Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se nëse Partia Demokratike ndryshon lidershipin e saj, Rama nuk e ka të gjatë në pushtet. Ngjela tha se nëse PD ndryshon lidershipin, Rama rri vetëm 3 muaj në pushtet.
“Ju nuk e keni kuptuar që Rama është e keqja më e vogël për ndërkombëtarët? Sigurisht, kryeministri aktual është e keqja më e vogël. Ai mbahet në pushtet, për shkak se ka një opozitë të dobët dhe të mbuluar nga korrupsioni deri në grykë. Kjo e ndihmon jashtëzakonisht Ramën. Nëse PD vendos të ndryshojë lidershipin, të shkatërrojë Berishën dhe grupin e tij, vjen në pushtet për 3 muaj. E rrëzon Ramën për kaq kohë”, tha Ngjela.
Për Ngjelën, Berisha ka dështuar edhe më herët, prandaj nuk mund t’i besohet.
“Berisha ka dhënë prova se ka dështuar edhe më herët. Ai i bëri piramidat, ai e bëri 1997. Ju lutem, nëse Berisha qëndron në lidershipin e PD, kjo parti vetëm do të shkatërrohet. E ka katandisur në ditën më të zezë. Në rast se në PD ka vullnet për të përmbysur lidershipin e saj, atëherë po, vijnë menjëherë për pak muaj në pushtet. Sepse kështu siç janë, nuk i duan as amerikanët”, tha Ngjela.
Sipas tij, politikanët që kanë qenë aq gjatë në pushtet dhe kanë abuzuar me të, duhet që të përgatiten sepse do të përballen me Gjykatën Speciale, me akuza për korrupsion.
“Këta të opozitës, por edhe Rama sigurisht duhet që të përgatiten, të marrin avokatë të mëdhenj në Europë, me potencë, me influencë, që t’i mbrojnë. Kjo sepse kanë mbi kurriz krime dhe korrupsion mbi shqiptarët. Këta nuk e duan Amerikën. A e keni parë si dalin në rrugë dhe thonë ‘E duam Shqipërinë si Europa’. Kë gënjejnë këta. Opozita ka lidhje me rusët, me financimet e tyre. Amerikën do gënjejnë këta. Nuk gënjehet Amerika, jo”, u shpreh Ngjela.
Ngjela ne disa prononcime publike jep prononcime të sakta por ketu eshte kryekeput gabim.
Ngjela ashtu si Mustafa Nano vuajne nga paranoia e Berishes i cili kam idene se ju del edhe ne enderr.
1. Erion Veliaj dhe Rama jane e keqja me e madhe e Shqipërisë si vegla të rrjetit helmues SOROS qe po vjedh shkaterron dhe falimenton Shqiperine. Edhe reforma ne drejtësi eshte iniciuar dhe krijuar nga SOROs dhe njerezit e tij që drejtësia ti sherbeje RIlindjes. Vetëm shiko pak se çfarë kryeprokurore ka Shqiperia dhe çfarë eshte që kur ka ardhur ne krye të prokurorise kjo zonje. Asnjë zyrtar nuk eshte vendosur ne pranga. Ajo eshte vogel e Rilindjes.
2. Piramidet nuk i krijoi Berisha por falangat e ish-sigurimit famekeq të shtetit ne bashkepunim me sherbimet e huaja për të shkaterruar demokracine e brishte shqiptare më të cilen nuk u pajtuan asnjehere. Berisha ka pergjegjesi që nuk e luftoi fenomenin qe ne gjeneze por kurresesi nuk ka pergjegjesi për krijimin e piramidave. Ngjela po me kujton komisionin famekeq të Dy Spartakeve që me demek do hetonte 97-ten.
3. Unë bie dakord me Ngjelen që Shqiperia nuk ka opozite dhe kjo e ashtquajtur opozite eshte e komprementuar keqas si pjese e sistemit të felliqur politik ne Shqiperi por mekatet e kesaj opozite nuk mund te krahasohen me korrupsionin dhe vjedhjen galopante që Rilindja dhe oligarkia kriminale pas saj i kane bërë dhe po i bejne Shqipërisë. Shikoni pak PPPte e inceratoreve, shendetesise, shkaterrimit te Sheshit Skenderbej dhe kompleksit të arkitektures italiane duke perfshire stadiumin, vjedhjen galopante të territorit ku ndodhet teatri kombetar, për të mos permendur vjedhjet galopante me prejektet e qendrave te qyteteve. Projekti Veliera ne Durres që eshte krim kombetar për të mos lene pa permendur projektin e unazes se re 40 millione Euro për 2 km.
Nese inteligjencia dhe shoqeria shqiptare nuk kupton që SOROS dhe veglat e tij jane e keqja kryesore që duhet shkulur ne Shqiperi atehere ky vend do të shkoje drejt gremines se pashmangshme siç po shkon. Reforma ne drejtësi zoti Ngjela nuk eshte projekt amerikan por projekt i rrjetit SOROS që po shkaterron jo vetëm Shqiperine por ka influence të madhe ne ne një pjese të madhe të Bashkimit Europian që eshte ne ditet më të zeza të tij me figure teper të dyshimta si Hann apo Mogerini. Që me ardhjen e Trump Shqiperia dhe faktori shqiptar eshte hequr thuajse totalisht nga vemendja e politikes se vërtetë amerikane vetëm shikoni se cfare po ndodh ne Kosove sot dhe çfarë perfaqesonte ambasadori Lu ne Shqiperi.
Opozita eshte fatkeqesisht ne sherbim të SOROS dhe Rilindjes por largimi i Bashes nuk e rrezon Ramen. Veliaj Rama Basha Meta Kryemadhi duhen rrezuar dhe fshire nga skena politike të gjithë ne bllok dhe duhe të pergjigjen për demet që i kane shkaktuar Shqipërisë edhe Berisha nese vertetohet që ka pergjegjesi por sot Berisha nuk eshte aktor i skenes vendimarrese ne Shqiperi, ai ka gjashte vjet që i perket historise.
Kanë qarkulluar hamendësi për organizatorin e 35 firmave të deputetëve të PD dhe gishti tregues është drejtuar nga Famur Noka i cili e ka mohuar personalisht këtë dyshim.
Në një prononcim me gazetarët Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe të deputetit deklaroi se ai ka debatuar me cdo firmëtar (janë 35 deputetë të PD-së që firmosën për kandidaturën e Endri Shabanit votuar nga deputetët e PS – sqarim i Voal.ch) dhe ka qenë kundër firmosjes dhe ka kërkuar llogari në mbledhjen e grupit parlamentar.
Voal.ch po e jep deklarimin e Nokës marrë nga faqja e tij në rrjetin social:
Po e ndaj me ju këtë bisedë dhe shpërfaqje kujtimesh me Veton Surroin.
Ju siguroi se është kënaqësi të bisedosh njëherësh
me Vetonin si gazetar,
me Vetonin si veprimtar dhe
me Vetonin si protagonist ngjarjesh historike e dramatike bashkë.
Kjo bisedë është vetëm një faqe që përmbledh ëndërrat, përpjekjet, zhgënjimet… dhe shpresat e një brezi me fat, sepse shumica e tij e panë Kosovën e lirë.
Por kënaqësinë që ia solli Liria brezit tonë, shpesh’herë e sërpikun dhimbja e pikëllimi për ata që nuk e patën këtë fat,
sepse në rrugën e mundimshme drejt Lirisë ranë e u vranë për të jetuar gjithmonë në altarin dhe në kujtesën e një kombi.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK, duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia t’ju tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht.
Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend. BW
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatën tonë si një organizatë jofitimprurëse për lirinë e fjalës dhe shtypin e lirë. UGSHPD u themelua më 8 Korrik, 2021.
Qëllimet tona:
-Të ndihmojmë debatin publik për të vërtetën duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari përmes një etike të lartë dhe standardeve profesionale. -Të promovojmë gazetarinë në gjuhën shqipe kudo ku jetojnë shqiptarë.
-Të mbrojmë interesat profesioniste të anëtarëve të saj, të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me autoritetet, organizatat homologe të vendeve ku jetojnë e veprojnë anëtarët, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë profesioniste të gazetarëve të diasporës shqiptare kudo në botë.
-Të mbështesim dhe të promovojë drejtësinë sociale duke denoncuar rastet e racizmit, intolerancës, paragjykimeve e diskriminimeve ndaj minoriteteve.
Anëtarët e Bordit të UGSHPD
Skënder Buçpapaj President
Alba Kepi-Sekretare e Përgjithshme
Artan Kutra- zv/president
Rafaela Prifti-Zëdhënëse
Genc Burimi-Auditor
Elida Buçpapaj- Arkëtare
Ardian Murraj- Komisioni i Etikës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGSHPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj
Ju fton të na ndiqni.
Aleanca “Shqipëria Madhështore”, veçanërisht Partia e Lirisë, vjen në këto zgjedhje politike me plot të rinj e të reja të talentuar. Sa e ndjeni ju peshën e këtyre momenteve historike vendimtare? Cili do ishte ligji i parë që do kërkonit në Kuvend në rast fitoreje? C’ndodh nëse Ilir Meta zgjidhet deputet por i pamundësohet betimi deri në humbje të mandatit? Zonja Xhixho, së pari, ju faleminderit që pranuat ftesën tonë. Po ndaj me ju një shqetësim shumë legjitim kur kam parasysh se kryeministri është mjeshtër i madh për tjetërsimin e votës përmes shkeljes së ligjit diktuar nga ai që ka nën urdhra gjithë shtyllat e shtetit. Si do ta mbroni votën kur gjendeni përballë një perfeksionisti kleptokrat që përdor të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet, që një foto me Obamën ia paguajnë 80 mijë $, që komprometon ish shefin e FBI-së, që përpara kamerave i bën thirrje policisë së shtetit të bëjë fushatë për PS, pronën e tij, që e ka shpërfytyruar se nuk ka lënë asnjë nga socialistët e njohur, që regjistrohet me zë duke kompromentuar zyrtarë të organeve ligj zbatuese të manipulojnë votën e sovranit permes blerjes, intimidimit etj. që e përdor drejtësinë si mjet për të eliminuar kundërshtaret politikë. Nuk po e zgjas më se lista vijon. Problemi është si do të mbroni votën? Partia juaj, Parti e Lirisë qe është parti e qendrës se majtë është serish në koalicion për këto zgjedhje me Partinë Demokratike, parti e djathte. Përveç temave të përbashkëta a ka pika në programin tuaj qe ju dallojnë nga aleat si PD? Cili është vendi dhe roli i Partisë së Lirisë në ASHM për zgjedhjet e 2025? Reforma në drejtësi e korrupsioni janë dy fushat më preokupuese për Shqipërinë. Sistemi socialist vuri në masë arrestimi dy liderë te forcave kryesore opozitare. Cili është programi i PL për efikasitetin e pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri? Ku sipas forcës politike që ju përfaqësoni duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente?
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, Domine, et lux perpetua luceat ei”, kënduan kori dhe kongregacioni. (Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.)
Kolegji i Kardinalëve po del nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ata po ecin sipas radhës së vjetërsisë, të paraprirë nga një Libër i zbukuruar i Ungjijve dhe do të puthin altarin përpara se të shkojnë në vendet e tyre.
Personi i fundit që do të hyjë në shesh do të jetë festuesi, Kardinali Giovanni Re.
Kori i Kapelës Sistine – grupi prestigjioz prej 20 burrash dhe 30 a më shumë djemsh që janë kori personal i Papës – thekson Psalmin 64: “Te decet himnus, Deus, në Sion; et tibi reddetur votum në Jerusalem”. ( Të takon lavdërimi në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim betimet tona në Jeruzalem .)bw
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGShPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të
zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj Ju fton të na ndiqni.
Intervista e parë u zhvillua me kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mehdiu i cili iu përgjigj 7 pyetjeve të UGSHPD.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë 13-vjeçar mbi pushtetin.
Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një nga demonstratat më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë, antiqeveritare në dekadat e fundit, raportojnë mediat serbe.
Ndonëse protesta pritet të jetë si prova më e madhe e pushtetit të tij, Vuçic u shoreh dje se “nuk ka frikë nga asgjë” dhe se nuk do të lejojë që protestat në rrugë të ndryshojnë qeverinë.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.
Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth Parkut Pioneer, të rrethuar nga traktorë. bw
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që do drejtojë fushatën e Berishës tha se nuk ishte kontaktuar nga Rama drejtpërdrejt, por gjithësesi, unë nuk punoj për komunistët.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Chris, kryeministri shqiptar është një persona mjaft i pasur. Shpenzimet e tij janë marramendëse. Ndoshta ai bën jetën e luksit më brilante të çdo lideri në Europë, se në Shqipëri po e po. A ju ka kontaktuar? Në rast se do ju kontaktonte një kryeministër kaq i pasur që nuk ka llogaridhënie, nuk e fsheh luksin e tij, çfarë do bënit?
LaCivita: Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë. Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën.
Çim Peka: Ju nuk punoni për komunistët, por miku im Rich Grenell, Ivanka Trump, Jared Kushner, janë takuar disa herë me kryeministrin, ata kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, që është gjëja më normale, por kryeministri Rama është munduar ta shesë si blerje influence në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë mendimi keni që familja e presidentit po bën biznes në një vend ku drejtohet nga komunistët dhe trafikantët?
LaCivita: Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes…megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit. Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita fute në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat.
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndryshim thuhet në fund të kësaj videoje, ku bëhet thirrje për protestën e neserme të opozitës shqiptare.
“Nesër, në ora 17:00, e gjithë Shqipëria në protestë”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Ngjela ne disa prononcime publike jep prononcime të sakta por ketu eshte kryekeput gabim.
Ngjela ashtu si Mustafa Nano vuajne nga paranoia e Berishes i cili kam idene se ju del edhe ne enderr.
1. Erion Veliaj dhe Rama jane e keqja me e madhe e Shqipërisë si vegla të rrjetit helmues SOROS qe po vjedh shkaterron dhe falimenton Shqiperine. Edhe reforma ne drejtësi eshte iniciuar dhe krijuar nga SOROs dhe njerezit e tij që drejtësia ti sherbeje RIlindjes. Vetëm shiko pak se çfarë kryeprokurore ka Shqiperia dhe çfarë eshte që kur ka ardhur ne krye të prokurorise kjo zonje. Asnjë zyrtar nuk eshte vendosur ne pranga. Ajo eshte vogel e Rilindjes.
2. Piramidet nuk i krijoi Berisha por falangat e ish-sigurimit famekeq të shtetit ne bashkepunim me sherbimet e huaja për të shkaterruar demokracine e brishte shqiptare më të cilen nuk u pajtuan asnjehere. Berisha ka pergjegjesi që nuk e luftoi fenomenin qe ne gjeneze por kurresesi nuk ka pergjegjesi për krijimin e piramidave. Ngjela po me kujton komisionin famekeq të Dy Spartakeve që me demek do hetonte 97-ten.
3. Unë bie dakord me Ngjelen që Shqiperia nuk ka opozite dhe kjo e ashtquajtur opozite eshte e komprementuar keqas si pjese e sistemit të felliqur politik ne Shqiperi por mekatet e kesaj opozite nuk mund te krahasohen me korrupsionin dhe vjedhjen galopante që Rilindja dhe oligarkia kriminale pas saj i kane bërë dhe po i bejne Shqipërisë. Shikoni pak PPPte e inceratoreve, shendetesise, shkaterrimit te Sheshit Skenderbej dhe kompleksit të arkitektures italiane duke perfshire stadiumin, vjedhjen galopante të territorit ku ndodhet teatri kombetar, për të mos permendur vjedhjet galopante me prejektet e qendrave te qyteteve. Projekti Veliera ne Durres që eshte krim kombetar për të mos lene pa permendur projektin e unazes se re 40 millione Euro për 2 km.
Nese inteligjencia dhe shoqeria shqiptare nuk kupton që SOROS dhe veglat e tij jane e keqja kryesore që duhet shkulur ne Shqiperi atehere ky vend do të shkoje drejt gremines se pashmangshme siç po shkon. Reforma ne drejtësi zoti Ngjela nuk eshte projekt amerikan por projekt i rrjetit SOROS që po shkaterron jo vetëm Shqiperine por ka influence të madhe ne ne një pjese të madhe të Bashkimit Europian që eshte ne ditet më të zeza të tij me figure teper të dyshimta si Hann apo Mogerini. Që me ardhjen e Trump Shqiperia dhe faktori shqiptar eshte hequr thuajse totalisht nga vemendja e politikes se vërtetë amerikane vetëm shikoni se cfare po ndodh ne Kosove sot dhe çfarë perfaqesonte ambasadori Lu ne Shqiperi.
Opozita eshte fatkeqesisht ne sherbim të SOROS dhe Rilindjes por largimi i Bashes nuk e rrezon Ramen. Veliaj Rama Basha Meta Kryemadhi duhen rrezuar dhe fshire nga skena politike të gjithë ne bllok dhe duhe të pergjigjen për demet që i kane shkaktuar Shqipërisë edhe Berisha nese vertetohet që ka pergjegjesi por sot Berisha nuk eshte aktor i skenes vendimarrese ne Shqiperi, ai ka gjashte vjet që i perket historise.