VOAL

VOAL

Në politikën dhe gazetarinë kosovare… – Nga AGRON SHABANI

October 16, 2018

Komentet

WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS- By Agim Aliçkaj, Executive Director of the Albanian American Civic League

– A Different Perspective on the U.S. National Defense Authorization Act

The removal of unjust European sanctions, the recognition of independence by the Bahamas, and especially the U.S. National Defense Authorization Act signed by President Trump are excellent news for Kosova and demonstrate appreciation for the good governance of Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani.

The joy of the Albanian people in Kosova, America, and around the world is fully justified, but the misplaced praise over who deserves credit has reached absurd levels. These achievements are the result of many factors in both Kosova and the United States.

The decisive factor in Kosova is a stable, democratic, and sovereign Kosova from one end to the other. The Kurti government cleaned the north of Serbian gangs and all forms of criminality, eliminated illegal parallel structures, and removed all forms of interference by the hostile Serbian state in Kosova’s affairs.

Prime Minister Kurti launched the Doctrine of Dignity and State-Building, standing firm against unjust and unprincipled pressure from international officials—including some Americans—to make further concessions to Serbia and its gangs in Kosova.

Had Kosova been blocked by barricades, the proposal for NATO membership would never have found its place in American law. Other provisions would have changed fundamentally as well. The pacification of the north eliminated proposals for territorial exchange and the partition of Kosova.

The main factor in America behind the proposal of this law are the professional architects of long-term U.S. foreign policy. They have classified Kosova and the Balkans as a strategic American interest. This is confirmed by the fact that the law passed Congress without major difficulty and was signed without objections by President Trump.

The strong patriotic Albanian-American diaspora deserves its share of credit for this law, but it’s not necessary to mention names, as the community knows them. However, I wish to emphasize that some individuals and organizations linked to the pro-Serbian former Ambassador Richard Grenell have no reason to boast. They used their contacts with American officials to criticize Prime Minister Kurti’s government—which means acting against the Republic of Kosova.
The undeniable facts now show that:
Long-term strategic American interests are created by professional teams, where lobbying has limited effect. Serbia’s millions of dollars spent on lobbying were wasted because its cause is unjust. We have it easier because our cause is just. Therefore, the Albanian-American community must continue its lobbying efforts with even greater determination.

What matters is that Kosova is an American investment. It has entered America’s strategic interests. America will never abandon Kosova.

America may criticize you, but it listens, follows, and helps if you deserve it. Kosova’s leaders must show capability, courage, coordination, commitment, action, and sincere, just argumentation. America does not like lazy or servile weaklings. When Kosova works with dedication and justice, America speaks and seals it.

Final decisions and actions often differ from the public statements of some American representatives. Criticism by some temporary American officials, such as former Ambassadors Grenell, Hill, and others influenced by them, should not be taken seriously.

Accusations that “Albin ruined relations with America and international allies” are baseless. It is the lazy and servile opposition that damaged relations with foreign diplomats by obeying them and crippling the state.

Accustomed to unconditional obedience, internationals do not understand independent positions taken in the state interest by Mr. Kurti, and therefore they dislike him initially. Then they accept him because he does good work in Kosova, which is also in their interest.

It is Kosova’s destructive opposition (PDK, LDK, AAK, and NISMA), the hostile organization Lista Srpska, the pro-Serbian Prime Minister of Albania Edi Rama, a large portion of the Serbian-influenced press, and some NGOs in Kosova who are keeping Serbia’s hopes alive for a return to or division of Kosova.

Is there anything more beautiful than Kosova’s best friend and the strongest country in the world—the United States of America—sanctioning the sovereignty and territorial integrity of the Republic of Kosova, opposing the creation of associations that damage state functionality, demanding mutual recognition, and supporting NATO expansion, including Kosova’s membership perspective?

The U.S. National Defense Authorization Act definitively confirms the triumph of the Kurti Doctrine over the Doctrine of Servility and State Crippling promoted by the opposition, which during its many years in power fostered corruption and allowed interference by Serbia’s fascist regime in Kosova’s internal affairs.

Only a strong Kosova Army, supported by America until NATO membership happens, can deter Serbia.

American diplomats and officials do not have the right and should not interfere in the free elections of friendly countries like Kosova to favor a specific party or candidate. However, they do have the right to monitor elections, express opinions on specific issues, and hold preferences.

Based on all available information, American preference leans toward capable, strong, and uncorrupted leaders who know what they want and work diligently to build and strengthen the state of Kosova. Today, these are without a doubt Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani.

I call upon my beloved people of Kosova not to fall victim to fearmongering by the opposition, hostile media, and their pro-Serbian allies such as former Ambassadors Grenell and Hill, and to vote without hesitation for the coalition of Prime Minister Kurti: LVV, Guxo, Alternativa, and PSHDK.

A vote for Kurti as Prime Minister guarantees a secure future for a pro-American, pro-European, free, sovereign, and fully independent Kosova.

KUR KOSOVA PUNON, AMERIKA FLET- Nga Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

– Një vrojtim ndryshe mbi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së

Heqja e sanksioneve të padrejta evropiane, njohja e pavarësisë nga Bahamas dhe, sidomos, Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së i nënshkruar nga Presidenti Trump janë lajme të shkëlqyera për Kosovën dhe dëshmojnë vlerësim për qeverisjen e mirë të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Gëzimi i popullit shqiptar në Kosovë, në Amerikë dhe kudo në botë është plotësisht i justifikuar, por lavdërimet vend e pa vend se kujt i takojnë meritat kanë arritur nivele absurde. Këto arritje janë rezultat i shumë faktorëve, si në Kosovë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faktori vendimtar në Kosovë është një Kosovë stabile, demokratike dhe sovrane cep më cep. Qeveria Kurti e pastroi veriun nga bandat serbe dhe të gjitha format e kriminalitetit, eliminoi strukturat paralele ilegale dhe hoqi çdo formë ndërhyrjeje të shtetit armiqësor serb në punët e brendshme të Kosovës.

Kryeministri Kurti e lançoi Doktrinën e Dinjitetit dhe Ndërtimit të Shtetit, duke qëndruar i palëkundur përballë presioneve të padrejta dhe jo parimore nga zyrtarë ndërkombëtarë — përfshirë edhe disa amerikanë — për të bërë lëshime të mëtejshme ndaj Serbisë dhe bandave të saj në Kosovë.

Sikur Kosova të ishte e bllokuar nga barrikadat, propozimi për anëtarësim në NATO kurrë nuk do ta kishte gjetur vendin e vet në ligjin amerikan. Edhe dispozita të tjera do të kishin ndryshuar thelbësisht. Qetësimi i veriut eliminoi plotësisht propozimet për shkëmbim territoresh dhe ndarjen e Kosovës.

Faktori kryesor në Amerikë pas propozimit të këtij ligji janë arkitektët profesionalë të politikës së jashtme afatgjatë të SHBA-së. Ata e kanë klasifikuar Kosovën dhe Ballkanin si interes strategjik amerikan. Kjo konfirmohet nga fakti se ligji kaloi Kongresin pa vështirësi të mëdha dhe u nënshkrua pa vërejtje nga Presidenti Trump.

Diaspora e fortë patriotike shqiptaro-amerikane i ka meritat e veta për këtë ligj, por nuk është nevoja të përmend emra, sepse komuniteti i njeh. Megjithatë, dua të theksoj se disa individë dhe organizata të lidhura me ish-ambasadorin pro-serb Richard Grenell nuk kanë arsye të mburren. Ata po i përdorin kontaktet e tyre me zyrtarë amerikanë për të kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti — që do të thotë se ata po veprojnë kundër shtetit të Kosovës.

Faktet e pamohueshme tani tregojnë se:
– Interesat strategjike afatgjata amerikane krijohen nga ekipe profesionale, ku lobimi ka ndikim të kufizuar. Milionat e dollarëve që Serbia shpenzoi për lobim ishin të kota, sepse kauza e saj është e padrejtë. Ne e kemi më lehtë, sepse kauza jonë është e drejtë. Prandaj, komuniteti shqiptaro-amerikan duhet t’i vazhdojë përpjekjet e tij lobuese me edhe më shumë vendosmëri.

– Ajo që ka rëndësi është se Kosova është një investim amerikan. Ajo ka hyrë në interesat strategjike të Amerikës. Amerika nuk do ta braktisë kurrë Kosovën.
– Amerika mund të të kritikojë, por të dëgjon, të përcjell dhe të ndihmon nëse e meriton. Udhëheqësit e Kosovës duhet të tregojnë aftësi, guxim, koordinim, përkushtim, veprim dhe argumentim të sinqertë e të drejtë. Amerika nuk i pëlqen dembelët apo servilët qyqana. Kur Kosova punon me përkushtim dhe drejtësi, Amerika flet dhe vulos.
– Vendimet dhe veprimet përfundimtare shpesh ndryshojnë nga deklaratat publike të disa përfaqësuesve amerikanë. Kritikat nga disa zyrtarë të përkohshëm amerikanë, si ish-ambasadorët Grenell, Hill dhe të tjerë të ndikuar prej tyre, nuk duhen marrë seriozisht.

– Akuzat se “Albini i prishi marrëdhëniet me Amerikën dhe miqtë ndërkombëtarë” janë të pabaza. Është opozita dembele dhe servile ajo që i dëmtoi marrëdhëniet me diplomatët e huaj duke iu bindur atyre dhe duke e gjymtuar shtetin. Të mësuar me bindje të pakushtëzuar, ndërkombëtarët nuk i kuptojnë qëndrimet e pavarura të marra në interes të shtetit nga z. Kurti dhe për këtë arsye fillimisht nuk e pëlqejnë atë. Pastaj pajtohen sepse ai kryen punë të mira në Kosovë, gjë që është edhe në interesin e tyre.
– Është opozita destruktive e Kosovës (PDK, LDK, AAK dhe NISMA), organizata armiqësore Lista Srpska, kryeministri pro-serb i Shqipërisë Edi Rama, një pjesë e madhe e mediave të ndikuara nga Serbia dhe disa OJQ në Kosovë që po i mbajnë gjallë shpresat e Serbisë për rikthim ose ndarje të Kosovës.

A ka diçka më të bukur sesa miku më i mirë i Kosovës dhe shteti më i fuqishëm në botë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës— që sanksionon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kundërshton krijimin e asociacioneve që dëmtojnë funksionalitetin e shtetit, kërkon njohje reciproke dhe mbështet zgjerimin e NATO-s, përfshirë perspektivën e anëtarësimit të Kosovës?

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së e konfirmon përfundimisht triumfin e Doktrinës së Kurtit mbi Doktrinën e Servilizmit dhe Gjymtimit të Shtetit të promovuar nga opozita, e cila gjatë viteve të shumta në pushtet kultivoi korrupsionin dhe lejoi ndërhyrjen e regjimit fashist të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Vetëm një Ushtri e fortë e Kosovës, e mbështetur nga Amerika deri në anëtarësimin në NATO, mund ta dekurajojë Serbinë.

Diplomatët dhe zyrtarët amerikanë nuk kanë të drejtë dhe nuk duhet të ndërhyjnë në zgjedhjet e lira të vendeve mike si Kosova për të favorizuar një parti apo kandidat të caktuar. Megjithatë, ata kanë të drejtë të monitorojnë zgjedhjet, të shprehin mendime për çështje specifike dhe të kenë preferenca.

Bazuar në të gjitha informacionet në dispozicion, preferenca amerikane anon drejt liderëve të aftë, të fortë dhe të pakorruptuar, që e dinë çfarë duan dhe punojnë me zell për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e Kosovës. Sot këta janë pa pikë dyshimi Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.

I bëj thirrje popullit tim të dashur të Kosovës të mos bien pre e frikësimit nga opozita, mediat armiqësore dhe aleatët e tyre pro-serbë si ish-ambasadorët Grenell dhe Hill, dhe të votojnë pa hezitim për koalicionin e Kryeministrit Kurti: LVV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Vota për Kurtin si Kryeministër garanton një të ardhme të sigurt për një Kosovë pro-amerikane, pro-evropiane, të lirë, sovrane dhe plotësisht të pavarur.

I nderuar Z.Viktor Zhusti, fotoja me protestuesin Adriatik Lapaj do t’ju ndreqte biografinë si Qytetar Nga Elida Buçpapaj

Aktori i shquar Viktor Zhusti mbrëmë u fotografua me protestuesin Adriatik Lapaj, i cili sot ka hyrë në ditën e natën e 15-të që proteston nën dritaren e kryeministrit.

Kur Adriatiku e vendosi foton në rrjetin social,  Zhusti reagoi publikisht duke e konsideruar përdorimin e fotos së tij një shpërdorim miqësie.

Pati reagime pa fund, që merrnin në mbrojtje Adriatikun, por edhe nga ata që merrnin rolin e avokatëve të mbronin integritetin e aktorit të shquar.

I nderuar Z.Zhusti:

Mos u trembni nga fotoja me Adriatik Lapajn.

Adriatik Lapaj nuk është as i akuzuar, as nën hetim, as për shpërdorim të parasë publike si grabitqar i tenderave, as për vjedhje të taksave tona, as për korrupsion, as për nepotizëm, as për klientelizëm, as si mashtrues i popullit.

Adriatik Lapaj proteston për arsye që edhe juve mund t’ju tërhiqnin të merrnit pjesë.

Nëse ju e keni zgjidhur pensionin me 1 milionë lekë të vjetra, me meritë padyshim, po për kolegët tuaj që vuajnë a mendoni ndonjëherë.

A nuk përbën ky fakt, që ju të dilni në protesta.

Po për pensionistët shqiptarë që paguhen për 45 vite punë sa tri shishe verë që kupola i pi gjatë një dreke, a ju bën ky fakt të vuani?!

Po për pacientët e Onkologjikut, që nuk kanë mundësi të kurohen,

Po për vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, që në vend të bëhen aktorë si ju e ju t’ju mësoni artin aq të bukur të aktrimit,

rendin nga sytë këmbët, se shteti ua djeg tokën nën këmbë!

Po për prindërit që digjen nga malli për fëmijët e nipërit!

Tragjeditë e mëdha të Shekspirit duken sa të vogla përpara vuajtjeve sa të mëdha të shqiptarëve.

Elitat e një kombi dalin në ballë, jo në bisht.

Elitat në Shqipëri janë në bisht.

Ju jeni Aktor i shquar, pjesë e elitës kombëtare e fshehur pas kuintave.

Dilni në skenë Profesor Zhusti, mjaft pas kuintave!

Jeni Aktor i shquar.

Prandaj Adriatiku deshi të fotografohej me ju.

Për të frymëzuar njerëzit që kanë mbetur të zhgënjyer nga politika.

Ndërsa ju preferoni të heshtni ose tregoni trimëri duke denoncuar djalin e mikut tuaj,

që ndërkohë e uroj Gent Kamen për paroditë aq të bukura!

Nuk ta prish biografinë Adriatik Lapaj, z.Zhusti.

Përkundrazi ua ndreq në sytë e popullit, publikut!

Populli është si një plate e pafund spektatorësh.

Nuk është miqësi e rrugës, është miqësi e lirisë,

Do t’ju bënte nder juve, do t’ju nxirrte nga paskuintat.

Sepse roli pas kuintave është për suflerët, jo për Artistët e formatit tuaj,

që humbët një shans të bukur për të vërtetuar atë që thotë Albert Camus,

unë rebelohem, prandaj egzistoj!

unë protestoj, prandaj egzistoj!

Dokument Historik i Presidentit Trump, Kongresit dhe Senatit të SHBA – Nga Elida Buçpapaj

Ka kohë që Perëndimi ndodhet në depresion nga shqetësimi se mos SHBA i braktis. Se Epoka Pax Americana mori fund, sikur lajmëronte Kancelari Merz. Këtë frikë e kanë patur edhe shqiptarët. Se Ballkani kish dalë jashtë interesave së SHBA.

Para pak ditësh Shqipërinë e vizitoi një diplomat i shquar kariere Ambasadori Christopher Hill, me rastin e promovimit të një libri të tij. Në një intervistë dhënë në shtypin e Tiranës ai kujtoi kohën kur, sapo kishte mbërritur në Shqipëri, ishte takuar me një shqiptar të vuajtur nga diktatura komuniste i cili i kishte lënë një amanet “mos na braktisni më”. Hill nuk e harron kurrë amanetin e tij.

Amanetin nuk e tret dheu, themi ne shqiptarët.

“Mos na braktisni më !”

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump sjell  një erë të re pas mjegullës së keqkuptimeve dhe frikërave për praninë ose jo të SHBA në Europë e Ballkan, ndërkohë për ne shqiptarët është një kambanë kremtimi, pasi  mbyll përfundimisht pretendimet luftësjellëse të Beogradit ndaj Kosovës.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump sjell  një erë të re pas mjegullës së keqkuptimeve dhe frikërave për praninë ose jo të SHBA në Europë e Ballkan, ndërkohë për ne shqiptarët është një kambanë kremtimi, pasi  mbyll përfundimisht pretendimet luftësjellëse të Beogradit ndaj Kosovës.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump është strategjia afatgjatë e SHBA në mbrojtje të sigurisë konform interesave kombëtare të SHBA, por edhe Aleancës Euro-Atlantike.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump, duke u fokusuar në Ballkan, mbështet në mënyrë të qartë qeverisjet demokratike dhe shtetin e së drejtës dhe i kundërvihet pa asnjë lëshim politikanëve të korruptuar.

Ky dokument sanksionon pozicionin e konsoliduar strategjik të SHBA si demokracia më e madhe e botës, i cili fokusohet tek Ballkani duke e ditur se do të mbetej fuçi baroti deri kur Serbisë do t’i ushqeheshin narrativat e saja mitomane, për ndarje të Kosovës sipas modeleve etnike, për Asosacione me Komuna Serbe sipas modelit famëkeq të Republika Sërbska.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump rrënon përfundimisht allishverishet e  politikanëve të Kosovës mbështetur nga Edi Rama dhe i jep fund karierave të zyrtarëve të lartë publikë pa integritet dhe me skeletë në sirtarë e dollapë.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump, si rrjedhojë, mbështet modelin e politikanëve si Vjosa Osmani, Albin Kurti e Donika Gërvalla, të cilët duke mbrojtur interesin kombëtar të Kosovës kanë mbrojtur interesin Kombëtar të SHBA dhe BE.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump është një dokument historik si vazhdë e rolit ekzistencial të SHBA këtë shekull si Mbrojtës i Lirisë dhe Demokracisë nga monstrume si Hitleri, Stalini e Putini, duke ditur se Ballkani është  zona me ndjeshmërinë më të lartë, aty ku kanë startuar tragjeditë e njerëzimit.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump vendos se “për zgjidhjen e konflikteve duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.” Që do të thotë se qeveritë e korruptuara dhe politikanët e korruptuar i kanë orët e numëruara.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump afirmon të ardhmen dhe perspektivën e Ballkanit si pjesë integrale e NATO-s dhe BE-së – që fati i Ballkanit të jetë në duar të sigurta – dhe jo nën kërcënimet e liderëve të kohës së Milosheviçit që nuk heqin dorë nga aleancat e vjetra ogurzeza, luftënxitëse, si minat me sahat.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump në  mënyrë  të  prerë  është  kundër të  gjitha llojeve të varësive nga Rusia: “Varësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga burimet fosile ruse dhe gazi natyror lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Federatën Ruse dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian”, thuhet në këtë dokument.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump konfirmon se gjithçka e arritur në marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të jetë në kontekstin ndërshtetëror, të dy shteteve të pavarura “e bazuar në njohjen e ndërsjellë, pa shkëmbime territoriale, pa ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor”.

Ligji amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i kaluar nga Senati, Kongresi dhe i firmosur nga Presidenti Donald Trump vjen në kohën e duhur në momentin e duhur, duke sjellë energji pozitive tek BE, Ballkani dhe qytetarët, kjo pasi demokracia Amerikane dhe politika e jashtme e SHBA është dëmtuar nga diplomatë Amerikanë që në komunikimet me shtetet e Ballkanit kanë përcjellë interesat lobiste dhe jo ato Amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesat e SHBA.

Me këtë rast falenderime Presidentit Trump, falenderime Kongresit dhe Senatit të SHBA.

Ky dokument na i zgjon shpresat e bazuara tek Amerika e ëndrrave, e lirisë dhe demokracisë – që identifikohet me Euro-Atlantizmin dhe Perëndimin e vlerave – shpresë edhe për vendet që vuajnë nën tiranë dhe nën tirani apo si Ukraina, pjesa jonë e Europës nën një agresion pushtues të sovranitetit nga agresori imperialist.

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Përfshirja e Shtetit të Kosovës në Ligjin Amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA)- Nga Isuf B. Bajrami

 

Përfshirja e Republikës së Kosovës në Ligjin Amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2026, duke u bazuar në kuadrin e së drejtës kushtetuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në normat e së drejtës ndërkombëtare publike.

Ky shqyrtim është i orientuar drejt identifikimit të implikimeve juridike, politike dhe ndërkombëtare që rrjedhin nga përfshirja e Kosovës në këtë akt ligjor, duke u fokusuar në çështje kyçe si sovraniteti, integriteti territorial, vetëvendosja legjitime, mosnjohja e situatave të paligjshme dhe pjesëmarrja e Kosovës në arkitekturën e sigurisë kolektive euro-atlantike.

Përfshirja e Kosovës në NDAA nuk është thjesht një akt politik i Kongresit Amerikan, por gjithashtu përfaqëson një shprehje të bindur të vullnetit sovran kushtetues të SHBA-së dhe të përputhjes së saj me normat ndërkombëtare të njohura, duke krijuar një bazë juridike që fuqizon:

1. Statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me kriteret e Konventës së Montevideo (1933) për shtetësinë, duke përfshirë territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme, qeverisjen efektive dhe aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera.ⁱ Montevideo Convention on the Rights and Duties of States, 1933.

2. Integritetin territorial të Kosovës si normë peremptore (jus cogens) dhe si interes erga omnes të komunitetit ndërkombëtar, të cilat nuk lejojnë devijim dhe garantojnë mbrojtje nga çdo ndryshim i detyruar apo ndërhyrje mbi bazë etnike.ⁱⁱ ICJ, Advisory Opinion, East Timor, ICJ Rep. 1995, p. 102; ICJ, Barcelona Traction, ICJ Rep. 1970, p. 32.

3. Parashikueshmërinë dhe stabilitetin juridik në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke lidhur politikën e jashtme amerikane me detyrimet ndërkombëtare dhe duke krijuar një standard të besueshmërisë ligjore (international legal reliability) për aktorët ndërkombëtarë.

4. Parandalimin e paligjshmërisë dhe mbrojtjen kundër çdo pretendimi separatist që cenon rendin juridik ndërkombëtar, në përputhje me doktrinën e mosnjohjes së situatave të paligjshme sipas Draft-Artikujve të Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare mbi përgjegjësinë e shteteve.ⁱⁱⁱ Draft Articles on Responsibility of States for Internationally Wrongful Acts, ILC, 2001, Arts. 41-42.

5. Integrimin euro-atlantik dhe arkitekturën e sigurisë kolektive, duke vlerësuar të drejtën sovrane të Kosovës për të zgjedhur aleancat e saj politike dhe të sigurisë në përputhje me parimin e autonomisë strategjike të shteteve sovrane dhe me praktikat e sigurisë së pandashme (indivisible security).ⁱⁱⁱⁱ Helsinki Final Act, 1975, Principle of Indivisible Security; NATO Strategic Concept documents.

Ky opinion ka për qëllim të ofrojë një analizë të thelluar juridike dhe ndërkombëtare, duke e lidhur politikën amerikane të mbrojtjes me parimet ligjore globale dhe duke evidentuar efektin normativ, preventiv dhe stabilizues të NDAA për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit. Ai gjithashtu synon të ofrojë një udhërrëfyes për institucionet ndërkombëtare dhe aktorët politikë mbi mënyrën se si përfshirja e Kosovës në aktet ligjore të SHBA-së mund të kontribuojë në konsolidimin e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke forcuar sovranitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin rajonal. Në dritën e së drejtës kushtetuese dhe të së drejtës ndërkombëtare publike.

I. Kuadri Normativ

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NDAA) për vitin fiskal 2026 është një akt ligjor federal i miratuar në përputhje me Kushtetutën e SHBA-së, që përcakton politika detyruese dhe prioritete strategjike në fushën e mbrojtjes kombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare.1.Kushtetuta e SHBA-së, Artikulli I, §8; National Defense Authorization Acts (praktikë ligjore e përgjithshme).

Përfshirja e Republikës së Kosovës brenda këtij kuadri legjislativ vendos politikën amerikane ndaj Kosovës në një strukturë normative dhe kushtetuese, duke i dhënë asaj qëndrueshmëri, siguri juridike dhe vazhdimësi institucionale.

II. Shtetësia dhe Sovraniteti
Brenda NDAA-së, Republika e Kosovës trajtohet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare publike, në përputhje me kriteret e përcaktuara në Konventën e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve (1933): territor i përcaktuar, popullsi e përhershme, qeveri efektive dhe aftësi për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera.2. Konventa e Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve, 1933, Art. 1.

Ky trajtim përbën:
• njohje funksionale të sovranitetit të Kosovës;
• afirmim të personalitetit të saj juridik ndërkombëtar; dhe
• përforcim të kapacitetit për veprim brenda rendit juridik ndërkombëtar.

III. Integriteti Territorial dhe Parimi i Uti Possidetis Juris

Kundërshtimi i NDAA-së ndaj ndarjes territoriale, shkëmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve mbi baza etnike është në përputhje të plotë me:
• parimin e integritetit territorial të shteteve, të sanksionuar në Nenin 2(4) të Kartës së Kombeve të Bashkuara;3. Kartë e Kombeve të Bashkuara, Neni 2(4). dhe
• parimin e uti possidetis juris, i cili ruan kufijtë administrativ ekzistues në momentin e krijimit të shtetit.4. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), Frontier Dispute (Burkina Faso/Mali), Vendim, 1986.
Këto parime konsiderohen pjesë e normave imperative të së drejtës ndërkombëtare (jus cogens), nga të cilat nuk lejohet devijim dhe që përbëjnë shtylla themelore të stabilitetit ndërkombëtar.5. Konventa e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, 1969, Neni 53.

IV. Ndalimi i Rikonfigurimit Territorial mbi Baza Etnike
Refuzimi i NDAA-së për ndryshime territoriale mbi baza etnike përputhet me ndalimin ndërkombëtar të praktikave që cenojnë:
• barazinë sovrane të shteteve;
• të drejtat themelore të njeriut; dhe
• parimin e mosdiskriminimit.6. Kartë e OKB-së, Nenet 1(2), 2(1).
Ky ndalim pasqyron mësimet e nxjerra nga përvoja historike e Ballkanit Perëndimor dhe shërben si mekanizëm juridik parandalues kundër konflikteve të rinovuara, pastrimeve etnike dhe destabilizimit rajonal.7. Jurisprudenca e ICTY-së; Rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi pastrime etnike.

V. Zgjidhja Paqësore e Mosmarrëveshjeve
NDAA riafirmon parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me:
Nenin 2(3) të Kartës së OKB-së;8. Kartë e OKB-së, Neni 2(3).
• ndalimin e kërcënimit ose përdorimit të forcës; dhe
• praktikën diplomatike ndërkombëtare të konsoliduar.
Brenda këtij kuadri, dialogu Kosovë–Serbi duhet të zhvillohet duke respektuar:
• sovranitetin e Republikës së Kosovës;
• barazinë juridike të palëve; dhe
• interesin erga omnes të komunitetit ndërkombëtar për paqe dhe stabilitet rajonal.9. GJND, East Timor (Portugal v. Australia), Vendim, 1995.

VI. Mosndërhyrja dhe Kundërveprimi ndaj Ndikimeve Destabilizuese

Dispozitat që autorizojnë masa kundër ndikimeve destabilizuese të palëve të treta janë në përputhje me:
• parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve;10. GJND, Nicaragua v. United States, Vendim, 1986.
• të drejtën e shteteve për të marrë pjesë në mekanizma të sigurisë kolektive; dhe
• ruajtjen e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Në këtë kontekst, Kosova njihet si komponent përbërës i sigurisë kolektive euro-atlantike.

VII. Integrimi Euro-Atlantik si Shprehje e Zgjedhjes Sovrane
Mbështetja për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian përfaqëson ushtrim të të drejtës sovrane të shtetit për të përcaktuar orientimin politik dhe të sigurisë, në përputhje me:
• Aktin Final të Helsinkit (1975);11. Konferenca mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, Akti Final i Helsinkit, 1975.
• parimin e vetëvendosjes së brendshme; dhe
• autonominë strategjike të shteteve sovrane.

VIII. Efekti Juridik Ndërkombëtar (Opinio Juris)
Përfshirja e Kosovës në NDAA përbën shprehje të qartë të opinio juris të Shteteve të Bashkuara në favor të:
• shtetësisë së Republikës së Kosovës;
• paprekshmërisë së integritetit territorial; dhe
• mosndryshimit të kufijve me forcë ose mbi baza etnike.12. GJND, North Sea Continental Shelf Cases, 1969.
Ky qëndrim kontribuon në konsolidimin e praktikës ndërkombëtare dhe forcon pozitën e Kosovës në forumet multilaterale dhe ndërkombëtare.

IX. Karakteri Erga Omnes i Integritetit Territorial të Kosovës
Integriteti territorial i Republikës së Kosovës përbën jo vetëm një të drejtë shtetërore individuale, por edhe një interes të komunitetit ndërkombëtar në tërësi (erga omnes), sipas doktrinës së zhvilluar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), veçanërisht në çështjet Barcelona Traction dhe East Timor.13. GJND, North Sea Continental Shelf Cases, 1969.
Dispozitat e NDAA-së që mbrojnë kufijtë e Kosovës forcojnë këtë karakter erga omnes, duke e vendosur mbrojtjen e integritetit territorial në një nivel që tejkalon marrëdhëniet dypalëshe.

X. Vetëvendosja dhe Ndarja nga Secesioni i Paligjshëm
E drejta e vetëvendosjes së popullit të Kosovës, e ushtruar në kontekstin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe nën mbikëqyrje ndërkombëtare, përbën një rast sui generis në të drejtën ndërkombëtare.14. GJND, Accordance with International Law of the Unilateral Declaration of Independence in Respect of Kosovo, Opinion Advisory, 2010.
Përfshirja e Kosovës në NDAA:
• konfirmon karakterin jo-secesionist të paligjshëm të shtetësisë së Kosovës;
• dallon qartë Kosovën nga pretendime separatiste të tjera që cenojnë integritetin territorial të shteteve ekzistuese;
• mbështet doktrinën e vetëvendosjes riparuese (remedial secession) si reagim ndaj shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave themelore.15. A. Buchanan, Justice, Legitimacy, and Self-Determination, Oxford University Press.

XI. Marrëdhënia ndërmjet së Drejtës Kushtetuese Amerikane dhe së Drejtës Ndërkombëtare
NDAA, si akt i Kongresit të SHBA-së, përfaqëson shprehje të vullnetit sovran kushtetues të një shteti me rol qendror në rendin ndërkombëtar.
Kodifikimi i politikës amerikane ndaj Kosovës:
• krijon koherencë ndërmjet së drejtës së brendshme dhe detyrimeve ndërkombëtare;
• shndërron qëndrimet politike në norma veprimi për administratën federale;
• forcon besueshmërinë juridike ndërkombëtare të SHBA-së.16. Restatement (Third) of the Foreign Relations Law of the United States.

XII. Detyrimi për Mosnjohje të Situatave të Paligjshme
Refuzimi i ndryshimit të kufijve dhe ndarjes territoriale përputhet me parimin ndërkombëtar të mosnjohjes së situatave të krijuara në kundërshtim me normat jus cogens, siç është formuluar në Draft-Artikujt e Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare mbi përgjegjësinë e shteteve.17. Draft-Artikujt e ILC-së mbi Përgjegjësinë e Shteteve për Veprimet Ndërkombëtare të Paligjshme, Nenet 40–41.
Në këtë kuptim:
• çdo tentativë për cenimin e territorit të Kosovës do të ishte juridikisht e pavlefshme;
• shtetet kanë detyrim negativ për të mos e njohur një situatë të tillë;
• NDAA kontribuon në parandalimin normativ të këtyre skenarëve.

XIII. Siguria Kolektive dhe NATO

Përfshirja e Kosovës në kuadrin strategjik të NDAA-së e pozicionon atë brenda arkitekturës së sigurisë kolektive euro-atlantike.
Nga këndvështrimi juridik:
• siguria e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë rajonale;
• kërcënimet ndaj Kosovës trajtohen si çështje me implikime ndërkombëtare;
• kjo përputhet me konceptin e sigurisë së pandashme (indivisible security).18. Koncepti Strategjik i NATO-s; Dokumente OSCE mbi sigurinë e pandashme.

XIV. Efekti Preventiv dhe Stabilizues i Normës

Një aspekt thelbësor juridik i NDAA-së është efekti i saj preventiv, që buron nga:
• qartësia normative;
• autoriteti institucional i SHBA-së;
• lidhja e politikës së jashtme me të drejtën e brendshme.

Ky efekt shërben si:
• pengesë juridiko-politike ndaj aventurave territoriale;
• garanci për paqe afatgjatë;
• sinjal i fortë për aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Konkluzion
Në dritën e së drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare, përfshirja e Republikës së Kosovës në NDAA përbën:
1. konsolidim të statusit juridik ndërkombëtar të Kosovës;
2. afirmim të integritetit territorial si normë jus cogens dhe erga omnes;
3. garanci për mosnjohjen e çdo zgjidhjeje që cenon rendin juridik ndërkombëtar;
4. integrim të Kosovës në arkitekturën e sigurisë kolektive.

Vendi i Lekës;20.12.2025

SI DO TË MASAKROHEJ KOSOVA LINDORE NË BISEDIMET FSHEHTA MES THAÇIT DHE VUÇIQIT? Nga Xhafer Shatri

Që nga çlirimi i Kosovës dhe derisa sa e kanë arrestuar, Hashim Thaçi, kokë më vete e në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet ne fuqi, i ka nxjerrë, radhazi, në pazarin e madh kufijtë dhe territoret e Kosovës.

Për këtë, për çdo ditë po dalin fakte e dëshmi, sa që do të vijë dita, , që ai do të përgjigjet penalisht për rrezikimin serioz të integritetit territorial të vendit, vetëm e vetëm për nevojat e tij personale.

Pse tash kjo temë ?

Sepse kam vërejtur se jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në debate të ndryshme po përvijohet kjo temë e rrezikshme…;

Sepse jam ndër të parë, në mos i pari që jam marrë me këtë temë të prushtë, posa ka nisë me u përvjedhë në medie dhe e kam kundërshtuar publikisht;

Sepse rrethanat e krijuara në Ukrainë, duhet të na i hapin sytë, të na bëjnë të çohemi peshë, i madh e i vogël, dhe ta kundërshtojmë çdo përpjekje që çon në gjymtimin e territoreve tona. Kudo qofshin ato.

Sepse, në pikëpamjen time, ai që nuk është në gjendje me e mbrojtë çdo pëllëmbë të atdheut, si vendlindjen e tij, ai mund të jetë gjithëçka, por jo patriot.

E nënvizoj se, në rast se do të realizohej plani antishqiptar Vuçiq&Thaçi, më së keqi do ta pësonte Kosova Lindore, sepse do të defaktorizohej përgjithmonë.

Në këtë vazhdim po e postoj një analizë të themelshme dhe serioze për pasojat që do të përplaseshin në territoret e Kosovës Lindore.

Këtë e kanë shkruar dy ekspertë akademikë të çështjes së kufijve, Ak. Hivzi Islami dhe Prof. Arsim Ejupi, të cilët janë nga Kosova Lindore. Dhe e njohin këtë çështje më mirë se kushdoqoftë tjetër.

Punimi është i gjatë, por një çështje kaq serioze nuk mund të përmblidhet në një kronikë lajmesh. Unë e kam lexuar disa herë prej që është publikuar dhe sa herë e lexoj mësoj diçka të re. Sepse është analizë e ekspertëve eminentë.

Duhet nënvizuar se me projektin Vuçiq-Thaçi, Kosova Lindore është dëmtuar substancialisht ; sepse shqiptarëve atje u është krijuar iluzioni se kjo çështje do të kryhet për së mbari. Dhe tash cilido që e kundërshton «bashkimin» e tyre me Kosovën kqyret dhe lexohet armiqësisht. E kuptoj, sepse shtypja që ushtron Serbia atje është e padurueshme dhe e gjithanshme.

Pavarësisht kësaj, unë mendoj se duhet ta themi të vërtetën. E vetmja mënyrë që Kosova t’i ndihmojë territoret e saj të pushtuara është të punojë në forcimin e ndikimit të elitave të tyre, ne denoncimin e vazhdueshëm të shkeljes së të drejtave të tyre, në financimin e projekteve rendësore në fushën e dijes, arsimit, infrastrukturës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare… E mbi të gjitha të jetë shtet i fortë e serioz që nëse shteti pushtues rrezikon jetën e vëllezërve tanë, Kosova me u çu’ në këmbë, në shtatë e shtatëdhjetë, dhe me i mbrojtë e me i çliru.

Jemi para zgjedhjeve dhe, në parim, po të ishte Hashim Thaçi bartës i listës së PDK-së, nuk do të shkruaja për këtë temë, sepse nuk dua të implikohem në zgjedhje.

Duhet lënë që zgjedhësit, arbitri, ta japin verdiktin e tyre shlirë. Por meqë z. Bedri Hamza, nuk ka të bëjë fare me pazaret me territore, kjo analizë nuk e penalizon atë në asnjë mënyrë.

