VOAL

VOAL

Kush është më i dhunshëm, Kurani apo Bibla?

February 11, 2016

Komentet

SHEN NËNË ANGJELINA ARBËRORE (1)- Nga Lutfi ALIA Siena – Itali

 

Në historinë e Arbërisë – Albanisë mesjetare, janë shquar shumë familje fisnike patronimike dhe prijësit e tyre kishin tituj perëndimor princ, kont, duka, markez, baron dhe tituj bizantinë arhond, sevast, sevastonkrator, protosevast, panhypersevast. Arbëria, porta lidhëse mes perëndimit e lindjes, krahas individualitetit historik, u ndikua dhe nga kulturat europiane dhe ajo bizantine, të cilat u ndërthurën në jetën e arbërorëve, të shprehura në sistemin e organizmit administrativ, në dy fetë e krishtera katolike dhe ortodokse, si dhe në stemat heraldike të familjeve fisnike, që ishin sa origjinale, po aq pasqyrim i heraldikës europiane dhe bizantine.
Familjet dinastike arbërore Progoni, Arianiti, Muzaka, Dukagjini, Balsha, Spani, Topia, Skura, Blinishti, Zaharia, Golemi, Matranga, Gropa, Kastrioti, Granai, Engjëlli, Gazuli, Dushmani, Jonima, Frangu, Martaseos, Manesi, Toka, Zenebishti, Losha, Bua Shpata etj, ishin të lidhura mes tyre me pakte aleance dhe me krushqi, rrethana këto, që ndikuan në formimin etnokulturor arbëror, në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe teritorial të trojeve të principatave arbërore.

Shen Nënë Angjelina, shpirti i shenjtë arbëror.

Një ndër familjet fisnike të shquara në mesjetën arbërore është familja e Arianitëve, një ndër më të vjetrat e përfaqësuar me burra fisnikë, por dhe me gra fisnike me personalitet dhe autoritet të shquara në historinë arbërore, por dhe në disa vende europiane si Andronika Arianiti dhe Shen Angjelina Arianiti.

Shen Angjelina arbërore, për shumë kohë nuk njihej nga opinioni shqiptar, madje ishte harruar nga kisha ortodokse autoqefale shqiptare, ishte harruar nga historianët, por u bë e njohur në vitin 2020, kur shkrimtaria dhe gazetaria dinjitoze Zenepe Luka, botoi monografinë “Angjelina Arianiti Komneni – shpirti i shenjtë arbëror”, vepër e kompletuar me historinë e jetës të bijës të fisnikëve Arianiti, e bashkëshortes, e nënës të përkushtuar fëmijëve, e murgeshës e kanonizuar shenjëtore nga kisha ortodokse e njohur Shen Nënë Angjelina, e nderuar dhe e adhuruar nga popujt hungarezë, vllahë, sllavë, austriakë dhe italianë.
Historia e Shën Angjelinës arbërore, bija e princit Gjergj Arianiti dhe e Maria Muzaka, mishëron një nga historitë e shumta të grave fisnike arbërore në shekujt XV – XVI, që u shquan si poete, shkrimtare, fetare dhe adminsitratore pronash. Historia e jetës dhe e veprës të Angjelina Ariantit duhet të tregohet dhe të njihet sepse ndaj saj mendimi studimor shqiptar ndjehet debitor. Prezantimi i jetës dhe veprës të Shen Nënë Angjelinës, shtrohet si domozdoshmëri dhe për faktin se është ndër gratë arbërore e adhuruar nga popuj të tjerë europianë dhe më shumë e vlerësuar nga studiues të huaj, se nga studiues shqiptarë.
Të tregosh për Shën Angjelinën, së pari duhet filluar të njihemi me terrenin familjar, me Dinastinë Arianiti, me princin Gjergj Arianiti dhe familjen e tij.

DINASTIA ARIANITI

Arianitët janë pasardhës të fiseve ilire Armistae – Arinstae, që banonin në trojet në lindje të Durrësit (in partibus Durrachii). Në shekullin I pas K, këtë fis ilir e përmend Plini Plaku në veprën “Naturalis Historiae, Apad Hackios, Edit. Anno 1669, tomus primus”, ku thekson se fiset Armistae/Arinste, bashkë me Parthinët, Artitët, Hemasinët, Oksyejtë dhe Taulantët ishin tribu ilire pjestarë në grupin e popullatave Deraemistae. [Alan Bowman e al The Cambridge Ancient History, Vol. 10: The Augustan Empire, 43 BC – AD 69, 1996, p. 577].

Lidhur me etimiologjinë e emrit Arianiti, disa autorë mendojnë me origjinë në fjalën indoeuropiane “arya – fisnik”, të tjerë thonë se rrjedh nga fjala shqipe “ara”, por bindës është mendimi se lidhet me emrin e fiseve ilire Armistae – Arinstae, që banonin trojet në lindje të Elbasanit, në të dy anët e traktit lindorë të rrugës antike Egnacia. Në mesjetën e herëshme, mbiemëri Arniste i prijësve të këtij fisi, u shqipërua në formën Arianiti, kesisoj u ruajt si mbiemër, madje edhe si topnim. Mbiemëri Arianiti në latinisht Haryanites rezulton në një dokument të kancelarisë të mbretit të Francës Karli VII (1403 – 1461). [Lutfi Alia, Kostantin Arianiti Komneni, botim në Issue.com, Mars 2014].

Arianitët përmenden në kronikat bizantine të shekullit IX, si fise malësore, që jetonin në lindje të Themës së Durrësit. Në dokumentat bizantine të shekullit XI, Arianitët rezultojnë sundimtarët e trevave në rrjedhën e sipërme të Shkumbinit, në dy anët e rrugës Egnacia. [Paul Stephenson, (2003). The Legend of Basil the Bulgar- Slayer. Cambridge University Press. fq. 39]

Në vitin 1000 dëshmohet prijësi i dinastisë të Arianitëve Patrikios (Patrici) David Arianiti. Në vitin 1001 Perandori i Bizantit Vasili II e emëroi Davidin strateg i Temës të Selanikut, detyrë që mbajti deri në vitin 1014 Në vititn 1016, e ngarkoi komandant të ushtrisë në luftimet kundër bullgarëve, për pushtimin e kështjellës të Strumicës, por dështoi dhe në kompensim pushtoi kështjellën e Thermicës, Shkupin dhe Skraparin.

Në vitin 1017, perandori Vasili II, dërgoi ushtrinë e komanduar nga David Arianiti dhe Kostantin Diogjeni, të pushtonin e të plaçkisnin Pelagoninë, ndërsa vetë Vasili II tentoi të pushtoi Kosturin, por nuk arrijti të thyej rezistencën e arbërorëve. [George Kedrenos, Lexicon des Mittelaters, 1° edizione dell’originale. 1977, Artemis & Winkler, Vol. V, p. 1093]

Pasi u thyen bullgarët, në vitin 1018 perandori e transferoi David Arianitin strateg autokrat i Shkupit, me kompetenca të ushtronte pushtet në provincat e Sirmium, Rashës dhe Temës së Durrësit. [Ralph-Johannes Lilie Claudia Ludwig, Thomas Pratsch, Ilse Rochow: Prosopographie der mittelbyzantinischen Zeit, “David Areianites”. Berlin-Brandenburgische Akademie der Wissenschaften. Edit. De Gruyter, Incorporated, 2002]
Në vitet 1049 – 1050 në shërbim të Perandorit të Bizantit përmendet Kostantin Arianiti (ndofta i biri i Davidit). Kostantini u shqua si komandant në luftimet kundër Peceneghëve, një tribu nomade turke e fiseve Oghuz, të cilët në mesin e shekullit XI, zbritën nga stepat e Azisë dhe sulmuan trojet verilindore të Pernadorisë Bizantine. [George Kedrenos, Lexicon des Mittelaters, 1° ediz. origin. 1977, Artemis & Winkler, Vol. V, p. 1100]
Ipeshkëvi i Tiro Gullelmus Tyrensis (1130-1186), përmend fisnikun Iohannes Carianica, si kuptohet ishte tjetër mbiemër i familjes Arianiti, i lidhur me emrin e trevës Çermenika, në zotërim të Arianitëve. [Guglielmo di

Tiro, Historia rerum in partibus transmarinis gestarum, A cura di Emily Atwater Babock e A. C. Krey, traduzione di Emily A Babock e A. C. Krey, Columbia University Press, 1943].

Karl Hopf, në tabelën gjeanologjike të dinastisë, këtë trevë në zotërim të Arianitëve e shkruan Cerminitzia (Çerminica) me sundimtar baronin Arianit Cerminitza i martuar me Komita Muzakën. [Ch. Hopf, Chroniques, tab. XI/13 “Famille des Ariantii Comnénes”, Leipzig: 1867 – 1868, tabela f. 532].

Në vitin 1190, Progonët themeluan shtetin e Arbërit. Historiani bizantin Akropoliti (Giorgii Acropolitae, Annales – Immanuel Bekkerus, Bonnae, Impensis Ediiz. Weberi, 1836, sez. 1, pp 256 – 257), përmend Gulam Arianitin e Arbnonit sundimtari i trojeve të Arianitëve, që ishte bashkuar me shtetin e Arbërit të Progonëve. Arianitët janë pjesë e grupit të familjeve fisnike arbërore, që konsoliduan formimin etnokuturor të arbërorëve
në shekullin XII. [Kristo Frashëri. Principata e Arbërisë 1190-1215. Botime M&B, Tiranë 2014, faqe 63 – 70]

Në kronikat e vitit 1253 përmendet Gulem Arianiti, zoti i Albanon, i martuar me Irena Komnena, kushërira e gruas të perandorit të Bizantit të dinastisë Engjëll Komneni. Fëmijët e lindur nga kjo martesë përdorën dy mbiemërat Komneni dhe Gulemi. Studiuesi Aurel Plasari thekson se Arianitët morën mbiemër Komnena, nga martesa e Gulem Arianitit me Irena Komnena. [Plasari, Aurel. Arbni historik, gjeografik, kishtar dhe politik, Tiranë 2020, f. 136 – 137]

Lidhjen e Arianiteve me dinastinë perandorake Angelo-Komnena e konfirmojne shumë historianë, si humanistët Marin Barleci, Dhimiter Frangu, Gjon Muzaka, historiani Karl Hopf dhe historiani Françesko Sansovino, i cili shkruan se e bija e Gjergj Arianit Komneno Angelo, Doneca Kominata Komnena (Andronica), u martua me princin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, pra duke i vendosur si mbiemera Komnena, ai shpreh lidhjen e Arianitëve me familjen perandorake Komneni. [Francesco Sansovino. Del governo etamministrazione di diversi regni et reppubliche, cosi antiche come moderne. In Venetia, Giovanni Antonio Bertone 1578]
Në kohën e Mbretërisë së Albanisë me mbret Karli I Anzhuin (1272-1373), principata e Arianitëve u përfshi në mbretërinë e Karlit I. Në këtë periudhë, sundimtar i trojeve të Arianitëve përmendet Aleks Arianiti – sebastus Albaniensi, çka dëshmon vazhdimësinë e dinastisë të Arianitëve, si e trajton historiani Karl Hopf në tabelën e gjenealogjisë të familjes Arianiti. [Charl Hopf, Chroniques, tab. XI/13 “Famille des Ariantii Comnénes”, Leipzig: 1867 – 1868, tabela f. 532].

Në vitin 1272, Arianitët ishin ndër familjet fisnike arbërore, që u bashkuan me mbretin Karli I Anzhu, në themelimin e Mbretërisë Albanisë. Në paktin e Viterbos të vitit 1267 të Karlit I, ndër firmëtarët rezulton edhe Aleks Arianiti, me titullin sebast. Më 21 shkurt 1272, në Napoli, me fisnikët arbëror dhe parinë e bashkësisë të Durrësit, Karli I Anzhuin dekretoi formimin e Regnum Albaniae (Mbretëria e Albanisë) dhe e shpalli veten mbreti i Siçilisë dhe i Albanisë: Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae. Ky dekret thekson: “Unë Karli I mbreti i Siçilisë dhe të pranishmit, duke marrë parasyshë besnikërinë dhe përkushtimin që prelatët, kontët, baronët, ushtarakët, banorët dhe sidomos qytetarët e Albanisë, që kanë treguar ndaj Kishës së Shenjtë të Romës e duke marrë parasyshë se ata na zgjodhën ne dhe trashëgimtarët tonë mbretin e tyre dhe si zotër të përjetshëm të kësaj mbretërie, zotohem se do t’i mbroj ata, sipas mënyrës që një Zot i mirë, përherë i ka ndihmuar vasalët vet dhe do t’iu njoh privilegjet, që u janë dhënë nga perandorët e lashtë të Bizantit, do t’iu njoh dhe zakonet e doket e mira të tyre”. [Acta Albaniae 1913, volum I, doc. 268; Acta Albaniae, op.cit. n. 14, vol. I, doc. 270]. në vitin 1272 në nënshkrimin e paktit me mbretin Karli I Anzhiun, në vititn 1304 në paktin me princin Filippi Anzhù i Taranto – Dominus Regnum Albaniae (1294 – 1331) dhe më 1375 me paktin e nënshkruar me mbretin e Napolit Karli II, Aleks Arianiti rezulton ndër fisnikët arbërore firmëtar dhe shtetformues. [Gianvito Campobasso. Alcune fonti per lo studio del Regnum Albaniae degli Angiò: documenti, epigrafi, araldica e visual evidences. 2016. Melangès e l’ècole Francaise de Rome].

Acta Diplomata. Volume I, Doc. Nr 563, i 5 shtatorit 1304.

Në traktatin e vitit 1295, të gjenovezit Galvani di Levante Januensis, përmenden katolikët e rinj (neophil), antarë familjesh finike arbërore: “Illustribus heroidibus Albaniae dominis” dhe ndërmjet tyre rendit dhe Aleks Arianitin, të cilin e cilëson sundimtari i principatës të Arianitëve. [Galvani di Levante Januensis Neophyta doctrine de inferno, Purgatorio et Paradiso ad Principes Albaniae, Genova 1295]
Historiani Marin Drinov thotë se në fund të shekullit XIII përmendet sebasti Materango Arianit Komneni (ndofta i biri i Aleks Arianiti), i cili përfaqëson konsolidimin dhe vazhdimësinë e dinastisë Arianiti. [Marin Drinov. (1900) O некоmорых mрубах, Част. I, f. 340].

Në vitin 1300, Comneni Budaresci Princeps (princi Budaresh Komneni), i familjes Arianiti u martua me një vajzë të familjes fisnike Golemi të Krujës dhe nga kjo kohë e në vazhdim rezulton se pasardhësit e familjes Arianiti përdorën mbiemërat Komneni dhe Golemi. [Franz Babinger, Fundi i Arianitëve, Plejad 2004, fq. 17]

Në dokumentin e 5 shtatorit 1304 theksohet: “Filippi, princi i Tarantos iu garanton privilegjet dhespotëve: Albët, Shpatët, Katarukët, Biskezini, Arianitët, Lecenët, Turbacejt, Markazeos, Skura, Zenevisët, Bukeseos, Logoreskët, Matesët etj” [Acta Diplomata. Volume I, Doc. Nr 563, i 5 shtatorit 1304]

Në letrën e Papa Gjoni XXII dërguar fisnikëve arbëror më 17 qershor 1319, mes tyre rezulton sundimtari i principatës të Arianitëve, protolegati Gulelm Arianiti, çka dëshmon pozicionin e lartë politik, administrativ, shoqëror dhe fetar të familjes Arianiti. [Farlato et Coletti, Illirici sacri, vol VII, pp. 63 – 64].

Në vitin 1373, emëri i një pjestari të familjes Arianiti, shihet i qendisur në epitafin e Gllavinicës. Ky epitaf është një ndër tre punimet të njohura deri sot në botë. Në qendër të epitafit është qendisur Krishti i vdekur, shtrirë mbi çarçaf, i rrethuar nga shenjtorë dhe serafinë. Epitafi i Gllavinicës është objekt me vlera të mëdha i kulturës mesjetare shqiptare, është një margaritar i krishtërimit, i historisë, i artit dhe i mjeshtrisë artizanale arbërore. Në buzët e epitafit është qendisur shkrimi: “U plotësua ky areas (epitaf) gjithë të nderuarit dhe të Hyjëshmit Mbishenjtor Hyjëlindësit të patundur, me shpenzimin dhe mundimin e episkopit të gjithëhirëshmit Kalisi i Glavinicës dhe i Beratit, në muajin mars 22, viti 6881 (1373). Dora e Gjergj Arianitit arëqëndisësi”.

Si kuptohet, mjeshtëri i punimit të këtij epitafi është murgu Gjergj Arianiti, formuluesi i mbishkrimit dhe padyshim një ndër pjestarët e dinastisë Arianiti. Në mesjetë, rezulton se një ndër pjestarët e familjeve fisnike arbërore si Muzaka, Arianit, Kastrioti, Dukagjini, Spani, Skura etj, iu dedikuan jetës eklaziastike, si ishte dhe murgu Gjergj Arianiti. [Lutfi Alia, Kostantin Arianiti Komneni, “Zemrashqiptare”e dielë, 9 Mars 2014]
Disa nga pjestarët e familjes Arianiti, në shekullin e XIV – XV përdorën mbiemërin Golemi, si rezultojnë në dokumentat bizantine dhe Marin Barleci përmendin fisnikët Arianit Golemi de Albania, Arianites Thopia Golemus, Moisi Golemi i biri i Muzak Arianitit. [Marin Barleci, Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum princips (1510)].

Disa medievalista mendojnë se mbiemëri Golemi është me origjinë greke – Golemis, por nuk spjegojnë lidhjen etimiologjike, ndërsa të tjerë thonë është me prejardhje nga ebraishtja Golem – gjigand, por shumica insistojnë se është deformim popullor i emërit Gulem, mendim bindës, sepse në dokumentat e shekullit XIII zot i Arbanon quhej Gulem Arianiti dhe nga kjo kohë, pasardhësit e tij, mbajnë këtë mbiemër. Populli ynë e ka traditë, që emëri i babait të bëhet mbiemër i djemëve, kësisoj Gulielm – Gulemi – Golemi, u trashëguan në gjeneracionet e tjera të dinastisë si mbiemër shtesë, si rezulton me një nga figurat e shquara të kësaj dinastie: Arianit Topia Golem Komneni. [Charles Hopf. Chroniques Greco-Romainès, tables XI/13 Famille des Ariantii Comnénes, Leipzig 1867 – 1868, p. 532].

Eqerem Bej Vlora thotë se mbiemri Golemus ka kuptimin “të vjetrit”, si ishte familja e derës fisnike e Arianit Komnen Topia Golemi. [Eqerem Bej Vlora, Amelie Von Godin (2010) (1955- 1956): Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri vëllimi I. Tiranë: 55. faqe. 94–95].

Në dokumenta të kancelarisë bizantine, fisnikët e dinastisë Arianiti rezultojnë me disa mbiemëra, si Arianiti, Topia, Komneni, Kominata, Cernika, Golemi, Spata, shpesh të kombinuar si Arianiti Komneni Topia Golemi Spatensi etj. [Paolo Peta, Despoti d’Epiro e principi di Macedonia. Edizione Argo, 2000, pp. 79 – 89]

Në gjysmën e dytë të shekullit XIV, sundimtari i Principatës të Arianitëve ishte princi Komneni II Arianiti.

Sipas Marin Barlecit dhe Gjon Muzakës, Komneni II Arianiti ishte martuar me motrën e Nikolla Zakaria, zoti i qytetit-port Budua dhe ishte vasal i Balshës II. Nga kjo martesë lindën tre djemë Gjergji, Muzaka, Vlladani dhe një vajzë Maria. Në disa burime bizantine, thuhet se Komneni II Arianiti, mbante dhe mbiemërin Spata Comnen Arianit Spatensis, pra ishte dhe sundimtar i Shpatit.

Në vitet 1402, principata e Arianitëve u pushtuan nga forcat e Perandorisë Osmane të sulltan Bajaziti dhe Komneni II Arianiti i mundur u bë vasal i sulltanit, madje u detyrua të dërgoi Gjergjin peng në Edrene. Në vitin 1427, Gjergj Arianiti u kthye në vendlindje dhe filloi organizimin e popullit kundër pushtuesve osmanë. [Marin Barleci, Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum princips 1510]. [John Musachi. Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty by John Musachi 1515]

GJERGJ ARIANITI

Në gjysmën e parë të shekullit XV, sundimtar i principatës të Arianitëve ishte princi Gjergj Arianiti (1383 – 1462), i biri i Komneni II Arianiti dhe i motrës të Nikolla Zakaria. Gjergj Arianiti kishte dy vëllezër Muzak Arianitin – sundimtari i Beratit dhe Vlladan Arianit Komneni Golemi – sundimtari i Çermenikës dhe një motër, e martuar me Pal Dukagjinin, që ishte nëna e Lek III Dukagjinit. [Palaj Bernardin, Duka Gjini dhe Dukagjinët, “Hylli i Dritës”, Shkodër 1941, nr 11012, f. 496]

Princi Gjergj Arianiti sundimtari i Principatës të Arianitëve, ishte martuar me Maria Muzaka, e bija e Andrea III Muzakës, dhespoti i Epirit, i Devollit, i Muzakisë, i Himarës, mareshalli i Albanisë dhe e Kirana Zenebishti, e bija e Gjon Zenebishtit dhe zonja e Grabosës. Nëna e Andrea III Muzaka dhe gjyshja e Marie Muzaka ishte Zanfina Arianiti Komnena, motra e fisnikut Materango Arianiti. [Charles Hopf, Chroniques Greco-Romainès, tables XI/13 Famille des Ariantii Comnénes, Leipzig 1867 – 1868, p. 532]

Në dokumenta bizantine emëri i saj rezulton Maria Muzaka, që ishte emëri i pagëzimit sipas ritit ortodoks, ndërsa emri i parë në lindje ishte Marina, andaj jo rrallë, autorë të ndryshëm përdorin edhe emrin Marina.

Nga martesa me Maria Muzakën, Gjergji mori pajë trojet nga Mallakastra deri në detin Jon, përfshi Vlorën dhe Kaninën. Principata e Arianitëve kishte dy kryeqendra, e herëshmja Sopoti i Polisit dhe tjetra ishte Kanina.

Dhimtër Shuteriqi thotë: “S’ka dyshime se në vitin 1454, zotërimet e Arianitëve ishin viset e Librazhdit, me kryqendër Komnenovilin – Qyteti i Komnenëve, që përkon me Polisin dhe Vilanin, që janë lagje të Polisit”.
Gjergj Arianit ishte zot i Çermenikës, i Bjeshkës, i Dibrës, i Polisit, i Shpatit, i Mokrës dhe trojeve deri në lumin Devoll, ku kufizohej me Muzakajt dhe në lindje me principatën e Gropa. Pas martesës me Maria Muzakën Gjergji mori në pajë Mallakastrën, Vlorën dhe Kaninën. [John Musachi. Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty by John Musachi (1515)]. [Franz Babinger, Giorgio Fiori. Rivista di storia, arte, archeologia per le Province di Alessandria e Asti, CVIII:1999, pp. 67 – 82]. [Jurlaro R, I Musachi despoti d’Epiro, Bari Santo Spirito, 1970, p. 8]

Në lidhje me shtrirjen e trojeve të Arianitëve, Johann G. von Hahn thekson se kishin në zotërim Dibrën, Çermenikën, Polisin, Shpatin, Mokrën, Elbasanin deri në Kavajë dhe Mallakastrën, Vlorën e Kaninën, andaj i ka konsideruar të ndarë në dy degë, Arianitët e malit dhe Arianitët e fushës [J. G. Von Hahn. Reisa durch die Gebiete des Drin und Wardar. Erste Abtheilung: Reisenskizzen. Wien 1867, f. 106]; ndërsa Athanas Gegaj këtë shtrirje të gjërë të zotërimeve i ndanë në Arianitë të trojeve veriore dhe në Arianitët e jugut. [Athanas Gegaj. L’Albanie e l’invasion turque au XV siecle. Paris 1937, Université de Louvaine, f. 8]

Princi Gjergj Arianiti kishte stemën heraldike me shqiponjën dykrenore ngjyrë të artë, në qendër të mburojës me sfond blu, po me këto karakteristika kishte dhe flamurin, që ia kishin dhuruar artizanët e Raguzës.

Stema heraldike e Gjergj Arianitit.

Princi Gjergj Arianiti mbajti raporte bashkëpunimi më sundimtarët e principatave fqinje si me Pavel Kurtik, me baronin Andrea Gropa, sundimtarin e qytetit të Ohrit, me kontin Andrea Topia sundimtar i Krujës, me Gjon Kastriotin, në jug me sebastokratorin Gjon Zenebishi etj. Këto aleanca u fuqizuan dhe me krushqitë.

Në vitet 1430-1436, Princi Gjergj Arianiti organizoi kryengritjet kundër turqëve, që u kurorëzua me çlirimin e trojeve të principatës të Arianiteve dhe me largimin e spahinjëve dhe timarlinjëve osmanë. Për të shtypur këtë kryengritje erdhi vetë Sulltan Murati II, i cili organizoi disa ekspedita kundër Arianitëve, por arbërorët rezistuan heroikisht dhe i zbrapsën sulmet e hordhive turke. [Fin John Van Antwerp. The Late Medieval Balkans: A critical Survey from the Late Twelfth Century to the Otoman Conquest. University of Michigan, Ann Arbor, 1994, f. 355]

Në vitin 1432, trojet e Arianitëve u sulmua nga ushtria e komanduar nga Ali Bej Evrenozi, ish-sanxhakbeu i Arbërisë, por kur hyri në luginën e Shkumbinit, u shpartallua nga luftëtarët e Gjergj Arianitit. Fitorja iu dha zemër arbërve, por dhe Europës që u njoh me një luftëtar shpresëdhënës, që po thyente sulmet e egra të ushtrisë otomane. Kjo ishte fitore e bujshëme e arbërorëve kundër ushtrisë osmane, për të cilën kronisti bizantin Kalkokodilis shkruan: “Kjo fitore i solli lavdi të shkëlqyer organizatorit të saj, Gjergj Arianitit, i cili u bë figura qendrore e jetës politike arbërore në vitet tridhjetë”. [Leonikos Chalkokodilies. 2014, The Histories. Vol. 1. Translëted by Kaldellis Anthony. Cambridge: Harvard University Press.]

Kryengritjet e Gjergj Arianitit, nxitën dhe princat e tjerë të ngrihen kundër pushtuesit turk. Në veri, luftëtarët e Nikollë Dukagjinit morën kështjellën e Dèjës, në qendër Andrea Topia nuk mundi ta çlirojnë Krujën, ndërsa në jug Depë Zenebishi, sundimtari i Gjirokastrës, pësoi disfatë, u kap rob dhe turqit e varën. [Robert Elsie, 2003. Early Albania A Reader of Historical Texts, XI – XVII Centuries. Harrassovitz. p. 53]

Në vitin 1433 luftëtarët e Gjergj Arianitit thyen ushtrinë osmane në Kurvelesh, duke çliruar pjesë të mëdha të trojeve të principatës të Arianitëve.

Në shkurt të vitit 1434 luftëtarët e Gjergj Arianitit u përballën me forcat turke të Sinan Pashës, bejlerbeut të Rumelisë dhe pas luftimesh të ashpra, luftëtarët arbëror u detyruan të tërhiqen dhe me këtë humbje Gjergji u kthye vasal i sulltanit, duke ruajtur një territor të vogël të zotërimeve të Arianitëve. Edhe pse e humbi këtë betejë, Gjergj Arianiti vazhdoi të luftoi kundër Perandorisë Osmane. Në dhjetor 1434 shpartalloi forcat e Isak Beut, sanxhakbeut të Shkupit; më 20 prill 1435 triumfoi dhe në një betejë tjetër kundër hordhive turke. Pas dështimit të këtyre ekspeditave, sulltan Murati II i ndërpreu sulmet kundër Gjergj Arianitit. [Demetrio Francu. Comentario de le cose de’ Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d’ Epyro, Roma 1539].

Në vitin 1438, forcat arbërore me në krye Gjergj Arianitin thyen ushtrinë e Turhan Beut dhe çliruan Beratin.

