Në rrjetin social Ing.Orhan Sakiqi shkruan sa më poshtë:
“KUR RUHET IDENTITETI
Në rrugën Binbashi ose si quhet sot Kajo Karafili eshte ndertuar para pak vitesh nje banese ne prone te Dallijve, Skenderve etj.
Dallimi nga të tjerat është se këtu shtëpia e Skënderëve është ruajtur dhe rikonstruktuar. Por qe te plotësohet identiteti duhet shkruajtur: Ne kete shtepi nga viti. deri ne vitin.. ka banuar poeti Vehbi Skenderi! Ka shkruar per Vehbi Skënderin shkrimtari Moikom Zeqo: “Emri i lirikut gjenuin, te çuditshem nuk do te harrohet asnjehere. Per kete jam i bindur.” Kohe ka per t’u vene pllakati me emrin e tij.. Shenim-V. Skenderi nuk ka lidhje fisnore me pronaret e shtepise, fisin Skenderaj.”