Këtë radhë sondazhet e shumta mbi zgjedhjet e mesmandatit të datës 3 Nëntor në SHBA nuk gabuan; madje nga droja e të papriturave të mëparshme do thënë se ishin disi të përmbajtura; ndaj edhe nuk e kishin paraparë një fitore të tillë plebishitare të demokratëve, një cunam të vërtetë zgjedhor të tyre dhe një katastrofë të tillë të republikanëve të Presidentit Trump dhe MAGA-s së tij.
Sipas rezultateve të deritanishme që do të përditësohen, këta të fundit, krahas Dhomës së Përfaqësuesve, deri tani kanë siguruar 225 vende nga 218 që përbëjnë shumicën absolute por mund të marrin deri në 255 deputetë; por ata muarën bindshëm edhe Senatin me 54 senatorë nga 45 që kishin kundrejt 44 të republikanëve, nga 53 deri tani.
Zgjedhjet e Mesmandatit ishin barometri dhe testi më i madh politik për politikën amerikane dhe sidomos për Presidentin Trump; edhe pse ai nuk e kishte emrin në fletën e votimit, atje ishte bilanci i presidencës, e ardhmja politike e tij dhe e republikanëve. Ndaj këto zgjedhje u kthyen në një Referendum politik për Trump, në një kohë kur pëlqyeshmëria publike ndaj tij kishte pësuar pikiatën më të madhe me vetëm 32 për qind, më e ulta pas Harry Truman në vitin 1946.
Këto zgjedhje spikatin për disa arritje historike dhe spektakolare për demokratët. Kështu, në Kansas City, për herë të parë nga viti 1932 fitoi demokrati Adam Hamilton. Në Teksas, i konsideruar si “ perla dhe kështjella zgjedhore” e republikanëve, ku ata nuk “lëshonin pe“ nga viti 1988 dhe ku Trump më 2024 fitoi me një diferencë prej 16 pikësh ndaj Kamala Harris, fituan thellë senatori demokrat James Talarico, i mbiquajtur “Kenedi“ i ri amerikan dhe guvernatorja e parë latine Gina Hinojosa. Po ashtu, në Miçigan fitoi dhe u zgjodh muslimani i parë demokrat në Senat egjiptiano-amerikani Abdul El Sayed; edhe pse rivalja e tij në primare votoi në favor të sfidantit të tij republikan, në shenjë proteste ndaj sipas saj ndaj qëndrimeve anti-izraelite të Sayed. Megjithatë, u vërtetua parashikimi i politologut të njohur amerikan Hans Noel, se kjo nuk do të kishte ndikim, ca më pak të ndjeshëm për demokratët.
Po ashtu, u zgjodh e para indogjene senatore demokrate dhe lista vazhdon e gjatë.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, Demokratët e patën shumë më të lehtë për të marrë shumicën me diferencë deri në 40 vende më shumë se republikanët. Kësisoj, ata thyen rekordin e zgjedhjeve në vitin 2018 kur siguruan 30 vende më shumë.
Kësisoj, siç përflitet, për herë të parë, Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve mund të jetë një njeri me ngyrë dhe kundërshtar i ashpër i Trump, Hakeen JEFFRIES.
Fronti më i vështirë dhe një Thriller i vërtetë ishte lufta për Senatin. Fillimisht aty Demokratëve iu desh të mbronin dhe konfirmonin fitoren në 4 shtetet ku kishin fituar më parë – Xhorxhia, New Hampshire, Minesota dhe Miçigan. Së dyti dhe më e vështira, atyre u duhej të fitonin të paktën 4 nga 9 ” kështjellat ” republikane. Në fakt, demokratët fituan 7 nga këto 9 kështjella zgjedhore të republikanëve: Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Ajova, Ohajo, Teksas, Kansas dhe Maine.
Sipas ekspertëve, përpara 6 muajve, fitorja e demokratëve në këto shtete nuk mund të imagjinohej, mbasi ato janë baza e MAGA-s. Por zgjedhësit u hakmorën për shkak të shtrenjtimit të ndjeshëm të kostos së jetesës, pothuajse dyfishimin e çmimeve të naftës dhe benzinës, rritjen e inflacionit nga 2,4 në 3,7 për qind, etj; këto si pasojë e mosmbajtjes së premtimeve të bujshme të Trumpit për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, zgjatjen e luftës në Iran, duke rrezikuar ta kthejë atë në një ” luftë të përhershme dhe gjendjes së nderë në Gaza, edhe pse u premtua se ajo do të bëhej ”’ oaz paqeje dhe riviera e Lindjes ”.
Sa u takon republikanëve, e vetmja përparësi absolute në këtë fushatë, më e kushtueshmja në historinë e zgjedhjeve amerikane që pritet të kapë shumën 11,5 miliard dollarë ishin fondet e mëdha. Kjo edhe falë Elon Musk që financoi mbi 500 milionë dollarë për republikanët. Gjithsesi ndodhi ajo që parashikoi një strateg i Presidentit Trump se “të gjitha paratë e botës nuk e zëvendësojnë dot entusiazmin e munguar” te republikanët.
Tre shkaqet kryesore të kësaj humbjeje të rëndë janë lufta në Iran, çka e pranoi më në fund edhe vetë Presidenti Trump, politikat e gabuara me tarifat tregtare dhe qëndrimet ndaj Ukrainës dhe Rusisë. Kjo mbasi efektet e tyre janë ndjerë tej mase në përditshmërinë e njerëzve në SHBA, në shtrenjtimin e kostos së jetesës, krejt ndryshe nga premtimet e Presidentit Trump kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë.
Ndryshe nga vite më parë, politika e jashtme ndikoi negativisht dhe ndjeshëm në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kështu, inflacioni, nga 2,9 në Janar 2025 ka kapur shifrën rekord 3,7 për qind. Kjo shkaktoi rritjen e normave të interesit nga 2,3 në Janar 2025 në 7,1 për qind në gusht dhe tani 11 për qind, me tendencë në rritje, duke rënduar xhepin e amerikanëve të thjeshtë.
Sipas ekonomistit të njohur amerikan Mark Zandi, 8 muajt e fundit të luftës në Iran i kanë kushtuar mesatarisht çdo amerikani 2000 dollarë. Ndërsa kostoja totale e kësaj lufte për ekonominë amerikane llogaritet në 265 miliard Dollarë. Për pasojë, ajo ka shkaktuar 1/3 e rritjes së inflacionit dhe uljen e ndjeshme të fuqisë blerëse të popullatës.
Më tej, nga lufta tregtare tarifore amerikane, humbësja e parë e madhe është vetë SHBA-ja. Sepse tarifat tregtare janë tatim mbi konsumatorin. Ato shtrenjtojnë artikujt bazë të jetës, autot, pajisjet, etj. Për pasojë, industria duhet të paguajë më shumë për alumimin, lëndët drusore dhe teknologjinë e importit, duke shtrenjtuar çmimet e tyre të blerjes në treg. Kështu, konsumatorët varfërohen më shumë, blejnë më pak, pra bie kërkesa dhe prodhimi, rritet papunësia dhe kostoja e jetesës dhe tarifat kthehen në bumerang.
Dhe faktet tregojnë se ndryshe nga pretendimet e Presidentit Trump se barrën e tarifave tregtare do ta përballonin të huajt, ka ndodhur krejt e kundërta. Sipas të dhënave zyrtare, janë amerikanët e thjeshtë që kanë ” paguar” 90 për qind të efekteve të atyre tarifave, si pasojë e rritjes së çmimeve të mallrave të konsumit dhe të benzinës.
Sipas sondazheve më të fundit, 53 për qind e amerikanëve mendojnë se ekonomia është dobësuar, treguesi më i dobët nga viti 2022 dhe 34 për qind në vitin 2018 gjatë presidencës së parë Trump.
Ndërkohë, marrëveshja që Trump bëri gjatë muajit Tetor me Presidentin Putin për livrimin e 300.000 ton naftë në muaj që më vonë do të rritet në 400 dhe 500.000 tonë nuk pati, ashtu siç edhe pritej, efekte në tregun amerikan dhe atë botëror. Kjo për arsyen e thjeshtë se 300.000 ton naftë tregu amerikan i thith brenda 14 orëve, mbasi ai konsumon 500.000 ton në ditë!
Në fakt, kjo marrëveshje bashkë me heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë janë interpretuar si lëshim dhe favor tjetër amerikan për Rusinë, në dëm të Ukrainës dhe Europës. Kjo mbasi makineria e luftës së Putinit falë kësaj marrëveshjeje siguron 7 miliard Dollarë, me të cilat ai do të godasë infrastrukturën energjitike dhe dixhitale ukrainase.
Mirëpo, shumica e elektoratit në SHBA ushqejnë simpati për Ukrainën. Sipas sondazhit më të fundit të ABS Ipsos, 66 për qind e amerikanëve kanë simpati për Ukrainën dhe vetëm 3 për qind për Rusinë. Ndërkohë, Zelenski është lideri më popullor në SHBA me një pëlqyeshmëri 53 për qind, më e lartë se për vetë Trumpin. Për pasojë, kjo ka patur ndikimin e vet te elektorati amerikan në rënien e popullaritett për republikanët dhe Trumpin.
Në prononcimet e deridjeshme, Presidenti Trump ka thënë që në rast të humbjes, ai do të jetë Zoti VETO, dmth do të zbatojë të drejtën e vetos mbi vendimet e të dyja dhomave të Kongresit. Por ka lënë hapur edhe bashkëpunimin me demokratët. Ishte pozitive që ai nuk priti gjatë, por përgëzoi demokratët për fitoren e bujshme dhe punën e tyre të mirë, duke shprehur gatishmëmrinë për bashkëpunim me ta. Kjo ka ndikuar në një situatë dhe atmosferë të qetë në publikun amerikan.
Humbja e të dyja dhomave të Kongresit amerikan do të ndikojë në dobësimin e rolit dhe autoritetit të Trump si President. Sepse Dhoma ka në dorë buxhetin federal, emërimet e ministrave, bllokimin e masave presidenciale dhe kompetenca të tjera, ashtu si edhe Senati deri në procedurat për shkarkimin e tij dhe të qeveritarëve të tjerë të lartë , edhe pse për këtë duhen 2/3 e votave, por çdo gjë mund të ndodhë.
Për pasojë, tani Trump kthehet në një “ lame duck” ose “ rosak i çalë” madje me të dyja këmbët” Gjithsesi, ai prapë mund të drejtojë me urdhëra ekzekutivë, me të drejtën e vetos, ndërsa në ushtri ka komandën. Megjithatë, situata e krijuar kërkon mirëkuptim për politikat e brendshme dhe sidomos në fushën gjeopolitike, përballë sfidave madhre me të cilat ndeshen SHBA-të në botë.
Ndaj, mendohet se kjo periudhë e re me demokratët që do t’i kenë të dy dhomat e Kongresit do të jetë e vështirë deri në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale dhe do të kërkojë bashkëpunim, më shumë se konfrontim politik.
Gjithsesi, fillimi menjëherë pas përfudimit të zgjedhjeve duket inkurajues. Po të vazhdojë kështu, dhe gjasat janë, shmanget edhe ndonjë rrezik apo mundësi për dhunë masive dhe ca më pak të përsëritjes së sulmit më 6 janar 2021 në Kapitol Hill. Një ndër ekspertët më të njohur amerikanë të kësaj fushe në Universitetin Penn në shtetin e Pensilvanisë, James PIAZZA thotë gjasat për një skenar të tillë janë të pakta. Kjo mbasi tani nuk bëhet fjalë për zgjedhje presidenciale. Veç kësaj, ndryshe nga zgjedhjet presidenciale, ato të mesmandatit kanë rregulla dhe procedura të shumta dhe të ndryshme nga shteti në shtet; ndaj edhe mundësitë për manipulime janë fare të pakta.
E rëndësishme të theksohet është se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte tejet e lartë; 60 – 65 për qind; kjo përgënjeshtroi mendimet se droja dhe frika nga trysnia, dhuna dhe kërcënimet e ndryshme mund të dekurajonte votuesit për të mos shkuar në kutitë e votimit.
Si përfundim, ndonëse nuk përjashtohen shfaqje dhune dhe vandalizmi, ku mund të ndikojë edhe gjuha e drunjtë politike e liderëve politikë, këto mund të jenë sporadike, të pjesshme, e shumta në ndonjë kryeqytet shteti dhe në zona të veçanta zgjedhore, por jo në nivel federal dhe ca më pak si më 6 Janar 2021.
Ja pse zgjedhjet e mesmandatit më 3 nëntor në SHBA nuk janë thjesht dhe vetëm fitore e demokratëve, por e gjithë politikës amerikane, e cila shfaqi edhe njëherë shembullin, vitalitetin dhe dinamikat e saj pozitive dhe frymëzuese.
E nderuar Elida
Nuk ka sportist apo burrë që ta largojë Dukën. Mos harro se e ka provuar njëherë edhe Rudi Vata një ikonë e Kombëtares Shqiptare. Duka ka krijuar për 16 vjet një mafie të mirëfilltë të Futbollit Shqiptar. Ai bashkëpunon me segmente mafioze te FIFAs dhe UEFAs.
Duka guxoi të dergonte kombëtaren e futbollit në Serbi, pa tifozë, pa simbole kombëtare dhe përseri bente pazare dhe mbronte Mishel Platinine nje njeri qe hapur mbronte Serbinë kur ajo duhet të ishte denuar ashper minimum 5 vjet jashte çdo aktiviteti futbollistik. Nuk doli një prokuror shqiptar ta çonte Duken ne burg për perdhosje të ligjeve shqiptare simboleve dhe Kushtetutës Shqiptare.
Duka me mafien e tij ka pezulluar me nje arrogancë të pashoqe gjyqtarin më të mire shqiptar të FIFA-s vetëm se nuk ju bind skemave mafioze te Dukës.
Duka sillet me klubet Shqiptare si padrino i vërtetë, shiko si sillet me Flamurtarin e Vlorës një klub që ka bërë histori të futbollit shqiptar.
Ato pak suksese qe i ka arritur Kombëtarja Shqiptare janë falë talentit të futbollistëve që luajne apo janë rritur jashtë. Duka ka bërë pazare të pista me talentet shqiptare jashtë duke ju kerkuar para në kembim të një vendi në Kombetare.
Sukseset e Kombëtares i detyrohen influencës se jashtëzakonshme në fushë dhe jashtë saj të nje legjende të futbollit siç është Lorik Cana dhe një portieri që Shqipëria nuk e ka patur kurrë siç eshte Etrit Berisha.
Miqësia që Duka shfaq më De Biazin më bën të dyshoj që në lenien jashtë finaleve të Francës e Hamdi Salihit, Berat Xhimshitit e Milot Rashicës ka dorë vetë Duka. Nese keta të tre do kishin shkuar në Francë historia e Shqipërisë ne Francë do vazhdonte me gjate se faza e grupeve.
Në harrojmë se ndoshta pa 3 pikët e Ballist Morinës që Duka ja fali Ramës e Vučičit para ndeshjes së kthimit me Serbine as në Francë ndoshta nuk do kishim shkuar.
Gara me Finon ish kryeministrin e zonës se bllokut jane nje teater per te krijuar idene e rreme se Rama është kunder Dukes kur në fakt këta jane bashkeaksionare te qendrës tregtare në krah te ish Sheratonit qe keta e quajnë stadium kombetar.