Reshjet e shiut dhe borës do të mbizotërojnë në gjithë territorin shqiptar përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Foto: Flickr
Reshjet e shiut dhe borës do të mbizotërojnë në gjithë territorin shqiptar përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme.
Sipas Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org në ditët në vijim reshjet e borës do të përfshijnë shumë zona të territorit shqiptar.
“Reshje bore do ketë në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra në nivelin e detit.
Reshje mesatare dhe lokalisht intensive priten në zonat perëndimore dhe reshje disi më të pakta në pjesën tjetër të vendit.
Por sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor.
Ngrohtë në Dhjetor, Acar Ekstrem në Janar
Meteorologët, të cilëve u referohet AgroËeb.org deklarojnë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht, muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relatavisht të larta për këtë stinë duke lëvizur midis 12-17 gradë celcius.
Por, gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.
Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.
Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.
Komentet