VOAL

VOAL

Në vend të përkujtimit për redaktorin dhe gazetarin Zyhdi BELEGU: SHPËRPUTHJA E KOHËS QË TRAZON DHE DHEMB…! Nga SEJDI BERISHA

December 14, 2016

Komentet

NJE HUMBJE E MADHE PER ARTIN SHQIPTAR Nga Llambi Blido

Ne keto dite te nxehta perveluese te gushtit 2026, Shqiperia e artit humbi nje nga personalitetet me te rendesishem te kohes sone: Kujtim Buzen. Piktor dhe studiues i artit viziv, historian dhe kritik arti, vleresues i fuqishem i disa prej vlerave me te rendesishme te ansambleve me shquara skulpturore dhe te piktures sone monumentale.

Qe ne vitet e studimeve, ne vitet `60 , u ndje perkushtimi i ketij studiuesi te ri ne themelimin e Bibliotekes Artistike te Institutit te Larte te Arteve, Dega Figurative, per te pasuruar ate me kolanen e mjeshtrave te medhenj boterore, duke filluar nga ata te Rilindjes, me Leonardo da Vinci-n, El Greco-n, e deri tek impresionistet me Renoir e Manet, si dhe me mjeshtrat e shekullit e 20-te: Modigliani-n, Picasso-n, Braque,, Dali etj. Nje ndihme e vyer iu dha Kujtimit ne kete kontribut te tij edhe nga zonja e nderuar e Librarise se Librit Sovjetik ne ato vite, Tasia (me vone fatkeqsisht , nen akuza te rreme e arrestuar dhe denuar politikisht).

Nder shume kujtime personale me Kujtimin shkepus ate te vitit 1965. Ishte viti i mbrojtes se diplomave ne kursin tone. Per aresye shendetesore serioze, u detyrova te shtrohesha ne Senatoriumin e Tiranes, c`kam e pengonte realizimin e punes sime te diplomes ne kushte normale. Ne marreveshje me doktorin e nderuar Hatibin, m`u krijua mundesia te punoja ne spital, ne nje dhome te vecante. Vizitat dhe per pasoje kontaktet e mia ishin sipas rregullave ne Senatorium mjaft te kufizuara. Megjithate, gjate gjithe asaj kohe( disa muaj), Kujtimi e gjente mundesine per te qene shpesh i pranishem, per te me ndjekur ne punen time, derisa ajo u perfundua ( Tablloja „Ne kopshtin e femijeve“) dhe une munda te mbroj diplomen normalisht me shoket e shoqet e kursit tone ne qershor te po atij viti, me noten maksimale.

Nje kontribut te rendesishem ne sistemimin, organizimin dhe vendosjen ne rruge shkencore te saj dha Kujtim Buza si Drejtor i Galerise Kombetare te Arteve, qe ndodhej ne ate kohe fillimisht ne rrugen Fortuzi ( Vitet `60). Ky kontribut vazhdoi edhe me pas, me emerimin e tij si sekretar ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve ( qe nga viti 1973). Qene kohe te veshtira te nje periudhe te nderlikuar, pas Pleniumit te katert . Ne kete periudhe, ekspozitat ishin masive dhe arti kishte marre karakter te theksuar ideologjik. Edhe ne keto rrethana, Kujtim Buza u mundua ne cdo rast te ndihmoheshin artistet me aq sa ishte e mundur.

Kontribut te rendesishem Kujtimi ka dhene edhe pas vitit 1990, si pjesemarres i perhershem ne grupimet artistike te krijuara ; si pjesemarres i rregullt e prej shume vitesh i Ekspozites „Nentori“, „PranverArt“ si dhe asaj te grupimit artistik „Pleneri“, me shoket dhe koleget peizazhiste. Arti i peizazhit ishte pasioni i madh i tij. Ne tere krijimtarine piktorike e ne te gjitha periudhat e krijimtarise se tij, Kujtim Buza i mbeti besnik artit realist, artit te shendetshem realist ne kuptimin me te mire. Eshte e qarte se paleta realiste e Kujtim Buzes u pasurua edhe nga ndikimet pozitive dhe perforcuese, nga pervoja e gjigandit te artit, atit te tij, Abdurrahim Buza.

Te tre artistet, treshja e shquar Abdurrahim Buza, Kujtim Buza dhe nipi i talentuar Sokoli, perben nje rast per t`u vleresuar posacerisht. Keshtu edhe idea e re, e shprehur nga Ylli Drishti per ndertimin e nje muzeu te ri posacerisht ne Pogradec, krahperkrah gjigandit tjeter pogradecar Lazgush Poradeci duhet te marre vleresimin e duhur.

LLAMBI BLIDO, Gusht 2026

“Ndjese per nje lapsus” – Ilir Butka. FILMI SHQIPTAR – FAMILJA KU U BËRA BENI Nga Herion Mustafaraj

Dikur, filmi shqiptar ishte një familje e madhe.

Unë u bëra pjesë e kësaj familjeje në vitin 1975, kur një prej regjisoreve të reja të Kinostudios “Shqipëria e Re”, Xhanfize Keko, më përzgjodhi për të luajtur rolin kryesor në filmin “Beni ecën vetë”.

Duke lënë mënjanë gjithë mundimet që pasuan atë përzgjedhje, dua të tregoj disa episode të vogla që, sot, pas 50 vitesh, më duken shumë të mëdha sepse tregojnë jo vetëm historinë time, por edhe mënyrën se si funksiononte ajo “Bote”

Xhanfize Keko — Teta Xhano, siç e thërrisnim ne femijet e saj — do të bëhej më vonë një emër i njohur i Kinemase edhe jashtë Shqipërisë. I ndrittë shpirti atje ku prehet! Ajo i dha kinemasë shqiptare një hapësirë që deri atëherë pothuajse as nuk konsiderohej : “Botën e Fëmijëve” Fëmijët e filmave të saj janë sot baballarë e gjyshër. Jeni ju qe me lexoni.

