VOAL

VOAL

Kurdët e Sirisë – aleat kyç në luftën kundër Shtetit Islamik – Nga Wladimir van Wilgenburg, Radio Evropa e Lirë

May 6, 2016

Komentet

“Flakët sfidojnë shtetin” – Monitor: Rritet numri i punonjësve zjarrfikës, por bie ai i mjeteve! “Lëmshi” i kompetencave mes pushtetit qendror e vendor ka ndërlikuar luftën kundër zjarrit

Mbi 95% e bashkive të Shqipërisë janë prekur nga fatkeqësitë natyrore në dy dekadat e fundit, ndërsa zjarret kanë shkatërruar më shumë se rreth 35% të sipërfaqes pyjore kombëtare. Ndonëse numri i punonjësve të mbrojtjes nga zjarri u rrit me 86% gjatë dekadës, raporti i automjeteve funksionale ka pësuar rënie në 0.87 për çdo 10 mijë banorë.

Përballë 160 vatrave të regjistruara vetëm në javët e para të sezonit veror dhe mungesës së një flote autonome avionësh, strukturat vendore mbeten të pafuqishme për të garantuar ndërhyrje efektive në zonat e thella malore. Një amulli e theksuar kompetencash mes pushtetit vendor dhe atij qendror, lë të pambrojtura komunitetet rurale dhe jetët njerëzore, duke e vënë vendin përballë një pasqyre të dhimbshme të dështimit institucional përpara çdo sezoni zjarresh. Sugjerimet e ekspertëve. 

Tragjedia në fshatin Domen të Postribës, ku një banesë u përfshi nga flakët me një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj brenda, qartësoi vështirësitë që hasin strukturat e emergjencave për të ndërhyrë në zonat e thella malore. Shtëpia ndodhej rreth 30 minuta më këmbë nga rruga ku mund të mbërrinin automjetet, çka e bëri thuajse të pamundur ndërhyrjen në kohë të zjarrfikësve.

Kur ekipet e shpëtimit arritën në zonë, banesa e vjetër ishte shkrumbuar bashkë me nënën dhe dy fëmijët. Terreni i vështirë, largësia nga rruga automobilistike dhe njoftimi i vonuar reduktuan ndjeshëm mundësinë për një operacion të shpejtë shpëtimi.

Ngjarja e Postribës nxjerr në pah boshllëqet e një sistemi që, megjithëse ka shtuar personelin, nuk ka mjete të përshtatshme për pyjet dhe zonat malore, nuk zotëron ende një flotë të konsoliduar ajrore dhe nuk ka ngritur një mekanizëm të plotë të paralajmërimit të hershëm.

Shqipëria hyri edhe këtë vit në sezonin e zjarreve me më shumë zjarrfikës, por pa kapacitetet teknike dhe organizative që kërkon përhapja gjithnjë e më e shpejtë e flakëve në kushtet e ndryshimeve klimatike.

Në shumë zona, automjetet mund të afrohen vetëm deri në rrugën më të afërt, ndërsa pjesa tjetër e ndërhyrjes kryhet më këmbë dhe me pajisje të kufizuara.

Bilanci i vitit 2025 tregoi përmasat e problemit. Rreth 16.2 mijë hektarë pyje dhe kullota u dogjën, sipërfaqja më e madhe e prekur që nga viti 2017, ndërsa dëmi i drejtpërdrejtë u përllogarit në rreth 7.2 miliardë lekë, ose 75 milionë euro.

Përllogaritja përfshin kryesisht humbjen e materialit drusor, por jo të gjithë faturën ekonomike, mjedisore dhe sociale të zjarreve dhe kostot e ripyllëzimit.

Sipas ish-drejtuesit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, dobësia nuk qëndron vetëm te mungesa e mjeteve, porse vendi ende nuk ka një plan të plotë operacional që të marrë parasysh zgjatjen e periudhave të thata, temperaturat më të larta dhe rritjen e ekspozimit të pyjeve, banesave dhe komuniteteve rurale ndaj zjarreve.

Edhe drejtues të shërbimeve zjarrfikëse në nivel vendor pranojnë se kapacitetet mbeten shumë larg nevojave. “Ka përmirësim, por jemi përsëri shumë larg. Një nga problemet më shqetësuese është amortizimi i automjeteve dhe nevoja për blerjen e mjeteve të reja, veçanërisht për ndërhyrjet në pyje dhe në zonat malore”, pohoi ai

Pak ditë para tragjedisë, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, prezantoi planin për përballimin e sezonit të zjarreve. Sipas tij, katër helikopterëve të flotës aktuale pritet t’u shtohen tre avionë zjarrfikës në pronësi të shtetit shqiptar.

Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu financimin e 130 automjeteve të reja dhe ndërtimin e katër stacioneve zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Por ekspertët e akuzuan qeverinë për mungesë të thellë serioziteti, pasi plani kundër zjarreve do të duhet të ishte prezantuar që në fillim të pranverës dhe jo në mes të sezonit të zjarreve.

Premtime të ngjashme për blerjen e avionëve dhe modernizimin e flotës zjarrfikëse janë bërë sistematikisht të paktën që nga viti 2017.

Një pjesë e tyre ka mbetur ende në fazën e planeve dhe procedurave, ndërsa mjetet ekzistuese vijojnë të amortizohen dhe bashkitë përballen me mungesa të theksuara, sidomos në territorin rural dhe malor.

Zjarret janë rrezik në rritje për të gjithë Europën Jugore, por Shqipëria është veçanërisht e ekspozuar për shkak të pozitës gjeografike, kushteve socio-ekonomike dhe dobësive institucionale.

Sipas përllogaritjeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vendi ka një nga nivelet më të larta të riskut ndaj fatkeqësive në Europë. Përmbytjet, zjarret në pyje, rrëshqitjet e dheut dhe fatkeqësi të tjera natyrore kanë prekur rreth 95% të bashkive në dy dekadat e fundit.

Skenarët klimatikë parashikojnë periudha më të gjata, më të nxehta dhe më të thata, duke rritur rrezikun për pyjet, bujqësinë, turizmin, shëndetin publik dhe sistemin energjetik.

Vlerësimet tregojnë se, pa masa të forta parandaluese dhe investime në përshtatje, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2050.

Rritet numri i punonjësve zjarrfikës, bie ai i mjeteve

Numri i punonjësve të mbrojtjes nga zjarri është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Sipas dokumentit “Sistemi i Matjes së Performancës të Bashkive 2024”, personeli u rrit nga 739 punonjës në vitin 2016 në 1,371 në vitin 2024, ose me rreth 86%.

Numri zyrtar i punonjësve për 1,500 banorë arriti në 0.86 në vitin 2024, nga 0.38 në vitin 2015. Ky nivel është pranë mesatares së Bashkimit Europian, por krahasimi ka kufizime, pasi të dhënat shqiptare përfshijnë të gjithë personelin e stacioneve dhe jo vetëm zjarrfikësit profesionistë.

Rritja e personelit nuk është shoqëruar me të njëjtën ecuri të mjeteve. Numri i automjeteve funksionale ra nga 0.89 për çdo 10 mijë banorë në vitin 2023 në 0.87 në vitin 2024.

Raporti e lidh këtë rënie me daljen jashtë përdorimit të automjeteve të vjetruara. Bashkitë tani kanë më shumë punonjës në organikë, por më pak mundësi për të shkuar pranë zjarrit dhe për ta luftuar atë në mënyrë profesionale.

Z. Prençi e sheh problemin si më të gjerë se mungesa e automjeteve, pasi në shumë zona pyjore mungojnë edhe rrugët që do t’u mundësonin mjeteve të afroheshin te vatrat. “Ne nuk kemi rrugë funksionale në pyje, të cilat t’u mundësojnë mjeteve zjarrfikëse të afrohen pranë vatrave.

Kur zjarri përhapet në terrene malore ose kodrinore, strukturat tona shpesh nuk kanë mundësi të ndërhyjnë nga toka”, thotë ai. Në këto kushte, edhe një automjet i ri mund të mos jetë i mjaftueshëm, nëse nuk ka rrugë, mjete të vogla, pompa portative dhe ekipe që mund të lëvizin në këmbë.

Zjarri lihet të përparojë derisa të arrijë në zona më të aksesueshme ose të shuhet vetë. Kjo nuk mund të konsiderohet një strategji mbrojtjeje, shton z. Prençi. Problemet nuk kufizohen vetëm te pyjet dhe zonat malore.

Edhe pse Tirana ka tri stacione zjarrfikëse, ajo rezulton me numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve në raport me popullsinë.

Dendësia e lartë, trafiku, pallatet shumëkatëshe, qendrat tregtare, spitalet dhe institucionet e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë. Në kryeqytet, vonesa mund të shkaktohet jo nga mungesa e rrugëve pyjore, por nga trafiku dhe vështirësia për të hyrë pranë ndërtesave.

Në bashkitë e vogla, raporti i zjarrfikësve për banor mund të jetë më i lartë, por territoret janë më të mëdha dhe stacionet mund të jenë larg zonave pyjore. Kjo tregon se shpërndarja e mjeteve nuk duhet të bëhet vetëm sipas popullsisë.

Duhet të merren parasysh terreni, largësitë, sipërfaqja pyjore, dendësia urbane dhe lloji i rrezikut.

Lëmshi i kompetencave e ka ndërlikuar luftën kundër zjarrit

Ndryshimi i legjislacionit dhe riorganizimi i shpeshtë i institucioneve ka sjellë amulli kompetencash edhe në administrimin e luftës ndaj zjarrit duke u bërë më shumë shkak për pengesë se sa për eficiencë.

Shërbimet zjarrfikëse vendore hartojnë planet e tyre sipas karakteristikave të territorit.

“Çdo shërbim zjarrfikës harton planin e tij, i cili miratohet nga kryetari i bashkisë dhe më pas i dërgohet Ministrisë së Brendshme. Hartojmë planin tremujor për sezonin e verës, si dhe planin vjetor”, shpjegon një drejtues vendor i zjarrfikësve që vendosi të mbetet anonim.

Kjo mënyrë organizimi është e nevojshme, pasi një bashki urbane ka rreziqe të ndryshme nga një bashki me pyje, kullota dhe terren malor.

Por problemi, sipas ekspertit Prençi, është se planet vendore nuk lidhen gjithmonë në një sistem të vetëm drejtimi dhe reagimi.

Sipas legjislacionit aktual, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejton dhe koordinon strukturat operacionale kombëtare dhe vendore në rastet e zjarreve në shkallë të gjerë që tejkalojnë kapacitetet e një bashkie të vetme.

Kjo përfshin bashkërendimin e punës mes Shërbimit Zjarrfikës (MZSH), Forcave të Armatosura (FA), Policisë së Shtetit, Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Zonave të Mbrojtura.

Ministria e Brendshme mbikëqyr standardet e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH) në shkallë vendi, pavarësisht se stacionet zjarrfikëse operojnë administrativisht në varësi të bashkive.

Nga ana tjetër, çdo bashki është e detyruar të organizojë, financojë dhe funksionalizojë stacionet dhe trupat e zjarrfikësve brenda territorit të saj administrativ. Trupat e MZSH-së janë në varësi të drejtpërdrejtë të kryetarit të bashkisë.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës, në një nga bashkitë e mëdha të vendit, tha se ka amulli kompetencash që më shumë e ndërlikojnë situatën se sa e zgjidhin.0

P.sh. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, që në legjislacion luan rolin drejtues të operacionit kundër zjarrit dhe koordinon punën, në terrenet ku bie flaka në fakt nuk bën asgjë, thotë drejtuesi vendor i zjarrfikësve.

Zoti Prençi, i cili më parë ka drejtuar Emergjencat Civile, thotë se duhet të jetë e përcaktuar qartë se kush drejton operacionin, kush kërkon mbështetje ajrore, kush koordinon forcat në terren dhe kush komunikon me komunitetin. Nuk mund të ketë disa qendra vendimmarrjeje në të njëjtën kohë, thotë ai.

Sipas tij, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile duhet të ketë rolin drejtues, ndërsa bashkitë, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, policia dhe shërbimi pyjor duhet të veprojnë sipas një plani të përbashkët.

Mungesa e një komande të unifikuar e bën ndërhyrjen më të ngadaltë dhe rrit rrezikun që përgjegjësitë të kalojnë nga një institucion te tjetri.

Bashkitë hartojnë planet, por aftësia e tyre për t’i zbatuar varet nga buxheti, automjetet, pajisjet dhe personeli që kanë në dispozicion.

Pa avionë zjarrfikës, Shqipëria mbetet e rrezikuar

Një nga dobësitë kryesore të sistemit është mungesa e një flote ajrore të posaçme për zjarret. Shqipëria nuk ka avionë zjarrfikës dhe në rastet më të rënda mbështetet te helikopterët që ka në dispozicion dhe te ndihma nga vendet e tjera përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

“Shqipëria është pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe mund të kërkojë ndihmë nga vendet e tjera. Por nevojitet që vendi të ketë kapacitetet e veta”, thotë drejtuesi vendor i zjarrfikësve.

Z. Prençi kujton se ngritja e një flote ajrore është premtuar prej më shumë se një dekade. “Prej rreth 13 vitesh flitet për ngritjen e një flote ajrore kundër zjarreve.

Ka pasur edhe një projekt të mbështetur nga Komanda Amerikane për një bazë rajonale kundër zjarreve, me një vlerë rreth 50 milionë euro, që parashikohej të ndërtohej në Guri i Zi në kohën kur drejtoja unë, por plani dështoi për shkak të burokracive shqiptare dhe ai investim nuk u realizua”, thotë ai.

Sipas z. Prençi, gjatë viteve janë përsëritur edhe deklaratat për sigurimin e dy avionëve zjarrfikës, por flota nuk është ngritur. Ai vlerëson se Shqipëria ka nevojë për një flotë të përzier, me avionë dhe helikopterë, që t’i përshtatet terrenit malor dhe zonave të Alpeve.

Vendi ka nevojë të paktën për dy avionë të tipit ‘Canadair’ dhe katër helikopterë që të kenë mundësi të furnizohen me ujë nga lumenjtë dhe ujëmbledhësit, thotë eksperti.

Mungesa e kapaciteteve ajrore bëhet më e rëndë kur zjarret përhapen njëkohësisht në disa vende të Mesdheut. Në këto raste, ndihma ndërkombëtare mund të vonojë, pasi avionët dhe helikopterët kërkohen nga disa shtete në të njëjtën kohë.

Shqipëria ka plot burime ujore, por mungon harta operative

Eksperti Prençi thotë se Shqipëria ka plot burime ujore që mund të përdoren për furnizimin e helikopterëve, por ato nuk janë përfshirë në një sistem të detajuar operacional.

Sipas tij, në të gjithë vendin numërohen 640 ujëmbledhës, një pjesë e të cilëve nuk përdoren më për vaditje. Gjithashtu kemi shumë lumenj, liqene me distanca të afërta me kodrat dhe malet.

“Këta ujëmbledhës mund të identifikohen dhe të përdoren si pika furnizimi për helikopterët. Mund të shfrytëzohen edhe lumenjtë, por për këtë duhet një plan i detajuar”, thotë ai.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, sipas z. Prençi, duhet të hartojë një hartë ku të përcaktohen koordinatat, thellësia, aksesueshmëria dhe kushtet e furnizimit me ujë për çdo pikë. Ky informacion duhet t’u vihet paraprakisht në dispozicion pilotëve dhe reparteve të helikopterëve.

“Plani nuk mund të improvizohet në momentin kur shpërthen zjarri”, thotë z. Prençi. Në mungesë të një harte të tillë, edhe mjetet ajrore që mund të sigurohen përkohësisht humbasin kohë për të identifikuar pikat ku mund të furnizohen me ujë.

Mungon mirëmbajtja për pajisjet dhe lajmërimi i hershëm

Problemi nuk është vetëm mungesa e investimeve, por edhe administrimi i pajisjeve që janë siguruar më herët. Z. Prençi kujton se në vitin 2017, kompania TAP dhuroi shtatë automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 600 pompa shpine.

Në të njëjtën periudhë, sipas tij, janë shpërndarë edhe rreth 40 motobarka për operacionet e emergjencave. Por një pjesë e mjeteve dhe pajisjeve nuk u mirëmbajtën dhe dolën jashtë përdorimit.

“Ne marrim pajisje, por nuk krijojmë sistemin për mirëmbajtjen, administrimin dhe përdorimin e tyre. Pas disa vitesh, mjetet dëmtohen, humbasin ose mbeten jashtë funksionit dhe situata kthehet sërish në pikën e nisjes”, thotë ai.

Ky shqetësim përputhet me të dhënat e bashkive, që tregojnë rënie të numrit të automjeteve funksionale, për shkak të vjetërsisë.

Blerja e 130 automjeteve të reja, e njoftuar nga qeveria, mund të përmirësojë flotën, por pa një fond dhe sistem të qëndrueshëm mirëmbajtjeje, rreziku është që pas disa vitesh, problemi të përsëritet.

Sipas z. Prençi, një nga masat më të rëndësishme është krijimi i një sistemi të lajmërimit të hershëm dhe raportimit në kohë reale. Ai propozon që bashkitë të punësojnë përkohësisht vrojtues sezonalë në zonat me rrezik të lartë në muajt e verës.

“Zjarri duhet të identifikohet dhe të raportohet në minutat e para. Nëse një vatër konstatohet kur ka përfshirë disa hektarë, reagimi bëhet shumë më i vështirë dhe më i kushtueshëm”, thotë ai.

Vrojtuesit sezonalë mund të pajisen me mjete komunikimi dhe të raportojnë menjëherë për çdo vatër.

Një zjarr i vogël mund të shuhet me pak njerëz dhe pak mjete. Pas disa orësh, e njëjta vatër mund të kërkojë ndërhyrje kombëtare, helikopterë dhe ndihmë nga jashtë.

Z. Prençi kërkon që parandalimi të mos kufizohet tekautomjetet dhe pajisjet, por qytetarët, sidomos në zonat rurale, duhet të dinë si të veprojnë kur zjarri shpërthen pranë tokës, bahçes apo banesës së tyre.

“Agjencia duhet të përdorë filma të shkurtër të animuar dhe materiale të thjeshta informuese për t’u shpjeguar qytetarëve si duhet të reagojnë”, thotë ai. Njerëzit duhet të dinë si të njoftojnë, si të largohen dhe çfarë të mos bëjnë, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën dhe të mos pengojnë ndërhyrjen.

Edukimi për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore të përfshihet edhe në kurrikulat shkollore. Një pjesë e zjarreve shkaktohen nga pakujdesia, djegia e mbetjeve bujqësore, ose pastrimi i tokave me zjarr. Për këtë arsye, edukimi i komunitetit është edhe masë parandaluese, jo vetëm informuese.

“Mashtrimi” me pagat

Buxheti i vitit 2026 shtoi 227.7 milionë lekë si shpërblim për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Sipas drejtuesit vendor të zjarrfikësve, nuk bëhet fjalë për një shpërblim të ri, por për pagesa që punonjësve u takonin sipas Kodit të Punës.

“Zjarrfikësit nuk paguheshin për orët e natës, për ditët e festave dhe për ditët zyrtare të pushimit. Këto trajtoheshin si ditë të zakonshme pune”, thotë ai.

Por pagesat shtesë kanë krijuar një problem tjetër. Zjarrfikësit që punojnë në turne 24-orëshe mund të marrin të ardhura më të larta se inspektorët, shefat dhe drejtuesit e stacioneve, të cilët nuk përfitojnë shtesa për orët e natës.

“Drejtuesi i stacionit, inspektorët dhe shefat mund të marrin më pak se punonjësit që kanë nën varësi”, thotë përfaqësuesi.

Kjo ul interesin për ngritjen në detyrë dhe dobëson sistemin e karrierës brenda shërbimit. Edhe shpërblimi i paralajmëruar për zjarrfikësit varet nga buxhetet dhe vendimmarrja e bashkive, çka krijon trajtim të ndryshëm nga një njësi vendore në tjetrën.

Fatura e padukshme e dëmeve

Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga fillimi i sezonit veror 22 qershor e deri në fillim të muajit korrik 2026, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar gjithsej 160 vatra zjarri. 127 raste kanë qenë vatra zjarri në sipërfaqe me bimësi, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane dhe 33 raste kanë qenë zjarre me karakter urban.

Bilanci i vitit 2025 tregon se në të gjithë vendin kishte 346 raste zjarri vetëm në fondin pyjor dhe kullosor.

Flakët përshkuan më shumë se 33.5 mijë hektarë, ndërsa sipërfaqja e djegur arriti në rreth 16.2 mijë hektarë. Ministria e Mjedisit raportoi se viti 2025 ishte i dyti më problematik pas vitit 2017, si për numrin e zjarreve, ashtu edhe për sipërfaqen e prekur.

Dëmi monetar u përllogarit në 7.186 miliardë lekë, ose mesatarisht rreth 444 mijë lekë për çdo hektar të djegur. Nga zjarret u dogjën rreth 128.6 mijë metra kub material drusor dhe vetëm 25.6 mijë metra kub vlerësohen ende të përdorshëm.

Por kjo llogaritje përfshin kryesisht humbjen e lëndës drusore. Jashtë faturës mbeten kostot e pastrimit të sipërfaqeve, ripyllëzimit, mirëmbajtjes së fidanëve dhe mbrojtjes së tokës nga erozioni.

Nuk janë përfshirë as humbjet në kullota, blegtori, bimë mjekësore dhe aromatike, as shpenzimet për automjetet, helikopterët, karburantin dhe personelin.

Kur ndërhyrja vonon për shkak të mungesës së rrugëve, mjeteve dhe zbulimit të hershëm, një vatër e vogël kthehet në një dëm me kosto shumë më të madhe. Të dhënat zyrtare të viteve të fundit tregojnë se në dy dekadat e fundit është djegur 35% e sipërfaqes pyjore të vendit.

Qarku i Vlorës ishte zona më e goditur në vitin 2025. Sipërfaqja e djegur kaloi 10 mijë hektarë, ndërsa dëmi ekonomik u vlerësua në rreth 3.89 miliardë lekë. Vetëm Vlora përqendroi më shumë se gjysmën e dëmit të raportuar në rang kombëtar.

Pas saj, ndër qarqet më të prekura renditen Elbasani, Gjirokastra, Lezha dhe Berati. Qarqet jugore kanë ekspozim më të lartë për shkak të temperaturave, thatësirës, terrenit të thyer dhe sipërfaqeve të mëdha pyjore e kullosore.

Këto zona janë pikërisht ato ku mungesa e rrugëve pyjore dhe e mjeteve që mund të lëvizin në terren e bën më të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Z. Prençi kërkon që bashkitë me territore të mëdha pyjore të pajisen me mjete të vogla për terrenet kodrinore dhe malore, si dhe me pompa uji që transportohen në shpinë.

“Zjarrfikësit duhet të kenë pompa shpine me kapacitet rreth 35 kilogramë, të cilat u mundësojnë të afrohen te vatra edhe kur automjeti nuk mund të hyjë”, thotë ai.

Sipas tij, përdorimi i degëve, lopatave dhe mjeteve të improvizuara për shuarjen e zjarrit tregon se sistemi vijon të punojë me metoda primitive. “Nuk mund të pretendojmë se po mbrojmë pyjet dhe banesat kur njerëzit dërgohen në terren pa pajisjet minimale”, thotë z. Prençi./Monitor

“Albanian Files” nuk u printua në Zvicër siç thotë Rama, por nga “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, një nga përfituesit e lejeve. Aktivisti denoncon

Një tjetër denoncim është bërë lidhur me librin “Albanian Files” dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vendin ku është printuar libri. Gentjan Progni, aktivist, thekson se Edi Rama ka deklaruar se libri është printuar në Zvicër, ndërsa ai nga ana tjetër pretendon se të dhënat për botimin tregojnë një tjetër realitet.

“Rama thotë: Libri është printuar në Zvicër. Faktet thonë: Libri është printuar dhe distribuuar nga Dukagjini Group në Shqipëri”, shkruan aktivisti.

Në denoncimin e tij, Progni ngre gjithashtu pikëpyetje mbi kompaninë që, sipas tij, ka realizuar printimin dhe shpërndarjen e librit. Ai thekson se “Dukagjini Group” është 100% në pronësi të Ekrem Llukës.

Aktivisti shton se “Dukagjini Group” është kompania ndërtuese e “Dukagjini Resort” në Shëngjin, Lezhë.

Aktivisti publikon edhe të dhënat zyrtare të botimit të librit “The Albanian Files: Freedom and Architecture” tregojnë se vepra mban ISBN-in ndërkombëtar 978-3-03778-800-4.

Sipas të dhënave të publikuara në faqet e librit, botimi është shitur dhe shpërndarë në Shqipëri, Republikën e Kosovës, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Dukagjini Sh.p.k., Shtëpia Botuese. Për këtë shpërndarje rajonale libri mban edhe një ISBN të veçantë, 978-9951-33-025-1.

Pra, sipas të dhënave të vetë botimit, Dukagjini Sh.p.k., Shtëpia Botuese, figuron si subjekti që ka shitur dhe shpërndarë librin në Shqipëri dhe në vendet e tjera të përcaktuara të rajonit, ndërsa ISBN-i 978-9951-33-025-1 identifikon këtë botim/shpërndarje rajonale.

Duke iu referuar dokumenteve dhe të dhënave që publikon, Gentjan Progni e mbyll denoncimin me mesazhin: “E vërteta nuk fshihet”. bw

Kuvendi pasqyrë e vetëdijes shoqërore!- Nga Florim Zeqa

 

Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë janë bërë për t’i kënduar me atë këngën e ahengjeve familjare “Kqyrni shoqe çka ka rritur nana”, dhe vërtetë duhet adresuar pyetjen logjike të gjithë atyre që i kanë votuar këta deputet të papërgjegjshëm: “Kqyrni popull kë e keni zgjedhur për deputet në Kuvendin e Kosovës”?!

 

Nga tempull i demokracisë në shtëpi të turpit dhe marrëzisë

 

Pamjet trishtuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës, turpëruese dhe fyese për qytetarët (mërgimtarët), u bënë tërheqëse për armiqt e Kosovës!

Gjuha fyese, mënyra primitive dhe arrogante e komunikimit mes deputetëve e shpërfaqi mungesën e kulturës qytetare dhe politike të disa prej deputeteve dhe deputetëve të zgjedhur dhe jo vetëm!

Pasi, ata deputet dhe deputete arrogante të ardhur në Kuvend me votën e qytetarëve (mërgimtarëve) ia qitën faqen e zezë mbarë Kosovës para syve të botës!

Në mungesë të gazetave të shtypura, portalet vendore vërshuan me video-inçizimet e përplasjeve mes deputetëve, ballinat e shtypit rajonal dhe atij botëror u mbushen me pamjet e llahtarshme në Kuvendin e Kosovës, të filluara me gjuajtjen e vezeve dhe ujit e deri tek përleshjet fizike!

Skenat e pahijshme në Kuvendin e Kosovës duhet t’i thërrasin ndërgjegjës qytetare, që në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e votës, pasi përleshjet e deputetëve në Kuvend, në mënyrë të tërthortë janë përgjegjësi e 36 % votuesve, por jo edhe e atyre që nuk i kanë votuar (64 %).

 

Qytetari në momentin e votimit e merr përgjegjësinë morale për votën e tij

 

Një fjalë e urtë e thotë bukur dhe kjartë: “Secili popull e ka qeverinë që e meriton”!

Sikurse qeveria, edhe përbërja e Parlamentit janë produkt i votës qytetare!

Kur nuk ke për kë voton!

Më mirë është të abstenosh nga procesi i votimit sesa të sjellësh maskarenj në Kuvend!

Mungesa e kandidatëve të pavarur për deputet ka bërë që qytetarët më shumë të votojnë për parti politike, duke mos i kushtuar kujdes të mjaftueshëm kandidatëve në listat zgjedhore!

Vota vetëm për parti nuk është votë e lirë! Në të shumtën e rasteve është votë e imponuar dhe inatçore, e ndikuar nga interesat personale apo grupore brenda sojit (partisë)!

Vota e papeshuar mirë e qytetarëve, e ka sjellë në Kuvend gjuhën e rrugaqërisë, injorancën, arrogancën e shfrenuar dhe dhunën fizike!

Kjo që po ndodhë në Parlament dhe jashtë tij është e papranueshme!

Kacafytja mes femrave ishte e paparë deri më tani në Kuvendin e Kosovës!

Të paktën deri më tani, deputetet e kishin një imazh më të mirë sesa deputetët në Kuvend, nga kjo legjislaturë u bën njësoj si meshkujt ashtu edhe femrat!

Shumica e deputetëve të zgjedhur sikur kanë harruar se Kosova është çliruar me gjak dhe sakrifica të panumërta me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare!

Edhe fazat e ndërtimit të institucioneve shtetërore nuk ishin të lehta!

Duhet pasur respekt për secilën periudhë të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës!

 

‘Koloseumi i gladiotorëve’ me kostume intelektualësh

 

Deputetët/et e rinj dhe të vjetër në moshë, ia mësyjnë Kuvendit të veshur dhe të pispillosur, flokët e lagura me gel dhe fytyrën e mbushur plot makiazh, por dalin nga aty si pula të nukta dhe gjela të gjakosur nga ‘beteja’ në Parlament!

Kuvendi nuk është ‘Koloseum gladiatorësh’ ku fituesin e përcakton forca fizike!

Forca e argumenteve duhet t’ia zë vendin forcës së muskujve!

Tempulli i demokracisë duhet të jetë vend ku flitet me fakte dhe argumente, me gjuhën e butë dhe arsyen e shëndoshë, kur respektohet mendimi ndryshe dhe vlerësohet dinjiteti njerëzorë!

Kur deputetët sillen me arrogancë nuk iu ngjanë më deputetëve, por gladiatorëve që luftojnë deri në vdekje për të fituar trofeun (pushtetin e premtuar me poste nga partia), duke e kthyer kështu Kuvendin në arenë përplasjesh fizike!

Aq të ashpra janë sjelljet e të zgjedhurve të popullit saqë gjuha fyese dhe ofendimet nuk ju bëjnë më përshtypje qytetarëve, pasi ato iu duken arenë cirku, me ç’rast shpërthejnë debatet mes qytetarëve: “kush kë e lagu më shumë”, “kush kujt ia nguli më shumë”, “kush ishte më i forti e cili ishte më i ligu në ballafaqimin fizik në Parlament”?!

Në fakt, ky është diskursi i politikës ditore në Kosovë!

Deputetët e zgjedhur me rekomandim të liderëve partiakë me të hyrë në Kuvend kthehen në pengje të liderit dhe klaneve në parti, duke harruar se janë përfaqësues të popullit që i ka zgjedhur me votën e lirë!

 

Skenat në Kuvendin e Kosovës janë produkt i asaj që qytetarët (mërgimtarët) vetë i kanë zgjedhur! Sjelljet e deputetëve dhe deputeteve janë pasqyrë e vetëdijes shoqërore, e cila asnjëherë nuk ka qenë në nivelin më të ulët së paku në këto dyzet vietet e fundit! Degradimi i deputetit pasqyron gjendjen reale të shoqërisë sonë!

 

Florim Zeqa, analist i pavarur politik.

Korrupcioni është i vetmi mjet që i bashkon njerëzit e politikës!?- Vështrim nga Skënder MULLIQI

—-Jemi dëshmitarë së pas lufte pas tyre qëndruan brigada të tëra që kontribuan në mënyrë të pahijshme në plaqktjën , shkatërrimin dhe zhvendosjën e këtij vendi në fund të rang listës të vendeve më të varfëra në Evropë.Askush nga këto nomenklatura as që u mërzitën për paturpësitë e tyre në dëm të shtetit.Këta të pa turp politikë kan harruar së nga populli paguhen shumë për besnikërinë e tyre që nuk e kan, e në anën tjetër kemi kategorinë që mezi po përthëkon fundin e muajit…
Për vite me radhë u krijuan rrethan  jo të favorshme shoqërore dhe politike në Kosovë.Ne këtë situatë askush nuk i beson askujt.Me së shumti nuk ju besohet  sot politikanëve shumë analistëve, atyre që betohen që kan monopol mbi të vërtetën.Një fenomen do të thosha unë është që mos besimi ka zbritur  gjithkund për rreth nesh.Njerëzit shpesh kur i tokon thojnë së “ kan ndryshuar kohët”, por në fakt kjo nuk qëndron “kan ndryshuar njerëzit”.Janë tjetërsuar nga të mirat dhe tradita që kemi pasur.Jan larguar komshiu më komshi, madje edhe brenda vëllazërive!Nuk  ja daun të mirën njeri- tjetrit, mëria është futur thellë në qenjen e shumicës.Kur humb tradita humbin edhe vlerat e një kombi!Nuk them që nuk ka njerëz të mirë , por shumë kush e ka lënë rrugën e drejtë të jetës.   Mos besimi i atyre që pretendojnë se interesi është e mira e popullit.Shtrohet pyetja, kë të besoni?Më të mirën nga ajo që shihni  nëse shikoni përrreth.Dikush paguan çmimin e lartë nga mos besimi.Ne Kosovë moti kemi një politikë konstante që po  mbijeton të gjitha zgjedhjeve , qeverive e  partive.Pak kush mendojë për përgjegjësinë , pak kush mendojë për të mbajtur barrën e dëshitimeve tona.Është paradoksale që pikërisht ata që dështuan  , akuzuan të tjerët për dështimet e tyre .Dhe masa e gjerë  të tillët dështak të jetës politike vazhdojë tju beson për vite më radhë .Kjo sigurisht së nuk fletë mirë për shtetin dhe kombin.Ne u pa së u kemi besuar manipulutorëve , rrenacakëve dhe hajnave , të cilët dhanë premtime të rreme në çdo palë të zgjedhjeve dhe në fund na dolën turmë mashtruesish.Kjo po i kushton vendit në të gjitha drejtimet e tij.Këta burra apo burreca të politikës u shërbyen më një disciplinë të përsosuar  , blloko kritikat , mbijeto zhurmë duke zhevdosur vëmendjën  më shumë në probleme sporadike .Shpesh ndaj kritikave preferuan heshtjën , kontrollin e dëmit  duke krijuar  një imazh të rrem në public.Këto taktika të tyre manipulitive mjaftë gjatë janë duartrokitur nga populli I cili më kujdes të madh është manipuluar . Ne çdo intervistë televizive apo rrjete sociale  më mjeshtri i justifikojnë veprimet e tyre thelbësisht pa intelegjente  , të cilat pak lidhje kanë më realitetin dhe problemet e jetës.Shumica prej tyre janë ambasador të demagogjisë.Jemi dëshmitarë së pas lufte pas tyre qëndruan brigada të tëra që kontribuan në mënyrë të pahijshme në plaqktjën , shkatërrimin dhe zhvendosjën e këtij vendi në fund të rang listës të vendeve më të varfëra në Evropë.Askush nga këto nomenklatura as që u mërzitën për paturpësitë e tyre në dëm të shtetit.Këta të pa turp politikë kan harruar së nga populli paguhen shumë për besnikërinë e tyre që nuk e kan, e në anën tjetër kemi kategorinë që mezi po përthëkon fundin e muajit.Kemi një shumicë që nuk kanë mjete  elementarë për jetës , e jemi në shekullin 21.Këta po”harrojnë “ së gjendemi në kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike dhe gjerostrategjike në botë , ku Kosova gjendet në periferi  të kaosit global.Vendi nuk po përparon , dhe ata na “sigurojnë” së stabiliteti është përparësia e tyre kryesore .Stabiliteti është bërë një mantër.Që në përkthim  don të thotë , që asgjë nuk ndryshon në thelb.Stabilitet ku që njerëzit mbeten në pushtet më dekada .Stabilitet  më kriza politike , institucionale dhe ekonomike të vazhdueshme .Sistemi politik nuk është funksional.Çdo krizë po shfrytëzohet për një mundësi tjetër të vazhdimit të mbjatjës së privilegjeve politike dhe pushtetare.Çdo sistem po funksionon më defekte.Sundimi i ligjit po vepron  si mekanizëm selectiv.Korrupcioni është i vetmi mjet që i bashkon klasën politike.Vija ndarëse midis politikës dhe krimit është aq e paqartë saqë shpesh nuk është më e qartë se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra.Kosova  nuk është njësoj për të gjithë , për njerëzit e politikës dhe të biznesit kjo është epokë e artë .Njerëzit janë të lodhur nga e njëjta ditë që nuk ndryshon.Sistemi po mbijeton jo vetëm sepse prodhon politika të këqija, por sepse prodhon mentalitetin që i bën të mundura ato politika.Një shoqëri që humbet zakonin e të menduarit për veten e saj bëhet një terren ideal për çdo manipulim politik.Bëhët terren i përshtatshem për hajna dhe kriminelë që veprojnë siq din ata…!

FOTOLAJM “Jemi një!” – Mesazhi i fuqishëm që protestuesit dhe diaspora lanë para Kryeministrisë

Pamjet ajrore me dron të marra gjatë protestës masive para godinës së Kryeministrisë kanë fiksuar një mesazh të fuqishëm simbolik të lënë nga mijëra qytetarët dhe bashkatdhetarët e ardhur nga diaspora.

  • foto galeri

Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë një flamuri të madh kombëtar kuq e zi dhe të rrethuar nga turma e protestuesve, është shkruar me shkronja gjigante të bardha mbi asfalt mesazhi: “JEMI NJË!”

Kjo thirrje pasqyron bashkimin e shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës në këtë qëndresë qytetare, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe solidaritetit kombëtar. bw

Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK Nga RAMADAN GJANAJ, Politolog



Në themel të bllokimit aktual për formimin e institucioneve të Kosovës mund të fshihet një çështje më e thellë se thjesht ndarja e posteve: si të ndërtohet një koalicion qeveritar, i cili mund t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare, pa u shpërbërë kur kostoja politike e angazhimeve të ndërmarra të bëhet tepër e lartë?

Bllokimi aktual institucional paraqitet si çështje numrash dhe ndarje postesh. LVV-ja e Albin Kurtit doli e para në zgjedhje, por s’e ka e vetme shumicën e nevojshme. Prandaj, LDK-ja e Lumir Abdixhikut pritet të luajë rol vendimtar në formimin e shumicës së ardhshme. Bisedimet po zhvillohen, ndër të tjera, edhe për presidencën e Republikës.
Teksa mund ta shohim si negociatë të zakonshme për ndarjen e pushtetit, kërkesa e LDK-së mund të interpretohet edhe si apel për garanci përpara një koalicioni të mundshëm me LVV-në.
Problemi real me të cilin mund të përballet ky koalicion nuk ka të bëjë veç me ndarjen e posteve ministrore, por lidhet edhe me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht ato që burojnë nga procesi i Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

Paradoksi i Brukselit dhe Ohrit

Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar në vitin 2023 kornizën e propozuar në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Pranimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjithë pasojat e saj janë të lehta për t’u përballuar në planin e brendshëm. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shembulli më i ndjeshëm. Për Bashkimin Evropian, detyrimet e marra në kuadër të dialogut duhet të zbatohen. Brukseli vijon ta konsiderojë normalizimin me Serbinë element thelbësor të rrugëtimit evropian të Kosovës. Aneksi i Ohrit, ndër të tjera, parashikon që Kosova të angazhohet në negociata për aranzhime që garantojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb.
Për LVV-në, megjithatë, kjo çështje është veçanërisht e ndjeshme.
Vetëvendosja ka çuar përpara në publik idenë e sovranitetit të fortë dhe shtetit unitar të Kosovës. Prandaj, një strukturë institucionale e veçantë për komunitetin serb ngjall mosbesim të thellë brenda kësaj lëvizjeje.
Ndaj ekziston një kontradiktë të cilën qeveria e ardhshme do të duhet, herët a vonë, ta zgjidhë: korniza ndërkombëtare është pranuar, por disa prej pasojave që prodhon janë politikisht shumë të vështira, madje të pamundura, për t’u mbrojtur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dilema e LDK-së

LDK-ja ndodhet në një pozitë tjetër.
Ajo i përket traditës politike më institucionaliste, me lidhje më të ngushta strategjike me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye ka më shumë gadishmëri t’i marrë në konsideratë dhe t’i respektojë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, edhe kur ato janë të vështira për t’u mbrojtur politikisht. Por kjo pikë mund të shndërrohet në kurth politik në të ardhmen. Le të marrim skenarin e koalicionit LVV-LDK. Qeveria formohet dhe Brukseli dhe Uashingtoni kërkojnë përparim konkret në zbatimin e detyrimeve që burojnë nga Brukseli dhe Ohri.
LDK-ja kërkon ruajtjen e besueshmërisë ndërkombëtare të Kosovës dhe perspektivën evropiane. LVV-ja, nga ana tjetër, përballet me një pjesë të elektoratit të vet për një çështje që cek drejtpërdrejt identitetin e saj politik. Pikërisht këtu shfaqet rreziku i përçarjejes.
Nevojitet të merret një vendim i vështirë. Kostoja politike rritet. LVV-ja përballet me presionin e bazës. Koalicioni fillon përçarjen, ndërsa partneri që ka marrë përsipër kompromisin mund të përfundojë duke e mbajtur i vetëm koston politike.
Në këtë skenar, LDK-ja bëhet pjesë e qeverisë në emër të përgjegjësisë shtetërore dhe akuzohet nga partneri në koalicion për “shitje të interesave kombëtare” kur kompromiset e nevojshme bëhen të papëlqyeshme.

Presidenca si sigurim politik

Pikërisht në këtë këndvështrim kërkesa për presidencën merr kuptim tjetër.
Ajo nuk është thjesht kërkesë për prestigj apo dëshirë për pjesëmarrje në pushtet, por për siguri politike. Nëse të dyja partitë duhet të qeverisin së bashku, duhet t’i bashkëndajnë edhe rreziqet politike të vendimeve që merren. Presidenca, natyrisht, nuk do t’i mundësonte LDK-së të kontrollonte qeverinë, por i jep asaj një pozitë institucionale autonome dhe kontribuon në balancimin e koalicionit, në të cilin LVV-ja ka kryeministrin dhe peshën më të madhe parlamentare.
Logjika është kjo: nëse duhet t’i përballojmë së bashku pasojat e detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës, asnjëri prej partnerëve nuk duhet të ketë mundësi, në momentin kur kostoja politike bëhet tepër e lartë, ta paraqesë veten si spektator apo viktimë e vendimeve të marra nga koalicioni.
Prandaj, LDK-ja e kërkon presidencën sepse e di se detyrimet ndërkombëtare do rikthehen në tryezë, duke qenë e gatshme të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë dhe me besimin se nuk do akuzohet si përgjegjëse politikisht për vendimet e marra bashkërisht.

Po sikur Prishtina të mos arrijë ta zgjidhë këtë kontradiktë?

Kjo pyetje shkon përtej koalicionit të ardhshëm. Dialogun në Bruksel është instrumenti kryesor i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky mekanizëm presupozon që kompromiset e negociuara të shndërrohen në vendime politike.
Ç’ndodh nëse institucionet e Kosovës mbeten të bllokuara për një kohë të gjatë, apo çdo përpjekje për zbatimin e detyrimeve shkakton një krizë të re politike?
Partnerët perëndimorë mund të arrijnë në përfundimin se problemi nuk është vetëm vështirësia e dialogut me Beogradin, por edhe aftësia e Prishtinës për të zbatuar detyrimet që vetë i ka pranuar. Do të ishte e parakohshme të themi se Brukseli apo Uashingtoni po shqyrtojnë tashmë kthimin e çështjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Raportet aktuale të forcave, veçanërisht pozicioni i Rusisë dhe Kinës, e bëjnë një perspektivë të tillë jashtëzakonisht komplekse.
Por pyetja meriton të shtrohet në kontekstin e sotëm gjeopolitik.
Lufta në Ukrainë e ka rritur rëndësinë strategjike të stabilitetit të Ballkanit për Evropën. Nëse institucionet e Kosovës tregohen për një kohë të gjatë të paafta për t’i zgjidhur kontradiktat e tyre, presioni më i madh ndërkombëtar dhe përfshirja më e drejtpërdrejtë e partnerëve perëndimorë janë skenarë që nuk mund të përjashtohen plotësisht.
Paradoksi do të ishte i madh: sa më shumë që Kosova kërkon të afirmojë sovranitetin e saj politik, aq më shumë paaftësia për t’i zgjidhur kontradiktat e veta mund të shkaktojë rikthimin e ndërhyrjes së jashtme.

Një koalicion i bazuar në ndërvarësi

Ndoshta ekziston, pas negociatave të tanishme, një realitet që të dyja palët preferojnë të mos e shprehin hapur: LVV-ja dhe LDK-ja nuk i besojnë mjaftueshëm njëra-tjetrës që koalicioni i tyre i ardhshëm të mbështetet vetëm në vullnetin e mirë të liderëve të tyre. Por një koalicion demokratik nuk ka nevojë domosdoshmërish për besim absolut ndërmjet partnerëve. Ai ka nevojë për mekanizma që e bëjnë të kushtueshme prishjen e koalicionit dhe e vështirësojnë politikisht mungesën e besnikërisë ndaj partnerit. Nëse LDK-ja ka frikë se do braktiset pasi të ketë marrë përsipër vendimet e vështira që lidhen me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, ajo kërkon garanci. Nëse LVV-ja ka frikë se LDK-ja do ta shtyjë qeverinë në një drejtim që bie ndesh me mandatin e saj politik, edhe ajo kërkon garanci.
Prandaj, zgjidhja, me gjasë, nuk është t’u kërkohet të dyja partive që t’i besojnë njëra-tjetrës, por të ndërtohet një sistem në të cilin asnjëra prej tyre të mos ketë interes ta “tradhtojë” tjetrën. Kjo mund të realizohet përmes presidencës, por edhe përmes një marrëveshjeje të qartë koalicioni, mekanizmave të konsultimit për çështjet e ndjeshme, një ndarjeje të qartë të përgjegjësive institucionale dhe garancive politike reciproke.
Me fjalë të tjera, nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një koalicion të bazuar në besim, por një koalicion të bazuar në ndërvarësi.
Ky mund të jetë kushti që një aleancë ndërmjet LVV-së dhe LDK-së të mbijetojë përballë testit të parë të vërtetë politik. Sepse ky test nuk do të jetë ndarja e posteve. Ai do të vijë ditën kur Brukseli dhe Uashingtoni t’i kërkojnë Kosovës të marrë një vendim që njëri prej dy partnerëve do ta konsiderojë politikisht të rrezikshëm. Në atë moment Kosovës nuk do t’i duhet një koalicion që i beson njëri-tjetrit, por një koalicion, mekanizmat institucionalë të të cilit e pengojnë secilin të fitojë politikisht duke u distancuar nga tjetri.
Çështja e presidencës mund të jetë, pra, shumë më e rëndësishme sesa betejat për një post. Ajo është përpjekja e parë për të ndërtuar garancitë që një koalicion i ardhshëm LVV-LDK do të ketë nevojë për të marrë së bashku vendimet e vështira që Kosova nuk mund t’i shtyjë pafundësisht.

Pyetja me një milion euro

Në fund, mbetet një pyetje që nuk mund të anashkalohet: a dëshiron LVV-ja, si partia e parë, një marrëveshje koalicioni të qëndrueshme, të aftë t’i mbijetojë kërkesave të vështira që do të vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni? Apo është e gatshme të shkojë në zgjedhje të përsëritura derisa të sigurojë një shumicë komode në Kuvend, edhe nëse mbetet përkohësisht në opozitë?
Nëse nuk ndërtohen mekanizma të vërtetë ndërvarësie – si presidenca apo garanci të tjera institucionale – atëherë alternativa logjike që mbetet është mosmarrja e vendimeve përmes krizave të reja dhe zgjedhjeve të reja. Prandaj, kriza aktuale nuk është veç çështje për ndarjen e posteve, por e vullnetit të përbashkët politik për të qeverisur kur sfidat janë të vështira dhe vendimet bartin kosto të lartë.

Bruksel 10.08.2026
Ramadan Gjanaj
Politolog

Nga Franca në Gjermani, mediat: Nuk ndalen protestat kundër Ramës, BE duhet të mbështesë të rinjtë

Me qindra media në kontinentin tonë, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit të Flamingove në Shqipëri.

Edhe pse mediat në Shqipëri po e censurojnë këtë lëvizje, mediat evropiane vazhdojnë ta kenë argument kryesor.

Radio France raporton se ‘revolta e rinisë shqiptare është një zgjim i ndërgjegjes evropiane’.

Sipas radios franceze, protestat nisën fillimisht kundër një projekti ndërtimor në Zvërnec, por u kthyen në lëvizje antiqeveritare.

“Që prej fillimit të qershorit, kundërshtimi ndaj këtij projekti është bërë pikënisja e protestave të mëdha, për të cilat po rikthehemi përmes një analize të shkruar nga një burim shqiptar që dëshiron të mbetet anonim. Këto protesta mbledhin kryesisht të rinj shqiptarë, të mobilizuar për të mbrojtur këtë park natyror, i konsideruar si një thesar kombëtar, si dhe për të denoncuar këtë projekt imobiliar, mbi të cilin rëndojnë dyshime të forta për korrupsion. Protestuesit kanë gjetur edhe një simbol, i cili tashmë shfaqet në çanta, kapele apo peshqirë plazhi dhe që i ka dhënë emrin gjithë revoltës: flamingot rozë”.

“Duhet theksuar se kryeministri shqiptar Edi Rama është një figurë e pazakontë: është 2 metra i gjatë, ka qenë ish-lojtar profesionist basketbolli, por edhe piktor – madje ka dhënë mësim në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris – dhe është në mandatin e tij të katërt, që prej vitit 2013. Por mbi të gjitha, Rama dhe qeveria e tij akuzohen për raste të rënda korrupsioni, të cilat çuan në dorëheqjen e zëvendëskryeministres së tij në mars, pas një hetimi gjyqësor. Pikërisht për këtë arsye, Edi Rama është një nga objektivat kryesore të “lëvizjes së flamingove rozë”, e cila kërkon dorëheqjen e tij”, raporton kjo radio.

Ndërkohë gazeta gjermane ‘Die Tagespost’ shkruan se BE duhet të mbështesë më shumë këtë lëvizje rinore.

“Në Shqipëri, demonstruesit po mbajnë flamingo prej kartoni rozë nëpër rrugë. Protestat filluan në fshatin bregdetar të Zvërnecit dhe tani kanë arritur në kryeqytet, Tiranë. Deri në 250,000 njerëz të të gjitha moshave dhe prejardhjeve shoqërore po dalin në rrugë. Po quhet “Revolucioni i Flamingove”. Protestat drejtohen kundër korrupsionit, shkatërrimit të mjedisit dhe padrejtësive politike. Ngurrimi i BE-së për të ofruar mbështetje po kritikohet gjithashtu, pasi shumë presin mbështetje më të fortë. Deri më tani, protestat kanë mbetur paqësore. Megjithatë, padurimi dhe frustrimi po rriten. Një kthesë drejt dhunës do të dëmtonte shoqërinë civile të re dhe aktive,” shkruan gazeta gjermane. gsh

“Në fundjavë Diaspora zbret në shesh” “L’indipendente” jehonë protestës në Shqipëri: Kryengritja nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit

L’indipendente i ka kushtuar një artikull protestës kundër kryeministrit Edi Rama që mbahet në Tiranë për më shumë se dy muaj në Tiranë.

Protesta tashmë ka hyrë në muajin e tretë, që kur shqiptarët nisën “Revolucionin e Flamingove”, në fund të majit.

Protesta që nisi fillimisht për zonat e mbrojtura dhe kundër shkatërrimit të tyre, u kthye shumë shpejt në një revoltë dhe protestë kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rma dhe kundër të gjithë klasës së vjetër politike.

Më tej artikulli vijon:

Protestat e nisura në Shqipëri në mesin e muajit maj kanë hyrë në ditën e 76-të radhazi, ndërsa lëvizja e njohur si “Revolta e Flamingove” ka zgjeruar kërkesat e saj, nga kundërshtimi i projekteve turistike në zonat e mbrojtura, në kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit mblidhen çdo pasdite në sheshet qendrore të Tiranës dhe më pas marshojnë drejt institucioneve qeveritare. Edhe pse institucionet janë aktualisht në periudhën e pushimeve verore, organizatorët thonë se mobilizimi do të vijojë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e qeverisë Rama dhe ndryshimi i asaj që ata e konsiderojnë një sistem të korruptuar institucional. Në fokus janë gjithashtu kërkesat për shfuqizimin e ligjeve që lidhen me zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe investimet në zonat malore.

Aktivistët kërkojnë gjithashtu revokimin e lejeve të dhëna në bazë të këtyre ligjeve, duke argumentuar se ato krijojnë mundësi për ndërtime dhe projekte turistike në territore me rëndësi natyrore.

Protesta shtrihet edhe jashtë Tiranës

Lëvizja ka përfshirë edhe çështje të tjera që kanë ngjallur reagime publike. Një prej tyre është propozimi për riorganizimin territorial dhe bashkimin e disa bashkive.

Në Divjakë, qytetarët kanë protestuar prej ditësh kundër bashkimit të propozuar të bashkisë, duke kërkuar tërheqjen e nismës.

Ndërkohë, debat ka shkaktuar edhe financimi i aktiviteteve kulturore dhe koncertit të Kanye West në Shqipëri. Aktivistët kanë kritikuar fondet e alokuara për eventin, duke e krahasuar atë me mbështetjen që marrin në total artet e pavarura në vend dhe duke kërkuar ndryshime në politikat e Ministrisë së Kulturës.

Nismë për referendum

Përveç protestave në rrugë, organizatorët po ndjekin edhe rrugë institucionale.

Lëvizja për Diasporën Shqiptare, së bashku me 11 organizata të shoqërisë civile, ka paraqitur pranë autoriteteve zgjedhore një pyetje referendumi që synon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Mbështetësit e nismës argumentojnë se kuadri aktual ligjor mund të hapë rrugën për projekte ndërtimore dhe investime që, sipas tyre, rrezikojnë zonat e mbrojtura.

Ndërkohë, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në protestat e Tiranës më 15 dhe 16 gusht, duke synuar t’i japin një dimension edhe më të gjerë mobilizimit.

Nga protestë për zonat e mbrojtura në lëvizje antiqeveritare

“Revolta e Flamingove” nisi fillimisht si reagim ndaj projekteve turistike dhe zhvillimeve të pasurive të paluajtshme në zona të mbrojtura, përfshirë projektin e lidhur me kompaninë Affinity Partners të Jared Kushner.

Me kalimin e javëve, protesta mori karakter më të gjerë politik, duke përfshirë kërkesa për ndryshime në qeverisje dhe kundërshtim ndaj të gjithë klasës politike.

Gjatë protestave janë raportuar edhe përplasje me policinë dhe arrestime të demonstruesve. Organizatorët dhe disa organizata të shoqërisë civile kanë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës dhe trajtim të paligjshëm të disa prej personave të ndaluar.

Pavarësisht përplasjeve dhe kalimit të më shumë se dy muajve nga nisja e protestave, organizatorët këmbëngulin se lëvizja do të vijojë, ndërsa kërkesat e saj tashmë shtrihen nga mbrojtja e territorit dhe mjedisit deri te ndryshimi i politikave qeverisëse dhe reformimi i institucioneve.

“SHBA-ja dhe BE-ja po ndjekin politika kontradiktore në rajon”- Analiza e DW: A ndikon përçarja tek Ballkani Perëndimor?

Konsensusi perëndimor për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor po shpërbëhet, ndërkohë që SHBA-ja dhe BE-ja po ndjekin hapur politika kontradiktore në rajon.

Donald Trump kundër Europës nuk ka të bëjë vetëm me Groenlandën dhe NATO-n. Ekziston edhe një garë tjetër që zhvillohet shumë më qetësisht: në Ballkan.

Rajoni u rrënua nga luftërat e ish-Jugosllavisë së viteve 1990. Në të kaluarën SHBA-ja dhe Europa bashkëpunin për rindërtimin e rajonit. Ndërsa sot ata konkurrojnë për pushtet, para dhe ndikim.

Si mund të ndikojë ky rivalitet në Ballkan?
Ballkani Perëndimor është një term që Bashkimi Europian e përdor për gjashtë shtetet në kufijtë e tij: Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi.

BE-ja thotë se të gjithë këto shtete duhet të bëhen anëtarë, pas një sërë reformash të sundimit të ligjit dhe tregut. Por ata kanë ngecur në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Dhe ka disa pengesa të mëdha, si separatizmi që “vlon” në Bosnjë dhe Hercegovinë, ose mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës.

Për vite me radhë, SHBA-ja mbështeti integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ish-ministrja e Jashtme demokrate asokohe Hillary Clinton deklaronte, se “jemi të bashkuar në qëllimet tona për t’ju parë në NATO dhe BE sa më shpejt të jetë e mundur.”

Aktualisht po dëgjohet një mesazh i ri: Donald Trump Jr.: “Nuk është politikisht korrekte, por është shumë e qartë se Europa është katastrofë.”

Ky ndryshim kursi ka dy anë: interesat e sigurisë dhe interesat ekonomike. Lidhur me sigurinë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi së fundmi se “Epoka e ndërtimit të kombit, e udhëhequr nga SHBA-të, ka kaluar”.

Por çfarë do të thotë kjo?
Le të analizojmë Bosnjë dhe Hercegovinën, ose shkurt Bosnjën, një vend i shenjuar nga lufta brutale e viteve 1990. Është shtëpia e tre grupeve kryesore etnike: boshnjakëve, serbëve të Bosnjës dhe kroatëve të Bosnjës.

Për t’i dhënë fund konflikteve të tyre, në vitin 1995 u krijua një sistem ndarjeje pushteti nën udhëheqjen e SHBA-së. Shpesh përshkruhet si sistemi politik më i ndërlikuar në botë. Tani, SHBA-ja dhe Europa kanë mosmarrëveshje për pozicionet më të fuqishme në atë sistem: Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë-Hercegovinën. Ai ka një rol unik. Është një zyrtar i huaj, zakonisht europian, me fuqi të mëdha për të ndërhyrë në politikën boshnjake. Detyra e tij është të sigurohet që vendi të mos rrëshqasë përsëri drejt konfliktit. Por ai zgjidhet nga shtete dhe organizata të tjera dhe jo nga populli i Bosnjës.

Përfaqësuesi i Lartë i fundit ishte politikani gjerman Christian Schmidt. Ai dha dorëheqjen dhe tha se SHBA-ja e shtyu ta ndërmerrte këtë vendim.

Administrata Trump dëshiron të kufizojë kompetencat e Përfaqësuesit të Lartë, por BE-ja ende dëshiron një diplomat që ta thotë fjalën e fundit në Bosnjë.

Sipas Marko Prelec nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave “qëndrimi i SHBA-së në këtë çështje është i saktë.” Eksperti Prelec shpjegon më tej, se 30 vjet pas ndërprerjes së armiqësive, është shumë e vështirë të shpjegohet pse duhet të ketë një zyrtar të emëruar ndërkombëtarisht me shkallën e pushtetit që përfaqësuesit e lartë kanë ushtruar në Bosnjë-Hercegovinë.

Zyra e përfaqësuesit të lartë është bërë prej kohësh pjesë e konkurrencës gjeopolitike në Europë.Rusia ishte kundër Përfaqësuesit të Lartë të fundit dhe po kështu ishte edhe aleati i tyre lokal Milorad Dodik, udhëheqësi serb i Bosnjës. Dodik kërcënoi të shkëputej nga Bosnjë-Hercegovina dhe të bashkonte territoret serbe të Bosnjës me Serbinë fqinje: “Ne nuk e fshehim se i përkasim një kombi të vetëm serb. Ju nuk do ta shkatërroni thirrjen e këtij kombi për t’u bashkuar. Ky komb meriton të ketë një shtet të bashkuar. Ne nuk mund të ndalemi në këtë rrugë.

Amerika dhe Europa dikur bashkëpunonin kundër këtyre kërcënimeve. Dodiku madje u sanksionua nga SHBA-të dhe gjykatat boshnjake e kishin në shenjestër. Por ai i shpëtoi arrestimit, qëndroi pranë MAGA-s dhe festoi fitoren e Trump.

Dodik e qetësoi situatën dhe dha dorëheqjen nga qeveria, por mbetet udhëheqësi de facto i serbëve të Bosnjës. Në këmbim, administrata Trump e hoqi atë nga lista e sanksioneve. SHBA-ja thotë se do të angazhojnë të gjithë aktorët vendas për më shumë stabilitet. Por në BE, ekziston shqetësimi se kjo mund ta inkurajojë Dodikun që të përpiqet të ndryshojë kufijtë.

Protagonistët e Ballkanit mund të marrin shembull nga mënyra se si zhvillohet lufta në Ukrainë, shpreh shqetësimin Marko Prelec nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave: “Ajo që më shqetëson është nëse ka ndonjë lloj përfundimi të luftës në të cilën fuqitë perëndimore njohin ndryshimin territorial të arritur me forcë në Ukrainë, që patjetër do të ketë aktorë në Ballkan që do të thonë, po ne? ‘Edhe ne do të donim të ndryshonim kufijtë tanë’. Serbia do ta argumentonte këtë në lidhje me Kosovën, me veriun e saj, dhe serbët e Bosnjës do të thoshin, “edhe ne do të donim të shkëputeshim”.

Pra, ka shumë gjëra në lojë për sa i përket sigurisë. Por SHBA-ja thotë se tani fokusi kryesor në rajon është ekonomia.

Kjo lidhet shumë me transportin e gazit të lëngshëm natyror: Një terminal lundrues i Gazit të Lëngshëm Natyror është ankoruar pranë një ishulli kroat.

Prej këtej, SHBA-të duan të eksportojnë gaz në shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat deri më tani janë furnizuar kryesisht nga Rusia. Ata kanë një propozim të guximshëm. Chris Wright, Sekretari i SHBA-së për Energjinë, i quan këto terminale „tubacionet e paqes” të Trump. Kjo do të thotë që presidenti Trump e do energjinë. Një lloj paqeje përmes tregtisë.

Lidhjet e reja tregtare janë sigurisht të mirëpritura në Ballkan, ku investimet e huaja janë shumë të nevojshme. Por ka një paralajmërim, sipas Marko Prelec nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave: “Aty ku gjërat ndërlikohen dhe mendoj se janë mjaft të dëmshme për rajonin dhe për marrëdhëniet transatlantike, është se administrata Trump në mandatin e dytë, administrata e dytë, po favorizon në mënyrë të hapur disa firma shumë të dyshimta, firma amerikane që kanë lidhje të ndryshme me presidentin Trump dhe familjen e tij. Pra, duket si një lloj korrupsioni.”

Një investim i bllokuar aktualisht në Bosnjë, një linjë e planifikuar e quajtur “Ndërlidhësi Jugor”, supozohet se do të transportojë gaz të lëngshëm nga ai terminal kroat përmes Bosnjës dhe në Serbi. Ky projekti u bllokua për vite me radhë. Por me interesin e ri amerikan, gjërat filluan të lëviznin çuditërisht shpejt. U hartua një ligj i posaçëm, duke ia dhënë projektin pa tender një kompanie amerikane pa përvojë të mëparshme me tregtinë e gazit.

Kompania drejtohet nga ish-avokati i Trump dhe vëllai i ish-këshilltarit të tij. Ivana Korajlic nga Transparency International, thotë, se ndodhemi në një realitet absurd. “SHBA-ja dikur ishte promovuesja kryesore të vlerave demokratike në të gjithë rajonin.

Ivana Korajlic udhëheq punën e „Transparency International” në Bosnjë-Hercegovinë, ajo thotë, se “nuk shohim më asnjë lloj pretendimi për respektimin e sundimit të ligjit, respektimin e institucioneve lokale.”

Eksperti Marko Prelec vëren, se “është veçanërisht fyese për një Bashkim Europian që e ndërton pjesën më të madhe të identitetit të tij mbi praktikat e pastra të kontabilitetit, sundimin e ligjit, tregtinë e drejtë, fushën e barabartë të lojës.”

BE-ja punon prej kohësh për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun e vet të energjisë, edhe pse ato nuk janë ende anëtare të Bllokut.

Ajo gjithashtu e ka paralajmëruar Bosnjën se rrezikon të humbasë mbështetjen nëse nuk i respekton rregullat e përbashkëta të tregut. Ekziston një shqyrtim shtesë edhe për marrëveshjet e tjera energjetike të SHBA-së në rajon: në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.

Në Serbi, nga tenderi për një hidrocentral të ri u deklarua se vetëm firmat amerikane mund të aplikonin. Pra, mund ta imagjinoni që Europa nuk ishte e kënaqur. Europa ende e lë pas Amerikën në investimet në Ballkanin Perëndimor: më shumë se gjysma vjen nga BE-ja dhe më pak se 3 % nga SHBA-ja.

Venitje e besueshmërisë tek premtimi i BE-së për antarësimin
Pra, çfarë po bën Blloku për të kufizuar ndikimin e njerëzve të “orbitës” Trump? Ivana Korajlic nënvizon, se “fatkeqësisht, nuk shohim një përgjigje mjaftueshëm të fortë nga BE-ja kur bëhet fjalë për këtë. Përgjigja duhet të jetë shumë më e shpejtë.”

Ndërsa Marko Prelec nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, thekson, se “BE-ja nuk bën projekte të mëdha, shumë të mëdha, për çfarëdo arsye, në Ballkanin Perëndimor. Nuk ka asnjë gjë madhore që ata mund ta tregojnë. Kur SHBA-ja thotë se do të vijmë me këtë investim prej 2 miliardë dollarësh, kjo është diҫka madhore që të gjithë e dëgjojnë.

Joshja më e madhe që ka BE-ja për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor është perspektiva e anëtarësimit në Bllok në këmbim të reformave. Por besueshmëria e këtij premtimi po venitet.

Marko Prelec: “Njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë dëgjuar për integrimin europian prej dekadash. Askush nuk është pranuar në 13 vjet që nga Kroacia në vitin 2013. Pra, duhet të përpiqeni t’i bindni njerëzit përsëri se kjo do të ndodhë.”

BE-ja mund ta bëjë këtë së shpejti, pasi Mali i Zi po përfundon bisedimet e pranimit dhe dëshiron të bashkohet në vitin 2028.

Franca dhe Gjermania tani po bëjnë thirrje gjithashtu për një qasje më fleksibël, për t’i mbajtur vendet të motivuara dhe ndikimin e BE-së të sigurt. Ideja është t’u jepet vendeve kandidate qasje e hershme në programet dhe tregjet e BE-së përpara anëtarësimit të plotë.

Propozime të tilla paraqiten çdo disa vjet, por krizat më të mëdha vazhdojnë të tërheqin vëmendjen më të madhe në Bruksel. Tani është ndikimi në rritje i SHBA-së që mund ta detyrojë BE-në të bëjë një hap të vërtetë në Ballkan.

Pra, në njëfarë mënyre, më shumë interes dhe investime, mund të jenë një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor. Por disa në rajon shqetësohen se një përplasje SHBA-BE mund të nxisë paqëndrueshmëri. Sidomos nëse Uashingtoni ndalon së dhëni përparësi demokracisë dhe përqendrohet në marrëveshje afatshkurtra.

30 vjet pas luftërave, ndarja midis Amerikës dhe Europës duket se do të mbjellë më shumë përçarje në Ballkanin Perëndimor./DW

Rekrutimet – I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës

 

Kryeministri njoftoi rekrutime të reja në Agjencinë e Medias dhe Informacionit, e kritikuar nga organizatat ndërkombëtare si “ministri propagande”

BIRN

Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit të ri, profesionistë të komunikimit publik, ndërsa qeveria po përballet me protesta që targetojnë korrupsionin e lartë dhe mungesën e transparencës në vendimmarrjen për investime në pronat publike.

“Ke një ide që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë? Na trego”, thuhet në njoftimin publik të agjencisë, ku përcaktohen dy mënyra punësimi: si punonjës i brendshëm i agjencisë ose si bashkëpunëtor.

Thirrja nuk ka përcaktime të qarta të kritereve të punësimit, por lë të hapur mundësinë për personat e interesuar në “ekspertizë” dhe “inovacion”.

Prej më shumë se dy muajsh, Shqipëria është përfshirë nga një protestë maratonë kundër qeverisë, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila nisi si kundërshtim ndaj një projekti turistik në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, mungesës së transparencës dhe mënyrës se si qeveria administron pronën dhe pasuritë publike.

Protestat kanë sfiduar imazhin e kultivuar nga qeveria brenda dhe jashtë vendit si promotore e zhvillimit turistik dhe investimeve të huaja, duke e zhvendosur debatin publik te lidhjet mes pushtetit dhe investitorëve ‘strategjikë’, mungesa e transparencës dhe akuzat për favorizimin e interesave të biznesit në kurriz të pronës dhe interesit publik.

Drejtoresha e MIA-s, Manjola Hasa, i tha BIRN se nuk bëhet fjalë për një numër vendesh vakante që do të plotësohen, por për një iniciativë që synon reformimin e plotë të të gjithë institucionit dhe të mënyrës së komunikimit institucional në tërësi, në bazë të prurjeve të reja që do të aplikojnë.

“Ky është një reformim që nis me komunikimin e institucioneve publike dhe jemi të hapur për çdo ide të re që do të vijë, qoftë për zëdhënës të ministrive, ide të reja të komunikimit edhe në platformat sociale, duke marrë në konsideratë zhvillimin e teknologjisë, si dhe ekspertiza të tjera që kanë në fokus komunikimin”, tha Hasa.

Sipas saj, thirrja duhet parë si hapi i parë i zbatimit të një kontrate të re të qeverisë me qytetarët, që nis pikërisht nga komunikimi publik.

Agjencia ka një organikë të miratuar prej 69 punonjësish, të cilët punojnë si zyrë shtypi për komunikimin publik të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij.

Organizatat ndërkombëtare të medias kanë kërkuar mbylljen e kësaj agjencie, duke e cilësuar si “ministri propagande” që përqendron më shumë kontrollin e qeverisë mbi informacionin.

“SPAK-u fle mbi dosjet e korrupsionit” Protestuesi: Morën gjithçka nga ky popull, dhe sot mundohen ta tallin

TIRANË– Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 75-të të tubimit. Pas vendosjes së protestuesve përballë godinës së Kryeministrisë janë mbajtur fjalime nga organizatorët e protestës dhe jo vetëm, ku kanë shprehur pikëpamjet e tyre në lidhje me protestën.

Një protestues në fjalën e tij ka akuzuar SPAK-un se po vonon hetimet dhe veprimet ndaj dosjeve të korrupsionit, duke pretenduar se institucionet kanë frikë të përballen me politikanë dhe persona që ai i cilësoi si tradhtarë dhe mafiozë.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se shqiptarët janë ndarë nga politika dhe se shumë familje kanë të afërm jashtë vendit. Ai kërkoi përgjegjësi penale për politikanët, duke përsëritur thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa akuzoi politikanët se kanë përdorur pushtetin për interesat e tyre dhe pasi kanë përfituar nga qytetarët, sot gjejnë rastin edhe i tallin ata.

“SPAK-u vijon dhe fle mbi dosjet e korrupsionit. Nëse keni frikë të arrestoni tradhtarët dhe mafiozët, ka plot djem e bij nënash që janë të gatshëm t’u kërcasin prangat këtyre tradhtarëve.

Të gjithë ne këtu kemi familjarë jashtë shtetit. Na ndanë këta politikanë. Thirrja që na bashkon ndaj është: Rama n’burg, Berisha n’burg! Kemi politikanë që janë treguar të zellshëm në qeveri vetëm për interesat e tyre. Pasi i morën të gjitha nga ky popull, sot mundohen edhe ta tallin.”, u shpreh ai./Dosja.al

“Shqipëria e rinisë” Vijon protesta kundër qeverisë, qytetarët te Piramida: Ndryshim sistemi

TIRANË– Me thirrje kundër qeverisë, qytetarët po vijojnë marshimin te zona e Piramidës. “Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje”, “Shqipëria e rinisë”, janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ecin në grup në rrugët e Tiranës.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 75-të, vazhdon me kërkesën për largimin e qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike./Dosja.al


Send this to a friend