VOAL

VOAL

Një fitore e Europës ndaj autoritarizmit – Nga RIGELS LENJA*

April 26, 2019
blank

Komentet

blank

Alternativa e Ramës: “Ballkan i hapur”, ose luftë dhe gjakderdhje”

“Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur”, kjo është thirrja që Edi Rama u ka bërë liderëve të 27 vendeve të Evropës gjatë fjalës së tij në samitin e BE-së me Ballkanin perendimor.

Kryeministri e ka zbardhur vetë të plotë fjalimin e gjatë që ka mbajtur në samit, ndonëse koha që i ishte akorduar për të folur ishte vetëm 3 minuta. Dhe aty mund të gjendet lehtësisht avokatia që Rama i ka bërë nismës së tij dhe të presidentit serb Vuçiç e cila mban mbi vete dhe një kërcënim: shkatërrimin e gadishullit që gjithmonë është konsideruar si fuçi baroti.

Edhe gjatë konferencës për shtyp, Rama përdori termat, luftë, konflikt, gjakderdhje nëse “Open Balkan” nuk çohej përpara. Ai qe në sintoni të plotë me Vuçiçin i cili tha se ne nuk duam që rajoni ynë të përfundojë si Ukraina duke qenë në sintoni se e vetmja alternativë ndaj “Ballkanit të Hapur” është lufta.

 

“Sot, ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësisë në Europë. Është përpjekja më e gjithanshme për të krijuar një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe sundimi të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrentëve të pamëshirshëm të BE-së”, lexohet në fjalimin që kryeministri ka mbajtur në samit.

Ky presion bëhet në kuadër të një debati të brendëshm të BE, e cila nën trysninë gjermane, nuk e pranon nismën e Ramës dhe Vuçiçit dhe pranon të flasë vetëm për bashkëpunimin e gjashtë vendeve të rajonit (Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e Open Balkan) nën ombrellën e prosesit të Berlinit.

 

Fillimisht Edi Rama i bëri thirrje liderëve të BE-së që të mbështesnin idenë e Tiranës dhe Beogradit gjatë samitit që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë në tetorin e shkuar. Aty ai mbajti një fjalim ku vihej re qartë një kërkesë pazar, meqë nuk na afroni me BE-në, na pranoni Ballkanin e hapur. “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, BE mund të shkojë në Ballkanin Perëndimor” tha Rama në Bërdo duke arsyetuar: “BE -ja mund të na ndihmojë duke mbështetur plotësisht nismën tonë për Ballkanin e Hapur, e cila është një përpjekje e bashkërenduar e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të parandaluar që Procesi vizionar i Berlinit të bëhet një hije e tij dhe të kthehet në një turne vjetor të samiteve nëpër Evropë që përsëriten si ky samit përsërit atë të 18 viteve më parë, pa dhënë rezultate të prekshme”.

 

Por këtë herë, rreth gjysëm viti më pas doza e kërkesës është përforcuar duke kaluar nga lutja në kërcënim. në samitin e së enjtes që shkoi prapa frazave përgjëruese si: “Më lini t’ju them se Ballkani i Hapur është angazhimi i ri dhe më konstruktivi që mund të gjendet sot në Europë në frymën e një Europe të bashkuar”, fshihej shantazh se nëse kjo nuk bëhet e mundur Ballakni mund të shkojë drejt gjakderdhjes.Lapsi

blank

Po nuk e hoqëm nga aty ku është vetëm dëme do sjellë! Nga Jeta Toçila Dedja

Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që mbeti në dorë të një anadollaku i cili e përdor gjuhën vetëm për të bullizuar e dëmtuar Shqipërinë?!

Ky njeri me titull kryeministër jeton brenda një realiteti imagjinar ku vetja është qendra e gjithçkaje, si rrjedhojë ai i jep të drejtën asaj të flasë përçart në shqip e anglisht.

Kur flet shqip gjen një tufë hallexhinjsh që i qeshin, por kur flet anglisht një tufë tjetër njerëzish vetëm e përqeshin.

Në një status të shkurtër që kish publikuar në anglisht vërehet sa i cekët është në diplomaci.

Çfarë përmbajtje të varfër në komunikime të niveleve të larta!

O Endri Fuga, thuaji shefit se batutat dhe përgjigjet e tij janë bajate, aspak inteligjente, trashanike.

I ka ikur koha ore! S’bën më, ka mbaruar, ka marrë fund. Gazi i botës është ky klloun me pushtet i një vendi të vogël.

Nëpër botë e në Shqipëri ka plot shqiptarë që të impresionojnë me inteligjencën, taktin në komunikim, politesën, etikën, operimin perfekt me disa gjuhë të huaja.

Ne vemi e vëmë në krye këtë tipin me filtra mendorë të skaduar dhe kaq të prapambetur në mendësi.

I ka mbetur ora të shkretit tek mendimi i tij i brendshëm se është trendy, i adhurueshëm, dhe nuk ka shanse që të besojë të kundërtën.

Prandaj po nuk e hoqëm nga aty ku është vetëm dëme do sjellë ky mjerani politik.

blank

Vdekja e autoritetit politik Vdekja e autoritetit politik – Nga Freddy Grey

Freddy Grey, zv.redaktor i ‘The Spectator’, themelues i ‘The Spectator’s World’, ish-redaktor letrar i American Conservative.

A po jetojmë në epokën e liderëve të fortë apo të dobët? Deri më tani, politika në shekullin XXI është diktuar nga një zhvendosje globale nga liberalizmi drejt autoritarizmit. Shembujt janë Xi Jinping në Kinë, Putin në Rusi, Erdogan në Turqi, Modi në Indi, Orban në Hungari, Bolsonaro në Brazil dhe Duterte në Filipine.

Sidoqoftë, në vitet 2020, në demokracitë tona që supozohet se janë më të përparuarat, lajtmotivi politik ka qenë ai i lidershipit të dobët dhe të dështuar. Shikoni pak se çfarë ndodh sot në botë.

