TIRANE- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini do të takohet sot me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Ky fakt është bërë i ditur nga delegacioni i Bashkimit Europian, për ‘News24’.
Po të njëjtat burime theksuan se të gjithë liderët politikë janë të ftuar që të takohen me Mogherinin, e cila pritet të vijë pasditen e sotme në kryeqytet. “Përfaqësuesja e larte e BE do te takohet gjate turit te saj ne rajon me ldieret politike. Lideret politike jane ftuar qe te takohet ne tirane me te, duke perfshire edhe zotin Basha”, pohuan për ‘News24’ nga delegacioni i BE-së.
Fillimisht u tha se Mogherini nuk do të takohej me kreun e PD-së, takim që nuk ishte caktuar as në axhendën e diplomates. Ndërkohë, dje Basha sqaroi arsyet se pse Mogherini nuk do të takohej personalisht me të. Ai tha se zonja Mogherini do takojë një përfaqësues të PD-së, edhe pse jo kryetarin, duke zbatuar kështu axhendën që ka.
“Pjesë e axhendës së saj do të jetë një takim me përfaqësues të partive politike, pjesë e takimit do të jetë edhe përfaqësuesi i PD. E rëndësishme është ajo që po i thuhet asaj. Do i thuhet që pacienti ka kollë të lehtë dhe do shurup apo që ka kancer dhe duhet futur urgjentisht në operacion. Unë e kam takuar zonjës Mogherini dhe do takoj sërish si kryeministër i Shqipërisë”- tha dje Basha.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e News24, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e cila do të zhvillohet ditën e premte.
Sipas Lalës, nëse Kuvendi vendos t’i heqë imunitetin Ballukut, vendimi për masën e sigurisë, arrest me burg apo arrest shtëpie, do t’i takojë gjykatës. Ajo bëri të ditur se mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit pritet të jetë e gjatë, pasi përbëhet nga 10 anëtarë dhe Balluku, e shoqëruar nga avokatët e saj, ka të drejtën të paraqesë mbrojtjen.
Balluku pritet të jetë e pranishme në seancë, ndërsa SPAK ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Qëllimi i kësaj procedure është dëgjimi i deputetes për të cilën kërkohet autorizimi i arrestimit, pasi ajo aktualisht gëzon imunitetin parlamentar. Çdo anëtar i Këshillit pritet t’i drejtojë pyetje Ballukut, çka e bën seancën të zgjasë për disa orë.
Sipas saj në mbledhje nuk do të jetë i pranishëm vetëm prokurori Dritan Prençi, i cili ndjek çështjen e Ballukut, por drejtuesi ende në detyrë i SPAK, Altin Dumani ka firmosur një vendim sipas të cilit në komision do të paraqiten të paktën tre prokurorë, për shkak të volumit të madh të dosjes dhe rëndësisë së veçantë të çështjes.
Lala theksoi gjithashtu se deri më tani anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit nuk kanë marrë ende materialet e SPAK për dosjen e Ballukut. Bëhet fjalë për akte ekspertimi të celularëve të sekuestruar, si dhe materiale të lidhura me disa pajisje të konfiskuara së fundmi nga vartës të Ballukut dhe persona të konsideruar të besuar të saj. Komunikimet mes tyre kanë çuar në kontrolle të mëtejshme, ndërsa të dhënat e reja janë bashkangjitur në dosje si materiale që ndihmojnë hetimin.
Ish-presidenti i vendit Ilir Meta pritet që të enjten në orën 10 të paraqitet në SPAK dhe të japë dëshminë e tij, për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, ku para godinës së kryeministrisë u qëlluan për vdekje 4 protestues, që morën pjesë në demonstratën e opozitës së kohës.
Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ta thërriste për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, pasi për shkak të posteve që ka mbajtur, pretendon se ka të dhëna që mund ti shërbejnë hetimit. Në kuadër të hetimit të dosjes SPAK ka marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi si dhe zyrtarë të tjerë.
Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. bw
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se në këtë takim është folur për vizionin e partisë së Shehajt, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.
“Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, thuhet në reagim. bw
SPAK dhe BKH nisën mëngjesin e të martës një aksion që synon goditjen e korrupsionit mbi tenderat e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, institucionit që administron sistemet, të dhënat dhe kontratat e teknologjisë për një pjesë të madhe të administratës. GJKKO ka caktuar masa sigurie për drejtuesen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa masa “arrest me burg” janë caktuar për dy biznesmenë, Ergys Agasi, i njohur si djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi dhe Ermal Beqiraj, të cilët raportohet se nuk janë gjetur gjatë kontrolleve dhe mbeten në kërkim. Dyshimet janë se Ergys Agasi ishte njoftuar më parë për operacionin e urdhëruar nga SPAK dhe është arratisur jashtë vendit.
Masa janë marrë edhe për zyrtarë të tjerë, përfshirë pezullim nga detyra për Erjon Ismailin, zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra punonjës të AKSHI, kryesisht anëtarë të komisioneve të vlerësimit dhe të shqyrtimit të ankesave, në kuadër të një hetimi që, sipas këtyre burimeve, ka nisur rreth një vit më parë dhe lidhet me procedura prokurimi.
Deri më tani mësohet se SPAK ka zbuluar një skemë presioni me elementë “rrëmbimi, dhune dhe shantazhi”, ku pretendohet se biznesmeni Gerond Meçe është rrëmbyer dhe më pas është tërhequr nga gara apo interesimi për tenderë të lidhur me AKSHI, ndërsa në këtë episod përmenden Agasi, Beqiraj dhe persona nga Policia e Shtetit.
Ergys Agasi është paraqitur prej kohësh në raportime dhe debate publike si figurë me ndikim në Durrës dhe shpesh i përshkruar si njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama,
Arben Ahmetaj duke folur me gazetarët e emisionit Report në Raitre i cili e përshkruante Agasin një lloj ndërmjetësi të kryeministrit Edi Rama me bandat kriminale.
“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Ahmetaj në rrëfimin për RAI3.
Rezultate shqetësuese për ndotjen e ajrit janë regjistruar në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, sipas një studimi kombëtar, të kryer në stinë të ndryshme. Të dhënat tregojnë se cilësia e ajrit në Shqipëri mbetet shumë larg standardeve të Bashkimit Evropian dhe në raste të shumta, përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik.
Gjatë vitit 2025, në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër dhe Korçë u matën disa nga treguesit kryesorë të ndotjes së ajrit, ndërsa analiza e tyre dëshmoi se nuk ishte një fenomen i përkohshëm apo sezonal, por një problem i përhershëm që vazhdon të vendosi në rrezik jetën e qytetarëve.
Korça shfaq rritje të ndjeshme të vlerave të grimcave PM₂.₅ dhe PM₁₀ gjatë prillit, si pasojë e përdorimit të sobave me dru dhe qymyr për ngrohje. Durrësi dhe Fieri përballen me nivel më të lartë ndotje gjatë verës, periudhë e cila shoqërohet me fluks të madh turistësh, trafik të shtuar dhe aktivitet të rritur industrial e ndërtimor.
Figura 1. Vlerat e NO2 (μg/m³) në Korçë, Shkodër, Fier, Durrës gjatë periudhës pranverë-verë
Ndërkohë Tirana qëndron gjatë gjithë vitit në krye të listës së qyteteve më të ndotura, si rezultat i trafikut të rënduar, zhvillimit të pakontrolluar urban, mungesës së hapësirave të gjelbra dhe intensitetit të lartë të aktiviteteve ndërtimore.
Aksi “Zogu i Zi – Rruga e Durrësit – Sheshi Skënderbej” mbeten zonat më problematike në kryeqytet, ku përqendrimet e PM₂.₅, PM₁₀ dhe NO₂ tejkalojnë rregullisht kufijtë e lejuar nga normat evropiane. Pajisjet monitoruese treguan se ndotja në këtë zonë mbetet e lartë pothuajse në çdo moment të ditës.
Figura 2. Vlerat e PM2.5 dhe PM 10 në Korçë, Shkodër, Fier, Durrës
Një studim i cilësisë së ajrit një vit më parë në kryqëzimin “Vasil Shanto” rezultoi me nivele shqetësuese të ndotjes. PM10 luhatej nga 25,6 deri në 69,0 µg/m³, ndërsa PM2.5 nga 13,1 deri në 63,8 µg/m³. Grimcat më të imta, PM2.5, tejkaluan kufijtë e lejuar në mbi 60% të ditëve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Niveli i lartë PM2.5/PM10 (rreth 70%) tregon se ndotja kryesohet nga grimcat që depërtojnë më thellë në mushkëri, kryesisht nga djegia e karburanteve të automjeteve.
