Foto grupore me Kolonel Anton Quni në sallën e Akademisë
“Janari i përflakur, dhimbje fisnike”, është emërtuar Akademia përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova, në 18 vjetorin e amshimit. Skenari i menduar mirë dhe paraqitja skenike domëthënëse. Janë heronjtë e janarit, në mes tyre ikona e pavarësisë, Presidenti Rugova. Në foltore moderatori Blerim Cakiqi, në anësore studenti Florian Zymeri operon me zërimin e hymneve: Kombëtar, Dardan dhe Shtetëror, që pason me heshtjen nderuese për dëshmorët e lirisë.
Dega e LDK-së për Bavari, me kryetare Saranda Musliu dhe nëndegët e saj: në Starnberg me kryetar Ibrahim Potoku; në Mynih me kryetar Milaim Gërvalla dhe Oberbayern me kryetar Rexhep Nikçi, organizuan Akademi përkujtimore, në nderim të Presidentit Rugova dhe të heronjve të rënë në muajin janar.
Sekretari Blerim Cakiqi, përshëndeti Kolonel Anton Qunin, nënkryetar i LDK-së; kryetaren e LDK-së për Bavari, Saranda Musliun, familjet e dëshmorëve, veprimtarët e hershëm të Mërgatës; shoqatat: “Rilindja” në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Gentian Ferizi; “Abeja” në Freissing, me kryetar Agron Haxhijaj; “Rrufeja” në Moosburg, me kryetar Xhemajl Hoxha; “Alba” në Augsburg, me kryetar Myslim Berisha; “Ilirida” në Landau, me kryetar Tefik Jaha; “Shqiponja” në Mynih, me kryetar Milaim Krasniqi; Klubi letrar “Martin Camaj” në Mynih, me kryetar Bashkim Halilaj; Shkolla shqipe “LAPSH” në Bavari, me kryetar Milazim Ukaj; Lidhja e Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, me kryetar Musa Jupolli, si dhe të gjithë të pranishmit në këtë Akademi.
Si gjithëherë, dashuria në gjallje dhe nderimi pas amshimit, të Presidentit Rugova, janë të bollshme nga Mërgata. Emri dhe vepra e Tij kanë qenë dhe mbetën pafundësisht të admirueshme. Andaj, sallat mbushën, lehtësisht, në organizimet që bëhen në nderim të Tij. Binomi Rugova dhe Kosova është një dhe i pandarë. Roli i Dr. Rugovës është pakrahasuesshmërisht në historinë shqiptare, që nga Gjergji ynë e këtej. Ky cilësim, tashmë, është bërë -hit-, nga personalitete shqiptare dhe të huaj.
Moderatori Blerim Cakiqi fton në skenë kryetaren e Degës të LDK-së, për Bavarinë, Saranda Musliu, për të folur për – Janarin e përflakur, dhimbjen fisnike -:
I nderuari nënkryetar i LDK-së Anton Quni,
Të nderuar bashkatdhetarë,
Sot dhe tërë muajin e fillimvitit, kryefjalë kemi emrin Janar, emër ky që sapo përmendet, trupin dhe shpirtin na e përshkojnë vrushkuj dhimbjesh, malli dhe rrënëçethjesh trishtuese shpirtërore! Jo rrallë është quajtur Kallnori i Malarjes vrastare të Gjergj Kastriotit, Kallnori i acartë i vrasjeve makabre të Isë Boletinit me bashkëluftëtarë, të Ismail Qemal Vlorës, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të Musa Hotit, Enver Malokut, Reçaku i sakrificës, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj dhe jo pak të tjerë, deri te ikja e dhimbëshme e Fadil Feratit, kryetari emblematik i Istogut!
Historia jonë është e mbushur përplotë me data ngjarjesh nga më të ndryshmet, lavdie e krenarie, luftërash e betejash për mbijetesë kombëtare, ngjarje që krijojnë epoka apo shëmbin mite, ngjarje sa legjendare, po aq edhe të kthesave historike!
Secili muaj është i veçantë në përmbajtësi dhe narracion rrëfimtar. Dhe, varësisht se cilin e merr në shqyrtim, aty ndeshesh me sakrificën në mbrojtje Kjenësie Etnike, në përpjekje për çlirim, shtetformim e shtetndërtim, që nga Nëntori i Kastriotit dhe kthimit të tij në Atdhe, shpalosja e Flamurit Kombëtar, tevona i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Qershori i Lidhjes së Prizrenit dhe Çlirimi i Dardanisë, Korriku apo Shkurti i Deklaratës dhe Ri-Deklarimit të Pavarësisë, Marsi i Pranverës së Zgjimit Kombëtar, dhe veçorive tjera të secilit muaj. Por Janari është krejtësisht tjetër nga muajt tjerë, sepse Janari është muaj i dhimbjes, muaj i lotëve, muaj i mallit, muaj i acarit të jashtëm dhe vlimit të brendshëm shpirtnor!
Po, gjithsesi jo pak poetë e shkrimtarë, artistë e filozofë, Janarin e quajtën muaj të flakës kushtrimore nga përflakja shpirtnore, sepse ndodhën edhe vrasje makabre të personaliteteve tona, nga më të dalluarat kombëtarisht e intelektualisht. Vrasje me prita sa qyqare, po aq tradhtare, vrasje nga frikacakë që i frikoheshin edhe hijes dhe emrit të tyre. E kjo e bënë Janarin shumëfish më të dhimbshëm që identifikohet edhe me kobin e tmerrshëm!
Të dashur të pranishëm, kjo Akademi Përkujtimore e organizuar nga Dega e LDK-së për Bavari, sigurisht që është vazhdimësi e nderimeve dhe përkujtimeve të vazhdueshme të veprimtarëve atdhetarë, të cilët në muajin Janar shkuan në pavdekësi. Përkujtime e nderime kudo dhe në forma e mundësi të ndryshme dhe shumëllojshme, por me vetëm një qëllim: T´i nderojmë dhe përkujtojmë pa dallim përkatësie politike e partiake, atdhetarisht e kombëtarisht, pa fije dallimi, sepse kështu e kemi TESTAMENT nga Presidenti Rugova, për të gjallë të tij dhe do ta vazhdojmë në PAVDEKËSI të tij dhe të Filozofisë Rugoviane!
Secili prej nesh ta bëjë argatin e tij apo të saj në shërbim të Atdheut, Kombit dhe Kauzës së drejtë Kombëtare. E ka borxh, e ka sa privilegj po aq sakrilegj, synon ta bëjë në mundësitë dhe dijen që ka, por me qëllimin më fisnik, të paktën, kështu e kërkon etika dhe detyra jonë atdhetare! Urojmë që me shtetndërtimin e mirëfilltë ligjor e institucional, të gjitha ngjarjet e pasqaruara përfundimisht dhe të patrajtuara meritueshëm dhe drejtë ligjërisht, të marrin tretmanin dhe epilogun meritor fisnik nga Drejtësia e Shtetit Ligjor!
Sigurisht që urojmë, kërkojmë por edhe këmbëngulim në realizimin të kësaj domosdoshmërie!
Nuk dua të zgjatem më shumë, nuk e kërkon as momenti dhe nevoja, falënderimi ju vjen i përzemërt për madhështinë që i jepet nderimit dhe përkujtimit të Presidentit Rugova dhe personaliteteve që përkujtuam e nderuam përzemërsisht sot”, – tha, në mes tjerash, kryetarja Sarandë.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm Presidentit Rugova me dëshmorët e tij, me heronjtë e Kosovës!
Foto kolektive nga salla e Akademisë
Djali i Kaçanikut, poeti i mërgimit, Gazmend Dashi, nënkryetar i Shoqatës “Sali Çekaj”, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, autor i disa librave me poezi, reciton krijimin poetik, “Legjendë e Urtësisë”, kushtuar urtakut Ibrahim Rugova:
Legjendë e urtësisë
Shkrimtar e studiues i kohërave të lashta ilire
freskues i traditave shekullore
formulues kushtetute, shteti, ardhmënie
promovues i pazëvendësueshëm pavarësie.
I tillë ishte i përkushtueshëm
për komb të shqiptarisë
i dashurisë vllazërore
simbol i qëndresës dhe i urtisë.
I tillë ishte qoftë i bekuar
emri i tij Ibrahim Rugova
qoftë gjithmonë i uruar…
Mysafiri i parë i kësaj Akademie ishte Kolonel Anton Quni, nënkryetar i LDK-së. Prania e Kolonelit ngjallë gjithëherë emocione dhe me kujtimet e Tij për Kosharën heroike, legjitimuese e Ushtrisë Çlirimtare, sikur na i sjell në sallën e Akademisë heronjtë Sali Çekaj, Agim Ramadanin, me 112 heronjtë të rënë, në betejat e nderit në Koshare dhe të 2.438 luftëtarët të mbijetuar në atë luftë. Kolonel Quni, hero i gjallë i luftës ballore të Kosharës, i saktë në rrëfime, zotërues i emocioneve, për komandantët, oficerët dhe ushtarët heroikë të Kosharës, tashmë, të amshuar.
Moderatori Blerim Cakiqi, mezi priste ta ftonte në foltore Komandantin FARK-istë të Ibrahim Rugovës, Kolonel Anton Qunin, të cilin masa mërgimtare në sallë, e duartrokiti me përzemërsi dhe admiratë. Fjala e Tij përmbajtësore dhe fort e veçantë, ishte mbresëlenëse:
E nderuara kryetare e degës të LDK-së për Bayern, Saranda Musliu-Hoffer,
Të nderuar anëtarë, veprimtarë e struktura të LDK-së,
Të nderuar të pranishëm,
Kam nderin dhe kënaqësinë që tu përcjellë përshëndetjet më të thella e të falat më të përzemërta të kryetarit tonë, Lumir Abdixhiku, me rastin e Akademisë Përkujtimore, në 18 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, si dhe përkujtimin e nderimin e heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve të atdheut.
Përshëndes ish-kryetarin e Degës të LDK-së për Gjermani, Osman Ferizi, kryetaren Saranda Musliu, Familjet e heronjve: Gërvalla, Ismet Rrahmani, Zeqiraj, Hasani dhe familjet tjera të heronjve; veprimtarët veteranë: baca Nikollë Skelaj, Mehmet Kokaj, Idriz Zeqiraj, Emrush Tafa, Hazir Muriqi, Ahmet Kolgecaj, Naim Gashi, Fazli Gashi, Bashkim Leci, Musa Hamzaj, deputetin për Bavarinë e Epërme, Deli Balidemaj, mikun e Kosovës, Christian Hoffer, President në PAN Europa, të burgosurin politik, Naser Krasniqi, Mehmet Zymeri, Lindita Musliu, Familjen e Isuf Qetaj, bashkëluftëtari im.
Gjatë një takimi me kryetarin Abdixhiku, gjersa e informova se do të jem në mesin tuaj, ndër të tjera, i thashë: Kryetar, më duhet ta shkruaj një fjalim për këtë ngjarje dhe më duhet që ta bëj sa më të mirë.
Për një çast ndaloi e më vështoi në dritë të syrit dhe më tha:
“Komandant, unë për vete sa herë që shkruaj për Presidentin Rugova, ndjej kënaqësi për të vërtetën, sepse shkruaj për të vërtetin e vendit, ndërsa e vërteta e tij është vetë e vërteta jonë dhe ajo quhet: Republika e Kosovës”. Dhe, bazuar në këtë bisedë me kryetarin, e kam edhe këtë fjalim, të cilin do ta quaj: “E vërteta për të vërtetin e atdheut”.
Të nderuar të pranishëm, janari i vitit 2006 mbetet muaji më i ftohtë në historinë shqiptare. Ishte muaji më i acartë. Lajmi për ndërrimin e jetës të Presidentit Rugova e bëri të acartë çdo zemër shqiptari. E bëri të acartë Republikën e Kosovës. E bëri të acartë çdo vend shqiptar. E bëri të acartë krejt mërgatën shqiptare.
Fatkeqësisht, pikërisht në janar, disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Rugova u privuan nga jeta: Tahir Zemaj, Enver Maloku dhe Smajl Hajdaraj, u vranë pabesisht nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Mirëpo, përkundër janarit të acartë, trashëgimia e Presidentit Rugova jeton ngrohtë përherë me ne. Jeton për paraardhësit tanë. Jeton për brezat që do të vijnë. Jeton për të gjithë. Jeton përgjithmonë: Republika. Sepse trashëgimia e tij e artë quhet: Republika e Kosovës.
Vizioni i Presidentit Rugova nuk ka afat. Ishte dhe është udhërrëfyes i domosdoshëm për Republikën e tij, Republikën tonë – Republikën e Kosovës.
Rrugëtimi për liri, pavarësi e demokraci, ishte misioni i tij dhe njëherit misioni më i suksesshëm shqiptar. Orientimi i tij pro-perëndimor është vetë orientimi ynë natyral e origjinal. Integrimi i Kosovës në NATO e BE, dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të, është amaneti i tij, e njëherit rruga jonë njëdrejtimshe.
Të nderuar të pranishëm, Presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte i dashur e i pranuar nga të gjithë. Ai rrethohej nga patriotët më të mëdhenj të atdheut.
Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin shumë nga heronjtë, dëshmorët dhe veprimtarët e devotshëm, për të cilët ne sot e përgjithmonë ruajmë respektin dhe kujtimin e përhershëm.
Me këtë rast, në vatrën tuaj kujtojmë se ju dhatë profesionistët ushtarakë dhe veprimtarët trima më të mëdhenj të atdheut, ndër ta dhatë heronjtë, si: Sali Çekaj e Tahir Zemaj, të cilët bashkë më shumë bashkëluftëtarë të lirisë i dhanë të gjitha për atdheun – e dhanë edhe jetën. Dhatë veprimtarë e patriotë, aktiviteti i të cilëve ishte dhe mbetet shembullor. Dhatë dhe vazhdoni të jepni gjithçka për popullin tuaj. Poashtu është muaji kur kujtojmë lajmëtarët e lirisë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Muaji janar ka sjellë në kujtime me emocione dhe përkulje madhështinë e kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Ta ruajmë e ta çmojmë historinë tonë të lavdishme; ta ruajmë e ta çmojmë përherë. Ky është nderimi më i mirë që ia bëjmë atdheut. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë të vërtetës dhe të vërtetit të atdheut; Republikës së Kosovës dhe Presidentit Rugova. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë vetës në rrugëtimin tonë të sigurtë.
Më lejoni që për fund, edhe një herë të shprehë konsidetatën maksimale për organizimin e kësaj akademie.
Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Presidentit Rugova!
Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri e pavarësi!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Poezinë “Dijetari”, të shkruar nga poeti Bashkim Halilaj, e recitoi, mjeshtërisht, moderatori Blerim Cakiqi. Poeti Halilaj, tashmë, ka bërë emër me botimet e tij poetike. Është anëtar i kryesisë të Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, anëtar i kryesisë për arsimin plotësues në Bavari dhe nënkryetar i Shoqatës “Bekim Berisha-Abeja”.
Dijetari
A do t´kemi fat përsëri
Të na vjen edhe një si ti
Dhe njëherë të na bashkon,
Si më parë në Epoken tonë?!
Truallit tim kudo që shkova,
Gjeta respektin në çdo vend,
Për ty Kolos Ibrahim Rugova,
Për ty i dashur President!
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe veprimtari Bashkim Leci, ushtari i kontigjentit të ushtrimorës të Surrelit të Tiranës, në vjeshtën e vitit 1991. Në mes tjerash, ushtar Leci evokoi kujtime nga ajo kohë, themelimin e
e partisë së parë pluraliste në Ballkan, LDK-së, të prirë, trimërisht dhe mençurisht, nga Dr. Ibrahim Rugova. Rrugëtimi ynë ishte i vështirë, i mundimshëm, në kushtet e një pushtimi të egër dhe brutal. Por, vendosmëria e Rugovës, me shokë shumë, bëri epokë, arriti ta bëjë rezistencën aktive paqësore dhe luftën e armatosur, me formacione të rregullta ushtarake. Oficerët atdhetarë, të shkolluar në Akademitë Ushtarake jugosllave, profesionistë të të gjitha armëve, taktikave dhe strategjisë luftarake moderne, bënë detyrën në shërbim të Atdheut-Kosovë,- tha, në mes tjerash, ushtari i djeshëm dhe veprimtari i sotëm i Mërgatës, Bashkim Leci.
Akademia Përkujtimore u përmbyll me baladën “Njeriu-Presidenti Ibrahim Rugova”, me tekstin lirik të poetit të mirënjohur, Mentor Thaçi, sekretar i Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë; muzika Prof. Eduard Krock, të kënduar nga tenori Shkodran Tolaj, i njohur në të gjithë Etnikumin shqiptar dhe gjithandej në Mërgatën shqiptare në shtetet evropiane dhe përtej Oqeanit.
Më në fund, edhe më skeptikët dhe kritikët më fanatikë të Presidentit Rugova, tashmë, janë bindur se Ai mbetet shtetari më i dashur, më i respektuar, deri në adhurim, personaliteti unik, udhëheqësi më emblematik dhe me integritet të plotë, në të gjithë Shqiptarinë e shekujve të pas kryeheroit Kastrioti.
O t’lumte dora o djali i Mustafë Nengurres se Istogut të Pejes së Brahim Rugoves.
Burrë kallushan e po t’ka hije bash si nip i Mic Sokolit, ashtu siç je në origjine, nga Bujani i Malsise se Gjakoves.
Grahja e hiç mos u ndal në rrugen e së vertetes.
Urime Kusho.
Pse jemi komb budall.ja keshtu eshte lirija me gjak.me dashje e pa dashje ta fut apet I joti vella.qe pak nga pak ta fut edhe per mas..edhe kohen e partizanve dhe e sodit.e bjen apet shkahun pran gjakut ton.vetem me na zi zemren apet.deri kur.ai qe e ka pruh shkahun ketu apo serbet eshte vet serb..eshte shqiptar por deshiron me hi ne doren se ka gjak I perlotur me shqiptar don me bo kurban apet me ja preh fytin rugove hakis me shpijunat e tij qe jan vet faqezi deri ne fyt..kjo eshte teper per ket popull qe kurr nuk u knaqem?
Vetem 1here mendo.a je I knaqur kuh e shen shkahun e zi..qe eshte kriminel I pares klas..krejt me qmendet trupi as gjumi nuk me merr.cfar kam pa ne luft..a ka kush se ka harruar..haram koft kjo jet.se nuk je shqiptar I vertet..por hakis apo kush e ka pru serbet..merre e shtine konak shpis jarabi ato para qe I kih morr te mbetshin fyt..jo familjes se ata nuk kan faj..allahu I denoft jarabi..se krejt burgun e dubraves I kan bush me njerz shqiptar.e keta politikana jan vete dora e ze..?
Dora e zezë eshte vete politika .sa duash ha bukë e knaqu me parat popullit jeto.nje ditë vjen se unë po ha bukë kryp po knaqa nuk ja kom bo popullit shqiptar ftyra ime shkelqen..po ti qe e shtype popullin e rrejte a mendove se eshte kallaj me mashtrue ket rini qe nuk beti as nje femi hajrit qe te lan vetmi.keto toka jan permendur .I shite 90/.e e h e zeza jote dual shesh..I mjeri .kush ta ka dhan ket ide.u bane miloner.denimi vjen prej allahut.sa duash qo pesh.asgje hajrit nuk ka bet vetem qefini I zi po e lyp vet perseri.edhe gurin zi. Nuk din as nje fjal me lidh.ku je kqyre rini ku te betet o qafir je .se nana e baba ska faj.se femija u qu peshe me emer allhut liri popullit je fajtore I betuar qe kurr nuk na kih desht….
