Drejt një shteti plotësisht autoritar me Ramën në krye ka shumë mundësi që ndër shumë ditët zyrtare të festave që ka Shqipëria, kalendarit mund t’u shtohet edhe e Marta si një “Ditë Tersi”.
Nuk do të jetë me VKM, por as edhe me Referendum besojmë.
Diçka do të ndodhë.
Mbase mediat që nuk dinë ta parashikojnë dot këtë, ndoshta do ta japin edhe si lajm.
Po të ishte për media të tilla, pozitat e një qeverisje 13-14 vjeçare që vuan nga korrupsioni dhe krimi ekonomik sistematik janë dhe qëndrojnë mbi sovranin dhe mbi kërkesat e qytetarëve që sot janë zgjuar.
Shumë mund të çuditen se si ka mundësi kjo, por do të mundohemi ta thjeshtojmë këtë konstatim me një paralele ngjarjesh.
Një histori me Kim Ir Sen* diku nga vitet 80-të, ku “la barzelletta”* e një radioje italiane bashkë me rrufisjen e ekspresit të mëngjesit tregonte një shaka. Ajo mund të ndihmonte për ta nisur me humor ditën e mund të tregonte një mënyrë se si ishte bota që i rrethonte njerëzit.
Ata duhej ta kuptonin nganjëherë indirekt se çdo të thoshte shoqëri e lirë.
Ose çfarë ishte diktatura.
Ishin vitet mbase të viteve të fundit të Luftës së Ftohtë dhe planeti ishte i ndarë dy kampe kryesore armiqësore.
Kapitalizmin dhe Social-komunizmin të cilët e ruanin kujdesshëm njëri-tjetrin dhe mes tyre vepronin botëkuptime duke u zbatuar me përparësi ideologjitë.
Dallimet mes Lindjes dhe Perëndimit i bënte kryesisht ekonomia dhe konsumi, shkalla e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, ushtria dhe armatimi, arsimi, arti, sporti, e drejta e votës dhe zgjedhjeve, pluralizmi politik ose partia-shtet, pjesëmarrja në qeverisje, e deri tek konceptet mbi lirinë dhe luftën.
Njerëzit pak a shumë këtë paketë informacioni e merrnin nga gazetat, radio-televizionet pavarësisht përkatësisë në kampet të ndara. Ajo që dallonte ishte se çdo komb kishte krenarinë e vet dhe shprehte pavarësisht sistemit ndjenjën patriotike.
Për t’u kthyer tek ekspresi i mëngjesit, ngjarja në fjalë ose humori lidhej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Ir Sen. Ai nga guerilas gjatë Luftës së II Botërore dallohej si një ndër diktatorët komunist që kishte nënshtruar pjesën e ndarë të popullit dhe në jug kishte konkurrencën direkte mes sistemeve. Pushteti i Kim-it të parë (që zgjati 48 vjet dhe ia trashëgoi djalit e nipit), pasqyrohej gati si një fe zyrtare. Koreja e Veriut në çdo pëllëmbë veç parullave ishte e mbushur me portrete, pllakate, monumente etj. e deri tek stemat në gjoks të popullsisë që jetonte në atë territor të shtetit komunist.
Një reporter perëndimor që ishte menduar se mund ta përcillte pak njohje mbi Korenë e Veriut nuk mund t’i shpëtonte propagandës së një vendi tërësisht të izoluar.
Rasti i vizitës e solli që ai dhe grupi shoqërues të ndalonin për një pushim shkrifje gjatë rrugës.
Ishin ndalur në fakt pranë një lapidari. Reporteri kërkoi shpjegimin e asaj që ishte shkruar mbi pllakë.
Shoqëruesi para se ta bënte të ditur shënimin, u përkul me admirim dhe pas pak lexoi:-“Këtu udhëheqësi dhe komandanti ynë Kim Ir Sen gjatë një beteje përdrodhi kyçin e këmbës në datën kaq e aq të vitit kaq e aq”.
Përfytyroni tani se ku është katandisur Shqipëria me shqetësimet e saj dhe se veç mediave vendase që mbajnë anën e qeverisë herë pas here na dalin gazetat e huaja që gjithmonë si rastësisht shkruajnë për kryeministrin Rama. Një së fundmi është edhe gazeta spanjolle ‘El Pais’.
More po çfarë interesi mund të kenë?!
Të jetë e pa eksploruar ende Shqipëria dhe shqiptarët apo mbase lufta politike e tranzicionit ka patur të tjera prioritete pa i dhënë gjerësisht hapësire lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit të tyre dhe pavarësisë së zhvillimit ekonomik?
Kur prirje të tilla i vëren në media dhe përmes propagandës që kujdeset dhe sforcohet për imazhin e vendit, kuptohet nga këto cilësi se sistemi i zgjedhur është i vjetërsuar, është kalbur dhe zgjimi i njerëzve sigurisht që do të përfaqësohet me një reagim frontgjerë sepse premtimet nuk janë mbajtur.
Varfëria, korrupsioni dhe propaganda për ta mbajtur përjetësisht pushtetin tentojnë të rikthehen pas dhe të japin shenjat për një izolim të ri. Izolimin në këto situata gjithashtu e bëjnë politikanët dhe kryesisht ata që e kanë pushtetin duke i drejtuar projektorët e dritave tek burimet natyrore, tek pasuritë ku nuk u investua por këto investime u gëlltitën nga korrupsioni dhe ku përparësi më parë se vetë qytetarët kanë investitorët strategjik shumë herë pa e kaluar filtrin e transparencës, por duke u bazuar në njohjet personale që sjellin më pas pasoja. Shkatërrim të pronës dhe pasurive, bllokime ligjore, transaksione të dyshimta dhe përplasje me botën e krimit.
Në këto vite të regjimit, prej 2013 në strategjinë e Rilindjes Socialiste drejt BE-së 2030 do të numëroheshin 17 vite po të supozonim mos ndryshimin e pushtetit. Ndaj mesa duket edhe kryeministri shqiptar edhe sot e ka mundësinë që jo vetëm të qëndrojë në karrige, por edhe të japë leksione demokracie. Tua shpjegojë në një mënyrë tjetër dobinë prej tij dhe t’u përsërisë qytetarëve si interesante biografinë dhe CV-në e vet sikurse publiku po ndeshet për herë të parë me të. Rama nuk ka më të panjohura. Jeta sportive e artistike ose mbresat e jetës që mbledh “El Pais”, një gazetë spanjolle, është jashtë realitetit për të dy vendet dhe pavarësisht problemeve që sot kanë Shqipëria dhe shqiptarët.
Prej propagandës njerëzit janë të detyruar të lexojnë edhe nga këto rrëfime limonadash.
Rrëfime që ngjajnë me kthim borxhi ose blihen si për t’i bërë “make-up” një figure apo një pushtetari që fillimet e kultit i paska nga karrierat artistike dhe sportive të materializuara më pas në politikë.
Mes penelatave të “El Pais” shkruhet për vetën e tretë kjo:-“Në vitin 1984, destinacioni i tij i parë ndërkombëtar ishte Paderborni, pranë Dyseldorfit. ‘Bëmë ndalesë në Vjenë sepse nuk kishte fluturime direkte. Pasdite u largova fshehurazi nga hoteli për të vizituar ‘Muzeun e Historisë së Artit’, kujton. ‘Nuk dija si të orientohesha, nuk kisha as hartë. Nuk doja as të merrja autobusin nga frika se mos humbisja. Ishte nëntor dhe binte borë, ndaj vazhdova të ecja pa pushim, duke pyetur njerëzit në rrugë si mund të shkoja te muzeu. Po errësohej kur mbërrita. U afrova te ajo derë e madhe dhe gjeta një tabelë ku shkruhej: ‘E martë, mbyllur’. M’u desh të prisja edhe pesë vjet”.
Skiç (!)…
Çfarë skeçi i shkruar për portretin?
Një skicë që fillon me pasion për ‘këmbënguljen dhe pritjen’!
Çfarë shërbimi!
E kujt i duhet ky gur kilometrik ndërkombëtar i vitit 1984 kur BE-në shqiptarët e kanë “të premtuar” në 2025 vetëm me 3-4 vite larg tani në 2026 me Ramën (?!).
Sa shpejtë kalon koha dhe sa ngadalë reagon pushteti.
Kujt i drejtohet ky detaj?!
Megjithatë edhe me këtë mendësi skiç dhe jashtë realitetit tani ka edhe diçka tjetër që mund të krahasohet për përpjekjet dhe këmbënguljen e aventurës së arratisjes së fshehtë të liderit rilindës.
Deri tani, në gati tre muajt e fundit dhe ata më të vështirët të jetës qeverisëse, pushteti i Ramës nuk ka më shkëlqim. Ai nuk aktron dot më në qendër të vemendjes sepse nuk i ka më përballë kundërshtarët politikë.
Ka mbetur i vetëm.
Për fat të mirë a të keq stina e verës e struku administratën dhe i dha pushime edhe Kuvendit, por protesta vazhdon.
Mbarë qytetarët e kryeqytetit, ata nga rrethet dhe ata nga diaspora janë të pranishëm dhe e ndjekin çdo ditë situatën. E mbështesin rininë, djemtë dhe vajzat që kanë ëndrra për Shqipërinë, për të ardhmen e vet dhe të familjen e tyre. Në krye të listës për zgjidhje të problemit është “Dorëheqja e pa negociueshme!”.
Media qoftë vendase dhe ajo ndërkombëtare nëse janë të interesuar për t’i dhënë zë demokracisë në shoqërinë shqiptare dhe nëse duan të zgjidhin problemet duke zbuluar përgjegjësitë, kësaj teme të protestës duhej t’i jepnin hapësirën e duhur. Lëvizja qytetare në Shqipëri ka vendosur në 2026 standarde kuptimplote për forcën e sovranit, kërkesën e zgjedhjeve të lira, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për më shumë është bërë bindëse se një shoqëri që kërkon të drejtat dhe vlerëson meritat ndjehet çdo ditë më e bashkuar për të sjellë ndryshimin dhe për të mos bërë hap mbrapa.
Kështu ‘El Pais’ për sa i shkruan CV dhe na e jep filozofinë dhe mendimin politik të Ramës me Rilindjen përmes këndeve të sportit dhe artit, përse nuk i bën një pyetje apo një rrëfim përmbajtësor Ramës se:- Çfarë roli luan ai sot ndërkombtarisht kur mes socialistëve progresistë global që prej kongreseve 2013-2017-2022 ai bën pjesë në kolektivin rajonal të zëvendës presidentëve ku kryeministri i Spanjës Pedro Sançez është presidenti i Internacionales Socialiste prej vitit 2022?
Kaq i nevojshëm është Rama?
Kaq i pa zëvendësueshëm është ai?
Në fakt ‘El Pais’, dy kryeministrave të progresistëve globalistë problematikë me korrupsionin i trajton diku nga fundi i shkrimit Sançez dhe Rama pa dalë nga sporti dhe arti që duket sikur ata i bashkon.
Përsëri në vetën e tretë shkrimi shtjellon edhe se si krah drejtimit të qeverisë vlera e artit që ai prodhon mund të shitet dhe siguron të ardhura të verifikueshme e në rrugë të ndershme. Nuk dihet sa i mjaftueshëm është ky tregim por në përmbajtje shkruhet kjo:-“E vetmja gjë që nuk bëj është t’ua shes veprat e mia shqiptarëve ose dikujt që ka biznese në Shqipëri, shpjegon (Rama). Çështja është të verifikohet kushdo që dëshiron të blejë një nga veprat e mia. Nëse ndonjë nga galeritë me të cilat punoj merr një kërkesë për blerje, ma përcjell dhe kontrollohen të dhënat e atij personi për t’u siguruar që nuk ekziston asnjë lidhje me punën time qeveritare.”, deri këtu duket punë e pastër. Ndërsa më poshtë shkrimi vijon:-“Ndërkohë, pikturat e tij, një lloj shkarravinash jashtëzakonisht shumëngjyrëshe, vazhdojnë të grumbullohen në muret e zyrës së tij në kryeqytetin shqiptar, një ndalesë pothuajse e detyrueshme për udhëheqësit botërorë gjatë vizitave zyrtare. ‘Nëse pendohem për diçka, është që nuk i kam filmuar’, bën shaka ai (Rama). ‘Fillova ta bëja shumë vonë. Ka nga të gjitha llojet e reagimeve dhe është shumë argëtuese. Do të kishte dalë një film i jashtëzakonshëm. Mendoj se kam të regjistruar John Kerry-n dhe Mark Rutte-n’. Dhe gjithashtu Pedro Sánchez-in. ‘Ka shije të shkëlqyer. Dhe organizoi samitin më të paharrueshëm të NATO-s në histori në Muzeun Prado! Është diçka që nuk do ta harroj kurrë’, thekson ai (Rama).“
Gati në mbyllje ‘El Pais’ na jep dhe surprizën:-“Në kabinetin e tij, përpara këtyre krijimeve, disa udhëheqës sillen normalisht, të tjerë shfaqen të habitur dhe pjesa tjetër mbetet duke menduar se çfarë të thotë. ‘Njëri prej tyre, nuk do t’ia them emrin, nuk ndihej shumë rehat’, pranon ai (Rama). Papritur më pyeti: ‘Ku është zyra juaj?’. I thashë: ‘Kjo është zyra ime’. ‘Po këto çfarë janë?’, këmbënguli. I shpjegova se ishin vizatimet e mia. ‘Pikturoni mbi mur?’, më pyeti. I sqarova se i bëj mbi tavolinën e punës dhe më pas prodhoj letër-muri që vendoset në mure. Ai thirri: ‘Ju jeni një njeri i çuditshëm, Edi Rama. Mendova se ky ishte vendi ku kujdesen për fëmijët e punonjësve kur nuk mund t’i çojnë në çerdhe’. Unë vetëm munda t’i përgjigjesha: ‘Jo, i vetmi fëmijë këtu jam unë’. ‘Jo, i vetmi fëmijë këtu jam unë’.”