Boris Xhonson akuzohet shpesh se është një diktator i çuditshëm, një egomaniak i dëshpëruar të përmbushë fantazinë e tij të fëmijërisë “për të qenë mbreti i botës”. Por gjërat për të po shkojnë shumë mirë. Javën e kaluar, ai iu lut partisë së tij që ta mbështeste në një mocion mosbesimi. Dyzet deputetë konservatorë e injoruan kërkesën e tij. Ashtu si Tereza Mej para tij, edhe Xhonson i mbijetoi mocionit. Por tani është i përhapur perceptimi se lidershipi i tij i ka orët e numëruara.

Për të mbetur në postin e kryeministrit, Xhonson që kishte në fillim të mandatit një shumicë prej 80 vendesh, duhet të kujdeset tani për fraksionet në gjirin e konservatorëve. Edhe nëSHBA po bie ndjeshëm autoriteti i Xho Bajdent. Aleksandria Ozazio-Kortez, figura me ënjohur në krahun progresiv të Partisë Demokratike, deklaroi për CNN se nuk do të mbështeste presidentin aktual për një mandat tjetër në presidencialet e 2024-ës.

Dhe është e lehtë të kuptohet arsyeja e ngurrimit të saj. Mbështetja ndaj Bajden në sondazhevazhdon të pakësohet. Aktualisht puna e tij vlerësohet nga vetëm 39 për qind e amerikanëve (në të njëjtën fazë të presidencës së tij, Donald Trump kishte një mbështetje prej 44 për qind).

Nëse, siç e presin në fakt të gjithë, demokratët do të mposhten në zgjedhjet e mesit tëmandatit në nëntor, një shumicë republikane në Kongres mund të angazhohet për të fajësuar Bajden në shenjë hakmarrje për 2 nismat e ngjashme ndaj Trump. Impeachment mund të bëhet së shpejti një normë për çdo president, kundërshtarët e të cilit kontrollojnë Kongresin.

Ndërkohë, qeveritë e Spanjës dhe Holandës janë zhytur në telashe serioze, lidhur me akuzat për hakerimin e telefonave. Javën e kaluar, kryeministrja suedeze Magdalena Anderson, u sulmua ashpër për dështimin e saj për të ndalur krimet e shkaktuara emigrantët, duke i mbijetuar për pak një mocioni mosbesimi në parlament.

Nën drejtimin e Xhastin Trudo dhe Xhakinda Ardern, Kanadaja dhe Zelanda e Re dukej se kishin në krye dy centristë energjikë, të cilët mund të pengonin prirjen globale anti-politike. Ata u trajtuan me pozitivitet nga mediat ndërkombëtare, dhe përfituan nga popullariteti fillestar për shkak bllokimeve drakoniane anti-Covid. Tani asnjëri nga të dy nuk ndodhet në një pozitë kaq të fortë. Trudo u rizgjodh në shtatorin e vitit të kaluar, por pa një të shumicë të qartë. Në fillim të këtij muaji, në zgjedhjet lokale në Ontario, Partia Liberale e drejtuar prej tij fitoi vetëm 8 nga 124 vende në parlamentin rajonal.

Gjermania dhe Izraeli, e kanë kaluar pjesën më të madhe të këtij shekulli të dominuar nga një figurë politike. Kancelaria e Angela Merkel qeverisi për 16 vjet, ndërsa Benjamin Netanjahu 12. Por Angela dhe Bibi, janë zëvendësuar nga koalicione të dobëta dhe të përçara.

Kancelari i ri gjerman, Olaf Sholc, vlerësohet nga vetëm 30 për qind e gjermanëve. Partia e tij Socialdemokrate ka rënë në vendin e tretë në sondazhe. Koalicioni ma bazë të gjerë nëIzrael, duket se është në prag të kolapsit, ndërsa Netanjahu planifikon një rikthim tjetër nëpushtet.

Italia mbajti të dielën e kaluar zgjedhjet e pjesshme lokale. Partia me prirje fashiste Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë) arriti një rezultat shumë të mirë. Por Italia është një rast i çuditshëm. Mario Dragi, një tjetër ish-teknokrat i BE-së, që aktualisht shërben si kryeministër i pazgjedhur, gëzon një vlerësim çuditërisht të lartë (ndonëse në rënie) prej 55 për qind.

Kjo ndoshta sepse arriti të shfaqte ndjenjën e kontrollit të situatës në kundërpërgjigje të pandemisë. Ose mund të ndodhë që këto kohëra çuditërisht antidemokratike, njerëzit të priren të pëlqejnë sundimtarët që nuk i kanë zgjedhur me votë. (Vini re popullaritetin e qëndrueshëm të Mbretëreshës Elizabet II në Britaninë e Madhe). Megjithatë, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, qeveria e unitetit kombëtar të Dragit do të zëvendësohet, ndoshta nga një koalicion i krahut të djathtë të Fratelli D’Italia, Lega Nord dhe Forza Italia. Progresistët argumentojnë shpesh, se meqë njerëzimi është kaq shumë i dëmtuar nga autokratë toksikë, demokracitë do të përfitonin nga më shumë feminilitet në udhëheqjen globale.

Në një botë, në të cilën një numër i madh burrash identifikohen si feministë, ka ndoshta kuptim që të vendosen në krye më shumë gra. Megjithatë, përvoja e Ardern, dështimi i Mej,dhe trashëgimia përçarëse e Merkelit sugjerojnë se ekuilibri më i mirë gjinor tek G20, nuk është domosdoshmërisht përgjigja për problemet e botës.

Nuk do të dëgjojmë shumë feministe të brohorasin nëse në krye të Italisë do të zgjidhet Xhorgia Meloni që udhëheq Fratelli D’Italia. Për eurofilët e qendrës së majtë, shpresa e fundit dhe më e mirë e një rendi “të bazuar në rregulla” është presidenti francez Emanuel Makron, që sapo është rizgjedhur në detyrë.

