Një mendim, lidhur me shkrimin e Fahri Xharrës me titull:
„Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !“
publikuar më,2016-01-19 në revisten pamore Bashkimi i Shqipërisë
Po më duhet shpeshëherë, t`i përsëriti e shkruaj fjalët e Dr.Ibrahim Rugovës, nga një ndeje me te, në vitet 1990-ta. Në mes tjerash nga biseda që rridhte ngadal, qetë, thjeshtë e lirshëme dhe shumë njerëzore, pasi që vet natyra dhe kultura e bashkëbiseduesit ishte ajo, që i jepte bisedës, jo vetem përmbajtjen, drejtimin dhe qëllimin në përputhje me rrjedhatë nevojatë e përditshmërisë jetësore, fjala ra edhe për DEMOKRACINË, ku në mes tje- rash, Dr. Ibrahim Rugova dha disa shpjegime shumë me vlerë, ku me këtë rast, po e shkëpusim vetem një pjesë nga thënia e tij gjatë bisedës:
“…Në demokraci s`ke nevojë me ja kërkuar askujt letërnjoftimin, me pa se kush është… sepse secili e tregon vet veten se kush është, çfarë është e ç`ka don…” Dr. Ibrahim Rugova
Kjo thënie, që nga vitet e 1990-ta e deri me sot, kur po e shkruaj këtë mendim, lidhur me analizën e shkruar nga Fahri Xharra me titull:“ Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !, në vazhdimsi në kohë dhe hapësirë, mi ka vërtetuar fjalët e Dr. Ibrahim Rugovës, kryetar i parë Shtetit të Kosovës
(se, Republikën e shpallur për herën e dytë me 2008-02-17 në Kuvendin e Kosovës, pasi që priten, si duket vendor e ndërkombëtar, deri sa Rugova të ndroj jetë, në bisedimet e bëra në Bruxel me Serbinë me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, me kërkesën e Sërbisë me FUSNOTËN që e pranuan dhe nënshkruan përfaqësuesit e Kosovës, Hashim Thaçi si kryeministër, që jashta Kosova të mos përfaqësohet si Republika e Kosovës, por vetem si Kosovë, e që i njeti s`bashku me sejmenët dhe këshillëtarët e tij me za e me namë që dihen, si kundërshtar e urrejtës të Dr. Ibrahim Rugovës, në vitin 2000 e mohuan Pavarësin e Republikës së Kosovës të shpallur sipas Kushtetutes së njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, më 1990-09-07, kërkuan zhbërjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës prej administratorit ndërkombëtar aso kohe z. Bernard Kouchner, që me urdhërin e tij dhënë kryetarit Dr. Ibrahim Rugovës që brenda një muaj të shuaj Kuvendin e Kosovës dhe gjitha institucionet që vepruan me pushtet paralel gati për 10 vite, u shuan dhe u ba e pa qenë Republika e Kosovës… dhe u plotësua dëshira dhe kërkesa e pushtetarëve të tashëm… )!
Secili, me veprimet e tyre (qoft hapur apo fshehurazi për një kohë të caktuar), të veshur me kravat, rroba kat e të shtrenjta, gjithnjë në hallë e mund për t`ja përshtatur trupit dhe fytyrës (që shpeshëherë populli sipas veprimeve i quan edhe të pa fytyrë), me qëllimin kryesor për të qenë ma bindës në fjalët që thonë, me dredhi e dhelpëri të përkryer për ti fshehur veprimet e tyre tinzare lakminë për pozitë e pushtet, me dhënien e premtimeve të rrejshme, mashtruese, për ta rritur besimin tek masa edhe përmes propogandës e sejmenve te tyre mirë të paguar, por, pa e bërë, mend se kravata, jo vetem që nuk ua fshehu lakmin për pozitë e për pushtet, asnjëhere, por edhe ua zbuloj me themel urrejtjen dhe shpirtngushtësin e fhsehur thell në brendin e tyre fizike e shpirtërore, me veprimet e liga të cilat s`kanë asnjë element njerëzor, ndaj kundërshtarëve të cilët kanë vlera njerëzore e kombëtare siç ishte Dr.Ibrahim Rugova, apo, Kadareja për veprimtarin e tij të begat e plotë thesar të çmuar kombëtar, në drejtimin e krijimtarisë letërare etj, aq më tepër ua zbuloj fytyrën e tyre të kallaisur sikur plaka kur mundohet me i mbulua rrudhat e pleqërisë me lyemje e ngjyemje , qoft edhe për një për pak kohë, të duket më e re në mos si nuse, që po sa të hiqet lyemja e ngjyemja, del fytyra e vërtetë, njashtu edhe këtyre kravata ua zbuloj me kohë jo vetem fytyren e tyre të vërtetë, por edhe veprimet e shëmtuara me pasoja afatgjata për populle e atdhe..!
Sot, më nuk është ma fshehtësi, siç thot një fjalë e urtë popullore:
“Mos e vet se të kallxon vet“, në Kosovë na treguan vet me veprimet e tyre se kush ishte e kush mbeti Dr.Ibraim Rugova, kryetar i parë i Shtetit të Kosovës, kush ishte e kush mbeti Akademik Mark Krasniqi, Fehmi Agani dhe kush është Isamil Kadareja, dhe kush është Rexhep Qosja, Adem Demaqi dhe veprimtaria e tyre dhe pushtetarëve të Kosovës: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, si dhe opozita e bashkuar Visar Imeri, Albin Kurti, Fatmir Lima, Ramush Haradinaj, pensio- nisti Jakup Krasniqi e disa Bilalla e telalla të tjerë, të cilët me veprimet e tyre në pozita apo (opozitë) dhe pushtet që kanë pasur e kanë e sollën Kosovën në gjendjen që po shihet e po flitet për çdo ditë, për rrezikun e zhbërjes apo edhe deri tek rreziku i gjakderdhjes vllavrasëse nga thirrjet dhe çirrjet në emër të atdhedashurisë dhe ruajtjen e Republikës së Kosovës, që disa prej tyre se kanë njohur kurrë bile edhe sot e kësaj dite se njohin njohin edhe ashtu siç është tani, por dojnë ta shpallin edhe për heren e tretë një Republikë të Kosovës, ndersa ne miesin e tyre e disa te tjerë gjëja te pa varur e që rrinë anash dhënë kishilla ku fsheht e ku hapur që këto këshilla e kanë burimin në urrejtje, në kerrjerizem te pa merituar në shpifje kurthe edhe ndërskamca nga më të ndryshmet si deri më tani, vazhdojnë të bëjnë thirrje , për rrëzimin e pushtetarëve të të tashem e që janë të njejtit qe i kanë përkrahur ardhjen e tyre në pushtet dhe ikanë gëzuar fitoret e premtuara të tyre, dhe tani po ashtu me këshillime të ndërsjellta me të njejtit që ekanë sjellur gjendjen ekzistuese të mjerë në Kosovë në të gjitha drejtimet, për t`i shpëtuar ndëshkimimeve që meritojnë rastësisht nga Gjykata Speciale nese vepron drejtë…?! Vazhdojnë të bëjnë thirrje sipas planeve dhe ndërskamcave të kurdisura, gjëja për përmbysjen e qevritarëve të sotem (të tyre) për të krijuar kushtet dhe rrethanat për zbatimin e një revolucioni të vonuar Demokratikë si në Shqipërinë politike të vitit 1997, per të penguar veprimin e Gjykatës Speciale, dhe të ketë luftë qytetare vllavrasëse siç ndoshi në Shqipëri ku vllavrasja ndershqiptarë shkojë me mija viktima..!
Të nejtit pastaj të dalin përseri si ndërmjetësues e shpëtues, siç kanë prrallisur vazhdimisht…!
Si përfundim:
Në popull në kohë dhe hapesirë, janë të njohur pajtimet e karaktereve të ndryshme, në kushte dhe rrethana të caktuara me qëllim e rëndësi të caktuara, nga veprimtarë e pajtimtar të ndryshëm e në përmasa të ndry- shme qofshin ato, vetanake, familjare, farefisnore dhe kombëtare.
Jetëgjatësia e pajtimeve, çfardo lloj qofshin ato dhe përmasat e tyre, si në të shkuarën, sipas nevojës edhe në kohën e tashme apo edhe të ardhme, janë vruar dhe varen nga kushtet dhe rrethanata ekzistuese, si dhe në çfarë përmasash kërkohet pajtimi mes palëve, nga kush kërkohet pajtimi dhe nga ndermjetsuesit apo pajtimtarët, si dhe analiza e duhur e të gjitha rrethanave dhe burimet kryesore të shkaktarëve të mospajtimeve apo grindjeve mes palëve si dhe në çfarë mase dhe karaktri janë ato mospajtime…!
Shpeshëhere kanë ndodhur pajtesa sa për sy e faqe, apo për të arrijtur deri tek një qëllim i caktuar, ngatrrestarët e të pashpirtë, tregohen formalisht të penduar apo të urtë e të butë, por prapa shpinës në momentet kur ia arrijnë qëllimit, ata vazhdojnë me të tyren dhe ka ndodhur që janë edhe më hakë- marrës ndaj palës që ka qenë ndoshta viktim dhe ka treguar mirëkuptim për pajtesë…! Kjo sidomos ka ndodhur e ndodh tek lakmuesit për pozita e pushtet, që u dëshmua e mund të dëshmohet me shumë shembuj e raste në Kosovë..!
Është e njohur nga jeta dhe përvoja jetësore, se dikush në popull edhe pse ndrron jetë, eshtë i pavdekshëm, pasi që, veprimtaria e tij, për qëllime të mira njerëzore, ate e bënë të pa vdekshëm, pasi që emri dhe vepra e tij edhe për së vdekuri ka ndikim për të mirë, për afrim, bashkim e pajtim njerëzor e kombëtar.
Poashtu, është e njohur nga përvoja jetësore, se dikush është i vdekur për së gjalli, në mendjen dhe mesin e popullit , sepse veprimtaria e tij e shëmtuar ngatrrestare, përçarëse, e dëmshme dhe me pasoja e bënë të vdekkur edhe për së gjalli, e që u dëshmua poashtu edhe pas vdekjes fizike, përkrahësit e tij si ai vet kanë sjellur e sjellin përçarje dhe grindje nëe mesin e të gjallëve në vazhdimsi.
Populli për të tillët jep gjithnjë vlerësimet e merituar:
„ Të mirit , populli ja sheh hajrin edhe për së vdekuri, po, edhe te keqit ja sheh sherrin edhe për së gjalli edhe për së vdekuri ..“
Kosova hallemadhe është mbushur tash e sa kohë, për fatin e keq të saj me kategorin e njerëzve lakmitar për pozita, pushtet e pasuri, që po ua sheh sherrin vazhdimisht, qysh se kanë ardhur në pushtet dhe do të ua sheh sherrin edhe pas shkuarjes nga pushteti apo edhe pas vdekjes së tyre fizike…!
E të tillet dihen dhe si u pajtove me ta edhe si nuk u pajtove me ta, pasojatë po i vuajm dhe kemi me i vuajt edhe në të ardhmen, qenë gjallë apo s`qenë gjallë këta horra…!
Komentet