Kjo grua e apasionuar, kjo nënë e përkushtuar dhe regjisore e jashtëzakonshme, më kishte perzgjedhur mua për Benin e saj.

Por….një natë përpara nisjes për xhirime, ajo u detyrua të lajmëronte familjen time se unë nuk do ta luaja më rolin kryesor.

Valixhja ime ishte bërë gati. Të nesërmen duhej të nisesha.

Papritur, nuk isha më Beni.

Do të isha thjesht një nga fëmijët e filmit, me premtimin se Xhanua do të më mbante në mendje për filmat e saj të ardhshëm.

Në atë moment hyri në histori gjyshi im, Sotir Spiro Gjonça.

Gjyshi kishte qenë luftëtar, partizan në çetën e Babë Myslymit. Nga lufta kishte dalë me një copë mortaje vetëm një milimetër larg zemrës si medalje. Nuk e hoqi kurrë nga trupi dhe e mori me vete edhe në varr.

Ishte njeri që besonte tek drejtësia qe njeriu meriton si qenie , si specie e krijuesit , e qe duhej te perkthehej ne ligje ky ti sherbenin atij, kishte enderruar per te, qe kur mushkonjat i çanin lekuren e lyer me uthull ne Novoselen e 1930-es, por që pikërisht prej asaj endrre kishte vuajtur rëndë.

Familja jonë nga ana e mamase kishte kaluar goditje të mëdha. Djali i tij i madh, pra daja im , kishte humbur jetën gjatë shërbimit ushtarak, një ngjarje që familja jonë nuk e përjetoi kurrë thjesht siç u paraqit zyrtarisht. Vetë gjyshi, nga poste shumë të larta në drejtësi, kishte përfunduar i ulur në detyrë deri në Vlorë.

Kur mori vesh se unë nuk do të isha më Beni, ai telefonoi Znj.Xhanfize Keko.

“Çfarë ka ndodhur?” — e pyeti. “Si është e mundur që Erioni, që ka bërë valixhen gati dhe nesër duhet të niset për xhirime, papritur nuk është më aktori kryesor?”

Xhanua, me sinqeritet, i shpjegoi se ishte rikthyer një fëmijë tjetër që produksioni e kishte pasur më parë në mendje dhe që kishte qenë i angazhuar edhe në filma të tjerë të Kinostudios.

Gjyshi e dëgjoi dhe pastaj i tha:

“Zonjë, Kinostudioja institucioni . Ju jeni regjisorja së cilës shteti i ka besuar një film. Dje vendosët që Herioni ishte Beni. Sot ky vendim ndryshoi. A keni besim në përzgjedhjen tuaj? A mendoni se, kur vendosni, po bëni gjënë e duhur për filmin tuaj , per filmin e ketij institucioni ku punesoheni ?

Ajo iu përgjigj se po.

“Atëherë,” i tha gjyshi, “që nesër të mos ju mbetet juve barra nëse filmi pati apo nuk pati sukses, bëni një audicion. Vendosini të dy fëmijët përballë njëri-tjetrit. Le të vendosë institucioni, bashkë me ju, se cili duhet ta luajë Benin.”

Xhanfize Keko e pranoi , pasi tashme nje Zonje si ajo kishte nje llogjike ndihmese ne krah te saj.

Nëpërmjet drejtorit të Kinostudios, Z. Todi Bozo, u organizua audicioni.

Atë audicion e fitova me vota unanime nga Akademia e Filmit Shqiptar te assj kohe. Qe mos shkoj me tej po permend vetem 2 emra Viktor Gjiken dhe Dhimiter Anagnostin e mbase 10 vete te tjere me aq sa mbaj mend. Kishin sjelle dhe Zotin Pandi Raidhi me gjithe nje kale te bardhe qe ishte pjese e skenes se audicionit , atje , ne baçen perkrah godines , ku sot eshte shkolla e Kinemase se Z.Kujtim Çashku.

Kështu u bëra Beni.

Por kishte edhe një pengesë tjetër, mbiemri im.

Familja e babait tim mbante mbi vete biografinë e ish-pronarëve dhe të “kulakëve”. Babai im ishte nën trysninë e sistemit dhe në thashetheme flitej edhe për rrezikun që mund të akuzohej për agjitacion e propagandë e madje te burgosej pasi kishte dhe nje nene Italjane, te nderuaren gjyshen time Z.Linen.

Në Shqipërinë e asaj kohe, një mbiemër mund të ishte shumë më tepër se një mbiemër. Mund të të hapte një derë. Mund edhe të ta mbyllte përgjithmonë.

Gjyshi vendosi që këtë pengesë të mos ma linte mua, një fëmije, mbi shpinë.

Kështu, për filmin “Beni ecën vetë”, unë u quajta Erjon Spiro. Mora per mbiemer , emrin e stergjyshit tim. Gjyshi mendonte se, nëse filmi do të kishte sukses, ky mund të bëhej edhe emri im artistik.

Dhe pastaj ndodhi diçka që një fëmijë shtatëvjeçar dhe familja e tij , nuk mund ta kuptonte plotësisht perveç gjyshit tim te zgjuar e trim.

Beni u be sukses .

Dhe bashkë me filmin ndryshoi edhe statusi im në jetë.

Fëmija që deri dje mund të shihej me syrin e paragjykimit — fëmija me prindër të ndarë, ai që dikush mund ta quante “kopil” — papritur u bë Beni i gjithë Shqipërisë.

