VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mësuesi dhe nxënësi dy figura të përjetshme të shkollës – Nga FRAN GJOKA

By | March 13, 2019

Komentet

Prestigjiozja amerikane citon ish-diplomatin gjerman: Ky është plani special i Trumpit për Kosovën

“Kosova është vendi më pro-Amerikan në botë, falë fushatës së bombardimit të vitit 1999, që udhëhiqej nga Amerika”. Kështu e fillon një artikull për Kosovën NBC News, ku citon ish-të dërguan e posaçëm të Bashkimit Evropian në Bosnje të ketë thënë se Trump ka një plan special për Kosovë.

Artikulli fillon me një përshkrim historik të Kosovës, duke treguar për bombardimet e NATO-s të që zgjatën për 78 ditë, dhe që në fund rezultuan me largimin e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Kosova sot, pas dy dekadash ka 4000 trupa të NATO-s ndër ta 650 amerikanë, por gjithsesi mbetet vend i ndarë dhe jostabil.

Artikulli përshkruan edhe se dashuria e Kosovarëve vërehet ku në mes të kryeqytetit gjendet statuja e Bill Clinton dhe sheshi George Bush. Nuk mbetet edhe pa u përmendur dyqani i rrobave i quajtur Hillary.

Edhe pse lufta ka kaluar, Serbia kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu siç ka vepruar Rusia, Kina, Spanja dhe shumë vende të tjera të botës. Madje Kosova ka mbetur e bllokuar sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare siç janë: NATO, OKB ose BE, raporton NBC News, transmeton Gazeta Express.

Serbia do që të jetë anëtare e BE-së gjithashtu. Në mënyrë që të gjendet një rrugë e përbashkët, një plan muajve të fundit është shpalosur në publik për shkëmbim territoresh mes fqinjësh.

Mbështetësit e kësaj ideje thonë që rajoni do të largohet nga e kaluara e përgjakshme për një të ardhme më të mirë, ndërsa ata që e kundërshtojnë idenë thonë që ridizajnimi i kufijve në vija etnike, nuk i shkon për shtati konceptit të multikulturalizmit.

Rihapja e temës së kufijve mund të provokojë dhunë nga nacionalistët e të dy anëve.

Artikulli citon edhe publicistin Veton Surroi i cili thotë se ideja e korrigjimit të kufijve “është një recetë për në ferr”, ndërsa citon edhe një qytetar të Mitrovicës se Veriut i cili thotë se një ide e tillë do të krijojë shumë komplikime në rajon.

Në vazhdim, shkrimi përshkruan edhe Hashim Thaçin si person i cili ishte njëherë udhëheqës i UÇK-së, tani President i Kosovës, ndërsa nuk e lë pa e cituar edhe raportin e Dick Martyt, në të cilin Thaçi akuzohet për trafikim organesh.

“Disa në Kosovë besojnë se Hashim Thaçi dhe aleatët e tij janë vetëm të interesuar që të bëjnë një marrëveshje me Serbinë në mënyrë që të shpëtojnë nga gjykata Speciale në Hagë. Por Presidenti fuqishëm i ka mohuar akuzat” shkruan NBC, transmeton Gazeta Express.

“Në anën tjetër, Vuçiq ka qenë Ministër i informacionit të Serbisë gjatë kohës sa NATO po bombardonte Serbinë. Ai shërbeu si administrues I Presidentit Sllobodan Millosheviq, i cili u akuzua për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftërave të viteve 90-ta në ish Jugosllavi.”

“Pa marrë parasysh cilat janë motivet e Trumpit, shumë e shohin letrën që ai i dërgoi Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, si ndërhyrje, jo vetëm nga politikanë lokalë por edhe nga liderët Evropianë, që e kundërshtojnë idenë e shkëmbimit të territorit”, shkruan më tutje NBC News.

Ndërsa citon ish të dërguarin special të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë,
Christian Schawrz-Schilling, i cili ka thënë se Trump ka në plan që Kosovën ta bëjë anëtare të NATO’s, ndërsa Serbinë nën ndikim rus.

“Ka pasur spekulime se Trump ka marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, se Kosova të hyjë në NATO, ndërsa Serbia të mbetet nën influencën Ruse.” Kështu citon artikulli

As Presidenti Thaçi e as Presidenti Vuçiq, nuk kanë dhënë detaje për idenë e shkëmbimit të territorit, por ata vetëm kanë thënë se do ta bisedojnë një çështje të tillë.

Një ndarje mund ta ndante qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, ku lumi Ibër mund të jetë sikur Muri i Berlinit. Tashme qyteti është i ndarë në vija etnike, ku shqiptarët jetojnë në jug ndërsa serbët në veri.

Artikulli përfundon me një përshkrim të grupit të muzikës Rock, i quajtur Electraheart, i cili është i përbërë nga shqiptarë dhe serb. /Express/

Përktheu: Edon Baliqi

Dalin në dritë muret e Xhamisë së vjetër të Tabakëve në Vlorë

Punimet për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë kanë zbuluar disa mure, të cilat i përkasin një xhamie të vjetër. Punonjës të drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë zbuluan pjesë nga muret e lashta teksa pastronin në themelet pranë xhamisë. Kreu i kësaj drejtorie, Orges Feimi, tha dje se po kryhen verifikimet e duhura për objektin e zbuluar, ndërkohë që punimet janë ndërprerë.


Xhamia, e cila daton që prej shekullit 17, muret e së cilës u zbuluan gjatë punimeve për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë, njihet si Xhamia e Tabakëve, e cila u shemb në 1962. Ajo përmendet si një nga 7 xhamitë kryesore të Vlorës, në vendin e së cilës, pas shembjes, u ndërtua qendra e dyqaneve me emrin ‘Vetëshërbimi’. Pas saj gjendet Pazari i Vjetër dhe dyqanet e lëkurëpunuesve të Vlorës. Në shekullin XVII është përmendur nga kronikiani i njohur turk, Elvia Celebi. Xhamia e Tabakëve gjendet edhe në materialet historike të viteve 1930 dhe 1950-’60.

Edhe “Euronews” flet për sëmundjen e kryeministrit – Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Pas lajmeve se kryeministri Rama ishte sëmurë, edhe mediat e huaja duket se kanë folur rreth shëndetit të kryeministrit tonë. “Euronews” në versionin gjerman ka përshkruar protestën e djeshme të opozitës para parlamentit në Tiranë, duke cituar edhe mediat shqiptare që flisnin për shëndetin e kreu të qeverisë.



Shkrimi:

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan sërish protesta kundër qeverisë kanë, para parlamentit. Protestuesit u përpoqën të thyejnë bllokadën e policisë para hyrjes në ndërtesë.

Ndër të tjera, protestuesit akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar,” tha protesta Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të largohet.”

“Mbi të gjitha, ne duam lirinë e shprehjes,” thotë demonstruesi Selman Isufi. “Përveç kësaj, duam që Rama të largohet, ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”.

Ndërkohë, pati raportime për probleme të zemrës Rama, për shkak të së cilës ai do të trajtohej në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen e mandateve të tyre parlamentare në shenjë proteste.

Ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur

E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë Leyla Moses-One ka dhënë një mesazh të gjithë kritikëve të reformës së drejtësi në Shqipëri.

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zonja Leyla Moses-One ka deklaruar se: “Shqipëria të bëjë progres në reformat e saj. Janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, sundimi i ligjit, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Lajm i mirë është se po ecën në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi është në rrugë e sipër, do t’i falë Shqipërisë një drejtësi transparente”.

Sipas Leyla Moses-One, Rusia është një nga kërcënimet për vendet e NATO-s, por jo e vetmja. SHBA-të vijoi ajo, janë të angazhuara të mbrojnë vlerat e aleancës.

Express: Edi Rama flet për tokën e Kosovës sikur për stepat ruse

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për Neue Zurcher Zeitung, ka folur për korrigjimin e kufijve si pjesë e marrëveshjes Kosovë –Serbi, nëse dy palët pajtohen. Edhe pse ky opsion kundërshtohet gjerësisht në Kosovë dhe në bashkësinë ndërkombëtare, Rama pa asnjë ndjeshmëri ka thënë se shkëmbimi i territoreve është diçka e natyrshme, sikur të ishte toka e Kosovës ndonjë territor i largët i Rusisë gjigande.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, asnjëherë nuk e ka fshehur se përkrahë idenë e Hashim Thaçit, për korrigjim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, madje i ka quajtur edhe gomar ata të cilët i thonë Thaçit tradhtar.

Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ, ai ka thënë se ky ndryshim i kufijve ndodh natyrshëm.

“Kjo është një gjë e natyrshme,” është shprehur ai ndërsa ka theksuar se kufijtë e Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoni janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Njëkohësisht Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

”Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia”, thotë ai.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për një vijë të re kufitare që do të ishte e mundshme.

“Kufijtë etnikë duhet absolutisht të shmangen”, pohon ai ndërsa sugjeron që nëse ka ndonjë gjë për të thënë, Shqipëria do ta mbështes çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama nga zviceranja NZZ, është cilësuar si provokues kur vitin e kaluar ai propozoi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët, të jenë njëzëri Bashkim Shqiptar ku mund të bashkonte shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.

Megjithatë, sipas Afrim Krasniqit, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, kjo është vetëm një përafrim i dukshëm.

Sipas tij takimet e përbashkëta të qeverive deri më tani kanë prodhuar rezultate pak konkrete.

“Kjo ishte kryesisht propagandë”.

Ai ka thënë se emërimi i ministrave kosovarë ishte vetëm një vendim simbolik, sepse qeveria shqiptare nuk mori ndikim në Kosovë.

“Këta ministra janë shumë të panjohur në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi për NZZ.

Sa i përket çështjes së quajtur Mini-Schengen në Ballkan për heqjen e kufirit me Kosovës e Shqipërisë, sipas Edi Ramës, nuk është vetëm kufiri me Kosovën që duhet të preket.

“Ne duam të prezantojmë modelin Schengen në kontrollin kufitar në të gjithë rajonin”.

Megjithatë, kjo ndodh vetëm në lidhje me procesin e afrimit me Bashkimin Europian thotë ai.

“Ne duam të jemi pjesë e Europës dhe një ditë pjesë e sistemit Shengen”.

Ai i quan përpjekjet për të zbutur kontrollet kufitare një “qëndrim proaktiv ndaj të ardhmes”.

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe një interpretim i problemit shqiptar – Nga DRITAN HOTI*

 

Bashkëpunimi apo marrëveshjet ndërmjet fuqive të mëdha apo superfuqive qëndrojnë si një ligj i pandryshueshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndërkohë që funksionaliteti i një bashkëpunimi të mundshëm kushtëzohet jo vetëm nga përkimi i interesave apo objektivave reciproke, apo edhe nga tradita edhe filozofia si përfaqësuese në trajtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare e superfuqive apo fuqive respektive.

Zgjedhja e Donald Trump-it si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, supozimet për ndërhyrje subversive, por të sofistikuara ruse në funksion të fitores së tij si dhe inicimi i një hetimi të posaçëm nga prokurori special Robert Muellersi dhe ekipit të tij, të mandatuar nga institucionet amerikane, ngriti një valë spekulimesh e aludimesh në lidhje me kursin e ri të politikës së jashtme të administratës së re amerikane. Ndërsa në Europë dhe në rajone të tjera të botës, shqetësimi kishte të bënte me çështje të skemave të mëdha të diplomacisë botërore, e tillë, natyra, uniteti si dhe sfidat e reja të NATO-s, politika e re aziatike, amerikane apo modifikimet e qëndrimeve përkundrejt realiteteve komplekse të Lindjes së Mesme; përbrenda hapësirës shqiptare, në Shqipëri, më shumë sesa në pjesët e tjera të kësaj hapësire, u ngritën pretendime në formën e spekulimeve se një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi mund të diktohej më shumë se gjithçka tjetër nga një “koordinim” amerikano-rus si një risi në diplomacinë botërore, e cila ndërlidhej me situatën postzgjedhore presidenciale të 2016 në SHBA. Ndërkohë që në Shqipëri këto spekulime i detyrohen më shumë se gjithçka tjetër një kombinimi të një paditurie me një lloj dëshire dashakeqëse të disa “aktorëve”, të cilët një prirje e tillë do t’i rikonfrontonte në pozitat e tyre ende të pacenuara, në vigjilje procesesh juridike, të cilat në sfond kanë ndryshimin e rregullave të politikës aktuale.

Me të gjitha gjasat, nëpërmjet operacionit të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka pasur për synim më shumë se gjithçka tjetër nxitjen e një turbullire në SHBA në formën e një ndasie të brendshme. Duke vepruar sipas traditës së shtetarëve tradicionale rusë, pra i motivuar nga një hakmarrje historike, sipas së cilës SHBA-të duhej të mbaheshin si përgjegjës kryesorë për shthurjen e fuqisë dhe influencës së Rusisë leniniste si dhe zhvendosjen e pranisë së saj rrotull kufijve aktualë të Rusisë, Vladimir Putini nuk i kalibroi pasojat e këtij operacioni në një perspektivë afatgjatë. Një ndërhyrje e tillë do ta përballte atë dhe Rusinë me një reagim të institucioneve, pra, demokracisë amerikane, duke e shënjuar gjithashtu atë në memorien po të shoqërisë amerikane si një ngjarje që do të ushqejë natyrën e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në vitet apo dekadat e ardhshme.

Dhe paradoksalisht në këto momente, kur ende nuk është mbyllur hetimi përfundimtar për Presidentin Trump dhe bashkëpunëtorët e tij përkundrejt mundësisë së pikëtakimeve të mundshme të tyre dhe “misionarëve” të Kremlinit, raportet amerikano-ruse janë në pikën e tyre më të ulët, që nënkupton pozitat e ngrira konfliktuale.

“Peng” të traditës së tyre, mendësitë mbizotëruese te të dyja shoqëritë, e bënin të vështirë kuptimin reciprok të filozofisë dhe normave nëpërmjet, të cilave trajtohen problematikat komplekse të diplomacisë ndërkombëtare. Teksa Vladimir Putini projektonte ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016, duhet të përllogariste se cili do të ishte rezultati, përmbysja e një tradite e mendësie kërkonte të njëjtën hapësire kohore, që prej kur ajo ekziston ose mund të jetë thjesht mision i pamundur.

Rezultoi se aktualisht, pothuajse të gjitha dosjet e diplomacisë botërore, duke startuar nga problemet me Iranin, duke kaluar në krizën e tejzgjatur, por vendimtare në Ukrainë, duke kaluar tek ajo e Venezuelës apo rritja e potencialit ushtarak amerikan në Poloni si dhe në zona të tjera strategjike në Europë, të gjitha sfidat e sipërpërmendura, duke përfshirë edhe problemin Kosovë-Serbi, nuk janë kurrsesi një nënprodukt i ndodhive aktuale, por prodhime të një procesi historik, i cili tashmë ka kaluar në një etapë pasuese. Premisat e mësipërme në lidhje me ecurinë dhe rezultatet e këtij procesi shmangin spekulimet për një koordinim të fshehtë amerikanorus apo atë të një lobingu “intensiv” të Serbisë pranë elementëve kyç me një peshë caktuar në administratën Trump në trajtimin e ecurisë së problemit shqiptaro-serb, i cili mishërohet në marrëdhëniet Kosove-Serbi si dhe projeksionet për një marrëveshje definitive. Në këtë drejtim, SHBA-ja dhe Rusia do të reflektojnë traditën dhe filozofinë autentike të trajtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të kombinuara me interesa të mirëfillta gjeopolitike. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta miratonin një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, në të cilën do të reflektohej një zgjidhje që u shkon për shtat skemave gjeostrategjike të Amerikës në rajon, e cila në thelb synon integrimin e rivalëve problematikë në NATO si dhe në BE, si garant i ruajtjes të një strukture rajonale të mbështetur në ekuilibra reciprokë si dhe detyrimet e aderimit po në këto aleanca.

Mirëpo, duke iu përmbajtur traditës e filozofisë amerikane, i gjithë ky proces i zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi nuk duhet të pasqyroje kurrsesi kalkulimet e një sipërmarrje të pastër të real-politikës, ku gjithçka vërtitet mbi përfitimet dhe rikompensimet, por edhe duhen të marrë në konsideratë disa norma të etikës që asociohen jo vetëm me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me vullnetet popullore, megjithëse se sfidat në Ballkan janë të veshura me dukuri specifike.

Rusia, nga ana e saj, do t’i peshojë gjasat dhe rezultatet e një marrëveshjeje KosovëSerbi në mënyrë strikte në përshtatje me pikëpamjen e saj gjeopolitike ndaj Ballkanit, e cila orientohet mbi këto hipoteza: -Në përfundim të kësaj marrëveshje, do të rrezikoheshin pozitat e influencës aktuale ruse në Serbi, si pika e saj kryesore mbështetëse në Ballkan?

-A do t’i shërbente kjo zgjidhje shtrirjes dhe konsolidimit të skemave amerikane në Europë?

Në kontrast me SHBA-në, Rusia privilegjon në këto raste më tepër një analizë si dhe një përfitim strategjik gjakftohtë sesa një marrje në konsideratë të asaj që quhet si qëndrimi popullor në përcaktimin e marrëveshjeve vendimtare. Për më tepër, nëse mundësia përvijohet, diplomacia ruse do t’i paraqesë precedentët e rastit të Kosovës si një referencë për problematikat gjeopolitike rrotull saj, në zhvillim e sipër.

Fuqitë demokratike të globit, e tillë SHBAtë, shquhen për nga një karakteristikë, krahasimisht me fuqitë jodemokratike, atë të kontinuitetit të traditës. Të mbështetura mbi norma e principe demokratike prej ku buron edhe mendësia e të vepruarit edhe në politikën e jashtme, pra, filozofia e tyre e marrëdhënieve ndërkombëtare, cilado qoftë përmasa e ngjarjes dramatike që përjetohet, vazhdimësia në trajtimin e sfidave të politikes së jashtme nuk ndërpritet. Ato shihen si etapa të caktuara të një procesi historik dhe shqyrtohen duke u mbështetur mbi norma që përbëjnë traditën dhe filozofinë e politikës së jashtme amerikane. Nëpërmjet këtij filtri po kalojnë të dyja proceset, me të cilat po përballet bota shqiptare; ai i një zgjidhjeje të pranueshme dhe përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi si dhe ai i ecurisë së Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Që të dyja proceset, për nga natyra e sfidës, diferencohen nga njeri-tjetri. Nëse në rastin e Kosovës përmbajtja e sfidës imponon edhe nuanca pragmatike, në atë të Shqipërisë maniera të tilla nuk përfshihen. Aty bëhet fjalë për institucione të reja në një drejtësi të re, për të përmbysur ligjësitë e vjetra dhe antihistorike të politikës se tranzicionit shqiptar. Kjo sipërmarrje po realizohet nëpërmjet etapave të pandërprera dhe me një qëndrim të pandryshueshëm nga SHBA-të, duke i rrezuar një nga një spekulimet dhe aludimet, të cilat rrjedhja e ngjarjeve po i minimizon hap pas hapi, duke iu afruar kësisoj çeljes së etapës përfundimtare, asaj të “spastrimit” politik, e cila parashikohet të jetë unike.

*Pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Sërish tension para parlamentit shqiptar

Në Shqipëri rikthehen situatat e tensionit para parlamentit ku opozita është mbledhur sërish në protestë kundër qeverisë, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa në sallë vijon seanca e radhës, qindra forca policie kanë rrethuar zonën përreth duke bllokuar dhe hyrjet në rrugët që lidhen me parlamentin.

Përqëndrimi më i madh i forcave të Rendit është në hyrjen kryesore, ku ka patur disa herë përpjekje të një grupi protestuesish për të çarë kordonin e sigurisë, ndërsa tymuese dhe shashka hidhen herë pas herë në drejtim të oborrit të parlamentit. Përpjekjet janë sprapsur vetëm me qëndresën e policisë e cila, në protestat e mëparshme ka përdorur dhe gazin lotsjellës dhe pompat e ujit.

Që prej muajit shkurt, opozita është larguar nga parlamenti duke hequr dorë në grup nga mandatet e deputëtevë të saj. Tre prej tyre megjithatë nuk i janë bindur këtij vendimi, sikundër dhe 14 përfaqësuesë të saj, emrat e të cilëve ishin në listat e kandidatëve në zgjedhjet e viti 2017. Sot 3 deputetë të rinj bënë betimin. Mes tyre dhe zoti Ralf Gjoni, i Lëvizjes socialist për Integrim (LSI), ish Sekretari për Marrëdhëniet ndërkombëtare të kësja Partia dhe ish këshilltar i zotit Ilir Meta, kur ky i fundit ishte Kryetar i Parlamentit.

Ndërsa po dilte nga banesa e tij, zoti Gjoni, u sulmua sot nga një person, i cili i hodhi bojë në fytyrë. Duke folur për ngjarjen, në hyrje të parlamentit, zoti Gjoni deklaroi se “ai apo ajo që kanë urdhëruar këto sjellje rrugaçësh nuk mund të më frikësojnë”.

Karaxhiç: Populli serb dhe unë kemi fituar tashmë

BEOGRAD, 21 MARS – “Populli serb dhe unë kemi fituar tashmë. Republika Srpska u krijua dhe populli serb është i lirë në shtetin e vet”. Kështu thotë Radovan Karaxhiç, ish kreu i serbëve boshnjakë, i cili dje u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë për gjenocid, krime lufte dhe kundër njerëzimit. Në një mesazh të besuar avokatit të tij Marko Sladojeviç dhe transmetuar nga televizioni i Republika Srpska, Karaxhiç thotë se vuajtja e tij është më e vogël se ajo e të tjerëve. “Mijra dhe mijëra të rinj kanë ndërtuar Republika Srpska me jetën e tyre, shumë prej tyre janë bërë invalidë të luftës, vuajtjet më të mëdha kanë përjetuar nënat, fëmijët e të cilëve, shumë shpesh vetëm fëmijë, dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit serb. “Këto janë vuajtjet e vërteta” – tha Karadzic, siç raportohet nga avokati i cili pas dënimit foli me të për gjysmë ore. Karaxhiç flet për “hakmarrje të padobishme” të Tribunalit të Hagës, i cili për të, tani i moshuar, nuk do të ketë efekt.

Mediat në Shqipëri: Rama shtrohet në spital në Berlin

Prej 3 ditësh Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është shtruar në spital.Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga njerëz pranë Ramës dhe burime nga Berlini.

Meta në takimin me gratë aktiviste: ‘Jo amnisti për dhunuesit në familje’

Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.

Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.

‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati.

Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.

Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.

E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.

SYRI.net do te ju sjelle lajme te tjera ne lidhje me semundjen e Rames,

Deklaratat e Metës për lënien e mandatit, jehonë në mediat botërore

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë deklaratës së Presidentit Ilir Meta në Pogradec, nga ku u bëri thirrje palëve për të gjetur zgjidhje për daljen nga kriza.

Gazeta prestigjioze “New York Times”, televizioni “Fox News”, “Washington Post”, kanë pasqyruar qëndrimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Meta deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”.

Artikulli i plotë i Associated Press

Presidenti shqiptar tha të mërkurën se do të ishte gati të japë dorëheqjen nga posti i tij – ose edhe të veprojë si ish-Presidenti kilian Allende, – nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike të vendit të tij.

Ilir Meta tha se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje, ai ishte i gatshëm të japë dorëheqjen nëse ai “ishte i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide”.

Megjithëse Meta u zgjodh dy vjet më parë me votat e Partisë Socialiste të majtë, ai nuk ka qënë në qetësi me qeverinë që nga ajo kohë.

Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka dhënë dorëheqjen nga mandatet e saj parlamentare dhe po mban protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohëshme.

Duke folur me gazetarët në qytetin lindor të Pogradecit, Meta gjithashtu e krahasoi veten me presidentin kilian Salvador Allende, i cili vrau veten në vitin 1973 ndërsa trupat rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak.

Meta tha se do të ishte gati të “sakrifikojë jetën time si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që do ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas”.

Opozita nuk ka dëgjuar thirrjet nderkombetare që të mos nxise dhunën dhe të ulet për bisedime me qeverinë.

Gjatë pesë tubimeve në një muaj, mbështetësit e opozitës kanë përdorur bomba dhe predha me tym që të përpiqen të hyjnë në parlament ose ndërtesat e qeverisë. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë. Një miting i ri është planifikuar për të enjten.

Socialistët drejtues kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Disa nga vendet e liruara nga opozita janë zëvendësuar nga të tjerët nga listat e saj, por shumë prej tyre mbeten bosh.

Socialistët thonë se opozita nuk po ndihmon përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Brukseli do të vendosë në qershor nëse do të fillojë negociatat e plota të anëtarësimit me Shqipërinë.

 

Promovohet libri i Aleksandër Meksit “Xhamitë e Shqipërisë”

Instituti “Yunus Emre” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shtëpinë Botuese “Plejad”, zhvilluan aktivitetin e promovimit të albumit (librit) me titull “Xhamitë e Shqipërisë”, me autor studiuesin Aleksandër Meksi, raporton Abadolu Agency (AA).

Të pranishmit në aktivitet, studiues dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, folën rreth rëndësisë që ka botimi “Xhamitë e Shqipërisë – Historia, Arkitektura, shekulli XV-XIX”.

Në fjalën e tij, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se kjo vepër shërben për t’i dhënë një mendim brezit të ri në lidhje me të kaluarën e përbashkët mes dy vendeve dhe të ardhmen.

TIRANË (AA) – Instituti “Yunus Emre” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shtëpinë Botuese “Plejad”, zhvilluan aktivitetin e promovimit të albumit (librit) me titull “Xhamitë e Shqipërisë”, me autor studiuesin Aleksandër Meksi ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

“Shteti Osman, në rajonin gjeografik ku sot ndodhet Republika e Shqipërisë ku për gati 500 vjet radhazi ka qenë i pranishëm, ka realizuar punime ndërtimore gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Në këtë periudhë, është verifikuar se në Shqipëri si vepra publike dhe vakëfe janë ndërtuar rreth 1.015 monumente arkitekturore. Ndër veprat kryesore të kësaj kategorie mund të përmendim kalatë, urat, pazaret, shkollat, hamamet, hanet, konakët qeveritarë, teqet, tyrbet, kullat e sahateve, shtëpitë shumëdritarëshe në Berat dhe Gjirokastër”, u shpreh Yörük.

Ambasadori Yörük theksoi se Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë punojnë për rikonstruksionin e këtyre veprave “që ne i konsiderojmë si trashëgimi të përbashkët kulturore”.

“Kjo vepër ka cilësinë si libri i parë që flet për historinë, arkitekturën dhe botëkuptimin estetik të xhamive në Shqipëri. Uroj që përveç shqipes kjo vepër të përkthehet edhe në turqisht dhe anglisht, me qëllim që të shndërrohet në një burim me përmasa ndërkombëtare për të gjithë historianët, arkitektët, arkeologët, historianët e artit, apo edhe për lexuesit e tjerë që kanë interes”, u shpreh Yörük.

Ndërsa autori i librit, Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i Shqipërisë, në fjalën e tij tha se libri mbi Xhamitë e Shqipërisë është ripunimi, plotësimi, përmirësimi i një botimi të mëparshëm me të dhëna më të plota dokumentare, me ilustrime më të shumta, sipas tij, në dobi të njohjes më të mirë të kësaj trashëgimie të rëndësishme në lëmin e arkitekturës.

“Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë tonë dhe të ndërtimeve në veçanti. Me studimet është arritur të njihen më mirë dhe kontributi i arkitektëve dhe ndërtuesve shqiptarë, si në atdheun e tyre ashtu dhe në qendrat e Perandorisë Osmane”, theksoi Meksi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, i cili tha se veprat që mund t’i lënë të ardhmes janë librat.

“Sot në momentin që mundohemi të kërkojmë një dokument që na duhet për t’u informuar, kërkojmë librat që janë shkruar para 100 vjetësh. Kjo tregon që është trashëgimia më e madhe që u lihet të rinjve tanë”, tha Demirbaş.

Libri në gjuhën shqipe i cili trajton arkitekturën e xhamive në Shqipëri është botuar nga Shtëpia Botuese “Plejad”.

Kushtet paraprake të zgjidhjes së krizës ! Nga Romeo Gurakuqi

Ka vetem nje zgjidhje te krizes politike qe po kalon vendi yne:

Doreheqja e Kryeministrit dhe e qeverise se tij eksperimentale,

zhvleftesimi i te gjitha veprimeve te paligjshme procedurale te kryera nga mazhoranca ne kundershtim me kushtetuten,

kodin zgjedhor dhe me parimin e sovranitetit politik, pas dates 25 shkurt 2019,

thirrja e tryezes se zgjeruar te partive,

nen garancine e disa intelektualeve te spikatur,

tryeze qe do te percaktoje parimet e formimit te qeverise tranzitore,

rruget e rikthimit te legjitimitetit dhe funksionalitetit te Parlamentit,

do te percaktoje karakteristikat e kryeministrit te ri dhe kohezgjatjen e qeverise se re te tij,

e cila do te balancoje territorialisht, politikisht dhe institucionalisht shtetin qe perçudnuan rilindasit.

Ndryshe, kriza do te thellohet,

krijimi i dy pushteteve politike paralele do jete i pashmangshem,

dezintegrimi i pushtetit vendor do te jete nje vendim i pakthyeshem,

zhvillimi ne kohe i zgjedhjeve lokale praktikisht i pamundshem dhe hapja e negociatave nje enderr e dimrave te ardhshem.

Edi Rama me “dashnoret e vdekjes”,

qe e shoqerojne ate me arme kimike ne dore,

ne marrezine e qendreses kunder popullit opozitar,

mendjefyckat socialiste, qe i rrine perbri pushtetit te tij, mund te mos e kuptojne udhen ne te cilen e kane futur vendin.

Problemi eshte se ata jane pergjegjesit kryesore te situates se krijuar dhe koha e tyre nuk mund te zgjase me!

Tanime eshte e qarte, se se bashku me Edi Ramen, do te ikin te gjitha ata qe heshten, vallezuan dhe u fshehen,

kur detyra i therriste te ishin me publikun,

ne mbrojtje te institucioneve kushtetuese,

ne eliminimin e vuajtjeve dhe tensioneve,

qe prodhoi mazhoranca e zgjedhjeve te vjedhura!