VOAL

VOAL

Letër e Hapur: Zoti Lu, Zonja Vlahutin ka ardhur koha të mbështesni shqiptarët jo më klasën politike! Nga Elida Buçpapaj

February 13, 2018
53 Comments
  • author avatar
    vangjel gjiknuri 6 years ago Reply

    I bashkohem letres tuaj znj Elida .. Amerika dhe Europa duhet te ndikojne me shume ne vendosjen e drejtesise ne vendin tone jo pse ata kane investuar per kete …. por sepse ka vajtur atje ku nuk mban me .. varferia po na shkateron te gjitheve po shkateron edhe vlerat me njerezore qe na kane mbetur .. nuk kerkojme meshire por dinjitet nuk duam ndihma ekonomike por pune qe te fitojme me djerse e ndershmeri .. nuk duam te bredhim si emigrante kur vendi yne ka shume pasuri shfrytezimi i te cilave do na jepte mundesi te gjitheve per nje mireqenie ekonomike .. Kjo klase politike qe per 27 vjet vetem ka abuzuar duhet te pergjigjet deri ne nje .. me cudit fakti qe nese gjyqtaret apo pushtetaret e koruptuar japin doreheqjen .. nuk gjykohen pra nuk ka veting per ta …??? kjo eshte absurde dhe e pa pranueshme per ne te gjithe .. te gjithe ata qe kane abuzuar me shtetin e pushtetin jo vetem te gjykohen por tju sekuestrohet pasuria qe i kane vjedhur ketij populli te supervuajtur ..

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Ju flm i nderuar Vangjel Gjiknuri,
      Keni shume te drejte.
      E drejta e punes eshte e drejte njerezore, ndersa ne Shqiperi e drejte vetem e qeveritareve dhe njerezve te tyre, ndersa per popullin mjerim.
      Ju pershendes me mirenjohje

  • author avatar
    Azem 6 years ago Reply

    Eeeh burrnesh të lumtë
    Me letrën tënde janë gjithë shqiptarët përveç zullumqarëve që nuk kan pik interesi për Shqipërinë e shqiptarët po për xhepat e tyre
    Nuk mund të quhet demokraci por aristokraci dhe zhgënjimi vjen e rritet çdo ditë sa që ardhmëria ka shpresat e humbura jashtë kufijve shtetërorë
    Drejtësia është utopi . një zhgënjim total …
    Nuk e di a do ketë ditë të bardhë për në…
    Revolucioni rruga e shpëtimit

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Azem, ju flm shumë.
      Ju përshëndes,
      Elida

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    I ke radhitur në një mënyrë reale pikat e realitetit dhe për ç’ far ka ne voj Shqipëria dhe shqipëtarët. Të të them bravo është pak. Unë personalisht nuk pres ndonjë reagim nga ky ambasador sepse ky hyn në të gjitha intitucionet shqipëtare dhe e di më mirë se ne se ça po ndodh me Shqipërin dhe shqipëtarët. Mendimi im personal është se ky nuk duhet ta pëfaqësoj më Amerikën sepse është kthyer në vegël të politikanëve dhe tallet me popullin shqipëtarë njësoj si kjo klasë politile që ju përmendët më lart. Me respekt Vangjel Llaçaj

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Vangjel, flm shumë, po Ambasadorët përfaqësojnë SHBA dhe BE, problemi është se është klasa politike shqiptare që dredhon. Kjo klasë politike na çon vetëm sikur Enveri, ndërsa SHBA dhe BE është shpresa jonë, veç shqiptarët nuk duhet t’u shkojnë pas partive, se çfarë faji kanë Ambasadorët që shqiptarët i kanë votuar këta zullumqarë ?!
      Ju përshëndes
      Elida

  • author avatar
    Petrit 6 years ago Reply

    Je e sakte po me kot Luja i ka bere pazaret me Bankers.Mos i perkedhel te dy Lu dhe Flu jane shkaktaret .

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Petrit, nuk përkëdhel njeri, por kjo klasë politike vetëm na ka fundosur, nuk na kanë fundosur Ambasadorët! Shpëtimi jonë jemi ne të gjithë shqiptarët e ndershëm të mbështetur nga SHBA dhe Perëndimi! Duhet ta bëjmë sikur BUjar Asqeriu me shokë dhe me ata shqiptarë që denoncojnë politikën çdo mëngjes nëpër Tv e Tiranës! Pastaj problemi jemi ne sepse ne e votojmë dhe e riciklojmë këtë klasë politike. Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Shum bukur e kini shkruar po perseri nuk kemi besim se do permbyset kjo klase politike qe per 28 vjer e ka rjepur popullin nuk mund te behet viting per te pasurit se ata mund te blene gjithcka me parate qe kane vene keto 27 vite te demokracise qe vetem demokraci nuk mund te quhet per te gjithvato arsye qe ju kni permendur ne shkrimin tuaj. Ju pershendes dhe ju uroj cdote mire.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Ju flm për komentin. Keni shumë të drejtë, duket sikur gjithçka është e pamundur sepse këta 27 vjet kjo klasë politike i ka të gjitha çelesat në dorë, por edhe Sadoma e Gomorra e pati një fund! Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Bravo Lida por Lu dhe ajo tjetra kane mbushur valixhet e dashur jo si ty qe na u larguan intelektualet por me Para sdine ku ti fusin kam pershtypjen se eshte vone

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Nuk besoj, problemi është kjo klasë politike që përdridhet si karavidhe, riciklon pushtet dhe shtyp popullin me varfëri dhe diktaturën e skamjes dhe shpërnguljet masive! Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Spartak Tili 6 years ago Reply

    Angazhohem ndonjehere,por e keqja me e madhe eshte se si reagojme per njeri tjetrin ne raste te tilla me qendrimin “O Mete per Vehte”-Te lumte zonje apo zojushe e nderuar per preokupimin dhe guximin Tend jo vetem trimeror por dhe te bukur, ne letren derguar z. Lu dhe z. Vlahutin.Kam ne mendje nje rrefenje: Kur me dergoi para rreth 40 vjetesh ministria per te pare pergatitjet e Festivaleve te femijeve ne Rrethe, u ndodha dhe ne Gjirokaster.Gjate provava me terhoqi vemendjen nje femije pak si ngaterestar.Po ky, pyeta, nuk do te kendoje, si quhet Ky?-Ky eshte Fino m’u pergjigjen.-E keni fjalen per Fine-i mencur?-Ju thashe. Ata qeshen-Nuk i kuptova mbase. Mbas nja 15 vjetesh ndiqja lajmet e hereta dhe me kapi veshi perseri Fino, kete radhe qenka bere derdeng mesobure,thashe-Bertiste me militante te tjere. Jo shume vone, perseri takohet veshi, jo Une sigurisht- me Finon, por tani ishte Kryetar Bashkie ne Gjirokaster. Nuk vonoi shume dhe papritur degjoj perseri Fino, por kete rradhe Kryeminister. Te me besoni nuk mbaja dot te qeshuren, shikoni sa bukur mund te behesh cfare te duash? Ne kohen e kontrollit muzikor kisha 7000 lek rroge, Ai sigurisht me rroga te uleta prindesh. Sot ne doni besoheni ose jo-Une marr 100 Euro gjithesej ngado qe shkel. E dini sa merr dhe sa ka Ky Fino i historise qe sapo Ju tregova?

