Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karaçnaj është pjesë e asaj që Prokuroria e Posaçme (SPAK) e konsideron grup i strukturuar kriminal. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa pak ditë më parë, konkretisht më 3 dhjetor ajo ka dhënë dëshminë e saj në SPAK.
Karçanaj është filmuar me zë dhe figurë nga Ergys Agasi, në zyrën e këtij të fundit, ku së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri bënin pazaret.
Në asnjë moment në dëshminë e saj në SPAK Karçanaj nuk i ka mohuar takimet me Ergys Agasin në zyrën e këtij të fundit, madje thotë se të dy kanë njohje të vjetra. Ajo thotë se në zyrën e Agasit janë takuar për punë private.
“Raport miqësor nuk kam me asnjë por për t’i njohur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohurit tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private.
Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjedhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim.
Me shtetasin Ermal Beqiri mund të jem takuar vetëm një herë jashtë zyre në një ambient privat por jemi takuar në ambientet e AKSHI si me çdo drejtues të kompanive private, për të mirëmenaxhuar implementimin projekteve shtetërore.
Me shtetasin Ergys Agasi, mund të jem takuar disa herë në zyrën e tij, për shkak të raportit miqësor që ne kemi. Po kështu, deklaroj faktin se lidhur me njohjen time me shtetasin Ermal Beqiri, kam qenë gjithashtu në një udhëtim të përbashkët me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilat kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse së bashku dhe gjatë kohës së fushatës, u kërkua nga kryeministri, që të shkohej në Greqi dhe t’u kërkohej emigrantëve që të ktheheshin në atdhe, me qëllim për t’u punësuar në institucione të ndryshme dhe institucionin tonë. Në këtë eveniment në Greqi kanë qenë të gjithë operatorët ekonomikë, pjesë të shoqatës “Akti”, në të cilën edhe prezenca e kompanive në panairin e punësimit është kërkuar nga zëvendëskryeministrja në bllokun e ekonomisë…”
Për procedurat e prokurimit
Në SPAK ajo është pyetur në lidhje me ndjekjen dhe organizimin e procedurave të prokurimit, ku ka deklaruar se sipas ligjit për prokurimin publik, nuk lihet shumë hapësirë për veprime të tjera, pasi ligji e përcakton qartë se si funksionon kjo procedurë. Ajo mohon të ketë ndonjëherë në hartimin apo modifikimin e kritereve.
“Në rastin kur sipas ligjit për qeverisjen elektronike, vijnë kërkesa nga institucione të ndryshme, ato diskutohen paraprakisht me AKSHI dhe në rast se vlerësohet nevoja, ne ndjekim të gjithë procedurën e prokurimit, si hartimin e termave të referencës e të gjithë pjesën tjetër të procedurës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Në rast se buxheti miratohet, ne i drejtohemi institucioneve përgjegjëse për krijimin e grupeve të punës pasi na duhen përfaqësues të këtyre institucioneve, pasi është e nevojshme për shkak të problematikave ose nevojave që kanë këto institucione, gjithmonë në varësi të tipologjisë së nevojave apo procedurës konkrete që do të prokurohet. Termat e referencës dakordësohen nga grupet e punës, përveç se mbledhjeve të drejtorisë së projekteve që bën mbledhje në mënyrë të vazhdueshme. Ndërhyrja ime në termat e referencës gjithnjë ka karakter teknik, lidhur me platformën e ndërveprimit. Projektet ndiqen edhe nga ne dhe nga ana e institucioneve kërkuese, me qëllim garantimin e integritetit dhe mirëfunksionimit të të gjithë sistemeve që do të prokurohen. Në përvojën time 12 vjeçare, nuk kam ndërhyrë ndonjëherë në hartimin apo modifikimin e kritereve“, ka deklaruar ajo.
Lidhur me vendosjen e emrave në grupet e punës të cilat hartojnë kriteret e veçanta të kualifikimit ajo deklaroi se: “..Në varësi të tipologjisë së sistemit, konsultohem me drejtorët e departamenteve apo shefat e sektorëve, pasi ata kanë dhe informacion lidhur me ngarkesën e punës së stafit të tyre, por dhe ekspertizën e gjithsecilit. Zakonisht janë tre veta në grup, gjithnjë me një përfaqësues të institucionit i cili do të marri dhe shërbimin. Në rastin e blerjeve të pajisjeve TIK, janë të gjithë drejtorët e drejtorive të institucionit tonë, të cilët janë pjesë e hartimit të termave të referencës, përcaktimin e kritereve të veçanta të kualifikimit si dhe përcaktimin e fondit limit…”
Anulimi i dy procedurave të prokurimit
Lidhur me interpretimin e bërë në dy memo-t të datës 20.05.2025, si pasojë e të cilave u anuluan dy procedura prokurimi, pas njoftimit të shpalljes së fituesit, konkretisht BOE “Advanced Business Solutions-ABS” dhe “Synapse ATS, Mirlinda Karçanaj shpjegoi se kjo lidhet me CSP pasi oficeri i sigurisë së AKSHI-t ka marrë dijeni që operatori në fjalë i është hequr CSI dhe si rrjedhojë ka sugjeruar anulimin.
“Me thënë të drejtën në 12 vite punë, nuk jam marrë ndonjëherë me operatorët ekonomikë. Sipas argumentimit të kësaj memo, CSP fitohet ngushtësisht e lidhur me vendin e punës që kishte AKSHI. Në rastin konkret, shoqëria ABS, kishte CSP të pajisura vetëm për vendin e punës në Kuvend dhe vetëm për këtë ambient dhe për rrjedhojë nuk do të mund të kualifikohej dhe as të lejohej të hynte në data-center. Nuk di t’ju them lidhur me vendimmarrjen e KVO-së pasi ata kanë bërë punën е tyre sipas përcaktimeve ligjore. Memo në fjalë, është konsultuar me zëvendësdrejtoreshën dhe mе mua, sepse siguria e data-center është primare dhe unë i kam qëndruar këtij arsyetimi pasi nëse do lidhnim kontratën me operatorin në fjalë, ai do të ishte i paaftë ti përgjigjej kërkesave të kontratës së lidhur. Madje mund t’ju them se është bërë një problem i madh nga ky operator ekonomik pasi ka pezulluar punën e të gjithë institucioneve shqiptare, nëpërmjet ankesave që ka bërë për shumë procedura prokurimi dhe jo vetëm në AKSHI, fakt për të cilin kam rënë në dijeni, edhe nëpërmjet informacionit që është publik në faqen e KPP-së.”
Ndërsa u pyet konkretisht për bisedën e zhvilluar midis saj dhe shtetasit Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj deklaroi se: “Ka qenë një projekt që nuk kishte të bënte me shtetin, një projekt izraelit, nuk më kujtohet saktë se për çfarë bëhej falë, por për shkak të njohurive të mia në këtë fushë, më kërkoi mendim teknik lidhur me çështjen…”.
Përsa i përket lidhjes shoqërore mes shtetasve Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni të raportit që ata kanë midis tyre.
Gjithashtu, Mirlinda Karçanaj u pyet edhe për faktin nëse në bisedën e zhvilluar midis saj dhe shtetasit Ergys Agasi, a kuptoi që dhe shtetasi Ermal Beqiri do të ishte pjesë e këtij projekti, pyetje së cilës ajo ju përgjigj duke deklaruar se: “Jo, ai qëlloi thjesht aty dhe nuk mu duk sikur ai ishte pjesë e këtij projekti…”.
Ndërkohë, lidhur me faktin që shtetasit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë dhe bashkëpunim financiar, konkretisht se dhe shtetasi Ergys Agasi është ortak i një shoqërisë “EA Solution”, e cila ka objekt aktiviteti zhvillim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve, programeve në fushën e teknologjisë së informacionit, shtetasja Mirlinda Karçanaj u përgjigj se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti, dhe se nuk ka enë pjesë e diskutimeve asnjë herë.















Ky shkrim i perket Bardha fatzezes se Markagjonve! Kush e ka njoh Bardhen jam i sigurt se nuk e beson jetshkrimin e Saj!
Nga casti qe te hapte deren e shtepise dhe derisa te percillte, Bardha ishte gjithmone me buze ne gaz dhe me nje paraqitje dashamirse te pakufi!
Aty ku asht varrose nuk besoj se asht kalbe… Ajo asht kalbe e gjalle!
Sot Bardha asht e lumtun prane bashkvuejtesve te panjohun per ne, ne Mbretnine e Qiellit!
Ajo nderoi Fisin, Deren e Markagjonve, Malet e lame ne gjak dhe kampet e zhdukjes se Nderes e Bujarise Shqiptare ku rriti shtatin.
Falemnderes Bardha Mulleti (Saraci), per veprat Tua!
Me respekt.
Fatmirsisht e kam njoft prrsonalisht Bardhen ket heroine femer nga rrethanat miqesore qe kam me ket familje.Respekt per ket familje qe rriti dhe edukoi kto njerez qe jane krenaria e Mirdites dhe mbare shqipnis I uroi gjithe tmirat familjes. Gjon Marka Gjonit
E vertet , jeta asaj kaloj si mos me keq, nu qe po shkruaj ket koment jam nipi saj, ose me qart bardhe gjomarku tezja nanes time, mbaj men kur u lirua nga burgu masi kishte ba dhjet vjet, dhe kishte nejt gjith diten jasht ne lac, skishte shpi, dhe erdhi mbasi u errsu tek shpia ime, kur i ra deres nana ime pyti kush esht? Ajo me nje ze te ulet u pergjigj, tezja, teze bardhe, e nigjuam dhe nana hapi deren dhe u perqafuan shum, pastaj u perqafuam te gjith me tezen, un isha diku ke 12 vjetat ne mosh, i kisha nigju muhabet baben nanen kur diskutonin per teze bardhen po nuk e kisha pa noj her , hera par qe u njoha ishte ajo nat qe erdhi ne shpi. Ishte nje femer e gjat , bjonde, shuuum e bukur. Qendroj mos gabohem tre dit, pastaj i dhan nje dhom ose podrum ne milot, mbas tre muajsh e internuan ne tarravic lezh, baba im punonte shofer, kishte shum rrespekt per teze bardhen , nje rast baba kishte rrugen per shkoder, dhe i thot nanes te bante gati ca gjera si nje pako kafe sheqer oriz etj.dhe me mori dhe mua baba me vete, po mua nuk me bani muhabet rruges baba se kishte plan per tu ndal ke teze bardha, ne vajtem para ne spathar te shkodres per te shkarkuar ngarkesen qe kishim ne makin, dhe ndaluam ne kthim te nje kafe, qellimi i babes ishte tu vononim pak, pastaj u nisem,kur arritem ke vendi internimit baba ndaloj makinen, mtha te merrja qanten e cila ishte goxha e rend, dhe 100 m , siper gjades ishte ajo shpi ose kasolle ku banonte tezja, vajtem dhe tezja u tremb shum, nuk pranoj te uleshim te dera jasht vec mrena, hyjm mrena dhe tezja i foli shum babes pse erdhe , mund te arrestojn sa te dalish jasht po te paten pa, qendruam 20 min. U perqafuam dolem, kur vajte ke makina ishte aksham, gjetem te plotfuqishmin e zones qe po na priste, natjeta natjeta , ku ishe zotri e pyet ai baben , takova tezen e gruas esht ne internim ktu tha baba, aha tha ai, ne hypem makin dhe hikem kaq. Mbas dy muajsh me dergojn mua vetem per ti dergu gjana ushqimore, dhe nga kushurijt e par te mi te njejten benim fshehurazi, pas internimit e futen burg prap dhjet vjet e kshtu deri kur u rrezu sistemi, pastaj jan liru dhe mas shum viteve esht taku me dy vllezrit e saj te cilet dhe ato kshtu e kishin kalu jeten te internuar, dhe u bashkuan te kulla e babajt te vet ne shkoder deri kur vdicen.
Une kame lind dhe rrite ne nje familje me njohke te forta me familjen e kapidanit . Baba ime drit i paste shpirti ka qan 10 vjet ne burg bashke me Ded Gjon Markun kapidani . Dhe baba kishte njohje shume te mira pasi ishte pjes e antikomunizmit . Te ndjeren Bardhen e lam njofte kure ishte ne internim ne fishte ku baba me kishte qu me e taku si fmi qe mos te binte vet ne sy te spiunave . Ishte nje njeri qe me shikimin e sai ishte si nje engjull i ram prei qiellit . Pastai baba ime shkonte vete disa her bente sikure kalonte pere pune andei dhe e takonte..dhe ne kohen kure kjo familje u bashkua ne Shkoder kemi shku me baben dhe kemi kalu nji nate tek shpia e kapidanit të Mirditës . Gjithmon une dhe fmit e mi do kemi respekte pere kete familje aqe fisnike .
Ajo kohe makaber e kesaj zonje kaq te nderuar dhe kaq fisnike eshte per tu admiruar sesi i rezistoj vujtjeve fizike dhe asaj morale psikologjike mentale ! Me vjen te them se femrat me force te madh vdesin te medhaja me gjithe vujtjet e tyre mbi supe !
Respekt pa fund per te gjithe ata qe na dhuruan te jemi te lire edhe pse nuk duam te kethehemi ne Shqiperi respekt per te gjithe engjejte qe humben jeten per 50 vjete me radhe
Te lumte mike per kete tregim nga kjo fate keqe e regjimit, te deres se pare te mirdites ,rrespekte per Ju .u njoha me jeten e punen Tuaj te admiroj,kam njohur djalin tuaj si pedagog ne ekonomik,por nuk is kam ditur biografine por e admiroja si Djal fisnik
Jam nje mbes Kol Markakoles nga Bulshari i Mirdites e cila qum Mrik e kujtoj me shum dhimje fjalet e te njert babes tem qe thoshte per Mriken Gjonmarkagjonit se ka pas vajze tezje sa arrita me shku me e pa as dhe nje here edhe pse u burgosen u internsuan prap seprap ajo dere si ka humbe vlerat e saj
pse shteti shqiptar nuk e futi ne burg Negjmijen ne emer te gjithe te burgosurve te komunizmit ne menyre qe ako shofe se cfare ishte burgu
Dhimbje dhimbje pa fund nga bishat komuniste
Po ku ngushellohet shqiptari i dhunuar dhe i turperuar, c’farosur nga vet shqiptari….?! Bombardim ne varr kanibaleve!!!!!
Skan lon krim pa bo zagaret komunista bashk me spiunet e sigurimit, dhe sot ka akoma maskarenj qe I bojn temena regjimit komunist te BQ enver Hoxha