S’di ç’ngjau kështu!
Ne morëm zjarr të dy nga xixa e një të prekuri
Të gishtave, s’di ku… Dhe qeshim tok sa mundim!
Ti më flet pa të keq: “Po i prishet fundit hekuri!”
Dhe e var në gozhdë fundin.
Unë rri të vështroj e të quk lehtë buzën.
E të shtrëngoj në goks, se trembem mos më ik.
“Kujdes”! – sikur më shan,- “Ma rrudhe fare bluzën!”-
Dhe e varim bluzën bashkë në karrige.
Nuk di: ishim në shtrat, në pyll a në qiell ishim.
Vetëm një gjë s’harroj: Unë isha tok me ty!
“Kujdes”¨- prapë më qorton. “Ti po ma gris këmishën!”
Dhe këmishën lejla e zhveshim tok të dy.
E jeta rend e rend! Dhe çfarë s’mbyt nën hije,
Siç mbyt i egri det kërcunj edhe lëmyshqe.
Po ti vjen gjer në varr, o lodërzë dashurie…
Si një oazë brilanti mes rërave të ndryshme.
Tiranë, tetor 1991
Komentet