VOAL

VOAL

Më 6 maj 1405 lindi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve

May 6, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Bardhi 10 years ago Reply

    Unë ju falenderoj thellsisht ju të VOAL.CH për nderimin e Gjergj Kastriot Kujtesën e datë lindjen, në një kohë anarkie të organizuem me djallzi e të planifikuem nga basha-rama te shpella e sorosit!
    Derisa të deshifrohen kodet e bandave të tyne – retë nuk do të zhduken, por në drejtime tjera do e bunkerizojn Shqipninë sepse të gjitha lëvizjet e dy liderve kordinohen jashta Shqipnis.

Komentet

Zgjedhjet e 9 maji- Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Jam i pavarur, i kam shtrirë dorën gjithë partive opozitare

Aktori dhe aktivistiC ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Binaj deklaroi se do të garojë si kandidat i pavarur, duke qëndruar në të njëjtin qëndrim që kishte shprehur edhe në nëntorin e kaluar, kur zgjedhjet u anuluan

Ai bëri të ditur se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët, pavarësisht dallimeve në mënyrën se si ato synojnë të arrijnë objektivat e tyre.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj. BW

Erjon Vishkulli në Facebook: Pas çdo shqiptari qëndron një histori sakrifice, një zemër që nuk dorëzohet dhe një krenari që nuk blihet me asnjë çmim

Ka reaguar sot në Facebook Erjon Vishkulli, djaloshi 28 vjeçar që nuk mungoi asnjë ditë në protesta i cili u qëllua me plumb gome në sy. Pamjet e lëndimit të tij me fytyrë të mbuluar nga gjaku bënë bujë në rrjetet sociale dhe solidaritet të madh qytetar ndaj Erjonit. Erjoni u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin Genelli, Romë dhe çdo gjë ka shkuar mbarë.

Erjon Vishkulli ka përfunduar studimet për gazetari dhe është një figurë e njohur si pjesë e grupit të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” dhe figurë e njohur si i ri protestues.

Në rrjetin social sot Erjon Vishkulli shkruante:

“Shqiptari nuk kërkon mëshirë, kërkon respekt e dashuri ! Sepse pas çdo shqiptari qëndron një histori sakrifice, një zemër që nuk dorëzohet dhe një krenari që nuk blihet me asnjë çmim 🙏🇦🇱❤️“

Voal.ch i uron Erjon Vishkullit shërim të plotë dhe kthim tek protesta si burim frymëzimi sepse pa Rini nuk ka Shqipëri!

 

UGSHPD: SPAK I DHA SHAH… (Shumë interesant fakti që kryeministri ndodhej në të njëjtën ditë në Shtëpinë Shahut) 

Me gurët e bardhë dhe me lëvizjen e ushtarit një kuti përpara nga kjo mënyrë e hapjes së lojës prej kryeministrit në simultanen e sajuar (100% edhe jashtë lexuesve të konspiracionit), për shahistët skema e lojës quhet një strategji mbrojtëse ose i ke lë mesfushën kundërshtarit në mënyrë që t’i lexosh atij sulmin.
Apo të kujtosh atë çka shkruhet:–“Shahu nuk është një lojë lëvizjesh, por art i të menduarit disa hapa para.”

Ne nuk e dimë ende mirë deri tani se kush mbërriti më parë në veshët dhe sytë e dëgjuesit si lajm më parë.

A ishte njoftimi i SPAK-ut për çështjen “Albanian Files”?

Apo lëvizja një kuti e ushtarit të bardhë gjatë simultanes në të njëjtën ditë më 6 Nëntor, 2026 u bë nga kryeministri dhe u dha si një shenjë nga ana e kryeministrit Shtëpia e Shahut gjatë një veprimtarie me pjesëmarrës të Komitetit Olimpik Shqiptar për të pritur lëvizjen tjetër nga Struktura e Posaçme e Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prap mbetet interesant fakti që po zhvillohej në Simultane dhe se me rregullat e lojës sipas FIDE-s shkruhet dhe njihet se; “Objektivi i secilit lojtar është që të sulmojë mbretin kundërshtar deri në atë mënyrë që kundërshtari të mbetet pa mundësinë e lëvizjeve të ligjshme.”

Uauuu….!
Të jetë kaq e thjeshtë?

“Kundërshtari të mbetet pa mundësinë e lëvizjeve të ligjshme” ?!
Të ketë ardhur vallë koha?

 

Përsa kryeministri e ka bërë çeljen (lëvizjen e parë dhe me gurë të bardhë), fakti i dytë interesant mbetet se çfarë lëvizje do të na japë SPAKU pas saj…
Duhet që situatën komplekse na duhet ta kuptojmë fare thjeshtë.
Si në shah, në se do të kishim parasysh thënien e një shahisti të shquar shkruar me kujdes në muret e “Shtëpisë së Shahut” ku lexohet:-“Shahu nuk është një lojë lëvizjesh, por art i të menduarit disa hapa para.”

Sa për një ose disa hapa përpara gjërat bëhen edhe më të dukshme kur i analizon se në javën që u mbyll  KE i dorëzoi Progres Raportin Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Suksesi i tyre varet pikërisht nga disa reforma të rëndësishme siç janë përcaktuar tashmë nga skakiera gjeopolitike evropiane si;

1-Ulja e polarizimit politik në Kuvendin e Shqipërisë. Ku ndërtimi i një dialogu konstruktiv politik të jetë qëllimi dhe jo ndëshkimi disiplinor deputetëve opozitarë të mbetur si pasojë e  përplasjeve të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës.

2-Reforma Zgjedhore ku kërkohet kryerja e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhoreduke i adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

3-Drejtësia dhe Lufta Kundër Korrupsionit lidhet me disa aspekte si pavarësia e gjyqësorit nga politika ku KE-n kërkon ndalimin e presioneve politike dhe sulmeve personale ndaj magjistratëve dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Dhënien e dënimeve të formës së prerë për korrupsionin e lartë ku nga rezultatet e SPAK-ut, Shqipëria duhet të konsolidojë një historik solid të vendimeve përfundimtare të gjykatave (dënimeve) për zyrtarët e nivelit të lartë, si dhe të rrisë konfiskimet e pasurive të paligjshme. Dhe se menaxhimi i çështjeve në gjykata kërkon reduktimin e mëtejshëm të ngarkesës së çështjeve gjyqësore të prapambetura.

4-Liria e Medias dhe Shoqëria Civile janë dy momente që protesta ka zbuluar si shumë të rëndësishme në Shqipëri nga përplasja e pushtetit autokratik me qytetarët dhe studentët si dhe me shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Presioni i madh politik, pronësia në prodhimin mediatik dhe transparenca janë kushti për të kuptuar hapësirën e lirisë së veprimit të gazetarëve ku më së shumti ndjehen censura dhe vetëcensura. Raporti mes shtetit dhe privat në media ka zbehur rolin e interesit publik si dhe përfaqësimin e rolit të organizatave të shoqërisë civile në qoftë se ato në mos izolimit dhe letargjisë janë bërë palë me pushtetin në përcjelljen e interesave të tij përkundrejt shërbimeve ose ekzistencës.

Në vazhdim janë edhe disa pika të tjera që lidhen me Mbrojtjen e Mjedisit, Çështjen e Pronave si digjitalizimi i kadastrës dhe kompensimi që prej shpronësimeve të sistemit komunist, apo dhe vetë realizimet për t’i shërbyer Procesit të Zgjerimit dhe Rritjes së BE-së ku kërkohet zbatimi i agjendës së përcaktuar të reformave përshpejtimi i të cilave pas gjysmës së rrugës së përshkuar deri tani shpie në mundësinë për të përfituar plotësisht nga paketa financiare me rreth 920 milionë euro.

Në morinë e kësaj problematike tani na duhet të kuptojmë se a bëhet kjo së pari për Shqipërinë dhe shqiptarët apo për protagonizmin e dikujt me pushtet apo që kërkon pushtet?

 

Si mund ta kuptojmë vërtetë?

 

Kryeministri është në prag të lëvizjes apo po vazhdon gjoja  të rrokullisë çdo mëngjes sofrën e gurtë të dialogut?

 

Kjo mbetet ende e varur nga koha.

 

Koha e dëshirës për mos organizim dhe përçarje të protestës në 162 ditë që ka kaluar çdo formë provokimi ej ku sigurisht nuk mbeten pas mediat pranë qeverisë dhe propaganda 24/7, shihet nga ana tjetër jo me rolin që luajnë individët, por me përgjegjësitë që çdo shqiptar ka për ta mundur përpjekjen që mund të bëhet dhe bëhet për ta përçarë frontin e bashkuar qytetar me studentët e cila ka ndikuar sadopak në “çoroditjen” e  mendjes organizatore të protestës, aktivizmit, vullnetarizmit dhe kuptimit të mesazhit ku bashkimi dhe numrat në pjesëmarrje qoftë edhe me këngë apo me paqe janë shumëfish më të fuqishme se sa një polici e paguar, e pajisur dhe e lodhur. Masiviteti dhe pjesëmarrja pra bashkimi qytetar do ta mposhtin dhunën dhe çdo provokim tësaj.

