VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kurti i thotë QUINT-it se vendimi për targat nuk është provokim

By | September 21, 2021
blank

Komentet

blank

ASOCIACIONI NJËETNIK SIÇ E PARASHEH ISA MUSTAFA DHE HASHIM THAÇI ËSHTË TRADHTI KOMBËTARE – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Pas goditjës qe ia dha Albin Kurti Seribis me reciprocitetin me targat e automjeteve sipas marevsshjes së nenshkruar me 2011 Serbia doli menç fare,u tranu sillej si e pa kokë bash si bishat e egra sepse edhe vetë janë fare e keqe njerezore.Ajo beri trysni në kufi me tank e avion i nderseu serbet vendas qe te bllokonin rruget qe qojnë ne dy pikat kufitare ne Jarinje dhe Bërnjak,por Kosova doli fituese me ndërmetesimin e BE ku u gjetë një zgjidhje qe te mshefet identitieti shteteror i dy shteteve me rastin e kalimit të kufinjëve.

Por tashti ne radhë është diçka tjetër,diçka qe e motivon Serbin te jetë ne dialog për 11 vjet me radhë e kjo është çështja e Asociacionit e cila po rrinë pezull qe nga viti 2013.Kohët e fundit gjithënje e më shumë po bisedohet qe Asociacioni te jetë në rend dite të dialogut.Kjo po potencohet nga ndermejtesuesit e BE në dialog me Kosovën Joe Borelin dhe Miloslav Lajçak,qe te dyt vijnë si me qellim nga dy vendet qe se kanë njohtë Kosovën Spanja dhe Sllovakia,por qe te dytë anojn kah Serbia sepse janë pro serb.Nga BE thonë se implementimi I kësaj mareveshje është detyrim ndrkombëtar,por kryeministr Albin Kurti fuqishëm thekson se edhe nese do te këtë ndonjë Asociacion ai do te bëhet ne përputhje me kushtetutën dhe se ne Kosovë është kategorikisht se nuk do te këtë Asociacion një etnik.Edhe opozita sidomos LDK në Kosovë ka filluar te fletë për Asociacionin si diçka “shqetesues

Pra,kohët e fundit,anipse ende nuk është shruar mbi tavolinë te bisedimeve,çështja e Asociascionit është bërë temë dite,është bërë shprehimisht mollë sheri,apo edhe me ashpër është Thembra e Akilit apo edhe më keq është bërë nyje e Gordit e cila duhet të zgjidhet.

Po si të zgjidhert kur kjo nyje është bërë lemshë qe si gjendet fija?!

Asiciacioni i lidhur nyje është bërë si mollë sherri,apo edhe më ashpër si kopil qe ia lane Kosovës të dera Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,te cilët shkuan ne dialog me duar n’xhepa pa kurrfarë platforme për dialogun,pa kurrfarë transparence me askend nga institucionet.Gjatë dialogut këta dy nuk i mbrojtën interest e shtetit,por diagoluan ne demë te shtetit dhe për interesa te tyre personale,duke shkelë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës me ç’rast edhe bënë krim ndaj shtetit për te cilin duhet të denohën nga drejtësia.

Është fjala për formimin e Asociacionit një etnik ne komunat me shumicë serbe në Kosovë.Këta dy kalorës te vetmuar,këta dy Don Kishot të mjeruar gjatë dialogut bën leshime ligjore krye ne vehte kur Hashim Thaçi me 2013 si kryeministër i atehërshëm dhe i përseritur nga kryeministri Isa Mustafa me 2015. Sipas nenshkrimit të këtij Asociacioni më kompetenca ekzekutive nga liderët e papergjegjshem Thaçi dhe Mustafa na delë se në Kosovë do te formohet nje “Republika Srpska”brenda Kosovës me një llojë autonomije edhe me kompetenca ekzekutive i cili qonë në konflikte te përhershme.Ky është një sulmë i pa presedan ne sovranitetin territorial dhe integritetin e Kosovës,sepse formimi i një asiciacioni te këtill ia mundeson Serbisë te jetë e pranishme në Kosovë,qe do te thotë se këta dy tradhetaret e kombit Thaçi dhe Mustafa do te ishin pergjegjesit për kethimin e Serbisë në Kosovë.Zatën ky është edhe insistimi i Vuçiqit ne këtë dialog qe një njfarë dore te bëhët hisedar ne Kosovë.

Mirëpo ajo së çka është shqetesuese dhe shumë e tmershme këta dy mercenar të jetes politike ne Kosova,pra Hashimi Thaçi dhe Isa Mustafa,duke e pare së në çfarë pozite kanë renë kanë filluar te gjuajn topin te njeri tjetri duke u munduar ta heqin përgjgjesinë e neshkrimit të Asociacionit si akt direkt në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.Por ky Asiciacion i nenshkruar patë kaluar edhe ne Parlamentin e Kosovës por jo edhe ne ate te Serbisë.Këtë Asiciacion ashtu siç e ka nenshkruar Thaçi me 2013 dhe Mustafa me 2015 Gjykata e Kosovës e ka hudhë poshtë si jo kushtetuese në 23 nene të këtij Asociacioni dhe e prekë sovranitetin e Kosovës.Është e çuditeshme se si këto te dytë nuk kanë dhën doreheqje bile morale për këtë akt të pamoral qe e kanë nenshkruar,por fillojn ti drejtojnë shigjetat kah njeri tjetri për nenshkrimin e kësaj Marveshje.

Isa Mustafa si pa fytyrë qe është dhe mundohet me e larë fytyrën para opinionit këto ditë kur kjo çështje doli përseri në çkenë thotë pa fije turpi se ai nuk ka qenë kryeministër kur është bër mareveshja për Asociacionin.Ky është mashtrim dhe rrënë e kulluar.Te ia përkujtojmë këtij gafili se ai është zgjedhur kryeministër me 9 dhjetor 2014,kurse mareveshja është nenshkruar me 25 gusht 2015 me vetë dorën e tij,në prsanin e Hashimi Thaçit,Aleksandër Vuçit dhe Federika Mogherint qe I bije se Marevshja është nenshkruar pas 9muajve kur ai ishte kryeministër(shikojeni ne foto aktin e nenshkrimit të kësaj mareveshje të nenshkruar ne Bruksesl me 25 gusht 2015) ku theksonte se kjo është diçka e mire për Kosovën dhe se kjo marevshje është plotesishtë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e sajë.Por,nuk doli ashtu Albin Kurti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmerin e kësaj marevshje çfarë konstatoi se mareveshja për Asiciacionin e shkelë Kushtetutën hiç më pak se në 23 nense dhe se është antikushtetuese.

Por si të shkohet tutje,si të vepron qeveria Kurti II me këtë kopil qe ia lane mercenarët Thaçi dhe Mustafa ted era si diçka qe patjetër duhet të merrët me të?!.

 

Qeveria e Kosovëes në krye me Albin Kurtin nuk është eksplicite kundër formimit të Asiciacionet.Ai do te formohet jo ashtu siç e nenshkruan vasalet e Serbis Thaçi dhe Mustafa,por do te formohet ne bazë te ligjeve dhe ne bazë te Kushtetutës së Kosovës dhe jo një Asociacion nje etnik vetem me serb por duhte të përfshihën edhe pakicat tjara, Albin Kurti  në dialog jamë i sigurtë se nuk ka me lejuar qe te sulmohet integriteti i Kosovës,nuk ka me lejuar qe ti futet thika kufijve te Kosovës,sepse Albin Kurtin është me i rëndësishëm atedheu për të cilin sakrifikuam  dhe e fituam me gjak.Pra,për Albin Kurtin me i rëndësishëm është atedheu se sa pozita e tij si kryeministër.

Por,jo Albin Kurti nuk do te deshtoi ne dialog:Albin Kurti në këtë dialog nuk do ta lendoi Kosovën,nuk do lejoj te nenshkruan asnjë Marevshje në dëm te vendit.

Nuk ka presion as vendor e as ndërkombëtar që mund te ushtroi mbi Albin Kurtin qe te nenshkruaj Asociacionin e Thaçit dhe Mustafës qe do te ishte thikë pas shpine për Kosovën,këtë nuk do ta lejoj as populli I Kosovës,këtë nuk duhet ta lejoj edhe vetë Amerika miku i jonë i madh,sepse Amerika nuk e ndihmoj çlirimin e Kosovës për ta ndarë ndonjë cope nga ajo për Serbin gjakatare,nuk e çliroi Kosovën për ta këthyer Serbin përsëri ne Kosovës.Amerika edhe në paçë duhet te ndihmoj Kosovën qe te çlirohet nga Serbia e cila qe 20 vite po i rrin si gjeli mbi krye.

Por te Albin Kurti nuk ka dilema,ai nuk do te dorzohet presioneve nga do qe ato vijnë për te nenshkruar Asociacioni e vazalve Thaçi dhe Mustafa,sepse është në demë te Kosovës,ne demë te sovranitetit dhe integritetit territorial te saj.Albin Kurti me pare do te shkoj perseri ne zgjedhje se sa te të veproi kundër popullit te vetë,kundër shtetit te vetë.

Kjo duhe ti jetë e çartë çdo kujtë sepse kur është në pyetje Kosova Albin Kurti është i pa thyeshëm.Nuk është I shantazhuar,nuk është I korruptuar siç ishin Thaçi dhe Mustafa qe për interesa te tyre ishin ne gjendje ta ndajnë Kosovën përseri me Serbin,ashtu siç vepruan me Malin e Zit ë cilit pa fije turbi ia dhanë Çakorrin me 8200 hektar tokë.

Albin Kurti nga ky dialog do te delë me i fortë se sa qe ishte pa hye në te,sepse për Albinin çështja e dialogut është çështje madhore.Për Albin Kurtin atedheu nuk ishte çeshtje pazaresh dhe tuxharësh siç vepruan parardhdhësit e tij,por është para se gjitha çështje kombëtare dhe atëdhetare.

blank

NUK NDIHEM MIRË PAS DEKLARATËS SË Z. BORRELL… – Nga TAHIR BEZHANI

Nuk merrem me politikë, nuk i beje “hyzmet”  aspektit politik, sepse koha ka dëshmuar se politika është  e ndyte,( një art i keq), thikë me shume tehe….Kur lexova në faqet e  disa gazetave elektronike, për intervenimin e Policisë së Kosovës në disa vende-qytete të Kosovës, e mirëprita me dashamirësi, si qëllim e qëndrim të luftës kundër kontrabandës e krimit të organizuar dhe gjitha veprimtarive antiligjore, kudo në qytetet e Kosovës. Jemi lodhë e stërlodhje nga krimi i të gjitha llojeve, i cili njerëzve përditë po ua humbë shpresat për një jetë normale. Bile, kjo Qeveri e tashme, sipas premtime  të saja, po ep shpresë se po lëvizin gjerat në lufte me krimin. Unë kështu e kuptova intervenimin e Policisë se Kosovës sot, në disa qytete te këtij shteti me shume halle. Pra, ligjvënie në hapësirat tona multietnike, si fat historik. Nuk ishte sulm ndaj askujt në veçanti, ishte luftë me krimin e organizuar në vendin tonë.

Me zhgënjej tejmase deklarata e një politikani të nivelit evropian, i cili po “bënë çmos” që përmes dialogut me Serbinë, të rregullohen çështjet mes dy shteteve me shume mosmarrëveshje. Deklarata e z.Josep Borrell se “incidentet e dhunshme në veri duhet te ndalën menjëherë ,teksa ka konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme…” Nuk sqarohet mendimi se “kush po i krijon incidentet e dhunshme”, dhe ku po e shikojka ai veprimin e pakoordinuar”?  Unë këtë deklarim, më mendësinë time, e kuptoj si “prehje” e brinjave të krimit në veriun e Mitrovicës, qytet i Kosovës, dhe ndërsymje e krimineleve te Beogradit që sa me parë ta aneksojnë(serish nëse munden)edhe  një copë toke të Kosovës! Thua sa pak kanë marë deri në Nish?!….Kam pritur dhe kam menduar se duhet përkrahur secilin vend që e lufton krimin e organizuar .

Nuk kam menduar se të mëdhenjtë kundërshtojnë luftën që bëhet ndaj krimit… Krimi sjell vetëm te këqija mbarë vendit, të gjitha vendeve te botës, siç po dihet e shihet. Po vandalizmin si nuk ka “guxim” z. Borrell ta sulmoi?… Bile, për arsyen e cilësisë se një evropiani ….Si e arsyeton sulmin ndaj një policie nga bandat serbe në veri, ku lëndohen disa sish, e z. Borel nuk përcaktohet se cilat janë “incidentet e dhunshme”!… Dikush mund të më flas  duke më “sugjeruar” se nuk janë këto punë për juve, demek si i “pa kompetent”!…. Pajtohem nëse keni atë “ndërgjegje”! Por jam pjesë, jam një frymëmarrje i këtij vendi, kësaj toke dhe nuk mund të heshti as në vetmi, assesi nuk pajtohem, as me vetveten e ngujuar brenda lëkurës së rrjepur nëpër shekuj nga barbarët e Karpateve, ardhacakët kanibal në trojet tona.

Nuk po e zgjas këtë reaksion te brendshëm, por në padrejtësi reagojnë edhe instinktet e secilit njeri. Nuk merrem me politikë, as me partitë politike, jam i depolitizuar, por ama nuk me ndalon askush të mendoj (pakës) për këto ecuritë qe të lënë pa gjumë.

 

Kush më ndalon të përsias e të them bindshëm se nuk është e drejte deklarata  e z. Borell?…. Deri kurë duhet të përkëdhelet politika gjenocidiale e  udhëheqjes së Serbisë?…Policia e Kosovës atje,( ne Veri e kudo,) qyteteve tona, po lufton krimin. Nuk guxon askush t’i gjuaj me gurë! Policët e Kosovës  nuk janë lepuj që të ikin prej zagarëve të Serbisë. Pse nuk i thotë Borelli  Vuçiçit: “mos u turr si kafshë drejt Rashkës, me ndërsye këlyshët e bushtrës në Kosove!….”

 

Por, gjithmonë është ditë e thënë se “fajet i ka kau i madh”, në këtë rast, edhe  BE që po luan me shumë letra, si po dëshiron, më shumë po nxitë se sa po e qetëson situatën, edhe ashtu te zjarrët….Te gjithë e dinë te drejtën por askush nuk e shprehë, e në  rastin  konkret, e drejta është në anën tonë, o z. Borrell. Pse jeni gjithherë, (deri me tani), kundër të drejtave të kombit shqiptarë?….

Mos e përkëdhelni kaç tepër politikën luftënxitëse (gjithmonë) të Serbisë, sepse mbani përgjegjësi, ju të mëdhenjtë e Evropës!….

blank

Alba Kepi: Urime Doktor Berisha, edhe 100 vjeç!

Kam lindur ne te njejten lagje ku jetonte dikur lideri historik i Partise Demokratike.
Im ate me ka rrefyer histori te diktatures komuniste, mes rradhash te gjata ne te ftohtin e nates, ne dyqanet e lagjes, bashke me Doktor Berishen, per te blere 1 shishe qumesht (nese do kishin fat).
Une sapo kisha lindur premature 2 kg e doktori kishte nje vajze te vogel.
Pediatrja ime ka qene Doktoreshe Lili Berisha.
Aq shume respektohej profesionializmi i saj ne familjen tone, sa kur u bera nene, udhetova nga Roma per te vizituar tim bir tek ajo.
Lagja e thjeshte e jona, me njerez me halle.
Pas ’90 u mesuam me rrugicat e mbrojtura me ushtare, per sigurine e Doktorit dhe nisem ta quanim rruga e Sales.
Kjo rrugë te lidhte per pak minuta me rrugen e Fortuzit, me Bulevardin Zogu i I, me Brraken, pak metra me poshte qe rruga e Durresit e nga ana tjeter dilje tek unaza.
Doktori nuk pranoi kurre te largohej ne nje banese me te mire, apo ne nje shtepi te paguar nga shteti e kjo ishte nje vlere e shtuar.
Qendroi per shume vite me pas, ne te njejten lagje ku dikur ngrihej pagdhire per te blere qumesht o vajgur.
Nga divani i shtepise, o nga shtrati, naten vone, degjoje sirenen e policise e kuptoje se Doktori e kishte mbyllur diten e punes.
Jetuam dhe momente tensioni me kamione ushtarake e makina te blinduara.
Vite historike e te paharrueshme per te gjithe ne shqiptaret, aq sa dy djemve te mij me deshiren per te patur nje formim te drejte e te pavarur politik, u them: “Ju uroj te jetoni nje revolucion sic jetova une e babi juaj!”
Doktori eshte figura e padiskutueshme e historise demokratike shqiptare post ’90.
Rrugices se lagjes se vjeter vazhdoj t’i therras rruga e Sales, por banoret e Tiranes quajne te tille nje tjeter rrugice diku pas Piramides.
Ne memorien time Doktor Berisha do te mbetet ai banori i lagjes se vjeter, qe me nje dore lart brenda makines e buzeqeshur, pershendeste çdokend qe momenti i puqte bashke ne rruge.
Ne kete 77 vjetor, qe perkon pak dite pas 76 vjetorit te tim ati, i uroj liderit historik te PD miresi e shendet, e ne kete moment te veshtire te kontribuoi per te djathten me moralin, dashurine e vertetesine e atyre viteve.
E djathta eshte historia e Shqiperise pas ’90, e me besen e respektin e atyre qe te besuan “Doktor Berisha mos lejoni shkaterrimin e te djathteve, çarjen ne dy rryma. Pjekuria politike e urtesia e moshes duhet te te ndihmoj me zgjidhjen me te pershtatshme, pa buje mediatike e tifozeri rrjetesh sociale. Politika ka ne baze dialogun e jo luften.”
Urime Doktor! Edhe 100 vjeç!
blank

Në emër të devoshmërisë në detyrë – Nga Andon Dede, New York  

 

 

Ne ishim duke xhiruar në fshatin “Agim” të Fierit.  Për të treguar se në Myzeqe kishte vajtur dhe treni, ekipi ynë u nda në dy pjesë: operatori me ndihmësit e ndoqën “heroin” e telereportazhit tonë me kamera në tren, kurse unë do të kthehesha në qytet me makinë.  E lamë për t’u takuar tek stacioni i trenit.

Kur arrij tek stacioni i trenit, shoh se operatori, Muharremi, po bënte fjalë me një nga punonjësit e stacionit.  Ndërsa Muharremi përpiqej me të mirë, tjetri gjithë zëmërim po ngulte këmbë në të tijën.

  • Si është puna?,- pyes unë duke hyrë drejt e në temë.
  • Po ja, – më thotë Muharremi, – ne deshëm të realizonim nisjen e trenit. Me që treni ishte gati për t’u nisur, xhiruam atë më parë.  Tani po i lutemi këtij sinjaldhënësit që të ngrejë sinjalin, por nuk do që ta ngrejë.
  • Po pse?,- pyeta unë duke kthyer kokën nga sinjaldhënësi.
  • Thotë se “po nuk pati tren për t’u nisur, unë nuk e ngre sinjalin!”

Dyshova se mos po më bënin ndonjë numur, nga që nuk ma mbushi mëndjen ajo ç’ka tha Muharremi.  Megjithatë, bëra sikur nuk mora vesh:

  • Mirë, hajde e xhirojmë tani!- u thashë të dy palëvë me dashamirësi.
  • Jo, unë nuk e ngre….
  • Megjithëmend e ke?,- s’ m’ u durua mua. -Ia shpjegove ti Muharrem se ne, më pas e

montojmë në rregull…

  • Ohua, e sqaruar e përsëritur nja njëqind herë deri tani…
  • Po dëgjo, bre burrë i dheut, – ia nisa prapë unë. – Më beso mua se nuk ka asgjë të keqe…
  • As mos u lodhni kot!- ma preu ai, duke më vështruar në të tillë mënyrë si të desh të thoshte: “Si nuk e kuptoni se është e kotë ta vazhdojmë më tej këtë muhabet!?”.

Si e pashë se qe e kotë vërtet që të vazhdoje më tej me të, ia bëra më shënjë Muharremit që të rrinte i qetë se do shkoja ta sqaroja me shefin e stacionit.  Sinjaldhënësi e kuptoi planin tim dhe shtoi nga ana e vet:

  • Ore, kot e keni! Unë nuk e ngre sinjalin po nuk pati tren sikur kushdo që të vijë!

Ngjita shkallët për tek kati i dytë ku më thanë se qe zyra e shefit të stacionit. Ai kishte ardhur

nga Librazhdi për të dhënë “përvojën e përparuar”, siç më thanë më pas.  E përshëndes me ngrohtësi dhe i them shpejt e shpejt se si qe puna.

Ai më  pa me vëmëndje por dhe me një farë qortimi, si të donte të më thoshte: “Nuk e shihni se po punoj, si guxoni të bëni humor, për më tepër qysh në takimin e parë?!”

  • Nuk e kam me të tallur, por me te vërtetë, – ia ktheva unë, – kemi nja gjysmë ore që po merremi me të.

Ai la stilolapsin që kishte në dorë dhe u çua vrullshëm nga tavolina, si një njeri që është i sigurtë se do t’ia dalë me sukses në atë që do të bëjë.  Zbriti shpejt e shpejt shkallët dhe iu drejtua sinjaldhënësit, duke i folur me emër:

–     Pse po i pengon këta shokët që kanë ardhur të paraqesin punën tonë e po na bëjnë edhe nder!?

  • A më keni thënë se do ta ngre sinjalin vetëm kur të ketë tren për nisje? E, pra, aty nuk ka tren dhe unë nuk e ngre!
  • More, me të vërtetë e ke ti?! Mua më thanë dhe këta shokët po nuk u besova…
  • Vërtet që ç’ke me të!

Shefi i stacionit nuk e deshte veten, aq në pozitë të vështirë dukej.  Në këtë moment unë

nisa ta humb durimin.   “Si ka mundësi të merremi kaq shumë me një njeri si ky?! – thashë me vete.

–     Dëgjo, – iu drejtova me të qetë sinjaldhënësit, por duke e bërë këtë me një sforco të madhe, – ne vërtet deshëm të të bëjmë nder ty, po paske qëne fare, a derëzi!  Po neve na luten të tjerët për t’i nxjerrë në televizor.  Hajde, mirë u pafshim! – dhe i bëra e shënjë grupit të niseshim.

Përgjegjësi i stacionit, dukej se po përjetonte një situatë të vështirë, tragjiko-komike. Duke na kërkuar falje për atë që ndodhi, na ftoi për një kafe, por ne nuk pranuam se ishim vonë.  U nisëm dhe ndaluam në stacionin e parë të trenit që ndeshëm rrugës, në mos gabohem, në Libojshë.  Punonjësi që xhiruam, na mori me pahir për të na dhënë një kafe, apo edhe me “bisht”, po deshët, siç u shpreh ai.

–   Bekuar qofshi! – na tha gjithë dashamirësi. –  Nuk më kishte shkuar kurrë në mëndje se do të dilja në televizor.  Faleminderit shumë!  Ua paça borxh…vazhdonte ai, duke u përpjekur ta shprehte sa më bukur e më të plotë mirënjohjen që ndjente.

blank

‘Foltoret’ si garancia e vetme për demokratizimin e PD – Nga Gjergji Koja

Prej 16 shtatorit kur ish-Kryeministri Sali Berisha nisi “katarsisin” në Partinë Demokratike nën emërtimin “Foltoret” e gjithë vëmendja është spostuar në zhvillimet brenda partisë më të madhe opozitare.

Disa e trajtojnë si një lëvizje të ndërmarrë nga Berisha për interesa të ngushta, disa të tjerë si një ndëshkim ndaj “tradhëtisë” së Lulzim Bashës me vendimin për përjashtimin e ish-Kryeministrit nga Grupi Parlamentar, apo si një tentativë për rikthimin e liderit historik në krye të PD.

Në fakt kush e njeh Partinë Demokratike dhe zhvillimet brenda saj, kjo është hera e parë në historinë e kësaj partie, kur Berisha ndodhet në rolin e politikanit të përzënë apo të larguar dhe që i duhet të fitojë një terren, që më shumë për fajin e Bashës, se sa meritën e tij, po e rimerr në bazën e demokratëve.

Përtej çdo deklarate, përplasjeje, akuze, apo aksioni politik qoftë edhe për largimin e Bashës nga kreu i PD, Berisha, ndoshta pa dashjen e tij, po i bën kësaj partie atë që duhej të kishte ndodhur të paktën dy dekada më parë, demokratizimin, rënien e mitit se Kryetari është i pakritikueshëm apo se ai mund të mbajë një zyrë në selinë e partisë meqë ka një vulë në xhep.

Për herë të parë, Berisha ka pohuar publikisht në turin e Foltoreve, se në PD duhet të ketë fraksione, që do të thotë pakica nuk do të jetë më e përjashtuar, sikundër ka ndodhur rëndom në 30 vjet. Fraksioni është përfaqësim i mendimit ndryshe në Forumet drejtuese, bazuar në mbështetjen që ka në anëtarësinë e partisë, gjë që konsiderohej dhe ndoshta vijon të konsiderohet si tabu në rradhët e demokratëve. Dhe premtimi i dytë publik i Berishës janë primaret, pra përballja e kandidatëve direkt me ata anëtarët, që mbajnë edhe peshën kryesore të fushatave, dhe që deri më sot janë trajtuar thjesht si një ushtri, që ka për detyrë të pranojë çdo emër që i shkon nga Kryetari, qoftë si kandidat për deputet, qoftë si kandidat për Kryebashkiak.

Rreth 20 vjet më parë, idenë e fraksioneve në PD e hodhi ish-Kryeministri Aleksandër Meksi, që në një platformë të prezantuar në atë kohë prej tij, përfshiheshin zgjedhjet sipas “parimit 1 anëtar, 1 votë”, institucionalizimi i mendimit ndryshe, përfaqësimi i pakicës në forume dhe vendimmarrje, etj. Nga propozimet e prezantuara nga Meksi në Kuvendin e 7 Kombëtar të PD, në dhjetor 2001, vetëm njëri nisi të zbatohej, zgjedhja përmes parimit “1 anëtar, 1 votë”, por edhe ky u aplikua i deformuar, në vitin 2013 dhe më pas në 2017 dhe 2021.

Madje aq i deformuar u aplikua, sa sot vështirë të thuash se sa anëtarë aktivë, me të drejtë vote ka Partia Demokratike, pasi listat e anëtarësisë i ka në dispozicion vetëm Kryetari në detyrë, që herë i shton dhe herë i pakëson me një të rënë të lapsit.

Në 2013, kur edhe u aplikua për herë të parë, procesi u deformua në çdo hallkë të tij, nga ndërhyrjet, preferencat, mbyllja e syve ndaj njërit kandidat dhe vendosja në lupë e çdo lëvizjeje të kandidatit tjetër. Një garë e paravendosur, ndërsa parimi i aplikuar shërbeu thjesht e vetëm për t´i hedhur hi një procesi të brendshëm zgjedhor.

Ndoshta ky është momenti që shpjegon edhe faktin pse zhvillimet e mëvonshme në PD në vend që të demokratizonin partinë, e ngurtësuan atë, vijoi e njëjta procedurë dhe mentalitet me largime e përjashtime, ku kryetari shmangte vendimmarrjen në forume dhe instaloi frymën e faktit të kryer.

Askush nuk e pengoi Lulzim Bashën nga 2013 e këtej që të demokratizonte Partinë Demokratike, që të pranonte mendimin ndryshe, që të krijonte një fytyrë dhe imazh të ri në partinë që e mori si “dhuratë”.

Në fakt e gjithë metoda që ai aplikoi, ndoshta edhe me miratimin në heshtje nga Berisha, ishte një kopje e asaj që kishte aplikuar më parë Edi Rama në Partinë Socialiste. As më pak e as më shumë, Basha zgjodhi Elisat, Saimirët, Erjonët e Partisë Demokratike, në petkun e figurave të reja, që do të zëvendësonin “armiqtë” e brendshëm të Kryetarit.

Ndoshta eci me konceptin e një KOP-i të ri, ashtu sikundër vetë, u kuoptua në kupolën e Partisë Demokratike në periudhën 2004- 2005, duke marrë si të mirëqënë se kjo ishte rruga e duhur, edhe pse si atëherë edhe më pas, asnjë nga të kuoptuarit nuk iu nënshtrua një votimi real për strukturat drejtuese.

Teza e dytë e artikuluar nga Berisha, ajo mbi primaret, u tentua të aplikohej nga Basha për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, por u zgjodh modeli më i shëmtuar i mundshëm. Të aplikosh një model me votë përjashtuese dhe të mos lejosh kandidatët të përballen mes tyre, si një mënyrë për të shmangur përballjet, do të thotë se ke frikë nga debati. Basha ndoshta tentoi të ruante unitetin e partisë me formulën e zgjedhur, por dukej se kishte harruar faktin se drejtonte një parti ndoshta jo tërësisht të djathtë, por më afër qendrës së djathtë. Uniteti është tipar i së majtës, ndërsa të djathtët janë njerëzit e lirë, gjë që nuk u kuptua asnjëherë.

Çfarë e keqe do ti vinte PD sikundër kandidatët për deputet në x qark, sa do të ishte numri, do të përballeshin mes tyre me ide, programe, platforma, apo qoftë edhe me akuza? Asnjë e keqe. Shikoni garën e brendshme që zhvillohet në SHBA në rradhët e demokratëve apo republikanëve, për të zgjedhur kandidatët respektivë për postin Presidencial. Dalin në përballje shtet më shtet, përpara tyre qëndrojnë anëtarët e konventave, akuzojnë, shahen dhe tallin njëri-tjetrin, sepse kjo është demokracia, ky është modeli që ai anëtari ndjehet se ka një peshë dhe nuk është thjesht një ushtar që është i detyruar të zbatojë urdhërin e kapterit, që urdhërohet nga një kapter i një rangu më të lartë.   Dhe ky modeli i aplikuar në SHBA, ka një të mirë të madhe, pasi nxjerr nga gara të shantazhueshmit, ata që nuk mbajnë dot presionin.

Nëse në PD do të ekzistonin fraksionet, vetëm në këto vitet e fundit do të shmangej krijimi i të paktën 3 partive nga deputetë apo ish-drejtues të Partisë Demokratike, që kur i binden Kryetarit janë figura të shquara, ndërsa kur e kundërshtojnë, janë të shitur e të blerë, armiq e tradhëtarë.

Asnjë e keqe nuk do ti vinte PD si formacion politik nëse do të kishte debate, përplasje idesh, mendimesh, rryma nga më ekstremet te ato të moderuarat. A po, e keqja nëse mund të cilësohet e tillë, do të kishte të bënte vetëm me faktin se ajo vula e partisë, nuk do të mund të tregohej si një çekiç që mund të ndëshkojë këdo me përjashtim, vetëm se nuk pranon idenë e dikujt që rastësisht ose jo ndodhet i ulur në karrigen e  Kryetarit, që partinë e trajton si një pronë të trashëguar dhe njerëzit si dele të vathës ku ai është bariu.

Dhe për t´iu kthyer Foltoreve, edhe sikur vetë Berisha të marrë drejtimin e PD, pas Kuvendit Kombëtar të Jashtëzakonshëm, ai do e ketë shumë të vështirë që të kontrollojë tashmë çdo qelizë të partisë, sikundër ka ndodhur deri pak muaj më parë, pavarësisht emrit të Kryetarit. Me apo pa dëshirë, ai zgjoi makinerinë e bazës së PD, dhe vështirë se do arrijë ti përgjumë sërisht. Dhe sot apo nesër, do e ketë të vështirë që t’i imponohet anëtarësisë së partisë të zgjedhë emrin që ai dëshiron për të drejtuar PD./BOLDNEWS

blank

Nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është duke u bërë edhe më keq seç jemi ne! – Nga KIM MEHMETI

E dëgjuat Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, se si aksionin e policisë së Kosovës kundër krimit në Mitrovicë e ka shpallur të papranueshëm ngaqë qenka i ‘njëanshëm dhe i pakoordinuar’?!

Sipas kësaj logjike del se nëse banditët serbë hynë në ndonjë bankë të Mitrovicës që ta plaçkitin atë, atëherë policia e Kosovës duhet të kërkojë pëlqimin e Beogradit dhe Brukselit që të intervenojë e t’i burgosë hajdutët?!

Tani ec e mos dysho se mos vallë Brukseli tallet me Kosovën, apo mbase ka nisë atë ta vëzhgojë me syzat serbe: si vend të banuar e të drejtuar nga njerëz që nuk dinë të ndërtojnë shtet. Madje ke përshtypjen se burokracisë së Brukselit i është mbushur mendja se të gjithë të mbeturit jashtë klubit të tyre, janë të pavlerë e mendjelehtë, se janë pjesëtarë të fiseve që dinë si të vdesin, por jo edhe si të jetojnë!

Sido që të jetë, të gjithëve duhet thënë se ne kemi nevojë për miq e dashamirë, por kjo nuk na bënë të harrojmë se nuk je i vdekur vetëm kur të vrasin e kur jep shpirt, por edhe kur padrejtësisht të përbuzin dhe të poshtërojnë!

Siç duhet thënë se ne nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është katandisur rrugës që të bëhet edhe më keq seç jemi të gjithë ne. E me çka gjithnjë e më qartë shihet se Ballkani është fytyra e pagrimuar e Evropës.

blank

AGK ngre shqetësim për sulmin ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës ku u krye operacioni policor, transmeton Anadolu Agency (AA).

AGK nëpërmjet një reagimi me shkrim thotë se sipas raportimeve “janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë”.

Ndërkohë, sulme dhe presione siç shkruan AGK, ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit, ku si pasojë, redaksia e këtij mediumi i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

“AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar”, thuhet në reagimin e tyre.

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Doganës për të luftuar kontrabandën, policia kreu normalisht operacionin në Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë të Jugut por në Mitrovicë të Veriut ku shumica e banorëve i takojnë komunitetit serb pati reagim deri edhe në sulme ndaj automjeteve të policisë nga ana e qytetarëve.

Deri tani janë arrestuar 8 shtetas kosovarë prej të cilëve një serb dhe një boshnjak të cilët jetojnë në Mitrovicën e Veriut ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 6 zyrtarë policorë.

Në operacionin e policisë u sekuestruan edhe mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale dhe të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.

blank

Gjendja ekonomike dhe sociale e Shqipërisë është tragjike – Nga Ndriçim Kulla

Ngjarjet e fillimit të sezonit të ri parlamentar rrodhën me shumë shpejtësi. Përjashtimi i zotit Berisha ndryshoi jo vetëm rrjedhën e saj të natyrshme, por edhe kahun e vëmendjes dhe përqëndrimit ndaj politikës. Gjithçka do të duhej të përqëndrohej tek platforma e re e mandatit të ri qeverisës, me planet, idetë e strategjitë e punës të ministrave dhe qeverisë së re. Gjithcka është zhvendosur kah problematikave të opozitës, që në fakt janë të komplikuara e përkohësisht të vështira për t’u zgjidhur. Në një kohë që normalisht, fokusi do të duhej të ishte te puna e qeverisë dhe te integrimi, tek ftesa që duhej të vinte e që edhe kësaj here duket të mos vijë, te hallet e mëdha të vendit, që po e firojnë Shqipërinë cdo ditë. Mirëpo, një heshtje e gjithanshme, si e diktuar me rregji ka pushtuar mediat shqiptare për t’u drejtuar kah këtyre çështjeve, i hedhur tinëzisht si një pluhur i zi paralizues ndaj kritikave, denoncimeve, e pse jo edhe protestavetë të ligjshme dhe paqësore për të cilat ka nevojë dhe demokracia.

Gjendja ekonomike dhe sociale e Shqipërisë është tragjike, ndaj dhe krahasimet me një vit më parë, pra me vitin zero, vitin e pandemisë. sic bëjnë përfaësuesit e saj qeveritarë, janë akoma dhe më tragjike. Po kështu, dhe ecejaket e nxënësve me një apo dy turne, për të filluar vitin shkollor, duket se janë thjesht fasadë e dështimeve akoma dhe më të mëdha në arsim. Dëgjohen përditë ndryshime e emërime drejtuesish të lartë të administratës, sikur të qenë një risi apo frymë, strategji e re për të ndrequr dhe shëruar plagët e saj të vjetra e të mëdha të profesionalizmit dhe ndershmërisë në luftë me paftësinë, nepotizmin dhe korrupsionin. Në një kuptim të caktuar, të ngjan se betejat më të mëdha të ndryshimit janë zhvensdosur tek opozita, e cila po lufton për demokracinë dhe kohezionin e saj të brendshëm, duke i dhënë përkohësisht, një fushë të lirë veprimi qeverisë. Ajo mund edhe të ndjehet e përkëdhelur dhe e sigurtë thellë brenda vetes se një gjëndje e tillë, me një opozitë të mundur e ndoshta akoma dhe më të dobët, pas ngjarjeve të saj të brendshme, është balsam qetësues për mos-hapjen e problemeve kritike të saj që janë të mëdha në qeverisje dhe në politikën e jashtme. Është koha më e mirë për të heshtur e për të bërë sehir, madje pse jo, është koha e paqtë për t’u relaksuar; ose dhe më keq, koha për revansh e për zullume, përderisa mjergulla ka rënë kudo dhe opozita ka hallet e saj shumë të mëdha për tu zgjidhur.

Një frymë e tillë heshtjeje e stërzgjatur nga ana e qeverisë, që po vazhdon të përcjellë mesazhe dytësore apo tretësore për çështjet e vërteta, bazike, themelore të Shqipërisë, ngjall dyshime. Po të tilla dyshime, do të ngjallte edhe fanfara e optimizmit dhe triumfalitetit, që sic duket nuk është zgjedhur si rrugë. Ose e thënë ndryshe, rrjedha natyrale e projekteve, planeve, direktivave që cdo qeveri e re shtron përpara. Të gjitha u kaluan rrëshqitazi, pa përcjelljen e duhur dhe zbërthimin e nevojshëm, që duhet t’i shoqëronte. Po përse vallë? Ndoshta pse do të sfumonte ose bënte të harrohej lufta brenda opozitës? Apo pse kjo luftë i duhet njerëzve më shumë se sa hallet e tyre të mëdha? Duket se strategjia është e mirëmenduar, pikërisht për të fshehur dicka dhe për t’ia lënë skenën shqiptare vetëm problemecve të opozitës shqiptare. Është e vërtetë, se opozita është një asset shumë i cmuar i demokracisë së një vendi, po aq sa pozita, por për njerëzit, për Shqipërinë, shteti është mbi të gjitha, edhe mbi partitë e problematikat e tyre.

Është ky mesazhi që do të doja ti kujtoja qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ajo mund të ndihet komode përkohësisht, dhe mund të harrojë e të vetëkënaqet me administrimin që i bën shtetit shqiptar, pa trysninë me të gjithë fuqinë e saj të plotë të opozitës. Vetëm se shqiptarët e dinë shumë mirë se c’humnera të thella ka hapur dhe vazhdon të hapë administrata në pushtet me pabarazinë, paaftësinë, tarafin në emërtime, në largime, dhe luftën e saj të padrejtë ndaj demokratëve të thjeshtë dhe bizneseve të vogla me prirje të tilla. Po kaq të pabarabarta janë dhe procedurat e tenderimit, ku mbizotëron tenderimi i drejtpërdrejtë dhe klientelist. Po njëlloj, e pabarabartë e deri në diskriminim është shpërndarja e projekteve të ndryshme kulturore, artistike, turistike, edukative, bonuseve dhe të ardhurave të caktuara në buxhetet bashkiake për shërbime të caktuara, në favor të selektizmit dhe në dëm të popullit demokrat, të thjeshtë e me biznes të të gjitha llojeve, të administruar në të gjithë Shqipërinë nga të majtët. Të gjithë ata që po diskriminohen sot janë qartësisht demokrat. Ata sorollaten dhe ndëshkohen nga çdo zyrë e pushtetit.Janë shumica e atyre që po ikin heshturazi përditë nga vëndi i tyre të djathtë .Janë të djathtë me bindje të gjithë ata që po shikohen me syrin e heshtur dhe cinik të njerkës, përball çdo halli apo kërkese nga administrata ..

Janë të gjitha këto plagë të qeverisjes 8 vjecare, që mjegulla dhe heshtja e hedhur qëllimisht prej problemeve të opozitës, mund ti majisë më keqazi. Ndaj, shteti dhe përgjegjësia e administrimit të tij me një përgjegjësi e barazi akoma dhe më të shtuar, duhet të jetë prioriteti kryesor i qëndrimit qeveritar, përballë gjithë kësaj situate. Një vetë-përgjegjësi që të rrjedhë nga mendësia se kjo gjë jo vetëm është e përkohshme, por sepse opozita sigurisht që do të ngrihet akoma dhe më e fuqishme nga i gjithë ky proces i dhimbshëm rigjenerues, për të ushtruar e plote, e bashkuar, në kohezion me qëllimet dhe aspiratat e saj. Cdo mendësi tjetër vetë-kënaqësimi dhe vetë-sigurie e tepruar dhe e pabazë, do të qe jo vetëm një hall më shumë për shqiptarët, por greminë e hapur për vetë qeverinë. Koha mund të duket se po punon për të, por nën hirin e zhvillimeve të vrullshme dhe befasuese që mund të ndodhin, një mos-përgjegjshmëri e vecantë në një kohë të trazuar nuk do të harrohet, përkundrazi, do të qe dyfish e dënueshme.

blank

Paragjykimi antisemitik më i fortë në lindje të BE -së dhe Greqi

Një hebre i veshur me kapelen kipah. Fotografi nga arkivi.

RFE/RL

Paragjykimet antisemitike janë më të fuqishme në vendet anëtare lindore të Bashkimit Evropian si dhe në Greqi, thuhet në një hulumtim të publikuar të martën (12 tetor) për Shoqatën e Hebrejve në Evropë (EJA).

Më shumë se një e treta e të anketuarve në Greqi dhe Poloni dhe gati një e treta në Hungari besojnë se hebrejtë “kurrë nuk do të jenë në gjendje të integrohen plotësisht në shoqëri”, sipas sondazhit.

Besimi se “një rrjet sekret hebre që ndikon në çështjet politike dhe ekonomike në botë” u përkrah nga 58 për qind e të anketuarve në Greqi, 39 për qind në Hungari dhe 34 për qind në Sllovaki.

EJA i quajti rezultatet “shqetësuese”.

“Derisa institucionet evropiane kanë rritur përpjekjet për të luftuar antisemitizmin ende ka shumë punë për të bërë në nivel politik”, tha në një deklaratë kryetari i shoqatës, rabini Menachem Margolin.

Sipas hulumtimit rreth një nga tre të anketuarit në Greqi dhe rreth një në katër në Hungari dhe Poloni thanë se kishin pikëpamje negative për hebrenjtë.

Në Gjermani 11 për qind shprehën atë pikëpamje, në Francë 8 për qind, në Britani të Madhe 3 përqind, dhe në Holandë 2 për qind.

Në përgjithësi, një e katërta e të anketuarve “ranë dakord me deklaratën se politikat e Izraelit i bëjnë ata të kuptojnë pse disa njerëz i urrejnë hebrejtë”.

Sondazhi u krye në bashkëpunim me institutin e hulumtimeve Ipsos të Francës midis dhjetorit 2019 dhe janarit 2020.

Antisemitizmi është një perceptim i caktuar ndaj hebrejve, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj tyre dhe konsiderohet të jetë një formë racizmi.

blank

Ambasadorë mejhanesh – Nga Jeta Dedja

Pyeta një shoqen time amerikane se si quhej ambasadori i SHBA në Kanada. S’ia kam idenë-tha ajo. Pyeta një kolege kanadeze se mos e dinte ajo kush ishte. Kanadezja m’u përgjigj se nuk donte t’ia dinte fare. Kurse ne shqiptarët-u thashë-dimë pothuaj gjithçka për ambasadoren e USA në Shqipëri. Ajo është si një tip blogereje që kërkon audiencë, po jo duke reklamuar veshje a parfume, por duke promovuar moronizmin. Nuk ka lënë imbecil politik a shejtan publik pa u eglendisur mejhaneve e mejdaneve.

Ne shqiptarët sa herë që vjen koha të ndërrohen ambasadorët bëhemi pjesë e një vale shprese dhe idealizmash, shfaqim euforizmin e një bipolari që shpenzon gjithë energjitë në një kauzë. Kujtojmë se i dërguari apo e dërguara do bëjë hatanë me politikanët e korruptuar. Por shumë shpejt kalojmë në gjendjen tjetër emotive dhe sjellore duke rënë pre e zhgënjimit dhe mërzitjes.

Ambasadorët janë të gjithë njëlloj, hyjnë e dalin nga i njëjti thes që është interesi personal e politik. Kanë luajtur kulisash nëpër departamente për të kapur një post, kur e arrijnë shfrytëzojnë me ç’të munden pozitën e tyre të përfitojnë e të bëjnë dallavere me njerëz që u shkojnë pas si gjallesa inferiore apo si langonj vigjilentë. Thuhet se për Shqipërinë luhet fort në Departamentin e Shtetit, jo se po vdesin ta rregullojnë e t’u japin drejtim pisllëqeve të qeverisjeve mafioze, por se ka dalë nami se Shqipëria i pret ambasadorët si Messiah e i përcjell si Baronë.

Ç’është në fund të fundit një ambasador? Në gjuhën e thjeshtëzuar-një zyrtar i rëndomtë që duhet të merret me shkresa dhe ca “spiunllëqe” me fokus interesat e vendit që ai përfaqëson. Por këta ambasadorët e sotëm duket se janë larg diplomacisë, qëkur atë e kanë zëvendësuar me cicërima apo statuse rrjetesh sociale. Gjithë ecuria e tyre profesionale përmblidhet në shumën e postimeve. Madje kur bëjnë përmbledhjen mujore a vjetore, u referohen aktiviteteve të Facebook. Aty kanë arkivin e fotove të panumërta.

Se ambasadorët e paaftë kujtojnë se janë artistë të titulluar ambasadorë kulture dhe s’lënë event të fotografohen me soj e sorollop e mejhane pa u shtruar, për të thënë se janë në krye të detyrës, po shkrihen në terrenin, po bëhen njësh të fitojnë besimin e komunitetit.

S’ka gajle se i lahet e shpëlahet emri nëpër media apo se shkel sovranitetin e vendit ku po kryen detyrën, apo që nuk arrin minimalisht një marrëveshje mes vendeve të firmoset, një konflikt a situatë ndërvendesh të zgjidhet. Në fund të fundit, valixhja për fluturim sërish njëlloj do mbushet.

Shënim: Fjalët e huaja, kryesisht turqizmat janë përdorur qëllimisht për efekt stilistik dhe jo si mungesë e fjalëve respektive shqipe.

©JetaDedja, Flasshqip.ca

blank

Kush e ka radhën? – Nga Luan Baçi

 

Une…? Ju…..? Ai……? Kush….?

Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë!

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, ajo është e dhjetëra mijëra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj!

Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër!

Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrsesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mirë të Partisë Demokratike!

Ne duhet dhe do të vazhdojmë të gjithë bashke, armiku jonë i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjetrin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë!

blank

Ambasadorë mejhanesh – Nga Jeta Dedja

 

Pyeta një shoqen time amerikane se si quhej ambasadori i SHBA në Kanada. S’ia kam idenë-tha ajo. Pyeta një kolege kanadeze se mos e dinte ajo kush ishte. Kanadezja mu përgjigj se nuk donte t’ia dinte fare. Kurse ne shqiptarët-u thashë-dimë pothuaj gjithçka për ambasadoren e USA në Shqipëri. Ajo është si një tip blogereje që kërkon audiencë, po jo duke reklamuar veshje a parfume, por duke promovuar moronizmin. Nuk ka lënë imbecil politik a shejtan publik pa u eglendisur mejhaneve e mejdaneve.

Ne shqiptarët sa herë që vjen koha të ndërrohen ambasadorët bëhemi pjesë e një vale shprese dhe idealizmash, shfaqim euforizmin e një bipolari që shpenzon gjithë energjitë në një kauzë. Kujtojmë se i dërguari apo e dërguara do bëjë hatanë me politikanët e korruptuar. Por shumë shpejt kalojmë në gjendjen tjetër emotive dhe sjellore duke rënë pre e zhgënjimit dhe mërzitjes.

Ambasadorët janë të gjithë njëlloj, hyjnë e dalin nga i njëjti thes që është interesi personal e politik. Kanë luajtur kulisash nëpër departamente për të kapur një post, kur e arrijnë shfrytëzojnë me ç’të munden pozitën e tyre të përfitojnë e të bëjnë dallavere me njerëz që u shkojnë pas si gjallesa inferiore apo si langonj vigjilentë. Thuhet se për Shqipërinë luhet fort në Departamentin e Shtetit, jo se po vdesin ta rregullojnë e t’u japin drejtim pisllëqeve të qeverisjeve mafioze, por se ka dalë nami se Shqipëria i pret ambasadorët si Messiah e i përcjell si Baronë.

Ç’është në fund të fundit një ambasador? Në gjuhën e thjeshtëzuar-një zyrtar i rëndomtë që duhet të merret me shkresa dhe ca “spiunllëqe” me fokus interesat e vendit që ai përfaqëson. Por këta ambasadorët e sotëm duket se janë larg diplomacisë, qëkur atë e kanë zëvendësuar me cicërima apo statuse rrjetesh sociale. Gjithë ecuria e tyre profesionale përmblidhet në shumën e postimeve. Madje kur bëjnë përmbledhjen mujore a vjetore, u referohen aktiviteteve të Facebook. Aty kanë arkivin e fotove të panumërta.

Se ambasadorët e paaftë kujtojnë se janë artistë të titulluar ambasadorë kulture dhe s’lënë event të fotografohen me soj e sorollop e mejhane pa u shtruar, për të thënë se janë në krye të detyrës, po shkrihen në terrenin, po bëhen njësh të fitojnë besimin e komunitetit.

S’ka gajle se i lahet e shpëlahet emri nëpër media apo se shkel sovranitetin e vendit ku po kryen detyrën, apo që nuk arrin minimalisht një marrëveshje mes vendeve të firmoset, një konflikt a situatë ndërvendesh të zgjidhet. Në fund të fundit, valixhja për fluturim sërish njëlloj do mbushet.

Shënim: Fjalët e huaja, kryesisht turqizmat janë përdorur qëllimisht për efekt stilistik dhe jo si mungesë e fjalëve respektive shqipe.

©JetaDedja, Flasshqip.ca


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend