VOAL

VOAL

Një amerikane zbulon çfarë ka ndodhur me dosjet sekrete të komunizmit

October 4, 2015

Komentet

Protesta në Shqipëri – Shteti mungon dhe është bashkëpunëtor: drama e Thethit, Shëngjinit, Gjadrit dhe Sazanit – Nga Alba Kepi

Shqipëria ndodhet sot në një krizë të thellë, ku sovraniteti kombëtar po shitet ngadalë nën peshën e interesave të huaja dhe bashkëpunimit të një shteti shpesh të munguar ose bashkëfajtor. Në këtë skenar, territore, komunitete dhe identitete po sakrifikohen në emër të një zhvillimi që rrezikon të zhdukë shpirtin e vendit.

Thethi: rezistenca e një populli të tradhtuar

Në Theth, banorët autoktonë kanë marrë një qëndrim të fortë kundër prishjes së shtëpive të tyre dhe marrjes së tokave. Protesta më përfaqësuese ishte bllokimi i policisë në urën hyrëse të fshatit, duke ndaluar një ndërhyrje të konsideruar të padrejtë dhe simbolike për krizën e një shteti që injoron ata që jetojnë dhe ruajnë ato territore prej brezash.

Ky gjest nuk është thjesht një rebelim lokal, por një thirrje e dëshpëruar kundër një sistemi që favorizon interesat private dhe spekulative në kurriz të të drejtave të qytetarëve.

Shëngjini dhe Gjadri: hija italiane mbi Veriun e Shqipërisë

Në veri, Shëngjini dhe Gjadri përfaqësojnë një tjetër kapitull të kësaj shitjeje të sovranitetit. Prania ushtarake dhe strategjike italiane në këto zona nuk është thjesht një trashëgimi historike, por një shenjë se si vendi vazhdon të mbetet nën ndikimin e fuqive të jashtme.

Gjadri, përveçse një bazë ushtarake historike, sot strehon edhe kampe për emigrantë që favorizojnë Italinë – simbol i një varësie që tejkalon kufijtë dhe nxit një emigrim të detyruar.

Baza e Shëngjinit është një pikë strategjike që forcon praninë italiane dhe të NATO-s në rajon, duke ndikuar në vendime politike dhe strategjike që shpesh nuk pasqyrojnë vullnetin dhe interesat e shqiptarëve.

Ishulli i Sazanit – parajsa strategjike e transformuar nga familja Trump

Ishulli i Sazanit, më i madhi në Shqipëri, i vendosur në hyrje të Gjirit të Vlorës, dikur bazë ushtarake e paprekshme dhe sot pjesë e Parkut Detar të Mbrojtur Karaburun-Sazan, është kthyer në qendër të një projekti ambicioz ndërkombëtar. Në krye të tij është familja e Ivanka Trump dhe Jared Kushner, me një investim të vlerësuar rreth 1.4 miliardë euro.

Plani parashikon transformimin e ishullit në një resort super-luksoz: vila ekskluzive, hotele me pesë yje, marina private dhe infrastrukturë turistike të projektuar nga arkitektët më të mirë ndërkombëtarë.

Por pas imazhit të lëmuar të një parajse turistike dalin pyetje të forta: Çfarë ndodh me trashëgiminë mjedisore të një ishulli të përfshirë në një rezervë detare të mbrojtur? Pse një zonë me rëndësi historike dhe strategjike jepet me klauzola të paqarta investitorëve të huaj? Cili është përfitimi real për popullin shqiptar, i përjashtuar nga debati publik për një projekt të kësaj madhësie?

Nisma ka shkaktuar tashmë kritika nga ambientalistë dhe aktivistë për transparencë, të shqetësuar për ndikimin në një ekosistem të brishtë dhe në aksesin publik ndaj pasurive kolektive. Shumë tashmë e quajnë ishullin “Ishulli i Trumpëve” – simbol i një Shqipërie që rrezikon të dorëzojë pjesë të territorit në emër të globalizimit të luksit.

Shteti: garant apo bashkëpunëtor?

Në të gjitha këto situata, shteti shfaqet si një aktor i dyshimtë, shpesh i paaftë ose i pavullnetshëm për të mbrojtur sovranitetin, të drejtat dhe identitetin kombëtar.

Jo vetëm që nuk i mbron qytetarët dhe komunitetin, por lehtëson shitjen e pasurive të përbashkëta dhe territoreve strategjike, duke i dorëzuar ato interesave të huaja pa transparencë dhe pa pjesëmarrje popullore.

Nëse Thethi humbet banorët e vet, nëse Shëngjini dhe Gjadri mbeten nën hijen e ndikimeve italiane dhe ushtarake, nëse Sazani kthehet vetëm në një projekt turistik amerikan, atëherë nuk po ndërtojmë një shtet modern.
Po e fshijmë Shqipërinë.

Është koha që shteti të rikthehet si shtet: jo si pronar, por si shërbëtor i popullit, garant i ligjshmërisë, sovranitetit dhe pjesëmarrjes.

Portret i Dom Vlashit, ‘një prift’ që nuk i pëlqen Edi Ramës

Nga Lapsi.al 

Kryeministri nuk iu përvesh vetëm një kleriku, por një modeli moral krejt të ndryshëm nga i tiji

Në rokopujën e zhurmshme të ngjarjeve të Thethit, ku siç tashmë ëshmë është bërë zakon, ata që nuk janë të interesuar mbyllin gojën, sipas mendësisë “larg menderes sime”, pak kush e dëgjoi klithëmën e famulltarit të Shkodrës Dom Vlash Palajt. Duke u folur besimtarëve të vet ai e përshkroi ngjarjen pa dorashka si trashëgimtar i traditës më të mirë të klerikëve katolikë të Shkodërës. “Një konflikt i madh po ndodh në Theth, më vjen shumë keq, sepse ata i joshën, i rrejtën, i shfrytëzuan, i vjelën dhe në fund i hodhën dhe i tradhëtuan, i dogjën, i shkatërruan. Do i gjobisin dhe do i burgosin” tha ai duke folur për mungesën empatisë ndaj atyre që janë të varfër, për vdekjen e dialogut dhe të dëgjimit të tjetërit, për pa aftësinë dhe mungesën e përpjekjeve për të kuptuar atë që ka nevojë.

Zëri i Dom Vlashit mund të ishte shuar brenda vathës së besimtarëve të vet dhe mund të kishte kaluar edhe pa u vënë re, nëse atë nuk do e kishte rimarë kryeministri Rama duke e trajtuar me përbuzje dhe duke e përgënjeshtruar për deklaratat. Shefi i qeverisë e etiketoi atë thjeshtë si një prift, pa e përmendur me emër, i cili sipas tij si një njeri i zotit nuk duhet të hynte në këtë histori.

Image

Pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i reagimit të kryeministrit. Pasi ka asfiksuar mediat e mëdha, pas ka kthyer në lolo OJF- që marrin fonde për të drejtat e njeriut, ai nuk duron dot më asnjë autoritet moral, që të ngrejë zërin për bëmat e tij duke i vënë në diskutim ato. Problemi nuk është te fakti nëse joshja, gënjeshtra e më pas tradhëtimi apo shkatërrimi i pronave të qytetarëve banorëve të Thethit janë të vërteta apo jo, por tek fakti se ç’i duhet një prifti të komentojë këto gjëra.

Por në fakt Dom Vlash Palaj është pikërisht profili i klerikut të angazhuar që nuk qëndron dot pa folur dhe pa vepruar. Si famulltar në katedralen “Shën Shtjefni” dhe përgjegjës i famullisë Zonja e Shkodrës ai ka krijuar prej kohësh lidership në komunitet.

Në predikimet e veta ai fshikullon shpesh politikanët e korruptuar që i konsideron si pjesën më injorannte të këtij populli. Pas arrestimit të Erion Veliajt, pa e përmenduar atë me emër, ai foli me fjalë të forta kundër korrupsionit: “Vëreni këta politikanët tanë. Me këtë situatë që është krijuar, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë çfare jane, dhe më vjen keq për ta, sepse më duken shtresa më injorante dhe më e ulët e popullit shqiptar. Nuk është problemi te ajo që mbledhin, por nxjerrin në pah varfërinë e shpirtit të tyre. Atë mizerien e brendshme. Njerëz të cilët jetojnë vetëm për të pasur diçka dhe shpërfytyrojnë natyrën e tyre duke përfunduar në burg.Thotë Krishti, herët a vonë, çdo gjë do të dalë në dritë. Kanë etje për pushtet të shkretët, prandaj devijojnë. Si nuk doli një të thotë: ‘Kam etje për të shërbyer?”

Edhe në fjalime të tjera para besimtarëve ai nuk i kursen qëndrimet për politikën e ditës. Kur bashkia e Shkodrës filloi të merrej me fasadat e qytetit, sipas modelit të Ramës së viteve 2000, Dom Vlashi i kushtoi një reflektim të gjatë raportit mes anës së jashme dhe dhe thelbitë të punëve që duhen kryer duke pasur hallet e njeriut të pambrojtur në fokus. “Rëndësi ka kujdesi për hallet e atyre njerëzve që jetojnë përtej atyre fasadave në kushte të pa favorshme” e ngriti zërin ai. Një refleksion tjetër është ai për venerimin gati deri në përulje që tregohet ndaj turistëve të huaj që bujtin në Shqipëri gjatë verës, ndërkohë që askush nuk do ti dijë për të moshuartit që rrezikojnë jetën në vapë, pa pasur mundësi as të freskohen për një moment të vetëm.

Qëndrimet e Dom Vlashit nuk kanë të bëjnë vetëm me politikën, por edhe me drejtimin që po merr shoqëria. Në një mjedis ku i thuren lavde magjisë së tregut, etjes për para dhe pasurimit të shpejtë, famulltari i Shkodrës zgjedh të shohë anën tjetër të medialjes, atë se ku mund të çojë pasioni për këta “zota të rrejshëm”.

Image

Pikërisht ky është kundër modeli i asaj me të cilën na ka mëkuar politika e këtyre tre dekadave dhe sidomos periudha e rilindjes. Prandaj dhe Edi Rama qëndron në skajin tjetër të litarit ku gjendet Dom Vlashi. I pari beson tek ruspat, i dyti tek dialogu dhe gjetja e kompromisit. Njëri tek dhuna ndaj banorëve të Thethit, tjetri përpjekja për të kuptuar edhe atë që mund të ketë bërë mëkat. Njeriu i pushtetit tek deviza se vetëm unë kam të drejtë, ai i zotit tek besimi se mbi tokë janë të gjithë të gabueshëm.

Pikërisht kjo diferencë thelbësore e bëri kryeministrin të shpërtheje duke e injoruar si një prift që merret me punë që si takojnë. Sepse në një vend që po e korrupton me shpejtësi, Rama i druhet atyre që mbështeten tek morali. Sepse në një hapsirë ku po i vret të gjitha kundër pushtetet, ky politikan i konvertuar në katolik, nuk do të shihet në pasqyrën e mësimeve të Jezusit. Pikërisht këtë i ofroi Dom Vlash Palaj që mori mbi vete zemërimin e tij.

Thethi u rrejt e u tradhtua- Nga Dom Vlash Palaj

Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin.
Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë.E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës.
Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera. Krishti thotë: Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë.Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon.
Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo.Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë.
Sepse nuk e don të mirën. Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume. Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit.
Kërkoni të bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, është në të mirën e të gjithëve. Nuk është ligji mbi çdo gja. Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë dhe kena shkel atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjet rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me dit gjithmonë me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevër të jetës, skllevër të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta.
Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe. Ashtu siç shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për disa kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se është disi i sigurt në atë dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prapë shumë ligësi dhe nuk din me u marr vesh për të mirën.Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh.”
“Pa harru se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik.Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore.Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe.Nuk është faji juaj.
Faji kuptohet është i atyre, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu.Kujdes, sepse ato të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve.”

Flet për RTSH-në Baton Haxhiu, personazhi më i keq i gazetarisë shqiptare- Nga OSMAN MULA

S’kisha deshire me shkru duke te pas ty si personazh se s’kam pas ,as nuk kam asnje lloj konsiderate per ty . Nuk kam pare asnje rast qe te vij nje njeri.i pa ftuar dhe ta marrin fjalen ne nje ambient duke u perpjek me te mbush mendjen dhe me ta imponu qendrimin ndaj vendit ,politikes ,problemeve sociale dhe medias. Pasi lehe neper stacione per politiken se cilin duhet te votojme dhe kush esht udheheqesi me i mire Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhane mend qe tani duhet te shkrihet R.T.Sh . Do te thote qe nje institucion i rendesije te vecante 65 vite ekzistence ,nje institucion qe mbajti gjalle per dekada popullin.ketej dhe matane kufirit me programe ,ngjarje te medha epokale ,historike ,kulturore ,sociale ,duke hapur dhe nje drejtori pas viteve 90 per diasporen duke u ndjekur ne cdo vend te botes. Na del ti mor i.pafytyre dhe do.me na e mbush.mendjen ne qe u plakem ne ket institucion me nje armate mjeshtrat te medhenj te ekranit se duhet mbyll se keshtu mendoj un. Po kush te mbron apo kush te perkrah ty mor i.pa deshiruar edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi qe vjen ketu dhe nuk nuk len rradhe njeriu per te folur kur ti nuk perfaqeson asnje njeri.apo.komunitet. Po te jet si Shqiptar ti nuk me perfaqeson ,po te jete si kosovare m.w.se.prej andej jam mos ta.pafsha.bojen.mor spiun ,a ne perfaqesosh qeverine Shqiptare mjer ne mor i pa fytyre. Sa te Syri sa te Opinion ,sa te Top chanel e tek A 1.Kot nuk je.ketu dhe as kot nuk paguhesh me pare te madhe por e gjitha sipas.mendimit tim ti je i ardhur apo i ftuar nga carqe shum te rrezikshme ne dem te Shqiperise .Po ne pse nuk nderhym ne.punen e vellezerve tane ne Kosove ,as nuk ithemi voto.kete apo kete ,as hiqe kete apo veje kete sepse Kosova ka institucionet e tij dhe nuk dua te nderhyjme se sasht as normale ,as etike se nuk i sherben interesit reciprok por te nderhysh ti ketu dhe pikerisht te japesh ti definicionin qe te mbyllet r.tsh.me krijon nje shqetesim te madh. Ne sapo u mblodhem si.keshille drejtues ,drejtoria e.pergjitheshme ,Ama kryesija e medias.e.Parlamentit Shqiptar ,krijues dhe.gazetar mjaft te njohur se si duhet ta rrisim cilesine programore dhe po perpiqemi cdo dite na del ti qe duhet te flasesh i fundit na e merr fjalen i pari. Ti o je delirant ,i paguar po qe po ,i futur nga dikush qe me don te ngreje kulla dhe ty te ka premtu per ndonje hale ,larg qofte me te ba dhe koken ty ne katet e larta. Pas 90 ne festivalet tona u be sofer e perbashket me te gjith krijuesit e Kosoves ku ti ishe shpesh.here edhe ne juri. Edhe figurat e patrioteve shkrimtareve ,njerez te pajtimit te gjaqeve ,luftes clirimtare te Kosoves ku shum operator tane kane xhiruar brenda territoreve te luftes si l.Bucpapaj etj. Ti po nderhyn ne buken tone te perditeshme prandaj si hyre del.mor horr nga problemet tona se po na sjell pjshtellim .Shpesh here them : Eh moj Kosove ; Nxorre shum heronj te medhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosoves A.Demaci , figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri por na nxorre fatkeqesisht dhe nje.model te se keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq ne historine e gazetarise Shqiptare.

Gary O’Donoghue – BBC – Si më zgjoi Trump për një intervistë të papritur – dhe pikat kryesore të saj

Donald Trump e ka zakon të telefonojë gazetarët pa paralajmërim. Presidenti amerikan duket se preferon një bisedë të improvizuar në telefon sesa një intervistë të ulur përpara kamerave.

Të hënën në mbrëmje, më erdhi radha mua. Dhe për t’ju thënë të drejtën, isha në gjumë kur më telefonoi Shtëpia e Bardhë.

Kisha kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve duke besuar se ekzistonte një mundësi e vogël që të realizoja një intervistë me të, për të shënuar një vit nga atentati ndaj tij në Butler, Pennsylvania.

Raportimi im për atë ngjarje kishte bërë bujë në mbarë botën dhe ndoshta kishte tërhequr vëmendjen e presidentit. Kështu që gjykova se ndoshta ajo lidhje mund të ishte çelësi për të siguruar një intervistë presidenciale, gjëra mjaft të rralla për mediat e huaja të lajmeve në SHBA.

Të dielën në mbrëmje më thanë se isha vetëm minuta larg nga telefonata, kështu që unë dhe ekipi im ishim gati për të regjistruar, por ajo nuk erdhi.

Të hënën në mbrëmje, kisha hequr dorë nga ideja se intervista do të ndodhte. Pas disa javësh rraskapitëse në terren pa pushim, po flija. Dhe pikërisht atëherë ra telefoni.

Iu përgjigja gjysmë në gjumë, dhe dëgjova zërin e Sekretares për Shtyp, Karoline Leavitt:

“Përshëndetje Gary, jam këtu me presidentin, po ta kaloj.”

U hodha në dhomën e ndenjjes, duke kërkuar me ngut regjistruesin digjital; linja ra dhe mendova se e humba. Por ata u kthyen dhe kaluam pothuajse 20 minuta duke folur për gjithçka – nga ajo natë e kobshme në Butler, tek frustrimet e tij me Vladimir Putin, ndryshimi i qëndrimit ndaj NATO-s dhe mendimet për Mbretërinë e Bashkuar.

Ja pesë pikat kryesore nga ajo bisedë e papritur:

1. Trump shfaq një anë ndryshe, duke folur për Butler-in

Ishte reflektues në disa raste dhe tregoi ndjeshmëri kur foli për tentativën për vrasje – është e dukshme që nuk ndihet rehat duke diskutuar për atë ngjarje.

Për një president që shpesh njihet për mënyrën spontane të të folurit dhe që adhurohet për këtë nga mbështetësit e tij, pati disa pauza të gjata dhe reflektime që rrallë i sheh prej tij.

Kur e pyeta nëse ajo ngjarje e kishte ndryshuar, u shpreh me një ndjeshmëri të rrallë:

“Nuk më pëlqen të qëndroj i zhytur në mendime për atë ngjarje, sepse nëse e bëj, do të ishte, e di, mund të ndryshojë jetën… dhe unë nuk dua që të jetë kështu.”

Pastaj shtoi se beson te “fuqia e të menduarit pozitiv, apo fuqia e mosmendimit pozitiv”.

Kur e pyeta nëse i beson presidentit rus Vladimir Putin, pasoi një pauzë shumë e gjatë. Më në fund tha:
“Nuk i besoj pothuajse askujt, të them të drejtën.”

2. Pa angazhim për shifra konkrete të deportimeve

Kalova në politikën e brendshme amerikane dhe e pyeta nëse plani i tij për deportime masive po funksionon – si në shpejtësi, ashtu edhe për faktin që ndonjëherë përfshihen edhe persona që ai ndoshta nuk do të donte të deportoheshin.

Presidenti këmbënguli se ekipi i tij po bën një “punë të shkëlqyer” në realizimin e premtimeve elektorale, duke përmendur një ulje drastike të numrit të emigrantëve që kalojnë nga Meksika.

Disa anëtarë të stafit të tij janë shprehur të zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i deportimeve. Kur e shtyva të tregonte një shifër që do ta konsideronte sukses gjatë këtij mandati të dytë, Trump nuk pranoi të jepte numra.

“Nuk i vendos një shifër, por dua që kriminelët të dalin jashtë shpejt, dhe po e bëjmë këtë, siç e di,”- tha ai. “Po i çojmë në El Salvador, e shumë vende të tjera.”

3. Më shumë frustrim ndaj Putinit

Trump shprehu hapur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e përmbyllur një ditë ku kishte kërcënuar me sanksione të dyta ekonomike ndaj Moskës nëse nuk arrihej një marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditëve.

Pasi kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i jepte fund shpejt luftës, Trump dukej i habitur që ende nuk kishte arritur një marrëveshje me Putinin.

“Mendova se kishim bërë marrëveshje katër herë dhe pastaj kthehesh në shtëpi, dhe sheh që sapo kanë sulmuar një azil pleqsh apo diçka në Kiev. Thashë: ‘Çfarë dreqin ishte kjo?’”

Presidenti ukrainas Zelensky dhe liderë të tjerë europianë e kanë akuzuar prej kohësh Putinin se nuk është serioz për përfundimin e luftës – kështu që këto ndjenja dyshimi nuk janë të reja për ta.

Kur e pyeta Trump-in nëse e kishte mbyllur kapitullin me liderin rus, ai la ende një derë hapur:
“Nuk kam përfunduar me të, por jam i zhgënjyer nga ai.”

4. Ton i ri ndaj NATO-s

Kur ia përmenda që dikur e kishte quajtur NATO-n “të vjetëruar”, ai më tha se tani mendon të kundërtën – se aleanca është në një fazë të re dhe po forcohet.

Së fundmi kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte – me të cilin duket se ka një marrëdhënie të mirë. Ata njoftuan për një marrëveshje për shitjen e armëve amerikane për NATO-n, që më pas do t’i dërgohen Ukrainës.

Trump dha shenja se po hiqte dorë nga pakënaqësia e tij e hershme për barrën financiare që SHBA mbante ndaj aleatëve të tjerë.

“Ishte shumë e padrejtë sepse Shtetet e Bashkuara paguanin pothuajse 100% të kostove, por tani ata po paguajnë vetë faturat dhe mendoj se kjo është shumë më mirë,” tha ai – duke iu referuar zotimit të fundit nga vendet anëtare për të rritur shpenzimet në mbrojtje në 5% të PBB-së.

“E kemi ndryshuar NATO-n shumë,” përfundoi ai.

5. Respekt për Starmer-in dhe Mbretërinë e Bashkuar

Trump theksoi respektin e tij për Mbretërinë e Bashkuar dhe për kryeministrin e saj të ri, Sir Keir Starmer – me të cilin kohët e fundit kishte nënshkruar një marrëveshje për heqjen e disa barrierave tregtare.

“Më pëlqen shumë kryeministri, edhe pse është liberal,” tha ai.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë si po aq “të veçanta” saç i mendojnë shumë britanikë, dhe shtoi se beson që Britania do të qëndrojë krah SHBA-së nëse shpërthen një luftë.

Nuk u duk i shqetësuar për mungesën e një ftese zyrtare për të mbajtur fjalim në Parlament gjatë vizitës së tij shtetërore më vonë këtë vit:
“Le t’i lëmë të shijojnë pushimet,” tha ai me të qeshur.

Për mikpritësin e tij të ardhshëm, Mbretin Charles, u shpreh me fjalë të mira:
“Është një zotëri i madh.”

Dhe e mori me sportivitet një fjalim të fundit që Mbreti kishte mbajtur në Parlamentin kanadez, që disa e interpretuan si një kritikë të nënkuptuar ndaj Trump-it.

Ai e hodhi poshtë me një buzëqeshje./BBC – Syri

“Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën?”- Financial Times zbulon bisedën mes Trump dhe Zelenskyt pas telefonatës “së keqe” me Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump e inkurajoi privatisht Ukrainën të shtonte sulmet e thella në territorin rus dhe e pyeti Volodymyr Zelenskyn nëse ai mund ta godiste Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi, raporton Financial Times.

Gazeta, duke cituar dy persona të njohur me bisedën midis Trump dhe Zelenskyy, tha se presidenti amerikan sinjalizoi mbështetjen e tij për idenë e rritjes së sulmeve të Ukrainës ndaj Rusisë.

“Volodymir, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?”, pyeti Trump gjatë telefonatës, sipas burimeve.

Zelenskyy u përgjigj: “Absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët.”

Biseda u zhvillua më 4 korrik dhe erdhi një ditë pas telefonatës së Trump me Putinin një ditë më parë, të cilën presidenti amerikan e përshkroi si “të keqe”.

Trump ka njoftuar armë të reja për Ukrainën dhe ka kërcënuar me sanksione ndaj blerësve të eksporteve ruse, nëse Rusia nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje. bw

VIDEO- Gjenerali i ‘Guardia di Finanza’ për SYRI TV: Mafia shqiptare dominante, pastrimi i parave problem i madh

Nga Alba Kepi

Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar në një strukturë transnacionale e organizuar dhe fleksibile, aktive në disa nivele njëkohësisht: kriminal, logjistik, financiar dhe ekonomik.

Siç del qartë nga intervista me Gjeneral Antonio Quintavalle, komandant i Shërbimit Qendror të Hetimit të Kriminalitetit të Organizuar të Guardia di Finanza, kemi të bëjmë me një sistem mafioz modern, që është në gjendje të menaxhojë trafiqe ndërkombëtare, të kontrollojë rrjete logjistike nga Amerika e Jugut në Evropë dhe të riciklojë sasi të mëdha parash të paligjshme, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Riciklimi i parave është sot zemra e strategjisë mafioze: përmes shoqërive guackë, investimeve në pasuri të paluajtshme, faturimeve fiktive, kriptomonedhave dhe kanaleve financiare paralele (si bankingu i nëndheshëm kinez), të ardhurat nga narkotrafiku futen në ekonominë legale, duke e ndotur tregun real dhe duke shkatërruar konkurrencën e ndershme.

Kjo zhvillim përfaqëson një kërcënim konkret për sigurinë ekonomike dhe institucionale. Kriminaliteti i organizuar shqiptar nuk godet vetëm me dhunë, por gërryen nga brenda besueshmërinë në institucione, transparencën e tregjeve dhe sovranitetin ekonomik të vendit.

Intervista ekskluzive me Gjeneral Antonio Quintavalle, komandant i Shërbimit Qendror të Hetimit kundër Krimit të Organizuar të Guardës së Financës në selinë e Romës

 

Alba Kepi: Faleminderit, Gjeneral Antonio Quintavalle, komandant i Shërbimit Qendror të Hetimit kundër Krimit të Organizuar të Guardës së Financës në selinë e Romës. Para disa ditësh, ju folët përpara delegacioneve të 33 vendeve anëtare të OSBE-së në Parlamentin Italian. Në fjalën tuaj, ishit shumë të qartë dhe kritik, duke nënvizuar rolin e mafies shqiptare në Itali. Ndër të tjera, theksuat se ajo është e pranishme në të gjitha 21 rajonet italiane. Mund të na thoni më shumë rreth kësaj?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, kjo është një e dhënë faktike, jo një kritikë, por një paraqitje e rezultateve hetimore. Nuk ka rajon italian ku një njësi e Gardës së Financës të mos jetë duke hetuar grupe kriminale shqiptare, kryesisht të angazhuara në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto grupe kanë evoluar dhe sot luajnë një rol si lojtarë globalë në trafikun e narkotikëve. Ata janë të vlerësuar edhe nga mafiet italiane për shkak të strukturës së tyre të brendshme të ngurtë dhe vertikale, shpesh të lidhur përmes marrëdhënieve familjare – njësoj si mafiet italiane tradicionale.

Alba Kepi: Pra, mafia shqiptare është aktive në porte italiane?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, sigurisht. Në një hetim të përbashkët me Prokurorinë Antimafia të Firences, zbuluam prezencën e grupeve shqiptare edhe në Ekuador. Ky shtet është një pikë kyçe për trafikun e kokainës, sepse nga porti i Guayaquil nisen kontejnerët drejt porteve evropiane dhe italiane, si Rotterdam, Hamburg, Anversa, dhe në Itali: Gioia Tauro apo Livorno.

Grupet shqiptare kanë ngritur aty baza logjistike dhe organizojnë ngarkesat që pastaj shpërndahen nëpër Europë.

Alba Kepi: Kush janë ata që hyjnë në porte për të nxjerrë drogën?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Janë shtetas shqiptarë, të cilët në disa raste bashkëpunojnë me shtetas të tjerë nga Europa Lindore – si gjeorgjianët, të njohur për vjedhje banesash. Megjithatë, në shumicën e rasteve janë shqiptarë që specializohen në nxjerrjen e drogës nga portet.

Ata përdorin metodën e quajtur “rip-off”, ku futen në porte, hapin kontejnerët e sinjalizuar, marrin çantat me kokainë dhe i zëvendësojnë vulat mbyllëse të kontejnerëve me kopje identike, për të mos ngjallur dyshime gjatë kontrollit doganor. Këto vula vijnë bashkë me cantat me kokainë e gjendet brenda tyre.

Alba Kepi: Ekzistojnë edhe metoda të tjera të fshehjes së drogës?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po. Një tjetër teknikë është fshehja e kokainës në të ashtuquajturat “presa detare”, që janë hapësira nën trupin e anijes, pra nën nivelin e detit. Aty fshihet kokaina, e cila merret nga zhytës shqiptarë të specializuar, që afrohen me gomone, zhyten nën anije dhe nxjerrin drogën për ta transportuar drejt destinacioneve të paracaktuara.

Alba Kepi: Mund të quhet krimi i organizuar shqiptar një mafie në kuptimin e plotë?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Në një hetim me Prokurorinë e Firences u konstatua edhe një rrethanë rënduese për veprimtari mafioze ndaj disa subjekteve shqiptare. Kjo sepse shpesh ata veprojnë në partneritet me grupe mafioze italiane.

Për më tepër, këto grupe shqiptare përbëjnë tashmë një rrjet logjistik të besueshëm për mafiet italiane dhe bashkëpunojnë në nivel të lartë.

Alba Kepi: A ka pasur raste investimesh në Itali nga këto grupe?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, kemi identifikuar dy raste të tilla. Një në Firence, ku subjekte shqiptare kanë blerë restorante në qendër të qytetit – në këtë rast me të ardhura nga evazioni fiskal.

Rasti tjetër, më i rëndësishëm, ndodhi së fundmi: një shoqëri ndërtimi e menaxhuar nga shqiptarë ka investuar rreth 4 milionë euro në pasuri të paluajtshme në Itali. Kjo u zbulua falë bashkëpunimit me kolegët shqiptarë dhe hetuesit italianë në Verona.

Alba Kepi: A është ky një rast i riciklimit të dyfishtë të parave?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Po, është hera e parë që dokumentohet një skemë e tillë: paratë nga trafiku i drogës riciklohen fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Itali.

Pikërisht për këtë arsye, rasti ka një rëndësi të veçantë hetimore. Ne ndjekim metodën “ndiq paratë” (follow the money), që ishte filozofia e gjyqtarit Falcone. Kjo na lejon të zbulojmë jo vetëm krimet, por edhe pasuritë.

Alba Kepi: Çfarë roli luan komuniteti kinez në transferimin e paligjshëm të parave?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Shqiptarët shpesh përdorin rrjete të ashtuquajtura “banka të nëndheshme kineze” (Chinese Underground Banking). Procesi është i thjeshtë: dorëzojnë para në një lavanderi apo dyqan kinez, marrin një kupon (shpesh një kartëmonedhë me numër serial), e cila më pas shërben si ‘token’ që një tjetër person e paraqet në një dyqan tjetër në ndonjë vend tjetër të botës për të marrë shumën.

Kjo ndodh sepse rrjetet kineze kanë qarkullim të madh parash nga aktivitetet e evazionit dhe dërgesave në atdhe.

Alba Kepi: Në Shqipëri ka preokupim sepse në portin e Durrësit nuk ka pasur sekuestrime për rreth katër vite. Si e komentoni këtë: është sukses apo mungesë efikasiteti?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Unë nuk kam të dhëna konkrete për portin e Durrësit. Megjithatë, mund të them që shumë ngarkesa me kokainë që arrijnë në Gioia Tauro kanë destinacion vendet e Ballkanit. Shpesh ne organizojmë dorëzime të kontrolluara për të parë se ku përfundojnë mallrat.

Nuk përjashtohet kurrë mundësia që një port të përdoret për trafik.

Alba Kepi: Operacioni URA tregoi diferenca në kohë mes ekzekutimeve në Itali dhe Shqipëri. Në Itali urdhër-arrestet u lëshuan në shkurt, në Shqipëri vetëm në maj, pas zgjedhjeve. A ndikon politika në hetimet?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Në të dy vendet, drejtësia kërkon kohë për të përgatitur një masë ndaj një subjekti. Ka faktorë si ngarkesa e punës, numri i personelit, procedurat ligjore etj.

Sa më shpejt të veprojë prokuroria, aq më efektive është ndërhyrja. Por gjithmonë duhet të marrim parasysh kontekstin dhe kapacitetet e sistemit gjyqësor.

 Alba Kepi: Ju keni thënë se mafia është një faktor që ndikon në sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare. Çfarë do të thotë kjo?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Mafia kërkon fitim, duke përdorur para me burim kriminal. Ajo nuk ka nevojë për kredi bankare, paguan furnizues, paguan punëtorë pa respektuar rregulla. Kjo krijon konkurrencë të padrejtë.

Për më tepër, mafia përdor firma fiktive që krijohen vetëm për të qarkulluar para të pista dhe për të shmangur tatimet. Kjo dëmton shtetin, ekonominë dhe operatorët e ndershëm.

Alba Kepi: Në një vend si Shqipëria, me institucione të brishta, çfarë rreziku paraqet mafia shqiptare?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Rreziku nuk vjen vetëm për vendet e brishta. Mafia është një kërcënim për të gjitha vendet. Shqipëria ka një ekonomi në rritje, po bëhet një destinacion turistik atraktiv, gjë që rrit interesin edhe për investime kriminale.

Ndikimi negativ ndodh kudo ku mafia ndërhyn në ekonomi, pavarësisht forcës së institucioneve.

Alba Kepi: Cilat janë sektorët kryesorë ku mafia riciklon më shumë para?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Sot mafia nuk ka më kufij. Riciklon në: naftë, metale, ndërtim, tregti, lojëra fati online, kriptovaluta.

Në sektorin e lojërave të fatit, krijon faqe ilegale jashtë vendit që shmangin pagesën e taksave. Përdoren karta parapaguese dhe shumat largohen jashtë vendit.

Kriptovalutat janë problem i madh sepse ofrojnë anonimat, përdoren për të blerë drogë, armë e gjithçka tjetër në dark ueb.

Alba Kepi: Si e përkufizon sot Guardia di Finanza mafian shqiptare?

Gjeneral Antonio Quintavalle: Si një organizatë gjithnjë e më e pranishme në Itali dhe në të gjithë Europën. Ka arritur nivelin e mafieve më të rëndësishme italiane dhe kërkon vëmendje maksimale hetimore. Por dua të theksoj se në Itali ka shumë shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri dhe meritojnë respektin maksimal.

Dënohet bosi i mafias që kërcënoi Roberto Savianon, shkrimtari qan në gjykatë: Më vodhën jetën!

Shkrimati italian anti-mafia Roberto Saviano qau në gjykatë të hënën, ndërsa gjyqtarët mbështetën një dënim kundër një bosi famëkeq të mafias, i cili u zbulua se e kishte kërcënuar atë.

Francesco Bidognetti, një ish-udhëheqës i mafias napolitane Camorra, i cili tashmë po vuante burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të tjera të rënda, u dënua me 18 muaj burg për kërcënim.

Gjykata e apelit e Romës konfirmoi një vendim të vitit 2021 nga një gjykatë më e ulët, ndërsa mbështeti gjithashtu një dënim me 14 muaj burg për ish-avokatin e Bidognetti-t, Michele Santonastaso, për të njëjtin krim.

Pas vendimit, Saviano, 45 vjeç, qau me lot ndërsa përqafoi avokatin e tij. Ai u tha gazetarëve se gangsterët e Camorra-s i kishin “vjedhur jetën”, duke e detyruar të jetonte nën mbrojtje 24-orëshe.

Dënimet lidhen me një mesazh që Santonastaso lexoi në gjykatë në vitin 2008, gjatë një gjyqi tjetër, në emër të Bidognetti-t dhe një shefi tjetër të Camorra-s.

Mesazhi përmbante një “ftesë” për Savianon dhe një gazetar tjetër që “të bënin punën e tyre siç duhet”, e interpretuar si një aludim jo aq delikat për të ndaluar së shkruari për mafian napolitane.

Saviano ka jetuar nën shoqërimin e policisë që nga viti 2006, kur botoi “Gomorrah”, një ekspoze mbi Kamorrën që është bërë edhe film dhe serial televiziv. bw

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Stërvitje e ushtrisë serbe në Bazën Ajrore të Batajnicës, pranë Beogradit, 22 prill 2023.

 

Radio Evropa e Lirë

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës të hënën.

Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha koloneli Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, në një konferencë për shtyp, sipas Ministrisë.

“Ky do të jetë stërvitja e parë e përbashkët midis ushtrive kineze dhe serbe. Do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”, tha ai.

Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale jo-anëtare.

Beogradi zyrtar mban marrëdhënie të mira me Kinën dhe këto dy vende e cilësojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë si partneritet strategjik, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Autoritetet në Beograd po mbështeten në përkrahjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Serbia gjithashtu mbështeten te Kina për investime ekonomike dhe kredi.

Si Enver Hoxha ia “shiti” Kosovën Jugosllavisë së re për të marrë pushtetin! Pse e çoi Hysni Kapon në Bukuresht dhe ngjarjet që tmerruan ish-diktatorin!- Nga Prof. dr. ELMAS LECI

 

PJESA E PARË

Ambasadori i Jugosllavisë në Tiranë Milatoviç, më 4 gusht të vitit 1956, i kërkoi Enver Hoxhës që në frymën e Kongresit të 20-të të sovjetikëve, udhëheqja komuniste shqiptare të dilte me një komunikatë, ku të deklaronte se “çdo e thënë kundër Jugosllavisë duhej hedhur poshtë, siç kishin bërë edhe vendet e tjera lindore”.126) Ishte koha kur sovjetikët e rinj kishin ndërmarrë një fushatë të gjerë për rehabilitimin e jugosllavëve sa edhe për ngjarjet në Hungari, Hrushovi preferoi të konsultohej me Titon, duke i shpërfillur të tjerët evropiano-lindorë. Kështu, më 2 nëntor 1956, Hrushovi së bashku me Malenkovin shkuan në Jugosllavi për bisedime me Titon për çështjen hungareze. Të dy së bashku morën vendimin se kush duhej emëruar Sekretar i Parë i KQ i Partisë në Hungari”, megjithëse Nikita Hrushovi përpiqej t’i vinte një tis çështjes së ndërhyrjes së Titos në ngjarjet hungareze.

Më vonë, dolën në dritë edhe shumë fakte, që provonin jo vetëm rolin nxitës të Titos në ngjarjet hungareze, por edhe bashkëfajësinë e udhëheqësve sovjetikë. Pavarësisht se jugosllavët dhe sovjetikët në “analizën” e përfundimit të ngjarjeve ia hidhnin fajin gabimeve të udhëheqjes së Rakoshit, faktet provonin konkluzionin se ngjarjet në Hungari ishin preludi i një “reaksioni zinxhir” për përmbysjen e udhëheqësve staliniste dhe fitoren e “kursit të ri” sovjetik. Vetë nënsekretari i Shtetit për Punët e Jashtme i RF të Jugosllavisë Dobrivoje Vidiç, në kohën e zhvillimit të ngjarjeve, u deklaronte atasheve të shtypit të Bullgarisë, Çekosllovakisë, Shqipërisë etj., se “ato që ndodhën në Hungari do të ndodhin patjetër edhe në vendet e tjera socialiste”.

DILEMAT

Në fakt, shpresat e tyre në Shqipëri nuk u realizuan, sepse Enver Hoxha, pas dilemave dhe kur pa se çfarë u ndodhi kolegëve në vendet Evropiano-Lindore, qëndroi e kundërshtoi “rimiqësimin” me Jugosllavinë dhe mbrojti “kultin e individit” duke u kapur fort pas Mao Ce Dunit. Prishja e marrëdhënieve diplomatike, ose më saktë ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe roli i marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, patën vetëm ndikim propagandistik. Themi vetëm ndikim propagandistik, sepse në fushën e propagandës u ngritën boritë dhe u amplifikuan më shumë akuzat e kohës së Informbyrosë për regjimin e Titos. Pasojat e një propagande të tillë duhet thënë se rëndonin më shumë mbi shqiptarët e Kosovës dhe mbi ato në trojet e veta në Mal të Zi e në Maqedoni.

Por përse iu dha kaq rëndësi aspektit propagandistik?! Së pari, për vetë faktin se në regjimin komunist propaganda i paraprin agresionit ushtarak me atë ideologjik. Së dyti, sepse me propagandë synohet mbulimi i të vërtetave, duke zbatuar teorinë “shpif, shpif se diçka do të mbetet”. Së treti, me propagandën tregohej besnikëria e pandryshuar e regjimit. Së katërti, synohej të krijohej bindja te shqiptarët se regjimi komunist në Shqipëri ishte mbrojtësi i çështjes së bashkuar shqiptare. Po ndikimi, ose më saktë përpjekja e Bashkimit Sovjetik, cila ishte në atë kohë? Është ky është një problem që kërkon argumentim por të bazuar në fakte. E vërteta është se Moska, me shtrimin e tezës për ripërfshirjen e Beogradit në sistemin e vendeve komuniste, diskutoi edhe reagimin e Enver Hoxhës, me pluset e minuset e mundshme, diskutoi edhe qëndrimin jugosllav, por edhe qëndrimin e vet. Duhet thënë, siç e tregojnë edhe faktet historike, se Hrushovi dhe grupi i tij, bëri shumë për të mos vazhduar e çara në mes Moskës dhe Tiranës.

“Në kohën kur ekzistonin marrëdhënie shumë të mira midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë dhe Titoja gëzonte te Stalini një besim absolut, shkruan në “Kujtimet” e tij Nikita Hrushovi, “më kujtohet se si Stalini në prezencën time formuloi dhe diktoi një telegram për Titon, ku bëhej fjalë se këtej e tutje marrëdhëniet me Shqipërinë duhej të bazoheshin në faktin se Shqipëria do të përfshihej në përbërjen e Federatës Ballkanike”. Telegrami siç rezulton i u dërgua Titos. Natyrisht, për përmbajtjen e një telegrami të tillë, në Shqipëri nuk dinin gjë dhe ende nuk dinë. Stalini, siç kanë shkruar bashkëkohësit e tij, shpesh e evidentonte idenë e krijimit të Federatës Ballkanike. Madje në Beograd, filluan edhe punimet për ndërtimin e një pallati, ku do të ishte rezidenca e qeverisë së asaj Federate apo Konfederate.

“Kur isha në Jugosllavi, unë e kam parë atë vend -shkruante Hrushovi. Atje ishin ndërtuar shumë konstruksione hekurbetoni, por më pas gjithçka qe braktisur. Përfshirja e Shqipërisë në përbërjen e shtetit jugosllav nuk binte në kundërshtim me idenë e Stalinit për krijimin e Federatës së shteteve të Ballkanit. Kur u ndërprenë marrëdhëniet miqësore me Jugosllavinë dhe Stalini filloi ta urrejë Titon, ideja e Federatës Ballkanike u varros përfundimisht”.

RIMIQËSIMI

Në kohën e Hrushovit nuk bëhej më fjalë për Fedratën, por për “rimiqësimin” e Jugosllavisë, që me udhëheqjet socialiste ai e kishte bërë. Problem pas disa luhatjeve kishte mbetur Shqipëria, Enver Hoxha, të cilin Nikita Hrushovi për problemin e “rimiqësimit” e kishte thirrur disa herë në Moskë. Në këtë kuadër ishin bërë shumë e shumë tentativa, plus atij kryesorit që për heqjen e Enver Hoxhës, erdhi në vitin 1959 edhe vetë në Shqipëri. Më pas dërgoi edhe ministrin e Mbrojtjes, Mareshalin Zhukov e të tjera përpjekje këto të grupit hrushovian, që kishin si objekt të parë normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Po të ndodhte kjo, ishte brenda edhe “kulti i individit” dhe Enver Hoxha po t’i kishte pranuar do e kishte pësuar si Rakoshi e të tjerët. Ndonëse gjithnjë, që pas 1948-ës Shqipëria nuk ka pasur ndonjë nivel marrëdhëniesh me Jugosllavinë, pavarësisht se ambasadat gjithnjë kanë qenë në nivele të ndryshme, Enver Hoxha për çdo raste festash i “çonte falënderime e të fala Titos”.

Sido që zhvilloheshin ngjarjet e sido që mbaheshin qëndrimet, fryma e Kongresit të 20 -të depërtoi edhe në Shqipëri. Vetë Enver Hoxha në prag të Konferencës së Tiranës të vitit 1956, që u mbajt fill pas Kongresit të 20-të, shkroi në gazetën “Zëri i Popullit” një artikull ku theksonte “demokratizimin” e vijës së partisë dhe mbështetjen e vendimeve liberalizuese sovjetike, artikull që ishte mes dyzimit të tij për luftimin e kultit të individit apo për mbrojtjen e kultit të individit! Dy ditë më pas, Enver Hoxha për artikullin që e kishte botuar më shumë për tatim pusi, u ndesh me frymën prosovjetike të Konferencës së Tiranës, ku pjesëmarrësit kërkuan te ai eliminimin e kultit të individit dhe për këtë pa diskutim që i drejtoheshin pushtetit të tij personal. Delegatët që i u kundërvunë për aplikim nga ai të “kultit të individit”, e pësuan keq me persekutime e dënime, ndërsa ai vetë shpëtoi si i thonë “për qime”. Si manipulator perfekt që ishte Enver Hoxha, u deklaroi delegatëve se kjo që ndodhi në Konferencë ishte një përpjekje tjetër e Jugosllavisë për ta rrëzuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë.

VIZITA

Faktikisht “incidentet” nga Konferenca e Tiranës e konsoliduan pushtetin diktatorial të Enver Hoxhës edhe më shumë, duke i bërë kështu të pamundshme reformat liberalizuese të tipit hrushovian. Po atë vit Enver Hoxha vizitoi Kinën, e cila kishte nisur krisjen me Bashkimin Sovjetik. Ishte pikërisht vizita që Enver Hoxha bëri te Mao Ce Duni, e cila ishte edhe “shtrimi i rrugës” së marrëdhënieve në ngjitje me Kinën. Kjo dëshmohet edhe nga rritja e ndihmave kineze, të cilat nga 4.2% shkuan në 21.6%. Sapo morën vesh sovjetikët për ndihmat kineze, edhe ata në përpjekje për ta joshur Enver Hoxhën akorduan ndihma ekonomike dhe financiare. Por Enver Hoxha tashmë e kishte vendosur, mbi të gjitha ruajtja e pushtetit personal e mbrojtja e “kultit të individit”, këtë sovjetikët nuk ja siguronin, kinezët po.

Po ta lëshonte mbrojtjen e “kultit të individit”, Enver Hoxha do ta humbiste pushtetin personal dhe këtë udhëheqja e re sovjetike nuk ja garantonte, përkundrazi. Kurse Mao Ce Duni dukej ose iu duk Enver Hoxhës në atë kohë që e vizitoi, se ishte në pozita të forta në mbrojtje të kultit të individit e të pushtetit personal. Kjo ishte e rëndësishme për Enver Hoxhën dhe karrierën e tij politike dhe këtë e tregonte përgjigja pozitive e Kinës në dhënien e ndihmave. Arsyet se përse Enver Hoxha gjeti në këtë rast mbështetjen e Kinës, janë një objeksion tjetër studimi.

MISIONI

Mirëpo Nikita Hrushovi, e vijoi misionin e tij për “rimiqësimin” me Jugosllavinë, gjë e cila sipas analizave të tij do ta çonte edhe udhëheqjen e Enver Hoxhës si të gjitha ato të vendeve të Europës Lindore, që i kishte larguar nga pushteti me motivacionin si staliniste. Në këtë kuadër, për ta mbajtur Enver Hoxhën dhe udhëheqjen shqiptare në linjën e interesave me udhëheqjen e re sovjetike, Nikita Hrushovi hodhi në tavolinë edhe idenë e vdekur për autonominë e Vorio Epirit dhe shpresonte t’i shfrytëzonte pretendimet greke dhe deklarimin e tij, për ta mbajtur Enver Hoxhën nën presion. Këto e të tjera u shfrytëzuan ethshëm nga Nikita Hrushovi, i cili shpresonte shumë në ndryshimin e udhëheqjes shqiptare, por jo te Enver Hoxha, te i cili ishte shumë dyshimtar. Erdhi Bukureshti dhe Enver Hoxha nuk vajti në atë mbledhje, ku patjetër si Sekretar i parë duhej të shkonte vetë, por çoi Hysni Kapon.

Në këtë mbledhje nuk kishte më bashkëkohës apo adashë të Enver Hoxhës, pasi Sekretarët e parë të të gjitha partive të Europës Lindore, fryma e Kongresit të 20 -të i kishte shkarkuar dhe eliminuar. Kishte mbetur nga stalinistët vetëm Enver Hoxha, që Nikita Hrushovi po i vinte rrotull për ta hequr. Gjatë fjalimit të tij në mbledhje, Nikita Hrushovi nuk kurseu jo vetëm fjalorin kërcënues e demaskues për Enver Hoxhën, por arriti deri atje sa të deklaronte se është “e pafytyrë sjellja e agjentit të Mao Ce Dunit, Enver Hoxhës” ndaj reformave demokratizuese sovjetike, që ai jo vetëm nuk i përkrah por edhe i stigmatizon, duke sjellë një pengesë të madhe në kuadrin e kampit socialist. Në këtë rast Nikita Hrushovi tregoi dhëmbët dhe u pasua po kërcënueshëm më pas në Konferencën e 81 partive, ku si shumë të tjerë, Dolorez Ibaruri mbështeti Nikita Hrushovin dhe u tha korifenjve të Konferencës se “Enver Hoxha është si ai “qeni, i cili kafshon dorën që i jep bukë”.

NDRYSHIMI

Që pas momentit të mësipërm, marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik vazhduan të keqësoheshin me shpejtësi. Sovjetikët aplikuan ndryshimin ndaj qëndrimit ndaj Enver Hoxhës dhe kaluan në një politikë të vijës së ashpër, duke reduktuar në fillim ndihmat, në veçanti drithin, në një kohë kur Shqipëria po përballej me mundësinë e zisë së bukës. Tri, ishin gjërat që duhej të kishte pranuar Enver Hoxha, që të mos ishte prishur me sovjetikët e rinj. – E para, të bashkohej në autokritikën për trajtimin e Jugosllavisë së Titos si vend socialist, pra të pranonte “rimiqësimin” me Jugosllavinë. – E dyta, të bashkohej në luftën kundër kultit të individit. Dhe e treta, – të pranonte teorinë e “bashkekzistencës paqësore”. Por, po t’i kishte pranuar këto tri gjëra, ai me siguri nuk do të kishte qenë më në pushtet vetë, ama do t’i kishte bërë një shërbim të vlerësuar çështjes së Shqipërisë falë atij pak demokratizimi alla sovjetikshe, që po ndodhte në kampin socialist.

Në fakt, qoftë marrëdhëniet e Enver Hoxhës para vitit 1948 apo ato pas këtij viti me Jugosllavinë janë përgjegjësi direkte e Enver Hoxhës, sepse ai njëherë për pushtetin e tij personal e vuri Shqipërinë plotësisht nën Jugosllavinë dhe herën tjetër përsëri po për ruajtjen e pushtetit të tij personal nuk pranonte në kushtet e reja “rimiqësimin” me Jugosllavinë se përsëri llogariste se e humbiste pushtin e tij. Ndaj edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë ishin në nivelin më të ulët, nivel, që ishte rezultat i shkakut se kërkohej zëvendësimi i Enver Hoxhës, synim që pati reperkusione të mëdha jo vetëm në planin ndërshtetëror, por edhe në planin kombëtar shqiptar. Le të kalojmë pak në digresion, me qëllim që të argumentojmë ndikimin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, te shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Mal të Zi e Maqedoni.

LËVIZJA

Lëvizja dhe Lufta Antifashiste e popullit shqiptar siç e kemi thënë e gjetën Kosovën të bashkuar me Shqipërinë, ose më saktë do të ishte të shpreheshim, e gjeti pjesën më të madhe të popullsisë dhe të trojeve shqiptare të bashkuara. Nuk po analizojmë se si e qysh u bë ai bashkim, sepse janë çështje të një studimi tjetër, por fakt është se ai bashkim u realizua. Jo vetëm gjeografikisht u fshi kufiri padrejtësisht ndarës mes shqiptarëve e mes trojeve të tyre, por bashkimi rroku një aspekt më të gjerë e në shumë fusha të jetës shoqërore si arsimin, financën, mjekësinë, agronominë, administratën etj., pra ai bashkim, shënoi një integrim e bashkëpunim të shumanshëm, madje mund të thuhet edhe të frytshëm. Parë në këtë këndvështrim dhe që është edhe një qëndrim i drejtë, bashkimi sido që u bë, ishte një fakt realist historik, ishte një ndreqje padrejtësie ndaj kombit shqiptar për ruajtjen e të cilit udhëheqësit e mëvonshëm shqiptarë, vetë Enver Hoxha mbajnë përgjegjësi historike e të pajustifikuar. Nga dokumentacionet rezulton se ai, për të marrë pushtetin ja “dhuroi” apo ia “shiti” Kosovën Jugosllavisë së re, ndërsa Shtabi Ushtarak i Titos me kohë, politikisht dhe ushtarakisht që gjatë Luftës e futën Kosovën me Serbinë e Jugosllavinë. Përse Tito nuk e la Kosovën siç ishte me Shqipërinë dhe t’ju thoshte të dërguarve të tyre për “ndihmë” pranë shtabit të Enver Hoxhës, Popoviçit, Jovanoviçit, Tempos, Mugoshës, Stojniçit apo Dizdareviçit që edhe Kosova të përfshihej në programin e luftës shqiptare për çlirim?!

Edhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë nacionalistë, që organizuan Mukjen e Bujanin, konferenca ku çështja e organizimit të Luftës dhe çlirimi në kuptimin nacionalist shqiptar, u vu në rend të ditës, këto u siluruan nga Tito dhe me vendimin e tij për pushtetin personal u solidarizua edhe Enver Hoxha, i cili i demaskoi ato si forume vendimmarrëse dhe pjesëmarrësit firmëtarë të tyre i dënoi. Edhe më pas, ka plot bëma të Enver Hoxhës, me të cilat ai “mori në qafë” çështjen shqiptare si me dërgimin e Brigadave e të Divizioneve partizane për të nënshtruar Kosovën e kosovarët dhe për tu a dorëzuar ato siç i dorëzoi “raja” regjimit të Titos, apo Masakra e Tivarit, ku përsëri Enver Hoxha është përgjegjësi kryesor, pasi ai miratoi sipas kërkesës jugosllave vrasjen e mijëra kosovarëve. Për të gjitha këto, e sa e sa bëma të tjera antikombëtare të Enver Hoxhës, para e pas prishjes me jugosllavët, atë vetë asnjëherë nuk e shqetësuan. Po, atë e shqetësonte fryma e liberalizmit sovjetik, kërkesat e Nikita Hrushovit për “rimiqësimin” me Jugosllavinë, pasi sipas tezës hrushoviane, “Tito dhe komunistët jugosllavë nuk kishin gabuar”.

Kush kishte gabuar?! Analiza do të bëhej më pas dhe Enver Hoxha e dinte se sipas saj ai do të jepte llogari. Ndaj pas një periudhe disa vjeçare oshilacionesh me sovjetikët deri në prag të Bukureshtit, Enver Hoxha u përpoq të luante me dy porta, edhe me tezën e sovjetikëve të rinj, edhe kundër tyre. “Dhe çarja, e cila erdhi duke u thelluar midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë -shkruan Jon Holliday në librin e tij “Shqiptari dinak Enver Hoxha” -lindi kryesisht ngaqë Enver Hoxha i trembej demokratizimit”. Autori, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

/Gazeta Panorama

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet misterioz duke u ndërtuar në brigjet e Kaspikut, në Rusinë sovjetike.

Ai që fillimisht u quajt “Përbindëshi i Detit Kaspik” më vonë u kuptua se ishte një ekranoplan, një anije ushtarake që kapërcen valët me shpejtësi të aeroplanëve luftarakë.

Dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe projektit të ekranoplanit të atij vendi, fotografitë nga Kina sugjerojnë se Pekini tani mund të jetë duke ndërtuar diçka të ngjashme në Detin Bohai.

Boha
Boha

Anija është quajtur, joçuditërisht, “Përbindëshi i Detit Bohai”.

 

Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i anijes eksperimentale nga Kina vë në pah gatishmërinë e Pekinit për të provuar pothuajse gjithçka në kërkim të përparësive taktike ndaj rivalëve dhe armiqve të vet.

“Kina është e njohur për vendosmërinë e saj për të financuar dhe për të testuar një mori zgjidhjesh të ndryshme teknike dhe teknologjike për problemet ushtarake”, ka thënë Bronk, hulumtues i lartë në Royal United Services Institute, duke shtuar se kinezët po i provojnë edhe dizajnët me gjasa të vogla për sukses.

Sovjetiku
Sovjetiku

“Mbase duke u bazuar në logjikën se disa, të paktën, do të rezultojnë të përdorshëm dhe të suksesshëm”, është shprehur ai.

Ekranoplanët ofrojnë disa përparësi në krahasim me aeroplanët dhe me anijet.

Duke fluturuar ulët, ata do të mbeteshin të padukshëm për shumicën e sistemeve të radarëve, derisa të paraqiteshin në horizont.

Me shpejtësi maksimale prej rreth 10 herë më të madhe se ajo e anijeve luftarake, një flotë ekranoplanësh në ardhje do t’ju jepte mbrojtjeve bregdetare pak kohë për të reaguar.

Ekranoplanët janë, po ashtu, të aftë të kalojnë mbi mina kundëranije pa u dëmtuar, dhe mund të bartin ngarkesa më të mëdha sesa aeroplanët e madhësisë së njëjtë.

Skica
Skica

Këto përparësi zgjuan së voni imagjinatën e inxhinierëve në Agjencinë amerikane për Projekte Hulumtuese të Avancuara për Mbrojtje (DARPA), e cila raportohet të ketë shpenzuar 22 milionë dollarë për të dizajnuar modele të një anieje fluturuese, të quajtur “Liberty Lifter”.

Programi amerikan u ndërpre para kohe, në qershorin e 2025-tës.

Kina
Kina

Një zëdhënës i njërës nga kompanitë e përfshira në ndërtimin e modeleve i ka thënë gazetës Air Force Times se përmes programit kanë arritur “të shfaqin qëndrueshmërinë e dizajnit dhe realizueshmërinë e teknikave të reja të prodhimit”.

Por, përveç skicave të mjetit amerikan, asgjë tjetër s’është parë.

Tani, fotografitë që rrodhën nga Kina, qoftë të planifikuara apo të rastësishme, sugjerojnë se Pekini ka arritur fazën e testimit të prototipit të mjetit të saj fluturues-lundrues.

Anija
Anija

Nuk ka dëshmi konkrete se anija e vërejtur në Detin Bohai është pjesë e një projekti ushtarak, por ngjyra e saj e hirtë dhe një portë e madhe për ngarkesa i ka shtyrë ekspertët të spekulojnë se ajo mund të jetë e menduar si një lloj anije logjistike ushtarake.

“Ekranoplani mund të ndërtohet [për marinën kineze] për të bartur ngarkesa, që janë shumë të rënda edhe për aeroplanët e mëdhenj transportues ushtarakë, më shpejt sesa do t’i transportonin anijet tradicionale”, ka thënë Bronk.

“Ai mund t’i shërbejë Kinës për t’i përforcuar ishujt e vegjël të kontestuar më shpejt, me sisteme të konsiderueshme kundëranije dhe kundërajrore”.

E Vjeter
E Vjeter

Dizajnët e mëparshëm të ekranoplanit kanë çaluar për shkak të nevojës për fuqi të madhe për t’u ngritur në ajër, që mund të minimizojë shpenzimin e ulët të karburantit si rezultat i fluturimit të ulët.

Për më tepër, fluturimi pak mbi nivelin e detit i vë anijet në rrezik të lartë të goditjes nga zogjtë, krahasuar me një aeroplan që fluturon në lartësi të mëdha.

Marina e Kinës është duke u zgjeruar me shpejtësi, teksa vendi autoritar aziatik raportohet se synon të ndërtojë një flotë prej gjashtë aeroplanëve transportues luftarakë deri në vitet ’30.

Pamjet e fundit të mjeteve të pazakonta kanë rritur frikën se Pekini është duke u përgatitur aktivisht për një pushtim të mundshëm të Tajvanit.

(BalkanWeb)


Send this to a friend