Vetëvetiu as Partinë Demokratike, sepse Hashim Thaçi nuk ka vepruar në emër të saj, por në emrin e vet dhe për interesat e tij strictement personale.

Lexojeni analizën e mëposhtme me laps në dorë nëse doni ta njihni me themel këtë çështje që është jetike për çdo shqiptar, pavarësisht se ku jeton.

 

‘Korrigjimi’ i kufirit dhe ‘bashkimi’ i Luginës me Kosovën, është lojë e dëmshme dhe e rrezikshme

Nga Hivzi Islami & Arsim Ejupi 05/09/2018

“Korrigjimi” i kufirit dhe “bashkimi” i Luginës së Preshevës me Kosovën – lojë e dëmshme dhe e rrezikshme.

Kohët e fundit në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe gjithandej nga ka shqiptarë, si dhe në disa qarqe rajonale e ndërkombëtare po zhvillohet një diskurs i gjerë rreth kufijve, ndarjes së Kosovës dhe copëtimit të Luginës së Preshevës në emër “të korrigjimit” të kufijve dhe rrjedhimisht “bashkimit” të Luginës me Kosovën.

Ndarjet dhe copëtimet e trungut gjeoetnik të shqiptarëve, me imponimet dhe me dhunën e realizimit të tyre, si dhe konsekuencat shumëdimensionale, nuk janë problem i ri dhe kanë një historik të gjatë, nga periudha osmane e deri në ditët tona, por në versione dhe në dimensione të ndryshme, territoriale dhe politike. Ndarja territoriale-etnike e Kosovës sot do të shënonte  mosekzistimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran.

I pari i shtetit të Kosovës, me disa individë shqiptarë dhe disa qarqe pushtetore serbe dhe ndërkombëtare, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesin shtetëroro-kombëtar, është vënë në krye të këtij diskursi dhe aventure me pasoja të dëmshme dhe tepër të rrezikshme për ardhmërinë e Kosovës dhe të shqiptarëve, por edhe gjithë Ballkanin, duke i hapur rrugë “ballkanizimit” të mëtejmë të tij (BeH, Maqedonia, Sanxhaku, Vojvodina, Kroacia, Mali i Zi, pakica bullgare në JL të Serbisë etj.).

Nga elaborimi i të gjitha dimensioneve gjeohapësinore, gjeopolitike dhe etnodemografike, sasinë dhe cilësinë e resurseve, rezulton përfundimi se me ndarjen e Kosovës dhe me copëtimin e Luginës, me kusht që të merrej edhe hekurudha dhe autostrada (Korridori 10), humbëse janë Kosova dhe Lugina, ndërkaq fitues del vetëm Serbia, madje me vetë idenë dhe nismën “e korrigjimit” të kufirit dhe natyrisht Rusia. Prandaj, është trishtuese të preken kufijtë ekzistues.

1. Ideja për ndarjen e Kosovës është e vjetër dhe buron nga Serbia. Autor i saj është “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiqi, inspirues i të gjitha tragjedive njerëzore dhe materiale në ish-Jugosllavi. Si kryetar i Jugosllavisë së Tretë (Serbia dhe Mali i Zi), në janar 1993 projektin e ndarjes në proporcion 60:40% në favor të Serbisë e paraqiti në selinë e OKB-së në Nju-Jork, por u hodh poshtë nga bashkëkryetarët e Konferencës së Gjenevës, Sajrus Vens (Cyrus Vance) dhe Robert Oven (Robert Owen) nga frika e ndarjes së BeH-së dhe e Maqedonisë. Në vitin 2004 edhe më vendosmërisht doli me tezën se “Serbia nuk ka forcë biologjike që ta ruajë territorin e saj”, prandaj duhet të ndahet dhe ndarja e përkufizimi i tillë paraqesin “kompromisin midis të drejtës historike e të drejtës etnike dhe zgjidhjen racionale të antagonizmave shekullore ndëretnike”. Pjesa që do ta merrnin shqiptarët mund të bashkohet me Shqipërinë dhe dy popujt dhe dy shtetet mund të jetojnë njëri pranë tjetrit dhe për këtë qëllim autoritetet e Beogradit duhet të bisedojnë drejtpërdrejt me Tiranën zyrtare, duke e kapërcyer Prishtinën. Kryeministri serb Z. Gjingjiq u angazhua që ta realizojë planin e Qosiqit, por ai u vra në vitin 2003.

2. Në frymën e zgjidhjes së çështjes “shqiptaro-serbe”, siç e thoshte Qosiqi, “kapërcimin” e Prishtinës fare lehtë e hetojmë edhe sot nga Tirana zyrtare (prononcimi i Ramës, bashkë me Vuçiqin në Nish për ndërtimin e rrugës Nish – Merdare – Kukës – Durrës, pa çarë kokën se ajo kalon nëpër Kosovë, ose deklarata skandaloze e Ramës në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës se Shqipëria dhe Kosova mund ta kenë një president; me këtë shpërfill rëndë sovranitetin e Kosovës dhe shfaq megalomaninë paternaliste!). Nga kjo shihet qartë se Shqipëria e sotme zyrtare nuk tregon ndonjë zell për afirmimin e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, sikurse as Shqipëria e djeshme dhe e pardjeshme! Përkundrazi! Ndarjen e Kosovës e kundërshtojnë të gjitha instancat relevante ndërkombëtare dhe shtetet më të fuqishme në Evropë dhe në botë, sikundërqë nuk pranojnë që Kosova të kthehet në gjendjen e para vitit 1999 ose të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Edhe Kushtetuta jonë këtë e ndalon. “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm” (Neni 1, alineja 1) dhe “nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti” (neni 1, alineja 3).

3. Tezën e Qosiqit e ka mbështetur vetëm një shqiptar, “babai” i kombit, Rexhep Qosja, i cili shkon edhe më larg dhe në një seri prononcimesh pas luftës flet për “lëkundjen e kufirit mes Kosovës e Serbisë dhe zhvendosjen humane të popullsisë”, të fokusuar pikërisht te shqiptarët e veriut të Kosovës dhe shqiptarët e serbët e Luginës, duke kërkuar të bëhet shkëmbimi i Luginës me veriun e Kosovës, pa pasur njohuri elementare për kontekstin gjeohapësinor dhe gjeoetnik të dy territoreve. Ndërsa ngrihet pikëpyetja: pse ky njeri kurrë nuk e kërkoi Plavën dhe Gucinë dhe në asnjë rast nuk foli për pozitën e rëndë të shqiptarëve në Mal të Zi?! “Zhvendosja humane e popullsisë” ndodhi përmes spastrimit etnik si veprim më i shëmtuar në luftërat në ish-Jugosllavi në fund të viteve të 90-ta të shek. XX. Në kuadër të krimeve kundër njerëzimit, shpërngulja e qëllimshme, e planifikuar dhe e dhunshme e popullsisë në sistemet juridike të shumë vendeve, duke përfshirë edhe ato që vetë ushtrojnë gjenocid dhe nga vetë OKB-ja, konsiderohet krim gjenocidial. Vetëm njerëzit pa ndjenja njerëzore, megalomanët paranojakë dhe popullistët fisnorë sot e mbështesin “zhvendosjen humane të popullsisë”!

4. Aktualizimi i ndarjes së Kosovës sërish vjen nga Beogradi, bashkë me Tiranën zyrtare në heshtje dhe disa qarqe të huaja proserbe. “Çerek-Prishtina” zyrtare është e fundit që u kyç në këtë projekt katastrofë për shtetin tonë në ndërtim dhe për Luginën e Preshevës, të manipuluar nga profiterët andej e këndej kufirit. Pala serbe duke qenë koshiente për pamundësinë që në aspekt afatgjatë t’i mbajë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në nivelin e “konfliktit të ngrirë” dhe synimit për aderim sa më të shpejtë në BE, kohët e fundit përmes rrugëve mediatike, por edhe të prononcimeve, kryesisht  nga nivelet e ulëta të udhëheqjes politike, gjithnjë e më shumë po e plason idenë e shkëmbimit të territoreve. Për të përfituar sa më tepër nga dialogu deri më tash joproduktiv me Kosovën, por edhe për t’i zvogëluar efektet e mundshme negative në opinionin e brendshëm politik, intelektual dhe fetar heziton haptas ta quajë atë “shkëmbim të territoreve”, sepse Kosovën nuk e pranon shtet të pavarur dhe si tërësi e konsideron pjesë të Serbisë, prandaj po i përdor formulimet “korrigjim” apo “rirregullim” i territorit. Për fatkeqësinë tonë, në këtë “grackë” ka ra i pari i shtetit tonë, duke e ndjellë një të keqe të madhe!

5. Plani i Ahtisaarit i ka njohur kufijtë e Kosovës në gjendjen para 31 dhjetorit 1988. Aty shprehimisht thuhet: “Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga Marrëveshja e Demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001” (2 shtator 2007). Në afatin e paraparë, në procesin e “demarkimit” Maqedonia i mori nga Kosova 1.91 km². Dokumenti i tij dhe shumë dokumente të tjera, çfarë janë Kushtetuta e KSA-ja e Kosovës e vitit 1974, Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 dhe Kushtetuta e Republikës e vitit 2008, si dhe Komisioni i Badinterit i vitit 1991, vendimi i Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës i vitit 2010 dhe harta e KFOR-it i definojnë qartë kufijtë e Kosovës, të kornizuar në 10.905 km². Deri më sot 115 vende e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës në këtë madhësi territoriale. Dokumenti i Ahtisaarit, i futur komplet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, serbëve të Kosovës u dha aq shumë privilegje sa nuk i gëzon asnjë pakicë në botë. Plani i Ahtisaarit është kompromisi maksimal që ka bërë Kosova; përtej nuk mund të shkojë. Që nga paslufta serbët e veriut të Kosovës nuk paguajnë as ujë, as rrymë, as tatim në pronë!

6. Të flitet për ndërrim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën pa u zgjidhur çështjet elementare në negociatat me ndërmjetësim ndërkombëtar (Brukseli), çfarë janë diplomat e UP-së të shqiptarëve të Luginës, problemi i energjisë, i kadastrës, lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë etj., është një absurd i paparë në marrëdhëniet midis shteteve. Shtëpia nuk ndërtohet nga çatia! Klithja për “bashkim” është pikërisht paaftësia e realizimit të agjendës së Brukselit dhe kjo sjellje e aktorëve “të bashkimit” çon drejt amortizimit të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ndoshta ky është dhe qëllimi të cilin e dinë vetëm aktorët e lojës “së korrigjimit” të kufijve!

7. Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, i njohur si Komision i R. Badinterit, në kufijtë ekzistues administrativë (Uti possidetis) 6 ish-republikat e ish-Jugosllavisë u bënë shtete të pavarura në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar (1991-1993). Kufij të tillë administrativë, me bazë kadastrale, kanë pasur edhe dy ish-krahinat socialiste autonome Kosova dhe Vojvodina. Meqenëse Serbia nuk e ka pranuar formalisht pavarësinë e Kosovës nuk mund të ndërmerret asnjë veprim rreth kufijve dhe nuk është e mundur ndonjë marrëveshje për delimitimin dhe pastaj demarkimin e vijës kufitare. Serbia së pari duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues e pastaj vjen korrigjimi ku mendohet se ka konteste, si me vendet e tjera fqinje që e kanë njohur pavarësinë e saj. Midis Kosovës dhe vetvetes Serbia vazhdon ta konsiderojë kufirin administrativ, joshtetëror. Prandaj, i ashtuquajturi “korrigjim i kufirit” është sa mosdije, po aq një sjellje irracionale ndaj opinionit dhe një lojë me ndjenjat e popullatës shqiptare në Luginë dhe në veri të vendit, të cilët këto ditët e diskursit po përgatiten të ikin edhe ata pak shqiptarë të mbetur në veri, duke i shitur pronat, ndërsa serbët në jug të Ibrit, bashkë me Kishën Ortodokse Serbe janë kundër “ikjes” së Veriut të Kosovës.

8. Në opinionin e gjerë publik është krijuar një huti e madhe rreth përdorimit të nocioneve “ndarje”, “copëtim”, “shkëmbim”, “lëkundje”, “korrigjim”, “rishikim”, “demarkim”, “rirregullim”, “ridizajnim”, “rikufizim”, “rivijëzim” etj. Aktualisht të gjitha janë në funksion të pazareve politike të individëve të papërgjegjshëm dhe të qarqeve jashtë Kosovës e Luginës dhe veçanërisht të Serbisë. “Ndarje”, “shkëmbim” dhe “copëtim” do të thotë e njëjta gjë, por në kontekstin e diskursit të sotëm konkret politik e njëjta gjë nënkuptohet dhe me nocionet “korrigjim”, “rishikim”, “rivijëzim”, “rivizatim” ose “lëkundje” e territorit. “Korrigjimi” i kufijve midis Kosovës dhe Luginës së Preshevës është një mashtrim banal i radhës, qitje hi syve opinionit shqiptar në Kosovë, në Luginë dhe përtej. Përveç fjalëve boshe dhe konfuze, ndonjë plan konkret i “korrigjimit” të territorit midis Kosovës dhe Serbisë, bashkë me kriteret dhe parametrat e tjerë,  nuk po prezantohet, sepse nuk ekziston; aktorët e “korrigjimit” të kufirit nuk kanë as haber për kontekstin gjeohapësinor të Luginës së Preshevës. Serbia mund edhe të ketë plane të ndarjes në versione të ndryshme.

9. Është i njohur fakti se në kuadër të përcaktimit të vijës kufitare ndërmjet shteteve janë këto 5 faza: 1. Përkufizimi ose ndarja politike kufitare; 2. Definimi i kufirit; 3. Delimitimi i kufirit; 4. Demarkimi i kufirit dhe 5. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e kufirit. Në fazën e parë ushtarakët, politikanët dhe diplomatët merren vesh për vendshtrirjen e kufirit. Një ndarje e tillë shpeshherë nuk është precize. Faza e dytë është definimi i kufirit. Meqenëse etapa e parë e përcaktimit të vijës kufitare përcillet shpeshherë me pasaktësi, në etapën vijuese synohet që kufiri të definohet në mënyrë më precize. Markerët janë pika karakteristike fiziko-gjeografike dhe sociale në terren. Në procesin mjaft kompleks të definimit të kufirit politikanët ndihmohen nga “arkitektët e kufirit” dhe nga “inxhinierët e kufirit”.

Etapa e tretë është delimitimi, i cili paraqet një proces ligjor përmes të cilit dy shtete sovrane përshkruajnë në formë të shkruar pozitën e kufirit të tyre të përbashkët, kryesisht si rrjedhojë e vendimmarrjes në tryezën negociuese, e cila rezulton me një marrëveshje ose traktat të nënshkruar nga palët e interesuara. Në këtë fazë “inxhinierët e kufirit” luajnë rolin kryesor. Demarkimi është etapa e katërt; ky është një operacion i terrenit dhe çështje ekzakte nga njohuritë gjeografike, fizike dhe astronomike. Qëllimi i tij është të markojë pozitën e kufirit në terren (tokë) ashtu që të jetë i dukshëm për të gjithë. Objektivi i demarkimit është vendosja e pikave fizike që përcaktojnë saktësisht kufirin e delimituar. Aty ku është e mundshme demarkimi me pika artificiale kufitare duhet të përmbajë piramida (shtylla) të vendosura drejtpërdrejt në vijën kufitare. Zakonisht formohet një komision i përbashkët i dy shteteve, i cili ka për detyrë të tërheqë vijën kufitare në varësi të gjendjes reale (relievi, hidrografia, situata shoqërore-ekonomike) në hapësirën kufitare.

10. Gjatë procesit të demarkimit të kufirit devijimi i vijës kufitare mund të bëhet jo më shumë se 150 m² nga njëra anë ose nga  ana tjetër e kufirit (interesi i njërës palë për ndonjë burim të ujit, ndërsa nevoja e palës tjetër për qasje në një rrugë). Bëhet fjalë për shkëmbim: sa merr, aq jep në mënyrë që sipërfaqja totale e entiteteve shtetërore të mbetet e njëjtë. Faza e fundit është administrimi i kufirit në gjithë zonën kufitare (kontrolli gjatë kalimit të njerëzve dhe të mallrave, kontrolli i sigurisë, duke përfshirë kontrabandën, rrugët e mjetet e tjera të trafikut dhe të komunikacionit, i përdorimit të ujit, i tokës bujqësore dhe i pasurive të tjera).

11. Për shkak të ndryshimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare kufijtë variojnë historikisht në varësi të procesit të themelimit, të ndërtimit ose të dekompozimit të shteteve. Ngjitja e shtetit në skenën botërore është çështje e fakteve që nuk sjell automatikisht edhe pranimin e tij. Në praktikat bashkëkohore njihen rastet kur shtete të caktuara pranohen për arsye të ndryshme, por çështja e kufijve të tyre mbetet edhe shumë kohë pa u zgjidhur. Ndarja kufitare vjen në rend të ditës vetëm atëherë kur përcaktohet prania e ndonjë titullari juridik.

12. Në Ballkan dhe në territorin etnik shqiptar sot janë dy nyje neuralgjike gjeopolitike dhe gjeostrategjike, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare dhe veriu i Kosovës me shumicë serbe. Lugina shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit dhe paraqet një territor-korridor që lidh Luginën e Moravës në veri me Luginën e Vardarit në jug, duke mundësuar komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë të Evropës së Mesme me atë Jugore dhe më tutje. Nëpër të kalojnë paralelisht rruga automobilistike (autostrada) dhe hekurudha me rëndësi ndërkombëtare, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturin Korridorin X, si një nga linjat më të rëndësishme të komunikacionit dhe transportit në Evropën JL.

13. Veriu i Kosovës shquhet me pasuri të mëdha minerale dhe ujore, pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë. Pjesa veriore e Kosovës ka një sipërfaqe prej 1.002 km2  (komunat Leposaviq 539,05 km2 , Zubin Potok 334.38 km2, Zveçan 123,01 km2 dhe Mitrovicë Veriore 5,46 km2), me 174 vendbanime. Është e pasur me burime minerare të plumb-zingut (Bellobërdë, Koporiq dhe Zhuta Përlin, Cërnac, me rezerva të vlerësuara në rreth 6,4 milionë tonë më 1986-n, si dhe shkritorja e plumbit në Zveçan, koncentruesi në Leposaviq). Në anën tjetër, në territorin në mes të Kosovës dhe të Serbisë, në lumin Ibër është ngritur akumulimi (diga) më i madh në vend, ai i Gazivodës (Ujmanit) me kapacitet prej 390 milionë metrash kub ujë dhe që është vital jo vetëm për popullsinë e pjesës veriore të Kosovës, por për sistemin energjetik e industrial në përgjithësi.

Akumulimi është ngritur në vitet 1979-1984 dhe qëllimi i tij ishte furnizimi me ujë i popullsisë dhe ujitja e rreth 20.000 hektarëve tokë në fushën e Kosovës dhe të Drenicës. Termocentralet nuk mund të imagjinohen pa burime të sigurta ujore, sikundër edhe “Feronikeli”. TC “Kosova A” ka një harxhim mujor të ujit prej 8 milionë metrash kub, ndërsa TC “Kosova B” rreth 9 milionë metra kub. Vetëm për prodhimin e një MWh të energjisë nevojiten rreth 6 metra kub (TC Kosova A) dhe 3 metra kub ujë (TC Kosova B). Sipas të dhënave, TC “Kosova B” që është kryesori për prodhim të energjisë, furnizohet vetëm nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, uji i të cilit vjen nga akumulimi i Ujmanit. Sot nga Ujmani furnizohen me ujë 6 komuna dhe rreth 35% e popullsisë së Prishtinës.

14. Me pozitën e saj kontinentale me asnjë kusht Serbia nuk pajtohet të humbasë hekurudhën ndërkombëtare BeogradëShkupëSelanik që kalon nëpër Bujanoc dhe Preshevë, autostradën BeogradëSelanik, bazën ushtarake të sapondërtuar në Cepotin në jug të Bujanocit, si dhe territorin e komunës së Medvegjës. Shtrohet pyetja a mund të merret hekurudha e ndërtuar në sektorin e Luginës në vitin 1889? Përgjigjja është negative, sepse për hekurudhën Serbia me aleatët e saj do të zhvillonte një luftë jo në përmasa ballkanike, por evropiane. Paralelisht me hekurudhën shkon autostrada moderne dhe Korridori X si avantazhe të mëdha për Serbinë dhe për transportin e saj në Evropën JL.

15. Ideja e Serbisë për dalje në detin Egje daton nga pjesa e dytë e shek. XIX përmes ndërtimit të kanalit Moravë-Vardar, për çka shprehën interesim disa kompani të njohura të kohës (dy franceze, një gjermane, një angleze dhe një amerikane). Për shkak të terrenit të komplikuar (për rrugën lundruese duhej të ngrihej një sistem i tërë kaskadash e kanalesh për t’i eliminuar dallimet hipsometrike prej 491,6 m – pengesë e madhe është kërrusja midis Preshevës dhe Kumanovës), kostos së lartë financiare dhe ndërhyrjes së Rusisë për të qenë sa më shumë e pranishme në Ballkan, projekti dështoi. Por në kokat e serbëve të Serbisë së atëhershme ishte e ngulitur thellë aspirata për dalje në det, sikundërqë dhe në Serbinë e sotme ende gjallojnë këto aspirata (për ndërtimin e kanalit Moravë-Vardar vetëm para disa viteve insistonte dhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, disa ministra të qeverisë së Serbisë, ekspertë, analistë etj).

16. “Korrigjimi” ose “rirregullimi” i territorit midis Kosovës dhe Serbisë e kthen Kosovën në fund të viteve të 40-ta, kur me ligjet për ndarjen administrative-territoriale të viteve 1947-1950, në mbështetje të Kushtetutës së R. P. të Serbisë të 17 janarit 1947, Serbia 7 fshatra të Karadakut të Preshevës ia barti rrethit të Preshevës (Stanec, Maxhere, Depcë, Peçenë, Ranatoc, Caravajkë dhe Sefer), të cilat deri atëherë i takonin rrethit të Gjilanit. Po kështu veproi edhe me fshatrat Dobrosin e Konçul të cilat para se t’i bashkoheshin komunës së Bujanocit i kishin takuar Kosovës, sikundër dhe dy fshatrat e Malësisë së Bujanocit, Zarbinca dhe Priboci.

Ka sa vite që Lutfi Haziri, sot kryetar i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetar i parë i LDK-së (më herët dhe funksionar i pushtetit qendror të Kosovës), ripërsërit kërkesën që këto 11 fshatra t’i kthehen Kosovës dhe me këtë të kthehet kufiri në vijën e vitit 1956 (sic!), gjë që është e pasaktë, sepse në këtë vit nuk ka pasur asnjë lëvizje të kufijve të jashtëm dhe të brendshëm të Kosovës, por vetëm në vitin 1959 dhe atë vetëm në veri të Kosovës, si dhe, siç theksuam, deri në vitin 1950 në lindje të saj! Si zë i vetmuar për “rishikimin” ose “rirregullimin” e kufirit Kosovë-Luginë, Haziri ose nuk e ka të qartë konceptimin hapësinor të Luginës, si shumëkush tjetër, ose pas këtij insistimi të tij qëndron ndonjë interes tjetër i brendshëm  (brenda garës ndërpartiake dhe brendapartiake lufta për votat e shqiptarëve të Luginës, që kanë mbetur në komunën e Gjilanit nga konflikti i armatosur i vitit 2000) ose edhe ndonjë pazar përtej. U kritikuan qëndrimet e Hazirit edhe nga ne të nënshkruarit, por kritika më të ashpra i drejtoi ish-kryeministri H. Thaçi, më 17 11. 2011, në Parlament teksa bisedohej për buxhetin kur tha se “Kjo është më tepër se buxheti, ndarja e territorit të Kosovës dhe çdo ide e tillë është shumë e rrezikshme”! Por sot i pari i Kosovës po pajtohet me Hazirin për “korrigjimin” e kufijve dhe për ndarjen e Kosovës, duke theksuar: “E çmoj përvojën politike të z. Hazirit. Duhet ta dëgjoj me vëmendje dhe të ndërtoj opinionin tim” (24.07. 2018). Këtu gjen vend proverbi: “E ndoqëm lepurin, na doli ujku”!

17. Në fund të vitit 1959 Serbia bëri hapin tjetër në drejtim të organizimit më të qëndrueshëm dhe efikas territorial dhe administrativ, por që kishte për qëllim krijimin e një Kosove më heterogjene etniko-demografike. Më 26 nëntor 1959 Serbia ia “dhuroi” Kosovës 197 km2  të rrethit të Rashkës, me 45 vendbanime, që i shkuan qarkut të Zveçanit dhe në tërësi komunës së vogël, tashmë ekzistuese në Kosovë të Leposaviqit, me 26 fshatra më 3 prill 1952 me ç’rast u ndryshua pak përbërja nacionale e Kosovës. Leposaviqi si vendbanim dhe komunë e vogël pra gjithnjë ka qenë në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur këmbim midis Preshevës dhe Leposaviqit, siç flasin të painformuarit. Presheva me rrethinë deri në vitin 1912 ishte kaza e sanxhakut të Prishtinës brenda Vilajetit të Kosovës, pastaj deri më 1941 nën pushtetin serb, bashkë me Maqedoninë.

Ndërsa gjatë LNÇ-së kishte bashkëpunim të ngushtë me celulat e PKJ-së për Maqedoninë (komunisti i spikatur Abdulla Krashnica nga Presheva ishte delegat në mbledhjen ku lindi qenia shtetërore maqedonase, ASNOM-i, të mbajtur më 2 gusht 1944 në Manastirin Prohor Pçinjski në Serbi). Pas Luftës II, varësisht nga interesat politike dhe raporti i forcave midis Serbisë dhe Maqedonisë, Lugina mbeti nën Serbi dhe i takonte herë rrethit të Vranjës e herë të Leskovcit; fillimisht kur u suprimua rrethi i Preshevës një kohë kompetencat i mori rrethi i Bujanocit. Lugina e Preshevës dhe shqiptarët historikisht, por edhe sot e gjithë ditën mbetën të lidhur pashkëputshëm me Luginën e Kumanovës – Shkupit dhe shqiptarët e Maqedonisë në sferën familjare, ekonomike, arsimore etj. “Korrigjimi” mekanik i kufirit “i pret” këto lidhje dhe kontakte!

18. Shtatë fshatrat e përmendura të Karadakut të komunës së Preshevës kanë një territor prej gjithsej 31.2 km2, ndërsa katër fshatrat e Bujanocit kanë 53.8 km2. Një territor prej 85 km², përveçqë nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme për nga sipërfaqja, tanimë është buzë shpopullimit të plotë. Ndërsa sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002 në shtatë vendbanimet e Karadakut, të cilat po lakohen në kuadër të një “shkëmbimi” të mundshëm, kanë jetuar 656 banorë, tashmë numri i tyre sillet vetëm në disa dhjetëra. Në fshatin Sefer ka vetëm 2 shtëpi të banuara, në Stanec 5, në Peçenë asnjë, në Ranatoc 3, në Caravajkë 4, në Depcë 5 dhe në Maxhere 7. Moszhvillimi ekonomik e infrastrukturor dhe rritja e presionit të hapur ushtarak në zonën kufitare me Kosovën, ku shtrihen këto vendbanime, i ka detyruar banorët të shpërngulen në drejtim të Kosovës dhe vendbanimeve fushore të Luginës. Kullosat dhe pyjet të cilat nuk dallohen për masë drusore e cila do të rriste mundësitë e shfrytëzimit dhe të përpunimit kanë bërë që popullsia të merret me blegtori ekstensive dhe prerjen e shitjen e drunjve si lëndë djegëse për ngrohje. “Erozioni” demografik në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar kishte marrë hov. Edhe fshatrat kufitare të komunës së Bujanocit (Dobrosini e Konçuli) janë përballur me shpërnguljet në drejtim të Kosovës.

Vija kufitare e Kosovës me Serbinë ngastrën e fshatit Dobrosin e pret në mes, ndërsa distanca e madhe me vendbanimet e tjera të komunës së Bujanocit dhe vetë qendrën urbane i kanë orientuar banorët e fshatit që nevojat e veta t’i plotësojnë në qytetin e Gjilanit. Këto vitet e fundit pjesa dërrmuese e banorëve të Dobrosinit janë ngulitur në Gjilan, ndërsa Zarbinca dhe Pribovci tashmë janë në prag të shuarjes së jetës.

TREKËNDËSHI KUFITAR- Nga Refik HASANI

Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar, ku shkohet nga qyteza e Zhegrës për në fshatin Dunav të Gjilanit, është trekëndëshi kufitar, në një pikë kafitare të padrejt që ndahen 3 shtete.
Për të shkuar deri në pikën kufitare, nga Dunavi, një pjesë e rrugës është dashur të kalohet në këmbë, një orë rrugë vetëm njëra rrugë, duke kaluar në këto bukuri natyrore të Maleve të Karadakut. Gjilani, Presheva e Kumanova,jan këto 3 Rajone, si qendra më të mëdha Rajonale që kufizohen në këto 3 shtete.
Interes i përbashkët është Vëllazërimi, Miqësimi e Binjakëzimi, në mënyrë institucionale për një bashkëpunim të mirëfilltë institucional në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit, e rritë mirëqenjën e këtyre hapsira tona shqiptare.
 Jo vetëm mundësi të shumta, por kemi obligim të krijohen lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale me Komunat fqinjë kufitare, bashkëpunim të njëmendët e institicional në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit.
Bashkëpunimi e mirëkuptimi në trekëndëshin kufitar,nënkupton edhe për programe e grante të BE-së, si IPA I dhe IPA II, dhe për projekte që do të konkurrojn dhe me të cilat përfitimet në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi kufitarë. Urojm që në trekëndëshin kufitar, të jetë dhe mbetët një zonë e sigurt, si dhe garantimin e lehtë të lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave e vlerave të përbashkëta të kulturës e kultivim tradite.
Një urë bashkëpunimi, të shëndërrohet një trekëndësh të paqes, ku gjejn pikë takim, si bartësit e institucioneve, por edhe Poetët, Shkrimtarët, Afaristë, Piktorët etj.
Në 3 anët e kufirit të këtyre 3 shteteve, shumicën e përbëjmë NE SHQIPTARËT.
*Pamje nga vizita, në Trekëndëshin Kufitar, aty ku takohen Kosova, Maqedonia Veriut dhe Serbia,datë 14 dhjetor 2025.
**Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një kumtesë me tematik të kësaj teme, si punim i studiuar formë më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore, trajtim i hulumtuar mbi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit.

The Western Balkans at Risk: Vučić, Russia, and International Legal Challenges for Kosovo and the Region- By Isuf B.Bajrami

 

While international attention often focuses on the war in Ukraine and global tensions, the Western Balkans remain a highly sensitive strategic and legal zone. Statements by Serbian President Aleksandar Vučić near military bases along the Kosovo border, coupled with reports of hundreds of Serbian citizens fighting in Ukraine under the Russian banner, are not mere political gestures—they represent a destabilizing strategy with direct implications for Kosovo’s sovereignty and regional security.
This writing analyzes the risks, legal implications, and international frameworks relevant to Kosovo, as well as situations in other sensitive areas such as North Macedonia, the Presevo Valley, and Sandzak, while offering recommendations for alternative problem solving.

Vučić’s Implications and Serbo-Russian Influence
Vučić’s public statements and military symbolism serve several strategic purposes:
1. Consolidating a nationalist political base within Serbia and mobilizing public opinion around the idea of “recovering lost territories.”
2. Sending threatening signals to non-Serbian communities and Kosovo authorities, creating pressure on international actors.
3. Normalizing the idea of future territorial conflict, violating the principles of the UN Charter, Article 2(4), which prohibits the use of force against the territorial integrity of states [1].
From a legal perspective, these actions intersect with several key international instruments:
• The Hague Conventions (1907) and the Geneva Conventions (1949, Additional Protocols I & II), governing conduct in armed conflicts and civilian protection [2].
• Article 51 of the UN Charter, outlining the right to self-defense [3].
• The Vienna Convention on Diplomatic Relations (1961), prohibiting external interference in domestic affairs of states [4].

Situational Analysis in the Wider Region
1. Presevo Valley (Southern Serbia)
The Presevo Valley, predominantly Albanian, remains vulnerable to Serbian destabilizing narratives and Russian influence:
• Pressure on Albanian communities increases the risk of ethnic tensions and discriminatory policies.
• Violations of human and minority rights, as enshrined in the International Covenant on Civil and Political Rights (ICCPR), reinforce narratives of international neglect [5].
• Threats against Kosovo’s territorial integrity escalate regional security risks.

2. North Macedonia
• Serbian influence over local Serbian communities and political actors could affect inter-ethnic relations.
• External pressures may challenge the principle of non-intervention and regional stability, undermining agreements such as the Prespa Agreement (2018), which normalized relations with Greece and supported EU/NATO integration [6].

3. Sandzak (Serbia and Montenegro)
• Sandzak, with significant Bosniak and Albanian populations, is susceptible to nationalist rhetoric and paramilitary influence from Belgrade.
• Returning fighters under Russian influence could pose risks to local law and order, violating the Geneva Conventions and International Humanitarian Law [7].

Concrete Risks for Kosovo and the Region
1. Destabilization of northern Kosovo and neighboring regions: Returning fighters may integrate into paramilitary networks, violating Kosovo’s Criminal Code and International Humanitarian Law [8].
2. Diplomatic and legal pressure on the West: Coordinated narratives portraying Kosovo as a disputed entity may challenge international recognition and the principle of non-intervention [9].
3. Normalization of conflict ideology and ethnic tensions: Vučić’s rhetoric may influence Serbian and Albanian communities in the region, contravening Geneva Conventions and minority rights protections [10].
4. Use of Russia as a strategic shield: Moscow strengthens Belgrade’s aggressive stances and undermines regional stability, violating UN resolutions [11].

Recommendations for the West and KFOR
1. Continuous monitoring by KFOR, EULEX, and Western embassies of early indicators of destabilization in Kosovo and surrounding areas [12].
2. Strengthening preventive presence in northern Kosovo, the Presevo Valley, and Sandzak.
3. Coordinated diplomatic dialogue with Belgrade and Skopje to ensure compliance with international law and protect minority communities.
4. Accurate and coordinated counter-disinformation targeting destabilizing narratives.
5. Emergency response planning in coordination with NATO HQ and rapid reaction forces.
6. Support for local institutions to strengthen rule of law and integrate minority communities, in line with international human rights conventions [13].

Conclusion
The Western Balkans cannot be ignored. Destabilizing narratives, Vučić’s political symbolism, and Russian influence are not merely political challenges—they are real threats to regional stability and the international order. Kosovo and neighboring regions have demonstrated reliability as partners for peace and the rule of law. However, without coordinated action, continuous monitoring, and strong counter-narratives, the risk of escalation cannot be underestimated. Proactive measures are essential for the security of the entire Western Balkans.

Legal Footnotes and International References

[1]: Article 2(4), UN Charter – prohibition of use of force.
[2]: Geneva Conventions, 1949; Additional Protocols I & II.
[3]: Article 51, UN Charter – right of self-defense.
[4]: Vienna Convention on Diplomatic Relations, 1961.
[5]: ICCPR – International Covenant on Civil and Political Rights.
[6]: Prespa Agreement, 2018.
[7]: International Humanitarian Law and Geneva Conventions on paramilitary activity.
[8]: Kosovo Criminal Code and International Humanitarian Law.
[9]: Advisory Opinion, ICJ, 2010, on the Unilateral Declaration of Independence of Kosovo.
[10]: International Convention on the Protection of the Rights of National Minorities, 1992.
[11]: UN resolutions on international peace and security.
[12]: EULEX Kosovo, Security Assessment Reports, 2024–2025.
[13]: ICCPR and ICESCR – International Covenant on Economic, Social, and Cultural Rights.

The Land of Leka; 15.12.2025

Ballkani në Rrezik: Vuçiç, Rusia dhe sfida ligjore ndërkombëtare për Kosovën dhe rajonin- Nga Isuf B.Bajrami

 

Në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar te konflikti në Ukrainë dhe tensionet globale, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e ndjeshme strategjikisht dhe juridikisht. Deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç pranë bazave ushtarake kufitare dhe raportimet se qindra shtetas serbë po luftojnë në Ukrainë nën flamurin rus, nuk janë thjesht fenomene politike – ato përfaqësojnë një strategji destabilizuese me implikime të drejtpërdrejta për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit. Ky shkrim synon të analizojë rreziqet, implikimet ligjore dhe ndërkombëtare, si dhe situatën në rajone të tjera të ndjeshme si Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku, dhe të ofrojë rekomandime për zgjidhjen alternative të problemeve.

Implikimi i Vuçiç dhe ndikimi serbo-rus
Deklaratat e Vuçiç pranë bazave ushtarake dhe narrative të tjera publike shërbejnë për:
1. Konsolidimin e bazës politike nacionaliste brenda Serbisë dhe mobilizimin e opinionit publik në funksion të “rikthimit të territoreve të humbura”.
2. Mesazhe kërcënuese ndaj komuniteteve jo serbe dhe institucioneve kosovare, duke krijuar presion mbi autoritetet ndërkombëtare.
3. Normalizimin e konfliktit të ardhshëm mbi territoret e humbura, duke cënuar parimet e Karta e Kombeve të Bashkuara (OKB), Neni 2(4), që ndalon përdorimin e forcës [1].
Nga këndvështrimi juridik, këto veprime përputhen me instrumente ndërkombëtare si:
• Konventat e Gjenevës (1949, protokollet e Shtesë I dhe II) mbi mbrojtjen e civilëve [2].
• Neni 51 i Karta e OKB-së mbi të drejtën e vetëmbrojtjes [3].
• Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961), duke ndaluar ndërhyrjen e jashtme në çështje të brendshme të shteteve [4].

Situata në rajonet përreth Kosovës
1. Lugina e Preshevës (Serbi jugore)
Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, mbetet e ndjeshme ndaj narrativave destabilizuese serbe dhe ndikimit rus:
• Presioni mbi komunitetet shqiptare rrit rrezikun e tensioneve etnike dhe politikave segreguese.
• Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, siç përcaktohet në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), mund të përforcojnë narrative se komuniteti ndërkombëtar nuk është i përkushtuar për mbrojtjen e pakicave [5].
• Kërcënimet ndaj integritetit territorial të Kosovës shpien në rrezik të përshkallëzimit rajonal.

2. Maqedonia e Veriut
• Pjesë të komunitetit serb dhe ndikimet politike nga Beogradi mund të ndikojnë në çështje të komuniteteve lokale dhe marrëdhënie etnike.
• Presioni politik mbi Maqedoninë e Veriut mund të sfidojë parimin e mosndërhyrjes dhe stabilitetin rajonal, duke cënuar marrëveshjet e Prespës (2018) për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe integrimin në BE/NATO [6].

3. Sanxhaku (Serbi dhe Mali i Zi)
• Sanxhaku, me një komunitet të konsiderueshëm boshnjak dhe shqiptar, është i ndjeshëm ndaj retorikave nacionaliste dhe ndikimeve paramilitare nga Serbia.
• Rikthimi i individëve të trajnuar në konflikte të tjera, nën influencën e Rusisë, mund të përbëjë rrezik për rendin dhe sigurinë lokale, duke sfiduar Konventën e Gjenevës dhe Ligjin Ndërkombëtar Humanitar [7].

Rreziqet konkrete për Kosovën dhe rajonin
1. Destabilizim i veriut të Kosovës dhe rajoneve përreth: Rikthimi i individëve të trajnuar në luftë mund të integrohet në rrjete paramilitare, duke shkelur Kodin Penal të Kosovës dhe Ligjet Ndërkombëtare Humanitare [8].
2. Presion diplomatik dhe juridik mbi Perëndimin: Narrative që paraqesin Kosovën si subjekt i diskutueshëm, mund të sfidojnë njohjen ndërkombëtare dhe parimin e mosndërhyrjes [9].
3. Normalizim i ideve të konfliktit dhe tensioneve etnike: Retorika e Vuçiç mund të ndikojë në komunitetet serbe dhe shqiptare në rajon, duke sfiduar Konventat e Gjenevës dhe të drejtat e pakicave [10].
4. Përdorimi i Rusisë si mburojë strategjike: Rusia forcon qëndrimet agresive të Beogradit dhe destabilizon rajonin duke shkelur Rezolutat e OKB-së [11].

Rekomandime për Perëndimin dhe KFOR
1. Monitorim i vazhdueshëm nga KFOR, EULEX dhe ambasadat e SHBA/BE mbi indikatorët e hershëm destabilizimi në Kosovë dhe rajone përreth [12].
2. Përforcim i prezencës preventive në veri të Kosovës, Luginën e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Sanxhak.
3. Dialog diplomatik i koordinuar me Beogradin dhe Shkupin, për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e komuniteteve pakicë.
4. Kundër-dezinformim i saktë dhe i koordinuar mbi narrative destabilizuese.
5. Përgatitje e planeve emergjente për reagim të shpejtë dhe koordinim me NATO HQ dhe trupat e reagimit të shpejtë.
6. Mbështetje e institucioneve lokale për forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin e komuniteteve pakicë [13].

Rrzyme për mbyllje
Ballkani nuk mund të injorohet. Narrativë destabilizuese, simbolika politike e Vuçiç dhe ndikimi i Rusisë nuk janë thjesht sfida politike – ato janë kërcënime reale për stabilitetin rajonal dhe për rendin ndërkombëtar. Kosova dhe rajonet përreth kanë treguar se janë partnerë të besueshëm për paqen dhe sundimin e ligjit. Por pa veprim të koordinuar, monitorim të vazhdueshëm dhe kundër-narrativë të fuqishme, rreziku për përshkallëzim nuk mund të nënvlerësohet.
Veprim proaktiv dhe i koordinuar është thelbësor për sigurinë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Fusnota ligjore dhe referencat ndërkombëtare

[1]: Article 2(4), Karta e Kombeve të Bashkuara – ndalimi i përdorimit të forcës.
[2]: Konventat e Gjenevës, 1949; Protokollet e Shtesë I dhe II mbi mbrojtjen e civilëve.
[3]: Neni 51, Karta e OKB-së – e drejta e vetëmbrojtjes.
[4]: Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, 1961.
[5]: ICCPR – Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike.
[6]: Marrëveshja e Prespës, 2018.
[7]: Ligjet Ndërkombëtare Humanitare dhe Konventat e Gjenevës mbi armatimin paramilitar.
[8]: Kodi Penal i Kosovës dhe Ligjet Ndërkombëtare Humanitare.
[9]: Advisory Opinion, ICJ, 2010, mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
[10]: Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Pakicave Kombëtare, 1992.
[11]: Rezoluta të OKB-së mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
[12]: EULEX Kosovo, Security Assessment Reports, 2024-2025.
[13]: ICCPR dhe ICESCR – Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Vendi i Lekës;15.12.2025

Kemi prej 2021 që presim protesta Nga Elida Buçpapaj

Kemi prej 2021 që presim protesta,

Kemi prej 2021 që presim protesta,

Pritëm nga Foltoret Rithemelimin,

por na zhgënjyet

Rithemelimin e shkëmbyet me Riciklimin

Ricikluat establishmentin e 2013 me gjithë ata të 8 Janarit,

me stilin e vjetër të mospërfshirjes, të përjashtimit

pa asnjë reflektim, pa asnjë katharsis,

pa asnjë ndjesë qindra mijë demokratëve!

Do të kemi protesta sot e protesta mot,

protesta në dimër e protesta në behar…

Proteston bota dhe i rrëzon e i ndryshon qeveritë

vetëm në Shqipëri nuk protestohet,

vetëm në Shqipëri bën qejf qeveria më e korruptuar e Europës,

sepse nuk ka opozitë!

Dr.Berisha thotë se me Edvinin kryeministër nuk fitojmë dot

dhe ka katër vjet që projekton protesta

pa protestues,

E pyesin gazetarët çdo herë,

kanë katër vjet që e pyesin gazetarët,

po kur Doktor,

kur do të protestoni?!

Ja sot, ja nesër, ja pasneser, ja më 22 dhjetor 2025,

Në 22 dhjetor një tjetër cirkiadë dy-tre orëshe –

dhe pastaj në pritje të protestave

si në pritje të Godosë

Keni dështuar Doktor Berisha,

më vjen keq që e pohoj këtë

më vjen keq për veten dhe qindra mijë demokratë që ju besuam,

Ju besuam si njerëz të lirë, pa jua patur nevojën,

Ju kërkuam të drejtën tonë, shtetin e së drejtës –

Atdheun e lirë –

por ju jeni peng i Edvin Ramës –

ai që mblodhi 35 firmat për Endri Shabanin është peng i Edvin Ramës,

ata 35 firmëtarët janë pengje të Edvin Ramës –

Ju i mashtruat njerëzit tuaj, u tallët me ta, u tallët me ne dhe me firmat tuaja Edvin Rama votoi njeriun e vet,

E njëjta tragjikomedi u luajt më 9 Nëntor në zgjedhjet lokale,

ishit ju që i bojkotuat!

S’ka ndjesë Doktor.

Ky ishte Kapitulli i fundit.

Më 11 dhjetor 2025

ju Dr.Berisha duhej të lajmëronit fundin e PD.

 

Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes,të Drejtës për Kritikë Konstruktive dhe Mbrojtjen e Gazetarëve në Kosovë- Nga Isuf B.Bajrami

 

10 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Një datë me rëndësi të veçantë, në mbarë botën.

Kjo ditë përkujton miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ), më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Një dokument themelor që përcakton të drejtat dhe liritë bazë që i takojnë çdo njeriu, pa dallim race, gjuhe, feje, gjinie apo statusi.

Pse është e rëndësishme kjo ditë?
• Rikujton parimet universale të dinjitetit dhe barazisë.
• Nxit vetëdijen për shkeljet e të drejtave të njeriut në botë.
• Inkurajon qeveritë, organizatat dhe qytetarët të punojnë për një shoqëri më të drejtë.
• Është një mundësi për të reflektuar mbi progresin dhe sfidat që mbeten.

Mesazh për ditën e sotme

Kjo ditë na fton të kujtojmë se të drejtat e njeriut nuk janë privilegj, por të drejtë e lindur.

Secili prej nesh mund të luajë rol,qoftë duke promovuar tolerancën, duke mbrojtur zërat e cenueshëm, ose duke ngritur zërin kundër padrejtësive.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetor, edhe në rrethana të jashtëzakonshme si ato që po përjeton Kosova, mbrojtja e të drejtave themelore mbetet gur themeli i çdo shoqërie demokratike.

Gjendja e jashtëzakonshme kërkon unitet, kujdes dhe përgjegjësi, por nuk duhet të zbeh parimin se çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendime, shqetësime dhe kritika konstruktive.

Kritika e argumentuar, e bërë me qëllim ndërtues, nuk është kërcënim për stabilitetin, përkundrazi, ajo ndihmon në forcimin e institucioneve, transparencës dhe besimit publik. Edhe kur masat shtetërore kufizojnë përkohësisht disa liri për arsye sigurie, e drejta për të kërkuar llogari, për të bërë pyetje dhe për të dhënë ide mbetet pjesë e pandashme e një rendi demokratik.

Kjo ditë na kujton se dinjiteti njerëzor nuk pezullohet as në rrethana të jashtëzakonshme.

Përgjegjësia jonë e përbashkët është të ruajmë qetësinë, solidaritetin dhe mirëkuptimin,por edhe të mbajmë të gjallë dialogun e hapur, kritikën e matur dhe respektin për të drejtën e secilit zë të dëgjohet. Vetëm kështu forcojmë demokracinë dhe i japim kuptim real parimit se të drejtat e njeriut janë universale dhe të patjetërsueshme.

Në përputhje me përkushtimin e institucioneve për respektimin e ligjit dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Institucioneve shtetërore të Shtetit të Kosovës, përmes mjeteve të informimit publik, ju dërgoj në bashkëngjitje këtë Letër Memorandum mbi:
• Mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtës për kritikë konstruktive;
• Sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe denoncuesve;
• Ruajtjen e pavarësisë dhe transparencës së institucioneve, veçanërisht gjatë periudhave të gjendjes së rënduar politike dhe parlamentare;
• Përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, duke përfshirë jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe udhëzimet OSBE/ODIHR.

LETËR MEMORANDUM

Kjo Letër Memorandum synon të analizojë mbrojtjen e lirisë së shprehjes, të drejtës për kritikë konstruktive dhe sigurinë e gazetarëve dhe denoncuesve në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh periudhat e gjendjes së rënduar politike dhe parlamentare.

Respektimi i këtyre të drejtave është një parakusht për funksionimin e shoqërisë demokratike dhe institucioneve transparente dhe llogaridhënëse.

Kjo Letër Memorandum ka për qëllim të shërbej si udhëzues ligjor dhe praktik, duke integruar kuadrin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu,thekson vërejtjet për ndikimet e jashtme,të cilat mund të ndikojnë në vendimmarrjen e institucioneve vendore. Përcakton mënyrat e mbrojtjes së gazetarëve dhe denoncuesve nga presioni, kërcënimi ose intimidimi.

Qëllimi

Kjo Letër Memorandum synon të ofrojë një analizë ligjore të detyrimeve të institucioneve publike për mbrojtjen e:
• Lirisë së shprehjes dhe kritikës konstruktive
• Pavarësisë së institucioneve nga ndikime të jashtme
• Sigurisë së gazetarëve dhe denoncuesve

Në përputhje me:
• Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 1.Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 qershor 2008.
• Ligjin Nr. 05/L-031 për Masat Institucionale në Situata të Veçanta. 2.Ligji Nr. 05/L-031 për Masat Institucionale në Situata të Veçanta, Kuvendi i Kosovës, 2013.
• Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 3.Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Strasburg, 1950.
• Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. 4.Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), OKB, 1966.
• Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 5.Jurisprudencë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), raste të përzgjedhura.
• Standardet OSBE/ODIHR. 6.OSBE/ODIHR Guidelines, mbi lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e denoncuesve.

Baza Kushtetuese

Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008)
• Neni 21 – Garanton të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes.7.Neni 21, Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
• Neni 22 – Instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë pjesë përbërëse e sistemit juridik. 8.Neni 22, Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
• Nenet 40-41 – Të drejta për qasje në informacion dhe të drejtë për kritikë ndaj institucioneve.9.Nenet 40-41, Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
• Neni 55 – Kufizimet e të drejtave duhet të jenë ligjore, proporcionale dhe të arsyetuara. 10.Neni 55, Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Ligji Nr. 05/L-031 për Masat Institucionale në Situata të Veçanta
• Neni 3 – Parimet themelore: proporcionalitet, transparencë, respektim të të drejtave.11.Neni 3, Ligji Nr. 05/L-031.
• Neni 4 – Masat institucionale: masat duhet të jenë të domosdoshme dhe ligjore.12.Neni 4, Ligji Nr. 05/L-031.
• Neni 5 – Respektimi i të drejtave: ruajtja e dinjitetit dhe shmangia e efektit frikësues. 13.Neni 5, Ligji Nr. 05/L-031.
• Nenet 10-11 – Transparenca: informim i qartë dhe arsyetim i çdo mase.14.Nenet 10-11, Ligji Nr. 05/L-031.

Standardet ndërkombëtare
• Neni 10 KEDNJ (1950) – Mbron debat publik dhe kritikë ndaj qeverisë.15.Neni 10, KEDNJ.
• Neni 19 ICCPR (1966) – Liria e shprehjes dhe qasja në informacion, kufizime vetëm për arsye legjitime.16.Neni 19, ICCPR.
• Standardet OSBE/ODIHR – Masat që ndikojnë në debat publik duhet të jenë transparente dhe jo frikësuese.17.Standardet OSBE/ODIHR për lirinë e shprehjes, 2012-2014.

Jurisporondenca e GjEDNJ

Raste kyçe:
• Lingens v. Austria, 1986 – Kritika ndaj zyrtarëve publikë mbrohet.18.Lingens v. Austria, 1986, 8 EHRR 407.
• Castells v. Spain, 1992 – Heshtja e kritikëve nga qeveria është e papranueshme.19.Castells v. Spain, 1992, 14 EHRR 445.
• Guja v. Moldova, 2008 – Denoncimi i shkeljeve institucionale mbrohet.20.Guja v. Moldova, 2008, 42 EHRR 7.
• Handyside v. UK, 1976 – Shprehjet shqetësuese ose ofenduese mbrohen.21.Handyside v. UK, 1976, 1 EHRR 737.
• Oberschlick v. Austria, 1991 – Kritika e fortë ndaj politikanëve është e mbrojtur.22.Oberschlick v. Austria, 1991, 13 EHRR 300.
Parimet kryesore: Debati publik, toleranca ndaj kritikës, proporcionaliteti i kufizimeve, mbrojtja e denoncuesve dhe gazetarëve, dhe detyrimi i institucioneve për transparencë dhe llogaridhënie.

Vërejtje për ndikimin e “diplomatëve” të nga jashtë
Institucionet vendore duhet të jenë të vetëdijshme për ndikimet e jashtme, të cilat mund të:
• Ndërhyjnë në vendimmarrjen ligjore ose politike
• Pengojnë hetimet institucionale ose transparencën
• Frikësojnë gazetarët ose denoncuesit.23.Rekomandime për mbrojtjen nga ndikimet e jashtme.
Çdo tentativë e tillë duhet të trajtohet në përputhje me ligjet kombëtare, standardet ndërkombëtare dhe me pavarësinë dhe integritetin e institucioneve vendore.
Institucionet shtetërore të Kosovës duhet të jenë në mbrojtje konstruktive të gazetarëve
1. Politikë e komunikimit transparent dhe e hapur.24.Politika komunikimi transparente dhe e hapur për institucionet.
2. Zbatimi i testit të proporcionalitetit për çdo kufizim të të drejtave.25.Zbatimi i testit të proporcionalitetit.
3. Trajnime për zyrtarët mbi lirinë e shprehjes, mbrojtjen e gazetarëve dhe jurisprudencën e GJEDNJ. 26.Trajnime për zyrtarët mbi lirinë e shprehjes dhe jurisprudencën e GJEDNJ.
4. Mbrojtja aktive e gazetarëve dhe denoncuesve nga çdo presion ose kërcënim.27.Mbrojtja aktive e gazetarëve dhe denoncuesve.
5. Monitorim dhe raportim publik i çdo mase që mund të kufizojë të drejtat.28.Monitorim dhe raportim publik.

Strategjia e komunikimit të përbashkët me Institucionet
1. Fokusimi në çështjet kyçe
• Thekso lirinë e shprehjes dhe qasjen në informacion.
• Mbro kritikat konstruktive ndaj institucioneve.
• Siguro mbrojtjen e gazetarëve dhe denoncuesve nga presion ose kërcënime.
2. Pajtueshmëria me ligjet dhe standardet ndërkombëtare
• Refero Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet vendore relevante.
• Përdor standardet e KEDNJ, ICCPR dhe udhëzimet OSBE/ODIHR.
• Evidento se çdo masë apo rekomandim është i bazuar në ligj dhe standarde ndërkombëtare.
3. Promovimi i pavarësisë dhe transparencës institucionale
• Ruaj autonominë e institucioneve në vendimmarrje.
• Siguro transparencë dhe llogaridhënie në çdo veprim.
• Redukto ndikimet politike ose presionet e jashtme mbi proceset institucionale.
4. Përdorimi praktik
• Shërben si udhëzues për stafin e institucioneve në menaxhimin e situatave të debatit publik dhe raportimit.
• Mund të shoqërohet me memorandumet ligjore ose rekomandimet e tjera për të rritur kuptueshmërinë dhe zbatueshmërinë.
Plotësimi i standarteve të OSBE/ODIHR për gazetarët dhe denoncuesit
• Deklarata OSBE mbi lirinë e shprehjes (1999) – tolerimi i kritikës konstruktive. 29.Deklarata OSBE mbi lirinë e shprehjes, 1999.
• Manuali OSBE për mediat dhe shprehjen e lirë (2012) – transparencë dhe qasje e barabartë.30.Manuali OSBE për mediat dhe shprehjen e lirë, 2012.
• Udhëzimet OSBE për mbrojtjen e denoncuesve (2014) – mbrojtje e detyrueshme për gazetarët dhe denoncuesit.31.Udhëzimet OSBE për mbrojtjen e denoncuesve, 2014.

Fjalë përfundimtare
Kjo Letër Memorandum thekson rëndësinë e respektimit të lirisë së shprehjes, kritikës konstruktive dhe sigurisë së gazetarëve dhe denoncuesve, edhe gjatë periudhave të gjendjes së rënduar politike dhe parlamentare.
Institucionet duhet të garantojnë hapësirën për debat publik, transparencën, llogaridhënien, dhe mbrojtjen nga ndikimet e jashtme, në përputhje me Kushtetutën, ligjet kombëtare dhe standardet ndërkombëtare.
Jurisprudenca e GJEDNJ dhe standardet OSBE/ODIHR ofrojnë udhëzime për vendimmarrje të ligjshme, proporcionale dhe të arsyetuara, duke mbrojtur gazetarët dhe denoncuesit nga presioni dhe kërcënimet.
Promovimi i kritikës konstruktive dhe debatit publik mbetet një parakusht për qeverisje të mirë, transparencë dhe besim qytetar, duke siguruar që liria e shprehjes dhe pavarësia e institucioneve të mbeten garanci të pandashme të demokracisë në Kosovë.
Vendi i Lekës;10.12.2025

MBI MITIN E 28.000 DËSHMORËVE – NGA GËZIM ZILJA

Kulti i individit ose mitizimi i ngjarjeve lind kur regjimi i një vendi ose jo rrallë dhe një individ, vë në shërbim dhe përdor të gjitha mjetet i informimit dhe të propagandës në favor të tij. Individi përdor gazetat, revistat, televizionet, spektaklet, artistët, sportistët, patriotizmin, mitingjet dhe tubimet, lidhje të veçanta me shtete e njerëz të fuqishëm, shpesh duke i korruptuar ata, madje edhe fenë kur është e mundur për të krijuar një imazh të idealizuar, të një njeriu të mençur, trim, atdhetar, të adhuruar nga njerëzit e vendit të tij, ku lajkat servilizmat, lavdërimet janë marramendëse. Gjithë kjo propagandë e gënjeshtërt, shurdhuese, shoqërohet me forcimin e shtetit policor dhe policisë së fshehtë, duke eliminuar kundërshtarët politikë si tradhëtarë e njerëz të korruptuar, me akuza të rreme. Ai nuk ngopet së nënshtruari kundërshtarët pa dallim të pasur e të varfër, nuk ndalet as duke e krahasuar veten me heronjtë kombëtarë, madje duke e vënë edhe mbi Zotin. Nëse ia arrin të krijojë imazhin e një njeriu jo të zakonshëm, ky individ fillon të manipulojë gjithë popullin, duke ndryshuar ligjet e kushtetutën në shërbim të pushtetit dhe njerëzve që e rrethojnë. Duke kapur të gjitha pushtetet e idealizuar figurën e vet ai e çon popullin drejt luftrave e revolucioneve, drejt kaosit, varfërisë, pasigurisë e mjerimit.

Enver Hoxha që sundoi me dorë të hekurt Shqipërinë sa ishte gjallë, duke shtypur çdo liri e të drejtë të shqiptarëve, ia doli të kthehej për një pjesë të madhe të tyre në një idhull, gati në një mit. Ai krijoi mitin e partisë dhe njeriut të pagabueshëm, madje të pavdekshëm dhe për dyzet vjet ia doli të helmonte popullin shqiptar me ideologjinë e nënshtrimit, skllavit dhe besimit absolut te partia dhe udhëheqësi i saj. Këngë të tilla si Dy luanë ka sot bota/Një Azia një Europa/Mao Ce Duni në Kinë/Në Tiranë Enveri inë, këndoheshin nga golikët e parot, në kongrese e pleniume ku njerëzit gjakosnin duart, duke duartrokitur të ekzaltuar deri në marrëzi. Një nga mitet që ai krijoi duke vendosur veten në qendër të tij është numri i dëshmorëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore nga formacionet luftarake të forcave çlirimtare shqiptare. Ky numër është sa i falsifikuar aq dhe qesharak. Mijëra këngë u krijuan për partizanët çlirimtare, ku merita kryesore padrejtësisht i vishej vetëm Enverit. Djem e vajza të reja dolën partizanë për një luftë të shenjtë siç është ajo për çlirimin e Shqipërisë. Dhe kjo u arrit. Gjithë ata dëshmorë do të kenë respektin e popullit shqiptar e do të nderohen përjetësisht. Gjithçka që ndodhi pas viteve 1944 dhe vendosjen e diktaturës nuk ka të bëjë me ata që dhanë jetën për çlirim. Ideali i tyre ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike dhe jo një diktaturë gjakatare komuniste. Po le të kthehemi te numri i dëshmorëve të rënë gjatë luftës së Dytët Botërore.

Në vitin 2012, në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ministria e Mbrojtjes, nën kujdesin e ministrit Arben Imami, botoi librin “Dëshmorët e Atdheut”, “Real-Stamp”, Tiranë 2012. Autorët e librit janë: Kolonel Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi, Nënkolonel (R) Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj dhe Alida Vrioni. Në këtë libër, janë publikuar të gjithë dëshmorët e Atdheut të tri periudhave: 28 nëntor 1912 deri më 7 prill 1939, 7 prill 1939 deri më 31 dhjetor 1944 dhe të periudhës nga 1 janar 1945 deri ditët e sotme, të ndarë sipas qarqeve të vendit. Dëshmorët e Atdheut janë identifikuar me emrin, atësinë dhe mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen si dhe datën dhe vendin ku kanë rënë dëshmor.

Sipas këtij libri, janë evidentuar mbi bazën e dokumentave, dëshmorët sipas qarqeve të vendit: Berati 570 dëshmorë, Dibra 252, Durrësi 138, Elbasani 451, Fieri 886, Gjirokastra 1077, Korça 1058, Kukësi 210, Lezha 38, Shkodra 180, Tirana 506, Vlora 1424 dëshmorë. Shuma e përgjithshme në Republikën e Shqipërisë arrin në 6790 dëshmorë. Po t’u shtojmë këtyre edhe dëshmorët me kombësi italiane të përmendur në këtë libër, 114 dëshmorë, shuma gjithsej shkon në 6904 dëshmorë. Le t’u japim fund miteve të krijuara nga sundimi i Enver Hoxhës dhe të jemi të vërtetë me historinë tonë. Mitet dhe glorifikimet vetëm sa na bëjnë qesharakë dhe na ushqejnë me trimërira e heroizma të paqena.

© Gëzim Zilja

 


Send this to a friend