Por edhe ai u shqetësua fundjavën e kaluar, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve për nëAsamblesë Kombëtare, shënoi rezultatin më të keq se çdo president francez që nga koha eZhak Shirak në vitin 1997. Aleanca e re e ekstremit të majtë, NUPES, e udhëhequr nga Zhan -Lyc Melensho, doli në krye dhe tani mund t’i hapë jo pak punë presidentit në mandatin e tij të dytë.

Macron mund të shmangë poshtërimin e mëtejshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve, nëse mund të promovojë me sukses një tjetër “projekt të frikës”. Diçka e ngjashme funksionoi për të në garën presidenciale. Edhe pse i papëlqyeshëm, Makron ishte i bindur se shumica e francezëve do ta refuzonte për herë të tretë, nacionalisten e vijës së ashpër Marin Lë Pen. Supozohet se gjendemi në mesin e një lufte demokratike mbarëbotërore, midis nacionalizmit populist dhe internacionalizmit liberal. Por në Britani, Amerikë, Itali dhe Francë, asnjëra nga lëvizjet nuk duket në gjendje të mbështesë shumicën demokratike. Prandaj, politika demokratike po bëhet gjithnjë e më negative.

Kandidatët fitojnë, jo për atë se kush janë, dhe çfarë përfaqësojnë; por për atë se kush nuk janë dhe çfarë kundërshtojnë.

Makron nuk ishte Lë Pen. Xhonson nuk ishte Korbin. Bajden nuk ishte Trump. Dhe Trump nuk ishte Hilari Klinton. Rezultati është ajo që studiuesi amerikan Majkëll Lind e quan “turbo-paralizë”. “Ne mund të mbetemi të bllokuar në një gjendje të ndërmjetme, midis një sistemi të vjetër që nuk mund të rikrijohet, dhe një sistemi të ri që ende nuk mund të ndërtohet. Mund të na duhet të durojmë vite aktivitetesh pa veprim dhe lëvizje pa lëvizje”- shkroi së fundmi ai.

Nuk është ndonjë zbulim i madh të thuash se po përballemi me një krizë në udhëheqjen demokratike. Por është e lehtë të harrohet se sa i thellë dhe i përhapur është ky problem.

Degradimi nisi shumë kohë përpara shfaqjes së Covid-19. Ai u përshpejtua pas dështimit të Luftës kundër Terrorit në mesin e viteve 2000 dhe në krizën financiare të vitit 2008, të cilat e shkatërruan besimin midis masave dhe elitave.

Në fillim, Covid–19 u duk se do e përmirësonte besimin mes palëve:njerëzit e frikësuar iu drejtuan udhëheqësve të tyre për shpresë. Me përjashtim të Donald Trump, liderët kryesorë botërorë shijuan një formë të rritjes së popullaritetit të “kohës së luftës”, ndërsa nisën tëluftonin ndaj përhapjes së virusit.

Analistët nisën të shihnin me zili avantazhet që kishin shtetet autoritare, kur bëhej fjalë për të detyruar njerëzit të qëndronin brenda shtëpive të tyre. Kina u cilësua si një model që duhej ndjekur. Por në të njëjtën kohë kishte një simpati të gjerë për udhëheqësit e botës së lirë, të cilët po detyroheshin të përballeshin me një problem kaq të vështirë të shëndetit publik.

Tani në botën e post-pandemisë, ajo valë e çuditshme e solidaritetit midis qeverisë dhe të qeverisurve është zhdukur. Inati i masave është kthyer, dhe është shumë hakmarrës. Kudo po vlon një zemërim i madh mbi kostot e mëdha të bllokimeve. Krimi i dhunshëm vazhdon që të rritet në qytetet e gjithë botës së zhvilluar.

Inflacioni po e dëmton kohezionin social dhe politik. Udhëheqësit perëndimorë janë të prirur të fajësojnë luftën në Ukrainë për koston e lartë të jetesës. Por votuesit janë konsumatorë, dhe ne të gjithë e dimë se çmimet filluan të rriteshin shumë kohë përpara luftës.

Tani është po aq e qartë, se edhe liderët autoritarë janë edhe më pak të aftë për ta luftuar inflacionin.

Në Turqinë e Erdoganit, norma e inflacionit ka arritur në 73 për qind. Në Brazilin e Bolsonaros për qind; në Rusinë e Putinit 17 për qind. Asnjë lider nuk e priste një inflacion kaq galopant.

Opsionet për qeveritë janë ose të rrisin taksat ose të ulin kostot. Që të dyja janë të dhimbshme dhe jopopullore. Problemi më i madh, është se elektoratet dhe sistemet politike nuk mund t’i durojnë dot liderët liberalë që kemi në krye. / Marrë me shkurtime nga “Spectator World” – Bota.al

blank

Rama nxjerr fjalimin që mbajti dje në Samitin e Brukselit, zbulon prapaskenat e mbledhjes me dyer të mbyllura me liderët e BE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fjalimin e tij të plotë që mbajti dje në Samitin e Brukselit, ku Shqipëria mori një ‘jo’ për çeljen e negociatave pas vetos së Bullgarisë.

Sot Rama ka treguar detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura me liderët e Europës dhe të Ballkanit.

Ai theksoi se liderëve ë Ballkanit iu kërkua që të mbanin një fjalim 3 minutësh.

FJALA E RAMES
🇪🇺Këshilli Europian – FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË🇦🇱
I dashur Charles Michel, faleminderit.
Kërkove në fillim që ndërhyrjet të jenë nga tre minuta. Po ta kishit mbajtur fjalën e të na kishit thirrur për nisjen e negociatave, do më kishin mjaftuar 30 sekonda. Por kur kjo nuk ka ndodhur kufirin e 3 minutave duhet ta harroni! Të paktën na duroni ca minuta më shumë, në respekt të durimit tonë shumëvjeçar karshi kush!
Të nderuar Presidentë e Kryeministra të Bashkimit Europian,
Të dashur miq,
Eshtë mirë dhe keq të jesh këtu me të gjithë ju. Mirë, sepse ne duam të jemi këtu, si europianë mes europianësh. Keq, sepse ne nuk mundemi të jemi këtu si europianë në shtëpinë e tyre, por vetëm si mysafirë të një Europe të ndarë. Një Europë të cilën as tragjedia e një pandemie globale në të shkuarën e afërt, as kërcënimi i një lufte tragjike globale në të ardhmen e afërt, nuk kanë mundur ta bashkojnë nën një çati.
Megjithatë, falë Emanuel Makronit kemi, së paku, mundësinë të flasim për një objektiv të dëshirueshëm moralisht, të mençur politikisht dhe të rëndësishëm strategjikisht: Komunitetin e ri Politik Europian. Shpresoj shumë që ndërsa ne, në Ballkanin Perëndimor, vazhdojmë rrugëtimet tona individuale drejt anëtarësimit në BE, duke u përballur me një Bullgari këtu e një Bullgari atje, të mund të marrë formë një çati e përbashkët europiane, më e madhe sesa tavani i plasaritur i BE-së, e cila do të na mbajë të gjithëve bashkë, duke na strehuar gjatë stuhive e duke na lejuar të ndërtojmë të ardhmen si një familje, e cila jeton në kate të ndryshme të së njëjtës shtëpi.
Kam dëgjuar disa të thonë se kjo ide s’është serioze, se është një lloj tjetër djathi francez që na serviret si antipastë për të na mohuar pjatën e vërtetë. Kam dëgjuar të thuhet se mund të jetë madje edhe një ide e rrezikshme, pasi një i tillë komunitet politik mund të zëvendësojë vetë zgjerimin dhe ta asgjësojë atë. Që Franca kurrë nuk ka qenë një forcë entuziaste për zgjerimin e këtij Unioni, ky është një sekret gjerësisht publik. Që Emanuel Makronit i duhet të përpëlitet midis shpirtit të tij tejet europian dhe kostumit presidencial të një vendi, ku të gjesh entuziazëm për zgjerimin e Bashkimit Europian është njësoj si të gjesh ujë në shkretëtirën e Arabisë Saudite, edhe ky është një sekret tejet publik. E megjithatë ideja e tij, për të na mbledhur të gjithëve së bashku, në një Komunitet të ri Politik Europian, duket për momentin një recetë shumë më premtuese sesa pjata bosh e zgjerimit pa zgjerim, e cila na është servirur për vite të tëra me radhë.
Shihni atë që dikur ishte Maqedonia apo FYROM dhe sot është Maqedonia e Veriut. 17 vjet vend kandidat, në pritje të çeljes së bisedimeve për anëtarësim. Madje, edhe ndryshimi i vetë emrit të vendit nuk bëri asgjë për të ndryshuar rrjedhën e lojës suaj. Shihni vendin tim, Shqipërinë, 8 vjet pritje si vend kandidat. Ka ndryshuar thellësisht së brendshmi dhe ka marrë shumë përgëzime për arritjet e saj. Mos më keqkuptoni, është bukur të përgëzohesh, por përgëzimet nuk janë punë mes shteteve.
Le ta shohim të vërtetën në sy miqtë e mi: Arsyeja se pse 17 dhe 8 vjet përsëri mund të mos mjaftojnë është shpirti i deformuar i zgjerimit. Fryma e zgjerimit është shndërruar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti të tërë, në një mjet pengmarrje për qëllimet individuale të shteteve anëtare. Është shndërruar nga projekti konstruktiv i bazuar në vlera të përbashkëta për bashkimin e vendeve, në llogoren cinike të interesave individuale të vendeve anëtare. Procesi i zgjerimit dikur ishte një mënyrë për të ushqyer shpirtin e Europës së përbashkët. Tashmë është kthyer në rrugën më të shkurtër që mund të çojë në shkatërrimin e saj.
Çfarë turpi për Europën kjo historia bullgare! Në mes të një lufte tejet të nxehtë në oborrin e Europës, një vend i NATO-s merr peng dy vende të tjera të NATO-s përpara syve të 26 vendeve të BE-së, që rrinë ulur në një shfaqje të frikshme pafuqie!
Dhe pastaj thonë se Vladimir Putini është shumë i sëmurë! Vladimir Putini mund të jetë me të vërtetë i sëmurë ose edhe mund të mos jetë, por më lini t’ju them se kjo situata këtu nuk duket posaçërisht e shëndetshme. Agresori rus i Ukrainës po merr një ndihmë tejet bujare dhe madje të pakërkuar nga një vend i NATO-s, i cili po destabilizon një tjetër vend të NATO-s, duke nxitur më shumë mllef e pakënaqësi në një rajon si i yni, që ende mund të mos jetë pjesë e BE-së, por mbetet një pjesë e Europës, ku sot Vladimir Putini sheh pikërisht hallkën e dobët për të goditur më tej rendin europian. Më lini gjithashtu t’ju them se kjo është shumë larg asaj çka i duhet tani pjesës më të cenueshme të Europës, që quhet Ballkani Perëndimor.

Sjellja e çështjeve historike dypalëshe në nivelin e Bashkimit Europian duhet të ndalet. Si mundet të përdoret Bashkimi Europian si një hapësirë për të marrë peng vende të tjera për interesa të brendshme të pengmarrësit?!

Ç’mund të bëjnë në këtë pikë vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ato mund të ulen e të presin Godonë – Vladimiri dhe Estragoni i Samuel Beketit shëmbëlltyrat tona në teatër dhe ne imitimi i tyre në jetën reale – ose mund të kontribuojnë për rilindjen në hapësirën e tyre të frymës agonike të Europës. Ne e quajmë “Berlin”, procesin e përpjekjes për këtë rilindje dhe “Ballkani i Hapur” është emri i mjetit që kemi krijuar për ta bërë “Berlinin” realitet në terren. Sot, ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësisë në Europë. Është përpjekja më e gjithanshme për të krijuar një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe sundimi të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrentëve të pamëshirshëm të BE-së. Më lini t’ju them se Ballkani i Hapur është angazhimi i ri dhe më konstruktivi që mund të gjendet sot në Europë në frymën e një Europe të bashkuar.

