VOAL

VOAL

Mijëra të zhdukur nga zjarret në Kaliforni

November 18, 2018

Komentet

SHBA në OKB: Trumpi pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia se do të punojnë së bashku

Zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce.

Radio Evropa e Lirë

Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën, të mbajtur të enjten në Nju Jork, përderisa Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në qëndrimin e tyre se, normalizimi i marrëdhënieve është rruga e vetme përpara për dy vendet.

“Presidenti [amerikan, Donald] Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Ne shpresojmë që të dyja palët do t’i ulin tensionet dhe do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë nga afër me liderë që shohin nga e ardhmja, e jo kah e kaluara. Me dialog të vërtetë dhe jo teatër”, ka thënë zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce, duke përsëritur se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të ruhet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

“Populli i Kosovës dhe populli i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë të ardhme që përkufizohet nga siguria, mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet fqinjësore, jo me tensione politike apo me probleme të ricikluara”, ka thënë mes tjerash ajo.

Ekipi i Kosovës ka thënë se nuk pret normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa llogaridhënie të qartë për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc dhe garanci për ndalje të agresionit, ndërsa ekipi i Serbisë e ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti për shtypje të zërit të serbëve lokalë.

Kosova e akuzon Serbinë për të kryerjen e të dyja sulmeve, mirëpo Beogradi mohon gjithçka. Në sulmin në Banjskë ishte vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës, ndërsa në Ibër-Lepenc pati shpërthim të lëndëve plasëse që rezultuan me dëmtim të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”.

Qëndrimi i Kosovës

Ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë në takim se Kosova po vazhdon të garantojë stabilitet përmes institucioneve të veta demokratike, ndonëse, sipas tij, Beogradi po vazhdon të luajë rolin e vet destruktiv, duke përmendur përpjekje të Beogradit për ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës për të mbështetur Listën Serbe, ashtu që të pasqyrojë ”regjimin e tij përmes një partie në pushtet”.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit i ka siguruar nëntë në Kuvendin e Kosovës. Kushtetuta ia garanton këtij komuniteti 10 ulëse në institucionin ligjvënës.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, duke e mos mbajtur gjithë rajonin peng të një hegjemonie të tillë”, ka thënë Konjufca.

“Serbia dhe aktorë tjerë keqdashës vazhdojnë t’i kthejnë në armë të drejtat e pakicave dhe të eskploatojnë natyrën shumetnike të Kosovës për të promovuar përçarje, çrregullim, duke minuar edhe institucionet tona, por edhe bashkëjetesën paqësore”, ka thënë ai.

Qëndrimi i Serbisë

Serbinë e ka përfaqësuar ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cili e ka nisur fjalën e tij, duke thënë se Serbia “nuk është pjesë e problemit, por pjesë e zgjidhjes”.

Më vonë, Gjuriq ka thënë në takim se flet “në emër të atyre që mbahen nën presion në Kosovë”, dhe ka pretenduar se për serbët lokalë në Kosovë, identiteti është kthyer në burim të pasigurisë, pasi “nën regjimin” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, serbët identifikohen si “të tjerët” dhe që arrestimet, sulmet arbitrare dhe “eksodi i serbëve”, nuk mund të injorohen. Ai nuk i ka mbështetur pretendimet e tij me diçka konkrete.

Sipas Gjuriqit, Ligji për të Huajt ka shkaktuar brenga të mëdha për serbët në Kosovë.

“Ka pasur rrezik real që njerëzit të cilët kanë punuar me dekada, do të trajtoheshin si të huaj, duke humbur të drejtën e tyre për qëndrim apo për të jetuar në shtëpitë e tyre. Masat e tyre jo vetëm që janë të paqarta ligjërisht, por tregojnë për një vazhdimësi të riformimit të situatës. Serbët përballen me pengesa të shumta administrative e ligjore që ua bëjnë jetën më të vështirë, nga qasja në shërbime publike, deri te ushtrimi i drejtave themelore”.

Më 14 mars, Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare, siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjete.

Vendimi është përshëndur nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Serbia.

Mes tjerash, ministri serb ka kërkuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sepse, sipas tij, serbët “kanë mbetur pa kornizën ligjore që u është premtuar”.

Megjithatë, ai e ka thënë në një pjesë të fjalimit që serbët janë të gatshëm të shtrijnë dorën e bashkëpunimit, pasi dy popujt “nuk janë të destinuar që të mbesin në konflikt”.

“Ka hapësirë, sidomos në bashkëpunimin ekomomik, për të ndërtuar besim dhe për të krijuar të ardhme të përbashkët, ku rajoni i afrohet Bashkimit Evropian, bëhet pjesë e tregut të përbashkët dhe shfrytëzon mundësi të zhvillimit”.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh prej vitit 2011, mirëpo jo të gjitha marrëveshjet e arritura janë zbatuar.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Peter Nicolaisen Due, i ka përmendur një mori procesesh që kanë marrë vëmendjen në Kosovë në muajt e fundit, nisur nga konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe çështja e presidentit, duke bërë thirrje që kjo e fundit të ketë epilog shpejt dhe që të shmangen zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se shpreson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në një të ardhme të afërt në Bruksel.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kosova, kanë insistuar që puna e misionit të UNMIK-ut në Kosovë ka mbaruar, përderisa Serbia ka insistuar në vazhdimin e punës së tij.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së vendit në shkurt të vitit 2008, UNMIK-u i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.

 

“Pëshpëritja e fantazmës” Teknologjia sekrete që CIA përdori për shpëtimin e pilotit të rrëzuar në Iran

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e shpëtimit të pilotit të rrëzuar në Iran.

New York Post raporton se CIA përdori një teknologji sekrete gjatë operacionit. Bëhet fjalë për sistemin e quajtur “Ghost Murmur”, që mund të zbulojë sinjalin elektromagnetik të një rrahjeje zemre njerëzore dhe ta izolojë atë duke përdorur inteligjencën artificiale.

Peizazhi i shkretëtirës së Iranit u bë një terren ideal testimi për përdorimin e parë të pajisjes në botën reale.

Sipas raportit, sistemi është i aftë të lokalizojë një person në një zonë të madhe me ndërhyrje minimale. Thuhet se “Ghost Murmur” është zhvilluar nga një degë sekrete e Lockheed Martin. Një rol tjetër kyç luajti sinjali i emergjencës Combat Survivor Evader Locator. Teknologjitë plotësonin njëra-tjetrën: njëra ndihmoi në përcaktimin e përafërt të vendndodhjes së pilotit, ndërsa tjetra konfirmoi pozicionin e saktë. bw

Ultimatumit po i vjen fundi, Trumpi lëshon kërcënimin e fundit ndaj Iranit: Një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte!

Donald Trump ka reaguar sërish për Iranin me një deklaratë të fortë në Truth Social, ku paralajmëron zhvillime dramatike dhe flet për fundin e një periudhe të gjatë tensionesh.

Presidenti amerikan deklaron se “një qytetërim i tërë mund të zhduket sonte dhe të mos rikthehet më kurrë”, duke shtuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por e konsideron si një mundësi reale.

Megjithatë, ai lë të hapur edhe një dritare për një marrëveshje të mundshme, duke theksuar se me një ndryshim të plotë të regjimit dhe me ide më të moderuara, mund të ndodhë diçka “revolucionare dhe pozitive”.

Në mesazhin e tij, Trump shprehet se bota ndodhet përballë një prej momenteve më të rëndësishme në historinë moderne, ndërsa shton se 47 vite shantazh, korrupsion dhe dhunë mund të marrin fund. Në përfundim, ai shpreh mbështetje për popullin iranian, duke uruar që zhvillimet të sjellin një të ardhme më të mirë. gsh

Artemis ll- Krateri në hënë do të emërohet sipas gruas së ndjerë të astronautit

BBC raporton se, njëri nga krateret duhet të emërohet Integrity sipas anijes së tyre kozmike Orion, ra dakord ekuipazhi ndërsa një tjetër duhet të emërohet sipas gruas së ndjerë të astronautit Reid Wiseman, Carroll, e cila vdiq në vitin 2020.

SHBA-  Dje në kapsulë pati një moment prekës kur biseda u përqendrua te propozimi i emrave për krateret në Hënë për të përkujtuar këtë udhëtim rekordthyes.

BBC raporton se, njëri nga krateret duhet të emërohet Integrity sipas anijes së tyre kozmike Orion, ra dakord ekuipazhi ndërsa një tjetër duhet të emërohet sipas gruas së ndjerë të astronautit Reid Wiseman, Carroll, e cila vdiq në vitin 2020.

Propozimet për emrin do të duhet të dorëzohen zyrtarisht në Unionin Ndërkombëtar Astronomik, i cili rregullon emërtimin e karakteristikave në hapësirë ​​ por dyshojmë se ata do të jenë të hapur ndaj sugjerimit./Dosja.al

“Po përshkallëzon një luftë shkatërruese dhe të paligjshme”- Ligjvënësit demokratë kërkojnë shkarkimin e presidentit Trump sipas Amendamentit të 25-të

Tensionet politike në SHBA janë rritur ndjeshëm, pasi disa ligjvënës demokratë kanë kërkuar shkarkimin e presidentit Donald Trump duke u mbështetur në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës, pas kërcënimeve të fundit për sulme ndaj objektivave civilë në Iran.

 

Amendamenti i 25-të parashikon transferimin e pushtetit në rast se presidenti konsiderohet i paaftë për të ushtruar detyrën.

Deputetja nga Arizona, Yassamin Ansari, është ndër zërat më të fundit që ka kërkuar aktivizimin e këtij mekanizmi. Në një reagim në rrjetin social X, ajo akuzoi Trump se “po përshkallëzon një luftë shkatërruese dhe të paligjshme, duke kërcënuar me krime masive lufte dhe duke synuar infrastrukturë civile në Iran”, duke shtuar se retorika e tij “ka kaluar çdo kufi” në 48 orët e fundit.

Ansari paralajmëroi gjithashtu se do të kërkojë hetim dhe ndjekje edhe për Pete Hegseth lidhur me mënyrën e menaxhimit të operacioneve amerikane në Iran, duke e akuzuar për shkelje të betimit dhe rrezikim të trupave.

Edhe deputetja nga Minesota, Ilhan Omar, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Trump, duke thënë: “Kjo nuk është në rregull. Aktivizoni Amendamentin e 25-të. Shkarkim. Largim. Ky i çmendur i pakontrolluar duhet të hiqet nga detyra.”

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputetja nga Nju Meksiko, Melanie Stansbury, e cila theksoi se “është koha që Kongresi dhe kabineti të veprojnë”.

Ndërkohë, ish-kongresmeni republikan nga Ilinoi, Joe Walsh, deklaroi se Trump “do të mbetet përgjithmonë një njollë për këtë vend dhe botën”, duke kërkuar gjithashtu zbatimin e menjëhershëm të Amendamentit të 25-të.

Edhe senatori demokrat, Chris Murphy, shkroi se nëse do të ishte pjesë e kabinetit të Trump, do të konsultohej urgjentisht me ekspertë kushtetues për këtë çështje, duke e cilësuar situatën “plotësisht jashtë kontrollit”.

Megjithatë, procedura për largimin e presidentit përmes Amendamentit të 25-të është shumë e ndërlikuar. Ajo kërkon iniciativën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili së bashku me shumicën e kabinetit duhet t’i dërgojnë një deklaratë me shkrim Kongresit, ku presidenti shpallet i paaftë për detyrën.

Presidenti ka të drejtë ta kundërshtojë këtë vendim dhe, nëse procesi vijon, çështja i kalon Kongresit, i cili duhet të vendosë brenda 21 ditësh me një shumicë prej dy të tretash në të dyja dhomat, një skenar që konsiderohet pothuajse i pamundur me balancat aktuale politike. Panorama

Ish-këshilltari i Obamës: Do të shihet nëse ushtria amerikane është e gatshme t’i thotë “jo” Trumpit

Ish-zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së gjatë presidencës së Barack Obama, Ben Rhodes, ka kritikuar ashpër qasjen e Donald Trump ndaj luftës me Iranin, duke paralajmëruar për rreziqe serioze në vendimmarrje.

 

Në një intervistë për BBC, Rhodes deklaroi se mënyra si po vepron Trump “ngjan gjithnjë e më shumë me një njeri që merr vendime i vetëm në një dhomë”, pa u mbështetur te këshilltarët politikë dhe ushtarakë apo te procedurat standarde.

Ai shkoi më tej duke akuzuar presidentin amerikan se po kërcënon me veprime që mund të përbëjnë krime lufte, pas paralajmërimeve të fundit për goditje ndaj infrastrukturës civile të Iranit.

“Do të shohim nëse ushtria amerikane është e gatshme t’i thotë ‘jo’ Trump-it”, u shpreh Rhodes.

Sipas tij, presidenti amerikan duhet të pranojë se ky konflikt mund të marrë fund vetëm përmes negociatave.

Rhodes theksoi gjithashtu se, megjithëse Irani është dobësuar nga sulmet e fundit, në një farë mënyre ai ka fituar avantazh strategjik, duke demonstruar përmes kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, ndikimin e madh që mund të ushtrojë mbi ekonominë globale. Panorama

Plani prej 152 milionë dollarësh i Trumpit për të rihapur burgun e Alcatraz-it: Do të strehojë kriminelët më të pamëshirshëm të Amerikës

Të premten, Shtëpia e Bardhë publikoi projekt-buxhetin, nga i cili dolën detaje mjaft interesante. Në dokument, përmendet një listë ndërhyrjesh që kërkojnë miratimin e Kongresit për të siguruar financimin. Ndër këto, është edhe dëshira e presidentit Donald Trump për të riaktivizuar ish-burgun federal të Alcatrazit, në gjirin e San Francisco.

 

Në maj të vitit të kaluar, presidenti shkroi në rrjetet sociale se kishte ngarkuar “Bureau of Prisons, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, për të rihapur një Alcatraz të zgjeruar dhe të rindërtuar, për të pritur kriminelët më të egër dhe të dhunshëm të Amerikës”.

Duke hyrë më në detaje, Trump ka kërkuar një financim prej 152 milionë dollarësh për të mbuluar shpenzimet e vitit të parë të rikthimit të Alcatrazit si burg, që do të shërbente për kriminelët më të rrezikshëm të SHBA.

Kjo do të ishte pjesë e një kërkese më të madhe për financim, që arrin në 1,7 miliardë dollarë për administratën, me qëllim përforcimin e burgjeve dhe rritjen e pagave për stafin që punon aty.

Aktualisht, i famshmi burg i Alcatrazit funksionon si muze dhe destinacion turistik, duke tërhequr çdo vit mbi 1,2 milionë vizitorë. Ish-burgu federal me siguri të lartë ndodhet në një ishull rreth 2 km larg bregut të San Franciskos dhe ishte operativ nga 11 gushti 1934 deri më 21 mars 1963, përpara se të mbyllej për shkak të gjendjes së tij të dobët strukturore dhe kostove të larta të mirëmbajtjes, që atëherë arrinin 3-5 milionë dollarë për rikonstruksion.

Burgu ka pritur kriminelët më të njohur, përfshirë emra si Al Capone, Robert Franklin Stroud, George ‘Machine Gun’ Kelly dhe Bumpy Johnson.

Edhe pse sot funksionon si muze, Trump ka deklaruar se që në 2025 synon ta kthente Alcatrazin në burg me siguri maksimale, duke i dhënë detyrë Bureau of Prisons.

Megjithatë, plani i tij ka hasur në pengesa politike. Edhe qyteti i San Franciscos nuk është i kënaqur me idenë për të humbur këtë atraksion turistik të çmuar. Siç raportoi New York Times, kryebashkiaku Daniel Lurie e ka quajtur këtë propozim “jo serioz”. Panorama

Trumpi i kërkon Kongresit të miratojë buxhetin e mbrojtjes prej 1.5 trilion dollarësh për vitin 2027

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar sot Kongresit të miratojë një rritje të ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes, duke synuar që ai të arrijë në 1.5 trilionë dollarë deri në vitin 2027. Lajmi bazohet në dokumentet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë.

 

Sipas propozimit, Trump kërkon që shpenzimet jo-ushtarake diskrecionale të ulen me 10% për vitin fiskal 2027, ndërsa buxheti për mbrojtjen të rritet me rreth 500 miliardë dollarë.

Nëse miratohet nga Kongresi, kjo nismë do të çojë në një rritje të shpenzimeve ushtarake të SHBA-së nga rreth 1 trilion dollarë aktualisht në 1.5 trilionë dollarë në vitin e ardhshëm, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha në historinë e fundit.

Megjithatë, ndryshimet e propozuara në buxhet duhet të kalojnë përmes Kongresit, ku kërkohet mbështetje nga të dyja partitë. Në praktikë, kërkesat e presidentit për buxhetin shpesh trajtohen si propozime fillestare dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit legjislativ. Panorama

Trumpi: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Një fotografi e publikuar nga Qeveria iraniane pretendon të shfaqë dëmet në Institutin Pasteur të Iranit, në Teheran.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur prej Iranit pas një muaji bombardimesh së pareshtura shkatërruese, si dhe ka kërcënuar se do t’i godasë centralet elektrike dhe ura të tjera në paralajmërimin e tij më të fundit ndaj regjimit në Teheran.

“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja kudo në botë, ende nuk ka filluar ta shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Tani është radha e urave, pastaj centraleve elektrike! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë i duhet të bëjë dhe duhet ta bëjë, SHPEJT!” shkroi Trump në Truth Social mbrëmjen e së enjtes.

Trump i bëri këto paralajmërime, pa shpjegime të mëtejshme, disa orë pasi Irani nisi sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit, pas një paralajmërimi të mëparshëm nga Trumpi drejtuar Teheranit se duhet “të bëjë një marrëveshje para se të mos mbetet asgjë” nga vendi.

Trump vazhdoi të dërgojë mesazhe disi të përziera mbi luftën, pasi një ditë më parë tha në një fjalim televiziv se Bashkuara janë afër “përfundimit të punës” në Iran, por ka paralajmëruar njëkohësisht se ushtria amerikane do të vazhdojnë ta godasin vendin e Lindjes së Mesme “jashtëzakonisht fuqishëm” edhe për “dy deri në tre javë” të tjera.

Pjesë nga fjalimi i Trumpit:

Në atë fjalim, Trump e mbrojti luftën si të nevojshme për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Sulmi mbi urën iraniane

Në një postim tjetër në Truth Social, Trump e përshëndeti sulmin amerikan mbi një urë të madhe që lidh Teheranin me Karajn në provincën Alborz, e cila është përshkruar nga mediat iraniane si ura më e lartë në Lindjen e Mesme.

“Ura më e madhe në Iran u shemb dhe nuk do të përdoret më kurrë”, shkroi Trump.

Zyrtarët iranianë thanë se tetë njerëz u vranë dhe 95 u plagosën në dy runde sulmesh mbi urën. Ky numër nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Irani gjithashtu raportoi se Instituti Pasteur, një qendër kërkimore mjekësore, pësoi dëme të mëdha nga një sulm. As ky lajm nuk mund të verifikohej, megjithëse Qeveria iraniane publikoi një fotografi që pretendohet se tregon dëmet.

Kryetari i fuqishëm i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, publikoi një mesazh sfidues në rrjetet sociale: “Iranianët nuk flasin vetëm për mbrojtjen e vendit të tyre, ne derdhim gjak për të. E kemi bërë më parë dhe jemi gati ta bëjmë përsëri…. Ejani”.

Një zëdhënës ushtarak iranian paralajmëroi për sulme “më të gjera dhe më shkatërruese” në vijim.

Sulme me raketa në Izrael

Të premten në mëngjes herët, ushtria e Izraelit tha se mbrojtja ajrore po punonte për t’i parandaluar raketat e lëshuara nga Irani, teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e nisur më 28 shkurt, po vazhdon në muajin e dytë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se kishin “vërejtur raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit”.

“Sistemet mbrojtëse janë duke punuar për ta parandaluar kërcënimin”, shtuan ato. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Kuvajti gjithashtu tha të premten në mëngjes herët se mbrojtja e tij ajrore po reagonte ndaj sulmeve me raketa dhe dronë, duke theksuar se çdo shpërthim i dëgjuar vinte nga shkatërrimi i predhave, pasi Irani po vazhdon t’i godasë aleatët arabë të SHBA-së në Gjirin Persik.

Ndryshime në krye të ushtrisë amerikane

Sulmet vijnë në një kohë kur një zëdhënës i Pentagonit tha se gjenerali Randy George, shefi i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, do të dalë në pension nga pozita e tij si oficeri më i lartë i shërbimit.

“Gjenerali Randy A. George do të dalë në pension nga pozita i tij si shefi i 41-të i Shtabit të Ushtrisë, me efekt të menjëhershëm. Departamenti i Luftës është mirënjohës për shërbimin e gjeneralit George ndaj kombit tonë për dekada. I urojmë më të mirat në pensionimin e tij”, shkroi zëdhënësi në X.

Nuk dihet nëse ky vendim lidhej me luftën në Iran, në një kohë kur kritikët e Trumpit janë ankuar se konflikti po del jashtë kontrollit dhe po krijon krizë energjetike dhe vështirësi ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë, thanë se shefi i mbrojtjes Pete Hegseth e detyroi George të largohej, një veprim pothuajse i paparë gjatë kohës së luftës, sepse ai dëshironte dikë që do të zbatonte vizionin e tij dhe të Trump për ushtrinë amerikane.

Shefi i OKB-së bën thirrje për ndaljen e “spirales së vdekjes”

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më 2 prill bëri thirrje për t’i dhënë fund “spirales së vdekjes dhe shkatërrimit” në Lindjen e Mesme.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në mbarë globin”, u tha Guterres gazetarëve në Nju Jork.

Guterres theksoi rreziqet e gjendjes në Ngushticën e Hormuzit, të cilën Irani e ka mbyllur, pothuajse duke e ndalur transportin detar duke krijuar një bllokim të cisternave të naftës dhe gazit natyror, gjë që ka çuar në një krizë globale energjetike.

“Kur Ngushtica e Hormuzit ngufatet, më të varfrit dhe më të cenueshmit në botë nuk mund të marrin frymë”, tha Guterres.

U zhduk në vitin 1994 në Arizona, e mitura gjendet gjallë pas 32 vitesh dhe në moshën 45- vjeçare

Një vajzë që ishte zhdukur prej 32 vitesh në Arizona, SHBA, është gjetur. Gjurmët e Christina Marie Plante ishin humbur nga Star Valley, në verilindje të Phoenix, më 16 maj 1994.


Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi rrethanat që çuan në gjetjen e saj, por kanë theksuar se teknologjia ndihmoi në zbulimin e provave të reja. Po ashtu, nuk është e qartë se ku dhe kur është lokalizuar.

Në vitin 1994, Christina ishte larguar nga shtëpia për të parë kalin e saj në një stallë. Në atë kohë u shpërndanë fletëpalosje për zhdukjen, ku përshkruhej se ajo mbante veshur një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra shumëngjyrëshe dhe atlete të zeza. Zhdukja ishte klasifikuar si “e dyshimtë”, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar se ajo ndodhej “në rrezik”.

“Christina u regjistrua në bazat kombëtare të të dhënave për fëmijët e zhdukur dhe fletëpalosjet me fotografinë e saj u shpërndanë në nivel lokal, në të gjithë shtetin dhe në zona të tjera të vendit”, thuhet në deklaratën e zyrës së sherifit, sipas New York Post.

“Me kalimin e viteve, çështja mbeti e hapur, me hetuesit që rishikonin periodikisht provat dhe kërkonin informacione të reja sa herë që ato bëheshin të disponueshme. Pas 32 vitesh, Kristina Marie Plant u gjet e gjallë”, shtohet në njoftim.

Autoritetet deklaruan se nuk do të publikojnë detaje të tjera lidhur me rastin “nga respekti për jetën private dhe mirëqenien e Christinas”. gsh

Frymëzues të shihje Artemis II – Programi hapësinor i SHBA gjithmonë ka kryer jo hapa por hope

Ishte shumë frymëzuese të shihje lëshimin e Artemis II — misioni i parë me ekuipazh i NASA-s rreth hënës që nga viti 1972.

Apollo 17, i nisur nga NASA më 7 dhjetor 1972, ishte misioni i fundit me ekuipazh në Hënë, duke shënuar herën e fundit që njerëzit kanë ecur në sipërfaqen hënore. Komandanti Eugene Cernan dhe piloti i modulit hënor Harrison Schmitt kaluan mbi 22 orë në sipërfaqe, duke u kthyer më 19 dhjetor 1972.

Programi hapësinor i SHBA gjithmonë ka kryer jo hapa por hope.

Frymëzues katër astronautët e guximshëm në këtë mision për brezat që vijnë!

Photo credit: NASA

 

 

Lëvizi mijëra kilogramë kokainë me vlerë 100 milionë dollarë, dënohet me 25 vite burg 48-vjeçari shqiptar Didani në SHBA

Mediat shkruajnë se provat e paraqitura në gjyq vërtetuan se Didani ishte një udhëheqës i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën

SHBA– Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 vite burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është Ylli Didani, 48 vjeç, me origjinë shqiptare. Didani i cili jeton në Michigan është dënuar për shkak të trafikut ndërkombëtar të kokainës me një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Gjithashtu ai akuzohet për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.

Mediat shkruajnë se provat e paraqitura në gjyq vërtetuan se Didani ishte një udhëheqës i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën. Didani dhe disa persona të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, duke përfshirë Distriktin Lindor të Miçiganit.

Didani organizoi shpërndarjen e dërgesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, ku kokaina u sekuestrua nga forcat e rendit. Si rezultat i këtij hetimi, në vitin 2019 dhe 2020, forcat e rendit sekuestruan mbi 4300 kilogramë kokainë të ngarkuara në pesë anije të ndryshme kontejnerësh që ishin drejt porteve ndërkombëtare. Kokaina e sekuestruar ka një vlerë rrugore prej mbi 100 milionë dollarë.

Provat në gjyq vërtetuan se Didani dhe anëtarët e tjerë të organizatës së tij planifikuan projektimin e një droni nënujor që do të përdorej për të transportuar sasi të mëdha kokaine në Evropë. Droni, i cili do të pajisej me një modem nënujor dhe antenë GPS, do të transportonte kokainën ndërsa ishte ngjitur në fund të një anijeje komerciale.

“Ky dënim dërgon një mesazh të qartë se asnjë organizatë e trafikut të drogës nuk është përtej mundësive tona. DEA punon krah për krah me partnerët tanë lokalë, shtetërorë, federalë dhe ndërkombëtarë për të identifikuar, prishur dhe çmontuar këto rrjete kriminale globale. Konfiskimi i më shumë se 4,300 kilogramëve kokainë gjatë këtij hetimi tregon se çfarë mund të arrijmë kur qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e publikut nga ata që përfitojnë nga varësia,” tha Agjenti Special i DEA-s Dixon./Dosja.al


Send this to a friend