kto qe i keni shenuar per te treguar realitetin jan duke u marr parasysh nga ky shtet se me te vertet qendron puna asi soji se me te madhe ende sulmohen njerzit me kombëtar nga ky njeri gjoja si kryetar i cili i ka sherbyer serbis edhe atehere se i kan dokumentat qe i ka nenshkruar vet haki rugova si informator serbie i ka dokumentet e tij te nenshkruara sepse shoket e tij i kan fotokopje dhe ja kan dorezuar informatat uçk dhe ky haki rugova le te del te deshmon qka ka lyp ne serbi gjdo jav aty ne beograd tash po mundohet permes llaskucave te vet me ber sulme montazha deri sa te kap ky shtet se asht pak i nxanun me do pune tjera kjo pranver ndoshta ja u qet ne ledin ftyren e ketij bashkepuntori serb shkau ka afruar afer veti shpijuna haram jeten e kan duhet me i arrestuar aki me bashkepunim me mpb te kosoves per shkatrrim e keti grupi kriminal ,haram e ka gjith jeten ky grup kriminal bashk me haki rugoven ti qe po perpjekesh me spjeguar fshatin lubozhd krijo bashkepuntor me te ri sepse lubozhda eshte me njerz te fort qe kan kontribu per shqipëri etnike shteti i kosoves duhet meniher Ramush Haradini te reagoj per denimin e keti haki rugove me grup kriminal bashkepuntor shkau qe kan marr pjes me kthy shkije ktu aksh eshte e gatshme te vendos vet nese nuk ndermerr menihere masa ndeshkuese sepse dokumentat e ktyre bashkepuntorve duhet jakup krasniqi me i publiku
kjo llaqumia e haki rugoves e perber nga drejtora arsimi profesora harama jo te gjith harama sepse ka profesora shum me vler ndersa kta me vler jan te perndjekur nga grupi kriminal i hakis sepse i pengon shkaut kjo pune per te i kthyer serbet dhe u bashkepunuar me ta ky grup kriminal se pari i shantazhon njerzit me kombetar dhe te punesuar nga menyra te pakuptueshme nga qfar menyre jan punsuar kta klysh serbije jan djemt e shpijunave te cilet i sulmojn profesorat me kombetar ku do te denohen se shpejti nga shteti yni i ri qe ne kemi krujuar e nuk eshte dashtur me nderpre qlirimin e plot nga keto mbeturina shpijuna te serbis dhe te hakis teper dita e gjat po ju doket fshatit lubozhd dhe krejt kosoves me shqipni me ja pa ata sterrvina qe kan bashkepunu me shkaun qe ka ba keto masakra jan te verteta edhe e vertet se ekziston grupi kriminal ne perberje me haki rugoven dhe keto emra shkronjat hdsjdahiesgjktdhjutfxsdhjgfdrthvcxgjkvcfghbcffyhhddgbvjkfdfthcxdhyfrtybbsasfgvcjjsasghvcderghvxadgjnxddgsagghvcdfghcddfhvxdghxdetjhcfdhb do te i baj publike kam nje list te gjat me emra keta persona jan harami i kosoves ….’
Po le te ndertohen ato shpija kudo neper istog e neper lubozhd e neper cilet fshatra te tjer se shkau ma ska te ardhun ne ket vend edhe ne qoft se vjen ai ka me ik sa ma par nga ky vend qe e kan kan djeg qdo gjurm shqiptare.Kta nuk kan ma jet ne ket vend me jetu ne mes shqiptarve,esht e pa mundur qe ni Serb te jetoi me ne mes te shqiptarve pas asaj qe kan ber terror ne ni popull te pa mbrojtur.Pra ato shtepi le te ndertohen e te kthen shqiptart ne troje tona .
