Protesta e 19-të e studentëve në Tiranë u shndërrua të shtunën në një përballje të fortë me policinë, me kosha mbeturinash në flakë, gurë e bomba molotov, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Qëndresa nisi në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit, vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë dhe përfundoi me shpërndarjen e protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku pati përplasje të tjera me forcat e rendit.
Të rinjtë u mblodhën për të 19-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Mes sloganeve që u dëgjuan në bulevard ishin “Rama, dorëhiqu!” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri!”. Tubimi nisi në mënyrë paqësore, por situata u tensionua pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe hedhjes së gurëve në drejtim të efektivëve të policisë.
Refuzimi i PD-së dhe thirrjet kundër të dyja palëve politike
Një tjetër zhvillim i protestës ishte qëndrimi i studentëve ndaj përpjekjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit. Demokratët nisën marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, por deputetët e PD-së nuk u mirëpritën nga protestuesit, të cilët kërkuan që lëvizja të ruante karakterin e saj të pavarur.
Të rinjtë artikuluan thirrjen “Opozita jemi ne!”, ndërsa në bulevard u dëgjuan edhe slogane kundër të dyja forcave kryesore politike: “Rama në burg, Berisha në burg!”. Studentët u shprehën se nuk duan që protesta të përvetësohet nga partitë dhe se kërkesa e tyre për ndryshim nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike.
Gurë, molotovë dhe autobotët e ujit në veprim
Përplasjet e para u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit. Disa protestues hodhën gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të policisë dhe autobotit të ujit. Disa prej molotovëve përfunduan pranë mjetit të ujëhedhjes, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë.
Policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa në terren ishin dislokuar forca të shumta të FNSH-së, Shqiponjave dhe efektivë të tjerë. Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar mbi 2 mijë punonjës policie, ndërsa në gatishmëri ishin vendosur edhe autobotë të shumtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe reshjeve të dendura të shiut, protestuesit nuk u tërhoqën. Ata marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku policia kishte vendosur efektivë për të garantuar sigurinë e godinës, dhe vijuan drejt Kryeministrisë.
Droni lëshon gaz nga ajri, policia ndërhyn me forca të shumta
Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej përpara godinës së Kryeministrisë. Policia përdori autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një nga zhvillimet më të pazakonta ishte përdorimi i një droni të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se lëshonte gaz lotsjellës nga ajri. Gjatë ndërhyrjes, droni u rrëzua mbi protestuesit, ndërsa efektivët u afruan menjëherë në zonë.
Në bulevard u panë autoblinda dhe mjete të shumta policie, përfshirë autobotë të rinj ujëhedhës. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë drejt rrugëve dhe rrugicave përreth. Edhe në këto zona u raportuan përplasje të tjera, ndërsa policia vijoi ndjekjen e grupeve të protestuesve.
Kështu, dita e 19-të e revoltës studentore u mbyll me një tjetër përshkallëzim të situatës në kryeqytet. Pas gati tri javësh protestash, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qëndrimi i tyre kundër përfshirjes së partive politike mbeti një nga mesazhet kryesore të tubimit. bw
Zotit Donald Lu
Ambasador i SHBA
Zonjes Romana Vlahutin
Ambasadore e Bashkimit Europian
Zoterinje te nderuar,
Klasa politike Shqiptare po punon kunder interresave kombetare duke vene ne rrezik serioz lirin, demokracin, dhe prespektiven e vendit tim.
Per keto motive kerkoj si me poshte:
1) Te futen ne listen e zeze te SHBA dhe Europes:
Sali Berisha kryemafioz;
Lulzim Basha manipolues, hajdud;
Ilir Meta ,Monika Kryemadhi ,hajduda te korruptuar.
2)Te shpallen persona te pa deshiruar deputetet qe kane firmosur projektligjin per te bere ndryshime kushtetuese me qellim per te sabotuar rreformen ne drejtesi .
Modifikimin e kushtetutes eshte i qellimshem per te ndaluar hetimet ndaj politikes te korruptuar. Projektligji ad personam po pergatitet per te shkarkuar nga detyra prokuroren e Republikes Zonjen Marku.
3) Te behet presion ndaj Kryeministrit Edi Rama qe t’mos aprovohet projektligji i propozuar nga PD dhe LSI !
4) KR. Edi Rama te terhiqet nga nisma ligjore ne Kuvendin e Shqiperise, e cila synon per te ndaluar hetimet ndaj Tij , ministrave, deputeteve te PS,LSI dhe PD.
Keto dy nisma parlamentare kane per qellim sabotimin ne themel te rreformes ne drejtesi duke ndaluar arrestimin e deputeteve dhe ministrave kriminel!
Te nderuar Zoterinje Ambasador,
Hajdudat politike Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta ,Sali Berisha, Monika Kryemadhi, ne bashkpunim me te tjere deputet po perdorin mandatin e popullit per te shpetuar nga drejtesia!
Kjo veper e politikes Shqiptare eshte nje tjeter grusht kunder shtetit te se drejtes dhe Kushtetutes se Shqiperise .
Te nderuar Zoterinje,
Ju lutem merrni ne konsiderat kerkesen time per te ndaluar keta kriminela, te cilet duan te shkaterrojnè nga themelet punen e jashtzakonshme qe keni bere deri sot per realizimin e rreformes ne drejtesi , cila mbetet e vetmja shprese per popullin Shqiptare!
Ne rastin se keto ligje aprovohen, duke venè interresin e tyre te korruptuar mbi interresin e Shqiperise.
Kerkoj: SHBA -Europes te vendosin sanksione politiko- ekonomike ndaj Qeverise dhe Opozites mafioze Shqiptare!
Me rrespekt !
Z.B.
Zb 50% ke te drejte
Po Si ka mounded zhbehet kudhtetutabe deputete criminal
do Bejn drejtesi.
Sot opozita eshte e rrezjare per due
Nuke kame asnje shores nag kjo oppositePOR PARLAMENTI
ESHT PS?
We bene ligjet Si done vet keshtu ram eshte shendrruare
ne mongrel qe ka cute ne doer drentesin,
Policies predate arreston per sh’ejtesii shkrlje rregulli
Nuke I binder policiesArrestime qellimshme
Asnje oficervpolocie nuke arrestohet per doge
Mmsftojn me pushim nag punsdrejtori policies cako DUH
uet
IshtE
arresture
Ju thon SUlmohet ms marku
Po kush e SUlmonAte e mirtoj parlamenti i ps.heshti
EUTOPA per
69 vota.kate pa dredges nuke duet te promote ms maku
qe kerkln drejtesi
Rams those ligji I maliqit
Ai paralajmrlj ameriken we mardhenjet me USA.do te
‘risen po fitoje
mr.trump.
Ai votoi kunder kosoves si enveri NDAj kosoves KUR
tha NE KOMMF > E PARISIT “ne nuke kemi asnje
pretendim ndaj aleatit tone
”vllaznim bash,im” >””KOSOVA ME MIRE TEBRRINE
MEVJJUGOSLLAVIMBSEVAJO ESHTEBME E ZHVIOOUAR
SEVNE E SHKON NEVSOCIALIZEM MEBPERPARE