshme nukleare ose atomike në Rusi ose me konkretisht, në ish BRSS-së. Ndërkohë që Prof.Dr. Bajram Shabani ka bërë studime, analiza, ekspertiza, hulumtime, anamneza dhe ekzaminime të shumëta shkencore ose metodologjike edhe në resurset ose pasuritë tjera hidrografike dhe xehëtare-metalurgjike të Kosovës, duke u shprehur se aty ku qielli është i pa re, gjegjësisht, i kthjellët dhe i kaltërt-blu, aty ka pasuri ose rezerva të shumëta ari dhe platine e kështu me radhë. Me fjalë tjera, rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose kontributëve të njohura shkencore dhe profesionale të z. Bajram Shabani, gjithëmonë kanë njohur dhe shënuar rritje dhe avansime të vazhdueshme në fushat ose disiplinat e lartëpëmendura shkencore ose metodologjike. Eruditët e njohur shkencor ose poliedrikë, nuk shikojnë kurrë në orë ose kalendar. Fusha e tyre është koha..;
Do shtuar në vazhdim se në esencën ose substancën e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose akademike të Profesorit Bajram Shabani, pos anës shkencore ose profesionale, ishin ose janë syzimi dhe kompromisi i mundshëm në mes evolucionit, empirizmit, narracionit, kriticizmit dhe racionalitetit të njohur shkencorë dhe humanist. Gjegjësisht, studimet dhe analizat e holla (të thella) shkencore ose akademike mbi reaksionin dhe inter(e)aksionin e brendshëm shkencorë ose metodologjikë, si dhe mbi reflektimet, referimet ose interferimet e ndryshme eksternne, eksplikative ose interaktive në botën e sotme shqiptare ose kosovare. Sidomos në ideologjinë ose kauzalitetin e njohur shkencor, intelektual, kulurorë ose akademik të individit dhe kolektivitetit. Duke menduar në arsimin, shkencën dhe kulturën si ideologji, respektivisht si kauzalitet i lartë shtetror, nacional, historik dhe patriotik. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe aspektët e njohura metafizike, transcendentale, ontologjike, gneseologjike, epistemologjike, antropokulturore, antropohistorike dhe të tjera.
E tërë kjo më qëllim të bartjes (transferimit) dhe bashkimit ose konvencionalizimit të së veçantës me të përbashkëtën e njojur shkencore ose humaniste. Kjo për faktin se qenësia ose ekzistenca e mbyllur e universumit (universit) të pafund në vet forcën ose fuqinë e tij centrifugale ose gravitative së bashku me bazën hyjnore ose profetike të çdo qenie njerëzore si dhe të çdo gjëje tjetër ekzistuese të ngritur ose projektuar në “mbretërinë e lartë” të ligjëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, sipas profesor Shabanit, e bën të përjetshme, aktuale ose gjithëmonë udhërrefyese formulën ose sintezën e njohur shkencore ose humaniste.ëëë
 

