

Deputeti Adnan Dibrani në momentin e shpëtimit të foshnjes
Shtypi suedez njoftoi të martën, aktin human të deputetit me origjinë shqiptare në Suedi, Adnan Dibranit. “Sweden Post” tregon: “Të hënën, deputeti Adnan Dibrani ishte në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimet me Këshillin e Evropës, një ditë pasi vendi kishte zgjedhjet presidenciale.
Në mes takimeve, Adnan Dibrani doli për shëtitje me një delegat tjetër për të folur për një konferencë shtypi të ardhshme, kur ata erdhën te Ura e Bllazovit që kalon lumin Moraça.
– U ndalëm se filluam të mendojmë për emrin e lumit. Pastaj shohim se është një grua e shtrirë me kokë poshtë në ujë, thotë Adnan Dibrani.
Ata njoftuan situatën tek dy burra të tjerë që kalonin aty pranë, Almir Mujak dhe Aldin Ibrahimovic, duke i shtyrë ata të thërrisnin një ambulancë dhe policinë.
Por kur Adnani e shikoi përsëri gruan në ujë, ai gjithashtu mundi të shihte se ajo po mbante diçka.
– Në fillim nuk e kuptuam mirë se çfarë ishte. A është një kukull e shtrirë me kokë poshtë, apo është një foshnjë. Në atë situatë, ju filloni të mendoni kaq mallkuar – a është kjo e vërtetë?
Mbi fëmijën nis masazhin me CPR
Më pas të gjithë reaguan menjëherë. Ata fillojnë të vrapojnë poshtë kodrës së pjerrët, pasi ura shkon disa metra mbi ujë.
Almir Mujak dhe Aldin Ibrahimovic u ngjitën në bimësinë e vështirë dhe arritën ta çojnë foshnjën në buzë të lumit dhe ta nxjerrin nga uji. Një person i tretë i quajtur Demaj Spejtim ndihmoi në përpjekjen e shpëtimit.
Foshnja, një djalë i vogël mezi dy muajsh, atëherë ishte pa ndjenja.
– Ata e mbajtën foshnjën në shpinë dhe filluan të luten për të. Pastaj thjesht ua tërhoqa nga duart dhe fillova të përpiqesha ta shpëtoja.
Adnan Dibrani thotë se filloi me masazhin CPR dhe pas një kohe arriti t’i nxjerrë lëngjet nga hunda dhe goja, gjë që e bëri djalin e vogël të ringjallej.
– Sytë e foshnjës u hapën sërish dhe fillon të lëshojë tinguj si foshnjat e vogla. Unë ende e kam atë imazh me vete dhe ndoshta nuk do të më largohet kurrë. Ende e ndjej adrenalinën.
Filloi të vraponte përsëri në kodër me djalin në krahë.
– Vazhdova të flisja me të dhe t’i thosha “jam këtu”, që ai të bënte zhurmë, ndërsa unë vrapova përsëri.
Të martën në parlament
Ndërkohë atje lart, policia dhe ambulanca kishin mbërritur në vendngjarje dhe Adnani ishte në gjendje t’ia dorëzonte djalin, i cili tani ishte i vetëdijshëm, te personeli i shpëtimit.
Në atë kohë, në vendngjarje kishte mbërritur edhe gazeta lokale Pobjeda, e cila ishte në gjendje të dokumentonte rrjedhën e ngjarjeve.
Fëmijës i është dhënë oksigjen në ambulancë përpara se të dërgohej në spital.
Gruaja e shtrirë në ujë, e cila mësohet se ishte gjyshja e fëmijës, nuk mbijetoi. Rrethanat rreth asaj që i shkaktoi ata përfunduan në ujë janë ende të paqarta./ar.sh/SYRI.NET
Xhafer LECI me aktivistë- Kirchheim Teck, 15 maj 2022
1.- Në shërbim të çështjes tonë kombëtare, janë të organizuara: Lobet, bashkësitë, shoqatat, klubet, subjektet politike, biznismenët, shoqëritë intelektuale, hapja e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, botimi dhe përurimi i shumë veprave letrare, historike, shkencore. Por, mjerisht edhe në mesin e këtyre të mirave ka përçarje, xhelozi, karrierizma, pengesa në organizime. Krejt këto, shumëherë, pa arsye, i dëmtojnë organizimet e vlerave tona kombëtare në shumë fusha.
– Mjerisht, edhe nga veprimtarët e çështjes kombëtare, aty këtu, ka pasur individ, të cilët kanë përkthyer nga shqipja në gjermanisht, pa e njohur mirë gjuhën shqipe, e aq më pak atë gjermane, kanë dëmtuar azilkërkuesit për mosdije. Por, edhe më keq, kur qëllimisht për t´u bërë më të besueshëm tek organet e drejtësisë gjermane, kanë manipuluar, mashtruar azilkërkuesit, se nuk janë raste politike, por ekonomike. Apo kanë dokumente falso, kështu që ata, ato janë kthyer në Kosovë, apo Shqipëri, nga organet e drejtësisë gjermane!
Pamje e pjesshme e parapërgatitjeve të 23 ekipeve në futboll të vogël
Gjermani-Kirchheim/Teck,15 maj 2022
2.- Në dëm të çështjes tonë kombëtare dhe të njerëzimit në përgjithësi, janë grupet : narko-kriminaliteti, bixhozet, lokalet private, diskotekat, alkoolizmi i tepruar dhe shitblerjet e armëve ilegale, çka edhe po ndodhin shumë vrasje.
3.- Pjesa më e madhe është plotësisht e pasivizuar, nuk mund të themi se është e dëmshme, por as e dobishme fare, jo për vendin dhe popullin tonë, ata, ato shohin vetëm anën e intersave të tyre personale, materiale. Gjenerali freng, Charles de Gaulle, gjatë LDB, francezët indiferentë, i llogariste armiq të Francës. “!Ujë që nuk levizë nuk është i pijshëm”. (Popullore).
4.- Organizimet në baza fetare, një pjesë e tyre janë të dobishme, ndërsa pjesa tjetër shumë e dëmshme, mjerisht, këta të fundit janë shumicë. Të dobishëm kanë qenë dhe janë, sepse kanë ndihmuar luftën e fundit 1998-1999 në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovën Lindore, përkatësisht, Preshevë, Bujanoc e Medvegje dhe varfërinë, të cilën janë duke ndihmuar edhe sot. Por, aty ku duhet më së shumti me dhënë kontributin e tyre, për hapjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, çalojnë dukshëm. Sepse shkolla mbronë nga asimilimi rininë, duke ruajtur doket, zankonet, traditat tona. Kolektivisht nuk bëjnë asgjë, individualisht ka veprimtarë të vyer dhe të suksesshëm. Koleltivisht janë të organizuar për ndërtimin apo blerjen e xhamive, por jo edhe të shkollave, spitaleve!!
– Pushtuesit osmanë i kishim 500 vjet. Dhe, pas tyre, 80 vjet pushtuesit serbë. Kishim besimin krishter, përkatësisht, katolik dhe ortodoks, atë mysliman: syni dhe bektashi.
Pas luftës së fundit në Kosovë 1998-1999, u shfaqën edhe dy sekte:
Vehabistët, Selafistët, të cilët e kanë degjëneruar të drejtën islame.
-Këta edukimin e kanë shëndrruar në një formalitet sipërfaqësor, paraqitën si mysliman. Trojet shqiptare nuk mund të bëhen vend i “Femrave të padukshme”. Këta e vlerësojnë shumë vetën, por, në fakt, ju mungonë dituria vlerësuese e realitetit. Dhe, nuk do të arrijnë t`´ia imponojnë shoqërisë tonë të shëndoshë idetë e tyre, obsure, regresive, të mbrapshta.
Evropa si kontinent me shumësi të krishterë, nuk e do myslimanizmin, por as shumica shqiptare vehabizmin. Dhe, një ditë, me siguri, do shpërthejnë revoltat e pakënaqësisë. Edhe tani duken pakënaqësitë e shumicës shqiptare, me sjelljet e tyre, dukjen e çoroditur me fytyrë leshtake, veshjen e primitive, shpellare. Edhe shitoret, lokalet e tyre, dallojnë për të keq, nuk i plotësojnë kushtet e jetës së sotme moderne, bashkëkohore.
Wendlingen, 13/03/2023
Ministrja Olta Xhaçka ka konfirmuar se në tragjedinë e Greqisë, kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem.
Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.
Bëhet fjalë për Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.
