VOAL

VOAL

LIVADHISJA E HORRAKËVE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

December 11, 2019

Komentet

Arivi i Voal.ch- 21 JANARI NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.06.2011, 03:57pm (GMT+1)

Pamë të premten një version të Nëntëdhjeteshtatës të transplantuar plot katërmbëdhjetë vjet më vonë në Shqipëri.

Organizatorët e ngjarjes ishin betuar e stërbetuar se ngjarja do të ishte paqësore, ndonëse kishin paralajmëruar se ngjarja mund t’iu dilte nga kontrolli. Miqtë amerikanë me kohë ua kishin tërhequr atyre vëmendjen që ngjarja të mos dilte nga caqet paqësore. Edhe shumica dërmuese e pjesëmarrësve ishte e përgatitur për të qenë e pranishme në një episod paqësor.

Ngjarja e së premtes ishte një dështim fatal për opozitën shqiptare. Me precedentin e krijuar ajo nuk mund të ketë përballë vetëm kundërshtarin politik, por gjithë pjesën pozitive të kombit shqiptar, të etur për përparim të vendit, të prirur për përmirësim të jetës dhe të statusit individual e kolektiv nëpërmjet rrugëve paqësore, me sjellje dhe veprime qytetëruese perëndimore, të etur për të qenë edhe zyrtarisht, ashtu si janë në mënyrë natyrale, pjesë e kombit të madh evropian.

I takon opozitës t’i marrë nën kontroll të gjithë faktorët nostalgjikë të Nëntëdhjeteshtatës dhe t’ua tregojë atyre vendin. Vetëm kështu ajo mund t’ia hapë rrugën vetes për rikthim evropian në pushtet. Përndryshe asaj do t’i mbeten vetëm versionet fondamentaliste arabe ose mafioze amerikanolatine për të ardhur në pushtet. Dhe do të shndërrohet në një pengesë të urryer në rrugën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për në Evropë.

Vërtet Nëntëdhjeteshtata është e papërsëritshme, është e patransplantueshne në kohë apo hapësira të mëvonshme shqiptare. Por ne të premten pamë një përpjekje të rikthimit të Nëntëdhjeteshtatës në konteksitn e një Shqipërie anëtare të NATO-s, të një Shqipërie me jo pak të meta dhe jo me pak probleme, por të një Shqipërie me shpresa më të nxehta se kurrë për t’ua arritur qëllimeve të saj. Një Shqipëri e tillë do t’ua bënte hi e pluhur dëshirat donkishoteske të gjithë transplantuesve të revolucioneve të huaja barbare në këtë vend evropian.

I takon drejtësisë ta marrë sa më shpejt çështjen në dorë, duke mos mbetur më në periferi të problemeve si deri sot, por duke shkuar në thelbin e kësaj çështjeje, në autorësinë e drejtpërdrejtë, në shfrytëzimin e menjëhershëm të të gjitha të dhënave dhe të të gjitha fakteve sa kohë që ato janë të freskëta. Institucionet e tjera të pavarura, të rendit dhe të rregullit, si policia dhe shërbimet inteligjente të jenë absolutisht bashkëpunuese dhe të hapura, në mënyrë që hetimet të futen në rrugë menjëherë, pa pritur përshkallëzimet e reja.

Nëse ajo nuk e bën këtë, atëherë ky do të ishte një dështim fatal edhe për drejtësinë e Shqipërisë. Ajo kësaj here do ta humbiste përfundimisht edhe prestigjin e fundit të mbetur, edhe besueshmërinë e fundit të mbetur. Ajo ka shansin ta kuptojë se ky është shansi i fundit që shteti ligjor të triumfojë në Shqipëri. Ajo ka shansin t’ua bëjë të qartë këtë të vërtetë të gjithë faktorëve të jetës së vendit: politikës, biznesit, shoqërisë, shtetit.

Një destabilizim i Shqipërisë së stadit të sotëm përbën destabilizim të pandalshëm edhe të vendeve të tjera fqinje, një pjesë sosh edhe ato anëtare të NATO-s, një pjesë anëtare të BE-së, një pjesë kandidate për në NATO apo për në BE, një pjesë tjetër me aspirata evropiane apo evroatlantike. Një destabilizim i Shqipërisë së stadit të sotëm ndihet urgjentisht në të gjitha shtetet fqinje dhe rajonale ku ka prani të popullsisë shqiptare.

Parë me këtë sy, nga faktorët stabilizues ndërkombëtarë, miq e aleatë, nga të gjithë faktorët pozitivë e konstruktivë kërkohet të ushtrojnë ndikimin e tyre në favor të zhvillimeve paqësore, në mënyrë që të mos ia dalë nga dora Shqipëria dhe pjesa tjetër e rajonit ballkanik. Me asnjë qëndrim ekuivok të mos i krijohet përshtypja e dritës jeshile për veprime të papërgjegjshme segmentetit të papërgjegjshëm të opozitës në Shqipëri. Përndryshe përgjegjësia do të jetë e shpërndarë dhe do të mbetet pa autorësi, si më 1997. Dhe, vetvetiu çdo version i Nëntëdhjeteshtatës do të ketë version të Nëntëdhjetetës, version të Nëntëdhjetenëntës, versione të pafundme të njëpasnjëshme prapakthyese zinxhir në kohë e hapësirë.

I takon, ndërkaq, shumicës qeveritare, ta rishikojë veten në masën e duhur dhe në thellësinë e duhur, ta rishikojë mundësinë e zgjerimit të bazës së saj, ta rishikojë mundësinë e dialogut me faktorët konstruktivë e pozitivë të reformuar të opozitës, sado të pakët të jenë ata, mundësisht me sa më shumë prej tyre. Nga ana tjetër, për mbarështrimin e lëvizjeve të ardhshme të segmentit opozitar të së premtes, do të ishte tejet e këshillueshme që Shqipëria të marrë ndihmë të madhe teknike eksperte nga disa vende perëndimore apo nga një vend i caktuar perëndimor, i cili ka përvojë të përkryer në kontrollimin e situatave të tilla, që ato të mos përsëriten, që taktikat e ardhshme të organizatorëve të ngjarjeve të tilla të kapen në kohë dhe të merren nën kontroll në faza sa më të hershme.

Përndryshe do të përballemi me dështim fatal të shtetit në Shqipëri, me dështim fatal të çështjes shqiptare në tërësi, çka do të prishte në mënyrë fatale ekuilibret e domosdoshme – po të shprehemi burokratikisht – në këtë pjesë të rajonit, kontinentit dhe botës.

(Botuar në Bota Sot më 23 janar 2011)

SHTËPIA E BARDHË KA SHPALLUR “JAVËN E ANTI-KOMUNIZMIT”- “Zëra të rinj po përsërisin tani gënjeshtrat e vjetra” Nga Frank Shkreli

Më 7 Nënntor, 2025, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka shpallur, zyrtarisht, javën 2-8 Nëntor 2025, si Java e Anti-Komunizmit. Anti-Communism Week, 2025 – The White House. Deklarata e Presidentit Trump ka për qëllim të kujtojë viktimat e regjimeve komuniste dhe të ritheksojë kundërshtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj komunizmit.

Në deklaratën e lëshuar javën që kaloi nga Shtëpia e Bardhë, në lidhje me këtë njoftim, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump e përshkruan komunizmin si “një nga ideologjitë më shkatërruese në histori”. Një ideologji që ka shkaktuar vdekjen e “më shumë se 100 milion jetëve” nga regjimet komuniste të shekullit të kaluar. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e sheh Javën e Anti-komunizmit në Amerikë edhe si një nderim e kujtim të viktimave të regjimeve komuniste në të kaluarën, por, njëkohsisht, edhe si një paralajmërim kundër lëvizjeve politike majtiste bashkëkohore të ditëve të sotëme, duke thënë se zëra të rinjë “po përsërisin gënjeshtrat e vjetra”. Duke i paraqitur idetë e tyre me gjuhën e gjoja ‘drejtësisë sociale’ dhe të ashtuquajturit “socializëm demokratik.” Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë e cila përcakton Javën e Anti-Kounizmitt në Amerikë, kritikohet ashpër “doktrina e keqe” e komunizmit, ndërsa u bëhet thirrje amerikanëve të mbrojnë “lirinë dhe vlerat njerëzore”, përballë kërcënimeve aktuale në botë.

Në deklaratën e tij, Presidenti Donald J. Trump përshkroi komunizmin si një ideologji shkatërruese, përgjegjëse për vuajtje të mëdha, anë e mbanë botës. Ai tha se, “Anë e mbanë kontinentëve dhe brezave të kaluar të njerzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim mbi kombe dhe jetë njerëzish. Më shumë se 100 milion njerëz janë vrarë nga regjime komuniste që synonin të zhduknin besimet fetare, të shtypnin lirinë dhe të shkatërronin begatinë e fituar me punë të rëndë, duke shkelur, njëkohsisht dhe brutalisht të drejtat dhe dinjitetin njerzor dhuratë nga Zoti kundërshtarëve politikë të komunizmit dhe gjithë njerzve.

“Ndërsa nderojmë kujtimin e viktimave të komunizmit, ne ritheksojmë premtimin tonë kombëtar për të qëndruar të palëkundur kundër komunizmit, për të mbrojtur kauzën e lirisë dhe vlerat njerëzore dhe për të afirmuar edhe një herë se asnjë sistem qeverisjeje nuk mund të zëvendësojë kurrë vullnetin dhe ndërgjegjen e një populli të lirë”, thuhet në deklaratën e Presidentit Trump me rastin e njoftimit të shpalljes së Javës së Anti-komunizmit në Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se për më shumë se një shekull, komunizmi ka sjellë vështirësi dhe vuajtje të mëdha kudo që është përhapur ajo ideologji, anë e mbanë botës. Presidenti Trump shtoi se: “Për më shumë se një shekull, komunizmi nuk ka sjellë gjë tjetër përveç rrënimit të njerëzimit. Kudo që përhapet, regjimet komuniste zhdukin kundërshtarët, ndëshkohen bindjet e kundërta dhe kërkon që njerzit të gjunjëzohen para pushtetit të gjithfuqishëm të shtetit, në vend që të mbrojnë lirinë dhe të drejtat njerzore. Historia e komunizmit është shkruar me gjak dhe dhimbje, një kujtesë e zymtë kjo se komunizmi nuk është gjë tjetër veçse një fjalë tjetër sinonime me skllavërinë”, shprehet Presidenti Trump në deklaratën e tij.

“Amerika e refuzon këtë doktrinë të keqe”, nënvijoi Presidenti Trump.

“Ne mbetemi një Komb i themeluar mbi të vërtetën e përjetshme që liria dhe mundësia janë të drejta që nga lindja për çdo person, dhe asnjë ideologji, qoftë e huaj apo vendase, nuk mund t’i shuaj ato.”

Njoftohet se i pjesë e festimeve të Javës Anti-Komuniste në 2025—34 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në nderimin e viktimave të regjimeve shtypëse, ndërsa do të angazhohen për mbrojtjen e lirisë individuale. Duke përfunduar deklaratën e tij me atë rast, Presidenti Trump u shpreh se ndërkohë që shpallim Javën Anti-Komuniste në Shtetet e Bashskuara, ne qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave që na dallojnë si një popull i lirë. “Ne nderojmë viktimat e regjimeve diktatoriale shtypse duke mbajtur të gjallë kauzën e tyre për të cilën ata dhanë jetën duke siguruar që komunizmi dhe çdo sistem që mohon të drejtat për jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë, më në fund të gjejnë vendin që meritojnë, njëherë e përgjithmonë në koshin e plehrave të historisë”, ka deklaruar Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë duke njoftuar Javën e Anti-komunizmit në Amerikë.

Për mua dhe veteranë të tjerë të luftës së ftohët shekullin e kaluar, shpallja e Javës Anti-Komuniste në Amerikë nga Presidenti Trump javën që kaloi ishte një dejavu, duke na kujtuar “Javën e Shteteve të Robëruara” (The Captive Nations Week), përcaktuar si e tillë me një rezolutë të Kongresit dhe nënshkruar nga Presidenti Eisenhower në vitin 1953, me qëllim për të treguar solidaritetin e Amerikës me vendet e robëruara nga komunizmi, në kulmin e luftës së ftohtë. Sa i përket shpalljes së Javës së Anti-Komunizmit nga Presidenti Trump javën që kaloi, disa media reaguan duke shkruar se ky vendim nga Shtëpia e Bardhë në këtë kohë, nuk duket të jetë, thjesht, nji vendim simbolik, por një përpjekje e qëllimt si pjesë e një diskursi më të gjerë politik në Amerikë, përball dukurive të të ashtuquajturit “socializëm demokratik”, një qëndrim i fortë i administratës Trump ndaj ideologjive politike të majta, si një kërcënim i vazhdueshëm ndaj lirisë nga regjimet autoritare.

Në fund, mbetet për tu parë, por sipas disa vërejtësve, shpallja nga Presidenti Trump i Javës së Anti-Komunizmit, javën e kaluar, mund të ketë, eventualisht edhe ndërlikime në politikën e jashtme dhe ndërkombëtare, duke marrë parasysh se në Deklaratën e Shpalljes së Javës Anti-Komuniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Presidenti Trump, u referohet regjimeve dhe viktimave të shtypjes komuniste. Veçanërisht kur është fjala për shtetet me histori dhe regjime komuniste të shekullit të kaluar, siç është Shqipëria, një vend që si asnjë tjetër shtet ish-komunist në Evropë –35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — refuzon të përballet, zyrtarisht, me të kaluarën e saj kriminale komuniste,

Është absolutisht e pakuptueshme dhe e papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike shqiptare vazhdon të hesht për krimet e komunizmit në trojet shqiptare. Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist, ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshir ato ish-komuniste të Evropës — politika zyrtare në Tiranë por dhe në Prishtinë mbetet e lidhur, nostalgjikisht, dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar!

Kujdes shqiptarë!

Anti-Communism Week, 2025 – The White House

Arkivi i Voal.ch: PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am (GMT+1)


“Të gjitha partitë politike do të vdesin më në fund duke i kapërdirë gënjeshtrat e tyre,” thoshte para tre shekujsh fizikani skocez John Arbuthnot. “Rreth vitit 2000 politika thjesht do të shuhet përfundimisht. Ne nuk do të shohim më ndonjë parti politike,” thoshte në shekullin e kaluar Richard Buckminster Fuller, ndër të tjera futuristi i famshëm, pra parashikuesi profesionist amerikan.
Kah nuk dua t’i shtyj lexuesit në të tilla pritshmëri, të paktën hëpërhë, të pafrytshme, i ftoj t’iu hedhim së bashku një sy dy partive kryesore në Shqipëri, të cilat, pavarësisht se a janë parti apo nuk janë, përfaqësojnë këto njëzet e tri vite dy grupimet kryesore politike dhe jo politike të këtij vendi.

Pa shkuar më larg, këto gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë bërë opozitë destruktive dhe qeverisje të keqe, praktikisht, ku kanë ardhur në qeveri, kanë imituar në qeverisjen e tyre revanshizmin e qeverisë paraardhëse, ndërsa kur kanë kaluar në opozitë kanë imituar destruktivitetin e opozitës paraardhëse.

A kanë sot, 23 vjet pas pluralizmit, 16 vjet pas 1997-ës, këto dy grupime politike dhe jopolitike, PS dhe PD, e para në qeveri pas tetë vjetësh opozitë, e dyta në opozitë pas tetë vjetësh në qeveri, mundësinë, dëshirën apo prirjen për t’u shkëputur nga e kaluara e tyre, e cila iu ka kushtuar kaq shumë shqiptarëve dhe e ka bërë Shqipërinë kaq të pajetueshme?

Partia Socialiste e Shqipërisë mëton se është parti e qendrës së majtë. A ka, pra, kjo parti mundësi të marrë si model të saj një ose disa nga partitë e qendrës së majtë të demokracive të konsoliduara bashkëkohore? Dhe kështu të shkëputet nga modeli i qeverisë paraardhëse? Sigurisht, edhe partitë simotra evropiane të PS-së kanë në përvojën e tyre përballje të suksesshme ndaj opozitave të tyre, pa rënë në tundimin e revanshizmit. Në disa nga veprimet e PS këta muaj të qeverisjes nuk mund të mos lexohen dëshirat dhe prirjet e qarta për t’u shkëputur nga modeli i mëparshëm.  Në disa veprime të tjera, nuk mund të mos lexohen tundimet për të rënë sërish në imitim të PD-së.

Partia Demokratike e Shqipërisë mëton se është parti e qendrës së djathtë. A ka, pra, kjo parti mundësi të marrë si model të saj një ose disa nga partitë e qendrës së djathtë të demokracive të konsoliduara bashkëkohore? Dhe kështu të shkëputet nga model i opozitës paraardhëse? Në këta muaj të opozitës së saj, PD është pothuaj krejtësisht e palexueshme në mundësitë, dëshirat dhe prirjet e saj. Një parti me një elektorat të caktuar, sado të rrudhur, PD ende nuk duket e vendosur të jetë parti e elektoratit të saj.

Më shumë, pra, kalimi i PD-së drejt një opozite konstruktive, varet sa do t’ia detyrojë PS, nëpërmjet shkëputjes së saj prej modeleve të vjetra, pra, duke mos e imituar qeverisjen e PD-së. Mjeti kryesor i PS ndaj PD mendoj se është hapësira e duhur ndaj kësaj të fundit për t’u marrë me reformimin e saj. Një PD e reformuar, në thelb, do të ishte një opozitë konstruktive, një alternativë e qendrës së djathtë ndaj qendrës së majtë që përfaqëson PS.
Nga përvojat evropiane, ne kemi parë sa kanë ndikuar gjatë qeverisjes së tyre të djathtat, nëpërmjet hapësirave të krijuara, në reformimin e të të majtave. Po ashtu, kemi parë sa kanë ndikuar të majtat në qeverisje, pikërisht nëpërmjet krijimit të hapësirave, në reformimin e të djathtave.

Sa më shumë t’iu përmbahet parimeve dhe programeve të qendrës së majtë Partia Socialiste në qeverisje, aq më shumë do të jetë e detyruar Partia Demokratike të marrë një profil të qendrës së djathtë. Sa më e paqartë – eklektike – të jetë në parimet dhe programet e saj PS, aq më e paqartë, konfuze, do të mbetet në profilin e saj PD. Kjo do t’i kushtojë shumë PS-së gjatë qeverisjes së saj. Kjo do t’iu kushtojë pa masë fateve të vendit dhe të demokracisë. Sepse PS dhe PD do të vazhdojnë të jenë kliente të njëra tjetrës, do të vazhdojnë t’i sakrifikojnë interesat e elektorateve dhe interesat e vendit për hir të interesave të ngushta të grupimeve që përfaqësojnë. Dhe nuk do të jenë partnere ndaj njëra tjetrës, nuk do të jenë alterativa ndaj njëra tjetrës.

Vite më parë, unë kam përshëndetur opozitën e atëhershme, pra Partinë Socialiste, për qëndrimin konstruktiv ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Këtë qëndrim nuk e mbajti PS kur vinte puna për anëtarësimin në BE. Në këtë ndikoi mënyra si PD e pronësoi në përfitim të vet dhe në dëm të opozitës anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. PD gjatë fushatës së pranverës 2013 e vuri theksin tek ky qëndrim i PS-së, në mënyrë që t’ia kthente asaj në bumerang, por ne pamë se elektorati mbajti anën e PS-së dhe nuk ia vuri veshin propagandës tashmë të shpëlarë të PD-së.

PS në qeveri e ka të domosdoshme një opozitë konstruktive, e cila në thelb t’i kuptojë dhe t’iu japë përkrahjen e duhur, natyrisht duke mbajtur rezervat e veta si alternativë politike, një numri reformash të cilat janë të dhimbshme, jopopullore për momentin, por janë të domosdoshme, jetike për perspektivën. Janë reforma pa të cilat nuk përfytyrohet fati i vendit dhe i demokracisë.

PS ka nevojë për një mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e PD-së për të bërë një reformë të vazhdueshme në administratën e vendit, e cila është e tejfryrë dhe parazite. PS dhe PD është e domosdoshme të pajtohen për një strategji të përbashkët që administrata të mos jetë më burimi i vetëm apo burimi kryesor i punësimit të njerëzve.

Duke pasur një profil të qartë, të qendrës së majtë, PS në qeveri dhe një profil të qartë të qendrës së djathtë PD në opozitë, do të arrijnë të gjejnë, më në fund, pajtimin për të arritur një planifikim të afatizuar të zhdukjes së plagëve ekzistuese dhe të objektivave të zhvillimit të vendit në të ardhmen e afërt, të mesme dhe të largët.

Së fundi, vetëm duke u bërë e jetueshme për të gjithë qytetarët e saj dhe për të gjithë banorët e saj – dhe jo vetëm për klanet e bunkerizuara – Shqipëria do të fillojë të hedhë hapa të sigurtë drejt përparimit. Përndryshe, fundi prej gënjeshtrave të mbetura në fyt nuk do të jetë i largët për politikën aktuale shqiptare.

Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet, përfshi edhe atë të opozitës – Rreth zgjedhjeve lokale në pesë bashkitë – Nga Elida Buçpapaj

Zgjedhjet lokale të pjesëshme kanë përfunduar.

Partia shtet e rilindjes mavi fitoi në pesë bashkitë. PD bojkotoi. Nuk hyri në garë.

Kandidatët e pavarur i la në baltë.

Ishte një mundësi që gjithë deputetët e opozitës me të gjithë përkrahësit të bënin fushatë për kandidatët e pavarur!

Kishte mundësi, por PD preferoi që t’ia dhuronte në tabaka Edvin Ramës fitoren. Si trofe.

Si Lul Basha më 2019.

Nuk u bë fare fushatë, PD nuk pati kandidatë të saj, vetëm tha se do të mbështeste  kandidatët e pavarur. Sa për të shplarë gojën.

Sepse PD nuk u mor fare me zgjedhjet lokale.

Zgjedhet lokale nuk ishin fare temë as për statuset e deputetëve në rrjetet sociale, as për temat e përditëshme të kryetarit të partisë.

Opinionistët e përnatshëm kishin probleme më të rëndësishme, zgjedhjet lokale janë periferia, province – ndërsa ata merren me metropolet.

Asnjë deputet i PD që fitoi mandatin në listat e mbyllura në pesë bashkitë nuk e prishi komoditetin, nuk shkoi asnjë prej tyre as në Berat, as në Vlorë, as në Mat, as ne Cerrik, vetëm Tritan Shehu u shfaq me Gabriel Gumën në Tepelenë, një ditë perpara heshtjes zgjedhore.

Zgjedhjet lokale nuk ishin temë e gazetarëve të Syri.net, as të Syri.TV. Ata merren me tema ndërkombëtare, presin që Edvin Ramën ta rrëzojnë nga pushteti me deus ex machina afera  si ajo e McGonigal apo skandalet e takimeve të qeveritarëve të PS me narkosat në Aruba apo  me miqtë e bosëve të karteleve të drogës;

Në studio opinionistët, të gjithë të majtë, pa marrë para sysh se PD propagandon se është parti konservatore, komentojnë librat investigative të Savianos apo Nello Trochia, apo dokumentarët e RAI Tre të Sigfrido Panucci-t me ekipin e tij, ndërsa asnjë prej tyre nuk i futet investigimit.

Në fund të fundit përse ata, kur investigojnë për ta italianët, kanadezët, gjermanët. Ata vetëm krehin mjekrat.

Zgjedhjet lokale nuk ishin as temë periferish, shqetësimi për votën e lirë nuk u përmend as si muhabet kafenesh, nuk iu dha asnjë shpjegim apo llogari për bojkotin popullit opozitar.

Thuhet se Sali Berisha dhe PD me establishmentin duan ta heqin nga skena politike Edvin Ramën. Po si, nëse jo me zgjedhje apo me mjete demokratike;

kanë katër vjet që flasin për protesta, në verë nuk munden të protestojnë se janë nëpër vilat e pushimeve; e verdha e  vjeshtës ua shton apatinë, dimri ua prish rehatinë, pranvera i plogështon.

Kjo vetëm opozitë nuk është. Eshtë kolonë e pestë. Eshtë antiopozitë.

Opozitat frymëzojnë, ngrenë popullin në këmbë, kanë kauza, tregojnë se shqetësohen prej problemeve që përjeton vendi, zgjojnë aktivizmin, vullnetarizmin, solidarizohen me hallet dhe problemet e qytetarit, motivojnë ndërsa kjo i bojkotoi zgjedhjet lokale në pesë bashki si në vitin 2019.

Me këtë profil që e shohim të gjithë, nuk ke si të mos thuash se është krahu i djathtë i Edvin Ramës, aleati i tij.

E tillë është apatia që ushqen, si nënshtrim total ndaj një karakatine, partisë shtet të Edvin Ramës, që i ka kapur të gjitha pushtetet, përfshi edhe atë të opozitës!

****

Z.Berisha dje i la një hapësirë komunikimit me komunitetin e rrjetit social.
Me këtë rast i drejtova edhe unë një pyetje që lidhej me braktisjen e kandidatëve të pavarur që mbështeteshin nga PD.
Nuk kam qëllim të ze mat z.Berisha,
por kam detyrë të reagoj ndaj kësaj kënete stanjative që opozita me në krye PD i ofron popullit opozitar.
Opozita me në krye PD –
jo vetëm e ka paralizuar lëvizjen opozitare,
por përmes establishmentit dhe rrethit vizioz ka krijuar barriera komunikimi me përkrahësit dhe bazën,
pra establishmenti i PD po ia merr frymën, po e mbyt vetë PD
dhe prej mungesës së aksionit politik po i jep oksigjen regjimit të Edvin Ramës.
Populli opozitar gjendet midis ferrit nga keqqeverisja dhe paralizës e apatisë me të cilën drogohet nga opozita me në krye PD, që është në pasivitet të plotë.
Në lidhje me pyetjen që i drejtova, z.Berisha midis të tjerash tha se kandidatët e pavarur nuk e pranonin mbështetjen e opozitës.
Edhe nëse e pranojmë këtë tezë, duke e marrë këtë tezë plotësisht të mirëqenë
dmth nga kjo rrjedh se opozita me në krye PD në pesë bashkitë e vendit i bojkotoi zgjedhjet!

 

 

Këtu njeriu i asgjësë ngrihet në piedestal dhe shpallet figura zyrtare e epokës- Nga ROMEO GURAKUQI

Ju ka ndodhur shpesh të merrni ftesa për promovim të punëve të mirëfillta krijuese dhe studimeve shkencore. Por asnjëherë nuk keni pasur fatin që të ftoheni për të promovuar, diskutuar dhe përshendetur me nderim solemn një Asgjë, të sajuar me ngut, jo nga autori që mban emrin në kapakun e verdhë të librit të sjellë papritmas mbi tavolinë e madhe, por nga shërbenjës rrogëtarë, që imponohen dhunshëm, nga rrjeti hierarkik i Vatrës ku programohet e ardhmja. Ka dhe ska reçensentë, sepse askush nuk guxon të përballet me zbrazëtinë, kotësinë, formalizmin, mashtrimin, shkeljet procedurale dhe fyerjen që u bëhet të ftuarve. Megjithate ka zgjidhje për të mbushur vrimat e dekadencës dhe diskretitimin: në treg kanë dalë fjalëmbajtësit profesionistë shumëpërdorimësh. Jo ato që hartojnë vargje dhe hartime ndër varrime në Metropol. Janë ca të tjerë, prej atyre që futen gjithandej ku Vatra ka nevojë për plotësim skenarësh solemnë dhe seriozë. Edhe kësaj radhe nuk mungojnë vullnetarët e vetëofruar.

Dhe në fakt teatër provokues, pa asnjë cipë mbuluese, guxojnë ta bëjnë vetëm ata që nuk dijnë çfarë është mundimi dhe përkushtimi i njerëzve që jetën e kalojnë mbi letra. Janë ata që përdorin letrat për të justifikuar kotësinë e qënieve të tyre, bjerraditjen e përditshme vëzhguese, fallsifikimin e fakteve administrative dhe brumatriçën e fondeve publike, që kanë ndërtuar pas sfondit të librave, laboratorëve dhe arkivave, në prapaskenë, me një rrjet mercenarësh të rekrutuar për shërbim besnik, fallsifikim e negocim të paligjshmërisë.

Në një shoqëri ku vlera nuk matet më me dije, punë apo integritet, por me afërsi ndaj zaptuesit, servilizëm ndaj kupolës dhe manipulim të së vërtetës e të realitetit, lind institucionalizimi i asgjësë së njeriut, ose i Njeriut–Asgjë, si dhe institucioni që merret me kurimin e infrastrukturës mbështetëse për këtë Zbrazëti. Siç e tha dhe Ai, kjo skenë tanimë është e gjallë dhe në përfeksion, si një motorr i pandalshëm që gjallnon shpresë dhe ardhmeni në Shqipninë e boshatisun europiane.

Pjesë e këtij projekti rrenc është promovimi i burimeve njërëzore, që jo vetëm do të duhet të jenë prej atyre që i ka sjellë në kryeqendër Partia, por domosdoshmërisht, vegjëtues të përjetshëm, bubrreca pa zë, pa ndërgjegje, pa ndjenja dhe pa skrupuj e màrré. Dhe ata duhet të ngrihen aty, në përjetësinë e tyre boshe, si monument i një kohe të gënjeshtërt, të skicuar në oborrin e mesëm të një pallati të ç’përfytyruar nga fantazitë e pakuptueshme dhe brengat/mëkatet e një kohe që nuk duhet përmendur.
Qenia e pikëtuar kësaj radhe, pa kontribute reale, pa kulturë mendimi e pa përmasë krijuese, duhet të ngjitet në maja që nuk i përkasin, jo përmes meritës, por zvarritjes pas Padrinos. Ky, në vijim, e ndihmon dhe madje e nxit për ta ofruar gënjeshtrën si të vërtetë, për ta shitur realitetin e trilluar institucional, si lavdi dhe sukses intelektual.

Fillimisht, atij i shpiket një jetëshkrim; Dyshi bëhet Dhjetë; më pas i sajohet një listë veprash që nuk ekzistojnë, por që megjithatë u serviren publikut dhe asambleve, të cilat, edhe pse e dinë se janë të rreme dhe nuk dallohen gjëkundi, heshtin, duartrokasin, aprovojnë dhe votojnë. Më tej, birit besnik të krahinës sunduese dhe operative, i ngrihen tribuna, thirret në konferenca për përshendetje, i njoftohen zyrtarisht promovime, i jepen poste censorësh. Kështu nis vallja e madhe e gënjeshtrës që hidhet vendshe, më kërcim, si qëmoti, ku vetë strukturat që duhej të garantonin vlerën, bëhen pjesë e mashtrimit: falsifikojnë prezenca e firma, interpretojnë ligje sipas nevojës, kompromentojnë të madh e të vogël dhe, në fund, organizojnë promovime solemne të Asgjësë së Askushit. Në promovim mbërrin vetë Padrinoja i Vatrës që gumëzhin, si asnjëherë më parë. Si gjithmonë, i vengërt, autoritar me një buzëqeshje formale, që i ngjan më shumë kërcëllitjes kërcënuese. Një shpurë këmbëshpejtish e ndjek nga pas me vemendje qehajallarësh të përkulur e frikësuar nga lëkundjet e paparashikuara të humorit të zotit të punëve.

Për të pritur Atë del vetë Askushi, autori i Asgjësë, me kokën gjysmë të ulur, me vështrim të ndrojtur, i skuqur deri në majat e veshëve, jo prej turpit të zbrazëtisë së tij, por nga rëndësia e ceremonialit, teatrit pa maska, që junta e krahinës e ka organizuar enkas për atë.

Dhe kështu pra, Asgjëja dhe Askushi nuk fshihen më; përkundrazi, ofrohen në një paketë, promovohen bashkë, shiten si arritje të pandara, si shembull e si model, edhe pse askush nuk i sheh realisht si ekzistues. Deri sa, me kalimin e kohës, mashtrimi pranohet si i mirëqenë, kthehet në normë dhe ndiqet si rrugë e suksesshme për mbijetesë.

Në këtë pikë, njeriu i vërtetë, që punon, mendon e krijon, mbetet në hije; ndërsa njeriu i asgjësë ngrihet në piedestal dhe shpallet figura zyrtare e epokës.

The presence of former communist connection of Yugoslavia structures in Kosovo’s institutions is a danger and a threat to democracy!- Nga Isuf B.Bajrami

 

Recently, discussions about the past have taken on heated tones, even though the debate on this topic is not new! Imposing debates, with which attempts are made to obscure the past and test Albanian opinion about the period of Yugoslav communist rule!

For the pluri-party “democracy” that we have, the people did not think that they should have it today! As for where the motive is, the causes of this conclusion, there are not a few who would answer, without thinking long: the miserable situation in the country, the insecurity for life, for work and for property! This irregularity was certainly not created today, but is inherited and as a consequence of the continuity of the former Yugoslav communist system! The consequences of their misgovernment, the country is feeling and will suffer for a long time. Ordinary people do not know how to theorize, but they know how to make comparisons. Here we must look for the disappointment of the people, the wavering of faith in democracy and the turning of the gaze to the bitter past, which was as it was, but the phenomena that they would see in democracy, they had not seen and did not know.

This is difficult to say. But what can be said without fear is that the misgovernance of the Yugoslav communists and the “democrats”, a mixed hybrid and fabricated group, from the union of former Yugoslav communists, turned overnight into “democrats”, who are the worst and most dangerous part for genuine democracy, with the former Yugoslav communists and Belgrade collaborators, or their heirs, who thought that the time had finally come, for revenge, for rematch and a new class war, damaged and compromised, from the very beginning, democracy, its image and its future.

The attacks that began immediately after the Liberation War, the attempts to deny and blacken everything from the positive national past, were undertaken, apparently to justify and cover up their deeds with corruption and the plunder of national wealth. They created differentiations, which actually deprived the majority of Albanians from integration into a democratic society and plunged them into pessimism, forcing the youth to leave the country! With these actions, did they think that they would ensure the Yugoslav communists and “democrats” a long and trouble-free government again!? However, they have made a mistake in their calculations! The attack on the Liberation War will very soon turn into a boomerang, in the form of anger and opposition, in relation to and in response to the immoderate acts of the Yugoslav communist rulers without a genuine democratic culture!

The people, kneeling down from poverty, could justify and endure the difficulties of the moment the country was going through, with the change of system, but not the “hunt for the scoundrels” that the “democratic” Yugoslav communists with Isa-Tita at the head started! These overturned the true national history, denied the Liberation War, the shed blood of the martyrs and the sacrifices that were made, in the name of the freedom and independence of the homeland! These actions were done with the premeditation and sole purpose of opening the way for the rehabilitation and return to power of the Yugoslav communists, whom the people know well.

The attacks on the liberators are also encouraged and supported by some unconscious internationals, from this “dance of the devil”, not even a destructive group from Albania can be exempted! Even here, the Yugoslav communists found the fragile terrain, a contingent composed of collaborators, or their descendants and heirs, and, thus, marginalized and irritated, outside the currents of contemporary democracy, they failed to access genuine democratic and emancipatory processes, which would advance Albanian society, but destroyed everything that was built with much effort and sacrifice! They remained in the class war, immersed in the world of mediocrity and platitudes, which feed and keep alive the feeling of hostility and revenge! These “democrats”, former communists now “anti-anti-communists”, have not yet understood that this means nothing. Being in one party or the other is a personal matter for everyone, but this does not automatically make you a patriot or an honest person.

Genuine democracy, in principle, is the most attractive way to organize power in a democratic society. Without genuine democracy, everything looks different! The suspicion, born of the former Yugoslav communist structures, by causing a crisis in the representation of methods and practices from the past have exhausted productive work, among other things, have left the country distrustful and angry with their diabolical claims!

This complex of factors made it aggressive and unrestrained, in its attempts to overthrow and destroy everything and anything from the past, not sparing even some important achievements in certain areas of social and economic life, since they were created in communism. The ignorance and cruelty that would be displayed as soon as the first steps on the path of democracy began, the tendencies to destroy and demolish everything from the past, were reminiscent of the Chartist Movement in England, which expressed its hatred of capitalism in the destruction of machinery, the latest technical inventions, which had revolutionized production. The attacks on the past here aimed to present the country without life, without work, without any progress, a hell immersed in crimes and punishments, filled with prisons!

Citizens everywhere must clearly and openly express their disagreement with the past, with the Slavic-communist dictatorship. Of course, the demands for the revision of the past must be understood correctly, as an objective demand and need, which clarifies and enriches on the basis of data and documents! The realization of this would not be easy and without problems, not only because of the difficulties of this process, but also because of the complex factors that still exist in leading countries!

I call on specialists in certain professional fields to determine what has become of this political system and the cause of the many major crises that the country has encountered in recent years. Democratic aspirations, expressed throughout Kosovo, have never been so strong, but in addition to being severely suppressed by former rulers, they coexist with an increase in authoritarian demand, which is particularly evident from the electoral success of the so-called “pluri-part-titiste” parties!

Reflection on the developments of events from the past, require that a professional, reliable and independent institution, deal with the necessary seriousness, calmly, and not in panic. Because citizens who have lived this period, do not accept inaccurate reactions and without democratic culture, there should be no hesitation, that in certain cases, unmeasured assessments are expressed, for the past! An honest man remains honest and, under no circumstances, does not go outside himself and outside the lived reality. And such, who in one way or another, express disagreement with revenge against the past! Today we must be sober to make the right assessment. Therefore, there is no place, it does not suit, at least historians and researchers, to point the finger at one or, whoever it may be, without looking at every action correctly.

Anti-communist propaganda cannot be used, speculatively, as a certificate of exoneration for crimes and treason against the country! On their behalf, they commit acts that are punishable in any democratic country and at any time.

In the circumstances created, it is the imperative of the time to review the past, which is more than necessary, and at the same time legally possible, relying on the Documents of the Council of Europe, and later the European Union, which undertook a series of initiatives and resolutions to assist the process of separation from communist totalitarianisms.

These documents should also be the basis for the Assembly of the Republic of Kosovo, such as;

– Resolution of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe on “Measures to eradicate the legacy of totalitarian communist systems” (1996);

– The Prague Declaration “On European Conscience and Communism” (2008), which sets out the commitment to condemn the crimes of communism, according to the practice of the Nuremberg Trials, as crimes against humanity ;

– European Public Hearing on “Crimes Committed by Totalitarian Regimes ” (2008), and;

– Parliamentary Assembly of the Council of Europe on “The necessity for international punishment of the crimes of totalitarian communist regimes ” (2006), etc.

Through these resolutions, they are called upon to clearly distance themselves from the crimes of totalitarian communist regimes and to condemn them without any ambiguity. Even on 2 April 2009, the European Parliament, appealing in a new resolution “ On European conscience and totalitarianism” and the importance of keeping the memory of the past alive because “there can be no reconciliation without truth and remembrance”.

The people are not so ignorant and indifferent as not to look at them, not to make comparisons, and not to draw conclusions.

In the course of this process, the Assembly of Kosovo should adopt a Resolution “On the Punishment of Crimes Committed by the Serbian-Yugoslav Communist Regime in Kosovo ”. After the adoption of this Resolution, the archives will be opened, citizens will speak more freely about the suffering and consequences of the discriminatory past, historians and researchers will first and foremost be professionally engaged in reflecting the truth, avoiding censorship and self-censorship, utilizing archives and creating the necessary premises for carrying out this task.

The Land of Lek; 13.11.2025

Svetlana Sakharova: Bordeli i fshehtë i elitës sovjetike- Përktheu dhe përgatiti Prof. dr. ESHREF YMERI

Youtube-kanali rus Кровавый СССР
(Bashkimi Sovjetik i përgjakur)
2023

Materialin në vijim, të autores Svetlana Sakharova, primabalerina ruse, lindur në Kiev më 10 qershor 1979, e ka përkthyer nga rusishtja dhe e ka përgatitur për botim Eshref Ymeri.
***
“Buqeta” e fshehtë e Kremlinit ka pasë qenë një rrjetë vilash, apartamentesh dhe kabinetesh, ku aktoret e reja i dhunonin, i shantazhonin dhe i shndërronin në skllave seksi të elitës. Beria, ministrat, gjeneralët, ishin ata që përdhunonin femrat më të mira të vendit. Këtu nuk është fjala vetëm për historinë e përdhunimeve. Këtu është fjala për vlerën e lavdisë në një makinë totalitare. Këtu bëhet fjalë për një fakt të tillë, se si bukuria vjen e shndërrohet në mjet, kurse trupi shndërrohet në valutë. Këtu bëhet fjalë për historinë e rezistencës, historinë e tradhtisë dhe historinë e hakmarrjes.

“Pranvera e vitit 1946 në Moskë pati shërbyer si një periudhë e vaktë mashtruese, kur ajri ende mbartte në vetvete jehonën e ngricave dimërore, të përzier me pluhurin e ndërtesave të shkatërruara dhe aromën e bukës së freskët që dilte nga furrat e rralla. Qyteti, i plagosur nga bombardimet gjatë luftës së madhe patriotike, mundohej t’i kthehej jetës normale. Njerëzit me pallto të vjetra, ecnin nxitimthi nëpër rrugë, tramvajet kërcisnin nëpër shina, kurse nëpër sheshe ende ngriheshin përmendoret e improvizuara të heronjve të rënë. Por përtej fasadës së ringjalljes fshihej errësira. Represionet nuk kishin përfunduar me fitoren kundër fashizmit. Në Sheshin e Lubjankës, në ndërtesën e zymtë të ministrisë së punëve të brendshme, Lavrenti Beria, ministër i brendshëm dhe njëri nga njerëzit më me ndikim në rrethin e Stalinit, rrinte ulur në një tryezë të madhe prej dru lis. Kabineti i tij ishte asketik, me perde të rënda, portreti i udhëheqësit në mur dhe një pirg me dosje, të cilat mund të vinin poshtë fatin e çdokujt. Syzet me një skelet të hollë shkëlqenin nën dritën e llambës së tryezës, kurse gishtat e shkurtër dhe të trashë kalonin nga njëra dorë te tjetra fotografi femrash, si artiste, balerina, këngëtare teatri dhe kinemaje. Talente! – nënqeshi Beria, duke fërkua mjekrën. Për të ato ishin jo vetëm persona të teatrit apo të skenës, por edhe një rezervë me vlerë, të cilën mund ta përdorje për forcimin e pushtetit personal dhe të kontrollit të elitave. Ai e dinte që Josif Stalini, një udhëheqës ky paranoidal, i mbështet operacione të tilla. Në periudhën e terrorit, kur pushkatimet qenë kthyer në normë, duhej përdorur jo vetëm frikësimi, por edhe komprometimi, i siguruar në rrethana nga më intimet, në shtrat. Beria nuk ishte i papërvojë për punë të tilla. Bredhjen e tij pas femrave kishte filluar që në vitet 1920 në Gjeorgji, ku ai, duke qenë kryetar i Komisionit të Jashtëzakonshëm, shfrytëzonte vartësit e vet për rrëmbime dhe përdhunime femrash. Një dukuri e tillë, në Moskë erdhi e u shndërrua në një sistem të organizuar, të cilin ai e pati quajtur “operacioni buqetë”.

Ky ishte një emërtim ironik dhe cinik. Çdo mëngjes, pas takimeve, viktimave u dërgonin buqeta me trëndafilë të freskët, që simbolizonin heshtjen e detyruar dhe besnikërinë ndaj regjimit. Rrjeti përfshinte të ashtuquajturit objekte të posaçme (speciale), vila jashtë qytetit në Zhuvke Kuncevo, apartamente elitare në Arbatin e Vjetër dhe madje në bodrume, të përgatitura posaçërisht në ndërtesat shtetërore të ministrisë së brendshme. Artistet e reja këtu i joshnin me arsyetimin për të dhënë shfaqje për byronë politike ose për t’i dëgjuar, si parapërgatitje, për role të reja në kinematografi. Këto mjedise, në të vërtetë, ktheheshin në arena për shfrytëzim seksual, shantazh dhe grumbullim informacioni komprometues. Mikrofonët fsheheshin nëpër mure, kamerat – prapa pasqyrave, kurse truprojat e Berias regjistronin çdo hollësi për dosjet, të cilat mund të zhduknin karrierën ose jetën. Aleksej Vollkov, një personazh legjendar, major i ministrisë së brendshme, ish-aktor i teatrit “Vahtangov”, ka qenë njëri nga kujdestarët kyç të këtij rrjeti. Ai u gjend rastësisht në këtë sistem. Në vitin 1937, gjatë periudhës së terrorit të madh, pas denoncimit të një kolegu, atë e patën arrestuar për agjitacion antisovjetik për një shaka që kishte bërë në dhomën e grimit. Për t’i shpëtuar dënimit, Vollkovi kishte pranuar të rekrutohej nga organet e sigurimit, qe bërë përgjues në mjedisin artistik. Shtatlartë, me një fytyrë shprehëse, me një joshë prej aktori, ai ishte mjeshtër për të bindur dhe për të manipuluar të tjerët.

Kësaj nuk i thonë tradhti, – përsëriste me vete çdo natë, me sytë nga tavani në apartamentin e vet komunal. Kësaj i thonë mbijetesë në skëterrë. Detyra e tij ishte e thjeshtë: të zgjedhte lule për buqetat e Berias, t’i tërhiqte në grackë, me premtimin për lavdi dhe mbrojtje. Objektivi i parë që i qe caktuar për zbatim, qe Tatjana Akunjevskaja, ylli 32-vjeçar i kinematografisë dhe i teatrit. Akunjevskaja ishte një brune karakteristike, me sy depërtues dhe me një joshë të tillë, që i magjepste spektatorët. E lindur në vitin 1914, në Zarajsk, bijë e një oficeri të persekutuar të ushtrisë cariste, e pati filluar karrierën në moshën 17-vjeçare, me xhirimin e filmit “Buçkania”, sipas tregimit të Mopasanit (Boule de suif), në vitin 1934, dhe “Ditë të nxehta”, në vitin 1935. Përjetoi arrestimin e të atit në vitin 1937, por vazhdoi të luajë rolin e femrave të forta dhe me karakter të pavarur, si në “Viktimën e fundit” të Ostrovskit. Beria e pati pikasur në ekran dhe pati theksuar në dosje: kjo është ajo që duhet: “sytë i ka plot zjarr, por do ta mposhtim”. Vollkovi i qe afruar pas shfaqjes në teatrin Vahtangov. Salla duartrokiste më këmbë, kurse Akunjevskaja, e lodhur, me sytë plot shkëlqim, dilte në skenë me një fustan elegant, për t’u përkulur me nderim para spektatorëve. – Tatjana Kirillovna, – iu drejtua ai, duke i zgjatur një ftesë, me stemën e ministrisë së brendshme. – Juve ju pret një shfaqje e rëndësishme në Kremlin. Talenti juaj duhet për një çështje të madhe. – Akunjevskaja, e mësuar me kujdesin e regjisorëve dhe të nëpunësve të lartë, pranoi pa asnjë mëdyshje. Në Bashkimin Sovjetik të viteve të pasluftës, karriera varej nga lidhjet në sferat e larta. Makina “Zis i zi” me xhama të errët, e çoi jo në Kremlin, por te vila në Kuncevo. Një ndërtesë e rehatshme prej druri, me kopsht, të rrethuar me një gardh të lartë dhe me roja. Brenda po e priste Beria, me uniformë, me një shishe vere gjeorgjiane në dorë dhe me tryezën, të shtruar me havjar, bli dhe konjak francez, me një deficit në vitet e urisë. – Ju jeni e talentuar, – e nisi bisedën ai, duke i hedhur shampanjë në një gotë prej kristali, – por talenti ka nevojë për një përkrahës. Unë mund t’ju çel dyert për të luajtur rolet më të mira. – Biseda kaloi shpejt në gjëra të pahijshme. Beria, i njohur për epshin e tij, e kapi për dore dhe e tërhoqi drejt dhomës së gjumit. Akunjevskaja rezistonte, e gërvishte me thonj, bërtiste me zë të lartë, por forcat ishin të pabarabarta. Përdhunimi u bë në dhomë, poshtë portretit të Stalinit, me erë duhani dhe djerse. – Ti tani je imja, – mërmëriti Beria, duke mbërthyer uniformën. Mbylle gojën, nëse dëshiron të jetosh. – Në mëngjes Akunjevskaja u kthye në shtëpi me një buqetë trëndafilash të kuq si gjaku, të siguruar nga truprojat e Berias, Rafael Sarkisovi dhe Sardion Nadaraj. Këta të dy mbanin një listë sekrete të viktimave. Më shumë se 760 emra, duke përfshirë nxënëse shkollash, studente dhe artiste të njohura. Akunjevskaja rrinte në heshtje, por përbrenda ziente nga urrejtja. Ajo mori një rol të ri në kinematografi, një apartament në qendër të Moskës, por çmimi ishte shumë i lartë – ftesat e përsëritura për në vilë, ku Beria organizonte orgji me shampanjë dhe me muzikë gramafoni. Vollkovi, duke vazhduar përgjimin e saj, në raportin e tij shkruante: “objekti është besnik, por nën përgjim; rekomandohet shtim i përgjimit, se ka mundësi të shpërthejë ndonjë revoltë”.

Rrjeti vinte duke u zgjeruar. Vëzhguesit, gjithandej, raportonin për vajza me perspektivë. Aktoret, si Lida Rusllanova, e arrestuar në vitin 1948, se s’pati pranuar të këndonte në një rreth të ngushtë për Berian, ose Valentina Serova, për të cilën qenë përhapur fjalë për një takim me elitën për të shpëtuar karrierën, e dinin një rregull të pashkruar: Stalini, kur merrte raportime, jepte aprovimin: “bukuria ëstë armë kundër imperializmit, shfrytëzojeni!”. Por për femrat kjo ishte një skëterrë personale. Refuzimi shoqërohej me internim në kampe përqendrimi ose me marrjen e jetës. Pranimi shoqërohej me një shpirt të copëtuar dhe me frikë të përjetshme. Me afrimin e vjeshtës së vitit 1947, buqeta erdhi e u shndërrua në një instrument kontrolli të përkryer. Beria i seleksiononte lulet personalisht. Mbrëmjet nëpër vila fillonin me muzikë dhe vallëzim, por përfundonin me përdhunim. Sarkisovi vazhdonte të mbante një listë të hollësishme: datat, emrat, madje parapëlqimet e viktimave. Vollkovi vërente si si sistemi po i thyente njerëzit. Një aktore e re që pati refuzuar, qe akuzuar për agjitacion dhe propagandë antisovjetike dhe qe zhdukur në një kamp internimi.

“Ky nuk është pushtet”, – mendonte ai kur po endej rrugëve kryq e tërthor. – “Kësaj i thonë merimangë, prej së cilës nuk shpëton dot”. Akunjevskaja, kur ishte duke u kthyer për në shtëpi pas takimit të radhës, ishte duke qarë me kokën mbi jastëk, por në ekran vazhdonte të buzëqeshte. Një femër sovjetike ideale. Kujtimet e saj, që i pati shkruar disa dhjetëvjeçarë më vonë, me titul ”Dita e Tatjanës 1998”, patën zbuluar të vërtetën. Beria ishte një zhabë e fëlliqur që kutërbonte erë epshi dhe pushteti. Por në vitin 1946 ajo rrinte në heshtje, duke e ditur se një fjalë e vetmë mund t’i kushtonte jetën jo vetëm asaj, por edhe njerëzve të gjakut. Rrjeti kishte depërtuar thellë në botën e artit. Rolet në kinematografi shpërndaheshin përmes përkrahësve në ministrinë e punëve të brendshme. Aktoret pëshpërisnin nëpër dhomat e grimit të Moskfilmit: ”mos refuzo” ose ”karriera mori fund”.

Vollkovi, duke ndjekur nga afër operacionet, e ndiente gjithnjë e më shumë fajin e vet. Motra e tij, një aktore në fillim të karrierës, vrau veten pas një takimi të tillë në vitin 1940. Por sistemi, si një regjim stalinian, ishte i pamëshirshëm. Beria, ulur në kabinetin e vet, buzëqeshte, duke shfletuar dosjet e reja. Buqeta lulëzon për mrekulli, kurse përtej dritares Moska vazhdonte jetën e vet, pa dyshuar për hijet që fshiheshin në majat e pushtetit. Vera e vitit 1945 ishte e pushtuar nga euforia e fitores. Rrugët zienin nga paradat, fishekzarët dhe turmat e njerëzve, që përqafonin njëri-tjetrin nën tingujt e muzikës, katjushave dhe luftës së shenjtë. Sheshi i kuq shkëlqente nga flamujt, kurse në ajër vërtitej era e barutit nga fishekzarët dhe aroma e bukës së sapopjekur, e cila, më në fund, filloi të tregtohej nëpër shitore pas urisë së viteve të luftës. Qyteti, ende i mbuluar nga gjurmët e plagëve nga bombardimet, me fasadat e shkatërruara të ndërtesave dhe gropat e hapura nga predhat, mundohej t’i harronte tmerret dhe ta hidhte vështrimin drejt së ardhmes. Por përtej kësaj fasade triumfi fshiheshin hijet. Represionet nuk patën përfunduar me kapitullimin e Gjermanisë. Ministria e brendshme, nën drejtimin e Lavrenti Berias, ishte duke e vazhdur gjuetinë e armiqve të popullit, kurse operacioni “Buqetë” po e shtonte zellin, duke u shndërruar në një instrument për arritjen e kënaqësive personale, por edhe për ushtrimin e shantazhit politik. Aktoret, këngëtaret dhe balerinat që shkëlqenin nëpër skena dhe ekrane, shndërroheshin në gurë shahu në këtë lojë, ku trupi ishte valutë, kuse heshtja kthehej në kusht mbijetese. Zoja Fjodorova, aktorja 36-vjeçare, me buzëqeshje të ëmbël, sy shprehës dhe zë të butë, ishte njëra nga ato, të cilat sistemi i pati pikasur. E lindur në itin 1909 në Sankt-Peterburg në familjen e një punëtori, e humbi herët babain dhe qe rritur në varfëri, por talenti e çau rrugën e jetës. Në vitet 1930 ajo qe xhiruar me disa shoqe, në vitin 1935, kur pati luajtur rolin e një komsomolase dhe në një histori muzikore të vitit 1940, duke u shndërruar në një artiste, që gëzonte adhurimin e publikut. Fjodorova përjetoi arrestimin e të atit në vitin 1938, sipas nënit 58 “veprimtari kundërrevolucionare”, por vazhdoi të punonte, me besimin se arti është mbi politikën.

“Unë mbijetova në saje të ekranit dhe të spektatorëve”, – mendonte ajo, duke e parë veten në pasqyrën e dhomës së grimit të Moskfilmit. Por në verën e vitit 1945, jeta e saj u përmbys. Vollkovi, majori i ministrisë së brendshme, pati organizuar një pritje për aleatët – diplomatët amerikanë dhe britanikë, që patën ardhur në Konferencën e Podsdamit. Kjo pati shërbyer si një lojë e operacionit “Buqetë”. Aktoret i patën ftuar për të argëtuar mysafirët, duke grumbulluar informacion nën maskën e flirtimit. “Tregoji mikut tonë amerikan mikpritjen sovjetike” – e pati këshilluar Vollkovi Fjodorovën, duke i dorëzuar ftesën për në banket në hotelin “Metropol”. Salla e hotelit shkëlqente nga gotat prej kristali, tryezat ishin mbushur me delikatesa defiçitare, havjar, shampanjë dhe fruta të importuara, kuse orkestra luante muzikë “xhaz”, çka ishte e ndaluar në ditë të zakonshme. Midis mysafirëve ishte Xhekson Tejti, kapiten i forcave ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një bjond ky shtatlartë, me një buzëqeshje të ëmbël dhe me një sjellje prej xhentëlmeni. Ai fliste rusisht me një theks të veçantë, rrëfente për Nju Jorkun dhe Hollivudin. Fjodorova, me një fustan elegant me supe të hapura, po vallëzonte me të një vals, të shoqëruar me serenadën e Hënës të Glen Milerit. Ndjenjat shpërthyen menjëherë. Shëtitje nëpër parkun “Gorki”, takime të fshehta nëpër apartamentet e miqve, ku Tejti luante në piano melodi amerikane, kurse Zoja këndonte romanca ruse, si “Sytë e zinj”.Ti je fitorja ime e vërtetë në këtë luftë”, i pëshpëriste ai, duke i puthur duart. Fjodorova, e shkurorëzuar pas një martese të pasuksesshme me pilotin Vladimir Rapoport, të arrestuar në vitin 1938, krijoi bindjen se kjo ishte një dashuri e vërtetë. Por Vollkovi e përgjonte. Agjentët e tij mbanin shënim çdo takim, duke kapur letra dhe shënime. Beria, sapo merrte raportime, nxihej në fytyrë. “Kësaj i thonë jo dashuri, por spiunazh potencial. Shfrytëzojeni këtë rast”.

Në janar të vitit 1946, Fjodorova lindi një vajzë – Viktorian, me sy bojëqielli, që i ngjante të atit. Për ta mbajtur të fshehtë lidhjen me një të huaj, ajo bëri një martesë formale me kompozitorin Aleksandër Rjazanov, mikun e familjes. Tejti u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerkës, duke premtuar të kthehej, por letrat kalonin nëpër duart e censurës. Me këtë rast, Beria vuri re një rrezik. Aktorja mund të përcillte sekrete nëpërmjet spiunazhit të shtratit. Më 27 dhjetor të vitit 1946, pas një mbrëmjeje miqësore te gazetari britanik Aleksandër Vert, pasoi arrestimi. Agjentët e ministrisë së brendshme u dyndën në apartamentin e Fjodorovës në rrugën “Gorki”. “Ju akuzoheni për spiunazh dhe për veprimtari antisovjetike” – i tha Vollkovi, që drejtonte hetimin në Lubjankë. Fjodorova, në një qeli të ftohtë në Lubjankë, kujton më vonë në biseda me të bijën: “Ata deshën të më mposhtnin, por dashuria më jepte forcë”. Marrjet në pyetje vazhdonin tërë natën e natës.Vollkovi i bërtiste, e kërcënonte me arrestimin e të motrave dhe të vajzës. “Ti i ke ditur rregullat. Trupi i përket partisë dhe jo imperialistëve”, – i turfullonte ai. Fjodorova rrinte e s’fliste për hollësitë e ndjenjave, por nënshkroi të pohonte nga torturat. Dënimi në gusht të vitit 1947 ishte i egër: 25 vjet në kampet e internimit dhe konfiskim i pronës, internim i familjes. Motra, Aleksandra, me fëmijë, me 8 vjet në Akmolensk, motra Maria me 10 vjet në Arkutë, ku vdiq nga tuberkulozi në vitin 1952. Fjodorova përfundoi në Alxhir, kampi i Akmolenskut, i njohur si kampi “i grave të tradhtarëve të atdheut”. Atje, nëpër baranga të stepës së Kazakistanit, ajo përjetoi urinë, të ftohtit dhe poshtërimin. Puna në një fabrikë tullash, tortura, përdhunime nga ana e rojave.

“Unë linda në burg, por nuk u mposhta”, – ka shkruar ajo më vonë në shënime të fshehta. Vollkovi, duke ndjekur nga afër çështjen e saj, përjetonte vrasjen e ndërgjegjes. “Ajo dashuronte me çiltërsi, kurse ne e degraduam dashurinë në krim”. Rrjeti e pati përdorur historinë e Fjodorovës si paralajmërim. Aktore të tjera, si Tamara Nosova ose Nadjezhda Rumjanceva, e dinin: romancat me të huajt të çojnë në kampe internimi. Buqeta lulëzonte. Beria organizonte bankete për takime me aleatët, ku aktoret grumbullonin thashetheme, por e paguanin me trup. Fjodorova u lirua në shkurt të vitit 1955, pas vdekjes së Stalinit dhe arrestimit të Berias. Amnistia e Hrushovit e ktheu në Moskë, por shëndeti kishte marrë tatëpjetën: tuberkuloz, probeme me zemrën. Ajo u rikthye në kinematografi, luajti rolet “Përralla për kohën e humbur”, në vitin 1964, dhe “Dasmë në Malinovkë”, në vitin 1967. Por karriera perëndoi. Në vitin 1976 ajo e takoi Tejtin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një takim prekës pas një ndarjeje tridhjetëvjeçare, por ai vdiq nga kanceri në vitin 1978. Fjodorova e kalonte jetën qetë, merrej me edukimin e vajzës Viktoria, e cila qe bërë përkthyese, por hijet e së kaluarës ia behën përsëri. Më 11 dhjetor të vitit 1981 atë e gjetën të vdekur në apartamentin në bulevardin Kutuzov: një e shtënë në kokë me një pistoletë Makarov. Zyrtarisht – vetëvrasje. Por Vollkovi, në një subjekt të trilluar, dyshon për KGB-në. Ajo dinte shumë më tepër për “Buqetën”. Vajza Viktoria emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1978, ku pati botuar kujtimet me titull “Bija e admiralit”, në vitin 1995. “Mamaja dashuronte dhe kjo e vrau. Sistemi nuk i falte ndjenjat”. Vollkovi, duke përsiatur për fatin e saj, po pinte një cigare në kabinetin e vet: “Zoja është simboli se si dashuria shndërrohej në tradhti”. Rrjeti vazhdonte punën, por farët e revoltës ishin mbjellë. Në gusht të vitit 1947 Moskën e kishte pllakosur vapa dhe tensioni. Zhegu varej mbi Moskë si një peshë e rëndë, kurse rrugët, ku ishin të pranishme ende gjurmët e luftës, me asfaltin e plasaritur dhe gropat nga shpërthimet, dukeshin të qeta, por poshtë asaj qetësie ziente jeta e represioneve. Kremlini, me muret dhe kullat e kuqe, shklqente nga rrezet e diellit, por brenda sallave të tij mbretëronte atmosfera e frikës dhe e intrigave. Banketi në sallën e madhe të pallatit të Kremlinit shërbente si njëra nga ato ngjarje të shënuara, ku elita mblidhej për të festuar sukseset e socializmit. Tryezat ishin të mbushura dëng me verë kaukaziane, me peshk bli, me fruta të importuara. Orkestra luante marshe dhe valse, kurse mysafirët, ministrat, gjeneralët e minitrisë së brendshme dhe gratë e tyre shkëmbenin buzëqeshje që fshihnin thikat pas shpine. Lavrenti Beria, me uniformën e vet me spaleta të arta, po rrinte më këmbë në qendër të sallës, duke pirë konjak dhe duke ndjekur me sy të pranishmit me një nënqeshje dhelparake.

Operacioni i tij “Buqetë” asokohe ishte në lulëzim të plotë. Dhjetra femra, por edhe aktore, patën kaluar nëpër vilën dhe apartamentet e tij, duke lënë fakte komprometuese në kasafortat e ministrisë së brendshme. Por atë mbrëmje vështrimi i tij u ndal te Evgjeni Garkusha, aktorja 32-vjeçare nga Teatri i dramës së Leningradit, bashkëshortja e komisarit të flotës detare Pjetër Shirshov. Garkusha ishte një brune elegante, me ca tipare klasike të fytyrës, me mollëza të bëshme dhe me sy plot intelekt dhe zjarr. E lindur në vitin 1915 në Petrograd, në familjen e një agronomi, ajo pati përjetuar revolucionin dhe urinë e vitit 1921, pasi qe zhvendosur me familjen në Kiev. Këtu, në vitin 1937, përfundoi studion pranë Teatrit dramatik, ku, në vitin 1940, e patën pikasur për të luajtur rolin në dramën “Oqeani i pestë”, në filmin për eksploruesit e Polit të Veriut, ku ajo luajti rolin e një eksplorueseje të guximshme. Karriera bëri përpjetë: role në teatër, turne, por jeta personale ishte dramatike. Në vitin 1930 u martua me poetin Jarosllav Radionov, por martesa u prish për shkak të arrestimit të tij në vitin 1938. Në vitin 1941, gjatë xhirimit të filmit dokumentar për Polin e Veriut, ajo takoi Pjetër Shirshovin, heroin e ekspeditës “Poli i Veriut 1”, një shkencëtar ky oqeanolog dhe anëtar i byrosë politike. Dashuria shpërtheu në çast. Shirshovi, shtatlartë dhe karizmatik, me medalje në gjoks, u bë mbshtetja e saj. Në vitin 1944 lindi vajza, Marina, dhe familja jetonte në një apartament elitar në bulevardin Kutuzov. Garkusha vazhdonte të luante.

Rolet, si anëtare qeverie në vitin 1939, e bënë atë simbol të femrës sovjetike, besnike ndaj atdheut. Për banket ajo kishte veshur një fustan mëndafshi ngjyrë fildishi, me supe të hapura, dhe kishte varur në qafë një gjerdan margaritari, dhuratë nga i shoqi. Shirshovi, në biseda me ministrat, nuk e pati vënë re që Beria i qe afruar asaj me një gotë shampanjë në dorë: “A vallëzojmë bashkë, moj bukuroshe?”, – i propozoi ai. Sytë i shkëlqyen përtej syzeve të tij. “Ju jeni stolia e kësaj mbrëmjeje”. Garkusha buzëqeshi me mirësjellje, por kur dora e tij rrëshqiti poshtë belit të saj, fytyra e saj ndryshoi. Ajo e shtyu tutje dhe, në qetësinë e sallës, u dëgjua kërcitja e një shuplke. Të fortë, si ndonjë e shtën pushke. “Unë nuk jam kukulla juaj, shoku Beria”, – shqiptoi ajo me një gjuhë të qartë dhe zëri i saj u përhap në sallë si një jehonë. “Unë jam bashkëshorte e heroit sovjetik, por jo objekt për kënaqësitë tuaja”. Salla ngriu. Mysafirët shikonin njëri-tjetrin, orkestra ngatërroi ritmin. Beria u skuq, fshiu faqen. “Ti do të pendohesh për këtë, moj e përdalë”. Shirshovi u frua me vrap, mori të shoqen, por dëmi qe bërë. Vollkovi, që ishte i pranishëm si dëshmitar, e shënoi në raport këtë incident. “Objekti tregoi mosbindje. Rekomandohet arrest, si shembull për të tjerat”. Në mëngjes, më 28 korrik 1947, arrest. Agjentët e ministrisë së brendshme u dyndën në apartamentin e Garkushës në të gdhirë. “Ju akuzoheni për agjitacion antisovjetik dhe fyerje të udhëheqjes”, – i tha kryehetuesi, pa urdhërarresti, pa shpjegime. E çuan në Lubjankë, si të burgosurën me nr. 13. Shirshovi, pasi u zgjua nga zhurma, u nis me të shpejt për në Kremlin, iu lut Stalinit, i shkroi dhe i telefonoi Berias: “kthemani time shoqe, ajo nuk ka bërë asnjë faj”, bërtiste ai.

Përgjigjja e Stalinit ishte e ftohtë: “Do të gjesh grua tjetër, or Pjetër. Partia është më e rëndësishme”. Beria, hakmarrës dhe mizor, nguli këmbë për dënimin: 10 vjet në kampe internimi, sipas nenit 5810 – propagandë ose agjitacion. Garkusha përfundoi në burg në Lubjankë, ku e patën marrë në pyetje për netë me rdhë. Vollkovi, që drejtonte hetimin, kujtonte fjalët e saj: “Nuk pendohem për shuplakën që i dhashë. Ky ishte një akt dinjiteti”. Torturat ishin mizore: lënie pa gjumë, rrahje, kërcënime për vajzën. “Ti i ke ditur rregullat e “Buqetës””, – i turfullonte Vollkovi. – Bukuria është pronë e elitës”. Garkusha qe dërguar në kampin e internimit, në Amçekë, jo larg nga Magadani, Kollëjma, një skëterrë mbi tokë, me ngrica me temperaturë deri në – 50º dhe me punë të detyruar në xeherorë ari. Atje ajo punonte në një barangë me të tjera gra të armiqve të popullit – qepje, larje rrobash, por shëndeti po merrte tatëpjetën. Në vitin 1948, më 11 gusht, ajo i dha fund jetës, pasi gëlltiti një ilaç helmatisës që ia pati marrë fshehurazi mjekut të kampit. “Nuk e duroi dot poshtërimin”, – thuhej në reportimin zyrtar, por llafet qarkullonin për më të keqen: përdhunime nga ana e rojave, tortura, fyerje e dinjitetit. Shirshovi e mori lajmin për vdekjen e saj një muaj më vonë, U mposht, filloi të pijë. Kurse në vitin 1953 u mbyt në detin Barens, gjatë kohës së ekspeditës, qarkulluan llafe për vetëvrasje nga hidhërimi. Vajza, Marina, u rrit me gjyshen, më vonë u bë biologe në Institutin e oqeanologjisë me emrin Shirshov, por tërë jetën heshti për të ëmën. Frika mbeti. Historia e Garkushës qe kthyer në legjendë në qarqet aktoriale: shuplaka Berias pati shërbyer si masë dënimi, por edhe si akt burrërie. Aktoret pëshpërisnin: “Evgjenia tregoi se mund të rezistohet, por çmimi paguhet me jetën”. Rolet e saj i patën fshirë nga afishe, filmat i rimontuan, por kujtesa vazhdonte të ruhej nëpër prapaskena. Vollkovi e pati fshehur ditarin e saj, që ia patën gjetur gjatë arrestimit: faqet me hollësitë e “Buqetës”, emrat, adresat e vilave, përshkrimet e përdhunimeve. Kjo është bombë, – pati menduar ai, duke e mbyllur në kasafortë. Rrjeti vazhdonte punën. Beria hakmerrej, duke arrestuar të tjera, por Garkusha qe bërë si plasaritje e sistemit.

Në vitin 1956, pas kongresit XX dhe demaskimit të kultit të individit të Stalinit, Garkushën e patën rehabilituar pas vdekjes. Shirshovi ishte i vdekur, por e bija pati marrë dokumente: e pafajshme. Në periudhën passovjetike, historia u bë e njohur në kujtime dhe filma, si simbol i rezistencës femërore. Vollkovi, në një subjekt të trilluar, përsiatte: “Shuplaka pati shërbyer si një shkëndijë që ka për të ndezur zjarrin”. Fillimi i viteve 1950 në Bashkimin Sovjetik shënoi të ashtuquajturën “shkrirje e akujve” pas vdekjes së Stalinit në mars të vitit 1953. Por për shumë njerëz kjo ishte vetëm kotashpresa (iluzioni) e lirisë. Represionet u zbutën, por sitemi i kontrollit vazhdoi të mbetej i hekurt. Moska po lulëzonte, pallate të reja në bulevarde, metro me mermer dhe kristal, kinoteatra plot spektatorë, të etur për ta larguar mendjen nga vështirësitë e pasluftës. Megjithatë, në prapaskenë, në kabinetet e KGB-së, të transformuar nga ministria e brendshme e dikurshme në vitin 1954, dhe nëpër objekte të posaçme, operacioni “Buqetë” pati pësuar evolucion, duke u shndërruar në diçka shumë më të sofistikuar. Lavrenti Beria, i arrestuar në qeshor të vitit 1953 dhe i pushkatuar më 17 dhjetor të po atij viti, me akuzën për spiunazh, tradhti dhe përdhunim të qindra femrave, la pas vetes një rrjet, të cilin udhëheqësit e rinj – Hruhovi dhe rrethi i tij – nuk e patën shkatërruar, por e patën përshtatur. Materiali komprometues nga “Buqeta” erdhi e u shndërrua në një instrument të luftës së brendshme. Dosjet me fotografi dhe shënime përdoreshin për shantazhimin e kundërshtarëve në byronë politike. Aktoret, që patën përjetuar terrorin stalinist, tani jetonin në një tjetër ralitet. Rolet shpërndaheshin nëpërmjet përkrahësve nga organet shtetopartiake, kurse refuzimet, po ashtu, rrezikonin karrierën. Aleksej Vollkovi, tani kolonel i KGB-së, i ngjiti shkallët e karrierës pas arrestimit të Berias. Raportimet e tij për “Buqetën” e patën ndihmuar Hrushovin për demaskimin e armikut të popullit.

Por Vollkovi dinte të vërtetën: rrjeti nuk ishte zhdukur, thjesht ndërroi pronarin. Objektet e posaçme, vilat në rrethinat e Moskës, apartamentet në bulevardin “Kutuzov” dhe madje qendrat institucionale për pushime në Krime, i patën pajisur me teknologji të reja, me kamera të fshehta dhe me mikrofonë, që regjistronin çdo fjalë dhe tingull epshor. “Tani në film regjistrohej jo vetëm trupi, por edhe shpirti”, – mendonte Vollkovi, duke shikuar regjistrimet në kabinetin e vet në Lubjankë. Sistemi lulëzoi. Aktoret i rekrutonin nëpërmjet përgjuesve nëpër teatra dhe studio, duke u premtuar role në shkëmbim të takimit me elitën. Tatjana Akunjevskaja, e arrestuar në vitin 1948, pasi pati refuzuar Berian, u lirua me amnisti në vitin 1954. Ishte 40 vjeçe, me shëndet të shkatërruar nga kampi i internimit. Torturat, uria, puna e rëndë në atë kamp, i patën lënë gjurmë plagësh në trup dhe në shpirt’ “Unë u ktheva, por një pjesë e trupit tim ka mbetur atje”, – shkruante në ditarin e saj. Në Moskë e priste varfëria, apartamenti qe konfiskuar, role nuk i jepnin. Vollkovi e pati takuar rastësisht në Teatrin “Vahtangov”. “Tatjana Kirillovna, partia po ju jep një mundësi të dytë”. Ai i propozoi të bashkëpunonin, takime me përkrahësit e vjetër nga Komiteti Qendror për role dhe për një apartament. Akunjevskaja pranoi. Mbijetesa është më e çmuar sesa krenaria. E kthyen në teatër. I dhanë role në dramën “Viktima e fundit” e vitit 1956 dhe “Rruga e ndritur”, të ribotuar pas censurës. Por çmimi ishte si ai i mëparshmi: takime kabineti në apartamentet në Arbat, ku kamerat regjistronin gjithçka. Një përkrahës, zëvendësministër i kulturës, kërkonte shfaqje personale. Akunjevskaja, duke kujtuar Berian, duronte, por përbrenda grumbullonte mllef. Kujtimet e saj më vonë zbulojnë: “N vitet 1950 kjo nuk ishte dhunë, ishte tregti – trupi për një afishe”. Zoja Fjodorova, që qe liruar në vitin 1955, pas nëntë vjetësh në kampe internimi, qe përplasur me të njëjtën dukuri. Ajo ishte 46 vjeçe. Vajza, Viktoria nëntëvjeçare, e njihte nënën nga fotografia. Fjodorova u rithye në kinematografi: episode, përralla për kohën e humbur, në vitin 1964, por e anashkalonin për role me autoritet të madh: damka e spiunes. Vollkovi e ndihmoi: “puno me ne, Zoja”. Ajo pranoi takime me nëpunës të lartë, duke marrë një rol në dramën “Në Malinovkë” në vitin 1967, Llafet qarkullonin: ”Ajo fle me regjisorin prapa ekranit”. Fjodorova rrinte në heshtje, por i shkroi së bijës: “Ky është çmimi për jetën tonë”. Evgjeni Garkusha, që vdiq në vitin 1948 në kampin e internimit, qe kthyer në fantazmë të sistemit. Historia e saj përcillej gojë më gojë, si një paralajmërim. Qe rehabilituar në vitin 1956, por i shoqi, Shirshovi, kishte vdekur. Vajza, Marina, u rrit jetime. Vollkovi e pati gjetur ditarin e saj në arkiv – faqe me emrat e Berias, të truprojave të tij, me adresat e vilave. Kjo ëhtë bombë, – pati thënë me vete, – duhet fshehur. Në vitet 1950 rrjeti u adapatua. Në kohën e Hrushovit “Buqeta” u shndërrua në shkëmbim kulturor. Aktoret i dërgonin për të dhënë shfaqje jashtë vendit, për të marrë informacion. Kamerat nëpër kabinete regjisronin materiale komprometuese: fotografitë e grave lakuriq, me nëpunës të lartë, i shfrytëzonin për besnikëri, aktoret pëshpërisnin nëpër dhomat e grimit.

“Tani është jo Beria, por mbarë partia”. Vollkovi, gjatë përkujdesjeve të tij, ra në dashuri me Akunjevskajan: takimet e tyre u shndërruan në roman. “Ti je ndërgegjja ime”, – i pëshpëriste ai. Ajo i përgjigjej: “Kurse ti je xhelati im”. Së bashku grabitnin dosje. Ishte fillimi i rebelimit. Lulëzimi i rrjetit qëlloi në fundin e viteve 1950. KGB-ja, nën drejtimin e Semeçesnit, e pati shtuar kontrollin. Aktoret, si Lidia Smirnova ose Ina Makarova, e dinin: një rol në filmin “Tokat e çara” në vitin 1959, sigurohej përmes një përkrahësi. Akunjevskaja u rikthye në kinematografi: “Vajza me kitarë” në vitin 1958, por dështoi: alkolzmi, depresioni. Fjodorova bënte një jetë të qetë, por në vitet 1960 e bija emigroi, duke zbuluar sekretet. Garkusha – simbol. Shuplaka e saj frymëzonte. Vollkovi, duke rrezikuar, nxirrte informacione si disident: “Sistemi lulëzon, por rrënjët janë në kalbëzim e sipër”, – mendonte ai. Me afrimin e viteve 1960, Moska tashmë nuk ishte qytet gërmadhash. Mikrorajone të reja në periferi, rrugë të gjera, kinoteatrat “Rusia” dhe “Udarnjik” ushtonin nga shfaqjet, kurse nëpër rrugë lëviznin veturat “vollga” dhe “pobjeda”. Por në kabinetet e KGB-së në Lubjankë dhe në objekte të posaçme në rrethinat e Moskës, operacioni “Buqetë” kishte arritur kulmin. Tani kjo ishte jo vetëm një makinë epshi, por edhe një instrument i shantazhit politik. Dosjet me fotografi, me shirita filmi dhe me regjistrime takimesh, ruheshin nëpër kasaforta me shënimin “krejtësisht sekret”. Ato i përdornin jo vetëm për të kontrolluar elitat, por edhe për të hequr qafe ata që ishin të panevojshëm. Një e dhënë komprometuese dhe ministri lante duart nga posti i tij, gjenerali mbetej pa yje, kurse regjisori humbiste studion. Aktoret që kishin përjetuar skëterrën staliniane, tani jetonin në një kafaz të artë: role, apartamente, vila – të gjitha këto shërbenin si shpërblim për heshtjen dhe shërbimet. Por brenda sistemit ndiheshin plasaritjet: lodhja, frika dhe etja për hakmarrje.

Aleksej Vollkovi, tani kolonel i KGB-së, qe bërë një ruajtës i “Buqetës” së fshehtë. Kabineti i tij në Lubjankë ishte plot me kasaforta: mijëra dosje, qindra shirita filmi. Ai po vërente se si rrjeti qe zgjeruar. Nën drejtimin e shefit të ri të KGB-së, Vladimir Semeçesnovit, në periudhën mes viteve 1961-1967, objektet e posaçme i patën pajisur me teknikën më moderne: me kamera japoneze, me diktofonë gjermanë. “Tani ne regjistrojmë jo vetëm trupin, por edhe shpirtin”, – qe shprehur Semeçesnovi në mbledhje të mbyllura. Ndërkohë, Vollkovi kishte ndryshuar. Dashuria me Tatjana Akunjevskajan, që kishte filluar në vitin 1955, ishte shndërruar në diçka më shumë. Ajo jetonte në një apartament të ri në bulevardin “Kutuzov”, që e pati marë për besnikëri, por tërë natën e natës i pati rrëfyer për kampet e përqendrimit, për Berian, për fate të shkatërruara. “Ti je xhelati im, por edhe shpëtimtari im”, – pëshpëriste ajo, duke thithur cigaren pranë dritares. Vollkovi, i torturuar në ndëgjegje, filloi të grabiste dosje, kopje fotografish, shirita filmi, lista. “Kësaj nuk i thonë tradhti”, – i mbushte mendjen vetes. “Ky është vetëpastrim”. Tatjana Akunjevskaja, në moshën 46-vjeçare, u rikthye në kinematografi. Role në “Vajza me kitarë” në vitin 1958, “Të pamposhturit”, në vitin 1959, por çmimi ishte i lartë. Në vitin 1962, Semeçasnov e pati ftuar për një takim në një apartament në Arbat. “Ti je simbol i femrës sovjetike, por simboli duhet të jetë i bindur”. Akunjevskaja refuzoi. ”Unë tashmë ia pata dhënë shpirtin sistemit. Trupin nuk e jap më”. Përgjigjja – përndjekje. Rolet ia ndërprenë, teatrat e braktisën me pretekstin e paaftësisë profesionale. Ajo filloi të pijë, por nuk u mposht. Në vitin 1963, Vollkovi i pati dorëzuar dosjen e Berias. ”Kjo është hakmarrja jote”. Akunjevskaja filloi të shkruajë kujtime. Fshehurazi, në copa letrash. ”Do të rrëfej gjithçka”, – thoshte ajo. Zoja Fjodorova, në moshën 54-vjeçare, po bënte një jetë të qetë. Vajza, Viktoria, qe rritur, vazhdonte studimet në Institutin shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë. Rolet në ”Dasmë në Malinovkë” në vitin 1967, ishin të rralla. Por Fjodorova i refuzonte takimet. Në vitin 1965, KGB-ja i propozoi një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën maskën e shkëmbimeve kulturore. Ajo pranoi, me shpresën për të takuar Tejtin, por paskej qenë një grackë hesapi. Në Nju Jork atë e patën detyruar të spiunonte emigrantët. Pasi u kthye, i ndërpreu lidhjet me sistemin. ”Unë nuk jam e përdala e KGB-së”. Vollkovi, si kujdestar i saj, e pati paralajmëruar: “Kanë për të të hequr qafe”. Fjodorova pati filluar të mblidhte prova – letra, shënime.

Evgjeni Garkusha, e vdekur që në vitin 1948, qe kthyer në një simbol. Ditari i saj, të cilin Vollkovi e kishte mbajtur të fshehtë, përmbante emra: Beria, Sarkisov, adresa vilash. Në vitin 1964, Vollkovi ia pati dorëzuar një kopje disidentit Andrea Sinjavski. “Kjo ka për ta hedhur në erë sistemin”. Sinjavski, i arrestuar në vitin 1965, arriti t’i fshihte materialet. Plasaritja po shtohej. Aktoret, si Marina Lladëjnjina dhe Klara Lluçko, ishin duke pëshpëritur për një rebelim. Kulmi në vitin 1967. Akunjevskaja e pati refuzuar Semeçesnovin për të dytën herë. “Unë nk jam kukulla juaj”. Vollkovi e hodhi dosjen në qarkullim, si një botim anonim, me titullin “Të fshehtat e Kremlinit”, një broshurë kjo me fotografi dhe me emra. KGB-ja u alarmua. Arrestime, spastrime. Vollkovi qe arrestuar në vitin 1968 për tradhti ndaj atdheut. Akunjevskaja qe vënë nën përgjim. Fjodorovën e kishte kapur frika. Por rrjeti shkaktoi plasaritje. Në vitin 1964 Hrushovin e patën larguar nga pushteti. Brezhnjevi e dobësoi kontrollin. Vollkovi u lirua në vitin 1975. Takoi Akunjevskën. ”Ne ndezëm zjarrin”. Rrjeti nuk u shemb, por u dobësua. Aktoret refuzonin. Disidentët përhapnin të vërtetën. Akunjevskja vdiq në vitin 2002. Kujtimet e saj ”Dita e Tatjanës” të vitit 1998 shërbyen si bombë. Fjodorova qe vrarë në vitin 1981. KGB-ja i zhduku gjurmët. Garkusha – simbol i përjetshëm. Rebelimi filloi. Viti 1980. Moska nuk ishte tashmë si ajo e vitit 1946. Në vend të vampirëve stalinistë, u dukën pallatet-kutiza, me apartamente të vockëla, të quajtura hrushovka dhe brezhnjevka. Në vend të zisëve, veturat zhiguli dhe vollga. Në vend të frikës – lodhja. Perestrojka e Gorbaçovit ende nuk ishte filluar zyrtarisht, por në ajër endej një parandjenjë. Nëpër korridoret e komitetit qendror pëshpëritej për gllasnostin, për njerëzit që zinin radhë pr të blerë sallam, për fundin e amullisë. Kurse në arkivat e KGB-së në Lubjankë, u dukën dosjet e operacionit “Buqetë”. Mijëra dosje, qindra shirita filmash, dhjetra emra, mund ta hidhnin sistemin në erë. Aleksej Vollkovi, tani pensionist 68-vjeçar, qe liruar nga kampi i internimit në vitin 1975, pas shtatë vjetësh në Mordovi. Dosjen e tij e patën mbyllur për mungesë faktesh krimnale, por pensionin ia dhanë minimal – 47 rubla në muaj. Jetonte në një apartament me një dhomë, në periferi, në ish-konviktin e Moskfilmit, ku muret ishin të holla, kurse fqinj kishte ca punëtorë të ndriçimit dhe të grimit.

Çdo mëngjes pinte çaj nga një gotë prej teneqeje dhe rilexonte kopjet e dosjeve, të cilat kishte arritur t’i merrte me vete në vitin 1968. Mes tyre – ditari i Evgjeni Garkushës, fotografitë e Zoja Fjodorovës me të bijën, një autoregjistrim i Tatjana Akunjevskajas, ku ajo pëshpërit: “Unë nuk u mposhta”. Vollkovi e dinte: ishte tamam koha e duhur. Viti 1986. Plasaritja e parë. Në mars të vitit 1986, në revistën “Ogonjok” qe botuar artikulli me titull “Të fshehtat e vilave të vjetra”, pa emra, por me aluzione. Autor i artikullit ishte një gazetar i ri – Andrea Kollosovi, i biri i një regjisori të përndjekur. Atij i pati ardhur një zarf anonim – kopje dokumentesh, fotografi të vilës në Zhukovkë, një listë me 47 emra femrash. Kollosovi nuk besoi, por filloi të gërmonte. Nëpërmjet të të njohurve në KGB, doli te Vollkovi. Një takim në parkun Sokolnjiki, në një stol pranë burimit. – Ju jeni pikërisht ai Vollkovi? – e pyeti Kollosovi. – Kam qenë Vollkovi, tani jam fantazmë, – iu përgjigj plaku, duke i zgjatur një dosje. – Këtu është gjithçka, por në qoftë se do ta publikoni, kanë për t’iu hequr qafe. – Po sikut të mos e publikoj, atëherë ata do të dalin fitimtarë. – Kollosovi e publikoi. Artikulli bëri që shtypi të shpërthejë, në komitetin qendror filluan të lëviznin: kush e bëri publike? Viti 1987. Gllasnosti dhe arkivat. Gorbaçovi deklaroi “Gllasnostin”. Në korrik të vitit 1978, komisioni për rehabilitimin filloi të hapte arkivat. Vollkovi, si dëshmitar, qe paisur me leje. Ai gjeti dokumente origjinale, dosjen e Berias me numër 1946-47. 760 emra, 312 fotografi, 47 shirita filmi. Dosja e Akunjevskajas – 12 vëllime, duke përfshirë regjistrimin e marrjeve në pyetje në vitin 1948. Dosja e Fjodorovës – 8 vëllime, përfshirë letrën që i kishte dërguar Tejtit, të cilën ia kishin kapur në vitin 1946. Dosja e Evgjeni Garkushës – 3 vëllime, përfshirë ditarin e saj dhe aktin e vdekjes. Vollkovi pati kopjuar gjithçka – me kseroks, natën, në bodrumin e Lubjankës. Viti 1948. Flet Akunjevskaja: Tatjana Akunjevskaja, 74 vjeçe, e gjallë, jeton po në atë apartament në bulevardin Kutuzov. Në vitin 1988 e patën ftuar në emisionin televiziv “Këndvështrim”. Në efir ajo deklaroi drejtpërdrejt: “Unë kam qenë në skëterrë, më kanë përdhunuar, më kanë rrahur, më patën detyruar të hesht, por unë nuk kam heshtur dhe nuk do të hesht”. Salla po duartrokiste më këmbë. Po atë mbrëmje, KGB-ja i ndërpreu lidhjen telefonike. Por më vonë regjistrimi qe shpërndarë në mbarë vendin. Viti 1989. Vrasja e Fjodorovës. Finali. Më 11 dhjetor të vitit 1981, Zoja Fjodorovnën e vranë në apartamentin e saj. Njoftimi zyrtar – vetëvrasje. Por në vitin 1989, hetuesia iu kthye përsëri ekspertizës. Përfundimi – gjuajtje nga pas. Plumbi ishte i pistoletës së KGB-së. Vollkovi i dorëzoi Kollosovit shiritin e filmit, regjistrim i vitit 1979, ku Fjodorova thotë: “Në qoftë se do të më vrasin, kërkoni në KGB”. Artikulli në gazetën “Moskovskije novosti”, me titull” “Kush e vrau Zoja Fjodorovnën?”. 2 milionë ekzemlarë. Viti 1990. Rehabilitimi dhe gjyqi. Evgjeni Garkusha u rehabilitua pas vdekjes.12 janar 1990. Zoja Fjodorova. Dosja u mbyll për munges të lëndës së krimit. 3 mars 1990. Tatjana Akunjevskaja mori medaljen e shkallës së katërt për merita para atdheut. 1998. Vollkovi vdiq në vitin 1991, në ditën e puçit. Regjistrimi i tij i fundit në ditar: “Unë nuk jam hero, unë jam xhelati që u bë dëshmitar, por dëshmitarët janë fitorja”. 1991- 2000. Trashëgimia. 1995. Viktoria Fjodorova boton: “E bija e admiralit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. 1998. Akunjevskaja boton kujtimet me titull “Dita e Tatjanës”, libri më i shitur. 2002. Akunjevskaja vdes në moshën 88-vjeçare. Ceremonia mortore në Novodjeviçje. 2003. Prokuroria e Federatës Ruse deklaron: “Beria pati përdhunuar 760 femra”. 2020. Jehona. Në vitin 2022, në Moskë qe përuruar një pllakë përkujtimore, në pallatin e Akunjevskajas. Në vitin 2023 u vu në qarkullim filmi dokumentar me titull “Buqetë për byronë politike”, regjisor-autor Andrea Kollusov. Në vitin 2025 u hap ekspozita në muzeun e kampeve të internimit (GULLAG – Drejtoria shtetërore e Kampeve të Internimit), me ekponate origjinalet e dosjeve, ditari i Garkushës, lenta filmike e Fjodorovës. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë stërmbesa e Fjodorovës, aktore nga Los Anxhelosi. Ajo tha: “Ata deshën që ne të heshtnim. Ne po flasim”. Rrjeti u shemb, por jehona është e gjallë.
—————————
*Shënim i Eshref Ymerit.
Në faqet e internetit në gjuhën ruse, ekzistojnë materiale skandaloze për degjenerimin tërësor moral në të gjitha sferat e jetës sovjetike, duke filluar nga mjediset fshatarake, deri te sferat më të larta të udhëheqjes së partisë. Njëri nga materialet titullohet “Haremi i shokut Stalin”. Është botuar në faqen e internetit “dzen.ru/a” të datës 26 gusht 2018. Tihon Çugunovi, në një libër të vetin, të botuar në Mynih në fundin e viteve ’60 të shekullit të kaluar, shkruan se si në vitet ’30-’40, në fshatin Bollotnoje, kryetari i kolkozit i detyronte gratë e fshatit të bashkëjetonin me të. Atyre që pranonin, ai u shënonte më shumë ditëpune, u jepte ushqim për kafshët. Ato që kundërshtonin, ai i shpërfillte, i dërgonte në punët më të rënda në mot të keq. Çdo mbrëmje ishte e detyruar të vinte te kryetari një femër e re për të pastruar zyrën. Të gjitha gratë e fshatit, të moshës nga 16 deri në 40 vjeçe, pa përjashtim, ai i kishte shpallur zyrtarisht në pronësi të vet. Kur në komitetin rajonal të partisë ndokush nga gratë dhe vajzat ankohej kundër këtij dhunuesi, asaj nuk ia vinte veshin askush.

PO LEGALIZOHET KISHA ILEGALE ORTODOKSE SERBE NË MAJË TË MALIT TË RUMISË- Provokim i hapët në dëm të marrëdhënieve politike, etnike dhe fetare- Nga Frank Shkreli

Ministria e Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronësisë Shtetërore të Malit të Zi ka pranuar propozimin e Mitropolisë së Malit të Zi dhe dhe bregdetit (MCP), që lokacioni në majën e Rumisë, ku në mesin e vitit 2005 u vendos në mënyrë të paligjshme një kishë, të përfshihet në Planin Hapësinor-Urbanistik të komunës së Tivarit, si vend për objekte fetare, ka shkruar para disa ditësh e përditshmja malazeze Vijesti, njofton Ulqini Online – Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia – Ulqini Online,Te rejat nga Ulqini, Lajme nga Ulqini, Tivari, Rozhaja.

Sipas këtij njoftimi të portalit Ulqinionline, botuar origjinalisht në gazeten malazeze Vijesti, ky akt është hapi i parë dhe kusht paraprak që e ashtuquajtura “Kisha e Trinisë së Shenjtë” në majë të Rumisë të legalizohet, del nga të dhënat në raportin e debatit publik mbi ndryshimet dhe plotësimet në “Planin Hapësinor-Urbanistik” të Tivarit. Publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë që drejtohet nga një Slaven Radunović, anëtar i partisë (Nova srpska demokratija – Demokracia e re serbe), me qëllim për të mundësuar legalizimin e asaj “kishe” duke përcaktuar lokacionin në Rumi, si një territor për të ndërtuar “objekte fetare”. Ky akt ilegal nuk ka asgjë të bëjë me “Trininë Shejte”, me lirinë fetare, as me “demokracinë”, sepse kjo “kishë” teneqe propozohet, për qëllime të caktuara djallëzore, nga qarqe anti-shqiptare të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, që ai “objekt fetar” të legalizohet për ndërtim — në tokë të huaj — në trojet iliro-arbërore ndër shekuj. Në mënyrë aspak demokratike, se në Krajë dhe në Rumi ka vetëm shqiptarë autoktonë me shekuj, të cilët nuk pyeten fare për këtë nismë ilegale në venddlindjen e tyre — një lokacion ku nuk ka asnjë serb të fesë ortodokse – dhe një krahinë kjo ku nuk ka shkelur kurrë këmba serbo-sllave. Por që është një krahinë në rrethin e qyteteve ndër më të lashta, Ulqin-Tivarit me në histori të pasur iliro-arbërore, kishtare katolike dhe kulturoro-gjuhësore shqip, nga ku kanë dalur një numër figurash historike shqiptare si Gjon Buzuku e shumë të tjerë nga ajo zonë e Malësisë së mbi-Shkodrës. Një prej tyre, Gjon Buzuku, prift katolik, autor i “Mesharit”, që konsiderohet si vepra letrare më e vjetër shqipe, mendohet, sipas ekspertëve, të ketë origjinën, pikërisht, aty nga Kraja, aty ku sot Kisha ortodokse serbe ka në plan të legalizojë atë territor iliro-arbëror si pronë të saj, duke ndërtuar një “kishë”, për kë!?


Kisha “teneqe” ortodokse serbe në majë të malit të Rumisë shqiptare, malit të cilit, më kujtohet se vendasit, historikisht, por edhe sot, me krenari i këndojnë këngën, “Moj Rumia bjeshkë e naltë…ti u bafsh oj ma e naltë…”. Si e tillë, strategjikisht, ajo “kishë” mbikqyr Liqenin e Shkodrës dhe qytetin Shkodër!

Nuk është për tu habitur pra se, heret ose vonë, Kisha Ortoodkse serbe nuk do hiqte dorë nga ky projekt për ndërtimin e një kishe në majë të Rumisë. Se kjo do të ndodhte duke marrë parasysh përpjekjet e pa- ndërprera dhe afatgjata në vazhdim të Kishës Serbe në bashkpunim me elementë të tjerë antishqiptarë, përfaqësues të interesave serbo-ruse në Mal të Zi. Me objektivin me qëllim për të përvetësuar, ilegalisht, okacione si maja e Rumisë, por edhe vende e zona të tjera, sidomos, gërmadhat e kishave katolike të vjetra iliro-arbërore të atyre anëve, përfshi ato të Shasit, në breg të liqenit, me të njëjtin emër. Frank Shkreli/ Hienat anti-shqiptare përsëri ua mësyjnë trojeve arbërore | Gazeta Telegraf — Pjesë e këtyre përpjekjeve sllave për të ndryshuar identitetin kombëtar të asaj krahine shqiptare është pra edhe kjo e ditëve të sotëme – duke zgjedhur rrugën “zyrtare” për të legalizuar “kishën” teneqe ortodokse serbe të vendosur vite më parë me helikopter në majë të Malit të Rumisë nga Kisha Ortodokse serbe.

Për lexuesit që ndoshta nuk janë të njohur me historinë e asaj zonë, Rumia/Kraja është një krahinë e lashtë iliro-arbërore — një vend ku nuk ka pasur kurrë më parë kishë ortodokse serbe atje, por as popullsi sllave, siç tregojnë statistikat demografike edhe sot, megjithse shumë shqiptarë të atyre zonave janë larguar nga vendi i të parëve të tyre, kryesisht për në Amerikë, për një jetë më të mirë, si rrjedhim i shtypjeve historike politiko-ekonomike nga sllavët ndaj shqiptarëve vendas, gjatë shekujsh. Si e tillë, strategjikisht, ajo “kishë” serbe, mbikqyr Liqenin e Shkodrës dhe qytetin Shkodër.

Ka vite tashti që me disa shkrime modeste, nga koha në kohë, jam munduar të tërheq vëmendjen — jo vetëm të lexuesve, por edhe të autoriteteve shqiptare në Ulqin, në Shqipëri dhe në Republikën e Kosovës, ndaj rrezikut që u kanoset trojeve shqiptare në Mal të Zi nga përpjekjet e pamëshirshme serbo-malazeze, me mbështetjen historike ruse, për të ndryshuar historiografinë e atyre trojeve me qëllim të zhdukjes së identitetit etnik, kultoror dhe gjuhësor të shqiptarëve, si banorë shekullor të trojeve iliro-arbërore të zonës Ulqin-Tivar. Ka kohë që kam paralajmëruar se marrëveshja tre vjet më parë e ish-kryeminstrit të Malit të Zi, me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç, me Patriarkun e Kishës Serbe, Porfirije, do ta bënte më të lehtë për Kishën Ortodokse serbe të shpallte pretendimet e saj fals, tani në mënyrë zyrtare, për të mbrojtur “drejtat” e saja fetare e kombëtare në krahinat shekullore iliro-arbërore, në krahinat Tivar-Ulqin të banuara nga shqiptarët ndër shekuj. Frank Shkreli: Marrëveshja Abazoviç-Porfirije një krim ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve jo vetëm në Mal të Zi | Gazeta Telegraf
Ja pra, Kisha serbe, sipas medias malazeze, cituar nga portali shqip Ulqinionline, ka filluar “procesin ligjor” për “legjitimitetin” e vendosjes së një “kishe” ortodokse serbe, në një lokacion në majë të malit Rumisë, në Krajën e Gjon Buzukut, aty ku nuk ka asnjë besimtar sllav ortodoks, me pretendimin se ajo kishë me rrethinë, historikisht, është “pronë” e saj, sot e 6 shekuj më parë.

Kjo nismë “zyrtare” nga Kisha Ortodokse Serbe, për të përcaktuar atë lokacion në majë të Rumisë si një vend për ndërtim “objektesh fetare” siç raportohet nga burimet mediatike malazeze, është pranuar për shqyrtim nga autoritetet. Kjo nismë e Kishës Ortodokse serbe, e pranuar nga ministria përkatëse e qeverisë së Malit të Zi për tu shqyrtuar për miratim, nuk është asgjë tjetër veçse si një provokim i hapët i radhës me mbështetje zyrtare të qeverisë së Malit të Zi, por me ndikime shumë negative në marrëdhëniet politike, etnike dhe fetare në Mal të Zi. Për shqiptarët kudo, ky rast nuk duhet të jetë një çeshtje e izoluar që i përket vetëm shqiptarëve nën Malin e Zi, por është një çështje që nevojitë vullnetin dhe aftësinë e gjithë shqiptarëve kudo për ta kundërshtuar, duke e parë këtë rast si çeshtje në mbrojtje të identitetit kombëtar e kulturor në trojet shqiptare, në terësi dhe si një e drejtë kombëtare të pacenueshme – si një çështje e sigurimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve kudo qofshin ata.

Për fat të keq, historikisht, entet zyrtare vendore shqiptare në Mal të Zi, por edhe Tirana e Prishtina zyrtare kanë heshtur përball kërcënimeve dhe ndërsa janë dalluar për mos kujdesje ndaj mbrojtjes së objektivave historike të identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve, jo vetëm në Mal të Zi por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Kam drojë se ky mos-interesim ndaj trojeve shqiptare dhe historisë kombëtare, vjen si pasojë e ideologjive të huaja të elitës shqiptare, e influencuar nga politikat ateiste, sllavo-komuniste, bolshevike në radhët e kësaj elite, sidomos, në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Një politikë që tani po e shohim më qartë se kurrë në këto 35-vite pas shëmbjes së Murit të Berlinit që nga moskujdesi zyrtar, po shkatërron identitetin, traditën dhe kulturën kombëtare të shqiptarëve në mohim të historisë – por në favor të një fryme të re globaliste, shkatërruese anti-kombëtare.

Kisha shkruar në kohën kur përflitej për nismën famëkeqe të ashtuquajtur, “Ballkani i Hapur”, se edhe nëqoftse se kjo ide hidhet poshtë, eventualisht, nga ana e vendeve perëndimore, sllavo-serbët do të gjejnë mënyra të tjera për të realizuar planet e interesave të tyre afatgjata politiko-ekonomike në Ballkan, si gjithmonë në kurriz të intersave shqiptare. Priti se po hynë për penxhere, me mënyra të tjera “legjitime” dhe “zyrtare”, siç ishte marrëveshja e kryeministrit malazez me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç me Kishën ortodokse serbe — aleatën më të ngushtë të Rusisë së Putinit në Ballkan, kisha shkruar para disa vitesh, me atë rast. Për fat të keq, po e përsëris se brezi aktualë i politikanëve shqiptarë janë të paaftë të bëjnë shtetin për të mbrojtur kombin dhe as nuk po zhvillojnë shoqërinë civile as mekanizma të tjera që të mbrojnë shtetin, historinë dhe identitetin kombëtar nga pretendimet armiqësore dhe nga përvetësimi ilegjitim i tokës, identitetit dhe historisë kombëtare të shqiptarëve, nga fqinjët dashakeqës historikë. Në fund të fundit, siç thotë populli, livadhi është i deleve që e kullosin. Si gjithmonë në të kaluarën, serbo-sllavët edhe sot duan të kullosin në livadhet e shqiptarëve, me heshtjen ndaj grabitjeve ilegjitime të trojeve shqiptare ose edhe me pëlqimin e vet shqiptarëve. Zoti ndihmë, si përhera!

Arkiv i Voal.ch: GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ky shkrim është botuar për herë të parë më 2 nëntor 2010 në Bota Sot, ndërsa më 5 nëntor është ribotuar në voal-online.ch. Sh

 

“Luftë krizës si kundër fashizmit italian” dhe “lufta kundër krizës është luftë për pavarësinë e Greqisë”, ishin këto dy parullat mbizotëruese nga e njëjta fjali, shqiptuar nga kryeministri aktual grek në Athinë më 28 tetor, cituar atë ditë nga agjencia italiane ANSA, nën titull: “Greqi: Papandreu, luftë krizës si kundër fashizmit italian”.

Simbolikisht 28 tetori shënohet në Greqi si Festa e Çlirimit. Sepse 70 vjet më parë, më 28 tetor 1940, kryeministri Metaksas, iu përgjigj ultimtatumit të Benito Musolinit me ‘Jo”, çka do të përkthehej, siç shpjegon ANSA, “me pushtimin e Greqisë nga ana e Italisë, të cilit Greqia iu përgjigj me rezistencë të fortë”. Thashë “simbolikisht”, ngaqë Festa e Çlirimit e Greqisë njihet ndryshe se festa e ‘Jo’-së greke. Pra nuk ka të bëjë as me largimin e ushtarit të fundit italian një vit më vonë, as me largimin e ushtarit të fundit gjerman më 1944, as me përfundimin e luftës civile greke midis forcave komuniste dhe forcave antikomuniste më 1949, me ndikim vendimtar në jetën e Greqisë dhe të grekëve sidomos në 30 vitet e mëvonshme, madje dhe deri në ditët e sotme.

Italia, vendi ndërluftues i viteve 1940-1941, siç shihet edhe në lajmin e agjencisë publike italiane, i pasqyron emocionet aktuale greke, thjesht për të mos treguar indiferencë ndaj tyre.

Duke qenë një jubilé 70 vjeçar ishte e pritshme që Greqia “ta festonte festën dhe të gjëmonte”, siç do të thoshte Longfellou në një nga poemat e tij. Dhe, sado pompë të ketë pasur, festa në vetë Greqinë zgjati vetëm natën e vigjiljes, ditën e 28 tetorit dhe natën pasuese, duke u përqëndruar kryesisht në Athinë. Një festë në mesin e krizës, pra, e kursyer gjithsesi në shpenzimet, domosdo e kufizuar edhe në jehonën e saj. Mirëpo, çka nuk pritej, duket se kjo festë do të vazhdonte në Shqipëri për një javë rresht dhe zaten në një frymë jomirëdashëse ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.

Pompat do të shkonin në pëlcitje më 31 tetor në fshatin Boboshticë të Korçës (Republika e Shqipërisë). Festa e Çlirimit të Greqisë, bëjnë të ditur mediat nga vendi i ngjarjes, do të festohej në varret 200 vjeçare të Boboshticës: “Me një ceremoni fetare në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në vitin 1940, Konsullata greke ne Korçë, OMONIA dhe qindra vizitorë kanë mbërritur nga shteti grek me autobusë ku kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora e buqeta me lule, pranë Memorialit, i ndërtuar në kujtim të një ushtari grek. Me këtë rast u mbajt një meshë në manastirin e Shën Mërise, brenda territorit të së cilës ndodhet edhe kjo varrezë.” Mediat theksojnë ndërkaq se “homazhet qe zhvilluan vizitoret greke kanë ardhur pas debateve dhe reagimeve të ditëve të fundit mbi ndërhyrjet e paligjshme në varret e vendasve. Në vendin ku është ngritur memoriali një muaj më parë janë kryer punime me beton, duke dëmtuar varrezat dhe duke bërë që mjaft eshtra të dalin në sipërfaqe. Para kësaj feste përkujtimore banorët e Boboshticës kanë kundërshtuar keto punime, ku varret e të parëve të tyre rrezikojnë të zhduken.

Ndërkaq Komuna Drenovë nga ana e saj thote se nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi për betonimin e një pjese të varrezës dhe kërkon urgjentisht prishjen e saj. Por nga ana e Konsullatës greke dhe organizatës OMONIA, nuk janë marrë parasysh këto reagime, perkundrazi homazhet e sivjetshme në varrezat e Boboshticës kanë qenë me pjesëmarrës më të shumtë në numër.” Ndërkohë, gjithnjë sipas mediave, “nuk ka kaluar shumë kohë nga homazhet që u bënë në Memorialin e ushtarit grek në Boboshtice me rastin e Festës së Çlirimit të Greqisë, kur mësohet se zjarri përfshiu kurorat e vendosura aty.”

Festa e Çlirimit të Greqisë, “si çdo vit”, komentojnë mediat shqiptare, qe shënuar më herët edhe në Sarandë. Në sallën e kinoteatrit “Butrinti” në praninë e qindra minoritarëve grekë nga qyteti i Sarandës dhe zonat përreth, në konferencën solemne kushtuar kësaj dite, amabasadori grek në Tiranë Nikolaos Pazios, u shpreh: “Është një ngjarje domethënëse e historisë sonë”. Ai ka lexuar pastaj mesazhin e ministrit të Jashtëm grek, drejtuar gjithë minoritarëve me rastin e 70-vjetorit të nisjes së luftës italo-greke. Diplomati grek në Tiranë, theksojnë mediat e pranishme, “ka kërkuar që mesazhet e kësaj date të kthehen në një forcë të gjallë për të sotmen, duke vënë në zbatim vizionet e ngjarjes nga historia”. Ndërsa konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Joanis Rizopulos, gjithnjë sipas mediave të pranishme “pasi është përlotur para foltores, ka kujtuar se edhe babai i tij dhe ai i ambasadorit Pazios kanë luftuar në Shqipëri, ku sipas tij kanë rënë 7976 ushtarë grekë gjatë luftës italo-greke të vitit 1940. Ai tha se “kjo ngjarje i jep dritë dhe shpresë akoma dhe sot botës”. I ardhur me vonesë në takim, nuk do të rrinte pa folur edhe deputeti nga Janina, Mihalis Pandullas. Edhe ai, në të njëjtën linjë me diplomatët grekë të Athinës, ka kërkuar t’u bihet fort sirenave të bashkimit, duke u shprehur se “bashkimi e çon helenizmin në fitore”. Në ceremonitë ishin edhe kreu i Bashkisë së Himarë, Vasil Bollano, njëherësh edhe kreu i organizatës së minoritetit etnik grek OMONIA, Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, si dhe nënprefekti i Sarandës, Gjergji Mano.

I perifrazova paksa gjatë mediat, për të mos e përzier shpirtin tim në ligësitë e politikës dhe diplomacisë së fqinjëve tanë jugorë, një ligësi sistematike në kushtet e hapjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, mes grekëve dhe shqiptarëve. Do të ishte e përfytyrueshme që të mos ishte kurrkund e tillë në një kohë kur në Greqi, prej gati njëzet vjetësh, punojnë dhe jetojnë një milion shqiptarë të Shqipërisë, duke dëshmuar mirënjohje, mirësjellje, mirëkuptim, respekt fqinjësor. Në asnjë rast prania shqiptare as nga vetë shqiptarët, as nga Shqipëria nuk është shfrytëzuar për revanshe ndaj fqinjëve. Ndërkohë që kjo frymë bëhet gjithnjë e më zyrtare në politikën e Greqisë, e mbështetur në infrastruktura të ndërtuara mbi baza investimesh të mëdha e të pakursyera.

Boboshtica dhe Boboshticat nuk janë kurrkund rastësi. Kërkoni po të doni me google emrin Boboshticë. Dhe në 14 500 të dhënat e dala nga ky motor kërkimi, do të shikoni harta turistike të fshatit, do të shikoni adresa hotelesh, biznesesh, shënim për lartësi dhe gjerësi gjeografike të fshatit, për largësi në kilometra deri në qytetin më të afërt, deri në aeroportin më të afërt e tjerë, të gjitha me emra grekë dhe me shërbime greke. Secili vend, kur investon diku tjetër, kur eksporton kapital, ide e të tjera, i shoqëron ato me mendësinë e vet, me kulturën e vet, me qëllimet e veta. Të tjera vende, të tjerë partnerë janë për ne të panjohura apo pak të njohura, ndërsa Greqia dhe grekët nuk janë të panjohur. Secili vend, ndërkohë, ka mënyrën dhe mendësinë me kë i merr dhe i pranon investimet, importet, vërshimet e kapitaleve dhe ideve, në përshtatje me investuesin, eskportuesin, prandaj edhe Shqipëria dhe shqiptarët në këto 20 vjet ose kanë mësuar ta kenë mendësinë e vet, ose nuk kanë për të mësuar kurrë.

Dhe nuk ka se si të mos e kuptojmë krizën e sotme greke, krizë patjetër në të gjitha fushat, në të gjithë nivelet, në të gjithë sektorët. Faleminderit Zotit, kjo krizë nuk po ndikon shumë tek Shqipëria dhe tek shqiptarët, as tek ata që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Por gjithsesi Athinës i duhet thënë (shqip “Athënës i duhet thënë”) që emocionet e tepërta të mos i eksportojë as në Shqipëri dhe as tek shqiptarët, sepse dita ditës klima do të rëndohet, hapësira e marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë nuk do të ketë kapacitete ezauruese (shteruese) të këtyre emocioneve dhe kjo dukuri nuk do të jetë kontribuese e mirë në shërimin e krizës së Greqisë, përkatësisht në shërimin e krizës greke.

 

Lufta për Mitrovicën është luftë për Kosovën- Nga HYSEN ARAPI

Fatmirësisht Mitrovicën në zgjedhjet e fundit lokale e fitoi ajo forcë politike që nuk ka bërë kurrë kompromis për ndarjen e Kosovës dhe integritetin e saj teritorial.
Është ky sekreti i fitores së Faton Pecit si kryetar i ri i Komunes, shto këtu dhe integritetin e tij të lartë.
Kjo ka nervozuar rudimentet e Beogradit në Kosovë, të cilët me një mijë e një makinacione u përpoqën ta sfumojnë atë fitore historike, duke involvuar dhe prokurorinë ( se çpunë ka prokuroria me rinumërimin apo përsëritjen e zgjedhjeve vetëm mëndjet diabolike atje mund ta spjegojnë), por nuk ia arritën dot.
Dikush mund të thotë përse shkruan për Kosovën??? ( dhe ma kanë bërë këtë pyetje jo vetëm njëherë)
Përgjigja është krejt e thjeshtë: Kosova është Shqipni, të tjerët na ndanë e coptuan me dhunë,rrethanat na detyrojnë të jemi dy shtete dhe se e ardhmja jo e largët do të bëjë të realizohet aspirata jonë shekullore
BASHKIMI KOMBËTAR me Mitrrovicën dhe veriun e Kosovës si simbol i këtij bashkimi.
Foto: Kryetari i ri i Mitrovicës Faton Peci .

Mbushen plot 32 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

 

Mbushen plot 32 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar. Për këtë shkrim nuk më shtyn kështu një përvjetor i rrumbullakët, një përvjetor i kësaj date, por thjesht një prekje e kësaj teme prej njërit nga ish kolegët e mi në atë institucion.

Ishte pikërisht ora 18:00 e datës 9 nëntor 1993 kur programet e RTSH-së do të shikoheshin e dëgjoheshin nëpërmjet satelitit nga Uralet deri në Atlantik, pra në gjithë kontinentin e Evropës, përfshirë edhe Afrikën e Veriut. Mbyllja e RTP-së në kuadrin e pushtimit të Kosovës nga makineria e Millosheviçit, i kishte krijuar rrethanat që atje, sikurse një shekull të tërë, të ndodhte gjithçka ndërsa bota të mos merrte vesh asgjë. Do të ishte ky hapi i parë strategjik i Millosheviçit për të mbaruar punë me Kosovën pastaj, në një hap të dytë, sapo t’i liroheshin pak duart nga Kroacia dhe Bosnja. Pikërisht kësaj, përsëritjes së historisë në versionin e vet më të keq, tashmë në mbarim të Shekullit XX, i druheshin përfaqësuesit e Kosovës, duke filluar nga Presidenti Ibrahim Rugova, Kryeministri Bujar Bukoshi, veprimtari Adem Demaçi e të tjerë.

Krijimin e programit satelitor të përbashkët midis Radiotelevizionit të Kosovës dhe Radiotelevizionit Shqiptar e kishin kërkuar autoritetet e Kosovës qysh gjatë vitit 1991 dhe qeveria e atëhershme ia kishte dhënë teorikisht dritën jeshile. Them teorikisht, sepse kur vinte puna për ta bërë realitet, përfaqësuesve të Kosovës iu thuhej se vetëm kur RTSH të arrinte nivelin profesional dhe teknik të radiotelevizioneve perëndimore, do t’i kishte hije për një program satelitor. Dhe kjo, sipas tyre, do të fillonte me një program njëorësh, duke shkuar pas njëfarë kohe tek një program dyorësh e kështu me radhë. Mirëpo Kosovën nuk e priste puna. Liderët e Kosovës, nga i pari tek i fundit, ishin të vetëdijshëm dhe të bindur se Millosheviçi, në rastin e parë të volitshëm, do ta fillonte luftën në Kosovë. Prandaj Kosova duhej të kishte patjetër dritaren e saj informative, në radhë të parë për publikun shqiptar kudo në hapësirën kombëtare dhe në Evropë. Ishte koha kur Kroacia ia zvogëlonte minutazhin në valët e saj të radios emisionit të lajmeve të Kosovës, kur luante edhe me orarin, e detyruar edhe nga vetë zhvillimet e atjeshme. Prandaj, qysh në fillim të vitit 1992, RTSH ua dha kolegëve të Prishtinës një hapësirë fikse gjysmë orëshe në valët e radios për një emision lajmesh që dëgjohej në hapësirën shqiptare dhe në botë. Ishte një nga vendimet e para dhe tejet të domosdoshme që mora në Radiotelevizionin Shqiptar.

Programi satelitor do të shikohej nga udhëheqja e re e RTSH-së, me të njëjtin vizion si ai i liderëve të Kosovës, si një mjet strategjik kundër strategjisë shfarosëse që kishte Millosheviçi ndaj Kosovës. Dukej si një utopi gati e çmendur që një institucion aq i lodhur nga pikëpamja teknike siç ishte RTSH në atë kohë, të arrinte të dilte në valët satelitore. Gjithçka do të paraprihej me marrëveshjet, tejet korrekte, tejet e sakta, midis RTSH dhe RTK, me porositë blerëse në Perëndim nëpërmjet RTSH si për antenën transmetuese satelitore, ashtu edhe për studiot e reja televizive, në radhë të parë studion e lajmeve. Udhëheqja e re e RTSH e kishte të qartë se nuk mund të lejoheshin ngecje, ndërprerje, ngadalësime, neglizhime, sepse secila prej tyre, në kushtet e atëhershme, mund të çonte në dështimin e këtij projekti, që shënonte një revolucion të vërtetë e të paparë të medias si nga pikëpamja teknologjike ashtu edhe nga pikëpamja integruese informative e shqiptarëve në vetvete dhe në hapësirën evropiane. Prandaj në fazën e tij finalizuese është punuar ditë e natë pa ndërprerje nga personeli inxhiniero-teknik i RTSH, nga specialistët perëndimorë, kuptohet, nga vetë udhëheqja e institucionit. Ishin ditë e netë pa gjumë në sy, dhe me emocione të jashtëzakonshme.

Nga opinionet tradicionale zyrtare dhe jozyrtare shqiptare, brenda dhe jashtë Republikës e në diasporë, asokohe mbizotëronte sa një mosbesim ndaj realizimit të këtij projekti, aq edhe një frymë mosmiratuese e sidomos skeptike. Krahas mbështetjes retorike, ekzistonte kundërvënia praktike. Kjo do të ndjehej si në takimet e mia me diasporën në vjeshtën e vitit 1992, ashtu edhe në komunikimet burokratike e në forma të tjera. Si mund të reaizohej një projekt i tillë nga Shqipëria e sapo hyrë në demokraci dhe si mund të realizohej nga RTSH. Kush e kishte pritur mrekullinë nga Shqipëria e Enver Hoxhës, nuk mund të mësohej lehtë me faktin se mrekullinë do ta sillte Shqipëria e pas Enver Hoxhës. Sabotimet dhe pengesat priteshin kudo. Dhe udhëheqjes së RTSH i është dashur të japë llogari për këtë projekt disa herë në Këshillin Drejtues dhe në Komisionin e Mediave të parlamentit shqiptar.

Dhe nëse Radiotelevizioni Shqiptar ato vite do të demonizohej më shumë se çdo institucion tjetër kombëtar demokratik e perëndimor shqiptar, programi satelitor – për kë ishte sjellë e mbajtë në jetë prej frymës së Enverit – do të mbetej demoni i demonëve.

Koha tregoi se programi satelitor shqiptar ishte mjeti strategjik tejet i domosdoshëm për Kosovën. Në pamjet e dhëna nga Kosova nëpërmjet eterit, gjithkush mund të shikonte pas 9 nëntorit 1993 parabolat (saçat) satelitore nëpër shtëpitë e Kosovës, të gjitha të drejtuara nga Shqipëria. Ishte një peizazh për ta mbajtur në zemër pashlyeshëm. Ky peziazh do ta pushonte eterin botëror gjatë viteve të luftës së Kosovës, sidomos gjatë pranverës 1999, kur jepeshin pamjet e shtëpive të Kosovës të djegura, të rrafshuara nga artileria e Millosheviçit, ku antenat me vështrim drejt Shqipërisë ishin të panumërta.

Dritarja e vogël e programit satelitor shqiptar do të bëhej syri i parë i vetëm dhe i pamungueshëm i dëshmitarit të realitetit të Kosovës nga 9 nëntori i vitit 1993 deri në ditën e fundit të bombardimeve ajrore 78 ditore të pranverës së vitit 1999. Kësaj dritareje do t’i shtoheshin sy të tjerë, dëshmitarë të tjerë sivëllezër me në krye gjigantë të tillë si CNN International, BBC World e tjerë.

Presidenti Ibrahim Rugova e kishte shumë shqetësim fatin e fëmijëve shqiptarë në Kosovë dhe diasporë, sepse në mungesë të emisioneve në shqip, asimilimi i tye do të bëhej shumë më i lehtë. Adem Demaçi, në një nga vizitat e tij tek unë, do të ankohej shumë për emisionet e fëmijëve në programin satelitor dhe do të më kërkonte ta hiqnim atë nga struktura programore. Në vizitën e bërë pak më vonë tek unë, ia shpreha Presidentit Ibrahim Rugova këtë ide të Demaçit. E dija se kësaj tastiere i binte edhe ndonjë këshilltar shumë i afërt i Presidentit të Kosovës. Rugova e kundërshtoi kategorikisht këtë ide duke i konsideruar emisionet për fëmijë të televizionit shqiptar të mrekullueshme. Madje filloi të bënte edhe vlerësime me terma të mirëfillta estetike, çka ishte në vetë fushën profesionale të Rugovës.

Domosdo, projekti gjeti përkrahje të pamunguar nga institucionet qendrore të Tiranës të asaj kohe. Në kuadrin e marrëveshjes me Radiotelevizionin e Maqedonisë ky program u përfshi edhe në kanalin televiziv ku transmetoheshin programet shqipe të këtij kanali. Programi satelitor u muar edhe nga televizionet private shqiptare të Maqedonisë së Veriut nga Kumanova deri në Strugë. Valët e disa prej këtyre televizioneve fushëvepronin edhe në pjesë të tëra të hapësirës së Kosovës. Emisionet e këtij programi u shumëfishuan në miliona video që qarkullonin kudo që ndodheshin shqiptarët në botë.

Programi satelitor i RTSH, pikërisht ngaqë ishte mjet strategjik drejtpërdrejt në kundërpërgjigje të agresionit të Millosheviçit në Kosovë, do të paragjykohej në mënyra të ndryshme edhe në sfera të ndryshme të Tiranës. Ai program nuk pati kurrë prerje zyrtare shiriti, por u përshëndet e u përqafua nga shqiptarët kudo në hapësirën kombëtare dhe në botë.

CËNIMI I QËLLIMSHËM I TË DREJTËS TË VOTIMIT TË MËRGIMTARËVE!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Qysh në fillimin e votimit të mërgimtarëve nga Diaspora, politika është përkujdesur për zvogëlimin e numrit të votuesve. Denoncimet për abuzimin, deri në hedhje në kosh të mijëra zarfeve, nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Arsyetimi i pavlefshmërisë ka qenë klishe: “Gabime në mbushjen e formularëve të votimit”. Është konstatuar se kishte paqartësi, me terminologji të tepruar në vet tekstin e formularit përkatës si dhe kërkesa të dokumenteve të panevojshme shoqëruese. E thjeshtë ka qenë vetëm seleksionimi i vrazhdë, hedhja në kosh të zarfeve si të “pavlefshëm”!!
     Në zgjedhjet e viteve të fundit u reklamua se formulari i votimit është thjeshtëzuar dhe dokumentacioni shoqërues është reduktuar. Megjithatë, faktet dëshmojnë të kundërtën. “Avazi” i vjetër burokratik vazhdon.
     Shembullojmë: Për zgjedhjet e 12 tetorit 2025, KQZ njoftoi se “nga Diaspora kanë arritur 53 mijë zarfe. Prej tyre 10 mijë zarfe janë hedhur si të pavlefshëm dhe janë refuzuar për votim! Nga mbetja 43 mijë zarfe, vazhdoi skarcimi në shifra të shprehur me më pak mijëshe, deri sa u reduktuan në 33 mijë zarfe me formularë votimi të vlefshëm! Dhe, krejt në fund, sipas KQZ, numri i zarfeve është reduktuar në 4 mijë më pak. Pra, nga 33 mijë, pas seleksionimit, rezulton se të vlefshme mbeten afro 29 zarfe! Sidoqoftë, shifrat flasin më shumë, se sa mijëra fjalë. Zyrtarët e KQZ e pranojnë se në shtetet skandinave, nuk kanë arritur në kohë formularët për votim. Dhe, supozohet se kanë skaduar zarfet me formularë të pa votuar, pikërisht, diferenca mes shifrave 33 mijë, e reduktuar në 29 mijë zarfe!
     Është thënë, madje edhe konfirmuar, se gjysma e popullsisë të Kosovës është larguar për në Mërgatë, që nga Kroacia, Evropa dhe kontinentët tjera Amerikë e deri në Australinë e largët. Statistikat e votuesve brenda Kosovës, ndër vite, llogaritën nga 750 mijë deri në 800 mijë. Atëherë, pse të mos jetë numri i votuesve nga Mërgata, të paktën, sa gjysma e shifrave të cituara brenda Kosovës?!
     Regjistrimet për votim të mërgimtarëve, përmes postës me -e-mail- dhe komunikimi me zyrën përkatëse në Prishtinë, është punë e mençur e KQZ. Telefonatat janë të pranueshme, por, jo edhe gjithherë të realizueshme. Ndoshta me -SMS- është më lehtë, por kërkon konfirmim leximi nga marrësi. Por, shembuj të shumtë dëshmojnë se komunikimi i nevojshëm, në shumë raste, ka çaluar. Për rrjedhojë, konfirmimi për të drejtën e votimit ka munguar! Për rrjedhojë votimi, në këto raste, ka dështuar.
     Madje, ka edhe raste paradoksi, kur bashkëshortja përdorë -e-mail-in- e bashkëshortit dhe formulari votues shpallet i pavlefshëm, sepse zonja, p.sh. 60 vjeçare, nuk ka pasur -e-mail- personal, edhe pse mbiemri, adresa dhe të dhëna të tjera, konfirmojnë çiftin bashkëshortor! Është shokues fakti, se për zgjedhjet lokale aktuale, “firojnë”, skarcohen nga 53 mijë zarfe, 20 mijë zarfe të mërgimtarëve refuzohen, si të pavlefshme! Asnjë justifikim nuk e arsyeton ketë abuzim, jo thjeshtë, burokratik! Dhe, përsëritja e abuzimeve, nga zgjedhja në zgjedhje, nuk është thjeshtë shqetësuese, por rrast penalizuese, gjë që kërkon hetim të administratës operuese, por edhe të eprorëve mbikëqyrës të zyrës komunikuese përkatëse.
 
          Humbja e shtetësisë të mërgimtarëve, ka qenë e dhunshme 
        Retrospektivë:
     Disa shtete të Evropës nuk kanë lejuar dy shtetësinë. Rasti tragjik i Çamërisë, dhënia e dhunshme e shtetësisë shqiptare, në grup, refugjatëve çamër, nga Qeveria e Enver Hoxhës. Ketë veprim morbid, skandaloz, e ka mirëpritur Qeveria greke. Dhe ka zbatuar me urgjencë kushtetutshmërinë juridike, duke ua hequr çamëve, në grup, shtetësinë greke. Gazeta, respektivisht, fletorja zyrtare shqiptare, publikimi emëror dhe grupor i marrjes të shtetësisë shqiptare, ishte dëshmi valide të humbjes të shtetësisë greke, meqë shteti grek nuk lejonte dy shtetësinë.
     Enver Hoxha i dinte pasojat e dhënies të dhunshme të shtetësisë shqiptare refugjatëve çamër. Ata ishin dëbuar dhunshëm e përgjakshëm nga trojet e tyre, Çamëria e begatë dhe hyjnore. Dhe kjo konsiderohet si kryetradhtia e tij kundra-kombëtare. Studjues të rrethanave historike të kohës, ketë makro-krim, të projektuar nga Orthodoksia greke-ruse-serbe, armike e gjithmonshme kundër shqiptarëve, e realizoi filo-sllavi Enver Hoxha, me byroistët e tij, komunistë-stalinistë, të mërdhezur, për përgjakje të shqiptarëve atdhetarë.
     Ata, çamër, të cilët refuzuan marrjen e shtetësisë shqiptare, u likuiduan, si rasti i deputetit çam Suat Asllani, me shokë. Personalisht, kam vuajtur burgun shqiptar me nipin e tij, Nusret Asllanin dhe çamër të tjerë. Mbytja me dru, nga Sigurimsat e Enver Hoxhës, të Kunderadmiralit çam, Teme Sejko, ishte shprehje e urrejtjes patologjike kundër çamëve të sakatosur nga racistët grekë. Në vend të plumbit ekzekutues të Prokurorit të shtetit, siç e parashikon ligji, Sigurimsat, me kazmë ia copëtuan kokën, buzë gropës të varrit pa gjurmë, të Kundëradmiralit të vetëm të Flotës Ushtarake në Shqipëri, Teme Sejko, në mesnatën errëtake të vitit 1961. Kjo njihet si njëra nga ekzekutimet më makabre të regjimit fashist të Enver Hoxhës!
     Prej këtu filloi arrestimi dhe dënimi politik, me shumë vite burg, në grupe të mëdha të çamërve. Në njërin nga këto grupe ishte edhe Dr. kardiolog Beniamin Çetta, vëllai i Profesor Anton Çetës tonë, me të cilin kam ndarë çelinë e burgut, në vitet 70-a dhe 80-a. Po ashtu edhe me djalin e madh të Teme Sejkos, Edmondin, i dënuar me 18 vjet burg politik. Djalin e dytë, Sokolin, e pushkatuan me një akuzë politike. E shoqja e Teme Sejkos, motër e vëllait të vetëm, dëshmor i luftës, bëri vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i katërt i ndërtesës, ndërkohë që vuante internimin klasik në Beratin e izoluar, ku kam pasur fatin e zi ta vuaj internimin edhe unë.
 
         Përpjekja e mundimshme, për barazi me qytetarët e BE-së
     Veçojmë historikun e marrjes të mundishme të shtetësisë gjermane, i përafërt edhe me disa shtete të Evropës. Republika Federale e Gjermanisë, e përbërë nga 16 “Lande”, Republika, të cilat kanë Kushtetutën e tyre juridike, përfshirë edhe të drejtën e marrjes të shtetësisë nga emigracioni në Gjermani. Republikat tjera gjermane e kanë liberalizuar, një nga një, në kohë të ndryshme, marrjen e shtetësisë vendore. Së fundi, me gjithë kërkesën e Kancelares Angela Merkel, dy Republikat më konservatore, Bavaria dhe Baden Würtemburgut, marrjen e shtetësisë gjermane e kushtëzuan me lënien e shtetësisë të shtetit, nga vjen emigracioni.
     Edhe Republika e Baden Würtemburgut “lëshoi pe”, duke hequr dorë nga kërkesa e lënies të shtetësisë të shtetit nga vjen emigranti. Por, ketë nuk e bëri Landi, Republika e Bavarisë, më e madhe gjermane, siç quhet “shtet brenda shtetit”, e koracuar në Kushtetutën e saj, duke u thirrur dhe respektuar ligjet, nenet, klauzolat e saj, kërkonin heqjen e shtetësisë të Kosovës. Pastaj, nuk u mjaftuan me kaq dhe kërkuan edhe lënien e shtetësisë të Serbisë, të cilën brezi i tretë i emigracionit shqiptar nga Kosova nuk e kishte pasur kurrë! Kur kërkuesit arsyetoheshin për mospasjen e saj, organet përkatëse ngulmonin: “Megjithatë, sillni dokument nga shteti serb, që nuk keni shtetësi serbe!”
     E gjithë kjo procedurë ishte shumë e kushtueshme. Pagesat e shtrenjta të administratës të Beogradit; shpenzimet udhëtimeve me fluturake; Gjykata; avokatët e kushtueshëm; pritjet e gjata burokratike; akomodimi ne hotele për fjetje e ngrënie, si dhe shpenzime të tjera anësore, që llogaritën në mijëra euro!
 Arsyet e marrjes të shtetësisë gjermane ishin të shumëfishta, sidomos, për shkollarët. Fëmijë të lindur, të rritur dhe të shkolluar në Gjermani, kërkonin avancimin në fakultete të ndryshme vendore dhe të jashtme. Por, mungesa e shtetësisë vendore, në rastin konkret të asaj gjermane, në disa profesione specifike universitare, ishte pengesë e pakalueshme. Madje edhe punësimi ka kufizime në disa institucione shtetërore, por edhe në ndërmarrje e kombinate të prodhimeve strategjike, ku parashihet qenia shtetas vendor, gjerman.
     Nën presionin e fëmijëve tanë shkollarë, nga, të cilët mësuam një serë kufizimesh që ata kishin, si shtetas të huaj, u jemi drejtuar të gjitha institucioneve qendrore të Federatës dhe lokale të Landit, Republikës të Bavarisë. Përgjigja e Qendrës ishte klishe: “Çështja e marrjes të shtetësisë është kompetencë e Landit, ku jeni banor rezident”. Organet lokale arsyetonin se “kjo është kërkesë kushtetutare e Landit tonë dhe pa u bërë ndryshimi ligjor i statutit, nuk na lejohet të bëjmë shkelje ligjore”.

     Personalisht, në cilësinë e gazetarit, por edhe të kryetarit të LDK-së, për Bavarinë dhe anëtar i Kryesisë në Gjermani, bëra një shkrim idhnak, për kërkesën absurde të heqjes të shtetësisë të pa qenë të Serbisë. Bëra edhe ca krahasime të miqësisë me Serbinë të partisë CSU, aleate e përhershme e CDU-së, të Angela Merkel. Reagimi ishte i thekshëm nga CDU, respektivisht, deputet i saj: “Ne kemi hedhur bomba mbi Beograd dhe tani na akuzoni për miqësi dhe bashkëpunim me Serbinë, kundër Kosovës!” Tejkalimi i këtij hatërimi, së paku, ishte kërkim-falja. Unë e bëra, por duke arsyetuar zemratën time, nën afektin emocional dhe fjalorin e papërshtatshëm për partinë elite gjermane. Megjithatë, në arsyetim e sipër, me fjalë “të buta”, por me argumente rënduese, rezultoi më e rëndë se sa shkrimi fillestar, duke rrëfyer të gjithë sagën e mundimshme të bashkëkombëseve të mi, nëpër zyrat burokratike të Beogradit zyrtar, humbje të ditëve të punës dhe shpenzime enorme.

     Me nismën e Shoqatës “Sali Çekaj” në Bavari, e drejtuar nga kryetari i vyeshëm, Oso (Osman) Ferizi dhe të disa Shoqatave simotra, u organizua edhe një protestë në Mynih, me të vetmen kërkesë: “Dhënia e shtetësisë nga pala gjermane, pa kushtëzimet absurde të deritashme”.
     Një kontribut profesional dhe zyrtar kanë dhënë edhe Kryekonsuli i përkushtuar i Landeve të Bavarisë dhe të Thüringenit, Afrim Nura, si dhe deputeti i CSU gjermane, i kudondodhuri Deli Balidemaj, i njohur edhe si Malsori i Martinaj të Gucisë. Më në fund, u realizua një kërkesë legjitime e shtetasve të shumëvuajtur të Kosovës, natyrisht, për ata që i plotësojnë normat ligjore, të marrjes të shtetësisë vendore. në rastin konkret gjermane.
     Rrjedhimisht, i konsiderojmë pengesa manipulative, të cilat cenojnë dukshëm dhe artificialisht, të drejtën ligjore të votimit të mërgimtarëve. Dhe,  përjashtimit i disa kategorive të mërgimtarëve, nuk ka bazë ligjore, nisur nga rrethanat që shkaktuan humbjen e shtetësisë qytetarët legjitim të Kosovës. Mendoj se për të gjithë ata mërgimtarë, të cilët, nevojshëm, por edhe përdhunshëm, hoqën dorë nga shtetësia natyrale e Atdheut-Kosovë, duhet të
amnistohen nga penalizimi aktual, mbi bazën e të cilit u mohohet e drejta e votimit aktualisht!
     Pas pranimit të dyshtetësisë nga shtetet e Evropës, Republika e Kosovës duhet t`ua kthejë shtetësinë e humbur dhunshëm, të gjithë mërgimtarëve. madje në grup, pa kushtëzuar me pritje e sorollatje të pa nevojshme e burokratike. Me dokumentin bazë të -Çërtifikatës të Lindjes-, dhe adresën, ku qytetari është rezident, duhet të pajisen me kartën e identitetit, -Letërnjoftimin- klasik.
     Është cinike se shtetarë, pushtetarë, parlamentarë dhe zyrtarë të lartë të Kosovës, me dy, madje edhe tri shtetësi të huaja, nuk kanë asnjë pengesë në veprimtarinë e tyre institucionale dhe as votimin e shpenguar qendror e lokal. Nga heshtja e tyre, ndaj sjelljes përjashtuese të mërgimtarëve, të paktën, duhet të skuqen!  Dhe, të angazhohen seriozisht dhe menjëherë, për heqjen e çfarëdo kufizimeve, përfshirë edhe të drejtën e votimit të qytetarëve të Kosovës.
     Uroj dhe besoj në mirëkuptimin e zyrtarëve dhe të shqiptarëve vendorë dhe të përbotshëm!

Send this to a friend