A ka më nevojë për shpjegim ?
Kur thuhet se kreu i qeverisë së vendit kandidat për në BE sapo ka prezantuar në Berlin një ekspozitë me skulptura bronxi të krijuara nga printime 3D dhe e ke plotësuar dëgjimin e historisë me
detajet që Rama nuk ua “shet veprat shqiptarëve dhe bizneseve shqiptare”…,por i hapur që sipas rregullave “kushdo që dëshiron të blejë një nga veprat e mia”, këtu shohim një kontradiktë serioze mes kohës, parasë dhe konfliktit të interesit për një detyrë publike posti i kryeministrit që ka pretendon se ka dalë nga vota e zgjedhësve dhe ka përgjegjësi përpara të gjithë qytetarëve për performancën dhe jo thjeshtë pë reklama boshe dhe imazhin personal.
Nëse këto i analizojmë dhe i kuptojmë mirë pa i përbuzur edhe pse janë propagandë profesionalisht gazetarët, juristët, specialitetet e ndryshme dhe deri artistët e sportistët mund ta thonë fjalën e tyre edhe për të shkuarën edhe për të tashmen, pasi e ardhmja nuk mund t’i lihet mediokërve por meritave.
Pra çështja e festës së re zyrtare është e vërtetë.
A ka mbetur Rama ende fëmija?
Apo dera e mbyllur e BE-së sikurse edhe ajo e Muzeut të Historisë së Artit që dikur në 1984 Rama donte ta vizitonte, do t’u japë shqiptarëve disa vite të tjera pritjeje?
Duke e rifreskuar ditën e tersit:-“E martë, mbyllur. M’u desh të prisja edhe pesë vjet” dhe mund të thuhet se kohët kanë ndryshuar prej atëherë. Madje në perëndim shumë Muzeume ditëve të Hëna qëndrojnë mbyllur, ndërsa nga e Marta deri të Dielë presin vizitorë dhe artdashës.
Ndërsa në Tiranë protesta nuk ka as ditë pushimi dhe as dyer të mbyllura.
Humbja dhe Fitorja janë përballë.
E para gjë që protesta ka refuzuar është për atë pjesë të shoqërisë që shkon pas Ramës. Për ata që ndjekin mendësinë e vjetër politike pa i hapur rrugë të resë dhe zhvillimit. Pra për ata qe e presin edhe ‘Të Martën si Ditë Tersi’ dhe duan ta shfrytëzojnë si një ditë më shumë pushimi.
Ndërsa për të gjithë shqiptarët ‘Dorëheqja’ kur të ndodhë edhe po të jetë Ditë e Martë, do të jetë një ditë e shënuar dhe shumë pritur sepse pas një qëndrese shembullore do të vuloset një marrëveshje tëre. Një marrëveshje shoqërore që sjell ndryshimin dhe mbyll tranzicionin.



o i rrjedhur di te degjosh ti se per te lexuar je analfabet. Degjoje ate Luuuune teeend te perrmjer tani brekedhjere me i pjerdhur se ti… Ka plot qe degjojne nje milion her me mire nga ti qe na can… me tvte dhe lexojne shume me mire se sa me syzet xhammjegullveshur. Boll… Ik nga portalet.. mos na ca.. ne tv te e legenesorura. Rri shkruaj ese per debilat e tu “bashkev…bashkespiunues.