Pas evidentimit të faktit të shkatërrimit të vaskave termale të Banjës, Edi Rama ka publikuar mesazhin e një ndjekësi të tij, i cili pretendon se babai i tij, i cilësuar si “usta i gurit”.
Por që jo domosdoshmërisht një usta guri është edhe njohës i trashëgimisë kulturore, sado që t’i ketë qëndruar në krye punës, dhe këtu ngatërresa e Ramës është e qëllimtë, kush të mashtrohet, të mashtrohet.
Ndërkohë, ekspertët e trashëgimisë kulturore kanë qëndrime të ndryshme nga ato të përfaqësuara nga kryeministri, duke pretenduar se jo vetëm vaskat termale të Bënjës, por edhe Kanioni i Langaricës po dëmtohen.
Një tjetër element që e bën qesharak reagimin e Kryeministrit janë edhe fotot e publikuara. Rama ka postuar disa imazhe së bashku me mesazhin e ndjekësit të tij, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për krahasim mes gjendjes së sotme dhe asaj të 10 viteve më parë.
Megjithatë në postim shfaqen vetëm foto të së shkuarës dhe jo të situatës aktuale.
Reagimi i Ramës në Facebook
“JA SI ISHIN MURET ANTIKE TË BËNJËS
Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit – i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq – dhe u vesh me gurë
Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re
Këmbëngula disa herë dje e sot tek ky rast konkret, sepse furtuna histerike e vaskave të Bënjës e tregon qartë pse korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi sipërfaqen e ujit të pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa; dështakë me emër apo anonimë që duan emër, të cilët vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten”



Komentet