VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ku ishit ju, ADAMË?!!! – Poezi nga Përparim Hysi

By | September 26, 2021
blank

Komentet

blank

MUTTER DES GUTEN RATES-  Von Pater Pjeter Meshkala.  SKUTARI 1927

 

 

Wie ein Fels im Strom der Jahrhunderte, 

 

bleiben die Wände stehen, 

 

fest auf das Fundament genagelt, 

 

des heroischen Rosafa. 

 

Heute, wenn der Glaube der Kinder 

 

die Hoffnungen der Alten leuchten, 

 

lass es an den Wänden schreiben: 

 

” O abwesende Mutter, wir fühlen uns so arm.”. 

 

Ohne dich, die an den Tagen der Angriffe 

 

des siebenköpfigen Drachens, 

 

Ein Schutzschild für uns wurdest, 

 

denn du konntest unseren Leid nicht ertragen. 

 

Für dich … unsere Joch und Klage 

 

obwohl es unsere Schuld war.  

 

Denn in Blindheit setzen wir uns keine Grenze. 

 

Mutters Herz schmerzte, 

 

sie floh und verließ unser Heimatland! 

 

 

 

Oh Ihr Helden, Kämpfer 

 

mit dem Schutzschild auf der Brust  

 

für Ehre und Gott, habt ihr die Fahne hoch gehissten, 

 

gehuldigt durch Blut und Ehre, 

 

wacht aus dem stillen Grabstein auf, 

 

um unser Elend zu sehen! 

 A 

Die Hilfe von Arbënia, die Unbesiegbare 

 

Verschwand!?? … Wie das Licht, erlosch sie!! .. 

 

 Wirklich niemals, niemals O Jungfrau 

 

steigt unser Joch im Himmel empor? 

 

Wirst du nicht mehr leuchten wie in den Jahrhunderten 

 

neben Rosafa … O M A R I A ?! 

 

Unser Weg ist sehr steinig, verletzend  

 

wie ein Kind ohne Mutter sind wir unterwegs, 

 

es scheint kein Licht mehr ÜBER UNS 

 

weder von den Sternen noch von Sonne und Mond! 

 

Werden wir uns niemals deine Wärme spüren? 

 

Werden wir Hoffnungslos bleiben und warten? 

 

Bleibt unser Tanz vor Dir immer lautlos? 

 

mit Dunkelheit bestraft?! 

 

 

Nein, nein! Denn in den Himmel oben 

 

Gott mit seiner eigenen Hand 

 

schrieb: „SKUTARI gehört der Muttergottes 

 

UND SIE gehört ihr! ”. 

 

Ja, in den hellen Wänden füllt es 

 

mein Herz, es ist die Stimme eines Volkes 

 

die emporsteigt: 

 

Mutter, komm zurück zu mir! 

 

O du, der schönste Sonnenaufgang! Auf dich

 

Wartet meine Heimat! Erscheine zur Welt! 

 

Mutter, kehre zurück zu mir mit deinem Gnadenschild  

 

im Heiligen Glauben, und Geschwisterlichkeit! 

 

 

===================================

Aus dem Albanischen

Übersetzer Gjergj J. Kola

Wien, Oktober 2021

blank

Më 16 tetor 2020 u nda nga jeta shkrimtari Faslli Haliti

Faslli Haliti (Lushnjë, 5 dhjetor 1935 – Tiranë, 16 tetor 2020) ishte shkrimtar dhe disident shqiptar.

Biografia

U lind në Lushnjë më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 ishte anëtar i LSHASH. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. U nda nga jeta më 16 tetor 2020.

Mirënjohje

Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. (Wikipedia)

blank

Kanga XXXIII – E GOJËN FILL E ÇOI NGA GJELLA E ZEZË – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XXXIII

E gojen fill e çoi nga e zeza gjelle

Ai mekatar, me floket tue e fshi

Te kokes q’ia kish grrye nga mbrapa shpelle.

.

Pastaj filloi: <<Ti don te perterij

Te tmershmen dhimbe, qe n’zemer plage e mbaj

Pa fole ende, veç tue kujtue kah rrij.

.

Por fare ne m’u bafte fjala e prej saj

Kobi t’i dale trathtarit q’jam tue bre,

Ke per t’me pa te flas edhe te qaj.

.

Une nuk te njoh e s’dij se si nder ne

Ke mujte me zbritun poshte, por fjorentin

Kah flet me duke me t’vertete se je.

.

Ta dijsh ti, pra, se qeshe konti Ugolin,

Kryepiskop Ruxheri – ky perpara,

Tash do tregoj kaq afer pse me rrin.

.

Se prej ketij, qe s’dijti c’asht e mbara,

Trathtisht une, qe i besoja, qeshe burgue

E mbyte pastaj, asht ndi dhe ma perpara;

.

Por ate qe nuk ke mujte kurr me e degjue,

Sa i zi edhe i hatashem m’erdh mbarimi,

Ta them t’shikosh se ç’me ka ba ky mue.

.

Frangjija e ngushte ne ate kafaz burgimi,

Qe qysh me mue <<i urise>> me u quejte ia nisi,

Ku dhe te tjere ka per t’I mbylle shpagimi,

.

Ma se nje hane n’per vrime kish lane te ndrisi,

Kur andrren ogurzeze une pashe

Qe tisin e se ardhmes ma gerrisi.

.

Kete n’anderr pashe si pris e zot te shquem

Ujkun tue ndjeke me klyshe malit ne prite,

Qe s’len pizanet Luken me e shikuem.

.

Me bushtra t’ligta, t’shpejta, mire vadite,

Gualandet e Sismondet mbledhe i kishte,

Bashke me Lanfranket para i kish radhite.

.

Mbas nje vrapi te shkurte, m’u duk se ishte

Lodhe baba me te bijte, kur ne nje cuke

Pashe llav’n e qejve brijte kah u dermishte.

.

Kur une u zgjova, terri ende pa u zhduke,

Ndjeva pergjume tue dnese femijte nen za,

Qe i kisha prane, e tue m’u lute per buke.

.

Tham shpirt nuk ke, dhimbe ne mos ndjesh tashma

Vec tue mendue cka zemra ime ndillte,

E ne mos qash, per cka je msue me qa?

.

Gjumi u kish dale, e ushqim njeri s’po siellte

N’ate kohe si zakonisht ditet e tjera,

Per anderr t’vet n’dyshim seicili u dridhte;

.

E poshte degjova si gozhdohej dera

E kulles-tmer; nder sy tue i keqyre

Femijte e mij, une mbeta shtang at’hera.

.

Nuk qaja, kaq m’ngurosi ajo mynxyre,

– Qanin ata; e Anselmuci atbote:

– Ç’ke, babe, – tha, – qe shikon me ate fytyre? –

.

Por une s’i gjegja e as nuk derdha lote

Gjate dites dhe asaj nate plot psheretime,

Derisa dielli duel me ndrite mbi bote.

.

Si depertoi disi ne ate burg dhimbe

Nje rreze dielli edhe qarte dallova

N’kater fytyrat vete fytyren time,

.

N’dhambe nga deshprimi te dy duert kafshova;

E tue mendue ata se per uri

Kunder vetvehtes n’ate menyre u lshova,

.

U cuen e than: – Kaq dhimbje s’kem’ me ndi,

O ate, po te na hash; kta trupa t’mjere

Ti vete na i veshe, – zhvishi perseri! –

.

Per hater t’tyne u qetesova at’here;

Ate dite dhe tjetren s’foli kush ma gjate, –

Oh, pse s’u hape, o toke e ngurte, – humnhere?

.

Kur zbardhi dita e katert, Gada i ngrate

Aty nder kambe te mija u hodh, tue dashe

Me u qa. Dhe tha: – Pse s’me ndihmon, o ate? –

.

Aty ai vdiq; e si me sheh, une pashe

Kah nje mbas nje te tre me rane famija

T’pesten e t’gjashten dite; prandej u dhashe,

.

Verbue, me u ende tue preke foshnjet e mija;

Dy dit I thirra mbasi ata mbaruen,

Pastaj ma e forte se dhimbja qe urija!>>

.

Si heshti, te dy syte iu zgurdulluen,

Fatkeqit prap ia ngjiti ne kaptine

Me dhambe, qe si te qenit kercelluen.

.

O Pize, o turp e marre e asaj krahine

T’hijshme, ku e si-hit ambel ndihet jona,

Mbasi fqijte tu me te ndeshkue s’po vine,

.

Kapraja le te dyndet dhe Gorgona,

Arnin te gryka porsi gardh ta zane,

– Ti çdo pizan nder dallge, o lum, mbulona!

.

N’qofte se per Ugolinin u pat thane

Se per trathti t’i lshoi ato kala,

N’ate kryq femijte ti s’duhej me ia lane!

.

T’rij qene, o Tebe e re, pra faj s’te ka

Brigata as Ugucioni asnje grime,

E as dy tjeret n’kange permende tashma.

.

Tutje kaluem, atje ku gjoli i ngrime

Tjere shpirtna mizorisht mbeshtjell e ngjesh,

Jo ra permbys, – n’kokerr te shpines shtrime.

.

Vaji pengese aty nga vaji ndesh,

E dhimbja, neper sy ka s’gjen kalim,

Zmbrapet e ankthin con ma teper peshe;

.

Se t’parat lote mpiksen me nxitim

Dhe, tue u kthye ne maska kristalore,

Gropat per nen qepalla mbushin shqim.

.

Megjithse cingerima ne ate zgore

Permbi fytyren time akullue

Kish mpi e shue cdo ndiesi njerzore,

.

Ndjeva sikur nje ere e lehte ish cue,

E thashe: <<Mesues, çka ajrin po e leviz,

Ketu çdo avullim a s’ka mbarue?>>

.

<<Shpejt do te gjindesh, – tha i shtrejti pris,

– aty ku syte te japin gjegjen vete

tue pa burimin e amshuem t’puhise.>>

.

Kur, ja, n’ate akull nje nga ata te shkrete

Briti kah na: <<O shpirtna aq mizore,

Sa n’pike te fundit zbrisni tatepjete,

.

T’ashprin duvak ma hiqni ju me dore,

Ta shfrej kete mulla t’zemres e te aj

Para se lotet t’ngrihen n’syte e gjore!>>

.

E une: <<N’daç me u çlirue te zhgrehesh n’vaje,

Me thuej kush je; n’mos t’ardhsha ndihme si mik,

Rafsha ne fund te s’ngrites akullnaje!>>

.

E ai m’u gjegj: <<Jam frati Alberik

I frutave te kopshtit te mallkuem,

Ketu une hurma jam tue ngrane per fik.>>

.

<<Kaq shpejt, – ia prita, – paske ra nder t’shuem?>>

E ai m’u kthye: <<Si e kam trupin mbi dhe

Ne gjendje s’jam kurrqysh me ta treguem.

.

E paska nje te mire kjo Tolome

Sepse ma pare shpesh ketu shpirti bie,

Se Atroposi shty ka kete nder ne.

.

Kah due qe mos te matesh asnjefije

Nga syte te ma thesh tisin kristaluer,

Ta dish: sa shpirti I futet nje trathtije,

.

Si une iu futa, trupi bjen nder duer

Te dreqit, qe i hyn mbrende edhe e drejton

Dersa te rroje mbi dhe ai mekatnuer.

.

Por shpirti i tij ne kete saranxhe mbaron;

Ndoshta atje lart trupi keti’ i shetit,

Qe tej mbas meje n’akull dimenon.

.

Duhet ta dijsh, se tash nga lart ke zbrite,

Ai asht ser Branka d’Oria; ka sa vjet

Qe rrin i zhytun ne kete akull t’ngrite.>>

.

E une: <<Ti, si me duket, dokrra qet,

Se Branka d’Orien une e lashe te gjalle,

– Flen, vishet, ha e pai me t’madh lezet.>>

.

Por ai: <<Nder Kthetraflete s’e paten kalle

Ende ku e trasha peshkve rri tue zi,

Ate Mikel Zanken, kur ky la nje djalle

.

Porsi zavendes mbrende ne trup te tij,

Keshtu edhe ai, qe kish me te nje gjak

E bashke me te pat gisht ne nje trathti.

.

Tashti a po ma shtrin ate dore ndopak?

M’I cel keta dy sy!>>. E u bana i mire

Keq tue u sjelle me te, – s’ia çela aspak!

.

Ah, gjenoveze, qe coni jete t’peshtire

Me vese e poshtersina te pafare,

Si nuk ju qesin fare ‘j here e mire?

.

Se, me t’Romanjes ma te ziun kobtar,

Njanin kam gjete nga ju, qe, per çka bani,

Me shpirt n ‘Kocit sot lahet si trathtar,

.

Kurse ju siper per te gjalle e mbani!>>

blank

KANGË NË VETE – Poezi nga MIGJENI

 

Veri fryn pa mshire, si veri qe fryn,

dhe si hajn ne shtepiat e kojshive hyn

– edhe per çudi

keta kojshit e mi

sa mire e presin…

megjithese nuk asht dite vere

ato ne gjuhe te huej i thone: mire se erdhe!

 

Veri fryn dhe me acarim u premton pallate te kristalta

kojshive te mi qe ua kande shume andrrat e thata

– dhe u thote keshtu:

stergjyshnit e ju’

qene fatosa te vertete dhe u bane flija

per fe dhe atdhe dhe i merituen keto premtimet e mia.

 

Dhe kojshite e mi qe i kam farefis,

nipat e stergjyshnave meleza dhe te lete,

nipa done me mbete,

nipa te vertete

me atdhe e fe nder andrrat e thata

qe t’i meritojne premtimet e kristalta.

 

Veri fryn pa mshire, si very qe fryn;

Une ia mbylla deren teme me reze mos te hyn

me ma fike ket drite, me ma ngri ket shpirt,

me ma dridhe per ndjesine tjeter,

me ma joshe me anderr te vjeter.

blank

NË 35 VJETORIN E VDEKJES- NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI- nga Visar Zhiti

Në SHBA, në Chicago, 35 vjet më parë u shua shkrimtari çam Bilal Xhaferri, i arratisur nga Shqipëria, kur atje sundonte diktatura më e egër në perandorisë komuniste..

Një elegji dhe një kartelë, të shkruara nga Visar Zhiti, kemi zgjedhur sot për të kujtuar dhe nderuar Poetin……

 

 

ELEGJI E JUGUT

PËR KTHIMIN E BIRIT TË VDEKUR

 

Bilal Xhaferrit

blank

blank

 

Nxjerrë nga “Vepra, Bilal Xhaferri”, Vol. V, Tiranë, 2010

 

 

Kartela Bilal Xhaferri

(1935 – 1986)

Me baba të pushkatuar, çami i përndjekur Bilal Xhaferri, i kishte të gjitha rrugët e së ardhmes të mbyllura. Ai dhe një jetë të zakonshme si jetët e tjera në diktaturë nuk mund ta bënte dot, jo më të lejohej të bëhej shkrimtar,

Është punëtor krahu. Në shkollë të lartë as që bëhet fjalë se mund të shkojë, madje as në gjimnaz. Megjithate në mynxyrën e tij do të ketë një lloj shprese si dritë vobektë, Është talenti i tij.

Dërgon tregimet e para për botim. Pëlqehet menjëherë. Por bashkë me famën, do t’i vinte shpejt dhe rënia. Rënie brenda rënies, pikërisht atje mes shkrimtarëve…

Dhe s’i mbetet gjë tjetër, veçse të arratiset. Shkon në SHBA… vdes në Çikago në rrethana të dyshimta, ku thuhet se mund ta jetë asgjësuar dhe nga kanale të fshehta, ndonjë agjent në shërbim të regjimit Stalinist shqiptar.

…lindi në fshatin Ninat afër Konispolit në 1935, babai i tij, Xhaferr Hoxha, i lidhur me Ballin Kombëtar, dënohet nga fitimtarët si antikomunist, e vrasin në 1945, në vitin e parë të lirisë,,, e ç’liri zeza do të tundnin

kokat nënat çame.

Bilal u rrit në internim bashkë me motrën, emrin e të atit e bëri mbiemër, të mos e njihnin, mbas shkollës 7–vjeçare, bëri një vit shkollë për gjeometër, por jo, mjaft, kaq… Dhe nisi punën herët, punëtor krahu,

shtronte rrugët, ku ta çonin. Andej nga Veriu, afër Rrëshenit, gjeti një mecenate shpirtërore, shkrimtaren e dalë nga burgu, Musine Kokalari.

Edhe kjo miqësi do të përndiqej, janë raportet në dosjet deri dhe të ministrit të Punëve të Brendshme K. A.

Boton poezitë e para, tregimet e para, ndjeshmeria ishte e madhe por dhe befasia, ngjante me mahnitjen. Dhe u lejua të dale libri i tij me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë”. Në vitin 1967 u bë gati libri tjetër, ai me poezi “Lirishta e kuqe”. Ai i donte vargjet e tij: Krejt të lira/ si hapësira,/ si era,/ si drita./ Me vargjet si vargmalet/ që shtrihen nga veriu në jug/ dhe nga jugu në veri,/ me vargje të mbirë nga balta jote,/ Shqipëri.

Dhe dorëzoi në konkursin e shpallur me rastin e 500 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti– Skënderbeu romanin “Krastakraus”. Dhe një konflikt i beftë i tij në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, dalja kundë romanit të bujshëm “Dasma” të Ismail Kadaresë, bënë që atë ta përzënë. Autoritete të Realizmit Socialist, Fadil Paçrami, deri dhe anëtari i Byrosë Politike të Partisë në pushtet, Rita Marko, e kritikuan rëndë.

Dhe e hodhën sërisht në humnerë. Vepra iu ndalua. Libri i tij me poezi, që priste shpërndarjen, u dërgua në fabrikën e Letrës ne Lushnjë, për t’u ricikluar në letër të bardhë si harrimi, autorin e riçuan në internim.

“Poet i nëmur” do ta quante shkrimtari Sabri Hamiti. Meqënëse vendlindja e tij ishte fare në Jug, në kufi, ai gjeti rastin fatlum dhe u arratis për në Greqi. Pa Çamërinë e tij dhe këndoi i dëshpëruar.

Një vit më pas fluturoi përtej oqeanit, në kontinentin e ri, në SHBA.

Punon në Boston në gazetën “Dielli”. Dërgon për botim në Prishtinë romanin për Skënderbeun, në fakt për Shqipërinë mesjatare, tani me titullin “Ra Berati”, por nuk i dhanë përgjigje.

Shkon në Çikago në vitin 1974, ku dhe themelon gazetën “Krahu I Shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ku krahas historisë së fisit, do të shkruante dhe për diktatura e lënë në atdhe, për krimet e regjimit.

Vend i vogël,/ kohë e vogël,/ racion i vogël.         / Errësirë e madhe,/ frikë e madhe,/ mjerim i madh./ Dhe rrugëve të Atdheut/ Si kukuvajkë nën hënë/Leh dhe ulërin/“Gazi 69”

Makina e arrestimeve. Vinte pa i rënë sirenës. Kur ikte, mbase po.

Ndërkaq nuk kishte ende seriana të makinave te ndihmës së shpejtë, epidemia ideologjike sundonte vdekshmërisht. Dhe andej nga u arratis, ku iku, edhe pse nuk nuk mbërrinte dot “Gazi 69”, do t’i ndaheshin djajtë e kuq, jo ata vetë, por tentakulat e fshehta të regjimit do të kërkonin kokën e tij.

Në kokë e mori goditjen dhe në spital mbaroi në rrethana të dyshimtanë vitin 1986 .

Pas rënies së diktaturës, edhe pas kthimit të eshtrave të Bilal Xhaferrit ne Atdhe, për t’u prehur në vendlindjen e tij, u botua dhe vepra e plotë në pesë vëllime e Bilal Xhaferrit.

Ndërkaq dhe i vdekur ai s’është lënë i qetë. Herë pas here përfliten dhe dyshime në arratisjen e tij si i dërguar… aq sa duket sikur duan të vazhdohet ai konflikti i lënë në mes dikur, në Tiranën e kuqe për “Dasmën”, por tani i përmbysur, ende pa titull.

Gjithsesi Bilal Xhaferrit i janë dhënë medaljet e larta “Martir i demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”, iu vu dhe busti para shtëpisë së tij muze në Sarandë.

         ______________________________________________________

Nxjerrë nga libri “Kartela të Realizmit të Dënuar”.të Visar Zhitit, Tiranë 2020…

 

*   *   *

 

Si poet e shkrimtar Bilal Xhaferri mbart fatin muhaxhir të fisit të tij çam, të përndjekur, të goditur gjithandej, të shpërndarë:nëpër Shqipëri e Ballkan, në Europë e deri në SHBA, ata qendruan me heshtje dinjitoze. Bilal Xhaferri i dha zë dhimbjes çame duke u bërë një nga zërat më tronditës, por dhe më të bukur në letrat shqipe. Edhe pse e këputën ashtu si dhe jetën e tij.

 

blank

Kanga XXXII (Ferri) TË KISHA VARG TË ASHPËR E TË ÇJERRË – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XXXII

Te kisha varg te ashper e te çjerre,

Siç i ka hije gropes se deshprimit,

Ku kane themel shkambijt e ketij ferr,

.

Une do te mblidhja ajken e mendimit,

Porse te tille mbasi s’e kam une zane,

Jo krejt pa frike jam tue ia hy tregimit,

.

Se s’asht nje pune qe i dilet lehte m’ate ane

T’pershkruhet si asht fundi i dynjase,

S’mjafton nje gjuhe qe thrret veç <<babe e nane>>;

.

Vashat te me ndihmojne si ne ate rase

Kur mbylli Anfjoni Teben mbare ne shkrep,

Qe fjala ime ngjarjes t’i pergjase.

.

O frote e keqe, ra ne kete gazep,

Qe ta permend veç kam veshtiresi,

Ma mire te kishit qene ju dhi e sqep!

.

Kur na u gjetem n’fund te pusit t’zi,

Nen kambet e viganit poshte tue u kredhe,

Edhe te naltin mur po vreja ngri,

.

M’thirri dikush: <<Kamben ku je tue e hjedhe?

Ec ma ngadale, mos t’shkelesh gabimisht

Krena velleznish, oh, te mjere, ne zgjedhe!>>

.

U solla e pashe, perballe e njekohesisht

Nen kambe te mija, akull nje liqe,

– Jo porsi uje, si xhami krejt ai isht.

.

Shtrese ma e dendun asnjehere s’asht nde

Dimnit mbi rrjedhe t’Danojes n’Osterlik,

As ne Tanaj nen qiell acar tane re,

.

Sikur aty; vete mali Tambernik

Ra t’I kish siper ose Pjetrapani,

As n’zgrip te holle ky xham s’do kish ba <<krik>>.

.

Si kryet qet zhaba ujit jashte e zani

I kuakjes ndihet, kur cdo nate te thuesh

Korrjet fshatarja andrron qe diten bani,

.

N’fytyre irnue, ku turpi del per fushe,

Ishin hijet qe vuejshin n’akullnaje,

Dhambet tue krise si sqepin ndo’j kanushe.

.

Seicila poshte e mbante kryet e saj,

Nga goja cingerima, dhe trishtimi

Nga syte u cfrente, mbyte nder lot rrekaje.

.

Si kqyra rretheqark, at’here shikimi

Nder kambe me zbriti e pashe dy aq shternguem,

Sa floket bashke ngatrrue u ishin shqimi.

.

<<Tregoni ju, qe rrini t’perqafuem,

– u thashe, – kush jeni?>>. Qafat tue i kthye,

kah une fytyrat soll’n ata te shuem;

.

t’ujitun mbrende i kishin ata sy,

lotet nder buze u rrodhen e acarija

ne ças i ngriu, qepallat tue mberthye.

.

S’ka lloz qe te mbertheje me grremca t’tija

Dy druj ma fort; si sqep tue e perpjeke,

U ndeshen koke per koke ndeze nga menija.

.

E njani, qe dy veshet ia kish hjeke

Acari I madh, krye ulet zu me thane:

<<Ç’na vren si ne pasqyre? N’se je tue u rreke

.

me I njohte keta te dy te mjere kush jane,

dije: ku zbret Bizenco ate lugine

e paten bashke me Albertin, me babane.

.

Nje barku dolen; mbare ti kete Kaine

Mund ta kerkosh, por s’gjen nje shpirt, jo, ma

Te denje se kta me u fute ne xhelatine;

.

As ate, qe parzmi e hija e tij u ça

Nga heshta e Artus me vrull tek s’ve;

As Fokacjon; e as kete qe n’qafe m’ka ra

.

Me ate krye aty e te shikoj s’me le,

Ky quhej Sasol Maskeroni, por

Ne qofsh toskan e din se cili qe.

.

E qe mos te me bah te flas me zor

Ta dish se qeshe Kamicjon Pacci due,

Karlinin pres te dal ma pak fajtor.>>

.

Pastaj une pashe fytyra mavijue

Nga t’ftohtit; edhe tash me vijne mornica,

E do me vijne, ate akull tue kujtue.

.

Ndersa udhtonim ne t’amshuemet ngrica

Drejt qendres, peshat qe i thith unji,

E kruspull une po dridhesha nga rrica,

.

Per dashje, rast o fat, une nuk e dij,

Por, ja, nder ato krena tue barite,

Shqelm fort i rashe nje shpirti ne turi.

.

<<Ti pse me vret? – me tha tue qa e brite. –

N’mos erdhe me u hakmarre ma me terbim

Per Montapertin, pse po me merzit?>>

.

E une: <<Me prit paksa, mesuesi im,

T’i lyp disa sqarime ma te holla,

Pastaj sa t’duesh te ndjeki me nxitim!>>

.

Prisi qendroi; e shpirtit une iu solla,

Qe shamje e mallkime villte goje:

<<Po kush je ti, qe s’pran tue qitun bolla?>>

.

<<Thuej ti kush je, – m’u gjegj, – qe neper troje

t’Antenores shqelmon ti krena tjere?

Te ishe I gjalle, kaq fort s’do mund qelloje!>>

.

<<I gjalle une jam, – i gjegja menjehere,

– qe t’marr shenim ty duhet te vije mire,

ne qofte se don ti emnit me i dhane vlere.>>

.

E ai ma ktheu: <<Une tjeter kam deshire,

Por hiqmu qafe, koken mos ma çaj,

S’asht vendi ky ku shiten lajkat lire!>>

.

Hijes ia ngjita shi te zverku i saj

E i thashe: <<O po me gjegjesh njitash holle

Ose t’i shkula floket me gjithe rraje!>>

.

Por ai m’u suell: <<Ti kot je tue u lodhe;

S’do çeli goje e asgje nuk te tregoj

Dhe po t’ma bajsh rradaken fare tolle!>>

.

N’sa flokve une ia kishe ngule me thoj

E i shkulja tufe-e-tufe e fije-fije

Dhe ai koke-ule luronte, nje za ushtoi:

.

<<Mos brit ashtu, o Boke, se s’te ka hije!

Ti mjaft me nofulla na cave kryet

Edhe pa lehe! Ç’dreq t’hyni kish ta dije?>>

.

<<Tashti, – i thashe, nuk kam nevoje me t’pyete,

trathtar i mbrapshte! Do dij cka te tham, po,

ne tjetren bote per ftyren tande t’ndyte!>>

.

<<Thyej qafen, – tha, – e çka te duesh trego!

Por, n’dalsh kendej, mos rri pa ma permende,

Kete shokun gojecthurun ma kujto!

.

Qan, se mbas arit t’Frances ai pat rende.

– E pashe ate nga Duera, – ka per t’thane, –

atje ku i mbajne per fresk mkataret mbrende. –

.

Ne qofte se ty te pyesin ke kish prane,

Thuej afer Bekerine ati’ i kam gjete,

Qe fiorentinet qafes n’sharre i rane.

.

Ma tej Xhian Soldanieri besoj t’jete

Dhe Geneloni e Tebaldeli rrine,

Dyeret ia çeli ky Faences fjete.>>

.

Na tutje ishim shty n’ate akulline,

Kur pashe une dy te mardhun ne nje grope,

Koken mbi koke si ksula mbi kaptine;

.

Si hahet nga urija buka cope,

Ashtu ai siper tjetrit iu lshue drejte

Mes truve e qafes, e nuk kish te ngope.

.

Ma fort Tideu besoj nuk ia ka brejte

Dy tamthat Menalipit nga inati,

Se ky qe i grinte rrashte e tjera krejt.

.

<<O ti qe shfren siper ketij te ngrati

gjithe ate urrejtje e je tue e lane pa krye,

tregome arsyen, cfare faji ky te pati?

.

N’se me te drejte, – i thashe, – ti je tue shfrye,

Tue dijte kush jeni e pse keshtu ju gjeta,

Ne boten lart une kam me ta shperblye,

.

Ne qofte se nuk me thahet gjuha e shkreta.”

blank

MOTIVET – Poezi nga MIGJENI

 

A nder kujtime te shkimuna asht motiv’ i nje vjershe?

nder kujtime te bardha te feminis virgjine,

kur zemerplote me mbare boten defreheshe

ne deshire, shpresa e t’ambla andrrime?

.

A nder kujtime t’aferme te djaleris vullnuese

asht motiv’ i zjarrte i nje vjershe dashunie,

me rime tingllueme e shprehje flakruese

plot lumni jetese dhe gezim brohorie?

.

Nder ftyra te zbeta te grave te mjerueme,

qe enden dhe neper pragje, tu’ u shitun lypin,

nder ftyra u shkarravitet nje vjersh’ e permallueme

me vaj, me ankime qe der ne qiell hypin;

.

neper skaje t’errta, ku shungllon zgerdhia

me neveri, ne te cilen tregohet i marri,

te cilin ndjek e shoqja, i biri dhe e bija

— ne revolt aty krijohet moto-permendari,

.

neper skaje te mshefta ku droja ka mrizin

e qetsia shtrohet tue perpimun jeten —

aty bashke me tradhti motivi ze fillin

e pena e poetit me te zhvillon vjershen.

.

Gjate jeteses se njeriut motivet te gjitha ngjyrash

shkojne e vijne pa pramun. Po erdh motiv’ i mbrame,

i tmerrte ne fantazi tone – atbote nje te zbem ftyrash,

nje hij’ e keqe — dhe kumona dam – daaam.

blank

PESHA E FATIT – Poezi nga MIGJENI

 

Na shtypi fati e na bani krymba

ne kensit dykambesh qe zbuluem hy’n

edhe aq me teper e ngaterruem ny’n…

shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.

.

(Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba?

Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit

kane me iu merzitun– dhe mandej prej zorit

do te pelcisni… Prandej: pse te baheni pellumba.)

.

Fat i yne mizor — shpate e Damokleut

Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?

E jeta na bahet ma zi se sketerre.

Te vertetat, as rrenat, s’i ndihmuen Dheut.

.

Te vertetat dhe rrenat? — Xhevahiret e çmuem

Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.

Por mos mendo se me ta do t’ia ndreqish rroten…

Jo se i pelqen jete çale me shkuem.

.

Me çalue n’ane te djathte, me çalue n’ane te majte…

Si paljaço i gjore qe kah t’ia mbaje s’di,

mbasi kamben e theu ne akrobaci —

jet’ e tij asht helm me asnje pike mjalte.

blank

NËN SHENJËN E DJALLIT: SOT TRE DATËLINDJE MES TETORIT TË LETRAVE – – Migjeni, Pano Taçi, Dritëro Agolli – Nga Visar ZHITI

Tetori në traditën tonë të re është tashmë dhe Muaji i Letersisë, sepse lidhet me jetët e vdekjet e disa prej shkrimtarëve të mëdhenj të letrave shqipe. E sjell sërish në vëmendje.

Në 20 tetor ndërroi jetë poeti kombëtar Naim Frashëri, kurse në 23 tetor lindi poeti tjetër kombëtar Gjergj Fishta

Në tetor kanë lindur dhe sundimtarët e Shqipërisë, Mbreti Zogu I dhe diktatori Enver Hoxha, i pari në 8, i dyti në 16, të cilët kanë lidhje me letërsinë, jo thjesht si personazhë veprash, por që kanë ndikuar dhe në realitetet letrare, për mirë dhe për keq.

Pikërisht si sot, në 13 tetor, kanë datëlindjet dhe 3 poetë: Migjeni, Pano Taçi, Dritëro Agolli. Ndërkaq tetori është dhe muaji i “Sindromës Down”, i vendosur nga Shoqata Kombëtare Amerikanë, që mban po këtë emër, për të senbilizuar dhe ndërgjegjësuar shoqëritë, nismat e së cilës njihen si ajo “Buddy Walk®” – “Trupi Ecën” Po kështu është dhe muaji i Kancerit të Gjirit, i përballjes….

Trallisëse. Është muaji i dhjetë i vitit dhe emri i ij do të thotë tetë, vjen nga latinishtja (octo), sepse romakët në kalendarin e tyre gregorian e kishin muajin e tetë, është vjeshta e tyre në hemisferën boreale dhe pranverë në hemisferën australe.

Tetori ynë i mbart të gjitha këto, ar vjeshte nëpër poezi dhe gjëndje “down”, por dhe atë cjen e vështirë me një diell të ftohtë, që ngjan dhe me gjirin e murosur i Rozafës.

* * *
Dua t’i kthehem ditës së sotme të tre poetëve. Aq të ndryshëm nga njëri-tjetri, që kujtohen në mënyra të ndryshme, ndoshta harrohen njëlloj, nga njëra palë ose tjetra e adhuruesve. Tre poetë që duhej të na bashkonin tre herë por nuk ndodh gjithmonë kështu,

Tre poetë që s’janë më.I përkasin shekullit XX të Shqipërisë, edhe fillimit të shekullit XXI. Dhe patën sundimtarët e tyre.

Migjeni dhe Dritëro Agolli. Që përkujtohen dhe zyrtarisht. Janë në tekstet shkollore dhe mediat flasin për ta. Migjeni jetoi nën mbretërinë shqiptare dhe solli copëza tronditëse të atij realiteti si kritik i tij, Dritëroi në socializmin real dhe i këndoi atij. Migjeni mësues fshati, Dritëroi shkrimtar profesionist, deputet. Migjeni nga diktatura u konsiderua si paraprirës i Realizmit Socialist, Dritëroi poet i shquar i tij, që përjetoi dhe postdiktaturën, ndryshimet demokratike, kur Migjeni sikur u zbeh paksa dhe Dritëroi u lartësua edhe më.Si njërën dhe tjetrën, ka që mendojnë se janë të padrejta të dyja.

Midis tyre, jo vetëm si vitlindjeje, por dhe si fat, është poeti tjetër, Pano Taçi, që erdhi nga ferri i burgeve dhe që kujtohet gjithnjë e më pak.

Një treshe poetësh jona, tre jetë, tre dukuri shqetësimesh, emblematike, kisha shkruar, por edhe diabolike, shtoj..

Migjen nxitoi të vdesë i ri, vepra e tij nuk u ndalua nga censura mbretërore siç ndodhi me mjaft autorë të tjerë në diktaturën që Migjeni nuk e arriti, por u studiua, u vlerësua dhe shkëlqeu mynxyrshëm.

Kurse Dritëro Agolli dhe Pano Taçi janë të njëkohshëm, nën diktaturë të dy, i pari poet zyrtar, i dyti në burg, edhe pse e nisën ngjashëm, të dy kishin qenë partizanë qysh fëmijë për çlirimin e vendit, ku pas asaj lufte u vendos regjimi më e egër në të gjithë perandorinë komuniste. Krijimtaria e të dyve u përzgjat dhe në moshë të thyer, në shekullin e ri, XXI.

 

DEMONI I KRIJIMIT

 

13 Tetori i tre poetëve si nën shenjën zodiake të djallit metaforik. Jo pse në këtë muaj do të renditen dhe datëlindjet e atyre që kanë sunduar më së shumti Shqipërinë.

Pani Plak, por dhe engjëlli plak e quanim ne Panon tonë. Aq sa me miq, po aq dhe vetmitar, i përvuajtur dhe buzagaz, që, kur ishte në burg në diktaturë, duhej të ishte më i lirë së brendshmi, i një lirie të tmerrshme, të leckosur si rrobat e të burgosurit, ndërsa kur ishte i lirë e në demokraci, mbeti në burgun e varfërisë dhe të mosmirënjohjes, deri dhe të braktisjes. Edhe botimet e tij janë të varfëra, libra të vobektë. Harrohej në gjallje dhe s’e di a nëpërmendet tani, që ka ikur në qiell.

Dritëro Agolli, patriarku i socialistëve, por dhe i realizmit socialist, i asaj metode letrare vrastare, siç e sulmojnë, me botime të shumta e luksoze, poema e prozë, me lavdira e përvjetorë e statuja.
Migjeni mbetet poeti më i ri i shqiptarëve, që modernizoi poezinë shqipe, europian i viteve ’30, klasik ndërkohë, themeltar sidomos në prozën e shkurtër, me shtëpi muze dikur dhe me një teatër në qyetin e tij të lindjes, që mban emrin e tij.

Tre poetë, të pangjashëm dhe me fate të ndryshëm, me rëndësi të ndryshme, madje jo dhe aq të pakrahasueshme, mendoj, bashkëkohës aq sa mund të ishin, se e njëjta koha s’është e njëjtë për asnjërin, që shpalosin tri drejtime vulnerabile të letrave shqipe, ku i pari, sipas kronologjisë kohore, Migjeni, zë vend të qëndrueshëm, edhe pse me një libër, të realizmit kritik do të thoshim si në shkollë, por që ndikoi ndjeshëm në shkëputjen e letrave shqipe nga romantizmi i vonë, sarkastik deri edhe kafkian, guxoj të shtoj, duke patur parasysh ca parabola të tij, etj, kurse Agolli, ndër më të shquarit e mëvonshëm, prijës në socrealizmin shqiptar, tregimtar spartan dhe romancier me humor popullor, kur lufta e klasave dhe kulti i individit ishin normë, sa entuziast në socializëm, kur sundonte djalli, i vlerësuar ndërkaq nga udhëheqja, nga djajtë thënë më mirë, i trishtë dhe i zhgënjyer në posdiktaturën demokratike, edhe i trishtë, por prapë i vlerësuar nga udhëheqja e re, nga djajtë e rinj, mund të shtojë ndokush, ndërsa Pano Taçi, që u bë i njohur vonë, por asnjëherë sa ata, ishte poeti i pafat, i vetëbërë, edhe pse dënohej për të mos qenë i tillë. I burgosur dhe internuar gjatë diktaturës, pra i flakur në ferr, me djallin e armatosur mbi kokë, ndërsa pas rënies së diktaturave, edhe pse viti ’90 e gjeti 62 vjeçar, boton libra të shumtë me poezi, tradicional në trajtim, risi në tema, i përqendruar në dhimbjet e persekutimit, në terrin dhe qëndresën, e thërret djallin për ta damkosur dhe e gjen atë dhe në mashtrimet në demokraci, prandaj dhe sarkazma bëhet më e hidhët, edhe banale prej lodhjes, besues dhe mosbesues, i avitet qiellit, por flatrat i ka të thyera dhe i kthehet një dashurie cigane, duke nxjerrë libra erotikë me “poezi pornografike”, të parët në llojin e tyre, që e gajasnin lexuesin me një si donzhuanizëm të allasojshëm shqiptar.

Tre poetë – me horoskopin e shenjës së djallit, mund të thoshim.

ELIPSET E TRE JETËVE

Duke lënë jashtë rastësinë e 13 tetorit, se ç’forcë a mister qiellor deshi që të lindnin në atë datë të vjeshtës së dytë, do të desha të thosha se ka diçka përbashkuese në jetët e poetëve në përgjithësi. Elipset e jetëve kanë dhe pika takimi, ndonjëherë dhe përzierje. Kur u shua Migjeni, fare i ri, as 27 vjeç, Taçi ishte vetëm 10 vjeç dhe Agolli 7 vjeç, pra, bashkëkohësia e tyre është fare e pakët, si të thuash pak vite ajër të përbashkët përthithën në truallim amëtar. Taçi me Agollin u rritën si shkollarë dhe me poezinë e Migjenit. Po risjell kronologjinë e tre jetëve, nxjerrë nga botimet e tyre, sepse sintetizon kohë dhe histori të re tonën…

1911- Kur Shqipëria e rropatur ende s’e kishte fituar mëvetësinë, aq e dashur dhe po aq rrezikshme, lindi Migjeni në Shkodër. Arsimimin fillor e mori në vendlindje në një shkollë serbo-ortodokse. E çojnë të studiojë në Tivar. Daja i Migjenit, Jovan Kokoshi nga Kavaja, e dërgon në gjimnazin e Manastirit dhe po këtu, në vitin 1927 kryen Seminarin Ortodoks “Shën Joan Teologu”.

1917- Në Rusi shpërthen revolucioni bolshevik, që do të ndryshonte historinë e botës, fatalisht dhe të Shqipërisë së vogël. Lindi Musine Kokalari, që do të jetë shkrimtarja e parë shqiptare dhe desidentaja e parë grua në perandorinë komuniste, themeluese e një partie opozitare e do të burgosej e më pas do të vdiste në internim.

1928- Parlamenti shqiptar shpall Mbret Zogun I. Shqipëria shpallet mbretëri. Lind Pano Taçi në Gjirokastër, ku merr dhe mësimet e para, ndërsa gjimnazin do ta vazhdojë në Tiranë me mësues filozofin, shkrimtarin dhe poetin Isuf Luzaj, i ikuri politik, patrioti i dënuar me vdekje.

1931- Ndërsa vazhdonte të ndërtohej kryeqyteti i ri, Tirana, pas bulevardit të madh u ngritën 6 pallatet e 6 ministrive, vendi po institucionalizohej ndërkaq, në Jug-lindje, në një fshat të Korçës, në Menkulas të Devollit, lindi Dritëro Agolli. (I ati i tij, Rizai, kishte mërguar në Buenos-Aires dhe në Çikago).

1933- Migjeni emërohet mësues i gjuhës shqipe në shkollën “Skanderbeg” të Vrakës në Shkodër dhe boton në revistën “Illyria” prozën “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Dy vjet më vonë kërkon të shkojë në Slloveni për kurime ndaj tuberkulozit, por kunsullata jugosllave në Shkodër nuk ia jep vizën, punë djajsh dhe ikën në Greqi. Kthehet dhe vazhdon mësuesinë në gjimnazin e Shkodrës.

1936- Shpërngulet në Pukë. Shtypshkronja “Gutenberg” bën gati 1000 copë të librit ”Vargjet e lira”, por “censura ndalon qarkullimin e tyre”, shkruhej në botimet e mëparshme. Nuk gjendet në arkiva ndonjë dokument që e dëshmon këtë. Ndërkaq Migjeni po çmohej në shtypin e kohës. (Bllokimi i librave të Migjenit priste shlyerjen e pagesave të faturave) Në fund të vitit përgatit librin e ri “Novelat e qytetit të Veriut”. Në Gjirokastër lind Ismail Kadare, shkrimtari që do të sundonte letrat shqipe gjatë periudhës socialiste dhe do të arrinte njohje botërore.

1937- Mbreti Zog martohet, edhe pse i besimit musliman, me konteshën e bukur katolike hungareze, Geraldinë Appynoi, ndërsa At Gjergj Fishta nxjerr versionin përfundimtar të eposit të tij “Lahuta e Malcis”, dhe në Pukë Migjeni, me rastin e festes kombëtare, 28 Nëntorin, mban një fjalim para popullit të Pukës. (Sot mbase nuk duket me aq rëndësi, hollësi e tepërt, se mbahen dëndshëm fjalime nga pushtetarët…)

1938- Migjeni niset për në Torino dhe shtrohet në sanatoriumin “San Luigi”. Vdes gjatë natës së 26 gushtit. Zi në botën shqiptare të letrave. Botohen proza dhe poezi të tij.

1939– Nis Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste. Ajo qëndresë heroike e atyre njerëzve në bregdetin shqiptar do të shënonte fillimin e rezistencës me armë në Europë kundër djallit nazi-fashist.

1941- Themelohet në Tiranë Partia Komuniste e Shqipërisë, të pranishëm në drejtim janë dhe dy demonë serbë…

1942– Pano Taçi, i përfshirë në lëvizjen antifashiste që 12 vjeç, futet në organizatën Debatik dhe del malit partizan. Dy vjet më pas nxjerr poezinë e parë në “Bleta”. Ia botoi poeti i njohur Lasgush Poradeci.

1943- Dritëro Agolli, edhe ai 12 vjeçar, përfshihet në luftë, (diku shkruhet si 9 vjeçar), bëhet korrier batalioni, teksa i ati është partizan. 1944- Del libri “Vargjet e Lira” të Migjenit. Shqipëria, e vendosur në anën e drejtë të historisë, çlirohet… (por jo shqiptarët…).

1945- Mbaron Lufta e Dytë Botërore. Fitojnë Aleatët Perëndimorë me Bashkimin Sovjetik kundër Boshtit Nazist. Humbjet ishin të mëdha, u vranë 60.754.000 njerëz në botë.

1946- Vendoset shërbimi i detyruar ushtarak. Nisin arrestimet e klerit katolik, Enver Hoxha shkon për vizitë zyrtare në Beograd, kurse Pano Taçi, i përjashtuar nga gjimnazi për “dashuri borgjeze”, (i magjepsur pas një vajze të bukur, motër e njërit prej presidentëve të ardhshëm të Republikës në posdiktaturë), tundohet të arratiset në Greqi, që më pas të ikte në SHBA tek gjyshi. Panoja dënohet me 4 vjet burg, në kënetën e Maliqit njeh mes të dënuarve shkrimtarët Mitrush Kuteli, Arshi Pipa, etj. Pas dy vjetësh lirohet dhe e çojnë në internim.

1947- I kthehet Shqipërisë ishulli i Sazanit, qeveria refuzon planin Marshall, Enver Hoxha takohet me Stalinin në Moskë, djalli i vogël me Djallin e Madh dhe Dritëroi boton poezinë e parë “Vullnetari i hekurudhës” në gazetën “Rinia”.

1951– Bomba në ambasadën sovjetike në Tiranë, pretekst për arrestime intelektualësh, pushkatime, mes tyre dhe një grua, shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati. Pano Taçit ia shtojnë internimin në Savër të Lushnjës, me akuzën se nuk kishte dashur të votonte.

1952- Hapet Kinostustudia “Shqipëria e re”, Dritëroi mbaron gjimnazin e Gjirokastrës, “akademinë e tij letrare¨, siç e quante dhe e nisin për studime në Lenigrad, Sant Petërsburgu i dikurshëm dhe i tanishëm.

1953– Shqipëria në zi për vdekjen e Djallit të Madh, Stalinit. Pano Taçi shkruan poemat për Kosovën “Treni i muhaxhirëve”, “Gryka e Kaçanikut”. E pranojnë anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve, por një vit më vonë kritikohet ashpër për poemën “Kambanari” si reaksionare që nxit kryengritje.

1955- Shqipëria e uritur nuk pranon një ndihmë ushqimore me vlerën 850.000 dollarë nga Presidenti Eisenhauwer, por bëhet anëtare themeluese e Traktatit të Varshavës. Dritëroi martohet në Bashkimin Sovjetik me një ruse të bukur, Nina Novikova, kurse Enver Hoxha takohet me Hrushovin, një tjetër djall, por më i zbutur dhe i rafinuar. Pano Taçi mbetet në internim, me kontroll të rreptë policor.

1956- Sillen eshtrat e Migjenit nga Italia në Shqipëri, nga Torre di Pelice në Shkodër, në Varrezat e Dëshmorëve. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu shkojnë në Kinë. Djajtë ndërrojnë kah. 1957- Hapet universiteti i Tiranës. Dritëroi nis punën si gazetar në “Zërin e Popullit”. Ribotohet i zgjeruar libri i Migjenit “Vargjet e lira” dhe dekorohet me titullin “Mësuesi i Popullit”.

1960- Mbledhja e 81 partive në Moskë, kacafytje përbindshërore. Pano Taçi lirohet nga internimi. 1961- Ndëpriten marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, vdes Mbreti Zog në Francë, diku afër Parisit, del Vepra e plotë e Migjenit (nën kujdesin e Skënder Luarasit), i jepet “Urdhëri i Lirisë”, kurse Pano Taçi martohet. 1962- Fronti Demokratik në Shqipëri, siç ishte caktuar, i fiton përsëri zgjedhjet 99.99%, me një pjesëmarrje të zgjedhësve 99.99%. Lirika të Pano Taçit përgatiten për botim nga kritiku dhe shkrimtari Drago Siliqi, por befas cilësohen nga lart “pa frymën e kohës, ku zotëron grija kapitaliste”. Pano dënohet me burgim për agjitacion e propagandë, kur djali i tij ishte vetëm 3 muajsh.

1964- Vjen për vizitë kryeministri kinez Çu En-lai, (demonë nga Azia), ndërkaq gruaja ruse e Dritëroit së bashku me djalin ikin përgjithmonë. Pas një viti Dritëroi martohet me gazetaren Sadije Kecaj nga Shkodra, e cila do ta shoqërojë me përkushtim e përkujdesje për më shumë se gjysme shekulli, deri në fund të jetës.

1967– Nis fushata kundër besimeve fetare, djalli arrin të mbyllë dhe të shembë të gjitha kishat dhe xhamitë në Shqipëri, ndalohen kopshtet/bahçet private, tërmet në Dibër dhe Librazhd, ndërsa Pano Taçi lirohet nga burgu dhe e internojnë në vendet e tërmetit. Dritëroin e çon shteti për vizitë në Kinë.

1970– Vendi shpallet i gjithë i elektrifikuar, por siç kishte shkruar Imzot Fan Noli, ai mbetej “Pranë dritës – i pa parë”. Pano Taçi vjen në Tiranë, bën punëra nga më të rëndat e më të vështirat ashtu si në burg. Vendoset bashkëpunimi mes universiteteve të Tiranës dhe të Prishtinës.

1971- Dritëroin e çojnë për vizitë në Kongo dhe nis botimi në revistën “Hosteni” i romanit të tij “Shkqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Kthehet nga Parisi.

1972- Pleniumi IV i Partisë për letërsinë dhe artet, ku, të frymëzuar nga fjla e Enver Hoxhës, dënohen autorë dhe libra, festivali i 11-të dhe artistë. Dritëroi emërohet sekretar për letërsinë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe pas një viti kryetar i saj dhe prapë pas një viti deputet dhe do ta vazhdojë karrierën paralamentare dhe më pas, për 30 vjet gjithsej.

1976– Enver Hoxha kritikon Kinën në Kongresin VII të tij, me Kushtetutë shpallet Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë (një emërtim disi i gjatë për një vend tejet të vogël, nuk shkruheshin dot në hartë gjithe këto fjalë), kurse Pano Taçin e arrestojnë sërish. 10 vjet burg. Përpiqet të vrasë veten. Me bishtin e lugës pret damarët si Esenini. Ia shpëtojnë jetën me zor. Kafe dhe cigare do t’i dërgonte në burg dhe “poeti qiellor” Lasgush Poradeci.

1979- Dënimet vazhdonin gjithandej, si më parë. (Arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg “për poezitë e tij kundër socrealizmit” dhe autori i këtij shkrimi, kur ende s’ishte bërë 27 vjeç, në moshën që vdiq Migjeni.)

1980- Dritëronë e dërgojnë në Turqi. Botohet në Prishtinë, kur Kosova bënte pjesë në ish-Jugosllavi, “Vepra e Migjenit”, në katër volume luksoze dhe monografia për të.

1985- Vdes diktatori Enver Hoxha, djajtë ndihen pa kreun. Pano Taçi lirohet nga burgu dhe përsëri e çojnë në internim, sa më larg Tiranës, në rrethina të Peshkopisë. Lajmërohet se gjyshi i vdes në Amerikë, por dhe babai me nënën në Shqipëri, të cilët i ndjente ende më larg. Djalin nuk e takonte dot, se nuk i lejohej një “armiku të shpallur”.

1987- Vendosen marrëdhënie diplomatike me Kanadanë e R.F. Gjermane. Sipas lajmeve në gazetë, një grup shkrimtarësh, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Nasho Jorgaqi, Androkli Kostallari, etj, i lejojnë të marrin pjesë në grup në një kongres në Itali, në Palermo, më pas Agolli e Kadare shkojnë në Beograd në konferencën për nacionalitetet. 1989– Shëmbet Muri i Berlinit, që ndante jo vetëm Gjermaninë në dysh, por dhe botën, me një “luftë të ftohtë” e të gjatë mes tyre.

1990- Rënia e perandorisë komuniste, e diktaturave të saj në Europë. Mbi 100.000.000 numërohen viktimat, të vrarët e saj në të gjithë botën, disidentë, kundërshtarë, martirë. Shumë më tepër se të vrarët e Luftës së Dytë Botërore. Djalli në kohë paqeje qënkësh më i rrezikshëm se në kohë lufte. Nisin protestat antikomuniste. Dyndjet e shqiptarëve nëpër ambasada, ikja e tyre jashtë. Vendosja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Ramiz Alia (edhe ai ka lindur në tetor, në datën 18…), viziton SHBA. Kadareja kërkon strehim politik në Francë, vjen Nënë Tereza në Shqipëri. Botohet në frengjisht romani për “shokun Zylo” i Dritëroit, ftohet dhe autori. Mes trazirave kudo, themelohet në dimër Partia Demokratike, opozitare.

1991- Dritëroi bën një vizitë në Rusi, shkon në Shën Petërsburg, ku kishte studiuar. Në Kongresin X të PPSH Dritëroi do të kritikonte hapur vijën e partisë-shtet dhe kultin e Enver Hoxhës për të cilin kishte kontribuar dhe ai si poet.

1992- Dritëroi me një grup kolegësh shkrimtarësh shqiptarë shkojnë në Gjermani me rastin e botimit të një antologjie të poezisë shqipe. Një vit më pas, në vazhdim të botimeve të tij, Dritëroi nxjerr vëllimin “Pelegrini i vonuar”, etj.

1994 – Pano Taçi 66 vjeçar boton librin e tij të parë “Blerim i thinjur”, ku përfshin shumë poezi të shkruara fshehurazi nëpër burgje dhe internime. Mësuesi i tij i hershëm, filozofi dhe shkrimtari Isuf Luzaj, do t’i shkruante nga SHBA-ja: “Të paskëshe qenë italian, do të udhëtoje në enciklopeditë euro-amerikanë, me Borgesin dhe Kalderonin… Vazhdo të shkruash në gjirin e kombit tonë”…

1996– Tronditet “demokracia e brishtë” nga Djalli i Parave, nga firmat piramidale finaciare dhe të gjithë vendin fillojnë protestat e humbjes, dhuna e rikthimeve. Pano Taçi nxjerr librin tjetër “Dhe vdekja do paguar”, Dritëroi “Çudira dhe marrëzi”, etj, dhe shkon në Greqi. Në parlament qëllohet me armë dhe plagoset deputeti Azem Hajdari, udhëheqësi i protestave studentore. UÇK-ja në Kosovë sulmon forcat serbe.

2000– Pano Taçi boton dramat “Qirinjtë” dhe “Flakë në terr”. Vazhdon me poezitë dhe do të nisë memuaret e veta, të mbetura në dorëshkrim. Zgjedhjet vendore i fitojnë socialistët, Edi Rama – kryetar i Bashkisë së Tiranës.

2001- Bashkia e Pukës i jep Migjenit titullin “Qytetar Nderi”.

2009- Shqipëria futet në NATO. Ndërkaq Pano Taçi është bërë i njohur, ftohet në festivale poezie në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e Jugut për ne, edhe kur andej bëhej lufta mes gueriljeve të shqiptarëve dhe forcave qeveritare, etj, ndërkaq ai do të bëhet më i dashur për lexuesin, sidomos pas botimeve me erotikë të hapur si “Hukama e Venusit”, “Lakuriq”, etj, edhe pse me pseudonimin letrar, Burgim Pata (“Burgim” përmbledh fatin e autorit, kurse “Pata” bashkon dy rrokjet e para të emrit dhe mbiemrit të vet: Pa-no Ta-çi, por dhe flatrat e bardha te fluturimit). Do të marrë çmime letrare, teksa priste dëmshpërblimin e burgut, do t’i prishnin befas shtëpinë për t’u ngritur një pallat në atë truall. Klani i djajve të ndërtimit, do të thoshin… Pa shtëpi muze do të ishin dhe Migjeni, dhe At Gjergj Fishta, etj. 2011- Dritëro Agolli merr një tjetër “Honoris Causa”, këtë rradhë nga Universiteti Europian i Tiranës…

2012– Pano Taçi shtrohet në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërron jete në 13 qershor, në moshën 84 vjeçare. Trupi i tij do të vendosej në hollin e Teatrit Kombëtar, ku do të bënin homazhe miqtë e shumtë, qytetarë e artistë. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, do të dërgonte një telegram.

2014- Botohet në 4 volume poezia e mikut të Dritëroit dhe të Pano Taçit Fatos Arapit, poetit që lëvroi një poezi qytetare, më evropianen në vitet e mbylljes të diktaturës komuniste.

2017- në 3 shkurt do të mbyllte sytë përgjithmonë Dritëro Agolli, në moshën 86 vjeçare. Do të përcillej me nderime të shumta, me homazhe e duartrokitje dhe me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Librari e shkolla kishin marrë ndërkaq emrin e tij.

TRE ÇËSHTJE DHE NJË DËSHIRË SI PËRFUNDIM

Tre poetë të një datëlindje. Të dashur të tre nga të ndryshëm me mënyra të ndryshme. Deri dhe me urrejtje… Sipas meje mund të ngrihen dhe tre çështje, ku ngërthehen keqas konsolidime të mbartura si atavizmë dhe një ardhje e vështirë:

1- Keqpërdorimi i traditës duke u nisur jo vetëm nga keqkuptimi i saj. Së pari ajo u gjymtua në diktaturë, duke përdorur kriterin e “kufizimeve ideore” dhe të “luftës së klasave” edhe në kulturë, u ndaluan autorë të rëndësishëm, klasikë, gjithashtu dhe nga autorët që u lanë, u ndalua një pjesë e veprave, duke u përsëdytur ndryshe ky mëkat, duke himnizuar nga pjesa e mbetur. Pra tradita nuk shikohej pasuri kulturore e vendit dhe si përvojë e shekujve, por se sa i shërbente ideologjizimit dhe çimentimit të regjimit. Gjë që duket se vazhdon…

2- Diktatura përçau egërsisht letërsinë shqipe, e ndau më dysh, ku njërën pjesë e bëri të sajën, realizëm socialist, i dha kushte begatimi, duke e vënë në shërbimin të vetes, të propagandës “trushplarëse”, ndërsa pjesën tjetër e dënoi, duke pushkatuar autorë, duke burgosur sistematikisht e duke ndaluar vepra, pa u lodhur punoi me të gjitha mjetet diktatoriale, me qëllim që nga kjo pjesë të mos dalë asgjë, të bëhet e mosqenë. Pasojat e së cilës i vuajmë dhe tani… Sado absurde dhe e papranueshme të duket, është e habitëshme, por shpjeguese ajo që ka treguar Dritëroi për veten dhe Kadarenë në një intervistë, ku sipas tij, kryeministri i atëhershëm, Mehmet Shehu, ka thënë: “Ju jeni dy shkrimtarët kryesorë të vendit dhe jeni si dy qe që lëroni tokën. Ne, herë ngacmojmë njërin e herë tjetrin me hosten, në mënyrë që puna të shkojë mbarë”. Ai “hosten” për shumëkënd në fakt shndërrohej në pranga dhe pushkë.

3- Dalja e një “letërsisë tjetër” nga burgjet, e autorëve dhe veprave të tyre, që sollën realitete të munguara, duke zotëruar letrat shqipe të pas ‘90. Po sa janë përfshirë ato në jetën letrare kulturore të vendit, edhe zyrtarisht, deri tek tekstet shkollore? Në një farë mënyre Letërsia Shqipe e gjysmës së dytë të shekullit XX i përket një metode të veçantë, “Realizmit të dënuar”, sipas meje, sepse i tillë ishte realiteti i tyre.

Të dënuar ishin jo vetëm ata që u dënuan, që nuk lejoheshin të krijonin, por, tjetërsoj sigurisht dhe ata që u drejtuan të bënin letërsi të socrealizmit, pra s’ishin të lirë, u mashtruan, u përdorën dhe u keqpërdorën. Tre çështjet që përçika, duan studime serioze, profesionistët e kritikës, akademikët e letërsisë, etj, teksa duket se ecet zyrtarisht në udhën e lënë, por le të kthehemi për ta përmbyllur te tre autorët e sotshëm. Poetët kanë dhe një jetë tjetër, atë të krijimeve të tyre, që vazhdon. Kur isha student në Shkodër, në kohën e diktaturës, shkoja në shtëpinë muze të Migjenit. Shikoja reliket e tij, fotot, i veshur hijshëm, me elegancë, me borsalinë, dhe një stilograf mbi tryezë, që s’dihej çdo të shkruante më tej, aq sa dhe demoni i vdekja duket se iu tremb dhe e rrëmbeu aq të ri. Mes miqsh bisedonin se po të kishte qenë gjallë Migjeni, a do të ishte bërë shkrimtar i Realizmit Socialist? A do ta shmangte dot? Me siguri do të përfundonte në burg, thoshim ose do të kishte vrarë veten. Edhe mund ta vrisnin. Gjithsesi vepra e tij është e vetëmjaftueshme dhe e pazëvendësueshme, me rëndësi e prijëtare. Tablotë e mjerimit dhe blasfemitë përsëriten. Dhe dhëmbja dhe protesta. Teatri “Migjeni” mund dhe duhej të dramatizonte nga vepra e atij. Dritëroi – këngëtar i baltës së vendlindjes, fëshfërimë grunoresh në Jug, fjalë me shijen e bukës, të pjekur në kryqytet… Një vepër që dëshmojnë një epokë që s’është, zhgënjimet dhe trishtimi i më pastajmë për të, por është e ardhmja që do të gjykojë më shumë e do të vendosë më shumë.

E kam takuar Driteroin me kënaqësi të veçantë kudo, në kafene, në parlament, në SHBA dhe kam venë lule pranë bustit të tij… Dëgjoj fyellin e drunjtë, elegjiak të Panit plak, të Panos tonë… shkoja andej nga ishte Kafe “Europa”, ku ai rrinte me orë të tëra, shkruante dhe me porosi të pronarit i çonin dy kafe falas çdo ditë. Po sikur atij t’i jepej në kohë dhe mjaftueshëm dëmshpërblimi i vërtetë dhe puna e papaguar e 24 viteve burg, e internime, mbase do të kishte dhe ai një kafene të veten, një librari, një… ndarja e shkrimtarëve duket se vazhdoi si në diktaturë, suksesi dhe fama, mirëqenia dhe varfëria po kështu, ishin përcaktuar një herë nga djalli dhe s’kishte zot që t’i ndryshonte… ndërkaq nëpërmend një vegim që kam patur për një portret të Pano Taçit në Kafe “Europa”, pikturë ose skulpturë, me llullën mes dhëmbëve të zverdhur dhe kasketën mbi kryet e zbardhëllyer dhe në një nga qelqnajat e mëdha të dritareve të shkruhej një poezi e tij, që më mrekullonte me thjeshtësinë dhe kumtin, me universalizmin e saj, e dija përmëndësh, e denjë për çdo antologji, thosha. Diçka i mungon tokës,/ nga qielli t’i zbresë./ Diçka edhe qiellit,/ nga toka t’i ngjitet ka shpresë./ Më bëhet i gjej te vetja/ ç’mungon te gjithësia:/ Qiellit: urrejtja,/ tokës: dashuria. E përsëris prej vitesh, mbetet një nga pengjet e mia, një dëshirë ende e vlefshme, që të vihen mureve, të gdhenden gurëve, shkëmbinjve, nëpër parqe e sheshe e rrugë vargje nga eposi, nene nga Kanuni, lutje nga Shenjtja Nënë Tereza, poezi nga De Rada, Naimi, Fishta, Migjeni, pra nga Rilindja dhe të rilindurit e me radhë deri më tani. Ato do të sillnin më shumë estetikë urbane, jo vetëm të brendëshme, energji pozitive, siç themi shpesh, kulturë, do t’i shërbenin mjedisit si pemët, ajrit si mendimet e bukura, të përbashkëta. Do të forconim identitetin duke patur më shumë shpirt.

blank

Kanga XXX (Ferri) KUR N’SEMELENE JUNONA SHFREU TANË VNER – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XXX

Kur n’Semelene Junona shfreu tane vner,

Gjakun teban aq ne inat e muer,

Siç e tregoi ajo ma se nje here,

.

I shkreti Atamant kaq fort u çthuer,

Sa qe kur gruen e vet ai e veshtroi

Me dy t’njomat ferishte nder dy duer,

.

Vikati: <<Zini shtigjet, ta pushtoj

Me klyshe ate luaneshe!>>, e tue u berlyke

I hapi te pamshireshmit çapoj,

.

Njanin, Learkun, kapi mu ne gryke,

Si e rrotulloi n’ajri, n’shkamb e verviti,

– Dhe shkoi ajo e u mbyt me tjetrin ngryke.

.

E kur, prej fatit thane, teposhte rreshqiti

Gjithe ajo Troje e larte e madheshtore,

Mbaroi mbretnija e fronit mbreti zbriti,

.

Hekuba e mjere, e trishtun, kthye n’sherbtore,

Kur pa se Poliksena kish mbarue,

Per Polidor’n e saj, shtri mbi bregore

.

Te detit, kur fatzeza u kujtue, –

Çmende, zu me lehe si qen e gjora nane,

Kaq fort nga dhimbja e madhe pat shkallue.

.

Furite e Tebes a te Trojes s’jane

tregue kaq fort te egra e zullumqare,

kurr kaq kerdi nder shtaze a njerez s’bane.

.

Si pashe dy hije t’zbeta, cveshun fare,

Qe ngitshin tue kafshue neper shpatine

Si derri kur del tharkut fulikare.

.

Njana u hodh Kapokjos, nen kaptine

Ia nguli idhte me dhambe, e tue e ngrehe zharg

E bani ta kruej barkun per zalline.

.

E Aretini, tue u dridhe tha: <<Larg

I ndejsha Xhianni Skikkit, qe harlise

Shkon tue ua ngjite me dhambe shpirtnavet varg!>>

.

<<Ah, – I thashe une, – ishalla nuk ta kris

tjetra me ate goje! N’mos pac veshtiresi,

me thuej kush asht, sa asht kendej pa u nise.>>

.

M’u gjegj: <<Ai shpirt jetoi ne lashtesi.

Asht Mirra e mbrapsht. Tue shkele çdo ligj t’njerzimit

Me vete te jatin bani dashuni.

.

Qe te mkatoje per t’ia arrite qellimit

Ndrroi krejt fytyre tue marre tipare tjera,

Si tjetri qe po nget zjarr prej terbimit.

.

Ky, per t’fitue mushken mbretneshe, mejhera

U shti si Buozi dhe, gjoja tue vdekun,

Diktoi nje dhjate te tille qe iu njoh vlera.>>

.

Kur dy te krisunit iken si t’ndjekun

E ma s’I pashe ku t’zezen shkuen me u fute,

Une solla syte te vrej tjere shpirtna t’mekun.

.

E njanin pashe, qe dukej si lahute;

I tille me te vertete do te gjasonte,

Ku bahet bige njeriu ta kishin kpute.

.

Hidropizija e rande krejt e shemtonte,

Se plandsin plot me uje ia kishte aje,

Fytyra e tij aspak me bark s’perkonte.

.

Ai detyrohej buzet hape t’i mbaje,

Si tiziku i etuem; t’djeguna zhar,

I kishin mbete shpervjele nga ajo murtaje.

.

<<O ju qe keni ardhe, jo si mkatare,

n’kete bote te smunde, e s’di me leje t’kuj,

– u suell kah na, – degjoni kete qyqar:

.

mjeshter Adami jam, ketu qe vuej;

per s’gjalli c’desha pata dersa u ngina,

e tash po digjem, heu, per nje pike uje!

.

Shenat e vegjel, qe nga ato lugina

Te Kazentinit poshte ne Arno shkojne

Tue lage e tue freskue t’butat lendina,

.

Gjithmone i kam nder sy, e me mundojne,

Keto vegime fytin ma kane tha,

M’ligin ma fot se ethet qe m’dermojne.

.

Kjo drejtesija e Hyut qenka hata!

Nxjerr lande po nga ai vend ku mekatova,

Ma fort me shtyn me pshereti, me qa.

.

Romena ja, ku une falsifikova

Paret me ftyre t’Baptistit; shkak i zi

Qe ky, qe djegun botes iu largova.

.

Por t’shihja ketu shpirtnat e keqi

Te Guidit, Aleksandrit, vllaut te tyne,

S’do e ndrroja per gurre t’Brandes tane freski.

.

Ketu asht njani, n’qofte se s’me genjyene

Hijet qe vijne verdalle, por, n’se e vertete,

Sa pare ban kur kambe e duer m’u thyene!

.

Ah, aq i lehte sikur te ishe vete,

Me ece sa t’zite e thonit n’njeqind vjet,

Do t’ishe vu me i ra shtegut te shkrete

.

Ate me kerkue permes ketij kjahmet,

Ndonse asht ky rreth njembdhjete mije mil i gjate

Dhe ka gjyse mili gjanesine e vet.

.

Per sherr te tyne vuej me kta te ngrate,

Ata me pre fjorinta me kane nxite,

Qe ar te kishin mangut tre karate.>>

.

E une: <<Kush jane dy t’zezet, qe ktu ngjite

Avull leshojne si n’dimen dora e laget

Dhe dergjen ne te djathten tande shtrite?>>

.

<<I gjeta shtri e krejt mbulue nga plaget,

– m’u gjegj, – kur kamba ne kete shpat me shkiti,

e shtri do rrijne n’amshim n’kete grope te vaget.

.

Njana – mashtruesja, Zefin qe paditi,

Tjetri – Sinoni, qe mashtroi nje Troje,

Po i qelb ai avull ethesh qe i tymiti.>>

.

Njani nder ta, pse ndoshta u zu ne goje

Me aq pak nderim, u ndez dhe nga menija

Grusht barkut gur i ra, ne short ta çpoje.

.

E ky kumboi at’here si lodertija,

Adami por fytyren t’ia shplakoi

Vrik me ate dore, e s’qe ma e lehte e tija.

.

<<Ndonse, sa do t’perpiqem, – mjeshtri shtoi,

– s’leviz une dot, se I kam gjymtyr’t randoshe,

kete krah te lire e kam ta perdoroj.>>

.

E ai u gjegj: <<Ate dite kur ti po shkoshe

Drejt zjarrit, s’pate dore aq t’lire e t’shpejte,

Ishe ma i shpejte pare tue pre n’nje qoshe.>>

.

Bark-ajuni at’here: <<Tue fole je drejte,

Porse nuk qe ti kaq i drejte pohues,

Trojanet kur t’kerkuen me qene i drejte.>>

.

<<Keshtu o ashtu n’qofshim te dy mashtrues, –

Sinoni tha, – une per nje faj kam ra,

Por ti edhe vete djajve u del mesues!>>

.

<<Ti kalin, o I shperbeme, prap a e ke pa?

– bark-lodra tha. – Mkatin me e fshehe s’je i afte,

gjithe bota e di, pra plas per çka ke ba!>>

.

<<Ti plac ku je e goja-shkrumb t’u çafte,

– greku iu gjegj, – dhe gjithe ajo kenete,

qe mban ne bark, si gardh nder sy t’u bafte!>>

.

E pareshkrisi: <<Shkye t’asht goja e shkrete,

Se tue fole keq gjithmone kush s’ta ka dale;

Ne paça une etje e n’plandes uje te nxete,

.

Ty kryet te dhemb e trupin ma ke vale;

E, me e lepi Narcizit ate pasqyre,

Nuk asht nevoje me t’grishe ty me shum fjale.>>

.

Une po i veshtroja tue u grinde n’ate menyre.

<<Fort ma ke ngule, – tha prisi, – ate shikim,

s’dij si s’po nxehem kah te shoh tue kqyre!>>

.

Kur pashe se si me foli me idhnim,

U ktheva shpejt drejt tij aq turpenue,

Sa ende ato fjale me siellen ne kujtim.

.

Si ai qe anderr t’keqe tue shikue,

Anderr don t’jete çka n’anderr sheh me sy

Dhe c’asht mos t’jete fort kishte me deshrue,

.

Ashtu edhe une; mue fjala m’u lidh nye,

T’falun lypshe me sy, goja s’punote,

S’kuptoja se çka lypshe ishte krye.

.

<<Per faj ma t’madh mjafton pendesa jote,

tash je i lame, – mesuesi zu me m’thane,

– prandej mos u trishto per gjana kote!

.

Por n’mend ta kesh gjithmone se me ke prane

Ne qofte se ndo’jhere tjeter ti ke rast

Me u gjete mes njerezish qe jane tue u zane;

.

Asht turp te rrish e te degjosh me kast.>>

blank

Rima e tretun – Poezi nga MIGJENI

 

Jeta i kaloi si nje gote shampanje.

Nett i çoi ner shtreten mbi gji te grave,

te cilat e deshten fort a ma fort per pare

sesa per kafshimin e tij te dhambve.

 

Dhe syparja ra…

Protagonisti vdiq…

blank

Nëse netët janë të gjata – Poezi nga DRITËRO AGOLLI

Nëse netët janë të gjata,
Duke pritur vdekjen mërzitesh
Dhe s’vdes;
Lutju zotit të vijë e shkurtër nata ,
Të vdesësh shpejt në mëngjes.
Atëherë çel trëndafili
Në gonxhet e kaltra ,
Pastaj zë këndon një këndes …

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend