VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mogherini: Kosova e Serbia të shmangin përpjekjet për shtete etnikisht homogjene

By | August 31, 2018

Komentet

“Kujdes të veçante në orët e ardhshme”- Flet sizmiologu i njohur grek

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme nga tërmetet, thotë se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.

 

Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqipëri?

Akis Tselentis: Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.

Ju si e vlerësoni situatën, do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis: Jo nuk do te kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor. Por do te kemi lëkundje të tjera.

Mund te influencoje ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

Akis Tselentis: E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do te ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohe. Dhe mundet qe një prej këtyre lëkundjeve te jete edhe me efekte shkatërruese, pasi ne se një shtëpi ose banese është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje më të lehte mund të shembet. Do kujdes të veçante në orët e ardhshme.

/Top Channe/

“Çudia” – Galeria, Opera dhe Muzeu me plasaritje, Teatri Kombëtar pa asnjë dëm

Pas tërmetit të fuqishëm, Ministrja e Kultures Elva Margariti ka inspektuar disa nga institucionet kulturore, si Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar.

Zyra e shtypit konfirmon për “Gazetën Shqiptare” se ka dëme sipërfaqësore, plasaritje dhe rënie suvash. Sipas ministrisë, muzetë u mbyllën më herët. Dje u inspektuan ndërtesat që paraqiten probleme. “Pasi të evidentohen të gjitha problematikat do vendoset se si do procedohet me hapjen e muzeve në vijim”, tha zyra e shtypit pranë MK. Ndërkaq dy godinat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental nuk kanë pësuar asnjë dëm, çka konfirmohet nga qytetarët e artistët që i ruajnë nga vendimi i qeverisë për t’i shembur.

Tërmetet në vend, 44 persona të lënduar transportohen në Spitalin e Traumës

TIRANË

Pak orë pas tërmeteve një numër i konsiderueshëm i banorëve janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gazetarja e “Balkanweb”, Dorjana Bezat thekson se 44 persona kanë marrë dëmtime dhe si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës. Qytetarët kanë marrë dëmtime në pjesët e ndryshme të trupit, por edhe në kokë.

Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale. Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.

27 të plagosur në Spitalin Ushtarak- Bilanci fillestar i tërmetit të tmerrshëm në Shqipëri

Gazetari i çështjeve sociale të “News 24”, Erjon Skëndaj raporton se në spitalin Ushtarak janë shtruar 27 persona të plagosur nga pasojat e tërmetit. Fatmirësisht, askush nuk ka humbur jetën.



Të gjithë të plagosurit janë nga zona Durrës-Tiranë. Tërmeti 5.8 shkallë Rihter që goditi Shqipërinë është më i forti i 30 viteve të fundit dhe e pati epiqendrën tek Kepi i Rodonit.

AZEM MESHI ME JETËN E VEPRËN E TIJ NJË SHEMBULL E BAROMETËR I KOHËS SHQIPTARE – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

-Kumtim i mbajtur nga Ramiz Lushaj në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorin e Policisë së Shtetit, Azem Meshi dhe Promovimin e Librit “Azem Meshi, Shqipe e Vendit të Vet”-

Ky libër kolektiv, “Azem Meshi, Shqipe e Vendit të Vet”, me firmat e 27 autorëve bashkëpunues me shkrimet e tyre, që krye-mban për bashkautorësi edhe emrin tim e të Ahmet Meshit, që ka një fond e galeri me 140 foto, faksimile, skema e grafika (nga të cilat 61 foto me ngjyra) në të 236 faqet e tij të botimit të dytë të plotësuar, i kushtimohet jetës e veprimtarisë së Azem Ali Meshit- “Dëshmor i Atdheut”, përndryshe dhe “Dëshmor i Policisë së Shtetit Shqiptar”, që ka rá në krye të detyrës për mbrojtjen, ndërtimin e lartësimin e shtetit, në një përpjekje trimnore e të përgjakshme me një bandë kriminale të armatosur në Yzberisht të Tiranës, para 20 vitesh, më 3 qershor 1999, në moshën 31 vjeçare, në ma të bukuren kohëmoshë të njeriut të ëndrrave të jetës, të krijimit të familjes, të rrugëtimit drejt lumturimit e lartësimit të vetvetës personale e familjare në shumanshmëri plotore në kohëjetën e tij.

Azem Meshi është një martir – një dëshmor, është “një hero”- siç e cilëson dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari (fq. 71-73), është një hero që po e jeton jetën e tij të heroit martir të kombit të vet me mesazhe të mira për kombin e vet, për kohën tonë, ndryshe nga disa heronjë të gjallë të paqes e luftës të dekadave të fundit në Rajonin Ballkanik Shqiptar që prej disa qëndrimeve e veprimeve me teprime, gabime e faje në politikë, në pasunime, në shoqëri, tashma po e përjetojnë jetën e anti-heroit.

Edhe sot, në këtë ditë të 20 shtatorit 2019, edhe dekorimi i Azem Meshit me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kamzës, edhe botimi i këtij libri përkushtimor për Azem Meshin, flasin krejt qartë, plot dritë, se Azem Meshi po e jeton lartësisht jetën e heroit të kombit të vet shqiptar, se është i gjallë në mes nesh, brenda nesh, para nesh, edhe tek vajza e tij e talentuar Greta- gazetare në një televizion e me shoqërinë civile; edhe tek bashkëshortja e tij e fisme Loreta- punonjëse civile e administrative në Policinë e Shtetit; edhe tek vllaznit e tij: Zenuni, Ahmeti, Skënderi, Agroni, Guximi e Sabahi, motrat e tij Xhanja e Liria; edhe tek të gjithë të afërmit e pragut e gjakut, tek të gjithë ne pjesmarrësit në këtë Akademi Përkujtimore, edhe tek shoqëria, koha, historia krahinore e kombëtare shqiptare, prandaj edhe shkrimit tim në hyrje të librit, te parathania, ia kam vendos titullin: “Tungjatjeta, o Azem Ali Meshi”, prandaj ne të gjithë në këtë sallë të Tirana International Hotel i themi edhe sot e në motmote: “Mirë se erdhe, o Azem Meshi ynë 51 vjeçar”, në moshën e lartë të burrit tradicional e të heroit shqiptar, sepse e thotë dhe kanga e dy kangtarëve hasjanë Kastrati e Brati (fq. 171-173), e këndueme qysh më 2006: “Kush jep jetën, o për vend t’vet/Asht i gjallë, o kurrë nuk des!”.

(Tani, më lejoni t’iu ftoj të mbajmë një minutë heshtje për Dëshmorin Azem Meshi dhe të gjithë Dëshmorët e Policisë së Shtetit Shqiptar!). (I përjetshëm emri, vepra e kujtimi i tyre!)

Lisi e rrit lisin, me farën e vet, në tokën e vet. Lisat krijojnë lisnajën. Kështu dhe Vllaznia Meshi, e ardhun prej origjine nga Oroshi i Mirditës e me ngulim jete disashekullore në Kosturr të Hasit të Qarkut të sotëm të Kukësit, edhe kulla e të parëve të Azem Ali Meshit, kanë marrë pjesë aktive në kryengritje e luftëra rajonale e kombëtare nga Qafë Prushi deri në Shkup e Shkodër, nga Moraça në Plavë-Guci, Rrafshin e Dukagjinit etj. prej nga koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e të Pejës, në Shpalljen e Pavarësisë, Luftën e Dytë Botërore e Luftën e fundit të Kosovës. Gjyshi i Azem Meshit, Ukshin Adem Meshi së bashku me të vllanë Arifin, kanë marrë pjesë në Kryengritjen Kombëtare Shqiptare të Vilajetit të Kosovës të 1912-tës së Pavarësisë. Baba i Azem Meshit, i ndjeri Ali Ukshin Meshi, ka marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore në moshë krejt të re, mbi 15-vjeçare, me Çetën e me Batalionin e Hasit dhe në rradhët e Brigadës XXV-S të Tropojës deri në Kosovë e në Sanxhak. Kusherinj të afërt të Azem Meshit, si: Ram, Ali e Mehmet Meshi janë “Dëshmorë të Atdheut” të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kjo Vllaznia Meshi, Familja e madhe e Azem Meshit, në vitin 1999, brenda tre muajve kohor, kanë tre dëshmorë: më 24 mars 1999, në Istog të Pejës, në ditën e bombardimeve të NATO-s, të fillimit të Luftës së Kosovës, vriten trimërisht Bashkim e Afrim Meshi, të cilët janë “Dëshmorë të Kosovës” dhe më 3 qershor 1999, Azem Meshi- “Dëshmor i Shqipërisë”, vritet në Tiranë, në përballje me një bandë kriminale që kishin vrarë pak kohë përpara një shtetas shqiptar të Kosovës. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj (2009-’13), në shkrimin e tij (fq. 93-97) shkruan: “Mes shumë heronjve e kam njohur edhe Azemin, trimin që na la të kuptojmë të gjithëve se aspekti i këndvështrimit të tij ishte më i largët se një moment, ai luftoi për njerëzinë, për sigurinë, për të ardhmen e vendit”.

Rregjimi komunist i kohës, prej nga viti 1948, e shpalli e trajtoi babën e Azem Meshit, ish luftëtarin e atdhetarin Ali Ukshin Meshi dhe familjen e tij si “të deklasuar politik”, “të përndjekur politik” në katër dekada jete, e arrestoi dhe e dënoi Ali Ukshin Meshin për dyshime politike me 6 vjet burg politik, ia hoqi “Triskën e Frontit” për 3-vjet, e cilësoi “kulak”, ia sekustroi pasurinë, etj.

Tevona, me ndërtimin e HEC e të Liqenit të Fierzës iu përmbytën kulla, toka, pemët dhe as pasardhësit, si qindra të tjerë bregdrinas të Hasit, Kukësit, Tropojës e Pukës, nuk janë kompenusar ligjërisht e përfundimisht nga asnjë qeveri e asnjë kohe, pavarësisht premtimeve të përhershme e angazhimeve të pjesshme të tyre.

Familja e Ali Ukshinit u detyra të shpërngulej e të vendosj në Kam të krahinës së Bytyçit, në këtë qytezë të minatorëve në rrethin e Tropojës deri në vitet e Demokracisë, kur erdhën në Tiranë.

Azem Meshi, një nga 9 fëmijët e Ali Ukshinit, shkollen fillore e kreu në Kosturr të Hasit, për çka mësuesja e tij veterane, Bute Meshi, thotë se “kishte sjellje shembullore”, “i ndihmonte shokët e shoqet”, “në aktivitete ishte i pari”, “ngulmonte për dije të reja”, etj. (faqe 27-30). Shkollën 8-vjeçare e kreu në Kam të Tropojës, ku mësuesi i tij, poeti e studiuesi Shaban Geci, i ka kushtue dhe një poezi në këtë libër (fq. 174): “Kaçurrel me sy të zi/ Djalë serioz që në fëmijëri/ Djalë serioz me tipare burri /Azem Meshi prej Kosturri/”.

Av. Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, në shkrimin e tij kapitull libror më vehte, shkruan se Azem Meshi i bante disa orë rrugë nga Kami në Pac për të ndjekë me sakrifica, përkushtim e rezultate të mira shkollen e mesme; kishte zgjuarësi genetike natyrore e jetësore; ishte i traditës, me kulturë, me veti e virtyte të larta; lexonte libra jashtëshkollorë; i pasionuar e i dallueshëm në garat me kuaj; i dhanun pas notit në prrenj e lumenj të Bytyçit e Hasit, në Dri e Liqenin e Fierzës; merrej me peshkim për sport e ekonomi; i kishte qejf ecjet në natyrë e udhëtimet, etj. (fq. 55-66).

Azemi për shkaqe politike të kohës nuk mundi të ndiqte arsimin e lartë universitar, pavarësisht dëshirës e aftësive të tij.

Azem Meshi, në një kuptim të caktuar, është një “barometër” i Kohës së Demokracisë, i kësaj kohe me mundësi e hapësira të mëdha për të dëshmue vetëveten në jetë. E dëshmojnë faktet, sepse Azemi në këto vite, ky veprimtar aktiv e kontributor i PD-së në Tropojë, Has, Kukës e Tiranë, prej vitit 1992 filloi punë në Policinë e Shtetit në Tiranë, në Repartin e Ambasadave e në Komisariatin e Policisë nr. 4 në Kryeqytet; e ndoqi Akademinë e Rendit Publik (sot, Akademia e Sigurisë) e provimin e fundit e dha një javë para vrasjes së tij në qershor 1999 e atë vit do ta merrte edhe titullin “Oficer i Policisë Shqiptare”; e ndertoi një shtëpi “model Elbasani” aty në Zona “Yzberish 2” në Tiranë me krahët e tij e me ndihmë nga vëllezërit e miqtë e tij, familja e nderueme tiranase e Shyqyri Grecës; e krijoi familjen e tij të re e dinjitare; u kujdes duke e rregjistruar bashkëshorten e tij Loretën në kurse për italisht e kompjuter, etj.; punonte në dy punë, pas orarit të shërbimit në Policinë e Shtetit shkonte tek firmat private, etj. Greta Meshi, vajza e tij, te esseja “Babai im” fq. 115, viti 2016) shkruan: “Unë e di që ai është pranë meje kudo, ai është engjëlli im mbrojtës e në çdo hap që unë hedh, ai është aty duke më mbështetur, duke më brohoritur, e duke u ndjerë krenarë për vogëlushen që po rritet”.
Edhe nipi i Meshëve, djali i hallës së Azem Meshit, biznesmeni i mirënjohur shqiptar, Ram Geci, djali i një burri të lartë e të mirë – Ali At’hem Gecit të Bytyçit, që ishin “Oxhak” -“Derë e Madhe” e Bytyçit dhe në Malësi të Gjakovës, djali i një nane të fisme Razë Ukshin Meshit-Geci të Kosturrit, është një tjetër “barometër”- një shembull i mirë e i madh i kohës shqiptare, pronar i vetëm i Tirana International Hotel, ku po e bajmë këtë Akademi Përkujtimore e Promovim Libri), i kompanisë elitare “Geci”, një nga biznesmenët e humanistët e mëdhenj të ditëve tona, të cilit i shprehim mirënjohje të madhe.

Edhe nipi tjetër i Meshëve, djali i hallës së Azem Meshit, Rrustem Gjedia i antikomunistit, trimit, njeriut punëtor, Jakup Sali Gjediaj të Bytyçit (i cili, prej 1952-shit, emigroi në Kosovë e Amerikë) dhe i qëndrestares të fisme Gjylë Ukshin Meshi-Gjedia të Kosturrit , është një tjetër “barometër” i kohës panshqiptare, një biznesmen i njohur në Amerikë e Europë.

Azem Meshi është një nga 168 dëshmorët e Policisë së Shtetit Shqiptar (ku 86 prej tyre iu përkasin viteve të vështira 1997-1999) çka do të thotë se Azem Meshi është një nga dëshmorët e ringritjes së Shtetit, të ndërtimit të Shtetit, për nga rendi, qetësia e siguria publike, çka është dhe detyra e misioni kryesor i Policisë së Shtetit Shqiptar, se Policia është e para në sakrifica deri në vetmohim në mbrojtje e ndërtim të shtetit dhe rënia e Policisë e Gardës në kohë të jashtëzakonshme është vet rënia e Shtetit. Shqipëria ka dhe 56 policë të tjerë të rënë në krye apo për shkak të detyrës, të cilët janë në pritje të dhënies së titullit “Dëshmor i Atdheut”. Pra, Shqipëria ka gjithsej 224 policë të vrarë në tre dekada nga Ilir Gjyrdedi më 1990 e deri tek Artan Cuku më 2017, ndërkohë që shteti tjetër shqiptar, Kosova jonë, e porsa dalë nga Lufta e fundit (1997-1999), fitoi Lirinë më 1999 e Pavarësinë më 2008, në pothuaj dy dekada kohore, nga 2001 deri më 2018, i ka vetëm 20 dëshmorë të Policisë së Shtetit.

Unë, shqiptarisht, i bashkohem mendimit të doktor, gjeneral major Bajram Ibraj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (2002-’07) që: “Qeveritë Shqiptare, duhet që të nxjerrin sa ma parë, madje dhe shumë i vonuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave për trajtimin financiar të familjeve të të rënëve në Policinë e Shtetit, minimalisht duke filluar që nga viti 1990” (fq 84 e librit). Pra, po e them: gjaku i policëve të rënë në krye e për shkak të detyrës për Kombin e vet nuk ka faturë, nuk ka çmim, prandaj dhe “fatura financiare” e Shtetit nuk duhet të bahet pengesë.

Edhe disa kërkesa të Shoqatës së Policëve në Lirim duhet të merren në konsideratë nga Shteti ynë, pasi ka disa pengesa ligjore të panevojshme apo të qëllimshme, që pengojnë policë të karrierës, të rritur me Policinë e Shtetit, me kontribute në Policinë e Shtetit, të rikthehen në detyrat e tyre të maparshme, të veshin uniformën e oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (2007-’09), poeti Ahmet Prençi (në faqen 91 të librit) fjalathotë: “Kujtojmë Azem Meshin e qindra heronj të Policisë për t’ju thënë që çdo gjë që bëjmë ne është shumë pak në krahasim më atë çka bënë ata për vendin e shoqërinë”.

Në këtë libër për Dëshmorin e Atdheut, Azem Ali Meshi, kanë shkruar drejtues të lartë të Policisë së Shtetit Shqiptar, Hysni Burgaj, Ahmet Prençi, Bajram Ibraj, Mit’hat Havari; prof. dr. Shefqet Hoxha i Kukësit – Mësues i Popullit; poeti Namik Selmani nga Çamëria me banim në SHBA; poete e shkrimtare Sherife Thaçi-Berisha nga Suhareka e Kosovës; i ndjeri dr. Ali Aliaj-ish pedagog në Tiranë e Kosovë; kolegu e shoku i tij, ish-polici, shkrimtari e poeti Besnik Meta në Tiranë; poeti Fran Ukcama në Fier; i ndjeri shkrimtari e studiuesi Isuf Meshi i Kosturrit -një disident e antikomunist i njohur; kushërini e shoku i tij Astrit Hasani-Meshi në Londër; shoku i tij, mjeku Shkelzen Ibra në Krumë të Hasit; studiuesi Ismet Avdiaj nga Berisha e Brigjeve- kufi me Has, Bytyç e liqenin e Fierzës; Isuf Rexhepi e Haki Memaj nga Tropoja e me banim në Tiranë; motra e tij, Xhane Meshi-Beraj e të tjerë, të cilëve iu shprehim mirënjohje.

Shprehim vlerësime të larta për punën e redaktorit të librit, dr. Fejzulla Gjabri i Kukësit, për shkrimtarin e poetin Mujo Buçpapaj i Botimeve “Nacional”; për artin grafik nga Xhina Palko të Studios “Patrigraf”, për shtypshkrimin nga Shtypshkronja “Mileniumi i Ri” në Durrës dhe, veçanarisht për biznesmenin Ram Geci, që e financoi botimin e dytë të plotësuar të këtij libri dhe këtë Akademi Përkujtimore për Azem Meshin – Dëshmor i Atdheut.

Një “Yll që nuk u shua”- thotë ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe vërtetë i tillë është ky dëshmor, ky heroi, Azem Meshi – i cili u shpall “Dëshmor i Atdheut” e Familjes së tij iu dha simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut” (2003); President i i Shqipërisë e ka dekoruar me “Medalja e Artë e Shqiponjës”(2000) e pesta në rendin ligjor klasifikues të dekoratave e titujve në Republikën e Shqipërisë; një rrugë në Tiranë, kah Yzberishi, prej vitit 2009, e mban emrin e tij; Bashkia e Kamzës, një nga bashkitë më të mëdha në Shqipëri, e ka shpallur “Qytetar Nderi” (2019); ka një film dokumentar “Mirënjohje Dëshmorit të Atdheut, Azem Meshi” (2009), ka kangë e poezi të shumta, kemi dhe, tani, e kemi dhe këtë libër: Azem Meshi, Shqipe e Vendit të Vet”.

Lavdi emrit, veprës e kujtimit të Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Azem Meshi – Dëshmor i Atdheut!

Ramiz LUSHAJ

Tirana International Hotel, 20 shtator 2019

(Fotot: Kristaq Janushi & Ramiz Lushaj)

SHBA: Shkurajues dënimi për Tahirin, por tregon pavarësi në rritje të gjyqësorit

Ambasada amerikane në Tiranë e quajti shkurajues dënimin që iu dha ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por tha se kjo sinjalizon një hap përpara për pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri.

Në deklaratë thuhet:

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.” za

Ish-kryeministri denoncon zhdukjen e përgjimeve: Ja tri provat përvëluese që u hoqën nga dosja Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar prokurorinë se ka fshehur disa nga provat më “përvëluese” për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri, duke rrëzuar në këtë mënyrë lidhjet e ngushta me Habilajt.

Berisha shkruan se në dosjen e prokurorisë mungon përgjimi i autoriteteve italiane, ku sipas tij xhaxhai i Saimir Tahirit flet me Moisi Habilajn.

Sipas ish-kreut të qeverisë, në bisedën telefonike xhaxhai i Tahirit flet me Habilajn dhe i thotë që jam me Bashkim Tahirin.

Po ashtu , për Berishën është fshehur dhe udhëtimi i Moisi Habilajt sëbashku me babain e ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij.

“Ja disa nga provat perveluese qe narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit qe faktojne lidhjet e tij te ngushta me kushurinjte kriminele dhe supertrafikant Habilaj.

Keshtu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk jane ne dosje:

1-Rregjistrimi i dorezuar nga autoritetet italiane i bisedes telefonike te Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk eshte fare ne dosjen e prokurorise. Ne kete bisede telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu ne prani te babait te Saimirit i thote atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)

2-As fakti qe Moisi Habilaj ka qene ne Rome bashke me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe

3- qe keta te dy nuk jane rregjistruar ne TIMS fare per kete udhetim por qe figurojne ne listen e pasagjereve te Alitalia dhe qe kane te vulosur pasaportat me vulen e Fiumicinos ne keto data. Pra prokuroria ka fshehur proven me te rende qe lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si nje grup i stukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur per detyre shmangien e policise ndaj Habilajve”, shkruan Berisha.

Sali Berisha: Vendim i turpshëm, mafia e drogës nuk dënon veten

Mafia e droges veten nuk e denon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon! Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunumit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po te japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe e te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! Sb

Deklarata misterioze e deputetit Murrizi: Tahiri mund të nxjerrë ndonjë video komprometuese

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë paksa misterioze nga aula e kuvendit, duke thënë se sot ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të nxjerrë ndonjë filmim komprometues për politikanët.

Duke folur nga seanca plenare, ai tha se Tahiri mund të ketë kaseta të politikanëve.

“Kampioni po shkon në gjykatë. Në orën 4 jepet vendimi. Mbase ai ka ndonjë kasetë për ju, me ndonjë hotel gjëkund të jugut të Shqipërisë, për ju, për këta që ishin këtu lart dhe zbritën këtu poshtë.

Pas vendimit të orës 4, mbase ju nxjerr kasetat ai juve. Prandaj ruajeni veten, ishalla keni dalë mirë në ato kaseta.”-tha Murrizi./Express

AKADEMI Përkujtimore për Dëshmorin e Atdheut AZEM MESHI

Të premten, më 20 shtator 2019, në orën 13.00 në Tirana International Hotel (Salla Consortium) mbahet AKADEMI Përkujtimore për Dëshmorin e Atdheut AZEM MESHI.

Arba Kokalari zgjidhet zv.presidente e PE-së për Partitë Popullore

“Arba Kokalari zgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore. Në profilin e saj publik në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin”, ka shkruar Majko në Facebook.

Arba Kokalari, 32 vjeçe nën programin e partisë “Moderata” arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Arba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunist.

Musine Kokalari është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin ’46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946 ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burgim. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vjet të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981 u sëmur me kancer dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk iu dha as mundësia për t’u kuruar në spitalin onkologjik.

Hapja e negociatave, DW: Ja 10 kushtet e Gjermanisë për t’i thënë “PO” Shqipërisë

Grupi më i madh parlamentar i CDU/CSU, në Gjermani po diskuton një paketë me 10 kushte për t’i dhënë “PO” Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.

Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ato janë:

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

9.Reforma në administratë

10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale