VOAL

VOAL

Lamtumirë President Bujar Nishani! Nga Keze Kozeta Zylo

May 30, 2022

Komentet

(Video) Ngritja e Flamurit Kombetar në Worcester – Albanian Flag Day 28 Nëntor 2024 Reportazh nga Ardian Murraj

Gazetari Ardian Murraj na ka sjellë këtë reportazh nga ngritja e Flamurit në Worcester një traditë që përcillet për çdo vit nga brezi në brez.

28 Nëntor 2024: Ngritja e Flamurit në New York

Ngritja e Flamurit me rastin e 28 Nëntorit 2024 në New York.

Valoftë në shekuj e milenarë!

Ndërroi jetë poeti Agim Dëshnica- Nga Valentin Lumaj

Mbrëmë mora një lajm të hidhur.
Nga familja e tij më njoftuan për kalimin e papritur nga kjo jetë e shkrimtarit, poetit dhe studiuesit Agim Dëshnica.
U njoha me të ndjerin Agim para me pak se nje viti. Në një nga dtët e zakonshme mora një telefonatë të pazakontë. Nga ana tjetër e telefonit dëgjoj një zë që tingëllonte sikur vinte nga lashtësia.
“Alo, a më dëgjon?”, më thotë
“Alo, të dëgjoj mire”, i them
“Unë jam Agim Dëshnica, por të thirra vetëm që të përgëzoj për shkrimin tuaj për Vatrën dhe Kishën greke”. (ishte fjala per shkrimin: “Vatra ndyshon kursin, nga kisha e Nolit në kishën greke”).
“Ke shkruar disa të vërteta që duhen thënë. Njerezit kanë filluar ti harrojnë rrënjët e Vatrës. Ke bërë shumë mirë që i ke shkruar. Nuk dua të të mbaj gjatë, por të përgëzoj”.
“Të falenderoj i nderuar Agim, mos u largo të lutem, a ke kohë të bisedojmë pak?”, i thashë.
“Kohë unë?”, më tha, “a ke kohë ti se unë kam kohë sa të duash, jam 91 vjeçar tani dhe skam shumë punë”.
Folëm gjatë si herë e parë, dhe pastaj më tëlefononte shpesh. Më dërgonte me e-mail shumë nga shkrimet e tij.
Për moshën e tij Agimi ishte shumë aktiv dhe i mirëinformuar me çfarë bëhej në Diasporë dhe Shqipëri.
Agimi kishte një mendje të mprehtë, ishte një njëri i dijshëm, me njohuri të zhvilluara historike dhe letrare, patriot dhe atdhetar. Ishte po ashtu i dashur dhe gazmor, i drejtë, kritik dhe parimor.
Nga Vatra më thoshte se kishte qenë bashkepunëtor i ngushtë i Ing. Agim Karagjozit, dr. Gjon Buçajt dhe i gazetës Dielli. Më thoshte se me Vatrën i kishte shkëpututur marrdhëniet mbas largimit të Dr. Buçaj nga Vatra. më ankohej se vitet e fundit gazeta Dielli nuk ja botonte shkrimet.
Folëm shpesh me Agim Dëshnicën, por prapë ndihem mangut që nuk folëm mjaft. Agimi na la, por na la edhe kujtimet dhe veprën e tij.
Ngushëllime famljes dhe të afërmëve. I përjetshëm qoftë kujtimi tij.

NDËRTESA E ALFABETIT NË MANASTIR TË VIHET NË MBOJTJE TË UNESCO – Nga Prof.Skënder Karaçica, Çikago

Nismë
 
 
 
Kjo pjesë e historisë së  trashëgimisë kulturore e kombëtare për kohën e njësimit të Alfabetit të shqipes,ka mbetur jashtë  kufinjve të Shqipërisë zyrtare-
 
 
 
Njësimi i Alfabetit të shqipes në Manastir(1908)po i mbushë 116 vjetë të fjalës e të shkrimit shqip me alfabetin latin dhe në frymën e kombit,të arsimit e të shkollës shqipe me orientim të hises të participomit të vlerava me popujt evropianë.Koha e Kongrsit të Alfabetit ishte një nga ngjarmjet e mëdha kombëtare,ku,elita  intelektuale e kohës i kishte vënë vetës për detyrë të njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe e,për të nisur shtegëtimin për ditën e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
 
Pa njësimin e tiparave të shqipes me një Alfabet unik e me shkronja të frymës evropiane ashti siç janë edhe vetë kombi shqiptar në hapësirën etnike me frymë e orientim evropian,nuk mund të kemi shtetin e pavarur të Shqipërisë,thuhej në kronikat e kohës.Kjo kohë e ndërtimit të godinës së shqipes me shkronjat e alfabetit të njësuar,u krijuan vijat e qarta kombëtare për arsimin e edukimin e brezave,të shkollës shqipe,të administratës dhe të familjes shqiptare me shenjën dalluese të gjuhës së lashtë shqipe me pasaportën indo-evropiane.
 
Për historinë e Kongresit të Manastirit janë shkruar me dhjetra botime shkencore për historinë e njësimit të alfabetit ,janë mbajtur tryeza shkencore në institutet të gjuhës e të kulturës   kombëtare, ligjërata në  universitetet  në Titranë,Prishtinë e Tetovë,si dhe teza të doktoranturës të stdudiuesve të rinj shqiptarë.Në dritën historike të Kongresit të ABC-së tashti kjo pjesë e trashëgimisë gjuhësore,të kulturës,të frymës së kombit shqiptar është transformuar dhe ka shkuar në organizimin e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë(1972)për njësimin e shqipes si një nga tiparët më njësitë gramatikore për të gjithë shqiptarët.
 
Në 116-vjetorin e Kongresit të Manasatirit dhe koha e njësimit të alfabetit me shkronja latine e,më orientim evropian,ka ardhur koha që të marrim nismën zyrtare të dyja shteteve të Shqipërisë zyyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë(term i Dritëro Agollit,-nënvizimi im)që Ndërtesa e Kongresit të Alfabetit të vëhet në mbrojtje të organizatës ndërkombëtare për kulturë e arsim UNESCO.
 
Për këtë nismë të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit,vjen nga fakti se kjo pjesë historike e trashëgimisë gjuhësore,të kulturës,të historisë ka mbetur jashtë kufinjve të Shqipërisë zyrtare dhe,e njëjta ka mbetur më shumë në margjinat e kohës pa ndonjë status të mbrotjes në shtetin e Maqedonisë së Veriut.Në këtë ndërtesë,më shumë po i kushtohet punës së bizesit e,ka mbetur në duart e askujt,ndonëse për shtetin në fjalë kjo shenjë dallluese të shqipes,të kulturës,të historisë shqiptare nuk ka ndonjë interesim për mbrojtjen dhe paurimin e saj me vlerat e shkrimit të kohës në Tiranë,Prishtinë,Shkup si dhe në qarqert ndërkombëtare të hisorisë së shqipes e të kulturës shqiptare  në Vjenë,Zagreb,dhe në institucionet e arbëreshëve në Zarë e në Itali.
 
Koha për vënjën në mbrotje të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit në UNESCO do të ishte në krah të ruajtjes së trashëgimisë shqiptare për njësimin e alfabetit të shqipes dhe rrugëtimi për participimin e vlerave tona  me popujt liridashës në Evropë dhe në botë.Kësaj trashëgimie  historike duhet me i dalë zot të dyja shtetet shqiptare Shqipëria e Kosova si dhe faktori politik shqiptar në Shkup,institucionet shkencore në krah me Universitetin në Tetovë. 
 
Çikago,më 21 nëntor 2024
 
 

Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik

VOA

Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmetit bazuar në akuzën për përpjekje për të mbështetur organizatën terroriste Shteti Islamik.

Erald Alimehmeti, 33 vjeç, u dërgua të premten para gjykatësit federal Stewart D. Aaron, i cili urdhëroi ndalimin e tij.

Zyrtari i FBI-së në Nju Jork, James E. Dennehy tha pas arrestimit se “Erald Alimehmeti ka bërë përpjekje në internet për të rekrutuar dhe trajnuar individë, që ai besonte se kishin pikëpamje të ngjashme me të dhe vazhdimisht ka shpërndarë një numër udhëzimesh mbi prodhimin e eksplozivëve për përdorim në sulme terroriste.”

Në një deklaratë për shtypin, të lëshuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams, thuhet se Erald Alimehmet, me shtetësi amerikane dhe shqiptare, ka banuar në Bronks dhe në 2014 ishte zhvendosur në Shqipëri. Ai është arrestuar dhe burgosur dy herë nga autoritet shqiptare, duke vuajtur dënime me burg në vitet 2015-2019 dhe 2020-2022 për armëmbajtje dhe sulm fizik ndaj personave të tjerë.

Sipas akuzës, në vitet 2019 dhe 2020, ai postonte në mënyrë të rregullt në mediat sociale mesazhe dhe video në mbështetje të Shtetit Islamik, duke përfshirë mesazhe lavdëruese për disa figura udhëheqëse të këtij grupi. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë gjithashtu përmendet positmi i një video në mediat sociale, ku ai thotë: “Shteti Islamik në Afrikë po vret kryqtarët, forcat speciale franceze dhe ato amerikane.”

Ndaj 33 vjeçarit nga Tirana janë ngritur dy akuza, njëra për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg dhe tjetra për shpërndarje informacioni në lidhje me eksplozivët, mjetet shkatërruese dhe armët e shkatërrimit në masë, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg.

Prokurori federal Damian Williams falenderoi autoritetet në Shqipëri dhe ato në Australi për ndihmën e tyre të vlefshme në hetimin e këtij rasti.

Topalli viziton kishën shqiptare në New York: E drejta juaj për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.

Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.

Me shqiptarët  e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.

Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.

“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.

Fjala e plote:

Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:

Të dashur bashkëkombës të diasporës,

Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.

Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.

Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.

Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.

Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.

Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.

Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.

Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.

Të dashur bashkëkombës të diasporës,

E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.

Votoni për Shqipërinë!

Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn

Shkrimtarët kur flasin për vdekjen- Nga Skënder Karaçica

Letërsi
 
Të gjithë shkrimtarët botërorë dhe shqiptarë,kanë shkruar në botën e letërsisë për vdekjen.Në një kohë,shkrimtarit Ismail Kadare,i është bër pyetja :Ju tremb ikja e viteve dhe vdekja?
Shkrimtari është përgjigjur se e kam përfytyruar në mënyrë krejt të lehtë e pa dramacitet.Nuk më tremb,thoshte I.Kadare.vdekja bën pjesë te jeta e shkrimtarit,është e pandarë dhe është e kuptueshme,nuk  është figurë artistike,është jeta  jote pa praninë  tënde në botë,që shumica e njerëzve nuk e kanë.Ka një aleancë të letërsisë  me vdekjen  në jetë,në ndërhyrjen e tyre[1].
Serbia është një vejushë e keqe
Shkrimtari Ismail Kadare ishte i lidhur me frymën e Kosovës dhe të shqiptarëve të ndarë në orët e padrejtësive historike.Në shkrimet e tij shkrimtari i përmasave evropiane,pati shkruar e ka folur hapur për mitin e serbëve për Kosovën…
Këtë mit ata e kanë ndërtuar për të keqën e tyre,duke e quajtur  vetën të ndarë nga Kosova,pohon I.Kadare.Duhet të futemi në kokën e tyre për ta kuptuar këtë mit dhe, në kokën e tyre Serbia është një vejushë fatkeqe,që ka humbur,o bijën e saj Kosovën,o zemrën  e saj,Kosovën.

Letër e hapur për Jozefina Topallin- Nga Augustin M. Mirakaj

E nderuar Znj. Topalli,
Federata Pan Shqiptare Vatra, është e kapur peng nga patronazhistët e Edi Rames. Ju e dini.. por, përmes lëvizjes tuaj, në vend që të mbështesni integritetin e VATRËS dhe të patriotëve që e kanë ndërtuar, ju keni zgjedhur të qëndroni krah përkrah me individë të vetëshpallur si “lidership” i VATRËS, që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të politikës së pistë të Tiranës të partisë punës.
Në gazetën “Dielli” dhe përmes platformave të tjera, këta persona kanë përdorur një gjuhë të papranueshme dhe denigruese ndaj vatranëve patriotë, duke i etiketuar si:
• Armiq
• Gjakprishur
• Tradhtarë të kombit
• Kriminelë
• Sharlatanë
• Maskarenj
• Banditë
• Vagabondë
(4 vatran janë në gjyq nga ata që ju takuat sot)
Është për të ardhur keq që një figurë që dikur ishte një zë i fuqishëm opozitar dhe mbrojtëse e vlerave demokratike sot i jep legjitimitet këtij degradimi.
Këta individë, të cilët keni në krah sot, nuk po i shërbejnë VATRËS, por po i shërbejnë një politike që synon të shkatërrojë çdo institucion shqiptar që guxon të jetë i pavarur dhe patriotik në diasporë. Me gjuhën e tyre përçmuese dhe përpjekjet e tyre për të përçarë, ata po veprojnë në të njëjtën linjë me ata që infektuan edhe opozitën shqiptare, përfshirë Partinë Demokratike.
Në vend që të përkrahni VATRËN si një institucion të pavarur dhe të fortë, ju po mbështesni një grup individësh të jashtëligjshëm që kanë bërë çdo përpjekje për të kapur VATRËN dhe për të dobësuar frymën e saj të patriotizmit. Çdo veprim i juaji për t’i dhënë legjitimitet këtyre njerëzve është një tradhti e hapur ndaj atyre që për vite me radhë kanë luftuar për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe për të ruajtur VATRËN nga ndikimet e huaja.
VATRA duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e pavarur nga çdo përpjekje për t’u shërbyer interesave të ngushta politike të Tiranës. VATRA nuk i takon atyre që kërkojnë përçarje dhe pushtet personal, por i përket çdo shqiptari që beson në liri, integritet dhe në vlerat e kombit tonë. Çdo përpjekje për të shkatërruar unitetin e VATRËS është një tradhti ndaj të kaluarës dhe një dëm ndaj të ardhmes së shqiptarëve në diasporë.
Në këtë moment historik, VATRA duhet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj dhe të përfaqësojë vlerat e vërteta kombëtare, për të cilat ju dikur keni pretenduar se luftonit.
Për t’i shërbyer të mirës së VATRËS dhe kombit, ju bëjë thirrje të distancoheni nga individët që kërkojnë të përçajnë VATRËN (nga individë që kërcenojnë vatranë me gjyqe e burgë sikur të ishin perkurorët e diktatures komundiste) dhe të ruani respektin për një organizatë që, pavarësisht sfidave, ka qëndruar gjithmonë si simbol i bashkimit dhe i patriotizmit shqiptar.
STOP NJOHJES SË ILEGJITIMËVE
Me keqardhje,
Agustin Mirakaj

Open Hand Association. Inc/ Topalli: Diaspora shqiptare në rresht të parë për t’i shërbyer kauzave që lidhen me vendlindjen

Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.

Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.

Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.

Postimi i plotë:

Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.

Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.

Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.

Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.

Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.

Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre

sn

MË SHUMË KAMERA PËR BIG BROTHER, MITINGU I POEZISË NË GJAKOVË I LËNË PAS DORE- Nga Skënder Karaçica

Tej e tej lajmit
Manifestimi Big Borther,tarishta e turpit për Kosovën,përditë kamerat e televizioneve inçizojnë,përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe,ndërsa  për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).
Këso kohe,ngjarjet e tubimeve shkencore,kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë,RTK-ja si medium  publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës.Dikur,në këtë medium publik(RTP)ngjarjet në fushë të kulturës,të  gjuhës,të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar,i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.
Në manifestimin letrar të 60-vjetlorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë,.nuk pati kamera,nuk pati gazetar të fushës së kulturës  dhe,kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës,mbeti pa lajm,mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e,pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë,që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!
Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet,shih për këtë,në ekran do të dalin emra të pozitës(lexo:redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës…!
RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës(nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi)për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë…?!
Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother,nuk ka  ditë me diell të Kosovës,që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!
RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive,më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë  të(pa)rubrikave për kulturë,të gjuhësisë,të shkencës,të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar…!
Çikago,më 13 nëntor 2024

MAKE ALBANIA GREATER – TA BËJMË SHQIPËRINË MË TË MIRË… Nga Dr. Jani Gjoni, Chicago

 

“Ta Bejme Shqipëri Me të Mirë! – “Make Albania Greater”? – Ky duhet të jetë një nga mesazhet më të forta në zgjedhjet e ardhshme të Shqipërisë. Zgjedhjet e fundit në SHBA dëshmuan edhe një herë se vota e lirë e njerëzve të lirë ka fuqinë të përcaktojë fatin e vendit, pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar votuesit, ashtu siç ndodhi në vitin 2020.
Në analizat pas zgjedhore në SHBA, analistët shpesh përpiqen të shpjegojnë shkaqet e humbjes së të majtës dhe triumfin e presidentit Trump. Megjithatë, përpjekjet për të fshehur të vërtetën janë të dukshme. Në vend të marrjes së përgjegjësive për situatën ekonomike dhe politike, elita politike e mediatike po perpiqet tia hedh fajin popullit që nuk “kupton” interesat e larta te elites se majte e nje pjese te djathte, nuk “kupton” rreziqet e politikave te presidentit Trump. Kjo arrogance e klasës politike që kërkoi të paraqiste Trump si një kërcënim të demokracise dhe nuk u fokusua në problemet konkrete si: çmimet e larta të jetesës, sigurinë publike, emigracionin masiv, ndasitë racore dhe pasigurinë globale të krijuar nga konflikte si ai në Ukrainë dhe përballja izraelito-palestineze, solli tronditjen e papritur, largimin e tyre nga pushteti.
Trump dhe Republikanët u fokusuan në këto çështje qe prekin ndjeshem jeten e njerezve, duke propozuar politika për zgjidhjen e tyre, dhe kështu arritën një mbështetje të madhe popullore. Mesazhi më i qartë i këtyre zgjedhjeve për politikanët është: mos luani me popullin. Ata kanë votën dhe mund t’ju largojnë nga pushteti që ju është dhënë po prej tyre.

Kjo është pamja e zgjedhjeve në Amerikë. Po si pasqyrohet kjo ngjarje në Shqipëri?

Duket qartë se të dy krahët e politikës shqiptare përpiqen të fitojnë simpatinë e presidencës Trump. PS dhe Rama besojnë se do të jenë në favor të bashkëpunimit të ri, ndërsa PD dhe aleatët e saj shpresojnë që me një presidencë Trump, Berisha të largohet nga statusi “non-grata”.
Nga njëra anë, pushteti përpiqet të ofrojë imazhin e një Shqipërie në rritje ekonomike, ndonëse për pensionistët rritja e pensioneve nga 120 dollarë njëzet vite më parë në 180 dollarë sot duket qesharake. Nga ana tjetër, opozita, duke mos gëzuar mbështetje popullore të mjaftueshme, përpiqet të nxisë protesta të papjekura që nuk japin rezultate.
Në këtë kohë, të dy forcat kryesore, me listat e mbyllura ose gjysmë të hapura dhe kontrollin e medias, janë duke kufizuar çdo mundësi për alternativa të reja. Përballja e liderëve të tyre në SPAK e tregon qartë në sytë e publikut: elita politike është e korruptuar dhe ka bllokuar progresin e vendit. Europianizimi i Shqipërisë nuk mund të kërkohet në dyert e kancelarive europiane, por duhet të realizohet përmes përmirësimit të mirëqenies së popullit, emancipimit shoqëror dhe konsolidimit të një shteti të dinjitetshëm.
Duket qartë se e vetmja gjë perëndimore që ka mbetur janë ekrani dhe spektaklet televizive, të cilat shpesh ofrojnë mesazhe dezinformuese për t’u shërbyer interesave të elitës. Telenovelat që pushtojnë ekranet, “Big Brother”, “Dancing with the Stars” dhe spektaklet e tjera janë vetëm një mjet për të shpërqendruar popullin nga problemet reale.
Shembulli amerikan është një mësim i vlefshëm për Shqipërinë. Trump sfidoi të dyja partitë politike duke i quajtur “kënetë” që pengonte progresin. Situata në Shqipëri është e ngjashme, me PS dhe PD që mbajnë peng shoqërinë.
Mund ta mashtrosh popullin një herë, mbase edhe disa herë, por jo përgjithmonë. Vjen një ditë kur populli zgjohet dhe ngrihet përballë iluzioneve të rreme që i janë imponuar gjatë një tranzicioni të tejzgjatur e të lodhshëm.
Por, a do të kemi një “Trump” shqiptar që të thërrasë me forcë : “Ta Bejme Shqipëri Me të Mire” – “Make Albania Greater”?
Besoj se PO.

VATRA 2024: Gradacela e Re e Nocrrokut në New York!- Nga Agustin M. Mirakaj

Në këtë serial të ri komik të quajtur “Vatra e Nocrrokut,” turma prej tetë vetash po përpiqet të ngrejë gradacelën më të lartë të ëndrrave, duke kërkuar miliona për një godinë… që ekziston vetëm mbi re. Lideri, i cili po e merr misionin me seriozitetin e një regjisori të kinostudios “Shqipëria e Re,” ka nisur një fushatë që përbëhet nga premtime aq të mëdha, saqë edhe bankat në Wall Street janë në shok.
Në gazetën e njohur “Dielli i Zi” një burim anonim njofton për donacione të majme: një zotëri nga Shqipëria premton 1 milion dollarë – virtuale, natyrisht; një zonjë nga Queens jep bujarisht 2,000 dollarë për projektin e “nocrrokut,” ndërsa nga Michigan-i, Florida, Bostoni, e deri në Upstate NY, do të shfaqen edhe aktorë e njohur, të cilët garojnë për vendin e parë në maratonën e miliona-dollarëve.
Gazetari që nxorri lajmin në gazetën “Dielli i Zi” është tipik matrapaz, nga ata te viteve 93-94 te valuta ne qender te Tranes, ku matrapazët luanin me 3 karta dhe iu merrnin lekët fshatarëve. Loja e nocrrokut tani është Live në rrjetet sociale interrnet, ku çdo ditë shtohen milionat e dollarve imagjinar. Njëri jep një milion, tjetra 2 mijë dollar, tjetri dy milion, një tjetër plot 4 milion dollarë!
Por për ta bërë sa më magjepsëse këtë estradë, askush nuk fton vatranët për të diskutuar këtë fenomen që po ndodh! Ndaj, lideri i vetëshpallur ka vendosur që t’i zbukurojë vetë faqet e gazetës “Dielli Zi” me emrat e dhuruesve të mistershëm dhe premtime marramendëse.
Në fund, ajo që mbetet nga ky mal premtimesh është nocrroku, dhe një Vatrë mbi re.

Send this to a friend