Në vend të disa dekoratave për Diasporën… (Letër ministrit Pandeli Majko) – Nga ADI SHKEMBI*

Britania e Madhe po risheh mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve në Ballkanin Perëndimor. Propozimet aktuale janë të fokusuara në vendet që përfshin ky rajon si, Shqipëria, Serbia apo dhe Bosnjë-Hercegovina.
BBC shkruan se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë nisur të diskutojnë planin për të strehuar azilkërkuesit, të cilëve u janë refuzuar kërkesat dhe apelimet.
Sipas një burimi qeveritar cituar nga BBC, do të paguhet vendi pritës për çdo person që do të largohet.
Qendrat jashtë shtetit do t’i mundësonin qeverisë të largojë azilkërkuesit që vijnë nga vende që konsiderohen të pasigurta për ta për t’u kthyer, si Irani dhe Somalia.
Komisioni Europian paraqiti në fillim të muajit maj një propozim për vendet anëtare që të marrin si shembull marrëveshjen mes Shqipërisë e Italisë duke e konsideruar si inovative për çështjen e menaxhimit të migracionit.
Vitin e kaluar, autoritetet britanike kthyen 9.151, 36% më shumë se në vitin 2023. Më shumë se 5,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka këtë vit.
Politikani konservator Chris Philp thotë se fakti që laburisët po shohin këtë alternativë për t’i dhënë zgjidhje problemit të emigracionit tregon se ata e kanë pasur gabim kur kundërshtuan skemën Ruanda dhe tregon se përpjekjet e tyre për të luftuar bandat kriminale kanë dështuar.
Në artikull theksohet se ngritja e qendrave jashtë Britanisë së Madhe ka të ngjarë të përballet me sfida ligjore si dhe kundërshtime të forta nga organizatat që mbrojnë të drejtat e refugjatëve.
BBC sjell si shembull Italinë ku marrëveshja me Shqipërinë është bllokuar nga gjykatat. sn
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar emigrantët që të angazhohen në procesin zgjedhor dhe të votojnë.
Ai ka shprehur mirënjohje për vendimin e një emigranti, zoti Matraku, dhe ka kërkuar që ata të verifikojnë emrin në qendrën e votimit të qytetit ose fshatit nga janë larguar.
Berisha theksoi se në rast se ndonjë emigrant ka vështirësi gjatë procesit, mund të drejtohet në faqen e PD-së, “Diaspora Voton”, për të marrë udhëzime të hollësishme dhe ndihmë të mëtejshme.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
Unë shpreh mirënjohje të pakufishme zoti Matraku për vendimin që keni marrë.
Vetëm të verifikoni emrin në qendrën tuaj të votimit të qytetit apo të fshatit nga jeni larguar.
Po të kesh ndonjë vështirësi, ju lutem telefononi në faqen e PD, Diaspora Voton, dhe do marrësh edhe udhëzime më të hollësishme që mund t’u duhen.bw
Ka përfunduar shqyrtimi i aplikimeve të shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit për votën e diasporës, proces i cili nisi më 11 janar dhe u mbyll më datë 4 mars.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, nga 365,166 kërkesa janë miratuar 245.975 aplikime, ndërsa u refuzuan 119,139 pre tyre.
Numrin më të lartë të kërkesave të miratuara e ka qarku i Tiranës me 52 425 shtetas shqiptarë të regjistruar në PER, i ndjekur nga qarku Fier me 32 559, më pas qarku Elbasanit me 25 196, qarku i Durrësit me 25 034 dhe qarku Korçë me 20 638 kërkesa të miratuara.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.
Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.
Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.
VOA
Në Shqipëri, u mbyllën të martën regjistrimet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emigrantët, që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Nga fillimi i janarit deri sot u regjistruan 234 mijë zgjedhës nga jashtë vendit, (një proces ky që kryhet për herë të parë), ndërsa 43 mijë të tjerë iu refuzua kërkesa për pasaktësi në dokumenta. Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se votat nga jashtë Shqipërisë do të ndikojnë mbi së paku 19 deri 20 mandate të Kuvendit të ri.
Ekspertë të pavarur dhe me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore pohuan për Zërin e Amerikës se votimi i shqiptarëve nga jashtë shënon arritjen më në fund, e një standarti dhe një të drejte qytetare, për mosplotësimin e të cilës Shqipëria dallohej deri dje nga vendet e tjera.
Shifrat i kanë edhe ato të dy anët e medaljes: nga një anë 234 mijë votuesit nga jashtë të regjistruar janë më shumë se dyfishi i parashikimeve fillestare, por nga ana tjetër ata përbëjnë vetëm 15 -20 për qind të zgjedhësve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit.
Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë për Zërin e Amerikës se që zgjedhësi nga jashtë ka një sjellje tjetër ndaj votës dhe një mënyrë tjetër se si e përdor atë.
“Votat e shtetasve nga jashtë territorit të vendit do të kenë efekt më të ndjeshëm në shpërndarjen e mandateve midis subjekteve veçanërisht në ato njësi zgjedhore ku numri i mandateve është tek. Në të tilla njësi zgjedhore, sipas formulës që bëhet ndarja e mandateve lëvizet ngandonjëherë edhe me shumë pak vota, edhe me 100 vota, edhe me 50 vota ka kaluar mandati nga një subjekt në tjetrin”, thotë zoti Kume.
Në Koalicionin për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ekspertët besojnë se votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë do të ndikojnë në afro 19- 20 mandate të Kuvendit të ri në të 12 Qarqet e vendit.
Sipas studimit të kësaj organizate, që e bën me dije për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, qarku që do të ndikohet më shumë nga votat e jashtme është Tirana me 4 mandate, Fieri me 3 mandate, Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra me nga 2 mandate, Berati, Korça, Gjirokastra, Lezha me nga 1 mandat, ndërsa ndikimi pritet të jetë i papërfillshëm në Dibër e Kukës.
“Besoj se me këto ritme shifra përfundimtare do të shkojë rreth 250 mijë. Duke vlerësuar se ky proces u bë për herë të parë, gjykoj që është arritje që një numër kaq i lartë shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për të votuar, për të thënë fjalën e tyre dhe për të përcaktuar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, tha zoti Taulla.
Llogaritjet mbi votat e shqiptarëve nga jashtë vendit mbështeten në besimin që fletët e tyre të votimit do të kthehen të gjitha, por ekspertët besojnë se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të rritet ndjeshëm nëse partitë politike do të futin në listat emërore të kandidatëve për deputetë figura të njohura nga diaspora, në mënyrë që ata të sjellin drejtpërdrejt në sallën e Kuvendit zërin dhe problemet e emigrantëve shqiptarë.
Mbetet për t’u parë se çfarë emrash do të dorëzojnë partitë politike, sidomos në pjesën e sipërme të listave të sigurta, thotë zoti Kume, por nëse do të bëheshin të ditur emrat e kandidatëve nga diaspora më herët se sa regjistrimi i votuesve nga jashtë, atëherë edhe numri i tyre do të ishte shumë më i lartë.
Të gjitha partitë e kanë bërë këtë premtim, edhe dy partitë e mëdha edhe partitë e reja, theksoi ai.
“Faktori i dytë për mua do të jetë edhe fakti se sa partitë politike do të përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, veçanërisht në një të tretën e sipërme të listës, kandidatë nga diaspora. Unë do të votoja shumë më tepër një kandidat bashkëqytetari im në emigrim, se sa dikë që jeton në Shqipëri. Varet se si do ta përdorin partitë politike këtë faktor”, tha zoti Kume.
Edhe zoti Taulla thotë për Zërin e Amerikës se edhe tek veprimtarët e Koalicionit KRIIK gjithëmonë ka mbizotëruar ideja që ashtu si shtresat shoqërore ashtu votat e emigrantëve tani të mos shpërndahen në rezultatet e përgjithshme të partive të mëdha, por ato të përqëndrohen tek përfaqësues të tyre, në mënyrë që edhe pikëpamjet e tyre në Kuvend të shfaqen qartë dhe fort.
“Mbetet për t’u parë emrat e kandidatëve, që do të sjellin partitë politike deri në 12 mars, që është afati i fundit. Idealja do të kishte qenë sipas KRIIK-ut, që shqiptarët jashtë vendit të kishin një përfaqësim të dedikuar; pra që të kenë deputetë të vetët, që të sjellin zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”, tha zoti Taulla.
Ekspertët besojnë se më të favorizuarat për të marrë më shumë vota nga jashtë do të jenë në zgjedhje ato parti, që do të kenë më shumë emra kandidatësh nga diaspora. Madje më pas deputetët nga jashtë vendit mund të krijojnë edhe një grup parlamentar të diasporës, pohuan ata, por këto vëzhgime dhe zhvillime pritet edhe së paku një javë afat tjetër kur të publikohen listat e kandidatëve për deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave nga diaspora gati një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Certifikimi i plotë i rezultateve pritet të ndodhë sot, pasi të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, por ato nuk pritet të ndryshojnë shpërndarjen e mandateve.
Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së për votat me postë:
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 31.963 vota, që përbëjnë 51.57 për qind të totalit.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dalë e dyta me 18.933 vota apo 30.55 për qind.
Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.878 vota, që përfaqësojnë 9.48 për qind të numrit total.
Ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka arritur të mbledhë 2.000 vota ose 3.23 për qind të votave me postë.
Me përfundimin e numërimit të votave nga diaspora, përfshirë ato të dërguara me postë dhe ato në përfaqësitë diplomatike, tashmë kemi një pasqyrë më të qartë rreth përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.
Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 44 mijë e 224 vota, apo 57.31 për qind të totalit, LDK-ja 20 mijë e 42 vota apo 25.97 për qind të totalit, PDK-ja 7 mijë e 53 apo 9.14 për qind dhe AAK/Nisma 3 mijë e 552 apo 4.6 për qind.
Pas përfshirjes së këtyre votave në përllogaritjen përfundimtare, sipas Eugen Cakollit nga KDI, ndarja e mandateve në Kuvend pritet të duket kështu: Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 dhe koalicioni AAK/Nisma 8.
Cakolli theksoi se e vetmja mundësi për ndryshim të konfigurimit parlamentar do të ishte nëse LDK arrin të sigurojë mbi 20 për qind të votave me kusht, çka do t’i mundësonte të fitonte një mandat shtesë në dëm të PDK-së.
Megjithatë, ky skenar kërkon një ndryshim të theksuar në trendin e votave. Sipas Cakollit, një skenar i tillë mbetet pak i mundshëm.
“E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë.” – tha ai. sn
Procesi i regjistrimit të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit përfundoi me hyrjen e datës 5 mars.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i kërkesave të aprovuara është 231 674. Por, ky nuk është numri final pasi janë edhe 20 465 kërkesa të tjera të pashqyrtuara nga KQZ, çka praktikisht mund ta çojë numrin e votuesve nga jashtë në rreth 250 mijë, shkruan A2.
Shtetet me më shumë shqiptarë janë Italia me rreth 86 400 zgjedhës, ndjekur nga Greqia me 62 470. Në vend të tretë sa i përket aplikimeve është Gjermania me rreth 24 400, më pas SHBA me 20 000 dhe Mbretëria e Bashkuar me 16 470.
Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, votat e diasporës do të përllogariten në zonat zgjedhore ku figurojnë të regjistruar dhe qarku me numrin më të madh të kërkesave të aprovuara e ka Tirana me rreth 49 mijë, ndjekur nga Fieri me rreth 30 mijë e Durrësi me rreth 23 760. Qarku me numrin më të ulët e ka Kukësi me 3 750 votues të regjistruar.
Sipas afateve të Kodit Zgjedhor, KQZ brenda datës 9 mars duhet të publikojë listën finale të zgjedhësve, dhe në datën 12 dorëzohen kandidatët për deputetë. sn
Partia Demokratike i ka dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për shtyrjen e afateve për regjistrimin e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.
PD kërkon zgjatjen e regjistrimit për diasporën, minimumi deri më 9 mars, ndërsa për këtë u shpreh edhe lideri i opozitës Sali Berisha se PD nuk merr kurrë përsipër të kundërshtojë ushtrimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk mund të ndodhë.
“PD nuk merr kurrë përsipër të kundërshtojë ushtrimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund të ndodhë. Por, ajo që themi ne, është të zgjatet minimumi gjer në datën 9 afati, meqenëse akti normativ u votua vetëm para 3 ditësh. Por ne jemi që çdo njeri që ka aplikuar, t’i njihet e drejta e votës, t’i sanksionohet, të mund t’i konfirmohet. Pra, nuk bëjmë ne kaste me të drejtën e votës, nuk kemi ne fobira siç ka Edi Rama që ka kryer krime të shëmtuara dhe tani kërkon pas këtyre krimeve, të bllokojë votimin e diasporës“, tha Berisha në një deklaratë për media.
Përfundon sot afati i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këto momente ka pasur 284,114 kërkesa për regjistrim, ndërsa janë miratuar 225,797 prej tyre dhe janë refuzuar 42,009
Kërkesat më të larta vijojnë të jenë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Itali me 142,895 aplikime(40.5%) dhe duke u ndjekur më pas nga Greqia me100,187 (28.4%) dhe Gjermania me 35,331 (10.0%).
Kujtojmë se ditën e djeshme është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që aktualisht janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në sistem.
Duke marrë në konsideratë faktin se këta shtetas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së KQZ për regjistrim; e kanë shprehur vullnetin e qartë brenda afatit të deklaruar; janë në një numër të konsiderueshëm (42,000); kanë aktualisht një llogari të hapur në sistem dhe u është njohur e drejta e riaplikimit pavarësisht të qënit të refuzuar; shtyrja me disa ditë e afatit mund tu krijojë atyre shansin e fundit për të korrigjuar mangësitë dhe konfirmuar regjistrimin.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin bindshëm në votat e diasporës. Fotografi e shkrepur në njërin prej takimeve që ka organizuar LVV jashtë Kosovës.
Për Hilmi Gashin, 55 vjeç, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti në Kosovë, që, krahas elementeve të forta shtetformuese dhe të mbrojtjes së sovranitetit, ka në agjendë edhe çështje sociale.
Për t’i ofruar mbështetje kësaj partie, të udhëhequr nga kryeministri aktual, Albin Kurti, ai udhëtoi nga Zvicra në Kosovë dhe votoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Lëvizja Vetëvendosje ka një agjendë sociale për mbrojtjen e nënave, grave, të rinjve dhe pensionistëve. E mbështet një ekonomi tregu me elemente sociale dhe e lufton korrupsionin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Gashi, i cili tash e 33 vjet jeton në një qytezë në Kantonin e Bernit, thotë se e ka gjetur veten te programi i kësaj partie, edhe për faktin se ai vetë udhëheq një sindikatë që avokon për të drejtat e të rinjve, grave dhe imigrantëve.
Te synimet e Vetëvendosjes thotë se sheh “një shtet që ofron shërbime cilësore për qytetarët e tij – qoftë në shëndetësi, arsim apo administratë”.
“Vetëvendosje e ka ngritur Kosovën në agjendën politike jo si një shtet që pranon urdhra nga lart, por si një partner i barabartë në tryezë”, thotë Gashi.
“Për mua është e rëndësishme që kur vij në Kosovë, të pritem në kufi si njeri, e jo të plaçkitem. Këto gjëra më bëjnë të ndihem mirë, sepse vërehet përmirësim”, thotë mbështetësi i kamotshëm i Vetëvendosjes.
Për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, në diasporë u regjistruan afro 105 mijë votues kosovarë, prej të cilëve votuan rreth 80.000 – disa në përfaqësi diplomatike, disa me postë.
Nga numërimi i shumicës së votave nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm, kundrejt Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ngjashëm edhe në zgjedhjet e para katër vjetëve, Vetëvendosje siguroi mbi 80 për qind të votave të diasporës.
Votues i kësaj partie, edhe atëherë, edhe tash, ishte Izet Dushi, i cili prej vitesh jeton në Halmstad të Suedisë.
Pensionisti 80-vjeçar thotë se ka votuar me postë, i nxitur nga “qeverisja e pakorruptuar e Kurtit” dhe “politikat e tij”.
Ai përmend “mbështetjen e Qeverisë së Kurtit për studentët, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe shtesat për fëmijë”, por thotë se në mënyrë të veçantë vlerëson përpjekjet për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.
“A ka më mirë se të lëvizësh lirshëm në atë pjesë”, thotë Dushi, i cili aktualisht gjendet për pushime në Kosovë.
Lirim Krasniqi, nga organizata Germin në Kosovë, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më e angazhuar me mërgatën, gjatë fushatës parazgjedhore.
Sipas tij, ajo ka mbajtur më shumë takime me të, krahasuar me partitë tjera, dhe ka më shumë përfaqësues në shtetet ku është e përqendruar diaspora.
“Diaspora voton zakonisht për tema me rëndësi kombëtare, si politika e jashtme, dialogu me Serbinë, siguria dhe ushtria. Në këto çështje, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë më e zëshme se partitë e tjera”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Ai kujton se kjo parti, verën e kaluar, ka lansuar edhe një projekt për investime nga diaspora, që, siç thotë, mund të ketë shërbyer si shtysë për rreshtimin e saj pas Vetëvendosjes.
Për më tepër, votimi i diasporës në ambasadat apo konsullatat e vendeve ku jetojnë, u mundësua për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kujton ai.
Por, sociologu Artan Muhaxhiri është në mesin e zërave më kritikë sa i përket votimit të diasporës.
Ai thekson se në aspektin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës, ajo ka rëndësi të madhe, por shton se jo të gjithë pjesëtarët e saj mund të jenë mirë të informuar për zhvillimet e brendshme në vend.
“Dikush që ka shkuar në pesë apo dhjetë vjetët e fundit mund të votojë, sepse ka potencial për t’u rikthyer në Kosovë. Por, nëse dikush ka shkuar që 20-30 vjet dhe është integruar atje, mendoj se nuk është krejtësisht e drejtë që të votojë për një sistem politik nga i cili nuk ndikohet”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.
Gashit, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Zvicër, kjo i duket absurde.
Sipas tij, diaspora e Kosovës ka lidhje të ngushta me vendin e origjinës dhe ka të drejtë të shprehë mendimin e saj për zhvillimet politike në Kosovë.
“Se cila parti e udhëheq shtetin, është e dorës së dytë. Unë nuk ia jap votën se më pëlqen partia, por se punon”, thotë ai.
Si shumë të tjerë, Gashi thotë se prej vitesh dërgon para për familjarët në Kosovë, që për disa qytetarë përbëjnë të ardhurat kryesore.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në periudhën janar – shtator të vitit të kaluar, Kosova ka pranuar remitenca në vlerë prej mbi një miliard eurosh, ndërsa në vitin 2023 kjo shumë ishte mbi 1.2 miliard euro.
Për shtatë vjet ndërkaq – nga 2017-ta deri më 2023 – vlera e remitencave ka arritur në mbi 6.9 miliardë euro.
Shumë udhëheqës biznesesh i cilësojnë këto të ardhura si “infuzion” për ekonominë e Kosovës.
Përveç tyre, diaspora investon edhe në patundshmëri në Kosovë, ndërsa shpenzon shuma të konsiderueshme parash edhe gjatë pushimeve.
Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte, ku përfshihen edhe ato të diasporës në patundshmëri, ka arritur në rreth 700 milionë euro në periudhën janar-shtator të vitit 2024, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 732 milionë euro.
Gjatë regjistrimit të popullsisë, vitin e kaluar, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se mbi 550 mijë kosovarë janë regjistruar në shtete të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në mes të këtij muaji.
Nga rezultatet preliminare, asnjë parti nuk ka siguruar mjaftueshëm vota sa për të formuar e vetme qeverinë. Vetëvendosje prin me rreth 40%, PDK-ja me rreth 22%, LDK-ja me rreth 17% dhe koalicioni AAK-Nisma me rreth 7%.
Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që Vetëvendosja të sigurojë së paku një deputet nga votat e diasporës.
Qeveria e udhëhequr nga kjo parti në katër vjetët e fundit është përballur edhe me kritika, sidomos nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa veprimeve që ajo i ka konsideruar si të pakoordinuara në veri të Kosovës.
Qeveria e Kurtit e ka gjetur veten, po ashtu, në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.
Në Shqipëri, regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit, një proces që kryhet për herë të parë, ka shkuar sa dyfishi i parashikimeve, ndërsa KQZ-ja i kërkoi qeverisë që të shtojë buxhetin mbi shërbimet postare për shpërndarjen e fletëve të votimit. Për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë regjistruar deri tani 51 subjekte politike, që duhet të dorëzojnë brenda 10 ditësh listat e kandidatëve për deputetë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar mirëkuptim partive politike, që KQZ-ja të ndihmojë për disa ditë gjatë ri-aplikimit edhe 42 mijë shqiptarë, që u është refuzuar kërkesa e parë për votim.
Deri sot, një ditë para skadimit të afatit mbi kërkesat nga diaspora, që shqiptarët të votojnë nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, numri i refuzimeve prej mungesave në dokumenta është sa një e pesta e pranimeve.
Megjithatë kërkesat e miratuara deri tani janë më shumë se sa dyfishi i parashikimit më optimist të fillimit, dhe nevojitet tashmë edhe dyfishimi i buxhetit për të postuar fletët e votimit drejt çdo adrese votuesi, një shtesë që shpresohet se do të dalë brenda kësaj jave.
“Nuk ka asnjë hezitim nga ministria e Financës, nga qeveria, për ta mbështetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket këtij aspekti. Besoj që do të qëndrojmë tek një llogari, që merr në konsideratë nurmin prej 250 mijë votuesish nga jashtë”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Duke filluar nga 11 janari, kur nisi procesi, kërkesat për regjistrim nga jashtë vendit janë mbi 273 mijë, nga këto janë miratuar mbi 220 mijë, dhe janë refuzuar mbi 42 mijë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se më 9 mars del lista e votuesve nga jashtë vendit, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e partive politike që gjatë kësaj kohe të bëhet gjithçka nga KQZ-ja që të ulet sa më shumë numri i kërkesave të refuzuara, duke i ndihmuar qytetarët nga jashtë në procesin e riaplikimit.
“Nëse ne ia dalim që këtë numër prej 42 mijë zgjedhësish t’i trajtojmë, nëse do të kenë interes për të aplikuar, në mënyrë individuale, sikurse kemi disa ditë që po e bëjmë këtë, besoj se do të ishte me dobi. Por edhe për këtë duhet konsensusi i forcave politike, sidomos i dy partive kryesore politike”, tha zoti Celibashi.
As këtë radhë votimi dhe numërimi elektronik nuk do të ketë ndonjë përhapje të gjerë, përveç dy qendrave për qëllime studimi, si njësia 10 e bashkisë së Tiranës dhe në bashkinë e Vorës.
Sot skadon afati për regjistrimin e koalicioneve politike, ndërsa në zgjedhje janë regjistruar të garojnë 51 subjekte politike, dhe po shqyrtohen edhe dy kërkesa të tjera, ndërsa për listat me emrat e kandidatëve afati i fundit është 12 marsi. Zoti Celibashi thotë se votat nga jashtë mund të ndikojnë mbi një numër të konsiderueshëm, deri në një të pestën e mandateve në Kuvend.
“Janë numrat shumë të mëdhenj ato të votuesve nga jashtë dhe si të tillë besoj që do të kenë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve me siguri. Matematikisht janë 23- 25 mandate që mund të ndikohen prej votave nga jashtë”, thotë zoti Celibashi.
Operatorë të njohur ndërkombëtarë të postave kanë përfaqësi në Shqipëri dhe ata do të ftohen për të shqyrtuar ofertat, ndërsa posta shqiptare është përpjashtuar me ligj nga këto procedura. Atyre do t’u kërkohet që fleta e votimit të mbërrijë sa më shpejt dhe personalisht në dorën e çdo votuesi të regjistruar dhe me një çmim sa më të ulët.
Ndërkohë subjektet kryesore politike kanë nisur tubime me mbështetësit e tyre brenda dhe jashtë vendit për të zgjedhur më 11 maj nëse socialistët do të kenë një mandat të katërt në qeverisje, dhe nëse demokratët do ta arrijë rotacionin pas më shumë se një dekade në opozitë.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet