Albright: Millosheviçi vrau 10 mijë shqiptarë, si e ndalëm konfliktin në Kosovë
“Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi”. Kështu e titullon librin e saj me “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës”, Madeleine Albright, një ndër gratë më të fuqishme në botë, ish-Sekretare e Shtetit Amerikan. Një libër, i cili vjen në shqip falë përkthimit të Engjëllushe Shqarrit dhe Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, me një parathënie nga ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton. Dy figura shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe sidomos për ata të Kosovës
Dyshja Clinton-Albright do të kishin një rol vendimtar në mbylljen e konfliktit në Kosovë, që shkaktoi sipas Albright 10 mijë të vrarë dhe qindra mijë të ndjekur nga shtëpitë e tyre. Zgjidhja e këtij konflikti, përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Kosovë, është padyshim pjesë e këtij libri, ku ishSekretarja e Shtetit amerikan merr përsipër të rrëfejë dhe të trajtojë tema delikate. “Gjatë kohës që Madeleine Albright ishte Sekretare e Shtetit, bota mësoi atë që unë ndërkohë e dija: ajo nuk druhet të marrë përsipër çështje të vështira apo të thotë atë që mendon. Në librin “Të Fuqishmit dhe i Plotfuqishmi”, ajo shkruan me një sinqeritet të pazakontë dhe një logjikë të shëndoshë për rolin ndërkombëtar të Amerikës, për fenë, etikën dhe gjendjen aktuale të përçarjes dhe pështjellimit të botës.
Madeleine Albright me ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova
Në dijeninë time, asnjë Sekretar i mëparshëm Shteti nuk ka shkruar diçka të ngjashme me të. Është një libër befasues, i shkruar mes këshillave të miqve të shqetësuar se mos tema të tilla nuk mund të diskutohen pa shkaktuar dhimbje. Në përvojën time, e vetmja mënyrë për të mos shkaktuar dhimbje është të rrish duarkryq. Madeleine Albright është mishërimi i lëvizjes përpara”, shkruan Clinton në parathënien që shoqëron librin. Duke iu përmbajtur temave që trajton, libri është konceptuar në tri pjesë.
Së pari “Zoti, liria, vendi”, për të vijuar me “Kryqi, gjysmëhëna, ylli”, ku gjejmë “Iraku: pasoja të pamenduara”, “Përballja me Al Kaedwn”, “Dilema saudite”, “Demokracia arabe”, “Islami në Perëndim” etj. Ndërsa pjesa e tretë i është rezervuar “Reflektimeve të fundit”. al.mi
MADELEINE ALBRIGHT
Gjatë viteve të fundit, Shteteve të Bashkuara u është dashur të përballen me çështjen e “luftës së drejtë” në Afganistan dhe Irak. Si Sekretare Shteti jam ndeshur me një sfidë të ngjashme në Ballkan. Në fillim të viteve ‘90, diktatori serb, Sllobodan Millosheviç, kish nisur tri luftëra të pasuksesshme: kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë dhe kundër Bosnjës. Në vitin 1999, ai e drejtoi armiqësinë e tij kundër shumicës etnike shqiptare në Kosovë, provincë e Serbisë.
Gjatë një viti studiova çdo rrugë të mundshme për të siguruar një zgjidhje diplomatike që të respektohej nga të dy palët. Shqiptarët më në fund e pranuan propozimin tonë; Millosheviçi e refuzoi, duke ndërsyer forcat e tij të sigurimit kundër popullsisë civile. Interesi i tij ishte t’i dëbonte shqiptarët nga Kosova, duke vrarë udhëheqësit e tyre, duke djegur fshatrat e tyre dhe duke përhapur terror. Qëllimi i tij ishte që problemin e Kosovës “ta zgjidhte” një herë e përgjithmonë. Duke qenë se provinca ishte pjesë e Serbisë, krimet e Millosheviçit nuk mund të karakterizoheshin si agresion ndërkombëtar. Asnjë anëtar i NATO-s nuk po sulmohej, kështu që Aleanca nuk mund të pretendonte të përdorte të drejtën e vetëmbrojtjes.
Nga eksodi kosovar ne 1999
Serbia nuk kishte kërcënuar të pushtonte një vend tjetër, kështu që nuk kishte arsye për një goditje parandaluese. Megjithatë, ne e kishim për detyrë “të mbronim tjetrin e pambrojtur”. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë, e cila kërkonte tërheqjen e trupave plaç- kitëse serbe, por diplomatët rusë, historikisht në anën e vëllezërve të tyre sllavë, premtuan se do të vinin veton për çdo masë që autorizonte përdorimin e forcës për ndaljen e serbëve. Kjo gjë e vuri administratën e Clinton-it dhe NATO-n përpara një zgjedhjeje të vështirë. Ose të lejonim Rusinë të përdorte veton me të cilën na kish kërcënuar, duke mos na lënë të vepronim, ose të përdornim forcën për të shpëtuar popullin e Kosovës edhe pa lejen e shprehur të Kombeve të Bashkuara. Punova tej mase shumë dhe ia dola mbanë për përdorimin e variantit të dytë.
Arsyet e mia ishin pjesërisht strategjike: Europa nuk do të ishte asnjëherë plotësisht në paqe, për sa kohë që Ballkani të ishte i pastabilizuar dhe Ballkani nuk do të ishte i stabilizuar për sa kohë që Millosheviçi do të ishte në pushtet. Gjithsesi, motivi im kryesor ishte moral: Nuk doja të shihja të vriteshin njerëz të pafajshëm. Prania e NATO-s në Europë na dha mjetet për të ndalur spastrimin etnik në atë kontinent, ndërsa unë shpresoja se duke bërë këtë, do të ndihmonim që krime të tilla të mos ndodhnin edhe gjetiu.
Kjo ishte realisht një nga ato kohë kur, për t’u bërë jehonë fjalëve të Martin Luther King-ut të Ri, qëndrimi ynë do të bazohej jo në atë që ishte e sigurt, por në atë që ishte e drejtë. Nisur nga fakti që ne nuk kishim një mandat të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për veprime ushtarake, u përpoqëm veçanërisht shumë të provonim drejtësinë e kauzës sonë. Së pari, administrata e Clinton-it siguroi mbështetjen unanime të NATO-s.
Së dyti, unë mbaja kontakte të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili u dakordësua publikisht me ne se veprimet e serbëve ishin moralisht të papranueshme.
Së treti, objektivat e NATOs gjatë luftës kontrolloheshin nga avokatë ushtarakë, të cilët e krahasonin secilin prej tyre me standardet e përcaktuara nga Konventat e Gjenevës. Në çdo rast bëhet një vlerësim për të parë nëse vlera e objektivit ishte më e madhe se risqet potenciale ndaj civilëve. Teksa lufta përparonte, ne shtuam presionin ushtarak ndaj Beogradit, por ndërkohë bënim kujdes për të minimizuar numrin e viktimave në njerëz dhe plagosjet e panevojshme të tyre.
Tri objektiva civile (Ambasada kineze, një tren pasagjerësh dhe një kolonë me refugjatë) u goditën gabimisht. Vlerësimet për numrin e civilëve të vrarë nga bombardimet tregojnë se ata ishin nga 500 deri në 2000. Ndërsa Serbët, përpara se të arrinim t’i ndalnim, vranë rreth 10.000 shqiptarë të Kosovës dhe përzunë qindra mijëra të tjerë nga shtëpitë e tyre. Gjatë gjithë luftës, ne vazhduam përpjekjet diplomatike për të vendosur paqen. Më në fund, këto përpjekje u kurorëzuan me sukses. Millosheviçi kapitulloi; serbët i tërhoqën forcat e sigurimit nga Kosova; refugjatët u lejuan të ktheheshin; në vend u vendos një forcë paqeruajtëse e kryesuar nga NATOja dhe Kombet e Bashkuara arritën të kontribuonin në rindërtimin e vendit, i cili që atëherë ka organizuar disa raunde zgjedhjesh demokratike.
Farat e konfliktit në Kosovë, sikurse edhe në luftërat e kahershme që kishin ardhur si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë, kishin qenë të mbjella në historinë fetare të rajonit. Duke mbrojtur kauzën e Serbisë, Millosheviçi do të më thoshte se populli i tij kishte mbrojtur “Europën e Krishterë” për shekuj të tërë. Historia kombëtare epike e Serbisë është një rirrëfim i betejës së Kosovës, e zhvilluar kundër turqve otomanë në Fushën e Mëllenjave më 1389. Sipas legjendës, Princit Lazar të Serbisë i ishte shfaqur Profeti Elia në ditën fatale.
Elia i kish ofruar princit të zgjidhte midis fitores në betejë (dhe një perandorie në tokë) dhe disfatës (kompensuar me një vend në parajsë).Princi zgjodhi fitoren e përjetshme në parajsë. Është një histori frymëzuese, një histori që ka luajtur një rol në vendimin e guximshëm të serbëve për t’u rezistuar nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Problemi është se disa serbë vazhdojnë të jenë të vendosur të hakmerren për disfatën e pësuar në Kosovë më shumë se 600 vjet më parë, të motivuar nga një ndjenjë e egër nacionalizmi dhe besimi se kanë një marrëdhënie të veçantë me Zotin. Ndërsa në Kosovë lufta vazhdonte, Václav Havel-i do ta karakterizonte me këto fjalë: Nëse mund të thuash se një luftë është etike apo se ajo po zhvillohet për shkaqe etike, atëherë kjo është një prej atyre luftërave.
Clinton mes refugjatëve kosovarë në Shkup
Kosova (ndryshe nga Kuvajti) nuk ka puse nafte për t’u lakmuar; asnjë nga kombet anëtare të Aleancës nuk ka ndonjë pretendim territorial ndaj saj; Millosheviçi nuk kërcënon integritetin territorial të ndonjërit prej anëtarëve të Aleancës. E megjithatë, Aleanca hyri në luftë. Ajo lufton sepse është e shqetësuar për fatin e të tjerëve. Ajo po lufton, sepse asnjë njeri i mirë nuk mund të rrijë e të bëjë sehir vrasjet sistematike të popujve të tjerë nën drejtimin e qeverisë…
Kjo luftë i vendos të drejtat e njeriut mbi të drejtat e shteteve. Shumica jonë do të pajtoheshin me faktin se morali, ndonëse shpesh i vështirë për t’u përcaktuar, është thelbësor për të shkuar mirë me njeri tjetrin. Ne do të ndiheshim më të sigurt në një botë, ku ndërgjegjja do të shërbente si udhërrëfyesi kryesor i veprimeve të kombeve dhe të individëve. Po feja? Feja është ndoshta ndikimi i vetëm më i madh në formimin e ndërgjegjes njerëzore, e megjithatë, ajo është njëherazi edhe një burim konfliktesh dhe urrejtjeje. Pas asaj që pamë të ndodhte në Ballkan dhe në rajone të tjera të shkatërruara nga konflikte me bazë fetare, a mund të themi se feja është diçka që duhet ta kemi më me bollëk?
Si përdoret besimi fetar për pushtet personal
NGA WILLIAM J.CLINTON
Si përdoret besimi fetar për pushtet personal
Gjatë kohës që Madeleine Albright ishte Sekretare e Shtetit, bota mësoi atë që unë ndërkohë e dija: ajo nuk druhet të marrë përsipër çështje të vështira apo të thotë atë që mendon.
Në librin “Të Fuqishmit dhe i Plotfuqishmi”, ajo shkruan me një sinqeritet të pazakontë dhe një logjikë të shëndoshë për rolin ndërkombëtar të Amerikës, për fenë, etikën dhe gjendjen aktuale të përçarjes dhe pështjellimit të botës.
Në dijeninë time, asnjë Sekretar i mëparshëm Shteti nuk ka shkruar diçka të ngjashme me të. Është një libër befasues, i shkruar mes këshillave të miqve të shqetësuar se mos tema të tilla nuk mund të diskutohen pa shkaktuar dhimbje. Në përvojën time, e vetmja mënyrë për të mos shkaktuar dhimbje është të rrish duarkryq.
Madeleine Albright është mishërimi i lëvizjes përpara. Pas bisedës sonë të parë rreth këtij projekti, i telefonova Madeleine-s për të diskutuar më tej për të, duke mos e ditur se ku ndodhej në atë çast. Doli se ishte në Gdansk të Polonisë, duke kremtuar njëzetë e pesë vjetorin e Solidaritetit, lëvizjes për demokraci që i dha fund Luftës së Ftohtë dhe solli lirinë në Europën Qendrore dhe Lindore. Kur i rashë telefonit, Madeleine ndodhej në mesin e një turme ku ishte edhe ish-presidenti çek, Vaclav Havel, dhe presidentët aktualë të Ukrainës dhe Polonisë.
Ajo ua kaloi telefonin atyre dhe kështu pata rastin e paparashikuar, por të mirëpritur, të bisedoja me disa miq të vjetër. Ndërkohë, Madeleine vendosi një buqetë me lule në përkujtim të Solidaritetit dhe mori pjesë në një meshë të hapur në kremtim të lirisë, që zgjati tri orë. E kisha kapur në një moment dhe në një vend kur Zoti dhe demokracia ndodheshin përkrah njëri-tjetrit, në qendër të vëmendjes.
Një nga temat e këtij libri dhe burim polemikash të vazhdueshme në jetën publike, ka të bëjë me marrëdhënien midis tyre. “Elementi fetar është themeli i demokracisë”, do të shkruante Walt Whitman, “Të gjitha fetë, të vjetra dhe të reja, janë aty”. Unë besoj se të gjithëve na ka ndodhur që të takojmë njerëz që do të ishin të gatshëm të përqafonin fjalinë e parë të Whitman-it dhe të shpërfillnin të dytën, duke i bërë kështu të dyja fjalitë të pakuptimta. Në më të mirën e tyre, të dyja, feja dhe demokracia, respektojnë barazinë dhe vlerën e çdo qenieje njerë- zore: ku të gjithë jemi shëmbëlltyra të Krijuesit, ku secili është pajisur me të drejta të patjetërsueshme. Këto doktrina rrinë mirë përbri njëra-tjetrës; ato janë njëjtësuese dhe përfshirëse. Problemet dalin kur interpretimin tonë orvatemi ta vëmë përpara atij të Whitman-it, duke argumentuar se ata që kanë të njëjtën ide të caktuar si ne rreth universit, janë më me vlerë se të tjerët. Të kesh një fe, është të besosh në ekzistencën e të vërtetës absolute.
Por, të pohosh se qeniet njerëzore, sikundër janë, të papërsosura, mund ta zotërojnë plotësisht këtë të vërtetë apo se ideologjia jonë politike është plotë- sisht e vërtetë dhe na lejon të penalizojmë, shtypim, apo abuzojmë ata që kanë një besim të ndryshëm prej nesh, është një gjë krejtësisht tjetër. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara krijoi diçka vërtet të re: një sistem qeverisjeje, në të cilin besimi më i madh nuk u jepet zyrtarëve të lartë, pushteti i të cilëve kufizohet nga një sistem mjeshtëror kontrollesh dhe ekuilibrash, por popullit, si një i tërë. Ndër kufizimet që etërit tanë u vendosën atyre që janë në pushtet, është pamundësia për të vendosur një fe zyrtare shtetërore apo për të kufizuar të drejtën e gjithkujt për të qenë i lirë në zgjedhjen e besimit. Etërit themelues e kuptuan nga historia se përqendrimi i autoritetit politik dhe fetar në të njëjtat duar mund të ishte helmatisës. Sigurisht, ne e dimë se shpesh, pushteti i fesë shfrytëzohet nga ata që kërkojnë të forcojnë pushtetin e tyre personal në dëm të të tjerëve.
Në Ballkan, Slobodan Millosheviçi fliste shumë për mbrojtjen e Europës së krishterë, por interesi i tij i vërtetë ishte ta përdorte fenë dhe përçarjen ekstreme për forcimin e pushtetit të tij. Osama bin Ladeni hiqet si mbrojtës i Islamit, por gatishmëria e tij për të vrarë njerëz të pafajshëm, duke përfshirë edhe myslimanë të tjerë, nuk është një interpretim i drejtë i Kuranit dhe nuk është besnik ndaj atij besimi. Në duar të gabuara, feja shndërrohet në një levë që përdoret për të armiqësuar një grup njerëzish ndaj një grupi tjetër, jo për shkak të ndonjë besimi të thellë shpirtëror, por sepse mund të ndihmojë këdo që kërkon të ngjallë armiqësi. Mos vallë kjo do të thotë se politikëbërësit duhet të përpiqen që fenë ta mbajnë të izoluar nga jeta publike?
Sikundër argumenton Madeleine Albright, përgjigja e kësaj pyetjeje është një “Jo” kumbuese. Ne duhet jo vetëm të mos e bëjmë këtë, por edhe nëse do ta provonim ta bënim, nuk do t’ia dilnim mbanë. Bindjet fetare, kur janë bindje, nuk mund të vishen e zhvishen si të ishin një palë galloshe. Ne i mbartim ato me vete ngado që shkojmë, skeptikë dhe ateistë, përkrah besimtarëve. Një president apo një sekretar shteti duhet të marrë vendime, duke pasur parasysh besimet e tij fetare dhe ndikimin që këto vendime kanë te njerëzit e besimeve të ndryshme. Gjithsesi, sikurse Madeleine Albright vë në dukje, vlerësimi i këtij ndikimi nuk është punë fort e lehtë. Gjatë vizitës sime në Indi në vitin 2000, disa radikalë të zemëruar do të shfrenin tërbimin e tyre, duke vrarë me gjakftohtësi tridhjetë e tetë sheikë.
Nëse nuk do ta kisha ndërmarrë atë udhëtim, viktimat me siguri do të ishin ende gjallë. Nëse nuk do ta kisha bërë atë udhëtim nga frika e asaj që mund të bënin ekstremistët, nuk do të kisha kryer detyrën si President i Shteteve të Bashkuara. Natyra e Amerikës është e tillë që shumë njerëz e përcaktojnë veten – ose një pjesë të saj – në lidhje me të, ose pro ose kundër. Kjo gjë është pjesë e realitetit, në të cilin ne si udhëheqës duhet të veprojmë.
Kur imamët radikalë orvaten të shkatërrojnë mënyrën e të menduarit të disa të rinjve të tjetërsuar, të pakënaqur, ndër të cilët jo të gjithë janë të varfër dhe të paarsimuar, përmes ofrimit këtyre besimtarëve një udhëtim të ashtuquajtur të menjëhershëm në parajsë, në këmbim të gatishmërisë së tyre për të vrarë civilë dhe njëherazi për të hedhur në erë edhe vetveten, si duhet të reagojmë ne? Ne mund të përpiqeshim t’i kapnim ose vrisnim ata, por gjithsesi, të gjithë nuk do të mundnim t’i zinim. Mund të përpiqeshim t’i bindnim të hiqnin dorë nga dhuna, por kur argumentet tona nuk kanë asnjë lidhje me përvojat e tyre, nuk do të mund t’ia dilnim dot mbanë.
Mundësia më e mirë që kemi është të punojmë së bashku me ata njerëz në botën myslimane, të cilët përpiqen të kapin mendjet e të njëjtëve njerëz si edhe radikalët, duke predikuar një Islam më të plotë dhe jo një Islam të shtrembëruar, të copëtuar, me thepa. Unë besoj vërtet se një gjë e tillë mund të bëhet jo duke dobësuar besimet shpirtërore, por duke u futur në thellësi të këtyre besimeve.
Të tre besimet e Abrahamit kanë më shumë ngjashmëri se sa dallime, ku secili bën thirrje për nderim, zemërgjerësi, modesti dhe dashuri. Asnjë prej tyre nuk është i njohur plotësisht prej nesh. Sfida e udhëheqësve tanë është të përdorim atë që kemi të përbashkët si bazë për të mposhtur elementët më ekstremistë dhe për t’i hequr mbështetjen terrorizmit. Kur njerëzit e pranojnë humanizmin e tyre të përbashkët, atëherë bëhet më e vështirë të dejonizojnë dhe shkatërrojnë njëri-tjetrin.
Është shumë më e lehtë të gjesh kompromise parimore me njërin nga “ne”, se sa me njërin nga “ata”. Besimi fetar mund të na ndihmojë të zhdukim vijën ndarëse të vjetër sa koha. Nuk ka detyrë më të rëndësishme, por siç e bën të qartë edhe libri i Madeleine Albright-it, kjo është një detyrë që – katër vjet e gjysmë pas 11 shtatorit – ne pothuaj as që e kemi zënë me dorë.
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.
Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.
“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.
Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja
Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.
-Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.
Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.
-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.
-Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.
Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.
-Në qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.
Kostoja
Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. / Monitor
Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së për inovacion, nivel pothuajse identik me Bosnjën (0.19%), sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat, për vitin 2024, ose viti më i afërt kur janë informacionet.
Në kontrast, Serbia investon 0.93% të PBB-së dhe Maqedonia e Veriut 0.36%, duke treguar një angazhim më të lartë ndaj zhvillimit teknologjik dhe modernizimit ekonomik.
Niveli i ulët i financimit në Shqipëri kufizon rritjen e produktivitetit, inovacionin dhe transformimin e modelit ekonomik, duke e bërë më të vështirë për vendin të konkurrojë me ekonomitë e tjera në zhvillim.
Ndërkohë, panorama europiane paraqet një kontrast të fortë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në këtë tregues është 2.24% e PBB-së, pjesa më e madhe e të cilit, rreth 67% vjen nga shpenzimet për kërkim dhe zhvillim të bizneseve (1.49% e PBB-së).
Në Shqipëri, bizneset investojnë vetëm 0.07% të PBB-së për kërkim e zhvillim. Investimet e bizneseve përbëjnë vetëm 35% të totalit të shpenzimeve për kërkim zhvillim në vend, shumë më poshtë se mesatarja europiane.
Europa
Vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të investojnë shumëfish më tepër në kërkim dhe inovacion, duke i konsideruar shpenzimet për R&D një shtyllë themelore të rritjes afatgjatë.
Në BE, shumë shtete anëtare shpenzojnë mbi 2% të PBB-së për kërkim-zhvillim, duke krijuar një diferencë të dukshme midis ekonomive të zhvilluara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vendet nordike, si Suedia, Danimarka dhe Finlanda, mbeten në krye të renditjeve, duke kombinuar investimet publike dhe private me traditën e forte universitare dhe industriale.
Ekonomitë e mëdha, si Gjermania, kontribuojnë në vlerë absolute me buxhete të konsiderueshme për teknologji, inovacion dhe shkencë, ndërsa vendet e Europës Lindore kanë rritur gradualisht investimet për të afruar standardet e BE-së dhe për të modernizuar sektorët e tyre prodhues.
Sipas Eurostat, në vitin 2024, 6 vende të BE-së regjistruan një intensitet të shpenzimeve për R&D të barabartë ose më të lartë se 3%, objektivi i BE-së i vendosur nga Këshilli Europian. Intensiteti më i lartë i R&D-së u regjistrua në Suedi (3.6%), Belgjikë (3.4%), Austri (3.3%) dhe Finlandë (3.2%), të ndjekura nga Gjermania (3.1%) dhe Danimarka (3.0%).
Në të kundërt, 7 vende të BE-së raportuan një intensitet të shpenzimeve për R&D më të ulët ose të barabartë me 1%: Rumania dhe Malta (nga 0.5% secila), Qipro (0.7%), Bullgaria (0.8%), Letonia (0.9%), si dhe Sllovakia dhe Luksemburgu (1.0%).
67% e shpenzimeve për R&D vijnë nga sektori i biznesit
Sektori i ndërmarrjeve private vazhdoi të përbëjë pjesën më të madhe të shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim në vitin 2024. Ai zuri 66.5% të totalit të shpenzimeve të BE-së për R&D, duke arritur në 268.1 miliardë euro. Pas tij renditet sektori i arsimit të lartë (86.1 miliardë euro; 21.4%), sektori qeveritar (43.5 miliardë euro; 10.8%) dhe sektori jofitimprurës privat (5.4 miliardë euro; 1.3%).
Komisioni Europian ka nënvizuar vazhdimisht lidhjen e drejtpërdrejtë mes investimeve në R&D dhe fuqisë konkurruese të ekonomive të BE-së.
Sipas të dhënave të Eurostat, vendet që shpenzojnë më shumë për kërkim kanë produktivitet më të lartë, sektorë teknologjikë më të zhvilluar dhe një aftësi më të madhe për të tërhequr investime të huaja. Kjo politikë ka bërë që BE-ja të synojë rritje të vazhdueshme të shpenzimeve për R&D dhe të shtyjë sektorin privat të marrë një rol më aktiv në financimin e inovacionit.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria është dukshëm prapa, duke rrezikuar të mbetet e shkëputur nga trendet teknologjike që po transformojnë ekonominë europiane. Hendeku mes vendeve të BE-së dhe rajonit sa vjen e zgjerohet, ndërsa vendet me investime më të larta në R&D po rrisin pozicionin e tyre konkurrues./monitor/
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me abuzimet me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe vendimin që GJKKO vendosi ndaj saj; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
Ambasada amerikane deklaroi se nuk komenton çështje në hetim, ndërsa theksoi se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane për Report TV.
Pezullimi
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.
Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.
“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.
Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.
Hetimet per Ballukun
Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.
Në tenderin me objekt ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, me fond limit më shumë se 18.9 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të pandehurës Belinda Balluku, e cila në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, e deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
“E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘I….dhe A…..’”, citohet në njoftim.
Po ashtu, shpjegohet se në kohën e kryerjes së veprimeve, i pandehuri Evis Berberi ka mbajtur funksionin si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Erald Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar; Gentian Gjyli si drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa të pandehurat Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë qenë specialist të nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Tenderi i dytë në të cilin Balluku është gjetur përgjegjëse është ai i Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë në vitin 2021, me fond limit 2 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ARRSH. Sipas SPAK, ka rezultuar se dhe në këtë rast, Balluku ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejton.
Edhe në këtë rast, Balluku akuzohet se në bashkëpunim me Berberin, tre anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K. e D.Xh, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi, K.K. e M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e tenderit duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë të shpallur fitues.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar prani të aflatoksinës në një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia.
Sipas një njoftimi zyrtar, AKU thotë se nga analizat e kryera në mostrat e marra në dy ngarkesat me misër, ushqim për kafshë të ardhura nga Serbia, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1.
Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjesimin.
“AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU-së për mediat.bw
Me një kostum ngjyrë mavi, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, kapërceu pragun e derës së Prokurorisë Speciale SPAK, ndërsa pranë rojes së institucionit mbylli në dollapin e sendeve orën e saj, që të kalonte pa “zhurmë” pajisjen e kontrollit të “mjeteve të palejuara”. Në dukje e qetë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, me varësi direkte nga kryeministri, pritet të pyetet për të paktën 12 tendera qindra milionë euro të cilat janë dhënë prej saj apo “grupit të vlerësimit të ofertave”, po të kontrolluara prej saj.
Abuzimi i dukshëm dhe arroganca e frikshme e Karçanit dhe kreut të qeverisë, duke i trajtuar milionë euro për AKSHI-n si gjethe vjeshte të lisave të egër tashmë së fundi ran ë sytë e SPAK. Ndonëse denocimet e shumta janë prej vitesh, Prokuroria Speciale priti që mullari të bëhej aq i madh sa kudërmimi të merrte dhenë. Sfida ndaj Spak-ut është e madhe sa tenderat e dyshimtë kanë vijuar edhe pasi një grup i agjentëve të BKH-së sekustruan dokumentacion dhe materiale të tjera elektronike në zyrat e kompanisë së drejtuar nga Beqiri.
Mes të pyeturve është edhe Ermal Beqiri pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “oligarku” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke qenë thithësi i çdo tenderi me flamur të kuq. Një personazh kontrovers i cili duke u shitur si mjeshtër në fushën e IT-së, gjithnjë gjendej i pranishëm pas çdo sakndali të mundshëm, herë si ekspert, herë si zyrtarë dhe shumë herë si biznesmen që fiton tenderat e shumtë të AKSHI-t.
Ish-zëvendëkryeministri në arrati, Arben Ahmetaj disa herë ka përmendur AKSHI-n si institucionin i cili po gllabëron miliona euro pas të cilit sipas tij fshihen njerëz të afërt të kryeministrit Rama. Shumë tendera janë zhvilluar në mënyrë të fshehtë , nëdras të tjerë dukshëm me fitues të paracktuar duke bërë letra fictive me kompani sa për të plotësuar numrin tre ose më shumë “subjekte të interesuar”. Çuditërisht në çdo tender të madh Beqiri del fitues, ndërsa sa për sigurinë që ofron AKSH-i, faktet vrasin shumë.
Kur të mbathurat, (qofshin edhe ngjyrë mavi) AKSHI-t i ranë nën gju pas ndërhyrjes së hakerave, që publikuan çdo të dhënë të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë, nisi një batërdi edhe më e madhe me fondet publike si “masë për sulmet kibernetike”. Pas tyre dyshohet se fshihen njerëz të afërt të kryeministrit dhe të vetë Karçanit, një nga drejtoret më jetëgjatë në këtë post. Mes shumë arsyesh ka një arsye madhore se përse një institucion që është “bankë e të dhënave digjitale”, kthehet në kolibe që futet edhe një adoleshent duke thyer “kodet e sigurisë” së këtij institucioni, i cili tashmë me arrogancë po ha edhe SPAK-un.
Për dy javë mandat, deputetët e rinj kanë marrë nga 744 mijë deri në 1.5 milionë lekë, ndërsa pagat, qiratë dhe shpërblimet rriten pa kontroll…
55 deputetë të rinj të PS, PD dhe Partisë së Lirisë kanë marrë nga 744 mijë deri në 1.5 milionë lekë dieta vetëm në dy javët e para të mandatit, përveç pagës dhe shpërblimeve mujore. Edhe veteranët vazhdojnë të përfitojnë miliona, si rasti i Niko Peleshit që mori 1.9 milionë lekë dieta, përveç pagës dhe rimbursimit të qirasë, ndonëse zotëron disa apartamente në Tiranë. Batërdia financiare e Kuvendit vazhdon me ritme të pandalshme, ndërsa taksat e shqiptarëve rrjedhin për djersën e deputetëve të sapozgjedhur.
Edhe deputetët e rinj po flasin në emër të popullit. Por, ashtu si deputetët veteranë, ata e nisën mandatin duke përlarë taksat e qytetarëve përmes dietave, përveç pagës mujore 3.1 milionë lekë dhe 770 mijë lekë për karburant, telefon dhe mbledhje komisionesh parlamentare.
Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar pasqyra e përfitimeve financiare të deputetëve për muajin shtator 2025. Në kolonën “Dieta për udhëtimet brenda vendit”, konstatohet batërdia e dietave që kanë marrë 55 deputetë të rinj të PS, PD dhe Partisë së Lirisë.
Ata e filluan mandatin më 12 shtator 2025 dhe u betuan se do të punojnë për hallet e popullit. Por për dy javët e para të mandatit, kanë marrë nga 744 mijë deri në afro 1.5 milionë lekë dieta. Kanë deklaruar se kanë qenë në zonat e tyre elektorale për takime me qytetarët dhe kanë dorëzuar në zyrën e financës së Kuvendit vërtetime për fjetje në hotele, ndërsa kuota ushqimore është e përcaktuar 140 mijë lekë në ditë.
Sipas listës që publikon “Pamfleti”, dieta kanë marrë deputetë të qarqeve Durrës, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Elbasan, Korçë, të cilët i kanë shtëpitë atje.
Ndër deputetët e rinj të PS dhe PD që kanë përfituar nga 1 milion e 489 mijë lekë për dy javët pas nisjes së mandatit janë Gjin Gjoni, Kliti Hoti, Jozefina Topalli, Bora Muzhaqi, Zegjine Çaushi, Tërmet Peçi, Skënder Pashaj, Igli Cara, Xhenis Çela, Klodiana Çapja, Ilva Gjuzi, Kiduina Zaka, Loer Kume, Luçiano Boçi, Manjola Luku, Marjana Koçeku, Aulona Bylykbashi, Piro Dhima, Bledi Çomo, Blendi Himçi dhe të tjerë.
Ndërsa deputetët e rinj që kanë marrë nga 744 mijë deri në 1 milion lekë janë Bardh Spahia, Sara Mila, Tedi Blushi, Agron Gaxho, Ana Dajko, Ani Dyrmishi, Ardit Bido, Iris Luarasi, Belind Kelliçi, Besart Xhaferi, Brunilda Haxhiu, Enno Bozdo, Agron Malaj, Gent Strazimiri, Erald Kapri dhe të tjerë.
Edhe deputetët veteranë vazhdojnë të marrin miliona lekë shtesë mbi pagat përmes dietave dhe shpërblimeve mujore për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në komisione parlamentare.
Rasti tipik është Niko Peleshi. Përveç pagës mujore 3.9 milionë lekë si kryetar Kuvendi, në shtator 2025 mori 1.9 milionë lekë dieta si deputet. Ai merr edhe 290 mijë lekë në muaj për rimbursim qiraje si i pastrehë në Tiranë, megjithëse në Tiranë zotëron tre apartamente.
E pse mos t’i marrin? Taksat e shqiptarëve janë./Pamfleti
SHBA ka ngritur shqetësime për reformën në drejtësi.
Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka folur për reformën në drejtësi, duke u shprehur pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon “siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar”.
“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar.
Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i rasteve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 raste në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor.”, tha Self,
Gjithashtu në fjalën e tij, ai ka theksuar se duhet të jetë shqetësuese për të gjithë, fakti që numri i çështjeve të pazgjidhura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar.
“Marrëveshja e OHRIT e vitit 2023 midis Serbisë dhe Kosovës, që synonte të ulte tensionet e menjëhershme dhe të ringjallte marrëveshjet e kaluara, ka ngecur. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë si rezultat i dështimit të republikës për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, duke shkaktuar përgatitjen aktuale të Kosovës për zgjedhje të tjera të parakohshme më 28 dhjetor. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund do ta njohë sovranitetin e Kosovës. Situata që po përkeqësohet me shpejtësi në Bosnje ka çuar në një rritje eksponenciale të përdorimit të fuqive të obligacioneve ligjërisht të dyshimta nga përfaqësuesi i lartë.
Ky autoritet i pakontrolluar, i cili i mundëson përfaqësuesit të lartë të miratojë ose të imponojë legjislacion dhe të shkarkojë zyrtarët nga detyra, ishte i fjetur nga viti 2014 deri në vitin 2021, por vitet e fundit përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri.
Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i çështjeve të pazgjidhura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor.
FJALA E PLOTË
Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është të promovojë ekuilibrin në Ballkan. Shpresoj që ndoshta anëtarët në të dyja anët e rreshtit të mund të bien dakord për qëllimin e përbashkët të shërbimit ndaj interesave të SHBA-së, ndërsa kërkojmë të promovojmë ekuilibrin në këtë rajon, prosperitetin për qytetarët e tij dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme. Duke përjashtuar agresionin rus kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë.
Edhe pse konflikti i hapur është qetësuar që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, shekuj të tërë ndarjesh etnike, ndryshimesh kufijsh dhe mosbesimi politik vazhdojnë ta ndjekin këtë lagje, ndërsa kriza të ndryshme politike kërcënojnë rendin post-jugosllav. Si shembull, marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale që ka krijuar një vijë strategjike përçarjeje që i mundëson Rusisë aftësinë për të minuar aftësinë e BE-së dhe NATO-s për të fuqizuar vendet e Ballkanit. Marrëveshja e OHRIT e
vitit 2023 midis Serbisë dhe Kosovës, që synonte të ulte tensionet e menjëhershme dhe të ringjallte marrëveshjet e kaluara, ka ngecur. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë si rezultat i dështimit të republikës për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, duke shkaktuar përgatitjen aktuale të Kosovës për zgjedhje të tjera të parakohshme më 28 dhjetor. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund do ta njohë sovranitetin e Kosovës. Situata që po përkeqësohet me shpejtësi në Bosnje ka çuar në një rritje eksponenciale të përdorimit të fuqive të obligacioneve ligjërisht të dyshimta nga përfaqësuesi i lartë. Ky autoritet i pakontrolluar, i cili i mundëson përfaqësuesit të lartë të miratojë ose të imponojë legjislacion dhe të shkarkojë zyrtarët nga detyra, ishte i fjetur nga viti 2014 deri në vitin 2021, por vitet e fundit përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri.
Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i çështjeve të pazgjidhura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor.
Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si shumë pjesë të tjera të Evropës, ka një eksod të atyre që janë të kualifikuar dhe të arsimuar. Imigracioni i paligjshëm është i përhapur, papunësia dhe shkalla e varfërisë po rriten në mënyrë dramatike. Këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit, duke nxitur krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin. Ndoshta sfida më e vazhdueshme dhe urgjente vazhdon të jetë përçarjet etno-fetare të rajonit në Bosnjë. Disa vëzhgues besojnë se sistemi politik i marrëveshjes së paqes së Dejtonit po përkeqëson përçarjet etnike, në krahasim me rolin e tyre të synuar për të mbushur hendekun.
Nga ana tjetër, Kosova fqinje ka vendosur mbrojtje specifike për pakicat që tejkalojnë ato të homologëve të saj të BE-së. Kosova i frikësohet ndikimit serb në shoqatën e komunave me shumicë serbe, të ashtuquajturën ASM, dhe nuk i ka zbatuar plotësisht politikat e ASM. Vetëm përtej kufirit në Serbinë jugore, raportet e përhapura të pasivizimit të luginës së Preshevës janë të dokumentuara mirë nga burime të shumta, duke pretenduar se po bëhet një përpjekje e përbashkët për të hequr qafe luginën e shqiptarëve etnikë. Në të vërtetë, kundërshtarët e Amerikës po shfrytëzojnë në mënyrë aktive dobësitë si pasivizimi, ndërsa angazhohen në luftë hibride, domethënë, duke shtuar paqëndrueshmërinë e rajonit. Partia Komuniste Kineze ka ushtruar ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi.
Përveç kësaj, PKK vazhdon të arrijë marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin si pjesë e një përpjekjeje specifike për të kultivuar aparatin e saj keqdashës dhe për të shfrytëzuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë të njohur si drejtësia e atdheut kanë nisur vazhdimisht sulme kibernetike ndaj Shqipërisë për strehimin e disidentëve të regjimit. Në fakt, një sulm verën e kaluar paralizoi përkohësisht shërbimet komunale të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
Dua gjithashtu të bëj një moment të shkurtër për të uruar popullin e Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë së tyre të fundit dhe për të riafirmuar partneritetin tonë të fortë, të ankoruar në vlerat e përbashkëta dhe aleancën tonë në NATO. Rusia po ndikon gjithashtu në tensionet në rritje përmes Republikës Srpska të Bosnjës dhe Serbisë. Milorad Dodik, i cili është i ndaluar të kandidojë për poste publike të RS, vazhdon të përdorë kapitalin e tij politik për të kontrolluar entitetin serb të Bosnjës dhe për të luajtur me taktikat e rënda të Rusisë, si kërcënimi i shkëputjes nga Bosnja. Ndërkohë që Serbia, pavarësisht se furnizon në mënyrë indirekte armë Ukrainën, ka gjithashtu lidhje mbrojtëse me Rusinë dhe promovon propagandën ruse dhe kineze, thuhet se ka pritur operativë rusë që stërvitnin grupe paraushtarake në Serbinë lindore për të prishur zgjedhjet e Moldavisë në vitet 2024 dhe 2025. Megjithëse shpjegohet pjesërisht nga lidhjet e perceptuara kulturore, përafrimi i Serbisë me Rusinë nuk mund të ndahet nga varësia e saj energjetike, me shumicën e gazit të furnizuar nga Rusia.
Çdo përpjekje për të frenuar ndikimin politik të Moskës duhet të adresojë varësinë e Serbisë nga Nist dhe Gazprom. Në rast të një konflikti të ripërtërirë, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, do të ishin drejtpërdrejt në shënjestër, duke shkaktuar potencialisht autoritetin e Artikullit V. Përmes përpjekjeve të sinkronizuara të mbrojtjes, vendet e NATO-s në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar pengesa ushtarake dhe politike.
Kosova do të ishte veçanërisht e ekspozuar pa anëtarësimin në NATO, i cili mbetet i bllokuar nga refuzimi i Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë për të njohur Pavarësinë e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, mbeten mundësi për të përmirësuar stabilitetin, paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Lindor dhe Perëndimor. Tetë nga 25 vitet e mia në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara i kalova duke shërbyer në Evropë. Pesë nga ato vite në selinë strategjike të NATO-s dhe komandën SHBA-Evropë. Gjatë asaj kohe, isha i përfshirë ngushtë në operacionin e NATO-s “forca aleate” në vitin 1999. Kam përvojë të drejtpërdrejtë duke ndihmuar në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të rëndësishëm. Megjithatë, të gjitha ato vite më vonë, Ballkani Perëndimor mbetet një kuti baruti.
Pa një ndryshim në strategji, lidershipi amerikan duhet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e konfliktit të ripërtërirë që do të ndikonte negativisht në ekuilibrin e fuqisë në Evropë. E përgëzoj administratën Trump për riangazhimin e saj në këtë rajon shpesh të anashkaluar. Ky Nënkomision tani ka mundësinë të ofrojë mbikëqyrje kuptimplote dhe të shqyrtojë se si Kongresi mund të ndihmojë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. bw
Duke folur për Shqipërinë, profesori i njohur nënvizoi se zgjedhjet ishin me shumë probleme dhe ngriti dyshime për efikasitetin e reformës në drejtësi. Joseph përmendi edhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit, ku identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor.
SHBA- Eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph bëri dje një deklaratë “bombë” në Kongresin amerikan. Joseph, i cili një nga pjesëmarrësit në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit, tha se në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik.
Duke folur për Shqipërinë, profesori i njohur nënvizoi se zgjedhjet ishin me shumë probleme dhe ngriti dyshime për efikasitetin e reformës në drejtësi. Joseph përmendi edhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit, ku identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri, por të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar.
“Më në fund e shkëputur nga rruga e vështirë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Shqipëria po bën përparime mbresëlënëse drejt anëtarësimit. Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë thelbësore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri.
Të dhënat sugjerojnë një stok të fryrë çështjesh të mbetura pezull, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë besimin publik dhe të drejtën për proces të rregullt ligjor.
Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor. ODIHR citoi raportime për frikësim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj punonjësve publikë, raste frikësimi dhe blerje votash, si dhe probleme me sekretin e votës.
Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph./Dosja.al
Zyra e Prokurorit të BE-së: Mogherini dhe Sannino lirohen gjatë natës – por akuza mbetet
Zyra e Prokurorit të BE-së, njofton se Federica Mogherini dhe Sannino lirohen nga arresti gjatë natës. Lirohet nga arresti edhe Zegretti .
Por çështja e ndjekjes penale mbetet.
Pas marrjes në pyetje nga Policia Federale e Flandrës Perëndimore, Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, të përfshirë në skandalin e dyshuar në lidhje me financimin e diplomatëve të rinj evropianë, u liruan gjatë natës.
Kjo u njoftua nga Zyra e Prokurorit të BE-së, e cila drejton hetimin.
Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por të tre u liruan sepse “nuk u konsideruan si rrezik për arratisje”.
Mogherini, Sannino dhe Zegretti, shpjegohet, “u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre”.
Zyra e Prokurorit Evropian thekson gjithashtu se “të gjithë personat supozohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia nga gjykatat kompetente belge”.
Në vend që të mbështetet te prodhimi, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet apo industria, ajo është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e administratës, duke theksuar një model të rritjes së nxitur nga konsumi dhe politika buxhetore, jo nga baza reale prodhuese.
Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse shihen të detajuar kontribuuesit në këtë ecuri, realiteti është zhgënjyes.
Në vend që të mbështetet te prodhimi, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet apo industria, ajo është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e administratës, duke theksuar një model të rritjes së nxitur nga konsumi dhe politika buxhetore, jo nga baza reale prodhuese.
Për herë të parë në historinë e post-tranzicionit, shteti ka qenë kontribuuesi më i madh i ekonomisë në vitin 2024, duke sjellë më shumë se gjysmën e rritjes. Ironikisht, fakti që shteti po mban mbi shpinë më shumë se gjysmën e rritjes ekonomike na rikthen në kujtimet e ekonomisë socialiste, ku rritja mbështetej te shteti dhe jo te prodhimi real.
Në rezultatin prej 4%, taksat neto[1] dhanë ndikimin më të lartë 1.97 pikë përqindje. “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” ishin kontribuuesi i dytë me 0.91 pikë përqindje, si rrjedhojë e rritjes së pagave në sektorin publik.
Sipërmarrja private kontribuoi me vetëm 1.97 pikë përqindje, nga 3.84 pikë përqindje në vitin 2023, ose 96% të rritjes të atij viti.
Në 2024-n, sipërmarrja private solli vetëm 49% të rritjes totale të ekonomisë. Ky është kontributi më i ulët historik i bizneseve, që nga 1996-a, kur INSTAT raporton të dhënat (janë përjashtuar vitet 1997 dhe 2020, kur trendi i ekonomisë ishte negativ për shkak të përkatësisht krizës së piramidave dhe pandemisë së Covid 19).
Ecuria e PBB-së në vitin 2024 është mbajtur artificialisht më lart përmes rritjes së të ardhurave fiskale, jo përmes rritjes reale të prodhimit apo eksporteve.
Të ardhurat nga TVSH dhe akcizat janë rritur, për shkak të çmimeve më të larta dhe konsumit të brendshëm, të nxitur dhe nga turizmi, por kjo nuk përfaqëson domosdoshmërisht rritje të qëndrueshme ekonomike.
Edhe qeveria e ka nxitur këtë tendencë, përmes politikës së rritjes së pagave në administratën publike për dy vjet radhazi, në një përpjekje për të konkurruar me rajonin dhe për të shtyrë sipërmarrjet private që të bëjnë të njëjtën lëvizje (edhe përmes pagës minimale), pa u shqetësuar shumë për lidhjen me produktivitetin, duke vënë në “siklet” sipërmarrjet prodhuese.
Pasojat po ndihen në ekonomi. Nëse heqim kontributin e shtetit, rritja në 2024-n është vetëm 1.97%, nga 3.84% vitin e kaluar, duke qenë niveli më i ulët që nga 2013-a (gjithnjë përjashtuar vitin e pandemisë).
Një analizë më e detajuar sipas aktiviteteve ekonomike tregon një model të paqëndrueshëm ekonomik, për të mos thënë rastësor. “Ndërtimi”, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, “Energjia elektrike, furnizimi me gaz”, që kanë qenë kontribuuesit kryesorë të rritjes deri në vitin 2023, kishin një efekt minimal në vitin 2024.
Ndërtimi është një sektor ciklik, që duket se ka arritur një maturim të ri, ndonëse ka ende shumë projekte në horizont që kanë marrë leje për t’u zhvilluar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Në vitin 2023, ndërtimi solli gati një të tretën e rritjes, ndërsa në 2024-n, kontributi zbriti në 13%.
Ritmi i lartë i ndërtimeve, në një korrelacion të çuditshëm që nuk lidhet shumë me kërkesë ofertën, apo me rritjen e të ardhurave e pagave, vetëm sa i ka bërë më të shtrenjta apartamentet për vendasit, sidomos në kryeqytet.
Çmimi mesatar i banesave në Tiranë ka arritur në rreth 2 mijë euro për metër katror, duke u trefishuar në krahasim me dy dekada më parë dhe duke e bërë kryeqytetin shqiptar ndër më të papërballueshmit në Europë, në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Numbeo, duke qenë një faktor shtesë që ka rritur koston e jetesës, krahas produkteve ushqimore.
“Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, një sektor i nxitur nga turizmi, sërish nuk po arrin të ketë efekt dominues, duke dhënë ndikim të kufizuar (8% të rritjes në 2024 nga 23% në 2023).
Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e shtuar në këtë sektor po rritet shumë më ngadalë se të ardhurat, duke sinjalizuar efekt më të ulët në ekonomi.
Energjia është një sektor i varur tërësisht nga moti, teksa prodhimi nga uji sjell ende mbi 90% të totalit, ndonëse po rritet ngadalë dhe pesha e fotovoltaikëve. Kontributi i saj në rritje ishte 4% në 2024-n, nga 20% në vitin 2023.
“Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike”, apo profesionet e lira, një nga treguesit e zhvillimit të ekonomisë moderne, sepse përfaqëson kapacitetin analitik dhe kreativ të ekonomisë dhe burimin e inovacionit për bizneset e tjera, që po rritej me shpejtësi vitet e fundit, u tkurr ndjeshëm në 2024-n, duke dhënë kontribut prej më pak se 1% të rritjes, nga 12% në vitin 2022.
Përpjekja e qeverisë për të taksuar rëndë këtë aktivitet në 2024-n, që dështoi përkohësisht pas kthimit nga Gjykata Kushtetuese, duket se është reflektuar në stepjen e tij.
“Tregtia me shumicë dhe me pakicë” po jep gjithashtu kontribut të ulët, me 12% të totalit të rritjes, teksa emigracioni ka ndikuar negativisht në konsum, që nuk arrin të rikuperohet plotësisht nga turizmi. Shtrenjtimi i çmimeve, ndërsa ka ndikuar pozitivisht në kontributin e taksave neto, duke shtuar të ardhurat buxhetore, ka ulur fuqinë blerëse të popullatës.
Sektorë të tjerë të rëndësishëm për punësimin, si bujqësia, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese kanë dhënë kontribute negative për tre vite radhazi, duke reflektuar vështirësitë strukturore të ekonomisë reale si nivelin e ulët të investimeve, kostot e larta të energjisë dhe mungesën e fuqisë punëtore./MONITOR
ActionAid Italia, një organizatë joqeveritare në Itali, i është drejtuar Gjykatës së Llogarive (Corte dei Conti) me një ankesë 60-faqëshe dhe Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ANAC me një raport të veçantë, ku kërkon hetim për “shpërdorim të pajustifikueshëm të burimeve publike” në projektin e qendrave të paraburgimit për migrantët në Shqipëri, pjesë e protokollit Itali–Shqipëri.
Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga projekti “Trattenuti” që organizata bën në bashkëpunim me Universitetin e Barit, ActionAid i kërkon Prokurorisë Rajonale të Lazios të vlerësojë nisjen e një hetimi për dëm ndaj financave publike. Njëkohësisht, Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC) është njoftuar për parregullsi të dyshuara në dhënien e kontratës së menaxhimit të qendrave me vlerë 133 milionë euro.
Në denoncim, organizata argumenton se “paratë publike u devijuan nga shëndetësia, drejtësia, mirëqenia dhe shërbimet, si dhe nga fondet e menaxhimit të emergjencave” për të mbajtur në këmbë një skemë që e cilëson “çnjerëzore, joefektive dhe të papajtueshme me ligjin”. Organizata thotë se humbja për financat publike “nuk mund të justifikohet si një gabim i thjeshtë teknik”.
Gjetjet e organizatës u dokumentuan më herët nga një investigim i BIRN, që vuri në dukje se fondet për ndërtimin e qendrave në Shëngjin e Gjadër u rritën nga 39.2 milionë euro në mbi 74 milionë, ndërsa kostoja mesatare për një shtrat në Shqipëri arriti rreth 72 mijë euro, gati 11 herë më shumë se në qendrën model të Modicës në Itali. Investigimi po ashtu gjeti se e gjithë procedura u krye me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa garë.
Qendrat e shumëkritikuara nga organizatat e të drejtave të njeriut nuk e kanë kryer funksionin për të cilin u ngritën. Të menduara fillimisht si struktura “offshore” për shqyrtimin e kërkesave për azil, ato funksionojnë sot si qendra riatdhesimi, CPR, për persona që kanë qenë në territorin italian dhe ndaj të cilëve është marrë vedim ekstradimi. Ato mbeten pjesërisht të pashfrytëzuara, ndërsa ka raportime për vetëdëmtime e tentativa vetëvrasjeje mes të ndaluarve që u transferuan aty.
Krahas kontratës së kontestuar të menaxhimit me vlerë 133 milionë euro dhe kostove të ndërtimit, ActionAid Italia ka denoncuar edhe kostot operacionale të qendrave që sipas tyre janë dhjetra herë më të mëdha se në Itali. Organizata thotë se vetëm për transportimin mne anijen Libra u shpenzuan 2.6 milion euro, përfshi investimet për mirëmbajtjen dhe furnizimin e anijes që më pas iu dhurua Shqipërisë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata përmes kërkesave për të drejtë informimi Ministria e Brendshme ka shpenzuar 630,000 euro për transferime dhe për blerjen e teknologjive të kontrollit. Ndërkohë, një zë buxhetor tejet i lartë ka të bëjë me ushqimin dhe akomodimin për forcat e rendit.
“Ndërsa në vitin 2024 CPR-ja e Macomer (Provinca e Nuoro-s, Sardenjë) kushtoi 5,884.80 euro në ditë, në Shqipëri, për vetëm 120 orë operacione reale midis tetorit dhe dhjetorit, u shpenzuan pothuajse 18 herë më shumë, duke arritur në 105,616 euro në ditë”, thekson organizata. Sipas saj këto kosto janë në disa raste edhe 28 herë më shumë se shuma ditore e shpenzuar në CPR-në në Itali./BIRN
Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimi në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%.
Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimi në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%.
Të dhënat janë bërë publike në raportet statistikore mujore të Ministrisë së Brendshme.
Referuar të dhënave të raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme, për muajt janar-gusht 2025 është shënuar niveli më i lartë i Veprës penale “Pastrimi i parave (N.287)” me 311 raste të referuara nga institucionet.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-, numri i rasteve të referuar është rritur me 38 vepra apo rreth 14% më shumë. Ky është numri më i lartë i rasteve të referuara për hetim nga institucionet në 5 vitet e fundit.
Por pavarësisht rritjes së rasteve të referuara, nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se vlera e parave të sekuestruara për këtë vepër penale është ulur ndjeshëm.
Për muajt janar- gusht 2025 sekuestrimit kanë qenë në vlerë 9,4 mln euro, kundrejt 53.9 mln euro që u sekuestruan në të njëjtën periudhë të 2024-s. Për periudhën janar-gusht 2025 sekuestrimit në vlerë janë ulur rreth 82%.
Për periudhat janar-gusht të viteve 2021-2025, sekuestrimet për veprat penale të kategorisë ‘Pastrimi i Parave (N.287), kanë pasur nivelin më të lartë në muajin qershor 2024 me 52,700,000 euro. Për 8 mujorin e 5 viteve numri i lartë i rasteve të referuara është shënuar në muajin qershor 2025 me 56 raste.
Sakaq sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2024 vlera e aseteve të sekuestruara për veprën penale të pastrimit të parave ka qenë 27,636,788 euro dhe vlera e aseteve të konfiskuara sipas ligjit antimafia ka qenë 4,093,091 euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vepra penale “Pastrimi i parave (N.287)
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (N.287) – Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale./ Monitor
Komentet