Në vitin 1443 Gjergj Arianiti korri një tjetër fitore kundër forcave turke në grykat e Labërisë kundër forcave të Shehabedin Pashës. Fitoret e Gjergj Arianitit, e rritën besimin dhe vendosmërinë e arbërve për të mbrojtur lirinë e për të luftuar kundër pushtuesit të fuqishëm otoman. Këto fitore kundër turqëve, patën jehonë të gjërë në Europë dhe sidomos në Vatikan. Papa Eugjen IV, mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund dhe Republika e Raguzës krahas urimeve, i dërguan ndihma Gjergj Arianitit. Mbreti i Hungarisë Sigismundi, bëri marrëveshje me Gjergj Arianitin dhe Andrea Topian, për të luftuar kundër pushtuesve osmanë, por përpjekjet e tyre për organizimin e një kryengritje të përgjithëshme antiosmane, nuk patën jehonë në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. [Athanas Gegaj. L’Albanie e l’invasion turque au XV siecle. Paris 1937, Université de Louvaine, f. 8]

Më 2 mars 1444, Princi Gjergj Arianiti mori pjesë në Besëlidhjen e Arbërit në Lezhë, ku mbështeti Gjergj Kastriotin në aleancën me princat albanezë dhe luftoi krah tij, në të gjitha betejat kundër pushtuesve osmanë. Në vitin 1446 princi Gjergj Arianiti lidhi aleancë me mbretin e Napolit Alfonsi V Aragon, madje pas vdekjes të Alfonsit V, kjo marrëveshje u ripërtëri mbretin pasardhës, Ferrante I i Napolit. [Schmitt O. J. Skanderbeg et les sultans Turcica, 43, 2011, f. 71]

Në vitin 1456, Gjergj Arianiti lidhi aleancë me Republikën e Venedikut dhe në mërrëveshjen me dozhën Françesko Foskari, theksohej se në rast rreziku për jetën e princit dhe të familjes së tij nga sulmet e otomanëve, Serenissima i merrte në mbrojte dhe i strehonte në trojet e veta. [F. S. Noli. George Catrioti Scanderbeg (1405 – 1468). International Universtitaties Press 1947].
Nga martesa e parë e Gjergj Arianitit me Maria Muzaka lindën tetë vajza, të cilat u martuan me djem të familjeve fisnike të shquara arbërore. Martesat mes familjeve fisnike arbërore ishin të zakonshme dhe bëheshin për të forcuar aleancat mes tyre, kësisoj bashkonin forcat për mbrojtjen e zotërimeve.

Vajzat e Gjergj Arianitit dhe Marie Muzakës janë:
1. Andronika (Donika) (1428 – 1506). Më 21 – 23 prill 1451,u martua me Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
2. Vojsava, u martua me Gjon (Johannes) Crnojeviĉ sundimtari i Malit të Zi dhe i Zetës, me të cilin lindën dy
djemë: Gjergjin dhe Stanislao. Gjoni ishte i biri i Stefan Crnojeviĉit dhe i Mara Kastriotit, motra e Gjergj
Kastriotit. Vojsava vdiq para korrikut të vitit 1469 në Cetinjë.
3. Kirana (Anna), u martua me Nikolla I Dukagjini. Kishin dy djemë, Pali IV Dukagjini dhe Drago
Dukagjini. Pali IV u mor rob nga turqit, u konvertua në fenë islame dhe shërbeu si komandant ushtrie,
ndërsa Drago Dukagjini vdiq në Venecia në vitin 1462.
4. Helena, e martuar me Gjergjin III Dukagjini, lindën disa fëmijë, njeri nga djemtë Nikolla III, quhej dhe
Skenderbe. Sipas Gjon Muzakës, në vitin 1515 Nikolla III u kthye në myslyman dhe turqit i dhanë detyrën
e Sanxhakbeut.
5. Maria Despina, u martua me Tanushi IV Dukagjinin. Lindën dy fëmijë, një djalë dhe vajzën me emrin
Teodora. Helena dhe Despina u martuan me princat e Dukagjinit dhe dasma u zhvillua në të njëjtën ditë.
6. Komina (Komnina), u martua me Gojko Balshën, sundimtar i Musies (Krujës dhe Lezhës), me të cilin pati
dy djemë dhe një vajzë. Djemtë vdiqën në Hungari ndërsa vajza, Maria, u martua me Kontin Jakopo Alfonso
i Mazeut të Farriles në Itali. Pas vdekjes të Maries më 1459, konti u martua me Marie Granai Kastrioti, të
bijën e Vrana Kontit.
7. Katerina, në fillim u martua me fisnikun Andrea Spani dhe kishin një vajzë, e cila u largua Hungari me të
shoqin. Pas vdekjes të bashkëshortit nga dera e Spanëve, Katerina u martua me Nikolla Bokale, baroni i
Moresë dhe lindën dy djem e dy vajza, njera quhej Marie, e cila u martua me fisnikun Giacomo de Pagnanin.
8. Angjelina, u lind në vitin 1440. Në vitin 1461 u martua me Stefan Brankoviçin, djalin e Gjergj Brankoviçit,
dhespoti i Serbisë dhe i Irena Kantakuzenit, mbesë e dinastisë Paleologa. Pas vdekjes të bashkëshortit në
vitn 1471, Angjelina iu dedikua jetës fetare, shërbeu murgeshë në disa manastire, së bashku me dy djemtë
murgjit Maksimi dhe Johani (Gjoni).
Angjelina Arianiti vdiq më 30 korrik 1516. Kisha ortodokse e konsakroi shenjëtore, Shen Nënë Angjelina
e adhuruar nga popullatat hungareze, vllahe, sllave, austriake dhe italiane.

* * *
Në vitin 1449, vdiq Maria Muzaka, bashkëshortja e Gjergj Arianitit. Pak muaj më pas, Gjergji u martua me baroneshën italiane Petrina Frankone (Despotina), e bija e Oliviero Frankone, baroni i feudit Taurisano në Pulja, dhe mëkëmbës i mbretit Aragonez në Leçe.

Nëna e Petrinës ishte arvanite, e bija e Centurione II Zakaria (princi i Akaia) dhe i Kreusa (e bija e Leonardo II Toka, sundimtari i Zante dhe i Leukade). [Mihail-Dimitri Sturdiza, Dictionaire historique et généalogique des grande familles de Grèce, d’Albanie et de Costantinopole. Edizione 2, Chez l’auteur, Paris 1999]

Nga martesa e dytë e Gjergji Arianitit me Petrina Frankone, lindën 4 fëmijë, 3 djemë: Tommasi, Kostantini, Arianiti dhe vajza Maria. Me të dy martesat, Princi Gjergj Arianiti u trashëgua me 12 fëmijë.
Në vitin 1456, Gjergj Arianiti me bashkëshorten Petrina, me Angjelinën, me djemtë dhe vajzën Maria, u vendosën në Durrës, në mbrotje të Venedikut, si rezulton në urdhërin e Dozhës Françesko Foskari, dërguar Kuirinit, bajlo dhe kapidan i Durrësit të cilit i shkruan: “Zoti i shkëlqyer Arianit Komneni dhe familja e tij të trajtohen me përparësi – Privilegium Magnifici Arianiti Commneni Domini”. Në një dokument tjetër të vitit 1457 i Arkivit të Senatit Venecian, rezulton se Dozha i Venedikut, përsëri e urdhëronte Paolo Kuirinin, bailò dhe Kapidani i Durrësit: ”… Të përkujdesesh me përparësi për familjen e Arianiteve”. [Joseph Valentini. Acta Albaniae Veneta, Seculorum XIV – XV, Tomus XVII. Annos a MCDLV – MCDLVIII: 1456 – 1458]

Gjergj Arianiti vdiq në vitin 1462 dhe e varrosën në kishën ortodokse të Shen Maria në Durrës.

Baronesha Petrina Frankone Arianiti Komnena e mbetur e vè, bashkë me djemtë dhe vajzën Maria, në vitin 1463 u kthye në Itali, fillimisht shkoi në trojet e prindërve në feudin e Taurisano në Salento dhe më pas shkoi në Venecia. Më 3 shtator 1463 Petrina u prezantua para Senatit të Serenissima dhe bazuar në marrëveshjen e aleancës të Gjergj Arianitit me Venedikun, kërkoi mbrojtjen e fëmijëve nga Serenissima. Si përherë, Venediku ishte i ngadaltë në vendimet dhe vetëm pas 9 muaj, më 13 maj 1464 Senati i shpalli Patrica Venecian tre djemtë e Gjergj Arianitit – Tommasin, Kostantinin dhe Arianitin. [Arch. Stato. Venez. Senato Mar, vol VII, X, c. 23]
Pasi mori vendimin e Senatit Venecian, Zonja Petrina u kthye në Salento në trojet e prindërve, ku qëndroi pak muaj e më pas u transferua në Romë, ku përfitoi mbështetjen e Kurias Pontifike, e cila i akordoi asaj një pension dhe ndihmë financiare për fëmijët. Gjatë viteve që jetoi në Romë, Zonja Petrina kaloi situata të vështira, në veçanti vuajti ngjarjet e rënda familjare, vdekjen e dy djemëve.
09. Tomasi nuk u martua, ishte shëndetlig dhe vdiq në vitin 1484.
10. Arianiti u kthye në Albania, ku u konvertua në fenë islame dhe mori pjesë në ekspeditat ushtarake të turqve kundër arbërorëve dhe në vitin 1551mbeti i vrarë në luftimet me himarjotët.
11. Maria Arianiti u martua me Bartolemo Xhiuppo Della Rovere, zot i dukatit të Urbino.
12. Konstantin Arianiti Komneni, hyri në shërbim të Papës Sisto IV me detyrën e protonoterit apostolik dhe pse nuk ishte klerik. Ky vendim i Papës Sisto IV ishte respekt për mikun e tij Gjergj Arianiti. Me aftësitë
dhe devotshmërinë në shërbim të Selisë së shenjtë, fitoi besimin e Papës Sisto IV, i cili e dërgoi ambasador në bisedimet me austriakët. Më pas e ngarkoi komandantët i reparteve të Selisë së Shenjtë. Në vitin 1486,
Kostantini shkoi administrator i pronave të mbesës së tij të bukura dhe të mençura Maria Brankoviçi, që ishte martuar me markezin e Monferrato Bonifaci III. Maria ishte e bija e të motrës Angjelina Arianiti
Komnena dhe Stefan III Brankoviçit.
Pas vdekjes të Tomasit më 1484, baronesha Petrina së bashku me Kostantinin ishin ende në Romë, të ndihmuar nga Kuria e Selisë së Shenjtë, që i u akordoi pensione të dyve.
Në vitin 1483, Senati i Serenissima i rikonfirmoi Kostantinit privilegjet e patricit venezian. [A.S.V, Misti del Consiglio dei X, vol. XXI, c.117, vol. XXXI, c. 228, vol. XXXII, cc. 29 MCDLXIV.]

Medaljon argjendi me portretin e Kostantin Arianiti Komneni.

Kostantini u martua me fisniken Franceska Paleologa, dukesha e Montferrato, me origjinë nga dinastia Paleologa e Bizantit dhe lindën 6 vajza e një djalë me emrin Arianit. Vajza e parë Andronika, u martua me
kontin Karli III Toka, Dhespoti i Zante dhe i Artës dhe princi titullar i Leukadës. Vajza e dytë Pentesilea, u martua me Leka IV Dukagjini, i cili prej vitesh jetonte dhe shërbente në oborrin e mbretërisë së Napolit.
Vajzat e tjera u martuan me fisnikë italianë: Hipolita me Zenobio de Medici dhe pas vdekjes të bashkëshorit u martua me Lionello Pio da Carpi i dinastisë Savoja; Poliksena me Rinaldo di Matelica; Deianira me Giorgio Trivulzo; Helena me Juan de Luna. [Babinger Franz, Arianiti Costantino,1962, Rome].
Kostantin Arianiti vdiq më 8 maj 1530 në Montefiore dhe e varrosën në Kishën 12 Apostujt në Romë.
Në vitin 1489, Perandori Federiku III i dërgoi letër Papës Iinoçenci VIII, të cilin e porosiste të vazhdonin ndihmat financiar për Petrina Arianitin, por në fund të vitit 1489, Petrina Arianiti vdiq dhe u varros në Romë.

SHEN NËNË ANGJELINA
ANGJELINA ARIANITI KOMNENA TOPIA GOLEMI SHPATI BRANKOVIÇ

Angjelina ishte vajza e vogël e princit Gjergj Arianiti dhe e Maria Muzakës. Angjelina u lind në vitin 1440 në Sopot, kryeqendra veriore e principatës të Arianitëve. Nga babai Gjergji dhe nga nëna Maria, Angjelina mori vlerat dhe virtytet, që çdo fëmijë dëshiron të trashëgoi nga prindërit e vet. Si vajza e vogël e familjes Arianiti, Angjelina ishte e përkëdhelura e nënës Marie, e cila gjithmonë e mbante pranë, i mësonte sekretet e jetës, e merrte në kishë ku faleshin para ikonës të Zonjës së Papërlyeme. Nënë Maria i mësoi Angjelinës rregullat e fisnikërisë, i zbuloi të fshehtat e të veshurit fisëm, i mësoi të përshtatej me ritualet dhe me sjelljet fisnike, sipas rregullave të ceremonive bizantine, i mësoi të qëndiste. Para nënës, Angjelina ishte pasqyrë magjike, që lëshonte reflektime vezulluese dashurie, mirësie e ciltërsie.
Vitet e fëminisë i kaòoi në Sopot dhe në Kaninë, ndërsa vitet e e rinisë i kaloi në Durrës bashkë me të atin me njerkën Petrina, me vëllezërit dhe motrën e vogël.
Pas martesës me dhespotin Gjergj Brankoviç, Angjelina jetoi në Itali, në Austri dhe në Vojvodinë.
Jeta dhe përkushtimi shpirtëror murgeshë ortodokse i Angjelinës, ishte shprehje e jetës, edukimit, i kulturës dhe i historisë të familjes fisnike Arianiti.

Vijon

Një kujtesë që jeton ende në dy zëra – në këngën e çiftelisë- Nga Shefqet Sulmina

I. Dy shtresat e Gadishullit të Lirë

Në fillim, Gadishulli Ilir ishte një *botë e pandarë* — “Gadishulli i Lirë”, ku njeriu jetonte në marrëveshje me natyrën, me gjuhën, me besën. Aty ku *Kasollja* zëvendësoi *Shpellën*, lindën edhe konceptet e para të bashkësisë: familja, prona si kujdes, dhe mbi të gjitha, *fjalët që e lidhin njeriun me njeriun.* Kjo është faza e *Eposit Kreshnik* — faza e njeriut që nuk kërkon lavdi, por ekuilibër; që nuk sundon, por jeton me masë. Por jo të gjithë e kaluan këtë prag. Një pjesë e njerëzimit mbeti në *hijen e shpellës* — të lëvizshëm, pa truall, pa shtëpi, pa kujtesë të qëndrueshme. Kjo shtresë, që ti e quan “**shtresa e shpellës**”, nuk njihte më fjalën si besë, por si mjet; nuk njihte më pronën si kujdes, por si pushtet.

II. Nga dhimbja e ndarjes – lindja e artit homerik

Kur këto dy botë u përplasën, ndodhi ajo që mund të quhet *“ndarja e madhe ilirike”*: nga bashkëjetesa e lirë lindi përçarja kulturore. Njeriu që nuk gjeti vend në troje, kërkoi pronë në kujtesë. Ai s’kishte më shtëpi, por krijoi *mitin e pronës shpirtërore**eposin e heronjve*, ku çdo gjë që mungonte në jetë duhej të fitohej në këngë. Kështu lindi *Eposi Homerik*, jo si shpikje e papritur, por si *organizim shoqëror i shtresës së mbetur pa truall.* Ata nuk kishin fshat, por kishin shpellën e kujtesës; nuk kishin ligj, por kishin zotat e stuhisë; nuk kishin besë, por kishin betimin për luftë. Në thelb, epika homerike është *revoltë e njeriut të humbur kundër kujtesës që e la pas* — një përpjekje për të ndërtuar lavdinë nga mungesa, pavdekësinë nga frika, pushtetin nga zhvendosja. — ###

III. Thelbi i luftës – pronësia e shpirtit

Në këtë ndarje, *lufta nuk ishte më për tokë, por për kuptim.* Shtresa e shpellës e përvetësoi nocionin e pronës dhe e shndërroi në doktrinë: – prona mbi trupin (gruaja u bë plaçkë), – prona mbi fjalën (arti u bë tekst), – prona mbi shpirtin (Zoti u bë sundimtar). Ndërsa shtresa e kasolles e ruajti parimin e kundërt: – prona si kujdes, jo si zotërim; – fjala si besë, jo si mjet; – gruaja si Zonja Nënë, jo si send. Kështu, *dy eposet lindën si pasqyrim i dy etikave*: – etika e jetës (Eposi Kreshnik) – etika e lavdisë (Eposi Homerik).

IV. Ilirida – Gadishulli i ndarjes së shenjtë Ndarja e madhe e këtyre botëve nuk ishte vetëm konflikt ekonomik apo kulturor, por *ndarja e vetë ndërgjegjes njerëzore*. Prandaj ti e quan me drejtësi “**Iliridë**” – jo si vend, por si *gjendje e ndarjes*. Një gadishull me një trup, por me *dy koka*, si shqiponja që mban simbolin e dy botëve: njëra që shikon nga drita e arsyes, tjetra që shikon nga flaka e lavdisë. Trungu mbeti i përbashkët – gjuha, toka, fryma – por sytë u ndanë në drejtim të kundërt.

V. Qytetërimi i kasolles dhe rezistenca e gojës

Në trojet e kasolles, ndërkohë, *filloi qytetërimi* – jo ai i mermerit, por i fjalës. Fjalët nuk u shkruan në gur, por u ruajtën në zë; prandaj *Eposi Kreshnik nuk mund të digjej*, sepse nuk ishte kurrë i shkruar. Ai kaloi nga goja në gojë, si *membranë e kujtesës që nuk vdes*, si ADN e shpirtit të lirë. Ndërsa Epika Homerike u bë libër, u dogj e u rishkrua, u pronësua e u mitizua, kënga ilire mbeti *organike, frymë*. Kështu mbijetoi njeriu i besës – jo në arkiva, por në kujtesën e fjalës.

VI. Përmbyllje – dy koka të një trupi, një luftë që s’ka mbaruar

Eposi Homerik dhe ai Kreshnik janë *dy rrëfime të së njëjtës origjinë*, por të ndarë nga mënyra e të jetuarit: njëri kërkon të pushtojë botën, tjetri kërkon ta kuptojë; njëri krijon zotat, tjetri krijon njeriun. Kur ti shkruan se “**dy koka diamanti**” u ngritën mbi të njëjtin trup, është si të thuash se njerëzimi, që nga ajo kohë, *ka mbetur përgjysmë*: pjesa që kërkon lavdi dhe pjesa që kërkon arsyen. Dhe ndoshta ky është kuptimi më i thellë i gjithë rrëfimit tënd: *Ilirida nuk është vetëm një emër gjeografik, por kujtesa e përhershme e ndarjes sonë të brendshme.*

Një kujtesë që jeton ende në dy zëra – në këngën e çiftelisë që këndon për nderin dhe në jehonën e lahutës që kujton luftën. Dy koka, një trup – një njeri që ende kërkon të bëhet i plotë.

KONGRESI XVI MBARËKOMBËTAR I PNEUMOLOGJISË SHQIPTARE- Nga Lutfi ALIA

 

Më 24 – 25 tetor 2025, zhvilloi punimet Kongresi XVI Mbarëshqiptar i Pneumologjisë Shqiptare, aktivitet i organizuar nga Shoqatat e Pneumologëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Pneu,ologëve të Kosovës. Pjesmarrësit në këtë aktivitet tashmë tradicional, bujtën në Durrësin e lashtë dhe modern, në një atmosferë të ndriçuara nga dielli vjeshtor, freskuar nga flladi i detit dhe përkëdhelur nga simfonia e valëve kaltëroshe. Punimet e kongresit u zvilluan në auditorin e konferencave të Hotel Grand Blue FaFA Resort në Golem – Durrës.
Në këtë kongres, mjekët shqiptarë dhe kosovarë, referuan studime shkencore me rezultatet e përvojës klinike, shkëmbyen eksperiencën, kuvenduan për zgjedhjen dhe aplikimin e rrugëve të reja në parandalimin, diagnozën e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.
Kjo traditë e bukur e organizimit të aktiviteteve shkencore shqiptaro – kosovare në fushën e pneumologjisë, ështe pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të larta të zhvillimit të mjekësisë në dy vendet tona, progres ky, që ka revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut, duke aplikuar me sukses teknika të reja diagnostikimi dhe protokolle bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve, madje kanë aplikuar dhe inteligjencën artificiale në fushën e diagnostikimit dhe personalizimit të terapisë antibakteriale për pacientët me sëmundje bronkopulmonare.
Profesori i famshëm William Osler, në përshëndetjen e mjekëve të sapodiplomuar theksonte: Të dashur kolegë! Krahas urimeve më të mira për suksese në profesion, do t’i u them dhe dy lajme: një lajm të mirë e një të keq. Lajmi i mirë është: Brenda një dhjetëvjeçari pune, gjysma e atyre që keni mësuar do të kapërcehet në aspektin shkencor e kësisoj ju do t’i keni harruar ato që dikur kishit mësuar gjatë studimeve në fakultet. Lajmi i keq është: Askush nuk do të jetë në gjendje të vlerësojë sa është kjo gjysëm”.
Progresi në shkencat mjekësore në ditët e sotme zhvillohet me ritme të larta, aktualisht në më pak se 5 vite pas diplomimit në mjekësi, jo më pak se gjysma e njohurive të fituara në fakultet vjetërohen, të superuara nga vërshimi intensiv i koncepteve të reja shkencore në parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve. Në një vit botohen dhe prezantohen mbi 3 miljon artikuj studimor, të botuar në 20 000 revista mediko-shkencore, shumë prej tyre të prezantuara në portalin PubMed me kofiçient të lartë impact-factor. Çdo ditë komunikohen rezultate e prova të reja në mjekësi, madje nuk mbyllet java pa një zbulm të ri në genetikë e biologji molekulare. Ështe modernizuar teknologjia diagnostike jo invazive, po masivizohet kirurgjia jo invazive dhe kirurgjia robotike, për ditë e më shumë po kryhen transpalante organesh, madje janë bërë proçedura të ditës, ndër ato dhe transplanti i mushkërive. Patologjia, në këto dy dekadat e para të shekullit XXI është ndryshuar rrënjësisht dhe gjithnjë më shumë aplikon protokolle të reja terapeutike me përdorim medikamente me rezultat në luftimin e sëmundjeve që lëndojnë shëndetin e njeriut. Gjithashtu, në pneumologji po aplikohet me sukses inteligjenca artificiale, kriter metodik që ka hapur perespektiva të gjëra në fushën e diagnostikimit dhe personalizimit të terapive për pacientët me sëmundje bronkopulmonare.
Natyrisht jeta një ditë vdes, por mjekët veprojnë të mos mbizotëroi vdekja, andaj pneumologët impenjohen të shërojnë jetën e lënduar nga sëmundjet, duke kontribuar në parandalimin, diagnozën e hershëm, luftimin e sëmundjeve, reabilitimin e shëndetit, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për mbijetesën e pacienteve me sëmundjet bronkopulmonare, që ende përbëjnë problem shqetësues mjekësor dhe social, si për shpeshtësinë, për invaliditetin, vdekshmërinë e lartë dhe për koston e lartë në shpenzimet sanitare.
Duke konkretizuar domozdoshmërinë e kooperimit brenda specialitetit të pneumologjisë dhe me disiplinat e tjera mjekësore, sot studiohet edhe ndikimi i kushteve mjedisore, stili i jetës, gjëndja sociale e pacientit, respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës etj. Këto aspekte organizative dhe profesionale të shërbimeve të pneumologjisë shqiptare dhe kosovare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse mjekësia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, është kulturë, është mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet.
Përvoja profesionale dhe shkencore shqiptaro-kosovare, nuk është kufizuar brenda mureve të spitaleve, dispanserive, ambulatoreve dhe klinikave të pneumologjisë, por është përgjithësuar nëpërmjet bashkëpunimit profesional dhe me studime shkencore, të prezantuara në kongrese, konferenca, seminare dhe workshope, të organizuara në vazhdimësi dhe me nivel bashkëkohor nga shoqatat e pneumologëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pneumologët shqiptar dhe kosovar, kanë realizuar studime shkencore për sëmundjet bronkopulmonare, duke kontribuar në zgjidhjen e shumë problemeve themelore në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor e tretësor, duke u impenjuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare. Kjo panoramë e mjekësisë bashkëkohore gjeti pasqyrim në punimet e kongresit XVI Mbarëkombëtarë të Pneumologjisë Shqiptare, ku morën pjesë 150 mjekë pneumologë, kirurgë torakal, specialista të anestezi-reanimacionit, të imazherisë, të laboratoreve kliniko-biokimike dhe të genetikës, si dhe mjekë familje.
Gjatë dy ditëve u prezantuan 32 punime shkencore, përgjithësisht të realizuara me ekipe studiuesish.
Kjo pjesëmarrje konsistente dhe numëri i referimeve shkencore, dëshmon se pneumologët shqiptarë dhe kosovarë, i kanë kapercyer barrierat profesionale dhe janë në nivele të prezantojnë studime të mirfillta shkencore, ashtu si masivisht janë në gjendje të lexojnë e të kuptojnë punimet shkencore të autorëve të huaj, të cilat i kanë përvehtësuar dhe i kanë aplikuar me sukses në praktikën klinike dhe ambulatoriale në trajtimin e të sëmurëve me patologji bronkopulmonare.
Kongreset shkencore nuk janë publicitet aktiviteti spitalesh, ato janë bilance pune dhe kërkimesh shkencore, janë forume ku përgjithësohen rezultatet e studimeve shkencore, sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën mjekësore të arritjeve të shkencave mjekësore botërore dhe kombëtare, duke kontribuar me metoda, protokolle, teknika diagnostikimi dhe kritere trajtimi bashkëkohor në luftimin e sëmundjeve dhe forcimin e mirëqenies shëndetësore të popullatës.
Ky kongres, si tribunë shkencore, përbën një kontribut në përditësimin e arritjeve shkencore bashkëkohore, është promovim i edukimit të vazhdushëm mjekësor me zbulimet e reja, me risit e aplikuara në praktikën klinike dhe ambulatoriale, është forum i bashkëbisedimeve shkencore.

 

 

24. 10. 2025. Seanca plenare.

Kongresin XVI Mbarëkombëtar të Pneumologjisë e përshëndeti Prof Silvana Bala – Presidente e Shoqatës të Pneumologëve të Shqipërisë, Drejtore e Përgjithëshme e Qendrës Spitalore Rajonale Universitare “Shefqet Ndroqi” – Tiranë. Fjala e hapjes e Prof Silvana nuk ishte thjeshtë përshëndetje mirëseardhje, por një mesazh i qartë i motos të kongresit: “Shëndeti i mushkërive është themeli i jetës. Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve respiratore, janë investim për të ardhmen”. Prof. Silvana theksoi domozdoshmërinë e studimeve shkencore në disiplinat e pneumologjisë dhe aplikimin e rezultateve shkencore bashkëkohore në praktikën klinike dhe atë ambulatoriale, për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.
Pjesëmarrësit në kongres i përshëndeti dhe Dr. Sh. M. Eugena Tomini, zv-ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale. Dr. Tomini vlerësoi impenjimin e mjekëve të QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, në para-ndalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të aparatit bronkopulmonar, si dhe i përgëzoi për organizimin e këtij kongresi, i prezantuar me studime me një tematikë të gjërë dedikuar patologjive të aparatit respirator, si dhe theksoi domozdoshmërinë e intensifikimit të aktivitetit në parandalimin e këtyre sëmundjeve me problematikë
preokupuese mediko-sociale.
24. 10. 2025
Seanca I.
Moderatorë: Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr.Sh.M. Besim Morina
Kjo seancë i filloi punimet me prezantimin e studimet dedikuar sëmundjes të tuberkulozit.
Dr. Donika Mema, Dr. Albana Fico, Dr. Sh. M. Eugena Tomini, Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr. Irma Tashi, Dr. Dritan Mema, Dr. Blerina Kodra, Dr. Rezarta Kazazi, prezantuan studimin “Prevalenca e tuberkulozit në studenta në periudhën 2015 – 2024”. Në Shqipëri incidenca e TBC është ulur në 16 raste për 100 000 banorë, por problematika komplekse epidemiologjike, parandalimi, aspektet kliniko-diagnostike dhe kurative të TBC, vazhdojnë të preokupojnë shëndetësinë shqiptare dhe kosovare, andaj me të drejtë ky kongres i dedikoi hapsirë të gjërë, me prezantime sudimesh dhe me diskutime të frytshme për të shkëmbyer përvojën në luftën kundër kësaj sëmundje problematike. Në këtë studim trajtohet një aspekt i veçantë i pranisë të kësaj sëmundje në një grup studentash, duke theksuar se prania e tyre në jetën kolektive dhe prezenca në praktikat klinike, përbën rrezik infektimi të perosnave të tjerë, andaj me të drejtë autorët sugjerojnë të intensifikohen debistimet masive për këtë sëmundje.
Dr. Blerina Tafa, Dr. Lenida Suraj, Dr. Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof. Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan studimin: “Izolimi dhe identifikimi i llojeve të mykobaktereve jo-tuberkulare (NTM). Studim retrospektiv për periudhën 2023 – 2025”. Ndër shkaktarët e lëndimit të aparatit bronkopulmonar, ndërhyjnë dhe mykobakteriet jo-tuberkulare, andaj me të drejtë autorët theksojnë se identifikimi i tyre është me rëndësi sepse trajtimin për këto sëmundje ndryshon me trajtimin e tuberkulozit pulmonar.
Dr. Lenida Suraj, Dr. Blerina Tafa, Dr. Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan studimin: “Vlerësimi i testit Genotyp MTBDRplus dhe diskordancat fenotipike-genotipike në diagnostikimin tuberkulozit rezistent”. Sëmundjë e tuberkulozit shkaktohet nga disa shtame mykobaktere të tuberkulozit, andaj identifikimi i tyre me testet genetike, ka ndihmuar në diagnostikimin e formave rezistente të tuberkulozit, me ndikim dhe në trajtimin e personalizuar me medikamente anti-tuberkulare.
Prof. Silva Tafaj, Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi prezantuan rezultatet e “Projekti DRAIGON: diagnoza pranë pacientit për rezistencën antimikrobike me AI dhe sekuencimi genomik”. Ky studim në nivel të tre spitaleve europiane, projekt ku përfshihet dhe QSRU “Shefqet Ndroqi”, është financuar nga Komisioni Europian. Ky projekt është një risi në aplikimin e metodave të biologjisë molekulare, për identifikimin e ADN të bakterieve dhe viruseve, myknave nëpërmjet sekuencimit genomik dhe inteligjencës artificiale në zgjedhjen e antibiotikut të duhur për trajtimin e infeksioneve pulmonare. Me metodat tradicionale identifikimi i shkaktarëve mikrobial kërkon 24 – 72 orë, duke e lënë mjekun në pritje për të ndërhyrë, ndërsa me metodën e re, rezultatet garantohen brenda disa minuta deri në dy orë.
Dr. SH. M. Ilir Peposhi, Dr. Sh. M. Ornela Nuredini, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. Eritjan Tashi, prezantuan studimin: “Hemoptizia: Vlerësimi dhe menaxhimi”. Hemoptizia ështe një ndër shenjat klinike dramatike të një grupi sëmundjesh bronkopulmonare dhe zbulimi i shkakut të hemoptizisë, është me rëndësi në menaxhimin dhe tajtimin e këtijë ndërlikimi.
Dr. Shpëtim Thaçi, Dr. Musa Hoxha, Dr. Bahri Thaçi, prezantuan studimin “Roli i ultratingujve në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive”. Ekzaminimi i mushkërive, prej disa dekada e ka kapërcyer kufirin e stetoskopit dhe të radioskopisë, sepse gjithnjë e më shume po aplikohen teknika të reja ekzaminimi si ekografia, TC me rezolucion të lartë, rezonanca magnetike, PET-skaner etj. Në këtë kuadër, Dr. Thaçi prezantoi përvojën në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërisë, nëpërmjet përdorimit të ekografisë.
Prof. Alma Cani, Dr. A. Hatibi, Dr. F. Kokiçi, Dr. E. Shima, Dr. A Vyshka, Dr. A Gjika, Dr.Sh. M. Loreta Agolli, referuan studimin “Menaxhimi i shock-ut septik në terapi intensive – prezantim rasti”. Në fushën e mjekësisë, me vlera praktike përgjithësuese është dhe përvoja e fituar gjatë trajtimit dhe të një rasti të vetëm, si u prezantua në këtë studim përvoja në menaxhimin e shock-ut septik në shërbimin e terapisë intensive.
25. 10. 2025
Seanca II.
Moderatorë: Prof. Fatmir Çaushi, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi.
Në këtë seancë u prezantuan studime dedikuar disa nga sëmundjet problemtike bronkopulmonare.
Prof. L.Alia, Prof Silvana Bala, prezantuan: “Klasifikimi kliniko-morfologjik i pneumonive idiopatike intersticiale”. Ky grup pneumonishë me dëmtime difuze të parenkimës pulmonare, mbetet problematik për vëshirësitë në trajtim, për invaliditetin dhe vdekshmërinë e lartë, andaj njohja e substrateve morfologjike dhe tipareve të shprehjes klinike, ndihmon pneumologët në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin medikamentoz.
Dr. A Pecani, Dr.Sh.M. Loreta Karaulli, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr. Irma Tashi, Dr. Juli Gjerazi, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M. Ornela Nuredini, Dr. L. Gjata, Dr. H. Gjata, Dr. M. Broqi, Dr. E Hasa, Dr. A Hasa, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin “Kur mushkëritë flasin para Lupusit: Aspekte klinike të përfshirjes pulmonit në Lupusin Eritematoz Sistemik”. Krahas sëmundjeve parësore, mushkëritë lëndohen në mënyrë dytësore nga sëmundje të tjera, të zhvilluara si bashkëshoqëruese, ose si ndërlikime të sëmundjeve të tjera, madje shprehen me shenja klinike para sëmundjes bazë, si ndodh në rastin e zhvilluar në terren të Lupusit Eritematoz Sistemik. Autorët e këtij studimi prezantuan përvojën e tyre, në diagnostikimin e LES nëpërmjet dëmtimeve të mushkërive.
Dr. S. Telo, Dr. Serxho Golgota, Dr. Arben Tanka, Dr. J. Tula, Dr. N. Dhigoi, Dr. B. Galanxhi. Prezantuan studimin “Roli i sëmundjeve shoqëruese në vdekshmërinë nga COVID-19, sipas grupmoshave dhe valëve epidemike në Shqipëri. Një analizë retrospektive e rasteve me përfundim fatal të sëmurëve të shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në periudhën 2020 – 2023”. Epidemitë e një pas njëshmë të shkaktuara nga virusi agresiv COVID-19, i ballafaquan pneumologët me problematikë serjoze në trajtimin e infeksionit viral dhe të ndërlikimeve, shpesh vdekjeprurëse për të sëmurët. Krahas prezantimit të dhënave statistikore, autorët e këtij studim analizuan format e sëmundjeve shoqëruese dhe ndërlikimet e COVID-19, me pasoja për invaliditetin e lartë dhe vdekshmërinë e të sëmurëve, të dhëna pergjithesuese dhe aplikative në klinikën e pneumologjisë.
Dr.Sh.M. Olvis Petre, Prof Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, u prezantuan me studimin: “SPOK, një sëmundje inflamatore sistemike”. Vitet e fundit rezulton se është shtuar incidenca e kompleksit te sëmundjeve pulmonare kronike obstruktive, andaj njohja e substratit morfologjike dhe e shprehjeve klinike dhe laboratorike në SPOK i ndihmon mjekët në trajtimin medikamentoz dhe me oksigjenoterapi të sëmurëve, që vuajnë me lezione inflamatore kronike obstruktive pulmonare.
Dr. Gazmend Zhuri, A. Kurtaj, Sh. Dauti, Ajeti-Rexhepi: Prezantuan studimin “Sarkoidoza atipike, me imitim të kancerit metastatik të gjeneralizuar”. Autorët e këtij studimi theksuan se disa sëmundje që lëndojnë sistemin bronkopulmonar kanë shprehje kamaleone, kështu një lezion beninj mund të paraqitet me imazhin e një sëmundje malinje, si ndodhi në rastin e sarkoidozës pulmonare, ku granulomat e shumta, paraqiten si vatra metastaze neoplazishë malinje. Me këtë studim autorët prezantuan kriteret e diagnozës diferenciale.
Dr. J. Gjoni, Dr. M. Broqi, Dr. Loreta Agolli, Dr. E. Qeli, Dr. A. Hasa, Dr. M. Bilali, Dr. S. Shpuza, Dr. F. Bani, Dr. S. Çerçizi, prezantuan studimin “Roli i CT në zbulimin e sëmundjeve shoqëruese në SPOK”. Autorët e këtij studimi theksuan se ekzaminimet me CT, ndihmojnë të identifikohen sëmundjet që shoqërojnë inflamacionin kronik me bronkiolit obstruktiv, ashtu si dhe ndërlikimet e kësaj patologjie komplekse.

Seanca III.
Moderatorë: Prof. Piersante Sestini, Prof. Silva Tafaj, Dr.Sh.M. Eugerta Dilka.
Dr. Emira Hysa, Dr. A. Hasa, Dr. A. Zerva, Dr. A. Dezhgiu, Dr. E. Cuka, Dr. S. Telo, Dr.Sh.M. R. Hasa, Dr. Alma Teferiçi, Dr. M. Broqi, Dr. Serxho Golgota, Dr. F. Rrumbullaku, prezantuan me studimin: “Vlerat diagnostike të karakteristikave ekografike transtorakale në parashikimin e malinjitetit të likuidit pleural të pa diagnostikuar. Studim diagnostik prospektiv”. Autorët e këtij studimi prezantuan përvojën në diagnostikimin me ekografi dhe disa aspekte të diagnozës diferenciale të likuidit pleural me origjinë nga neoplazitë malinje pleuropulmonare dhe nga metastazat e neoplazive ekstrapulmonare.
Dr.Sh.M. Besim Morina, Dr.Sh.M. Blerina Dervisholli, Dr. Edison Suka; prezantuan studimin: “Ekografia
e diafragmës në sëmundjet obstruktive: Nga metodologjia, në aplikime klinike dhe gjetjet te duhanxhinjtë me
funksion pulmonar të ruajtur”. Tymi i duhanit përmbanë lëndë toksike, iritante, alergene, inflamatore dhe kancerogene, të cilat provokojnë një kompleks dëmtime strukturale dhe çrregullime funksionale, të shprehura me uljen e presionit parcial të oksigjenit, me dispnea dhe insuficiencë respiratore. Në këtë ansambël çrregullimesh funksionale implikohet dhe diafragma, të cilën autorët e kanë analizuar me ekografi, në subjektet duhanxhi, ende në fazën me funksion pulmonar të ruajtur.

Dr. Alma Teferiçi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi, Dr.Sh.M. Ornella Nuredini, Dr. Serxho Golgota, Dr. M. Broqi, Dr. E. Bardho, Dr. Eritjan Tashi, Dr. H. Rugia, Dr. E. Hysa. Prezantuan studimin e një rasti: “Diagnoza dhe heqia bronkoskopike e gurit endobronkial në një pacient me tuberkuloz endobronkial aktv”. Kalcifikimi i lëzioneve tuberkulare është ndërlikim jo i rrallë në këtë sëmundje, madje kalcifikimi i granulomës tuberkulare në bronk shprehet me çrregullime respiratore, heqia e këtij lezione është e domozdoshme për rikuperimin e aktivitetit respirator, andaj kolegët aplikuan me sukses heqien e këtij lezioni bronkial gjatë bronkoskopisë.
Dr. Serxho Golgota, Dr. K. Revelli, Dr. Eritjan Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. A. Papa, Dr. I. Pojani, Dr. E. Hysa, Dr. Alma Teferiçi, Dr. K. Bratja, Dr. S. Shpuza, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M. Loreta Agolli, Prof Silvana Bala, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi. Prezantuan “Përvoja në diagnostikimin me ndihmën e biopsisë transbronkiale të një rasti me proteinozë alveolare”. Për diagnostikimin e shumë sëmundjeve pulmonare praktikohet biopsia transbronkiale, teknikë e realizuar në rastin e të sëmurit me proteinozë alveolare.
Dr. Ina Goroveci, Prof. Alban Ylli, prezantuan studimin transversal “Sëmundshmëria dhe humbja e autosufiçiencës në të moshuarit aktivë në qytetin e Tiranës gjatë periudhës korrik – shtator 2023.” Jetëgjatësia e pritshme e popullatës shqiptare është rritur dukshëm, kësisoj është shtuar kontigjenti i moshave të treta, një pjesë e tyre vuajnë dhe nga sëmundje bronkopulmonare, andaj studimi i këtyre sëmundjeve në të moshuarit autosufiçientë ndihmon në rritjen e masave parandaluese, për përmirësimin e mirëqenies së tyre shëndetësore.
Dr. K. Reveli, Dr. Serxho Golgota, Dr. Eritjan Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. I. Pojani, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin: “Cilësia e gjumit në pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike”. Grupi i sëmundjeve pulmonare me obstruksion bronkial kronik, karakterizohen me ulje të presionit parcial të O2, me hiperkapni, me dispne dhe insuficienca respiratore, rrethana që ndikojnë në prishjen e cilësisë së gjumit. Këtë situatë autorët e prezantuan me të dhëna në grupin e të sëmurëve që studiuan.
Prof. Piersante Sestini, nga Universiteti i Sienës – Itali, prezantoi studimin: “Humbja e peshës dhe vdekshmeria në të sëmurët me Fibrozë Idiopatike Pulmonar”. Studimet e klinikës të pneumologjisë të spitalit Universitar të Sienës – Itali, kanë konkluduar se ekziston ndërvartësi midis dispnesë, insuficiencës respiratore dhe ritmeve të larta të rënies së peshës me rritjen e vdekshmërisë të sëmurëve me fibrozë idiopatike pulmonare. Prof Sestini theksoi se trajtimi me oksigjenoterapi ambulatoriale e përmirëson cilesinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.
Seanca IV.
Moderatorë: Prof. Lutfi Alia, Prof. Alma Cani, Dr. Sh.M. Loreta Agolli.
Prof. Fatmir Çaushi, Dr.SH.M. I. Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. Sh. M. Ilir Peposhi, Dr. Eljana Shima, Dr. A. Vyshka, prezantuan studimin “Kirurgjia e trakesë një ‘Gur kilometrik’ i tejkaluar tashmë në Shqipëri”. Në këtë referim, autorët ekspozuan një sukses në zbatimin e kirurgjisë së trakesë, një arritje e nivelit bashkëkohor e klinikës së kirurgjisë torakale të QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë.
Prof Fadil Gradica, Prof. Daniela Xhemalaj, Dr. L. Lisha, prezantuan një rast me “Leimiosarkoma mediastinale në një të sëmurë me moshë të re”. Diagnoza e leimiosarkomës mediastinale bazohet vetëm në biopsinë e këtij tumori. Kooperimi ndërdisiplinor është faktor i rëndësishëm në diagnozën e saktë dhe trajtimin me efikasitet të sëmundjeve neoplazike, pikërisht nga ky referim, krahas aftesive dhe rëndesisë në marrjen e materialeve me teknikën e biopsisë, rol vendimtar ka diagnoza e saktë e konfirmuar nga anatompatologët, si ka theksuar Theodore Roszak: “Nëpërmjet mikroskopit, natyra kompozon poezitë e saj më të bukura”, andaj ekzaminimi mikroskopik i biopsive është Gold Standart, është vendimtar për diagnozën, orienton taktikën e trajtimit kirurgjikal dhe përcakton prognozën e të sëmurit.
Dr.Sh.M. Ornela Nuredini, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. A. Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. Eritjan Tashi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi; prezantuan përvojën e trajtimit të Hemartomës endobronkiale të hequr nëpërmjet bronkoskopisë flexibile, duke përdorur snare elektrokirurgjikale dhe krioterapi.
Dr. E. Kastrati, Dr. A. Hasani, Prof. Fadil Gradica, Dr. T. Isufaj Halit, Dr. A. Bolat, Dr.Sh.M Ilir Hoxha, prezantuan përvojën në trajtimin e pleurodesis me natyrë malinje: “Përdorimi i talkut në trajtimin e pleurodesis, në një të sëmurë me efuzion nga neoplazi malinje e pleurës”.
Prof. Fatmir Çaushi, Dr.SH.M I. Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. E. Shima, prezantuan studimin: “Rezeksion uniportal i pulmonit, përvojë e suksesshme në kirurgjinë torakale shqiptare”. Ashtu si në
kongreset e mëparshëm dhe në këtë të këtij viti, klinika e kirurgjisë e QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, u prezantua me arritje të reja të suksesshme, si është dhe ky rezeksion uniportal i pulmonit, i ilustruar me filmim gjatë interventit të ekipit të kirurgëve.
Dr. J. Tula, Dr.Sh.M. E. Kozma, Prof Daniela Xhemalaj, Prof A. Pecani, Dr. Viola Selmani, Dr. S. Telo, Dr. B. Galanxhi, Dr. Arben Tanka, Dr. L. Gjati; referuan “Një rast karcinome me qeliza të vogla të mushkërive, me metastazë në gjëndërrat adrenale”. Ky rast është përvojë që sugjeron se neoplazitë malinje të mushkërive nuk kursejnë dhe gjëndërrat suprarenale, duke u shprehur me një klinikë çrregullimesh hormonale.
Dr. Jeta Bunjaku, Dr.Sh.M. Arbër Lama, Dr. Tawanda Pesanayi, Dr.Sh.M. Jeton Shatri, Dr. Mary Chamberlin, Dr.Sh.M. Ilir Hoxha, prezantuan temën: “Kanceri i mushkërive: Roli i stilit të jetës si faktor rreziku”. Autorët e këtij punimi, bazuar në një numër të konsiderushëm artikujsh të botuar në revista mjekësore ndërkombëtare rreth këtij argumenti, dolën me konkluzion se disa lëndë si kafja, çaji, alkooli nuk janë faktorë rrezikues për zhvillimin e kancereve të mushkërive.
Seanca V.
Moderatorë: Prof. Fadil Gradica, Dr.Sh.M. Olvis Petre, Dr.Sh.M. Ornella Nuredini.
Dr. Sh.M. Eugerta Dilka, Dr. Klara Ziu, prezantuan studimin “Profilaksia me antikoagulantë në pacientët me kancer, kur dhe si trajtohen? Neoplazitë e mushkërive janë proekupante për shpeshtësinë, sjelljen e egër klinike, për ndërlikimet e shumta që krijojnë dhe për vdekshmerinë e lartë. Jo rrallë, të sëmurët me neoplazi të mushkërive ndërlikohen me trombemboli, çka dikton trajtimin me antikoagulantë. Për këto aspekte autoret prezantuan dhe argumentuan përdorimin e antikoagulanteve të rinj, më rezultative në trajtimin e problemeve koagulative, krahasuar me antikoagulantët tradicional.
Dr. F. Marku, prezantoi studimin “Efektet e vitaminave C dhe D, si supliment në funksionin pulmonar në brobkitin kronik jo-obstruktiv”.
Dr. Malbora Xhelili, referoi studimin “Ndërlikimet neurologjike në sëmundjet pulmonare dhe vice-versa, rishikim literature dhe raportim rasti”. Sëmundjet e mushkërive, sidomos ato me ecuri kronike, me invalidizim dhe me prognozë të pafavorëshme, krahas problemeve somatike dhe vështirësive në trajtim, krijojnë te i sëmuri shqetësime të forta emotive, psikologjike, neurologjike dhe psiqike. Këto aspekte të nderlikuara dhe përvoja në trajtimin i tyre u prezantuan në mënyrë të qartë, duke theksuar se këto shenja nënvlehtësohen, nuk diagnos-tikohen dhe nuk kurohen, për pasojë shtohen vuajtjet e të semurit, madje i implikon dhe familjarët.
Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. V. Selmani, Dr. Eritjan Tashi, Dr. J. Bami, Dr. E. Gjordeni, Dr. D. Orgocka, Dr.Sh.M. Loreta Agolli, Prof Silvana Bala; prezantuan eksperiencën klinike në “Ventilimi jo-invaziv (NIV), në trajtimin e insuficiencës respiratore akute hiperkapnike”. Oksigjenoterapi praktikohet shpesh në sëmundjet bronkopulmonare me dispnea dhe insuficiencë respiratore, por me kritere shkencore. Trajtimi me oksigjenoterapi e përmirëson cilësinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.
Dr. I. Kadiu, Dr. S.Telo, Dr. B. Neziri, Prof. Silvana Bala: “Krahasimi i pikëzimit PSI dhe SMART-COP
në parashikimin e gravitetit dhe ecurisë spitalore në pneumoninë e fituar në komunitet; përvoja nga QSRUT”.
Kjo lloj pneumonie, ndonëse shprehet si sëmundje e zakonëshme, është preokupante për ndërlikimet dhe pasojat që krijon, pavarësisht trajtimit me një gamë të gjërë antibiotikësh, andaj monitorimi me kritere shkencore, ndikon në vlerësimin e gjendjes klinike të sëmurit dhe trajtimit me kritere shkencore.
Konkluzione.
Në përfundim të çdo seance dhe në mbylljen e punimeve te kongresit, rreth studimeve të referuara u bënë pyetje dhe diskutime. Claude Lévi-Strauss ka thënë: “Shkencëtar nuk është ai që jep vetëm përgjigjie, por është ai që krijon mundësi të bëhen pyetje dhe të diskutohet rreth problemit që ka studiuar”, andaj pjesmarrësit i drejtuan pyetje referuesve, të cilët dhanë përgjigjie duke e përgjithesur përvojën e tyre në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, që lëndojnë mushkëritë
Në këtë kongres u referuan tema të shumta, disa të nivelit bashkëkohor, ndër të cilat veçoj rezultatet e projekti DRAIGON, për diagnoza në pacienta me rezistencën antimikrobike me inteligjencë artificiale dhe sekuencimi genomik”, studim në nivelin Europian, i financuar nga Komisioni Europian, studim që do të hapi shtigje të reja, për testimin e shkaktarëve të infeksioneve pulmonare brenda 2 orëve.
Një pjesë e madhe e studimeve trajtuan rezultatet në aplikimin bashkëkohor të ndërhyrjeve kirurgjikale, në aplikimin e teknikave të reja të duagnostikimit dhe të trajtimit të sëmundjeve bronkopulmonare, çka shënuan një sukses në zhvillimin e kongresit XVI mbarëkombëtar të pneumologjise shqiptare.
Në diskutimet e shumta u theksua se kur sëmundja është rast i vetëm përbën një problem mjekësor dhe studimi i saj hap një dritare për të zgjidhur mistere të tjera, që fshihen prapa një semundje të vetme, madje dhe të rrallë, shpesh pasojë e nje difekti genik. Në mjekësi një rast i vetëm dhe shumë raste me të njejtën semundje, kanë vlera të njejta, pasi të shpëtosh një jetë njeriu është kontribut humanitar me të njejtën rëndësi si të shpëtosh shumë të sëmurë. Në revista mjekësore botohen studime për sëmundje të diagnostikuara në një person (Case report), ashtu si në kongrese referohen studime të dedikuara një rasti të vetëm. Edhe në këtë kongres, nuk munguan prezantimet e një rasti, të studiuara me veçoritë dhe në kompleksitetin vet kliniko-morfologjik, por me vlera përgjithësuese në praktikën klinike.
Edhe në këtë kongres u prezantuan studime me të dhën statistikore. Robert Anson Heinlein ka thënë: “Në se një studim nuk shprehet me numura, nuk është shkencë është opinion”, kësisoj dhe studimet me të dhëna statistikore morën vlera përgjithësuese dhe aplikative klinike.

LAHUTARI SHQIPTAR PËRBALLË STUDIUESIT TË HARVARDIT – SALIH UGLLA (UGLANINI) NË KOLEKSIONIN E MILLMAN PARRYT- Nga Msc. Enver Sulaj, Prizren

 

 

Në një ekspeditë mbledhëse – hulumtuese të realizuar në vitet 1934-1935 të shekullit të kaluar, Universiteti i Harvardit ka krijuar Koleksionin e njohur me titull “Milman Parry Collection of Oral Literature” (Koleksioni i letërsisë gojore i Milman Parry-t”, duke e cilësuar si “arkiv unik i traditave gojore ballkanike.” Ekspedita që ka prodhuar këtë Koleksion është realizuar në rajonin e gjerë të Ballkanit, duke përfshirë edhe trojet etnike shqiptare.

Një pjesë të konsiderueshme në këtë Koleksion e zënë edhe lahutarët shqiptarë, në mesin e tyre edhe Salih Uglla (Ugljanini), i cili është vënë në fokusin e studiuesit të Universitetit të Harvardit, Milman Parry-t, i cili u ndihmua kryesisht nga Nikola Vujnović (një këngëtar nga Stolaci,) dhe Albert Lord (ish-student në Harvard dhe kurator i ardhshëm i Koleksionit Milman Parry.

Ky Koleksion, më i madhi i këngëve, i regjistruar në audio dhe të transkriptuara, përfshin vetëm këngët e kënduara në boshnjakisht, por jo edhe ato të kënduara në gjuhën shqipe. Aq sa ka qenë i rëndësishëm ky projekt në kohën kur u realizua, qoftë si sfidë shkencore apo edhe teknologjike, si prodhimi i disqeve të veçanta për të bërë regjistrimin pa e ndërprerë të performancë së lahutarit, po aq ka qenë i rëndësishëm edhe procesi i digjitalizimit, për të cilin janë bërë edhe studime e hulumtime shkencore.

Gjatë analizës së këtij Koleksioni voluminoz dalin shumë pyetje, por në këtë trajtesë jemi fokusuar te pjesa e bisedave (Conversation- Pričanje) të lahutarit shqiptar Salih Uglla me Milman Parry-n, në një lexim që përpiqet, për aq sa është e mundur, të shmangë perceptimin tradicional të interpretimit brenda kontekstit të trazuar ballkanik, që fatkeqësisht ka krijuar një diskurs mohues ndaj eposit tonë të kreshnikëve.

Kur e kam dëgjuar për herë të parë lahutarin Salih Uglla, si pjesë e një studimi tim mbi foklorin, më është dukur si jehonë e largët mitike, ku lahutari, para një audience jotradicionale, pothuajse i vetmuar dhe përballë teknologjisë së fjalës së fundit, këndon dhe rrëfen njëkohësisht; herë në gjuhën e nënës (shqip) e herë në gjuhë të huaj (boshnjakisht), por pa harruar asnjëherë të theksojë gjatë bisedave edhe identitetin e tij shqiptar, që, me kalimin e viteve ka pësuar një lloj ndrydhjeje e venitje të heshtur. Kjo vërehet në punën me ekipin e Harvardit, të cilët e zhvillojnë hulumtimin-kërkimin në një kontekst kulturor e social që ka reflektuar edhe qasjen përfundimtare ndaj këtij materiali (dhe vlerave të eposit tonë heroik), duke e trajtuar si epos sllav. Por, duket se kjo Parry-t nuk i prishte punë, sepse ai, në fakt, nuk kishte në fokus çështjet etnike të folklorit, por po studionte ligjësitë e krijimit të eposit homerikme “të testonte idetë e tij rreth krijimit të Iliadës dhe Odisesë.“

Gjatë bisedave me Salihun, ata testojnë memorien e tij, mënyrën e krijimit, saktësinë e rrëfimit gjatë kalimit nga një gjuhë në tjetrën, aftësinë për ta kthyer një këngë nga një gjuhë në tjetrën etj. E, në këtë rast, gjithçka duket mitike, e largët, por madhështore, sepse aty dëgjon lahutarin, i cili flet me pasion për identitetin e tij etnik, besën, bëmat, gjuhën, traditën e martesave, ritet religjioze, të varrimit, thjesht ambientin kulturor në Pazar të Ri në vitet ’30. Përveç këngëve, me interes janë edhe bisedat ku vërehen tensione, shpesh me ngjyra etnike, rajonale, religjioze, kulturore, sociale, etj.

Puna e Parry-t, ishte një lloj eksperimenti, sepse në këtë kërkim ai po zbatonte njohuritë e tij akademike, ku në qendër kishte lahutarin Salih Uglla, i cili jo vetëm këndon, por edhe rrëfen, kallëzon, komenton, interpreton, përkthen, proteston, reziston, por asnjëherë nuk dorëzohet, ndonëse, pas orësh të gjata të të kënduarit e të rrëfyerit e ndjen edhe lodhjen fizike.

Duke analizuar Koleksionin e Millman Parry-t, vërejmë se bashkëpunëtori i tij lokal, Nikola Vujnoviq, ndaj lahutarit shqiptar, Salih Ugllës (Uglaninit) ka dëshmuar, presion të pajustifikueshëm, që kalon në trajtim joprofesional, përbuzje e ofendim, që në terminologjinë moderne është cilësuar si dhunë epistemike. Është interesant se në disa raste, komunikimi në mes Vujnoviqit dhe Salihut nuk është transkriptuar, ndonëse Vujnoviq dëgjohet duke ia tërhequr vërejtjen lahutarit që të fliste me zë më të lartë, ose duke mos iu drejtuar në emër.

Në vitin 1934, gjatë bisedës së regjistruar në MPOL, Salih Uglla thotë se është 85 vjeç, vjen nga fshati Ugëll, rrethi i Sjenicës, larg nga Novi Pazari 8 orë në këmbë. Fshati ka 70 shtëpi dhe të gjithë janë shqiptarë.
Deri në moshën 30 vjeçare ai ka kënduar në shqip e pastaj në boshnjakisht. Kur e pyet Nikolla se në cilën gjuhë di këngë më shumë, ai thotë se në shqip di më shumë dhe për këtë ndjenë një lloj ngazëllimi, një zjarr shpirti që fillon me pasthirrmë:

S: Hej! Pesëdhjetë këngë i kam ditur në shqip, ja kështu ndër vete çfarë bëjnë, ka shumë këngë mes vete çfarë bëjnë…për trimëri, domethënë. Ose e kanë sulmuar pashën, ose kanë qenë komitë, ka shumë prej atyre këngëve. Edhe këto që kanë luftuar, domethënë, me Malin e Zi… kufiri i tyre ka qenë Mali i Zi. Ata nuk kishin tjetër kufi përveç Malit të Zi, kurse Serbia ishte larg.

Në audio-regjistrimin e kësaj bisede nuk dëgjohet qartë zëri i Milman Parry-t, ndërsa në transkript, zëri i tij është shënuar me pika. Nga kjo bisedë vërehet qartë statusi gjuhësor i audiencës në Novi Pazar në kohën së cilës i referohet lahutari Salih Uglla, kur shqiptarët dëgjonin këngë edhe në boshnjakisht, por nuk i kuptonin, meqë gjuha shqipe ishte e vetmja që e kuptonin.

Të ndodhesh përballë studiuesve të Harvardit, që ishin të pajisur me metodologji shkencore moderne dhe kishin një cak që donin ta arrinin në punën e tyre, s’është aspak e lehtë, jo vetem në aspektin intelektual, por edhe në atë fizik, sepse Salihu është bërë pothujase pjesë e një eksperimenti për mënyrën e krijimit oral, përfundimet e të cilit ai as i di, e as është i përgatitur teorikisht në këtë fushë. Por lahutari shqiptar është i sinqertë, flet për luftërat, vrasjet, traditën shqiptare, shpalos përvojën, dijen e talentin e rrëfimtarit. Përmend edhe besën në një këngë që e këndon në boshnjakisht.

Çfarë thotë Salihu përballë studiuesve, të cilët jo vetëm i kërkojnë të këndojë, por edhe të rrëfejë, të komentojë, të japë sqarime gjuhësore, të shprehë mendime personale mbi çështje të krijimit të epikës, të tregojë për luftërat, për heronjtë tanë etj.

Në këtë rrëfim mësojmë se ai ka marrë pjesë katër herë në luftë me malazezët, si në Beranë, Nokshiq e në Gusi., ndërsa xhaxhai i tij është vrarë në luftën e Gackës.

Talenti i lahutarit në të rrëfyer dëshmohet me elokucionin dhe ironinë e lehtë, që me pak me fjalë e bën të qartë pozicionin e tij dhe qëndrimin për veprimet e bërë.

A janë më të mira këngët boshnjake a shqiptare, pyet Nikolla. Salihu i thotë se serbët i përziejnë këngët. Nikola i kundërpërgjigjet se edhe ti e ke ngatërruar këngën dje. Vërehet një tension, të cilin Nikolla e tejkalon duke parashtruar një pyetje tjetër, ashtu siç bënte gjithmonë, kur donte t’i jepte kahun e dëshiruar bisedës.

Qasja për të ndërtuar një narrativ të paracaktuar e sipas bindjeve të tij shihet në bisedën vijuese në mes Nikollës dhe Salihut:
N: Unë do të doja një këngë në të cilën serbët fitojnë?
S: Për Zotin, ajo s’mund të jetë. S’mund të ta them.

Nga ajo që dëgjohet, Salihu i thotë: “Ja ti lagat ne mogu”, ndërsa e transkriptuar del: “Ja ti kazat ne mogu”. Unë e kam paraqitur këtu versionin e shkruar, ndërsa audio-regjistrimi mbetet për një analizë tjetër.

Një fenomen interesant, ashtu siç është vënë në dukje tashmë edhe nga folkloristika shqiptare dhe e huaj është bilingualiteti, që haset te lahutarët shqiptarë, sepse lahutarët e etnive tjera, nuk e kishin aftësinë të këndonin në dy gjuhë njëkohësisht, madje t’i kthejnë në gjuhën tjetër atypëraty, siç i kërkohej Salih Ugllës nga M. Parry e N. Vujnoviq.

“Kur e vizitoi Sanxhakun (pra, ish-Sanxhakun osman të Novi Pazarit, një rajon që sot shtrihet përgjatë kufirit mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe kufizohet me Kosovën dhe Shqipërinë e Veriut) në vitet 1934 dhe 1935, Milman Parry gjeti disa këngëtarë dygjuhësh me prejardhje shqiptare. Njëri prej tyre, Salih Ugljanin, ishte në gjendje të këndonte këngë epike si në shqip ashtu edhe në boshnjakisht, dhe madje pohonte se ishte i aftë të përkthente këngë nga një gjuhë në tjetrën.

Këtë “kthim gjuhësor” të këngëve në disa raste lahutari Salih Uglla e bënte për herë të parë, atypëraty, siç do të thoshim me gjuhën e sotme live, me krejt emocionet e një artisti, por edhe tensionin e natyrshëm që e shoqëron një performansë e tillë. Por, kishte raste, kur Parry i kërkonte një natë përpara që një këngë boshnjakisht ta kthente të nesërmen në gjuhën shqipe apo anasjelltas. Aty ku ndalet kënga, fillon rrëfimi, me tërë peshën e memories historike dhe etnike mbi shpatulla, për të përmbushur pasionin personal, por edhe kërkesat e hulumtuesve që nuk reshtnin dhe ndërynin pandërprerë, që sigurisht e ka vështirësuar procesin e të rrëfyerit dhe të kënduarit.

Gjuha shqipe e lahutarit Salih Uglla bart në vete krejt peshën e viteve të vështira të banorëve të kësaj zone, që pasi humbën gjuhën rrezikuan mbamendjen historike. Salih Uglla sapo të fillojë të këndojë në shqip, të duket tjetër person; teksti ka krejt ngarkesën e urrejtjen për kundërshtarin, nuk zgjedhen fjalët dhe portretizimi i palës tjetër bëhet me epitete e pa asnjë rezervë leksikore.

Konteksti historik e gjuhësor ka përcaktuar qasjen ndaj folklorit tonë dhe pozicionin e vetë lahutarëve në raport me studiuesit e  Harvardit dhe vetë interpretimi i këngëve-performanca para audiencës.

Ndonjëherë, vërehet përpjekje kush të marrë pozicionin kryesor në bisedë, Parry apo Nikolla Vujnoviqit, apo më mirë të thuhet hasen qasje të ndryshme që reflektohen në qëndrimin ndaj Salih Ugllës. Në një rast Vujnoviq ndërhyn në bisedën që Parry po zhvillonte me Salihun duke e pyetur a ke kënduar në luftë, ndërsa Nikolla ndërhyn dhe pyet nëse Qorr Husoja ishte këngëtar më i mirë se të tjerët…

Lidhur me këtë këngëtar, prej të cilit Salihu thotë se i ka mësuar disa këngë, Nikolla e pyet kohëpaskohe, si për ta testuar memorien e lahutarit, por ndonjëherë, dalin të dhëna interesante:

N: A më ke treguar mjaftueshëm për atë këngëtarin Qor Huso nga Kolashini? A ka vdekur në Kolashin?
S: Jo, për Zotin, ai ka vdekur në Kopaonik, e kanë vrarë serbët.

Salihu sqaron më tutje se kjo vrasje është bërë në pusi.

Ky rrëfim i Salih Ugllës dhe pyetjet e asistentit të Parry-t, Nikollës janë dëshmi shfytëzimit të pozitës për të qenë subjektiv në interpretimin e fakteve dhe për të ndikuar në ndërtimin e një narrativi për etninë tjetër, duke stimuluar e nxitur bashkëfolësin të bëhet pjesë e këtij qëllimi.

(Pjesë nga një punim më i gjatë. Fusnotat u hoqën nga autori për shkak të natyrës së mediumit).

Më 10 tetor 1930 lindi Aleksandër Stipçeviqi, arkeolog, bibliograf, albanolog dhe historian kroat me prejardhje shqiptare

ILIROLOGU ALEKSANDËR STIPÇEVIQ

Aleksandër Stipçeviqi (Arbënesh/Arbanasi, 10 retor 1930 – Zagreb, 1 shtator 2015) është arkeolog, bibliograf, albanolog dhe historian kroat me prejardhje shqiptare, profesor ordinar i Universitetit të Zagrebit. Shquhet në lëmin e arkeologjisë, bibliotekarisë etj.

Lindi në Arbnesh/Arbanasi afër Zagrebit në një familje shqiptare. Sot është lagje e Zarës (kroatisht: Zadar), qytet në bregdetin dalmatin. Ata ndoqi shkollën fillore dhe gjimnazin. Në vitin 1954 diplomoi arkeologjinë në Fakultetin Filozofik të Zagrebit. Në vitin 1977 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zarës me tezën “Simbolizmi religjioz tek ilirët”.

Pesëmbëdhjetë vjet ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime albanologjike”.

Një kohë të shkurtër punoi në Muzeun Arkeologjik të Zarës dhe në Entin e Shkencave Historike në Zarë. Në vitin 1957 kalon në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb në detyrën e shefit të Sektorit të librave të botuar. Në vitin 1974 e merr detyrën e drejtorit të Bibliotekës së Akademisë Jugosllave të Shkencave dhe të Arteve (AJShA), ndërsa kah fundi i vitit 1983 kalon në Entin Leksikografik “Mirosllav Kërlezha” ku e merr detyrën e kryeredaktorit të Leksikonit Biografik Kroat.

Aleksandër Stipçeviqi ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në nëntor të vitit 1987, pas daljes nga shtypi të vëllimit të dytë, kalon në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, Dega për shkenca informatike: Katedra e bibliotekarisë, ku i ligjëron lëndët, si: Historia e librit dhe e bibliotekave, Bibliografia, dhe Sociologjia e librit dhe e bibliotekave. Në shkurt të vitit 1978 merr titullin e këshilltarit të bibliotekarisë, ndërsa po atë vit Akademia Jugosllave e Shkencave dhe të Arteve (AJShA) ia njeh titullin e këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave historike. Në vitin 1990 i jepet titulli i këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave informatike. Në vitet 1970-1973, në cilësi të ligjëruesit të lartë, në fakultetin Filozofik të Prishtinës, si bashkëpunëtor i jashtëm, ligjëron lëndën “Bazat e arkeologjisë”. Kah fundi i vitit 1971 zgjidhet si ligjërues i lëndës “Bazat e historisë së librit dhe të bibliotekave” në studimet pasuniversitare të bibliotekarisë, të dokumentacionit dhe të shkencave informatike të Universitetit të Zagrebit. Në vitin 1978 zgjidhet si profesor inordinar me honorar në katedrën e sapoformuar të bibliotekarisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Në vitin 1987 u zgjodh profesor i rregullt në të njëjtin fakultet. U pensionua në vitin 1997.

* * *

Aleksandër Stipçeviqi është autor i shumë studimeve në fushën e ilirologjisë, si:

– “Gli Illiri”, 1967 (“Ilirët”);

– “Arte degli Illiri” 1967 (“Arti i ilirëve”);

– “Bibliographia Illyirica”, 1967 (“Bibliografi për ilirët”);

– “Simbolet e kultit te ilirët”, 1983; “Problemi i vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe aktualizimi i tij politik sot” etj.

Është autor veprash edhe në fushën e albanologjisë:

– “Interpretime albanologjike”;

– “Etnogjeneza e shqiptarëve”, “Albanologjia në Kroaci” etj.

Veprat

– Arti ilir (Ilirska umjetnost; Arte degli Illiri, 1963); Bibliografia e arkeologjisë antike në Jugosllavi I-II (1977);

– Bibliografija antičke arheologije u Jugoslaviji I–II (1977);

– Simbolet e kultit tek ilirët (Kultni simboli kod Ilira. 1981);

– Ilirët (historia, jeta, kultura) – Iliri (povijest, život, kultura) (1974);

– Historia e librit (Povijet knjige, 1985);

– Censura në biblioteka (Cenzura u knjižnicama. 1992);

– Për censorin e përsosur (O savršenom cenzoru, 1994);

– Rrëfim për leksikonin biografik kroat (Priča o hrvatskom biografskom leksikonu (1997);

– Fati i librit (Sudbina knjige, 2000);

– Historia sociale e librit te kroatët I-II (Socijalna povijest knjige u Hrvata I–II (2004-2005);

– Kultura e traditës e Arbëreshëve të Zarës (Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa) (2011).
* * *
Në vitin 2025 i është dhënë Certifikata për merita “Millan Shuflaj”.
Prej datës 12 maj 2017, dega e Bibliotekës së qytetit Zarë në lagjen Arbanasi e mban emrin Dega “Aleksandër Stipçeviq“ – Arbanasi.
* * *

Arbëneshi është lagje periferike e qytetit të Zarës në Dalmaci (Republika e Kroacisë). Dikur ka qenë fshat, i quajtur Arbanasi dhe Borgo Erico (Borgo Erizzo).U themelua në vitin 1726 nga shqiptarët të ardhur prej Briskut dhe Shestanit në perëndim të liqenit të Shkodrës. Shqiptarët ikën nga dhuna turke dhe u vendosën këtu në valë të ndryshme, në vitet 1726-1727, 1733 e më pas. Përpos nga Brisku e Shestani, ata erdhën edhe Larja që ndodhet ndërmjet Ulqinit dhe Tivarit. E folmja e arbëreshëve të Zarës i përket gegërishtes dhe përfaqëson një gjendje më të hershme të këtij dialekti.

Pra, arbëreshët e Zarës e kanë prejardhjen nga rajoni i Krajës, përkatësisht nga fshatrat Brisk, Shestan, Ljare dhe Podë, sot pjesë e Komunës së Tivarit në Mal të Zi. Si pasojë e pushtimit osman të trevave shqiptare, kjo popullatë emigroi në Kroaci, në dy periudha të ndryshme: E para, në vitin 1655 për në Pullë (Pula), Istrie (Istra) dhe e dyta, në vitet 1726-27 dhe 1733, për në rajonin e Zarës. Kjo e fundit u mbështet nga kryepeshkopi i Tivarit dhe Zarës, Vicko Zmajeviq (1670-1745) dhe nga Republika e Venedikut. Prej kroatëve quhen Arbanas, Arbanasi.

Kjo e folme është studiuar nga albanologu gjerman Gustav Vajgand (Gustav Weigand, 1860-1930), nga gjuhëtari italian Karlo Taliavini (Carlo Tagliavini, 1903-1982) dhe nga gjuhëtari e akademiku Idriz Ajeti (Tupallë të Medvegjes, Kosova lindore, 1917 – Prishtinë, 2019).

Nga radhët e tyre kanë dalë veprimtarë të mirënjohur në fushën e dijes dhe të kulturës, si poeti dhe tregimtari Shime Deshpali (1897-1980) dhe Josip Rela (1895-1966), autor i një numri pjesësh melodramike dhe të shkruara në gegërishten e tij arkaike. Më e njohur nga veprat e tij është tragjedia në katër akte “Nita”, Rilindja, Prishtinë, 1976, faqe 77, e cila evokon fatin tragjik të një vajze nga Brisku, të zënë ngushtë midis dëshirave të saj dhe kanunit. Tragjedia “Nita” e Josip Relës është e para dramë shqipe e shkruar dhe e botuar në Jugosllavi.

Shime Deshpali dhe Josip Rela kanë shkruar në të folmen e arbëreshëve të Zarës. Këtij mjedisi i përket edhe Bruno Kërstiqi i cili njihet edhe për një libër kushtuar historisë së formimit të këtij ngulimi dhe për një fjalor të gjuhës së arbëreshëve.

Arbëreshë të njohur kanë qenë:

– Josip Vladoviq Rela (1895-1966) – dramaturg;

– Shime Deshpali (1897-1981) – poet, kompozitor, profesor muzike;

– Aleksandër Stipçeviq (1930- 2015) – arkeolog, historian, ilirolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës;

– Pavle Deshpali (1934- ) – kompozitor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë;

– Valter Deshpali (1947- ) – violonçelist dhe profesor në Akademinë e Muzikës në Zagreb;

– Shime (Simeone) Duka (1915-2006) – sekretar i arkivave të Vatikanit;

– Josip Gjergja (1937- ) – basketbollist i Zarës dhe i kombëtares basketbolliste të Jugosllavisë;

– Mlladen Gërdoviq (1958- ) – këngëtar;

– Bozhidar Kalmeta (1958- ) – kryetar i Zarës në vitet 1994-2003; në vitin 2013, ministër në qeverinë kroate;

– Ratimir Kalmeta (1916-2005) – gjeograf dhe gjuhëtar;

– Bruno Kërstiq (1905-1987) – leksikograf;

– Hërvoje Macanoviq (1904-1980) – gazetar sporti;

– Gjani Marshan (1944- ) – këngëtar, muzikant, diplomat, konsull kroat;

– Bepo Mateshiq – këngëtar i tenorit;

– Berto Mateshiq – këngëtar i tenorit;

– Ivica Mateshiq Jeremija (1959- ) – shkrimtar, diplomat ushtarak;

– Ivo Peroviq (1882-1958) – Ban (guvernator) dhe regjent i Jugosllavisë në vitet 1934-1941;

– Ivan Prengja (1939-2010) – kryepeshkop i Kryepeshkopatës së Zarës;

– Ennio Stipçeviq (1959- ) – muzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë.

– Josip Gjergja (Arbënesh/Arabanasi, Zarë, 11 shkurt 1911 – Beograd, 18 shkurt 1990) – Politikan dhe diplomat kroat me prejardhje shqiptare (arbëreshe). Në vitet 1945-1948 ka qenë ambasador i Jugosllavisë në Shqipëri. Pas kësaj ka qenë ambasador në Hungari, në Bullgari, në Egjipt, në Libi, në Indi dhe në Birmani. Në vitet 1970-1972 nënkryetar i Kuvendit Federativ të Jugosllavisë. Në vitin 1972, Josip Brozi i largon nga skena politike udhëheqësit “nacionalistë” kroatë. Me këtë veprim të Titos, Josip Gjergja nuk u pajtua. Dha dorëheqje nga funksionet politike.

Xhelal Zejneli

Prof. LUAN TASHI NË ARTET PAMORE, MUZIKORE DHE NË STUDIMET HISTORIKE – Nga Lutfi ALIA Siena – Itali

 

Luan Tashi është lindur më 25 shkurt 1965 në Prishtinë, qyteti ku kaloi fëmijërinë dhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Që në moshë të re, shfaqte ndjeshmëri të veçantë në fushat e artit. Një nga përjetimet e hershme e njëkohësisht më të paharruara të tij, lidhet me 28 marsin 1978, kur ky djalosh trembëdhjetëvjeçar realizoi tetë fotografi cilësore të Shën Nënë Terezës, gjatë vizitës së saj në kishën katolike “Shen Ndou” në Prishtinë, ku ishte e pranishme në këtë takim dhe nëna e tij Mira.

1978 – Nëna Mira në takimin me Shen Nënë Tereza.

Prirjet e tij artistike vazhdoi t’i kultivoi me pasion me studime sistematike. Në vitin 1982 nisi të mësonte teknikën e serigrafisë (sito­shtypit) në një punëtori private dhe në vazhdim për dhjetë vite punoi portretist në rrugët dhe sheshet e qyteteve bregdetare të ish-Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë. Krijimet e tij me portrete kërkoheshin me admiririm nga publiku. Kjo përvojë krijimtarie i shërbeu të realizoi dhe punime në fusha të tjera si krijues reklamash dhe interierist. Në mënyrë të veçantë këto veprimtari ndikuan në formimin shpirtëror, kulturor dhe artistik të Luanit, madje këto prirje i shndërroi në talent krijues të admirushëm, që rritej e perfeksionohej nga viti në vit. Këtë talent artistik Luani e kompletoi me studimet universitare të artit. Në vitin 1989, përfundoi studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në degën e Dizajnit Grafik, ku u diplomua me sukses, u shpall “Student i dalluar” dhe fitoi titullin “Profesor i Dizajnit Grafik”.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve më 1990, dhe me fillet e sistemeve të para dixhitale në botë, Luani pati fatin që vëllai i tij t’i dhuroi kompjutorin “Apple Macintosh SE-30”, me të cilin filloi të mësonte aplikacionet grafike “Aldus Freehand”, “Adobe Photoshop” dhe “QuarkXpress”.

Luan Tashi, në artin pamor
Në vitin 1991, Luani hapi atelien e tij të parë të dizajnit. Në vitin 1996, dizajnoi Abetaren e parë për nxënësit shqiptarë në mërgim. Pas luftës, më 1999, u angazhua si dizajner grafik në UNHCR, ndërsa në vitin 2002 ishte bashkëthemelues i agjencisë së marketingut “Rrota”, përmes së cilës realizoi përgatitjet grafike për botimin në gjuhën shqipe të stripave të njohur botërorë si:“Alan Ford”, “Spiderman”, “Marty Mistery” dhe “X-Man”.
Në vitet 2001 – 2007, punoi dizajner grafik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ku udhëhoqi përgatitjen dhe dizajnimin e revistës “Fokus Kosova”, e publikuar në tri gjuhë.
Në vitin 2008, bashkëpunoi me agjencitë e marketingut “Zero Positive” dhe “B2”, ku kontribuoi në dizajnimin e librit zyrtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës: “Libri i Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 2008”.
Në vitet 2009 – 2019, Luani punoi dizajner grafik në gazetën “Koha Ditore”, ku dha një kontribut të rëndësishëm përmes ridizajnimit të gazetës. Gjatë kësaj periudhe realizoi gjithashtu dizajnin e rreth 100
ballinave të romaneve të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Përveç kësaj, bashkëpunoi me kompaninë ndërkombëtare “Amazon”, duke dizajnuar dy libra me titujt “Besa Po” dhe “Smell of War”.
Përveç si dizajner, Luan Tashi është redaktor i dy veprave të rëndësishme: “Fotografia në Kosovë 1900-1950” dhe “Fjalori Enciklopedik Muzikor i gjuhës shqipe”, të autorit, dirigjentit dhe pedagogut të mirënjohur të muzikë klasike, profesor Bajar Berisha.
Në vitin, 2011, hapi në Prishtinë kompaninë e tij personale “TiSign” dhe u bë importues ekskluziv i bluzave të brendit amerikan “Fruit of the Loom” në të cilat bënte printimin e bluzav. Në këtë kohë menaxhoi dy dyqane, njërën në qendrën tregtare Albi Mall, tjetrën në qendër të Prishinës. Një ndër arritjet e sukseshme është në vitin 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me dizajnimin e llogos në versionin e tij “100 Vjet Shtet”. Në vitin 2016, asetet dhe kompaninë ia shiti punëtorëve të tij.
Në vitin 2017 botoi librin e tij të parë “100 Llogot e Kosovës”, ku bëri përzgjedhjen e 100 llogove dhe simboleve grafike, të identitet vizual të ndërmarrjeve publike, kompanive private dhe institucioneve të ndryshma kosovare, nga vitet e 50’ deri më 2017.

Ballinat e librave të botuara nga Luan Tashi në vitet 2017 – 2025

Gjatë disa vite kërkime nëpër galeri, muzeume, biblioteka, arkiva, si dhe në koleksione të ndryshme publike dhe private nëpër botë, si në: Romë, Firence, Tiranë, Sofje, Athinë, Dubrovnik, New York, Washington etj., Luan Tashi krijoi një arkiv me qindra portrete nga burimet origjinale, me të dhëna bibliografike dhe artefakte të ndryshme në lidhje me Gjergj Kastrioti Skenderbeun. Këtë koleksion të pasur me portrete, në vitin 2018, në përvjetorin e 550 vjetorit të vdekjes të Gjergj Kastriotit, Luan Tashi e prezantoi në librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të botuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Kjo vepër ka gjetur vend në bibliotekat më prestigjioze botërore, mes të cilave: Bayerische Staatsbibliothek, München; Akademie der Wissenschaften und der Literatur, Mainz; Biblioteca Nazionale Centrale, Roma; Columbia University, New York; Library of Congress, Washington; Biblioteka dhe Muzeu Presidencial Woodrow Wilson, Staunton; National Library, New York; Princeton University Library, New Jersey; Yad Vashem, Muzeu Historik i Holokaustit, Jerusalem; Biblioteka e Bashkisë Piana degli Albanesi/Hora e Arbëreshëvet, Sicili. Këto të dhëna mund të i gjeni në katalogun “WorldCat” https://search.worldcat.org/title/1124644683
Kjo vepër prestigjioze është pjesë dhe e institucioneve kombëtare shqiptare si Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë; Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë; Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë; Biblioteka Universitare “Luigj Gurakuqi” Shkodër etj.
Në vitin 2020 në “Galerinë Kombëtare” të Prishtinës, hapi ekspozitën e tij personale, me titull “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve”, ekspozitë virtuale e regjistruar për herë parë në botën shqiptare, që mund ta shihni në çdo kohë në internet https://lapsi360.com/PortreteTeSkenderbeut/ Ekspozitën me të njëjtën tematikë e organizoi dhe në qytetet të tjera shqiptare, si në Tuz, Ulqin dhe në Shkodër.
Në vitin 2025, Luan Tashi boton librin e tij të tretë: “Ali pashë Tepelena në artin botëror”, një vepër me pasuri të rrallë ikonografike dedikuar Ali pashë Tepelena. Kjo vepër është redaktuar nga Prof. Dr. Irakli Koçollari, njëri prej njohësve më të mirë të jetës dhe veprave të Ali pashë Tepelenës dhe me recension nga studiuesi i shquar i artit shqiptar dhe atij botëror, Prof. Dr. Ferid Hudhri.
Kontributi i Luan Tashit shtrihet edhe në fushën e monumentalistikës: Ai është projektuesi i Qendrës Përkujtimore “Bllacë 1999”, për të cilën u dekorua me medalje nga “Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta”.

Monumenti në qendrën përkujtimore “Bllacë 1999”, projektuar nga artistit Luan Tashi

Për aktivitetet shkencore dhe krijimet artistike, është laureat i çmimit “Ali Hadri” për historiografi, i akorduar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë.
Në vitin 2025, Luani përfundoi veprën e tij të katër: “Fustanella në artin botëror”, një vepër me vlera historike, etnografike dhe artistike, e kompletuar me ilustrime cilësore pikturash në vaj, akuarelash, vizatimesh, skicash, litografishë dhe me fotografi, kryesisht të autorëve të huaj, por dhe të autorëve shqiptarë, që dokumentojnë veshjen e burrave me fustanellën shqiptare. Ilustrimi fotografik i fustanellës shqiptare përfshinë periudhën nga shekulli XV deri në shekullin XXI. Kjo vepër e re, është një dëshmi e rrugëtimit të gjatë dhe eksperiencës së pasur krijuese të një jete të përkushtuar artit, kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare.
Pas kryerjes së studimeve pasdiplomike, në shtator të vitit 2020 mori titullin “Master i Arteve Aplikative”. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Arteve dhe në Fakultetin e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB në Prishtinë, ku jep lëndë të specializuara si: Dizajni Grafik, Tipografi, Dizajni i Markës, Identiteti i Korporatës (Brendim) dhe Dizajn Strategjik.

Luan Tashi, në artin muzikor
Një ndër pasionet dhe vlerat artistike të Luanit është aktiviteti si muzikant. Ai është një poli-instrumentalist dhe kompozitor, me ndikim në skenën muzikore të Prishtinës dhe më gjerë. Me një karrierë për më shumë se katër dekada, ai u shqua për shumëanshmërinë e interpretimeve si kitarist,
baterist, basist, vokalist, kompozitor e tekstshkrues.
Kontributi i tij në skenën e muzikës Rock dhe Blues të Kosovës ka qenë i vazhdueshëm dhe thelbësor, duke e pozicionuar si emër reference në historinë e muzikës moderne shqiptare. Angazhimi pasionant në krijimtarinë dhe interpretimet e muzikës Rock, muzikë me vlera artistik, morale dhe sociale, shpreh shpirtin emancipues dhe të lirë të Luanit, ashtu si nëpërmjet muzikës Blues shpreh emocionet, të cilat
nëpërmjet ritmit dhe melodisë i shndërron në energji jetësore dhe në forcë kolektive.
Pasioni i parë i Luanit ishte sporti, kryesisht karateja dhe gjimnastika. Ky pasion zgjati deri në vitin 1979, kur nëna e tij fisnike Zonja Mira, për datëlindjen e 14-të të Luanit i dhuroi stereo-gramofonin e parë të tipit “Gerard”, të kompletuar me 14 pllaka gramafoni të grupit legjendar “The Beatles”. Edhe pse Luani i dinte këngët dhe hitet e Beatlesave, albumi i dyfisht i tyre i vitit 1968, i ashtuquajtur “White Album” ishte një risi dhe kthesë e madhe në muzikën botërore, madje ky album muzikor, ndikoi shumë në kulturën muzikore të Luanit.
Të njëjtin vit, më 1979, nëna e tij, zonja Mira, e cila ishte shumë e informuar për letërsinë e klasikëve
botëror, muzikën klasike dhe për filmat klasik amerikan, iu dhuroi Luanit dhe vëllait Zigit, kitaren e parë elektrike amerikane “Gibson Les Paul Special 55”, bashkë me përforcuesin e prodhimit anglez “HH Reverb Combo”.
Rrugëtimi i Luan Tashit në muzikë nisi në vitin 1981, kur debutoi si kitarist në grupin “Moon”, një ndër formacionet e para, që shënoi prezencën e tij në skenën vendore. Vetëm një vit më pas, më 1982, iu bashkua grupit “Ilirët”, ku përveç se zhvilloi më tej mjeshtërinë e tij në kitarë, ushtroi dhe një eksperiencë të veçantë si baterist në lokalin e natës “Striptiz Bar” të Hotelit Grand në Prishtinë. Në këtë ambient artistik, ai zgjeroi repertorin duke interpretuar në bateri dhe në bas kitarë këngë klasike amerikane, të njohura si “Evergreen”, duke u ekspozuar për herë të parë ndaj një publiku të larmishëm kombëtar dhe ndërkombëtar.

Viti 1982, Luan Tashi me grupi Rock Trio.

Në vitin 1983, Luan Tashi u shqua edhe si këngëtar, kur formai grupin “Rock Trio”, një formacion ku vokali i tij nisi të bëhet pjesë e pandarë e stilit të tij muzikor. Gjatë viteve 1983-1984, ai mori rolin e interpretimit baterist në grupin “Minatori”, duke treguar qartë shumëllojshmërinë e aftësive të tij instrumentale.
Në vitet 1985-1987, Luani bashkë me vëllan Zigin, themeloi grupin Rock “Manifesti”, ku interpretoi si baterist dhe basist, ndërsa kontribuoi në kompozimin dhe krijimin e materialeve autoriale të grupit. Kjo ishte periudhë kur Luani filloi të krijojë identitetin e tij si autor, përtej aktivizimit si interpretues.
Në vitin 1987 iu bashkua grupit “Fillimi i Fundit” si baterist dhe një vit më vonë, më 1988, baterist, pjesëtar i grupit të njohur mitrovicas “TNT” të udhëhequr nga kitaristi i mërënjohur shqiptar Nexhat Macula.
Në vitin 1988, Luani ishte një nga bateristët më të kërkuar në Kosovë, i kërkuar si bashkëpunues me disa grupe të kohës si: “Tempujt e Heshtjes”, “Agron Bajrami”, “Arka”, “Magjistarët”, “Oaza”, Agron Berisha nga Shkupi e shumë të tjerë. Këto bashkëpunime e bënë një figurë të domosdoshme në proceset e formësimit të Rock skenës të fundviteve ‘80 në Kosovë.
Në vitin 1991, si baterist bashkformoi grupin “H Force” me kolegët: Hyshen, Labinotin, Muhën dhe
Florent Boshnjakun (Pllumin), i cili sot njihet si muziçist dhe kompozitor i spikatur i muzikës shqiptare dhe po ashtu drejtor artistik i shumë festivaleve të muzikës, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Në vitin 1996, Luani incizoi për grupin “Oda”, si sesion muzikant, ku ekzekutoi në kitarë akustike
këngën “Ndeja”, e kënduar nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme Dua Lipa.
Pas këtyre sukseseve, në një periudhe reflektimi, për dy vite, 1997-1998, Luan Tashi punoi në Turqi si “One man band”, duke interpretuar solo në hotele luksoze. Kjo përvojë i dha një dimension tjetër karrierës së tij dhe ndihmoi në zgjerimin e përvojës së tij si interpretues i pavarur.

Cover e CD “Blues Trio” – viti 2012

Pas luftës në Kosovë më 1999, formoi grupin “The Blues Band”, si kitarist dhe vokalist, duke u thelluar më tej në stilin klasik të Blues-it dhe duke sjellë këtë frymë në skenën vendore.
Në vitin 2002, Luan Tashi themeloi grupin “Hithat”, një projekt që solli në skenën shqiptare një qasje origjinale në muzikën Rock dhe Blues, duke e ndërthurur atë me tekste shqipe me plot parodi dhe humor, i cili grup performoi live në klubet e Prishtinës dhe Kosovës.
Në vitin 2003, grupi publikoi CD-në dhe videoklipin e parë “Mori loçka jem”, ndërsa në vitin 2005 nxorrën DVD-në “Hithat Unplugged”, një performancë akustike që u mbajt në “Teatrin Dodona” në Prishtinë.
Në vitin 2011, pas një reformimi të grupit, së bashku me djemtë e tij: Lum Tashi (kitarë) dhe Drin Tashi (bateri), publikuan videoklipin “Në zemër përjetë”, një këngë që shënoi një kthesë më personale dhe emocionale në krijimtarinë e grupit familjar.
Në vitin 2012, kjo arritje çoi në reformimin e mëtejshëm Rock & Blues të grupit “Hitat Blues Trio”, një projekt që bashkoi dy breza dhe tre shpirtra artistikë në një formacion unik. Ky trio solli një stil më të rafinuar të Blues-it, i pasuruar me përvojën familjare dhe muzikore.
Në vitin 2014, ata publikuan CD albumin “Family Tribute”, një përmbledhje e riaranzhuar e këngëve klasike të Blues-it dhe Rock-ut, duke përfshirë emra si Robert Johnson, Stevie Ray Vaughan, Cream, Jimi Hendrix, etj.
Në vitin 2016, grupi realizoi një mini-turne në Gjermani, duke performuar në klube të njohura Blues e Jazz, duke e befasuar publikun gjerman me ekzekutimin e muzikës së tyre në kontekst ndërkombëtar.
Në vitet 2017 – 2023, “Hithat Blues Trio” ishin aktivë me performanca të rregullta në shumë treva shqiptare, në qytete si: Prishtina, Shkupi, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Peja, Tirana dhe shumë të tjera, duke u bërë një emër i njohur në skenat live të rajonit. Grupi “Hithat Blues Trio” ka marrë pjesë dhe në shumë festivale të Rock muzikës në mbarë vendin dhe në rajon.
Në vitin 2025, Luan Tashi prezantohet me një projekt të ri nën emrin “Luan Tashi & Hitat”, duke publikuar dy këngë të reja dhe dy videoklipe, të cilat përfaqësojnë një fazë të re të pjekurisë artistike dhe të krijimtarisë muzikore, e para është kënga e rianranzhuar “Vjollcat” e gazetares, e shoqes së tij, këngëtares dhe muziçistes të mirënjohur, tani e ndjera Violeta Rexhepagiq, motra e kantautorit shqiptar Armend Rexhepagiq.
Një kontribut të veçantë Luani ka dhënë në edukimin dhe integrimin e dy djemëvë në fushën e artit
muzikor, jo si aspekt argëtimi, por në krijimtari dhe interpretim të sukseshëm të muzikës, ndonëse të dy janë të diplomuar në arkitekturë.
Dy djemtë e Luanit, Lumi dhe Drini, në vitin 2014 formuan grupin muzikor “Zhaba”. Të frymëzuar dhe të ndikuar nga njëri-tjetri, ata nisën të krijonin këngë të bazuara në dashurinë e hershme për muzikën. Stili i tyre ishte “alternative-post-rock”, i pasuruar me elemente psikodelike, jazzy dhe elektronike. Në vitin 2015 publikuan albumin e parë me titull “k’neta”. Si grup, Zhaba mori pjesë në disa nga festivalet më të njohura në Kosovë, si NGOMfest, Dokufest, Hardhfest, Beerfest dhe të tjerë.
Pas shpërbërjes së Zhaba-s, producenti dhe multi-instrumentalisti Drin Tashi, bashkë me vokalisten dhe bashkëshorten e tij, Nita Kaja nga Nju Jorku, themeluan në Prishtinë në vitin 2018 grupin “Sytë”.
Në atë kohë Drini kishte një përvojë të gjerë, me mbi 100 projekte muzikore nga të gjitha zhanret, ku kishte kontribuar si kompozitor, producent apo interpretues, në reklama, animacione, teatro, si dhe me artistë vendas e ndërkombëtarë, duke trajtuar çdo detaj nga krijimi deri në post-produksion. Grupi “Sytë” performoi në festivalin “Sunny Hill Festival” (2018) dhe “Pop-Kultur Berlin Festival” (2019). Ata publikuan albumin debutues “Sytë” (2019), më pas “Divine Computer” (2020), “You Know That, Right?” (2023), dhe albumin e tyre të ri “Perfect Timing” në vitin 2025. Që nga viti 2022, grupi është zhvendosur në Nju Jork, ku performon rregullisht në klube të njohura të skenës lokale.
Ndërkohë, Lum Tashi vazhdoi karrierën e tij si producent dhe multi-instrumentalist. Në vitin 2017 formoi grupin “The Laser Rats” me të cilët incizoi albumin e parë. Një vit më vonë nisi edhe rrugëtimin e tij si solo artist, duke publikuar disa këngë. Në vitin 2019 iu bashkua grupit “Pink Metal” si basist, me të cilët incizoi albumin “Beton” (2020). Pavarësisht këtij bashkëpunimi, në vitin 2025 Lumi krijoi grupin e tij të ri, “Trediot”, të cilët aktualisht janë duke finalizuar albumin e tyre të parë.
Luan Tashi mbetet një figurë qendrore e muzikës Blues dhe Rock në Kosovë dhe në rajon. Qasja e tij e gjithanshme ndaj muzikës, si interpretues, si kompozitor dhe si instrumentist, bashkëpunimet ndërbreznore dhe përkushtimi i vazhdueshëm ndaj artit, e bëjnë një muzikant të shkëlqyer edhe një përfaqësues i spikatur i trashëgimisë, i krijimtarisë dhe i kultivimit të kulturës muzikore bashkëkohore shqiptare.
Në jetën e tij private, Luan Tashi është bashkëshort i Pranverës, dy prindër shembullor të përkushtuar në edukimin e tre fëmijëve Lumit, Drinit dhe Festës. Ndonëse ende të rinj në moshë, çifti Tashi tashmë janë gjysha me mbesën Nata, që iu a ka zbukuruar dhe lumturuar jetën. Mbesa është muzika më e bukur e trashëgimisë artistike të familjes Tashi.
Vajza Festa, është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Stomatologjisë.
Bashkëshortja e tij, Pranvera, vajza e shkrimtarit të njohur kosovar Rexhep Zogaj, me profesion ekonomiste, ushtron detyrën e auditores së brendshme në Misionin e Bashkimit Evropian EULEX. Përveç arritjeve profesionale, kontributi më i çmuar i saj qëndron në përkushtimin, edukimin dhe mbështetjen e pandërprerë ndaj Luanit, dy djemëve dhe vajzës, duke qenë shtylla kryesore e harmonisë familjare.

Dy veprat më të mëdha të njerëzimit, Iliada dhe Odisea, fillojnë me fjalë që sot i gjejmë vetëm në shqip

Dy veprat më të mëdha të njerëzimit, Iliada dhe Odisea, fillojnë me fjalë që sot i gjejmë vetëm në shqip.
‘Μῆνιν’ = mëria, zemërimi.
‘Ἄνδρα’ = andër, ëndrra, vizioni.
Ky është dëshmia më e qartë se gjuha shqipe është rrënja e gjuhëve të Europës, fjala e parë e njerëzimit që mbetet gjallë prej mijëra vitesh.”Pro Gegnishtes

GJUHA SHQIPE SI NJË NGA GJUHËT MË TË VJETRA DHE PRIMITIVE NË BOTË- Nga Dr. Mujë Buçpapaj

Një koment mbi studimin filogjenetik të 33 shkencëtarëve botuar në Revistën Shkencore dy vjet më parë
Abstrakt
Ky artikull paraqet një koment mbi studimin e avancuar të publikuar dy vjet më parë në revistën prestigjioze Science nga një grup prej 33 studiuesish ndërdisiplinarë, i cili vlerëson gjuhën shqipe si një nga tri gjuhët më primitive dhe më të vjetra që fliten ende sot në botë. Nëpërmjet analizave filogjenetike bajesiane dhe përdorimit të një baze të dhënash të gjerë leksikore, studimi sjell një model hibrid të origjinës së gjuhëve indoevropiane dhe e vendos shqipen në një pozitë të veçantë dhe parësore brenda familjes gjuhësore.
Ky koment synon të evidentojë rëndësinë shkencore të këtij studimi dhe të ritheksojë konkluzionet e tij për vlerësimin e gjuhës shqipe si një trashëgimi e jashtëzakonshme gjuhësore dhe kulturore jo vetëm shqiptare, por edhe botërore.
Për këtë kam rilexuar artikullin origjinal: Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages, Science, 28 korrik 2023 , si dhe disa artikuj të tjerë të këtij grupi studiuesish të cilëve u referohem në përmbledhjen time. Kam dhënë për herë të parë emrat e 33 autorëve, si dhe të institucioneve të përfshira në këtë studim të rëndësishëm.
Kam theksuar se Artikulli i publikuar në Science është në mesin e pak publikimeve që kanë kaluar rishikim kolegësh me ekspertë nga disa fusha, dhe që përfshin material mbështetës të hapur në Zenodo dhe ResearchGate.Ndryshe nga shumë artikuj teorikë, ky studim ofron kodin dhe bazën e të dhënave, duke i mundësuar riprodhimin dhe kritikën e rezultateve, çka është një standard i artë në kërkimin modern shkencor.
1. Konteksti i Studimit
Në korrik 2023, revista prestigjioze Science publikoi një studim ndërdisiplinar të udhëhequr nga Paul Heggarty dhe një ekip prej 33 shkencëtarësh nga fusha të ndryshme (gjuhësi historike, arkeologji, antropologji, gjenetikë). Studimi analizoi 161 gjuhë indoevropiane (52 historike dhe 109 moderne) përmes një metodologjie të avancuar: analiza filogjenetike bajesiane me rrjet pasardhësish të kampionuar.
Studimi i publikuar në prestigjiozen nderkombëtare Science përfaqëson një nga përpjekjet më të mëdha dhe më të sofistikuara në dekadat e fundit për të rindërtuar pemën gjenealogjike të gjuhëve indoevropiane. Rëndësia e këtij konteksti qëndron në ndërthurjen e katër fushave thelbësore:
• Gjuhësia historike, që ndjek zhvillimin fonetik dhe morfologjik të gjuhëve;
• Gjenetika popullatave, që analizoi ADN-në e lashtë për të ndjekur lëvizjet demografike të folësve;
• Antropologjia, që ndihmon në interpretimin kulturor të migrimeve dhe kontakteve mes popujve;
• Arkeologjia, që ofron prova materiale për shpërndarjen dhe ndërveprimin e popullatave.
Për herë të parë, një bazë e madhe gjuhësore me 161 gjuhë u trajtua në mënyrë të integruar me të dhëna të natyrës biologjike dhe kulturore, duke bërë të mundur një model të bashkërenduar evolucionar të gjuhëve indoevropiane
2. Objektivat dhe Metodologjia
Interpretim:
Qasja bajesiane (Bayesian phylogenetics) e përdorur në këtë studim është një risi metodologjike në fushën e gjuhësisë historike. Kjo metodë:
• Modelon ndryshimet leksikore dhe ndarjet gjuhësore në kohë, duke përdorur probabilitete të llogaritura statistikisht.
• Përdor të dhëna empirike (fjalorë bazikë të krahasuar) për të rekonstruar pemën e ndarjeve historike të gjuhëve.
• Kalibrohet me të dhëna arkeologjike dhe ADN-je për të vendosur pikëmbështetje kohore.
Kjo metodologji është më objektive sesa modelet tradicionale leksikostatistike, pasi i jep rëndësi margjinalizimit të pasigurisë dhe trajton ndikimet e ndërsjella gjuhësore (p.sh. huazimet).
3. Rezultatet Kryesore
Interpretim gjuhësor dhe historik:
• Ndarja e hershme e shqipes nga proto-indo-evropianishtja tregon për një izolim të hershëm, ndoshta për shkak të faktorëve gjeografikë ose kulturorë.
• Ruajtja e tipareve parësore nënkupton se shqipja mund të ndihmojë në rekonstruksionin e mëtejshëm të proto-gjuhës IE, duke ofruar forma që janë zhdukur nga degë më të vona.
• Së bashku me greqishten dhe armenishten, shqipja përfaqëson një “degë fosile” që nuk ka pasur shpërbërje të brendshme në dialekte të reja standarde (si p.sh. degët italike apo gjermanike).
Ky rezultat ka impakt epistemologjik për gjuhësinë historike: ai fton studiuesit të shohin me më shumë serioz gjuhët “e vogla”, por të ruajtura, si burime autentike për studimin e proto-gjuhëve.
4. Pozicioni i Gjuhës Shqipe
Interpretim ndërdisiplinar (gjuhësi + antropologji):
• Shqipja shfaq mjaft karakteristika konservative, siç është ruajtja e sistemeve të nyjësimit të brendshëm dhe pasqyrimi i strukturave fleksionale shumë të vjetra.Si ilustrim konkret gjuhëtaret marrin dialektin gegë të gjuhës shqipe.
• Gjeografikisht, territori i shqipes ndodhet në një zonë kufitare ndërmjet degëve IE lindore dhe perëndimore, çka e bën të vlefshme për të kuptuar proceset e shpërndarjes gjuhësore dhe gjenetike në Ballkan.
• Antropologjikisht, shqipja ruan shumë leksikë parainoevropian që lidhet me jetesën bujqësore dhe natyrën, çka mbështet zanafillat e hershme neolotike të folësve të saj.
Ky pozicion “anomal” e bën shqipen të pazëvendësueshme në analizat krahasuese, siç është edhe rasti i sanskritishtes për Indo-Arianishten apo hetitishtes për Anatoliken.
5. Konkluzione të Përgjithshme
Interpretim filozofik-linguistik:
• Studimi nuk e shpall asnjë gjuhë si “më e vjetër” në mënyrë absolute, sepse të gjitha gjuhët moderne janë të zhvilluara — por shqipja, si strukturë e ndarë më herët, ruan më shumë indikatorë arkaikë.
• Gjuha shqipe shërben si dëshmitare e një faze të hershme të ndarjes, ndaj është veçanërisht e rëndësishme për modelet filogjenetike dhe për të saktësuar datimet e proto-gjuhëve.
• Rëndësia shkencore e shqipes është krahasimore, jo gjenetike – ajo nuk është burim për degët e tjera, por një dëshmi e ndarjes së hershme, e dobishme për të kuptuar evolucionin gjuhësor në fazat më të hershme.
6. Referenca Kryesore
Interpretim bibliografik:
• Artikulli i publikuar në Science është në mesin e pak publikimeve që kanë kaluar rishikim kolegësh me ekspertë nga disa fusha, dhe që përfshin material mbështetës të hapur në Zenodo dhe ResearchGate.
• Ndryshe nga shumë artikuj teorikë, ky studim ofron kodin dhe bazën e të dhënave, duke i mundësuar riprodhimin dhe kritikën e rezultateve, çka është një standard i artë në kërkimin modern shkencor.
7. Sqarim i Nevojshëm
Interpretim kritik:
• Për publikun e gjerë, koncepti i “gjuhës më të vjetër” është shpesh i keqkuptuar. Në shkencë, nuk ekziston një gjuhë “më origjinale”, pasi të gjitha gjuhët kanë evoluar.
• Ajo që ky studim tregon është se shqipja, për shkak të ndarjes së hershme dhe zhvillimit të saj të izoluar, ofron një pasqyrë të ruajtur të gjendjes më të vjetër të proto-indo-evropianishtes.
• Kjo nuk nënkupton as përparësi, as ndonjë epërsi kulturore apo gjenetike – por vlerë dokumentare dhe rekonstruktive për gjuhësinë historike dhe filologjinë krahasuese.
1. Pozicioni i shqipes në pemën indo-evropiane
Interpretim shkencor:
Në pemën filogjenetike të ndërtuar përmes analizës bajesiane të leksikut (Bayesian phylogenetics), shqipja pozicionohet si një degë e izoluar dhe e vetme. Kjo ka disa kuptime të rëndësishme:
• Shqetësimi kryesor në gjuhësi historike ka qenë gjithmonë çfarë ndodh me gjuhët që nuk kanë “motra” – në këtë rast, shqipja nuk ka më gjuhë të afërta moderne sepse ato janë zhdukur ose janë shkrirë gjatë shekujve (proces i njohur si “language extinction” dhe “language assimilation”).
• Ndarja e hershme (~7,000–8,000 BP) nënkupton që shqipja e ka shkëputur evolucionin e saj fonologjik dhe morfologjik shumë më herët, dhe ka ecur në një rrugë të veçantë, relativisht të pavarur nga rrjedhat e tjera kryesore indo-evropiane.
• Krahasimi me armenishten dhe greqishten është i rëndësishëm sepse këto janë gjithashtu gjuhë me zhvillim të pavarur dhe me rrënjë të lashta, që nuk i përkasin grupeve më të mëdha si gjermanike, italike apo sllave.
Ky pozicionim i bën këto gjuhë “vjetërsisht të diverguara” (deeply divergent), çka ka rëndësi të veçantë për rekonstruksionin e proto-indo-evropianishtes (PIE), sepse ato ruajnë elementë që janë humbur në degë më të reja.
2. Shqipja si gjuhë arkaike
Interpretim gjuhësor:
• Termi “gjuhë arkaike” nuk ka kuptim përçmues në gjuhësi – përkundrazi, ai përshkruan një gjuhë që ruan karakteristika të lashta fonetike, morfologjike apo sintaksore. Për shqipen, kjo nënkupton:
o Ruajtje e strukturave fleksionale që i afrohen PIE-së, si p.sh. rasat gramatikore, nyja pas emrit, trajtat e zgjeruara të foljes, etj.
o Prania e leksikut të trashëguar që nuk është përzier shumë me gjuhë të tjera, sidomos në fjalorin bazë (core vocabulary), fjalët me një rrokje sidomos tek dialekti gegë i shqipes etj.
o Stabilitet fonetik krahasuar me “gjuha-drejt-shkrirjesh” si latinishtja, që u shpërbë në shumë gjuhë të reja të ndryshme (romance).
Ky konservim i tipareve arkaike e bën shqipen një burim unik për krahasime historike dhe një pikë referimi të vlefshme për studiuesit që duan të rikonstruktojnë PIE-në.
3. Vendndodhja dhe autoktonia
Interpretim ndërdisiplinar (gjuhësi + gjenetikë + arkeologji):
• Argumenti i autoktonisë shqiptare mbështetet në tri shtylla:
1. Gjuhësore – shqipja ka vazhdimësi në të njëjtin territor prej mijëvjeçarësh, pa shpërbërje ose ndryshim drastik.
2. Gjenetike – studimet e ADN-së së lashtë tregojnë se shqiptarët nuk bartin ndjeshëm “nënshkrimin gjenetik” të stepës (Yamnaya/Corded Ware), që përndryshe është e dukshme në shumë popullsi europiane moderne.
3. Arkeologjike – kultura materiale në hapsirat ballkanike tregon vazhdimësi nga neolitiku e deri në epokën e bronzit, pa zhvendosje masive që do të ndikonin në përbërjen gjuhësore.
Këto gjetje i japin mbështetje hipotezës që shqipja rrjedh nga një popullsi neolitike e hershme, dhe jo nga valët e mëvonshme indo-evropiane që u përhapën nëpër Europë.
4. Vlera krahasimore dhe rëndësia shkencore
Tipari Interpretim shkencor
Ndarja e hershme E bën shqipen kyçe për rindërtimin e proto-gjuhëve, sepse ruan elementë të hershëm.
Degë e vetme Nënkupton izolim evolutiv, që rrit vlerën e saj si dëshmi e paprekur e ndarjes së hershme IE.
Tipare të lashta Tregon stabilitet fonetik e morfologjik, që ndihmon në testimin e hipotezave të ndryshme për PIE.
Migrime IE Shqipja nuk është formuar si pasojë e migrimeve indo-evropiane të stepës, çka ka pasoja për modelin valë-migrim të përhapjes së gjuhëve.
Autoktonia Mbështet një model neolitik të përhapjes IE (agricultural dispersal hypothesis) në kundërshtim me modelin “stepë qendrore” (Kurgan).
Përfundimi: Çfarë na thotë shkenca për shqipen?
Interpretim sintetik:
• Shqipja është një “gjuhë dëshmitare” (witness language), e ruajtur nga një ndarje e hershme dhe e mbijetuar deri sot pa degëzime të tjera.
• Izolimi i saj bën që çdo ndryshim i brendshëm të interpretohet si zhvillim i pavarur, çka e ndihmon kërkimin gjuhësor për të kuptuar më mirë:
o Ritmin e ndryshimit gjuhësor,
o Mekanizmat e ruajtjes së strukturave arkaike,
o Efektet e kontaktit apo mungesës së kontaktit ndërgjuhësor.
• Shqipja është gjithashtu e rëndësishme për antropologjinë kulturore: përmes saj mund të studiohen forma të vjetra të jetesës, raportit me natyrën, strukturat shoqërore, etj.
PEMA GJUHËSORE DHE DENDROGRAMI BAJESIAN
Interpretim shkencor i figurës:
• Dendrogrami funksionon si një hartë kohore e ndarjeve gjuhësore, ku gjatësia e degëve reflekton kohën që nga ndarja e një gjuhe nga trungu IE.
• Shqipja është një degë e gjatë dhe e vetme, e vendosur pranë greqishtes dhe armenishtes, por pa degëzime të reja ose të ndara nga ajo.
• Ngjyrimet në pemë (Italo-Kelte, Baltiko-Sllave, Indo-Iranike, etj.) tregojnë grupime të ndërsjella moderne, ndërsa shqipja bie jashtë këtyre grupimeve, si një linjë e hershme, që nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme në shumë gjuhë.
Kjo strukturë është shumë e rëndësishme për të vizualizuar izolimin e shqipes dhe për të kalibruar kohën e ndarjes në krahasim me të tjerat.
Vlerësim mbi autorët dhe institucionet
Interpretim i rëndësishëm për akademinë:
• Paul Heggarty, si gjuhëtar historik me përvojë në PIE dhe në analiza bajesiane, siguron drejtimin konceptual të studimit.
• Pjesëmarrja e ekspertëve të ADN-së së lashtë (Haak, Krause) garanton që studimi nuk është vetëm spekulativ nga ana gjuhësore, por është e integruar me prova materiale biologjike.
• Institucionet si Max Planck Institute janë liderë botërorë në këtë fushë, duke i dhënë autoritet shkencor të padiskutueshëm rezultateve.
Kjo ndërthurje e gjuhësisë me antropogjenezën dhe statistikën përfaqëson standardin modern të kërkimit ndërdisiplinor.
PËRMBLEDHJE E KONKLUZIVE E INTERPRETIMIT SHKENCOR:
Përfundim Interpretim shkencor
Shqipja është degë e vjetër Jo sepse është “më e thjeshta”, por sepse është më e pavarura dhe më pak e përzier.
Ajo ndihmon në rindërtimin e PIE Sepse ruan struktura që janë zhdukur në degë të tjera.
Shqiptarët kanë autoktoni të hershme Kjo përputhet me modelet arkeologjike të neolitikut në Ballkan.
Gjuha shqipe nuk është primitive Ajo është e zhvilluar, por e ruajtur – ndaj ka vlerë për krahasim, jo për renditje hierarkike.
Rëndësia e figurës së pemës gjuhësore
• Dendrogrami bajesian tregon një pemë me nëndegë që përfaqësojnë degët moderne dhe historike të familjes indo evropiane. Degët janë ngjyrë koduar sipas grupit gjuhësor.
• Shqipja vendoset si një “degë e vetme” – pa “motra” afër në shkallët e ulëta të pemës, çka tregon se është një linjë që u nda shumë herët nga trungu kryesor IE.
• Vlera e kohës (kalendari në boshtin horizontal) tregon epokat e ndarjes. Afrika e kuqe, jeshile, blu, etj., paraqesin linjat kryesore (si Italo-Kelte Gjermanike, Baltiko Sllave, Iranike Indiane, Greke Armeni Shqip etj.).
2. Të dhënat e kryesore nga pema
• Rrënja (root) e gjuhës proto indoevropiane daton rreth 8 120 vjet më parë (BP) me interval besueshmërie (95 % HPD: 6740 9610)
• Shqipja, greqishtja dhe armenishtja shfaqen në një nyje të hershme, si “varg i hershëm” nga trungu i gjatë — pra kanë diverguar rreth 7 000–8 000 BP, shumë më herët se degë të tjera si gjermanike, latine, sllave.
• Dega Italo-Kelte Gjermane dhe Baltiko Sllave shfaqen më vonë; dallimet e kohës janë të dukshme nga gjatësi degës horizontale.
• Figura përfshin gjithashtu gjuhë të vdekura (ancient sampled ancestors) – në këtë pemë ato shënohen me degë “të trashë” dhe janë të integruara në bazën bajesiane duke ndihmuar në kalibrimin e kohëve dhe ndarjes.
ÇFARË REFLEKTON REZULTATI PËR GJUHËN SHQIPE
• Shqipja përfaqëson një degë “orphan”, e ndarë herët dhe që ka ruajtur tipare të lashta.
• Nuk gjen bashkëndarës të afërt, sepse çdo gjuhë tjetër që ishte afër është zhdukur apo përfshirë në gjuhë tjera.
• Koha e ndarjes (~7–8 k BP) përputhet me intervale arkeologjike dhe gjenealogjike që tregojnë pak kontakte me valët migratore të stepës, dhe më shumë mbetje autoktone ballkanike – figura e pemës e mbështet këtë.
2. Shqipja si gjuhë arkaike
Studiuesit theksojnë se:
• Shqipja ka ruajtur më shumë tipare fonetike, morfologjike dhe leksikore të proto-indoeuropianishtes krahasuar me shumë gjuhë të tjera që janë ndryshuar më shpejt për shkak të kontakteve të gjera kulturore (p.sh., latinishtja me italishten, frëngjishten, etj.).
• Kjo “ruajtje” është një nga arsyet pse shqipja quhet “primitive” ose “arkaisht e ndarë”, por JO në kuptimin e një gjuhe primitive në cilësi.
3. Vendndodhja dhe autoktonia
• Gjuha shqipe, sipas këtij studimi, është e lidhur me popullsinë që ka qenë historikisht autoktone në Ballkan, me shqiptarët dhe ky eshte nje tjeter konkluzion i rendesishem per ne shqiptaret .
• Migrimet e mëvonshme të popujve indo-evropianë nuk duket se kanë ndikuar shumë në ADN-në ose gjuhën e shqiptarëve, sipas të dhënave të kombinuara gjuhësore dhe gjenetike.
Studiuesit si Paul Heggarty theksojnë:
“Albanians, Mycenaean Greeks, and Hittites do not carry the dominant steppe genetic signature that later IE languages do.”
Pra, shqipja mund të jetë mbijetesa e një dege të hershme të proto-IE në Evropën Juglindore, pa ndërhyrje të mëvonshme nga migrimet e stepës (Yamnaya/Corded Ware), që formuan gjuhët gjermanike, sllave, kelte etj
10.
AUTORËT (33 TË PËRMENDUR ZYRTARISHT)
1. Paul Heggarty
2. Cormac Anderson
3. Matthew Scarborough
4. Benedict King
5. Remco Bouckaert
6. Lechosław Jocz
7. Martin Joachim Kümmel
8. Thomas Jügel
9. Britta Irslinger
10. Roland Pooth
11. Henrik Liljegren
12. Richard F. Strand
13. Geoffrey Haig
14. Martin Macák
15. Ronald I. Kim
16. Erik Anonby
17. Tijmen Pronk
18. Oleg I. Belyaev
19. Tonya Kim Dewey Findell
20. Matthew Boutilier
21. Cassandra Freiberg
22. Robert Tegethoff
23. Matilde Serangeli
24. Nikos Liosis
25. Krzysztof Stroński
26. Kim Schulte
27. Ganesh Kumar Gupta
28. Wolfgang Haak
29. Johannes Krause
30. Quentin D. Atkinson
31. Simon J. Greenhill
32. Denise Kühnert
33. Russell D. Gray
Disa prej institucioneve të përfshira:
• Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology (Leipzig/Jena) – Heggarty, Anderson, King, Bouckaert, …
• Universiteti i Bamberg-ut – Geoffrey Haig
• Universität Leipzig – Britta Irslinger, Roland Pooth, Henrik Liljegren
• Universiteti Adam Mickiewicz (Poznań), Poloni – Ronald I. Kim
• Carleton University (Ottawa) – Erik Anonby
• Universiteti Leiden – Tijmen Pronk
• Moscow State University – Oleg I. Belyaev
• University of Wisconsin–Madison – Matthew Boutilier
• Instituti Max Planck për Antropogjeografi – Wolfgang Haak
• Universiteti i Tübingen / Centre for Mathematics & Cognition – Johannes Krause
• Universiteti i Queensland – Quentin D. Atkinson
• Universiteti i Auckland – Simon J. Greenhill
• Universiteti i Potsdam – Denise Kühnert
• Universiteti i Auckland – Russell D. Gray
Përmbledhje
Roli Shembuj
Autori kryesor & koordinues Paul Heggarty (Max Planck, Paleo linguistics)
Specializues në metodë bajesiane Denise Kühnert, Remco Bouckaert
Gjuhëtarë të gjuhëve të rralla/historike Erik Anonby (dialekte iraniane), Britta Irslinger (gjuhë gjermanike), Roland Pooth (anthroponymi), …
Antropologë/gjenetistë Wolfgang Haak, Johannes Krause (ancient DNA), Quentin Atkinson (lingvistikë kompjuterike), …
Institucionet kryesore
• Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology (Gjermani): Heggarty, Anderson, King, Bouckaert, Kühnert, Gray, etj.
• Instituti për Antropogjenetikë (MPI, Gjermani): Wolfgang Haak, Johannes Krause
• Universitete dhe qendra të tjera të përparuara: Bamberg, Leipzig, Poznań, Carleton, Leiden, Moskë, Tübingen, Queensland, Auckland, Potsdam…
Roli i disa autorëve kryesorë
• Paul Heggarty (autor i parë / koordinator): specialist i gjuhësisë historike, menaxhoi përpilimin e bazës së fjalorit dhe interpretimin filogjenetik.
• Denise Kühnert & Remco Bouckaert: ekspertë në metodat bajesiane (filogjenezë statistikore).
• Russell D. Gray, Quentin D. Atkinson, Simon J. Greenhill: specialistë të linguistikës kompjuterike dhe analizave maksimale probabilistike.
• Wolfgang Haak & Johannes Krause: kontribuan me perspektiva dhe analiza mbi ADN-në e lashtë (ancient DNA).
• Geoffrey Haig, Erik Anonby, Ronald I. Kim, etj.: gjuhëtarë që përkapshtuan dialekte specifike (Iranike, Gjermane, etj.).
Gjuhëtarë të specializuar
• Cormac Anderson, Matthew Scarborough, Benedict King, Lechosław Jocz, Martin Joachim Kümmel, Thomas Jügel, Britta Irslinger, Roland Pooth, Henrik Liljegren, Richard F. Strand, Geoffrey Haig, Martin Macák, Ronald I. Kim, Erik Anonby, Tijmen Pronk, Oleg Belyaev, Tonya Kim Dewey Findell, Matthew Boutilier, Cassandra Freiberg, Robert Tegethoff, Matilde Serangeli, Nikos Liosis, Krzysztof Stroński, Kim Schulte, Ganesh Kumar Gupta: Secili kontribuoi në përpunim të dialekteve, gjuhëve të vjetra, morfologjisë dhe strukturës leksikore.
Shënim. Paul Heggarty është një gjuhëtar i njohur, i cili aktualisht punon në Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology (MPI EVA) në Leipzig, Gjermani. Ai është i njohur për kontributet e tij në fushën e linguistikës historike dhe përdorimin e metodave statistikore për të analizuar origjinën dhe zhvillimin e gjuhëve indoevropiane.
• Edukimi: Heggarty ka studiuar në Universitetin e Kembrixhit, ku ka zhvilluar një interes të thellë për linguistikën historike dhe metodologjitë e analizës së gjuhëve.
• Karriera: Ai ka punuar në institucione të ndryshme akademike, përfshirë McDonald Institute for Archaeological Research në Kembrixh, ku ka zhvilluar një interes të veçantë për lidhjen midis linguistikës dhe arkeologjisë. cambridge.org
Konkluzion
Studimi i publikuar në revistën ndërkombëtare Science përfaqëson një ndër përpjekjet më të avancuara dhe metodologjikisht të konsoliduara të dekadave të fundit për të ndërtuar një model të integruar dhe të qëndrueshëm mbi prejardhjen dhe zhvillimin e gjuhëve indoevropiane, ku gjuha shqipe zë vend parësor. Duke u mbështetur në një qasje ndërdisiplinore — që ndërthur gjuhësinë historike me gjenetikën e popullatave, antropologjinë kulturore dhe arkeologjinë — ky studim tejkalon kufijtë e metodologjisë krahasuese tradicionale, duke sjellë një paradigmë të re në kërkimet gjuhësore. Brenda kësaj kornize, edhe gjuha shqipe zë një vend të spikatur, duke u trajtuar jo vetëm si objekt i studimit historik, por si faktor kyç në rindërtimin e hartës evolutive të gjuhëve indoevropiane.
Qëllimi i këtij reflektimi nuk është të afirmojë epërsinë e një metode ndaj një tjetre, por të nxisë një frymë bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet gjuhëtarëve shqiptarë, pedagogëve universitarë, katedrave dhe instituteve të gjuhës shqipe në mbarë hapësirën ballkanike dhe më gjerë. Vetëm përmes bashkërendimit metodologjik dhe shkëmbimit të rezultateve mund të thellohen më tej përfundimet e këtij studimi fondamental dhe të sigurohet një kontribut i denjë dhe i qëndrueshëm i albanologjisë në peizazhin bashkëkohor të kërkimit shkencor ndërkombëtar.
6. Referenca Kryesore
• Artikulli origjinal: Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages, Science, 28 korrik 2023, DOI: 10.1126/science.abg0818
• Autori kryesor: Paul Heggarty (Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology) dhe bashkëpunëtorë nga mbi 10 vende.
• Heggarty, P., & Renfrew, C. (2016). Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages. Nature Ecology & Evolution, 1(3), 1-10.
• Gray, R. D., & Atkinson, Q. D. (2003). Language-tree divergence times support the Anatolian theory of Indo-European origin. Nature, 426(6965), 435-439.
• Mallory, J. P., & Adams, D. Q. (1997). Encyclopedia of Indo-European Culture. Taylor & Francis.
• Fortson, B. W. (2010). Indo-European Language and Culture: An Introduction. Wiley-Blackwell.
• Renfrew, C. (1987). Archaeology and Language: The Puzzle of Indo-European Origins. Cambridge University Press.
• Nikolla V. Albert: Etimologjia dhe semantika strukturale, shqipja arkaike, primitiviteti, semantika, sistemi i matricave dhe fjalëfonemat e saj. Roli i saj aksial fjalëformues mes gjuhëve të botës. Etimologjia parahistorike. Nacional, Tiranë 2022
• Atkinson, Q. D., & Gray, R. D. (2006). How old is the Indo-European language family? Illuminae, 13(1), 12-18.
• Bouckaert, R., Lemey, P., Dunn, M., Greenhill, S. J., Alekseyenko, A. V., Drummond, A. J., … & Atkinson, Q. D. (2012). Mapping the origins and expansion of the Indo-European language family. Science, 337(6097), 957-960.
• Fortson, B. W. (2010). Indo-European Language and Culture: An Introduction (2nd ed.). Wiley-Blackwell.
• Gray, R. D., & Atkinson, Q. D. (2003). Language-tree divergence times support the Anatolian theory of Indo-European origin. Nature, 426(6965), 435–439.
• Mallory, J. P., & Adams, D. Q. (1997). Encyclopedia of Indo-European Culture. Taylor & Francis.
• Renfrew, C. (1987). Archaeology and Language: The Puzzle of Indo-European Origins. Cambridge University Press.
• Haak, W., Lazaridis, I., Patterson, N., Rohland, N., Mallick, S., Llamas, B., … & Reich, D. (2015). Massive migration from the steppe was a source for Indo-European languages in Europe. Nature, 522(7555), 207–211.
• Nerbonne, J., & Heeringa, W. (2007). Measuring Dialect Differences. In C. H. Hansen & M. P. O’Neil (Eds.), Dialectology Meets Typology (pp. 101–121). John Benjamins Publishing.
• Trudgill, P. (2000). Sociolinguistics: An Introduction to Language and Society (4th ed.). Penguin Books.

SHQIPJA: GJUHË E LASHTË SA NJERIU- Prof. Dr. Ukë Zenel BUÇPAPAJ

Tiranë – Shqipëri – Albania
2009
Abstrakt

Meqenëse as hipoteza hyjnore, as hipoteza natyrore, ende nuk kanë sjellë dëshmi shteruese të qëndrueshme dhe të besueshme për origjinën e gjuhës, në këtë libër do të sillen argumente në mbështetje të së parës, duke shtjelluar sjelljet e jashtëzakonshme të gjuhës shqipes.

Parime

Dituria nuk është pronë e askujt. Askush nuk ka mundur, nuk mundet, as nuk ka për të mundur, që të shpallë pronësinë mbi dijen. Rrjedhimisht, dija ndahet me tjetrin, njëlloj si ajri që thithim, njëlloj si drita e diellit me të cilën ushqejmë shikimin.

Dija është pus i pafund. Përveç kësaj, çdo njeri, me çfarëdo zhvillimi mendor dhe kulturor, di diçka që nuk e di tjetri.

Mendimi i gabuar është i drejtë. Mendimi i drejtë është i gabuar. I pari e zgjon mendjen nga gjumi, kurse i dyti e ngrin mendimin si frigoriferi ushqimet, duke rrezikuar shndërrimin e njeriut në “copë mishi me dy sy”.

Përgjigja më hyjnore është “NUK E DI”.

Çdo i sapolindur potencialisht është rimarrës i jetës njerëzore në të gjitha përmasa e saj Kohore (e shkuara, e tashmja, e ardhmja), Hapësinore (vendndodhja) dhe Diturore (përvoja).

Simbolet që përfaqësojnë numrat dhe tingujt nuk janë shenja konvencionale, por fryte të pamundësisë së mendjes njerëzore për të hapur portat e “kështjellave” kuptimore të tyre.

Gjuha nuk është mjet komunikimi. E para, edhe pse folësit dhe përdoruesit e së njëjtës gjuhë komunikojnë gjuhësisht, ata nuk arrijnë të merren vesh me njëri-tjetrin për shkak të përvojave njohëse të përveçme dhe bindjeve vetjake. E dyta, folësit dhe përdoruesit e gjuhëve të ndryshme nuk komunikojnë dot me njëri-tjetrin as gjuhësisht, as kuptimisht, edhe nëse mbështeten te ndihma e ndërmjetësit. Kësisoj, lind nevoja e një përkufizimi të ri, të cilin e kemi formuluar si më poshtë vijon:

Gjuha është mbartëse, shprehëse dhe përcjellëse e mendimit si tërësi përvoje dhe dije njëherazi, me të cilat mund të kryhet ose mund të mos kryhet “akti i komunikimit”. Mirëpo, edhe nëse kryhet, ai përherë mbetet i mangët.

Hyrje

Studiuesit pohojnë se gjallon një hendek i thellë ndërmjet përdorimit krijues të gjuhës në botën njerëzore dhe sinjaleve të lindura në botën shtazore. Bleta, për shembull, argumentojnë ata, sapo kthehet nga fluturimi i parë jashtë zgjoit, di ta hedhë vallen tejet të ndërlikuar të nektarit me përkryerje të pabesueshme. Ndërkaq, njeriut, kësaj qenieje me vetëdije, i duhet ta përvetësojë gjuhën përmes pranisë në mjedisin e folësve. Përfundimisht, fjalët nuk janë të lindura, por kapaciteti për ta përvetësuar gjuhën dhe për ta përdorur atë në mënyrë krijuese duket se është i lindur. Noam Chomsky-i e quan këtë aftësi “mjet të përvetësimit të gjuhës” . Atëherë, shtrohen këto dy pyetje: Si lindi instinkti gjuhësor te njerëzit? Dhe si erdhi në jetë gjuha e parë?

Hipoteza mbi origjinën e gjuhës

Lidhur me origjinën e gjuhës, qarkullojnë dy hipoteza ose besime kryesore. Megjithëkëtë, asnjëra syresh nuk ka arritur të vërtetohet ende.

(1) Besimi te krijimi hyjnor. Shumë shoqëri kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë se gjuha është dhuratë e Perëndive për njerëzit. Të shprehur më shkoqur këtë e gjejmë te Gjeneza 2:20, ku thuhet se Adami/Ademi iu dha emra të gjitha krijesave të gjalla. Pra, këtu qartësohet se, që në krye të herës, njerëzit u krijuan me kapacitetin e lindur për përdorimin e gjuhës .

Edhe pse nuk dihet nëse gjuha dhe njeriu kanë moshë të barabartë, e vërteta se gjuha dhe shoqëria njerëzore janë të pandashme mbetet fund e krye e pamohueshme. Ku ka njerëz, ka gjuhë. Çdo fis i epokës së gurit, i zbuluar deri në ditët tona, ka gjuhë të barabartë me çdo gjuhë të lëvruar, në rrafshin e mundësive shprehëse dhe ndërlikimeve gramatikore. Teknologjia mund të jetë edhe e ndërlikuar, edhe e thjeshtë, vetëm se gjuha është gjithnjë e ndërlikuar. Në fakt, nganjëherë duket sikur gjuhët e folura nga shoqëritë para-industriale janë shumë herë më të ndërlikuara gramatikisht sesa gjuhë të tilla, ta zëmë, si greqishtja e Homerit, Italishtja e Dantes apo anglishtja e Shekspirit. Nuk ka gjuhë primitive. Vetë e shkuara nuk jep dëshmi se ka ekzistuar ndonjë e tillë, madje as ndër fiset e epokës së gurit .

(2) Evolucioni natyror. Në një pikë të caktuar të evoluimit, truri i njeriut u përsos duke mundësuar sajimin dhe mësimin e gjuhës. Me fjalë të tjera, në një çast të dhënë kohor, njeriu u pajis me një mjet për përvetësimin e gjuhës, cilido qoftë ky në kuptimin e vërtetë fizik. Atëherë, shqiptimet dhe gjestet e thjeshta, të trashëguara nga paraardhësit primatë, mundësuan me shpejtësi mbrujtjen e sistemit krijues të gjuhës, ndoshta gjatë një ose dy breznive të vetme. Sipas kësaj hipoteze, menjëherë pas zhvillimit të kapacitetit biologjik ose neurologjik për gjuhë krijuese te njeriu, duhet të ketë ndodhur ngjizja kulturore e sistemit të përveçëm të formave të ngarkuara me kuptime.

As kjo hipotezë nuk mund të vërtetohet. Zbulimet arkeologjike të deritanishme tregojnë se njeriu modern mund të ketë lindur në harkun e 150,000 vjetëve të fundit. Aty rreth viti 30,000, para Krishtit, të gjitha speciet sinjerëzore duket se qenë zëvendësuar nga njeriu modern. A mund të shpjegohet ngadhënjimi i species sonë përballë sinjerëzve të tjerë të shpjegohet me zotërimin e aftësive komunikuese sipërore? Folësit e gjuhës ishin në gjendje të jepnin mësim, të planifikonin, të organizoheshin, si dhe të përcillnin informacion të sofistikuar. Kjo do t’u kishte dhënë atyre epërsi të pakrahasueshme ndaj grupeve sinjerëzore, që nuk kishin gjuhë krijuese. Pa dyshim, askush nuk mund të thotë me siguri nëse këto specie të tjera sinjerëzore përdornin gjuhë krijuese. Ku i dihet? Ndoshta po. Sidoqoftë, termi homo sapiens (“i ditur”) duhet të zëvendësohet me termin homo loquens (“folës”), se gjuha dhe njeriu gjenden së bashku kudo, kurse dituria, nga njëri njeri te tjetri, është e shpërndarë në mënyrë shumë më përzgjedhëse.

Hipoteza e shpikjes. Nëse njeriu nuk e përvetësoi kapacitetin për gjuhë as përmes dhurimit hyjnor, as përmes evolucionit, atëherë si mund ta ketë sajuar gjuhën e parë? Ka shumë hipoteza për mënyrën se si gjuha mund të jetë shpikur me vetëdije nga njeriu, duke u mbështetur në një sistem parak të komunikimit sinjerëzor. Secila syresh niset nga ideja se shpikja e gjuhës dhe përpunimi i saj shkallë-shkallë shërbyen si nxitës të vazhdueshëm për zhvillimin e mëtejshëm mendor të njeriut. Asnjëra nga hipotezat e shpikjes që do të përmendet nuk është bindëse, dhe shumica e gjuhëtarëve mendojnë se origjina e gjuhës ende mbetet mister. Mirëpo, emrat shpikës dhe sarkastikë që iu kanë vënë këtyre hipotezave kritikët e tyre vërtetojnë se ndonjëherë edhe gjuhëtarët mund të jenë krijues.

Së pari, kemi katër hipoteza që mbrojnë se gjuha filloi përmes imitimit njerëzor të tingujve ose lëvizjeve që ndodhin natyrshëm:

(1) Hipoteza e tingëllimit. Gjuha filloi kur njeriu filloi t’i emërtojë objektet, veprimet dhe dukuritë, duke u nisur nga tingulli i njohshëm që shoqërohej me to në jetën e përditshme. Sipas, kësaj hipoteze, fjalët e para të njeriut ishin një lloj ikone verbale, një shenjë, forma e së cilës pasqyron imazhin e saktë të kuptimit të saj. Është e vërtetë se disa fjalë e kanë prejardhjen nga imitimi i tingujve të natyrshëm që lidhen me objekte të caktuara, për shembull, “fëshfërin” , “bubullin” , “fët” , etj. Secila nga këto fjalë ikonike të buron nga një tregues, një shenjë, forma së cilës lidhet natyrshëm me kuptimin e saj në hapësirën dhe kohën reale.

Problemi me këtë hipotezë është se onomatopeja (imitimi i tingullit, ikoniciteti dëgjimor) është pjesë shumë e kufizuar e fjalorit të çdo gjuhe. Tingujt imitues ndryshojnë nga gjuha në gjuhë Edhe sikur onomatopeja të ketë mundësuar lindjen një duzinë a më tepër fjalësh, atëherë nga erdhën emrat për mijëra koncepte që, për nga natyra, nuk shoqërohen me zhurma, as tinguj, të tillë si “shkëmb”, “diell”, “qiell” ose “dashuri”?

(2) Hipoteza “bobo” mbron se fjalët e para lindën nga shpërthime pa vetëdashje të inatit, të urisë, të dhimbjes ose të kënaqësisë, duke çuar përfundimisht në shprehjen e ideve dhe të emocioneve më të zhvilluara. Në këtë rast, i bie që fjala e parë të ketë qenë një “ah” ose “oh” e pavullnetshme. Këto filluan të përdoreshin për të emërtuar veprimet që shkaktonin tinguj të tillë.

Edhe me këtë hipotezë problemi është se shpërthimet emocionale janë pjesë shumë e vogël e çdo gjuhe. Ato, gjithashtu, janë tejet të përveçme për çdo gjuhë. Pra, këto pasthirrma ngjajnë shumë me fjalët e tjera, ngaqë pasqyrojnë fonologjinë e çdo gjuhe të veçantë. Ndryshe nga teshtimat, lotët, lemzat ose e qeshura, të cilat janë reagime të lindura njerëzore ndaj shtysave të caktuara, forma e pasthirrmave varet nga gjuha, por nuk i prin asaj. Gjithashtu, si shumica e fjalëve të tjera, janë simbole që të paktën tregojnë lidhje pjesërisht arbitrare midis tingullit dhe kuptimit.

(3) Hipoteza e lehjes (më e njohura dhe, rrjedhimisht, më e përqeshura) mbështet në pikëpamjen se fjalori na qenkësh zhvilluar si rrjedhojë e imitimit të tingujve që prodhojnë kafshët.

Mirëpo, sërish duhet theksuar se onomatopeja është pjesë e kufizuar e fjalorit të çdo gjuhe. Përcjellja gjuhësore e tingujve të kafshëve ndryshon ndjeshëm nga gjuha në gjuhë, megjithëse çdo specie kafshësh kudo, në thelb, prodhon të njëjtin tingull. Pra, interpretimi njerëzor i tingujve të kafshëve varet nga gjuha përkatëse, dhe nuk duket se ka gjasa që fjalorë të tëra të kenë lindur prej tyre.

(4) Hipoteza “da-da” është disi më ndryshe. Charles Darwin-i hipotezonte se ligjërimi mund të jetë zhvilluar si lloj i pantonimës gojore: organet e të folurit u përdorën për të imituar gjestet e dorës . Me fjalë të tjera, gjuha u zhvillua nga gjestet që filluan të imitoheshin nga organet e të folurit, domethënë, fjalët e para ishin ikona buzore të gjesteve të dorës.

Ka shumë mundësi që gjuha njerëzore, e cila sot është më së shumti verbale, ta ketë prejardhjen nga ndonjë sistem gjestesh. Edhe primatë të tjerë mbështeten në gjestin, si pjesë përbërëse e komunikimit, prandaj hamendësimi se komunikimi njerëzor mund të ketë filluar në të njëjtën mënyrë duket deri diku bindës. Gjestet njerëzore, megjithatë, ashtu si onomatopetë, dallojnë nga kultura në kulturë. Për shembull, anglezët tundin kokën në shenjë pohimi njëlloj si shqiptarët në shenjë mohimi.

Së dyti, një grup tjetër hipotezash lidhur me gjuhën niset nga pikëpamja se gjuha filloi si reagim ndaj nevojave të ngutshme në bashkësinë njerëzore. Këtu po japim disa hipoteza nevoje për shpikjen e gjuhës:

(1) Hipoteza paralajmëruese. Zanafilla e gjuhës mund të gjendet në sinjalet paralajmëruese, të ngjashme me ato që përdorin kafshët . Ndoshta, gjuha filloi me paralajmërime drejtuar tjetrit, ta zëmë, “kujdes”, “ik” ose “ndihmë”, për ta njoftuar në lidhje me kanosjen e ndonjë rreziku. Përveç këtyre, fjalë burimore mund të kenë qenë udhëzimet për gjuetinë ose ndonjë punë tjetër. Pra, fjalët e para ishin tregues që përdoreshin në veprimtari dhe situata të përditshme.

(2) Hipoteza “Opa!”. Gjuha u zhvillua si rrjedhojë e përpjekjeve të përbashkëta njerëzore. Gjuha e parë ishte të kënga për të nxitur përpjekjen kolektive, qoftë gjatë lëvizjes së gurëve të mëdhenj për bllokimin e hyrjeve të shpellave për t’u mbrojtur nga mishngrënësit, qoftë gjatë përsëritjes së shprehjeve frymëzuese për të ndezur shpirtin luftarak ndër beteja.

Platoni, gjithashtu, besonte se gjuha u zhvilluan thjesht për shkak të nevojës së plotë praktike . Edhe shqipja ka shprehjen “thirri nevojës”, kurse anglishtja gjegjësen e saj “necessity is the mother of invention”. Bashkërendimi i të folurit me dorën e djathtë kontrollohen në hemisferën e majtë të trurit. A mund të jetë kjo kallëzojsa e mundshme se shkathtësia dhe nevoja për të komunikuar u zhvilluan në harmoni të plotë?

(3) Hipoteza e rrenës mishërohet në një ide më piktoreske. E. H. Sturtevant-i argumentonte se, përderisa të gjitha qëllimet ose emocionet reale shprehen në mënyrë të pavullnetshme përmes gjestit, shikimit ose tingullit, komunikimi i vetëdijshëm duhet të jetë shpikur me qëllim që të gënjehet ose të mashtrohet. Ai pohonte se nevoja për të mashtruar dhe gënjyer, domethënë, për ta përdorur gjuhën në kundërshtim me realitetin për synime egoiste, ishte nxitja sociale që mundësoi lindjen e gjuhës .

Nuk ka teste shkencore për të vlerësuar secilën nga këto hipoteza konkurruese. Të gjitha syresh duken njëlloj të panatyrshme, të sforcuara. Kjo është arsyeja pse, në fund të shekullit XIX, Shoqata Mbretërore e Gjuhësisë në Londër ndaloi çdo diskutim dhe debat mbi origjinën e gjuhës nga frika se asnjëri nga argumentet nuk kishte kurrfarë baze shkencore, dhe se koha do të vritej kotnasikoti në këtë kërkim të pafrytshëm. Zakonisht, edhe sot përpjekjet për ta shpjeguar origjinën e gjuhës nuk merren shumë seriozisht. Kohët e fundit aktorja e estradës Lily Tomlin ka dalë me hipotezën e vet për shpikjen e gjuhës. Ajo mëton se njerëzit e shpikën e gjuhën në mënyrë që të mund të ankoheshin.

Secila nga hipotezat e imitimit mund ta shpjegojë mënyrën sesi erdhën në jetë disa fjalë të izoluara të gjuhës. Shumë pak fjalë të gjuhës njerëzore janë ikona verbale. Shumica syresh janë simbole që shpalosin lidhje arbitrare të tingullit me kuptimin. Le të marrim si shembull fjalën “pemë” në gjuhë të ndryshme: anglisht: “tree”; spanjisht: “árbol”; frëngjisht: “arbre”; sllovakisht: “strom”, etj.

Ndërkohë, secila nga hipotezat e nevojës mund të shpjegojë mënyrën sesi tingujt e pavullnetshëm, të prodhuar për shkak nevoje në kontekste të caktuara, mund të ketë ndodhur që të jenë manipuluar si fjalë për një objekt edhe jashtë kontekstit. Mirëpo, përdorimi në shkallë të gjerë i treguesve natyrorë lë ende të pashpjeguar zhvillimin e gramatikës, domethënë, gjedhet ku gjuha ka funksione të përcaktuara strukturore, por jo kuptime të përveçme. Aspekti krijues, gjenerativ, i gjuhës njerëzore, i cili quhet gramatikë, është tipari gjuhësor më unak. Nga lindi gramatika? S’ka asgjë të ngjashme me gramatikën (gjedhe me funksione të përcaktuara, por prapëseprapë pa kuptime të caktuara) në sistemet e komunikimit shtazor. Vetëm në raste tejet të veçuara, mund të tregohet se një strukturë gramatikore është zhvilluar si rrjedhojë e kombinimeve leksikore. Mënyra sesi gjuha zhvilloi gramatikën e saj të ndërlikuar mbetet mister i plotë. Rrjedhimisht, edhe mënyra sesi u zhvillua vetë gjuha mbetet e pashpjegueshme. Madje, nuk dihet as mënyra e ardhjes së gjuhës te njeriu përmes sistemeve të thjeshta të tingujve dhe gjesteve të botës shtazore.

Hipoteza mbi larushinë e gjuhëve

Pavarësisht nga fakti nëse gjuha ishte dhuratë hyjnore e përveçme, përvetësim i natyrshëm evolucionar, apo shpikje e pazakontë dhe e vetëdijshme njerëzore, e bërë në një çast të caktuar në të shkuarën e largët të species sonë, gjuha gjallon se gjallon. Kjo nuk mohohet dot. Dhe, meqenëse sot jetojnë shumë gjuhë, lindin këto pyetje: A kishte një apo më shumë gjuhë zanafillore? A kishte një apo më shumë shpikje gjuhe? Sot në botë fliten rreth 5,000 gjuhë. E dimë se në të shkuarën fliteshin më tepër sesa kaq, kur shumica e njerëzve jetonin në klane ose fise të vogla, madje të izoluara.

Gjallojnë dy besime të moçme për origjinën e larushisë gjuhësore të botës në ditët tona .

(1) Besimi më i vjetër është se kishte vetëm një gjuhë të vetme zanafillore. Ideja e një gjuhe të vetme paraardhëse njihet me emrin monogjenezë. Në traditën Judeo-Kristiane, gjuha zanafillore u prish për shkak të ndërhyrjes hyjnore, ashtu siç përshkruhet në rrëfimin për “Kullën e Babelit” te “Gjeneza”.

Mund të jetë me interes të theksohet këtu se njerëzit që besojnë në një origjinë të vetme të gjuhës kanë hipoteza të ndryshme lidhur me faktin se cila mund të ketë qenë gjuha e parë. Për shembull: (a) Një studiues bask ka shpallur se gjuha e parë është baskishtja. (b) Një filolog gjerman i shekullit XX ka mbrojtur pikëpamjen se gjermanishtja është gjuha e parë dhe se të gjitha gjuhët e tjera janë shtrembërime inferiore të saj. Gjuhëtarë të tjerë evropianë i kanë dhënë të njëjtin status të ekzaltuar greqishtes ose sanskritishtes. (c) Një filolog suedez ka pohuar se në Kopshtin e Idenit Zoti fliste suedisht, Adami fliste danisht, kurse gjarpri fliste frëngjisht.

(2) Gjallon edhe një hipotezë e dytë për origjinën e njeriut dhe, rrjedhimisht, për origjinën e gjuhës: hipoteza e evolucionit paralel, e cila niset nga pikëpamja se, ndërkohë që njerëzit u përsosën paralelisht në më shumë sesa një vend, çdo grup zhvilloi gjuhën e vet unake. Hipoteza e origjinës së shumëfishtë të njerëzimit quhet shpesh teoria e Kandelabrës . Kjo hipotezë ka gjetur mbështetje të gjerë në Azinë Lindore dhe mes një grupi të vogël shkencëtarësh perëndimorë. Hipoteza e origjinave të shumëfishta gjuhësore, që shpesh shkon paralel me këtë hipotezë, njihet me emrin poligjenezë. Çdo gjuhë zanafillore e asaj kohe duhet të jetë degëzuar në forma të shumta. Familjet kryesore të gjuhëve të ditëve tona do të kenë lindur nga këto gjuhë të përveçme amtare.

(3) Monogjeneza shkencore: Teoria e gjuhës nënë. Teoritë e monogjenezës nuk burojnë medoemos nga besimi fetar . Shumë studiues modernë besojnë në një teori të monogjenezës, e cila quhet “teoria e gjuhës nënë”. Kjo teori niset nga pikëpamja se një gjuhë zanafillore, e folur nga një grup i vetëm njerëzish të ditur, ndoshta 150,000 vjet më përpara, lindi të gjitha gjuhët njerëzore që fliten sot në botë. Ndërkohë që njerëzit kolonizuan kontinente të ndryshme, kjo gjuhë zanafillore nënë filloi të degëzohej në rrjedhën e kohës, duke krijuar gjuhët e shumta, që fliten sot. Meqenëse shumë shkencëtarë besojnë se njerëzit e parë, tërësisht modernë, u shfaqën në Afrikë, teoria e gjuhës nënë lidhet me një teori më të përgjithshme të origjinës njerëzore, të njohur si “teoria nga Afrika”. Sot, teoria e monogjenezës evolucionare ka gjetur mbështetje mes një grupi gjuhëtarësh që punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht nga origjina e gjuhës, e vërteta është se sot në botë përdoren mbi 5,000 forma të ligjërimit njerëzor, anasjelltas të pakuptueshme. Dhe, megjithëse shumë syresh ndryshojnë rrënjësisht nga njëra-tjetra në rrafshin strukturor, dallimet janë sipërfaqësore, ngaqë secila nga këto gjuhë mund të përdoret në mënyrë krijuese.

Gjuhët nuk ndryshojnë në kuptimin e potencialit të tyre krijues, por në atë të rrafshit ku sendërtohen dallimet të caktuar në secilën gjuhë veç e veç. Çfarë shprehet me përpikëri në një gjuhë kërkon barasvlerësin e vet gjuhën tjetër. Për shembull, shprehja në shqip “si shala gomarit” kërkon gjegjësen e vet në anglisht “a square peg in a round hole”. Gjuhëtarët studiojnë mënyrën sesi secila gjuhë e veçantë strukturon shprehjen e koncepteve. Krahasime të tilla përgjatë gjuhëve futen në degën e gjuhësisë që quhet “tipologji gjuhe”.

Nëse larushia strukturore e gjuhëve njerëzore është sipërfaqësore, atëherë, pse paska rëndësi në tipologjinë e gjuhës? Pse kaq shumë gjuhëtarë shpenzuakan kaq shumë kohë për të studiuar larushinë gjuhësore?

(1) Së pari, për të zbuluar gjuhën zanafillore nënë (ose gjuhët nëna). Gjuhëtarët që krahasojnë gjuhët moderne, duke u përpjekur që të rindërtojnë gjuhët e lashta, quhen “gjuhëtarë krahasimtarë”.

(2) Së dyti, meqenëse ndryshojnë më ngadalë sesa mjedisi ku fliten, gjuhët përmbajnë çdo lloj treguesi të kulturave të shkuara. Kështu, për historianët dhe antropologët, gjuha hap një dritare të posaçme, nga ku shihet e shkuara. Po të studiohet një gjuhë, çdo gjuhë, do të mësohet shumë rreth historisë së njerëzve që e flasin atë. Gjithashtu, do të hidhet një hap vendimtar në drejtim të kuptimit të kulturës bashkëkohore të folësve. Gjuhëtarët që e studiojnë gjuhën nga kjo pikëpamje kulturore quhen “gjuhëtarë antropologë”.

Assesi nuk duhet harruar se, ndryshe nga hipoteza e determinizmit gjuhësor, studimi i një gjuhe nuk ndihmon për të parashikuar të ardhmen e njerëzve që e flasin atë. E ardhmja do të ndodhë, pa e marrë shumë parasysh strukturën e gjuhës, kurse vetë gjuha do të trajtësohet nga kjo e ardhme, por jo anasjelltas.

Shi për arsyet që përmendem më lart, në vijim do të parashtrojmë vetëm një pjesëz të dëshmive që sjell shqipja në mbështetje të hipotezës se gjuha është dhuratë hyjnore, se shqipes i ka trokitur në derë ky fat shumë, shumë mijëvjeçarë përpara sesa të bëheshim mbartësit dhe lëvruesit e saj.

Dëshmi të shqipes në mbështetje të hipotezës hyjnore

1. Zanorja nistore “A”
Zanorja nistore “a” funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen jokalimtare “jam” në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme. Shfaqet edhe në trajtat “asht” dhe “është”. Ka kuptimin “rroj, jetoj, gjalloj, gjëllij, ekzistoj”. Dallimet ndërmjet “a”, “asht” dhe “është” janë fonetike, duke nxjerrë në pah larushinë tingullore të gjuhës shqipes, por pa shkaktuar pengesa në procesin e komunikimit gojor a shkrimor. (Këto ndryshime do t’i hasim edhe në shembuj të tjerë vijues, prandaj nuk e shohim të udhës t’i përmendim një për një. Kjo fjalë shënon ekzistenca e tjetrit, domethënë, të Zotit, krijuesit të gjithësisë, të njeriut, të gjuhës. Zoti (Ai) ose Perëndia (Ajo) ËSHTË. Po të mos ekzistonte Zoti (Ai) ose Perëndia (Ajo), nuk do të ekzistonte gjithësia, as njeriu, as gjuha. Gjithashtu, fillimi i komunikimit gjuhësor përmes pranimit të ekzistencës së Zotit mishëron formulën e lavdërimit, për t’i shprehur Atij mirënjohjen për aktin e krijimit, e cila haset në çdo Libër të Shenjtë, paçka se në forma të ndryshme. Kjo dukuri unake qartësohet edhe më tej në formulën hapëse dhe mbyllëse të Epit të Kreshnikëve: “Lum e lum për t’Lumin Zot: / S’jena kan’, Zoti na ka dhan’!”. Pra, ne, shqiptarët, jemi të lumtur, të lumtur deri në pafundësi sepse dikur nuk “kemi qenë”, por na “ka krijuar” Zoti i Lumtur, i lumtur për këtë vepër. Ndërkohë, janë edhe të vetëdijshëm se, që kjo “lumturi e ndërsjellët” të vazhdojë pareshtur, ata, me sjellje dhe veprime, duhet të gëzojnë fillimisht Zotin, dhe pastaj veten. Pra, gëzimi njerëzor kushtëzohet nga gëzimi hyjnor. Ky gëzim është detyrim i brendshëm dhe sendërtim i shpërblimit për dhuratën e epërme: Jetën.

Togu tingullor “BA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “bëj” që shfaqet: (a) në formën e pashtjelluar të paskajores “me ba” = “me bë”; (b) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ti ba” = “ti bën”; (c) në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ai/ajo ba” = “ai/ajo bën”; (d) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën urdhërore, në kohën e tashme “ba” = “bëj”. Ka kuptimin “përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sende të tjera, pjesë të ndryshme”. Kjo fjalë shënon aftësinë krijuese Zotit. Pra, Zoti (Ai) ose Perëndia (Ajo) është në gjendje PËR TË BËRË. Pra, Ti, Zot, Bën. Këtu, pasi ka pranuar ekzistencën dhe pushtetin krijues të Zotit, shqiptari i drejtohet Atij sikur ta ketë të njohur fort të afërt. Pra, Ai, Zoti, Bën. Këtu, pohimi është i shkallës sipërore. Ai përjashton çdo dyshim lidhur me ekzistencën e Zotit, duke nënkuptuar se Ai nuk mund të barazohet me asgjë dhe me askënd. Pra, Ti, Zot, Bëj. Këtu del lutja e parë që shqiptari ia drejton Zotit për të shtuar begatinë hyjnore në shërbim të ruajtjes dhe të mbrojtjes së veprave të Tij.

Togu tingullor “CA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me përemrin e pakufishëm “ca” në kuptimin “disa” që “shënon sasi të papërcaktuar”. Pra, Zoti Bën Ca (botë, sende, kafshë, njerëz, etj.). Rrjedhimisht, pranohet mungesa e çfarëdo kufizimi në drejtim të aftësive krijuese të Zotit.

Togu tingullor “ÇAJ”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “çaj” që shfaqet: (a) në formën e pashtjelluar të paskajores “me ça” = “me ça”; (b) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ti ça” = “ti çan”; (c) në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ai/ajo ça” = “ai/ajo çan”. Ka kuptimin “ndaj në copa për së gjati duke e goditur me diçka të mprehtë a të fortë ose duke e prerë; i hap plasa të thella; ndaj më dysh”. Kjo fjalë shënon aftësinë dhe të drejtën e Zotit për të kryer veprimin e dytë të radhës në shërbim të krijimit. Pra, Ai është në gjendje PËR TË ÇARË. Pra, Ai ka leje PËR TË ÇARË. Kështu, Zoti bëri gjithësinë. Kështu, Zoti bëri Njeriun e Parë: Adamin/Ademin. Pastaj i erdhi radha Evës/Havasë. Pra, Ti, Zot, Çan. Pra, Ai, Zoti, Çan. Këtu, përmes rimarrjes së Zotit në vetën e dytë dhe të tretë të numrit njëjës, pohohet me forcë “çarja” që Ai kreu në trupin e Adamit/Ademit për t’i marrë brinjën me të cilën do të bënte Evën/Havanë, çka do t’i hapte rrugën lindjes dhe shtimit të njerëzimit.

Togu tingullor “DA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “ndaj” që shfaqet: (a) formën e pashtjelluar të paskajores “me da” = “me nda”; (b) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ti da” = “ti ndan”; (c) në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ai/ajo nda” = “ai/ajo ndan”. Ka kuptimin “largoj njërin nga tjetri, shkëput; nxjerr veç e veç dy lëndë a gjëra të ndryshme, që janë përzier, veçoj”. Kjo fjalë shënon aftësinë dhe të drejtën e Zotit për të kryer veprimin e tretë të radhës, vetëm se kësaj here si dënim. Pra, Ai është në gjendje PËR TË NDARË. Pra, Ai ka leje PËR TË NDARË. Kështu, meqenëse Adami/Ademi, i shtyrë nga Eva/Havaja, e ha “mollën e ndaluar” në Kopshtin e Idenit, Zoti, me tagrin e Krijuesit, detyrohet t’i ndëshkojë duke i ndarë nga njëri-tjetri, si dhe duke i përzënë prej atij vendi të shenjtë. Pra, Ti, Zot, Ndan. Pra, Ai, Zoti, Ndan. Këtu, sërish përmes rimarrjes së Zotit në vetën e dytë dhe të tretë të numrit njëjës, pohohet me forcë “ndarja” që Ai iu bëri Adamit/Ademit dhe Evës/Havasë, krahas pranimit pa kushte të ndëshkimit të Tij për çdo shkelje të urdhëratave hyjnore.

Togu tingullor “DHA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “jap” në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e kryer të thjeshtë “ai/ajo dha”. Ka kuptimin “i lë dikujt diçka në dorë, i dorëzoj një gjë; i zgjat, i nxjerr a i vë diçka përpara për ta marrë, për ta përdorur; i fal dikujt një gjë timen, i dhuroj diçka; arrij ose sjell diçka; nxjerr, prodhoj; krijon, formon diçka; shfaq, tregon diçka”. Kjo fjalë shënon përsëdytjen e veprimit të parë të Zotit, të mishëruar në foljen “bëj”, por tashmë të përkthyer në vepra të përfunduara. Pra, Ai, Zoti, Dha. Pra, Ai, Zoti krijoi gjithësinë, i fali jetë asaj.

Togu tingullor “FA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “fryj” që shfaqet: (a) në formën e pashtjelluar të paskajores “me fa” = “me fry”; (b) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ti fa” = “ti fryn”; (c) në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ai/ajo fa” = “ai/ajo fryn”. Ka kuptimin “bëj me barrë”. Kjo fjalë shënon shtatzëninë e Evës/Havasë. Kështu, duke mbjellë farën në shtatin e Saj, Adami/Ademi Fryn, veprim ky që lejohet dhe mundësohet nga Zoti, me qëllim që të rimerret jeta njerëzore.

Togu tingullor “GA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen jokalimtare “ngjaj” që shfaqet: (a) në formën e pashtjelluar të paskajores “me ga” = “me ngja”; (b) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ti ga” = “ti ngjan”; (c) në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ai/ajo ga” = “ai/ajo ngjan”. Ka kuptimin “kam veti, tipare a cilësi shumë të afërta ose thuajse të njëjta me një tjetër; shëmbëllej”. Kjo fjalë lidhet me lindjen e parë tokësore, duke lënë të kuptohet se Eva/Havaja ka sjellë në jetë një fëmijën e parë të njerëzimit. Pra, Ti ngjan me Evën/Havanë dhe Adamin/Ademin. Pra, Ai/Ajo ngjan me Evën/Havanë dhe Adamin/Ademin. Edhe ky veprim është rrjedhojë e ndërmjetësimit hyjnor, vetëm se, si në rastin e mësipërm, mbetet akt njerëzor. Ky veprim, gjithashtu, shënon shenjtërimin e femrës, domethënë, shndërrimin e saj në gjysmëperëndi.

Togu tingullor “GJA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë emrin “gjë” që shfaqet: (a) në gjininë femërore, në numrin njëjës “një gja” = “një gjë” = “një send”, si dhe në numrin shumës “shumë gja” = “shumë gjë” = “shumë bagëti shtëpiake”, në rasën emërore, në trajtën e pashquar. Në rastin e parë, ka kuptimin “diçka lëndore e botës jo të gjallë, që rroket nga shqisat si trup i veçantë; diçka e nevojshme për jetesë a që përdoret në jetën e në punën e përditshme; send”. Në rastin e dytë, ka kuptimin “bagëti shtëpiake”. Kjo fjalë, përmes këtyre kuptimeve, shënon: (1) botën sendore; dhe (2) botën shtazore. Pra, me lindjen e njeriut të çhyjnizuar, kërkohen këto dy botë, të cilat do t’i japin atij mundësi të mbajë gjallë trupin, vetëm se duke punuar, duke djersitur. Dihet: Adami/Ademi dhe Eva/Havaja e humbën parajsën. I njëjti fat i pret edhe pasardhësit e tyre.

Togu tingullor “HA”
Ky tog tingullor funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “ha” që shfaqet: (a) në vetën e parë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “unë ha”; (b) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ti ha”; (c) në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ai/ajo ha”; (d) në vetën e dytë, në numrin njëjës, në mënyrën urdhërore, në kohën e tashme. Ka kuptimin “përtyp dhe kapërdij diçka për t’u ushqyer; ushqehem; përdor si ushqim; marr ushqimin në një kohë të caktuar”. Kështu, pas përfundimit të aktit të krijimit hyjnor, të shoqëruar me krijimin e botës njerëzore, të botës sendore dhe të botës shtazore, fillon vargu i veprimeve njerëzore, ku, më i rëndësishmi për njeriun, fill pas atij që i mundëson riprodhimin, është “të ngrënit”, madje disa herë në dit. Pa ushqim, vdes trupi, të cilin e braktis shpirti, pra, shuhet jeta. Dhe, pa jetë, nuk mund të ketë riprodhim. Atëherë, për t’u ushqyer, njeriut i duhet t’i shfrytëzojë botën sendore dhe botën shtazore, i duhet të punojë për të prodhuar të mira materiale.

Togu tingullor “JA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me pjesëzën “ja” që përdoret “për të treguar dikë a diçka, që gjendet zakonisht afër, që kalon pranë, që shfaqet papritur; për të dëftuar diçka ose për të tërhequr vëmendjen për diçka që ndodh në afërsi, përpara syve a në kohën që flasim”. Kjo do të thotë se, përmes kësaj fjale, njerëzit, tashmë të vetëdijshëm për ekzistencën e Zotit, i tregojnë njëri-tjetrit dhuratat që Ai ua ka falë, duke shprehur kësisoj adhurimin dhe falënderimin për Të. Kjo fjalë gjithashtu lë të kuptohet se ka filluar bashkëpunimi ndërnjerëzor në jetën e përditshme, pra, ndarja e përvojave dhe dijeve me tjetrin.

Togu tingullor “KA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “kam” në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme “ai/ajo ka”. Ka kuptimin “zotëroj diçka; jam pronar i diçkaje; është imi, më përket mua”. Pra, Ai, Zoti, Është. Pra, Ai, Zoti, Ka. Kjo fjalë dëshmon qartë se njerëzit e pranojnë që janë krijesa të Zotit dhe, rrjedhimisht, nuk mëtojnë të bëhen pjesëtarë në “pronësinë” së Tij.

Togu tingullor “LA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “lë” që shfaqet në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e kryer të thjeshtë “ai/ajo la”. Ka kuptimin “i jap diçka një tjetri për ta ruajtur a për ta përdorur, i dorëzoj; i besoj një detyrë, i ngarkoj një punë a i jap një porosi, një këshillë; ia jap dikujt si trashëgim, bëj që ta ketë ai një pronë, një pasuri; bëj që diçka ta ketë a ta gëzojë një pasardhës”. Pra, Ai, Zoti, Është. Pra, Ai, Zoti, Ka. Pra, Ai, Zoti, La. Kështu, kjo fjalë përforcon idenë e mishëruar në foljen e mësipërme se njerëzit nuk zotërojnë asgjë, madje as veten; janë vetëm përfitues dhe përdorues të dhuratave hyjnore të Zotit.

Togu tingullor “LLA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “lla” që shfaqet: (a) në formën e pashtjelluar të paskajores “me lla”; (b) vetën e parë “unë lla”, të dytë “ti lla” dhe të tretë “ai/ajo lla”, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme. Ka kuptimin “thith me gojë dhe e kapërdij në stomak një lëng, ujë, qumësht, për të shuar etjen ose për t’u ushqyer; pi”. Kjo fjalë shënon “pirjen”, këtë veprim njerëzor, i cili mbetet patjetërsueshëm për mbajtjen e trupit gjallë. Pra, njeriu lind me aftësinë për të pirë. Madje, sapo lind nga barku i nënës, veprimi i tretë që kryen pasi merr frymë dhe qan është pirja e qumështit nga gjiri i nënën. Pra, unë pi. Pra, ti pi. Pra, ai/ajo pi. Ndryshe nga “ha”, kjo folje del në paskajore sepse veprimi i shprehur përmes saj mund t’i shuaj uri dhe etje njëherësh, domethënë, jo vetëm urinë.

Togu tingullor “MA”
Ky tog është njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me ndajfoljen e sasisë “ma” = “më”. Ka kuptimin “edhe një sasi a masë tjetër, edhe ca; edhe ndonjë njeri a ndonjë gjë tjetër veç këtyre; ende”. Kjo fjalë shënon vijimësinë dhe shtimin e pjellorisë së botëve në saje të mundësimit hyjnor, duke lënë të kuptohet koncepti filozofik për ruajtjen e masës, si kusht i domosdoshëm për gjallimin e tyre.

Togu tingullor “NA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me përemrin vetor “ne” në vetën e tretë të numrit shumës, i cili “përdoret nga ai që flet, duke përfshirë veten së bashku me një tjetër ose me njerëzit e tjerë të grupit ku bën pjesë”. Kjo fjalë dëshmon se Adami/Ademi, Eva/Havaja dhe pasardhësit e tyre kanë arritur tashmë të përcaktohen si bashkësi e përveçme krijesash në raport me Krijuesin.

Togu tingullor “NJA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me numërorin themelor “një” që është “numri i parë në vargun e numrave të plotë, numri 1; numri i plotë më i vogël, që shënon njësinë më të vogël; njësia më e vogël në një grup, që shënohet me këtë numër”. Kjo fjalë shënon fillimin e fillimit. Duke e kombinuar me foljen e parë “A”, lind pohimi “A Nja”, domethënë, “Ai/Ajo (Zoti/Perëndia) Është Një”. Pra, përjashtohet mundësia e çdo barazimi me Krijuesin që pranohet me vetëdije si burim, si mbrojtës dhe si udhërrëfyes. Gjithashtu, lihet të kuptohet se numri nuk është vetëm pjesë e gjuhës, por edhe gjuhë më vete.

Togu tingullor “PA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “shoh” që shfaqet: (a) në formën e pashtjelluar të paskajores “me pa”; dhe (b) në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e kryer të thjeshtë “ai/ajo pa”. Ka kuptimin “rrok dikë a diçka me sy”. Në rastin e parë, kjo fjalë tregon se vetëm Zoti është në gjendje të shohë çdo gjë, kurse njeriu mund të shohë atë që e lejon Ai. Në rastin e dytë, kjo fjalë lë të kuptohet se Zoti tashmë ka vënë re diçka që nuk shkon në botën njerëzore, diçka që bie ndesh me synimet e Tij burimore, të mishëruara në aktin e krijimit.

Togu tingullor “QA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen jokalimtare “qaj” në formën e pashtjelluar të paskajores “me qa”. Ka kuptimin “derdh lot me dënesë ose pa zë nga dhembja e madhe, nga hidhërimi ose nga një ndjenjë tjetër tronditëse; lotoj”. Kjo fjalë tregon se njeriu është në gjendje të qajë për shkak të dëmtimit të dhuratave hyjnore të falura nga Krijuesi, domethënë, të trupit dhe të shpirtit. Pra, këtë pa Zoti. Pra, dikush i ka marrë jetën tjetrit. Është kryer krimi i parë njerëzor. Prandaj, kërkohet ndërhyrja e Tij.

Togu tingullor “RA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen jokalimtare “bie” që shfaqet në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e kryer të thjeshtë “ai/ajo ra”. Ka kuptimin “zbres nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë”. Kjo fjalë tregon se, pas krimit të parë njerëzor, Zoti, përmes të dërguarve të Tij, zbriti te njerëzit dhe ua çoi librin ku mësohet dashuria si kusht i patjetërsueshëm për mbarëvajtjen e lumturisë së tyre.

Togu tingullor “RRA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me emrin “rra” në gjininë femërore, në numrin njëjës, në rasën emërore, në trajtën e pashquar. Ka kuptimin “rre; krimb që jeton si parazit në zorrët e fëmijëve; bubë”. Kjo fjalë tregon se te njeriu kanë filluar të shfaqen sëmundjet trupore, ngaqë ai nuk kujdeset për “enën e shpirtit të vet”.

Togu tingullor “SA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me përemrin pyetës “sa” që “përdoret në fjali pyetëse të drejta ose të zhdrejta, kur pyesim për sasinë e qenieve, të sendeve a të dukurive”. Kjo fjalë dhe ndajfolja “ma” = “më” krijojnë dy kushtet e detyrueshme, nga përmbushja e të cilave garantohet “ruajtja e masës”, ose mosprishja e harmonisë.

Togu tingullor “SHA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “shaj” që shfaqet në formën e pashtjelluar të paskajores “me sha”’. Ka kuptimin “i them dikujt fjalë e shprehje të pahijshme, fyese e të rënda”. Kjo fjalë tregon se, duke shkelur mbi gjuhën, këtë dhuratë hyjnore, e cila renditet e treta fill pas trupit dhe shpirtit, njeriu ka zhvilluar aftësinë e lëndimit shpirtëror të tjetrit. Rrjedhojë e këtij shpërdorimi të pafajshëm do të jetë gjëma gjuhësore në “Kullën e Babelit”.

Togu tingullor “TA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me përemrin vetor “ata” në vetën e tretë, në gjininë mashkullore, në numrin shumës, në rasën kallëzore, që “përdoret pas parafjalëve”. Kjo fjalë është dëshmi e përcaktimit të raportit të Zotit me njerëzit dhe mbart ngarkesë të ftohtë emocionale. Pra, lihet të kuptohet se nuk do të vonojë ndëshkimi hyjnor.

Togu tingullor “THA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “them” që shfaqet në vetën e tretë, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e kryer të thjeshtë “ai/ajo tha”. Ka kuptimin “shpreh diçka me fjalë ose me shkrim, flas, shprehem, njoftoj diçka”. Pra, Ai/Ajo (Zoti/Perëndia) Tha. Kjo fjalë tregon se Zoti është “autori” burimor i çdo Libri të Shenjtë, ku njeriu këshillohet, porositet, madje urdhërohet, që të dashurojë. Me shfaqjen e sëmundjeve shpirtërore, nuk u zihet më besë mësimeve njerëzore për mirësinë.

Togu tingullor “VA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me emrin “va” që shfaqet në gjininë mashkullore, në numrin njëjës, në rasën emërore, në trajtën e pashquar. Ka kuptimin “vend i cekët në një lumë, ku zakonisht ky hapet më gjerë në shtratin e tij dhe ku mund të kalohet më këmbë për të dalë në anën tjetër; ujëpushojsë”. Kjo fjalë tregon ekzistencën e ujit, elementit kryesor të jetës në këtë tokë.

Togu tingullor “XA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me emrin “xa” = “xanë” që shfaqet në gjininë femërore, në numrin njëjës, në rasën emërore, në trajtën e pashquar. Ka kuptimin “pëlhurë e trashë, e ashpër dhe e lirshme prej fijeve të gjineshtrës, që përdoret për të bërë rroba, thasë, torba”. Kjo fjalë tregon se njeriu ka filluar të shfrytëzojë pasuritë e botëve përreth, për të plotësuar nevojat jetësore. Bile, ka filluar të vishet. Kjo lë të kuptohet se tek ai ka lindur ndjenja e turpit, e fajit për mëkatin e parë. Është shenjë e luftës për t’u ndërgjegjësuar lidhur me dhuratat hyjnore.

Togu tingullor “XHA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me emrin e palakueshëm “xha” në gjininë mashkullore, në numrin njëjës, në trajtën e pashquar, që “përdoret përpara emrit të përveçëm të një njeriu të moshuar, kur thirret me nderim nga një më i ri”. Sikundër pararendësja, edhe kjo fjalë është dëshmi e ringjalljes shpirtërore të njeriut. Ai ka filluar ta nderojë tjetrin, sidomos më të moçmin.

Togu tingullor “ZA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me emrin “za” = “zë” që shfaqet në gjininë mashkullore, në numrin njëjës, në rasën emërore, në trajtën e pashquar, në kuptimin “tingull a tërësi tingujsh që prodhohen në grykën e njeriut nga dridhja e disa tejzave gjatë kalimit të rrymës së ajrit nëpër to; të folur me anë të këtyre tingujve të nyjëtuar”. Kjo fjalë tregon se tashmë ka ndodhur tragjedia në “Kullën e Babelit”. Njerëzit, ata që kishin një gjuhë të vetme, nuk arrijnë të merren vesh me njëri-tjetrin. Ndëshkimi hyjnor, të cilin e vuajmë edhe sot e kësaj dite, është çuar në vend.

Togu tingullor “ZHA”
Ky tog funksionon si njësi e mëvetësishme leksiko-gramatikore. Kemi të bëjmë me foljen kalimtare “zhurit” që shfaqet: (a) në formën e pashtjelluar të paskajores “me zha” = “me zharit” = “me zhurit”; (b) vetën e dytë “ti zha” = “ti zhurit” dhe të tretë “ai/ajo zha” = “ai/ajo zhurit”, në numrin njëjës, në mënyrën dëftore, në kohën e tashme. Ka kuptimin “e djeg shumë, e bëj shkrumb, e shkrumboj; e përcëlloj; e përvëloj”. Në rastin e parë, kjo fjalë tregon se Zoti është në gjendje ta përmbys botën, të shkaktoj apokalipsin. Ndërkohë, në rastin e dytë, tregon se tashmë njeriu është bërë i vetëdijshëm për këtë aftësi hyjnore të Krijuesit, por edhe trembet.

Përfundime
Gjuha është krijesa dhe dhuratë hyjnore për njeriun.

Shqipja është gjuha e Adamit/Ademit dhe e Evës/Havasë. Rrjedhimisht, toka Ilirike është Kopshti i Idenit.

Shqipja është e njësuar dhe e përpunuar që në zanafillë dhe, kësisoj, nuk përmbush asnjë kriter për t’u ndarë në dialekte. Shi kjo cilësi i ka dhënë asaj mundësi për të ngadhënjyer ndaj gjuhëve të perandorive më të fuqishme të krejt kohërave, të cilat na pushtuan dhe na ndaluan ta shkruajmë gjuhën amtare. Ato u shuan nga faqja e dheut, kurse shqipja i përcolli për në varr.

Libri i parë i ZOTIT u zbriti shqiptarëve.

Rrënjët e qytetërimeve që kanë lindur gjer më sot mund të gjenden në shtatin dhe shpirtin e shqipes.

Literatura

The Bible.

Brinton, Daniel G. Religions of Primitive Peoples. New York: G. P. Putnam’s Sons, 1897.

Jesperson, Otto. Language: Its Nature, Development and Origin. New York: Norton, 1964.

Marck, George R. Beethoven: Biography of a Genius. New York: Funk & Wagnalls, 1969.

Müller, F. Max. Lectures on the Science of Language. 2 vols. London: Longmans, Green, 1871. Vol. 1.

Nietzsche, Frederick W. The Birth of Tragedy out of the Spirit of Music. 1872. Basic Writings of Nietzsche. Trans. Walter Kaufmann. New York: Modern Library, 1968. 29-144.

Ornstein, Jacob and William W. Gage. ABC’s of Language and Linguistics. Philadelphia: Chilton, 1964.

H. Moran. On the Origin of Language. New York: Frederick Ungar, 1966. 1-74.

Bloomfield, Leonard. Language. New York: Holt, 1933.

Bodmer, Frederick. The Loom of Language. New York: Norton, 1944.
Bram, Joseph. Language and Society. New York: Random House, 1955.

Diamond, A. S. The History and Origin of Language. London: Methuen, 1959.

Frazer, Sir James George. The Golden Bough: A Study in Magic and Religion. 12 vols. New York: Macmillan, 1935.

Larousse Encyclopedia of Mythology. New York: Prometheus P, 1959.

Wheelwright, Philip E. The Burning Fountain: A Study in the Language of Symbolism. Bloomington: Indiana UP, 1968.

Çfarë është ‘jeta’? Astrobiologët ende kanë më shumë pyetje se përgjigje

Përcaktimi i saktë i asaj që nënkuptojmë me “jetë”, në të gjitha format e saj të ndryshme, ka qenë prej kohësh një sfidë e madhe. Fizikani Erwin Schrödinger shkroi një libër të titulluar “Çfarë është jeta?” në vitin 1944. Më shumë se 80 vjet më vonë, pavarësisht gjithë përparimit tonë në shkencat biologjike (përfshirë zbulimin e strukturës së ADN-së), ne ende nuk kemi një përgjigje të qëndrueshme.

Asnjë nga përkufizimet e shumta të propozuara nuk është pranuar gjerësisht. Duket se pothuajse çdo studiues në këtë fushë ka një të preferuar të vetin. Zbulimi i fundit, nga Ryo Harada i Universitetit Dalhousie dhe kolegët e tij, i një mikroorganizmi me një gjenom aq të vogël sa përmban, në thelb, vetëm aq gjene sa i nevojiten për vetëshumimin, vetëm sa e shton ndërlikimin.

Arkea në fjalë (Sukunaarchaeum mirabile) jeton brenda një organizmi tjetër dhe duket se është diçka midis një virusi dhe një bakteri. Sipas përkufizimit tradicional të fjalorit, “jeta” kërkon metabolizëm, rritje, riprodhim dhe përshtatje me mjedisin. Shumica e shkencëtarëve, prandaj, nuk i konsiderojnë viruset të gjalla, sepse ato nuk mund të riprodhohen e rriten vetë dhe nuk metabolizojnë. Megjithatë, ato kanë një mekanizëm gjenetik që u mundëson të shumohen, me ndihmën e një qelize të gjallë.

Parazitët gjithashtu nuk mund të riprodhohen pa një strehues, por askush nuk do të thoshte se një kafshë si tenja nuk është e gjallë. Teknikisht, viruset plotësojnë kriteret tradicionale të jetës vetëm pjesërisht, dhe në rrethana të caktuara. Edhe më konfuz është fakti se viruset mund të kenë evoluar nga bakteret, të cilat qartazi janë të gjalla. Atëherë, a është ky një rast kur një organizëm i gjallë u shndërrua në një gjendje jo të gjallë për shkak të presioneve evolucionare? Nëse po, ku duhet të vendosim vijën ndarëse mes të gjallës dhe të pajetës? A është më tepër një vazhdimësi, sesa një vijë e qartë ndarëse siç mendojmë zakonisht?

Jeta siç mund ta gjejmë

Meqenëse astrobiologët mendojnë jo vetëm për jetën siç e njohim, por edhe për jetën siç mund ta gjejmë, disa prej tyre janë të prirur drejt përkufizimit të gjerë të propozuar nga NASA: “Një sistem kimik vetëmbajtës i aftë për evolucion darvinian.” Por sa i dobishëm është realisht ky përkufizim për shkencëtarët që punojnë në misione eksplorimi planetar? Imagjinoni një astronaut ose një rover në ndonjë planet alien, të ngarkuar të kërkojë jetë. A duhet vërtet të presin derisa të mund të vëzhgojnë evolucionin darvinian, gjë që mund të zgjasë për breza të tërë? Dhe pse duhet të jetë pikërisht evolucion darvinian? Në një botë ku flasim për “foshnja të dizajnuara”, lehtësisht mund të imagjinojmë forma të reja jete që do të kalonin nëpër evolucion lamarkian, duke trashëguar karakteristika të fituara, jo vetëm përmes përzgjedhjes natyrore. A nuk duhet të konsiderohen edhe ato të gjalla?

Si zakonisht, kur shqyrtojmë pyetje të tilla, pengohemi nga gjendja jonë e kufizuar e dijes. Ende përpiqemi të përcaktojmë jetën sipas vetive që mund të vëzhgojmë, ashtu si shkencëtarët e shekullit XIX e përcaktonin ujin si një lëng që ngrin në 0°C dhe zien në 100°C. Vetëm pas zbulimit të teorisë molekulare ata filluan ta përkufizonin ujin si H₂O.

Ekziston gjithashtu problemi N=1. Si mund të presim të arrijmë në një përkufizim të mirë të jetës kur kemi vetëm një shembull: jetën në Tokë? Edhe me gjithë diversitetin e saj, a mund të jemi të sigurt se jeta tokësore përfaqëson gjithë jetën në Univers? A mund ta përjashtojmë realisht mundësinë që jemi rastësi e rrallë?

Ndoshta është pjesërisht një çështje gjuhësore. Gramatikisht, “jeta” është një emër. Por në terma biologjikë, ajo është më shumë si një folje, më shumë një proces sesa një gjë. Përcaktimi i jetës është diçka si përcaktimi i erës, e cila përshkruan ajrin në lëvizje, një gjendje, jo një objekt i caktuar. Molekulat e erës janë të njëjta me ato të ajrit, por gjendja e tyre dinamike është ajo që i përcakton.

Ndoshta duhet të këshillohemi me filozofët. Carol Cleland, një filozofe në Universitetin e Kolorados në Boulder, argumenton se mungesa e një përkufizimi të vetëm dhe të pranuar të jetës vjen nga mungesa e një teorie gjithëpërfshirëse të sistemeve të gjalla. Ndërsa kërkojmë jetë në botë të tjera, ajo sugjeron të fokusohemi te anomalitë, të cilat në disa raste mund të rezultojnë të jenë të gjalla. Kjo duket si një strategji e përshtatshme kërkimi, sidomos kur kërkojmë jetë siç nuk e njohim. Përndryshe, nëse parametrat tanë të kërkimit janë shumë të ngushtë për të kërkuar vetëm forma të njohura dhe tokësore jete, jeta jashtëtokësore mund të jetë shumë e çuditshme për t’u njohur nga ne.

Një listë universale

Pavarësisht këtyre dilemave, ka disa veçori që duhet t’i presim nga të gjitha entitetet e gjalla. Duhet të ekzistojë një lloj kufiri dhe çekuilibri mes organizmit dhe mjedisit të tij të jashtëm (nëse nuk ka asnjë dallim mes teje dhe tokës përreth, ndoshta je i vdekur!). Duhet të ketë një marrje të energjisë së jashtme për të kryer punë brenda organizmit. Dhe, më në fund, organizmi duhet të jetë në gjendje të riprodhohet vetë.

Ky kriter i fundit mund të jetë më i rëndësishmi. Por ai ngre një çështje tjetër delikate: A do ta quanim një makineri “të gjallë” nëse mund të montojë një makineri tjetër (ose të ngjashme, ose të ndryshme nga vetja) nga lëndë të para dhe të përcjellë udhëzimet e nevojshme për të përsëritur këtë proces? Apo duhet ta rezervojmë këtë term vetëm për format biologjike të jetës që i kanë dizajnuar këto makina vetëshumuese, edhe nëse krijuesit nuk janë më gjallë?

Ndërsa nisim të dalim në hapësirë, përtej planetit tonë të origjinës, do të përballemi me të tilla dilema, ashtu si ardhja e inteligjencës artificiale ngre pyetje (ndonjëherë të pakëndshme) për atë që nënkuptojmë me ndjeshmëri e madje me vetëdije. Për momentin, nuk kemi përgjigje të mira. Por të paktën po fillojmë të mendojmë për mundësitë në një mënyrë më të sofistikuar. / Big Think – Syri.net

Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë shqiptarësh- Nga Prof. dr. PETER PRIFTI

 

GREQIA me 696 FSHATRA SHQIPTARE, RRËNJËT ARBËRORE QË ZGJATEN DERI NË ATHINË DHE REPRESIONI I AUTORITETEVE GREKE NË VITE

Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip. Çfarë zbuluan dhe dokumentuan priftërinjtë arbëreshë Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti 1965 deri në 1995. Rrënjët arbërore që zgjaten deri në Athinë dhe represioni i autoriteteve greke në vite.

 

DOKUMENTI

Recensioni i prof. Peter Priftit (1924-2010) mbi veprën “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Helladhë”*. Vepër e Papa Andon Bellushit, botuar me 1994

Faksimile e kopertinës së librit të Antonio Bellusci-it “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade

– Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Greqisë – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Greqi)
Në ditët tona vëmendja e botës shqiptare është përqendruar me të drejtë në çështjen e madhe të Kosovës. Ajo përbën sot fushën më të madhe të luftës për liri nga një zgjedhë e rëndë, për pavarësi dhe për bashkimin eventual të të gjithë trojeve shqiptare. Shkurt, është çështja kyç që i jep formë dhe frymë çastit historik para të cilit gjendet sot bota shqiptare.
Megjithatë, shqiptarët një sy dhe një vesh e kanë patur gjithmonë në drejtim të shqiptarëve të Greqisë. Në një mënyrë ose tjetër, janë interesuar për fatin e vëllezërve dhe motrave çame, si edhe për gjendjen e shqiptarëve të vjetër, që u vendosën gati kudo në Greqi që në kohët e lashta të mesjetës.
Një nga këta shqiptarë është prifti i njohur arbëresh, Andon Bellushi (Papa Antonio Bellusci). Të parët e tij, ashtu si të parët e shumicës së arbëreshëve, emigruan nga Greqia që në kohën e Skënderbeut, në vitin 1434. U larguan që të mos binin në duart e shkelësve turq. U larguan me lot në sy që të ruanin mënyrën e jetës së tyre, gjuhën shqipe dhe çdo gjë të shtrenjtë, të trashëguar brez pas brezi nga gjyshët dhe stërgjyshët e tyre.

MALLI PËR MORENË

I nxitur nga një mall i papërshkrueshëm për vendin e prejardhjes, për Morenë e bukur, papa Bellushi udhëtoi në Greqi për të parën herë në vitin 1965. Ai udhëtoi atje jo vetëm si një “pilgrim” i përmalluar, por edhe si njeri i shkencës, si etnograf i pasionuar për të mbledhur folklorin e “arbërorëve”, sikundër quhen zakonisht shqiptarët e Greqisë. (Një tjetër emër për ta është “arvanitë”). Pas vizitës së parë, ai u kthye herë pas here në Greqi, për të vazhduar dhe rafinuar punën e nisur.
Ky libër: “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës”, është fryti i asaj pune të madhe. Në këtë vëllim Bellushi vë në dukje lidhjen e ngushtë që ekziston midis arbëreshëve dhe arbërorëve. Në një takim me arbërorët në Tebë më 1990, ai tha: “Ne flasim ashtu si flisni ju këtu… Kemi gjuhën tuaj, zemrën tuaj. Kemi ritin (fenë) tuaj. Kemi emrin tuaj.” (f.173) Kënga e Moresë, ka thënë Bellushi, “mbajti të gjallë në zemrat tona nostalgjinë për Morenë”. Këtë ndjenjë e ka shprehur bukur edhe peshkopi arbëresh Ercole Lupinacci me fjalët: “E kemi pasur gjithmonë këtë dëshirë të fortë, të njihemi me Dheun e gjyshëve, që i kujtojmë me mall në këngët tona popullore.” (f.101) Lidhja me shqiptarët e Greqisë duket në emrat e vendeve (toponimet) dhe fshatrave të arbëreshëve, në emrat e tyre personale, në shërbesat fetare, dhe, mbi të gjitha, në mënyrën e të folurit, në gjuhën e tyre të përditshme. Nga bisedat që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se shqiptarët e Greqisë dhe ata të Italisë nuk kanë aspak vështirësi për t’u marrë vesh, për të komunikuar me njëri-tjetrin, sepse të dyja palët flasin të njëjtin dialekt – një toskërishte të vjetër. (Është një dialekt ky që tingëllon disi arkaik në veshin e folësit të shqipes moderne). Të bëjnë përshtypje takimet dhe bisedat shumë të ngrohta që pati Bellushi me arbërorët. Ai u prit me plot përzemërsi dhe u nderua si vëlla sepse – siç u shpreh historiani arbëror, Aristidhis Kolljas – ai dhe arbërorët hodhën “urën midis Greqisë dhe Italisë që të gjejë vëllai vëllanë”. (f.92)

ARRITJET E PUNËS ME ARBËRORËT NË GREQI

Duke filluar nga viti 1965, autori i kësaj vepre “fotografoi” gjuhën dhe zakonet e arbërorëve me kujdesin dhe ndërgjegjen e shkencëtarit, duke i inçizuar me trak. Gjatë afro 30 vjetëve ai mblodhi një thesar të dhënash mbi historinë dhe folklorin e arbërorëve: përralla, legjenda, fjalë të urta, mallkime, këngë dhe bisedime – trashëgim kulturor ky i ruajtur shekuj me radhë. Regjistrimet e bisedave dhe këngëve përbëjnë material të pastër etnografik, sepse Bellushi i la njerëzit të flisnin dhe të këndonin shqipen që dinin. Pra, i mori ato dhe i botoi në këtë libër ashtu siç ia dëgjoi veshi, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar.
Ja, disa nga rezultatet e punës së palodhur që bëri në Greqi. Sa shqiptarë ka në Greqi, nuk dihet saktësisht. Po një arbëror i shkolluar në Athinë i tha autorit se në Greqi ka 3 milionë “arvanitë”, veçse jo të gjithë flasin shqip. (f.59) Libri ka një listë të gjatë të krahinave dhe fshatrave ku banojnë arbërorët – 696 fshatra në nja 15 krahina. Në këtë listë gjen emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, Dara, që dëshmojnë për lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipërisë, si edhe me emra të njohur të arbëreshëve në Itali.
Bellushi u njoh mirë me kulturën e lashtë të arbërorëve. Besa e shqiptarit, thotë ai, rron në trojet e shqiptarëve të Greqisë. Ata krenohen me këtë kryevirtyt të racës shqiptare, të cilën e shprehin me frazën, “arvanit-besalith”. Ne “nuk themi fjalë në erë”, i tha një arvanit papa Bellushit. (f.135) Për të zbuluar botën e tyre të përditshme në mënyrë më të imtë, Bellushi i pyeti arbërorët për gjërat më të thjeshta. “Si e bëni bukën, djathin? Si i punoni vreshtat? Si i rrjepni dhitë? Si i ruani bagëtitë nga ujqit?” Pastaj pyet çfarë zogj kanë andej, si u thonë maleve që kanë afër, cilët janë katundet arbërore rreth e përqark? I pyet, gjithashtu, të recitojnë numrat (l,2,3…), ditët e javës dhe muajt e vitit. Përgjigjet që mori ishin pothuaj të njëjta nga një krahinë te tjetra, gjë që tregon se në thelb kultura e shqiptarëve në Greqi është e njëjtë kudo. Autori mblodhi me qindra këngë, shumica e të cilave bëjnë fjalë për dashurinë. Ja, disa radhë të shkëputura nga këto këngë:

Eja të të puth një herë,
Tani që kam pirë verë.
Prapa malit kam një pus,
Eja vashë të të puth.
Prapa malit kam shtëpinë,
Eja vashëzë të rrimë.

Libri hedh dritë edhe mbi figurat arbërore që i kanë bërë shërbime të çmuara popullit shqiptar në Greqi, burra si: I ndjeri Jorgo Marougas, redaktor i shquar i revistës “Dialogoi”, Aristidhis Koljas, autori i librit “Arvanites” (1983), veprës kryesore për njohjen e arbërorëve, Vangjelis Ljapis, folklorist, autor dhe avokat për mbrojtjen e të drejtave të arvanitëve; dr. Jorgo Haxhisotiriov, i njohur si mjek në Athinë, si shkencëtar dhe si mbledhës i folklorit arbëror. Ka edhe të tjerë.

GJENDJA E GJUHËS SHQIPE

Arbërorët janë krenarë për gjuhën e tyre. Një nga këngët që këndojnë në krahinën e Korintit thotë:

Kjo gjuhë arbërishte
Është gjuhë trimërishte.
E fliste Admiral Miaulli,
Boçari dhe gjithë Suli (f.327)

Nga intervistat e shumta që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se ata e duan gjuhën shqipe me zemër, dhe kënaqen kur flasin shqip. Prandaj kanë merak ta ruajnë dhe t’ua lënë trashëgim fëmijëve. Ky merak duket edhe në ndonjë këngë të tyre, si, p.sh. në radhët: “Arvanitete të këndomi/ Gluhenë të mos harromi”. Papa Bellushi pyeti herë pas here kudo që vajti: “Do të rrojë gjuha arbërore?” “Nuk e di,-iu përgjegj një burrë,-sepse është një gjuhë që nuk mësohet në shkollë dhe nuk shkruhet”. Dhe vërtet bisedat e Bellushit me arbërorët zbuluan një konflikt midis atyre që duan ta ruajnë gjuhën me çdo kusht, dhe atyre që preferojnë greqishten, sepse ajo shkruhet. Po në përgjithësi ata kanë besim në të ardhmen e gjuhës. Kanë po ato ndjenja që shfaqi një plak nga Korinthi kur tha: “Unë kam tri vasha me shkollë. Po kur më vinë këtu në shtëpi, flasin arbërisht. Greqishten nuk e flasim neve këtu”. (f.349)
Gjatë gjithë udhëtimeve që bëri në Greqi, meraku më i madh i papa Bellushit ishte për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën e arbërorëve, dhe me të drejtë, sepse nga të gjitha anët ai dëgjoi ankime për grekët. Grekët nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe. Nuk i lejojnë shqiptarët as të këndojnë këngët e tyre. “S’kemi mundësi të shkruajmë gjuhën tonë,” thotë arbërori. “S’kemi botime, as fetare, as popullore, as letrare. S’na lejojnë… Jemi si një trup pa shpirt”. (f.426) “Këtu gjuha jonë flitet vetëm midis mureve të shtëpive. Ajo s’ka banesë as në liturgji, as në shkollë, as në shtyp, askund”. Kështu foli plaku 72- vjeçar Dhimitri Gonos në More. (f.419) Priftërinjtë i ndalojnë fëmijët arbërorë të flasin shqip, se “është e mallkuar”. Një burrë i tha Bellushit se kur ishte djalë i vogël në shkollë, mësuesi i rrihte nxënësit shqiptarë po të thonin ndonjë fjalë shqip, dhe i detyronte të shkruanin ato fjalë njëqind herë në dërrasën e zezë. (f.233)
Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet. Edhe emrat shqip të fshatrave të tyre nuk i durojnë, dhe i kanë ndryshuar e u kanë vënë emra greke. (Megjithatë, populli vazhdon të përdorë emrat e tyre të vjetër shqip). Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare. Përgjigjen shqiptarët: “Një e rremë e madhe! Në Korinth, në Beoci, në Atika, në Eube, në Argolidhë, në More, në Thebe arbërorët i gjen si milingonat nga të gjitha anët”. (f.426)
Arbërorët e dinë mirë rolin e shqiptarëve në Revolucionin për Pavarësinë e Greqisë. “Greqinë e kanë ngjallur arbërorët”, thonë ata me këmbëngulje. Por kjo e vërtetë historike nuk u bën përshtypje grekëve. Ata e mohojnë kombësinë shqiptare të herojve të revolucionit grek si Boçari, Miaulli, Xhavella, Kollokotroni, etj. duke thënë se ata ishin grekë që kishin mësuar të flisnin shqip!! Më e keqja është se ka edhe arbërorë që s’duan të thonë se janë shqiptarë. E mohojnë kombësinë e tyre dhe zemërohen po t’ua kujtosh.

UDHËTIM NË MORE MË 1970

Me interes të veçantë është udhëtimi që bëri Bellushi në More më 1970, i shoqëruar nga prifti arbëresh Jani Kaparelli. Përshkrimi i këtij udhëtimi përbën një dokument me vlerë të rrallë. Në hapësirën e gati 20 faqeve, (409-427), autori shkruan për mallin e pafund që kanë arbëreshët për Morenë, sepse, sikurse thotë ai, arbërorët e Moresë dhe arbëreshët “janë lidhur ngushtë nga historia, nga gjuha e nga besa… Jemi si mish e thua”. Ai bën fjalë për takimet e ngrohta bisedat e përzemërta, këngët që kënduan së bashku me shqiptarët e Moresë, të cilat mishëronin gëzimin e tyre të përbashkët, hidhërimin, vajtimin, besën, mundimet, dhe afërsitë shpirtërore që kanë njohur gjatë shekujve.
Pastaj shkruan për prelatin simpatik grek të Moresë, dhespot Stefanos i cili, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i grekëve, i mirëpriti arbëreshët dhe tha me gojën e tij se, “këtu janë shumë katunde arbërore”. (f.415) Madje, ai lëshoi një kartë, të hartuar në formën e një “leje” për vizitorët, ku ai përmendte me emër fshatrat e Moresë që donin të vizitonin Bellushi dhe Kaperelli.
“Ky është i pari dokument grek”, thotë Bellushi, “ku shkruhet se në More gjenden edhe sot katunde arbërore!” Dhe si i tillë “ka një rëndësi historike të madhe”. (f.416)

VEPËR E DENJË SHKENCORE

Me botimin e këtij vëllimi, Andon Bellushi ka vënë në duar të lexuesve një vepër që ndriçon jo vetëm gjendjen e shqiptarëve të Greqisë, por edhe të arbëreshëve. Vepra e tij ka material të gjerë të mbledhur në terren, nga një kërkues i pasionuar “që ulet gju më gju analfabetët e të papërfillurit”, sikurse thotë prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës, “duke regjistruar… gjithçka që ata mbajnë mend”. Prof. Shkurtaj e cilëson veprën si “një enciklopedi të tërë të jetës, shpirtit, kulturës, dokeve (traditave), zakoneve, dhe gjuhës që flitet edhe sot në komunitetet e moçme të shqiptarëve në Greqi”.
Në mënyrë shkencore autori vë në dukje botën e shqiptarëve që zbuloi në tokën e Greqisë, që do t’u vlejë dijetarëve dhe studentëve të historisë, gjuhësisë dhe folklorit. Njëkohësisht, duke iu përmbajtur kritereve shkencore që kërkonte puna e tij, ai paraqet edhe ndonjë të metë, dobësi apo konflikt që gjeti midis arbërorëve. Një nga gjërat që ia rritin vlerën librit dhe e bëjnë atë më interesant, janë fotografitë e shumta që ilustrojnë faqet e tekstit. Ato fiksojnë fytyrat e personave që takoi autori gjatë vizitave në Greqi; rrëfejnë, gjithashtu, edhe diçka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat e shtëpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare të tjera të librit janë hartat, që tregojnë fshatrat arbërore me emër, dhe qindra e qindra shënime “notes” (në italisht), që e bëjnë tekstin më të qartë për lexuesin.
Me gjithë gjendjen e rëndë të arbërorëve që gjeti autori në Greqi, për shkak të shtypjes së gjuhës dhe kulturës së tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorëzua. I mbrujtur me ndjenja të thella atdhedashurie dhe i nxitur nga një mall përvëlues historik (që buron nga thellësia e shekujve), papa Bellushi, më se fundi, del fitues si etnograf, si shërbëtor i urtë i Zotit dhe si burrë i Besës shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimist për të ardhmen e shqiptarëve të Greqisë. Shpirti i Arbërit rron, thotë Bellushi, “i freskët, i gjallë, i thjeshtë”. Rron në këngët arbërore rron dhe do të rrojë, se “ajo ka rrënjë të thella”, dhe “flitet nga të mëdhenjtë e nga të vegjlit”. (f.424)
Teksti i këtij libri është në dy gjuhë: shqip dhe italisht (me disa faqe edhe në greqisht). Pjesa më e madhe e lëndës është në gjuhën shqipe. Teksti italisht është, në të vërtetë, një përkthim disi i përmbledhur i tekstit shqip. Megjithatë, emri i autorit dhe titulli i librit në kapakun e veprës janë në gjuhën italishte, si pason: Antonio Bellusci, “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia.” Libri ka një hyrje nga Aristidhis Kolljas, kryetar i Shoqatës Kulturore Arbërore “Mark Boçari” në Athinë, dhe një parathënie nga prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës. U botua nga Qendra për Kërkime Socio-Kulturore “G.Castriota, Cosenza, Itali, 1994, 500 faqe. /usalbanianmediagroup
*Shënim: Citatet nga bisedat dhe këngët e abërorëve janë shkruar gati të gjitha në shqipen e njësuar letrare, për ta bërë më të lehtë leximin e tyre. –

PETER R. PRIFTI

San Diego, California

Shkurt, 1996
_________________________
Peter R. Prifti
Peter Prifti (1924-2010) lindi në Rehovë (Kolonjë) më 1924. Pasi kreu shkollën fillore në fshat dhe Plotoren në Ersekë, emigroi në Amerikë më 1940. Peter Prifti mbaroi shkollën e mesme, pastaj u diplomua për art e letërsi në Penn State College. Vazhdoi studimet në University of Pennsylvania ku fitoi gradën shkencore “Master of Art Degree in Philosophy” (1955). Punoi redaktor në gazetën “Dielli” dhe sekretar i “Vatrës” (1958-1960), përvojë e cila e ndihmoi të njihte nga afër Fan Nolin dhe komunitetin shqiptar. Për 15 vjet ishte konsulent për çështjet shqiptare në M.I.T. (Massachusets Institut of Technology) qendër e shquar e studimeve ndërkombëtare. Më 1976 University of California, Dega e Linguistikës e mori si pedagog sapo hapi katedrën e Gjuhës Shqipe. Jetonte në San Diego, Kaliforni. Është autor i librave “Socialist Albania since 1944”; “Remote Albania – The politics of isolation”; “Confrontation in Kosova, The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”; “Land of Albanians: A crossroads of Pain and Pride”; “Mozaik Shqiptar”; “Unfinished Portrait of a Country”.
Aristidh P. Kola

Aristidh Kola (1944-2000) është jurist, studiues, publicist, shkrimtar, veprimtar i guximshëm për çështjen kombëtare, kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”. Mbante lidhje dhe bashkëpunoi me personalitetet e diasporës në Amerikë e Turqi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, arbëreshët e Italisë dhe Korsikës. Është autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, etj. Nxorri revistat “Besa” dhe “Arvanon”. Në vitin 1999 përkrahu në mediet greke bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi dhe UÇK-në. Është hedhur në gjyq dhe kërcënuar me vdekje nga qarqet ultranacionaliste greke. Dekoruar nga ish-Presidentët e Shqipërisë Sali Berisha dhe Rexhep Meidani, si dhe nga kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Është “Qytetar nderi i Skënderajt”.
Andon Bellushi (Antonio Bellusci)
Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali). Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.

(Marrë nga Nacional)

Thirrje për pjesëmarrje në Simpoziumin Ndërkombëtar “Quo vadis, Mundus? Quo vadis, Albania?

Të nderuar kolegë e miq,
Me urimin të jeni mirë ju përcjellim bashkëlidhur Thirrjen për pjesëmarrje në Simpoziumin Ndërkombëtar
“Quo vadis, Mundus?/ Quo vadis, Albania?
Bota – Shqiptaria
në kapërcyell të ndryshimeve epokale
në nivel global
(Probleme, sfida, zgjidhje, perspektiva)
Tiranë, 27 shtator 2025
veprimtari në kuadër të Takimit XX Vjetor Ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca (Tiranë, 26-27 shtator 2025), organizuar në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me mbështetjen e Universitetit të Tiranës.
Ju mirëpresim!
KËSHILLI ORGANIZUES

Send this to a friend