bre qe ky popull i habitur mbas jetes se si me jetu i shtreguar nga dora e zez e haki rugoves i cili si udbash i detyroj non stop do shpijuna serbie me kriju grupin kriminal qe aji grup ska qare pa i sherby hakis qfare obligimi kan keta klysh thmije i poshter me i sulmuar profesorat kombetar me i poshtersuar veterant dhe deshmoret e kombit qe jepen jeten per liri kosove ndersa nese Ramush Haradini si qlirimtar nuk i shporr ket hordhi nga istogu famekeqet tesh shpirtin ja u kan veteraneve qe mundet me eskaluar gjendja per mos durimin e tepert sepse ky haki nuk po ndalet asnjehere me ket grup kriminal duke poshtersuar ket liri te pritur me shekuj e ky person e ka ba bajat jeten ne istog po ku i ra hise ky idiot ende nuk i ka ra me shiju jeten ky istog me i shliru mir nga keta famekeq shkavella plus ka prun ne lubozhd teper kjo ski qka thu votat me kushte ja u ban shpijunave duke i kercenu shpijunat ose votoni ose ju hjeku nga puna po njejt shkau ja u ka ba shpijunave ose shpijunoni ose ju vrasim apo ju rrehim ose nuk ju lajm me jetu ktu ata edhe disa pa zor ju kan sherby shkaut ket politik te njejt po e ban hakia politik shkau qashtu po i perdor shpijunat se udba ja ka mesuar stilin se aty me ta ka punu qe e kan pas listen e shpijunave shkijet skan pas qare pa shpijunu per nje thes miell apo nje thes krune e tash kta shpijuna per nje rrog qe ja u jep shteti i lir i kosoves i qliruar nga uçk ja nuk ja u jep hakia por shteti i jon i cili ndriqon ky shtet i ri e ja ka lakmi shum kush qe jan gezuar uçk ja se e qliroj por kta spo e lajn me u knaq ky vend me kta veq se folin shqip e me krye e mend armiku ma se shumti kish pas istogu shpijuna se ata jan kan ne lista te shpijunave te shkijeve kush ka votu per hakin ka qen shpijun shkau dikush i ka pa ato lista ata qe nuk kan votu per hakin jan qlirimtaret por nje dit duhet me u ba mir .
qikjo radio fontana ka qen udba e serbies sepse po i sherben hakis me ldk en shpijun i serbis ka qen ky qe fol ne radio fontan pse ku merret vesh sepse kurr nuk fol mir per veteran edhe deshmor ky i nenqmon dhe ja u degradon vleren po ku ka ne bot mos me i dasht veterant vetem shpijunat dhe bashkepuntort e armikut ata nuk i dojn veterant ata jan panjerzor me mujt serbi e bajn por ne nuk i lajm sepse nje shekull eshte derdh gjaku me ba liri kto hordhi ndoshta shpejt bijn ne fund sepse nuk i vyjn istogut kjo radio fontana i puth keta shkavella shok te hakis se i ka prun ne lubozhd kur i ka ba intervist shkijet i ka ba se jan shkije te mir qe i kan ba mir shqiptarve ashte munduar radio fontana me i ba shkijet kriminela qe kan vrar femij shqiptar jan pa ata shkije mbi tanka te shkijeve duke gjuajtur plumba mbi shqiptar pa arm sepse e ka tradhtu popullin ldk ja i ka rrejt i ka than popullit pa luft e fitojm na lirin kjo rren eshte zier ne vend se me pas armatim popullata per vetembrojtje kta ldk famekeq i kan lan popullin pa arm edhe bash keta shkije me shkije e rus i kur i kan nxan popullin pa armatim pa mbrojtje masakra i kan ba po ku ka ftyr ky haki rugova me kta shpijuna nuk ka zhvillim per nje rrog te kosoves nga shteti e marrin rrogen kta shpijuna haram i kan ato pare qe i keqperdorin edhe i marrin paret e shtetit edhe tan kohen kunder shtetit as nuk ka sherby per shtet as nuk e kan mbrojt shtetin por kan kqyr qka po ban nje patriot ata shumic shpijuna kan bajt informata per gjdo fjal a veper sikur qysh bajn fjal per gjdo fjal a veper sod i raportojn hakis se shpijuna jan qysh nuk ju vjen marre me marr rrog shteti te lir kosove te qliruar nga uçk ja dhe kta kunder uçk dhe veteranve kombetarve krejt kontra kta pa pik lidhje qysh nuk jan kthy me i dasht veterant se ata e kan jep jeten per kosov deshmort po haram e kan kosoven kta shpijuna qysh si ka vra serbia edhe i ka vrar nganjehere por shum jan mbet sod shpijunave ju pengon uçk ja komandantat veterant Ramush Haradini dhe shum kombetarvatyne ju pengojn ju pengon flamuri me shqiponje ju pengon liria e kosoves se jan te poshter shpijunat qata jan shpijuna kush ka votu per hakin jan pa ftyr fill merren vesh vesh cilet jan ata sepse menihere flasin kunder veteranve dhe uçk es kunder Ramush Haradinit e tjer komandantave Naser Shatrit e plot komandantave kjo kosov nuk ec me shpijuna e shpifesa me montazhiera liri per kosove ende ma shum