Figura 3. Vlerat e PM 10 dhe PM 2.5 gjatë vitit 2024 në kryqëzimin e “Vasil Shantos”
Edhe qytetet e tjera përballen me sfida të ngjashme. Në Durrës, ndotja përqendrohet kryesisht në zonat e Spitallës, Lagjes nr.18 dhe Rrugës “Aleksandër Goga”, të ndikuara nga aktiviteti industrial, trafiku dhe zhvillimi i shpejtë urban.
Elbasani vazhdon të vuajë efektet e aktivitetit industrial pranë ish-komplekseve metalurgjike, ndërsa trafiku i rëndë e përkeqëson më tej situatën. Fieri regjistron vlera të larta ndotjeje në zonën e ish-Azotikut dhe përgjatë rrugëve kryesore si “Jani Bakalli” dhe “Kastriot Muço”, për shkak të aktivitetit të lartë të ndërtimeve dhe lëvizjes së automjeteve.
Në Korçë, ndotja ndjehet më shumë në qendër, në Pazarin e Vjetër dhe në segmentin drejt Rrugës së Elbasanit, ndërsa Shkodra përballet me përqendrime të larta në kryqëzimin e “5 Heronjve”, në zonën e “Rrmajit” dhe përgjatë Rrugës “Gjovalin Gjadri”.
Figura 4. Vlerat e PM2.5 sipas IQAir të matura në datën 16 dhjetor 2025
Në shumë prej këtyre zonave, vlerat e ndotjes tejkalojnë kufijtë e Bashkimit Evropian, edhe pse matjet janë kryer në një periudhë relativisht të shkurtër, tendenca e përseritur e vlerave të larta tregon qartë se zonat urbane po përballen me ndotje të vazhdueshme, e cila kërkon monitorim të përhershëm dhe ndërhyrje konkrete nga institucionet.
Raportet ndërkombëtare e rendisin tashmë Shqipërinë ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga ndotja e ajrit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionit Evropian, vendi ynë renditet i katërti në kontinent për vdekjet e parakohshme të lidhura me ndotjen e ajrit, me rreth 164 raste për 100 mijë banorë. Këto shifra nuk përfaqësojnë thjesht statistika, por tregojnë koston njerëzore që sjell mungesa e politikave të qëndrueshme urbane dhe menaxhimit të duhur mjedisor.
Burimet e ndotjes janë të shumta dhe të ndërlidhura. Transporti rrugor me automjete të vjetra dhe karburant me cilësi të ulët përbën një faktor dominues. Industria, që shpesh operon me teknologji të amortizuara dhe pa sisteme filtrimi, kontribuon ndjeshëm në rritjen e grimcave të dëmshme. Ndërtimet intensive, djegia e mbetjeve dhe përdorimi i druve të zjarrit gjatë dimrit e rëndojnë më tej situatën, duke krijuar një kombinim faktorësh që e bën ajrin gjithnjë e më të ndotur.
Ndotja e ajrit nuk është më thjesht një shqetësim mjedisor, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin e njerëzve. Ekspertët kanë konstatuar se ekspozimi ndaj NO₂ mund të shkaktojë vdekje të parakohshme nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut, të ndikojë në zhvillimin e astmës tek fëmijët dhe të rriturit, të provokojë bronkit tek fëmijët dhe të përkeqësojë gjendjen e personave me sëmundje ekzistuese.
Edhe në Shqipëri, studimet kanë treguar se ndotja e ajrit kontribuon në rritjen e vdekshmërisë nga tumoret, sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato të qarkullimit të gjakut.
Për të frenuar përkeqësimin e situatës, kërkohet një qasje e fortë dhe e koordinuar. Zbatimi rigoroz i legjislacionit mjedisor, promovimi i transportit të qëndrueshëm dhe automjeteve elektrike, zgjerimi i hapësirave të gjelbra dhe investimet në energji të rinovueshme janë ndër masat më të domosdoshme. Po aq e rëndësishme është ndërgjegjësimi i qytetarëve, të cilët duhet të kuptojnë se mënyra e jetesës së përditshme ndikon drejtpërdrejt në ajrin që thithin./Klima.al
Partia Demokratike do të mbledhë SOT Këshillin Kombëtar ku një ndër propozimet që janë depozituar për tu diskutuar është propozimi për një ndryshim në rregulloren e funksionimit të PD, nismë e anëtarit të Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha dhe 17 anëtarëve të tjerë.
Sipas këtij propozimi, kërkohet të votohen dhe të mos marrin më poste, të shkarkohen ata që kanë marrë leje për kulla, tendera të dyshimtë që janë pjesë e opozitës.
“Unë e kam firmosur. Bie pak ndesh me të drejtat e njeriut se ne jemi shtet unitar por… Njerëzit që kanë marrë fonde dhe janë sponsorizuar nga Soros të mos kenë pozicione drejtuese në PD. Në rrethanat që ndodhet PD, që sulmohet nga zotëria”, u shpreh në “Studio 24”, Bislim Ahmetaj.
Ndërkohë të ftuarit kanë reaguar duke thënë se vajza e Berishës është një nga përfitueset e bursës së Soros.
Bislim Ahmetaj: Një anëtar i Këshillit Kombëtar ka propozuar një ndryshim në rregulloren e funksionimit të PD, ku kërkohet të votohen dhe të mos marrin më poste, të shkarkohen ata që kanë marrë leje për kulla, tendera të dyshimtë që janë pjesë e opozitës. Ka një propozim për ndryshim në rregullore. Unë e kam firmosur. Bie pak ndesh me të drejtat e njeriut se ne jemi shtet unitar por… Njerëzit që kanë marrë fonde dhe janë sponsorizuar nga Soros të mos kenë pozicione drejtuese në PD. Në rrethanat që ndodhet PD, që sulmohet nga zotëria.
Almer Toska: Do largosh Argita Berishën? Ajo ka studiuar me bursë nga Soros. Zonja e nderuar, vajza e Sali Berishës kandidon nesër për kryetare partie, nuk do ta votosh ti nëse aspiron ajo?
Besmir Semanaj: Kështu si e kanë menduar duhet të largohet edhe Berisha. Realisht është turp…
Eksperti kibernetik Besmir Semanaj, i ftuar në “Studio 24”, u shpreh se me grupin criminal që SPAK goditi brenda institucionit të AKSHI-it, është cenuar siguria kombëtare.
Semanaj tha se prokurimet publike ishin në duart e një grupi të ngushtë njerëzish që kishin krijuar mekanizëm kriminal me anë të të cilit nga një anë përfitoni fonde publike dhe nga ana tjetër kanë patur në duart e tyre të dhënat sensitive të shtetit shqiptar.
“AKSHI është qeveria digjitale, 100% e ministrive, regjistri i bizneseve, transanksione në thesar, kompani që kanë ngritur sisteme IT të gjyqësorit.
95% të tenderave merren nga 2 personazhe, ka kërcënime ndaj konkurrencëës, e çuditshme lidhjet e konkurrencës me Ramën”, tha Semanaj.
I pyetur për rolin e Diellës si ministre virtuale, eksperti Besmir Semanaj tha se institucioni përgjegjës që do të trajnonte Diellën që të mos vidhte, do të krijohej nga ky institucion që u kap me presh në duar.
“Diella do të ishte ministrja më e korruptuar globale duke qenë se përdor inteligjencë artificiale dhe i procedon shkresat dhe informacionin në mënyrë më të shpejtë. Për sa kohë nuk ndryshojnë proceset, nuk ndryshon gjë”, tha Semanaj.
Besmir Semanaj: kjo është dicka më e madhe se e zonjës Balluku. AKSHI ka vite që denoncohet për mekanizmin kriminal që ka kapur prokurorimet publike. Në një anë paratë e përfituara dhe nga ana tjetër, aksesi i këtyre personave më sensitive të shtetit shqiptar/
AKSHI, qeveria digjitale, 100% e ministrive, regjistri i bizneseve, transanksione në thesar, kompani që kanë ngritur sisteme IT të gjyqësorit, është shumë herë më e madhe se cështja Balluku.
95% të tenderave merren nga 2 personazhe, ka kërcënime ndaj konkurrencëës, e cuditshme lidhjet e konkurrencës me Ramën.
Nëse SPAK e konsideron grup i strukturuar kriminal unë mendoj se është cënuar siguria kombëtare.
Diella ka rënë, nuk ekziston, pasi institucioni përgjegjës që do të trajnonte Diellën që të mos vidhte, do të krijohej nga ky institucion që u kap me presh në duar. Diella do të ishte ministrja më e korruptuar globale duke qenë se përdor inteligjencë artificiale dhe i procedon shkresat dhe informacionin në mënyrë më të shpejtë. Për sa kohë nuk ndryshojnë proceset, nuk ndryshon gjë.