P.S.  Nga CV-ja e Prof.Dr. Bajram Shabanit:
Bajram Shabani ka lindur me 1O gusht të vitit 1947 në Dobrigje të Gjakovës (R. Kosovës)
Ai është baba i katër femijëve: dy djemve dhe dy vajzave.
Shkollën fillore e ka kryer në Deçan (Gramaçel), e ka mbaruar Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, me 1966; Fakultetin e Xehëtarisë dhe Gjeologjisë në Univerzitetin e Tuzllës-Departamenti i Xehëtarisë me 197O.
Studimet postdiplomike (pasdiplomike) i ka ndjekur dhe përfunduar me sukses në Univerzitetin e Zagrebit, respektivisht, në Fakultetin Gjeologji-Miniera me temën ” Vlerësimi ekonomik i Pellgut të thëngjillgurit (qymyrgurit) të Dukagjinit -Kosovë“, fusha: Ekonomia minerlae”
Në Shtator 1992 dhe tetor të vitit 1994, pranë Univerzitetit të Tiranës, respektivisht, në Fakultetin Gjeologji-Miniera, ka mbrojtur doktoraturën në temën “Vlerësimi gjeologjiko-ekonomik i Pellgut qymyrmbajtës të Dukagjinit në Kosovë“, fusha: “Venburimet e mineraleve të dobishme”.
Thirrjet (gradat) shkencore dhe aktivitetët pedagogjiko-akademike të Prof.Dr. Bajram Shabanit:
1977-198O- Asisistent i lëndës “Teknologjia e Eksplatimit Sipërfaqësor” në Fakultetin Xehëtaro-Metalurgjik (FXM) në Mitrovicë;
198O-1995-Ligjerues univerzitar i lëndës “Hulumtimet e vendburimeve minerale”
-1995-2OO4-2OO5- Në thirrje të Docentit dhe Doktorit Ordinar të Shkencave, Ligjerues i lëndës “Teknologjia e Eksplatimit Sipërfaqësor”
Autor i dy tekstëve univerzitare “Hulumtimet e Vendburimëve të Para Minerale” dhe “Shpimet Kërkimore me Injektim” ( Prishtinë 1997 dhe 1999)
Autor i mbi 5O punimëve shkencore ose akademike, pjesëmarrës i kurseve dhe trajnimëve të shumëta në shkallë kombtare dhe ndërkombtare, drejtor, udhëheqës i me tepër se 5O diplomave univerzitare, i 2 magjistraturave dhe 4 doktoraturave shkencore pranë FXM në Mitrovicë, udhëheqës dhe deri në menaxher kryesor në Minierën e Boksitit-Klinë etj.

Profesor Bajram Shabani flet anglisht, gjermanisht, italisht, serbo-kroatisht dhe rusisht.

A ishin gratë e mbuluara viktima të dhunës në familje? – Nga Gani Mehmetaj

 

Vlora nga periferia e Prishtinës ishte vajzë 16 vjeçe kur e braktisi shtëpinë. Rrethanat e ikjes ishin dramatike. Vëllai i madh dhe babai donin ta mbulonin me shami arabe, ta ndanin nga shoqet, ta ndalonin nga shkolla, kurse ajo kishte ëndrra tjera. Vlora nuk pranoi me asnjë kusht mbulesë, as ndalesa fetare. U përpoqën ta bindin me fjalë, pastaj kërcitën shpullat e grushtet, prapë nisën përgjërimet e nënës, por vajza e re një herë u strehua te të afërmit, pastaj e kërkoi ndihmën e shoqatave humanitare.

Rrëfimi i saj me lot e ngashërime që ia zinin frymëmarrjen kur e tregoi para auditorit të shushatur që qante me te, ishte i ngjashëm me rrëfimin e Meritës 15-vjeçare. Familja e saj mu si familja e Vlorës ishte e varfër. Edhe ajo tregon se si nisën të vinin ca arabë të frikshëm të shoqatave humanitare, që të hanin me sy, kur të shikonin. Vëllai e babai dilnin e ktheheshin me ta. Gjendja jonë u përmirësua, nuk kishim mungesa, por për ramazan filluam të agjëronim, ndërsa kurrë nuk e kishim bërë më parë. Vëllai i madh lëshoi mjekër, babai nisi të shkonte në xhami, ia kërkuan nënës të mbulohej, ajo nuk rezistoi, megjithëse i afrohej të pesëdhjetave. E pashë që nuk e bëri me zemër, madje dy herë qau para meje, por athua kishte zgjidhje tjetër?  Pastaj thanë se duhej të mbulohej edhe vajza…

Kështu, Vlora e Merita mbetën pa familje sherri i arabëve të shoqatave humanitare. Drama të tilla kishte jo pak para më shumë se dhjetë vjetësh, por fare pak janë nxjerr në shesh. Kam dëgjuar edhe për fuqinë e vullnetit të dhjetëra vajzave e grave që nuk pranuan të mbulohen me shami arabe. Vajzat e reja kanë ikur nga familjet që t’i shpëtojnë mbulesave, të tjerat ikën, sepse nuk donin të shkonin nëpër mejtepe e medrese. Disa patën fatin të gjejnë strehim në mjedise të shoqatave humanitare, të arsimohen e të gjejnë punë të dinjitetshme, shumë të tjera nuk e patën këtë fat. E braktisën atdheun apo kanë rënë viktima të babëzisë së kohës, është vështirë të dihet. Edhe Qendrat për strehimin e grave janë ballafaquar me raste të tilla.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga drama e Meritës e Vlorës. Ato kanë shpëtuar nga mbulesa e grave, i kanë realizuar ëndrrat e tyre, e kanë mbaruar fakultetin dhe jetojnë të lumtura. Me njërën është pajtuar familja, kurse me tjetrën marrëdhëniet rrinë të ngrira. Vlora dhe Merita janë disa nga shembujt e ndritshëm që shpëtuan nga kthetrat e dhunës mesjetare arabe. Por sa vajza e gra nuk e patën forcën e vendosmërinë e Vlorës e Meritës që t’i shpëtojnë errësirës arabe e dhunës familjare? Me dhimbsen vajzat e reja të mbuluara, kur i detyrojnë nga Medreseja e kryeqytetit të dalin në shëtitoren “Shenjtorja Terezë” që t’i bëjnë reklamë islamit, ndërsa të rinjtë i shohin për përçmim , u hedhin fjalë në stilin: -shih, shih ninxha breshkat, apo – mos fol se po kalojnë popadinkat (duke aluduar në përngjasimin me veshjet e murgeshave serbe, që dikur u shquan për shpifje të frikshme kundër shqiptarëve). Vajzat e mbuluara, pos uniformave,  nuk kanë asgjë të përbashkët me popadinkat (murgeshat serbe), e megjithatë janë objekt i përbuzjeve pa fajin e tyre.

A janë në agjendën e Shoqatave për barazinë e gjinive gratë e vajzat e mbuluara? A ka bërë kush anketë me to?

Mbulimi i grave e vajzave nisi në Shqipëri, ku zbarkuan shoqatat islamike arabe e turke si mizat në pleh. E goditën me egërsi Shkodrën, simbolin kombëtar të te gjithë shqiptarëve, nuk e kursyen Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, e gllabëruan pastaj tërë shtetin shqiptar, që nuk e lëshojnë, gati ia kanë zënë frymën.

Ndërkaq, shqiptarët e Maqedonisë të hutuar me shtetin amë që u kthye me lehtësi në mesjetën islamike, të goditur me shpërfytyrimin e identitetit të tyre, të dëshpëruar që nuk u dhanë mbështetje kombëtare në Shqipëri e në Dardani për ta mbrojtur identitetin kombëtarë, ndërsa na e kërkuan me përgjërim, të lodhur e të vetmuar nga lufta e vazhdueshme për shqiptari, nisën të dorëzohen para pushtimit të dhunshëm të shoqatave arabe e turke që e kishin mbështetjen e qeverisë e të shërbimit të fshehtë të Shkupit.

Në Dardani kohë më të gjatë i rezistuan kësaj mortaje, dardanët kokën e mbanim nga Evropa, sepse pos që i  takonim këtij kontinenti, ushtritë e tyre na shpëtuan nga shfarosja me 1999.  Por pastaj shteti ua hapi dyert e dritaret veprimit rrënimtar të shoqatave islamike.

Në rrugëtimin e gjatë prej më shumë se një shekull – Nga Jahja Lluka

Me rastin e 10 vjetorit te pavarësisë së Kosovës

 

Kosova me 17 shkurt shënon dhjetë vjetorin e pavarësisë. Hiç më larg se dy dekada populli i Kosovës gjendej para shfarosjes, në sytë e botës luhej tragjedia ç’njerëzore në Ballkanin e përgjakur. Atëherë me gjithë lëvizjet popullore për liri dhe pavarësi,me gjithë luftën çlirimtare me gjithë bagazhin intelektual që të dilej kundër një armiku shekullor,prapë ka qenë në pikëpyetje shtetbërja pasi që historikisht kemi kaluar në tragjëdi të mëdha ku është kanosur qenësia shqiptare.

Me 1999 më shumë se një milion shqiptarë që morën rrugët e botës asnjëhere nuk e menduan se do ktheheshin përsëri. Ata që mbetën brenda iu nënshtruan torturave dhe masakrave të regjimit serb,burgjet ishin të stërmbushura me robër shqiptarë,mbi trupat e të cilëve bëheshin eksperimente ç’njerëzore, qytete e fshatëra u shendërruan në shkrumb e hi dhe nuk mund të gjeje as edhe një shpresë të vetme në tokën e vuajtur ku errësira dhe mizoria ishin mishëruar. Sot, shteti i Kosovës është rezultat i mijëra nxënësve dhe studentëve që në kohën e regjimit serb ngritën zërin para syve të botës pa patur frikë.

Është rezultat i punës së shejtë të mësueseve dhe profesorëve, të cilët bënë çmos që ta ruajnë gjuhën shqipe dhe ta kultivojnë dijen n’ato kohë të errëta.Është rezultat i punës humane të mjekëve që rrezikuan jetët e tyre për të ndihmuar të plagosurit dhe të sëmurët.Është rezultat i klasës intelektuale të cilët shkrinë jetën për ta ngritur para botës demokratike çështjen shqiptare; është rezultat i gazetarëve që nuk ngurruan ta thonë të vërtetën; është rezultat i artistëve që përmes veprave shpalosën vuajtjen dhe qëndresën. Është rezultat i diasporës shqiptare që nuk ndaloi kontributin asnjëhere, duke e ngritur zërin deri në institucionet më të larta diplomatike botërore.

Është rezultat i familjeve të mëdha shqiptare të cilat u vetëflijuan. Si familja Jashari, Haradinaj,Pajaziti,Ramadani e shumë e shumë të tjera. Është rezultat i trimave dhe trimreshave që u flijuan për atdheun. Pavarësia e Kosovës është rezultat e këtij populli shpirtlirë që nuk pranoi robërine nga asnjë pushtues. Dhe, kur bota pa qëndresën tonë atëhere fituam miq që dhanë kontribut për krijimin e këtij shteti. Sot, Kosovën e kemi, e jona është që të punojmë e të ngrihemi ballë lartë në mesin e popujve të qytetëruar.

ÇFARË MJERIMI! – Nga Xhevair Lleshi

Duke dëgjuar një emision televiziv

 

Një nga ata që më dukej serioz në një diskutim për artin më bëri të sëmurë. Diskutohej në gjuhën shqipe dhe secili fliste shqip si në Kohën e Qepës. «Nuk muj me fol nrysh» të vjen përgjigjja. Dhe zorrët e fjalëve të vijnë grykë! Fjalët elegante, të zgjedhura, të hajthme, miqësore, të ngrohta, fjalët që ndezin zemra, ato që nënkuptohen, që mbeten në grykë, që nuk shfaqen, fjalët që gjithmonë janë të zëna me punë – këto mungojnë! Nuk i gjen më. Nuk i dëgjon më! «Nuk muj me fol nrysh !» E ç’të keqe ka? Më mirë në kotnajën e fjalëve pa cak, pa atë hollësinë e nevojshme të domosdosë së të folurit të kthjellët e të normuar të gjuhës shqipe.

NË TELEVIZION FLITET SHQIPE STANDARDE ! Jo fjalë të ditës, jo fjalë që nuk zbardhen dot as në dritën e diellit, as përmes gjakrave të nxehtë, jo fjalë që kërkojnë ndonjë skenar të veçantë, por një e folur me tharm, që trondit shpirtin dhe mbahet mend. «Nuk muj me fol nrysh» Dhe mund të jesh zv.ministër apo ministër dhe të flasësh kështu? Kush të duron? O Zot! Fjalë të rrethuara me njëmijë dialekte. Ja, mbaroi fjalimi  ministror me fjalët nëpër duar (jo nga goja e as nga mendja!), po fjalë me skenar… Dhe mbledhjet janë të pafundme për dashurinë e fjalës shqipe të kulluar, të shqipes së kulluar! «Nuk muj me fol nrysh !» Të këputet shpirti në mes të punës, të pushimit, të ngehjes dhe kështu me radhë drejt një realiteti të përbuzur të përnatshëm në emisionet televizive. Kushti i parë për të qenë nëpunës i lartë apo i ulët është: të flasësh bukur gjuhën shqipe! «Un e kom pas ni hall.» Do të duhet luajtur brydhët kjo pjesë orkestrale e fjalës së bukur shqipe. Në korin e madh të të folurit shqipja e saktë dhe të mrekullueshme ka ngritur flamurin e bardhë. Është dorëzuar, duke u nënshtruar përplot bindje, se gjuha shqipe MBROHET NGA LIGJI… Çfarë mjerimi!

Xhevair Lleshi