 

Askush në media deri sot nuk ka komentuar dhe argumentuar dot dy pamje mbresëlënëse si shumë të tjera nga protesta.

E para një pensioniste që u tregonte vizualisht policëve dhe policeve përpara kryeministrisë sasinë e parave që ajo sikurse prindërit e tyre marrin çdo muaj?

Dhe policët në kordon mbrojtës të heshtur dhe pa fjalë sepse kush luan nga rreshti humbet vendin e punës.

Sa turp!

Por edhe më turp është një fakt tjetër që kalohet pa u vënë re. Jo thjeshtë ai mes grupeve që nuk e ruajnë dot tensionin pa e shfaqur përkatësinë dhe ngjyrimet në protesta, por tek përballja mes protestuesve dhe policisë.

Sa poshtë veç sa turpit?

 

Do të ishte një akt dhune apo dhe frymëzim po ta shihje me sytë e censurës shtetërore. Por përballja nuk është e  njëanshme.

Në tre javët e fundit është demonstruar dhunë mes palëve.

Policia është shtuar në forca mjete dhe pajime dhe ajo çka duket se nuk falet mes kësaj “Simultaneje” të kryeministrit apo ministrit të brendëshëm është përdorimi i flamurit kombëtar si simbol.

Në një kohë kur protesta e ka rrëmbyer me himn dhe me flamur që nga dita e parë kauzën se “Shqipëria nuk është për shitje”, tani çfarë i duhet një autoboti-ujëhedhësi të ardhur së fundmi të mbajë flamurin kombëtar në mes kësaj përleshje.

 

A është ky një provokim i hapur kundrejt aktit të përplasjes në protestë ndoshta nga një fishekzjarr apo molotov?

Çfarë torreje apo “kalaje” i paska mbetur policisë së shtetit pa marrë në emër të kryeministrit?

 

Në fakt kjo është vetëm tërheqje.

Ditën që lajmi se  SPAK është vënë në dijeni dhe pë bën hetime mbi çështjen “Albanian Files”, lëvizja ligjore ku shkruhet se:-“kjo procedurë penale është nën hetim”, kjo do të thotë se organet e zbatimit të ligjit ose ndonjë një agjenci tjetër është autorizuar dhe po mbledh informacione, prova dhe dëshmi, për të përcaktuar nëse është kryer një vepër penale dhe nëse duhet të ngrihen akuza.

Kjo nuk do të thotë se jeni fajtorë; thjesht tregon se çështja është ende në fazën hetimore dhe se po mblidhen faktet.

Dinamika është përcaktuar tashmë.

Pritet lëvizja.

Largimi apo Dorëheqja.

Pranimi i Humbjes apo deklarata pas saj u zure Mat…

Ajo që mund të kuptojmë nga kjo tej zgjatje deri tani është se pushteti i drejtuar nga kryeministri me dhunën e ushtruar, aktet administrative për rregullat në protestë, pagesën e policëve si bonus i shtypjes, arrestimet dhe shoqërimet e protestuesve, përçarjen, intimidimin, gjuhën armiqësore dhe të pamoralshme etj. ka përdorur taktikën e njohur “death by a thousand cuts”*.

Taktika e njohur “vdekja nga mijëra prerje” që është pikërisht realiteti dhe sjellja e qeverisë sot. Është shprehja që tregon për mënyrat se si kërkohet një dështim, një shkatërrimi i ngadalshëm, si shkaktohen vuajtja dhe dhimbja ku shumë probleme të vogla e të parëndësishme në dukje dhe pa të lënë përshtypjen u jepet e një goditje të vetme.

Vendosja e diktaturës

Kjo është strategjia simultane e kryeministrit.

Mbreti do të mbyllet në qoshen e detyruar.

Lëvizja e vetme është dorëheqja.

Përgatitja e terrenit.

Largimi….

____________

*Simultane Shahu ose e njohur si simul/simultaneus exhibition, është takim ku luhen njëkohësisht shumë ndeshje mes një Mjeshtri të Madh dhe një grupi lojtarësh shahistë kundër. që zhvillohet mes një Mjeshtri të Madh. Ajo është një ngjarje ku shpesh quhet edhe si sfidë e memories.

*FIDE- Federata Ndërkombëtare e Shahut e themeluar në Francë 1924 (Fédération Internationale des Échecs).

 
8 Nëntor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

SPAK regjistron kallëzimin penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze. Skema e ndryshimit të ligjeve dhe dhënia e lejeve (Dokumenti)

SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish. Burimet bëjnë të ditur se procedimi është regjistruar për disa vepra penale, por deri tani nuk ka emra personash të regjistruar si të dyshuar apo nën hetim.

Kallëzimi i gushtit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta. Ai mbështetet në materialet e njohura si “The Albanian Files”, që përmbajnë hartëzimin e resorteve në zonat e mbrojtura, si dhe në “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Screenshot 220
Screenshot 220

Në kallëzim kërkohet hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe krijimit të një grupi të strukturuar kriminal.

Kallëzuesit pretendojnë se bëhet fjalë për një model të përsëritur, ku ndryshohet ligji, miratohet një instrument i posaçëm planifikimi dhe më pas jepet leja përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga kryeministri.

Tre rastet kryesore që janë në fokus të kallëzimit janë Baks-Rrjoll, Divjakë-Karavasta dhe Zvërneci. Megjithatë, kallëzuesit i kërkojnë SPAK që hetimi të mos kufizohet vetëm në këto tri projekte. bw

Zvpresidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Në Shqipëri studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës dhe kërkojnë fundin e korrupsionit

Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm e të pavarur për pretendimet për abuzime policore.

Po ashtu, deputetja austriake ngre shqetësimin për raportimet se studentët dhe familjarët e tyre po gjobiten dhe intimidohen për ushtrimin e të drejtave të tyre.

Deklarata e plotë e Gudrun Kugler:

“Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet të respektohet plotësisht. Të rinjtë që dalin në rrugë për të kërkuar llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme në vendin e tyre meritojnë të dëgjohen, jo të përballen me forcën. Iu bëj thirrje protestuesve të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje.

Raportimet për përdorim joproporcional dhe të paligjshëm të forcës ndaj protestuesve, përfshirë të rinj dhe të mitur, janë thellësisht shqetësuese. Kemi marrë gjithashtu raportime se studentët dhe familjet e tyre po gjobiten dhe po intimidohen për ushtrimin e të drejtave të tyre, gjë që është po ashtu e papranueshme. Të gjitha këto pretendime duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, duke respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Dhuna dhe sulmet ndaj njerëzve dhe pronës nuk kanë vend në një demokraci dhe duhet të dënohen. Aktet që cenojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit nuk janë në përputhje me standardet moderne të të drejtave të njeriut.

Shqetësimet e ngritura nga protestuesit meritojnë përgjigje të besueshme. E ardhmja e Shqipërisë qëndron në rrugën demokratike dhe europiane, dhe kjo rrugë kërkon sundimin e ligjit, lirinë e tubimit dhe një luftë serioze kundër korrupsionit.

U bëj thirrje autoriteteve shqiptare, të gjitha palëve të përfshira dhe protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me drejtësi e në mënyrë paqësore. I bëj thirrje policisë t’i japë fund çdo forme intimidimi ndaj protestuesve dhe të zhvillojë një dialog të vërtetë me studentët, pedagogët dhe shoqërinë civile.” Panorama

Rama zhvat qytetarët me taksa, braktis arsimin e shëndetësinë: Buxheti 2027, makineria e grabitjes së shqiptarëve!

Buxheti 2027 rrit më tej barrën e taksave ndaj konsumatorit teksa shpenzimet publike lënë pas në kapitalin njerëzor. 62% e të ardhurave tatimore shtesë do të sigurohen nga TVSH-ja dhe akcizat, ndërsa tatimi mbi fitimin e bizneseve kontribuon me vetëm 2.4% të shtesës. Investimet kapitale rriten me 14.4%, duke përthithur mbi një të pestën e buxhetit, por financimi i arsimit rritet me vetëm 4%, ndërsa fondi i sigurimeve shëndetësore me 1.5%. Nuk parashikohet rritje e përgjithshme pagash në administratë, teksa 81% e fondeve shtesë për pensionet jepen si bonuse që nuk janë të sigurta në vijimësi. Deficiti buxhetor zgjerohet në 68.2 miliardë lekë në vitin 2027, megjithëse në nëntëmujorin 2026, buxheti regjistroi një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh, kryesisht për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve. Ekspertët vlerësojnë se kjo strukturë e buxhetit rëndon mbi konsumin dhe punën, ndërsa arsimi, shëndetësia dhe bujqësia mbeten të nënfinancuara.

Nga Blerina Hoxha – Monitor/

Buxheti i vitit 2027 do të mbështetet gjithnjë e më shumë te taksat mbi konsumin, që përballohen kryesisht nga qytetarët, ndërsa në shpërndarjen e fondeve publike, përparësi vazhdojnë të kenë investimet në infrastrukturën fizike, përkundrejt financimit relativisht të ulët të arsimit dhe të shëndetësisë.

Teksa konsumatorët do të kontribuojnë më shumë në rritjen e të ardhurave fiskale, shërbimet publike që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor nuk po përfitojnë të njëjtin ritëm zgjerimi të fondeve.

Sipas treguesve fiskalë nga projektbuxheti 2027, nga çdo 100 lekë të ardhura tatimore që qeveria parashikon të mbledhë në vitin 2027, rreth 42 lekë do të vijnë vetëm nga TVSH-ja dhe akcizat, kundrejt 40 lekëve në vitin 2026.

Në të kundërt, pesha e tatimit mbi fitimin e bizneseve do të ulet nga 7.6% e totalit të të ardhurave në 7.3% vitin që vjen. Nga rreth 55.4 miliardë lekë shtesë të ardhurash tatimore, 34.3 miliardë lekë, ose 62%, pritet të sigurohen vetëm nga TVSH-ja dhe akcizat, taksa që mblidhen drejtpërdrejt mbi konsumin dhe transferohen në çmime.

Në anën tjetër të buxhetit, shpenzimet publike parashikohen të rriten me 69.3 miliardë lekë në krahasim me vitin 2026, duke arritur në 976.1 miliardë lekë, shifër që për herë të parë i afrohet vlerës së 10 miliardë eurove.

Mbi një e treta e kësaj shtese do të orientohet drejt investimeve kapitale, të cilat rriten me 14.4%, duke arritur në 201.5 miliardë lekë. Ndërkohë, financimi i disa programeve të arsimit dhe shëndetësisë rritet më ngadalë se inflacioni i parashikuar prej 3%, duke kufizuar fuqinë reale të fondeve të disponueshme për këto shërbime.

Kjo pabarazi në ritmet e financimit është veçanërisht e rëndësishme për vendin tonë, që po përballet me tkurrjen e popullsisë, emigracionin dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Shqipëria vijon t’u kushtojë investimeve kapitale 20% të burimeve publike, shumë më tepër sesa vendet e krahasueshme të rajonit, teksa arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale marrin një peshë shumë të ulët.

Sipas Bankës Botërore, gjatë periudhës 2015–2024, këta tre sektorë përthithnin së bashku pak më shumë se gjysmën e shpenzimeve publike në Shqipëri, kundrejt 56% në Ballkanin Perëndimor dhe 71% në Bashkimin Europian.

Edhe në mbrojtjen sociale, një pjesë e konsiderueshme e fondeve shtesë për pensionistët do të shpërndahet përmes bonuseve, që nuk përbëjnë rritje të përhershme të pensionit bazë. Ndërkohë, financimi i kujdesit shëndetësor dhe arsimit bazë mbetet nën presionin e kostove dhe nevojave në rritje.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko, buxheti vijon të mbështetet në një model fiskal që rëndon kryesisht mbi konsumin dhe punën, ndërsa nuk adreson mjaftueshëm taksimin e pasurisë dhe luftën kundër evazionit fiskal të grupeve të mëdha ekonomike.

“Barra fiskale vijon të rëndojë mbi konsumin e gjerë dhe punën e ndershme, duke anashkaluar taksimin real të pasurisë dhe mbylljen e shtigjeve të evazionit tek oligopolet”, shprehet z. Soko.

Sipas tij, edhe investimet publike mbeten të përqendruara kryesisht në infrastrukturën rrugore, me kosto të larta për kilometër dhe me ndikim shpesh të diskutueshëm në produktivitetin afatgjatë të ekonomisë.

Ndërkohë, sektorë thelbësorë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia vijojnë të kenë financim të pamjaftueshëm.

Ekspertët shprehin shqetësimin se modeli i shpërndarjes së buxhetit shfaq deformim të raportit ndërmjet kontributit fiskal të qytetarëve dhe përfitimit që ata marrin përmes shërbimeve publike.

Image

Rritet pesha e taksave mbi konsumatorët, ulet ajo mbi fitimin e bizneseve

Buxheti i vitit 2027 do të mbështetet gjithnjë e më shumë te taksat mbi konsumin, ndërsa pesha e tatimit mbi fitimin e bizneseve në të ardhurat fiskale do të vijë në rënie.

Sipas treguesve fiskalë të projektbuxhetit 2027, të ardhurat nga TVSH-ja dhe akcizat do të zënë 41.7% të totalit të të ardhurave tatimore, pa përfshirë kontributet shoqërore dhe shëndetësore, nga 40.3% që parashikohen për vitin 2026.

Në vlerë absolute, qeveria parashikon të mbledhë 356 miliardë lekë nga TVSH-ja dhe akcizat në vitin 2027, nga 321.7 miliardë lekë në vitin 2026, me një rritje prej 34.3 miliardë lekësh, ose 10.7%. Tatimi mbi fitimin e kompanive pritet të sjellë 62.1 miliardë lekë, nga 60.7 miliardë lekë në vitin 2026, me rritje prej vetëm 2.2%.

Diferenca është e ndjeshme edhe në kontributin që këto kategori do të japin në shtesën e të ardhurave fiskale. Nga rritja prej rreth 55.4 miliardë lekësh e të ardhurave tatimore në vitin 2027, rreth 34.3 miliardë lekë, ose 62%, pritet të sigurohen vetëm nga TVSH-ja dhe akcizat.

Tatimi mbi fitimin do të kontribuojë me rreth 1.35 miliardë lekë, ose vetëm 2.4% të shtesës së parashikuar.

TVSH-ja, e cila është burimi më i madh i të ardhurave tatimore, përfshihet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve dhe përballohet në një masë të konsiderueshme nga konsumatorët.

E njëjta gjë vlen edhe për akcizat mbi karburantet, duhanin dhe pijet alkoolike. Për rrjedhojë, një pjesë e rëndësishme e financimit të buxhetit sigurohet përmes shpenzimeve të përditshme të familjeve.

Rritja e të ardhurave nga këto tatime lidhet pjesërisht me ndryshimin e normave tatimore që u bënë në Paketën Fiskale 2027. Arkëtimet buxhetore nga taksat mbi konsumin, ashtu si edhe vitet e shkuara, po vijnë në një masë të madhe nga rritja e çmimeve.

Image

Shqipëria, më e varur nga taksat mbi konsumin se mesatarja europiane

Struktura e të ardhurave fiskale në Shqipëri ndryshon ndjeshëm nga ajo e vendeve të Bashkimit Europian, ku një pjesë më e madhe e financimit të buxheteve sigurohet nga tatimet mbi punën dhe kapitalin.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për strukturën e taksave, në vitin 2024 tatimet mbi konsumin përbënin mesatarisht 26.8% të të ardhurave tatimore në BE. Për shembull, të ardhurat nga TVSH-ja në 27 vendet e BE-së zunë në vitin 2024 rreth 18.3% të të ardhurave tatimore, teksa në Shqipëri pesha e TVSH-së në të ardhurat tatimore është më shumë se 30%.

Në Shqipëri, vetëm TVSH-ja dhe akcizat parashikohet të sigurojnë 41.7% të të ardhurave tatimore në vitin 2027. Diferenca prej rreth 15 pikësh përqindjeje kundrejt mesatares europiane është domethënëse.

Sipas OECD-së, në vitin 2023, tatimi mbi fitimin përbënte mesatarisht 11.9% të të ardhurave tatimore në vendet anëtare, kundrejt 7.3% që parashikohet për Shqipërinë në vitin 2027.

Edhe struktura e tatimeve në vendet e OECD-së tregon një mbështetje më të shpërndarë mes burimeve të financimit. Në vitin 2023, TVSH-ja përfaqësonte mesatarisht 20.5% të të ardhurave tatimore, ndërsa taksat e tjera mbi mallrat dhe shërbimet 10.8%.

Së bashku, këto kategori siguronin 31.3% të të ardhurave, krahasuar me 41.7% që Shqipëria pret të mbledhë vetëm nga TVSH-ja dhe akcizat.

Image

Gjysma tjetër e të ardhurave, nga puna dhe taksat e tjera

Përveç tatimeve mbi konsumin dhe fitimin, rreth 51% e të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2027 pritet të sigurohen nga burime të tjera. Pjesën më të rëndësishme e përbëjnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Në vitin 2027, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale parashikohen në 107.4 miliardë lekë, ndërsa kontributet shoqërore dhe shëndetësore në rreth 210.3 miliardë lekë. Të marra së bashku, këto dy kategori përfaqësojnë rreth 37% të të ardhurave tatimore.

Në të ardhurat tatimore shtesë prej 55 miliardë lekësh, tatimet mbi punën përllogariten në 17.3 miliardë lekë, duke kontribuar me 31% të shtesës.

Një pjesë e këtyre detyrimeve paguhet drejtpërdrejt nga punonjësit, ndërsa një pjesë nga punëdhënësit. Parashikimet e buxhetit tregojnë se rritja e arkëtimeve fiskale në vitin 2027 do të mbështetet kryesisht te konsumi, ndërsa kontributi relativ i tatimit mbi fitimin do të vazhdojë të zvogëlohet.

Rishpërndarja defektoze

Buxheti i vitit 2027 parashikon një rritje të ndjeshme të shpenzimeve publike, por shpërndarja e fondeve vijon të favorizojë investimet në infrastrukturën fizike dhe forcat e luftimit, ndërsa arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor mbeten relativisht të nënfinancuara.

Nga rreth 69 miliardë lekë shtesë që qeveria planifikon të shpenzojë vitin e ardhshëm, mbi 25 miliardë lekë do të shkojnë për rritjen e investimeve kapitale. Në të kundërt, financimi i disa shërbimeve bazë rritet më ngadalë se inflacioni, duke kufizuar mundësitë për përmirësimin real të tyre.

Sipas projektbuxhetit, shpenzimet publike pritet të arrijnë në 976.1 miliardë lekë në vitin 2027, nga 906.8 miliardë lekë në planin e rishikuar të vitit 2026. Rritja prej 69.3 miliardë lekësh, ose 7.6%, krijon hapësirë për financim shtesë në ekonomi, por përparësitë e shpërndarjes tregojnë se investimet fizike vazhdojnë të marrin një pjesë të konsiderueshme të burimeve të reja.

Investimet kapitale parashikohen në 201.5 miliardë lekë, me një rritje prej 14.4% krahasuar me vitin 2026, pothuajse dyfishin e ritmit të zgjerimit të shpenzimeve të përgjithshme. Ato do të përfaqësojnë rreth 20.6% të buxhetit dhe 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pjesa më e madhe e investimeve orientohet drejt infrastrukturës së transportit, energjisë, mbrojtjes dhe projekteve të tjera ndërtimore. Në listën e projekteve me financim të brendshëm dhe të huaj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë administron rreth 75 miliardë lekë vitin që vjen, me rritje vjetore 23%, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka një buxhet prej 76 miliardë lekësh, me rritje vjetore 11%.

Vetëm për transportin rrugor janë planifikuar 35 miliardë lekë, për hekurudhat rreth 9.4 miliardë lekë dhe për transportin detar 10 miliardë lekë. Projekti i Portit të ri Tregtar në Porto Romano merr rreth 9.9 miliardë lekë financim në vitin 2027.

Këto investime mund të përmirësojnë lidhjet e transportit dhe kapacitetet logjistike, por përqendrimi i fondeve në projekte të mëdha fizike krijon një kontrast me ritmin e financimit të sektorëve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e fuqisë punëtore dhe produktivitetin afatgjatë.

Për z. Soko, veçanërisht tek arsimi, për të cilin financimi prej 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbetet më pak se gjysma e objektivit prej 5%, të premtuar prej vitesh.

Sipas tij, ky nivel është shumë më i ulët se mesatarja rajonale dhe nuk u përgjigjet nevojave për reformimin cilësor të shkollave dhe universiteteve. Shpenzimet e ulëta për kërkim dhe zhvillim dëshmojnë gjithashtu mungesën e një vizioni për formimin e një fuqie punëtore të kualifikuar, çka, sipas ekspertit, është një nga faktorët që nxit largimin e të rinjve jashtë vendit.

Një situatë të ngjashme ai evidenton edhe në shëndetësi, ku financimi prej vitesh luhatet në 2.9-3.1% të PBB-së, kundrejt një niveli prej rreth 7% që z. Soko e konsideron të nevojshëm.

Eksperti thekson se një pjesë e rëndësishme e fondeve shtesë shkon për pagesat e kontratave koncesionare dhe Partneriteteve Publike-Private, duke kufizuar burimet që mund të përdoren drejtpërdrejt për shërbimet shëndetësore.

Për pasojë, qytetarët vijojnë të përballojnë nga të ardhurat e tyre një pjesë të konsiderueshme të kostove të shërbimeve dhe medikamenteve bazë.

Image

Arsimi dhe shëndetësia, rritja e financimit gati sa inflacioni

Ekonomia e vendit dhe të ardhurat buxhetore kanë vijuar të rriten vit pas viti, mirëpo ato nuk kanë pasur një shpërndarje të barabartë ndërmjet sektorëve.

Për vitin që vjen, shpenzimet buxhetore do të rriten mesatarisht me 7%, teksa shpenzimet për arsimin dhe shëndetësinë rriten me vetëm 4%. Ndërsa investimet kapitale do të shënojnë rritje vjetore prej 14.4% në buxhetin e vitit 2027, financimi i programeve të arsimit dhe shëndetësisë zgjerohet me ritme shumë më të ulëta, pak më shumë se inflacioni.

Krahasuar me planin e këtij viti, financimi i Ministrisë së Arsimit në vitin 2027 është rritur me rreth 2.7 miliardë lekë, ose 4%. Rreth 1.2 miliardë lekë nga kjo shtesë shkojnë për arsimin universitar, ndërsa financimi i arsimit bazë dhe parashkollor ka rritje shumë më të ulët, me vetëm 1.6%.

Kjo shpërndarje është veçanërisht e rëndësishme në kushtet kur Shqipëria po përballet me tkurrjen e popullsisë, emigracionin dhe mungesën e punonjësve të kualifikuar.

Investimi në arsimin e hershëm, cilësinë e mësimdhënies dhe formimin profesional është rruga kryesore për të përmirësuar produktivitetin e brezave që hyjnë në tregun e punës. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria shpenzon për edukimin e hershëm vetëm rreth 0.08% të PBB-së, një nivel afërsisht dhjetë herë më i ulët se mesatarja e vendeve të OECD-së.

Situatë e ngjashme vërehet në financimin e shërbimeve shëndetësore. Sipas tabelave të projektbuxhetit, fondi i sigurimeve shëndetësore, që financon shërbimet shëndetësore, parashikohet të rritet nga rreth 69.3 miliardë lekë në vitin 2026 në 70.3 miliardë lekë në vitin 2027, ose vetëm 1.5%. Kjo rritje është sa gjysma e inflacionit të parashikuar.

Financimi i shëndetësisë duhet të përballojë jo vetëm nevojat për infrastrukturë dhe pajisje, por edhe kostot e personelit mjekësor, barnave, materialeve dhe trajtimit të pacientëve. Ndërkohë, projektbuxheti parashikon rritje të volumit të shërbimeve spitalore dhe trajtimeve të specializuara gjatë viteve të ardhshme.

Diferenca mes rritjes së fondeve për infrastrukturë dhe pajisje luftarake ngre shqetësimin se zgjerimi i kapaciteteve fizike mund të mos shoqërohet me të njëjtin përmirësim të shërbimeve, pa një kapital njerëzor të përgatitur dhe të arsimuar.

Pabarazia në shpërndarjen e fondeve është veçanërisht e dukshme në bujqësi.

Sipas z. Soko, megjithëse sektori gjeneron rreth 15% të PBB-së dhe punëson mbi 30% të fuqisë aktive punëtore, ai përfiton vazhdimisht më pak se 0.6% të PBB-së nga buxheti i shtetit.

Kjo mungesë mbështetjeje, sipas tij, po kontribuon në tkurrjen e blegtorisë, braktisjen e tokës bujqësore dhe rritjen e varësisë nga importet e produkteve ushqimore bazë.

“Në thelb, ky buxhet konsolidon privilegjet e sektorëve të lidhur ngushtë me kontratat shtetërore, ndërsa lë pa mbrojtje dhe pa perspektivë shtyllat e mirëqenies qytetare”, shtoi ai.

Image

2027 pa rritje të përgjithshme pagash, pensionistët mesatarisht 1,500 lekë shtesë në muaj

Buxheti i vitit 2027 parashikon rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve publike në nivele rekord, si dhe zgjerim të deficitit buxhetor, por pa një rritje të përgjithshme të pagave në administratën publike, ndërsa fondet shtesë për pensionet dhe bonuset përkthehen në një përfitim teorik mesatar prej rreth 1,500 lekësh në muaj për pensionistët e pleqërisë.

Rritja e të ardhurave do të mbështetet edhe nga paketa e re fiskale, e cila parashikon ndryshime në tatimin mbi dividendin, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe taksa të tjera, duke rritur barrën fiskale për kategori të caktuara biznesesh dhe konsumatorësh.

Megjithatë, zgjerimi i burimeve financiare në dispozicion të qeverisë nuk do të shoqërohet me një rritje të përgjithshme të pagave të administratës. Fondi i pagave për vitin 2027 parashikohet në rreth 122 miliardë lekë, vetëm 1.7% më shumë se në vitin 2026, ose një shtesë prej rreth 2 miliardë lekësh.

Kjo shënon ngadalësim të fortë krahasuar me vitin 2026, kur fondi i pagave u rrit me 12.8%, ose rreth 13 miliardë lekë. Përjashtim bëjnë kategori të veçanta, si punonjësit e Policisë së Shtetit, për të cilët parashikohen rritje të diferencuara të pagave.

Nga ana tjetër, për pensionistët, fondet e parashikuara për politikat e reja dhe bonuset rriten nga 11.6 miliardë lekë në vitin 2026 në 24 miliardë lekë në vitin 2027.

Shtesa prej 12.3 miliardë lekësh, nëse do të shpërndahej në mënyrë të barabartë mes rreth 673 mijë pensionistëve të pleqërisë që priten vitin e ardhshëm, do të përfaqësonte mesatarisht 1,529 lekë në muaj, ose rreth 18,350 lekë në vit për pensionist.

Por kjo shumë nuk është e barasvlershme me rritjen e përhershme të pensionit mujor. Nga financimi shtesë, 10 miliardë lekë shkojnë për rritjen e fondit të bonusit dhe vetëm 2.35 miliardë lekë për politikat e reja të pensioneve.

Rreth 81% e shtesës financiare lidhet kështu me bonusin, ndërsa vetëm 19% me politikat e reja të pensioneve.

Edhe pse buxheti parashikon më shumë para për pensionistët, pjesa dërrmuese e financimit shtesë nuk përfaqëson automatikisht një rritje të përhershme të pensionit bazë. Përfitimi konkret do të varet nga mënyra e shpërndarjes së fondeve dhe kategoritë përfituese.

Image

Deficiti në rritje për 2027, ndërsa qeveria nuk realizon shpenzimet e planifikuara

Qeveria ka planifikuar të rrisë më tej deficitin buxhetor në vitin 2027, në 68.2 miliardë lekë, nga 63.7 miliardë lekë që është programuar për vitin 2026, ndonëse të dhënat e realizimit të buxhetit tregojnë se institucionet nuk po arrijnë të shpenzojnë fondet që kanë në dispozicion.

Në fund të nëntëmujorit 2026, buxheti regjistroi një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh, rreth 45 miliardë lekë më shumë se niveli i planifikuar. Rreth 95% e kësaj diference erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve dhe vetëm 5% nga të ardhurat shtesë.

Për të realizuar deficitin e programuar vjetor prej 63.7 miliardë lekësh, qeveria duhet të kalojë nga suficiti prej 70.3 miliardë lekësh në fund të shtatorit në një deficit prej 134 miliardë lekësh vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit.

Megjithëse përqendrimi i shpenzimeve në fund të vitit është karakteristikë e buxhetit, përmasat e diferencës ngrenë pikëpyetje mbi realizueshmërinë e programimit fiskal.

Kontradikta bëhet më e dukshme tek investimet publike. Për vitin 2027, qeveria synon t’i rrisë ato me rreth 22 miliardë lekë, duke i çuar në 201.5 miliardë lekë, ndërkohë që në nëntëmujorin e vitit 2026 kishte realizuar vetëm 75.2% të planit të investimeve kapitale.

Planifikimi i një deficiti më të lartë nominal nuk përbën në vetvete problem për qëndrueshmërinë fiskale, pasi pesha e tij ndaj PBB-së mbetet rreth 2.3%.

Por të dhënat e ekzekutimit të buxhetit shtrojnë një pyetje më thelbësore: Sa realiste është të programohen vazhdimisht më shumë shpenzime dhe financime, kur një pjesë e fondeve të miratuara nuk arrin të kthehet në investime dhe shërbime publike?

Paaftësia për të ekzekutuar buxhetin u thellua më tej këtë nëntëmujor, duke vënë në pikëpyetje synimet e qeverisë për të rritur më tej barrën fiskale dhe të ardhurat buxhetore nëpërmjet saj, në një kohë kur aftësia për të shpenzuar këto fonde po përkeqësohet vit pas viti.

Qeveria, në vend që të rregullojë këtë anomali dhe t’i kthejë taksat në shërbime dhe investime për qytetarët, ka vendosur ta gjuajë sërish topin në njërin krah, duke rritur më tej barrën fiskale për vitin që vjen, të cilën do të duhet ta përballojnë qytetarët dhe ekonomia.

Ndonëse në Paketën e re Fiskale të vitit 2027 parashikohet ulja e TVSH-së së ushqimeve nga 20% në 6%, rritja e TVSH-së nga 20% në 21% për të gjitha produktet e tjera pothuajse e amortizon këtë ulje. Gjithashtu, bizneset do të tatohen për dividendin me 15%, nga 8% aktualisht.

Por, teksa qeveria po e rrit barrën fiskale në nivelin më të lartë në rajon, në anën tjetër po shfaqet defektoze në realizimin e shpenzimeve publike, duke u përkeqësuar vit pas viti.

Të dhënat historike tregojnë se raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka ndryshuar ndjeshëm. Në nëntëmujorin e vitit 2019, për çdo 100 lekë të mbledhura, qeveria shpenzonte rreth 101 lekë. Në vitin 2026, për çdo 100 lekë të ardhura shpenzohen vetëm 89 lekë.

Ndërsa shteti arrin të arkëtojë fondet e planifikuara nga taksat dhe burimet e tjera, një pjesë e shpenzimeve të programuara nuk realizohet brenda periudhës, duke shtyrë edhe efektet që këto fonde do të kishin në ekonomi.

Përmasat e mosrealizimit kundrejt planit ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e programimit buxhetor dhe aftësinë e institucioneve për të ekzekutuar fondet brenda afateve.

Ndryshe nga kursimet që mund të vijnë prej uljes së kostove administrative apo përmirësimit të eficiencës së shpenzimeve, mosrealizimi i investimeve publike sipas kalendarit të programuar krijon efekte negative në ekonomi.

Fondet e planifikuara për rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale dhe infrastruktura të tjera publike synojnë të financojnë projekte që gjenerojnë aktivitet ekonomik gjatë ndërtimit, përmirësojnë shërbimet dhe produktivitetin, si dhe nxisin rritjen ekonomike në periudhën afatgjatë.

Nëse në të kaluarën, sfida kryesore e financave publike ishte sigurimi i të ardhurave të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, të dhënat e viteve të fundit e zhvendosin vëmendjen kryesisht te kapaciteti për të realizuar shpenzimet e programuara dhe sidomos tek efektiviteti i fondeve të shpenzuara.

“Nga Rama nuk duam zgjidhje, kërkojmë vetëm largimin e tij!”, Orion Çela: Protesta është maratonë, jo sprint! Më 28 nëntor protestë masive, presim edhe diasporën

Studenti Orion Çela, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, deklaroi se protesta e studentëve vijon prej 161 ditësh, ndërsa problematikat ekonomike dhe kushtet e vështira të jetesës mbeten ndër arsyet kryesore të revoltës së tyre. Ai përmendi qiratë e larta, kushtet jo të mira në konvikte dhe detyrimin për të punuar për të përballuar shpenzimet, çka sipas tij i pengon studentët të përqendrohen te studimet.

“Unë kam punuar dhe studiuar që nga dita e parë”, tha Çela, duke shtuar se edhe prindërit janë të shqetësuar për shkak të dhunës policore, por kjo nuk i ka ndalur të rinjtë të vijojnë protestën.

 

Ai e cilësoi të papranueshme dhunën e policisë, duke pretenduar se më të dhunshëm janë kryesisht efektivët e rinj në moshë, ndërsa ata të një moshe më të madhe janë tërhequr më shumë. “Kjo është për të ardhur keq, sepse jemi të rinj dhe jemi ne ata që do ta gëzojmë Shqipërinë”, u shpreh studenti.

Çela theksoi se protesta kërkon këmbëngulje dhe nuk mund të pritet që të sjellë ndryshime brenda pak ditësh. “Ky nuk është sprint, është maratonë. Nuk mund të dalim dy ditë dhe të shpresojmë se Rama do të rrëzohet”, deklaroi ai.

Studenti bëri të ditur se të rinjtë po vetëorganizohen dhe se vendimet merren bashkërisht, pa pasur një kryesi që drejton protestën. Ai njoftoi gjithashtu se më 28 nëntor pritet të mbahet një protestë masive, ku shpresohet të ketë edhe pjesëmarrje nga diaspora.

Sa i përket kërkesave për dialog, Çela i cilësoi ato si shprehje të dëshpërimit të kryeministrit Rama. Sipas tij, dialogu nuk mund të vijë nga ata që i janë bashkuar protestës vetëm për një ditë. Ai paralajmëroi se Rama mund të përpiqet të përfshijë në skemat e tij politike edhe të rinj e studentë të angazhuar në Partinë Socialiste.

“Kërkesa për dialog, shenjëdëshpërimi nga Rama. Dialogu nuk vjen nga ata që kanë protestues sikur thuajse një ditë. Mund të vijojë nga skemat e politikës dhe Ramës që mund të fusë edhe të rinj e studentë që janë të angazhuar në PS, çfarë nuk pret nga ky kryeministër. Nga Rama nuk duam zgjidhje, për 13 vite nuk na ka zgjidhur gjë, nga Rama duam vetëm të ikë dhe qeveria që do të vijë të vijojë punën”, u shpreh studenti. bw

Kërkohet dorëheqja e Ramës- Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistence, lëvizja studentore ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj, duke kaluar në një strategji të re organizimi me dy protesta kombëtare në javë.

Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00. Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në qendër të qëndrimit të studentëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e konsiderojnë të panegociueshme. Organizatorët shprehen se, pavarësisht protestave të zhvilluara prej muajsh, deri më tani nuk kanë marrë përgjigjen që kërkojnë nga qeveria.

Në deklaratën e tyre, studentët theksojnë se janë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe se faza e re e organizimit synon të krijojë një lëvizje më të qëndrueshme dhe më të fuqishme.

Ndërkohë, bojkoti i procesit mësimor është duke vijuar.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për komunikim. Megjithatë, deri më tani kjo ofertë nuk ka sjellë ndryshim në qëndrimin e protestuesve, të cilët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e tyre kryesore.

Në mbështetje të studentëve janë rreshtuar edhe pedagogë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritet me kauzën e tyre.

Strategji e re, dy protesta kombëtare në javë

Në njoftimin e tyre, grupimi “Studentët n’protestë” bëri të ditur se vendimi për të zhvilluar dy protesta kombëtare në javë vjen pas një periudhe të gjatë qëndrese dhe synon t’u japë studentëve dhe mbështetësve mundësinë për të qenë më të organizuar.

Organizatorët kanë deklaruar gjithashtu se do të vijojnë të mbështesin edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, pavarësisht kohës dhe vendit ku ato organizohen.

Protesta e sotme pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për lëvizjen studentore, ndërsa mbetet për t’u parë se sa do të jetë pjesëmarrja dhe nëse tubimi do të shoqërohet me marshime apo forma të tjera reagimi.

Studentët u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve dhe qytetarëve që mbështesin kauzën e tyre t’u bashkohen në protestën e sotme, e cila nis në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, BW

UGSHPD: R-AMA  (Aty ku qëndrojnë bashkë Propaganda, Censura dhe Policimi*)

Shpresojmë që AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), ta lexojë. 
Shqetësimet i kemi ngritur edhe mbi pesë vite më parë dhe ja ku erdhëm sot.*
Por po e fillojmë me një shprehje popullore të Shqipërisë së Mesme që thotë:-“Fol me Neken!”, duke u nisur nga platforma e freskët e ekzekutivit:-“Fol me kryeministrin” sepse objektivisht ajo nuk qëndron dhe e dyta është një përsëritje brenda trazirës që ka shkaktuar jo thjeshtë keq qeverisja, por shteti i sëmurë nga korrupsioni.
Kjo platformë është një tjetër shterim gjetjesh e cila ekzalton vetëm patronazhistët, policët e ekranit dhe të tjerë spiunë duke u hequr barrën deputetëve të mazhorancës për shkak të paaftësisë dhe të infektuar nga ‘trushplarja ideologjike’ që ende nuk kanë sjellë asgjë nga platformat e më hershme të Besës, Pasqyrave e kush e di se çfarë tjetre që Diella është në gjendje të shpikë e “ndriçuar” nga idetë e mbrapshta me të cilat rilindësit dhe kreu i tyre ushqehen. 
Shprehja e kryeqytetase “Fol me Neken” e ka kuptimin “Bjeri Legenit” si të tillë pikërisht se ka dalë nga përvoja dhe i ka rezistuar kohës.
Është një shprehje në dy fjalë që e ka vendimin dhe veprimin.
Është gjithashtu një filozofi popullore pasi e ka komunikimin brenda humorit të cilin jo më pak e shtetëzuar qeveria kur i ushqen programet televizive me vënie në lojë të protestave.
“Bjeri Legenit”, ka qenë edhe motoja e shumë protestave në disa dhjetra vende të botës kur qytetarët në të katër anët e planetit dhe në pesë kontinentet e populluara kanë shprehur protestat për nivelin e varfërisë dhe urinë kundër regjimeve e politikave të korruptuara duke prodhuar zhurmë me enët e gatimit apo depozitave të ujit pikërisht që të zgjojnë qeveritë nga shurdhëria e tyre.
Në fakt kulmi i varfërisë dhe i shtresave në nevojë ka arritur aty.
Enët i kanë bosh ashtu sikurse dhe barkun.
“Fol me Neken” është një titull i ngjashëm me atë të sapo shpallurin ku kërkohet identifikim (shkarko informacionin), depoziton pyetjen dhe fill pas saj para se të shkojë tek aplikacioni “Fol me kryeministrin” janë hedhur në veprim e gjithë administrata shtetërore e patronazhistëve që nga të dhënat e gjendjes civile e deri tek policia.
Ky është mosbesimi dhe frika që e mban kryeministrin sot.
“Sofra e Gurtë” e dialogut është thjeshtë vetëm një shfaqje. Ose piktura halucinante plot borja dhe intriga ku fatkeqësisht edhe për këto faqe zyrtare interneti paguhen skuadra inxhinierësh elektronikë, grafistë, agjitatorë etj që plotësojnë një armatë të nënshtruarish e mendjeprishur që marrin rrogë dhe ushqejnë me të veten dhe mbase edhe familjen.
Në qoftë se dy ditë më parë AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), paçka siç shprehet:- “…synon të ndërgjegjësojë gazetarët dhe opinionin publik se nxitja e dhunës është e pajustifikueshme, pa etiketuar mediat. Përgjegjësia editoriale kërkon reagim. Gazetari duhet të ndërhyjë, të kundërshtojë dhe të distancohet qartë nga këto deklarata.” dhe e jep të shkruar ligjin duke i treguar kufijtë lirisë së shprehjes, atëherë ku shkon mendimi ndryshe dhe çfarë bëhet me mendimin kritik të një shoqërie. 
 
Si mund të citohet ky ligj:-Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përcakton në nenin 4, pika 2, shkronja “dh”, parimin e moslejimit të transmetimeve “që nxisin ose justifikojnë dhunën”. Sipas nenit 33, pika 1, shkronja “d”, ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale”, kur botërisht dhe në raportet ndërkombëtare qeveria aktuale shqiptare kritikohet ashpër për ushtrim dhune jo proporcionale dhe i përdor të gjitha format e shantazhit administrativ dhe mediatik për të shuar protestat.
A ka mbajtur AMA dhe qeveria ndonjë qëndrim kur kallëzimet i janë drejtuar prokurorisë se persona të paidentifikuar kanë dhunuar qytetarët (rininë dhe nxënësit e shkollave, vajza dhe djem)… dhe më tej se:-“Respektimi i lirisë editoriale shkon krah për krah me detyrimin për të mos lejuar që ekranet të kthehen në hapësira ku nxitet dhuna. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë masa ndaj shkelësve, në përputhje me kompetencat që i jep ligji.”
“Fol me Neken” është e barasvlershme me “Fol me kryeministrin e klonuar”, pasi pa ju djegur qarku asaj makinerie propagandistike dhe patronazhimi liritë dhe të drejtat qytetare rrezikojnë të ligjërojnë pushtetin e korrupsionit dhe të dhunës edhe nesër kur qytetarët të kenë rastin për t’ju drejtuar kutisë së votimit.
Çdo ftesë “dialogu” dhe shkarkim aplikacionesh, janë dorëzim i identitetit në një qeveri që humbi ndjeshmërinë e sigurisë kombëtare, pikërisht prej bashkëpunimit me krimin e organizuar (krimin transnacional). Ndaj lufta e vendosur kundër Propagandës, Censurës dhe Policimit të ekraneve të mëdhenj dhe atyre që qytetarët mbajnë në xhep janë një shkas më shumë se përse kërkohet dorëheqja e kryeministrit, qeveria teknike , kodi i ri zgjedhor etj., liri që shoqëria shqiptare i ka dorëzuar pak nga pak.
Sot për shembull kur një artist pasi kishte qëndruar në SPAK për dy orë e 30 minuta, mediat i qëndruan korrekt. 
Disa të tjerë heshtën dhe pranuan edhe shakanë sipas lirisë së fjalës së tij pasi për efekt të temës dhe ndjeshmërisë së hetimeve, fiket edhe supozimi se “çfarë do të thotë thirrja si person në dijeni”. Me këtë heshtje gazetaria vret nervin dhe rubrikat e thashethemeve zhvillohen më pas duke ju larguar së vërtetës.
Por pyetja është se përse ATSH dhe propaganda pranë qeverisë hesht në rastet kur personazhet VIP të politikës dhe fushave të tjera të jetës shoqërore hyjnë dhe dalin nga SPAK?
Ndonjë titull që do t’i shkonte artikujve mbi këtë rast mund të ishte si;
“Prokurorët e SPAK-gjejnë kohë edhe për ekranin”.
“SPAK punon edhe të Dielën”,
ose “Artisti pasi del nga SPAK u thotë prokurorëve ‘Shihemi në Gjyq’, ditën e caktuar nga programacioni i kanalit tv”...
Ndërsa për AMA-n, “faktet” e qëmtuara në morinë e mediave dhe rrjeteve sociale janë shndërruar në masa përndjekje staliniste të tipit (Give me the man and I will give you the case against him)* dhe kur ky autoritet i paguar nga taksat e shqiptarëve thotë se :-“Përgjegjësia editoriale kërkon reagim. Gazetari duhet të ndërhyjë, të kundërshtojë dhe të distancohet qartë nga këto deklarata. Ligji nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, përcakton në nenin 4, pika 2, shkronja “dh”, parimin e moslejimit të transmetimeve ‘që nxisin ose justifikojnë dhunën’. Sipas nenit 33, pika 1, shkronja ‘d’, ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet ‘të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale’. Respektimi i lirisë editoriale shkon krah për krah me detyrimin për të mos lejuar që ekranet të kthehen në hapësira ku nxitet dhuna. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë masa ndaj shkelësve, në përputhje me kompetencat që i jep ligji.”
 
Pra e përsëritim për ta ngulitur sepse edhe sikur me pak finesë apo edhe atëherë kur me shumë dëshirë gazetarët e fjala e lirë duan ta gjejnë mënyrën për ta përcjellë lajmin dhe duan t’i afrohen të vërtetës apo ta mbajnë debatin ndezur, AMA është ajo që të kërcënon ose të vë kufijtë për të qenë politikisht korrekt, “jo bullizues” apo nxitës i dhunës me qëllimin e vetëm për të dobësuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Si ka mundësi që policia dhe autoriteti i medias AMA dalin me urdhëresa të ngjashme dhe gjobisin qytetarët dhe gazetarët?
Por a e ka parë AMA se çfarë nuk i ka bërë kryeministri shqiptarë ve në 160 ditë dhe tani kujtohet për një tjetër platformë?
Puna është se atij (kryeministrit) nuk i ndez më debati as me të vetët dhe jo më me popullin që e ka neveritur plotësisht.
Lëreni të lirë fjalën dhe gazetarinë drejt së vërtetës.
Mos e pengoni.
Ndryshe jeta nuk do të kishte as emocion, as nerv, as zbavitje dhe as humor, por do të kishte vetëm mediokër që kthehen në diktatorë të cilët qeverisin dhe “shpikin” ligje se si t’i fshihen dritës të së vërtetës.
Kësi soj një media e dorëzuar ndaj diktatorit, është vrarë, është nënshtruar, është grabitur në vlerat dhe në çdo meritë të individëve, ajo e ka humbur guximin që kanë qytetarët me nevojën për ta ndryshuar jetën dhe zhvilluar shoqërinë.
Ndaj “Fol me kryeministrin” është hipokrizia më e madhe sot në qoftë se ky nuk është një sondazh parazgjedhor jo për të matur forcat, por për të kuptuar se sa do të jetë numri i personave që duhet të shtrëngohen përpara se sa t’i afrohen kutive të votimit e për t’i humbur përfundimisht liritë dhe të drejtat.
Ndaj bashkimi është i mundur dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet një domosdoshmëri.
_______
 *Policimi-Patrullimi mbi Lirinë e Shprehjes. I barasvlershëm me gjobën dhe vlerën monetare të saj si një masë administrative.  
* Berja-shefi i policisë sekrete sovjetike””ë jepni njeriun dhe unë do t’ju jap çështjen kundër tij.”
 
 
6 Nëntor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar në Shqipëri po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Ndërsa retorika politike mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe goditjet e rrepta ndaj korrupsionit vijon të dominojë hapësirën publike, Progres-Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 ka sjellë një dush të ftohtë përmes shifrave të papublikuara më parë. Për herë të parë, Brukseli ka vendosur nën skaner treguesit e pastër financiarë të luftës antikorrupsion, duke nxjerrë në dritë një kontrast të fortë mes volumit të dosjeve të hetuara dhe produkteve reale të sekuestruara nga zyrtarët e lartë.

 

Sipas të dhënave zyrtare të zbardhura në raport, përgjatë vitit 2025, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) arriti shifrën e respektueshme prej 45.4 milionë eurosh.

Megjithatë, e vërteta e hidhur fshihet pas analizës së origjinës së këtyre parave: vetëm 1.2 milionë euro rridhnin nga procedimet që shënjestronin korrupsionin e nivelit të lartë shtetëror.

Edhe më alarmant mbetet treguesi i konfiskimeve përfundimtare. BE vëren se konfiskimet reale të lidhura me pushtetarët apo ish-pushtetarët e korruptuar u limituan në vetëm rreth 100,000 euro.

Ky dështim në rikuperimin e aseteve publike të tjetërsuara mbështetet edhe nga një tjetër trend rënës: Komisioni Evropian ka kritikuar hapur faktin që vendimet për konfiskime pasurie pësuan një rënie drastike, duke zbritur nga 20 vendime që ishin një vit më parë, në vetëm 8 përgjatë periudhës së fundit raportuese.

Skanimi me emër i tre fushave më të prekura
Përtej analizës financiare, dokumenti i vitit 2026 shënon një kthesë të rëndësishme sa i përket gjuhës diplomatike dhe saktësisë së gjetjeve.

Ndërsa në raportin e vitit 2025 Brukseli mjaftohej me formulime të përgjithshme, duke e cilësuar korrupsionin si “gjerësisht të përhapur në sektorët vulnerabël të sferës publike dhe private”, këtë vit zyrtarët evropianë kanë vendosur t’i emërtojnë qartë vatrat e nxehta.

Sipas Progres-Raportit 2026, akuzat dhe hetimet për korrupsion të nivelit të lartë kanë qenë të vazhdueshme dhe të përqendruara specifikisht në tre fusha specifike:

• Shëndetësi (përfshirë koncesionet dhe prokurimet e mëdha spitalore);
• Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) (tenderat miliona eurosh të AKSHI-t për sistemet digjitale);
• Tenderat e Infrastrukturës (kontratat për rrugë, porte dhe vepra publike).

Ky specifikim i BE-së vjen në një kohë kur pikërisht këto tre fusha kanë prodhuar disa prej dosjeve më të bujshme hetimore të SPAK-ut, të cilat kanë prekur nivele të larta të kabinetit qeveritar dhe administratës qendrore.

Gjetjet e raportit nxjerrin në pah nevojën urgjente që strukturat ligjzbatuese në Shqipëri të zhvendosin fokusin nga pranimet në pranga apo arrestimet mediatike, drejt asaj që BE-ja e cilëson si konfiskim i zgjeruar dhe konfiskim i bazuar në vlerë.

Në të kundërt, mesazhi që përcillet mbetet ai i një drejtësie që ndëshkon individin, por i lë të paprekura miliona eurot e zhvatura nga taksapaguesit shqiptarë. gsh

UGSHPD: PROGRES RAPORTI-PASQYRAT DHE “VEZA E KUQE” (BE-ja dhe tirani)

Në qoftë se ka një pritshmëri më negative për mënyrën se si u paraqit Progres Raporti i KE-së në media, ky ishte vetë pozicionimi i kryeministrit përkundrejt Ambasadores së BE-së Sofia Moreira de Sousa.

Në asnjë rast afërsie personale dhe konfidence zyrtare mbi se çfarë përmban ai raport ku një kopje e tij i është dorëzuar, presidentit, Kuvendit të Shqipërisë dhe që do të dalë i detajuar nga diskutimet dhe analizat e publikut, partive politike dhe të medias, paragjykimi i ekzekutivi shqiptar për ta kapitalizuar si sukses atë nuk mund të motivohet as me urimin se ambasadorja ka filluar me këmbën e mbarë dhe as me mungesën e etikës kur që në fillim të paraqitjes së Progres-Raportit kryeministri (dhënien dorazi të dokumentit), i tërhoqi vemendjen nga pozita e pritësit ambasadores Sofia Moreira de Sousa pasi u shpreh:- “Thank you so much…Mirëdita të gjithëve… you want to listen what I’m saying or not?”.*

Vetëm në më pak se 30 sekonda lidhje me transmetim direkt, shpërtheu arroganca dhe mos përmbajtja e kryeministrit.

Interesante është se fraza e kapur u digjitalizua dhe u bë trend në “motorët e kërkimit” të internetit dhe u pasua me fjalët “pas një shakaje”, ose “humori” gjë të cilën as gjuha e trupit dhe as mënyra se si e priti bashkëbiseduesja nuk u ndie e tillë me atë çka u pa përmes ekranit ndoshta ndryshe përballë të ftuarve në sallë si zyrtarë, diplomatë, vëzhgues dhe gazetarë.

Janë tema interesante dhe teknike ato çka u dëgjuan përmes parashtrimeve, çështjet e zgjedhura ku u vu theksi, por kryesorja se kur mendohet për dialog dhe për të kuptuar më mirë situatën drejtimi i vetëm katër pyetjeve me dy gazetarë mes disave të tjerë të pranishëm është një tjetër shkallë e moskuptimit të nevojës së qartësisë jo për hir të transparencës, por për shkak të zhvillimeve më pas të temës në formën e censurës dhe propagandës.

Jo proporcionaliteti tek kjo qeverisje vjen nga frika e dorëheqjes. Ai shihet si mos dorëzim i pushtetit pikërisht për shkak të kritikës që i bëhet korrupsionit dhe mpirjes së institucioneve të drejtësisë. Kurse qeveria sheh prej pasqyrave si mjete mbrojtëse demoralizimin e protestës me mjete si algoritmi, dhuna policore, mohimi i bojkotit të mësimit nga studentët dhe pedagogët, nxënësit e shkollave dhe prindërit e tyre, si dhe nuk pranon mbështetjen e gjerë qytetare e cila po vijon që prej 31 Majit, 2026 ose plot 158 ditë. Nga paqësorja në ushtrim force dhe përplasje dy-tre javët e fundit çdo ditë protesta ka shtruar kërkesat, i ka përforcuar ato edhe pse nuk është dëgjuar dhe tallur, është goditur, lagur dhe mbytur me gaz, po ashtu është shoqëruar, përndjekur nga persona edhe të paidentifikuar për t’i hapur procese penale dhe dhënien e gjobave administrative çdo pjesëmarrësi në protestë çka ka humbur besueshmërinë e dialogut dhe bashkëpunimit me këtë qeverisje sepse nuk mund të kërkosh një gjë të tillë prej dhunuesit dhe frymëzuesit të një sistemi të korrupsionit.

Ka mjaft vend për analiza të veçanta mbi këtë ceremoni dhe konferencë të pjesshme për shtyp që u zhvillua për 45 minuta.

Simbolikisht dy fraza që goditën këtë ceremoni ishin njëra mbi “fragmentimin e kilometrit të fundit” si nën shkallë që mund të shkojnë edhe në të qindtat e të mijtat e njësisë matëse dhe tjetra jo e hequr nga përmbajtja (jashtë kontekstit) me “vezën e kuqe”*.

Duhet kujtuar se koncepti i “kilometrit të fundit” u ngrit nga opozita dhe Berisha gjatë foltoreve të nisura në fillim të vitit si për t’i përcaktuar fundin kësaj mënyre qeverisëse dhe veç Kuvendit të Shqipërisë lufta politike u adresua dhe në Parlamentin Evropian, pikërisht për shuarjen e zërit të opozitës. Të gjithëve ju kujtohet se çdo platformë mediatike dhe media qeveritare e zbërthyen “kilometrin e fundit” me të gjitha ngjyrat dhe nuancat vetëm e vetëm që opozita të etiketohej e pafuqishme, bashkëpunuese me korrupsionin dhe e përçarë deri sa pas pak muajsh, ndërgjegjësimi qytetar ringjalli qëndresën dhe në mënyrën më të emancipuar dhe qytetare zhvilloi protesta të pa ndalura të njohura si Revolucioni i Flamingove në 136 Ditë.

Kur sondazhet tregojnë se nga 91%-96% e shqiptarëve e duan BE-në, çfarë kërkon kryeministri t’u tregojë shqiptarëve me qindra platforma Pasqyre, kur nuk lexon dot pesë kërkesa.

Pesë kërkesa që e vërtetojnë se ai është pengesa dhe nuk ka më kilometër të fundit.

Ose thjeshtë, dorëhiqu (!) dhe hapi rrugë një procesi zgjedhor ku shoqëria shqiptare dhe e reja (studentët-rinia) të kenë gjithëpërfshirje.

Dikush do të thoshte po “vezën e kuqe” ku e latë?

Ajo u la për në fund sepse ishte një togfjalësh që kryeministri e tha nga prapamendimi i përmbajtjes së Progres Raportit.

Ju këshilloj ta rishihni ceremoninë zyrtare të dorëzimit të dosjes blu (Progres-Raportin) ose dëftesën siç u mundua kryeministri të përshkruante arritjet vetjake, të ndara nga administrata shtetërore që e përdor me butona të inteligjencës artificiale.

E thënë shkurt dhe në përmbajtjen historike ndoshta edhe ambasadorja nuk do ta pëlqente krahasimin, por dorëzimi i dosjes blu i ngjante historisë së shportës me vezë që Maria Magdalena i dha tiranit Tiberius* në ishullin e izoluar. Aty brenda në atë Projekt Progres ndodhet ajo që kryeministri nuk sheh nga sa pasqyrat i bllokojë realitetin.

Nuk sheh dhe nuk kupton atë çfarë shohin dhe duan studentët dhe rinia, qytetarët shqiptarë.

Lirinë dhe prosperitetin e tyre në një Shqipëri evropiane, pa politikën e vjetër dhe përçarjet që e bëjnë të largohen nga foleja e tyre.

__________

* Çelja e ceremonisë “Mirdita… Mr. PM,  I have the honour to formally present to you Albania’s Progress Report, prepared by the European Commission”

* “Thank you so much…Mirëdita të gjithëve… you want to listen what I’m saying or not?”.

*veza e kuqe-“Nuk e bën e majta dhe e djathta vezën e kuqe, por vetëm ekonomia që na jep sot mundësitë. Ekonomia jonë rritet, ndryshe nga çfarë mund të thuhet, dhe rritja e saj na ka dhënë mundësinë të shpërndajmë masivisht me një paketë të re. Ky është realiteti i fakteve, të tjerat janë si zhurmat e makinave.”

5 Nëntor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

 

Raporti i Progresit/ KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.27% të shpenzimeve shëndetësore, mbi 3 herë më shumë se mesatarja e BE-së! Mungojnë barnat në spitale

Komisioni Europian evidenton probleme serioze në sistemin shëndetësor shqiptar, duke nisur nga niveli kritikisht i lartë i shpenzimeve që qytetarët përballojnë drejtpërdrejt nga xhepi, te nënfinancimi i kujdesit shëndetësor parësor, mungesa e barnave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore në spitale.

RAporti i progresit shendetesia

Në Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, Brukseli konstaton se shpenzimet shëndetësore që paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët mbeten në nivele kritikisht të larta, duke arritur në 48.27%, sipas të dhënave të vitit 2023, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 15%.

Kjo do të thotë se pesha e pagesave nga xhepi në shpenzimet shëndetësore në Shqipëri është mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane, duke evidentuar një hendek të konsiderueshëm në mbrojtjen financiare të qytetarëve.

“Sa i përket mbrojtjes financiare, shpenzimet shëndetësore të paguara drejtpërdrejt nga qytetarët mbetën në një nivel kritikisht të lartë prej 48.27% (2023), krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 15%”, thuhet në raportin e Komisionit Europian. Raporti evidenton gjithashtu nivelin e financimit publik për sektorin e shëndetësisë.

Sipas Komisionit Europian, në vitin 2025, shpenzimet publike për shëndetësinë përbënin rreth 2.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 9.6% të shpenzimeve publike.

Shendetesia progres raporti
Raporti i 2026 për shëndetësinë në Shqipëri

“Në vitin 2025, shpenzimet publike për shëndetësinë ishin rreth 2.7% e PBB-së dhe 9.6% e shpenzimeve publike. Megjithëse shpenzimet u rritën në terma absolutë, pesha relative e shpenzimeve për shëndetësinë ra”, thekson raporti.

Kujdesi shëndetësor parësor i nënfinancuar, shpenzimet 28% më pak se plani

Një tjetër problem i evidentuar nga Komisioni Europian lidhet me financimin e kujdesit shëndetësor parësor, ku përfshihen shërbimet bazë shëndetësore për qytetarët.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025, shpenzimet për këtë sektor rezultuan afërsisht 28% më të ulëta se niveli i planifikuar.

Komisioni vlerëson se kjo situatë ka zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë për kujdes shëndetësor dhe burimeve financiare të disponueshme.

“Kujdesi shëndetësor parësor mbetet i nënfinancuar. Në vitin 2025, shpenzimet ishin afërsisht 28% më të ulëta se sa ishte planifikuar, duke zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë dhe burimeve të disponueshme”, thuhet në dokument.

KE evidenton mungesën e barnave 

Përtej problemeve të financimit, Komisioni Europian evidenton si një sfidë kritike mungesën e barnave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore në spitalet shqiptare.

Raporti thekson se Shqipëria duhet të zhvillojë dhe zbatojë politika e modele të reja për çmimet e barnave, rimbursimin dhe mbulimin e tyre.

“Mungesa e barnave thelbësore në spitale dhe e pajisjeve mjekësore mbetet një sfidë kritike. Vendi duhet të zhvillojë dhe të zbatojë politika dhe modele të reja për çmimet, rimbursimin dhe mbulimin me barna”, konstaton Komisioni Europian.

Ky është një nga vlerësimet më të rëndësishme të raportit për funksionimin e shërbimeve spitalore, pasi mungesa e barnave dhe pajisjeve mjekësore lidhet drejtpërdrejt me mundësinë e pacientëve për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Plakja e popullsisë

Në analizën e tij, Komisioni Europian ndalet edhe te ndryshimet demografike që po përjeton Shqipëria.

Raporti konstaton se popullsia shqiptare po plaket si rezultat i tri faktorëve kryesorë: uljes së lindshmërisë, rritjes së jetëgjatësisë dhe emigracionit.

Këto zhvillime përbëjnë një sfidë shtesë për planifikimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore, në një kohë kur raporti evidenton mungesë burimesh dhe nënfinancim të kujdesit parësor.

Kartelat elektronike

Një tjetër problem i identifikuar lidhet me digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore dhe administrimin e të dhënave të pacientëve.

Komisioni Europian konstaton se në Shqipëri është ngritur një sistem elektronik për mbledhjen dhe raportimin e informacionit shëndetësor nga kartelat mjekësore.

Megjithatë, raporti evidenton se ende mungon një kuadër ligjor i posaçëm për administrimin e kartelave elektronike shëndetësore, ndërsa shërbimet elektronike në këtë sektor vazhdojnë të jenë të fragmentuara.

“Është ngritur një sistem elektronik për mbledhjen dhe raportimin e informacionit shëndetësor nga kartelat mjekësore, megjithëse nuk ekziston një kuadër ligjor i posaçëm që rregullon administrimin e kartelave elektronike shëndetësore, ndërsa shërbimet e shëndetësisë elektronike vazhdojnë të jenë të fragmentuara”, thuhet në raport. Panorama


Send this to a friend