AKSHI si institucion ka varësi direkte në kryeministri. Karcanaj raporton direkt tek Rama.
Për sa kohë nuk ndryshojnë proceset, nuk ndryshon gjë.
Kjo marrëveshje përbën një hap të madh përpara në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, krijimin e mundësive të reja për lidhje tregtare, udhëtime dhe shkëmbime kulturore.
KANADA- Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte midis dy vendeve. Kjo marrëveshje përbën një hap të madh përpara në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, krijimin e mundësive të reja për lidhje tregtare, udhëtime dhe shkëmbime kulturore.
Ministri i Transportit i Kanadasë dhe Udhëheqës i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon shpalli marrëveshjen më 16 Dhjetor, duke theksuar rëndësinë e saj për të dy kombet.
“Jemi të kënaqur që finalizuam këtë marrëveshje të re për transportin ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë. Duke mundësuar për herë të parë fluturime direkte midis dy vendeve tona, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për linjat tona ajrore, forcon lidhjet mes njerëzve dhe rrit më tej lidhjen globale të Kanadasë.”
Kjo marrëveshje hap rrugën për disa kompani ajrore për te operuar fluturime të rregullta midis Kanadasë dhe Shqipërisë, me deri në 14 fluturime pasagjerësh në jave dhe 10 fluturime mallrash në javë për secilin vend. Kompanitë ajrore do të kenë gjithashtu akses në çdo pikë brenda territorit të secilit vend.
Fluturimet direkte nuk do ta bëjnë vetëm udhëtimin më të përshtatshëm, por do të nxisin gjithashtu bashkëpunimin ekonomik. Bizneset shqiptare do të kenë qasje më të mirë në tregun kanadez, ndërsa kompanitë kanadeze do të kenë më shumë mundësi për të identifikuar perspektiva të reja në rajonin e Evropës Juglindore.
Ministër i Tregtisë Ndërkombëtare, Maninder Sidhu, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për marrëdhëniet Kanada–Shqipëri. “Marrëveshja për Transportin Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizmin dhe do të forcojë lidhjet mes njerëzve, duke avancuar objektivat e Kanadasë për diversifikimin e tregtisë. Për Kanadanë, kjo do të ndihmojë bizneset tona të kenë qasje në një treg në rritje në Evropën Juglindore dhe do të mbështesë eksportuesit tanë për të arritur klientë të rinj jashtë vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta, me përfitime reciproke, në mbarë botën.”
Kjo marrëveshje pasqyron një angazhim të përbashkët për ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe me përfitime reciproke. Kanadaja është shtëpia e një komuniteti shqiptar shumë aktiv, i cili tashmë do të jetë më i lidhur se kurrë me rrënjët e tij. Për kanadezët, kultura e pasur e Shqipërisë, peisazhet mahnitëse dhe ekonomia në rritje do të bëhen më të aksesueshme, duke nxitur turizmin dhe investimet./MONITOR
Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti, në kuadër të hetimeve për të ashtuquajturin skandal “Qatargate”.
Me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime, salla plenare e Strasburgut miratoi vendimin e Komisionit Juridik të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të Moretti-t, të marrë më 3 dhjetor.
Ndërkohë, Parlamenti votoi në favor të mbrojtjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten tjetër të Pd-së, Elisabetta Gualmini.
“Jam e zhgënjyer sepse elementët mbi të cilët bazohej kërkesa ishin hedhur poshtë prej meje tashmë me dokumente, dhe vazhdoj të mendoj se votimi nuk u fokusua aq te përmbajtja e kërkesës, por u ndikua nga strategji dhe interesa politiko-elektorale”, deklaroi për ANSA eurodeputetja Alessandra Moretti.
“Ashpresoj të dëgjohem nga prokuroria sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u mbrojtur nga akuzat”, theksoi ajo, duke falënderuar grupin e saj politik dhe “shumë kolegë nga të gjitha partitë për mbështetjen”.
“Do të vazhdoj të bëj punën time me kokën lart”, përfundoi Moretti.
Për Moretti-n, bëhet fjalë për kontakte me Antonio Panzeri-n dhe për një udhëtim të supozuar në Katar, ku dyshohet se ka marrë dhuratë një orë Rolex. Këto akuza janë mohuar prerazi nga eurodeputetja, e cila ka deklaruar, duke paraqitur edhe pasaportën e saj, se nuk ka kryer kurrë një udhëtim të tillë dhe se nuk ka marrë asnjë orë.
Alessandra Moretti, ashtu si shumë eurodeputetë të tjerë italianë dhe jo vetëm, ka pasur kontakte me Panzeri-n dhe Giorgi-n, me të cilët diskutonte çështje politike, përfshirë edhe atë të nëntorit 2022 mbi dhënien e vizave të hyrjes në BE për qytetarët e Katarit.
Sa i përket Gualmini-t, ekzistojnë biseda me Panzeri-n që janë përgjuar, pavarësisht faktit se ajo ishte një deputete evropiane e mbrojtur nga imuniteti parlamentar. Panorama
Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten, më 19 dhjetor, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe autorizimin për arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.
Pas shqyrtimit në Këshillin e Mandateve, çështja pritet t’i kalojë seancës plenare të Kuvendit, e cila do të vendosë nëse do të miratojë ose jo kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. bw
Këtë të martë SPAK bëri kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku. I gjendur para kryeministrisë ku po proteston si zakonisht, Adriatik Lapaj komentoi zhvillimet e fundit.
Lapaj shprehet se diçka të tillë e kishte paralajmëruar, ndërsa theksoi se Rama me daljen në mbrojtje, thjeshtë po e çon Ballukun drejt arrestit në shtëpi ose arrestit me burg.
“Siç e keni marrë vesh së fundmi, unë e kisha paralajmëruar në daljet e mia publike. Nuk ndalet dot diçka që i ka ardhur koha. I ka ardhur koha atdheut tonë që më në fund ata që do merren me punët e shtetit, që ditët në hyjnë në zyrën e shtetit, duhet të kenë kujdes me çfarë do merren.
Kushdo që dëshiron të merret me biznes, duhet të hapë krahun dhe të bëjë jetën e tij. Nuk mundet më që të jenë edhe drejtues shteti, edhe oligarkë.
Kërkesa e SPAK- Veprim logjik. Në funksion të zbatimit të ligjit, SPAK kishte kërkuar një masë paraprake si ajo e ndalimit. Kryeministri i vendit, në bashkëpunim me qeverinë, duke i dalë në mbrojtje, po e çojnë drejt arrestit në shtëpi ose arrest me burg”- tha Lapaj. BW
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) iu drejtua këtë të martë zyrtarisht Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe hapjen rrugë të arrestimit të Belinda Ballukut, në hetim për 8 procedura tenderuese ne Unazën e Madhe të Tiranës apo Tunelit të Llogarasë. Kjo lëvizje e SPAK i hap gjithashtu rrugën dhënies së masave të sigurisë me të ashpra si “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.
Po çfarë hapash ndjek Kuvendi në një rast të tillë?
Procedura përcaktohet në nenet 118 dhe 119 të Rregullores së Kuvendit. Kërkesa i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i SPAK, i cili ka për detyrë t’ia përcjellë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet. Njëkohësisht vë në dijeni edhe deputetin për të cilin është bërë kërkesa, i cili ka të drejtë të paraqesë në Këshillin e Mandateve parashtrimet e tij.
Brenda dy javëve, Këshilli i Mandateve do të duhet që të hartojë një raport që do ta dërgojë në seancë plenare, përmes të cilit rekomandon rrëzimin ose dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë së arrestit në burg apo shtëpi apo kontrollit personal dhe të banesës.
Më pas Kuvendi, në seancë plenare, vendos me votim të hapur dhënien apo jo të autorizimit. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim, brenda tre muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.
Ja çfarë thotë Neni 118 dhe 119 i Rregullores së Kuvendit:
Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.
Deputeti për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.
Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës së një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.
Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Neni 119
Procedura në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar
Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen.
Këshilli, jo më vonë se 48 orë nga data e vënies në dijeni, kryen procedurat sipas parashikimeve të nenit 73, paragrafët 3 dhe 4, të Kushtetutës dhe zbaton parashikimet e paragrafit 2 të nenit 118 të kësaj Rregulloreje lidhur me të drejtën për një proces të rregullt.
Këshilli paraqet raportin për seancën plenare të Kuvendit, e cila thirret nga Kryetari i Kuvendit brenda 48 orëve nga paraqitja e raportit. Vendimi i Kuvendit merret sipas parashikimeve të pikës 4 të nenit 73 të Kushtetutës.
Komentet