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Shumë i nderuari Spartak, u ndjeva shumë keq kur e lexova komentin tuaj! Kjo klasë politike meriton t’i përjetojë të gjitha vuajtjet që u ka shkaktuar njerëzve e sidomos artistëve. Kjo është mënyra për të na shtypur, duke na poshtruar me rroga që mjaftojnë vetëm për të vdekur. Nderimet e mia!

  • author avatar
    Dashamiridr.jr 6 years ago Reply

    Letra eshte diplomatike gjithperfshirse,
    Ne kohen e duhure e drejte,por,lidhure me
    European
    kemin rezerva ashtu Si at,dr,dr,dr Gjergj Fishta.
    Ata haptas ndihmojn klasen politike
    Jo borgjeze por,

    oligarkin
    qe kana kapur shqiperine ne te gjith damages e jetese,
    “vampire”,kriminel” nga me Krysora tek me I thjeshti
    ”Sa here
    trojditet situate Cohen aleatet e p.s.ne pushtet,bejne
    deklarata fantastike,”shqiperia ka beret perparime
    “te shkelqyera”A thus se populli eshte ne planet tjeter.
    Shifrate Jane kokenforte.
    Lende narkotiken ekportohen me kuaj,gomer,
    mushka,karroca,bicikleta,motorr cikleta,vetura ,avjion,gomina,
    Helicopter,varka gomina vaporre.ku gjindetbgjith kjo lende
    Kanabisi,qev”shqiperia nuke mbjell lender nakotike
    Qeceurropa those ilke e ”shkelqyere.???

    P.sh.Shembull ministry se.Tahiri,e mbrone ministry ,qe
    ngeli cdo dite tek prokurorja,qe e futi nene
    policin,
    Ku keni pare qe drejtesia te shkojn tek ministry
    mbrendshem???
    Tek policia.
    Europa shkon e perkrahe oligarke te korruptuarite,e
    klases politike.
    Veprim I keqe
    Aq me keq eshte heshtja e Europe,vidhen ,blihen
    votat,europpa
    “Heshte,heshti” per Tahitin kur kryeminitribi p.s than
    per
    Documents e Tahiti
    e Jane ‘.pacavure”,ndersa per
    kanabisin qe ka ulje
    Te siperfaqes mbjell I pranojne dokumentetve
    italis.
    po nga vjene gjith kjo drog qe cdo dite me cdo
    mjete
    Del ne treg trfikikimi droges,e trafkimi,i vajzave
    shqiptar,
    Balla mburret thote por te veteten as lush nuke
    e di.
    Pse ???
    Ps lavdronte min. e brendshem me I mire ”minister”
    ne
    anen tjetete vend u kanbizue me bime
    Kanabjisi .kjo eshte gjendja real.
    Real Europe e dashure.arriti puna politic ushtria
    mos dllojn aeroplanin
    Ng Kankakee.Ku Eshte manipulim shqipperise
    europa me
    Fije padukshme ka medimev”radio moska”ne
    shqiperi thoteqe nje
    Funksionarem euuropjan nderhyri qe shqioeria
    te importonteb 100-apo 200 Vince per ”internsa”
    Politike, vica jashte perdorimite?????

    America eshte alestem besnike dhe
    situate e botes shqiptare.
    Pamvarsish nga
    qendrimi i qeverise sociaoliste .
    E cila per interest te saje votoje kunder USA.
    Pa pyrtyr populli. Pa njoftuare presidentine.ne
    ”PO” Pregatitet nje prapasken ne
    heshtje me greqin,
    varroset
    problem “Came dhe Camera
    Stop,kujdese???
    Stop, Stop.inaf,?????

    Dashamiri jr

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Ju flm shumë Dashamir.
      Po Europa na ka zhgënjyer, prandaj duhet ta mbajmë fort Amerikën!
      Ju përshëndes,
      Elida

  • author avatar
    Spartak Tili 6 years ago Reply

    Me falni,por do te shtoj dhe dicka si sqarim: Fjala “Fine” ose “fino” eshte nga fjalet me perfaqesuese pozitive,por kur behet “Finke” ose “Finok” merr kuptim kryekeput te kundert. Ja p.sh. Une qe kam kompozuar mbi 20 krijime muzikore nga pjese te vogla dhe deri nga me te medhate, jane pothuajse te pa ekzekutuara te gjitha. E dini pse?Sepse nuk u bera dot finke apo finok.Vetem ne Opera tek”E nderuara”z. Zana Cela kam 3 vjet qe kam cuar 4 vepra madhore e te mesme,pa asnje pergjigje qe prej 3 vjetesh qofte per te me thene “Jo”. Ah qe nuk u bera Finke apo Finok . . . .

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Spartak,
      më vjen shumë keq, por ky është tmerri shqiptar. Ky fat për të gjithë krijuesit. Nderime, Elida

  • author avatar
    perkthyesi 6 years ago Reply

    Jam plotesisht dakord me mendimet tuaja zonja Elida! Kam idene se klasa jone politike ka deshtuar me kohe ne misionin e saj per administrimin dhe menaxhimin e jetes se vendit. Faktet jane te panumerta. Perfaqesuesit e Sh.B.A dhe BE, paten premtuar qe vettingu do te niste kohe me pare, por, sic thone vete anglezet “The mountain was laboured and brought forth a mouse”! Pse, keshtu do vazhdohet, nderkohe qe populli pret me padurim ndeshkimin e abuzuesve dhe mekatareve te politikes? Ju pergezoj per artikullin, dhe ju uroj suksese te metejshme ne punen tuaj!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Ju flm shumë për komentin. Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    ALi pahkaj 6 years ago Reply

    Telumt te gjoth jeml me ty oje Burrnesh malsij

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Ju flm shumë Ali. Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Mariela 6 years ago Reply

    E drejtpërdrejtë! Shokante herë-herë, e vërtetë mbi të gjitha dhe më pranë të vërtetës se çdokush.
    Një shuplakë e dhimshme realiteti të pamohueshëm. Një kreshento për veshët vullnetshëm të shurdhër, një klithmë e çdo shqiptari të ndërgjegjshëm, por demode me pikë reference pushtetin makut, diabolik, gllabërues, anti-human.
    V-llahuta e Ramës, saze korrupsioni.
    Të përshëndes vrullshëm.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      E dashur Mariela, të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen, kam besim tek shqiptarët, se kjo katrahurë e lujtur në kurrizin e tyre i ka bërë të vetëdijshëm. Ndofta vonë, sepse kanë kaluar 27 vjet, por përsëri më mirë vonë se kurrë. Të përshëndes me respekt, Elida

  • author avatar
    Kriste 6 years ago Reply

    Ah sikur te kishin shqiptaret ndershmerine dhe guximin te hiqnin dore nga lakmia ?!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Kriste, nuk janë të lakmitarë shqiptarët, lakmitarë është kjo bandë politike, që ka shtrirë tentakulat në shtetin amë, Kosovë e tj. Shqiptarët duan punë, jetë me dinjitet dhe siguri. Kjo është alfa dhe beta që siguron sistemi demokratik. Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Mustafe Kuci 6 years ago Reply

    Te lumte mendja edhe penda, oje shqiptare zemer bardhe e mendje ndritur.
    Te pershendesim nga Kosova dhe Ulqini, toka shqiptare ku e kemi te njetat probleme me kastat politike kriminale.
    Kemi shprese te artistet, akademiket, gazetsret dhe te gjithe intelektualet se ka ardhe koha per revulucion demokratik, se thika na ka preke deri ne palce.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Mustafë, ju falenderoj edhe unë me mirënjohje!
      Po kemi shpresë, se shqiptarët janë komb paqedashës dhe liridashës dhe e duan demokracinë! Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Ne duhet te te jemi me aktive per veten tone si shoqeri te kerkojme fe drejtat tona si qytetare te barabarte me evropen skemi asgje me te manget se ata vetem jemi te sfilitur ne 80 vite po jetojme sot per sot se nuk kemi shperse per te ardhmen e femijeve tane

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Natyrisht që duhet të jemi aktivë. është një kauzë sublime të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, që të kenë një vend të denjë për të bërë një jetë të denjë. Ju flm dhe ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Milaim Nela 6 years ago Reply

    E nderuar Elida
    Kur po lexoja shkrimin dhe komentet mu kujtua i ndjeri Azem Hajdari. Ai e urrente termin “klase politike”.
    Keta nuk janë klase politike keta jane bandite mafioze apo sherbetore te banditeve. Politika ka humbur çdo lloj morali. Nuk ka as ideologji as ideal. Nuk ka as te majte as te djathte. Nuk ka shtet por luftë për pushtet.
    Ata e kane shitur apo kontrakruar per bandat e tyre pothuaj te gjithe pasurine the resurset kombetare.
    Ne Shqiperi edhe Trump-i vete po te vijë nuk qeveris dot sepse nuk ka nga t’ja fillojë. Shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri e korruptuar totalisht, vertikalisht e horizontalisht. Eshte 10 fish me keq se ne kohen e te mallkuarit. Keta kane perqafuar PR-in më të avancuar perendimor dhe e kane shartuar më ate lindor duke prodhuar nje monster qe eshte shume vështirë te çrrenjoset.
    Ata qe kane potencial ta ndryshojnë Shqiperine jane larguar nga vendi. Median e kane futur ne xhep . Nuk ka me gazetare Shqiperia e nderuar Elida. Edhe ata qe kane ngelur më hir apo pahir jane bere pjese e ketij sistemi te felliqur.
    Te vjen keq qe Ambasadoret qe më të drejte jane burokrate te vendeve qe perfaqesojne jane bere guvernatore, perdorin politikanet shqiptare për interesat e tyre dhe perdoren nga keta te fundit per interesat e ketyre te fundit.
    Do te doja te isha optimist se eshte vendi yne ku kemi gjakun e te pareve tane eshte toka jone por eshte vrare shpresa eshte vrare shume keq.
    Eshte nje makineri shume e sofistikuar propogande qe po e vret shpresen perdite me ngadale. Kur sheh qeveritare te larte dhe deputete kukulla shqiptare te nje niveli mizerabel jo qe nuk njohi rolin qe duhet te luajne ne nje shtet demokratik por nuk dine as te shkruajne as te flasin.
    Te vjen turp qe jane shqiptare .
    Edhe klasat e gjimnazit te viteve 80 kane patur nivel intelektual dhe dashuri per vendin shume here më të larte se salla e Kuvendit te Shqipërisë.
    Te falenderoj qe vazhdon te shkruash e te ngresh zerin me dashuri për Shqiperine.
    Pa vetedije kombetare qofte te politikaneve, zyrtareve, gazetareve e te gjithe shqiptareve Shqiperia eshte veshtire te behet.
    Me respekt për dyshen INTELEKTUALE Skender & Elida Bucpapaj

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar MIlaim Nela, keni shkruar një koment të shkëlqyer, tek Amb. nuk ndaj të njëjtin mendimin me ju, por realitetin e keni poërshkruar në mënyrë shterruese. Një pyetje kam? A nuk ka një rrugëdalje ? Nderimet dhe të falat tona, të Skënderit e të mijat. Komentin tuaj, duke hequr referemin me emrat tanë, mund ta botojmë të plotë nëse dëshironi. Edhe një herë përshëndetje

      • author avatar
        Milaim Nela 6 years ago Reply

        Sigurisht qe ka rrugedalje Elida!
        Por rruga dita dites behet me e ngushte, me e veshtire e me rrezikshme dhe me pak pak njerez per ta pershkuar. Me gjithë veshtiresite ne rritje ne kemi mbijetuar per as sa ka pase kombe mbi toke. Për me tepër ne nuk goxojme te biem ne fatalitet. Une kam besim ne kombin tim qe nje dite do te zgjohet e te reagoje siç i ka hije. Shqiptareve kurre nuk ju kane munguar burrat dhe grate e mençura, e besoj se nuk do ti mungojne as tani.

      • author avatar
        Milaim Nela 6 years ago Reply

        Sa per ambasadoret te kuptohemi drejt, Amerika eshte Zoti i Shqiptareve mbi toke. A po perfaqeson Ambasadori Lu Ameriken qe shqiptarët njohin? Ë kam shume te veshtire ta pranoj kete per aq sa ne jemi ne gjendje te lexojme midis rreshtave.
        Per Evropen mendoj se vazhdon ti konsideroje shqiptarët “placke per tramp” i themi ne nga veriu. Shikoni si sillen me Shqiperine, me Kosoven e Shqiptaret ne Maqedoni.
        Sa per botimin e komentit ju kam derguar nje mesazh ne inbox-in e addres se Twitter
        Ju pershendes
        Milaim Nela

        • author avatar
          Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

          Flm shumë Milaim. Nderimet tona.

  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Faleminderit zoti Milaim.
    Komenti juaj ishte shume me i sakte se i zonjes Elida. Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte se jeni i drejtperdrejte dhe per me teper menyra se si i formuloni mendimet me pelqen

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Keni shumë të drejtë, ështe një pasqyrë e përpiktë kjo e z.Milaim. Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Av. Gjon Huli. 6 years ago Reply

    Ju lumte zj. Elida, Ju jeni nga ato intelektuale qe e shihni te verteten me syhapur dhe nuk trembeni prej saj. Kjo eshte virtut i rralle per intelektualet e sotem, krahasuar me ata qe jane ktbyer ne servile e puthadores, bravo. Sot eshte mode servilzmi ndaj “udheheqseve” te huaj, te cilet vetem se vine e ikin, por te bere miliardere. Ka ardhe koha qe shqiptaret, ne protestat e tyre te dalin me pankartat “Lu ik” e “Vlahutin ik”. Edhe njehere te lumte per guximin e saktesine.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Gjon, ju flm për komentin dhe vlerësimin. Opinioni im është një apel Perëndimit, konkretisht SHBA dhe BE, përmes përfaqësuesëve të tyre, që të heqin dorë nga kjo klasë politike, e cila është armikja lryesore e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës. ne duhet të themi që kjo klasë politike duhet të ikë sepse e ka djegur kohën e shqiptarëve! Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    anonymous 6 years ago Reply

    Myslyman’ e te krishtere
    jemi keq!
    Te ngrihemi qe te tere,
    djem e pleq!

    Te ngrihemi te deftojme
    trimeri;
    ja te vdesim ja te rrojme
    per liri!

    ………………………………………

    Zhvish rrobat e roberise,
    memedhe,
    vish armet e trimerise
    se ke ne!

    Andon Zako Cajupi

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Po, pa dallime fetare, si komb i gjithë jemi në këtë situatë, që e përshkruan Anton zako Cajupi, por sikur e dimë se gjithmonë populli është bërë viktimë e pabesive të klasës politike shqiptare, mjafton të kujtojmë 1997, sot demokracia ka mjete shumë efikase paqsore, që mbrojnë edhe stabilitetin dhe krijojnë kushte për ndërtimin e shtetit ligjor. Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    clement 6 years ago Reply

    Me shume vonese z .Elida , e respektoj mendimin tuaj edhe z.B .Asqeriun por : fera e ka marre uraten .

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Po tash tatepjeta asht shterruese e vjen koha me u ngrite i nderuar Clement. Ju pershendes, Elida

  • author avatar
    Murat Ahmetaj 6 years ago Reply

    Me shume respekt lexova letrën tuaj drejtuar ambasadorëve zu,Lu dhe zonjës Vlahutin, një letër shumë domethënëse por që fatkeqësisht shkon në vesh të shurdhët si nga këto dy ambasadorët dhe njëkohësisht edhe në diplomacite Europiane dhe gjetkë. E keqja më e madhe është se në Shqipëri nuk ka pushtues të huaj, por luftën dhe të keqen e kemi brenda për brenda, që do të thotë se populli shqiptar nuk ka bukën e gojës dhe qeveria shqiptare, pra kryekriminelat pushtetarë jetojnë në një luks të pa parë dhe as që mendojnë për qytetarët e varfër të Shqipërisë. Vendi ynë është marrë peng nga kriminelët dhe pushtetarët që janë bëre njësh me krimin. Me shumë shumë keq ardhje e them se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë me këto përbindësha pushtetarë prandaj i bëjmë thirrje SHBA_së dhe Bashkimit Europian që të marrin në dorë fatin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      Ju flm shume i nderuar Murat, eshte bash si shkruani. Ju pershendes, Elida

  • author avatar
    Ficor (Feçor) Hoxhaj 6 years ago Reply

    Nje artikull qe meriton noten 10 per gjithçka eshte shkruar ne kete faqe ( te pakten per 2017-2018-en)!
    Nuk duhet te rim indiferent jo vetem per zbatimin e Vetingut por edhe tek borxhi i Shqiperise sepse politikanet nuk jane te “ndjeshem” per ate qe do te jete GURE shume i rende ne qafe te popullit te thjeshte.
    N.q.s. dje pushtimi behej me arme sot behet duke te “kredhur” ne borxhe pa e ndjere se je “pushtuar”! (L’ impero della vergogna shkruar nga filozofi zvizeran Jean Ziegler).

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

      I nderuar Fecor, keni shume te drejte. Edhe indiferenca eshte kriminale. Ju flm shume. Ju pershendes, Elida

  • author avatar
    Gjergji 6 years ago Reply

    Te lumt o burrnesh,por tashma esht shum vone per shqiptaret ,per vellezer e motra tona qe jetojn ne mjerim.Tashma keto i kan ba miljardat, i kan te gjith pushtetet,1-qeveri,2-parlament,3-drejtesi, 4-Bashkin e Tiranes,Durresit,Fierit e Elbasanit,fatekeqesisht kan me vete e dhe Presidentin e opoziten e mjerimi me i madh se kan kompromentuar perfaqesuesit dipllomatik te BE-se dhe SH.B.A-se,pikerisht keta dy qe ju drejtoheni e nderuar.Te ju rroj idhetarerve politik kjo qeveri-KY ASHT PRA MONIZMI QE AQ SHPEJT E HARRUAM.

  • author avatar
    Elida Buçpapaj 6 years ago Reply

    Gjergj i nderuar, po ky asht minizmi. Mendoj se tash shqiptaret jane ndriçu me cilet kane te bejne dhe kjo asht shprese dhe shenje e mire. Ju flm shume. Pershendetje, Elida

  • author avatar
    KASION 6 years ago Reply

    E nderuar zonje,ju pergezoj dhe njekohesisht ju falenderoj qe beni te mundur,qe njerezit te rreagojne,sadopak.E rendesishme eshte qe ta kuptojne qe mund ta marrin fatin ne dore ,dhe te mos presin nga keta ” matrapaze” ambasadore per te miren e vendit tone.Eshte e trishtueshme te shohesh njerezit ne rruget e qytetim tim ,Berat,ju eshte vrare shpresa,thone se shpresa vdes e fundit,e pra ketyre ju eshte vrare,prandaj ju falenderoj ju qe beni te mundur t ju ngallet sadopak nje fije shprse,nje rreze drite ,qe edhe Shqiperia mund te behet dhe do behet.Edhe njehere urimet me te sinqerta dhe nje BRAVO TE MADHE

  • author avatar
    Antonieta 6 years ago Reply

    50 komente ne mbeshtetje te shkrimit Tuaj e dashur Elida ,jame e bindur se do radhiteshin 1000,500000…..e me shume.
    Pa perjashtim ne shkrimin Tuaj gjejne vten te gjitha shtresa e shoqerise qe sot jane hedhur ne fund te pusit e ju jane hequr shkallet.
    I ke thene te gjitha ,dhe per ata qe kane veshe e sy duhet te degjojne e te shikojne ,te mbos mbulojne .
    Vall kemi rene ne duar te keqia ,zdua te besoj po ja qe po ndodh,prandaj te falenderoj nga zemra per shkrimin ,per çka ngre zerin,per te verteten e hidhur qe qendis ne rrjeshtat e kesaj letre.
    Respekte.

  • author avatar
    lindita 6 years ago Reply

    Duke pasur nje eksperience te gjate pune me organizatat nderkombetare dhe me projektet e UN/BE, donja te thonja se si fillim keta ambasadore te pastrojne zyrat e tyre and te miremenaxhojne/monitorojne fondet e tyre, sepse keto zyra jane kthyer ne qendra te spikatura korrupsioni dhe imoraliteti, ku mbizoterojne disa mostra te pangopura qe kane lidhje te drejteperdrejte me keta politikane qe e kane katandisur kete vend ne kete gjendje, por edhe me ekspertet nderkombetare qe ne shumicen e rasteve jane me te keq se shqiptaret.

    Mbase duhet te besojme nga qeverite e ketyre ambasadoreve, se tek keta ambasadore nuk besohet.

  • author avatar
    Safet Qose 6 years ago Reply

    Pershendeteje Elida ; eshte nje kurajo qe duhet ta kemi te gjithe se bashku per te kundershtuar vandalizmin e ksaj klase politike qe ne momentet e marrejes se pushtetit Ne kemi menduar ashtu se dhe para viteve 90 se cfar do populli ben partia . Amerika dhe Europa ben aq sa munden dhe sa u takon te bejne . Eshte ne doren e popullit qe te mbaje ne kontroll klasen politika dhe kur ajo del nga binaret te flaket jasht Cfar presim nga ambasadoret qe te na ngrejne ne protesta ? A ju kujtohet kur Arvizu gati beri thirreje qe te dilet te protestohet por e veshi me nje porosi ; Kur dilet per te kerkuar te drejtat ne sheshe nuk mbathen shapka por kepuce te forta , dhe perveshi menget per te ndjekur numerimin e votave , Por kjo ishte nje ironi me domethenie te madhe . Lu dhe Vlahutin kane bere shume dhe ne akoma presim qe punet tona te na i bejne te jashtemit Ata i muarren zvarre politikanet tane per te votuar reformen se nuk deshen dhe me marifete akoma e pengojne ate gjoja sikur akuzojen njera tjtren dhe ne i mbajem sehir ose shkojem mbas zhurmave qe bejne partit . Keshtu qe kete koke qe kemi kete feste mbajme .

Komentet

Leave a Reply to Elida Buçpapaj Cancel reply

Osmani s’u konsultua dhe s’e përkrah letrën e Qeverisë dërguar KiE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk u konsultua nga Qeveria e Kosovës për një letër të cilën ajo ia dërgoi Këshillit të Evropës (KiE) të mërkurën, ku e njoftoi për qëllimet e Qeverisë për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha këshilltari i saj Bekim Kupina.

Kupina tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se presidentja “nuk e përkrah këtë letër”.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës… Kjo letër nuk është e tillë”, tha Kupina për REL të enjten.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të enjten në mëngjes se Qeveria ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se Kosova do ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin, dhe se pret nga ai ta pranojë Kosovën si anëtaren më të re këtë javë.

Gërvalla vjen nga partia Guxo, të cilën e kishte udhëhequr Osmani për disa muaj, deri në prill 2021, kur u emërua presidente dhe u largua nga partia, siç kërkon Kushtetuta e vendit.

Kupina theksoi se letra “mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”.

“Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tre institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tre institucione”, tha ai.

Njoftimi i Gërvallës për zotimin e Kosovës për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një statut për Asociacionin vjen pasi disa vende, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e ka refuzuar Asociacionin si kusht.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave, i cili mblidhet më 16 dhe 17 maj.

Kosova nuk pritet të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Kupina shtoi se Osmani “gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet” me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga Kosova njoftimin se ajo synon ta hartojë një draft-statut për themelimin e Asociacionit dhe tha se ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë pa pëlqimin e Serbisë. REL

Ambasador Paolo Foresti: Falenderoj të gjithë ata që e bënë prezantimin shqip të “Tryezat e Ambasadorit” të paharruar për mua!

Diplomati i shquar italian Paolo Foresti që ka shërbyer në Shqipëri si Ambasador i Italisë në Tiranë gjatë periudhës prej 1993-1997 ka dalë me një libër të ri, i titulluar “Tryezat e Ambasadorit”.

Ambasador Foresti ka një lidhje shumë të fortë me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe anasjelltas edhe shqiptarët ndajnë një dashuri, respekt dhe vlerësim për kontributin aq të rëndësishëm të diplomatit të lartë italian.

Libri i përkthyer në shqip posa është promovuar në Tiranë dhe ka dalë nëpër libraritë dhe me këtë rast Ambasadori i Shqiptarëve, Z.Foresti falenderon përmes rrjetit social si më poshtë:

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata të kontribuan që prezantimi i librit tim në versionin shqip TRYEZAT E AMBASADORIT të jetë i paharruar për mua.

Një falenderim i veçantë për Rotary Albania, për televizionet dhe gazetarët që më pritën, për universitetet themele për formimin e lidershipit të ardhshëm të Tokës së Shqiponjave!

Nuk do të përmend emra, por të gjithë janë të regjistruar në zemrën time.

FALEMINDERIT”

 

Samiti i BE-së në Kotor: Kurti i kërkon Vuçiçit dorëzimin e Radoiçiçit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës terroristin Milan Radoiçiç.

Kurti tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor me njohje reciproke janë të domosdoshme për paqen, sigurinë dhe integrimin.

“Për këtë arsye, kërkoë nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radioçiçin në Kosovë dhe grupin e tij paramilitar që e ka vrarë rreshterin tonë, Afrim Bunjakun më 24 shtator”, tha Kurti.

Më tej, Kurti e porositi BE-në që të kontrollojë progresin demokratik dhe reformat në rajon, e më pas t’i bazojë politikat e saj në ato të dhëna.

“Tani më lejoni të flas për përparimin e bërë me Planin Zhvillimor. Për Kosovën Plani Zhvillimor i BE-së paraqet një mundësi për ta cuar përpara integrimin tonë në tregun unik evropian duke përshpejtuar reformat që kanë të bëjnë me demokratizimin, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

“Mirëpresim punën në tregun unik për vitin 2025-28 dhe të miratojmë këtë në Procesin e Berlinit. Ky duhet të jetë një plan ambicioz i cili e integron rajonin tonë dhe e lidh me tregun e brendshëm të BE-së”, tha Kurti. sn

Shpallet platforma ‘Made in Kosova’ – MiK

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës shpalli dy ditë më parë, platformën “Made in Kosova“- (MiK), qëllimi kryesor i së cilës është që t’i mundësojë bizneseve kosovare të zgjerohen në tregje të reja ndërkombëtare dhe gjithashtu të promovojë investime direkte të huaja në Kosovë.

Në ceremoninë kryesore të prezantimit të platformës morë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj. Donika Gërvalla, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi dhe z. Kreshnik Ahmeti, përfaqësues të shoqatave nga sektorë të ndryshëm të biznesit si dhe mysafirë të tjerë.

Ministrja Gërvalla në fjalën e saj hyrëse tha se kjo platformë ka për qëllim të promovojë jashtë vendit potencialin e jashtëzakonshëm kulturor, ekonomik, por edhe turistik të Republikës së Kosovës.

MiK-u, tha ministrja Gërvalla do të jetë një dritare virtuale fillimisht nëpër misionet diplomatike të Kosovës, duke paraqitur në skenën ndërkombëtare dhe para gjithë botës prodhimet vendase dhe kulturën e vendit tonë.

Duke folur për platformën, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se MiK përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm i shërbejnë investitorëve potencialë, por që tregojnë transparencën me të cilën qeveriset shteti ynë.

“Ajo është dritare digjitale institucionale për shumë miq jashtë vendit, që janë të interesuar të mësojnë më shumë për realitetin e potencialin tonë ekonomik, kulturor e turistik”, u shpreh Kryeministri Kurti.

Përderisa e uroi Kosovën për krijimin e një platformë të tillë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, u shpreh se kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës, duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit potencial.

Në vazhdim, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, prezantoi konceptin e platformës dhe këndit „Made in Kosova“ dhe i shprehi falënderime të veçanta për bashkëpunimin e të gjithë hisedarëve dhe për kontributin që ata kanë dhënë për realizimin e MiK-ut, duke përfshirë këtu Odat Ekonomike, festivalet dhe OJQ të ndryshme, të cilat edhe e kanë bërë të mundur këtë projekt.

Pas prezantimit zyrtar të kësaj platforme nga z. Leart Zogjani nga Skins Agency, u mbajt edhe paneli i diskutimit i titulluar: „Bashkëpunimi me sektorin privat për promovimin e potencialit ekonomik të Kosovës: Roli i Misioneve Diplomatike dhe Konsullore“ dhe ku morën pjesë Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës/SHPDK, Arjeta Pozhegu, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), z. Hartim Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Kllasterit Prefab Kosova, znj Sytrime Dërvisholli, Menaxheri i Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës “ENOLOGJIA”, z. Hamez Rama dhe Shefi i Projektit “USAID Kosovo Compete Activity”, z. Skender Rama.

Në fund të kësaj ngjarje, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj Donika Gërvalla dhe Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës/SHPDK, Arjeta Pozhegu, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për krijimin e këndit të veçantë brenda Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës.

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se përmes një letre ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Ky draft, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Qeveria ka pranuar më herët se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vendosur si kusht për pranimin e shtetit në organizatën e Këshillit të Evropës.

Sipas Gërvallës, ky draft-statut, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb dhe njëkohësisht respekton Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e Këshillit të Evropës.

“Drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njejtën kohë pamundësimon ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin”, shkroi ajo në Facebook.

Ministrja Gërvalla tha se me konkretizimin e zotimit për themelimin e Asociaiconit, Kosova pret që Këshilli i Evropës të përmbushë pjesën e vet ” të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte”.

Më 16-17 maj, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës takohet në Strasburg Ky organ jep fjalën për pranimin e një shteti apo jo. Më 14 maj, zëvendësministri për Punë të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, tha se çështja e pranimit të Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut, nuk është përfshirë në agjendë.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka publikuar në X, që më herët njihej si Twitter, letrën e plotë që Gërvalla i ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ligjvënësit grek Theodoros Rousopoulos.

Në letër, autenticitetin e të cilit, Qeveria e Kosovës e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, thuhet se draft-statuti që po përgatit Kosova do t’i dërgohet për intepretim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri në fund të majit.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës po përgatit draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe [në kuadër të obligimeve të neneve 7 dhe 10] të frymëzuar nga organizata Friedrich Ebert, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit të vitit 2024″, thuhet në letër.

Breakthrough 🇽🇰🇪🇺“In this regard, the Government of Kosova is preparing a draft Statute on the Association of Serb Majority Municipalities (in the context of obligations envisaged in articles 7 and 10), inspired by the Friedrich Ebert Foundation, which will be submitted to the… pic.twitter.com/EOROLUsDSa

— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024

Nenet, që janë referuar në këtë letër, kanë të bëjnë me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e marrëveshjes, që Kosova dhe Serbia arritën vitin e kaluar në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Neni 7 i kësaj marrëveshjeje, parasheh sigurimin e një niveli “të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”. Aty po ashtu përfshihet edhe zyrtarizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Ndërkaq, neni 10, thotë se Kosova dhe Serbia konfirmojnë detyrimet e tyre që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Nga Qeveria e Kosovës thanë se është në dorën e bashkësisë ndërkombëtare që të pranojë “ofertën” për themelimin e Asociacionit, duke u zotuar se janë të gatshëm të zbatojnë këtë, në kuadër të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimin e raporteve.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare e pranon tash, një vit pas, një oferte të tillë ne jemi të gatshëm ta zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe në kontekst të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare, jo nga Qeveria jonë”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Deri më tani, për themelimin e Asociacionit janë prezantuar disa draft-statute, përfshirë një të Bashkimit Evropian fundvitin e kaluar, por edhe nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Çfarë parasheh draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga FES?

Në fund të janarit të vitit 2023, FES publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

I përbërë nga shtatë kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut i hartuar nga FES, parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të Asociacionit, përfshirë simbolet.

Sipas FES-it, Asociacioni mund të ushtrojë edhe kompetenca shtesë, të cilat mund të delegohen nga autoritetet qendrore të Kosovës.

Sa i përket strukturës, ky draft-statut ka paraparë që Asociacioni të ketë: Kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, Këshillin dhe Bordin e Asociacionit.

FES-i ka paraparë disa objektiva të këtij organi, sikurse forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimin e interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Dokumenti i FES-it parasheh që Asociacioni të ketë statusin e subjektit juridik, të cilin thuhet se duhet t’ia japë Qeveria e Kosovës përmes një akti juridik.

Sipas dokumentit në organizatës gjermane, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Ndërkaq, sa i përket buxhetit, në këtë draft-statut është paraparë që Asociacioni të financohet nga kontributet e komunave pjesëmarrëse, nga të ardhurat e shërbimeve që ofron ky organ, pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Serbinë.

Gjatë rishikimit të buxhetit, sipas dokumentit, Qeveria e Kosovës dhe Auditori i Përgjithshëm mund të kenë qasje. Auditori po ashtu është paraparë të bëjë kontrollet për shpenzimet e këtij organi.

Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk kishte ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik. REL

‘Nuk durohet më o njerëz, duhet të veprojmë!’- Aktori: Të mbushim xhepat me gurë…Rroftë guri

Aktori i mirënjohur Mehdi Malka i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm që në protestat e radhës duhet të mbushin xhepat me gurë dhe të veprojnë, pasi nuk durohet më.

‘Secili sipas mënyrës së tij, por duhet të veprojmë! Por që të mbushim xhepat me gurë o njerëz duhet ti mbushim xhepat me gurë’, u shpreh aktori në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha.

Malka: Nuk durohet më o njerëz. Këta grabis çdo gjë dhe të gjitha të ligat i kanë demokratët, po përse i kanë demokratët?Jo më fjalë njerëz, duhet të veprojmë. Secili sipas mënyrës së tij, por duhet të veprojmë. Mua po më dhatë një molotov në dorë vras veten sepse nuk e hedh dot. Por që të mbushim xhepat me gurë o njerëz duhet ti mbushim xhepat me gurë. Nuk kushton asnjëgjë dhe nuk të akuzojnë për prishje të bulevardit se i thua i mora te ana e lumit. Duhen gurë, do vemi me gurë? Ok! Rroftë guri.

Osmani flet me homologun gjerman për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka biseduar me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Në një postim në X, Osmani njoftoi se me presidentin gjerman folën për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit.

Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shkruan Osmani.

Gjermania e Franca kanë qenë dy prej vendeve që kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin në Kushtetuese të drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. sn

Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë

VOA/Marrë nga Associated Press

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një dekadë, vetëm pak ditë pasi stuhitë e forta diellore goditën Tokën duke krijuar fenomenin që njihet si “Aurora Borealis” ose dritat veriore, të pazakonta në shumë pjesë të botës.

Vala e flakës diellore shkaktohet nga një shpërthim intensiv rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike që lidhet me ato që njihen si njolla në sipërfaqen diellore.

Ky është shpërthimi më i madh i këtij cikli 11-vjeçar të diellit, që po i afrohet kulmit, sipas NOAA-s. Lajmi i mirë është se kësaj here planeti ynë është jashtë trajektores së valës magnetike, sepse shpërthimi ndodhi në një pjesë të sipërfaqes së diellit në drejtim të kundërt të Tokës.

Observatori i Dinamikave Diellore, i NASA-s, e vlerësoi shpërthimin e ndritshëm të rrezeve X, si më të fuqishmin që nga viti 2005.

Bryan Brasher me Qendrën e Parashikimit të Motit Hapësinor në Boulder të Kolorados, pjesë e NOAA-s, tha se ka mundësi që kur shkencëtarët të mbledhin të dhënat edhe nga burime të tjera, të rezultojë që vala e zjarrtë magnetike të ketë qenë edhe më e fortë.

Kjo vjen pas gati një jave çlirimesh të valëve magnetike masive nga atmosfera e jashtme e diellit, që njihet si Korona. Korona çliron kryesisht dritë në formë rrezesh X dhe ultra vjollcë. Vala magnetike përbënte rrezik për rrjetin e komunikimit në tokë dhe orbitë si dhe për sistemin energjetik.

Dritat verirore në Boise, Idaho, 11 maj 2024

Dritat verirore në Boise, Idaho, 11 maj 2024

NASA tha se stuhia gjeomagnetike e fundjavës bëri që një nga satelitët e saj mjedisorë të rrotullohej papritur për shkak të uljes së lartësisë si rezultat i stuhisë hapësinore dhe të aktivizonte sistemin e vetëmbrojtjes për rrethana të tilla. Shtatë astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u këshilluan të qëndronin brenda zonave që ofrojnë mbrojte të fortë nga rrezatimi. NASA tha se ekuipazhi nuk ishte në ndonjë rrezik.

Historiani Malcolm: Përgjegjësia bie mbi Beogradin, që mendoj se në vazhdimësi ka treguar qëllime të këqija

VOA/Burim Goxhuli

Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumentar “Mirënjohje” kushtuar kontributit të historianit britanik Noel Malcolm për ndërgjegjësimin e botës mbi të vërtetën e historisë së Kosovës.

Autori i librit të botuar më 1998 “Kosova: Një histori e shkurtër” ishte i pranishëm në këtë tubim.

Në një intervistë me gazetarin Burim Goxhuli, historiani i njohur britanik komentoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kushtet e reja të disa vendeve perëndimore për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.


Historiani i njohur britanik, Sir Noel Malcolm kritikoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për trysninë ndaj Kosovës dhe, siç u shpreh ai, lëshimet e vazhdueshme ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Përgjegjësia kryesore bie mbi Beogradin, që mendoj se në vazhdimësi ka treguar qëllime të këqija. Përgjegjësi i dytë është Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e tij dhe ndërmjetësit, të cilët vazhdimisht kanë bërë lëshime për palën serbe në një mënyrë të pashembullt, që nganjëherë mendoj se ngre pikëpyetje serioze mbi jo vetëm paanshmërinë e këtij procesi, por edhe vlefshmërinë e tij bazuar në ligjin ndërkombëtar”, thotë zoti Malcolm për Zërin e Amerikës.

Sipas zotit Malcolm, kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është një qasje e padrejtë që ndërlikon edhe më shumë pajtimin mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Mënyra se si përfaqësuesit e BE-së janë përpjekur të ndryshojnë kushtet e tyre, duke pranuar kushtet në rritje të Serbisë, nuk është një histori suksesi e diplomacisë ndërkombëtare, nga mënyra se si janë munduar ta keqpërdorin këtë çështje. Qeveria e Kosovës, nga fillimi, nga Plani i Ahtisarit, që është themeli i pavarësisë së Kosovës, është pajtuar që të ketë një asociacion të komunave me shumicë serbe. Por janë kushtet që janë shtuar përgjatë viteve ato që e kanë bërë këtë çështje gjithnjë e më problematike”, thotë zoti Malcolm.

Çështja e Asociacionit është një nga pikat më të nxehta në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e vendeve perëndimore e kanë kritikuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë e Kosovës për mospërmbushje të detyrimeve ligjore që dalin nga procesi i bisedimeve.

Një marrëveshje e arritur vitin e kaluar ndërmjet palëve parashihte mes tjerash që Prishtina të fillonte punën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të mos e kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Beogradi ka bërë fushatë aktive për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke vënë theksin tek Asociacioni.

Disa vende evropiane si Franca dhe Gjermania i kërkuan qeverisë së Kosovës të ndërmerte hapa konkretë për themelimin e Asociacionit para anëtarësimit.

Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi si të papranueshëm një kushtëzim të tillë.

Historiani Malcolm thotë se ky ngërç krijon mundësi për Moskën që të destabilizojë Ballkanin, në veçanti pas sulmit rus në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë e ka përkeqësuar aspektin gjeopolitik të Evropës dhe ka ndikuar negativisht edhe në Kosovë. Jam i sigurt se njerëzit janë më të shqetësuar se Serbia mund të jetë një lloj kali i Trojës në Ballkan, që punon për Moskën. Kjo është e kuptueshme. Por në aspektin afatgjatë, mendoj se lufta në Ukrainë do të ndikojë që Perëndimi të kuptojë se kush janë miqtë e vërtetë të tij. Dhe ne e dimë se Kosova dhe Shqipëria janë vendet më pro-perëndimore, pro-NATO, pro shoqërisë amerikane në të gjithë rajonin. Këta janë miqtë e vërtetë, ndërsa Serbia po tregon vazhdimisht se nuk është fare mike”, thotë për Zërin e Amerikës historiani britanik.

Serbia aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian por ruan lidhjet e forta me Rusinë dhe Kinën. Sipas historianit Malcolm veprimet e Beogradit janë një tregues se ky vend është më afër që t’i bashkohet grupit ‘BRICS’ të përbërë nga Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut, sesa Bashkimit Evropian.

“Do të ishte e lehtë për të thënë se ( presidenti serb Aleksandar) Vuçiç po luan një lojë të mençur. Ai e di se çfarë e shqetëson Berlinin, Parisin, Uashingtonin dhe kështu ndaj tij do të bëhen lëshime të tjera. Por nuk është thjesht një taktikë. Shihni rezultatet e sondazheve në Serbi. Ekziston një ndjenjë e gjerë publike se ata duan më shumë Putinin sesa çdo politikan perëndimor. Mbështetja për Putinin në sondazhet serbe është trodnitëse”, thotë ai.

Këto komente, zoti Malcolm i bëri gjatë një aktiviteti në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, ku u shfaq dokumentari “Mirënjohje” kushtuar kontributit të tij për Kosovën, një film me tre pjesë i realizuar nga ish ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.

Sir Noel Malcolm është autor i librit “Kosova: Një histori e shkurtër”, i cili u botua në vitin 1998 dhe ishte një nga librat e paktë që tregoi historinë e Kosovës, në një kohë kur ajo nuk njihej nga vendet e tjera.

“Mendova ta bëj këtu edhe si një shenjë shumë e rëndësishme e asaj çfarë është Kosova. Një Kosovë, që para aq vitesh, para luftës, këtu ishte pothuajse e panjohur, ndërsa sot është një vend i cili ka përfaqësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të bësh një aktivitet me Sir Noelin këtu, i cili ka luajtur një rol shumë të madh në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për ndërhyrjen në Kosovë, për t’i shpëtuar kosovarët nga thundra sebre, për mua është diçka shumë kuptimplotë“, thotë autori Berisha.

Konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka thotë se libri i historianit Malcolm ndihmoi në ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore mbi çështjen e Kosovës edhe pas çlirimit dhe pavarësisë së vendit.

“Në vitin kur e publikoi, kishte filluar lufta çlirimtare e Kosovës dhe ky libër ndryshoi tërësisht historiografinë deri atëherë spekuluese dhe propaganduese të Serbisë, sepse me fakte zhveshi mitet false të Serbisë për Kosovën. Nga libri i tij, për këto 24-25 vite, çerek shekulli, jo vetëm historia botërore por edhe diplomacia botërore gjeti referenca, argumente të bollshme për të dëshmuar se pse ishte e domosdoshme lufta çlirimtare në vitin 1998”, thotë Ambasadori Reka.

Autori Berisha thotë se çështja e Kosovës nuk është një kapitull i mbyllur dhe se duhet angazhimi i të gjithë veprimtarëve shqiptarë kudo në botë.

“Të punojmë së bashku që ta mbajmë Kosovën të fortë ashtu siç e duam. Sepse ajo në fakt, rënia e Kosovës është rënie për çdo shqiptar. Nuk është rënie për qytetarët e Kosovës. Ajo është një dështim për të gjithë botën shqiptare”, thotë zoti Berisha.

Më 2016 Sir Noel Malcolm është nderuar nga shteti i Kosovës me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”.

Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Serbia duhet të japë përgjegjësi për krimet e kryera në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan të Pejës, pasi sipas tij, para se të vriteshin 120 civilë në 1999-n, një ushtar kishte thirrur “në emër të Serbisë”.

Kurti ka thënë të martën se rruga drejt drejtësisë është e gjatë duke shtuar se për këto vrasje të akuzuarit janë dënuar me 56 vjet burgim.

“Sot kujtojmë mbi 120 civilë të vrarë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan. Para se të gjuante, një ushtar bërtiti: ‘në emër të Serbisë’…Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë. Andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi. Rruga drejt drejtësisë mbetet e gjatë”, ka deklaruar Kurti.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se Qyshku vazhdon të jetë i fortë dhe krenar pasi qëllimi i fshatit “ishte vetëm të shikohej përpara”.

Çeku, që një pjesë e familjes i ishte vrarë në këtë masakër, ka shtuar se familjarët e bëjnë këtë fshat pjesë të historisë.

“Lufta sjell plagë, plagë të mëdha…të kujdesemi që plagë të tilla mos i marrim kurrë. Duhet të shikojmë përpara që ta kemi një shtet i fortë, shtet stabil dhe të bëhemi pjesë e NATO-s, BE-së… Ai gjak kurrë nuk do të falet, kurrë nuk do të harrohet…”, ka theksuar ai.

Ndërsa, kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka thënë se gjashtë masakra janë kryer në këtë zonë brenda 100 vjetëve, e “duhet të punojmë që kjo të mos ndodh më kurrë”.

E, deputeti Xhavit Haliti, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Qyshkun dhe se kjo masakër duhet të dënohet e të dokumentohet.sn

Shqipëria po tkurret- Lindjet në nivelin më të ulët historik që nga viti 1990, më shumë vdekje në 2024

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Lindjet në tremujorin e parë 2024 shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore së paku që nga viti 1990.

Ndërsa numri i vdekjeve është 5,537, duke shënuar një rënie prej 5,2%, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2024 regjistron 481 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e parë 2024, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e parë 2024, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 475 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 217 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet, Korça me rritjen më të madhe, Kukësi më të ultën

Gjatë vitit 2023, tre qarqe të vendit shënuan rritje të numrit të lindjeve, ndërsa nëntë qarqe të tjera shënuan ulje, në krahasim me vitin 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 8.893 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Gjirokastra me 393 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022 e kishte qarku i Korçës me 2,3%, ndërsa rënien më të madhe e kishte qarku i Kukësit me 14,5%.

Në tremujorin e parë 2024, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.929 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 74 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Elbasanit me 2,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 21,1%.

Vdekjet, më rënia në të gjitha qarqet

Gjatë vitit 2023, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2022. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve ishte Tirana me 5.345 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Kukësi me 521 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022 e kishte qarku i Fierit me 15,4%, ndërsa rënien më të vogël e kishte qarku i Kukësit me 3,7%.

Në tremujorin e parë 2024, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të vdekjeve, në një qark nuk kishte ndryshim, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënuan ulje, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1.454 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 139 vdekje.

Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Gjirokastrës me 21,4%, ndërsa rënien më të vogël e ka qarku i Tiranës me 2,6%.

Në vitin 2023, shtesa natyrore e popullsisë rezulton pozitive me 2.331 lindje më shumë se sa vdekje, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2022, i cili regjistronte 690 lindje më shumë se sa vdekje. Gjatë vitit 2023 lindën 23.617 foshnja, duke shënuar një rënie me 4,3%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve ishte 21.286 persona, duke shënuar një rënie me 11,3%, krahasuar me një vit më parë.

Gjashtë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Qarku me shtesën natyrore më të lartë ishte Tirana, me 3.548 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët ishte Korça, me 760 vdekje më shumë se sa lindje./ Monitor/

Osmani: Paqartësitë rreth integrimit të Kosovës krijojnë terren për armiqtë e demokracisë

VOA/Edlira Bllaca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se paqartësitë rreth integrimit euroatlantik të Kosovës, po krijojnë terren të rrezikshëm për t’u shfrytëzuar nga armiqtë e demokracisë, ndërsa akuzoi Serbinë se po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, të çojë përpara synimet e tij në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani e cila po merr pjesë në Takimin e Kopenhagës për Demokraci, tha se në kuadrin aktual gjeopolitik është thelbësore që organizatat ndërkombëtare të mbajnë dyert e hapura për vendet demokratike.

“Paqartësitë në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike krijojnë një boshllëk shumë të rrezikshëm, të gatshëm për t’u shfrytëzuar nga armiqtë e demokracisë. Kjo pasiguri krijon tokë pjellore për Rusinë dhe zgjatimet e saj për të dëmtuar të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Është thelbësore për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, tani më shumë se kurrë, që të zbatojnë një politikë të dyerve të hapura për demokracitë e konsoliduara si Kosova, për t’u siguruar se asnjë rajon nuk do të mbetet i cenueshëm ndaj forcave përçarëse të (Vladimir) Putinit”, tha ajo.

Kosova është e fundit në proceset integruese evropiane, ndërsa po përballet me trysni të shtuar nga perëndimi për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

“Tani po na thuhet se duhet të themeloni Asociacionin por ne pyesim a do ta zbatojë Serbia pjesën e saj njëkohësisht, që nënkupton të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe askush nuk po kërkon nga Serbia ta bëjë një gjë të tillë. Prandaj mendoj se kjo mungesë e plotë e baraspeshës po shkatërron vërtetë besueshmërinë e dialogut dhe po nxit shumë pikëpyetje në Kosovë meqë nëse vetëm njëra palë do të duhet ta zbatojë atëherë ku është qëllimi i një marrëveshjeje?”, tha ajo.

Muajin e kaluar Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm. Por, përfshirja e saj në rendin e ditës së takimit të Këshillit të Ministrave që mbahet të enjten, duket se u pamundësua meqë Kosova refuzoi të hedh hapa drejt themelimit të Asociacionit.

Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.

Presidentja Osmani tha se Kosova nuk u shmanget detyrimeve të saj, por kërkon që Serbia të përmbushë detyrimet në të njëjtën kohë.

“Ndërsa Serbia po bën pikërisht të kundërtën duke thënë se nuk do të njohim kurrë defacto as dejure Kosovën, ne nuk do ta lejojmë kurrë Kosovën të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, shtrohet pyetja se cilat janë garancitë që ne do të kemi, posaçërisht në aspektin e sigurisë, për të mos e lejuar këtë Asociacion të na dalë tërësisht jashtë kontrollit. Le të shohim për shembull problemet me të cilat po përballet Bosnje e Hercegovina për shkak të Republikës Serbe”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha se projekt statuti i hartuar nga diplomatët perëndimorë, i cili iu dorëzua palëve tetorin e vitit të kaluar nuk i ngjan mekanizmit të Republikës Serbe por duhet siguruar që ai të mos krijojë probleme në Kosovë.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe për Kosovën.

Bashkimi Evropian ka theksuar në disa raste se zbatimi i marrëveshjes së vitit të kaluar është detyrim ligjor për të dyja palët dhe kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.


Send this to a friend