Njerëz që nuk më kishin takuar kurrë më njihnin.

Më thërrisnin Beni.

Më puthnin.

Më nduknin faqet.

Më merrnin në krahë.

Më përqafonin me atë dashurinë e madhe, të pakontrolluar, shqiptare, duke më lënë mbi fytyrë puthjet, përqafimet dhe djersën e tyre te dashur

Pas suksesit, gjyshi më tha:

“Herion u bere dikushi. Tani je Beni. Tani s’kanë më ç’të të bëjnë me as për emrin, as për mbiemrin. Në filmat e tjerë mund të mbash emrin dhe mbiemrin e babait tënd.”

Dhe kështu, në një mënyrë të çuditshme, kinemaja jo vetëm më dha një emër — por më dha mundësinë të rimerrja timin.

PLANETI I KINOSTUDIOS

Pas Benit, unë nuk isha më thjesht një fëmijë që kishte luajtur në një film.

U bëra “Nipçja” i Kinostudios.

Dhe Kinostudioja për mua ishte Bota.

Shqipëria ku rritesha ishte ajo ku këpucët mbusheshin me pluhur, balte e shi.., ku çorapet e bluzat nuk ndërroheshin çdo ditë, ku bukes se ngrohtë te sapo dale nga furra i hiqej me uri korrja, e deri sa arrije në shtëpi, kishe ngrënë gjysmën e saj, duke e lënë tulin pothuajse të zhveshur “Synet”, sepse Shqiperia ishte Synetllek.

Ishte Shqipëria ku fëmijët shkonin në shkollë me përparëse të zeza e jakë të bardhë dhe recitonin vargje për Partinë dhe udhëheqjen qe ne mengjes duke thene qe jemi gati ne lufte per çeshtjen e popullit e te Partise. Une as nuk e dija se kush ishte “Çeshtja”.

Por sapo hyja në Kinostudio, diçka ndryshonte.

Për mua, ajo ndërtesë ishte sikur të ndodhej jashtë kufijve të Shqipërisë, megjithëse ishte në mes të saj.

Kaloje oborrin e madh dhe afroheshe te shkallët monumentale, te kolonat e larta dhe te dyert e mëdha e të rënda qe gjithmone ishin hapur.

Era e Pelikules , e filmit 35 mm , eshte akoma flagranca me e vyer e nuhatjes time , mbushte hapesiren .

Kinostudioja ndodhej në skajin e Tiranës së atëhershme, me Dajtin përballë. Aty kishte hapësirë për studiot, dekoret, magazinat, ambientet e brendshme dhe lëndinat ku mund të ndërtohej e xhirohej një botë e tërë pa qenë nevoja që çdo skenë ta çonte grupin në anën tjetër të Shqipërisë.

Por ajo që më magjepste nuk ishin vetëm ndërtesat.

Ishin njerëzit.

Njerëzit që deri dje i kisha parë vetëm në ekran, papritur ishin përpara meje.

Dhe jo vetëm që mund t’i shihja.

Ata më njihnin mua.

Më puthnin. Më përqafonin. Më merrnin në krahë.

Ndonjëherë më dukej sikur nuk isha unë fëmija që sapo kishte ardhur aty, por djali i tyre që kishte munguar prej kohësh dhe më në fund ishte kthyer në shtëpi.

Ishte një familje e jashtëzakonshme.

Burrat vinin në punë me këmisha, kravata, xhaketa, pantallona të hekurosura dhe dosje në duar. Gratë të kuruara, me flokët e rregulluara, elegante. Për sytë e mi shtatëvjeçarë, këta njerëz dukeshin sikur vinin nga një realitet tjetër.Sot, po të përpiqesha t’ia shpjegoja atë ndjesi një fëmije, do t’i thosha:

Ishte sikur të të merrnin nga Toka dhe të të çonin në një planet tjetër.

Një planet me njerëz të gjatë, të bukur, të kuruar, të ndriçuar — pothuajse si ato qeniet që sot na i krijon inteligjenca artificiale.

Dhe në atë planet unë kisha një privilegj të jashtëzakonshëm:

Hyja pa pasaportë.

Hyja në Kinostudio duke vrapuar, duke u fshehur , duke kaluar nga hekurat , si te doja une , e nuk me ndalonte kurre askush. Hapja një derë, mbyllja një tjetër. Futesha ku më çonte kureshtja ime prej fëmije.

Nga polici dhe ushtari te hyrja, te zyrat e drejtuesve; nga dhomat e montazhit te studiot e audios dhe të zërit deri te sallat ku mblidheshin korifenjtë e mëdhenj të filmit shqiptar e diskutonin Kinematografi.

Unë isha çapkën dhe nuk njihja shumë dyer të ndaluara.

I hapja.

Dhe çuditërisht, pothuajse askush nuk më thoshte:

“Dil jashtë!”

Përkundrazi.

Hapja derën dhe dëgjoja:

“Oooo! Beni!”

Pastaj vinte një përqafim.

Një puthje.

Një dorë mbi kokë.

Dhe unë vazhdoja drejt derës tjetër.

Në atë Kinostudio unë nuk ndihesha si një aktor i vogël që kishte ardhur për të bërë një film.

Ndihesha si nipi i saj më i dashur e ajo ishte shtepua ime.

Dhe ndoshta kjo është fjala që e përshkruan më mirë filmin shqiptar të asaj kohe:

Familje.

Një familje e madhe, e çuditshme, plot talente, ego, dashuri, xhelozi, frikë, politikë, ëndrra art pasion.

Një familje që mua, një fëmijë shtatëvjeçar, më hapi dyert.

Dhe pas asaj dere, jeta ime nuk ishte më kurrë njësoj. Un perfaqesoja nje brez qe sot perseri ndihet jetim.

NJERIU QË LIGJËRONTE QETËSINË – Nuhi REXHEPI (1942-2026)

 

Shkuarja e shpirtit të profesorit tim Nuhi Rexhepi në botën e pakthyeshme të amshimit, nuk më lë indiferent! Tash pas këtij kumti për vdekjen e Profesor Nuhiut, nuk qetësohem dot pa i hedh pak radhë, që i kam shqiptuar diku gojarisht në kujtime ndejash, por nuk i kam shkruar…

 

Prania edukative mësimore e profesorit tashmë të ndjerë, më ka përcjellë në dy rrethana të moshës sime: si nxënës i profesorit në gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit dhe, si studentë në Filologjikun e Universitetit të Prishtinës. Më ka përcjellë i njëjti karakter, e njëjta qetësi, e njëjta buzëqeshje, i njëjti durim pa asnjë shfaqje nervozizmi, e njëjta kulturë e ligjërimit të Tij, ndonëse në Fakultet dukshëm më e zgjeruar e emrit të përveçëm Nuhi Rexhepi.

 

I pastër, i prajshëm në pyetje-përgjigje, i durueshëm në pritjet e Tija për vonesën time të dorëzimit të provimit me shkrim, madje në minutat kalimtar të kohë-zgjatjes së paraparë të provimit. Mirëpo, Profesori Nuhi ishte aty me modelin e durimit në pritje. Profesori Nuhi Rexhepi kishte një diell rrezatues, të atillë çfarë i duhej për të na mbajtur të pashkëputshëm nga goja e tij, prej nga i rridhnin fjalët e ligjëratës përkatëse. As bërtima, as shtrëngatë kundruall zhurmës bezdisëse të morisë së nxënësve, përkatësisht të studentëve në nivelin akademik nga grimasat e fytyrës dhe shqiptimit të fjalëve të Tija prej urtaku. Të tillët si Profesor Nuhiu i duheshin arsimit tonë kombëtar në të gjitha shkallët e ngjitjes së dijes dhe të vlerave qytetëruese…

 

Te profesor Nuhiu nuk hasa folklorizma të kurrfarë ngjyrimesh. Ndonjëherë kur nuk fliste zëshëm i fliste heshtja, i fliste qetësia… Nuhi Rexhepin si bashkëqytetarë tonin e kishim vlerë dhe, tash do ta kemi faqe kapitulli të Librit të Madh të Kujtesës. Duke shpaluar këtë Libër të Kujtesës, te të dashurit e Tij dhe mes nesh, zgjohen dhimbja, krenaria, loti dhe gjakimi për modelin njerëzor e miqësor që ndërtoi në mesin tonë Profesor Doktor Nuhi Rexhepi! Pushoftë i qetë në paqen e pasosur!

 

Mehmetali Rexhepi

UKSHIN HOTI — I ZHDUKUR, POR JO I HARRUAR- Nga ARIF EJUPI

 

(Kushtuar profesor Ukshin Hotit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në kujtim të të gjithë atyre që u zhdukën si pasojë e represionit dhe dhunës së ushtruar nga regjime kriminale. Profesor Ukshin Hoti u zhduk në maj të vitit 1999, pas lirimit nga Burgu i Dubravës; që nga ajo ditë, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe vendndodhja e tij e panjohur.)

 

Të burgosën.
Të dënuan.
Të rrahën e të ofenduan.

Por nuk arritën
as të të tjetërsonin,
as të të gjunjëzonin.

Mbete ai —
Ukshin Hoti i vërtetë,
flamur në majat e Lubotenit,
skifter mbi çatinë
e Lidhjes së Prizrenit.

Ta kishin frikën
më shumë se rrufesë
dhe cunamit,
sepse fjala jote
këpuste prangat,
e mendimi yt i thellë
shembte qelitë
dhe rrënonte muret e kasaphanave.

Ishe dhe mbete unik e stoik
në luftën për liri e demokraci.

Të vranë.
Të lanë pa varr,
të lemerisur se, edhe i vdekur,
do të vazhdoje të na flisje,
të na këshilloje,
të na ndërgjegjësoje
se si duhet qëndruar
e luftuar për liri e Atdhe.

Të zhdukën e të lanë pa varr,
pa e kuptuar se të bënë
shumëfish më të madh.

Edhe nga hiri yt i tretur,
të rinj e të vjetër
do të mësojnë
se si duhet dashur
dhe mbrojtur Atdheu.

Ukshin Hoti —
krenari e Krushës
dhe e mbarë kombit.

Arif Ejupi
Gjenevë, 30 gusht 2026

Më 24 gusht 1913 në Vlorë doli numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipërisë” Nga Bujar Leskaj

Më 24 gusht 1913 në Vlorë doli numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipërisë”.

Kjo gazetë mbështeti fuqimisht Qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali dhe çështjen kombëtare.

Nga faqet e saj bënte thirrje për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare, por edhe për bashkimin e popullit shqiptar..

“Përlindja e Shqipëniës” ishte gazeta e parë e shtetit të pavarur shqiptar.

Ajo botohej dy herë në javë dhe gjithsej pati 21 numra të botuar deri në vitin 1914.

Skaj një mali- Nga ARIF EJUPI

 

(Në kujtim të Ngadhnjim Fetah Shehollit, në gjashtëmujorin e ndarjes së tij nga jeta, si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Austri.)

 

Skaj një mali,
varre burrash, grash, vashash
e fëmijësh.

Portrete burrash seriozë,
të gdhendura në mermer të bardhë,
me shikim të mprehtë,
sikur kur ishin gjallë.

Disa me plisa e marama,
disa me kapela franceze,
disa me frizura
e të buzëqeshur.

Skaj këtij mali
ka varre pa gurë e pa emër,
si pasojë e çmendurisë sonë.

Fytyra grash
të stampuara në gurë,
me flokë të shprishura
nga erërat dhe stuhitë
e kohërave të pamëshirshme.

Varre vashash,
me fytyra të ndritura si hëna,
që s’arritën të bëhen nuse.

Varre djemsh të rinj,
që pabesisht u vranë
në ushtri të huaja,
në ushtri të dreqit.

Varre fëmijësh,
me shikimin kah nënat,
sikur atyre u thonë:
“Na merrni në gji!”

Në varrezat pranë malit,
edhe një varr i njomë
i një djali të ri,
mërgimtar,
që vdiq aksidentalisht
në një mision humanitar.

Djali shpirtmirë e solidar,
rritur e burrëruar në Zvicër,
edhe gjumin e bënte
me Llapin dhe Herticën.

Me këmishën e bardhë
dhe qëndrimin gatitu,
porsi ushtar,
i bën roje Atdheut,
të cilin e deshi
me shpirt e zemër.

Zogj e njerëz kalimtarë
luten për shpirtin
e djalit mërgimtar,
i cili prehet pranë gjyshit dhe gjyshes,
në varrezat e Herticës,
skaj një mali.

Arif Ejupi

PËRSE E BËRE PROFESOR …!?- Nga Besnik Bedollari (publicist)

 

Të dhimbshme janë ikjet, por doza bëhet më e rëndë kur ato mërgojnë para kohe. Rëndojnë mbi supe si akullnajat shekullore dhe ftohin thellë në dëshpërimin që i mungon ilaçi i qetësisë. E bukur është jeta ta jetosh, por bukuria e saj zbehet kur të braktis në mes të udhëtimit të saj.

Si çdo ditë padyshim që të ‘rrëmben’ celulari me infot e tij në YuoTube apo rrjete sociale. Dhe befas ekrani i celularit mpihet dhe zbehet nga lajmi i hidhur:

‘Profesorit sot i japim lamtumirën’. Mekesh kur lexon dhe nuk u beson dot syve. Pastaj psherëtin thellë me dhimbjen që të zë për fyti. Jo, nuk është e mundur? Përse e bëre profesor i dashur!? Është ende herët. Përse kaq shpejt?

Merr frymë thellë dhe ‘kërrusesh’ nga dëshpërimi që të rëndon mbi supe. Përpiqesh të përshtatesh me realitetin e hidhur. Dhe me lotë në sy tashmë mbeten veç kujtimet dhe lamtumira që të ngatërron këmbët duke të gjunjëzuar. Na njohën studimet universitare. Ju i jepnit dritë dhe gjallëri auditorit me leksionet e tua që e adhuronit aq fort gjuhësinë i dashur profesor Berti. Ndërsa aftësitë i shpalose me botime dhe me tituj shkencorë në gjuhësi. Përveç leksioni dhe dëshira për të mësuar sa më shumë rreth gjuhësisë na i shtoi respektin dhe fakti që të dy ishim nga Shqipëria Juglindore. U lumturova shumë që diploma do të mbante firmën tuaj. Pasi mbaroi mbrotja e diplomës shkove diretk në sekretari dhe më sigurove vërtetimin e mbylljes së studimeve. Dhe unë gjithmonë përkujdesjen tuaj i vlerësoja plot respekt. Ajo më ndiqte nga pas. Ditën që diplomën e mbaja në dorë duke ju takuar u thashë: – Profesor, do të mbetemi miq gjithmonë. Ju buzëqeshët dhe pohuat si me mëdyshje, pasi sot janë të rrallë miqtë e vërtetë, të cilët të duan dhe respektojnë atëherë kur nuk kanë nevojë nga ndihma jote. Sa herë udhëtoja në Tiranë e bëja ndalesën në Elbasan dhe rendja drejt universitetit për të pirë një kafe së bashku. E vëreja në sytë e tu se ‘të përkëdhelte’ respekti im që ishte i çiltër. Tashmë takoheshim si dy miq. Kur ju telefonoja më pyesje nëse do ju dhuroja ndonjë libër, botimin e radhës. Dhe kështu këmbenim librat e njëri-tjetrit. Unë në letërsi, kur ju i dashur profesor studimin e radhës në gjuhësi. Unë përpiqesha të bëja art, kurse ju shkencë. Ishit aq thellë i apasionuar me gjuhësinë, sa me shaka të thoja më duhet të lexoj dy-tre herë të kuptoj çfarë shkruani. Ju buzëqeshnit, por dhe kënaqeshit pasi e kuptonit që unë vërtet ju lexoja. Pasuroja bibliotekën me botimet e tua, kurse sot gjej ngushëllim me të, pasi aty bëjmë bashkëbisedimin, por në heshtje. Ehh … profesor Berti. Bulevardin drejt universitetit e bëja plot emocion, kurse sot hapi është i çalë, i mpirë dhe shpirti i zymtë si ditët e errëta të vjeshtës së ngrysur. Në atë universitet kemi miq dhe profesorë të tjerë, por ti për mua mbetesh i pazëvendësueshëm. I mungon shumë Universitetit Aleksandër Xhuvani. Hapat e tua. Zëri yt. Fryma jote. I veshe petkun e muzgut me ikjen tuaj. Këputet një hallkë të gjerdanit të profesorëve të nderuar të këtij universiteti që nuk kanë qënë të pakët në numër. I le një boshllëk të madh gjuhësisë dhe këtij universiteti me emër.

I mbaje meritat gjithmonë në heshtje edhe pse ishe një minierë në fushën e gjuhësisë. Të pyesja gjithnjë: – A do të vinë të tjerë si ju? E pohoje në po.

Kurse unë nuk bindesha, pasi e shoh të vështirë. Ju i duheshit kaq shumë gjuhës shqipe, por jo të largoheni kaq herët.

Unë do të kaloj përsëri në qytetin e Elbasanit, tashmë me emocione të përziera, por kokën nuk e kthej dot lart. Rruga e bulevardit drejt universitetit tashmë me mërinë e saj më devijoi qarkullimin. Tabela në hyrje të bulevardit lexon ‘Lamtumirë’. Dhe unë si një fëmijë i lënduar më turbullohet shikimi nga lotët që zihen në faj dhe shkasin përmallshëm.                                                                                                                               I

I paharruar Profesor i nderuar, Albert Riska do ju kujtojmë përherë më shumë respekt e mirënjohje. Ju bëni një zë dhe unë shumë pranë e kam bibliotekën, aty do të çmallemi dhe do kuptoj më mirë se disa njerëz nuk vdesin. Ata vetëm shtegëtojnë për pak.

Të qoftë rruga dritë miku dhe profesori ynë i mirë!

 

 

MONOLOG I HASAN RAMADANIT- Nga ARIF EJUPI

 

(Kushtuar dëshmorit të kombit Hasan Ramadani, vrarë më 7 gusht 1994, në Shajkoc të Podujevës, nga forca të shumta policore dhe ushtarake të Serbisë)

Kur pa se shtëpia,
nga të gjitha anët,
i ishte rrethuar
nga vrasës,
piromanë e narkomanë
të Serbisë,
Hasan Ramadani – Maçastena
vetvetes i tha:

“Mos u frikëso,
as mos u ligështo,
por lufto
dhe qëndro!

Se nuk ke ku të shkosh;
kjo farë e fëlliqur
të përzuri
edhe nga Maçastena
e Shqipërisë së vjetër,
e nuk ke
atdhe tjetër.”

Syrit i tha:

“Mirë shënjestro!”

Dorës i tha:

“Mos u dridh,
por godit
si të godiste topi,
nëse në deje
ke gjak Kastrioti!”

Dragoi
iu përmbajt premtimit.

Luftoi
me orë të tëra,
i ndihmuar nga e bija,
Fidajetja,
si dikur
Demë Ahmeti
nga Ajetja.

Në orët e mëngjesit
u dha lajmi
se u vra
Hasan Ramadani,
që nuk pranoi
nënshtrim,
as pranga.

Sa herë vjen
shtatë gushti,
përveç njerëzve,
edhe zogjtë e malit
e kujtojnë
këtë burrë trim,
që i mbeti besnik
amanetit të heroit
Ali Ajeti.

Hasan Ramadani
ra në altarin e lirisë,
duke mbrojtur
fortifikatën e tij
në Albanik
nga korbat e pafe
dhe të paatdhe
të Serbisë.

Kështu,
babë e bijë,
me armë në duar,
hynë në histori,
duke i lënë
Llapit dhe Kosovës,
si trashëgimi,
nder,
shkëlqim
e krenari!

ARIF EJUPI
Gjenevë, 7 gusht 1996

Shpirt rebel- Nga ARIF EJUPI

 

(Kushtuar Adem Demaçit, me rastin e 8-vjetorit të kalimit në amshim)

 

 

Shpirti i tij shpeshherë është rebeluar,
ka protestuar,
ka debatuar,
padrejtësitë i ka luftuar.

Është përflakur,
është përgjakur,
i uritur e i etur ka mbetur,
hapin e kohës duke e ndjekur.

Është paragjykuar,
është shigjetuar,
por asnjëherë s’është gjunjëzuar.

As nuk është blerë e as shitur,
as nuk ka tradhtuar.
Çdoherë duke qenë vetvetja,
në amshim ka kaluar.

Me fjalën shpatë,
me syrin pishë,
prangat dhe errësirën
i shndërroi në liri dhe dritë.

Mbase në botën e përjetshme
do të prehet në qetësi;
s’do ta trazojnë më
lugetër e gojëkëqij.

Arif Ejupi
Gjenevë, 26 korrik 2026

I dha jetë volejbollit dhe sportit shqiptar, shuhet profesori Artan Pogoni

 

 

Ish-kampioni i volejbollit, Artan Pogoni

Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet një pedagog, studiues dhe kontribues të rëndësishëm të sportit. Artan Pogoni do të kujtohet si një nga zërat e rëndësishëm të lidhjes mes shkencës dhe sportit në Shqipëri

Është ndarë tragjikisht nga jeta Artan Pogoni, ish-kampion volejbolli, trajner dhe një prej emrave të njohur të sportit, edukimit fizik dhe administrimit sportiv në Shqipëri.

Pogoni u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare në Vlorë, si pasojë e një infarkti. Vdekja e tij lë pas një karrierë të pasur, të ndërtuar ndër vite mes universiteteve, fushave sportive dhe institucioneve drejtuese.

Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni ishte një figurë e spikatur në fushën e shkencave të sportit. Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte pjesë e Senatit Akademik të këtij institucioni.

Me një formim të gjerë akademik, doktor i shkencave dhe me katër diploma universitare, Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të sportit dhe edukimit fizik, duke kontribuar veçanërisht në fushat e metodologjisë së stërvitjes, rekreacionit sportiv dhe përgatitjes së brezave të rinj.

Gjatë karrierës së tij, ai ishte autor i 12 publikimeve shkencore dhe dy teksteve universitare. Gjithashtu, kontribuoi në projekte ndërkombëtare akademike përmes programeve Tempus dhe Erasmus+, duke ndihmuar në shkëmbimin e eksperiencave dhe afrimin e sportit shqiptar me standardet bashkëkohore.

Krahas angazhimit akademik, Artan Pogoni ishte aktiv edhe në sportin elitar. Ai ka shërbyer si drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës dhe vitet e fundit ishte një nga drejtuesit kryesorë të klubit “Barleti Volej”, ku kontribuoi edhe si trajner i ekipit të femrave.

Pogoni ishte gjithashtu një zë i pranishëm në debatet publike për zhvillimin e sportit shqiptar, duke ngritur shpesh shqetësime mbi organizimin, menaxhimin dhe funksionimin e institucioneve sportive në vend.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për komunitetin sportiv dhe atë akademik shqiptar. Kolegë, studentë dhe sportistë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një profesionisti që për shumë vite punoi me përkushtim për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Artan Pogoni do të kujtohet si një nga figurat që ndërthurën shkencën me sportin, duke lënë një kontribut të rëndësishëm në historinë e volejbollit dhe arsimit sportiv në Shqipëri.

Bujar Kaloshi 30 vjet pas vrasjes!

Tiranë 26 korrik 1996 – Dy persona të armatosur qëlluan për vdekje drejtorin e përgjithshëm të burgjeve të Shqipërisë Bujar Kaloshi, jashtë shtëpisë së tij në Tiranë ndërsa ish i përndjekuri politik, u fut në makinën e tij, dhe u nisë si zakonisht për në punë, thanë burimet e policisë së Shtetit, në njoftimin e 25 viteve më parë.

Policia tha se personat të armatosur përdorën pistoleta për të qëlluar përmes xhamit të makinës zyrtare të Kaloshit.

‘Kaloshi sapo kishte dalë nga makina e tij në 7.40 të mëngjesit kur dy persona të armatosur qëlluan gjashtë plumba në xhamin e makinës së tij, duke e goditur atë në kokë dhe stomak,’ tha policia e Tiranës. Të armatosurit u përshkruan nga dëshmitarët si të veshur me rroba sportive të rastësishme dhe u “arratisën” nga vendngjarja me një makinë e cila i priste pas vendit ku ndodhi vrasja e shefit të burgjeve Kolonel Bujar Kaloshit.

Simbas, shtypit u tha se Bujar Kaloshi, 40 vjeç, ishte baba i dy fëmijëve dhe ish i presekutuar politik gjatë regjimit Komunist në Shqipëri. Ai u konsiderua si një dorë e fortë në vendosjen e drejtësisë duke u emruar nga Presidenti Berisha, si Drejtor të burgjeve shqiptare.

Vrasja e Bujar Kaloshit ishte e dyta në 10 ditët e një zyrtari të lartë qeveritar. Më 16 korrik, komisioneri i policisë Agorn Gjyrezi, 30 vjeç, i cili u vra me armë zjarri nga vrasës ende të panjohur.

Vrasja makabre!

Në mëngjesin e 26 korrikut 1996, Bujar Kaloshi si zakonisht u bë gati për punë. Piu një kafe mëngjesi me prindërit, u nda me të shoqen dhe dy vajzat adoleshente që shkonin në shkollë dhe hipi në makinë. Ishte vetëm me shoferin e tij dhe nuk e mendoj se vdekja i kishte zënë pusi. Por, sapo po dilnin në fushën e

vjetër të aviacionit, tre vetë i dalin përpara dhe i luten me shenjë që të ndalonin. Mendoi se ndoshta kishin ndonjë hall apo problem për ndonjë të afërm të burgosur që kishte nevojë.

Por, ja që nuk ishte kështu!

Me të ndaluar vetura ata i drejtuan armën Bujar Kaloshit, duke qëlluar me tërë breshërinë e karikatorit dhe menjëherë hipin në një veture, e cila i priste në fshehtësi, duke ikur me shpejtësi dhe zhduken “pa lënë gjurmë”. Ishte nje vrasje gjakëftohtë e llogaritur dhe e studiuar mjaft mirë dhe me profesionalizëm të lartë.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha e dekoroi Bujar Kaloshin me titullin e nderit “Pishtar i Demokracisë” dhe me titullin e lartë “Martir i Demokracisë”. Vepra e tij mbeti e skalitur në monumentin e madh të demokracisë…

Vrasja e Bujar Kaloshit, është e përfshirë në librin e Roland Qafokut, ” 100 vrasjet më të bujshme ” në Shqipëri”

25 vjet pas vrasjes!

Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së Dibrës) lindi në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian. Pinjolli i Kaloshve, i rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të familjes nga ai edhe rridhte, do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e Lushnjes. Ai u bë në atë kohë nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Lushnjë.

Vrasja e Bujar Kaloshit, është e lidhur ngushte me demokracine lirine dhe funksionimin e demokracise vullnetin dhe deshirne e te te gjithe qytetareve te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat respektojne parimet demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e merituar te atyre vlerave, pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe Bujar Kaloshi.

Bujar Kaloshi ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, të viteve të para të demokracisë në Shqipëri, i cili ne te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese e persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht si nje person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per demokratizimin dhe lirine ne Shqiperi.

Ne themelet e demokracise se saj, Shqiperia, ka shume pishtare, te cilet u bene kurban qe demokracia te jetoje. Dhe, demokracia jetoje, ajo do te kaperceje edhe keto pengesa, apo ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t’i ngjizin ne trupin e saj te njome. Demokratet shqiptare, ata qe e duan vertet Shqiperine, nuk do lejoje kurre qe njerez te tille si politikane dhe drejtues partishe te majata me prejardhje ish komuniste, qe jane sot me pa te drejte ne krye te tyre, ata qe, dhe kjo eshte provuar, jane mbreter te skafizmit dhe emigrimit, qe jane kapot e trafikut te mishit te bardhe ata qe e çuane kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te turbullta. Pikerisht per kete e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine dhe Shqiperine.

Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin!

Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe fëmijët (dy djem e dy vajzat), xhaxhallarët dhe kushurinjët e pare të tij, u vendosën në kryeqytet dhe një lagje periferike në Tiranë. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pasë deri sa u vra Drejtor i Përgjithëshëm i Brugjeve.

Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njerit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga rradhët e ish Sigurimit të Shtetit.

Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje.

Krimi i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhërat nga kupola e kuqe. Por, kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqë të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e rregjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar kundër atyre që nuk e duan demokracinë e prosperitin e Shqipërisë, por ëndërrojnë ende rregjimin komunist. Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.

……Persekutimi politik i familjes Kaloshi!

Kaloshët e Dibrës, dhe të afërmëve të saj, përndjekjen dhe presekutimin e kanë që nga kur erdhi “postuar” dhe instaluar diktatura komuniste në Shqipëri, pra e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabian – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak(Law Faculty and Military College ) u emërua Drejtor i Përgjithëshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.

Koha për ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin!

Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 – edhe sot, 25 vjet mbas saj – është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrën bandat kriminale, vegmjet e terrorit të kuq, të shpërndara në dejete tyre, kudo mbas rrëzimit të regjimit të tyre, një grup dhe i inkuadruar në të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” .

Në këtë çerek shekulli të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit, duhet kujtuar në piedestalin e figurave të ndritura të kombit, që u flijuan në emër të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Sepse, ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komuist të ’97-tës do të shkëmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit.

Apeli i kësaj vrasje lules së demokracisë në Shqipëri, Bujar Kaloshit merrte rëndësi në kohën e rigjallërimit të veprimtarisë kriminale të ekpsonentëve të sgurimit të shtetit grupuar dhe në Organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”, që siç u vërtetua dhe nga hetimi parlamentar i veprimtarisë së tyre, ajo ka pasur mbështetjen e qarqeve mafioze politike të së majtës, krerëve të saj veshur edhe me imuntetin e deputetit socialist.

Vetë, një debat parlamentar pas asaj vrasje dhe vrasjve të tjera politike, të atyre viteve debat ky rreth Raportit të Komisionit Hetimor, ose debati rreth shikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit(hapja e dosjeve) që u kundërshtua me forcë nga Partia Socialiste, dëshmoi qartazi për inkriminimin e krerëve të së majtës, me në krye Kristaq Ramën, babain e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Ramën, Gramoz Ruçin , Skënder Gjinushin, & co, ishin ata që nxisin dhe e inkurajojnin krimin e organizuar në Shqipëri.

Më shumë se kurrë, sot kur flasim per drejtësi, dhe SHBA, kan inevstuar 35 milion dollar për reformën në Drejtësi, është koha për ndëshkimin e vrarësve, dhe udheheqësve të bandave krinimale, përfshirë edhe atë që vrau kolonel Bujar Kaloshin.

Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri, do të ishte Drejtësi.( zyrtarisht janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.)

Kush ishte Bujar Kaloshi:

Bujar Kaloshi (nga familjet e mëdha të Dibrës) lindi në internim në një fshat të Lushnjës më 1956. I kultivuar me traditat atdhetare të familjes, Bujari do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës që në fillimet e lëvizjes demokratike. Ai ishte njëri ndër themeluesit e degës së Partisë

Demokratike të Shqipërisë në Lushnjë. Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit u vendos në Tiranë dhe Bujari u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare. Ai e konceptoi këtë detyrë si një obligim për pastrimin e këtij organizmi nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga radhët e ish Sigurimit të Shtetit. Bujari përfaqësonte figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër, njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin.

I ndjeri Bujar Kaloshi,është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:“Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. Bujar Kaloshi u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë.

Plagët që ende kullojnë gjak- Nga ARIF EJUPI

Në Beograd, një skile e rezile,
haptas rrëfen ëndrrën e saj të zezë
për krijimin e Serbisë së Madhe
dhe shfarosjen e shqiptarëve,
edhe pse në Dardani ende gurët dhe toka kullojnë gjak.

E ushqyer me urrejtje,
racizëm e fashizëm, ecën
gjurmëve të parëve të saj,
që në këto anë u vendosën me dhunë, vrasje e plaçkë.

Fjala drejtësi
do të merrte kuptim,
e rajoni do të gjente qetësi,
vetëm kur urrejtjes, racizmit e fashizmit t’u jepej fund.

Srebrenica,
Bijeljina,
Borovo
e Kosova.
do ta ngushëllonin veten
e do t’i mjekonin plagët
që ende kullojnë gjak
dhe do t’u thoshin të masakruarve e atyre që u tretën e mbetën pa varre:

Drejtësia vonoi,
por nuk u harroi.

Promotorët e fashizmit, racizmit dhe nihilizmit,
sa më parë që të përfundojnë nën pranga,
shpresat që të mos ketë gjak e varre të reja
në Ballkanin që synon Evropën shtohen.

Ndërkaq, mëkat i pafalshëm i Evropës,
që proklamon ditë e natë bashkim e integrim,
do të ishte nëse lejon që Ballkani prapë të mbërthehet
në flakë e gjak nga të sëmurë e psikopatë.

ARIF EJUPI


Send this to a friend