Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, aleatin e tij kryesor në një nga rezidencat qeveritare në Tiranë, Meta nuk iu nda shprehjes së tij të njëjtë: “Impulset duhen në çdo moment”,- teksa u pyet nëse me kryeministrin ishte folur për ndryshime në qeveri.
Do të prezantohet në Komisionin e Venecias drafti i hartuar për reformën në drejtësi, ka marrë kjo çështje vëmendjen në takimin informal që ju kishit?
Është një gjë shumë pozitive që nëse do të prezantohet drafti. Me sa jam unë në dijeni nga ekspertët ndërkombëtar që kanë punuar me draftin dhe natyrisht që do të jetë një hap pozitiv që Komisioni i Venecias të shprehet sa më shpejt, ndërkohë ne të vazhdojmë punën, të gjithë aktorët, të gjithë faktorët për ta çuar përpara këtë reformë.
Cili do të jetë përgjigja juaj për letrën që ju ka dërguar KLSH?
Nuk e kam marrë ende një letër të tillë, patjetër që kur ta marr do të konsultohemi…
I qëndroni ende idesë për impulse të reja në qeveri?
Impulset duhet në çdo moment…
Po përsa i takon letrës së dërguar nga z. Bylykbashi për komisionin e dekriminalizimit…
Besoj se jemi sqaruar dje me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me pretendimet z. Bylykbashi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që e ka anashkaluar komisionin përmes propozimeve të drejtpërdrejta të projektit në Parlament. Është një ide gjithmonë e mirëpritur që të marri një rol të rëndësishëm ky komision dhe z. Bylykbashi dhe z. Balla të mblidhen sa më shpejt, sepse pothuajse gjithçka është rënë dakord dhe nuk e kuptoj pse po vonohet mbyllja e procesit të dekriminalizimit.
***
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka folur pas takimit në rezidencën qeveritare për komisionin e dekriminalizimit.
“Një nga temat që u fol ishte që përfaqësuesit tanë të shpejtojnë punën që a ka mundësi që brenda javës të miratohet ligji për dekriminalizimin. Nuk kuptohet me kushte dhe pa kushte kjo, puna po vazhdon”,- tha Ruçi.
Një ditë më parë kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se në asnjë nga takimet me Metën nuk i është kërkuar nga aleati i tij të ndërmarrë ndryshime në Qeveri.
Nga ana e tij Meta e ka shprehur disa herë publikisht se Qeveria ka nevojë për impulse të reja.
Mësohet se së bashku me krerët e dy partive të mëdha ishin edhe Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të PS-së dhe Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Takimit i janë bashkuar edhe Petrit Vasili e ministri i Drejtësise, Nasip Naço.
Komentet