Një tjetër viktimë me origjinë shqiptare është identifikuar sot nga autoritetet greke: studentja Klaudia Lata që jetonte në Larisa ka humbur jetën nga përplasja dhe zjarri që shpërtheu në tren. Më herët u identifikua nga ADN, studentja Ifigjenia Micka.
Shtypi grek njoftoi të shtunën se “një vajzë e bukur plot etje për jetë dhe ëndrra, 21-vjeçarja Klaudia Lata, është një tjetër viktimë e trenit tragjik.
Klaudia, me origjinë nga Shqipëria dhe shtetase greke, është rritur në Larisa.
Studentja e shkëlqyer arriti të realizojë ëndrrën e saj. Ajo u transferua në SSAS Mjekësi në Selanik. Ajo hipi në tren nga Athina, pasi tre ditët e karnavalit i kishte kaluar në Patra dhe po kthehej në shkollën e saj.
Prindërit e saj drejtojnë një dyqan mishi në qendër të Larisës. Askush nuk mund ta besojë se filli i jetës së saj u pre kaq papritur, kaq padrejtësisht. Klaudia ka lënë pas edhe dy vëllezërit e motrat e saj të dashur, Xhenin dhe Elvisin.
Familja e saj dha një mostër të ADN-së dhe priti rezultatin. Babai i saj u shpreh i shokuar pas tragjedisë: “Ajo është studente për mjekësi. Ne dhamë ADN dhe na thanë shkoni në shtëpi dhe do t’ju thërrasim. Kështu na thanë.
Ndër të plagosurit na thanë se nuk ekziston me atë emër. Në të gjitha spitalet, në të gjithë Greqinë. Na mori vajza nga Patra dhe na tregoi kështu e kështu. “Ngrihuni shpejt për të shkuar në spital”, na tha vajza tjetër,” tregoi i ati.
Majtas Shaip Kamberi dhe artikullshkruesi Xhafer LECI
Para se t`i jipet mundësia e kohës, për t`i thënë edhe shumë të vërteta tjera në Pralmentin e Serbisë, duan ta frikësojnë të tërhiqet nga politka dhe, nëse jo, sigurisht kërkojnë likuidimin e tij fizik!
Serbët janë të njohur për krime, vrasje të pista politike edhe në radhët e popullit të vetë. Ata nga viti 959 kanë një listë prej 31 pushtetarëve, liderëve dhe udhëheqësve serb, të cilët janë vrarë, larguar apo abdikuar.
Juristi Shaip Kamberi, si njohës i shkëlqyer dhe i guximshëm i ngjarjeve dhe proceseve të vërteta, të zhvilluara para, gjatë dhe pas luftës së fundit 1998-1999, në Kosovë, në Parlamentin e Serbisë, ka zbuluar shumë gënjeshtra të politikës serbe, të pa njohura për opinionin serb. Pra, është bërë halë në sy për Beogradin, sepse një pjesë bukur e madhe e intelektualëve dhe politikanëve serb/e kanë filluar të flasin dhe shkruajnë të vërtetën, për ngjarjet, masakrat, vrasjet e pafajshme edhe të 1.400 fëmijëve të mitur, në mesin e tyre, madje, edhe foshnje në djep, torturat, dhunimet…
Serbët, jo fort moti, kanë kërcënuar edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, pse ka përdorur flamurin tonë kombëtar shqiptar, më 28 nëntor 2022.
Liderët dhe krerët e subjekteve politike shqiptare në Kosovën Lindore, duhet patjtër të jenë në shërbim të çështjes tonë kombëtare, pa e ngatërruar atë me ideologji politike, fetare e krahinore.
Shumica absolute e popullit shqiptarë në krejt trojet e Shqipërisë Etnike, përkrahë në plotni politikën atdhetare të Shaip Kamberit.
Nëse Shaip Kamberi ndjenë pasiguri dhe nevojë për mbrojtjen e tij, atëherë qeveria e Kosovës duhet, urgjentisht, t´i ofrojë siguri, duke strehuar në Kosovë me krejt familjen e tij. Dhe, jo vetëm kaq, por ta dënojë ashpër kërcënimin e atij farë Danijel Millkoviç, edhe në Washington e Bruksel.
P.S. Vitin e kaluar 2022, në një bisedë me Shaipin, në Gjermani, e kemi biseduar edhe mundësinë e vrasjes së tij, nga politika e Beogradit. Të dy e dinim se pushteti mund të vrasë kur të dojë, por edhe individët, sepse pusive të fshehta është zor t`u shpetosh.
Deputet Shaipit i urojmë shëndet, fat e suksese të mëtutjeshme në jetë!
Wendlingen,03.03.2023
Tragjedia e trenit në Greqi, në Tempe nuk ka fund! Trupi i 23-vjeçares Ifigjenia Micka me origjinë shqiptare u identifikua pas testit të ADN-së, siç bëri të ditur avokati i familjes së saj.
23- vjeçarja Micka ishte në mesin e personave të zhdukur pas aksidentit të trenit në Tempi . Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së. Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.
Avokati i familjes tha: “Fatkeqësisht , 23-vjeçarja fatkeqe, Iphigenia, ka vdekur pasi trupi i saj u identifikua së fundmi me metodën e ADN-së. Prehu e qetë”.
Familja e saj është me banim në Giannica. Sipas motrës së saj, e cila foli për ANT1, 23-vjeçarja po udhëtonte me vagonin tre dhe do të zbriste në Platy. Familjarët e saj kanë qenë në kërkim që nga momenti i aksidentit, pa asnjë rezultat.
22-vjeçarja ka telefonuar nënën e saj gjatë udhëtimit, duke i thënë se ishte mirë dhe se po udhëtonte me të dashurin e saj.
“Askush nuk na lajmëroi. Ne e morëm vesh nga vëllai i të dashurit të saj”, vazhdoi ajo dukshëm e mërzitur, duke treguar se i ishte gjetur i dashuri i motrës që udhëtonte me të. “Ai është mirë. Me një djegie të rëndë në dorë, por është mirë,” vuri në dukje, duke shpjeguar se djali i ri u nxor nga zjarrfikësit.
70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay, ka bërë të ditur kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya.
Kaya ka kritikuar ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po ndihmon familjet e prekura nga tërmeti.
Evren Kaya ka treguar se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.
“Tani në Kahramanmaras 70 persona kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, ka thënë ai për KosovaPress.
Ai më tej ka treguar se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe krejt ata që janë kryetarë”, është shprehur ai.
Më tej, Kaya ka thënë se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.
“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka fillon të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.
Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.
Një shqiptar i ka shpëtuar jetën një fëmije në qendër të qytetit Lamia. Bëhet fjalë për Dionis Abdiaj, lindur dhe rritur në këtë qytet, në një familje emigrantësh nga Shqipëria.
22-vjeçari shqiptar, që konsiderohet hero prej mediave, ka shpëtuar një djalë 1-vjeçar, kur flakët kanë përfshirë dhomën e tij në një shtëpi të vjetër ku jetonte një grua 57-vjeçare rome me tre nipërit e saj, 6 dhe 1 vjeç, pasi prindërit mungonin.
Dionisi, ishte duke shkuar për në shtëpi kur dëgjoi thirrje për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe një prej dhomave ishte rrethuar nga flakët. Jashtë saj, gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj si dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë ishin në panik.
22-vjeçari sapo ka dëgjuar njërin prej vëllezërve që duke qarë i tha se foshnja ishte brenda në shtëpi, pa u menduar dy herë, hoqi xhaketën dhe hyri në dhomën mes flakëve për të shpëtuar djalin e vogël.
“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte i rrethuar nga flakët. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija shpëtoi dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta…”, ka deklaruar Dionis Abdiaj .
Pas një telefonate, zjarrfikësja e Lamisë ka shkuar në vendngjarje me dy automjete dhe pesë zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin para se të përhapet në banesat e tjera./ dita
Shqipëria, Kosova , viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare kohëve të fundit është duke u ballafaquar me shumë paradokse, anomali dhe gjëra të ndryshmë saqë është e vështirë që lexuesi i vemendeshem të kuptoj se pse ndodhin këto gjëra. Njëra ndër anomalitë që është duke ndodhur kohëve të fundit është edhe vrapi apo turri i disa parahistorianëve që as që dinë ta ndajnë periodizimin e historisë por që deshirojnë ta shkruajnë atë. E për qudi ata parahistorianë me profesione të dështuara ju kanë futur shkruarjes së historisë duke menduar se historia është një përrallë apo një lojë fëmijesh hu – hu, baba- hu, merr magarin e shko për dru.Harrojnë para historianët se historia duhet të shkruhet me gjuhën e fakteve nga të dhëënat arkivore, nga burimet e dorës se parë që është arkiva, burimet e dorës se dytë që është literatura dhe burimet e dorës se tretë që janë dëshmitë e të gjallëve për përjetimet që ju kanë ndodhur ku në rastin e hershëm ku përfshihet mesjeta, koha e re apo ndonjë periudhë tjetër një rol të rëndësishem e kanë luajtur edhe kronikat , ku kronikanët shpeshherë kanë qenë edhe të njëanshem me faktin se cilit popull i ka takuar dhe shpeshherë e kanë shkruajtur për popullin e vet gjithmonë mirë kurse për popujt tjerë apo kundershtarët e luftës keq. E keqja qëndron edhe në faktin se disa parahistorianë me profesione berbera,ingjiniera apo peshkatarë janë aq këmbngulës në shkrimet e tyre sa ta merr mendja se jau kalojnë edhe historianeve të vërtetë që terë jetën ja kanë kushtuar shkencës. Këta të mjerë ka ndodhur që ndonjëra apo ndonjëri të din ndonjë gjuhë të huaj ku marrin dhë i përshtatin mendimet e të tjerve ashtu siç ju kuvendojnë atyre dhe ja u shkrua historia. U shkrua Historia thonë të gjorët se edhe periudhën e ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike e shikojnë si normale. Harrojnë se Kosova dhe viset e tjera etnike i humbën mbi 47300 shqiptarë atdhetar. Harrojnë se u vranë dhe u masakruan familje të tëra shqiptare. Po i japim vetëm dy raste nga mijëra të tilla:´´ Familja Bardhecaj më, 5 janar të vitit 1945 e pësoj një masakër që dinë ta bëjnë vetëm kriminelët partizano-çetnikë të cilët në pamundësi që të përballën me luftëtarin e lirisë Rexhep Halit Bardhecaj në shenjë hakmarrje ja vrau komplet familjën prej 6 muajsh e deri në 50 vjeç.Pas lufte me qetniko partizan, Rexhepi u tërheq ngadalë pasi ishte i plagosur e takon Ali Mustafë Murselajn, i cili i ndihmon të afrohet të Lluga e Bardhecëve. I thotë Aliut të afrohet të shtëpia dhe ti lajmëroj familjarët që të ikin ka të mundën sepse unë kam luftuar kundër tyre prandaj ju pushkatojnë të gjithëve. Por ishte vonë sepse ushtarët partizan te Fadil Hoxhes kishin mbërri të shtëpia dhe i nxjerrin 11 anëtarët e familjes përfshirë këtu edhe një fëmijë të moshës 6 mujore. Komisari partizan e merr djepin me fëmijë e ngritë në ajër dhe zbrazë 24 plumba në të. Ky djep i bërë shoshë nga breshëri plumbash të një komisari mizor është ruajtur nga familja deri në luftën e fundit (1998-1999), ku është djegur bashkë me kullën e Bardhecëve.
Me këtë rast u pushkatuan:
Selman Halit Bardhecaj, vëllau i Rexhepit, 50 vjeçar,
Tima Bardhecaj, gruaja e Selmanit, 45 vjeçare,
Fatime Bardhecaj, vajza e Selmanit, 2 vjeçare,
Shaban Bardhecaj, djali i Selmanit, 17 vjeçar,
Fazë Bardhecaj, gruaja e Rexhepit, 48 vjeçare,
Halit Bardhecaj, djali i Rexhepit, 7 vjeçar,
Sadik Bardhecaj, djali i Rexhepit 5 vjeçar,
Hala Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 18 vjeçare,
Sofa Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare,
Mejreme Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare
Fatime Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 2 vjeçare,
Vasa Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 6 muajshe, në djep.
Ka shpëtuar vetëm Hyla, vajza e Selmanit, 15 vjeçare, e cila ka arritë të ikte dhe të futet nën urë të Jazit ku ka qëndruar 24 orë. Pastaj ikën në fshatin Cerrcë, tek daja Tahir Bujupi.
Një rast tjetër shumë i dhimshem është edhe ai i djegies së djalit të vëllaut të Ndue Përlleshit atdhetarit Zef Përlleshit .
Zefi kishte vetëm një djalë Tomën. Pas dy – tre ditësh që doli në mal Ndou me dy vëllezërit Hilin dhe Zefin në Paskalicë erdhi ushtria partizane e Brigadës së VII të Shaban Haxhisë e cila ja futi zjarrin shtëpisë së Ndue Përlleshit duke e nxjerr jashtë familjen dhe gjitha gjesendet tjera. Në këtë shtëpi u dogj për se gjalli djali Toma që ishte foshnje në djep dhe që ishte i vetmi fëmijë që i kishte jetuar Zef Përlleshit për faktin se 9 të tjerë i kishin vdekur ndersa Zef Përlleshi u vra në vitin 1945 në fshatin Volljakë të Klinës i cili ishte në roje të çetës se Ndout i cili u hetua nga Brigada serbo-qetnike partizane që erdhi nga gryka e Mirushës dhe u qëllua me armë snajperkë dhe u vra në vend.
Këtu shihet vrazhdësia e regjimit kriminal komunist i cili në pamundësi që të luftoj ballë për ballë me forcat atdhetare nacionaliste që udhëhiqeshin prej Ndue Përlleshit e bënte luftën më të papastër që njeh historia e njerëzimit duke kallur shtëpi e kulla dhe duke djegur fëmijë mbrenda këtyre kullave siç ishte rasti i djeg‘jës së kullës së Ndue Përlleshit dhe si pasojë e kësaj djeg‘je që ja bënë forcat kriminale partizane të Shaban Haxhisë që kishin ardhur t‘iu ndimojnë serbëve për t‘ia kthye sërish Kosovën, Serbisë la pa pasardhës familjen e vëllait të Ndue Përlleshit ,Zef Përlleshin rreth këtyre ngjarjeve gjatë një interviste të dhënë kohë më parë vëllai i Ndue Përlleshit, Hili ai nder të tjera kur e shpjegon rezistencën antikomuniste të Ndue Përlleshit do të përgjigjet kështu:‘‘A nuk e kupton luftën vëlla-vrasëse? A nuk e kupton t‘i luftën e shqiptarit kundër shqiptarit? Për hesape të huaja. Kush i mobilizoj të rinjët nga Dukagjini e Drenica për Istri dhe Srem?‘‘
Këtyre pyetjeve sigurisht do t’iu përgjigjet Fadil Hoxha. E në pyetjën e gazetarit se kush qëndron pas akteve në fjalë Hil Përlleshi përgjigjet:‘‘Kush tjetër pos partizaneve shqiptarë të indoktrinuar e të veshur me të kuqe. Kush tjetër pos partizaneve (vëllezërve) tanë dorë për dorë të vëllazëruar e të bashkuar me serbët e malazezët. Partizanët e Enverit vranë në vitin 1943 Patër Lorenc Mazrekun dhe Prenkë Prend Ademin. Me 1945 vranë Pjeter Jakun,Llesh Gjonin, Pren Laskun, Martin Qunin, Mark Sadrin, Ndue Mark Doden, Dakë Beqirin, Zef Pren Kolën, Mark Pren Gjinin, Tomë Gjinin, Pjetër Tomën, Mark Zefin, Hasan Shalën, Shaban Sadik Ramën, Lazër Berishën, Patër Bernard Llupin, Marie Shllakun, Pal Lumezin, Rexhep Hotin, Llesh Demirin, Emrush Miftarin.
Më 1945 brigadat vrastare partizane shqiptare vranë Zef Përlleshin, Pren Mark Bibën, Pal Mark Bibën, Ymer Berishën.
Më 1947 vranë Ndrecë Lleshin, Pren Mirakajn, Gjon Mark Qunin, Pren Ndue Ademin.
Më 1948 vranë Ndrecë Nikollën Kangjin, Shaban Demën, Pren Gojanin dhe në fund në gushtin e vitit 1949 sigurimi shqiptarë pabesisht i vranë Ndue Përlleshin, Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën ndërkaq te plagosur shpëtuan Elez Myrta dhe Metë Hasani nga Botusha por edhe shumë e shumë të tjerë.‘‘ përfundon Hil Perlleshi.
Parahistorian i dhashë vetëm këto dy dëshmi me ju tregu se ju që mbroni kriminelët komunistë që masakruan vëllezërit e tyre nëse do t´iu kishte ardhur dita edhe ju do ti kishit masakruar vëllezërit e juaj shqiptar, edhe ma zi se Enver Hoxha,Fadil Hoxha,Mehmet Shehu,Ali Shukriu,Toger Baba,Shefqet Peqi dhe shumë kriminel të tjerë që i maskaruan vëllezërit e tyre vetëm për t´ia rikthyer Kosovën dhe viset etnike shqiptare Serbosllavisë. Prandaj unë jam me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Ndue Përlleshin,Profesor Ymër Berishën,Kapidan Mark Gjon Markun,Kapidan Llesh Gjon Markun,Ukë Sadikun dhe shumë atdhetarë të tjerë. Ju që e mbroni komunizmin dhe maskarat e kryera të tij mbi popullin shqiptarë duhet me ju ndjek edhe me ligje të Republikës së Kosovës për faktin se shteti i Kosovës është krijuar me një bazë të fortë shqiptare dhe direkt lufta e Adem Jasharit dhe shokëve të ti është luftë që është e trasheguar nga Shaban Polluzha,Mehmet Gradica,Ndue Përlleshi,Profesor Ymër Berisha,Ukë Sadiku i Gurgjevikut dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë.Kurse në anën tjetër për ta formuar dhe ndërtuar këtë shtet na ndihmuan miqtë e nacionalistëve shqiptar amerikanët, gjermanët, austriakët dhe të tjerë.Ndërsa miqtë tuaj serbët dhe rusët edhe sot janë duke luftuar që ta shuajnë shqiptarinë, me siguri llogarisin edhe në shërbimet tuaja qe edhe sot e kësaj dite i bëni Serbisë dhe Rusisë.
Kadri Mani
IDRIZ ZEQIRAJ
Shqiptarët kanë një histori të hidhur me emigracionin dhe burgjet politike. Ideologjia komuniste në dy shtetet fqinjë, Shqipëri-Jugosllavi, ka rënduar jetën e shqiptarëve dhe sikur kanë garuar kush më shumë shqiptarë arreston, maltreton, terrorizon, deri në vrasje individuale dhe grupore. Pavarësisht zënkave verbale, të dyja shtetet komuniste, Jugosllavi-Shqipëri, që nga Lufta e Dytë Botërore 1941, e deri në vitet e pluralizmit politik, në vitin 1990, kanë koordinuar dhe bashkëpunuar, në fshehtësi, mes tyre. Dhe, janë shqiptarët kombëtarë, të cilët janë përgjakur nga sistemet komuniste shqiptare dhe jugosllave. Sepse për ideal kanë pasur bashkimin e trojeve shqiptare, në etninë e tyre natyrale.
Goditja e egër kundër intelektualëve atdhetarë, kundra komunistë, ka ndodhur në Shqipërinë londineze, duke filluar nga viti 1941, kur emisarët jugosllavë themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë. Dhe, kolonët serbë e malazezë, vunë në krye të partisë dhe shtetit shqiptar agjentin e tyre, Enver Hoxhën, me rrethin e tij vicioz byroistë, shërbëtorë besnikë të jugosllavëve dhe rusëve. Pa përdorur shifra tjera, të përndjekjës vrastare të kundërshtarëve politikë, mjafton të përmendim faktin e 6.000 anti-komunistëve të mbetur pa varre! Kujtoni statujat e diktatorëve sovjetikë, Leninit dhe Stalinit, në sheshin qendror të Tiranës!
Në Kosovë, në mes tjerëve, janë dy figura markante, të përkushtimit unik, për lirinë e Kosovës: “Edhe nëse 99 herë të biem, sërishmi të ngrihemi”, – kushtrimonte atdhetari Petro Nini Luarasi. Dhe, këtë porosi, besnikërisht, e kanë kryer Adem Demaçi dhe Kadri Osmani – Mani. Ata nismuan veprimtarinë poltike ilegale, për të pritur, vetëdijshëm, edhe vuajtjet shpirtërore dhe fizike, siç është izolimi, burgu, ndër vite e dekada. Burgjet politike i filluan në vitet `60-a dhe i funduan në vitet`90-a. Që të dy u përballën me tri gjyqe e tri dënime, gjithnjë grupore, me shokë. “Trimi i mirë, me shumë shokë”,- thotë urtësia.
Pse është anashkaluar nga pushtetarët majtistë Kadri Mani?!
Kadri Mani ka qenë parimor dhe i pakompromis me të keqen. Angazhimi i tij jetësor ka qenë liria, Atdheu. Për këtë ka vuajtur burgjet, sa të gjata, aq edhe të rënda. Krimet serike vrastare politike dhe hajnitë zyrtare, u bënë normë dhe mision të disa “biçim komandantësh”, gjatë dhe pas luftës. Kadriu, guximshëm, perifrazoi konstatimin e saktë të Presidentit Rugova se vrastarët e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut dhe të intelektualëve e veprimtarëve shqiptarë, “janë dorë e zgjatur e Serbisë, ata janë vrasësit e pavarësisë”. Dhe, kjo u dëshmua, katërcipërisht, e vërtetë.
Kadri Mani i njihte, “si parën e kuqe” këta “soj komandantësh”, të cilët nuk ishin as themelues të UÇK-së dhe aq më pak pjesë e luftës. Përkundrazi, në koordinim me Tiranën zyrtare, social-komuniste, e sabotuan luftën, duke e pamundësuar hyrjen në luftë, në Kosovë, të asaj “UÇK-je të LPK-së”, madje edhe duke i denoncuar e vënë në pritat armike, të disa nga kuadrot e hershëm të LPK-së, të cilët luftonin në Kosovë, pa lejen dhe urdhërin e “SHTAB-it të Rogner-it”, sepse kishin dyshime të bazuara ndaj këtij “biçim SHTAB-i”!? Asnjëri nga SHTAB-istët e Rognerit nuk pësoi, e mbijetuan “luftën” dhe u bënë milionerë!
Kadriu ishte trim. U ballafaqua me “komandantët” në Zvicër e Tiranë, para e gjatë luftës dhe në Kosovë pas luftës. I denoncoi dhe i akuzoi për krimet faktike, me gojë dhe me shkrim, media.
Kadri Mani ishte mik i hershëm i Rugovës. Akuzave shpifëse e denigruese të puçistëve të LPK-së se djeshme dhe të PAN-istëve të sotëm, kundër Presidentit plebishitar, Ibrahim Rugova, iu përgjigjë me botimin e dy librave: “Rugova fitoi në Kosovë dhe në Hagë” dhe “Dr. Ibrahim Rugova – Njeriu i Pavarësisë”. Dhe, kjo i tërboi hileqarët e partive-banda të PAN-it. Andaj, edhe pse është në dyshën e parë të veprimtarëve dhe burgaxhinjëve politikë të Kosovës, hakmarrja e kuqaloshëve matrapazë e anashkaloi Kadri Manin, burracakërisht dhe turpshëm!
Megjithatë, Kadri Mani gëzoi dhe gëzon respektin e partive të djathta, e mediave kombëtare; të Shoqatës numerike të ish të Burgosurëve Politikë dhe të gjithë shqiptarëve botërorë atdhedashës. Dhe, ky është vlerësimi dhe shpërblimi më i madh, për njeriun që punoi dhe luftoi tërë jetën, për një Atdhe të lirë dhe të bashkuar.
Kadri (Os)Mani, me grupin ilegal të tij, në vitet `70-a, botoi numrin e parë të gazetës ilegale, “Zëri i Kosovës”, në një bodrum të Prishtinës, për ta vazhduar botimin e saj, Jusuf Gervalla, me shokë, në vitet `80-a, në Shtutgart të Gjermanisë. Kur puçistët e LPK-së e përvehtësuan atë, duke e konvertuar nga një gazetë kushtrimtare e lirisë, në përçarëse të shqiptarëve, Kadri Mani, zemër thyer, për fatin e mjerë të krijesës së tij, do të denonconte e protestonte, me akuzën faktike “Fletushka paçavure përçarëse anti-kombëtare “Zëri i Kosovës”. Kadriu do t`u përgjigjej llumhanës përçarëse të LPK-së, duke botuar revistën “Shqipëria Etnike”.
Pamje e pjesëshme nga salla përkujtimore
Në mjediset e Universitetit të Prishtinës, u organizua Akademi Përkujtimore për Kadri (Os)Manin. Në krye të organizimit ishte nënkryetari i komunës të Artanës, Bajrush Imeri, nga ishte lindak edhe baca Kadri. Përveç familjes së gjerë Osmani-Mani, pjesëmarrës ishin edhe anëtarë të Shoqatës të Burgosurëve Politikë, të prirë nga kreu i saj, Hydajet Hyseni, Binak Ulaj, me anëtarë të tjerë, miq e shokë të shumtë të Kadri Manit.
Akademinë e hapi dhe e moderoi e mbesa krenare e bacës Kadri, Rilinda Bytyqi-Hoti. Ajo i përshëndeti dhe falenderoi, në emër të familjes, të pranishmit. Pastaj vazhdoi me fjalën e rastit për Gjyshin, tashmë, të amshuar, Kadri Mani.
“Të nderuar të pranishëm, i nderuar zotri nënkryetar i Komunës së Artanës, z.Bajrush Ymeri; i nderuari kryetar i Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, z. Pashkë Staka; i nderuari kryetar i Shoqatës të Burgosurëve Politikë të Kosovës, Hydajet Hyseni; të nderuar familjarë, kolegë të arsimit, bashkëveprimtarë të punëve ilegale dhe të burgut të Kadri Osmanit, mirë se keni ardhur në përkujtimin e 10- vjetorit të shkuarjes në amshim, të veprimtarit të shquar të lëvizjes dhe çështjes kombëtare, qëndrestarit të pathyer të burgjeve jugosllave, idealistit të paepur për Shqipërinë Etnike, të ndjerit Kadri Osmani- apo siç dëshironte ai që ta thërrisnim, Kadri Mani.
Ju ftoj që për nder të veprës dhe jetës së tij, të mbajmë një minutë heshtje.
Veprimtari Kadri Osmani i takon asaj plejade të atdhetarëve të Kosovës, i cili veprimtarinë e tij e filloi shumë herët dhe me guximin e vendosmërinë e paluhatshme, e vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij, për sendërtimin e vullnetit shekullor të popullit tonë, për liri dhe çlirim kombëtar.
Duke e kuptuar thellë robërinë dhe persekutimin e popullit shqiptar, nën ish-Jugosllavinë okupatore komuniste, ai si edhe shumë shokë të tij, në vitet e `60-ta të shekullit të kaluar, u bënë pjesë e ilegales në lëvizjen atdhetare e revolucionare të Kosovës. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, një ndihmë të pa kursyer, e pati edhe nga bashkëshortja e tij e devotshme, znj.Shukrije Bunjaku-Osmani, e cila nuk iu nda për asnjë çast përpjekjeve të tij, pa marrë parasysh se u hetua- u mor në pyetje disa herë, i qëndroi besnike idealeve të përbashkëta.
Ajo mbajti mbi shpatulla barrën e rëndë të përkudesjes dhe edukimit të fëmijëve, në kushte shumë të rënda ekonomike. Vlen të përmendet përkrahja e vazhdueshme e vëllezërve të saj, përkrahjet ekonomike, morale si dhe çdo lloj ndihme tjetër . Me rastin e arrestimit të Kadriut, në vitin 1984, pas rënies së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, edhe shtëpia e familjes së nanlokës Shukrije, u bastis egërsisht, ku vëllëzërit e saj, Mustafa, Sylejmani dhe Rrahmani, u arrestuan, u rrahën dhe u torturuan brutalisht, me pretekstin se aty ishin strehuar ilegalët, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Me këtë rast, Mustafa, si vllau më madh i saj, e pësoi më së keqi dhe si pasojë mori lëndime të rënda, të cilat i vuajti deri në momentet e fundit të jetës së tij.
Me qartësinë, guximin dhe mendimin e tij, Kadri Mani bëhet një ndër intelektualët kryengritës popullor e revolucionar, ku nuk prajti së vepruari, për të mirën e popullit dhe vendit të tij, deri në frymën e fundit, ku i mbylli sytë përgjithmonë, 10 vite ma parë.
Se në çfarë niveli të vetëdijes kombëtare kishte arritur kjo familje, tregon edhe fakti i dënimit të vëllezërve të Kadriut, Ramizit – i dënuar me 20 vite burg; Begzadit – me 12 vjet burg; vajzës së tij, Hidajetes – me 2 vite burg; nipave të tyre, Irfan Shaqirit me 7 vite burg; Agim Sylejmanit me 5 vite burg. Të dënuar ishin edhe kusheriri Shefkiu me 20 vite; Nuhiu e Musliu me nga 15 vite; bashkëfshatari Zylfi Musliu me 8 vite.
Tortura të shumta morën edhe anëtarë të tjerë të familjes. Drita Osmanit iu mohua e drejta e vijimit të studimeve, e Ibrahimi u burgos e u torturua mizorisht. Megjithatë, nuk u ndalën së vepruari për Shqipërinë Etnike.
I ndjeri Kadri Mani, ishte i dënuar me njëzet e shtatë vite burg të rëndë, prej të cilave i ka vuajtur 17 vite e gjysmë, në këto burgje: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Beograd, Pozharevc, Nishë, Dob, Maribor, Zagreb dhe Lublanë. Në disa nga këto burgje, i ndjeri Kadri, për shkak të shkeljeve të të drejtave elementare, kundërshtoi organet drejtuese të burgut, ku si pasojë u rrah dhe u keqtrajtua në shumë nga këto burgje. Shumë herë nëpër këto burgje shpallte greva urie, me qëllim të përmirësimit të kushteve, për vete dhe për shokët e tij të burgosur, e sidomos për lejimin e literaturës shqipe, e cila mungonte, thuajse, në të gjitha burgjet jugosllave të asaj kohe.
Vlen të përmendet greva e urisë në burgun e Pozharevcit, ku si rezultat drejtoria e burgut, lëshoi pe dhe bibliotekën e burgut e pajisi me shumë libra e literaturë në gjuhën shqipe, e cila deri atëherë kishte vetëm tituj librash në gjuhën serbe”, – përmbylli fjalën e saj, Rilindë Bytyqi-Hoti
Këshilli organizativ: Fazli Maloku, Xhelil Rama, Bajrush Ymeri,
Femi Cakolli, Idriz Zeqiraj dhe moderatorja Rilindë Bytyqi-Hoti
Për jetën e veprimtarinë e Kadriut, shpalosën kujtimet e tyre bashkëveprimtarët e Kadriut.
Moderatorja Rilindë, ftoi në foltore nënkryetarin e Komunës së Artanës, z.Bajrush Ymerin, për një fjalë rasti. Si bashkëvendor me bacën Kadri, ai evokoi takimet në zyre, kur ishte ktyetar i komunës dhe jashtë saj. Krenar me veprimtarinë e përjetshme atdhetare, me qendresën e dinjitetshme, në gjyqet politike dhe vuajtjet unike në burgjet jugosllave. Ai ka qenë dhe mbetet frymëzim, për brezat shqiptarë, për dashurinë ndaj Atdheut dhe gadishmërinë, deri në sublimitet, për ta bërë të lirë atë, – tha, ndër të tjera, zyrtari i lartë, Bajrush Imeri, i cili nuk ka munguar asnjëherë, në nderimet e organizuara për Kadri (Os)Manin.
Moderatorja fton në foltore Femi Cakollin, Pastor në Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës, i cili evokoi kujtimet nga takimet dhe bisedat interesante, me qendresëtarin Kadri Manin, përfshi edhe pagëzimin e tij, rikthimin në besimin e të parëve. Pastor Femi Cakolli, e vlerësoi dhe respektoi mikun e tij, Manin. Ai, që nga njohja e deri në ceremoninë mortore, sipas Testamentit të lënë nga anëtari i devotshëm i Kishës Protestante Ungjillore, Kadri Mani, e zbatoi në plotni.
“Kam tri pjesë të kësaj fjale të shkurtër, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të kalimit në amshueshmëri, të veprimtarit dhe figurës së Kadri Manit. E para, si e njoha bacën Man; e dyta, disa reflektime të tij, që ishin bindje dhe postulate filozofike, kulturore e shpirtërore; e treta, pak për veprimtarinë e tij letrare e shkencore.
Baci Man, ishte burrë i fortë përballë vuajtjeve e dhimbjeve, që të tjerët ia kanë shkaktuar, por me kundërshtarët dhe të ligjtë ishte i sertë. Me shumë njerëz i rreptë, por me fëmijtë dhe dashamirët ishte i hareshëm, anekdodik, kurse në kërkimet e tij ishte solomonian. Kishte energji të mirë dhe ai plotësonte idenë e madhe: i vjetër në moshë, por novator në mendje. Pra, tipi i liderit me përvojë e me moshë, çmohet kudo edhe sot, por studimet e dekadës së fundit, për udhëheqjen kanë thënë: duhet shikuar për mendjen e re, e jo vetëm njeriun e ri, pasi shpesh mendja e vjetër dominon në njeriun e ri.
Më 14 qershor 2009, Kadri Mani vjen në shërbesën e të dielës të Kishës sonë dhe atë ditë zgjedhë që të besojë Krishtin dhe bëhet pjesë e komunitetit protestant. Ka qenë i rregullt, pothuajse, në çdo shërbesë të kishës.
Për ditën e pavarësisë së SHBA, më 4 korrik 2010, në Liqenin e Batllavës e kam pagëzuar, dhe ka përjetuar, sipas tij, gëzimin më të madh. Edhe unë isha i lumtur e i gëzuar për ketë mrekulli. Ishte vetëm bacë Xajë Nura, një person tjetër më i vjetër, se sa baci Man, që e kisha pagëzuar. Te “Zemra Shqiptare”, në shumë prej shhkrimeve të tij, do të nënshkruhej – Kadri Mani, protestant -.
Kjo marrëdhënie e re e krijuar mes nesh, më ka dhënë mundësinë që të njihem me të, me familjen e tij, me shokët dhe miqtë e tij të vërtetë, por edhe me kundërshtuesit e tij.
Realisht, mund të shtrohet pyetja ose dilema se rikthimi i tij në krishterim, në moshën 72 vjeçare, cilat mund të kenë qenë motivet dhe rrethanat e këtij hapi? Edhe sot ua dëshmoj me vërtetësinë më të lartë, se ai ishte esëll, ishte ngallmor, ishte me takt, ishte kritik, ishte i zoti i vetit, ishte me dinjitet, siç e njohin familjarët dhe miqtë e tij deri në fund. Kishte kohë që me disa veprimtarë të tjerë sikurse Anton Berisha, Dur Kelmendi, Hasan Dërmaku e baca Man, kishin themeluar “Renesanca Shpirtërore”, kthimi te rrënjët.
Cilat ishin 4 motivet e kthimit të tij në krishterimin protestant, sipas tij edhe me fjalët e tij:
1. Kam pa që themeli i historisë shqiptare dhe i letërsisë sonë, është histori kishe;
2. Kam pa në perëndim se ku do të ishte Evropa, pa reformacion protestant të Martin Luterit;
3. Nuk dua t`i lutem Zotit në një gjuhë të huaj;
4. Kur të vdesë, nuk dua që të varrosëm si një arab e me simbole të huaja, por si shqiptar”, – evokoi, në mes tjerash, njeriu dinjitar, miku i mirë i Kadri Manit, Femi Cakolli, Pastor i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.
Kryetari Rugova pret në takim ish të burgosurit politik, të prirë nga Kadri (Os)Mani
Folësi i radhës ishte bashkëveprimtari i ilegalës, njëherësh, bashkëvuajtësi i Kadri (0S)Manit, malësori vuthnjan, Binak Ulaj, tani, kryetar i Shoqatës të ish të Burgosurëve Politikë të Kosovës. Në fjalën e tij rrëfimtare, një sintezë kronologjike, për jetën dhe veprën gjysmë-shekullore të Kadri Manit, ish i burgosuri politik Ulaj, më vonë drejtor shumëvjeçarë, në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, kujtoi tri dënimet radhazi, përkushtimin si luftëtar i përjetshëm dhe unik për Atdheun-Kosovë dhe Etnikumin kombëtar. Shkëputem vetëm disa fragmente, nga ligjërata e Binak Ulaj:
“Sot, kur shënojmë 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Kadri Manit, e kujtojmë me respekt të veçantë përkushtimin dhe sakrificën e tij, por edhe të familjes së tij, në Lëvizjen Kombëtare Çirimtare të Kosovës. Falë veprimtarisë, zgjërimit dha avancimit të vazhdueshëm të kësaj Lëvizjeje, u arrit të formohej UÇK-ja, e cila na e solli lirinë që e gëzojmë sot, me çka iu kthye dinjiteti popullit dhe Atdheut tonë.
Edhe unë kam pasur nderin që, së bashku me Kadriun, t’i përkas kësaj Lëvizje që nga njohja me të, në tetor të vitit 1968. Për t’u njohur me Kadriun më kishte këshilluar Idriz Zeqiraj, të cilin atëkohë e kisha përcjellë për në Tiranë, me qëllim që prej andej të na njoftojë, për qëndrimin e Tiranës dhe të na dërgojë literaturë të nevojshme, gjë që edhe do ta bëjë përmes vëllait të tij, Seferit dhe të axhës, Rexhepit, që punonin në mërgim.
Që nga njohja e parë do të më bëjë përshtypje qëndrimi i çiltër i Kadriut dhe besimi për të bashkëvepruar, sikur të njiheshim që prej shumë vitesh. Duke vlerësuar lart demonstratat e vitit 1968 dhe jehonen e tyre, brenda dhe jashtë vendit, pa humbur kohë, do t’ i qasemi punës, do të përpilojmë, shumëzojmë e shpërndajmë traktin, me të cilin i ftonim studentët dhe popullin të ngriteshin përsëri në demonstrata e protesta. Por, për shkak të kohës së shkurtër të përgatitjes, do të zbulohemi e arrestohemi pas pak ditësh. Ishte kjo sprova e parë e qëndrimit dhe përkushtimit ndaj kauzës, të cilës kishim vendosur t’ ia kushtonim jetën. Por edhe sprova e parë ndaj qëndrimit e përkushtimit ndaj njëri- tjetrit. Asnjë fajësim i shokut, por vetëm përpjekje që të gjithë peshën e dënimit të të tjerëve, ta merrnim mbi vete.
Burgu dhe torturat, gjendja e rëndë ekonomike e familjes, masat e rrepëta të përndjekjes e represionit, nuk do ta ndalin Kadriun me shokët: Xhafer Shatrin, Jashar Alinë dhe Binak Ulajn, ta vazhdojnë veprimtarinë atdhetare dhe ta shpien përpara atë, ndonëse e dinin se do t`i prisnin dënime edhe më të rënda dhe mund t`u kushtonte edhe me jetë. Këtu edhe qëndron madhështia e veprimtarëve të Lëvizjes. Falë këtij vullneti, ky grup do të njihet e lidhet edhe me veprimtarë tjerë të Lëvizjes, si me Mehmet Hajrizin, Rexhep Malën, Hydajet Hysenin, Gani Sylën, Nuhi Berishën, Jakup Krasniqin e të tjerë, gjë që do të avancojë nivelin e organizimit dhe të zgjërimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vise tjera, madje edhe në diasporë, duke marrë kështu përmasat e një organizate të mirëfilltë.
Duke vlerësuar rolin e mjeteve të informimit, grupi i emëruar “Grupi Revolucionar të Kosovës” (GRK), do ta përgatisë e nxjerrë edhe oragnin e vet të shtypit me emrin “Zëri i Kosovës”, që ishte gazeta e parë ilegale pas Luftës së Dytë Botërore, (LDB). Për shkak të veprimtarisë gjithnjë e më intensive, por edhe për shkak të përcjelljes së rreptë të organeve të shtetit policor, çfarë ishte ish- Jugosllavia, në fillim të majit të vitit 1974, do të zbulohet e arrestohet vetëm një pjesë e grupit: Kadriu, Xhafer Shatri, Jashar Aliu dhe Binak Ulaj. As tani, bashkëveprimtarët tjerë nuk zbulohen.
Ky qëndrim i paepur i veprimtarëve do të mundësojë që GRK, të jetë grupi më veprimtari më jetëgjatë, duke përfshirë edhe periudhën e formimit të UÇK-së. Se ç`peshë i jipte Kadriu moszbulimit të shokëve, do ta thotë e shkruajë, disa vite më vonë: “Disa herë e kam parë vdekjen me sy dhe kam menduar edhe në vetëvrasje. Futet thika në zemër, sikur në mollën e kalbur, para se të përmendet, qoftë edhe një emër i një verimtari.”
Moderatorja e kësaj Akademie, Rilindë Bytyqi-Hoti, ftoi në foltore kolegun e hershëm të mësuesisë, të jetës ilegale, të mërgimit, Idriz Zeqiraj, i cili potencoi se vepra e jeta e Kadri Manit, mund të përkufizohet në katër kohë:
1)Kadri Mani, pishtar i arsimit;
2) Qëndresëtar në tre gjykime, i dënuar me 27 vjetë burg të rëndë, prej tyre 17.5 vjetë të vuajtura;
3) Mërgimtar në Shqipëri dhe Zvicër;
4) Rikthimi në Kosovën e lirë.
Kadri Manin, e njoha në vitet `60-a, kur ai erdhi në Gjimnazin dhe Normalen e Pejës, nga Revista letrare “Jeta e Re”, ku ai punonte, për të abonuar shkollarët e mesem, me këtë revistë letrare. Hyri në klasë, i shoqëruar nga Prof. Sylë Dreshaj. Na solli të falat e Dr. Esad Mekulit dhe prosinë e tij, “për lexim e studim”. Ai vazhdoi, duke thënë se “leximi letrar, është alfa dhe omega e mësuesëve. Si nxënës, keni edhe lehtësira pajtuese”. Disa nga ne aprovuam menjëherë, por, abonenti i parë ishte Ibrahim Rugova.
Dy vjet më vonë Kadri Manin e takova në Shkollën 8-vjeçare “Rilindja” të Keçekollës, përkatësisht, Kolaj. Kemi ndarë dhomën dhe ushqimin. Ndonëse një 10 vjeçarë më i madh në moshë, më trajtonte si vëlla të vogël dhe shok. I përkushtuar për arsimin dhe fort i pasionuar pas librit dhe shtypit.
Veprimtaria ilegale me Kadri Manin, është një kapitull në vete. E veçanta është se ishte një letër e Kadriut, me shokë, e sjellur në Tiranë, nga poetesha preshevare, anëtare e grupit ilegal, Sadete Emrullahu-Presheva, nuse e ardhshme e profesor Avni Presheva dhe përgjigja e dhënë nga autori i këtij shkrimi, me tirull: “Taktika dhe strategjia për realizimin e Republkës të Kosovës”, e cila bë shkak i prangosjes të njëkohshme, edhe pse në dy shtete: Kadriu, me shokë, në Jugosllavi, ndërsa unë në Shqipëri! Thënë troç, dy qeveritë mike, të ideologjisë sllavo-komunte, Shqipëria-Jugosllavi, donin statusquonë në Kosovë. Dhe, denonconin e burgosnin grupet ilegale në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare në Jugosllavi!
Me botimin e revistës, “Shqipëria Etnike”, nga Kadri Mani, lëndëzohet, qartazi dhe pa ekuivoke, djathtizmi i trashëguar familjar i tij. Fati më ka buzëqeshur, të jem kryeredaktor i kësaj reviste politike, shoqërore dhe letrare, me redaktorët, djalin e zgjuar tropojan, të zbritur në Tiranë, krijuesin e talentuar, Zeqir Lushaj dhe rapsodin Agim Gashi, me shokë, me dhimbje – deri në lot, të dytë të amëshuar kësaj bote. Revista në fjalë, ishte botim i veçantë, por botohej edhe në Portalin e hershëm shqiptar “Zemra Shqiptare.net”, të menaxhuar nga mjeshtri i letrave, atdhetar i devotshëm, zadrimori lezhjan, Shqipëri, Gëzim Marku.
Politika redaktuese, dinjitoze e profesionale, me tematikë, thellësisht, atdhetare, të Portalit “Zemra Shqiptare.net”, me qendër në Londër, që mbulon gjithë Etnikumin shqiptar dhe Diasporën shqiptare, bëri emër të mirë. Lexuesit e bollshëm e motivuan edhe më shumë vullnetin botues të bacës Kadri. Nderimi që botuesi -par exelance- , Gëzim Marku, i bënte Kadri Manit, qoftë në gjallje, qoftë edhe pas shuarjes fizike të tij, është proverbial, që dinë ta bëjë vetëm intlektuali për intelektualin, fisniku për fisnikun.
Kadri Mani kishte guximin intelektual, si rrallë kush. Kurrë dhe asnjëherë nuk e joshi lakmia materiale dhe aq më pak ndjenja e karrierizmit. Fat jetësor e pati martesën me nusen Shukrije Bunjaku-Osmani, e cila, me përkujdesjen të pashoqe, për rritjen, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve: Hidajetës, Rabitit dhe Ylberit, ia lehtësoi dhe mundësoi bashkëshortit Kadri, t`i përkushtohet, tërësisht dhe jetësisht, çështjes kombëtare. Si bashkëshorte dhe nënë ideale, asnjëherë nuk është dëgjuar të ankohet, për mungesën e babait të fëmijëve në shtëpi, duke akceptuar dhe arsyetuar objektivisht burgun, sa të gjatë, aq edhe të rëndë, duke dëshmuar atë thënien lapidare se “gruaja është shtylla e shtëpisë!”
Disa “komandantë”, me uniformën e UÇK-së, të instruktuar enkas, nga UDB-a e Serbisë dhe SHISH-i enverist i Shqipërisë, vrisnin shqiptarët, kryesisht, ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarët e LDK-së; gazetarët – reporterë të luftës, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së, thjeshtë, për motive politike, për pushtet e para.
Këto krime të ngeshme, paraprakisht, të amnistuara, ishin zhgënjyese, dëshpruese, madje tmerruese, për Kadri Manin. Rrjedhimisht, Baca ynë zemrak e luftarak, sa i përkushtuar, aq edhe i përvuajtur, për ta bërë Atdheun të lirë, iku kësaj bote, me pengun e madh të pasigurisë, iku me buzëqeshjen e ngrirë, sepse kriminelët bredhin të lirë.
Përkujtimi adhurues, për jetën dhe veprën e Kadri Manit, do të rrojë ndër breza”, – potencoi, ndër të tjera, kolegu i Kadriut në arsim, në jetën ilegale dhe në atë të mërgimit, përkatësisht, botues dhe kryredaktor të revistës “Shqipëria Etnike”, Idriz Zeqiraj.
Ish-drejtori i Shkollës fillore “Rilindja”, në Keqekollë, Xhelil Rama, fort i emocionuar, thotë se “e ndjej mungesën e Kadriut. E kisha mik të sinqertë, arsimtar të dalluar, shok të përjetshëm. Kur ai u lirua nga burgu i gjatë, unë u burgosa si kuadër i FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Megjithatë, së bashku me Kadriun, gëzuam pak vite lirie në Prishtinë”. Dhe, vazhdon shpalosjen e kujtimeve:
“Edhe pse kanë kaluar 60 vite, nga njohja me Kadri Osmanin dhe shumëçka është harruar, megjithatë, po provoj të rikutjoj diçka për kolegun tim të veçantë, Kadri Osmanin-Manin. Fillimisht ka punuar mësues në fshatin Kolaj, në paralelen e shkollës amë, “Rilindja” të Keqekollës. Pastaj ka vazhduar punën si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendër, në shkollën amë në Keqekollë, në periudhën e viteve 1964-1968. Angazhimi dhe kontributi i tij në profesion, ka qenë shumë meritorë dhe me përkushtim shpirtëror e patriotik. Profesionin e ka respektuar me seriozitet, jo vetëm si profesion, por edhe si mision në lëmin e arsimit dhe të kulturës.
Me iniciativën e Kadriut, shkollën amë në trevën e Gollakut, e kemi emërtuar Shkolla fillore “Rilindja”, Keqekollë. Kjo shkollë amë ka pasur në gjiun e saj 10 paralele në fshtatrat përreth: Prapashticë, Dabishevc, Hajkobillë, Gllogovicë, Balaj, Nishevc, Ballaban, Kolaj dhe Kurtaj, me gjithësejt rreth 3.000 nxënës dhe 120 arsimtarë dhe personel të shkollës. Ndërkohë, me iniciativën e Kadriut e kemi botuar revistën e shkollës me emrin “Ylli i Dritës”, redaktor i së cilës ka qenë Kadriu. Shkolla ka pasur në program edhe aktivitete të lira: Grupin letrarë me emrin “Migjeni” edhe grupin e dramës, të cilat i ka udhëhequr Kadriu.
Kadriu ka qenë shumë i afërt me nxënës dhe i çmuar edhe nga prindërit e tyre. Gjithashtu Kadriu ka pasur autoritet dhe marrëdhënie të shkëlqyera, me rrethin shkollor, por edhe me mjediset tjera shoqërore të rajonit. Kadriu ka qenë i dashur edhe për gjeneratat e reja – kalamajtë, me të cilët ka komunikuar dhe ju ka kënduar vargje të vjershave, duke i mësuar që edhe ata të recitojnë, si për shembull: “Jam i vogël kurgja s`di, veç dy fjalë për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi”. Kudo që i ka takuar fëmijtë dhe brezin e ri, ju ka mësuar këso vjershash.
Kadriu ka qenë shumë real dhe i sinqertë, por edhe agresiv dhe intolerant, ndaj ngjarjeve dhe dukurive negative, për çka ka reaguar jo vetëm gojarisht, por edhe me shkrime në revista dhe në shtypin e kohës. Kishte shpirt të pastër të intelektualit të lartë dhe patriotit të përbetuar. Ishte një burrë trim, modest dhe i mençur. I jemi mirënjohës dhe gjithmonë do ta kujtojmë me admirim e respekt”, – tha, veç tjerash, kolegu dhe drejtori i shkollës, Xhelil Rama.
Folësi i radhës, Fazli Maloku, koleg i Kadriut në arsim dhe bashkëpunëtor në veprimtarinë ilegale, më vonë ushtar i radhëve të para të UÇK-së, filloi kujtimet e tij, “si e njoha Kadri Manin”:
Në mesin e viteve `60-a, isha pranuar në detyrën e mësuesit, në shkollën 8-vjeçare të fshatit Kolaj. Përveç dëshirës së madhe që ta kryej këtë detyrë të shenjtë, ndjeja se isha i papërgatitur në shumë drejtime. Për fatin e mirë, aty gjeta shokë të çmuar: Kadri Manin, Idriz Zeqiraj, Xhelil Rama – drejtor shkolle e të tjerë. Kadriu, duke hetuar zbraztësitë e mia, filloi të punojë me mua, si mësuesi i mirë me nxënësin. Fillimisht, më ofroi ta lexoj romanin e ndaluar “Gjarpijt e Gjakut”, të Adem Demaçit, i botuar në dy numra të Revistës letrare “Jeta e Re”. Idrizi, kishte sjellur nga shtëpia libra e romane, me dhjetëra sosh, dhe i kishte vendosur në dhomën ku banonim.
Kadriu, me pedantërinë e tij, me veshjen elegante, me afërsinë vëllazërore, të përvetësonte me të parën. Ishte një pedagog i shkëlqyer. Kadriu dhe Idrizi, në disa raste, ua blinin nxënësve skamnorë veshjen, që nga opingat e deri në kapele, vetëm të mos e ndërprenin mësimin. Por, veprimtaria e Kadriut nuk mbaronte me përfundimin e orarit mësimor. Kadriu, lëvizte lagje me lagje, fshat më fshat, në Malësinë e Gallapit të Prishtinës, për tu njohur më për se afërmi me hallet e shumëta të fshatarëve skamnorë.
Pushteti pushtues ua kishte lëshuar mbi supe policët e uniformuar, spiunët pa uniforma, administratorët e zyrave civile, tagrambledhësit, e deri tek rojet e pyjeve.
Muaj maj 1983. Kadri Mani erdhi nga burgu i dytë nëntëvjeçarë. E martë, ditë tregu në Prishtinë. Rastisi që në “Tregun e Gjelbërt” të takoj Kadriun, ashtu siç e kisha dëshiruar.
Pyetja ime e parë për Kadriun ishte: – Shoku Kadri, do ta pushosh pakëz këtë shpirtin tënd, gjerësa ta marrësh vetën apo do të veprosh? Përgjigja, si zakonisht, ishte e prerë. -“Nuk kemi kohë për pushime, duhet vepruar”. Pastaj më pyeti: – A ka ende shqiptarë që kanë vullnetin dhe guximin të veprojnë”?
Përgjigja ime ishte: -Po, do të gjejmë, njëri nga ata është ky që po bisedon me ty. Kadriut i shkëlqyen sytë nga gëzimi. U morëm vesh për takimet e radhës
Organizatën “Partia e Luftës” e formuan: Kadri Mani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe nga jashtë, Xhafer Shatri. Meqenëse në organizimet e më hershme ilegale veprohej me metodën “TRESHE”, ishte nxjerrur konkluzioni se kjo metodë nuk dha rezultatet e duhura, sidomos në ruajtjen e konspiracionit. Drejtuesit e organizatës “Partia e Luftës” morën qëndrim që të punohet me metodën e re “DYSHE”, që rrjedhimisht doli mjaft e suksesshme.
U krijuan edhe organet drejtuese të organizatës: Shtabi profesional, Shtabi qendror, Shtabet rajonale dhe Shtabet lokale. Dita-ditës, Organizata rritej, duke marrë shtrirje edhe formimi i “Celulave” në gjithë territorin e Kosovës.
Fillimi i vitit 1984, do të jetë edhe fundi tragjik i Organizatës “Partia e Luftës”. Vrasja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si dhe arrestimi i Kadri Manit, tri shtyllat kryesore themeluese të Organizatës, nuk la mundësi, për të vazhduar aktivitetin më tutje, sipas programit të saj.
Kadri Mani, i denuar me 27 vite burg dhe mbi 17.5 vite burg të mbajtura, do të mbetet njëri nga kolosët më besnikët, më revolucionarët, ndër më të merituarit, me përmasa kombëtare shqiptare. Kadriu, idealisti i papërmirësuari, deri në frymën e fundit, për çlirimin e tokave Arbërore, nga pushtuesi jugosllav dhe bashkimi i tyre me Nënën Shqipëri. I paharruar për jetë e mot, i madhi, Kadri Man”, – evokoi, pos tjerash, miku i tij besnik, Fazli Maloku.
Poeti Ismail Simica recitoi poezinë e tij, kushtuar Kadri Manit, “U shkri për Dardani”.
Moderatorja e talentuar e kësaj Akademie, Rilindë Bytyqi-Hoti, bënë prezantimin e radhës për foltore:
Marrëdhënia gjyshër-nipër/mbesa është unike dhe shumë e nevojshme. Gjatë rritjes fëmijtë mund ta kenë të vështirë të ndajnë shqetësimet e tyre me prindërit, sidomos kur prindërit janë pjesë e problemit të tyre. Në këto kushte gjyshërit mbeten personat më të sigurtë, teksa e gjithë bota duket “kundër” tyre.
Se si e përjetuan mungesën e Gjyshit, si u ndjenë kur Ai mungonte, e si kalonin kur ai ishte në shtëpi, na tregon mbesa e Kadriut, Ermira Osmani:
“Të nderuar pjesëmarrës të këtij Përkujtimi, ju falenderoj që keni ardhur, e sidomos juve parafolësit e mi, që ndatë me ne mendimet e kujtimet tuaja. Tash është radha me folë, unë, Ermira, në emër të krejt nipave e mbesave të tjerë, për Kadri Manin, në këndvështrimin e Gjyshit, se për veprimtar e atdhetar folën të tjerët.
Gjyshin e patem të veçantë, njeri me vullnet të hekurt. Ai ka qenë njeri modest, përkundër veprave të tij të mëdhaja, nuk ka kërkuar asgjë, ka ndejtë në modestinë e tij. Flas për Atë në superlativë dhe, pa modesti, kjo me del nga zemra. Në mendimet e mia më shfaqet figura e tij, me qëndrimin burrëror e krenar, sytë e tij që shkëlqenin e buzëqeshja dhe sidomos barcoletat, që e karakterizonin si njeri.
Dhimbjen për Gjyshin e ndjej edhe më shumë, kur e di se çfarë njeriu ishte, sa shumë bëri për këtë vend, por nuk u vlerësua nga pushteti e shteti, për meritat e pakontestueshme atdhetare. Dhe, anashkalimi ka qenë i qëllimshëm, sepse denoncoi batakçillëqet e zyrtarëve korruptivë e kriminalë.
Gjyshi jonë më i miri, na organizonte të gjithë neve, nipa e mbesa, që të bëjmë program kulturor në shtëpi, për ta interpretuar kur të vijnë mysafirë. E ne ishim shumë entuziastë, e bënim programin me vjersha, këngë, humor, tamam, si një program i mirëfilltë. Memzi prisnim me ardhë mysafirë, për ta dhënë programin. Ai nuk merakosej nëse u pëlqente mysafirëve, rëndësi kishte të mësonin dhe të kënaqen fëmijtë.
Gjyshi nuk e pranonte pleqërinë, më saktë, e sfidonte atë. Ka punuar pa u ndalur në kompjuterin e tij. Na kritikonte ndonjëherë, “mos rrini kot, lexoni, mos e vrani kohën, koha është e vlefshme si floriri”. Tani, në këtë moshë, e kuptoj edhe më mirë vërtetësinë e këtyre fjalëve.
Tipike për Gjyshin tonë, ai ishte njeri idealist, e na ka zbardhë fytyrën gjenerata me radhë. Tani ne e kujtojmë, e do ta kujtojmë përgjithmonë, për kontributin e tij të madh për vendin, e për mbjelljen e virtyteve më të mira në personalitetet tona, si nipër e mbesa. Gjysh, nuk të harrojmë asnjëherë, të kujtojmë me dashuri të madhe, e qeshim shpesh me ngjarjet e barcoletat Tuaja. Të lumtë na që patem një Gjysh si Ti”!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet