VOAL

VOAL

Motrat Zalli, nga arratia prej Shqipërisë së ’97-ës, tek suksesi britanik

August 2, 2022
blank

Komentet

blank

Motrat Zalli, nga arratia prej Shqipërisë së ’97-ës, tek suksesi britanik

VOA

Historia e Detinës dhe Argita Zallit është ajo që shkruan çdo emigrant shqiptar, që një udhëtim të vështirë, drejt një jetë të re, e shndërron në fitore. Ato u larguan nga Shqipëria drejt Britanisë, gjatë një viti të trishtë për vendin, më 1997-n ndërsa ishin vetëm 9 vjeç.

Aktualisht dr. Detina Zalli, punon si drejtoreshë e kurseve shkencore në universitetin Cambridge në Britaninë e Madhe. Ajo ka zhvilluar ndër të tjera postdokturën në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit në Shtetet e Bashkuar. Motra e saj binjake, dr. Argita Zalli, është pedagoge mbi bioshkencën mjekësore e klinike, në Imperial College të Londrës. Ajo ka kryer trajnimin e saj kërkimor për postdokturën në Kolegjin Universitar të Londrës.

Së fundmi ato kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre në TEDx Swansea, pjesë e programin të njohur TED, nën një ligjëratë të titulluar “Si të kapërcesh vështirësitë”, një rrëfim, rreth vështirësive të largimit nga Shqipëria në një vit të errët për Shqipërinë. Gjatë bisedës me Zërin e Amerikës ato flasin mbi përvojën e tyre, vështirësitë dhe arritjet. Me motrat binjake bisedoi Menada Zaimi.

blank

50 vjetori i Kongresit të Madridit, kur diaspora shqiptare u bashkua kundër regjimit komunist

Sot kujtojmë 50 vjetorin e kongresit të Madridit, kur diaspora shqiptare u bashkua kundër regjimit komunist. Korriku i vitit 1972 do të mbahet mend përgjithmonë si një datë që shënon themelimin e Aktit te Unitetit, ku të gjitha partitë dhe organizatat politike shqiptare në diasporë folën me një zë kundër tiranisë së regjimit komunist në Tiranë, duke harruar intereset e tyre dhe duke u bashkuar në mbrojtjen e lirisë:
Congressional Record” ka botuar, me 11 gusht 1972, “Aktin e Unitetit” të shqiptarëve në mërgim (ekzil) të realizuar gjatë konventës tre ditore të organizuar asokohe nga Mbreti Leka Zogu I në Madrid.
Takimi i partive dhe grupeve të
emigracionit shqiptar
I nderuari Strom Thurmond
nga Karolina e Jugut
në Senatin e Shteteve të Bashkuara
E premte, 11 Gusht 1972
Z. Thurmond. Zoti President, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, në një lëvizje të një rëndësie të caktuar, së fundmi thirri përfaqësuesit e të gjitha grupeve shqiptare në megrim (ekzil) në një takim në Madrid, Spanjë. Ky takim është i rëndësishëm, sepse ishte hera e parë në 20 vitet e fundit që shqiptarët që përfaqësonin ideologji të ndryshme mblidheshin për të diskutuar problemet dhe dallimet e tyre.
Në takim, delegatët diskutuan mënyrat në të cilat ata mund të punonin së bashku për të sjellë rënien e regjimit aktual jopopullor në Shqipëri, i cili ruan sundimin e tij duke burgosur ata që flasin kundër tij. Delegatët krijuan një kuadër organizativ për të lejuar që grupe të ndryshme të bashkëpunojnë pa kompromentuar ideologjitë e ndryshme.
Shqiptarët në ekzil kanë rënë dakord për herë të parë të punojnë së bashku për të sjellë lirinë në një tokë që ka kaluar shumë kohë pa të. Mendoj se është e rëndësishme që Kongresi dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të ndërgjegjësohen për përpjekjet e tyre.
Zoti President, kërkoj pëlqimin unanim që kjo marrëveshje, e inicuar nga Madhëria e Tij Mbreti Leka I, të printohet në “Zgjerimet e Vërejtjeve – The Extensions of Remarks”.
Duke mos pasur asnjë kundërshtim, marrëveshja u urdhërua të printohej në Recorp, si më poshtë:
Akti i Unitetit (Act of Unity)
Me ftesë të Madhërisë së Tij Mbretit Leka I, palët dhe grupet e shqiptarëve në emigrim u takuan në Hotel Cuzco në Madrid, më 2 dhe 3 korrik 1972, dhe pasi diskutuan situatën shqiptare dhe ndërkombëtare,
Vendosën:
1- Që forcat kombëtare të jenë të bashkuara për sigurimin e një Shqipërie etnike, dhe rënien e Regjimit antipopullor që peshon rëndë mbi Shqipërinë, dhe për mbrojtjen e integritetit të Kombit nga çdo plan i huaj.
2- Që të zhvillohen aktivitete në të gjitha fushat, politike, kulturore dhe shoqërore.
3- Që të krijohet një shtyp i bashkuar.
4- Për të vënë nën veprim, pikat e mëposhtme janë të nevojshme :
(a) Një organizatë ekzekutive e përbërë nga 9 anëtarë të cilët nga ana e tyre zgjedhin Presidentin, Zëvendës Presidentin, Sekretarin dhe Thesarin.
(b) Një Organizatë Këshilluese e përbërë nga anëtarët e partive dhe grupeve politike.
5- Grupet dhe palët që nuk kanë marrë pjesë në këtë Konventë do të njoftohen dhe do të ftohen të bashkohen në këtë sipërmarrje.
6- Organizata e Bashkuar do të financohet dhe ndihmohet nga kontributet nga palët dhe grupet e nën-nënshkruara.
7- Kompetenca e Organizatës do të vendoset në diskutimet e mëvonshme.
8- Me miratimin e Kushtetutës aktivitetet e grupit dhe partive do të punojnë me kuadrin e kësaj Marrëveshjeje.
9- Sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Këshilli i të gjitha palëve dhe grupeve, Statutet do të krijohen dhe kështu do të marrin formën e saj përfundimtare dhe të përcaktuar ligjore.
10- Deri në nënshkrimin përfundimtar të Statuteve (i cili duhet të jetë jo më vonë se gjashtë muaj nga ky moment), do të krijohet një Këshill i përkohshëm Direktivash i cili më vonë do të punojë për Organizatën përfundimtare.
11- Një shumë prej 1,600 dollarësh është vendosur si fond për shpenzimet e Këshillit të përkohshëm të Direktivave.
12- Konventa njeh aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.
13- Ajo ndihmë morale dhe materiale duhet t’i jepet organizatës Pan Shqiptare të Vatrës, në mënyrë që ajo të vazhdojë detyrat e saj tradicionale.
14- Që të punojë ngushtë me Lidhjen e Prizrenit në mënyrë që ata të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.
15- Që “Komiteti Shqiptar i Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra” për shkak të karakterit të tyre të veçantë të mos hyjnë në këtë marrëveshje.
16- Me miratimin e Kushtetutës emri përfundimtar i Organizatës do të vendoset. Kjo Organizatë do të përbëhet nga dy Këshilla, Këshilli Ekzekutiv dhe Këshilli Konsultativ.
17- Ky studim do të jetë në fuqi derisa të arrihet çlirimi i Shqipërisë, dhe
18- Këshilli i Direktivave do të përbëhet me nënshkruesit:
Zotnive:
Dr. Halim Begeja (Organizata Balli Kombtar).
Theodhor Papalilo (Partija Agrare Balli Kombtar).
Dr. Fuad Myftija dhe Hysen Mulosmanaj (O. K. L. Legalitetit).
Isa E. Ndreu (Partija Katundare).
Ndue P. Gjomarkaj (Heroizma Shqiptare) dhe Ymer Bardhi (Bashkimi Shqiptar).
Palët nënshkruese:
Organizata “Balli Kombtar”
Partija Agrare “Balli Kombtar”
Organizata K. L. Legalitetit
Heroizma Shqiptare
Bashkimi Shqiptar
Lidhja e Prizrenit
Komiteti “Shqipnija e Lirë”
Vëzhgues:
Shoqata Pan Shqiptare Vatra
Bloku Kombtar Indipendent
Zotërinj, Përfaqësues të Grupeve dhe Organizatave Politike Shqiptare në Mërgim, Delegatë të Lidhjes së Prizrenit dhe Delegatë të Komitetit Vatra dhe Shqipëria e Lirë:
Ne dëshirojmë me gjithë zemër t’ju urojmë mirëseardhjen në Madrid dhe gjithashtu dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të lartë për Organizatat e ndryshme politike në Mërgim, që mirëpritën iniciativën tonë dhe emëruan delegatët e tyre në këtë Konventë, dhe për më tepër, iu shprehim vlerësimin tonë delegatëve të pranishëm në këtë Konventë.
Zhvillimet dhe ngjarjet e fundit të pashembullta në nivel ndërkombëtar, të cilat herët a vonë mund të kenë një efekt mbi situatën në Shqipëri, dhe gjithashtu duke marrë parasysh kushtet më të pasigurta të kombit tonë, na çojnë në përfundimin se që emigracioni shqiptar të jetë gati për të përmbushur misionin e tij historik të mbrojtjes së të drejtave tona kombëtare, ai duhet të jetë i bashkuar dhe jo i ndarë si sot. Bashkimi i forcave kombëtare në mërgim do të sigurojë sigurinë e Shqipërisë etnike dhe realizimin e Kauzës (Çështjes) sonë të shenjtë.
Nevoja për të parë shqiptarët në mërgim të bashkuar është theksuar shpesh nga udhëheqësit e shteteve mike si një parakusht, besojmë, për të siguruar përfundimisht mbështetjen e tyre morale dhe materiale.
E gjithë kjo bëri që ne të merrnim iniciativën për të thirrur së bashku këtë kongres të nevojshëm. Ne jemi të bindur se gjatë diskutimeve që do të zhvillohen në këtë konventë, ju zotërinj, pasi keni përqafuar Çështjen Shqiptare, do të vendosni mbi të gjitha interesat e Atdheut, duke lënë mënjanë çdo dallim ideologjik që mund të kishit në të kaluarën, në mënyrë që të arrihet bashkimi i të gjitha forcave kombëtare. Ky bashkim nuk duhet të prekë ideologjitë e veçanta të Palëve dhe Grupeve në këtë Konventë historike.
Me këtë dëshirë dhe shpresë, ju urojmë punë dhe suksese të frytshme. Me ndihmën e Zotit (Zoti na ndihmoftë!).
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albanie
blank
blank
blank
blank

Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, njoftohen shqiptarët jashtë vendit: Shërbimet konsullore online ndërpriten përkohësisht deri në…

Pas sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

MEPJ, njofton shqiptarët jashtë vendit se shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

“ Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë. MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.”, njofton MEPJ.bw

blank

CURRAJ I EPËR NA DHA JETËN, NE PO I RIKTHEJME SHPRESËN – Nga Skënder PËRPEPAJ – Londër

​​ Ne, si grup nismëtar e investitorë, të përkushtuar për vendlindjen tonë, fshatin Curraj i Epërm, i cilësuar si “Perla e Alpeve”, i shpallur kohët e fundit një nga 115 fshatrat turistikë të Shqipërisë, e kryem rikonstruksionin e plotë të kishës së vjetër (1897) të Curraj të Epërm, e cila do të përurohet me 6 gusht, me miq të ftuar nga Presidenca, Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, nga Parlamenti i Shqipërisë, nga bashkia e Tropojës, Shoqata e Nikaj-Mërturit, Unioni “Curraj i Epërm”, etj. dhe me disa veprimtari solemne e festive, kishtare,e kulturore.
​​ Për të pasë një organizim të nivelit të lartë, të jetë sa më përfaqësues, të kenë angazhim e rezultat sa më të mirë, kemi menduar bashkarisht që të ngrihet Komisioni i Organizimit të Veprimtarisë së 6 gushtit 2022, me nje përbërje gjithëpërfshirëse nga fshati Curraj i Epërm:
​​ 1.-Skënder Perpepaj
​​ 2.-Mhill Gecaj
​​ 3.-Agron Qokaj
​​ 4.-Petrit Mehmetaj
​​ 5.- Prel Zef Ndrevataj
​​ 6.- Zef Vatnikaj
​​ Moderatorë të veprimtarisë zyrtare e kulturore do të jenë tre përfaqësues të artit, letërsisë e kulturës nga Curraj i Epërm:
​​ 1.- Ndue Vatnikaj
​​ 2.-Prek Mrishaj
​​ 3.- Alma Mehmetaj
​ Kameramani, i palodhuri Sokol Pjetër Qokaj.
​​ Kisha e re e Curraj të Epërm do të bekohet nga Ipeshkvi Dom Simon Kulli i Dioqezës së Sapës, i cili do të mbajë dhe një Meshë në mjediset e saj të rikonstruktuara plotësisht.
​​Kësaj here, sikurse dhe në përurimin e Rrugës së re të makinës para katër viteve, sikurse gjithmonë, të angazhohemi të gjithë bashkëvendasit tanë nga Currajt e Epërm, nga vendlindja jonë, nga Tropoja e Kosova, deri në Angli, Itali e Amerikë, për ta kryer me sukses të plotë, me nivel të lartë, këtë përurim të Kishës tonë në Curraj të Epërm dhe të arrijmë rikthimin e zhvillimin e gjithanshëm e të pandalshëm të jetës në kullat e tokat tona e të të parëve tanë.
​ Ky Takim i yni në Curraj të Epërm, ky Përurim i Kishes,këto veprimtari të 6 gushtit do t’iu shërbejnë edhe promovimit e lartësimit të vlerave historike, kulturore, turistike, rikthimit të jetës së re e popullimit gjithëvjetor të vendlindjes tonë të shenjtë.
Emrat e atyre që mundësuan rregullimin e Kishës do të bëhen publik së shpejti.

blank

‘1 në 5 sipërmarrës vjen nga diaspora’, Shqipëria dhe Kosova me normën më të lartë në rajon

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” thonë se 1 në 5 sipërmarrës në Shqipëri kanë jetuar dhe punuar jashtë vendit si pjesë të diasporës.

Rikujtojmë se në anketën e opinionit të biznesit kanë marrë pjesë 1203 sipërmarrës nga ku 21% prej tyre janë shprehur se kanë punuar dhe jetuar jashtë vendit të tyre. Shifrat tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të sipërmarrësve të cilët kanë jetuar jashtë vendit përpara se të vendosnin hapjen e një biznesi apo zgjerimin e tyre në Atdhe.

Më shumë se gjysma ose 68% e të anketuarve në Kosovë janë shprehur se kanë punuar jashtë vendit të tyre më parë. Ndër vendet e rajonit, përqindjen më të lartë të këtij treguesi pas Kosovës e regjsitron Shqipëria. Të dhënat e paraqitura grafikisht bëjnë me dije se 77% e sipërmarrësve të anketuar kanë jetuar dhe punuar brenda vendit, ndërsa 2% kanë refuzuar të përgjigjen.

Ndërkohë mesatarja e Ballkanit Perëndimor për sipërmarrësit që kanë punuar dhe jetuar jashtë vendit të tyrë është 18%, ndërsa 80% e sipërmarrësve e kanë kryer aktivitetin brenda kufinjve të vendit të tyre. Nëse do të analizonim vendet e tjera të rajonit për këtë tregues, të dhënat bëjnë me dije se vendi me përqindjen më të ulët të sipërmarrësve apo menaxherëve të cilët kanë punuar dhe jetuar si pjestarë të diasporës është Maqedonia e Veriut me vetëm 6%. Në vende si Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi përqindja e sipërmarrësve që vijnë nga diaspora është 14% për secilin vend.

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit mbështeten edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi numrin e emigrantëve, ku për vitin 2021 janë regjistruar rreth 42 mijë persona të larguar nga vendi ynë. Ndër qëllimet kryesore se përse ato zgjedhin largimin nga vendi janë të ardhurat që synojnë, duke i kthyer ato shumë vite më pas në investime në vendin e tyre.

blank

Dukagjin Lipa ‘godet’ Ramën dhe Vuçiç, sulmon fort ‘Open Balkan’

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka sulmuar ‘Ballkanin e Hapur’ nismën e Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç. 

Lipa ka shkruar në Twitter se njerëzit po harrojnë, duke kujtuar se përpjekja për të qenë ‘të hapur’, shqiptarëve u kushtoi 50 vite ndarje.

Postimin, Dukagjin Lipa e mbyll me hashtagun: “Kurrë më“!

Postimi
Krahasim i mahnitshëm. Nuk mund ta thoshte më mirë. Kjo është ajo që njerëzit po harrojnë. Përpjekja për të qenë “të hapur”, na kushtoi 50 vite ndarje…#NeverAgain

blank

blank

Agjencia Kombëtare e Diasporës drejt ‘shkrirjes’- Ministria e Jashtme: Ulim 71 milionë lekë kosto buxhetore!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka propozuar shfuqizimin e ligjit për funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

 

Në projektligjin për shfuqizimin e ligjit nr.115/2017, “Për Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, i ndryshuar i botuar në konsultimet publike përcakton krijimin e një strukture të dedikuar për çështjet e diasporës në MEPJ. Sakaq Këshilli i Ministrave ka miratuar në shkurt të këtij viti vendimin “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, sipas të cilit MEPJ caktohet si institucion përgjegjës për diasporën, përgjegjësi kjo që më parë i përkiste Ministrit të Shtetit për Diasporën.

“Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës ka lindur i nevojshëm në kushtet kur ministri përgjegjës për diasporën ishte ministër pa portofol, ç’ka nënkupton, ndër të tjera, mungesën e burimeve njerëzore të brendshme dhe nevojën për mbështetje nga strukturat jashtë kësaj ministrie. Ministria ka të gjithë mekanizmat për të kryer detyrimet dhe objektivat e Agjencisë dhe shpreson që me riintegrimin e çështjeve të diasporës në Ministri, kontributet dhe burimet e diasporës mund të thjeshtohen dhe të përdoren në mënyrë efektive për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të vendit.

Shfuqizimi i ligjit nr.115/2017, datë 18.12.2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, dhe rishikimi i Ligjit nr. 16/2018 “Për Diasporën” si dhe i akteve nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve. Krijimi i një strukture të dedikuar për çështjet e diasporës në MEPJ. Rriten efektivitetet e realizimit të politikave shtetërore për konsolidimin e bashkëpunimin institucional me Diasporën dhe zvogëlohen kostot buxhetore, përafërsisht me 71 milionë lekë”, thuhet në raportin e vlerësimit për draftin.

Në raportin e vlerësimit të draftit argumentohet se krijimi i një strukture të dedikuar për çështjet me diasporën pranë MEPJ-së, duke mbajtur edhe Agjencinë njëkohësisht, do të krijonte sisteme paralele dhe do të zvarriste zgjidhjen e problematikave të sipërcituara si dhe realizimin eficent të objektivave. “Ky variant rrit koston, krahasuar me variantin Opsionin 1 (rregullator). Krahasuar me opsionin rregullator ky variant përfshin ne kosto: 1)buxhetin e diasporës qe aktualisht për vitin 2022 është 128 milionë lekë; 2)shpenzimet e personelit për krijimin e strukturës së posaçme në MEPJ (1+4), që për një vit buxhetor llogaritet me 7 milionë lekë. Kostoja totale sipas këtij varianti është 135 milionë lekë për një vit buxhetor. Ky variant do të çoje në dyfishimin e kostos, madje edhe më shumë”.

Propozimi i projektligjit vjen pas analizës që i është bërë kuadrit ligjor në fuqi për çështjet e diasporës. “MEPJ-ja me të gjitha strukturat e saj brenda dhe jashtë vendit, me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, ka mbajtur dhe mban një marrëdhënie ndërvepruese dhe të dobishme për dhe me diasporën. Mbivendosja dhe paralelizmi i këtyre strukturave zvogëlon efikasitetin dhe rrit kostot (burimet njerëzore + kosto logjistike) Komunikimi i drejtpërdrejtë me diasporën në botë dhe organizimi i saj për të rritur nivelin e veprimtarisë së tyre brenda vendit, është një nga objektivat e politikës së jashtme”, citohet në relacion./Monitor

blank

DUA, FAMA DHE DY STANDARTET! (Kush po e përdor Dukagjin Lipën?) – Nga MILAIM NELA

Qenka bërë tema e ditës ‘Sunny Hill Festival’ dhe Dua Lipa.
Na qenka mërzitur Dukagjin Lipa se nuk i paskan falur 17 hektarë tokë në zemër të Prishtinës për 99 vjet.
Dugin e paska marrë kaq shumë inati sa paska vendosur që ta transferojë festivalin e tij tek Bashkia e Tiranës!
Në foton më poshtë ndodhet një shkrim që tregon se Dua Lipa nuk ka mundur të sigurojë leje nga autoritetet lokale të Londrës për të ndërtuar një pishinë brenda perimetrit të banesës së saj së stërmadhe.
E kjo për faktin se kjo i ka shqetësuar komshijtë!
E solla këtë për të treguar dy standartet!
Dukagjinit dhe Duas përpos talentit të pamohueshëm të saj duket se ju asht rritur shumë hunda!
Ose dikush po i përdor shumë keq për interesat e tyre të pista!
Çfarë i pengonte ata ta zhvillonin Festivalin e tyre duke prenotuar ambjentin për ditët e Festivalit?
Pse nuk e braktis Dua shtëpinë e saj të stërmadhe në Londër për të shkuar në Paris në shenjë proteste se nuk ja lejojnë pishinën dhe kinemanë?
Por në Prishtinë dhe Tiranë qenkan ngritur i gjithë llumi sorosian me Batonat e llomnat e tjerë duke atakuar qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin!
Po ashtu janë angazhuar i gjithë enturazhi i ish komandantëve që kanë nxitur një rebelim të veteranëve të UÇK-së kundër qeverisë Kurti!
Më ra në sy në radhët e para të protestuesëve Dardan Molliqaj politikani i madh i një partie pa anëtarë (burri i ish ministres se Rames Sorosianes Besa Shahini)!
Dua Lipa dhe Rita Ora ka kohë që janë investuar në imazhin e Erion Veliajt dhe rilindjes në Tiranë!
Ky sulm qensh ndaj Albin Kurtit duket se është strategji e argatëve të Vuçiçit që na qenkan betuar në Ohër se për interes të Ballkanit të Hapur do ta rrëzojnë Albin Kurtin!
Dukagjin Lipa le ti thërrasë mendjes e të mos bëhet pjesë e lojërave politike antishqiptare!
Ai dhe Dua ta përdorin famën për të rritur imazhin e Kosovës e jo për ta mjelur atë për shkak të famës së tyre!
Mos bini pre e lojërave dhe makinacioneve që janë përtej jush e i bëjnë shumë dëm Kosovës!
Dukagjin!
Nëse e ndjen veten SHQIPTAR të Kosovës po perifrazoj dhe përshtas një shprehje të Xhon Kenedit për Amerikën;
Jo çka bën Kosova për ty!…
…POR çfarë bën ti për KOSOVËN!🇽🇰
MOS!
blank
blank

Vota e emigrantëve- Kume: Duhet rregulluar legjislacioni që lejon shqiptarët të votojnë nga jashtë vendit

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Bled Markun, ish kreu i KQZ Kristaq Kume ka folur për votën e emigrantëve dhe propozimi si një zonë e veçantë.

Kume theksoi se vota e emigrantëve duhet të zgjidhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore pasi në të kundërt edhe në zgjedhjet e ardhshme zor se mund të votohet nga jashtë territorit të vendit.

Ish-kreu i KQZ-së ka sqaruar se pesha më e madhe e atyre që do të votojnë nga jashtë territorit të vendit, mund të jetë e emigrantëve por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm për ta, duhet të rregullohet legjislacioni shqiptar zgjedhor për ti krijuar mundësinë çdo shqiptari me të drejtë vote që të votojë nëse është jashtë Shqipërisë ditën e votimit pa qënë e nevojshme që të vinë në qendrën e votimit.

Kume: Për mua, aq sa e trajton kodi zgjedhor votën e emigrantëve është e pamjaftueshme dhe nevoja për ta ritrajtuar në tavolinën e Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të realizohet, pasi në të kundërt edhe në zgjedhjet e ardhshme zor se mund të votohet nga jashtë territorit të vendit.

Pesha më e madhe e atyre që do të votojnë nga jashtë territorit të vendit, mund të jetë e emigrantëve por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm për ta, duhet të rregullohet legjislacioni shqiptar zgjedhor për ti krijuar mundësinë çdo shqiptari me të drejtë vote që të votojë nëse është jashtë Shqipërisë ditën e votimit pa qënë e nevojshme që të vinë në qendrën e votimit.

Pra të votojnë emigrantët, studentët, punonjësit tanë diplomatikë, ata që kanë shkuar të vizitojnë të afërmit jashtë shtetit, pra të gjithë ata që ditën e votimit nuk janë në Shqipëri dhe që kanë shprehur dëshirën të votojnë nga jashtë vendit. syri.net

blank

NË KËRKIM TË BABAIT ARBËRESH – Nga RUBEN AVXHIU

Kryeministri i ri i Australisë, Anthony Albanese zbulon historinë e vërtetë të familjes së tij
Kryetari i Partisë Laburiste, Anthony Albanese, duket se do të jetë kryeministri i ri i Australisë, pasi projeksionet e të tre rrjeteve kryesore televizive e kanë shpallur fitues në zgjedhje.
Numërimi i votimeve vazhdon dhe kurioziteti më i madh për momentin është nëse Partia Laburiste do të ketë më shumë se 76 vende në parlament apo do të kenë nevojën e ndonjë marrëveshjeje për të siguruar qeverisjen. Ajo që besohet është se Koalicioni Liberal Nacional me kryetar Scott Morrison është humbësi i këtyre zgjedhjeve.
Anthony Albanese është djali i një marinari arbëresh, Carlo Albanese nga jugu e Italisë, por me nënë australiane (me origjinë irlandeze).
Prindërit u njohën gjatë një udhëtimi nëpër Europë të Maryanne Ellery. Ai punonte në tragetin me të cilën po udhëtonte vajza australiane. Ishte dashuri me shikim të parë. Shumë shpejt u martuan dhe për tetë muaj me radhë kishin jetuar së bashku. Pastaj ai kishte vdekur në një aksident dhe nëna e tij ishte kthyer për të jetuar në Australi.
Të paktën kjo ishte historia që dinte Anthony si fëmijë. Kjo ishte historia që dinte edhe familja e gjerë, lagjia dhe kushdo që i njihte.
Kur mbushi moshën 14-vjeçare, nëna e uli në tavolinë dhe i tregoi një histori tjetër. Babai i tij nuk kishte vdekur në aksident, ata kishin pasur një histori dashurie por pastaj ishin ndarë. Historia e bukur romantike e dy të rinjve nëpër Europë, kishte mbaruar, kur ajo kishte zbuluar se kishte mbetur shtatzënë. Aty djali arbëresh i kishte thënë se nuk mund të martoheshin bashkë, sepse ai kishte një të fejuar në fshatin e tij dhe nuk mund ta prishte fejesën. Maryanne u shokua nga përgjigjia.
Shumë shpejt lidhja u prish dhe ajo u kthye, katër muaj shtatzënë, në shtëpinë e prindërve të saj me një problem madhor. Ishte një familje katolike në vitet 1960 dhe kjo përbënte skandal. Zgjidhja qe thurrja e një historie të pavërtetë. Aty vendosi të blinte një unazë, u regjistrua në bashkinë lokale me mbiemrin e të dashurit dhe shpiku historinë e aksidentit.
Anthony e quajti babanë të vdekur edhe pasi e mori vesh që mund të ishte gjallë. Ai nuk kishte qenë pjesë e jetës së tij, as nuk e kishte dashur të bëhej pjesë. Vetëm pas vdekjes së nënës, në vitin 2002, ai u interesua pranë kompanisë që ishte pronare e trageteve të gati gjysëm shekulli më parë dhe një historiani për të gërmuar në arkiva.
Pas disa vitesh kërkimesh që përfshinë edhe regjistrat e pensionistëve italianë të punësuar në tragetet dhe anijet e kohës, arritën të gjenin emrin, adresën, madje edhe një numër telefoni të Carlo Albaneses. Ai jetonte në Barleta të Italisë dhe të gjitha të dhënat dhe data e garantonin që ishte babai i politikanit të ri (Albanese 36 vjeçar ishte zgjedhur në atë kohë zv-kryeministër i një prej shteteve australiane).
Lajmi ishte emocional për të. Nuk dinte se si të vepronte. A kishte kuptim që të udhëtonte në Itali për ta takuar? Një senatore e krahut të djathtë, Amanda Vanstone ishte bërë ambasadore e Australisë në Itali dhe e dinte historinë e tij. Ajo pranoi menjëherë që ta ndihmonte.
Rastësia e deshi që një nga diplomatet e ambasadës australiane në Romë, Lisa Golden, ishte kushërirë e Carlo Albaneses nga ana e nënës. Lisa fliste italishten shumë mirë dhe ndihmoi në lidhjen mes tyre. Anthony Albanese planifikoi udhëtimin për Itali, ndërsa diplomatja mori përsipër të bënte bisedën e parë me të moshuarin i cili gjithashtu nuk e dinte se kishte një djalë. Biseda telefonike nuk kishte shkuar mirë. Carlo nuk dëgjonte mirë nga veshët.
Diplomatja australiane i kishte shkruar pastaj një letër kushëririt që t’ia shpjegonte më mirë situatën. Pastaj telefonoi përsëri, dhe foli me gruan e arbëreshit. Vetëm një ditë përpara mbërritjes së Anthony Albaneses në Itali, një i afërm i familjes, telefonoi nga Barleta për t’u shpjeguar. Ishte avokate dhe të nesërmen i priti të dy në studion e saj legale. I pyeti se pse donin ta takonin Carlo Albanesen. Anthony i tha se besonte që ai ishte babai i tij. “Nuk dua ndonjë gjë prej tij. As para apo ndonjë gjë tjetër. Thjesht dua ta takoj”.
Në fund, avokatja i tha se do të bisedonte me të birin e Carlos dhe do të përpiqej ta bindte. Kur dolën në rrugë, politikani italian ishte përlotur.
Të nesërmen në mëngjes, Carlo i priti në studio me vajzën dhe djalin. Elegant dhe i veshur mirë, por mezi dëgjonte nga veshët. U përqafuan. Të gjithë ishin me lotë në sy.
U ulën të flisnin. Carlo ende fliste pak anglisht. E pyeti për nënën dhe jetën e saj. “Ishte burrë fisnik”, thotë Anthony. “E mora me mend pse nëna ishte dashuruar me të. Kishte sharm. Ishte i zgjuar. Bujar, interesant dhe punëtor. Familjen e kishte mbi gjithshka”.
Pas punës si marinar kishte punuar si pastrues shkolle dhe në një restorant.
Përpara se të largoheshin, Anthony premtoi se vitin e ardhshëm do të vinte bashkë me familjen dhe fëmijët e tij, që të njihnin edhe ata gjyshin që nuk e kishin njohur kurrë.
blank

“Me origjinë arbëreshe”- Albanese kryeministër, Australia zgjedh qeverinë e parë laburiste në një dekadë

Anthony Albanese shpallet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-kelte. Teksa ka përfunduar votimi për zgjedhjet parlamentare, Australia ka zgjedhur qeverinë e parë të saj laburistë në një dekadë. Albanese, një politikanët më jetëgjatë të Australisë ka fituar zgjedhjet.

Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Albanese gjithashtu ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.

ORIGJINA ARBËRESHE
59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për ecurinë e tij drejt politikës. Z. Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por si adoleshent mësoi se nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar – i cili me shumë mundësi ishte ende gjallë – ndërsa udhëtonte në Evropë.

Tre dekada më vonë, ai gjeti Carlo Albanese, duke fluturuar për në Itali për ta takuar atë dhe gjysmëvëllezërit e tij. Thuhet se ai ka origjinë arbëreshe. Z. Albanese tha se nëna e tij, Maryanne Ellery, ishte e vendosur se ai kishte mundësi që ajo kurrë nuk i kishte. Me mbështetjen e saj, ai u bë i pari në familjen e tij që mbaroi shkollën dhe shkoi në universitet.

Ai ka thënë se krijimi i një bote më të mirë për djalin e tij, Nathan, është frymëzimi pas jetës së tij publike. Z. Albanese u nda nga gruaja e tij prej 19 vitesh në vitin 2019, ndërsa partnerja e re Jodie Haydon iu bashkua në gjurmët e fushatës. bw

blank

“Albanese” në Australi, kush është lideri i opozitës që mund të bëhet Kryeministër në zgjedhjet e sotme

Anthony Albanese, lideri i opozitës në prag të udhëheqjes së qeverisë së parë laburiste të Australisë për gati një dekadë, ka paralajmëruar se partia e tij kishte ende një “mal për t’u ngjitur” përpara zgjedhjeve të sotme.

“Ne e dinim që këto zgjedhje do të ishin të afërta,” tha Albaneze dje. “Kam dhënë absolutisht gjithçka. Nuk më ka mbetur asgjë në ‘tank’”, tha ai. Dy sondazhe përfundimtare i vendosin laburistët gjashtë pikë përpara koalicionit të udhëhequr nga Liberalët e Scott Morrison, por me ngushtimin e garës asnjë parti nuk e siguroi një fitore të plotë. Duke dhënë argumentin e tij përmbyllës para votuesve në Adelaide, lideri i opozitës reflektoi mbi udhëtimin e tij personal – nga djali i një nëne beqare që jetonte në banesat publike të Sidneit deri në pragun e rezidencës së kryeministrit, raporton The Times.

“Ai dikush nga ato fillime. . .mund të qëndrojë para jush sot, me shpresën që nesër të zgjidhem kryeministër i këtij vendi”. Pasi u zgjodh kryetar i partisë tre vite më parë pas 23 vitesh në parlament, lufta e Albanese – që dikur deklaroi se; “Më pëlqen të luftoj me konservatorët, kjo është ajo që bëj”, vijoi.

Megjithatë, rilindja e Albanese, sot 59 vjeç, gjatë 36 muajve të fundit ka qenë një nga spektaklet më të jashtëzakonshme në historinë e fundit australiane. Transformimi ka qenë personal dhe politik. Gruaja e tij prej gati 19 vitesh e la dhe ai gjeti një partnere të re, Jodie Haydon, një drejtuese financash. Ka pasur edhe një metamorfozë politike. Në rininë e tij, Albanese fliste me pasion për “forcat revolucionare në El Salvador”. Ai kundërshtoi shumë prej reformave të gjera të Australisë të viteve 1980 nën drejtimin e Bob Haëke, një kryeministër laburist..

Që në vitin 2015, Albanese kundërshtoi politikën e kthimit të anijeve me refugjatë, të kryer nga marina australiane. I shqetësuar nga humbja e papritur e Laburistëve në 2019 ndaj Morrison nën ish-udhëheqësin Bill Shorten, Albanese ka hedhur taksa të diskutueshme ndaj politikave të pasura, duke përputhur shumë nga premtimet e Morrison. Ai ka bërë një fushatë të vogël, pa gara të mëdha politike, duke e lënë fokusin në stilet dhe personalitetet e liderëve të duelit.

Në një përpjekje të fundit dje për të tërhequr mbështetjen, Morrison, u përpoq t’u bënte thirrje votuesve kryesorë duke paralajmëruar se kontrabanduesit indonezianë të njerëzve do të rifillonin fluksin e anijeve të refugjatëve në Australi nëse fitonin Albanezët.

Kryeministri ka marrë prej kohësh meritën për vendosjen e ushtrisë australiane kur ai ishte ministër i imigracionit për të larguar anijet e refugjatëve dhe për të transportuar mijëra qytetarë në ishujt e largët, ku shumë prej tyre vuajtën për vite me radhë. Pas një fushate luftarake gjashtë-javore që u pa se sjellja e Morrison-in u bë një çështje qendrore, ai pranoi se ishte “pak buldozer” që duhej të ndryshonte.

Nëse as koalicioni i qendrës së djathtë të Morrison dhe as laburistët nuk sigurojnë të paktën 76 vende në parlamentin 151-vendesh të Australisë, një partie do të duhet të negociojë për të formuar një qeveri. Morrison ka këmbëngulur më parë se nuk do të bënte një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me deputetë të pavarur në mënyrë që të qëndronte në detyrë. Por, pasi bëri një fushatë dje në një tempull sikh në Perth, ai e zbuti qëndrimin e tij duke thënë se nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një kryeministri në një parlament të varur. Ekipi i Albaneses zhvilloi një serë fushatash elektorate vendimtare në një përpjekje të orës 11 për të mbledhur më shumë mbështetje shoqëruar nga Julia Gillard, ish kryeministrja laburiste që e la detyrën në vitin 2012.


Send this to a friend