Të gjithë e dimë, Bashkimi Europian sot është në një krizë të thellë identiteti. Prandaj atij dhe vetë Europës i duhen të gjitha idetë dhe të gjitha nismat që mund të ndërmarrim, për të rindërtuar jo vetëm projektin politik që është braktisur, por edhe vetë besueshmërinë e tij në sytë e qytetarëve të saj. Është koha të lëmë 100 lule të lulëzojnë, siç do të thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund të thonë me të drejtë se Mao i linte lulet të çelnin, që pastaj t’i këpuste pa mëshirë. Ne urojmë fort të mos kemi të njëjtin fat.
Ja pse e mbështesim idenë e Komunitetit të Ri Politik Europian, ku shpresojmë të luajmë një rol, ashtu siç nuk heqim dorë nga shpresa që të luajmë një rol në BE. Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në po aq sa BE-ja ka nevojë sot për Ballkanin Perëndimor. Presim me padurim të jemi anëtarë me të drejta të plota të këtij bashkimi në shekullin tjetër. Presim me padurim që stërstërnipërit tanë të kenë të drejtën e votës brenda shtëpisë së BE-së, një e drejtë vote që uroj t’u bëhet e pamundur deri atëherë që ta përdorin si armë e një vendi të vetëm për të marr peng fqinjët, për të marrë peng BE-në, për të marrë peng popuj e kombe, për të poshtëruar qeveri të zgjedhura në rrugë demokratike dhe deri edhe për të luajtur qorrazi lojën e armiqve të Europës. Ja ku është i dyti Kryeministër i Maqedonisë së Veriut që është shumë pranë largimit të detyruar. Pse? Sepse pati besim te ju, besoi te BE-ja dhe bëri gjithçka mundi, por ende nuk është mjaftueshëm. Ndaj kjo është më tepër sesa Maqedonia e Veriut, më tepër sesa Bullgaria, është një sëmundje, diçka që ju duhet ta luftoni për ta shkulur nga trupi i BE-së. Do të vazhdojë kështu. Bullgaria do të përsëritet në forma, mënyra e emra të ndryshme. Po deri kur të bëhemi, siç thashë, anëtarë të Bashkimit Europian shekullin që vjen, shpresojmë të jemi pjesë e Komunitetit të ri Politik të Europës, ku së paku të mblidhemi rregullisht me ju, si sot, qoftë edhe pa të drejtë vote, ku mund të ulemi në çdo nivel politik, në çdo shkallë të shtëpisë së përbashkët dhe, sigurisht, të mund të jemi këtu për t’ju kujtuar se ekzistojmë! Apo s’ju kujtohet si na e bëtë ju me pandeminë? Harruat të mendonit për vaksinimin e infermierëve dhe infermiereve tona! Dhe pasi flisni e flisni prej vitesh për influencën e Kinës, Rusisë apo Turqisë në Ballkan, po ku të shkonim t’i gjenim ne vaksinat kur ju na kthyet shpinën? Në hënë? Kështu që disave iu desh t’i drejtoheshin Kinës apo Rusisë, ndërsa neve na u desh t’i drejtoheshim Turqisë dhe lavdi Zotit që Turqia s’na la në baltë, e prandaj edhe shpëtuam jetë të panumërta njerëzish.

Shpresoj shumë, po ashtu, që, ndërkohë që pengmarrja e Bullgarisë është ende në veprim, situata e dhimbshme e pengmarrjes së Kosovës të marrë fund dhe popullata e vetme në Europë pa të drejtë të lëvizë lirisht jashtë vendit të vet, të marrë liberalizimin e shumëmerituar të vizave. Pa mendohuni njëherë! Ata mund të lëviznin të lirë kur ishin nën një diktaturë jugosllave. Ata mund të shkonin në Europë, të punonin në Europë, por tanimë nuk munden më, qyshkur çlirimtarët europianë të Kosovës morën nën kontroll fatin e lëvizjes së tyre.
Dhe sërish, sa u takon fqinjëve të mirë, zgjidhjes së konflikteve apo proceseve të pajtumit, dua po ashtu të përmend qartësisht Serbinë. Gjithkush i njeh kufizimet specifike të Serbisë sa i takon gjeopolitikës së saj dhe qëndrimit aktual kundrejt Rusisë. Por sa herë i është kërkuar të votojë në Kombet e Bashkuara, Serbia është radhitur krah Perëndimit e vendeve të BE-së. Është lëvizja e parë e madhe e Serbisë në drejtim të kundërt me Rusinë, çka faktikisht i forcoi marrëdhëniet tona, sepse e kundërta do t’i kishte shkatërruar nga e para. Për një vend ku shkalla e miratimit të Vladimir Putinit është 80%, nuk mendoj se ka ndonjë këtu që mund të vërë në diskutim përpjekjen e lidershipit në Serbi ndaj projektit europian, ndërkohë që të gjithë mund ta shohin nga shumë larg, se projekti europian nuk është më tërheqësi për opinionin publik të Serbisë. Kësisoj, nuk është e mençur tërheqja nxitimthi e litarit të presionit me kërkesat për sanksione. Fizibiliteti, siç të gjithë e dini nga politikat tuaja të brendshme, është kyç. Shihni Bullgarinë, që u ka mbyllur rrugën dy vendeve për politikë të brendshme, lidhur me diçka që mund të diskutohet njerëzisht për vite në të ardhmen, sepse Maqedonia e Veriut nuk po bëhet anëtare e BE-së sot, po thjesht po kërkon të nisë një proces që do të përfundojë kur stërstërnipi i Dimitrit (Kovaçevskit) do të ketë të drejtën e votës. Merreni me mend! Ndaj, presioni i ngutshëm mbi Serbinë, ndërkohë që ajo thjesht nuk është në pozitën për të dhënë kaq shumë kaq shpejt, rrezikon të fuqizojë së brendshmi në atë vend forca me të cilat, më e pakta, BE-ja do ta kishte tejet të vështirë të negocionte në mënyrë të arsyeshme dhe t’i trajtonte mosdakordësitë me respekt, pa menduar pastaj se ç’do të ndodhte me procesin e quajtur “Berlin” apo me mjetin me emrin “Ballkani i Hapur”. Në këtë situatë tejet të brishtë, na duhet të ecim me kujdes, pa përkeqësuar konfliktet. Serbia është një pjesë e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor, e Ballkanit të Hapur, e Proesit të Berlinit, e mozaikut të Komunitetit Politik Europian dhe një element shumë kyç për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Duhet shumë kujdes. Keni shumë kriza me të cilat duhet të merreni, mos ndihmoni të shpërthejë një tjetër, sepse nuk kemi nevojë për këtë, kemi mjaftueshëm! Ndaj në emër të parimeve, të mos shkatërrojmë vetë qëllimet tona shumë parimore.

Në vendet tuaja janë të paktë njerëzit që ende besojnë te BE-ja. Në Shqipëri, të gjithë i besojnë Europës. Edhe sot, të gjithë besojnë te BE-ja. Në Ballkanin Perëndimor janë të shumtë ata që ende besojnë. Koha ikën dhe bota po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i rrezikshëm, por është ende një cep në Europë ku njerëzit kanë besim te projekti. Mos lini që ky besim të bjerret pa kthim dhe mos lejoni që BE-ja të katandiset fare si ai kongregacioni i priftërinjve, të cilët debatonin për seksin e engjëjve teksa shembeshin muret e Kostandinopojës.
Ju faleminderit.
(BalkanWeb)

blank

Keqardhje për popullin shqiptar KM i Shqipërisë! – Nga Alba Kepi

Show must go on KM, e kesaj here jeni autor, regjizor, moderator e spektator unik i shfaqjes qe e ke titulluar “Keqardhje”!
Keqardhje per popullin shqiptar KM i Shqiperise!
Keqardhje per te rinjte e prinderit e tyre, por jo keqardhje per Bashkimin Europian sic provuat te propagandonit dhe kesaj here deshtimin tuaj politik e ekzekutiv!
Keqardhje per shqiptaret qe pas ketij falimentimi perserites tuajin, humben shansin qe politikat e orientimit e kontrollit komunitar nuk do te kene mundesi te shohin me syte e tyre nivelin skandaloz te korrupsionit shteteror e rrezikun alarmues te influences kriminale ne ekonomine shqiptare!
Show juaj si nje “cunak i perkedhelur” qe askush nuk mund t’i thote jo, ishte kaq i parashikueshem, sa eskluziviteti i nje shfaqje burleksu, ku regjizori gaboi e zbardhi pa gdhire ne social risite e mbremjes!
Ate qe ju quajtet farse ne selfien tuaj te pritjes ”se gjate” por te merituar, nuk eshte gje tjeter vetem serioziteti me te cilen shtetet qofte dhe vetem njeri, shohin qasjen qe keni ndaj problemeve tuaja.
Prej ditesh arroganca e fyerja qe tregon ndaj Bullgarise, (e fale indiferences e mos seriozitet qe jane mesuar “te te lexojne” ), nuk po prodhon skandal diplomatik, e qe mundohesh me zor ta kthesh ne shpotitje, nuk solli vemendjen mediatike globale sic pritje.
C’po ndodh? Po humbet dhe joshjen prej “simpatiku” qe dikush nga oborrtaret e tu, ta ka mbushur mendjen se e ke arme te forte diplomatike.
Farsen qe Ju e paralajmeruat ne twitter, nuk erdhi nga Europa.
Ne ate salle te Brukselit si nje showmani llapazan more ne pyetje Serbine, i dhe mend globit e u shnderrove ne nje rojtar mesjetar qe i jep ok hyrje daljes se njerezve!
Farse nuk eshte pritja e gjate dhe e merituar, por pavertetesia, mos koherenca, e paqartesia e sjelljes ashtu dhe e mendimit tuaj!
Nuk ka modernizim pa te verteta reformash e pa drejtesi ligjzbatuese!
Nuk ka deshtim pa shkaqe!
Nese kesaj here “fajtor” te deshtimit tuaj quani vetem Bullgarine, kaq shpejt harruat se jave me pare “fajtor” ishin disa te tjere, muaj me pare disa me shume e vite me pare akoma me shume!
Go KM go, show must go on per Ju!
Ju i vetem perballe farses tuaj e ne cdo dite e me shume te keqardhur per fatkeqesite sociale, ekonomike e gjeopolitike pjelle e saj!
blank

LUMTURIA TRAGJIKE E RAMËS – Nga REX KASUMAJ

Fokus fundjave, qershor 2022, Berlin

Përse Shqipëria mbahet e konservuar në pako me Maqedoninë e veriut?

Kjo e fundit, në fakt, është peng e vetëvetes: i falsitetit të historisë, kombit dhe gjuhës së huaj.

Dhe bullgarët, ashtu si grekët më herët, drejtësisht ngulmojnë për korrekturë. Që, pra, maqedonësit sllavë t’mos nyjëtojnë nocionin gjeografik me emërtimin e stisur nacional!

Po, sërish, pse të mos ndahet Shqipëria nga sherrnaja sllavobullgare?

Megjithatë, në Bruksel ka një pretekst të ngrohtë justifikimi për refuzimin e Shqipërisë. Dhe Rama, sado i thartë të shfaqet, poaq thellë ndjen një çlirim, një lumturi tragjike nga kjo lidhje në bllok më fqinjin lindor.

Por, sa zi, lumnia e ligë është vetëm e tij, ndërkohë që tragjikja i përket popullit që braktisë atdheun e pabërë!

Ndaj, druaj se dhe po të shkëputej nga fati siamez, Shqipëria e Ramës sërish nuk do të merrte sinjalin e blertë të Europës.

Pse?

Në Europë, aty ku bashkohen anëtarët e saj, s’ka zgjedhje të vjedhura, s’ka vegëzim të krimit, korrupsionit e trafikut narkotik me politikën e lartë, s’ka despoti, s’ka qeveri të dështuar që, legjitimisht, nuk riprovon votën e lirë dhe s’ka shumicë absolute parlamentare që dhunon vullnetin alternativ popullor!

A nuk janë të mjafta këto arsye që Shqipëria e Ramës i vuan të gjitha, për ta mbajtur atë ende larg portave të Europës?

Padyshim, sigurisht.
R.

blank

Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

RFE/RL

Është ndarë nga jeta regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha e cila po trajtohej në Angli pas diagnostikimit me kancer.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshorti i saj Fatos Berisha i cili shkruan se Vjosa, e cila po merrte mjekim në spitalin ‘University College Hospital’ në Londër ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest, edicioni i 14-të i të cilit është planifikuar për 26-30 korrik, ndërsa për t’i mbështetur filmbërësit e Ukrainës, ky edicion do të jetë nikoqir i edicionit të 13-të të Odesas.

E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

Gjithashtu ajo ishte producente e dy filmave artistikë, “Cirku Fluturues” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Vjosa Berisha u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Vjosa Berisha u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ajo ka punuar në shumë projekte për marrëdhënie me publikun dhe media, duke udhëhequr shumë fushata të suksesshme komerciale, politike dhe ndërgjegjësuese.

Një nga projektet e shquara të udhëhequra nga ajo ishte menaxhimi dhe zbatimi i fushatave gjatë procesit që çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, i cili përfshinte një sërë fushatash ndërgjegjësuese.

Vjosa ishte një pikë frymëzimi për të gjithë ata persona që vuajnë nga kanceri, duke dhënë shpesh herë mesazhe motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje.

Me ndarjen e saj nga jeta, skena artistike e Kosovës humbi një nga figurat e saj më të shquara ne dy dekadat e fundit.

blank

‘Gabime strategjike’- Panchev: Rama s’e çon dot Shqipërinë në BE, pas tij qëndron Vuçiçi

Eksperti i çështjeve të rajonit Anton Panchev komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv samitin e BE-së dhe rrëzimin e qeverisë bullgare.

Panchev tha se Edi Rama nuk përdor gjuhë diplomatike ndërsa shtoi se ai për fat të keq dështon gjithmonë dhe nuk mund të sigurojë të çojë Shqipërinë në BE.

“Ka bërë gabime strategjike. Në vend që të kërkonte ndarjen me RMV shumë më herët, zgjodhi të jetë me Shkupin. Fjalët e rënda ndaj Bullgarisë nuk mund ta ndihmojnë atë.”-tha Panchev.

Më tej eksperti tha se Vuçiç është shumë dinak dhe qëndron pas sulmeve ndaj Bullgarisë.

“Vepron për të mbrojtur interesat e vendit të tij.”-deklaroi Panchev.

Sa i përket propozimit francez, eksperti deklaroi se është i mirë për Bullgarinë pasi janë përfshirë të gjitha kërkesat bullgare.

“Disa parti po thonë ne besojmë presidentin francez, disa preferojnë të ketë më shumë garanci me afate konkrete për Shkupin.

Kërkesat janë legjitime. Kryeministri Kovaçevski tha se s’e pranojnë propozimin francez, dhe kthehemi prap në pikën zero.”-tha ai.

Panchev tha se nuk kuptohet pse Rama sillet në mënyrë të tillë ndërsa shtoi se ai kërkon të gjejë një justifikim për dështimin e politikës së tij.

“Rama duhet të mbajë kontakte të mira me Bullgarinë.“-deklaroi Panchev në Syri Tv.

blank

Flutura Açka e ashpër me Ramën: “Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin!” Nëse nuk do të shkosh në Samit, jep dorëheqjen!

Deputetja demokrate, Flutura Açka, e ka kritikuar ashpër dyzimin e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në samitin e Brukselit për Ballkanin Perëndimor në datat 23-24 qershor.

Në një postim në facebook, Açka thotë se kryeministri nuk mund të bojkotojë një Samit të tillë duke u konsultuar me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, pa e bërë më parë me shqiptarët e tij.

Açka shkon më tej në analizën e saj duke thënë  se BE e përdor si pretekst kundër regjimit të tij të korruptuar mosndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për negociatat.

Në përfundim të deklaratës, Açka i propozon Ramës që nëse nuk do të shkojë në Bruksel të japë dorëheqjen.

Postimi i plotë

Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës

Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin!

Zoti Kryeministër!

Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor?

Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo?

Ti the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë?

Ti e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm.

Nuk është fare e vështirë për Europën ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat, por nuk e bën, sepse e di që ti do ta përdorësh vetëm për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e atyre mijëra të varfërve që prodhon përditë magjeja e politikës tënde neofashiste, piruetat e narkoshtetit tēnd dhe hargalisja mbi terrene të brishta gjeopolitike ku ecim në të gjithë bashkë si shqiptarë.

Nëse nuk do të shkosh në Bruksel – fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! – jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre.

blank

Robelli: Negociatat nuk po hapen për shkak të gjendjes së demokracisë në Shqipëri

Gazetari i njohur kosovar, Enver Robelli, reagoi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj Bullgarisë.

Sipas tij, këto sulme janë pa vend, ndërkohë që negociatat nuk po hapen për shkak të gjendjes së demokracisë në Shqipëri.

“Krejtësisht e pavend gjuha e Edi Ramës kundër Bullgarisë. Sillet më maqedonas se maqedonasit, pa ia kërkuar askush. Bullgaria nuk e ka marrë peng Shqipërinë. Bullgarët i kanë vënë veto Shkupit, sado e padrejtë të jetë kjo veto.

BE, po të donte, do t’i hapte negociatat me Shqipërinë dhe do të priste derisa të zgjidhet ngatërresa bullgaro-maqedonase. Por në BE nuk ka disponim për ta favorizuar Shqipërinë. Arsyet për këtë nuk janë vetëm në BE, por edhe te gjendja e demokracisë në Shqipëri (gjendje e mjerueshme), te reforma për drejtësi që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshkimi i bartësve të korrupsionit, te oligarkizimi i ekonomisë, te ndarja e resurseve shtetërore mes ortakëve të pushtetit, te kontrolli i mediave, te mungesa e etikës dhe përgjegjësisë publike.

Polemikat toksike ndaj Bullgarisë nga ana shqiptare janë kontraproduktive. Sidomos në historinë më të re Bullgaria ka mbajtur qëndrim shumë pozitiv ndaj Kosovës, jo vetëm me pranimin e pavarësisë, por edhe me përkrahjen e Kosovës në forume ndërkombëtare, në qershor 2009 Bullgaria e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku. Ai ishte arrestuar shkurt në Bullgari në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lansuar nga Serbia.

Në të kaluarën edhe Shqipëria ka marrë mjaft përkrahje nga Bullgaria – si në rrugën e integrimeve europiane, ashtu edhe në procesin e hyrjes në NATO. Konflikti i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut u përket këtyre dy vendeve, jo Shqipërisë. Shqipëria ka detyra të tjera. Meqë ato detyra nuk i ka plotësuar dhe s’po arrin ta zbus skepticizmin në Europën Perëndimore, rruga më e lehtë është polemika kundër Bullgarisë,” shkruan Robelli.

syri.net

blank

Gazetari gjerman lavdëron paraqitjen e Presidentes Osmani në Bruksel

Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik, shkruan Gazeta Express.

“Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.

Osmani u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të nisë samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Ajo është pyetur se pse liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjigjja e Osmanit ishte se kjo është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre derisa njerëzit nga e gjithë Europa dhe përreth saj lëvizin lirshëm derisa një vend me më pak se 2 milionë banorë mbahet i izoluar.

blank

The Times: Separatistët rusë në Donetsk kanë humbur 55 % të luftëtarëve

Separatistët rusë në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës kanë humbur më shumë se gjysmën e luftëtarëve të tyre, njoftoi inteligjenca amerikane.

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut (DPR) ka pranuar se 2,128 personel ushtarak janë vrarë dhe 8,897 janë plagosur që nga fillimi i vitit, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër.

Duke analizuar shifrat, MB vlerësoi se milicia e Donetskut kishte humbur 55 për qind të forcës së saj origjinale.

Ndërkohë autoritetet ruse s’e kanë publikuar numrin e përgjithshëm të viktimave ushtarake në Ukrainë që nga 25 marsi.

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur më shumë se 34,000 trupa të saj, duke e detyruar atë të tërheqë forcat rezervë dhe mercenarët.

Sakaq analiza e Ministrisë së Mbrojtjes erdhi pasi Aiden Aslin, një burrë britanik i dënuar me vdekje nga një gjykatë me prokurë ruse për luftime në Ukrainë, iu tha se ekzekutimi i tij do të kryhej, sipas familjes së tij.

Zyrtarët në DPR thanë se nuk kishte pasur asnjë përpjekje nga zyrtarët britanikë për të negociuar në emër të tij.

Aslin, i cili po mbahet në DPR, i tha familjes së tij në një telefonatë se “koha po mbaron”.

“Nuk ka fjalë, thjesht nuk ka fjalë, duhet të jetë makthi më i keq i të gjithëve që të kërcënosh një anëtar të familjes në këtë mënyrë”, tha për BBC-në Pamela Hall, gjyshja e Aslin.

Rusia kishte shumë gjasa të përgatitej të përpiqej të vendoste një numër të madh njësish rezervë në rajon, ku një betejë intensive artilerie po vazhdon.

Nga të dyja palët, Ministria e Mbrojtjes tha se aftësia për të gjeneruar dhe vendosur njësi rezervë në front ndoshta po bëhej gjithnjë e më kritike për rezultatin e luftës.

Perëndimi po planifikon të trajnojë mijëra ukrainas të tjerë në mënyrë që ata të zëvendësojnë trupat e dëmtuar nga lufta që kanë luftuar që nga fillimi i konfliktit .

Fokusi kryesor i Rusisë është tek fqinji Luhansk, pasi dështoi në përpjekjet e saj për të kryer një pushtim me shumë boshte.

Ukraina është detyruar të dërgojë përforcime në Severodonetsk , qyteti lindor në rajon, të cilin Moska thotë se e ka rrethuar.

Midis 7,000 dhe 8,000 civilë janë ende të bllokuar, të fshehur, sepse është shumë e rrezikshme të largohesh, tha në një intervistë Oleksandr Stryuk, kryebashkiaku i Severodonetsk.

Ndërsa vija e betejës kalonte nëpër pjesën e vjetër të qytetit, atëherë kjo pjesë tani është në rrënoja.

Rusët po shkatërrojnë themelet e ndërtesave.

Zyrtarët ukrainas besojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për përpjekjet ruse për të marrë nën kontroll qytetin, me raportet se udhëheqja ruse ka caktuar 26 qershorin si afatin përfundimtar për forcat e saj për të arritur në kufirin administrativ të rajonit të Luhanskut.

Presidenti Zelensky tha në një fjalim mbrëmë se ndërsa Luhansk po dëshmohej më i vështiri për t’u mbrojtur, ushtria pushtuese po ushtronte gjithashtu presion serioz mbi Donetsk.

(BalkanWeb)


Send this to a friend