VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

LIBRI “PRINCIPATA E ARTËS” ËSHTË LIBRI I PARË QË ARGUMENTON ME FAKTE HISTORIKE SHTETIN MESJETAR TË ARTËS – Nga Dr. sc. Besim Morina

By | December 3, 2018

Komentet

Më 17 shkurt hapet në Tiranë ekspozita “The Donald” e piktorit të shquar Avni Delvina

VOAL – Piktori dhe grafisti i mirënjohur Avni Delvina hap ekspozitën e rradhës në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ekspozita që mban emrin The Donald përmban 46 grafika të artistit Delvina.

Delvina është nga grafistët e rralle shqiptarë që objekt të artit të tij ka realitetin shqiptar që e përcjell me frymë kritike, ironi e sarkazmë.

Ekspozita do të hapet në ditën e Pavarësisë së Kosovës në Muzeun Historik në Tiranë,

pra më 17 shkurt 2019, ditën e djelë në orën 11:00 dhe

do të mbyllet me një ceremoni të posaçme më 23 Shkurt 2019 në ora 18:00.

Vola.ch që e ka mbuluar me shumë besnikëri grafikën pikante të Avni Delvina e uron Artistin për këtë evenimet të grafikës shqiptare.

Kuratorë artistikë të ekspozitës janë Adrian Devolli dhe Niko Dhales!

NJË REVISTË SA NJË AMBASADË, SA NJË AKADEMI…

SHQIPTARËT E RUMANISË ME ESTETIN LUAN TOPÇIU RISJELLIN TRADITË DHE BASHKOJNË VLERAT

– nga Shqiptari i Rumanisë –

THIRRJE VLERAVE TË SË KALUARËS
Ditët e fundit ka dalë nga shtypi revista “Albanica”, revistë shkencore dhe kulturore, organ i Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë. Emri i revistës ringjallet pas 83 vjetësh. Dr. Anton B.I. Balota, në vitin 1936, botoi revistën „Albanica” në Bukuresht, një revistë që propozonte, atëbotë, të ishte një nismëtare në filologjinë shqiptare. Autori planifikoi të botonte dhe vëllime të tjera, të cilat, përpos problemeve teorike të filologjisë shqiptare, do të ofronin më shumë informacion në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, në lidhje me të kaluarën dhe të tashmen e tyre si dhe tekste popullore apo nga letërsia e lëvruar, të përkthyera në rumanisht, studime përshkruese estetike të tekstit, gramatikën e dy dialekteve të gjuhës shqipe, të shoqëruar me fjalorë etj. Fatkeqësisht, kjo nismë nuk pati vazhdimësi…
Pas 83 vjetësh, me një frymë të re, rimerret ky projekt i pezulluar në histori. Qëllimi i ringjalljes së “Albanica-s” është botimi i teksteve të rëndësishme, shkruar nga autorë rumunë dhe shqiptarë, por edhe nga studiues të tjerë të huaj, në lidhje me komunitetin shqiptar të Rumanisë dhe personalitetet e tij, rreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, rreth Rumanisë dhe marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy gjuhëve dhe kulturave, duke përfshirë histori, letërsi, gjuhësi, antropologji, spiritualitet, sociologji, filozofi, arte etj. Në peizazhin e shtypit shqiptar të Rumanisë, gjatë gjithë historisë së pasur të këtij shtypi, kanë munguar revistat e profilit shkencor dhe universitar. “Albanica” mbledh rreth vetes të gjitha forcat shkencore universitare si dhe forcat krijuese përfaqësuese të letërsisë dhe artit shqiptar. Ajo u drejtohet elitave të Rumanisë, universitarëve dhe studiuesve të këtij vendi, të gjithë atyre që janë të interesuar për të njohur në mënyrë të thelluar kulturën dhe spiritualitetin shqiptar, përtej Shqipërisë së sotme, me historinë, antropologjinë, artin, gjuhësinë, letërsinë etj.

ANTROPOLOGJI NË REVISTË
Revista starton me artikullin e historianit të famshëm rumun, Nicolae Iorga, „Shqipëria dhe Rumania”, një ligjëratë e mbajtur në Bukuresht në Institutin e Studimeve të Europës Juglindore më 31 janar 1915. Pas 104 vjetësh botojmë këtë artikull të N. Iorga-s, ku shkruhet me simpati për historinë e popullit shqiptar. Përpos të tjerash, Iorga do të shprehej se: „…do të shihen në ligjëratat e ardhshme lidhjet gjakësore të fisërimit që mund të kenë ekzistuar midis nesh (rumunëve sh.y.) dhe shqiptarëve, ata pasardhës autentikë dhe ekskluzivë nga pikëpamja e pastërtisë, të elementit ilir”. Dr. Lavinia Dumitrașcu, boton artikullin „Shqiptaro-rumuni Ibrahim Themo”. Studiuesja rumune thekson se Dr. Ibrahim Temo dha kontributin e tij në krijimin dhe veprimtarinë e klubeve patriotike shqiptare, në hapjen e shkollave shqipe, në mbështetjen e alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe etc. Gjithashtu, Ibrahim Temo, i cili u bë senator në Senatin e Rumanisë, kontribuoi për emancipimin e zonës së Dobroxhias, për modernizimin e politikës së Turqisë së kohës etj. Historianët Dr. Constantin Scurtu dhe Dr. Liviu Lungu vijnë me studime që i kushtohen 100-vjetorit të bashkimit të trevave rumune, duke sjellë analiza dhe detaje mbi rrethanat historike që mundësuan realizimin e këtij evenimenti historik. Nga akademiku rumun, Grigore Brâncuș, gjuhëtar dhe albanolog i shquar, botohet studimi „Substrati i gjuhës rumune”. Në argumentimin e tij mbi pjesëmarrjen e elementit trako-dak në formimin e gjuhës rumune, Brancus sjell shembuj të shumtë nga gjuha shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra europiane. Dr. Daniela Carmen Stoica, në studimin e saj „Fusha leksikore e vdekjes në gjuhën rumune dhe shqipe. Përkime leksiko-semantike”, merr në shqyrtim materialin gjuhësor, që është përdorur në studimet sociolinguistike që lidhen me format e të shprehurit të ”vdekjes. Krahasimi në këtë studim bëhet në rrafshin antropologjik dhe në atë gjuhësor. Dr. Renata Topciu-Melonashi, në studimin „Besime, doke, supersticione dhe praktika në frazeologjinë rumuno-shqiptare”, evidenton një sërë zakonesh, besimesh e praktikash, të ngjashme tek shqiptarët dhe rumunët, përmes frazeologjisë së krahasuar. Dr. Ina Arapi, në studimin „Shprehje dhe njësi frazeologjike shqiptaro-rumune” bën një përmbledhje të studimeve kryesore në fushën e frazeologjisë shqiptaro‑rumune dhe të rezultateve të arritura në këtë fushë, duke pasuruar fondin e përbashkët frazeologjik me shembuj dhe vëzhgime të reja. Më tej studiuesja merret me klasifikimin tipologjik të përkimeve frazeologjike, duke nënvizuar mekanizmat paralele të formimit frazeologjik në shqip dhe rumanisht. Studiuesja angleze, Margaret Hasluck, me studimin antropologjik „Oedip mbret në Shqipëri” sjell një optikë tejet interesante të hulumtimit të folklorit shqiptar, i cili shndërrohet në një çelës dekodifikues i tragjedisë antike greke. Nga kjo optikë, studiuesja analizon figurën aq të diskutueshme nga Zigmund Freud, siç është ai i Edipit, si dhe të ashtuquajturin „Kompleksi i Oedip‑it”. Analizohen edhe një sërë figurash të tjera të folklorit shqiptar si Fati, Ora dhe Zanat etj. Nga Kristo Frashëri botohet një studim mbi përhapjen e krishterimit në territoret shqiptare; Iniciatori: Apostulli Shën Pali, ndërsa nga Faik Konica botohet një ese mbi fenë e shqiptarëve. Dr. Radu-Cosmin Săvulescu, në studimin e tij „Disa konsiderata mbi fillimet e krishterimit në Shqipëri”, duke u bazuar në burime shkencore të huaja, flet për fillimet e krishterimit tek shqiptarët, si një nga popujt e vjetër të Gadishullit Ballkanik. Dr. Erion Piciri, në shkrimin “Shumë buste, pak modele”, analizon një dukuri historike dhe sociale, atë të sistemit të vlerave dhe të mundësisë së rishqyrtimit të tyre, atë të lënies në hije të personaliteteve të vërteta, që duhet të ishin modele për mbarë shoqërinë. Në revistë botohet një intervistë e panjohur e shkrimtarit rumun, me origjinë shqiptare, Victor Eftimiu, (shtator 1970).
I është kushtuar një hapësirë e madhe figurave më të rëndësishme të letërsisë moderne shqiptare. Kështu, revista përmban një medalion për Migjenin, shoqëruar nga disa poezi të përkthyera në rumanisht. Nga Ernest Koliqi është përkthyer në rumanisht proza e shkurtër “Miku”, një nga perlat e prozës shqiptare. Nga shkrimtari i shquar bashkëkohor, Visar Zhiti, është botuar një kapitull nga romani „Funerali i pafundmë”. Kurse nga shkrimtari Victor Eftimiu botohet një nga tregimet më të njohura të tij “Një dasmë aristokratike”.
Një kapitull me vete i kushtohet historisë së letërsisë shqipe si dhe studimeve letrare. Kështu, Dr. Luan Topçiu trajton letërsinë e arbëreshëve të Italisë, që nga fillimet e saj, duke e titulluar studimin e tij: “Rikrijimi i hartës shpirtërore të humbur”. Letërsia shqiptare e arbëreshëve, përpos faktit që ruan matricën kulturore shqiptare, me motivet arkaike ballkanike, është dhe letërsia që karakterizohet nga trajtat e motivet e letërsisë europiane.

KADAREJA SI PËRHERË
Dr. Gustavo-Adolfo Loria-Rivel na vjen me shkrimin: “Më në fund hapet dosja H.“ Studiuesi poliglot shkruan se nuk ka asnjë dyshim se libri i famshëm „Dosja H” i Ismail Kadaresë është një tekst kaplues, plot imagjinatë e dramatizëm, dhe jo më pak interesante janë informacionet shkencore të ofruara. Dr.Gustavo Loria ka punuar si përkthyes në një grup-pune, nën kujdesin e Universitetit të Harvardit, dhe ka publikuar tekste në shqip, të mbledhura nga Parry Lord. Kritiku rumun i letërsisë Marius Chelaru, vjen me trajtesën “Gjakmarrja fryma e përgjakshme e fatit”, një studim mbi veprat e Kadaresë, “Prill i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Lulet e ngrira të marsit”. I njohur për preokupimet e tij për letërsinë shqipe, studiuesi ofron një analizë mbi kanunin në veprën e Kadaresë. Studimet letrare të revistës mbyllen me studimin Neli Naços “Vendet e kujtesës së Mitrush Kutelit”, një sprovë gjeopoetike e argumentuar me metoda moderne të interpretimit të tekstit.

* * *
Revista ka 250 fq. dhe është ilustruar me vepra të piktorëve të mirënjohur, Gentian Zeka dhe Aurel Acasandrei.
Në datën 12 shkurt, në Muzeun e Letërsisë Rumune u përuruar numri i parë i kësaj reviste shkencore dhe kulturore. Shqiptarë dhe rumunë bashkë u ndjenë si në një festë arti. Në datën 14 shkurt – promovimi i dytë i saj në Muzeun e Historisë dhe të Arkeologjisë të qytetit bregdetar të Rumanisë, Konstanca, me pjesëmarrjen e universitarëve dhe të studentëve të Universitetit “Ovidius”, të historianëve, të komunitetit shqiptar dhe të tjerë të interesuar. Një promovim i tretë në mjediset e Universitetit të Craiova-s duke sjellë në vemëndjen e faktorëve akademikë këtë prurje të re të ALAR. Kryeredaktor i revistës “Albanica” është studiuesi dhe kritiku Dr. Luan Topçiu, puna e të cilit është më shumë se një mabasadë, më shumë se një akademi në shpalosjen e Shqipërisë letrare e kulturore në Rumani. Drejtor i saj është studiuesi Dr. Radu-Cosmin Savulescu dhe Sekretar i Përgjithshëm i Redaksisë është shkrimtari dhe studiuesi Dr. Liviu Lungu, romanet e të cilit janë botuar dhe në Shqipëri. “Albanica” synon të bëhet një instrument teorik për të gjithë ata që janë të interesuar për Shqipërinë në hapësirën e Europës jug-lindore, për historinë e lashtë të shqiptarëve, për gjuhën shqipe, për letërsinë dhe artin shqiptar, për marrëdhëniet shumëdimensionale me kulturën rumune dhe atë ballkanike etj, për të parë një Shqipëri të lashtë dhe Europiane, me identitet e me vizione për të ardhmen e përbashkët.

In Memorian – Mërgata shqiptare e Kosovës po e ndjen mungesën e Arian Dacit – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Populli shqiptar i shtyrë nga vuajtjet e reprezaljet që përjetojë nga serbo-sllavët, ju desht të marrin rrugët e mërgimit, të kërkojë shpëtim në shumë vende të Europës e të botës së civilizuar, deri në Amerikë e Kanada, si dhe deri në Australi e Zelanden e Re. Kjo pjesë shqiptare e Kosovës, e ndarë fizikisht nga vendlindja, familja e farefisi i vet, të mërzitur e të përmalluar, të vetmen mbështetje të madhe dhe shtyllë mbrojtjeje të fortë e kishte ish-Presidentin e nderuar e të paharruar, dr. Ibrahim Rugova.
Nga shkuarja në Amshim e ish-Presidentit tonë historik Mërgata Shqiptare e Kosovës e kishte afër vetes, në mbrojtje të përhershme, akademikun Nexhat Daci, aqsa kur u largua nga skena politike e Kosovës duhet thënë se Mërgata e saj mbeti disi në mëshirën e Zotit, si të thuash me një fjalë të vetme: Jeto dhe mbijeto si të dish vet.
Edhe pse Mërgata Shqiptare e dha ndër dekada kohe çdo gjë nga vetja e saj për Kosovën dhe Trojet Etnike Shqiptare në Ballkan duke mos kursyer as edhe atë më të shtrenjten – jetën e vet për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi shumëshekullor serbo-sllavë, në vend që klasa politike e Kosovës së pasluftës së fundit, e Kosovës së Lirë e të Pavarur, të jenë e të mbeten mirënjohës për kontributet e dhëna prej saj, ndodhen e prapë po ndodhin disa veprime, shmangie e mos vlerësime ndaj Mërgatës sonë. Ende nuk po i mundësojnë ligjërisht e praktikisht ulëse në Kuvendin e Kosovës edhe Mërgatës Shqiptare, deputetët e së cilës do të ishin zëri i Mërgatës në Parlament, do të ishin mbrojtje e Mërgatës Shqiptare të Kosovës. Fatkeqësisht ligjvenësit e Kosovës kanë marrë vendime për të lënë Mërgatën Shqiptare e figura të vlerësuara e të nderuara të saj sa ma larg politikbërjes në Kosovë(!)
Për të argumentuar sa ma mirë, saktësisht e plotësisht këto që po them në qëndrimet ndaj Mërgatës Shqiptare, po sjell dy shembuj:
1.- Regjistrimi i Popullatës, ku Mërgata Shqiptare është jo rezidente (mysafire) në Kosovën tonë të lirë e sovrane.
2.- E Drejta e Votës, për të cilen asnjëherë deri më sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Prishtinës nuk e ka pregaditur terrenin e duhur juridik e praktik për pjesëmarrje në votime të Mërgatës Shqiptare të Kosovës, si të gjithë qytetarët e tjerë. Ende nuk ka klimë politike, as rrugë juridike, as veprime konkrete për të përgaditur terrenin e duhur nga Shteti ynë i Kosovës për të marrë pjesë edhe Mërgata Shqiptare në Zgjedhjet Parlamentare e Lokale, të rradhës apo të parakohshme, në selitë e ambasadave e konsullatave të Kosovës, që tashti i kemi pothuaj në të gjitha shtetet euro-atlantike të Europës, etj.
Them se duke e parë që Mërgata Shqiptare ka mbetur pothuaj në mëshirën e Zotit nga shteti i vet amësor i Kosovës dhe çdo ditë e vit kohor po anashkalohet pjesëmarrja, roli, pesha, lidhjet e kontributet e saj në jetën e zhvillimet aktuale e perspektive të Kosovës, akademiku ynë Nexhat Daci, ia lenë amanet për së gjalli, djalit të tij, Arianit, që të mos e harrojnë kontributin e Mërgatës Shqiptare për Kosovën dhe sa herë t’i krijohet mundësia e t’i jepet rasti të jetë në mbrojtje të saj.
Djali i tij, Ariani, duke i marrë seriozisht këshillat atnore, përvojën jetësore,politike e akademike të të atit të tij, angazhohet si i ri në politikën e Kosovës, jep kontributet e tij, krijon profilin e vet politik, lartëson emrin e vet dhe shpreh dëshirën e tij të kushtëzuar që të merret me Mërgatën Shqiptare. Ndaj, politika e Kosovës, Qeveria e saj, duke ia parë aftësitë e mundësitë, karieren e përkushtimet e tij, e emërojnë Arian Dacin në detyrën e Zëvendës/Ministrit të Diasporës të Kosovës prej vitit 2017 e deri në shkurtin e sivjetëm kur një ortek ia rrëmbeu papritur e parakohe jetën 40 vjeçare gjatë skijimit në Brezovicë të Kosovës.
Arian Daci për sa kohë ishte në detyrën e Zëvendës/Ministrit për Diasporë ka punuar mirë e shumë, në çdo ditë e në të gjitha drejtimet, drejtpërdrejt e me realizime e kontribute të njohura edhe në politikat e Mërgatës, edhe për kulturën, arsimin, bizneset e Mërgatës së Kosovës, sepse donte me ia çue në vend dëshirat, kërkesat e këshillat e babës së tij, akademikut Nexhat Daci, i cili ka qënë një nga politikat e lartë të Kosovës. Vlerësimet e nderimet për kontributet e vlerat e larta të politikanit të ri të Kosovës, zëvëndësministrit të përkushtuar, qytetarit bashkëkohor, intelektualit shumëdimensional, Arian Daci, kanë qënë të pranishme e të dukshme edhe gjatë gjithë karierës së tij politike, çka u dëshmuan publikisht edhe në masmedia shqiptare edhe në këta dy muajt e parë të vitit 2019 nga personalitete të Kosovës, Shqipërisë, Mërgatës Shqiptare, etj.
Arian Daci, jo vetëm që shkoi në Amshim në një moshë të re, në kohën e një karriere politike në ngritje për mirë, kur po ecte në rrugën e të atit e në lartësi politike të kohës, kur po krijonte emrin shpejt, mirë e lartësisht profilin e tij politik në Kosovë e Mërgatën e saj në Europë e në Botë, por ikja e tij e parakohshme dhe e dhimbshme ishte një humbje e ndjeshme kombëtare, politike, kulturore, etj. Mungesën e Arianit e ndjejnë familja e tij e nderuar dhe e pikëlluar, farefisnia e tij, miqtë e shokët e tij, por mungesën e tij e ndjejnë çdo ditë e më shumë edhe mërgimtarët në Europë e vende të tjera të botës së civilizuar në dy anët e Atlantikut e të Paqësorit.
Mërgata Shqiptare do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Zëvendës/Ministrit të Diasporës së Kosovës, z. Arian Daci për kontributet e vlerat e tij ndaj kombit të vet shqiptar, ndaj shtetit të ri të Kosovës, ndaj Mërgatës Shqiptare të Kosovës.

Gjermani, 11 shkurt 2019

Itali – Shqiptarët bëjnë rrëmujë në Parma, grushte dhe të shtëna gjatë një konflikti

Policia italiane është në kërkim të disa shqiptarëve, për të cilët dyshon se janë shkaktarë të një konflikti fizik e më pas të një sulmi me armë zjarri në provincën e Parmës.

Karabinierët u njoftuan për të shtëna në Salsomaggiore, në afërsi të hekurudhës.

Sipas hetuesve konflikti nisi në barin “Pam Pam” në afërsi të parkut “Parco Mazzini“. Situata u përkeqësua dhe pas grushteve e shkelmave nga një person ende i paidentifikuar u përdorën armë.

Dëshmitarët thanë se personat e përfshirë në konflikt ishin nga lindja, shqiptarë.

Karabinierët gjetën edhe njolla gjaku në vendngjarje si edhe tri gëzhoja, ndërkohë që kanë nisur nga puna për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Rrënjët nuk humbin,ato kultivohen-Rreth koncertit të Grupit “Vëllezërit Arbëreshë” me Artisten e mirënjohur Mimoza Nazarko e grupin e saj drejtuar nga pianisti Gjon Guralumi

Ështe ky titulli i koncertit te dates 16 shkurt ne Friburg per nder te 11 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, nje bashkepunim ne mes grupit “Vellezerit Arbereshe ” dhe këngëtares qe jeton e zhvillon me shumë sukses prej shume vitesh aktivitetet koncertore ne Zvicer . E kemi fjalën për artisten shumë të mirënjohur Mimoza Nazarko dhe grupin e saj trion muzikore me drejtues pianistin Gjon Guralumi figure tashme e njohur ne rrethet muzikore zvicerane e jashte saj.

Ky koncert mbeshtetet nga komuniteti shqiptar i Friburgut me kordinatore znj.Mimoza Nazarko.

Koncerti po pritet me një padurim i madh nga gjithe artdashesit e bashkeatdhetaret tane ne Zvicer jo vetem per aspektin artistik por edhe per mesazhin tejet të fuqishem qe mbart ne vetevete ardhja e vellezerve arbereshe ne gjirin tone duke ditur dashurine, krenarine e punen e palodhshme qe bejne ata prej 600 vitesh per te ruajtur me dashuri e përkushtim të pakufishëm gjuhen, kulturen e traditat shqiptare. Emocioni qe ata percjellin nepermjet kengeve, melosit arberesh na bene aq shume t’i duam e t’i degjojme me endje e te jemi prane tyre per t’ju shtrenguar duart për dashurinë që ata derdhin për të transmetuar mesazhin e fuqishëm per ta dashur Shqiperine e per te bere shume e me shume per atdheun.

Brenda shoqates dallojne zera autentike e kjo ka bere qe grupi “Vellezerit Arbereshe” nga Frasnita(cs) e Kalabrise pergjate 30 viteve te jene prezantuar përmes koncerteve ne shume vende te Kalabrise, Shqiperi, Kosove, Kroaci, Maqedoni e Zvicer.

Midis tyre spikasin zerat historike te kengetareve te ketij grupi si :

-Michele Greco

-Domenico Imbrogno

-Soprano Maria Cristina-Imbrogno

-Backup Emiljana Oriolo

-Backup Francesco Durante

Mjeshtrit e Fizarmonikes

-Camillo Mafia

-Pasqualino Mitidieri

-Violine Daniela Fusha

Qellimi i shoqates ka qene i vetmi dhe gjithnje studimi, kerkimi dhe perhapja e traditave e gjuhes shqipe tek arbereshet dhe diaspores shqiptare kudo ne bote, ruajtjen e mbajtjen e gjuhes, transmetimin e kultures muzikore, të traditës të kostumeve arbereshe nder shekuj.

Shoqata “Vellezerit Arbereshe” jane pjese e Federates se Shoqatave Arbereshe f.a.a. ku te gjitha bashke keto shoqata bashkeveprojne ne Itali per te ruajtur e trasheguar kulturen arbereshe.

Me frymen e vellazerise qe i karakterizon, ky grup bashkepunon dhe me artiste shqiptare e me artiste te diaspores shqiptare ashtu si ne rastin e disa koncerteve te meparshme e gjithashtu edhe ne kete koncert te dates 16 shkurt ne Friburg

me artisten e mirenjohur Mimoza Nazarko,

pianistin e drejtuesin e trios muzikale Gjon Guralumi,

violinistin Edmond Basha dhe

flautisten Dori Sota.

Artistja e mirënjohur dhe e dashur aq shumë në diasporën shqiptare Mimoza Nazarko na tregon qe eshte prezantimi i tyre i katert se bashku në Zvicer, France, Maqedoni “por emocioni dhe permasat me te medha ne syte e mi thotë Nazarko do mbeten impresionet nga koncerti ne Kalabri ku jemi pritur me ovacione nga spektatoret arbereshe dhe italiane dhe ku jemi vleresuar me mirenjohje edhe nga kryetari i bashkise se qytetit Civita.”

“Ka vertet shume muaj qe po pregatitemi per kete koncert,vazhdon zonja Nazarko, por projektet mund te mbeten ne hije pa nje mbeshtetje e suportim qe te krijon infrastrukturen e duhur per te realizuar nje koncert me të tilla permasa. Gjej rastin te pershendes komunitetin shqiptar te Friburgut e ne veçanti mikun e dashamiresin e artit te mirefillte zotin Bajram Mehmeti i cili jo vetem qe nuk kurseu asgje per te na  bere qe te ndjehemi si në shtëpinë tonë si artistë te respektuar pasi na ka vënë gjithçka ne dispozicion. I shpreh falenderimet edhe nje here.”

“Michele Greco,presidenti i grupit “Vellezerit Arbereshe” dhe zevendespresidenti i F.A.A. ( Federata e Shoqatave Arbereshe ) ne Itali na tregon se programi do te jete i ndertuar me kenge arbereshe, me kenge qe variojne nga shprehjet e lashta te diaspores dhe kenge popullore te shekujve te mevonshem si dhe kenget nga me te njohurat tradicionale te Shqiperise, Kosoves e pjeses shqiptare te Maqedonise. Z.Michele falenderon komunitetin shqiptar te Friburgut dhe znj.Nazarko per ftesen e bere duke shfaqur gatishmerine e tij dhe te grupit per te bashkepunuar edhe me tej per inisiativa e ngjarje te rendesishme që duke kujtuar traditën e shkuar mbajnë gjalle te ardhmen dhe diasporen shqiptare neper bote.”

Persa i takon programit te trios muzikore ku soliste eshte zonja Nazarko ajo thote se “eshte nje repertor gjitheperfshires i trevave shqiptare ku pianisti Gjon Guralumi ka sjelle autorësinë dhe personalitetin e tij ne orkestrimin e disa kengeve te koncertit ku tashme dihet qe Gjon Guralumi eshte fondator i nje prej grupeve me te hershme “Guralumi Albanian Project Jazz” ku levrohet muzika shqiptare ne version jazz. Kenget jane te bukura e jane punuar me shume pasion nga te gjithe anetaret e grupit tone e besojme qe do te jene te pelqyeshme per publikun e me siguri do te duartrokiten fort.”

Zonja Nazarko nënvizon për evenimentin se “nuk do të jetë vetem nje koncert por edhe nje feste e madhe ku do të festojme bashkarisht 11 vjetorin e pavaresise se Kosoves por mbi te gjitha gjaku shqip eshte bashke per te treguar se kemi qene e jemi ndër shekuj nje e te pandare se ne shqiptaret kudo qe jemi, kemi kulture e tradita per te treguar e mund te mburremi me to çka është shembull konkret e i gjalle ky bashkepunim kaq i gjere si i ketij koncerti.”

Voal perfiton nga rasti për t’ju uruar suksese artisteve e komunitetit shqiptar te Friburgut ne kete koncert e mirupafshim ne te tilla koncerte perseri nëpër Zvicër, Europe e botë! Po kështu për t’ju uruar te gjithe shqipatereve kudo ku ata jane.

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR PRESIDENTIN RUGOVA, TAHIR ZEMAJ, SMAJL HAHDARAJ – Fotoreportazh nga GAZMEND DASHI dhe IDRIZ ZEQIRAJ

Grupi artistik i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen
     Nëndega e LDK-së në Mynih, në koordinim me LDK-në, në Bavari, e ndihmuar edhe nga Shoqata “Sali Çekaj” dhe Shoqata “Rilindja”, organizoi Akademi Përkujtimore, kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova, Kolonel Tahir Zemaj dhe deputetit Smajl Hajdaraj. Hymni Kombëtar dhe ai Dardan, u shoqërua nga zëri i grupit të fëmijëve të Pfaffenhofenit, nën përkujdesjen e Shemsi Hazirit.
     Moderatori i talentuar, Refki Tafa, fton në skenë kryetarin e LDK-së, për Republikën e Bavarisë, Idriz Zeqiraj, i cili hapi Akademinë dhe përshëndeti të pranishmit, duke filluar nga Familjet e Dëshmorëve: Gërvalla, Çekaj, Zemaj, Hajdaraj, Blakaj, Zeqiraj; komandantin e Kosharës, Hisen Berisha, këshilltar ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, të Republikës së Kosovës; deputetin për Bajernin e Sipërm, Deli Balidemaj; veprimtarët veteranë të çështjes kombëtare: Nikollë Skelaj, Mehmet Kokaj, Pjetër Coli, Shaqir Bushati, Ahmet Kolgeci, Hazir Muriqi, Hysen Bicaj, Emrush Tafa, Azem Zemaj, Halil Zemaj, Azem Xhema, Ismet Nivokazi, Isa Bilalli.
Pamje nga salla e Akademisë Përkujtimore
     Prania kolektive e Shoqatave dhe klubeve të Bavarisë, të kryesuar, dinjitetshëm, nga përfaqësuesit e tyre, madhëroi Akademinë. Shoqata e zëshme “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizi; Shoqata “Rilindja”, në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; Shoqata “Abeja” nga Moosburgu, me kryetar Xhemajl Hoxha; Shoqata Bavareze Gjermano-Shqiptare, në Mynih, me kryetar Milaim Krasniqi; Klubi futbollistik “Kosova”, me kryetar Arben Kelmendi; Shoqata “Shqiponja” nga Rosenheimi; Nëndega e LDK-së të Berlinit, me kryetar Sami Blakaj; Nëndega e LDK-së nga Starnbergu, me kryetar Musa Hamza; Nëndega e LDK-së në Landau an der Isar, me kryetar Tefik Jaha.
     Si gjithëherë, të pranishëm në Akademi, brezi i dytë i aktivistëve të zellshëm: Fazli Gashi, Naim Gashi, Bashkim Leci, Halil Blakaj, Xhevdet Muriqi, Lush Cana, Ibrahim Rexhaj, Ramadan Deskaj; luftëtarët Ramadan Begu, Gani Batanina, Isuf Qetaj; i burgosuri politik shumëvjeçar Naser Krasniqi; mësuesi dhe poeti Nusret Dërguti, Fran Tanushi  dhe të tjerët. Një mysafir i veçantë, nga Kosova, ishte mësuesi veteran, Ismail Gërvalla, shok klase i Ibrahim Rugovës, i cili nga aeroporti, erdhi në sallën e Akademisë.
Isa Shabani, sekretar i Degës të LDK-së në Gjermani
      Sekretari i Degës të LDK-së, në Gjermani, Isa Shabani, mbajti referatin kryesor, për jetën dhe veprën e Dr.  Ibrahim Rugovës. Ai, në mes tjerash, tha: “Sot në përvjetorin e 13-të të shuarjes, kujtojmë personalitetin, arkitektin, strategun e pavarësisë të Kosovës, Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova”.
       U lind  me 2 dhjetor 1944, dhe pa i mbushur as 6 javë, ia arrestojnë babanë, Ukën (27-vjeçar), dhe gjyshin, Rrustën (67-vjeçar),  të cilët rreth 10 janarit 1945 dhe i ekzekutojnë pa gjyq, varret e të cilëve nuk janë gjetur kurrë. Shkollën fillore, përkatësisht 8-vjeçare e kreu në vendlindje dhe Istog, ndërsa Shkollën Normale në Istog dhe Pejë.

       Më 1967 regjistrohet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndërkohë edhe punon arsimtar në shkollën fillore në Obiliq. Njëkohësisht fillon të shkruajë në revistat e gazetat e kohës, si në revistën “Fjala”, e drejton gazetën e studentëve “Bota e re” dhe nxjerrë edhe revistën  letrare “Plejada” dhe atë shkencore “Dituria”.

Më 1971 diplomon në Fakultetin Filozofik dhe boton veprën e parë letrare “Prekje lirike“ të cilën ua kushton tre më të dashurve të vet.

Nga 1972 për afro dy dekada, veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik, si hulumtues i letërsisë dhe regjistron studimet pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës.

Studimet specializuese, për kritikën letrare i vazhdoi në Paris, tek Profesor Roland Barthes, të cilat i mbaroi me sukses. Veç veprave tjera, projekti i tij i madh ishte monografia për Pjetër Bogdanin, të cilën e publikoi në vitin 1982. Doktoroi  në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinësë më 1984 me titull “Kahje dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, 1504-1983” dhe në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike të këtij Instituti”.

Sekretari Isa Shabani vazhdoi me veprimtarinë politike, që nga themelimi i LDK-së, pluralizmi politik, rezistenca aktive, lufta dhe deri ke shtet-ndërtimi i Kosovës pas çlirimit”. Dhe, fjalën e tij e pëmbylli me vlerësimin e dhënë nga Bernard Kouchner: “Pa atë ngulmin e tij të lëmuar, pa këmbënguljen e refuzimit të tij, sot nuk do të kishte as Kosovë, as shpresë lirie.“

Nga e majta: Blerim Hajdaraj, bashkë-kryetar i Degës të

LDK-së në Gjermani dhe Isuf Çetaj, kryetar i Nëndegës në Mynih

Për jetën dhe veprën e Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, foli bashkë-kryetari i Degës të LDK-së, në Gjermani, Blerim Hajdaraj, djali i Deputetit. Veç tjerash, ai theksoi: ” E kujtojmë Kolonel Tahir Zemaj, në cilësinë e Komandantit të FARK-ut, përkatësisht, UÇK-së së tij, për Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit. Krenohemi me betejat e Komandantit elitar, në betejat ballore në Loxhë e Isniq, në Prapaçan e Jasiq, në Strellc e Dubovuik, në Baran e Junik, që i komandoi me mençuri e profesionalizëm ushtarak.

Me guximin dhe strategjinë luftarake, Kolonel Zemaj u bë sinonim i betejave luftarake të suksesshme, sinonim i luftës për liri dhe bërjen e shtetit të Kosovës. I vrarë pas luftës, në një pusi kusarësh, piratësh, kodoshësh e tradhtarësh, do të kujtohet brez pas brezi, për besë e burrëri, për sakrificë e patriotizëm, për guxim e vendosmëri, për qendresë dhe atdhedashuri. “Unë nuk kam plumba për shqiptarë”,- motoja proverbiale e Kolonelit trimosh Tahir Zemaj.

Fisnik Zemaj, nipi student i Kolonelit

Për jetën dhe veprën e e deputetit në Parlamentin e Kosovës, referoi studenti i Berlinit, Fisnik Zemaj, i cili, veç tjerash, tha: “Çdo vit, janari na tubon, për të shënuar data të pikëllimit, por, edhe të dhimbjes krenare.

Në një ditë të ftohtë të janarit, u krye vrasja, sa dinake aq edhe mizore, e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, kryetarit të LDK-së dhe komandantit të UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj.

Smajl Hajdarajn do ta përkujtojmë gjithmonë si një intelektual karriere, mësimdhënës, politikan elitar, deputet në vijën e Presidentit Rugova, strateg e ushtarak, që i shërbeu, besnikërisht, paqes dhe luftës.

Ai kishte një profil të veçantë të atdhedashësit. Të veçantë e bënë jeta e tij, e cila ishte e ngjeshur me aktivitete të dendura patriotike, me ngritje dhe marrje të përgjegjësive, për interesin e kombit shqiptar në vazhdimësi, dhe atë që nga rinia e hershme e deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Djali i atdhetarit Arif Reka, heroi Smajl Hajdaraj, kontribuoi me pendë e pushkë, për çlirimin e Kosovës tonë. Ves sa e preku lirinë. Plumbat e pabesisë, të tradhtisë, në natën e 17 janarit 2002, e goditën, në hollin e banesës së tij, në lagjën “Fidanishte” të Pejës. Projektuesit e kësaj vrasjeje makabre, vazhdojnë të jenë në shtet dhe pushtet, mjerisht! Megjithatë, ngushëllohemi me urtësinë popullore: “Zoti vonon, por nuk harron!” Dënimi i vrasësve nuk do të kontribuojë vetëm në vënien e drejtësisë, por Kosovës do t`i jepë vlerën e lirisë, ndërsa familjarëve ndjenjën drejtësisë dhe të qetësisë. Nderim dhe respekt familjes Hajdaraj”, – përfundoi fjalën e tij Fisnik Zemaj.

Komandanti i Kosharës, Hisen Berisha, këshilltar

ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes

      Dalja në skenë e Komandantit të Kosharës heroike, Hisen Berisha, tani, këshilltar ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, u shoqërua me duartrokitje dhe admirim. Pinjoll i Familjes të Agë Rashkocit, një burim atdhetarie që nuk shterroi asnjëherë, pavarësisht kohërave zezonë, që, ndër mote, goditën Atdheun tonë.
     “Fjala HOMAZH në përvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova”,- e kam titulluar fjalën time të sotme, për këtë Akademi Përkujtimore”, – nismoi fjalimin e tij Komandanti simpatik, trim e mençurak, Hisen Berisha.
          Të dashur mërgimtarë të Atdheut tim!
      Jam i emocionuar, që pas 20 vjetësh lirie, vij për herë të parë, në mesin e mërgimtarëve.
     Fjalën time homazh, do ta filloj me disa vargje poetike të Presidentit Rugova, të shkruara në vitin ’60 e që janë betimi i tij mbi të “vërtetën”, si doktrinë mbi të cilën e ndërtoi strategjinë e zgjidhjes të çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi.
“Po ëndërron me këngë të rritësh
Dhe ajo përpara ti flas
E di.  Me degë plot do t‘goditësh
E ngado të endesh veç do të vrasë,
… bënë që për vargjet e mia t‘përvëlimit
Të më quajnë edhe njeri fare t‘prishtë.
Po herët i vranë sytë e shtrembërimit,
Se e flas t‘vërtetën e kam çiltërsisht”.
     Kështu hyni në jetën e letrave shqipe Prof. Dr. Ibrahim Rugova, mirëpo kursin e të vërtetës së çiltër e mbajti edhe kur e goditën jo veç me degë.
“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”, – ishte motoja që e shtyu të vihet në krye të Lëvizjes Kombëtare për çlirim.
      Shekulli i okupimit serb në Kosovë, kishte arritur të vrasë kokat e ngritura të shqiptarëve për liri.
Vitit 1989, Dhjetori 23, sublimoi përpjekjet e kahmotshme të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkë me profesorë universitarë, i organizuan shqiptarët në subjekt politik pluralist, që ishte dallëndyshja e parë lajmëtare e lirisë.
Doktor Rugova themeloi Këshillin e Veprimit Kombëtar, i cili organizoi Referendumin e 26 shtatorit 1991, që  vendosi themelet politike për krijimin e Republikës së Kosovës shtet i pavarur e Sovran.
     Përqafimi i ideve të Doktor Rugovës nga të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo dallime politike dhe prezantimi i këtij uniteti kombëtar nga urtësia rugovjane, bëri që Doktor Rugovën ta mbështeste e përkrahte Senati i SHBA-së, Presidenca dhe tërë bota demokratike.
     Personaliteti politik i Doktor Rugovës ngriti në mekanizmat e vendimmarrjës botërore, hallet e shqiptarëve të okupuar.
     Në Kosovën e okupuar Dr. Rugova ngriti mekanizmin e zgjedhjeve të lira, formoi parlamentin, kushtetutën dhe qeverinë e Republikës së Kosovës.
     Shteti i Kosovës, të cilin Presidenti e emëroi “Dardania “ Ilire, u shtri gjithandej tokave ku shqiptarët jetonin dhe i mbronin si trashëgimi stërgjyshore.
     Republika, ngriti sistemin administrativ, ngriti sistemin arsimor.
     Zgjimi nacional i shqiptarëve erdhi pas aneksimit të Kosovës nga Serbia e cila vendosi tanke dhe ushtri, për ta shtypur atë që historia e njeh si “Shteti i Rugovës”.
    Gratë dhe burrat shqiptarë, intelektualë, atdhetarë të devotshëm, trima e njohës të artit ushtarak, formuan si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak millosheviçian, Ministrinë e rendit dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Djemtë e mërgatës që e shpëtuan Shqipërinë nga kthetrat e otomane”, ishin, pikërisht, rilindasit, të cilët frymëzuan Ibrahim Rugovën.
     Ju, duhet t’i përsërisni Samiun, Avdylin, Pashko Vasen, Hasan Prishtinën, Haxhi Zekën, Ju duhet ta ringjallni “Rilindjen”, ashtu siç bëri Doktor Rugova.
Kombi shqiptar e ka panteonin e nderit, dhe aty janë Dr. Rugova dhe të gjithë burrat që po i nderojmë sot.
     Burrat shqiptarë në mërgim: Enver Hadri, Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka , Ahmet Krasniqi e Sali Cekaj, Agim Ramadani e të tjerë,  janë rilindësit e kohës tonë. Ndërsa ne do t´i ringjallim me punën dhe veprimet tona, në forcimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe i integruar në BE e NATO, si dhe në miqësinë e përhershme me SHBA-në .
      – Kjo është rruga e Doktor Rugovës! –
     Nga takimet e shumëta me Presidentin, unë do t`i përcjell tek ju disa porosi, të cilat duhet t`i zbatojmë me fanatizem:
të qëndroni në uniformë, për të ruajtur bërthamen e ushtrisë së ardhshme të Kosovës;
të punoni që Kosova të lirohet nga kleptomanë dhe kleptokracia dhe “…të ndërtohet pushteti i mirë, që i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga dijet shkencore dhe idetë universale të progresit njerëzor.”
Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për vlerat e lirisë”, – përmbylli fjalën e tij, Komandanti Hisen Berisha.
     Krijuesi i përkushtuar llapjan, Ibrahim Hoxha, rezident në Rosenheim, vazdon të jetë shumë aktiv në jetën kulturore dhe aktivitete të tjera të organizuara nga komuniteti shqiptar në Bavari. Në Akademinë Përkujtimore, kushtuar trinomit të heronjve të Kosovës, krijuesi, tashmë, i afirmuar, Ibrahim Hoxha, përformoi, suksesshëm, monologun kushtuar Presidentit Rugova dhe u mirëprit nga të pranishmit.
     Fëmijtë e talentuar: Arjana Muli recitoi poezinë për Presidentin Rugova; motrat Era dhe Vlera Kolgeci poezinë për Kolonel Tahir Zemaj; Dion Muli, poezinë për Smajl Hajdaraj; Auron Berisha – poezinë “Mos më thuaj”, të cilat u pëlqyen dhe u duartrokitën shumë.

Nxënësi Auron Berisha, nga Landau an der Isar

 

Në fund, kryetari i Nëndegës të LDK-së në Mynih, Isuf Qetaj, falenderoi të pranishmit, për pjesëmarrje të dinjitetshme.

Këngëtarët Musë Hertica me dy djemtë e tij, Ladi e Fita si dhe Nehat Idrizi, me grupin, kënduan për Presidentin Rugova, Kolonelin Tahir Zemaj dhe deputetin Smajl Hajdaraj.

Gazetari dhe kameromani Halil Rrustemaj, me profeionalizëm admirues, fiksoi, regjistroi të gjithë ecurinë e kësaj Akademie Përkujtimore.

E dhimbshme: Ndërroi jetë shqiptari në Gjermani, vëllau i vetëm i shtatë motrave

Kur dhimbja nuk ka përshkrim:

Shipkovica ime sot pat një ditë të rëndë, e mbuloi me dhe, fytyrën engjëllore të 23 vjeçarit Xhemil Maksuti vëllau i vetëm i shtatë motrave! Xhemili ishte një djalë i mrekullueshëm, i qetë, i sjellshëm dhe shumë i ndershëm por, jeta e kishte sprovuar rëndë, ai ngeli pa baba që në moshë të re, andaj jeta për të ishte dyfish më e vështirë, filloi duke punuar që në moshë te re, t’i sigurojë familjes një jetë normale, çfarë mund të punonte këtu, kamarier në çajtoren e fshatit, vazhdoi për të provuar që të gjejë një punë më të mire, kaq ofron Tetova, aspak nuk ofron Maqedonia rinia në këtë shtet ndjehet fjatore çdo ditë, pse është pjesë e tij!

Si të gjithë të rinjtë e tjerë që, fatkeqësisht janë lindur në Maqedoni edhe Xhemili pas shumë tentimesh provoi për një jetë më të mire në Gjermani, pa e ditur se mundësia e tij për një jetë me të mire do t’ia shuante jetën!

E dhimbshme për ta pranuar. Ai u zgjua në ora 4 të mëngjesit, u rregullua për në punë dhe me nxitim që të mbërrijë në ora 6 për të startuar punë por, në atë rrugë të kobshme ai gjeti vdekjen!

Kjo është kur dhimbja nuk ka përshkrim… Kjo është situate e vështirë me të cilën ballafaqohen të gjithë në Maqedoni, e një pjesë e shqiptarëve kanë humbur jetën gjatë vozitjes rrugëve të gjata të mërgimit, në vajtje apo në ardhje, për një qëllim, për një jetë më të mire! Në ç’shtet të ligë jetojmë, për një jetë normale duhet larguar nga ky vend!

Dhimbja e Xhemilit më ka thyer zemrën!/Liridona Vejseli

Turravrapi i politikës ndërkombtare dhe skena politike e Kosovës – Nga Nue Oroshi

Evropa juglindore apo Ballkani siç është quajtur më herët gjithmonë ka qenë eksperiment i laboratorëve të ndryshme politike,për faktin se mbrenda kësaj hapësire gjeografike jetojnë popuj me kultura e  tradita të ndryshme që kanë qenë pre e propagandave dhe lëvizjeve të ndryshme politike lindore.Shpesh herë duke u munduar që të imponohen ideologji të ndryshme janë bërë edhe gabime të mëdha ku më se keqi gjatë tërë historisë e kemi pësuar ne shqiptarët.Tokat tona u ndanë dhe u shkatërruan.Populli shqiptarë përpos masakrave dhe debimeve që i pësoi nga fqinjët tanë agresivë,ata nga pushtues të ndryshëm u detyruan me dhunë që të bëhen pre e kulturave të ndryshme karpatioano – aziatike.

Nuk është qudi se sot edhe mbrenda politikës dhe popullit shqiptarë po bëhet një luftë e fshehur se kah duhet të shkoj politika shqiptare në përgjithësi  e në veçanti ajo e Kosovës.Fatkeqësia është se edhe politika amerikane si dhe ajo gjermane e ka kuptuar dyftyrësinë politike të politikanëve tanë në Kosovë e besa edhe në Shqipëri.Politikanët tanë jo të gjithë fatkeqësisht jetojnë dhe janë shëndrruar në nostalgjikë të ish pushtusve tanë që na i shkretnuan dhe sakatuan Tokat e Arbrit.

Dobsimi i politikës së Kosovës karshi politikës amerikane në përgjithësi ka të bëjë me mungesën e bërjes politikë shtetërore.Partitë tona politike në Kosovë politikën e shikojnë vetëm si lojë shahu e asesi si politikë shtetërore ku duhet të krijohen kornizat e përbashkëta politike në mes të pozitës dhe opozitës për çështje shtetërore dhe kombtare.Fatkeqësisht kjo është vërejtur edhe nga politika amerikane dhe ajo gjermane e cila për ta pënguar Serbinë që edhe de jure të shkojë në anën e Rusisë mundet të na hakmirret sërish ne shqiptarëve duke na ndarë përseri ndonjë pjesë tonën.Fatkeqësisht në këtë aspektë elitës politike në Kosovë i ka humbur orientimi.

Ata jo vetëm që po e shikojnë interesin e pushtetit në dëm të shtetit,por tani kanë filluar t´i shikojnë edhe interesat e ngushta personale dhe familjare në dëm të shtetit të pakonsoliduar të Kosovës. Kalimi i hapur i Erdoganit në krah të Rusisë dhe Serbisë e kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi e ka luhatur tejmase një pjesë të mirë të politikanëve në Kosovë që të kalojnë serish kah lindja dhe t´i kthejnë shpinën perëndimit.

Gjithë ky cirk politikë duhet t´i vejë  në lëvizje forcat atdhetare dhe properëndimore shqiptare që mos të mbyllën në dhoma të nxehta duke e pritur kah do të shkojnë shqiptarët por ata të ngrisin zërin dhe të hyjnë në veprim.Formimi i një lëvizje kombtare shqiptare në Kosovë është i domosdoshëm. Beslidhja e Trojeve të Arbrit, do ta ndanë shapin nga sheqeri.

Programi i kësaj lëvizje politike kokë, trup dhe mendje duhet të jetë program për një Kosovë Evropiane,jo vetëm në aspektin teorik por edhe në atë praktikë.Në programin e kësaj lëvizje të re politike duhet të futët edhe ndalimi me ligj i propagandës pansllavisto-aziatike dhe akterët e kësaj propagande duhet të denohën me dënime të ashpra.

Tek rinia shqiptare në Kosovë qoftë në shkolla të mesme apo edhe në fakultete duhet të ngritet kultura e punës perëndimore dhe mos të nxjerrim analfabetë me diploma por kuadro të afta që në një të ardhme të shkurtër të jenë të aftë ta udhëheqin shtetin e Kosovës në të gjitha aspektët.Paralelë me këtë duhet ndërtuar edhe koncepti i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si dy republika federale,por në një shtet të përbashkët.

Dy binjakët shqiptarë që janë kthyer në makthin e drejtësisë italiane

Eduard dhe Edmond Trushi, vëllezërit shqiptarë të njohur edhe si “binjakët Lypen”, i kanë shpëtuar sërish ndëshkimit të drejtësisë italiane.


Në procesin e fundit të mbajtur ndaj tyre në Gjykatën e Veronës historia është përsëritur, të dy ata janë shpallur të pafajshëm për mungesë faktesh. Shkak për shfajësimin e radhës nuk është bërë paaftësia e autoriteteve italiane, por trashëgimia gjenetike e dy vëllezërve.

Binjakët Trushi kanë një kurrikulum të gjatë bëmash kriminale në veri të Italisë, ku kanë kryer një seri grabitjesh të suksesshme, për shkak të të cilave janë pagëzuar me emrin e hajdutit të famshëm.

Gjurmët e ADN-ve të rekuperuara në vendngjarje të ndryshme nuk kanë shërbyer kurrë për t’i futur në grackë, pasi hemozigotët e tyre janë identikë.

Sipas hetuesve italianë, ajo që mund t’i dallojë dy 33-vjeçarët janë karakteristika thuajse të padukshme, që mund të zbulohen vetëm përmes analizave të thella dhe të vështira.

Deri atëherë, se cili e kreu vjedhjen, Eduardi apo Edmondi, do të mbetet një mister edhe për faktin se as gjurmët e gishtave, që dy vëllezërit i kanë të ndryshme, nuk kanë shërbyer për të hedhur dritë mbi krimet e tyre.

Në çdo vjedhje ata janë treguar të kujdesshëm duke përdorur doreza.

Ti edukojmë në frymën kombtare gjeneratat e reja – Nga Nue Oroshi

Rrugëtimi i shtetit të Kosovës drejt konsolidimit është duke hasur në vështirësitë e shumta që po e demtojnë në shumë aspekte shtetësinë e Republikës së Kosovës karshi Evropës dhe kulturës e frymës Evropiane në përgjithësi.

Meqenëse ne shqiptarët jemi një komb që i takojmë familjes Evropiane është e rrugës që edhe gjeneratat e reja të edukohën në këtë frymë dhe te ndalohen dhe te burgosen në mënyrë urgjente propagandistet talibanistë të cilët po e shohin Kosovën si një fushë e cila do të sjellë frytët e kësaj propagande që të këtë shtrirje sa më të madhe.Një rast i ndodhur para disa ditësh në fshatin Buqan të Pejës ku nga ana e një të riu që fliste shqip por kishte mendësi arabike dhe talibaniste me emrin Armend Gashi na ka lënë pa fjalë.Ky rast i veçantë kur ky talibanist me mendësi arabe e heq pa kurrfarë mëshire tabelën njoftuse me emrin e At Luigj Palajt.Atë Luigj Palaj është një hero shqiptarë.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës dhe u vra vetë i 150 duke mbrojtur shqiptarinë.Krahë Atë Luigj Palajt u vranë edhe shumë shqiptarë atdhetarë nga të dyja besimet.Mund të këtë ndodhur që aty të jetë vrarë edhe ndonjë nga gjyshërit e këtij talibanit të  ri me emrin Armend Gashi, i cili në vend që ta mëson historinë shqiptare i gjori futet ideologjisë talibaniste Arabe dhe ka hequr dore nga shqiptarizma.

Ajo që nuk dihet deri me tani është fakti se si ka vepruar Kryetari i Komunës së Pejës si dhe drejtoritë përkatëse në këtë drejtim.Lind pyetja se a është kthyer serish tabela njoftuese me emrin e At Luigj Palajt. A është burgosur apo është lëshuar ky taliban islamikë? Nëse është burgosur është mir që t´i ofrohet që të lexon pak historinë shqiptare.Ajo e cila duhet shikuar nga ana e organeve të rendit është fakti se cila organizatë talibaniste në Kosovë qëndron prapa këtij të riu.

Sepse ky gjest ishte bërë me paramendim nga ana e grupit të tij pasi që ky gjatë kryerjës së këtij veprimi ishte inçizuar gjatë kryerjes së këtij akti të shëmtuar.Ikja nga shqiptarizma e rinisë shqiptare është një shenjë ogurzezë.Për këtë fajtor janë ideologët e rrymës talibaniste si dhe politika shtetërore e cila është duke u treguar shumë tolerante kundër këtyre rrymave antishqiptare që po e mbjellin farën ruso-arabe në trojet tona shqiptare.

NË HEILBRONN U MBAJT – E PAMJA – PËR HEROIN IZET DEMAJ – Fotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
 
Vëllezërit Demaj: Mentori, Osmani, Emini
 
     Familja Demaj, në bashkëpunim me Bashkësinë Gjithëshqiptare në Heilbronn të Gjermanisë, organizuan – Të Pame -, në përkujtim e nderim të Izet Demaj, Hero i Kosovës, i flijuar në krye të detyrës policore, në Istog.
 
     Është në traditën gjithëshqiptare nderimi i atyre që rrezikohen dhe flijohen në mbrojtje të rendit, të ligjit, të qytetarëve, të pronës shtetërore, shoqërore e private. Këtë e dëshmoi edhe – E Pamja -, e policit të vrarë, në krye të detyrës të heroit Izet Demaj. Fluksi i njerëzve ngushëllues, ishte numerikë dhe unik, duke filluar nga mëngjesi e deri në buzëmbremje. Salla e madhe pritëse, gjithnjë e mbushur, veçsa  bëhej ndërrimi i njerëzve, i bashkatdhetarëve tanë, të cilët e përjetuan rëndë vrasjen e policit Izet Dermaj, Hero i Kosovës.
 
     Në ballorën – Pamore -, vëllezërit Emini, Mentori dhe familjari i tyre Osman Demaj. Djathtas tyre, menaxhuesit -e Pamjes -, veprimtarët e Mërgatës Idriz Zeqiraj dhe Cenë Berisha. Në një kënd të sallës, një tavolinë, me fotografinë e Izet Demaj dhe libri i përkujtimeve.
Pamje nga salla, Hafiz Gagica me shokë
     Në dy anësorët e sallës kishin zënë vend pritësit. Këshilli i Qendrës Kulturore në Heilbronn, me kryetar Abaz Imerin, i cili, njëherësh është edhe ushtrues i detyrës të kryetarit të Degës të LDK-së, në Gjermani, Skënder Alimetaj, Bedri Kryeziu, Shkëlzen Gashi; nëpunësi komunal në Heilbronn dhe veprimtar i komunitetit shqiptar, Isuf Fetahaj; veteranët ushtarë të Jusuf Gervallës: Mehmet Kokaj, Ahmet Kolgeci, Sefer Zeqiraj; vëllai dhe djali i heroit Sali Çekaj, përkatësisht, Smajli dhe Hyseni; djali i heroit Smajl Hajdaraj, Blerimi; kryesia e Shoqatës “Atdheu” në Schabischhall: Tahir Buçolli, Halil Zemaj, Ibrahim Ukhaxhaj me shokë.  
 
     Në pjesën e pasme të sallës ishin disa dhjetra mërgimtarë, nga të gjitha trevat e Kosovës. Ndërsa në koridorin dhe pritjen e jashtme, dominonin familjarët dhe vrellarët e shumtë.
 
     Moti i përkeqësuar në Gjermani, me borë dhe diku me shi të vazhdueshëm, nuk pengoi mërgimtarët, për të bërë udhëtime të gjata, deri në 1.000 kilometra, ardhje-kthyese. Të largëtit, të nisur në agun e ditës, për t`u kthyer në muzgun e dimrit. Ende më larg, kishin ardhur nga shtetet fqinjë me Gjermaninë, për ta nderuar aktin trimëror të heroit Izet Demaj si dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Demaj.
 
     Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Bavarinë gjermane, e prirë nga kryetari Osman Ferizi, me anëtarët e kryesisë Shemsi Haziri, Ardian Ndreka nga Zadrima e Lezhës, Afrim Mulaj, me shokë, ishin ndër të parët, të cilët ngushëlluan Familjen Demaj, për ushtarin e Kosharës, më vonë policin e Istogut, Izet Demaj. “Kur është fjala për djemë, si Izeti, largësitë shkurtohen e afrohen. Rënien në krye të detyrës të Izetit, e kemi përjetuar rëndë, si të një anëtari të familjes, sepse ishte një rënie trimërore, në përballje me krimin. Pra, ishte rënie heroike”,- tha Osman Ferizi, shoku i armëve të heroit Sali Çekaj.
Nga e majta: Haxhi Rrahman Lajçi me shokë
 
     Mërgata shqiptare udhëhiqet nga shprehja-porosi e Presidentit Rugova se “shtëpia pa miq nuk mbahet”. Andaj, kryesitë e Shoqatave apo të subjekteve politike, janë pjesë aktive në -Pamjet -, të cilat i hapin anëtarët e tyre, për familjarët e humbur. Ata qëndrojnë përgjatë tërë ditës në pritjet-ngushëlluese.
 
     Edhe këtë herë, nderuan me praninë e tyre kryetari i parë i LDK-së në Gjermani dhe Diasporë, Hafiz Gagica me shokë, si: profesor Emrush Lokaj, Emrush Çeku, poeti Mentor Thaçi, Nezir Fejzaj, gazetari dhe mjeshtri i kudondodhur i kamerës, Halil Rrustemaj, fotografi i talentuar Reshat Murati dhe të tjerë. Zotëri Gagica, mik i Familjes Demaj, në mes tjerash, tha se ” e kam njohur Izetin, në raste ngushëllimi në famijle në Vrellë. Aty i kam dëgjuar edhe vlerësimet e komandantëve elitë të Kosharës, për trimërinë e IzetIt në luftë. Dhe, titulli suprem, – Hero i Kosovës -, i akorduar nga Presidenti i vendit, për Izet Demaj, e bën atë pjesë të historisë kombëtare, madje, në përjetësi”.
 
     Shoqatat shqiptare, që veprojnë në Republikën e Baden Würtenbergut, vinin me shumësinë e anëtarëve të tyre, të prira nga kryesitë përkatëse, Xhafer Leci, Taxhedin Bakiu, Selami Morina, të Shoqatës “Kadri Zeka”, në Kirchheim Tek. “Reagimet, qasjet ndaj vdekjeve ndryshojnë. Masiviteti, shprehja e dhimbjes kolektive, për heroin Izet Demaj, flet shumë. Kjo është vet lavdia e tij”, – tha, veç tjerash, Xhafer Leci, nga oxhaku i familjes pleqnare të Gëmicës së Dardanës. Shoqata “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, e kryesuar nga Bedrush Nezaj; klubi futbollistik “Drita”, i kryesuar nga Enver Musliukaj, Xhevdet Pajaziti, Afrim Sylejmani, Nazim Bajraktari; udhëheqësi i grupit valltar, Arsim Lokaj; Qani Rexhepi drejtor i Radio-Drita; Nazim Bajrami nga Shoqata në Sinsheim.
Nga e majta: Xhafer Leci, Taxhedin Baholli me shokë
     Mërgimtarët vinin për ngushëllime në grupe të mëdha. Nga Drenica Fahri Dervishi me shokë; grupi tjetër nga Llapi, i kryesuar nga Rexhep Muçolli, nipi i luftëtarit të njohur Mustafë Hoxha; grupi nga Mitrovica i kryesuar nga Shaqir Imeri, nga Shala e Bajgorës me Bali Imerin; nga Presheva Fadil Hasani, nga Gjakova Isuf Deliaj, invalid, nga Shtutgarti Isa Turkaj. 
 
     Nga LDK-ja e Rheinland Pfalzit Lush Cana e Ibrahim Rexhaj me shokë; tri grupet e madha nga Ludwigshafeni e Mannheimi, të prirë nga Metë Krasniqi, Fazli Ahmetaj e Elez Bicaj; grupe mërgimtarësh të prira nga veprimtarët, si ish i burgosuri politik profesor Hasan Ukhaxha, juristi Elez Berishaj, Sadri Lata, Zekë Maçi, Avdyl Ismaili, Maliq Berisha, Musli Syla, Tahir Halilaj, Ramadan Latifi, Hasan Alihajdaraj, Bekim Imeraj, Faik Fekaj, Hajdar Alihajdaraj si dhe shumë grupe tjera, të cilët u fiksuan nga kamera e Gani Kryeziut, por, që nuk arritëm t`i shënojmë emrat e tyre. Rast i rrallë, kur grupi prej një duzinë njerëzish, të gjithë të panjohur nga pritësit! Hapësirë e madhe Gjermania.
 
     Pleqnari i njohur në të gjithë hapësirën shqiptare, Haxhi Rrahman Lajçi, i ardhur nga Kosova, krenar për jetën e veprën e heroi Izet Demaj dhe solidaritetin shqiptar, dha mesazhin e paqes ngushëlluese.
 
     Rrjedhimisht, në të – Pamen -, e organizuar në Heilbronn të Gjermanisë, për policin e vrarë në krye të detyrës, Izet Demaj, Hero i Kosovës, u përfaqësua i gjithë kombi shqiptar: Dukagjin, Drenicë, Llap e Gollak, Anamoravë e Karadak, Preshevë e Iliridë, Shqipëri, Malësi e Sanxhak.
 
Nga e majta: Cenë Berisha, Abaz Imeri, Emin Demaj, Bedri Kryeziu
 
     Bashkëluftëtarët e Izetit, oficer Shpend Shala, Isuf Qetaj, Fahri Dervishi dhe të tjerë, evokuan kujtimet nga lufta në Koshare; të tjerët rrëfyen për përballjen me bandat e haraçit, së bashku me Kosovë Zeqiraj dhe djemë të tjerë. Bandat e pas luftës, nën maskën e “çlirimtarëve”, filluan zhvatjen e dhunshme të bizneseve në Kosovë dhe sidomos në Dukagjin.
 
     Idriz Zeqiraj, në emër të Familjes Demaj, falenderoi mërgimtarët në Evropë dhe Amerikë, për gadishmërinë e shprehur, për ta ndihmuar Familjen e ngushtë: nusen Arditë dhe vajzat njomëzake: Erza dhe Valza të Izet Demaj. Por, Familja e gjerë Demaj, apeloi, madje, publikisht, se mërgimtarët duhet të mjaftohen me solidarizimin në dhimbjen tonë, sepse Institucionet shtetërore kanë marrë përsipër përkujdesjen financiare për Familjen.
 
     Në përmbyllje të – Pames -, vëllai Emin Demaj, “në emër të familjes, falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata, që na ngushëlluan me praninë fizike; ata që na shprehen ngushëllime përmes mjeteve elektronike; si dhe të gjithë ata, që u bënë pjesë e dhimbjes të Familjes tonë. Në gëzime jua kthefshim!”
 
     Lavdi jetës dhe veprës të heroit Izet Demaj!

KUJTESA SI SHENJË E RESPEKTIT PËR PRIFTIN E SHQIPTARISË DOM ANTON KÇIRA – Nga Mr.sc.Nue Oroshi

Plejadës së atdhetarëve idealistë shqiptarë që si kredo jetësore e kishin përparimin dhe ecjën përpara të kombit shqiptarë nëpër periudha të vështira historike iu shtua edhe një atdhetarë shqiptarë – Dom Anton Kçira.Ai gjatë rrugëtimit të dritëjetës u përplas me jetën sepse nuk ishte e lehtë ta lutesh Zotin ku lutej e propagandohej djalli,dreqi e mefistofili.Pra, nuk ishte e lehtë të veprosh për shqiptarizëm kur korbat e zinjë dhe ushujzat i bënin varrën dhe varrin kombit tonë shqiptarë. Nëpër këto ecjakëje të vështira eci pa u ndalur asnjëherë prifti i kombit dhe i fesë, prifti i nderit dhe i burrërisë Dom Anton Kçira.

Si fryt i kësaj pune të gjatë mbi pesëdhjetë vjeçare, për ta nderuar e respektuar si dhe kujtuar veprën e tij atdhetare Shoqata”Trojet e Arbrit” më 1 Gusht 2018, në Gjakovë mbajti një Sesion të veçantë shkencorë me temën :” Dom Anton Kçira -Ambasador i Shqiptarëve në SHBA”.Si fryt i këtij Sesioni shkencorë të veçantë tash po i japim në dorë lexuesit shqiptarë librin me titull: ”Dom Anton Kçira -Ambasador i Shqiptarëve në SHBA”,me tridhjetë autorë, studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.Gëzon fakti se për Dom Antonin kemi autorë nga të gjitha viset etnike shqiptare, diaspora e madhe atdhetare si dhe autorë e studiues nga të gjitha religjionët që ka shqiptaria të cilët të gjithë së bashku bashkuan idetë ku mblodhën jetën dhe veprën e Dom Antonit dhe si fryt i këtyre studiuesëve të vyer kemi librën e radhës për këtë priftë atdhetarë.

Me punimet e tyre në këtë vepër shkencore u paraqitën këta autor: Prof.dr.Muhamet Shatri, imzot Hil Kabashi, prof.dr.Islam Lauka, patër Ndue Kajtazi, Franz-Llesh Grishaj, Dr.Dom Nikë Ukgjini, Eugjen Merlika, Dr.Ermelinda Kashah, Prof.Dr.Riza Sadiku, Hasan Hasani, Dr.Besim Morina, Mr.sc.Rezehana Hysa, Don Albert Jakaj, Fatmir Minguli, Selman Etemi, Arben Çokaj, Pjetër Nikolla, Pal Canaj, Dr.Sali Haxhiu, Tomë Mrijaj, Mr.sc. Nue Oroshi, Martin Dedaj, Klajd Kapinova, Krist Gjinaj, Mikel Gojani, Prekë Gjetaj, Mhill Velaj, Msc.Leonora Laçi, Lekë Mrijaj dhe Msc.Kristinë Oroshi.

Kjo vepër enciklopedike që po i japim në dorë lexuesit është libri i shtatëmbëdhjetë me radhë që boton Shoqata ”Trojet e Arbrit” në këto pesëmbëdhjetë vjet të veprimtarisë së saj shkencore dhe libri i parë që flitet për Dom Anton Kçirën që vjen si fryt i një Sesioni të vetëm shkencorë që është mbajtur deri më tani për jetën e veprimtarinë e tij atdhetare dhe fetare.

 Por për dom Antonin ky libër është libri i pestë më radhë që është shkruar deri më tani. Librin e parë për dom Antonin e botoj shkrimtari dhe studiuesi i njohur Hasan Hasani-Perkola duke botuar romanin “Ulerima“ në vitin 1989, që ja botoj shtëpia botuese“ Rilindja“ në Prishtinë ku këtë roman shkrimtari Hasan Hasani ja kushtoj Dom Anton Kçirës dhe Mulla Muhamet Lipës.

Pastaj studiuesit e vyer Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova botuan dy vepra shumë të rëndësishme e shumë të plota me tituj: “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit dhe Atdheut“, botuar në vitin 2002 në Shkodër dhe “Don Anton Kçira në jubileun e 50 vjetorit të meshtarisë“ Botim i “Volaj “po ashtu në Shkodër në vitin 2017, pa harruar edhe një libër që kishte dalur në formë të intervistës me titull: “30-vjet me malësorë“, bisedë në Detroit me Dom Anton Kçirën, e realizuar nga Pjetër Jaku, botim i Shtëpisë “Kuvendi“ (Lezhë 2001), shtypur në GEER, Tiranë.

Ky libër enciklopedik që po e sheh dritën tash më është libri më i plotë që është botuar për Dom Antonin dhe që vjen si një fryt i një pune të gjatë dhe një frytshmërie të madhe të tridhjetë studiuesve, të cilët shkrinë idetë e tyre në këtë vepër shkencore.

Është për tu theksuar fakti se rrallë herë mund të ndodhë në botën shqiptare që për së gjalli një prifti atdhetarë ti botohen pesë vepra nga shumë autor.

Kjo është bërë për faktin se sa më shumë që të gjurmosh ne biografinë e Dom Antonit aq më shumë do të gjesh fakte që ky atdhetarë shqiptarë nuk ndaloj asnjëherë për të dhënë kontributin e tij si në aspektin kombëtar,fetarë ,kulturor dhe duke u shkrirë si qiriu në aspektin human. Në fund mund të them se po e ndiej vetën të gëzuar që edhe unë po kam mundësi ta vendosi një guri të çmuar në Kështjellën e madhe kombëtare me emrin Dom Anton Kçira,si shenjë respekti për këtë rrap shekullorë të kombit tonë shqiptarë.