VOAL

VOAL

“Lista e zezë” e Trumpit, ja 37 shqiptarët ‘non grata’ në SHBA

June 24, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 9 years ago Reply

    E nderuara administratë e Amerikës. Ësht e udhë të bëni rifreskimin me të dhëna të reja pasi disa nga personat e listës non grata nuk jetojn më.

Komentet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Shqipëria do të katandiset në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

Shqipëria e ka kaluar kulmin e popullsisë prej 35 vjetësh dhe, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, tkurrja demografike pritet të vazhdojë gjatë gjithë këtij shekulli. Seria e World Population Prospects 2024, mbi të cilën bazohet analiza e re e Our World in Data, e vendos maksimumin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 1991, me 3.282.602 banorë.

Por akoma më alarmant është një projeksion i Kombeve të Bashkuara.

Në skenarin e mesëm të OKB-së, popullsia e Shqipërisë zbret në vetëm 1.184.997 banorë në vitin 2100. Kjo do të nënkuptonte rreth 2,1 milionë banorë më pak se në kulmin e vitit 1991, ose një tkurrje prej 63,9%. Vetëm nga niveli i projektuar për vitin 2026 deri në 2100, vendi do të humbiste rreth 1,57 milionë banorë, më shumë se gjysmën e popullsisë së sotme sipas serisë së OKB-së.

Image

Shqipëria e nisi rënien 29 vjet përpara Europës

Kthesa demografike e Shqipërisë ka ardhur shumë më herët se ajo e Evropës në tërësi. Sipas të njëjtës databazë të OKB-së, popullsia e kontinentit europian arriti maksimumin në vitin 2020, me rreth 749,2 milionë banorë. Pra, Shqipëria e kishte kaluar kulmin 29 vjet më herët. Deri në vitin 2100, popullsia e Evropës projektohet në rreth 592,3 milionë banorë, afërsisht 21% nën kulmin e saj, një tkurrje shumë më e moderuar në përqindje se 63,9% që del për Shqipërinë.

Në fakt, Shqipëria i përket një brezi të vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore që e kanë arritur maksimumin demografik shumë herët. Serbia e pati kulmin në vitin 1987, Bullgaria në 1988 dhe Kroacia në 1990. Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina e arritën atë në 1991.

Në pjesën tjetër të rajonit, seria e OKB-së e vendos kulmin e Kosovës në vitin 1997 dhe të Maqedonisë së Veriut në 2005, ndërsa Greqia vazhdoi të rritej deri në vitin 2010. Mali i Zi dhe Sllovenia arritën maksimumin shumë më vonë, në 2024. Turqia është një nga përjashtimet e rajonit: në skenarin e mesëm, popullsia e saj vazhdon të rritet edhe për rreth dy dekada dhe kulmon rreth vitit 2047.

Deri në 2100, vetëm Bosnja paraqitet me një rënie më të fortë se Shqipëria në rajon

Edhe më domethënës është krahasimi i madhësisë së tkurrjes së projektuar. Në grupin e vendeve të Ballkanit të krahasuara, Shqipëria del ndër vendet që humbin pjesën më të madhe të popullsisë së tyre nga maksimumi historik deri në vitin 2100.

Bosnjë-Hercegovina projektohet të zbresë nga 4,46 milionë banorë në kulmin e vitit 1991 në 1,37 milionë në 2100, ose rreth 69,4% më pak. Shqipëria vjen menjëherë pas saj me rënie 63,9%. Për Bullgarinë tkurrja nga kulmi deri në 2100 del rreth 60,7%, për Maqedoninë e Veriut 58,7%, Kroacinë 55,7%, Serbinë rreth 53,1% dhe Kosovën 50,2%.

Rënia e projektuar është më e moderuar në Malin e Zi, me rreth 49% nga kulmi deri në 2100, në Greqi me rreth 44% dhe veçanërisht në Slloveni, ku popullsia në fund të shekullit del rreth 23% më e ulët se maksimumi.

Pozicioni i Shqipërisë përputhet me një fenomen më të gjerë të Evropës Lindore. Our World in Data vëren se pothuajse të gjitha vendet që e kanë kaluar tashmë kulmin e popullsisë ndodhen në Evropë dhe Azinë Lindore, ku rënia e lindshmërisë ka qenë e shpejtë dhe normat kanë qëndruar të ulëta. Për vendet e Evropës Lindore, emigracioni i lartë ka shtuar më tej presionin në rënie të popullsisë. / ekofin.al

Revolta qytetare hyn sot në ditën e 82-të: Protestuesit sërish para Kryeministrisë, paralajmërojnë shtator të nxehtë: Rama jep dorëheqjen!

Protestuesit do të rikthehen sot për të 82-ën ditë radhazi në rrugët e Tiranës, duke vijuar tubimet kundër qeverisë dhe klasës politike.

Edhe këtë të enjte qytetarët pritet të mblidhen në qendër të kryeqytetit dhe të vijojnë protestën para godinës së Kryeministrisë.

Një ditë më parë, në protestën e 81-të, qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” ishin disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë tubimit.

Një zhvillim i bërë publik në protestën e 81-të ishte njoftimi se grupi koordinator u është drejtuar me një letër Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Sipas protestuesve, kërkesa synon që tubimet dhe mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj tyre të jenë nën vëzhgimin e institucioneve ndërkombëtare, me qëllim shmangien e dhunës policore, arrestimeve arbitrare apo formave të tjera të presionit.

Ndërkohë, protestuesit po paralajmërojnë një tjetër fazë të mobilizimit me përfundimin e sezonit veror.

Një prej aktivistëve deklaroi se në shtator qytetarët pritet të rikthehen më fuqishëm në protestë, ndërsa nuk përjashtoi kalimin drejt mosbindjes civile nëse qeveria, sipas tij, vazhdon të mos reflektojë.

“Në ditët në vazhdim, me shtatorin kur shumë rikthehen në Tiranë dhe me skandalet që qeveria na nxjerr në shesh, shqiptarët do të rikthehen fuqimisht. Besoj se do të shkojmë drejt mosbindjes civile për arsye të mosreflektimit të qeverisë”, deklaroi ai. bw

UGSHPD: PO 1/3 E POPULLSISË QË ËSHTË LARGUAR?!

(Mesazhi, imazhi dhe propaganda)

 

“Çifti amerikan që shiti shtëpinë dhe la punën për të jetuar në Shqipëri”*, është një titull që godet i vonuar përsa i përket aktualitetit që shet propaganda zyrtare e qeverisë shqiptare ATSH-ja. Mendon njëherë se kjo gjetje e titullit mund të krahasohej me realitetin shqiptar duke sjellë ndërmend ndonjë statistikë apo intervistë qoftë edhe për ata të rinj dhe të reja që protestojnë në shesh prej 81 ditësh, por jo.

Nuk afrohet gjëkundi.

Shembulli dhe ilustrimi që ATSH-ja përzgjedh është diçka e shkëputur në kohë, në hapësirë dhe ka një mesazh të mbuluar. Ky shkrim siç tregon përkthimi lidhet me një çift, kuptimi i të cilit nuk sqarohet se si bashkëjetojnë apo janë të celebruar apo me kurorë. Që në pikënisje paqartësia dhe identifikimi qëllimshëm për konsum megjithëse emrat në shkrim përdoren dhe identiteti pjesërisht tregohet në një foto ilustruese të përzgjedhur (mbase rrjetet sociale) etj. ka të bëjë me dy meshkuj (Sam dhe Spencer). Këtu topi i hidhet botuesit të parë që e ndërton opinion për interesat e veta. Ndërsa nga këtu ATSH-ja të jep një realitet që e vendos lexuesin në pozitë të të menduarit se si jetohet në çift dhe se si lexuesi  i munduar, “përtyp” ose mund të marrë menjëherë qëndrime paragjykuese ose diskriminuese paraprakisht dhe kjo enkas kur ja përcjell publikut shqiptar. Enkas, kur dihet ligji u ngut për BE.
Dhe enkas për ta përplasur me realitetin e ditëve të sotme.

Kjo vjen e tillë sepse rruga profesionale në gazetari nuk ndiqet për ta paraqitur subjektin ndaj ajo bazohet tek interesi i çastit (narrativa e rilindësve), tek përkthimi dhe tek “copy-paste” për një mesazh propagandistik. E zgjedhur pikërisht pa identifikim në plotësimin e informacionit sepse kjo ngjarje shqiptare nuk vjen nga një reporter i ATSH-s që të paktën të ishte i pranishëm mes çiftit, ta ndiqte dhe njihte atë këndvështrim jete të tyre sado të veçantë. Ose po ashtu nga një reporter/e që t’i ketë ndërtuar pyetjet që i shkojnë për shtat titullit, nga një gazetar/e që të ketë praninë pranë subjektit. Ndaj e “bukura” dhe ky huazim është se ky shkrim nuk është veç se një përkthim i marrë si një shërbim për ‘mesazh dhe imazh.
Shkrimi i referohet një artikulli siç shkruhet, në “Business Insider” i botuar në muajin Prill, 2026. Nga i katërti, në muajin e tetë të vitit. Pra ashtu sikurse serialet televizive përsëriten dhe gjejnë kohën e konsumit, edhe lajmet e ATSH i shërbejnë modelit të propagandës turistike, imazhit dhe mesazheve me plot nënkuptime. Nga ana etike nuk sqarohet qoftë edhe fotoja teke e përdorur për çiftin, por kjo i përket përzgjedhjes dhe enigmës se kush është kush(?!). Jo se kush është i ndrojtur, pasi çifti e ka zgjedhur vetë mënyrën e jetesës dhe asnjë shqiptari kjo nuk i intereson jeta private e tjetrit. Fakt është që kjo mënyrë identifikimi që media zyrtare po përdor është se ajo shërben si një municion algoritmesh, imazhesh turistikë, gjinorë, gjeopolitik etj. e mundësisht të nxisë diskriminimin dhe përçarjen dhe largimin nga ato interesa që protesta po jep
.
Nuk ka një Shqipëri tjetër, atë të propagandës, por prej protestuesve po kërkohet një Shqipëri e Re. Ky mesazh i përditshëm ashtu sikurse thërret po ashtu mban brenda shumë kuptim dhe përmbajtje, ndërgjegjësim kombëtar brenda vendit, në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Fakti i rëndësishëm është se Ligji i Barazisë Gjinore i kaluar në parlament Nëntor 2025, mori 77 vota dhe 36 kundër pa pasur një dëgjesë serioze publike dhe pa përfillur edhe disa protesta pro familjes që u zhvilluan gjatë periudhave para dhe pas miratimit të ligjit*. Ajo që të vret nga shembujt e zgjedhur të kësaj natyre pra për imazh dhe mesazh të lajmit, është aktualiteti shqiptar.

Rinia në Protestë.

Emigracioni.

Mbrojtja e familjes.

Mbrojtja e Natyrës.

Mplakja e popullsisë.

Niveli i ulët i lindjeve.

Pamundësi financiare për ta nisur familjen në çift.

Dhe rezultati, 1/3 e popullsisë është larguar në 36 vitet e tranzicionit. Sot pamundësia e blerjes së një apartamenti dhe shlyerja e tij për 70-80 vite janë një tregues. Dhe së fundi një qeveri që urdhëron, një parlament që mposhtet nga fuqia e kartonit dhe një president që dekreton duke hedhur firmën, janë bashkë ai kapak që mbyll ‘dosjen’.
Do të ishte i udhës mendimi që ta diskutoje këtë përmbajtje duke intervistuar të rinj dhe të reja shqiptarë që duan të jetojnë në çift. Këtë media nuk e bën sepse është e censuruar dhe e mbytur nga propaganda e imazhit dhe mesazheve nënkuptuese. Deri sa ata/ato gazetarë ta marrin guximin, koha do të jetë vonë. Tema të tilla madje dhe që zgjasin nga dy tre orë çdo mbrëmje tek Sheshi i Protestës ka ‘me bollëk’, por prioritetet e studiove tv janë krejtësisht të tjera në këtë kohë.
Nëse nuk e keni pyetur rininë gjatë 80 ditëve, pyeteni sot në të Ditën e 81-të se:

Ku shkollohet rinia?

Ku punon?

Me kë dhe ku jetojnë?

A mund ta blejnë një apartament për familjen e re?

Sa fëmijë dëshirojnë?

Kush mund t’ua lehtësojë realisht problematikën?

etj. dhe ndryshe çfarë tjetër duhet me shit (?!).
Këto dhe të tjera pyetje sjellin të vërtetat e ndërtojnë si duhet konceptin e ndryshimit dhe të zhvillimit. 

Media shqiptare prej kohësh nuk e ka njeriun në qendër, përveç atyre që drejtojnë politikën, kujdesen për imazhin dhe ushqejnë propagandën.

___________
*ATSH- 19 Gusht, 2026
*Kuvendi i RSH, Ligji Nr. 64/2025 “Për barazinë gjinore”

19 Gusht, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Ulet numri i lindjeve në Tiranë, 5.5 % më pak në gjashtëmujorin e parë të vitit! Shkak, kostoja e lartë e jetesës

Numri i lindjeve në vend shënoi një rënie të lehtë në gjysmën e parë të vitit 2026, por të dhënat sipas qarqeve tregojnë se tkurrja është përqendruar në pjesën më të madhe në Tiranë dhe më pak në Durrës, teksa ka rritje në qarqet e tjera periferike. Deri para tre vitesh Tirana kishte bilanc pozitiv te lindjeve për shkak të gravitetit demografik sidomos te të rinjve nga qarqet drejt saj.

Në rang kombëtar u regjistruan 10,229 lindje në 6 mujorin e parë të 2026, me rënie vjetore 1%, ose 108 lindje më pak. Vetëm në qarkun e Tiranës lindjet ranë 5.5% ose duke zbritur nga 5,022 bebe në 6 mujorin e parë 2025 në 4,748 në gjysmën e parë 2026, ose 274 lindje më pak (gati tre herë më shumë se mesatarja kombëtare). Kjo është rënia më e madhe, si në numër absolut, ashtu edhe për nga ndikimi në rezultatin kombëtar.

Në fakt, pa përfshirë Tiranën, lindjet në pjesën tjetër të vendit do të kishin shënuar rritje me 166, ose rreth 3.1%. Pesha e Tiranës në lindjet totale ra nga 48.6% në 46.4% brenda një viti.

E njëjta prirje vihet re në Durrës, ku lindjet u pakësuan 5% për të njëjtën periudhe. Të marra së bashku, Tirana dhe Durrësi regjistruan 327 lindje më pak, ndërsa të gjitha qarqet e tjera, së bashku, patën një shtesë prej 219 lindjesh.

Ecuria e lindjeve është tregues i rritjeve të kostove të jetesës në qendrat më të mëdha urbane. Tirana përqendron pjesën më të madhe të vendeve të punës, investimeve dhe shërbimeve, por njëkohësisht ka përjetuar rritjen më të fortë të çmimeve të apartamenteve, qirave dhe shërbimeve. Për çiftet e reja, sigurimi i banesës, pagesa e kredisë ose e qirasë dhe kostot e kujdesit për fëmijët po marrin një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave.

Çiftet e reje e kanë të pamundur të jetojnë si me qira, ashtu dhe të blejnë shtëpi. Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj, sipas agjencive imobiliare.

Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ, që jeton në kryeqytet duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për përballimin e kostos së strehimit.

Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër iluzionit sesa realitetit për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kryeqyteti shqiptar renditet i katërti në Europë për papërballueshmërinë e banesave, sipas raportit çmim – të ardhura.

Doris Andoni, sot konsulente e pavarur e angazhuar me institucione ndërkombëtare, me një karrierë të gjatë në administratën publike në çështjet e strehimit, e sheh situatën gjithmonë e më të vështirë për familjet me të ardhura të ulëta dhe ato të mesme.

“Zhvillimi i sektorit rezidencial është thellësisht i pabalancuar, i paplanifikuar, i përqendruar në qendër dhe brenda Unazës së Dytë, i orientuar ekskluzivisht drejt fitimit të menjëhershëm. Investimet bëhen spontanisht, pa vizion urban, duke gëlltitur hapësirat e gjelbra dhe ato rekreative, jetike për cilësinë e jetës, duke mbingarkuar infrastrukturën, trafikun dhe çdo shërbim publik. Dhe mbi të gjitha, duke krijuar një sistem strehimi plotësisht të papërballueshëm për shtresat e varfra dhe të mesme”, ka pohuar ajo më herët në një intervistë për “Monitor”. “Këto shtresa po dëbohen nga qyteti dhe ky është një nga dëmet më të mëdha që po i bëhet jetës urbane, duke krijuar një përqendrim të vetëm një kategorie të caktuar. Për momentin, kjo mund të mos jetë e dukshme, por do të bëhet e qartë kur të përfundojnë ndërtimet dhe të banohen, ose kur të mos banohen, sepse ka shumë mundësi që një pjesë e madhe të mbeten të pashitura ose të kthehen në Airbnb, me karakter thjesht sezonal”.

Bie Tirana, rriten qarqet

Rënia e lindjeve në Tiranë po tregon se avantazhet ekonomike të kryeqytetit nuk po përkthehen në kushte më të favorshme për krijimin ose zgjerimin e familjes.

Të rinjtë po e shtyjnë lindjen e fëmijëve, të kufizojnë numrin e tyre ose të zhvendosen drejt zonave ku banesa dhe jetesa janë më të përballueshme.

Ndërkohë, në pjesën më të madhe të qarqeve u regjistrua rritje. Fieri kishte shtesën më të lartë, me 69 lindje më shumë ose 9.9%, i ndjekur nga Berati me 11.1%, Dibra me 9.4% dhe Kukësi me 8.7%. Rritje pati edhe në Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa Korça mbeti e pandryshuar. Krahas Tiranës dhe Durrësit, rënie shënoi vetëm Gjirokastra, me 19 lindje më pak. Gjirokastra është një rast i veçantë për shkak të strukturës tejet të plakur të popullsisë së saj.

Përqendrimi i rënies në Tiranë është në përputhje me presionin që çmimet e banesave dhe shpenzimet e përditshme po ushtrojnë mbi familjet e reja./Monitor

“Do t’i dalim zot vendit! Ramën nuk e duan as socialistët”- 81 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

Protesta ka hyrë në ditën e 81-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Prej 81 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.

Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.

Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi.

Protesta e 80.
Gjatë protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave dhe deklaratave të tyre, duke ngritur shqetësime për ekonominë, emigracionin, pensionet, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.

Një qytetare, e cila prej 33 vitesh jeton në Itali, tha se kishte ardhur në Shqipëri posaçërisht për protestën. Ajo u ndal te vështirësitë ekonomike të pensionistëve, ku tha se pensionet nuk dalin as pwr ilacce.

Një tjetër qytetare nga emigracioni tha se kishte ardhur nga Italia për të protestuar për shqiptarët dhe për ata që janë detyruar të largohen nga vendi.

Mesazhe të forta u përcollën edhe për emigrantët duke u kwrkuar atyre tw kthehen nw Atdhe. Ndërkohë, aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë dhe kërkoi drejtësi për çështjet që, sipas tij, shqetësojnë qytetarët.
“80 ditë protestë, revoltë. I themi jo këtij sistemi. O SPAK, ku je? Nuk është koha për pushime, është koha të veprosh. Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”, u shpreh Tepelena.

Ai kërkoi gjithashtu që të bëhet publike se çfarë po ndodh me dosjen Balluku dhe ngriti pikëpyetje për investimet në sektorin e ndërtimit dhe pastrimin e parave.
“Paratë e botës së krimit pastrohen në kulla, ndërtime. Kanë shkuar çmime marramendëse. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës. Nuk ka negociata me Edi Ramën. Duam qeveri teknike, me njerëz të ndershëm që u dhimbset Atdheu. Shtatori po vjen, është muaji i ndryshimit të madh dhe kam bindje që do të jetë varri i regjimit”, deklaroi ai.

Pas mbledhjes para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës. bw

UGSHPD: A PO PRITET INTERPELANCA E PARË ME DIELLËN DHE KUSH DO TA PYESË ATË? (Diella Agon sërish)

Shtatorin e kaluar, kryeministri Rama i dha pjesë nga koha e vet aplikacionit Diella që të prezantohej në mesin e një parlamenti që sapo filloi Legjislacionin e 11. Siç mbahet mend ajo nuk u prit mirë nga opozita dhe seanca degradoi në “përleshje” e cila e kishte zanafillën që prej AKSHI-t dhe miratimit ose dekretit presidencial disa muaj më parë. E cilësuar si instrumenti antikorrupsion brenda shtetit për prokurimet Diella bëri thuajse një vit ‘jetë nate’ deri sa dje dhe sot po agon ngadalë për t’u sqaruar po nga AKSHI se:-“Faqja është ajo që shihet, sistemi që kryen punën ndodhet pas saj”. Një sqarim ‘as as’ ose një orientim që nuk të shpie asgjëkund në harkun e një viti.

Ajo që njerëzit kanë informacion është se AKSHI ka një tjetër drejtues prej disa muajsh dhe se programues dhe zbatues të saj ndodhen në masa sigurie me akuzën nga SPAK për korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal, pastrim parash dhe konkurrencë e paligjshme që lidhur me abuzimet në tenderat publikë dhe kap një vlerë prej 40 milion €.

Në se këto të dhëna që mbahen mend njihen dhe shumë detaje urojmë që të mos pluhurosem dhe të flenë në dosjet hetimore Emrat e lidhur me Mirlinda Karçanaj të cilës Gjykata e Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim me paraqitje” ky lajm sqarues nga AKSHI duket pak i papritur. Mediat janë me pushime sikurse edhe detyrimi periodik për paraqitje i drejtoreshës nuk është mbuluar mediatikisht nga gazetarët e radio televizioneve, apo faqeve online. Herë pas here përmenden emra për persona të shpallur në kërkim si biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiri, ky i fundit i ndaluar së fundmi në Francë para disa javësh.

Nga akuza dhe hetimet shkalla e përfitimeve dhe e korrupsionit ka edhe një detaj interesant që cilësohet si ‘konkurrencë e paligjshme përmes dhunës’. Një shantazh i dukshëm mbi personat rreth tenderave prokurimet e të cilave i mbulonte Diella ( një aplikacion në vartësi të kryeministrit, por e pandjeshme nga trauma fizike dhe psikologjike humane).

A e bën kjo aplikacionin Diella pjesë të një beteje të “Cyber Sicurity” në qoftë se disa kode dhe fjalë kalime do ta zbërthenin e shkyçnin sigurinë e saj?

Në se Diella ka shumë shtresa sigurie, një prej tyre mund të jetë edhe retina e syrit të përdoruesit.

Në trajtën e një subjekti filmash investigativ “fiction”, dikush do të dyshonte se përse kryeministri Rama po i zgjat pushimet kaq shumë?

A ka hequr dorë ai nga bisedat “Sy m’sy” dhe “Flasim”?

Apo mjaftojnë syzat e shtrenjta dha largësia nga paparacët për ta mbajtur larg retinën e syrit si pjesë e shkallës së sigurisë për të cilën ndoshta SPAK-u një ditë do ta thërrasë?

Këto pyetje që ngjajnë pak sa me novelat e verdha të verës janë dyshime dhe jo hamendje me idenë për të zgjuar prokurorët nga vapa që dosjet të mos pluhurosen.

Shtysë u bë vetë ATSH me sqarimin e AKSHI-t.

Madje kaq papritur ky mund të jetë një shqetësim pasi kujt do t’i duhej sot sqarimi se:-“Diella është në shërbim brenda portalit e-Albania që prej janarit 2025 dhe deri tani ka përpunuar mbi 120 mijë dokumente zyrtare të vulosura elektronikisht, shifër që vijon të rritet.”

Ose kujt do t’i duhej tani dhe jo verës së kaluar kur Diella u propozua si Ministre Digjitale dhe u dekretua si aplikacion nën vartësi të kryeministrit. Informacioni enciklopedik dhe tekniko shkencor për konsum vere se:-“sistemi është zhvilluar në bashkëpunim me ‘Microsoft’, duke përdorur modele të ‘OpenAI’ në ‘Azure’, ndërsa operon me mekanizma të dedikuar logimi dhe monitorimi. Një imazh, një avatar apo një faqe statike nuk mund të përpunojë dhe të vulosë dokumente zyrtare”, padashje i kanë disa të vërteta brenda.

Të paktën tregon se dikush i merr vendimet, firmos dhe vulos.

Pjesa tjetër e sqarimit nga AKSHI se:-“Informimi i saktë i publikut është një përgjegjësi që na përket të gjithëve”, duket sa i vonuar aq edhe naiv sikur po e fton median dhe publikun për transparencë.

E gjitha kjo së-paku na vendos diçka në balancë. Transparencën pas një viti dhe tjetrën se ku janë 40 milion €.

Ose, çfarë do të kishte bërë sot shteti me 40 milionët në këtë kohë emergjencash nga zjarret?

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

18 Gusht, 2026

80 ditë “Revolucion Flamingo” – Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Prej 80 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.

Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.
Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi. gsh

UGSHPD: NJË AUTOGOL I LAMALLARIT (Zjarret dhe krimi mjedisor)

 

Pa përfunduar betejën e sezonit ose stinën e zjarreve ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari sugjeron një njësi të re, pra ekip  “me fokus të posaçëm krimet mjedisore” i cili do të shërbejë në 12 qarqet ku drejtorët e Policisë së Shtetit do të veprojnë ndryshe nga e shkuara.

Përveç një trazire propagandistike ku në pamje të parë duket se shteti po merr masa, përgatitjet janë të pakta sepse nuk ka fonde dhe ide se si duhet luftuar zjarri.
Në mediat zyrtare ndeshesh me termat; “vijon puna e forcave operacionale”,  operacioni vijon”,  “vijon angazhimi i fuqishëm”, “vijon puna e strukturave në terren”, “vijon ndërhyrja”, ” puna vijon në terren të vështirë”, e deri tek  “vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri” në një kohë që e gjithë tabloja është front lufte dhe koncepti i drejtë dhe atë që mbarë bota përdor është lufta kundër zjarrit. Në Shqipëri përdoret zjarrfikja dhe mbrojtja kundër zjarrit  të cilat pavarësisht dobisë parandaluese në proces janë koncepte pasive. Janë pasive sepse duhen fonde dhe investime jo vetëm nga ato që kanë parashikuar emergjencat, duhet bashkëpunim me qytetet brenda vendit dhe vendet fqinje, duhen mjete dhe veshje zjarrduruese, duhen trajnime edhe të grupeve vullnetare dhe duhen njohuri deri në çeljen e shkollave nga ato teknike profesionale deri tek universitetet në nivelin e inxhinierisë dhe menaxhimit të zjarreve të cilat në çdo vit për cilëndo arsye tregojnë nivele të rritura.
Policia e përdorur si angazhim nga ministri Lamallari apo qoftë edhe Drejtori 
 Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hita dhe 12 drejtorët e qarqeve në vartësi janë thjesht një organizim kur zjarret ndodhin. Detyra e policisë në këtë rast është siguria e qytetarëve, siguria e rrugëve, komunikimi për mjetet e ndërhyrjes së shpejtë etj. deri tek monitorimi pas shuarjes së dëmeve. Por të ngrihesh me idenë se pa i bërë këto dhe ta quash”krim mjedisor” e të fillosh ndjekjen policore dhe nxitur prokurorët për procedim, ky koncept është i frikshëm. Në qoftë se Lamallari e shtron “butë” kur thotë se:-Detyra jonë është që çdo zjarr të dyshimtë të hetohet profesionalisht, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin zjarrfikës, Emergjencat Civile, bashkëpunimi me komunitetin, shfrytëzimi i teknologjisë dhe ekspertizës më të mirë forenzike brenda dhe jashtë vendit, si dhe Prokurorinë, me qëllim që çdo provë dhe autor i dyshuar të ndiqet deri në fund. Vetëm zjarret këtë vit, dëmi i tyre është i pallogaritshëm, si në fondin pyjor. Sa vite, sa gjenerata i duhet atij fondit pyjor të rikuperohet”, mendoni këtë shtjellim tek një tjetër ish ministër i brendëshëm. Kur zjarret e disa sezoneve më parë bënin kërdinë  në pyje dhe qendra të banuara Balla dhe Peleshi respektivisht me detyrat e ministrave të brendëshëm dhe të mbrojtjes e luftonin nga Facebook-u zjarrin. (UGSHPD ndër vite e ka ngritur shqetësimin)*
Sot Balla në postin e kryetarit të GPS ka një tjetër vizion. Ai në vend që të përqendrohet tek lufta dhe parandalimi i zjarreve hidhet tek drejtësia duke thënë se:-“Drejtësia shqiptare është dorëzuar përpara piromanëve”, dhe nga të dhënat e  “Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave gjatë pesë viteve janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie, ndërsa vetëm 18 persona janë gjetur fajtorë”.
 
Pra gjejmë njeriun për ta bërë me faj dhe jo përgjegjësitë. Harron se ka tre mandate ku vetëm janë premtuar dhe përgjegjësitë nuk mbahen tek vetë sistemi i korruptuar që e quan luftën të zjarrit të lehtë ashtu sikurse edhe media nganjëherë parashikon motin dhe thotë se forcave zjarrfikëse ju erdhën në ndihmë reshjet e shiut”.
 
Pra po të konceptohej si një përgjegjësi, profesioni i luftuesve kundër zjarrit në tre-katër mandate mund të kishte hyrë në sistemin arsimor të mesëm dhe të lartë. Do të kishte të rinj e të reja që do ta lidhnin dëshirën me profesionin dhe në këto 13-14 vite do të kishte profesionistë të fushës dhe jo politikanë, të punësuar nga nepotizmi dhe patronazhimi i rilindësve.
Zjarri shkatërron gjithçka ndaj strategjia, taktikat, disiplina dhe plani për ta vënë nën kontroll konceptohet si fushëbetejë që duhet fituar pa humbje jetësh dhe të mirash materiale.
Lufta me zjarrin nuk është as dorëheqje dhe as emërim i ri. Të vësh në shënjestër “krimin mjedisor” dhe çështjet penale pa zbatuar ato që renditëm më lart problemi ngjan me “zjarrvënien sociale”. Askush nuk është i interesuar ta djegë pronën dhe mjedisin për rreth. Por premtimet nga blerja e avionëve zjarrfikës, tek infrastruktura urbane, kodi i banesave, fasadat e djegura të ndërtesave që do t’i kompensojë ndërtuesi, të gjitha këto janë një propagandë me oktan të lartë që në opinionin publik kur mbrohet e vërteta ato digjen mjaft shpejtë.
Përse ‘autogol’?! 
“Zjarret dhe krimi mjedisor” janë bashkëudhëtar të Rilindjes Socialiste. Propaganda e saj sidomos në këto kohë protestash vetëm sa i ndez ato në oborret e PS dhe nuk mund t’i shuaj”.
__________
 
 
 
17 Gusht, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Shifrat alarmante- Pensionistët shqiptarë në gjendje të mjeruar, të fundit në Evropë

Sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron tashmë shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjithë hapësirën europiane, çka tregon se pensionistët po përballen me presion të dyfishte, nga rënia e të ardhurave dhe rritja e çmimeve.

Të dhënat zyrtare të Eurostat për raportin e përgjithshëm të zëvendësimit dëshmojnë një tkurrje drastike të këtij treguesi, i cili ka rënë nga 0.43 në vitin 2019 në vetëm 0.30 në vitin 2023.

Kjo shifër alarmante tregon se pensioni mesatar bruto në vend përfaqëson tashmë vetëm 30% të pagës mesatare të grupit moshor aktiv 50-59 vjeç, duke thelluar hendekun mes të ardhurave të pensionistëve dhe ritmit më të shpejtë të rritjes së pagave në vendin tonë (të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2023, për Europën 2025).

Ky nivel e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në fund të Ballkanit Perëndimor, por edhe në skajin më të ulët krahasuar me të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, ku mesatarja e bllokut është e qëndrueshme, në rreth 0.57 – 0.60 e pagës mesatare.

Për më tepër, vendet e rajonit regjistrojnë tregues dukshëm më të lartë, ku Serbia ka një raport 0.48, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ruajnë nivele më të favorshme, ndërsa vende si Greqia, Italia apo Spanja arrijnë vlera nga 0.75 deri në 0.78.

Kjo rënie e paprecedentë në Shqipëri është pasojë direkte e disa faktorëve strukturorë që minojnë skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore.

Së pari, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe deklarimi i pagave pjesërisht nën dorë gjatë viteve të punës reduktojnë ndjeshëm bazën e kontributeve dhe madhësinë e pensionit.

Së dyti, skema shqiptare vuan nga ngurtësia e formulës së indeksimit, e cila nuk ka arritur kurrë të përshtatet me rritjen nominale të pagave në sektorin privat.

Nga ana tjetër, raporti i pafavorshëm i varësisë demografike, i cili po përkeqësohet vazhdimisht për shkak të emigracionit të popullsisë së re dhe plakjes së shpejtë të shoqërisë, ushtron presion mbi financat e skemës publike.

Dështimi i qeverisë për të mbrojtur të moshuarit është pasojë e drejtpërdrejtë e nënvlerësimit të politikave qeveritare ndaj kësaj shtrese.

Formula aktuale e indeksimit, e cila bazohet kryesisht te rritja e çmimeve të shportës (inflacioni) dhe jo te rritja e pagave në ekonomike, ka ndikuar në rritjen e hendekut ndërmjet pagave dhe pensioneve.

Ndërkohë që qeveria ka ndërmarrë politika për rritjen e pagave minimale dhe mesatare në sektorin publik, skema e pensioneve është lënë në hije përmes rritjeve simbolike, duke bërë që pensionistët të mos përfitojnë asgjë nga rritja e përgjithshme e produktivitetit dhe pasurisë kombëtare.

Në vendet e Bashkimit Europian apo edhe të rajonit qeveritë ndërhyjnë rregullisht me skema shtesë të mbrojtjes sociale.

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë disa fushata kundër informalitetit, mungesa e një mekanizmi efikas kontrolli për dekada të tëra ka lejuar që qindra mijëra punonjës të deklarohen me pagë minimale ndërkohë që pjesa tjetër paguhet nën dorë.

Mungesa e vullnetit politik për të ndëshkuar rreptësisht këtë fenomen po bën që pensionet e reja vit pas viti t dalin me të ulëta në vlerë, ndërkohë që e kundërta duhet të ndodhte.

Gjithashtu qeveria ka dështuar të krijojë një mjedis të besueshëm dhe nxitës fiskal për zhvillimin e fondeve private të pensioneve.

Mungesa e reformave inkurajuese për kursimin individual të detyrueshëm apo vullnetar ka lënë të gjithë barrën e sigurimit të jetesës vetëm mbi skemën publike, e cila tani po shembet nën peshën e saj./MONITOR

Protesta e 79- Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet të vijojë sot në Tiranë, pas tubimit të një dite më parë, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe marshuan në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme.

Në protestën e 78-të, fjalimet u mbyllën me thirrjen “Nesër më shumë”, ndërsa qytetarët nisën marshimin në bulevardet e Tiranës. Në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët prej ditësh janë bashkuar me protestat në kryeqytet.

Protesta e 79-të vjen pas më shumë se dy muajsh qëndresë të përditshme. Në protestat e fundit, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike.

Marshimi pritet të zhvillohet përgjatë akseve kryesore të Tiranës, me protestuesit që synojnë të rikthehen përpara Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për largimin e qeverisë dhe ndryshimin politik.

Protestat kundër qeverisë janë zhvilluar prej javësh, ndërsa në ditët e fundit pjesëmarrja e diasporës është bërë një nga elementët kryesorë të tubimeve në Tiranë. bw

Protesta e 78 masive kundër qeverisë dhe kryeministrit, diaspora i bashkohet sërish sot qytetarëve në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënon sot, 16 gusht, ditën e 78-të të saj, ndërsa në shesh pritet sërish një pjesëmarrje e konsiderueshme edhe nga shqiptarët e diasporës.

Kjo është dita e tretë radhazi që emigrantë shqiptarë nga vende të ndryshme i janë bashkuar protestës në Tiranë, duke zgjedhur të rikthehen në Shqipëri jo vetëm për pushimet e verës, por edhe për t’iu bashkuar thirrjeve kundër qeverisë dhe kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët dhe pjesëtarët e diasporës pritet të mblidhen sërish në shesh, ndërsa protesta do të shoqërohet ashtu si cdo ditë me fjalime, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

Gjatë ditëve të fundit, emigrantët që i janë bashkuar protestës kanë deklaruar se largimi i shqiptarëve drejt vendeve europiane nuk duhet të jetë e vetmja alternativë dhe se Shqipëria duhet të krijojë kushtet që qytetarët të mund të jetojnë dhe të punojnë në vendin e tyre.

Edhe në ditën e 78-të, protestuesit pritet të përsërisin kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, llogaridhënie dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes.

Protesta vijon prej 78 ditësh, ndërsa qytetarët deklarojnë se rezistenca do të vazhdojë deri në plotësimin e krkesës së tyre themeore dhe të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit.

Shqipëria vijon të digjet- 9 vatra aktive, Dajti dhe Gurë-Lura zonat më kritike

Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 14:00 të 15 gushtit janë regjistruar 12 vatra zjarri. 9 vatra vijojnë të jenë aktive, 2 janë nën monitorim dhe një është shuar plotësisht.

Dy zonat ku vijojnë operacionet kryesore janë Dajti në Tiranë dhe Gurë-Lura në Dibër.

Në Dajt, zjarri vijon mbi tunelet e Qafë-Mollës. Në operacion janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër, situata mbetet ndër më problematiket. Zjarri vijon aktiv dhe në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore, ndërsa ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka frenuar përparimin e flakëve drejt banesave.

Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, por mbetet aktiv nga krahu i Selishtës. Nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze vijon aktive me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është nën monitorim.

Në Lufaj të Mirditës, vijon puna për izolimin e vatrës dhe hapjen e korridoreve mbrojtëse.

Ndërkohë, zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht.

Vatra aktive raportohen edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Bilanci deri në orën 14:00:

– 9 vatra aktive
– 2 vatra nën monitorim
– 1 vatër e shuar
– Dajti dhe Gurë-Lura mbeten ndër zonat kryesore të ndërhyrjes
– Mamurrasi është vatra e raportuar si e shuar plotësisht
– Në zonat e raportuara nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për banesat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve (15 gusht 2026 – ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 15 gusht 2026, janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër është shuar plotësisht.

Në operacionet e ditës së sotme janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca ka bërë të mundur ndalimin e përparimit të zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, vijon puna me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së. Nga krahu i fshatit Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat, ndërsa zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale.

Vijon puna edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku forcat operacionale janë të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

AKMC vijon ndjekjen dhe monitorimin e pandërprerë të situatës, në koordinim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, duke mbajtur në gatishmëri kapacitetet tokësore dhe ajrore për ndërhyrje aty ku kërkohet.


Send this to a friend