Në intervistën tek Syri.net gazetarja Alba Kepi i referohet raportit të sapo botuar të index-it së lirisë së shtypit në botë nga Reporters Sans Frontiere 2026 – Reporterët Pa Kufij, ku Shqipëria ka një rënie prej tre vëndesh, si një tregues që shpreh një përkeqësim të lirisë së shtypit në Shqipëri. Alba Kepi iu referua edhe reagimit të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, ku ajo është Sekretare e Përgjithëshme, në të cilin shprehet shqetësimi se kjo rënie është sinjal i drejtpërdrejtë i degradimit të mjedisit mediatik dhe institucional në vend. Po ashtu Kepi kërkoi që kjo situatë emergjente e lirisë së shtypit të merret menjëherë në shqyrtim nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.
Në pjesën e dytë të intervistës Alba Kepi flet për përplasjen diplomatike Itali–Izrael pas bllokimit të flotës me ndihma humanitare për Gazën, ku Roma kërkon llogari për ndalimin e aktivistëve.