VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mitro Çela: Koço Devole u kap me drogë në Rimini, por s’e dinte se çfarë kishte në makinë, si u angazhuan Berisha dhe Meta për ta liruar

By | October 20, 2021
blank

Komentet

blank

LIX- 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021):

Nga At Pjeter MESHKALLA S.J.: (Pjesa LIX).

 

KRISHTLINDJE  NË  SHKODËR
(1909)

blank

KOMPANJELI I KATHEDRALES (1909)

SHKODER

Mbas vitit 1909 qeveria Turke, në Shkodër, për shkak të lëvizjeve shqiptare për liri, (pushka vlonte, shpesh deri në afërsi të qytetit), i ndaloi disa shfaqje tradicionale “Të Natës së Këshndellave”, tue i hjekë diçka poezisë së bukur të Festës.

 

Dha lajmin kumbona

  me tinguj argjandi,

  theu muzgun jehona,

  gjithë zemrat i trandi:

  Vinë festat e lume,

  Krishtlindje e bekueme,

  me shndet e me gëzim!

 Kumbonat e randa,

                              kumbonat e lehta,

                              këndojnë me t’pasë ânda

                              me notat e veta:

                              Ushtojnë kumbonarët!

                              Larg zani përdarët

                               tue ra pa pushim…

                             Sa kandshëm dikohet

                               kjo valë e harmonisë,

                               krejt shpirti naltohet

                               ndër sfera të hyjnisë:

                               Kah shpresa e ngushllimit,

                               kah rrezja e shpetimit,

                               drejt paqës që vjen!

                            Në atë kupën qiellore

                               o hyjë xhixhilloni,

                               o male, prej bore

                               në dritë të hanës zbardhoni,

                               që zemrat e dlira

                               të gëzojne, vullnet-mira

                               me atë fé që na ushqen.

                                        …….

                            Tarabat kërcasin,

                               po mbyllën dyqanët,

                               gra e burra hitasin,

                               vrapojnë përgjith-an’ët:

                               Përshëndetje e përgëzime,

                               ma të bukrat urime

                               gjatë rrugës ndigjon.

                            Tash hargjet e mbrame

                               s’ka mbetë kush pa i krye,

                               gjithkush do n’këte mbrame,

                               n’shtëpi ngutshëm me u kthye:

                               Shegêrti e tregtari,

                               ngarkue, prej Pazari

                               ma thekshëm vrapon.

                            Plot dritë janë shtëpijat

                               plot zjarmi te oxhaku,

                               pelcasin dëllinjat,

                               luejn fëmia té praku,

                               e gratë nuk pushojnë,

                               pa dá vinë e shkojnë,

                               vëlon puna gjithkund…

                            Në familje krye-pare

                               ka sonte gjithë të mirat,

                               në ato mesatare

                               plotësohen dëshirat;

                               po edhe unë fukaraja

                               në këto festa të mdhaja,

                               do të gëzoj edhe unë!

                           

                                Pak baba fitimet,

                               pak qiti edhe nana,

                               e shkreta, kursimet

                               me blemun do gjana;

                               por, …erdhi té dera

                               dikush e, si era,

                               la’i shportë edhe shkoi.

                            Vetë bana “Betlemin”,

                               sa i bukur që më doli!

                               S’e ka kush si t’emin

                               Në mahall’n “Gjuhadol”:

                               me drrasa e pelhura,

                               me letra e piktura

                               ka kohë që unë punoj.

                            E tash, q’e mbarova

                               unë punën të tanë,

                               té baba flut’rova

                               me nanën e vëllanë,

                               njërendi tue shkue 

                               gjithë sëbashku me u vu

                            té votra “n’gjuj të mdhaj”.

                            Dhe ngrihet em atë

   qirin ndezë atëherë,

   premton ndonji uratë

   dhe ulët me t’tjerë,

   n’sa na me ngadalë

   e flasim pa u ndalë,

   uraten si ai…

Por, mue nuk më zë vêndi,

   lëshoj zanin e hollë,

   -më rrah zemra prej shêndi-,

   tham vjershat si n’shkollë,

   nga “shpêlla”- tue ba,

   nga Prindët –temena-

   -andej- edhe këtej.

E, këthehëm të rrokë prindën…

   por, baba ka ulë kryet,

   e nana merr kînden

   e shpejt i fshinë sytë…

   Nuk dij çka u ndinë zêmra,

   por, mue më dridhet thêmra,

   më vlon gjaku ndër dêj.

A thue janë lot gëzimi?

   A por janë lot malli?

   O ndoshta pikëllimi,

   pse mblue na ka halli

   në ket të shkretë jërevije,

   përdhese vorfnije,

   si Krishti në Stan?!

Por, çka! Jezun kemi

   ndër zemra të vajtueshme;

   të ngrohun na jemi

   me hire të hyjnueshme:

   I drejti në këte jetë

   ka paq’n e vërtetë,

   që të tjerët nuk e kan.

Me Jezun na kjajmë,

   e gëzimet ma të thêllat

   me Jezun i ndajmë:

   E, i lusim Këshndellat

   me aqë të mira që Zoti

   na i fali në ditë soti,

   me Jezun e Lumë!

Oh, sa ambël sahati

   rrjedh sonte në strèh’ tonë!

   Kaq ambël!… por s’gjati

   ra’i tingull…kumbonë…

   Mesnatë!-Krisë batarja,

   jehon Kumbonarja,

   vlon pushka ma shumë…

Në këto vala festuese

   gjithë zemrat na qeshën,

   si rryma vërshuese

   njerëzia rrugës ndeshën,

   kumbon’t ajrin çajnë,

   e, pushkët nuk ia ndajnë

   për festën që na erdh’.

Na pret Kisha e Madhe

   Krejt mbushë me kandile,

   Vinë rradha mbas rradhe

   me tuba familje,

   e, në Kishë, prej pesë portash,

   çdo moshe e gjithë ortash,

   mbrendë populli u dêrdh.

Sa dritat, si ylberi!

   sa jone të mallngjyshme!

   Sa priftën te Elteri

   me petka të shkelqyeshme!

   Timjani me shtille,

   naltohët drejt qielle,

   fjollë-fjollëza plot!

Shkon lart si timjani, urata e lirë,

   -i kangës ushton zani, me Engjujt e mirë:

   -“Ka lindun Mesia, vjen paqa e dashnia!

    L u m n i   të  N a l t i t  Z O T !”

 

BB 1950.

 

blank

KISHA E SHEN SHTJEFNIT SHKODER (1909)

 

Shenim F.Radovani: Materiali u përgatit me rastin e festës e cila i fillon pergatitjet gjithnjë me 6 Dhjetor, diten e Shën Kollit.

            Melbourne, 6 XII 2021.

blank

Gazeta amerikane (1928): “Këtë javë, Tirana u ndriçua për herë të parë në historinë e saj nga dritat elektrike.”

 

blank

Burimi : The New York Herald, e diel, 11 nëntor 1928, f.3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Dhjetor 2021

 

“The New York Herald” ka botuar, të dielën e 11 nëntorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndriçimin elektrik historik të kryeqytetit shqiptar, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Tirana tashmë e ndriçuar nga dritat elektrike

 

Tiranë, Shqipëri, e shtunë. — Rrugët e ngushta të kryeqytetit piktoresk të Shqipërisë u ndriçuan këtë javë për herë të parë në historinë e tyre nga llambat elektrike dhe grupe të vogla qytetarësh shiheshin të mbledhur rreth shtyllave duke admiruar rrezet e shndritshme që bienin mbi to.

 

Punimet që furnizojnë rrymën janë ndërtuar tërësisht me kapital shqiptar dhe janë ndër më modernet në Europën Lindore.

 

Gazeta e parë e përditshme e botuar në Shqipëri doli të hënën. Quhet “Gazetaere” dhe botohet nga një kompani e cila u krijua për të zhvilluar kulturën shqiptare nëpërmjet botimit të gazetave, literaturës së lehtë (argëtuese) dhe revistave.

blank

Zbulohen dokumentet- Enver Hoxha: Dita e Çlirimit është 28 nëntori! Mbledhja që ndryshoi datën

Ka ikur në 28 apo 29 nëntor gjermani i fundit? Edhe pas 30 vjetësh ndërrim sistemesh, shqiptarët ende nuk kanë rënë në një mendje për datën e saktë të Çlirimit të Shqipërisë. Këtij debati që rindizet çdo nëntor, në të vërtetë i prijnë vetë historianët, që ende nuk e kanë gjetur gjuhën mes tyre. E, megjithatë, më shumë se gjithçka tjetër flasin dokumentet, ato që kalojnë nëpër vite dhe na vijnë sot si dëshmi.

Historiania, prof. dr. Valentina Duka, na vë në dispozicion një sërë dokumentesh të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit, periodikë të Luftës Nacionalçlirimtare apo edhe vepra të Enver Hoxhës. Dokumentet që na sjell në vëmendje historiania, flasin shumë. Ka qenë vetë Enver Hoxha që e ka deklaruar se 28 nëntori ishte dyfish një ditë e gëzuar, sepse në të njëjtën ditë shënohej si pavarësia, ashtu edhe çlirimi i vendit. Çlirimin e Shqipërisë në datën 28 nëntor e mbështesin edhe një sërë procesverbale mbledhjesh në vendin e sapoçliruar, ku diskutohej për çështje nga më të ndryshme, e ku saktësoheshin data; flitej për projektligje që kishin si kufi kohor ditën e çlirimit e që pa asnjë hezitim përmendej 28 nëntori. Por brenda një mbledhjeje të vetme, gjatë diskutimit të të kremteve kombëtare, vjen edhe ndryshimi.

Nisi si një propozim “naiv”, për të festuar si Ditën e Pavarësisë, ashtu edhe të Çlirimit. Kjo duket qartë në një mbledhje të 9 nëntorit 1945, ku askush nuk e dyshonte datën 28 nëntor, por me propozim të Ramadan Çitakut, sipas të cilit meqë Shqipëria ishte gdhirë e lirë në datën 29 nëntor, të shpallej ajo dita e festës, u hodh në votë dhe u miratua.

DOKUMENTET

“Dita e Flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e Çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar”, kështu është shprehur Enver Hoxha në fjalimin e tij triumfues të çlirimit të Shqipërisë. Ishte 28 nëntor 1944 dhe Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare i dedikohej kësaj dite të madhe. Në faqen e parë gjejmë një fotografi të komandantit Enver Hoxha dhe një të burrit të urtë të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Ky numër hapet me editorialin me titull “Populli shqiptar feston ditën e 28 nëntorit”.

Ndër të tjera, në të thuhet se: “Festa e Flamurit këtë vit ka një ndryshim rrënjësor nga ajo e vitit 1912. Sot e festojmë këtë ditë me një Shqipëri të Lirë me të vërtetë: pa tregtarë të politikës me një Ushtëri t’onë lavdiplote, që është një forcë sigurimi për ta ruajtur në çdo kohë këtë independencë. Populli shqiptar e feston këtë ditë i lumtur se e sheh vehten e tij të bashkuar, të fortë e t’organizuar, me një font të përbashkët NacionalÇlirimtar, me një Qeveri të tij Demokratike, frut i përpjekjeve dhe i luftërave të përgjakshme kundëra okupatorëve të fortë e barbarë dhe të gjithë tradhëtarëve të Atdheut, që me çdo mënyrë u munduan ta përçanin dhe ta bënin vegël të dëshirave të tyre”.

Në të njëjtin numër botohet në vijim fjala e “GjeneralKolonel”, Enver Hoxhës, i cili thekson më tej rëndësinë e datës 28 nëntor, e cila përkon me pavarësinë e vendit. Në këtë shkrim të gjatë veçojmë: “Pas kaq luftërash heroike kundër fashizmit, flamuri i kuq i Vlorës i lyer me gjakun e heronjve të popullit të rënë në këtë luftë antifashiste valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së Lirë… Dita e Flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar”.

Ky fjalim është përfshirë edhe në Vëllimin 2 të Veprave të Enver Hoxhës, botime të Institutit të Studimeve marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së. Çuditërisht, Enver Hoxha apo redaktorët e tij nuk e kanë “censuruar” këtë pjesë të fjalimit, duke na e lënë si dëshmi në ditët tona. Vetë diktatori e pohonte me gojën e tij se Shqipëria ishte çliruar në 28 nëntor.

DITA E ÇLIRIMIT TË TIRANËS APO SHKODRËS

Në vitet e para të pasçlirimit nuk diskutohej nëse ishte 28 apo 29 dita e çlirimit, por nëse do të festohej Dita e Çlirimit të Tiranës, si kryeqytet i vendit apo ajo e Shkodrës, që përkonte edhe me çlirimin e gjithë Shqipërisë, apo largimin e “gjermanit të fundit” nga Shqipëria. Pra, debati zhvillohej mes datave 17 dhe 28 nëntor. Këtë fakt na e sjellin disa dokumente që datojnë në vitin 1945. Bëhet fjalë për procesverbalin e diskutimit të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar (Mbledhja 14, Seanca 1/ AQSH: F. 498, viti 1945, D. 108) mbi projektligjin mbi amnistinë dhe faljen për faje ordinere, të kryera deri në çlirimin e Shqipërisë. Pikërisht gjatë kësaj mbledhjeje është zhvilluar një diskutim mes pjesëmarrësve Manol Konomi, Gjergj Kokoshi, Spiro Koleka, Tuk Jakova etj., mbi datën e çlirimit, e cila duhej saktësuar në projektligj. Diskutimi qartësisht bëhej mbi datat 17 nëntor, kur u çlirua Tirana apo 28 nëntor kur u çlirua Shkodra.

Sipas Tuk Jakovës “kur shkoi okupatori prej Shkodre nuk ngeli më ushtëri e huaj në ndonjë vënd të Shqipërisë, prandaj duhet të bëhet 28 Nëntor 1944”, propozim ky që u pranua nga pjesëmarrësit. Dhe në Nenin 1 të Projektligjit në fjalë saktësohet se: “Amnistohen të gjitha fajet ordinere të kryera deri edhe në ditën 28 Nëntor 1944, për të cilat ligji parasheh një ndëshkim me burgim të rëndë ose burgim, që në maksimum nuk kalon të gjashtë vjetët, ose një ndëshkim gjobor, të bashkuar ose jo me ndëshkimet e sipërtreguara. Përjashtohen fajet financiare, për të cilat zbatohet neni 4 i kësaj ligje.

SI NDRYSHOI DITA E ÇLIRIMIT

Nga të gjitha diskutimet e deriatëhershme nuk kishte asnjë dyshim që çlirimi i Shqipërisë kishte ndodhur në 28 nëntor të vitit 1944 dhe ishte një rastësi e bukur që ajo përkonte me Ditën e Pavarësisë, shpallur në të njëjtën datë në vitin 1912. Por diskutimi u ringjall në përcaktimin e festive kombëtare. Nga procesverbalet e mbledhjeve të arritura deri më sot nuk jepet ndonjë arsye pse nuk u pranua që Dita e Pavarësisë të ishte edhe e Çlirimit, veçse mendimi nga 28 në 29 ndërroi brenda së njëjtës mbledhje.

Në seancën e pestë të mbledhjes së 14-ë të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, mbajtur në 9 nëntor 1945, nën kryesinë e Dr. Omer Nishanit, në rendin e ditës parashikohej diskutimi mbi projektligjin “mbi të kremtet zyrtare”. Ndër diskutantët u hodh edhe ideja e kremtimit të kësaj dite, në 9 Maj, e cila njihet edhe si Dita Europiane e fitores ndaj nazi-fashizmit, por nuk u ra dakord. Gjatë këtij takimi Bedri Spahiu propozoi që data 28 nëntor të festohej edhe si dita e Pavarësisë edhe si dita e Çlirimit. Ai u shpreh se: “Dita e 28 Nëntorit koincidoi me çlirimin e Shqipërisë, d.m.th, me rënien e Shkodrës, prandaj proponoj që emërtimi i festës së 29 Nëntorit të bëhet ‘Ditë e Indipendencës dhe e çlirimit të Shqipërisë’”. Propozimi u hodh në votë, por nuk u pranua.

Më tej në fjalën e tij, Ramadan Çitaku u shpreh: “Është harruar të vihet dita e Çlirimit të Shqipërisë. Është vënë Dita e Konferencës së Pezës që mori formë Lufta NÇ., është vënë dita e Kongresit të Përmetit ku lufta merr formë më të gjerë, edhe ish e drejtë të viheshin dhe të festohen këto ditë, por është harruar, si thashë, Dita e Çlirimit, dita e përfundimit të Luftës së madhe që bëri populli shqiptar.

Këtë ditë duhet ta kujtojë populli dhe ta festojë brez pas brezi, të mbetet si një ditë historike. Dita e 28 Nëntorit 1912 është e drejtë të festohet, por edhe kjo e Luftës së dytë, Luftës së madhe duhet të shtohet (përkrahet). Vetëm është çështja e datës. Me sa di unë, pas mesnatës së 28 Nëntorit 1944, armiku qe çdukur nga e gjithë Shqipëria, d.m.th., dita e 29 Nëntorit u gdhi duke qenë Shqipnija e çliruar. Prandaj proponoj që dita e 29 Nëntorit të shtohet në ditën e festive kombëtare. Ne kemi vënë ditën e mbarimit të luftës së përbotshme e të mos vënë ditën e çlirimit të Shqipërisë, më duket do të ishte gabim”

Ky propozim gjeti mbështetje në shumë prej pjesëmarrësve në atë mbledhje. Në procesverbalin e mbledhjes shkruhet se “SH.DR. Ymer Dishnica e Qiriako Harito janë të mendimit të shtohet dhe dita e 29 Nëntorit si festë kombëtare, sepse kjo është dita e fitores së madhe të popullit shqiptar.

Sh. Gjergj Kokoshi kërkon të jetë vetëm dita e 9 majit, masi lufta ishte e përbashkët dhe dita e çlirimit të jetë e përbashkët.

Sh. Spiro Moisiu, duke u bashkuar me propozimin e sh. Ramadan Çitaku, shton se përveç që dita 29 është ditë e çlirimit të Shqipërisë, po është edhe dita që popullit iu sigurua regjimi i tij.

Sh. Myslym Peza vë në dukje se kur u çlirua Shqipëria më 28 nëntor 1912, nuk ka luftuar kurrkush, kurse për çlirimin e kësaj radhe populli lëftojë gjashtë vjet rresht, prandaj kjo ditë ka rëndësi më të madhe

Sh. Ramadan Çitaku, duke treguar dhe një herë historinë e çlirimit të Shkodrës më 29 nëntor, insiston të pranohet si festë kombëtare.

Sh. Koço Tashko kërkon pranimin e propozimit të Sh.R. Çitaku dhe duke u bashkuar me mendimin e Sh. Myslym Peza për sa i përket rëndësisë së ditës së çlirimit të Shqipërisë, vë në dukje se për herë të parë Shqipëria u çlirua në bazë të Luftës t’onë, kurse më 1912 fitoi indipendencën në bazë të marrëveshjeve diplomatike”./Panorama

blank

Nuredin Bej Vlora Flamur i nacionalizmit shqiptar – Nga ENVER MEMISHAJ

Me rastin e 28 nëntorit 2021 – Burra e patriot si Nuredin bej Vlora (1889– 1964) dhe të gjithë ata që mbrojtjën çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris 1919 – 1920, duhen nderuar e kujtuar me nderim, në festën kombtare, çdo 28 nëntor.

Është detyrim dhe nder që t`i kujtojmë e nderojmë ata atdhetarë e politikanë, ndërmjet të cilëve shkëlqen figura e Nuredin bej Vlorës, që përfaqësonin mendimin politik shqiptar në atë Konferencë dhe që me shpirtin atdhetar, dhe përpjekjet e tyre, dhe mbi të gjitha me pasurinë e tyre shpëtuan Shqipërinë dhe që ende nuk kujtohen e nderohen sa duhet.            Prof. dr. Lavdosh Ahmetaj

Patriot i shquar, veprimtar i shquar i çështjes sonë kombëtare, luftëtar i vendosur për mbrojtjen e Pavarësisë Kombëtare dhe lirinë e vendit të tij deri në vitin 1944, kur dhe u detyrua të lërë atdheun e tij për të cilin kishte punuar e sakrifikuar gjithë jetën e veçanërisht kishte harxhuar pasurinë e tij të madhe.

Një ndër themeluesit e Organizatës nacionaliste Balli Kombëtar në vitin 1939, dhe anëtar i Komitetit Qëndror të kësaj organizate.

 “Kurdoherë gati që të vdes për popullin, për shpëtimin e Shqipërisë, se pa Shqipërinë, s`rrojmë dot”, shprehej ai. Në gjithë veprimtarinë atdhetare, Nuredin bej Vlorës, i është gjendur pranë gjatë gjithë jetës, bashkëshortja e tij, amerikania e bukur Karolinë Borden, që vinte nga një familje fisnike e pasur nga Fallriver të SHBA-ve. Nuk la trashgimtarë, por thoshte se pasurinë e tij të shumtë do t`ia linte Vlorës.

*        *       *

Nuredin bej Vlora është personalitetet i shquar i familjes së njohur Vlora dhe ka lindur po këtu më 25 shkurt 1889. Ishte diplomuar në Paris, me kulturë të gjerë, njohës i shume gjuhëve te huaja, intelektual me vizion perëndimor. U dallua si veprimtar i shquar për çështjen e atdheut, por edhe kur qe puna për të marrë pushkën për interesat e atdheut, ai u ndodh në vijën e parë dhe në udhëheqie për të mbrojtur Pavarësinë Kombëtare. Në maj të vitit 1914, ai u ndodh në Kurvelesh në ballë të luftimeve kundër bandave gjakatare greke. “Z. Ibrahim Abdullahu, Kryekatundar i Vlorës, edhe z. Nuredin Vlora, Muharrem Kokoshi, Mustafa Bimo Kanina, në ballë të vetdashësve u sulën në luftë për të nderuar dhe naltësuar atdheun e tyre”. 1)

Kur bandat antishqiptare të Haxhi Qamilit, mbytën Shqipërinë në gjak dhe shkelën flamurin kombëtar, burra si Nuredin Beu rrëmbyen pushkët për t`i dalë zot Atdheut. Më 12 qershor 1914, rreth 245 luftëtarë vlonjatë nën komandën e Nuredin bej Vlorës dhe Seit Qemalit, u ndodhën në ballin e luftës në kodrat e Fierit e të Lushnjës gjer në fshatin Karbunarë ku e ndaluan furinë e barbarëve. Në këto luftime të ashpra ra trimërisht Tafil Oshtima, u plagosën 29 vlonjatë e midis tyre edhe kryeshkronjësi i gazetës “Populli”, zoti Seit Qemali, që u plagos në të dy duart. Në këtë luftë mori pjesë edhe një pinjoll tjetër i familjes Vlora, Safa Vlora në atë kohë 14 vjeç. Në përpjekje për të çliruar Beratin nga rebelët antikombëtar, Nuredin bej Vlora ka luftuar së bashku me major Ahmet Lepenicën dhe Bexhet Asllanin.  2)

blank

blank

blank

blank

Në Amerikë dhe në Konferencën e Paqes në Paris.

Pas krizës së brendshme të Fedaratës “Vatra”, me inisiativën e Sevasti Dakos – Qirjazi, më 22 janar 1917, në Uorçerster të SHBA, u themelua Partia Kombëtare dhe Politike, me devizën: “Qëndron për qëllimin e

shenjtë: Shpëtimin e Shqipërisë”. Partia botoi gazetën “Albania”, në shqip, ku herë pas here botoheshin edhe artikuj anglisht. Programi i Partisë u botua në datën 28.2.1918 Kuvendi i parë i saj u mbajt 12-15 maj 1918 dhe Kryetari Nderi i Partisë u miratua Nuredin bej Vlora, kryetar ekzekutiv ishte Sevasti Dako (Qiriazi), bashkëshortja e Kristo Dakos, sekretar Dhimitër Bala nga Vunoi i Vlorës.

Kjo parti ka luajtur një rol të rëndësishëm në Konferencën e Paqes në Paris, ku falë përpjekjeve të patriotëve shqiptarë mundën ta shpëtojnë nga copëtimi këtë Shqipëri që gëzojmë ne sot. Në këto përpjekje ka meritën e madhe edhe Nuredin bej Vlora. Është kjo arsyeja që në shumë raste, ashtu si edhe në shkurt të vitit 1918, gazeta “Albania”, botonte në faqen e parë artikullin: “Tri fytyra të shkëlqyera, për shpëtimin e Shqipërisë: Ismail Qemali, Sevasti Dako (Qiriazi), i shkëlqyeri atdhetar Nuredin bej Vlora dhe fotografitë e tyre. 3)

Pra Nuredin bej Vlora vihej në një radhe me Ismail Qemalin, dhe cilësohej: “i shkëlqyeri atdhetar” Po kështu më datën 23.5.1918, kjo gazetë në faqen e parë botonte fotografinë e Nuredin bej Vlorës, hipur në një kalë të bardhë.

“Kuvendi i Partisë më 12 mars 1919, votoi me zëra të përgjithshme dhe emëroj delegat të Partisë Kombëtare dhe Politike, në Konferencën e Paqes, shkëlqesinë e tij Nuredin bej Vlora… dhe i lutet ta pranojë… Shkelqesia e tij ka influencë në qarqet politike të Uashingtonit … Nuk mund të kemi tjetër shqiptar në Amerikë dhe në Shqipëri të pajisur me kualitete të bukura dhe të larta, siç është kryetari i nderit të Partisë sonë Nuredin bej Vlora… E themi pa frikë se ky luan i Shqipërisë i cili në kohën e rrezikut, nuk është kursyer për jetën e tij, dhe tani kur pritet të gjykohet fati jonë nuk do të kursehet aspak”, shkruan gazeta “Albania.

Ismail Qemali kishte planifikuar një vizitë në Amerikë, më datën 16 qershor të vitit 1918, i ftuar nga Partia. Kjo ditë u shpall dita e Ismail Qemalit, dhe u mblodhën ndihma financiare që ai do t`i përdorte si shpenzime gjatë kohës që do të qëndronte në Paris, si delegat i Partisë Politike. Me këtë rast, Nuredin bej Vlora bën një deklaratë me anë të së cilës lartëson figurën e Ismail Qemalit dhe kërkon ndihma. 4)

Përkushtimi ndaj çështjes kombëtare ishte qëllim i jetës i Nuredin Bej Vlorës dhe ai nuk u ndal në asnjë moment për të luftuar e punuar për këtë qëllim. Nuredin Beu e lartësoi emrin e tij përmes kësaj veprimtarie, që siç shprehej ai, duhej edhe të derdhej gjak për të mirën dhe shpëtimin e Shqipërisë. Sjellja e tij fisnike, si një ushtar në rradhë për çështjen e lirisë dhe Pavarësisë Kombëtare, u bë e njohur për të gjithë veprimtarët e tjerë duke i dhënë besim të veçantë çdo akti të tij publik.

Më 3 tetor 1918, ai iu bën thirrje shqiptarëve të Amerikës për të formuar një regjiment ushtarak për të luftuar në Shqipëri, në krye të të cilit do të ishte ai vetë.

Nuredin Beu u përpoq të argumentonte nevojën e pranimit të idesë së tij për ngritjen e regjimentit ushtarak të përbërë nga shqiptarë patriot. Regjimentin ai e shikon të domosdoshëm sidomos në kushtet e atëherëshme nëpër të cilat po kalonte politika botërore. Siç e dimë, sot e gjithë bota është në luftë, çdo shtet përpiqet që me gjak të fitojë të drejtat e shkelura, shkruan ai.5)

Trimërinë Nuredin beu e kishte treguar herët, që në vitin 1914, kur luftoi kundër bandave greke, kur udhëhoqi trimat e Vlorës në luftë me rebelët antishqiptar të Haxhi Qamilit. Tani zëri i atdheut e thërriste përsëri dhe ai s`mund të rrinte duarkryq. “Kurdoherë gati që të vdes për popullin, për shpëtimin e Shqipërisë, se pa Shqipërinë, s`rrojmë dot”, shprehej ai. 6)

Shtypi i emigracionit shqiptar shkruan se pa derdhur gjak, zëri politik i shqiptarëve në kohën e paqes nuk do te dëgjohej dhe as do të ketë të drejta të plota të kombit shqiptar.

Çështja e numrit nuk kishte shumë rëndësi, por mbi të gjitha, kjo iniciativë arriti të tërhiqte vëmendjen politike europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 7)

Haxhi Murati, Çami, një nga patriotët më në zë të viteve 1918-1920, e vlerëson veprimtarinë e Nuredin bej Vlorës në mbështetje të zgjidhjes së çështjes shqiptare. Në një artikull, ai e paraqet Nuredinin si delegat të zgjedhur prej Partisë Kombëtare e Politike, në SHBA, i pëlqyer prej të gjithë oratorëve dhe përkrahësve të saj dhe që ai punon sipas fuqisë që ka dhe mënyrës që ai e pandeh për të mirë. 8)

Nuredin bej Vlora, është një nga përfaqësuesit kryesor që mbrojti çështjen shqiptare në Konferenca e Paqes, që i filloi punimet më 18 janar 1919. Kjo Konferencë është nyje gordiane në politikën globale, e cila përcaktoi në se pas sajë do të kishte Shqipëri, apo ajo, do të ndahej ndërmjet fqinjëve grabitqare ashtu siç ishte vendosur më 26 prill 1915, nga Anglia, Franca, Italia dhe Rusia.

Në këtë pikëpamje, është detyrim dhe nder që t`i kujtojmë e nderojmë ata atdhetarë e politikanë, ndërmjet të cilëve shkëlqen figura e Nuredin bej Vlorës, që përfaqësonin mendimin politik shqiptar në atë Konferencë dhe që me shpirtin atdhetar, dhe përpjekjet e tyre, dhe mbi të gjitha me pasurinë e tyre shpëtuan Shqipërinë dhe që ende nuk kujtohen e nderohen sa duhet. 9)

Sapo u hap Konferenca e Paqes, Nuredin Beu, më 26 janar 1919, i drejton  Presidentit të SHBA Udrou Uillson një thirrje, ku i shkruan: “Zoti President! Jepmëni leje t`ju drejtoj këtë thirrje për atdheun tim

të vobekt, Shqipërinë, e cila ka nevojën e ndihmesës së SHBA. Vuajtjet tona kanë qënë shumë të këqia dhe të panumurta, më shumë se gjysma e vendit tonë u prish. Kjo u shoqërua me mijëra shqiptarë të vrarë, popullsi të përgjysmuar. Sot në Shqipëri nuk ka më shumë se një milion ndenjës…”10)

Kjo thirrje flet për përkushtimin ndaj çështjes shqiptare, për idetë e tij në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar dhe e bën atë një fytyrë të ndritur të historisë sonë. Në thirrjen që i bën Uillsonit, i mëshon faktit se për më shumë se dymijë vjet, stërgjyshërit e shqiptarëve kanë luftuar në shekuj për lirinë e tyre, por në Konferencën e Londrës të vitit 1913, provincat më të mira e pjellore, si në Veri dhe në Jug, iu dhanë Serbisë dhe Greqisë. Njëkohësisht gjer tani indipendenca e Shqipërisë është e njohur prej të gjithëve… Shqiptarët e Shqipërisë dhe mijëra të tjerë shqiptarë që jetojnë në Amerikë, kërkojnë nga ju si President, të na mbroni në Konferencën e Paqes.

Diplomacia e tij, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e Uillsonit nuk është në fakt thjesht taktikë, por bindje e tij dhe e gjithë grupit që ai përfaqësonte: ai nxjerr me elegancë në pah se ne shqiptarët kemi shpresë, sepse tek ju do të gjejmë mbrojtësin më të madh të kombeve të vegjël, veçanërisht të Shqipërisë, e cila nuk ka ndonjë përkrahës tjetër në Paris. Në delegacionin e Partisë Politike shquante Parashqevi Qiriazi një grua e bukur, e kulturuar, folëse e shumë gjuhëve të huaja, e diplomauar në universitete me emër, e cila e zbuste shumë klimën e ashpër kundër kombit të shqipeve. Në shtypin e kohës është shkruar se ajo u mirëprit sapo vuri këmbë në Paris. Në mjediset e Ministrisë së Jashtme Franceze, diplomatja shqiptare u takua me anëtarët e komisionit të ngarkuar me çështjen shqiptare.

Duke përfaqësuar Partinë Politike, që e udhëhiqte Kristo Dako, ajo u dorëzoi atyre materiale dhe harta, që kishte përgatitur kjo parti, ku parashtroheshin kërkesat për çështjen shqiptare, kufijtë e Shqipërisë, si

dhe Memorandume, sipas këndvështrimit të asaj partie. Ndërkohë kishte mbërritur në Paris dhe delegacioni i Qeverisë Shqiptare, që përbëhej prej Kryeministrit Turhan Pashë Përmeti, Imzot Luigj Bumçi, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mehdi Frashëri, Myfit Bej Libohova, Mustafa Kruja, Mehmet Konica dhe Dr. Mihal Turtulli. Është i njohur fakti se pjesa më e madhe e delegacionit të Qeverisë Shqiptare mbështesnin orientimin italian; ndërkohë që përfaqësuesit e kolonive shqiptare të Turqisë si Halil Pashë Gjirokastriti, Fuat bej Zëmblaku, Benedikt Blinishti; ata të Rumanisë si Pandeli Evangjeli dhe Dhimitër Berati; të Partisë Politike të përfaqësuar nga Parashqevi Qiriazi e Nuredin bej Vlora e shikonin si rrezik protektoratin Italian. Ndërmjet delegacioneve shqiptare, siç dihet, pati mosmarrëveshje të shumta edhe kundër interesave kombëtare, por Nuredin Beu qëndroi dhe luftoi me atdhetarizëm, me inteligjenc, dhe me përkushtim për çështjen kombëtare. Kështu Mihal Grameno më 12 prill 1919, i raportonte Partisë: “Rasih Dinua, Pandeli Stalea, Mid`hat bej Frashëri, protestuan nga Lozana veprimet imperialiste të Italisë në Shqipëri. Nuredin Beu është këtu dhe punon bashkë me shokët besnikë të programit kombëtar”. 11)

Ndërsa vetë Nuredin Beu më 10 prill 1919, i shkruante Partisë: “Kemi shpresa të mëdha për çështjen tonë. Për mbrojtjen e të drejtave unë do të mbetëm në Paris”. 12)

Gjatë kësaj kohe delegacioni duhet të përballonte edhe shpenzime të shumta të fjetjes, ushqimit, transportit, higjenës, shpenzime me miqtë etj. Ka shumë dokumenta që flasin për varfërinë dhe vështirësitë e delegacinit në Paris, po citojmë vetëm një letër të Parashqevisë që shkruan: “Nga të hollat jam shumë liksht. I bëra telefon Nuredin Beut dhe më thotë të mos bëhem merak aspak, nesër në mëngjes vjen të më shoh, është gati të më huaj sa të dua”. 13)

Personalitetet si Nuredin bej Vlora, veç atdhetarisë, trimërisë dhe  inteligjencës, falën për Shqipërinë edhe pasurinë e tyre dhe këta atdhetarë të shquar duhen vlerësuar e nderuar përjetësisht se pa paratë dhe pasurinë e tyre nuk mund të bëhej Shqipëria.

Le të shprehemi thjesht, në se nuk paguante Nuredin bej Vlora, me se do të udhëtonte Parashqevi Qiriazi, ku do të flinte, ku do të hante, shkurt ajo dhe gjithë të tjerët nuk kishin mundësi të mbronin të drejtat e Shqipërisë pa paratë dhe pasurinë e Nuredin bej Vlorës, të Fuat bej Dibrës (1886 – 1944) dhe burrave të tjerë të shquar si këta, prandaj e përsërisim këta burra sikur vetëm për këtë gjest duhen vlerësuar e nderuar përjetësisht.  Në veprimtarinë e Nuredin bej Vlorës, për çështjen tonë kombëtare, është gjendur gjatë gjithë jetës bashkëshortja e tij, amerikania e bukur Karolinë Borden, që vinte nga një familje fisnike dhe e pasur nga Fallriver të SHBA-ve. Kjo fisnike ka kontribuar për shkollën e vajzave në Korçë, pastaj është interesuar shumë për çështjen e Shqipërisë dhe ka bërë ç’është e mundur për t`i shtuar miqtë e Shqipërisë në SHBA.

*      *      *

Katër vjet pas Konferencës së Paqes në Paris, më 1924, Faik Konica do të shprehej në gazetën “Dielli”, se shqiptarët pasi të kuptojnë kontributin e Uillsonit në Konferencën e Paqes në Paris, do ti ndërtojnë një monument në Shqipërinë e tyre. Kjo ëndërr e Faik Konicës dhe e shumë atdhetarëve të tjerë, e sidomos e atyre të Amerikës u realzua në vitin 2012, kur Udrou Uillsonit iu ngrit nga qeveria shqiptare e prof. dr. Sali Berishës një shtatore madhështore në mes të Tiranës.

 Kryetar i Bashkisë së Vlorës

Në dhjetor të vitit 1924, qeveria e Fan Nolit, e mundur nga forcat biellogardiste e sërbe të Ahmet Zogut, u tërhoq në Vlorë, duke thënë se do të luftonte deri në fund; por kur Mufid bej Libohova me pasusit e tij

në krye të një fuqie vullnetare shqiptare hyri nga kufiri jugor me Greqinë, ata u arratisën në Itali. Në Gjirokastër Myfit Beu u prit nga popullata e qytetit. Shumë vise të Shqipërisë jugore dërguan përfaqësitë e tyre për të uruar kthimin e Ahmet Zogut në fuqi, ajo e Vlorës kryesohej nga Nuredin bej Vlora, dhe përbëhej nga: Ali Beqiri ,  Kristo Karbunara, Arshi Halili,  Nako Qirko, Alem Tragjasi, Selim Oshtima, Ibrahim Abdullahu, Sadik Shaska, Dalip Peshkëpia, Osmën Haxhiu, Elmas Xhaferi, Zaçe Xhelo.14)

Në janar të vitit 1925, sapo Ahmet Zogu mori fuqinë në dorë, pushoi të gjith nëpunësit që ishin anëtarë të shoqërisë “Bashkimi”, të Avni Rustemit dhe për të qeverisur Vlorën, emëroi besnikët e tij: Nuredin bej Vlorës ia shpërbleu besnikërinë duke e emëruar kryetar të bashkisë. Kapiten Bilal Nivicën e emëroi rrethkomandant të xhandarmërisë dhe zëvëndës prefekt. Në tetor të atij viti, prefekt u emërua Qazim Bodinaku dhe rrethkomandant Dulejman Çela nga Burreli. Kryenëpunës i botores u emërua Ali Mboria, i pushuar nga puna nga qeveria e Fan Nolit. Drejtor të spitalit u emërua doktor Fariu, asamblist. Mbi të gjithë qëndronte në roje vigjilente krimineli pa principe prej Dibre, major Taf Kaziu me mercenarët e tij, i cili me pretekstin e çarmatimit ushtroi mbi popull dhunë dhe terror. 15)

Më 22 janar 1925, parlamenti e shpalli Shqipërinë Republikë. Në Vlorë, po këtë ditë “ora 10 në të katër çipat e qytetit u shpall me tellall proklamacioni i Republikës së Shqipërisë. Populli i entuziazmuar mbylli tregun tue zbukurue me flamur gjithë qytetin për tre ditë… Populli i madh e i vogël u mblodh para Bashkisë, kleri musliman dhe ortodoks u prezantuan në Bashki.

Të udhëhequr prej komisarit të Bashkisë Nuredin bej Vlorës, zv/ prefektit Bilal Nivica bandës së Bashkisë tue patur pranë ushtarët me major Taf Kaziun në krye hynë në xhami ku bënë lutjet fetare në gjuhën amtare…  dhe prej aty shkuan në kishën ortodokse ku i priti Hirësia e Tij Peshkopi Kisi…

Populli shkoi pastaj në prefekturë ku mbajti fjalë Jani Minga i ngarkuar nga ana e prefektit. Ai i shfaqi popullit rëndësinë e ditës…”, shkruan shtypi i kohës. 16)

Ahmet Zogu, u mundua të bënte një politikë pajtimi me shqiptarët,  kryesisht me vlonjatët, kundërshtarët e tij, prandaj me njerëzit e tij përgatiti komisione përfaqësuese të popullit për ta uruar për emërimin si President i Republikës, prandaj “pardje i paraqiti urimet Kryetarit të  Republikës, komisioni i Vlorës nën kryesinë e Nuredin Beut, të birit të Ferit pashë Vlorës, i përbërë prej: Ali Beqiri, Dalip Peshkëpia, Selim Hoshtima, Arshi Halili, Elmas Xhaferi, Sadik Shaska, Alem Tragjasi, Kristo Karbunara, Osmën Haxhiu, Ibrahim Abdulla, Nako Qirko, Zaçe Xhelo Ata i dhuruan një kuti prej metali të vlefshëm që përmbante 6 koka, një gërshërë e një penë të florinjtë të stolisur me brilante. Djalit që i shpuri ju dha bakshish 10 lira stërlina”. 17)

“Shkëlqesia e Tij Kryetari i Republikës pranoi në audiencë përfaqësuesit  e prefekturës së Vlorës… Në emër të kësaj prefekture Nuredin bej Vlora i paraqiti Shkëlqesisë së Tij, urimet dhe bindjet e popullit besnik të prefekturës së Vlorës dhe iu lut të pranojë si kujtim një kuti me metal të vlefshëm …

Shkëlqesia e Tij, Kryetari pasi falënderoi komisionin për urimet dhe për dhuratën e paraqitur, u përmendi me respekt rëndësinë e posaçme që ka Vlora që është djepi i lirisë e indipedencës dhe i siguroi se gjithë dëshirat e Vlorës që janë për të mirën e atij qarku do të përpiqet t`i realizojë menjëherë dhe i porositi që t`i komunikojnë popullit vlonjat të falat vëllazërore të tij”. 18)

Qytetarët vlonjatë patën besim te Nuredin Beu dhe vlerësuan punën e tij. “ Me inisiativën e z. Nuredin Beut qyteti po zbukurohet dita me ditë. Është kismet për Vlorën që të ketë në krye të Bashkisë z. Nuredin

Beun. Akoma djalë, me kulturë të naltë dhe të plotë me ide moderne dhe energji të jashtëzakonëshme. Nuredin Beu i premton shumë përparime qytetit tonë i cili e rrethon me një simpati të pakufizuar dhe të sinqert pa përjashtim feje dhe parti politike”. 19)

Ahmet Zogu e rimori pushtetin e humbur me luftë më 24 dhjetor 1924, dhe emëroi në administratë besnikët e tij, dhe për ta ligjëruar administratën, në dhjetor të vitit 1925, ai bëri zgjedhje parlamentare dhe lokale.

Në Vlorë zgjedhjet u zhvilluan nga data 11 deri më 13 dhjetor 1925, ndërmjet kritikave dhe pakënaqësive të shumta: “… Zgjedhjet përfunduan tepër ilegalisht dhe se ka pas intriga tepër të mëdha në çdo vend dhe në çdo pikëpamje aq sa me i mohue krykëput të gjitha të drejtat që i takojnë popullit të varfër, i cili pret drejtësi dhe sinqeritet… Nga data 11 deri më 13 dhjetor 1925, votuan në kuti gjithësej 1.031 vota, por në kqyrjen e votave… dolën 1036…”, shkruan shtypi lokal i Vlorës. 20)

Në vazhdën e ankesave, më 13 dhjetor 1925, paraqitën ankesë përpara prefektit, për rezultatin e zgjedhjeve: Nustret Llupa, S. Paskali dhe I. Gunëbardhi. Më 8 janar 1926, Nuredin bej Vlorës iu dorëzua dekreti i emërimit si kryetar Bashkie me gjithë kritikat që ka pasur për punën e tij. Këshilli Bashkiak sipas votave të fituara kishte këtë përbërje: Dhimitër Kolea,  Dalip Peshkëpia, Samuel Matathia, Aristidh Ruci, Hamza Isai Esheref Dano 21)

Më pas Nuredin bej Vlorës do t`i bëhen shumë kritika për punën e tij si mungesa e ujit, sidomos në lagjen Skelë, mungesa e pastërtisë së qytetit, mosfunksionimi i çentralit elektrik etj. Pavarësisht nga kritikat në ato kushte të vështira, Nuredin Beu u mundua t`i shërbente Vlorës. Gjatë ushtrimit të detyrës, ashtu si edhe Qazim Kokoshi, vazhdoi të nxirrte kartmonedhën e bashkisë, por tashmë me firmën e tij “Nuredin Vlora” 22)

Si një atdhetar e personalitet me kulturë e vizion perëndimor, Nuredin Vlora, problemin e parë që shqyrtoi, ishte arsimi dhe kultura. Vizioni tij për zhvillimin e arsimit dhe dashuria e tij për Vlorën del qartë në një realcion që ai i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Prefekturës së Vlorës, në korrik të vitit 1925, ku ndërmjet të tjerava shkruan: “… Si në krahina dhe në qytet shkollat në vitin 1925 kishin arritur në një gradë shumë të poshtme… “

Më poshtë Nuredin bej Vlora, shprehte hidhërimin e madh të popullit  vlonjat për gjendjen e vajtushme të arsimit, i cili “në vend që të forcohej e të përhapej më tepër, po shkonte sa më poshtë e më poshtë”

Në këtë relacion, Nuredin Beu kërkon rihapjen e shkollës së mesme në Vlorë e cila që nga janari 1925, me mbritjen në Vlorë te forcave të kriminelit Taf Kaziu e përdorën konviktin e kësaj shkolle si fjetinë,

shkolla u shkatërrua dhe ishte mbyllur. Nuredin bej Vlora në relacion shprehte habinë për ngurimin që tregohej për hapjen e kësaj shkolle “kaq të nevojëshme, e gatshme, që mund të funksionojë me pak shpenzime dhe sidomos për këtë pjesë të Shqipërisë që sa nevojë të madhe ka për arsim, aq pas ka mbetur”

Relacioni përfundonte me fjalët: “që në fillim të vjeshtës së parë shkolla të ishte gati për të funksionuar”.

Mbi bazën e këtij relacioni të Bashkisë, Prefekti i kërkon Ministrisë së Arsimit: “formimin e liceut këtu në Vlorë i cili do të jetë tepër i nevojshëm për avenierin e brezit të ri shqiptar”

Në saje të interesimit dhe përpjekjeve të Nuredin bej Vlorës, shumë patriotëve, mësuesve vlonjat dhe veçanërisht të Vakëfit të Vlorës, më 21 dhjetor 1925, ra zilja e parë në Shkollën Tregëtare. Kjo ishte një arritje e madhe pasi kjo shkollë do të luante një rol të rëndësishëm në kulturën e vendit.

Këtë vit shkolla pranoi 50 nxënës: 25 nga Vlora dhe krahina, 10 nga Himara, 10 nga Kurveleshi, 5 nga Malësia e Tepelenës. Vihet re se me sa mënçuri jështë bërë plani i pranimit të nxënësve në shkollë, pra nga të gjitha krahinat. Drejtori i parë i kësaj shkolle ishte patrioti Leonidha Naçi. 23)

Gjatë mandatit të tij si kryebashkiak në Vlorën e prapambetur, në varfëri dhe vështirësi të shumta Nuredin Beu u mundua ta ndryshonte për t`i dhënë pamjen e një qyteti europian. Një nga veprat për të cilën ai pati

interes dhe arriti ta realizojë është vazhdimi i projektit të Qazim Kokoshit për ngritjen e Lulishtes në Sheshin e Flamurit, që kishte qënë pronë e familjes së Ismail Qemalit. 24)

Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë, në vitin e parë si kryetar bashkie, ai finalizoi transformimin e qendrës së qytetit, me një mjedis të gjelbëruar mjaft modern, duke qënë edhe një nga donatorët kryesor të blerjes së truallit, por edhe i kontributit financiar, krahas vlonjatëve të tjerë.

Projekti ishte përgatitur nga specialistë italianë. Ishte një investim i madh për kohën, i pa papërballueshme nga pushteti vendor, por, si edhe në raste të tjera të ngjashme, elita e qytetit u tregua e gatshme për të mbështetur financiarisht këtë nismë.

Lulishtja e Flamurit ishte konceptuar në të gjithë sipërfaqen që zinin sarajet e Xhemil bej Vlorës së bashku me kopshtin, prej 40 mijë metra katrorë. Në vitin 1972 kur në Vlorë u ndërtua Monumenti madhështor i Pavarësisë, sipërfaqia e lulishtes u zvogëlua shumë. Për të simbolizuar vitin e ndërtimit, 1925, në të u mbollën 25 fidanë pishash, të cilat u sollën nga Italia, ashtu sikundër edhe lulet dhe materiale të tjera të nevojshme për ndërtim.

Lulishtja u promovua më 28 nëntor 1925, me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përfundimi i Lulishtes së Flamurit i dha një pamje krejt të veçantë dhe bashkëkohore sheshit që mbante të njëjtin emër. Ky mjedis i gjelbëruar, do të plotësohej në vazhdimësi edhe me elementë të tjerë, që lidheshin me datën 28 Nëntor të vitit 1912. Në vitin 1932 u ngrit Varri Monumental i Ismail Qemalit dhe në vitin 1937 u ngrit Shtiza e Flamurit.

Gjatë këtyre viteve që po ngrihej e ndërtohej shteti shqiptar në vështirsi të panumurta, një nga problemet e mëdha ishin sëmundjet e sidomos malarja, ndaj kryetarët e Bashkisë u angazhuan të bënin diçka edhe në

këtë drejtim. Nuredin Beu, ishte i ndieshëm ndaj vuajtjes njerzore, prandaj gjatë vitit 1926, për luftën kundër malarjes nxiti të vinte dhe punonte me përkushtin një humaniste e madhe kontesha Korarvon. Por do të duhej shumë punë dhe kohë për të zhdukur malarjen.

Bashkia u mundua gjithashtu të ndihmonte edhe vëllezërit kosovoar, të përzënë nga vatrat e tyre prej kriminelëve serb; ata nëpërmjet limanit të Vlorës shkonin në Turqi. Gjatë kësaj kohe u punua për pastrimin e qytetit, për organizimin e shfaqjeve të filmave në Shesh të Flamurit etj.

Në vitin 1925, në Vlorë, prefekt ishte Qazim bej Bodinaku dhe sekretar prefekture Tahir Dizdari nga Shkodra. Një person tjetër me ndikim gjatë kësaj kohe ka qënë edhe Kalorësi Dhionis Karbunara, kryeshkronjësi i Konsullatës italiane në Vlorë.

Në gusht të vitit 1925 në Nartë u bënë zgjedhjet lokale. Për të ruajtur dhe siguruar qetësinë prefekti krijoi një komision me këtë përbërje: Pavllo Sopiqoti, zv/prokuror; Hysni Shaqiri sekretar i prefekturës; Pandeli

Bezhani, Samuel Matathia, këshilltar të Bashkisë; Stefan Kedhi sekretar I Bashkisë; Toli Stavre, komisar i policisë së Bashkisë. 25)

Komisioni e kreu mirë detyrën e ngarkuar dhe zgjedhjet u kryen me rregull dhe në qetësi të plotë dhe u pranuan nga të gjitha palët. Në fillim Nuredin bej Vlora kishte përhapur fjalë se nuk do të merrte

rrogë nga Bashkia, por nga fundi i vitit 1925, u pa se ai merrte një rrogë të majme prej 30 napolona ari në muaj. Në vitin 1925, të ardhurat vjetore të Bashkisë u deklaruan 15.000 napolona në vit, ose 300.000, franga ari.

*      *       *

Nuredin bej Vlora e ushtroi detyrën e kryetarit të bashkisë deri më 19 shkurt 1927, kur u shkarkua nga detyra për arsye që nuk i njohim, por mendojmë siç treguan ngjarjet e më vonëshme se kanë qënë thjeshtë

mosmarrëveshjet me Ahmet Zogun. Mendimin tonë e përforcon edhe shtypi i kohës që shkruan: “Krytari i bashkisë së Vlorës, z. Nuredin bej Vlora, në bazë të artikullit 163 të ligjit administrativ të bashkive, u pushua dhe vendin e tij e zuri z. Zyhdi Karagjozi. Ndonse arsyeja e pushimit të tij është mbështetur në artikullin në fjalë, por neve jemi të bindur se nuk është ashtu, pse dimë fare mirë që z. Vlora është njeriu aktiv dhe energjik, pastaj është njeri me dije dhe kulturë të  gjerë. Duam të themi se z. Nuredin bej Vlora edhe në u pushua, por prapë duhet të jetë krenar se me përpjekjet e tij mundi që Vlorës t`i ndryshojë formën e vjetër dhe s`kish dyshim se do ta bënte për pakë kohë një qytet modern”. 26)

 Gjithnjë i shqetësuar për fatin e shqipërisë

Nuredin bej Vlora dhe Qemal bej Vrioni ishin nga drejtuesit me peshë të Kryengritjes së Fierit të vitit 1935, si lëvizje antiqeveritare e opozitës. Organizata e Fshehtë e krijuar në Tiranë ashtu si edhe udhëheqësit e Lëvizjes së fshehtë të Vlorës të vitit 1932, kërkonin rrëzimin e Monarkisë dhe vendosjen e republikës me president Nuredin bej Vlorën. Nuredin bej Vlora kishte marrë pjesë në levizjen kombetare dhe dallohej si njeri me karakter të fort, sjellje të përzemerta dhe veprime politike te matura. Për keto karakteristika dhe meqënse rridhte nga familja e Ismail Qemalit mendohej nga Organizata e Fshehtë si kandidatur kryesore për President të vendit. Ai kishte shpirt demokratik dhe ishte kundër diktaturës dhe politikës që ushtronte Mbreti Ahmet Zogu, që pothuajse e kishte shitur vendin tek Italia.

Qeveria e Ahmet Zogut e zbuloi dhe e shtypi Kryengritjen e Fierit. U dënuan me vdekje: Nuredin bej Vlora, Ali Shefqet Shkupi, Uan Filipi, Mustafa Gjinishi, Hasan Reçi, Bektash Cakrani, etj.

Në gjyq Qemal Vrioni dhe Nuredin Vlora u mbrojten nga avokat Sezai Qemali, i biri i Seit Qemalit nga Vlora. Dënimet dhe veçanërisht dënimet me vdekje tronditën botën shqiptare dhe opinionin botëror dhe pati reagime të shumta. Bashkëshortja e Nuredin bej Vlorës ngriti peshë gjithë kanceleritë europiane dhe kështu Ahmet Zogu u detyrua t`i falte të dënuarit me vdekje. 27)

Në Luftën e Dytë Botërore

Pushtimi i vendit nga Italia fashiste më 7 prill 1939, bëri që edhe një herë Nuredin bej Vlora, ky patriot të dalë në udhëheqie të popullit të tij për të luftuar për lirinë e vendit, ashtu siç kishte vepruar gjatë gjithë jetës së tij. Ishte aktiv deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ishte një nga themeluesit e Organizatës së Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit Qëndror të kësaj organizate, deri në janar të vitit 1944, kur në Kongresin e parë nuk u zgjodh më.

E ç`farë nuk është thënë, për patriotin e madh Nuredin bej Vlora, për  veprimtarinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga ana e papagallëve të Partisë Komuniste! Kur Ismail Qemalin, e pytën nëse ai kishte bashkëpunuar me Beqir Grebenenë, kundër shtetit shqiptar, ai u përgjegj:

-E si mendoni ju, unë punova tërë jetën dhe e bëra shtetin, si mundet që ta prish tani?

Kështu ishte edhe puna e nipit të tij, Nuredinit: Ai kishte punuar e sakrifikuar tërë jetën për këtë Shqipëri e si mundet tani ta prishte atë që kishte ndërtuar një jetë të tërë ?

Propoganda komuniste e ka akuzuar Ballin Kombëtar se bashkëpunimi i drejtpërdrejt me pushtuesit u kurorëzua me një “Protokoll Nderi’, që u nënshkrua, më 15 mars 1943, nga Ali Këlcyra dhe Nuredin Vlora, në emër të Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar dhe nga Renco Dalmaco, në emër të komandës eprore të trupave pushtuese italiane. 28)

Pas vitit 1990, këtë propagandë mashtruese e kanë hedhur poshtë me përbuzje shumë autorë, me botime dhe artikuj e tyre. Po i referohemi vetëm prof. dr. Muharrem Dezhgiut, në Institutin e Historisë, i cili thotë:

“Deri tani një dokument i tillë nuk është gjetur në arkiva dhe pretendimet e historiografisë komuniste mbeten të pavërtetuara. Autorët që i referohen letërsisë propogandistike të periudhës së luftës e jo dokumentave autentike, bëjnë propogandë dhe i largohen të vërtetës historike… Në maj të vitit 1950, kur njeri nga këta personazhe historikë Renco Dalmaco, mësoi për një gjë të tillë, nga libri i Vladimir Dedijerit “Gjaku i tradhëtuar”, me indinjatë e hodhi poshtë, duke pohuar, “se nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të shkruar dhe të protokolluar konkretisht”. Më tej ai shton se “ajo që është parashtruar në trajtimin e Dedijerit është absolutisht e destinuar të rrëzohet”… Rezulton se bisedimet janë bërë me qëllim për të evituar operacionin fashist në zonën e Mallkastrës, por zhvillimi i situatës u bë aq shpejt, sa nuk qe e mundur të evitohej një konfrontim i të dy palëve… Historia duhet të shkruhet mbi bazën e dokumentave dhe jo të sajimeve propogandistike, për qëllime të caktuara politike”. 29)

Nga moria e pa fundme e dokumentave të armikut, fashizmit italian, po përmëndim disa prej tyre që flasin dhe tregojnë se sa pa baza janë akuzat e komunistëve:

Më 6 qershor 1943, Kastamajor i Parmës i shkruan organeve eprore, në Tiranë: “Vihet re një eksod i të rinjëve nga Vlora që iu bashkohen çetave të Mallakastrës që drejtohen ng  Ali bej Këlcyra, Nuredin bej Vlora dhe Bektash Cakrani. Pas takimit të Frontit Nacionalist në Trevëllazër, duhet të mbanin ligjëratë në Gjirokastër duke shfaqur nevojën e bashkimit shqiptar kundër armikut të përbashkët. Komisioni i Frontit Nacionalist (Balli Kombëtar E.M.), i drejtohet Mallakstrës, por nuk pritet nga komunistët sepse fajsojnë krerët se i janë shitur Italisë”. 30)

* Sevaster-Mesaplik: “U mbajt mbledhja e datës 12 qershor, ku morën pjesë 200 persona si dhe krerët e Lëvizjes Nacionaliste Ali bej Këlcyra, Nuredin bej Vlora e Isuf Luzaj dhe kreu i çetës nacionaliste Av. Skënder Muço. 31)

* Nr. 5781, dt 7 gusht 1943: “Nuredin bej Vlora, përpara se të arrinte në  Mukaj ka mbajtur në Trevllazër konferencë me përmbajtje antiitaliane dhe ka kryer aktivitet propogandistik duke sensibilizuar popullin që të rebeloheshin në masë si dhe të ngrinin çeta të forta nacionaliste”. 32)

* Ministria Punëve të Brendshme Nr.6/192 datë 3.7.1943 Njoftim nga Prefektura e Vlorës drejtuar Kryesisë së Këshillit të Ministrave: “Thuhet se në Mallakastër janë grumbullue gati 800 ilegalë komunistë e ballistë, të ardhur nga vise të ndryshme. Për të evituar çdo sulm eventual duhen marrë masa serioze. Shpresa e çdo kompromisi për hesapin tonë është çduk, dhe qeveria qëndrore shqiptare duhet të ndërhyjë efektivisht në zgjidhjen e çështjes për të evituar gjakderdhjen katastrofale që po përgatitet me vrullin e saj të tmerrshëm. Ministri Kol Bib Mirakaj” 33)

* Nr 5781, dt 17 gusht 1943: “Av. Abaz Omari nga Fieri, i denoncuar në Gjykatë Speciale të Shtetit, do të kalojë në çetën e Nuredin bej Vlorës gjatë fillimit të muajit korrik në zonën e Mifolit me 50 persona që e kanë ndjekur kreun, që bën pjesë në qeverinë ilegale shqiptare, që tani e ka qëndrën në Mukaj”. 34)

* Nga rubrika e lajmeve të datës 23 qershor 1944: “Unioni nacionalist i shënuar në buletinin e datës 19 nuk erdhi në Sevaster, por përkundrazi në fshatin e Mesaplikut. Është mbajtur shënimi ditën e 12 dhe kanë marrë pjesë 200 persona dhe krerët e Lëvizjes Nacionaliste Ali Bej Këlcyra, Nuredin Bej Vlora, Isuf Luzaj dhe kreu i çetës nacionaliste Skënder Muço. 35)

* Me hyrjen e gjermanëve në Shqipëri Nuredin bej Vlorës iu propozua kanidatura e kryeminstrit, gjë që ai e refuzoi dhe nuk pati asnjë lidhje me gjermanët. Ky fakt del në disa telegrame që i deleguari special gjerman për Juglindjen e Ballkanit Nojbaheri dhe më pas Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë në Tiranë, Shajger e Shlipi, i dërgojnë Ministrisë së tyre të Jashtme në lidhje me njerëzit e mundshëm të cilët do të merrnin përsipër barrën e drejtimit të qeverisë shqiptare nën pushtimin gjerman. Kështu në telegramin e datës 25 tetor 1943 thuhet: “Ju lus që Ministria e Punëve të Jashtëme vazhdimisht të informohet rreth individëve shqiptarë, të cilët në kohën e rendit të ri, po marrin detyra të rëndësishëme publike. Dërgoni shënimet biografike të Mehdi bej Frashërit, Fuat bej Dibrës dhe të fytyrave eminiente të rendit të ri shqiptar,  me qëllim që këta personalitete të popullarizohen këtu përmes shtypit. Ju lutemi që ta informoni Berlinin që a është ende në fuqi kandidatura e Nuredin bej Vlorës, për Kryetar të Qeverisë dhe e antarëve të zgjedhur për qeveri”. Nojbajeri.

Faktin që gjermanët e kërkuan Nuredin Beun ta bënin kryeministër e konfirmon edhe Julian Amery . 36)

Në një listë të hartuar nga autoritetet gjermane të pushtimit me 72 personalitete të kohës, ndër të cilët Mehdi Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Pater Anton Harapi, Ago Agaj, Kristo Floqi, Mihal Zallari, Shefqet Vërlaci, Ibrahim Biçaku etj., të cilët besoheshin nga gjermanët dhe merrnin pjesë në ceremoni e kremtime festash kombëtare, nuk figuron emri i Nuredin bej Vlorës dhe as i Mid`hat Frashërit, çka do të thotë se këta nuk kishin lidhje dhe marrëdhënie me pushtuesin gjerman e që hedh poshtë akuzat e komunistëve për bashkëpunimin e Nuredinit me gjermanët. 37)

Nga këto fakte del fare e qartë se akuza që komunistët i bëjnë Nuredin bej Vlorë për bashkëpunim me pushtuesit italian dhe gjerman, nuk ka bazë dhe nuk është e vërtetë. Theksojmë se në se Nuredin bej Vlora do të shikonte interesin e tij, ai e kishte udhën të hapur për të marrë pozitë dhe në fund edhe për të jetuar në lumturi jashtë vendit, por ky burrë nuk pa asnjëherë interesat e veta por mbi gjithëçka vuri interesin e atdheut te tij.

* Në shtator të vitit 1944, kur trupat gjermane po përgatiteshin të largoheshin nga Shqipëria dhe para ardhjes së komunistëve, fisi i madh i Vlorajve: Xheladin pasha, Eqerem beu, Safa beu, dhe Nuredin beu u

larguan nga Vlora për në Tiranë, por as aty nuk mund të qëndronin dot dhe u nisën për në Gjermani, duke qënë të detyruar të lënë në shtëpi gratë dhe fëmijët sepse ishte dimër dhe fëmija më i vogël i Eqeremit ishte vetëm disa muajsh. Pre e komunistëve mbeti jo vetëm gjithë ajo pasuri, por ç`ishte më e dhimbshme në duart e pushtetarëve vrasës dhe analfabetë mbetën koleksionet e artit, bibliotekat e çmueshme, shumica e dokumentave me vlerë të pallogaritshme, që komunistët nuk mund t`i kuptonin dhe vlerësonin. Shumë nga këto dokumenta u dogjën sepse ishin të bejlerëve dhe agallarëve dhe nuk i duheshin popullit!!!

Fillimisht Nuredin Beu u vendos në Vjenë dhe u ndihmua nga emigrantë të tjerë të kalonte vështirësitë e shumta . Me dekret nr. 2205, datë 5.1.1956, të Kuvendit Popullor, në numurin rendor 139, është shënuar emri i Nuredin bej Vlorës i shpallur armik populli dhe që i ndalohej hyrja në Shqipëri. Emëri i Nuredin bej Vlorës vazhdoi të përflitej pa baza edhe mbas çlirimit gjatë gjyqeve qesharake që zhvilluan komunistët kundër të ashtuquajturve armiq të popullit. Në vitin 1947, në gjyqin e deputetëve, që dolën si opozitë kundër Enver Hoxhës, Sulo Klosi akuzohej se që në vitin 1941 kishte pasur lidhje me eksponentë të Ballit Kombëtar, si Mid‘hat Frashërin, Hasan Dostin, Abaz Ermenjin, Nuredin bej Vlorën etj., me të cilët e kishte lidhur shoku i tij i ngushtë, inxhinier Andrea Xega.

* Nuredin Beu u shua në Hajdenberg të Gjermanisë në tetor të vitit 1964, larg atdheut të tij për të cilin kishte shkrirë gjithë jetën e tij heroike dhe pasurinë e tij të madhe. Shtypi antikomunist jashtë vendit vlerësonte lart veprën e tij atdhetare pas vdekjes: “Ai ishte simboli i pastër i burrërisë dhe patriotizmes shqiptare” dhe përmendet një thënie e tij: “Unë Kosovën e kam në zemër dhe do të përpiqem për çlirimin e saj, si për Vlorën time” Nuk la pasardhës dhe deklaronte se pasurinë e tij do t`ia falte Vlorës. 38)

Është një padrejtësi e madhe, që vepra atdhetare e Nuredin bej Vlores ende nuk është vlerësuar.

 VLERËSIME DHE GJYKIME PËR NUREDIN BEJ VLORËN

Shkëlqesia e tij Nuredin bej Vlora dhe e nderuara, zonja e tij. Me gëzim të madh, po botojmë sot fotografitë e shkëlqesisë së tij Nuredin bej Vlorës dhe zonjës së tij të nderuar. Bashkatdhetarin tonë, të shkëlqyerin Nuredin bej Vlora, është e tepërt t’ua rekomandojmë lexuesve tanë, sepse emri i tij dihet prej të gjithëve, si brenda në Shqipëri, ashtu dhe përjashta midis kolonive shqiptare.

Ai vjen nga një nga më të shquarat familje të vendit tonë, biri i të ndierit Ferit Pasha, që ka qenë Vezir i Madh në kohë të Sulltan Hamitit. Shtëpia e tij, ka lidhje fisi me Khedivin e Misirit, Abaz Hilmi Pashën, me Myfit Libohovën dhe me shumë familje të tjera të shquara të Shqipërisë. Nuredin Vlora, mësimet i ka marrë në shkollat më të shquara të Europës dhe midis të tjerëve, ka patur si bashkënxënës, princin trashëgimtar të Rumanisë, Karolin II.

Shkëlqesia e tij është një patriot i rrallë. Urtësia, fjala e ëmbël dhe sjelljet fisnike janë stolitë e paçmuara të karakterit të tij të kulluar. Më 1914, në kohën e turbullimeve, Nuredin Vlora mori pjesë në luftën

kundër kryengritësve, në fushën e Myzeqesë, ku tregoi një trimëri të shquar. Në një sulm që bëri kundër rebelëve, iu vra kali, dhe pushka iu thye, por megjithë këtë, guximin nuk e humbi, por si një trashëgimtar

besnik i stërgjyshërve të tij, me revole në dorë luftoi për të mbushur detyrën kundër atdheut.

Pas kësaj, shkoi në Europë dhe me shumë atdhetarë të tjerë të shquar u vendos në Zvicër, duke mos pushuar së vepruari, për t’i shërbyer Shqipërisë. Në kohën e Konferencës së Parisit, Nuredin Vlora, bashkë me doktor Turtullin dhe me Pandeli Calen, dërguan një memorandum, i cili bëri një përshtypje të pëlqyer në Këshillin e Aleatëve. Më 20 tetor, Nuredin Vlora udhëtoi në vendin e lirë dhe mikpritës të

George Vashingtonit dhe mbas dy javësh, u martua me një zonjë nga më të shquarat familje të Nju-Jorkut, me të bijën e bankierit Eduard Kelly. Kjo zonjë e nderuar që kurse bashkoi jetën e saj me atë të bashkatdhetarit tonë, ka treguar një interes të veçantë në çështjen shqiptare dhe me shërbimet e sajë, i dha mjaft dobi kombit tonë dhe tregoi plot zell dhe atdhetari.” 39)

 Nuredin beu ishte patriot i madh dhe shumë kryelartë.

“Ihsan Toptani u kthye … i shoqëruar nga Nuredin bej Vlora, miku i Kontit Karlo Fraso, mikpritësi ynë në Brindsi… bashkë me gruan e tij simpatike, e cila fliste frëngjisht… Ai kishte qënë për një kohë të gjatë, njeri nga përkrahësit më të flaktë të Partisë Rebublikane. Ishte patriot i madh dhe shumë kryelartë… Këshillat e tij peshonin rëndë mbi udhëheqësit politik të Tiranës, veçanërisht mbi krerët republikanë të Ballit Kombëtar… Nuredini ishte i hijshëm, fisnik dhe në të vërtetë mondan… Anglishten e fliste pa gabime dhe, duke e njohur mirë karakterin britanik na solli uiski…

Një mbledhje e tillë midis çifligarësh shqiptarë dhe oficerësh britanikë, një partizani do t`i dukej si një provë e gjallë, e intrigave të reaksionit ndërkombëtar…

Ai na tha se gjermanët, porsa i kishin propozuar të merrte kryesinë e qeverisë, ose të hynte në Këshillin e Regjencës. Instikti tij natyror, e kishte shtytur të refuzonte këtë funksion pa një të ardhme, por ai do ta pranonte, siç tha, nëse në këtë mënyrë do të ndihmonte kauzën aleate… Ai na tha se ballistët … do të ishin të gëzuar të bashkëpunonin me partizanët kundër gjermanëve, nëse Enver Hoxha do të hiqte dorë nga orvajtja e tij për të imponuar me forcë revolucionin shoqëror në Shqipëri… Në rast të kundërt, ata duhej të luftonin me të gjitha forcat për jetën dhe pronat e tyer që diskutoheshin të humbisnin…” 40)

 Ishte personi ma me prestigj në botën e jashtme.

“Pinjoll i nji familje ma bujare e ma me nam në Shqipni, ishte i njoftun, jo vetëm për karakterin dhe trimninë e tij, por edhe si xhentëlmen. Kishte njohje të gjana me personalitete dhe shtëpi të ndigjueme të Europës dhe ishte personi ma me prestigj në botën e jashtme.

Kur u dënue me vdekje për pjesmarrje në Lëvizjen e Fierit 1935, kundër Zogut, reaksioni dhe ndërhymja në favor të tij e mbretënve, kryetarëve të shteteve, gazetave ma të njoftuna të Europës qe i madh. Ai konsiderohej si kryetar i republikës së ardhëshme shqiptare. Në luftat që zhvillohen në Shqipni, mbas shpalljes së Pavarësisë, Nuredin Vlora lufton kundër grekut dhe plagoset me rebelët.” 41)

 F u n d – 

Treguesit

1)Gazeta “Populli”, Vlorë, dt. 16. 5. 1914, f. 3

2)Shih për më shumë: Syrja bej Vlora ”Kujtime”, Iceberg, Tiranë, 2013. f. 110 – 111.

3) Gazeta “Albania”, dt. 28. 2. 1918, f. 1. Shih në f. 367 të këtij libri.

4) Gazeta “Albania”, dt. 27.7.1918.

5) 252) Gazeta “Albania”, SHBA, nr. 27, dt. 17.10.1918, f.1, artikulli “Nuredin Beu dhe Regjimenti

6) Gazeta “Kuvendi”, Romë, nr. 20, dt. 15. 8. 1919, artikulli “Uillsoni dhe Çështja Shqiptare” .

7) Referuar: Dr. Lavdosh Ahmetaj “Tirana Observer”, Tiranë, dt. 4.7.2013 dhe 28.11. 2013, f. 18-19.

8) Haxhi Murati, në gazetën “Albania”, SHBA, nr. 27. dt. 17.10.1918, f. 1.

9) Shih: Dr. Lavdosh Ahmetaj “Shqipëria. Konferenca e Paqes në Paris dhe delegacionet shqiptare 1918 – 1921”, Vest Print, Tiranë 2012; Nuredin bej Vlora f. 185, 188, 194, 197. Konferenca e Paqes filloi punimet në Versajë, Paris më 18 janar 1919 dhe i

vazhdoi ato deri më 28 qershor 1919. Zyrtarisht punimet përfunduan më 21 janar 1920. Për më shumë shih: Kapitullin e Pestë, të këtij libri.

10) Gazeta “Albania”, SHBA, nr. 60, dt. 12. 2. 1919

11) Dr. Lavdosh Ahmetaj “Shqipëria në Konferencën e Paqes…”, Vest Print, Tiranë, 2012, f. 194.

12) Dr. Lavdosh Ahmetaj “Shqipëria në Konferencën e Paqes…”, Vest Print, Tiranë, 2012, f. 194.

13) Dr. Lavdosh Ahmetaj “Shqipëria në Konferencën e Paqes…”, Vest Print, Tiranë, 2012, f. 188

14) Gazeta “Liria”, Tiranë, nr. 25 (41), dt. 11. 3. 1925.

15) Gazeta “Liria”, Tiranë, dt. 24.1.1925, f. 4.

16) Gazeta “Liria”, Tiranë, dt. 31.1.1925, f. 3.

17) Gazetat: “Liria”, Tiranë, dt. 11. 3.1925, f. 1; “Republika”, Shkodër, dt. 15. 3. 1925, f. 3.

18) Gazeta “Koha”, Korçë, dt. 14. 3.1925, f. 1 Në këtë artikull pasi renditen emërat e anëtarëve të komisionit vlonjat

të shënuar më lart, shtohet: “dhe shumë të tjerë”, pra ka mundësi që komisioni të ketë qënë më i madh në numur.

19) Gazeta “Liria”, Tiranë, dt. 10. 4. 1925, f. 2

20) Gazeta “Afrimi”, Vlorë, dt. 16.12.1925, f.1 Shënojmë se po këtë muaj paraqiti kërkesë edhe shoqëria e djelmoshave

Kaninë, për ta bërë Kaninën bashki pasi është mbi 500 shtëpi dhe një vend pasanik!

21) Gazeta “Afrimi”, Vlorë, dt. 12.1.1926, f. 3

22) Shih: Fari Shaska “160 vjet bankë në Shqipëri”, “Triptik”, Vlorë 2011, f. 30-31

23) AQSH, Fondi Ministrisë së Arsimit. Shkresa e Bashkisë nr. 1357 datë 14.7.1925, drejtuar Prefekturës së Vlorës dhe Ministrisë së Arsimit. Shkresa e Prefekturës nr. 2040/1 datë 21.7.1925, drejtuar Ministrisë së Arsimit. Gazeta “Afrimi”, Vlorë, dt. 23.12.1925, f. 3; Grup autorësh “Shkolla tregëtare e Vlorës…”, Tiranë, 1984.

24) Sipas Sefa Vlorës, cituar në librin: Ismail Qemali “Kujtime”, përkthyer nga Reshat Agaj në Kanada, 1968.

25) “Ushtim` i Vlorës”, Vlorë, dt. 19. 8. 1925, f. 3.

26) Gazeta “Demokratia”, Gjirokastër, dt. 5. 3. 1927, f. 2.

27) Për më shumë shih: Gazetën ”Besa”, Tiranë, gusht – shtator, 1935 U arrestuan 539 vetë, përveç 17 të arratisurve që u dënuan në mungesë. U dënuan me vdekje 53 vetë, shumë të tjerë u dënuan me 101 vjet burg dhe dënime të ndryshme. Nga të arratisurit u dënuan me vdekje 5 vetë. Qemal bej Vrioni ishte përfaqesues i degës së Fierit të familjes Vrioni. Ai kishte qënë delegat në Kongresin e Durresit, 25 Dhjetor 1918, dhe kishte drejtuar trupat e vullnetarëve fierakë në Luftën e Vlores më 1920. Megjithatë ai njihej në

28) Shih “Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar 1939 – 1944”, Vëll. 2, Tiranë, 1986, f. 105

29) Muharrem Dezhgiu :Shqipëria në luftë”, Globus R. Tiranë, 2001, f. 78-79; Enver Lepenica “Parti Komuniste apo Parti Terroriste”, Triptik, Vlorë, Tiranë, 2013, f. 557-558

30) AQSH, F.160, V.1943, D.50, f. 157, (origjinali italisht).

32) AQSH, F. 160, V. 1943, D. 52, f.20, (Origjinali italisht)

33) Burim direkt AQSH, F. 160, V. 1943, D. 52, f 22, (Origjinali italisht)

34) AQSH, F 160, V 1943, D.52, f.23, (Origjinali italisht).

35) AQSH, F.160, V.1943, D.52, f. 20, (Origjinali italisht) Dokumenta që flasin për aktivitetin e Nuredin bej Vlores 1939-1944, janë botuar në: Enver Lepenica “Parti Komuniste apo Parti Terroriste”, Triptik, Tiranë, 2013, f. 474-482.

36) Julian Amery “Bijtë e shqipes”, “Lumo Skëndo”, Tiranë, 2002, f. 223-224

37) AQSH, F. 147, V. 1944, D. VI-96, f. 1-2.

38) Gazeta “Shqiptari i Lire” , dt. 28. 2. 1965. Në vitin 2007, Hëna, vajza e Ali Këlcyrës, bëri një vizitë në Shqipëri dhe solli në Muzeun Kombëtar: Një xhaketë të babait, qepur në Tiranë mes viteve 1939 dhe 1944, me emrin e Giorgio Vasi, duhet të ketë qenë ndonjë familje rrobaqepësish dhe pasaportën e fundit, e vitit 1960, që i ati ka marrë nga Gjeneva. Ajo solli dhe një xhaketë të Nuredin bej Vlorës. Hëna Ali Këlcyra në “Gazeta Shqiptare”, Tiranë, dt. 21. 12. 2007.

39) Revista “Ylli i Mëngjesit”, SHBA, dt. 16.2.1919, artikulli: “Shkëlqesia e tij Nuredin bej Vlora edhe e nderuara, zonja e tij”.

Shoqëria e grave “Ylli i Mëngjezit”, është themeluar në Korçë, në vitin 1909 nga Parashqevi Qirjazi. Në mërgim, në SHBA, në vitin 1917, nisi të botoi revistën “Ylli i Mëngjezit”

40) Julian Amery “Bijtë e shqipes”, “Lumo Skëndo”, Tiranë, 2002, f. 223-224.

41) Faik Quku ”Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, 1939-1941”, Vëll. 1, ”Ilar”, Tiranë, 2006, f. 197.

Godina e ish-bashkisë.

Është ndërtuar në vitin 1918, nga mjeshtra vendas. Godina e ndodhur në qendër të qytetit është e veçantë për shkak të stilit të saj arkitekturor, që përbën një gërshetim të traditave qytetare në ndërtim dhe elementeve të stilit barok. Dallohet për vlerat historike, zgjidhjen urbane e artin e të ndërtuarit. Është rikonstruktuar në vitin 1999.

Deri në vitin 1944 ka qenë Bashkia e qytetit të Vlorës. Gjatë viteve 1945 – 1970, në ambjentet e kësaj godine, ka funksionuar Komiteti i Qytetit dhe më pas organizatat e masave. Në vitin 1962, u vendos Muzeu Historik, ku është edhe sot. Në vitin 2006, ish ministri i kulturës Dr. Bujar Leskaj e shpalli monument culture

Gazeta “Albania”, SHBA, Tri fytyrat e çkëlqyera udhëheqës të drejtësisë për shpëtimin e Shqipërisë: Ismail Qemali, Sevasti Dako dhe I çkëlqyeri Nuredin bej Vlora Kartëmonedha të emetuara nga Bashkia Vlorë, me firmën e Qazim Kokoshit dhe Nuredin Vlorës.

“Kurdoherë gati të vdes për popullin, për Shqipërinë, se pa Shqipërinë s’rrojmë dot” Nuredin bej Vlora Gazeta “Albania”, SHBA dt. 23.05.1918, f. 1. Shtëpia e Xhemil bej Vlorës, ku u mblodh Kuvendi Kombëtar, më 28 nëntor 1912, e rënuar dhe e braktisur.

blank

“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri”- Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit

Pjesa e pesëmbëdhjetë

Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlenti”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                         Marrë nga P.O. Maliq Mersini

                                                                                           Dhënë nga B.p. “Vigjilenti”

                                                                                             Vlorë më 14/IV/1959

blank

blank

blank

blank

blank

                                                    R A P O R T

Prej datës 6 deri më 14 Prill 1959, nuk është diskutuar ndonjë çështje politike ose ekonomike, por ju njoftoj mbi gjendjen shëndetësore të Gjovalin Lukës.

Gjovalin Luka, që kur erdhi major Gole Bashari dhe i tha se presim që të lirohen vende në spital dhe do të të shtrojmë, Gjovalini bëri dy telegrame të shoqes dhe një të atit, me qëllim që këta të mos shpenzonin për blerjen _______ që duhej për shërimin e Gjovalinit. Gjovalini i tha atij se familja kish gjetë 60-70 gr. _________ por do ju them që të mos e blejnë mbasi këtu jam sëmurë dhe këtu duhet të më shërojnë, ose të më lirojnë që ta kurojë veten.

Ardhje dhe takimi i Gjovalinit me të atin, ka pas për qëllim që të mos e blenin _______ dhe për këtë do t’i porosiste Gjovalini, pra bërja e dy telegrameve nga ana e Gjovalinit këtë qëllim pati.

Gjovalini, fjalën e shokut major Gole, e ka pritë me qejf dhe është në pritje të çdo dite që të shtrohet në spital dhe thotë tani nuk po sëmurem më dhe ka filluar të punojë në baçe me qëllim që të sëmuret, këtu e ka thënë në prezencë të Nuri Hutës, Xhafer Vokshit dhe Rasim Tahirit, d.m.th., se ai dëshiron të sëmuret me qëllim që të shtrohet në Spital ose të lirohet dhe të mjekohet në shtëpi të vet. Prandaj ai e bën alarm çështjen e sëmundjes, por në fakt nuk është kaq i sëmurë, tani është fare mirë.

Peço Fidhi, ky është në pritje të lirimit. I ka treguar Rasimit se kur ishte në Tiranë, gjatë kthimit për në Vlorë, ka qëndruar në Fier dhe aty një herë për një herë ka pasë frikë se mos ballafaqohet me ndonjë njeri, por më vonë tha se nuk u takova me as një njeri që të ballafaqohesha, por erdhi major Qemal Hyseni dhe i tha që ta vazhdojë.

Pëllumb Dishnica, ky tani nuk paraqitet si më përpara i frikësuar, por me gjithë atë telat dhe litarët i mban nën shtratit, rri duke lexuar një nga romanet që i kanë ardhur Pëllumbit e Gjovalinit, në gjuhën frënge.

Xhafer Vokshi: ky gjatë këtyre ditëve ka qenë i mërzitur se nuk ka marrë letër dhe nuk dinte për të shoqen në se është futur në punë, por nuk flet gjë, tashti mori letër dhe e shoqja ishte në punë.

Xhavit Qesja, rri më të shumtën e kohës vetëm dhe lexon romane frëngjisht, paraqitet i mërzitur por nuk i shfaqet kurrkujt. Vendimi mbi ndarjen me gruan nuk i bëri përshtypje.

Është biseduar çështja e Ibrahim Dervishit dhe Peço Fidhi pyeti pse u hoq si Ministër i Shëndetësisë, Xhavit Qesja ju përgjigj se rrahu një nxënës. Peço tha se ishte më i zoti Medar Shtylla, Xhaviti e aprovon një gjë të tillë dhe tha se Medar Shtylla është dembel i madh. Peço në këtë rast tha, mirë, po e kanë vënë Kryetar të Kuvendit Popullor dhe Kryetar të Komitetit të Paqes, ndërsa Xhaviti nuk foli, por tha vetëm se dembelët nuk i duroj dot.

Xhaviti sot ju dha vendimi i gjyqit mbi ndarjen me gruan, të cilit nuk i bëri ndonjë përshtypje, të shohim se ç’komente do të bëhen në lidhje me këtë vendim më vonë.

Nuri Huta, nuk flet as çështje politike as ekonomike, po rri e punon baçen.

                                                                                                   “VIGJILENTI”

Vlorë, më 14/IV/1959

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlenti”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                               Marrë nga P.O. Maliq Mersini

                                                                                                Dhënë nga B.p. “Vigjilenti”

                                                                                                   Vlorë më 22/IV/1959

                                                           R A P O R T

Prej datës 14 deri më 21 prill 1959, janë biseduar këto çështje nga personat e poshtë-shënuar.

Peço Fidhi i tha Rasimi Tahirit se ndarja e gruas së Xhavit Qeses duhesh t’u bënte dhe mue ma thanë këtë në Vlorë dhe biseduam që e shoqja e Xhavitit ka çuar në Ministrinë e P. të Brendshme një valixhe për Xhavitin dhe ka thënë se kjo i takon. Për valixhen, Peço ja tha Xhavitit kur erdhi nga Vlora herën e fundit.

Xhafer Vokshi, i tha Rasimit se ndarja e të shoqes së Xhavitit është mister dhe Xhavitit nuk i bën përshtypje, kjo vërtetohet si nga lajmërimi për ndarjen ashtu dhe tani që i erdhi vendimi.

Pëllumb Dishnica, i tha Rasimit se i ka thënë Xhavitit pse nuk kërkon plaçkat e tua dhe Xhaviti i është përgjigjur: t’i kenë fëmijët. Pëllumbi i qan hallin shumë Xhavitit dhe thotë se më vjen keq. Ky e ka këshilluar Xhavitin, që të kërkojë plaçkat e tija por Xhaviti nuk kërkon asgjë.

Gjovalin Luka, ka thënë se njësoj janë, si e shoqja e Xhavitit dhe Xhaviti, prandaj nuk më vjen keq fare.

Peço Fidhi, duke folur për raportin e Hrushovit në Kongresin e 21-të, tha suksese të mëdha ka arritur Bashkimi Sovjetik dhe më ta mëdha do të arrijë. Sh. Hrushov është energjik, megjithëse mbushi 65 vjeç. Në këtë mes, Xhafer Vokshi tha se Stalini vdiq shpejt dhe kjo nga se e lodhi Lufta e Dytë Botërore. Peço në këtë rast tha jo nga lufta, se Stalini në Luftën e II-të Botërore nuk u tregua i zoti dhe pati besim tek Gjermanët, bile gjermanët kur u afruan në Moskë, Stalini ka dashur me ik e me e lënë Moskën, por Molotovi nuk e ka lënë. Xhaferi nuk e pranoi këtë, por Peço tha se unë këtë e di nga letrat dhe fjala që ka thënë Hrushovi, se Stalini ka tentuar me lënë Moskën, Xhaferi tha se nuk është kështu, gabimi i Stalinit ka qenë se nuk i ka besuar atasheut ushtarak në Berlin, për sulmin e befasishëm që po përgatisnin gjermanët kundër Bashkimit Sovjetik

Gjovalin Luka, nuk ankohet më si më parë për sëmundjen, është në pritje për të shkuar në spital.

“VIGJILENTI”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlenti”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

 Vlorë më 22/IV/1959

                                                                                                Marrë nga P.O. Maliq Mersini

                                                                                                   Dhënë nga B.p. “Vigjilenti”

                                                       R A P O R T

Pëllumb Dishnica, duke lexuar gazetën “Zëri i Popullit” të datës 21 prill 1959, ku ishte shkruar mbi 35 vjetorin e vrasjes së Avni Rustemit, nga shoku Koço Tashko, ku thuhesh se idetë e Avniut ishin përhapur nga Libohova në Krumën e Bajramit, nga Kruma në Libohovë dhe kalonin në mes Korçës së Mihal Gramenos e Seit Butkës. Pëllumbi tha se Sehit Butkën nuk e njeh populli i Korçës, prandaj nuk është e vërtetë, por ja fusin kot dhe i bëri përshtypje që ishte vënë emri i Seit Butkës. Me mendimin e Pëllumbit, ishte dakord edhe Xhafer Vokshi, i cili tha se Seit Butka ka prish të gjithë manastiret duke i djegur.

Xhafer Vokshi, duke biseduar me Rasim Tahirin dhe Pëllumb Dishnicën në lidhje me Nush Shllakun, tha se shoku _______ nuk e ka lënë rehat dhe i ka rënë më qafë Nushit për të kaluarën e tij, pasi Nushi në kohën e fashizmit ka veshur rrobat fashiste dhe Xhafer Spahiu e ka konsideruar si fashist Nushin, kurse kjo nuk është e vërtetë, tha Xhaferi, pasi Nushi ka punuar më shumë se Xhaferi gjatë luftës. Këtë mendim të Xhafer Vokshit e përkrahu Pëllumb Dishnica, i cili shtoi duke thënë se kur Nushi i kishte pozitat të vështira si Drejtor i “Misto Mames”, unë e propozoja për t’u dekoruar dhe aprovohesh dekorimi i Nushit, sa herë që vinin ankes kundër Nushit, thotë Pëllumbi, unë ja mbuloja dhe nuk vija veshin mbasi e bënin me qëllim Nushit.

Xhafer Vokshi, duke biseduar me Rasim Tahirin, me keqardhje tha se mbaroi dhe familja e Jakovajve, fjalën e kishte për Tukun, Franon e Filipin, për të cilët i vjen keq, kurse për Kolë Jakovën, ka thënë se ai diti të shpëtonte.

Peço Fidhi, duke biseduar me Rasimin, tha se nuk paska lirim, Sigurimi paska pas hallin sa i thashë ato dhe pastaj të shohim, fjalët e Ministrit dhe gjeneralit që thanë lërja Partisë në dorë, e premtime të tjera, paskan pasë qëllim vetëm që të bëja kritikën dhe jo të lirohesha.

Peço, duke biseduar me Rasimin rreth uljes së çmimeve, tha se në vitin 1956, udhëheqësit e Partisë e të Shtetit kanë bërë jetë përrallore, si në ushqime ashtu dhe në veshmbathje, kurse populli vuante. Këtë tha Peço, e kam pas biseduar me Bajram Avdinë, që punon në Aparat të Komitetit Qendror, kurse tani udhëheqësit jetojnë më ndryshe, dalin ndër kooperativa bujqësore e rrethe dhe nuk ndruhen.

Peço, për ndarjen e të shoqes me Xhavit Qesen, tha se siç duket këta nuk do kenë shkuar mirë. Po të qe se ajo do ta ndante qysh në Korrik – Gusht 1958, sapo erdhëm ne këtu, kjo do të ishte e vërtetë, por duke e bërë këtë tani ajo, këtu ka një pikëpyetje. Kurse Xhafer Vokshi, po për këtë çështje i tha Rasimit, se Xhaviti e ka bërë me fjalë me të shoqen, se po të qe ndryshe, atëhere Xhaviti do të kishte sharë ndonjë herë të shoqen ose ta lavdëronte, por rri e nuk flet, lexon vetëm dhe nuk i bëri përshtypje as komunikimi i gjyqit e as vendimi i ndarjes.

Gjovalin Luka, ky tani nuk ankohet më për sëmundjen, porse opinion i Xhavitit, Xhaferit dhe Pëllumbit, në lidhje me sëmundjen e Gjovalinit, është se ai e ka bërë alarm me qëllim këtë dhe në fakt nuk ka qenë kaq i sëmurë sa paraqitej.

Nuri Huta: ky nuk flet ndonjë gjë, punon baçen me Gjovalinin, po kështu as Gjovalini nuk flet gjë.

Xhavit Qesja, rri vetëm duke lexuar, nuk ka folur ndonjë çështje politike ose ekonomike gjatë kësaj kohe, tregon vetëm mbi romanet që lexon italisht e frëngjisht. Xhaviti kënaqet kur Xhafer Vokshi, i flet keq për Aqif Lleshin dhe Xhaviti ja vërteton, duke i thënë se gjithmonë shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, as Aqifi as i ati i Sh. Haxhi Lleshi, por kush t’u japë.

Peço Fidhi, ka thënë se Zhukovin e hoqën pse ka bërë gabime politike kur ishte në Jugosllavi, ka ngritur Titon dhe nuk është kryesorja ajo që thuhet në rezolucion për të. Kurse për shokun Hrushov, Peço thotë se në fillim më dukej si shumë llafazan, por tani e kuptoj se paska qenë me të vërtetë nxënësi i Leninit.

“VIGJILENTI”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlenti”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                           Marrë nga P.O. Maliq Mersini

                                                                                           Dhënë nga B.p. “Vëzhguesi”

                                                                                                      Vlorë më 4/V/195

                                                        R A P O R T

Po shënoj këtu poshtë pjesë të shkëputura nga bisedime të zakonshme, pasi në përgjithësi kam përshtypjen se nuk bëhen “diskutime të flakta”, sepse këtu është hapur fjala (e kam dëgjuar nga Gjovalini dhe Xhaferi), se janë bërë arrestime në element anti-parti të Konferencës së Tiranës, se Tuku, Bedriu, Hulusiu, etj; janë dënuar dhe ndodhen në Burrel. Kështu që rrinë veç e veç, si të hutuar.

Gjovalin Luka, duke biseduar për çështje të letërsisë, në një bisedim me mua më tha se:

  1. Është marrëzi të përcaktohet dialekti toskë si gjuhë letrare, pasi atë do ta determinojë vetë zhvillimi i gjuhës.
  2. Se qyesh mbas çlirimit u krijua një hendek i thellë midis veriut dhe jugut, një ndarje në toskë e gegë që manifestohet në çështjet e kuadrit, në dërgimin e brigadave kulturale në veri të formuara me element nga jugu, brigada që nuk kanë bërë punë, mbasi populli është tallur me ta, sikur këto brigade nuk mund të formoheshin me njerëz nga veriu. Kjo ndarje ekziston akoma dhe përcaktimi i dialektit toskërisht si gjuhë zyrtare, e acaron akoma më tepër (në këtë rast më përmendi anekdota shkodrane në lidhje me toskërishten).
  3. Duke folur për poetin At Gjergj Fishta, më tha se çështja e Fishtës nuk mund të zgjidhet me dekrete nga lartë, ai nuk ka vetëm gjëra të këqija, por ka edhe gjëra fortë të mira, por e mira të mirave është me heshtë, pasi kjo është një çështje me zarar.

Duke folur për letërsinë e sotme, më tha se në shkrimtarët mbizotëron dallkaukllëku dhe lekizmi (tendenca për të fituar lek), se gjersa shkrimtari nuk është i lirë në zgjedhjen e konflikteve ashtu siç janë në jetën e përditshme, aty nuk ke art por politikë. Më tha se dinte rastin e një djaloshi të ri që paska dalë nga bankat e shkollës si poet dhe qenka dërguar në Bashkimin Sovjetik për studime, por mbasi ishte kthyer dhe e kishte pyetur Gjovalinin për partishmërinë në letërsi, i paska thënë: Punë e kollajtë partishmëria, unë në çdo vjershë fus dy-tri herë fjalën Parti dhe Enver dhe mbaron puna, ç’më duhet t’i hap telashe vetes, çudi bile se si kuptoni ju të tjerët këtë! (emrin e tij nuk ma tha). Memorie.al

blank

The New York Herald (1932)- SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries

blank
Burimi : The New York Herald, e premte, 24 qershor 1932, f.2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2021

“The New York Herald” ka botuar, të premten e 24 qershorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ndihmën e amerikanëve në luftën kundër malaries në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries

(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau) Vjenë. — Amerikanët po ndihmojnë për të çliruar Shqipërinë nga malaria. Sipas një raporti nga Tirana, lufta kundër sëmundjes është riorganizuar dhe ka marrë një bazë më të gjerë.

Një komision i Institutit Amerikan Rockefeller, i kryesuar nga zoti Hacket, ka ngritur një stacion qendror për asgjësimin e mushkonjave në të gjithë vendin. Të gjitha ujërat e ndenjura të njohura ose të dyshuara si vende shumimi të insekteve ose drenohen (kullohen) ose bëhen të padëmshme. Në kopshtet dhe oborret e Tiranës dhe rrethinave nuk lejohen pishina (rezerva uji). Si rezultat i parë, rastet e malaries kanë rënë me 25 për qind.

blank

Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit: Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan, mori një tjetër 20 vjet më të re, motrën e…

DashnorKaloçi

Pjesa e katërmbëdhjetë
Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespondenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlënti”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

Marrë nga P.O. Kapiten M.Mersini

Dhënë nga B.P. “Vigjilenti”

Vlorë më 28/II/1959

R A P O R T

Prej datës 18-28/II/1959. Gjatë kësaj kohe nuk ka ndonjë çështje me rëndësi, bisedohen vetëm këto çështje:

Ndonjë koment tjetër për ndarjen e të shoqes Xhaviti Qeses nuk ka, për veç atyre që janë shënuar në raportin e datës 18/II/1959 vetëm është thënë nga Xhafer Vokshi e Peço Fidhi, se Xhaviti është bërë për të ardhur keq për të, Peçoja ka thënë që e shoqja Meribani, duhet ose të bënte ndarjen, se për ndryshe nuk mund të qëndronte në Parti, ashtu siç nuk kanë qëndruar gratë tona. Me ndarjen që i bëri Meribani, Xhavitit tregohet dhe kuptohet se Xhaviti e ka punën keq, d.m.th. se është futur thellë. Kurse të tjerët nuk bëjnë ndonjë koment, por rrinë në heshtje.

blank

blank

blank

Qëndrimi i Xhavitit për ndarjen është si i pari që kam raportuar më datën 18/II/1959, ky nuk është tronditur, me qëndrimin e tijë lë të kuptohet dhe për mendimin tim kështu është, se për ndarjen Xhaviti ka qenë i pregatitur dhe se e kanë biseduar dhe parashikuar me të shoqen, prandaj Meribani, vendimin për ndarjen e Xhavitit, duhet ta shoqërojë me denoncimin e Xhavitit atëhere do të jetë i plotë vendimi.

Të shohim kur do të vijë vendimi i ndarjes se ç’qëndrim do të mbajë Xhaviti. Xhaviti gjatë kësaj kohe më shumë e ka kaluar kohën duke lexuar romane dhe vetëm, nuk është shoqëruar me të tjerë, në raste shumë të rralla rri me Pëllumb Dishnicën, me të cilin i haet muhabeti më shumë.

Peço Fidhi, i ka thënë Rasim Tahirit se çështja e vrasjes së Sali Ormenit, mbeti misterioze gjithashtu dhe për futjen në burg të Beqir Ndout dhe më keq e mbylli bisedën, d.m.th. se për këtë vrasjen e Sali Ormenit, nuk ka besim se Saliu ka vrarë veten. Peço Fidhi, i ka thënë Rasimit, se Nako Spiro i ka ngritur disa elementë dhe pa merita lufte, njofton që të ishin të pregatitur dhe si shembull vuri Liri Belishovën e Ramiz Alinë, Niko Oparin dhe Nuri Hutën, që Ndoja i ka ngritur dhe i ka pasë këlyshë të tijë. Ngritjen e tyre e ka bërë në kohën kur Nakua ka qenë me Rininë.

Peço Fidhi, i ka thënë Xhafer Vokshit se Gjovalin Luka i ka treguar Peços, takimin që ka patur me Komandantin (Shokun Enver Hoxha) dhe i ka thënë Gjovalini Peços, se edhe Enver Hoxha e ka hëngër në besë Gjovalin Lukën. Kurse Rasimi i ka thënë Peços, që Gjovalin Luka kur është takuar me Enver Hoxhën, i ka thënë Gjovalini Enverit, që Mehmet Shehu dhe Liri Belishova, duhet të hiqen se këta dy persona i acarojnë marrëdhëniet me Jugosllavinë. E shënova këtë me qëllim që tu japë të kuptoni se Gjovalini së bashku me Peçon, kanë biseduar në mes tyre.

Mbi thirrjen e Peços dhe të Xhaferr Vokshit në Vlorë, nuk ka pas ndonjë koment, por vetëm u tha nga Xhaviti dhe Pëllumbi, se i thirrën për t’i liruar, këtë e thanë në formë tallje, por gjithnjë Pëllumbin, filloi ta kapi frika, por jo më përpara.

Kur erdhën nga Vlora, Peçoja dhe Xhaferri, Peço filloi të tregojë si e kaloi, duke treguar muhabete pa rëndësi që ka bërë me shokët e Ministrisë dhe të Degës Vlorës. Peço tha se nuk do të rrimë shumë këtu, ka shpresë të madhe lirimi, është shumë entuziast dhe këtë e tha përpara të gjithëve, kurse Xhavit Qesja, i tha që ju do ikni dhe mua do më lini këtu vetëm.

Rasimit e Xhaferit, Peçoja u tha se nuk do të thirret më Peçoja, gjithashtu as Pëllumbi, për Pëllumbin i tha vetëm Rasimit. Peçoja i tha Rasimit: atë më të vështirën e kalova, e cila ishte ajo e Pëllumbit, por mbasi e nuhata nuk ishte gjë për në burg, e mbasi i kishin të gjithë materialet që vejshin me shpatulla për muri i thash ato që kam biseduar me Pëllumbin. Kurse Xhaferr Vokshi, paraqitet i mërzitur, se pse nuk e ka gruan në punë, e thotë kështu më kanë trajtuar gjithmonë, prandaj ka shkuar puna ime kështu dhe kur u them do më keni trajtuar keq, thonë se nuk është e vërtetë.

Pëllumbi, karshi Peços mban qëndrim, nuk i flet dhe as emrin nuk ja përmend më. Edhe Pëllumbi më të shumtën e kohës e kalon duke lexuar romane dhe vetëm rrallë shoqërohet me Peçon e Xhaferin nuk i hahet aspak muhabeti.

Nuri Huta, rrinë duke punuar bahçen dhe këtë e kalon kohën.

“VIGJINENTI”

Masat operative:

Të shtypet në 6 kopje, një ti jepet Kolonel Mersinit, të tjerat të vendosen në dosjet e secilit.

IMPLIKIMI I NXJERRË NGA DEPONIMET E ZYMË PREZËS PËR XHAVIT QESEN

E burgosura Zyme Preza, lidhur me Xhavit Qesen deponon:

“Funksionari i Legatës Jugosllave, Radevoj Geniç, më ka pyetur se për ç’arsye është kthyer nga Moska, Xhavit Qesja dhe këtë unë duhesh ta mësoja. Unë i thashë se nuk di gjë, ndërsa më vonë unë nuk pata mundësi sepse u arrestova…”

Në proçesin e datës 10/12/1958, Zymja deponon:

“Nuk më ka treguar se nga kush e kishte mësuar burri i jem Aliu, përsa më tha mua rreth Xhavit Qeses, di vetëm një gjë, që Aliu më tha se një mëngjes kur ishte takuar me Xhavitin, e kish pyetur se ku shkon, Xhaviti i kish thënë që po shkoj të pastroj nevojtoret. Këtë e kishte thënë me ironi. Me këtë, Aliu desh të më tregonte se Xhavit Qesja është kokë fortë”.

Vërtetohet njësia me origjinalin e Degës së I-rë.

KRYETARI DEGËS SË II-TË

N/Kolonel (Filat Muço)

Tiranë më 24/III/1959

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlënti”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

Dhënë nga B.p. “Vigjilenti”

Marrë nga P.O. Maliq Mersini

Vlorë, më 30/III/1959

R A P O R T

Prej datës 20/III/1959 deri më datën 29/III/1959, janë biseduar këto çështje nga personat e poshtë-shënuar:

Gjovalin Luka: Ky tani është përmirësuar nga sëmundja që kur i ka ikur e shoqja (Marije Luka), paraqitet më mirë, nuk ka patur dhimbje dhe ka filluar të lëvizi, por me gjithë atë i pëlqen të rrijë në shtrat dhe të paraqitet i sëmurë, thotë gjithnjë nuk jam mirë.

Dëshiron që të bëjë _____ por këtë kur don që t’ja bëj Shteti dhe thotë se ____________, por nuk duan të ma bëjnë, pas i thashë edhe Kryetarit të Degës, por deri më sot nuk kam ndonjë përgjigje, nga kjo kuptohet se nuk duan t’ma bëjnë.

Peço Fidhi, ky i ka thënë Rasim Tahirit se kur ishte në Vlorë, e kanë pyetur dhe për pushkatimin e Liri Gegës e Dali Ndreut dhe i është përgjigjur se pushkatimi i tyre bashkë, nuk e quaj të drejtë pasi kanë lënë fëmijët, por më i drejtë do të ishte vendimi që të pushkatohesh njeri nga këta, e jo të dy, pasi është keq për fëmijët. Rasimi për këtë nuk i tha asgjë, por vetëm e dëgjojë.

Peço Fidhi, duke ndenj me Rasimin dhe Xhafer Vokshin, e pyeti këtë të fundit për udhëheqësit jugosllavë, se sa anëtar të byrosë të Jugosllavisë janë përjashtuar nga Byroja e Partia Jugosllave, si elemente kundër Titos, ose për vijën tjetër, Xhaferi ju përgjigj se, janë shumë pak dhe vuri si shembull Gjilasin, si element pro imperialist dhe Herbrand e Zhujoviçin si element që ishin me Informbyronë, të tjerë nuk ka pasë. Pastaj Peçua e pyeti për Arso Jovanoviçin, Xhaferi i tha se shtypi jonë tha që e kanë çue në kufi dhe atje e kanë pushkatuar, por nuk është e vërtetë që e kanë çue, por është bërë vërtetë se e kanë zënë duke ikur dhe e kanë vrarë.

Peçua, si mori përgjigjen nga Xhaferi, se nuk kanë hequr të tjerë nga Byroja veç atyre që u thanë më sipër, tha: “Interesat, si nuk ka lëvizur tjetër – pastaj u thosh e tha, pse e ka ndarë Titoja gruan e dytë, Xhaferi i dha përgjigjen kot, Peçua e shoqëroi se ka dasht të ketë një grua me paraqitje, pasi edhe të tjerët në vendet e Demokracive Popullore, i ndanë gratë e para dhe morën gra që kishin paraqitje. Peços, i pëlqen shumë të diskutojë çështje rreth Jugosllavisë, por nuk bisedon njeri rreth kësaj çështje.

Xhavit Qesja, i ka thënë Rasim Tahirit dhe Xhafer Vokshit, se tani nuk ka më miqësira dhe hatëre, por ka shoqëri, d.m.th. që me anën e shoqërisë, tue mbrojtur njeri tjetrin, mbajnë vendet që kanë dhe ngrihen në përgjegjësi, por nuk tha asnjë emër. Me këtë mendim ishte dhe Xhaferi, i cili ja aprovoi duke thënë se: ka hatër e miqësira si më përpara, d.m.th., në kohën e Zogut dhe të Italisë. Xhaviti nuk i bën më përshtypje ndarja me të shoqen, tani paraqitet si më përpara, d.m.th., para dy-tri muajve dhe komente për ndarjen nuk ka pasë____________________. Xhaviti e pyeti një ditë Rasimin, në prezencë të Xhaferit, sa kohë ka ndenjtë me Tukun dhe Hulusi Spahinë, Rasimi i tha për 1-4 javësh dhe pastaj e pyeti a të kanë thirrur në Vlorë, Rasimi i tha që jo. Ky thotë gjithnjë që 5 vjet internim do i bëj.

Pëllumb Dishnica, nuk flet çështje politike, ka pas shumë dëshirë që t’i vijë e shoqja dhe këtë dëshirë e ka më tepër që të mësojë ç’ka thënë Peçua për të, duke menduar se Peçua do i ketë treguar të shoqes dhe kjo Amalisë.

Diskutohet dhe kanë shpresë lirimi, sidomos me rastin e 15 vjetorit të çlirimit. Tani ka ndryshuar qëndrimi i Pëllumbit dhe i Xhaferit karshi Peços, sidomos Pëllumbi flet me Peçon dhe nuk rri më vetëm, po kështu dhe Xhaviti, kurse të tjerët kanë ndaj të gjithë.

“VIGJILENTI”

Vlorë më 30/III/1959

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjëlenti”, lidhur me bisedat e bëra nga të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

Marrë nga P.O. Maliq Merisini

Dhënë nga B.P. “Vigjilenti”

Vlorë më 7/IV/1959

I N F O R M A T Ë

Peço Fidhi: Ky rri duke i thënë Rasim Tahirit se jam i mërzitur shumë që akoma nuk më liruan dhe thotë se nuk më lirojnë pasi nuk kanë krijuar bindjen se s’ju kam thënë të gjitha, prandaj më lanë që të mendohem se mos kam të tjera dhe pret që të thirret në Vlorë. Peçua thotë se pres deri në fund të Majit, se masandaj nuk kam më shpresë. Thotë se përderisa nuk e kanë futur Zihni Muçon në burg edhe ne do na lirojnë.

Xhavit Qesja: Ky bisedoj me Xhafer Vokshin, duke qenë prezent dhe Rasim Tahiri dhe tha se martesa e shokut_______ nuk ka qenë e drejtë dhe ka bërë përshtypje të keqe në populli. Kot e ka ndarë të shoqen edhe Pilo Peristeri, i cili kishte 20 vjet martesë dhe mori një motrën e shokut ________. Ky e ka ndarë për interesat e tij, thotë Xhaviti, por të gjitha këto veprime nuk janë të mira dhe tregojnë moral të ulët. Kurse Xhafer Vokshi, tha se: Nuri Huta ka thënë se edhe Shoku _________ ka ndarë të shoqen dhe ka marrë një vajzë të re, duke e cilësuar si një gjë jo morale.

Gjovalin Luka, me datën 5/4/1959, duke qenë pak i sëmurë bën alarm të madh dhe komanda dërgoi Kapter Hazizin, të cilit Gjovalini i tha se sot dhe armiqtë e popullit dhe kriminelët po shoqërohen, kurse për mua nuk po kujdeseni fare. Këtë ja tha dhe Rasimit, Xhavitit e Pëllumbit. Në kohën që Gjovalini i foli në këtë mënyrë Kapter Hazizit, ka qenë prezent edhe Peço Fidhi e Nuri Huta. Në të njëjtën kohë, Gjovalini ka shprehur urrejtje për shokët e Degës Vlorës. Të nesërmen Gjovalini qe fare mirë dhe si duket alarmin e djeshëm e bëri për presion.

Amali Dishnica: Kur ishte këtu kjo na tregojë se Peço Kagjinin e kanë çuar në Elbasan, në fillim Drejtor i Komunales, por Peçoja nuk e pranoi, pastaj e çuan Drejtorin e N.T.L.A.P-it si N/Drejtor po në Elbasan. Në këtë rast të gjithë që ishin prezent, nuk thanë gjë veç se dëgjonin. /Memorie.al/

“VIGJILENTI”

Vlorë më 7/IV/1959

blank

“Gjovalini tha se Nako Spiro ishte feminist i madh, te ditëlindja e tij i shkoi e dashura, e cila u deh me raki dhe u shtri…”- Përgjimet e “Vigjilentit” në Ishullin e Zvërnecit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e trembëdhjetë

Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespondenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjilenti”, lidhur me bisedat që bënin të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                            Marë nga P.O. Kapiten M. Mersini

                                                                                             Dhënë nga B.p. “Vëshguesi”

                                                                                                Vlorë më 18/II/1959

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

                                                        R A P O R T

Gjatë punimeve të Kongresit 21-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, janë diskutuar këtu veçanërisht, çështje të mos pasjes së reprezaljeve politike në B. S., duke e lidhur këtë me masat që mund të merren këtu në Shqipëri, mbas kthimit të delegacionit tonë, veçanërisht lirimi tonë, çështja e propozimit, për të hequr përjashtimin nga partia si masë ndëshkimore, duke e komentuar këtë, si shprehje e vërtetë e demokracisë, çështja e faktit që asnjë person tjetër nuk i është bashkuar grupit anti-parti, të Malenkovit me shokë si dhe çështja e tonit të butë, në raport për Jugosllavinë dhe për dënimin e revizionizmit në përgjithësi.

Gjovalin Luka, duke më folur për Konferencën e Tiranës, më tha se: para se të vinte Enver Hoxha me Mehmet Shehun, Konferenca kishte duartrokitur të gjithë diskutimet që folën kundër vijës së partisë dhe se ua kishte prerë fjalën, të gjithë atyre që ishin shfaqur, por se Beqir Ballukut, i a kishin prerë fjalën, disa herë kur kishte ndërhyrë, si të vëllait të Ndoc Mazit, kur i ishte përgjigjur Enverit, duke i thënë se nuk jam zotni. Konferenca kishte duartrokitur dhe se njerëzit ishin shtangur, pasi kishte thënë Komandanti, që seç paskan thënë disa gra, të disa shokëve në Korçë, kjo punë armiqësore është e organizuar. Kur e pyeta a e kanë internuar të vëllanë e Ndoc Mazit, më tha: Kjo ka qenë masive, kundër kujt të merreshin masa më përpara!

Peço Fidhi, më tha se të gjithë kanë llapur në atë kohë, por e hëngrëm ne, që u ekspozuam më tepër. Për shembull tha, se janë mbledhur disa herë Mehmet Terihati, Petro Tako, Skënder Malile, Isan Budo, Agron Çela, por nuk u morën masa për ata. Duke folur për Sejfulla Malëshovën në Fier, Peçoja më tha se Sejfullai kishte treguar biografinë e tij në Fier dhe se shtoi se kishte dëgjuar që e kishin hequr nga Ballshi në Fier, se paska bërë grevën e urisë, kur i thashë se këto janë manifestime anti-pushtet, më tha se greva kanë ndodhur edhe në Kinë e në Poloni, tjetër se nuk i botuan. Duke folur një ditë për Dali Ndreun dhe Liri Gegën, më tha se ishin shumë popullor dhe se si i kishin zgjedhur Peços, stofin për kostum. Kur një herë ra rasti i djalit të Hulusi Spahiut, tha se është një djalë që nuk e ka shokun, se e paska takuar në Fier me 50.000 lek nëpër duar.

Gjovalin Luka dhe Pëllumb Dishnica, duke folur për postet, thanë se ato janë lekaxhij, se nuk punojnë me frymëzue, se pse asgjë e tyre nuk të tërheq. Gjovalini tregoi për të qeshur, se si kishin bërë matrapazllëqe, Luan Qafzezi, Mark Gurakuqi dhe Llazar Siliqi në Pogradec, duke shkruar vjersha, kur u mungonin lekët, bile duke botuar edhe vjershat e shokëve, me emrat e tyre. Duke folur për luftën N.Çl, në Qarkun e Shkodrës, Gjovalini tha: Luftën e ka dëmtuar direktiva e Komitetit Qendror që dha, për të lënë terrenin e Shkodrës dhe për t’u hedhur në Kosovë, ku na gjeti çlirimi.

Duke marrë nëpër gojë Nako Spiron, Gjovalini tha se: ishte feminist i madh, me rastin e ditëlindjes së tij, në shtëpinë e Gjovalinit kishte ardhur një artiste, që ishte dashnorja e Nakos, që pasi u deh me raki, filloi të qaj me të madhe, për Nakon dhe u shtri në dyshek.

Duke folur për gastronominë e Moskës, Peço Fidhi dhe Xhavit Qesja, thanë se “ai është vetëm për profesorët dhe nënpunësat e lartë”, se atyre u tepron rroga. Peço, duke folur për restorantin e vetëshërbimit, ku i paskan vjedhur bukën, shtoi se në Moskë dhe Leningrad, duhet të bësh sytë katër, se kishte shumë vjedhje.

Xhaviti, duke folur për shkollën e Partisë në Moskë, tha se nxënësit sovjetik nuk studionin, lexonin romane në kohën e studimit dhe se e thonin haptazi, që i kishin prurë me detyrim në shkollë. Duke biseduar për Meserejenin (banorin e romanit ‘Histori e Njeriut’), i cili paska kryer shkollën e Partisë, qenka regjistruar në Universitetin e Matematikës, tha se ka shumë njerëz, që bëjnë kështu atje, kryejnë shkollë dhe pastaj plaken dhe dalin në pension, mrekulli shtoi, të gjejnë më rehat.

Xhafer Vokshi me Xhavitin, duke biseduar për Aqif Lleshin si tradhtar, mercenar të çdo regjimi etj, vunë në dukje se ndonëse qe demaskuar si vegël e trockistëve Jugosllav, u strehua në Shqipëri, është rehat në Tiranë. Xhaviti shtoi se, bile i biri i tij, ka qenë oficer i UDB-së dhe sipas shtypit tonë, ka pas bërë krime, ndërsa tani është në mes të Tiranës, bile më mirë se Eshref Ruço, që e ka kaluar kufirin 10 herë dhe madje mori të shoqen, atje ilegalisht. Pëllumbi u tha më mirë kështu, me të gjithë dhe me asnjë njeri. Shpesh me shaka, Xhaviti me Pëllumbin, lozin rolin e dallkaukut dhe të servilit, duke i thënë: Si të urdhërosh zotërote, kurse Pëllumbi i përgjigjet, mirë e ka Aqif Aga (duke bërë iluzion për Aqif Lleshin). Kur i tha Xhaferi, se nuk dihet se çfarë letre luhet me të, Xhaviti ju përgjigj, unë di që në shtypin tonë, është cilësuar kriminel e tradhtar, Xhaferi, u përgjigj: O hu, ça thotë shtypi! Po kjo shaka bëhet edhe me Rasim Tahirin.

Kur erdhi e shoqja e Peço Fidhit, Sabaheti, i tha të shoqit: Ke shumë të fala nga Fiqreti në Fier, më tha që kur të nisesha të shkoja tek ai, për të marrë disa paketa cigaresh, që do ti dërgonte ty, por nuk desha ti hap telashe vetes. Peçoja i tha e di, lëri këto muhabete dhe u nxi në fytyrë.

Ka dy muaj që vetëm në mbrëmje dhe në mëngjes, kur hamë bukë mblidhemi tok, sepse shëtisin e rinë të veçuar në grupe. Në njërën grup, rrinë gjithnjë bashkë: Rasim Tahiri, Peço Fidhi dhe Xhafer Vokshi, kurse Pëllumb Dishnica rrinë me Xhavit Qesen, ndërsa Gjovalin Luka e Nuri Huta rrinë të vetmuar.

Në mbrëmjen e Vitit të Ri, blemë verë dhe raki, Xhaferi dhe Gjovalini kishin përgatitur vjersha satirike, në lidhje me secilin nga ne.

Një ditë në mëngjes, Rasimi fshehu racionin e marmelatës, duke thënë se komanda, nuk na ka sjellë marmelatë dhe pastaj kur u shtruam në tryezë, e nxori. Atëherë Peçoja i tha, në sy të të gjithëve: Nuk bën mirë me këto shakara, sepse nga pakënaqësia, mund të flasim ndonjë fjalë dhe mund të ketë në mes nesh, ndonjë që është i gatshëm, të raportojë në Vlorë dhe pastaj, Vlora në Tiranë.

“Vëzhguesi”

Masta operative:

  1. Të shtypet në 6 kopje, një ti jepet kolonel Jonuzit, të tjerat të vendosen në dosjet e secilit.

                                            Punëtori Operativ

                                     N/Kolonel (Raqi Zavalani)

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Vigjilenti”, lidhur me bisedat që bënin të internuarit në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                   Marrë nga P.O. Kapiten M. Mersini

                                                                                      Dhënë nga B.p. “Vigjilenti”

                                                                                         Tiranë, më 18/II/1959

                                                   R A P O R T

                                     Prej datës 11 deri 18/II/1959

Gjatë kësaj kohe, janë biseduar këto çështje nga personat e poshtë shënuar:

Xhavit Qesja, qëndrimi i tij për sa i përket ç’kurorëzimit me gruan, është tronditur pak Xhaviti, por nuk e tregon me fjalë tronditjen, por rin pa folur, pi duhan më tepër dhe ka filluar të vuaj nga pa gjumësia. Por për sa i përket ndarjes me gruan, Xhaviti, ka qenë i pregatitur për këtë, kjo vërtetohet nga qëndrimi i tij, kur iu komunikua nga Kapiten Maliq Mersini, të cilit i tha se, jam gati po të duash edhe tani, të bëj deklaratën, nuk më duhet afat dhe në fund tha, dhe sikur të jem me u paraqit në gjyq, nuk paraqitem. Vet qëndrimi i Xhavitit, që ditën që u izolua në Zvërnec, bëri vetëm një telegram të shoqes, ku i tregoi se gjendet në rrethin e Vlorës, ky telegram ishte pa adresë, me këtë i ka dhënë të kuptojë, se nuk duhet të interesohej e shoqja për të, por të shikojë fëmijët dhe veten, se po të interesohet, do të ketë konseguenca, nga ana tjetër, vet koha prej 7 muajsh, pa lidhje me familjen, tregon se Xhaviti, ka qenë i pregatitur për ndarjen dhe e ka prit një gjë të tillë, prandaj nuk ka shfaq deri tani ndonjë fjalë, që të dënojë qëndrimin e të shoqes, për këtë veprim. Pra deri tani qëndrimi i Xhavitit, paraqitet pak më i mërzitur se më përpara kur nuk kishte marrë komunikim.

Komentet e tjera rreth ç’kurorzimit të Xhavitit me gruan, janë këto:

Pëllumb Dishnica, dënoj qëndrimin e shoqes së Xhavitit, i ka ardhur shumë keq për Xhavitin dhe thotë se ka mbetur i vetëm, pasi edhe me plakun, Xhaviti ka qenë i ndarë. Gjithashtu Pëllumbi i ka thënë Rasim Tahirit, më datën 12/II/1959, se ka njerëz të poshtër, që nuk e kanë lënë rehat, por i kanë kërkue ose me Partinë, ose me Xhavitin.

Gjovalin Luka, i ka thënë Rasim Tahirit, me datën 12/II/1959, për këtë çështje, se ndarja e gruas me Xhavitin, është e pregatitur, d.m.th., që Xhaviti ka biseduar më përpara me Meribanin, që në rast se e sheh punën keq, do të vendosësh që të ndahesh, dënon qëndrimin e Meribanit.

Peço Fidhi, duke biseduar me Rasimin dhe Xhafer Vokshin, për çështjen e ç’kurorëzimit të Xhavitit me të shoqen, ka thënë: Xhaviti ka qenë i pregatitur për këtë çështje dhe kjo vërtetohet nga përgjigja që i dha Kapitenit për deklaratën. Kuptohet se tash 7 muaj, nuk ka asnjë lidhje me familjen, nga mos shpenzimet, nuk harxhon asnjë lek, prandaj ka qenë i pregatitur. I vjen shumë keq për Xhavitin, që doli kjo çështje, duke thënë se tani ka mbetur vetëm dhe është për t’i qar hallin. Përsa i përket ndarjes, Peço thotë se, nuk ka asnjë kuptim që Xhaviti të jetë i internuar dhe e shoqja në Parti, prandaj për ndarjen që bënë e shoqja, është nxitur nga Partia, ose në Parti ose me Xhavitin, se kështu thotë Peço, kanë vepruar edhe me Sabahetin, por, për ndarjen nuk u bën përshtypje, as Xhaviti as Meribanit, se Xhavitit është ndarë edhe me të atin. Peçoja tha se, Xhaviti e aprovon vendimin e Meribanit, se duke ndejt në Parti, Meribani mban veten dhe fëmijët, Xhaviti është dakord që ata të mos pësojnë asgjë për Xhavitin dhe kjo tregohet me qëndrimin e Xhavitit, tash 7 muaj.

Xhafer Vokshi, edhe ky duke biseduar me Peço Fidhin dhe me Rasim Tahirin të tilla komente ke bërë, siç bani Peçoja, ka thënë se Xhaviti ka qenë i pregatitur për këtë punë, vet qëndrimi i Xhavitit, tani 7 muaj, duke mos i shkruar as Xhaviti e as ajo ndonjë letër, kjo tregon se ata të dy, kanë biseduar që në fillim kur janë marrë masat e para kundër Xhavitit, e sidomos që kur e kanë hequr si N/Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, prandaj i kanë rregulluar punët që më parë. Xhaviti tash 7 muaj, asnjëherë nuk u ankua për të shoqen, pse nuk interesohet për të, do të thotë se e aprovon çdo vendim që do të marrë ajo, prandaj opinion i të gjithëve, është se Xhaviti ka qenë i parapërgatitur për këtë punë, prandaj edhe nuk mërzitet, e mban veten nuk bënë biseda politike, por rrinë e shëtit vet në pyll.

Gjovalini Luka, kur ka qenë i sëmurë herën e parë dhe të dytë, janë raportuar ato fjalë, që Gjovalini ka sharë udhëheqjen e Ministrisë P. Brendshme dhe të gjithë organet e Sigurimit, për sa i përket herës së fundit, që ka sharë gjithë organet e Sigurimit, për sa i përket herës së fundit që ka përdor Gjovalini, fjalë banale janë këto: Janë të poshtëruar të gjithë, duke filluar që nga Kapiteni e deri tek Ministri. Këta nuk besojnë se jam i sëmur, tallen me sëmundjen time, nuk kanë aspak shpirt njeriu, janë barbar, pastaj ka përdorur shumë fjalë banale duke sharë . Se këta nuk duan të dinë fare për sëmundjen time.

Më datën 11 në darkë, Gjovalini donte t’i bënte një telegram Ministrit P. të Brendshme, në të cilin shprehesh kështu: Tash 7 muaj vuaj i sëmurë, kam nevojë për analiza, urdhëroni Degën e Vlorës që të më bëj analizat, kurat i bëj edhe me shpenzimet e mia, por nuk e bëri, pasi u këshillua me Nuri Hutën. Në këtë rast, duke qenë i mërzitur, foli përsëri fjalë të këtilla: Kapiteni as Dega, nuk po çajnë kokën për mua, nuk besojnë se jam i sëmurë, deri sa të më shikojnë në gradën e fundit, duke vdekur.

Gjatë kësaj kohe duke qenë prezent edhe Rasim Tahiri, janë biseduar këto çështje nga Peço Fidhi dhe Xhafer Vokshi. Peço Fidhi, duke biseduar me Rasimin, i thotë se: Konferenca e Tiranës nuk është pregatitur dhe organizue nga Jugosllavët, siç thotë Partia, por Partisë i intereson që të thotë se, e kanë organizuar Jugosllavët, pasi ato çështje që u shtruan në Konferencën e Tiranës, i kanë pas mendime të vetat Anëtarët e Partisë. e jo të shtytur nga jugosllavët, Peçoja i ka thënë Rasimit, se kanë biseduar çështje anti-parti, me rreth 50-60 veta, por emrat nuk i thotë.

Peçoja, thotë se në frymën e Kongresit të 21-të të P.K. të B.S. në të cilin u tha se revizionizmi u dërmua, besoj se do të na lirojnë. Peçoja thotë se vet Partia ka faj, që më çoi deri sa të bëhem armik i partisë, se pse nuk më trajtojë mirë. Përsa i përket ç’kurorëzimit të Xhaviti, unë jap këtë mendim.

Vendimi i Meribanit, për të ndarë Xhavitin është i drejtë, por krahas me këtë, Meribani duhet të vendosi t’i tregojë Partisë, atë që dinë për Xhavitin, në rast se nuk i tregon Partisë, do të thotë se vendimi për të ndarë Xhavitin, ka këtë qëllim: Që Partia të mos i kërkojë Meribanit, çfarë dinë ajo për Xhavitin, por vetëm ç’kurorëzimin. Duke ndarë Xhavitin, Meribani të qëndrojë në Parti dhe në përgjegjësi shtetërore që ka sot, me një fjalë të mos merret asnjë masë, në rast se Meribani, nuk do t’i tregoj Partisë, do të thotë si Xhaviti dhe Meribani, janë të pregatitur për ndarjen me kohë, prandaj gruas së Xhavitit, Meribanit, duhet ti kërkohet çfarë dinë ajo për Xhavitin. Dhe unë jam i mendimit se Meribani, din, mbasi ato kanë shkuar mirë, ç’do të shtunë, shkonte në shtëpi Xhaviti, nga Elbasani. Memorie.al

blank

VETEM SHQIPNIA KA TERRORISTA ME DEKORATA – Nga Fritz RADOVANI

 

A ka mbetë kund në Trojet Shqiptare ftyrë e gjak Shqiptari!?

Po si lejohen tradhëtarët njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?!

Ka pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin në 1946:

                        “Enver Hoxha me Nishan…

                         Gjan’ e vet dreqi s’e han…”

Dhe, me të vertetë.., jo vetem ata, po as rojet e rrugicave e të vorreve të tyne! Prof. I Madh Arshi Pipa tha: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me sundue pergjithmonë…” Po bahen 30 vjet tjera prej ditës që Profesori foli n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen shkopin e sundimtarëve…

E sundimtarët tanë i njeh OKB, “Konferenca Islamike”, NATO, se porosia tyne asht:  “amaneti” i Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë.., e parimet nuk i shkelim…!” Veteranët i gjenë ditë e natë tue kullotë te livadhet e maruanës…I lagun me lotët e partisë ngordhur.

Shumë interesante: Në të gjitha kohët kur Shqiptarët u sunduen nga vrasës e terroristë të vetshpallun “presidentë.., deri tek mbret apo sekretarë të parë partie, tue u modifikue si kryeministra…”, ky Popull ka provue vetem vrasje, varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet se edhe sunduesit e sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë, me të cilin nuk po ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas tyne vrasësi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga llomi vrastarë boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi terroristave hajdut e drogaxhinjë të PPSh, që janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”… E po mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit”, ku me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve dhe i pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive të largimit rinisë dhe skllavnimin poshtnues me drogë e lojna kufijsh të Shqiptarëve.

Me çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Një tufë agjentësh e hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun, shoqnue nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne Burrave.

Terroristët komunistë ma barbar të shekullit XX, janë vrastarët “heronjë” të mashumëse

50.000 Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rinjë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen as vorrezat?!

Këto janë shifrat e verteta dhe jo ata që publikojnë disa…

Të gjitha ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit, Nexhmije Hoxhës e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa, u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Spiro Koleka, Bedri Spahiu, me shokë?!

Të gjithë ketë llom e pleh edhe sot Shteti e ka të mbathun me dekorata e tituj…

Paturpsisht “dr. prof., akademikë” presin se,“ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!

Dosjet nuk hapen…Vetem premtime e rrena…Nuk tregohet per asnjë person “pastertia” e figurave politike, Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, “nuk i dihet as baba”.., veç per ke asht i martuem. Nuk tregohet prejardhja e as origjina e qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit vrastar per me realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem bijtë e terroristve vrasës hajdutë. Kjo asht “Rilindja”!

Knaqësi… Rinia po ikë… Pleqnia po vdes…

Mbas kujt mëshefen këta tregtarë droge? E kush janë këta drejtues të Shqipnisë?!

I pari Kryeministri, Kryetari i Kuvendit Popullor, Gjykatat e dikasteret… Deri tek deputetët e “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës. Që, me siguri duhen pague se, nuk ka kush me ia zhgulë barin që i del mbi vorr, se rritet perditë prej plehut që ka nen dhe…

E mos me kenë veteranët që permallohen e i pshton…

Kush ua lanë surretnit e tyne?..

            Melbourne, 2 Dhjetor 2021.

blank

Historiani irlandez Robert Walsh (1772-1852) për Ali Pashë Tepelenën – Nga Prof. dr. REFIK KADIJA

Kleriku irlandez Robert Walsh përveçse historian ishte edhe studjues, diplomat, shkrimtar, arkeolog, jurist me titullin Doktor në Jurisprudencë dhe mjek me titullin Doktor i Shkencave Mjekësore. Shumë nga paraardhësit e tij kishin qenë juristë të lartë. Disa breza të familjes së tij ishin marrë me arkeologji dhe Roberti vazhdoi traditën e familjes edhë në këtë fushë.

Walsh-i lindi më 1772 në qytetin më të vjetër të Irlandës – Waterford, të themeluar nga vikingët në vitin 914. Ai ishte biri i një tregtari të pasur të Dublinit dhe u diplomua pas 7 vitesh studimi (1789-1796) në universitetin elitar Trinity College Dublin.

Gjatë viteve studentore Walsh-i kishte miqësi të ngushtë me poetin e shquar irlandez Thomas Moore (mik i ngushtë dhe biograf i Bajronit) dhe me patriotin e flaktë e heroin e popullit irlandez Robert Emmet, i cili në vitin 1802, në moshën 25-vjeçare u dënua me varje, iu pre koka pas varjes dhe u la pa varr për bindjet e tij republikane. Në fillim të vitit 1812, poeti i madh anglez Percy Bysche Shelley, gjithashtu mik i ngushtë i Bajronit, pasi e kërkoi varrin e Emmet-it në Dublin dhe nuk mundi ta gjente, shkroi poezinë elegjiake Mbi varrin e Robert Emmet-it: “Kush ishte ai, pa varr i therrur,/Që ra në ishullin e lënduar t’Erinit[1] /Sepse shpirti i tij guxoi të sfidonte/ Për të ndezur turrën e funeralit të vendit të tij?” dhe poeti i drejtohet martirit Emmet se, me qenë se varri i tij nuk dihet, ai “do të mbetet i pandotur nga fama/ Gjersa armiqt’e tu, nga bota e fati përkëdhelur,/ Do të largohen si mjergull nga drita e emrit tënd”.

Më 1806 Walsh-i filloi punën si klerik në famullinë e Finglasit në periferinë e Dublinit, ku qëndroi deri në fillim të vitit 1820. Në këtë kohë pranon ofertën për të punuar si kapelan i stafit dipllomatik të Lord Strangfordit, ambasadorit britanik në Stamboll. Sëmuret gjatë udhëtimit dhe karantinohet në Beograd. Për pak kohë dërgohet si kapelan në ambasadën britanike në Shën Peterburg, Rusi. Pas disa javësh u transferua në Turqi ku punoi për 8 vjet si kapelan dhe atashe i ambasadës britanike në Stamboll (1820-1828). Pastaj, në tetor 1828 u dërgua në Brazil dhe për 200 ditë punoi si kapelan i ambasadës britanike në Rio de Zhaneiro, Më 4 maj 1829 u largua nga Brazili dhe me 30 qershor arriti në Portsmuth e pastaj u kthye në Londër.

Më 1835 Robert Walsh-i u vendos përfundimisht në vendlindje në Irlandë, ku ushtroi për disa kohë profesionin e mjekut dhe u muar kryesisht me botimin e ribotimin e librave të tij me kujtime e ditare udhëtimi deri sa vdiq në moshën 80 vjeçare, me 30 qershor 1852.

Përveç shumë artikujve që i botoi në revistën Dublin University Magazine, Walsh-i shkroi disa libra, si “Historia e qytetit të Dublinit” (botuar me dy bashkautorë, në 2 vëllime më 1815), “Rrëfenjë e një udhëtimi nga Konstandinopoja në Angli” (1828), “Shënime rreth Brazilit më 1828 dhe 1829” (botuar në Londër në dy vëllime më 1829), “Një ese mbi gurët e çmuar, medaljet dhe monedhat e lashta” (8 vëllime, Londër, 1830), “Rezidencë në Konstandinopojë gjatë Revolucioneve Greke dhe Turke” (2 vëllime, 1836), etj.

Ky intelektual i shquar irlandez ka përshkruar nga Stambolli ekspozimin publik të kokës së Ali Pashë Tepelenës në oborrin e sarajit të Sulltanit më 23 shkurt 1822. Ai rrëfen ballsamosjen e përsosur të skalpit të Ali Pashës dhe ekspozimin e tij për tri ditë në një piadestal mermeri, mbi kokën e të cilit ishte varur “jafta” (shpallja e vendimit gjyqësor për ekzekutimin e pashait shqiptar), të cilin autori e ka përkthyer në anglisht ad-litteram.

Në Rrëfenjë mësojmë për përpjekjen e një tregtari anglez për ta blerë kokën e balsamosur të pashait të famshëm shqiptar dhe për ta dërguar në Londër për ekspozim, si dhe për blerjen përfundimtare të kokës së prerë të Ali Pashës nga shqiptari Sulejman Dervishi, shok i rinisë dhe ish-agjent i Aliut në Stamboll. Autori tregon se pasi Sulejman Dervishi e bleu kokën e Aliut, ai e varrosi atë së bashku me kokat e tre djemve dhe nipit të pashait në pesë varre prej mermeri të bardhë pranë Portës Silivri, një nga dhjetë portat e lashta rrethuese të Stambollit.

Porta e Silivrit (Silivrikapi) në kohën e sotme.

E veçanta e përshkrimit të Walsh-it është se ky irlandez ka qenë dëshmitar okular i ekspozimit të kokës së Ali Pashës. Pra, e ka parë vetë me sytë e tij, bile është përpjekur edhe vetë për ta blerë. Në “Rrëfenjën” e tij Walsh-i, duke qenë resident i Stambollit, si kapelan i ambsadës britanike, përshkruan edhe mbërrritjen në Stamboll të Vasiliqisë, vejushës së re të Ali Pashës. Ai e takon personalisht Vasiliqinë, bën një përshkrim të shkurtër të pamjes, fatit të saj dhe marrëdhënieve të saj me Ali Pashën.

Libri i Walsh-it Rrëfenjë e një udhëtimi nga Konstandinopoja në Angli” pati shumë sukses, u ribotua disa herë dhe u përkthye nga vetë autori në frëngjisht e u botua në Paris brenda vitit 1828 (me titull të ndryshuar). Këtë vepër e kishte lexuar edhe udhëtari i mirënjohur anglez Thomas Smart Hughes (1786-1847), i cili i referohet drejtpërsëdrejti në botimin e dytë të veprës së tij madhore në 2 vëllime dhe 1024 faqe “Udhëtime në Siçili, Greqi e Shqipëri” botuar më 1830-31 në Londër. Hughes-i citon veprën e Walsh-it kur përshkruan fundin tragjik të Ali Pashës, fatin e kokës së tij të prerë dhe të tre djemve e nipit të tij, si dhe fatin e Vasiliqisë.

Në faqen 303 të kapitullit IX të vëllimit II të veprës së tij, Thomas Hughes-i ndër të tjera shkruan: “Koka e këtij personazhi të jashtëzakonshëm i shpëtoi për një qime floku degradimit që do të pësonte duke u bërë spektakël publik për popullatën angleze dhe duke shëtitur rretheqark nëpër kryeqytetet e Evropës, sepse Doktor Walsh-i, i cili e pa ekpozitën në oborrin e sarait të sulltanit, na informon se një tregtar i Konstandinopojës ofroi një shumë të madhe për ta blerë atë. Mirëpo kur marrëveshja ishte gati për t’u mbyllur, një dervish i quajtur Solyman (Sulejman), i cili kishte qenë një nga agjentët e fshehtë të Aliut, ndonëse kishte hequr dorë nga shërbimi për shkak të disa kundërshtimeve në pikëpamje, ofroi një shumë më të madhe. Ky besimtar bleu edhe kokat e tre djemve të Aliut dhe të nipit të tij Mehmet Pasha, të cilat i depozitoi, së bashku me kokën e vezirit plak, në një varr të gjërë familjar pranë Portës së Silivrit, duke ngritur mbi ta edhe pesë gurë varri prej mermeri të bardhë, të zbukuruar secili, sipas mënyrës turke, me çallma të gdhendura dhe duke deklaruar titullin e pesë të vdekurve”.[3]

 Në kapitullin IV të librit të tij Walsh-i tregon se shkoi te Porta Silivri dhe i pa vetë 5 pllakat prej mermeri të bardhë në varret e kokave të prera.

Sipas Robert Walsh-it, Vasliqia i qëndroi besnike Ali Pashës deri në fund. Për këtë ai në librin e tij shkruan: “Kjo zonjë, zakonisht e quajtur Vasilissa (Kira Vasiliqia), ishte vajza e një prifti grek nga Janina (në fakt ajo ishte shqiptare orthodokse nga Filati, R.K.), të cilën Aliu e kishte shumë për zemër. U raportua në fillim se ajo e kishte tradhtuar atë, dhe se kishte tre çifliqe, ose sipërfaqe të mëdha toke që ia kishte lënë ai si shpërblim (trashëgimi). Është e sigurtë se ajo ndihmoi për t’ia ndryshuar mendjen nga projekti i dëshpëruar për të hedhur në erë veten, atë bashkë me thesaret e tij; gjithashtu ajo padyshim ishte ndërmjetse në komunikimin midis atij dhe Hrushidit në rastin konkret: por duket se ajo nuk kishte as dyshimin më të vogël se bëhej fjalë për tradhti. Gjithashtu është e sigurtë se ajo nuk mori asnjë shpërblim përveç faktit që u lejua të mbetej gjallë. Me 19 mars, pak kohë përpara ekspozimit të kokës së bashkëshortit të saj, ajo arriti në Konstandinopojë me një ‘aruba’, apo karrocë turke e tërhequr nga buaj, dhe u dërgua nën kujdestari në rezidencën e Patriarkut[4], i cili ishte përgjegjës për ta ruajtur atë. Këtu pas pak kohësh unë u takova me të.  Ajo është një grua e hijshme, me moshë rreth të tridhjet-e-pesave, jashtëzakonisht e pashme dhe elegante në personin e saj. Ajo nuk del kurrë nga apartamenti i saj, përveçse kur përshkon oborrin për të shkuar në kishën e patriarkut, të cilën e frekuenton rregullisht; dhe atëherë ajo është e mbuluar mire me vello. Atë e kanë lënë në një skamje (mjerim) të tillë sa që u propozua që të mblidheshin ndihma për ta mbështetur dhe mua më kontaktuan për këtë qëllim. Vëllai i saj në atë kohë ishte i burgosur në burgun e Bostanxhi-Bashit[5]. Unë nuk po e përmend këtë si provë të pafajsisë së saj, sepse të mos marrësh një shpërblim në Turqi në raste të tilla, nuk do të thotë se nuk të është premtuar apo që do ta marrësh më vonë; por karakteri i saj, në të gjitha rastet e njohura, ishte i drejtë dhe i sjellshëm. Ajo ishtë një bashkëshorte besnike e Aliut, pavarësisht nga diferenca e madhe e moshës midis tyre, dhe ajo kishte ndikim të fuqishëm tek ai, të cilin ajo gjithnjë e përdorte për t’i ndihmuar dhe për të përfituar njerëzit e tjerë.”[6]

Me interes të veçantë dhe deri tani i panjohur për lexuesin shqiptar është edhe një libër tjetër, me ilustrime, në dy vëllime, të cilin Walsh-i e botoi më 1836-1838 bashkë me arkitektin e piktorin Thomas Allom (1804-1872). Libri ka një titull të gjatë: “Konstandinopoja dhe pamje të shtatë kishave të Azisë së Vogël të ilustruara në një seri gravurash nga natyra prej Thomas Allom-it. Me një përshkrim historik të Konstandinopojës dhe përshkrime të gravurave nga Rev. Robert Walsh”. (Constantinople and the Scenery of the Seven Churches of Asia Minor illustrated. In a Series of Drawings from Nature by Thomas Allom. With an historical account of Constantinople, and descriptions of the plates, by the Rev. Robert Walsh…, London/Paris, Fisher, Son & Co.). Gjashtë gravura të vëllimit II të këtij libri paraqesin vendbanime shqiptare, sipas tekstit ilustrues të vetë autorëve. Të gjitha gravurat shoqërohen me përshkrime gjeografike dhe shënime historike, të cilat mendojmë se paraqesin interes si për lexuesin e rëndomtë ashtu dhe për studjuesin e shkencave albanologjike.

Walsh-i e ka emërtuar Janinën “kryeqytet i Shqipërisë”, i cili sot tingëllon i pasaktë, por është nisur nga fakti se, për aq sa dinte ai, në atë kohë Ali Pasha ishte guvernatori më i fuqishëm i disa provincave shqiptare brenda jurisdiksionit të Perandorisë Osmane, ashtu siç ishte Shkodra kryeqendra e Pashallëkut të Bushatllinjve në Shqipërinë e veriut.  Për Janinën autori britanik nën foton e qytetit shkruan:

“Qyteti i Janinës, i cili dikur në Angli thuajse nuk dihej fare që ekzistonte, u bë në kohra të mëvonshme jashtëzakonisht i famshëm si kryeqyteti i njeriut të jashtëzakonshëm Ali Pasha dhe tërhoqi vizitorë të shquar nga çdo pjesë e Europës. Duket e pazakontë që siguria e vend-ndodhjes së tij, pjelloria e fushave që e rrethojnë dhe bukuria e përparësia natyrore e liqenit të tij nuk kanë tërhequr vëmendjen as të grekërve as të romakëve, të cilët njëri pas tjetrit kanë sunduar në Epir dhe në Shqipëri, ku dhe ndodhet në këtë të fundit.  Nuk është e dallueshme këtu asnjë shënjë e çfarëdo qyteti qoftë përpara sundimit të Gjon Kantakuzenit, në shekullin e katërmbëdhjetë, si dhë asnjë relike klasike nuk i fisnikëron gërmadhat barbare të Mesjetës. Supozohet se quhet Joannina nga emri i krishterë i themeluesit të tij. Zakonisht shkruhet Yannini.

Ai vazhdoi si qytet bizantin deri në vitin 1432, kur Murati II u dërgoi një letër banorëve të Janinës dhe i thirri që të mblidhen, si ajo që Sennaçeribi u dërgoi banorëve të Jeruzalemit. Ajo letër u rikujtonte atyre gjëmat që u kishte shkaktuar pushtuesi banorëve në qytetet e tjerë dhe i paralajmëronte që t’i shmangnin ato duke u dorëzuar menjëherë. Kristianët e tmerruar u nënshtruan menjëherë dhe muhamedanët e pushtuan atë. Veprimi i parë që bënë ishte rrafshimi i disa kishave kristjane; pastaj u bë një veprim që ishte i ngjashëm me rrëmbimin e sabinave në mitologjinë romake: një grup burrash të armatosur zunë pritë për kongregacionin e krishterë derisa të dilnin nga vendi i lutjeve (një kishë që ende nuk ishte prishur); çdo burrë rrëmbeu vajzën që i pëlqente më tepër, sapo ajo dilte nga porta; dhe prindërit e saj, pas thirrjeve të pashpresa kundër kësaj dhune, u detyruan më në fund që ta miratonin atë. Gratë u pajtuan me fatin e tyre dhe kështu popullata e krishterë dhe muslimane u pleksën, si romakët me sabinat, dhe jetuan në harmoni së bashku.

Mirëpo, në vitin 1611 u bë një përpjekje fatkeqe për t’i përzënë turqit. Një peshkop fanatik deklaroi se kishte parë në ëndër që sulltani u ngrit nga froni i tij në Konstandinopojë për ta përshëndetur dhe kjo, sipas peshkopit ishte shenjë që tregonte se ai (peshkopi) duhej të sundonte në Janinë. Ai mblodhi disa pasues dhe i sulmoi turqit, mirëpo u mundën shpejt, lëkurën e peshkopit e mbushën me lesh dhe e dërguan në kryeqytet. Sulltani, i nxitur nga kurioziteti, u ngrit për ta parë dhe kështu përmbushi prarashikimin e ëndrës së tij. Nga ajo kohë banorët e krishterë jetojnë në një nënshtrim më mjeran ndaj turqve se në çdo pjesë tjetër të perandorisë.

Popullsia e sotme llogaritet në 40.000, për të cilët ka nëntëmbëdhjetë xhami, pesë teqe, gjashtë kisha greke dhe dy sinagoga. Janina dallohet për shkollat e saj dhe ka nxjerrë shumë njerëz të ditur. Zhvillon një trafik të konsiderueshëm me Rusinë, Venedikun dhe Maltën dhe është e famshme për qëndistarinë e saj, për mjeshtrinë e hollë në zbukurimin e shpatave dhe armëve të tjera, dhe vëçanërisht për çibukët e saj të bukur.”

Dy autorët (shkrimtari dhe piktori), si dy vizitorë symprehtë e të vëmendshëm, kanë bërë një përshkrim të bukur e të gjallë të Gjirokastrës dhe rrethinave të saj në atë kohë:

“Midis maleve të egër e thuajse të pakalueshëm të Shqipërisë, udhëtari shpesh habitet kur hyn papritmas në fusha pjellore e të bukura, ku ai nuk priste asgjë tjetër përveç një vazhdimësie të atyre shkëmbinjve të thyer e shterp, mbi të cilët ai ka qenë duke u ngjitur me vështirësi e me rrezik. Një nga këto fusha madhështore të Gjirokastrës është një nga më të mrekullueshmet. Ajo shtrihet në gjatësi për më shumë se tridhjetë milje dhe varion nga gjashtë deri në tetë në gjërësi. Ajo përfshin thuajse njëqind fshatra, të cilat ose varen në dy shpatet e barrierave të saj alpine, ose fshihen nën hijen e të çarave të luginave të ngushta që ndajnë anët e tyre. Nëpër qendër gjarpëron përroi i kthjellët i Drunos (Drinos) duke përhapur freski e pjellori në brigjet e tij të gjelbëruara. Tufa të mëdha delesh e zbardhojnë fushën poshtë dhe tufat shumëngjyrshe të dhive varen nëpër lugoret sipër; dhe e gjithë pamja, instinktivisht e mbushur me jetë, i jep egërsisë e aspektit madhështor të natyës një bukuri të pashoqe dhe karakter interesant.

Në një skaj të këtij vendi, e vendosur mbi majën e një gremine, qëndron qyteti i Gjirokastrës. Shkëmbi mbi të cilin është ndërtuar është i ndarë me të çara të ndryshme, kështu që rrugët janë të ndara nga rrëzina e përroska të thella, të cilat e ndajnë qytetin në lagje të ndryshme dhe i japin atij një karakter krejt të veçantë që ndryshon nga çdo qytet tjetër.  Shtëpitë janë për nga madhësia dhe struktura më të larta se ato në qytetet tjera shqiptare. Ato nuk janë të puqura, apo në formën e rrugëve, që të mbështeten te njëra-tjetra për t’u mbajtur.Ato qëndrojnë të vetme dhe tëë pavarura, nganjëherë në majën e një shkrepi, nganjëherë në buzë të një gremine, dhe nganjëherë janë të fshehura në të çarat e një shkëmbi. Megjithatë, numri më i madh i tyre gjënden në tokë të rrafshët në fund të luginave të thella dhe rruga është që të çon atje është e çara natyrale e një mali. Nëpër anët janë të rrjeshtuara pemë frutore, shkurre natyrale dhe kopështe të varura, kështu që çdo rrugë e ngushtë është një luginë e ngushtë malore romantike. Megjithatë, këto rrugë piktoreske kanë disavantazhet e tyre. Kur ka shkrirje të papritur të dëborës ose rrebeshe shiu, rrëketë nga vendet më të larta vërshojnë me vrull të frikshëm nëpër to duke i përmbytur nga një cep në tjetrin dhe duke mos lënë asgjë mbrapa veç pemë të shkulura, shtëpi të shëmbura dhe trupa të mbytur.

Popullsia e sotme llogaritet në 150,000; pjesa më e madhe dhe më e kamur janë turq (që në fakt ishin shqiptarë muslimanë, R.K.), të tjerët janë shqiptarë orthodoksë dhe çifutë. Shumë nga ata kohët e fundit merreshin gjërësisht me tregti dhe qyteti ka një treg të madh të mbushur me lloj-lloj mallrash, por mirëqenia e tij ka rënë shumë: dora e pamëshirshme e Ali Pashës ea mbi të, si në të gjitha qytetet e tjera fqinje; banorët e saj u masakruan, tregtarët e saj u plaçkitën dhe u shpërndanë, dhe mirëqenia e qytetit, me tregtinë e tij u paksuan shumë.

Ilustrimi ynë paraqet kështjellën ose fortesën e qytetit që lartësohet mbi fushën e saj të bukur. Kjo fortesë është një nga më të gjërat dhe më të rëndësishmet në Shqipëri. Ajo përmban sarajin e pashait, xhaminë dhe strehimin e një garnizoni prej 5000 vetësh. Për ta siguruar atë nga efektet e urisë, është ngrënë shkëmbi me gërmime të nëndheshme, të cilat formojnë hambare të mbushur gjithnjë me drithë; dhe me qëllim që të mos jetë i varur nga era, uji apo ndonjë fuqi tjetër e passigurtë, mulliri që bluan drithin vihet në lëvizje me anën e një maqinerie me ingranazhe si sahati, e shpikur nga një vendas i zgjuar. Ky mulli bluan çdo ditë sasi të bollshme mielli. Elementi i domossdoshëm i ujit sillet nga kodrat fqinje nëpërmjet një akuadukti (ujësjellësi) të lartë. Këto vepra ruhen nga një artileri me tetëdhjetë topa anglezë e francezë, kështu që kjo mund të konsiderohet një nga fortesat malore më fisnike e më të sigurta në Europë.”

[Akuadukti i lartë që duket në pikturë është kryesisht vepër e Ali Pashës. Kjo vepër arkitekturore e mrekullueshme, që sillte ujë për kështjellarët që nga mali i Sopotit, ka ekzistuar deri në shekullin XX dhe fatkeqësisht është prishur rreth vitit 1932. Ajo gjëndet vetëm në këtë gravurë të piktorit të famshëm anglez Thomas Allom, disa nga pikturat e të cilit janë të ekspozuara edhe në Luvër, si dhe në pikturat e Eduard Lirit e ndonjë piktori tjetër të huaj.]

“Më në jug të Janinës dhe duke iu afruar Adriatikut gjënden qyteti dhe kështjella e Paramithisë. Ndryshe nga Janina, këtu janë zbuluar disa shënja të vend-ndodhjes së saj që tregojnë se ka qenë një qytet i lashtë grek ose romak: kampione të bukur të artit të lashtë zbulohen çdo ditë dhe harqet e mureve të rëndë e të dyfishtë tregojnë se banorët e tij të mëparshëm kishin një shkallë inteligjence shoqërore shumë më të lartë se zotëruesit e tij të sotëm. Megjithëse emri i qytetit të lashtë që ngrihej në këtë vend ka humbur, mbetjet e tij arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e tij të dikurshme.

Paramithia, si Gjirokastra, qëndron në skajin e një fushe pjellore dhe duket sikur rri pezull mbi një shkëmb që lartësohet përmbi fushë. Shtëpitë, si ato të strukturave të qyteteve shqiptare në përgjithësi, janë të ndërtuara të veçuara nga njëra tjetra. Megjithatë, ato tregojnë për gjëndjen e mjeruar të pasigurisë në të cilën jetojnë banorët. Ato i ngjasojnë aq shumë fortesave të izoluara në pjesën e jashtme nga drita dhe ajri, me mure të çpuar nga frëngji të vogla prej ku dalin tytat e dyfekut. Ato janë përgjithësisht të mbuluara nga hija e degëve të shtrira të rrapit (oriental platanus): kjo pemë madhështore arrin një madhësi të tillë gjigande në Lindje, sa që ka qenë mrekullia e antikitetit: në trungun e një peme u gostitën për darkë 22 vetë dhe degët e një rrapi tjetër i bënin hije një fshati të tërë. Në Paramithi ato rriten në përmasa madhështore dhe qyteti është pjesërisht i mbuluar nga tenda e gjetheve të tyre. Ky bollëk bimësie shkaktohet ndoshta nga burimet e shumta që dalin nga kodrat dhe ujisin rrënjët. Çdo pemë duket se ka një burim të pastër që lidhet me të. Tregu i madh i qytetit dallohet posaçërisht për këtë veçori: i mbuluar nga një tendë shumë e madhe degësh dhe i freskuar nga shumë gurra uji të shijshëm. Mbi qytet lartësohet fortesa që pushon mbi një shkëmb të madh që në disa vende është më se 300 metra mbi fushë dhe bën që qyteti të priret në shpatin e malit pikërisht nën të. Struktura gëlqerore e këtij shkëmbi nganjëherë shëmbet duke shkëputur masa të mëdha, të cilat i mbulojnë e i shëmbin shtëpitë mbi të cilat bien. Kështjella është e rrethuar nga mure të gjërë mbrojtës rreth të cilëve ngrihen kullëzat me frëngji. Pikërisht këtu janë më të dukshme rrënojat e qytetit të dikurshëm. Muret e sotëm ngrihen mbi mbetje akoma më madhështore të themeleve të lashtë; këtu ende kanë mbetur harqet portale që duket se janë të një date shumë të lashtë.

Ilustrimi ynë paraqet fushën pjellore poshtë, të pasur me produkte të ndryshëm, plot me kopështe e shkurre, ku rrallë pushon kënga e bilbilave që, siç thuhet, është veçanërisht e ëmbël dhe e përvajshme. Lart mbi të ngrihen kreshtat e vargut të madh të maleve shqiptare, të cilët në lashtësi quheshin ‘Akrokeraunian’ (malet e vetëtimave), për shkak se në majat e tyre gjithnjë shkrepnin vetëtimat. Ndër këto lartësitë madhështore, pesë nga majat e tyre mund të ndiqen me sy prej këtu deri në Adriatik. Në fushën e pjerrët të shpatit të malit pushon qyteti me fortesën e tij, i rrethuar nga pyjet e lartë të rrepeve, kurse përball është një nga ato harqet e lashtë, të cilët tregojnë themeluesin e hershëm të qytetit por të padëshmuar nga historia.”

“Malet e egër të Shqipërisë kishin fjetur për një kohë të gjatë në errësirë dhe, ndonëse janë ngjitur me Europën e qytetruar, dhe fare afër bregdetit të Italisë, nuk ishin vizituar kurrë nga udhëtari kureshtar, gjersa Ali Pasha, si një meteor i shndritshëm sensacional, flakëroi vrullshëm në këtë krahinë të errët dhe tërhoqi vëmendjen dhe admirimin e botës me aftësitë e tij, kurajën e tij, krimet e tij dhe sukseset e tij.

 

Ky njeri i jashtëzakonshëm kishte lindur në Tepelenë, një fshat i vogël në Shqipëri, në vitin 1741. Paraardhësit e tij ishin shquar ndërmjet prijësve të ashpër të krahinës dhe nëna e tij, një grua me energji të rreptë karakteri, ishte e vendosur që ai të mos binte poshtë. Ai u bë ekspert në të gjitha ushtrimet burrërore dhe, në një moshë shumë të re, u bë i shquar midis ‘kleftëve’, apo kusarëve (kaçakëve), të vendit. Kur ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në një dasëm, banorët e Gardakit (Kardhiqit), një fshat fqinj e rival, u vërsulën në Tepelenë dhe rrëmbyen nënën e tij dhe motren e tij Shainicën, të cilat i përdhunuan. Ai u betua se nuk do të gjente kurrë qetësi deri sa t’i mbushte jastekët e divanit të tij me flokët e të gjithë grave të Kardhiqit. Këtë betim ai e mbajti me fanatizëm. Pasi i shfarosi banorët dhe e rrafshoi fshatin, flokët e gjatë, të cilët janë krenaria e zbukurimi i grave shqiptare, i qethi nga trupat pa jetë; dhe motra e egër e Aliut ngazëllehej ndërsa pushonte mbi jastekët që ishin mbushur me ato flokë.

Pas një karriere krimesh, në të cilat mizoria e pabesia e tij ishin po aq të shquara sa dhe guximi e aftësitë e tij, ai më në fund u bë zotrues, me pretekste të ndryshme, i të gjithë qyteteve dhe fortesave në vend dhe shkatërroi, me egërsi të pamëshirshme, çdo rival që me forcë ose me mashtrim mund ta vinte nën pushtetin e tij. Pastaj u konfimua nga turqit në krye të pashallëkut të gjithë Shqipërisë dhe e bëri Janinën rezidencë të tijën dhe kryeqytet të territorit të tij. Këtu ai ftoi të gjithë udhëtarët e shquar të Europës që të vinin për ta vizituar; dhe nga raportimet e tyre emri i tij u përhap shpejt përtej errësirës së maleve të vendit të tij.

Pasi u kënaqën për gjysëm shekulli me këtë njeri të famshëm, turqit u bënë xhelozë për fuqinë e tij dhe vendosën ta rrëzojnë nga pushteti. Ai u rezistoi të gjitha përpjekjeve të tyre të hapura dhe më në fund ra viktimë e një pabesie njëlloj si të tijat. Një pasha i bëri një vizitë miqësore dhe, pas shumë deklaratash lajkatare, u ngrit për t’u larguar dhe i bëri Aliut përuljen e zakonshme në shenjë nderimi. Aliu ia ktheu nderimin dhe, përpara se ta drejtonte trupin, vizitori i tij ia nguli jataganin në shpinë që iu fut drejt e në zemër dhe i doli në gjoks.  Kështu mbaroi, në moshën 81-vjeçare, “luani plak”, siç e kishin emërtuar turqit. Koka e tij iu pre dhe u dërgua, së bashku me gruan e tij të fundit, Vasiliqinë, në Konstandinopojë, ku u ekspozua për tri ditë në një pjatancë argjendi në oborret e sarajit. Katër kokat e djemve dhe nipit të tij u dërguan pas tij dhe u varrosën të gjitha, me monumentet e duhura, jashtë mureve të Konstandinopojës, dhe janë objektet e para që shihen nga udhëtarët pasi kalojnë Portën Selivria. Trupi u balsamos dhe u varros bashkë me atë të gruas së tij të parë, Fatimes apo Erminesë, në mauzoleumin që ai kishte ndërtuar për të në pedonalen e sarajit në Janinë, ku shikon liqenin, siç është paraqitur në ilustrimin tonë.

Kapelani Robert Walsh e ka përshkruar Pargën nga këndvështrimi i një kleriku orthodox fanatik. Për të shmangur interpretimet e tij paragjykuese e të njëanëshme, po citojmë vetëm përshkrimin gjeografik:

“Ky qytet ka themele krahasimisht moderne dhe ishte i panjohur përpara shekullit XV…. Në majë, mbi shpellat, gjëndet akropoli i qytetit dhe në pjerrësinë e shpatit janë shtëpitë e  banorëve…. Parga u ngrit mbi shkëmbin e saj që rrihet nga deti, buzë Adriatikut…. Vend-ndodhja e zgjedhur është veçanërisht e bukur. Një kodër konike zgjatohet e del nga një gji i thellë, duke krijuar limane të sigurtë në të dy anët e tij. Që këtej gjiri zbret ëmbël me kurba tërheqëse duke përqafuar me krahët e tij të gjatë një sipërfaqe madhështore uji; pamja mbaronte mbrapa me humnerën e thyer të vargmaleve shqiptare, kurse përpara nga ishujt Pakso dhe Korfuz, duke rrëshqitur mbi një det veçanërisht të pastër e të kthjellët.” Pastaj autori përshkruan pushtimin e ishullit nga francezët, anglezët dhe Ali Pasha, si dhe mizoritë e Aliut në Pargë. [Walsh-i nuk e dinte që në shekullin XIV Parga ishte kryeqendra e princit shqiptar Gjin Bue Shpata (1358-1399), që më 1401 ra nën kontrollin venecian për më se dy shekuj, por në fakt gjatë gjithë shekullit XV zotërohej nga pasardhësit e dinastisë së Shpatajve, që shqiptarët kanë qenë të përhershëm aty para se të vinin venecianët, kleftët grekë, turqit, francezët, anglezët, etj.]

  1. Kështjella dhe lugina e Sulit, Akeroni i lashtë, Shqipëri. (CASTLE AND VALLEY OF SULI, THE ANCIENT ACHERON. ALBANIA.)

 

“….Një udhëtar që gjarpëron në udhën e tij nëpër luginat e ngushta e përroskat e këtyre maleve të errët, kur arrin në majë gjëndet befas mbi një platformë të gjërë e të bukur. Këtu, më se 600 metra mbi shtratin e Akeronit, fisi i Sulit ndërtoi qytetet e tij; dhe në këtë lartësi të sigurtë shkëmbore fiksuan vendbanimin e tyre kryesor që e quajtën Kako-Suli, nga vështirësia shumë e madhe e ngjitjes në të. Në këtë tryezë të lartë shkëmbore gjëndeshin katër qytete të populluara dhe ata përmbanin gjashtëdhjetegjashtë fshatra që vareshin prej tyre, të ndërtuar mbi çdo vend të mundshëm midis luginave e humnerave poshtë. Karakteri i këtyre malësorëve dhe zakonet e tyre të veçanta i bënin ata shumë të dallueshëm nga fqinjët e tyre. Guximi i tyre i pamposhtur dhe i rreptë, durimi i tyre ndaj lodhjes e sakrificave, aftësia e tyre në përdorimin e armëve luftarake i bënin ata që të shiheshin nga të tjerët me respekt të madh. Kurdo që shfaqeshin, ata njiheshin nga karakteri që i dallonte. Lëkura e tyre ishte ngjyrë bronzi e zeshkët; nga që ishin vazhdimisht të ekspozuar ndaj diellit dhe erës dhe duke mos pasur strehën e çadrave në ekspeditat e tyre, sipërfaqja e ekspozuar e lëkurës merrte ngjyrën dhe qëndrueshmërinë e lëkurës së regjur të bagëtive dhe kishte thuajse të njëjtën pandjeshmëri. Veshja e tyre përbëhej nga gunë e gjatë e bardhë që bënte kontrast të fortë me ngjyrën e lëkurës së tyre. Ata mbain në kokë një kësulë të vogël që e quanin fez, e cila i ngjante një pjate filxhani të kthyer mbrapsht dhe që mezi i mbulonte majën e kokës, nga e cila i dilte një tufë flokësh që ia merrte era. Armët e tyre ishin dyfeku ose mushqeta pa bajonetë dhe në brez ngjeshnin jo një jatagan të drejtë, por një shpatë të harkuar. Kështu dallohej ‘. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Sulioti zeshkan,

Me këmishën e bardhë dhe gunën e ashpër;

Ujkut dhe hutës ia lë tufën e egër,

Dhe zbret në fushë si përroi nga shkëmbi.’ [Lord Bajron, poema epiko-lirike Shtegtimet e Çajld Haroldit, Kënga II, strofa LXXII+strofa 2 e këngës “Tamburxhi! Tamburxhi!]

Ky shtet i vogël mblidhte nën armë në malet e tyre me majat nën mjegull 2500 palikarë të tillë siç përshkruhen këtu. Ata ishin objekt frike e respekti për të gjithë shqiptarët e tjerë kur shiheshin atje poshtë. Këta ishin burrat, të cilët nën Skënderbeun trim i bënë ballë sulmeve të para të turqve në këtë vend.

Pjesëmarrja dhe mendimi i grave shërbenin për të mbajtur gjallë karakterin e tyre luftarak. Burimi, si në kohën e Homerit, ishte vendi ku mblidheshin grate dhe shfaqnin tiparet e tyre të karakterit kombëtar. Këtu tregohej respektimi më i përpikët për përparësinë. Bashkëshortja e burrit më trim kishte të drejtën ta mbushte e para shtambën me ujë, pastaj me radhë të tjerat, sipas reputacionit që kishin treguar burrat e tyre në luftë. Kur grindeshin familjet, askush nuk kishte leje të ndërhynte, me përjashtim kur ai rastësisht mund të vriste një grua, një veprim që shikohej me tmerr dhe lahej me vdekjen e tij. Në raste të ndryshme gratë rrjeshtoheshin vetë në formacione ushtarake, armatoseshin vetë me armët e burrave të tyre, turreshin në mes të përleshjes dhe luanin rol përcaktues për fitoren.”

Pastaj autori irlandez përshkruan me hollësi marrëdhëniet e vështira e komplekse të suliotëve me Ali Pashën, konfliktet e vazhdueshme midis tyre, derisa komuniteti suliot u shpërbë, u largua nga trojet autoktone të Sulit dhe u shpërnda nëpër Korfuz, Janinë, Pargë, etj. “Më vonë ata u rrjeshtuan në formacione të ndryshme ushtarake dhe ndihmuan në çlirimin e Greqisë. Një nga këto formuan truprojën e Lod Bajronit dhe ishin midis pjesmarrësve në varrim rreth varrit të tij në Mesolongj. Mirëpo ata tani nuk kanë më asnjë ‘vendbanim të përcaktuar’, aq sa edhe emri i tyre bile thuajse është harruar.”– Kështu e përfundon autori përshkrimin e Sulit.

JAFTA

Koka e ekspozuar këtu është ajo e tradhëtarit të fesë, i njohur me emrin Ali Pasha Tepelenliu.

Është skandaloze që gjatë tridhjetë apo dyzet viteve të vazhdueshme ky Ali Pasha Tepelenliu ka qenë i mbushur me favore nga Porta, e cila i kishte besuar qeverisjen e disa provincave e krahinave. Ai vetë, djemtë e tij dhe, ata të lidhur me ta, kanë marrë shumë përfitime nga Sulltani. Megjithatë, ai jo vetëm që nuk ka treguar mirënjohje, por e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e Portës së Lartë, duke përdorur ҁdo lloj pabesie e tradhtie për të shtypur popullin që qeveriste. Historia e asnjë periudhe nuk paraqet një shembull të perversiteteve që të krahasohen me të tijat. Aktet e tradhtisë dhe mizorisë si ato që ai ka kryer nuk janë parë e dëgjuar kurrë më parë. Gjithnjë ka qenë trazavaç e turbullues dhe kudo që ndodhte ndonjë trazirë, ai merrte pjesë atje—nganjëherë haptas, nganjëherë fshehtas, ose duke e inkurajuar atë me para, ose duke e nxitur e ushqyer atë me veprime tinëzare. Duke rënë pre e ambicjeve mëkatare, ai nuk ishte i kënaqur me provincat që i ishin besuar, por uzurpoi qeverisjen e disa krahinave fqinje në të cilat shkaktoi trazira.

Ai tentoi t’u merrte jetën një numri rajash (fshatarësh të varfër kristjanë) të mjerë, të cilët janë një depozitim i shenjtë në duart tona që na është besuar nga Zoti i Plotfuqishëm; të tjerëve u mori nderin dhe ua plaçkiti pronat. Shkurt, ai rrënoi familje të tëra. Këto ndodhën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në krahina të tjera të ndryshme në të cilat ai kishte shtrirë sundimin e tij, si në Jeni Sheri (Larisa), Monastir dhe Saripoel.

Dhuna dhe tërbimi i padëgjuar i Ali Pashës i kishte detyruar banorët e Shqipërisë dhe të provincave fqinje të emigronin. Porta e Lartë, e informuar për tiraninë e tij, dërgoi herë pas here përfaqësues që ngulnin këmbë për ta bindur për nevojën që ta ndryshonte sjelljen e tij. Mirëpo Ali Pasha, jo vetëm që nuk ua vinte veshin këtyre këshillave të dobishme, por vazhdonte me kryeneçësi paturpësitë e tij dhe bile, duke mos marrë më parasysh asnjë kufi, guximi i tij shkoi aq larg sa të qëllonte me armë në Konstandinopojë (në rezidencën e Kalifit dhe qendrën e gjithë sigurisë) mbi disa individë, të cilët nuk e miratonin sjelljen e tij dhe kishin ardhur për të kërkuar azil në kreyeqytet. Kjo shkelje e qartë e të gjitha ligjeve, hyjnore e njerzore, e kishte bërë dënimin e tij të pashmangshëm. Ai u shkarkua dhe provincat që ai qeveriste iu dhanë vezirëve të tjerë. Pikërisht atëherë ai e çorri maskën dhe ngriti flamujt e revoltës. Dhe duke pasur si synim që të realizonte synimet e tij të mbrapshta, të cilat kishte një kohë të gjatë që i mendonte, ai u ngujua në qytetin e Janinës, të fortifikuar qysh më herët për atë qëllim, dhe kujtonte, pa i menduar pasojat, se atje do të mund t’i bënte ballë fuqisë së Portës, bamirëses së tij. Fryma e hakmarrjes që e karakterizonte Ali Pashën u shfaq me gjithë furinë e saj në çastin kur plasi rebelimi i grekëve. Ai u dërgoi shuma të mëdha të pafeve të Moresë, po ashtu edhe suliotëve, për t’i nxitur ata që të ngriheshin kundër muslimanëve. Ky veprim i pafe e mbushi kupën e krimeve të tij, kështu që ligjet e shenjta dhe siguria e Shtetit kërkonin vdekjen e tij. Dhe Hurshid Ahmed Pasha, seraskieri fitimtar i Rumelisë, i cili e kishte zënë rob, e ekzekutoi urdhrin e dhënë për këtë qëllim, me autoritetin e Fetvas së shenjtë e cila shpalli dënimin e tij.

Kështu populli musliman u çlirua përgjithmonë nga poshtërsitë e tirania e tradhtarit Ali Pashë Tepelena.” (f. 429-431)

Nga formulimi ekstremisht negativ i vendimit të Sulltan Mahmudit II në “Jafta” për ta dënuar me vdekje Ali Pashën dalin disa përfundime logjike:

  • Forcimi i pushtetit separatist të Ali Pashës e kishte tronditur Portën e Lartë, kishte krijuar të çara në perandorinë osmane, të cilat sa vinin e thelloheshin.
  • Vetë Sulltan Mahudi II ishte i tmerruar nga rritja e autoritetit të Ali Pashës, bile përtej kufijve të perandorisë osmane, aq sa kërkoi ta asgjësonte me çdo kusht, bile jo vetëm atë personalisht, por gjithë familjen e tij. Prandaj përdori dredhinë, tradhtinë e hilet e ulta për ta zënë në kurth e për ta vrarë Aliun me anën e veglave të tij të verbëra – Hurshid Pashës, seraskierit gjeorgjian lakmitar, mizor e karrierist dhe Muhamed Pashës së Moresë, një pasha servil i një rangu të ulët i cili ia nguli Aliut hanxharin tradhtisht pas shpine. Për ironi të fatit, disa muaj më vonë Hurshidi u dënua me vdekje nga sulltani për mashtrim dhe mori shpagimin e merituar sipas maksimës “Ut necis artifices arte perirent sua” që përmend Walsh-i.
  • Gjithashtu, për të justifikuar dënimin me vdekje të Aliut sulltani përdori një pretekst banal të dy shqiptarëve gjoja të dërguar në Stamboll nga Aliu për të vrarë një agjent të fshehtë. Qëllimi i vërtetë i sulltanit ishte ta zhdukte nga faqja e dheut familjen ‘e rrezikshme’ të Tepelenlijve.
  • Vetë Sulltani u tregua i pabesë, i ulët, jofetar e mizor në kulm duke ua prerë kokat 5 pashallarëve të një familjeje dhe duke i varur kokat e prera për ekspozim publik. Kjo ishte në kundërshtim flagrant me parimet e “ligjeve të shenjta” që ky sultan famëkeq pretendonte se zbatonte.
  • Në “Jafta” shprehet qartë kontributi i rëndësishëm që dha Ali Pasha në kryengritjen e grekëve kundër pushtimit osman.

Më 25 janar 2022 mbushen 200 vjet nga vdekja e Ali Pashë Tepelenës, një datë që meriton të përkujtohet në kuadrin e vitit jubilar të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ali Pasha i parapriu idealeve të Rilindasve duke qenë një nga të parët që hodhi farën e mvehtësisë së Shqipërisë nga pushtimi osman, por që u realizua me shpalljen e Pavarësisë 90 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912.

===============

[1] Erin=Irlandë

[2] Përkthimi në anglisht nga Walsh-i gjëndet në fund të librit të tij në Appendix II, faqe 429-431, botim II, Londër, 1828. Përkthimi shqip gjëndet në fund të këtij shkrimi.

[3]T. S. Hughes, “Travels in Greece and Albania”, in two volumes, London, 1830 (vol. II, ch. IX, p. 303).

[4] Sipas Walsh-it, “Kryepeshkopi i Janinës emërohej nga Patriarku i Stambollit me rekomandimin e Vezirit” (Bot. II, Vëll. II, kap. IV, f. 99). Kështu që është e kuptueshme që Vasiliqia, duke qenw bijë prifti orthodoks të vihej nën kujdesin e mbrojtjen e Patriarkut.

[5]Bostanxhi (turq.)-kopështar; ushtar i gardës perandorake. Bostanxhi-Bash (turq.)–komandant i gardës perandorake.

[6]Walsh, Rrëfenjë e një udhëtimi…, etj., botim IV, Londër, 1831, kap. IV, f. 58.

[7]Kemi vënë në kllapa edhe titullin e origjinalit anglisht të 6 fotove.

blank

“Xhafer Vokshi tha, se sikur të më kishin dhënë shtëpi ose lekë në vend të rrugës ‘Asim Vokshi’, për mua…”- Përgjimet e “Vigjilentit” në Ishullin e Zvërnecit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dymbëdhjetë

Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin, “Vigjilenti” lidhur me bisedat e të internuarave në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                                        Marrë nga P.op. Maliq Mersini

                                                                                                          Dhënë nga B.p.  “Vigjilenti”

                                                                                                              Vlorë, më 28/1/1959

                                                           R A P O R T

                                       (prej datës 21 deri 28 Janar 1959)

Gjatë kësaj kohe janë biseduar këto çështje nga personat e poshtë-shënuar:

Peçi Fidhi, duke biseduar me Rasim Tahirin tha: “Partia është ajo që më çojë në rrugën e keqe dhe të bëhem antiparti dhe armik i saj. Nuk do të harroj kurrë trajtimin e keq që më ka bërë, duke më nxjerrë jashtë nga shtëpia e nga Tirana, megjithëse kisha edhe djalin e sëmurë”.

Veprimtaria e tij kundër Partisë e Pushtetit: Peçua tha se po të kish fituar elementi antiparti e antipushtet, edhe unë do ti trajtoja dhe do të merrja të tilla masa kundër udhëheqjes së Partisë e Pushtetit.

Peço Fidhi, i ka thënë Xhafer Vokshit, se gjatë 12 ditëve që ka qëndruar në Vlorë, ka qenë edhe në Tiranë.

Peço Fidhi, duke biseduar me Rasim Tahirin dhe Xhafer Vokshin, filloi të shajë Petro Nenin dhe nga ana tjetër të komentojë kultin e individit, por kjo kritikë nuk ka qenë e drejtë, mbasi Palmiro Toljati, nuk shau sistemin socialist. Kur u kritikua Palmiro Toljati edhe Partia jonë filloi ta kritikojë me kot, vazhdon Peçua, se mos kemi ne marksistë si Toljati në Partinë tonë, vetë shoku Enver është i ri në moshë e si marksist. Intervista e Toljatit ka qenë Marksiste-Leniniste dhe i është bërë një analizë e mirë. Mua ma ka lexuar italisht në shtëpi një shok këtë intervistë, por emrin e tij nuk e tregoi.

Peço Fidhi dhe Xhafer Vokshi, thonë se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe Partia Punëtore Poloneze, mbajnë qëndrim të butë dhe ndihmues karshi Lidhjes së Komunistëve Jugosllavë, kurse Partia jonë, e Bullgarisë, e Kinës, etj., mbajnë qëndrim më të prerë. Kjo tregon se nuk e kanë problem revizionizmin.

Peço Fidhi, në fund tha se: Toljati është shumë i fortë dhe ja u hedh të gjithë sekretarëve të I-rë të Partive, se është më i fortë se Hrushovi dhe Torezi. Si Peçua dhe Xhaferi, thanë se Toljati filloi menjëherë të shkojë tek Titoja dhe të shkëmbejnë eksperiencën (këtu filluan që të dy të lavdërojnë eksperiencën e Titos si p.sh. këshillat punëtorë dhe ndërtimin e socializmit sipas konditave), por thanë si Xhaferi dhe Peçua, se Titos ju rrit mendja dhe kaloi në rrugën kundër kampit socialist, por shumë gjëra i ka të mira.

Gjovalin Luka, i ankohet Rasim Tahirit, për sëmundjen që ka dhe thotë se shokët e organeve të Punëve të Brendshme, duke filluar që nga Ministri, janë të poshtër dhe fjalë të tjera banale. I ka thënë Rasimit gjithashtu se Faik Abdyli, ka denoncuar Zija Dibrën, prandaj Faiku është i poshtër, po kështu thotë dhe për Sitki Bushatin dhe Zenepe Ashikun, se edhe këta kanë fol për Zija Dibrën. I dhimbset Zijai.

Xhavit Qesja, na ka treguar se çfarë ka qenë më parë Aqif Lleshi, dhe tha se ky ka qenë njeri i lekut, herë bëheshe me Zogun, herë me Krajlin e Jugosllavisë, kur erdhi Italia me Italianët, kur erdhi Gjermania me Gjermanët, nuk ka qenë me Lëvizjen dhe sot merr pension 6.000 lek në muaj. I biri i Aqif Lleshit, (Mustafa Lleshi), ka qenë në U.D.B., ka futur ose ka ndihmuar për t’u future në burg patriot shqiptarë, kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë më 1948, më vonë ka ardhur në Shqipëri dhe sot në vend që të jetë si emigrantët e tjerë në Llakatund, punon në Kryeministri, kjo nuk është e drejtë – thotë Xhaviti -. Këtë e aprovojnë, si Pëllumb Dishnica, ashtu dhe Gjovalin Luka, kurse Xhafer Vokshi, thotë se kështu e don politika, se nesër mund të vijë dhe Fadil Hoxha e Xhavit Nimani, por nuk do t’i çojnë në Llakatund, se nuk e don politika, kështu si thua ti Xhavit?

Gjovalin Luka, Reth çështjes së Aqif Lleshit dhe Mustafa Lleshit, tha se prandaj as Titua nuk na i dorëzon në kriminalitet, mbasi edhe ne nuk ja dorëzojmë atij. Xhavit Qesja, tha se këto që them për Aqif Lleshin e Mustafa Lleshin, i them në bazë të notave të Qeverisë Shqiptare dhe të fjalimeve që kanë mbajtur udhëheqësit e Partisë tonë e të Qeverisë. Pëllum Dishnica, tha që i lumtë Aqif Lleshit, që di ta luajë politikën.

Gjovalin Luka, i ka thënë Rasim Tahirit, se përsëri i vëllai i Gjovalinit i ka dërguar libra, por nuk i lejojnë me ja dhënë, këtë ja ka thënë e shoqja e Gjovalinit dhe Gjovalini filloi të shajë me fjalë banale shokët e Ministrisë Brendshme, për të cilët thotë se, janë të poshtër gënjeshtar, mbasi vetë thonë që nuk ja u pengojmë librat, kurse në të vërtetë nuk i lejojnë.

Xhafer Vokshi, i ka thënë Rasimit, se për ne Qeveria bën shpenzime të kota, duke na mbajtur këtu pa punë, por kanë qëllim të na fusin në burg, pasi kështu kanë mbajtur edhe Tukun, Bedriun dhe Hulusiun, prandaj – tha Xhaferi -, ja kam frikën arrestimit.

Në një letër që i ka shkruar e shoqja, thotë se i kish thënë një grua në Fier, që Xhaferin e kanë dënuar me 16 vjet, e shoqja e Peço Fidhit, tha se këtë fjalë Agetinës, ja kish thënë e shoqja e Vojo Bilbisë.

Duke biseduar rreth pagëzimit të fëmijëve, Xhafer Vokshi tha se edhe Marksi ka festuat Krishtlindjet. Këtë mendim të Xhaferrit, e kundërshtuan të gjithë sa ishin prezent, duke thënë se Marksi ka qenë ateist.

Xhavit Qesja, duke na treguar nga Ogonjoku mbi ndeshjet sportive në mes të skuadrës Sovjetike dhe të Brazilit, kjo e fundit kishte fituar dhe me këtë skuadër kish patur takim Presidenti i Brazilit, i cili u kish dhuruar nga një makinë e shtëpi çdo lojtari, u kishte vënë emrat e lojtarëve, rrugëve.

Ky është trajtim tha Xhaviti. Kurse Xhafer Vokshi, tha se sikur të më kishin dhënë shtëpi në vend të rrugës “Asim Vokshi” për mua do të ishte më mirë, nuk më duhet emri, por lekë.

Xhafer Vokshi, i ka thënë Rasim Tahirit, se Bedriu është interesuar kur Xhaferri ishte në Komitetin e Kulturës, për të mos ju ulur rroga, më vonë e ka dërguar në gazetën e emigrantëve dhe aty me të njëjtën rrogë. Të gjitha këto – thotë Xhaferri – m’i ka bërë Bedriu, mbasi ky është kujdesur.

Për Tukun thotë se edhe ky është interesuar kur ishte N/Kryeministër, i ka bërë një lutje, pasi donte të martohej dhe menjëherë Tuku i ka dhënë 20.000 lek. Sikur të mos ishte Tuku – thotë Xhaferi – nuk do të më ndihmonin për të më dhënë ato të holla.

Xhafer Vokshi, vë në lojë në formë tallje fjalimet që ka mbajtur Stalini gjatë luftës, duke i imituar rusisht dhe të tjerët qeshin.

Agetina Vokshi, i tregoi Rasimit, se Tukun e kanë dënuar 20 vjet dhe nuk mundem të shkojnë për të pare, mbasi kanë frikë. Frano Jakova me të shoqen, i kanë prurë duhan dhe nuk munden që t’ja çojnë Tukut, se kanë frikë dhe duhani ka mbetur tek nëna e Maries në Tiranë.

                                                                                                               “Vigjilenti”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Maliq Mersini, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin, “Vigjilenti” lidhur me bisedat e të internuarave në Ishullin e Zvërnecit

                                                                                                 Marrë nga P.op. Maliq Mersini

                                                                                                      Dhënë nga B.p. “Vigjilenti”

                                                                                                              Vlorë më 4/II/1959

                                                      R A P O R T

                                   (Prej datës 28/I/59 deri më 4/II/59)

Gjatë kësaj kohe janë biseduar këto çështje politike dhe ekonomike nga personat e poshtë shënuar:

Peço Fidhi, duke lexuar gazetën “Zëri i Popullit”, vërejti se në raportin e Hrushovit, thuhesh se tani në Bashkimin Sovjetik, nuk ka më të burgosur politik dhe kjo e çuditi Peçon, kurse të tjerët nuk folën, vetëm Xhafer Vokshi tha se ky është sukses dhe ishalla bëhet edhe tek ne, mjafton të bëhet 5%. Në gazetën e datës 1 Shkurt, Pëllumb Dishnica kishte lexuar fjalimin e Mikojanit, i cili kishte thënë se në Bashkimin Sovjetik, nuk ka më të burgosur politik dhe as nuk bëhen ndjekje politike dhe se në grupin antiparti të Malenkovit, Kaganoviçit, Molotovit, Bulganinit, e Shepilovit, ka pas dhe të tjerë. Nuk flasin asgjë në lidhje me Kongresin e XXI-të, sidomos Xheviti, Pëllumbi dhe Nuri Huta.

Peço Fidhi, tha se në përshëndetjen e Toliatit dhe të Gomulkës, nuk goditet me emër revizionizmi jugosllav, por thonë vetëm revizionizmi. Peço Fidhi i tha Rasimit dhe Xhaferrit, se Partija jonë, Moravskin e quan oportunist, kurse ai rri gju më gju me Hrushovin.

Pëllumbi e Xhaviti, duke folur mbi grupin antiparti të Malenkovit me shokë, thonë se gjithë pjesëtarëve të grupit u caktuan punë dhe funksione të ndryshme dhe kundër tyre nuk u morr asnjë masë e rëndë.

Si Pëllumbi dhe Xhaviti, duke bërë fjalë mbi problemet ekonomike të vendit tonë, thonë se fabrikat e marmelatës në Elbasan, Shkodër e Korçë, janë vetëm punishte me makineri të vjetra, po kështu thonë edhe për Kombinatin e Peshkut në Vlorë, që nuk është gjë tjetër, veçse një fabrikë me makineri të vjetra dhe primitive.

Xhaferri, paraqitet i mërzitur që nga koha që i iku gruaja. Xhaferri tue fol me Rasimin, tha se Xhavit Qesja, do të ketë fol ndonjë pakënaqësi për disa shokë që janë bërë anëtar të Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe që nuk kanë meritat e Xhavitit, duke prurë si shembull Pjetër Kostën, Rrapi Gjermenin.

Agetina Vokshi, kur ishte tek Xhaferi, na tha se qe takuar me të motrën e të shoqes së Xhavit Qeses, e cila kish pyetur Agetinën në Tiranë, për Xhavitin dhe Agetina i qe përgjigjur, se është mirë me shëndet, kurse e shoqja e Xhavitit, rrinte larg kur Agetina po i tregonte të motrës së Meribanit. Kjo tregon se Xhaviti nuk është ndarë me të shoqen, por kanë prerë çdo lidhje e korrespodencë, me qëllim që të mos ketë ndonjë konsekuencë Meribani.

U bisedua nga ana e Xhavitit e Pëllumbit e Peços, se Adem Deliu, është me i zoti se Pirro Dodbiba, pasi ky i fundit e ka marrë diplomën duke dhënë provimet për reformën agrare.

Peço Fidhi, ka thënë se në kohën e Stalinit, nuk kishte sheqer dhe makarona për një javë rresht dhe bukën e merrnin me radhë dhe të zezë. Kurse tani që është Hrushovi, ndryshoi menjëherë. Peçua ka fol keq gjithashtu dhe për shokun Adil Çarçani, duke thënë se nuk e honeps dot, nuk është i zoti, është arrogant dhe se u bë kandidat i Byrosë, se goditi pikëpamjet e Pajo Islamajt dhe jo për ndonjë punë tjetër.

Gjovalin Luka, thotë se jemi mirë të internuar këtu, gjella na vjen e gatshme, prandaj kam menduar të shkruaj romanin. Këtë e quan si leje krijimtarie. Gjovalini nuk është i sëmurë aq sa paraqitet. Barant që ju dhanë herën e parë, nuk i ka përdor të gjitha. Rrin gjithë ditën brenda dhe merret me shkrimin e romanit. Memorie.al

blank

Bamirësia heroike e shkodranit Hasan Hoti për shpëtimin e hebrejve nga nazistët Nga Pertefe Leka

 

Kanë mbetur të gdhendura në histori fjalët magjike “bukë e krypë e zemër”

 

blank

Z.Shalon Adixhes me banim në Haifa ka thënë: ”Sa të jem gjallë do ta kujtoj dhe do t’ia lë amanet edhe pasardhësve, mikëpritjen dhe besën e popullit shqiptar. Jam strehue disa kohë në Shkodër, më vonë kam punuar si druvar në “Pyjet e Mamurrasit”.Të gjithë e dinin se ne na kërkojnë nazistët. Por nuk u gjend një shqiptar të na kallxojë, të na spiunojë.”( Marrë nga shkrimet e Refik Veselit).

Nuk ishte e thjeshtë që pas një periudhe 50 vjeçare të rilidhësh zemrat e atyre që u miqësuan në vatrat e ngrohta shqiptare, gjatë periudhës së Hollokaustit. Për t’i përjetësuar këto lidhje, në Tiranë Ishte ngritur “Shoqata Shqipëri -Izrael” e cila korrespondonte me të njejtën shoqatë të formuar në Izrael.

Koha e gjatë e ndarjes është e lidhur me kohën e shtypjes komuniste në Shqipëri, që ndikoi duke lënë stres në kujtesën e njerëzve. Kështu pas shumë përpjekjesh edhe familjet shkodrane i gjetën njerëzit që kishin strehuar në një kohë kur edhe ata nga Izraeli ishin vënë në lëvizje për të kërkuar “Shpëtimtarët e tyre”. Këto lidhje po vijnë duke u shtuar përditë për të plotësuar librin”The Jeës of Albania”ku do të ravijëzohet edhe kontributi I familjeve shkodrane në këtë sakrificë për dashuri njerëzore. Për këtë hedh dritë një letër e shkruar nga kryetari i degës së Shkodrës për Shoqatën “ “Shqipëri -Izrael” Z. Vehbi Hoti.

Me rastin e dhënies së dekoratës që i ishte akorduar babait të tij, Hasan Hoti,në fjalën e mbajtur ai theksoi: ”50 vjet më parë, ne strehuam dhe i ndihmuam izraelitët, jo me mendimin se këta të fundit do t’na e shpërblejnë një ditë, por sepse ndihma jonë ishte një pjesë e pandarë e traditës së mirëfilltë shqiptare.” Takimi ishte organizuar në Tiranë me 9 Maj 1995 me rastin e 50-Vjetorit të fitorës mbi nazizmin. Në këtë mbledhje solemne, këshilltarja e Ambasadës Izraelite në Romë, Miriam Ziv, dorëzoi dekoratat me titullin më të lartë për qytetarët e huaj akorduar nga Izraeli për familjet shqiptare: Bahrije Boriçi, Hasan Hoti, Nora Imami, Zyra Kasapi. Ky vlerësim për fisnikët kalonte nëpër filtrat e verifikimit që ata të merrnin satisfaksionin moral për veprën e lartë që ata kishin bërë në rrethana të vështira. Ja si e paraqet me shumë modesti Zoti V. Hoti këtë ndihmesë të familjes së tij.”Në ditët e tmerrshme të luftës, ku nazizmi gjerman po bënte kërdinë mbi popujt dhe veçanërisht mbi izraelitët, vjen në Shkodër, familja e Asher Asheroviq Kutjel nga Prishtina të shoqëruar nga Abdullah Podgorica. Nga katër vajzat e Asherit (në Shkodër e thërrisnim Ashim), Rashelen e strehuan në shtëpinë tonë dhe të gjithë ne e thërrisnim Shpresa. Vajzën më të madhe,Bukicën e dërguan në familjen e Dr. Bahri Koplikut. Prindërit me vajzën më të vogël, 14-15 vjeçare I strehuan në Krebe, fshat afër Shkodrës. Vajzën, me emrin Jafica e çuan në familjen e Hamdi Beg Bushatit dhe e thërrisnin Nexhmije.

blank

Kjo ndarje e vajzave në disa familje, që numerikisht ishin familje të mëdha siguronte në të vërtetë jetën e tyre, por rrezikonte shumë jetë njerëzish, në se ata do të zbuloheshin.

E pra kjo sakrificë ishte pjesë e nderit të shqiptarit, ishte forcë e karakterit të tij, që mbronte dashurinë njerëzore pa dallim religjioni, race, apo etniteti.

Ndër të tjera Zoti Hoti shkruante se kur ata kishin strehuar Rashelen, oborri i shtëpisë tyre ishte i mbushur me automjete gjermane dhe oficerë të lartë, të cilët kishin me vete dhe shumë ushtarë italianë të zënë rob. Në këto rrethana, babai ishte i detyruar t’i largonte vajzat, motrën dhe Rashelen te halla, e cila jetonte vetëm, pasi kishte martuar dy vajzat e saj. Edhe pse shtëpia ku ata u trehuan nuk ishte shumë larg nga shtëpia e Hasan Hotit, por kishte pozicion më të mirë për të siguruar fshehtësinë. Zoti Vehbi mban mend një moment, kur Rashela kërkoi të vizitonte motrën e vet në shtëpinë e Hamdi Beg Bushatit. Megjithëse ajo përdorte çarçaf, kur delte jashtë shtëpisë, gjatë rrugës dalloi hipur mbi kalë oficerin gjerman që i kishte bastisur shtëpinë në Prishtinë. Ajo me një frikë të madhe kishte shtangur në vend dhe nuk mundi të arrinte në destinacion. Si në ekran i kaluan në mendje torturat e SSit që i detyronte ato të kallxonin ku e kishin floririn. Ditët kalonin dhe Rashela ambjentohej në familjen e re. Ajo gatuante lloj lloj bukësh, bënte punë dore, qepte me mjeshtëri pantofla me shoje të trasha që i përdornin për të fshehur paratë. Ajo komunikonte me njerëzit, pasi njihte gjuhë të huaja. Ky adaptim i shpejtë u krijonte mundësinë atyre që të lidheshin shpirtërisht dhe të jetonin si në një familje. Pas këtyre lidhjeve të ngrohta, dita e ndarjes që pritej në çdo çast, nuk ishte e lehtë për të dy palët.

9 maji I 1945 në Shkodër u shoqërua me të shtëna pushkësh dhe me thirrjet, kapitulloi Gjermania. Njerëzit ishin mpirë nga lufta dhe nuk e dinin akoma se çfarë po i priste nga diktatura e re. Kështu gëzonin për ditën e fitores mbi nazizmin. Kjo fitore gjallëroi të gjithë ata që ishin strehuar gjatë luftës për të vazhduar rrugën deri në destinacion. Të grumbulluar të gjithë në oborrin e gjimnazit u përcollën nga familjarët, ku ata ishin strehuar dhe morën udhën drejt Maqedonisë. Ndarjet qenë shumë emocionuese, sepse strehimi i tyre në Shkodër nga bukëdhënësit e qytetit të lashtë, shpëtuan jetë njerëzore. Mirënjohja dhe admirimi i izraelitëve ndaj shpëtimtarëve, ishte pa kufi, prandaj përqafimet e fundit u shoqëruan me lot në sy dhe me dashuri në zemër nga të dyja palët. Koha e gjatë e izolimit Komunist i errësoi shpresat e komunikimit: Fjala e urtë popullore se mali me malin nuk takohen, por njerëzit takohen një ditë, u bë realitet. Vetëm me fitoren e demokracisë në Shqipëri Rashela, (nënë dhe gjyshe), fill pas ngjarjeve të përmbysjes së komunizmit, dërgoi mesazhe të përzemërta familjes së Hasan Hotit, veçanërisht vajzave të shtëpisë, që atëhere ishin si motra, mikesha e shoqe të ngushta, të cilat i dhanë gaz asaj, kur vdekja e ndiqte pas.

blank

Si e realizoi kontaktin, zonja e moshuar?

Fotografitë ishin dokumenti më identifikues për të bërë rilidhjen. Foton që dërgoi Rashela tek Z.Veseli,( kryetari i shoqatës Shqipëri -Izrael, shqiptari i parë që vendosi flamurin kuq e zi në Jadvashen, pasi kishte strehuar e shpëtuar 7 izraelitë, në familjen e tij në Krujë) ku ajo i kërkonte të gjëndet në Shkodër familja me emrin” Hasan”, sepse kishte harruar mbiemrin (Hoti). Për të realizuar kërkesën e Zonjës izraelite u ngarkue mësuesi A.Parruca, i cili me fotografinë në dorë duhet të gjente në Shkodër familjen e kërkuar prej saj. Së pari Z. Agim Parruca njofton Radio- Shkodrën dhe gazetën lokale “Shkodra”. Me kërkesën e zonjës në fjalë, Ai realizonte nëpërmjet këtij publikimi edhe më shumë; të nxirrte në pah fisnikërinë e familjeve shkodrane, mikpritjen e përzemërt të tyre jo vetëm në situata të vështira lufte, por edhe në kohë paqeje. Kanë mbetur të gdhendura në histori fjalët magjike “bukë e krypë e zemër” ( shënim: shkodranët, që shpëtuan njerëzit e pafajshëm nga gjenocidi më i egër në historinë botërore, nuk i shpëtuan gjenocidit komunist. Në kohën e diktaturës, po të strehonin dhe të shpëtonin njerëzit e pafajshëm të familjeve të tyre, që mendonin ndryshe nga komunistët, i pushkatonin së bashku me të strehuarit. Po edhe në atë terror, ata e vazhduan traditën, pranuan të flijohen, për të dashurit e tyre. Nëpërmjet gazetës Z. Hoti e gjeti shumë të kërkuarën, Rashela edhe pse e moshuar, ajo e hapi kutinë e memorjes dhe çfarë kishte ruajtur në zemër, për të shprehur mirënjohjen, admirimin, respektin dhe dashurinë për atë familje të fisme me tradita bamirësie dhe mbi të gjitha të Besës.

Për këtë miqësi Zoti Vehbi Hoti, përpara përfaqësueses izraelite, në respekt të mirënjohjes së tyre improvizoi vargjet:

Pa e ditë se çfarë po ndodh!

Pa e ditë se vjen kjo ditë,

prindërit tanë me zemër në dorë

kanë strehuar izraelitë.

Atje larg në Jadvashen!

Atje larg në tokë ranore!

Janë shkruar prind’t e mi,

në një shkëmb me shkronja dore./Telegraf.com


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend