VOAL

VOAL

Kryeministri Haradinaj ia kthen shpinën dhe nuk ia zgjat dorën Ramës

February 17, 2019
blank
4 Comments
  • author avatar
    Alfons 4 years ago Reply

    Ramush Haradinaj është kryeministër per Kosovën dhe Kosovarët, Edi Rama është veç kryeminister.

Komentet

blank

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj (intervista)

Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë

VOA/Intervistoi: Armand Mero

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfried thotë se armatimet që Shtete e Bashkuara dhe shumë vende të tjera po i ofrojnë në vijimësi Ukrainës synojnë që t’i sigurojnë asaj, një pozitë sa më të mirë për të mbrojtur veten dhe territorin e saj Sovran nga agresioni i Rusisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zonjë Donfried, ndërsa flet për shtrirjen e pasojave të luftës dhe në Ballkan, shprehet se se SHBA dhe Bashkimi europian nuk po përpiqen t’ë imponojnë një zgjidhje për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por për t’i ndihmuar këto dy vende që të marrin vendime të cilat janë dhe të vështira

Zëri i Amerikës: Zonja Donfried, çfarë ka mësuar bota ndërkohë që po i afrohemi përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës?

Karen Donfried: Është e dhimbshme të mendosh se jemi, më pak se një muaj larg një vjetorit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe do të theksoja tre mësime të nxjerra.

Së pari, ne kemi mësuar shumë për Ukrainën dhe mendoj se të gjithë jemi frymëzuar nga guximi dhe qëndresa e ukrainasve, teksa ata i rezistojnë këtij pushtimi të paprovokuar dhe brutal nga Rusia. Ata na kanë frymëzuar të gjithëve.

Së dyti, kemi mësuar më shumë për Rusinë dhe i kemi parë lojërat e Rusisë më parë në Gjeorgji, në Ukrainë në vitin 2014. Por të shohësh se çfarë po i bën Rusia fqinjit të saj, jo vetëm në fushën e betejës, por me këto bombardime kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, infrastrukturës energjetike duke u përpjekur të zhysë një vend prej 44 milionë banorësh në errësirë dhe dimër të ftohtë dhe të hidhur, është thjesht një tmerr i papërshkrueshëm.

Dhe gjëja e tretë që kemi mësuar është për veten dhe për unitetin e aleatëve dhe partnerëve tanë ndërsa përballemi me këtë sfidë. Dhe mendoj se kjo është gjithashtu dallimi i kësaj reje shumë të errët që ne amerikanët, shqiptarët, anëtarët e tjerë të NATO-s, BE-ja, Japonia, Koreja e Jugut, dhe vende të tjera me radhë, janë ngritur dhe kanë thënë, kjo është gabim. Dhe ne do të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit brutal të Rusisë.

Zëri i Amerikës: A e ktheu ky pushtim botën në epokën e Luftës së Ftohtë?

Karen Donfried: Kjo nuk është Lufta e Ftohtë. Nuk është një konkurrencë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Presidenti Biden ka qenë i qartë për këtë dhe gjithashtu kur është shprehur se kjo nuk është një garë apo luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Mendoj se duhet të jemi shumë të qartë për atë që ndodhi në Ukrainë.

Më 24 shkurt, Putini mori një vendim për të nisur një pushtim në shkallë të gjerë të fqinjit të tij më të dobët sovran dhe u përpoq të pushtonte të gjithë vendin. Për shkak të trimërisë së ukrainasve dhe përdorimit shumë efektiv të armëve, prej tyre, që shumë prej nesh iu siguruam, ata ishin në gjendje t’i bënin ballë atij agresioni rus, ta sprapsnin Rusinë dhe ne kemi parë që luftimet tani përqendrohen në juglindje të vendit.

Por në të vërtetë, kjo luftë ka të bëjë me mbrojtjen e ekzistencës nga Ukraina dhe ne të tjerët që mbështesim Ukrainën në këtë kauzë dhe mbrojmë vlerat tek të cilat besojmë, vlerat që mishërohen në Kartën e OKB-së për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Një njeri e filloi këtë luftë dhe ai njeri, Vladimir Putini, mund të vendosë t’i japë fund nesër. Por le të kujtojmë, nëse Rusia pushon së luftuari, lufta përfundon. Dhe kjo është diçka që shefi im, Sekretari Blinken e thotë shpesh. Nëse Ukraina pushon së luftuari, Ukraina përfundon së ekzistuari.

Zëri i Amerikës: Pothuajse të gjitha luftërat përfundojnë me negociata. A mendoni se negociatat janë një mundësi në këtë moment? Apo në cilin moment duhet të jenë?

Karen Donfried: Unë do të argumentoja se, nuk ka asnjë vend në botë që është më i interesuar për paqen në Ukrainë sesa vetë Ukraina. Dhe ne kemi parë presidentin ukrainas Zelenskyy që ka paraqitur një plan paqeje.

Nga ana tjetër, ajo që kemi dëgjuar nga presidenti Putin është se ai mund të jetë i interesuar për negociata, pasi Ukraina të njohë realitetet territoriale. Nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin është i interesuar për negociata, në mirëbesim.

Presidenti Zelenskyy flet me shumë elokuencë për nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ajo që ne kemi thënë është se nuk ka asnjë negociatë pa Ukrainën.

Pra, ne ndajmë dëshirën e Ukrainës për atë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe po përpiqemi të sigurojmë, nëpërmjet ndihmës sonë të sigurisë, që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm kur të arrijmë në atë tryezë bisedimesh.

Zëri i Amerikës: Zyrtarët ukrainas thonë se janë shumë mirënjohës për zhvillimet e reja në lidhje me tanket gjermane dhe amerikane që do t’i dorëzohen Ukrainës. Ata vlerësojnë se për një operacion të rëndësishëm sulmues, atyre u duhen mbi 200 tanke. A janë SHBA dhe partnerët e saj në gjendje t’i japin Ukrainës këtë numër tankesh? Dhe kur do mund të jenë atje, në terren?

Karen Donfried: Faleminderit për këtë pyetje. Mendoj se nënvizon faktin se janë kaq shumë vende që po ndihmojnë Ukrainën të mbrohet e tani kemi dhe njoftimin nga Gjermania për tanket Leopard. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në vend që të dëgjojmë nga Moska interes për negociatat e paqes, kemi dëgjuar se Rusia po planifikon një ofensivë të re.

Ka një përpjekje, mes 50 vendeve të paktën, për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe ajo që kemi parë gjatë vitit të kaluar është se si ndihma e sigurisë ka ndryshuar për të ndihmuar Ukrainën të përballojë sfidat përpara saj. Kështu, kur patë që në vjeshtë Rusia nisi ato bombardime kundër infrastrukturës civile, ne u përpoqëm të shtojmë furnizimet tona të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Unë gjithashtu mendoj se ka një angazhim afatgjatë ndaj Ukrainës në drejtim të ndihmës për sigurinë. Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë Ukrainës raketa Patriot në dhjetor është një tregues i kësaj, sepse kur mendojmë për atë paqe të qëndrueshme në Ukrainë, ne duam gjithashtu të sigurojmë që Ukraina të ketë aftësinë për të mbrojtur veten me kalimin e kohës.

Kështu që unë mendoj se harku i ndihmës për sigurinë është vërtet i rëndësishëm sepse tregon se si po ndryshon lufta. Dhe do të vazhdoni të shihni se ka pasur një përpjekje reale për të çuar pajisje në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ka qenë e vërtetë gjatë gjithë vitit të kaluar dhe është e vërtetë dhe tani, pasi Rusia po planifikon ofensivën e radhës. Kështu që mendoj se ju keni parë një angazhim të qëndrueshëm gjatë vitit të kaluar dhe ai do të vazhdojë.

Zëri i Amerikës: Kievi thotë se ka përparim në bisedat në lidhje me furnizimin e avionëve F-16 në Ukrainë. A mund të konfirmoni se SHBA po e vlerëson këtë mundësi?

Karen Donfried: Sikurse e përmenda, Ukraina është furnizuar me armatime që i përshtaten situatës aktuale në fushën e betejës. Në fillim të konfliktit dërguam shumë sisteme antitank Javelin dhe armatime të tjera. Kjo pa dyshim ka evoluar me kalimin e kohës. Ndaj vëmendja tani është përqendruar tek armatimet e rënda, tanket e lehta, artileria dhe municionet.

Po të shikosh me vëmendje, armatimet e premtuara në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës që u zhvillua para një jave, (në bazën ajrore Ramstein në Gjermani) këto donacione janë një pasqyrë e qartë e armatimeve që Ukraina u ka kërkuar vendeve partnere, për të ndihmuar që Ukraina të jetë e përgatitur më së miri për këtë kapitull në fushën e betejës.

Zëri i Amerikës: A jeni e shqetësuar se me ardhjen e pranverës, Rusia do të intensifikojë fushatën e saj ushtarake?

Karen Donfried: Po. Jam e shqetësuar lidhur me këtë dhe bazuar në atë që ka thënë Rusia, ne parashikojmë një ofensivë ruse. Kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë se pse e kemi përqendruar vëmendjen që Ukraina të ketë sa më parë të jetë e mundur në fushën e betejës këto armatime që ne po i dërgojmë tani. Ne duam të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozitë sa më të mirë për të mbrojtur veten dhe territorin e saj sovran.

Pra kjo përbën shqetësim dhe mendoj se do të ndodhë. Gjatë vitit të kaluar u pa se Ukraina i përdori me efektshmëri të lartë armatimet që i kemi ofruar. Siç dihet po vazhdon trajnimi (i trupave ukrainase). Pra, përveç furnizimit të Kievit me armë po trajnojmë edhe ushtarët ukrainas dhe ky kombinim po jep një rezultat të paçmuar. Shto këtu trimërinë dhe qëndrueshmërinë e ukrainasve.

I them Rusisë, kujdes. Ky është një vend që po lufton për të mbrojtur ekzistencën e tij. Morali që ekziston mes çdo ushtari dhe popullit ukrainas në tërësi përbën një forcë të madhe që nuk mendoj se Rusia e ka llogaritur mirë.

Zëri i Amerikës: Pushtimi rus i Ukrainës është në krye të prioriteteve të SHBA-së që prej nje viti tanimë, por ka konflikte të tjera që kërkojnë vëmendjen amerikane, si marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Me dëshirën për të mos patur nëpër këmbë konflikte të tjera, a po ushtrojnë SHtetet e Bashkuara, një trysni shumë të madhe duke u përpjekur të “imponojnë” një zgjidhje Kosovë-Serbi?

Karen Donfried: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka efekte edhe në Ballkanin Perëndimor edhe në Shqipëri dhe këto janë të lidhura. Një mësim nga kjo luftë, do të thosha unë, është ndjenja e urgjencës. Ndonjëherë mendojmë se koha është në anën tonë dhe mund të ketë vendime të vështira që ne duhet të marrim, por nuk duam t’i marrim sot, dhe i lëmë për nesër. Në disa raste ndodhin gjëra që ne nuk i kemi para shikuar.

Nëse do të isha pyetur përpara se të merrja këtë detyrë, se a mendoja se Rusia do të ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë, përgjigja ime do të ishte jo, nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Do të kisha gabuar. Ndaj është e vështirë të parashikosh të ardhmen.

Ndaj për vendet e Ballkanit Perëndimor tani ekziston mundësia për të ecur përpara në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Kjo mundësi është aty për Serbinë dhe Kosovën. Serbia dhe Kosova janë vende sovrane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje. Ne po përpiqemi të jemi një forcë që sjell ndryshime të mira.

Besoj thellësisht se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Serbisë e shohin të ardhmen e tyre si anëtarë të plotë të komunitetit të Euro-Atlantik. Bashkimi Evropian prej vitesh ka ushqyer dhe po nxit një dialog. Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë dialog, sepse ne besojmë se është rruga që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të plota të komunitetit Euro-Atlantik. A ka vendime të vështira që duhet të marrin Kosova dhe Serbia? Absolutisht. A do të jemi aty për t’i mbështetur ato ndërsa marrin këto vendime të vështira? Patjetër.

Ne e dimë që edhe Shqipëria do të jetë aty për t’i ndihmuar këto vende të marrin këto vendime të vështira. Por ne nuk mund t’ua imponojmë atyre. Ato duhet të duan atë të ardhme dhe të jenë të gatshme të marrin vendimet, që mund të duken të dhimbshme, nëse ajo është e ardhmja që duan. Po e përsëris, ne do të jemi përkrah tyre, por ne vetëm mund të ndihmojmë dhe të përpiqemi ta sigurojmë atë të ardhme. Kosova dhe Serbia janë ato që duhet të bëjnë punën e vështirë.

blank

Kurti: Propozimi evropian – bazë e mirë për diskutime, asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ka përparësi

VOA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi të enjten se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është bazë e mirë për diskutime rreth një marrëveshjeje që duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ndërsa nënvizoi se asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk mund të ketë përparësi ndaj marrëveshjeve tjera.

Kryeministri Albin Kurti u takua mbrëmë në një darkë pune me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për të diskutuar hapat e radhës në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

“Ne jemi pajtuar që të gjitha marrëveshjet e kaluara që janë arritur në dialog, duhet të zbatohen plotësisht”, shkroi zoti Lajçak në rrjetet sociale.

Kryeministri Kurti tha se diplomatët po këmbëngulin që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të theksohet më shumë.

“Por, ajo marrëveshje tashmë është e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese pra në një mënyrë përnjëmend mund të themi se ajo marrëveshje është e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Tash procesi negociator duhet të na shpie përpara. Unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e ritheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarkik”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të paraqesë propozimet e saj për asociacionin, ndërsa ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar në një takim në fund të këtij muaji përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar këtë çështje.

Kryeministri Kurti tha se asociacionet e komunave që janë njësi territoriale dhe jo vetëm administrative, mbi baza etnike bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Andaj le të zhvillohen sa më shumë takime e diskutime mirëpo për normalizim të marrëdhënieve që na shpie më afër e drejt BE-së për paqe afatgjate e stabilitet të qëndrueshëm, për siguri për të gjithë pa diskriminuar asnjë njeri nevojitet njohja reciproke në qendër, jo Asociacioni në qendër, as Asociacioni parakusht por njohja reciproke në qendër. E ka thënë presidenti Biden, e ka thënë Kancelari Scholz dhe unë po ua përsëris këtu njëjtë”, tha ai.

Diplomatët perëndimorë po u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Të premten e kaluar zoti Lajçak qëndroi në Prishtinë dhe në Beograd së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë për diskutime rreth propozimit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se Serbia do të përballej me pasoja të rënda nëse nuk do ta pranonte propozimin që sipas tij është shndërruar në kuadër të ri negociues të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.

“Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje”, tha kryeministri Kurti.

Ai ritheksoi se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë në qendër sepse vetëm asisoj ndodhë normalizimi i plotë marrëdhënieve.

Por propozimi nuk parasheh njohje të ndërsjellë por përkushtimin e të dyja palëve që të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Diplomatët kërkojnë që të punohet shpejt për të arritur një marrëveshje Kosovë – Serbi, situata e pazgjidhur ndërmjet të cilave shihet si një burim paqëndrueshmërie në Ballkan në një periudhë të ndjeshme në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Zoti Lajçak tha mbrëmë se propozimi mbështetet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën. Gjatë ditëve të kaluara zoti Lajçak ka takuar përfaqësuesit e vendeve mosnjohëse për t’i njohur me procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Ai na tregoi edhe neve për takimet që i ka pasur dhe në këto takime ka përmirësim të atmosferës për Kosovën në raport me atë që është e rëndësishme për neve pra që është njohja, mirëpo nuk ka hapa konkret. Unë besoj që duhet angazhim shumë më i madh që të kemi hapa konkret. Pesë shtetet të cilat ende nuk e njohin Kosovën nëpërmjet njohjes së tyre do të na hapnin plotësisht rrugën për integrim në NATO dhe BE dhe kjo është tejet e rëndësishme për neve. Natyrisht që po të kishim ne mundësi për ulëse në OKB gjithçka do të ishte më kollaj mirëpo duke pasur parasysh se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e kemi Federatën Ruse dhe Kinën ajo minimumi çka qytetarët e Republikës së Kosovës presin është që pesë shtetet demokratike evropiane t’i bashkohen shumicës së vendeve anëtare të BE-së dhe ta njohim pavarësinë e Kosovës”.

Zoti Lajçak tha mbrëmë në një intervistë për Klan Kosova në Prishtinë se deri në muajin mars do të dihet nëse do të ketë përparim lidhur me propozimin dhe kush do të jetë përgjegjës, nëse kjo nuk ndodhë.

blank

Kurti: Marrëveshja për Asociacionin, e vetmja që s’e ka kaluar testin e Kushtetueses

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit.

Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013, e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj më 2015, të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje, nga 33 marrëveshjet e Brukselit, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjen e arritur për asociacionin.

SHBA-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë, dhe i kanë kërkuar kësaj të fundit që të prezantojë propozimet e veta në këtë temë.

Kurti ka folur para gazetarëve edhe për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.

“Diplomacia fluturuese u është bashkëngjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë, dhe 10 nene gjithsej”.

Diplomacia fluturuese (shuttle) nënkupton takimet e shpeshta të diplomatëve të huaj, në përpjekje për të përafruar qëndrimet e palëve.

Kurti ka përsëritur se propozimin evropian, që në publik njihet edhe si plani franko-gjerman, e konsideron bazë të mirë për diskutime dhe si “kornizë që na mundëson të ecim përpara”.

Lidhur me dialogun, Kurti është takuar në mbrëmjen e 25 janarit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth dialogut.

Vetë Lajçak ka thënë se në darkën e punës, në të cilën ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, palët janë pajtuar që duhet zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialog.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në një adresim para kombit, më 23 janar, se ekipi diplomatik evropiano-amerikan, i ka thënë atij se nëse ai nuk e pranon planin evropian për Kosovën, Serbia do të përballet me bllokim të investimeve dhe procesit të integrimit.

Ai ka thënë se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është kornizë e re negociuese për Serbinë.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Radio Evropa ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

blank

Britania e Madhe: Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Europës

Kosova duhet të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare.

Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me seli në Strasburg të Francës.

Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Evropës, Howell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga Bashkimi Evropian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet”, tha Howell në fjalën e tij.

Gjatë seancës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia mbështetën anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa Serbia u bëri thirrje anëtarëve që ta refuzojnë kërkesën e Kosovës.

Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022.

Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe në mënyrë aktive është duke bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë fushatë, Serbia ka aleate Rusinë, e cila u përjashtua nga Këshilli i Evropës në mars të vitit 2022, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Pa Rusinë, dy të tretat e shteteve anëtare të asaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nëse merret parasysh se vendimet sillen me shumicën e votave të shteteve anëtare, mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës është reale.

Gjatë debatit, anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës shprehën shqetësimin për tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe rolin e Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin në këtë situatë.

“Nëse është kështu, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të ndërmarrim hapa konkretë”, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell. / REL

blank

Odesa shpallet zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore

RFE/RL

Qendra historike e qytetit ukrainas të Odesas, është shpallur zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNECSO)

Agjencia ka thënë se vendimi i saj e njeh “vlerën e jashtëzakonshme” të kësaj zone.

Mirëpo Rusia e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se është “i motivuar politikisht”.

E njohur si perla e Detit të Zi, Odesa është bombarduar disa herë nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Vitin e kaluar, banorët kanë tentuar të mbrojnë monumentet e qytetit dhe disa ndërtesa, duke i mbuluar me thasë.

Duke folur pas votimit, shefja e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se shpallja e qytetit si zonë e Trashëgimisë Botërore është hap i rëndësishëm.

Ajo ka thënë se vendimi nënkupton që të gjitha vendet anëtare të konventës, përfshirë Rusinë, kanë obligim “që të mos e shkatërrojnë me qëllim” këtë zonë.

Disa pjesë të Odesas janë shpallur në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik, çka do të thotë se UNESCO i jep qytetit qasje në ndihmë teknike dhe financiare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se është “mirënjohës ndaj partnerëve që na kanë ndihmuar në mbrojtjen e kësaj perle nga sulmet e pushtuesit rus”.

Rusia, e cila ka tentuar vazhdimisht që të shtyjë votimin, e ka akuzuar Ukrainën për “shkatërrim” të monumenteve të veta.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

blank

Lezhë, goditet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila

Gazetari Elvis Hila, duke marrë trajtim në spital

Pellumb Sulo

Policia e Lezhës njoftoi se gazetari i Report TV, Elvis Hila, është goditur pasditen e sotme për shkak të detyrës nga dy persona në qytetin e Lezhës dhe se është dhunuar fizikisht edhe bashkëshortja e tij.

Në njoftimin e saj, policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe se ka identifikuar si autorë të goditjes së gazetarit dhe bashkëshortes shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati të Lezhës, të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe po vazhdojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e qytetit të Lezhës dhe, më pas, janë larguar dhe kanë bërë denoncim në policinë lokale.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, gazetari Elvis Hila tha se, fillimisht është telefonuar dhe kërcënuar nga një numër i paidentifikuar në lidhje me një lajm të publikuar.

Më pas, dy persona kanë kërkuar ta nxjerrin nga makina e tij, ku ishte me bashkëshorten dhe, në pamundësi, i kanë goditur të dy fizikisht.

Ky është rasti i dytë që në Lezhë kërcënohen gazetarët, të cilët raportojnë nga terreni për mediat qendrore në Tiranë.

Në tetor të vitit 2020, gazetarit Elidon Ndreka iu vendos një sasi lëndë shpërthyese në hyrje të banesës. Autorët ende nuk janë zbuluar nga policia.

blank

SHBA do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë

VOA

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë. Vendimi u bë i ditur nga zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilët thanë se ky hap është vazhdimësi e përpjekjeve të Uashingtonit për t’i ofruar Ukrainës mjetet që i nevojiten për t’u mbrojtur më mirë.

Po sipas zyrtarëve amerikanë vendimi është gjithashtu tregues i unitetit të fortë brenda komunitetit ndërkombëtar, në mbështetje të Ukrainës dhe dëshmi e rolit udhëheqës të Presidenti Biden.

Tanket amerikane Ambrams janë tejet komplese dhe për përdorimin e mirëmbatjen e tyre kërkohet një kohë e konsiderueshme stërvitjeje.

Zyrtarët amerikanë thanë se këto mjete ushtarake janë më të mirat në botë dhe dërgimi i tyre në Ukrainë do të bënte të mundur që ky vend të pajisej me një aftësi e re të jashtëzakonshme për të rritur mbrojtjen e saj afatgjatë.

Zyrtarët amerikanë thanë se do të duhet pak kohë derisa Kievi të marrë tanket, por ndërkohë Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të punojnë për të krijuar një program gjithëpërfshirës stërvitjeje për Ukrainën.

blank

Gjermania vendos të dërgojë tanke ‘Leopard’ në Ukrainë

VOA

Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e tij do t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake ‘Leopard 2’ si dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë. Vendimi erdhi pas disa javësh hezitimi të Berlinit, që u ndesh me një padurim në rritje në mesin e aleatëve të këtij vendi.

Nëpërmjet një deklarate, qeveria gjermane tha se do t’i sigurojë fillimisht Ukrainës nga stoku i saj, një njësi tankesh ‘Leopard 2 A6’, që përbëhet nga 14 automjete. Qëllimi është që Gjermania dhe aleatët e saj t’i ofrojnë Ukrainës gjithsej 88 tanke.

Ky vendim ndjek linjën tonë të mirënjohur në mbështetje të Ukrainës, duke bërë me të mirën e aftësive tona”, tha zoti Scholz pas një takimi me kabinetin e tij në Berlin.

Gjermania po vepron në koordinim të ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë, shtoi ai.

Vendimi i shumëpritur erdhi pasi zyrtarët amerikanë thanë të martën se ishte arritur një marrëveshje paraprake që Shtetet e Bashkuara të dërgonin tanke ‘M1 Abrams’ për të ndihmuar trupat e Ukrainës në zmbrapsjen e forcave ruse, të cilat vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në lindje të vendit, ndërsa po shënohet pothuajse një vit nga fillimi i luftës.

Zoti Scholz kishte këmbëngulur që çdo vendim për të pajisur Ukrainën me tanke të fuqishme ‘Leopard 2’ të merrej në bashkëpunim me aleatët e Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara. Duke e detyruar Uashingtonin të përdorë disa nga tanket e veta, Berlini shpreson të ndajë rrezikun e çdo reagimi nga Rusia.

Ekkehard Brose, kreu i Akademisë Federale Ushtarake Gjermane për Çështje të Sigurisë, tha se ky pozicion i Shteteve të Bashkuara ishte vendimtar, për të shmangur që Evropa të përballet e vetme me Rusinë, një vend që disponon armë bërthamore.

Por ai vuri në dukje gjithashtu rëndësinë historike të këtij vendimi.

Tanket e prodhimit gjerman do të përballen edhe një herë me tanket ruse në Ukrainë”, tha ai, duke shtuar se ky nuk ishte “një mendim i lehtë” për Gjermaninë, e cila e merr seriozisht përgjegjësinë e saj për tmerret e Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë ky ishte vendimi i duhur“, tha zoti Brose, duke argumentuar se u takonte vendeve perëndimore demokratike të ndihmonin Ukrainën për të ndalur fushatën ushtarake të Rusisë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius paralajmëroi se do të duheshin rreth tre muaj që tanket e para të dërgoheshin në Ukrainë. Ai i cilësoi tanket ‘Leopard 2’ si “tanket më të mirë të betejës në botë”. Qeveria gjermane tha se planifikonte të fillonte me shpejtësi stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Gjermani. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i cilësoi synimet gjermane dhe të SHBA-ve me vendimin për tanket, si një “një plan katastrofik”. “Jam i bindur se shumë specialistë e kuptojnë absurditetin e këtij vendimi”, u tha zoti Peskov gazetarëve të mërkurën.

Gjëja kryesore është se ky është një mbivlerësim i potencialit që do t’i shtonte furnizimi me tanke, forcave të armatosura të Ukrainës. Është një tjetër gabim, një gabim mjaft i madh”, tha zyrtari i Kremlinit.

Anëtarët e qeverisë së koalicionit tre-partiak të zotit Scholz e mirëpritën lajmin përpara njoftimit zyrtar. Dy parti më të vogla opozitare, e kritikuan vendimin.

Alternativa e Ekstremit të Djathtë për Gjermaninë e quajti vendimin “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”.

Partia e Majtë, e cila gjithashtu ka lidhje historike me Moskën, paralajmëroi për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Sondazhet e fundit të opinionit publik treguan një ndarje mes votuesve gjermanë mbi këtë çështje.

Trysnia ndaj zoti Scholz u rrit këtë javë pasi Polonia i kërkoi zyrtarisht Gjermanisë miratimin për të dërguar disa nga tanket e veta ‘Leopard’ në Ukrainë. Polonia ka qenë ndër vendet udhëheqëse që u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë për të dërguar tanke gjermane në Ukrainë.

blank

Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së u dekorua nga kryebashkiaku i PS, i pranishëm Damian Gjiknuri dhe Agron Nezaj (personi A)

Ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane për një sërë akuzash është dekoruar në Shqipëri dy vjet më parë nga kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi.

Në një postim në Facebook, kryebashkiaku shkruan se e ka dekoruar ish zyrtarin amerikan me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’, ndërsa i pranishëm është edhe Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i PS, si dhe Agron Nezaj që sipas VOA është përshkruar në dosjen amerikane si personi A.

 “Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht ti dorëzoj medaljen e akorduar  ‘Mirënjohja e Tropojës’ z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob, FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë  ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij, bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj’, shkruan Byberi në 23 shtator 2021.

Charles McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

blank

blank

 

blank

SYRI TV/ SHBA e sanksionoi, Rama i dha statusin investitor strategjik oligarkut rus, njeriut të Putin

Oligarku rus me të cilin kishte lidhje të ngushta miku i Ramës në FBI, Charls McGonigal është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit për lidhjet dhe shërbimet ndaj Vladimir Putin. Por teksa SHBA e sanksiononte oligarkun rus Oleg Deripaska, në Shqipëri kryeministri Edi Rama e shpallte atë investitor strategjik, e madje më herët i kishte dhënë edhe koncesione, siç është ai i HEC-it të Shushicës. 

SHBA i kërkon Kosovës të pranojë nismën evropiane për normalizimin e raporteve me Serbinë

 

Raportet e dyshimta me miliarderin rus, Oleg Deripaska, ishin shkaku kryesor i arrestimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Çarls McGonigal, i njohur edhe si mik i kryeministrit Edi Rama, si edhe të një ish-diplomati.

 

blank
Teksa Oligarku rus, Depiraska, sanksionohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në muajin prill të vitit 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjetik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën, në Shqipëri Edi Rama e shpallte investitor strategjik.

 

Në Prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep statusin e “investitorit strategjik” kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, në një sipërfaqe 800 hektarë në Karavasta. Investimi parashikohet në vlerë mbi 6.6 milionë euro.

blank

Në vendimin e nënshkruar nga Rama, kompania shqiptare “Agro Iliria Group” detyrohet që të nënshkruajë kontratë me shoqërinë tjetër, “Trema Engieenering 2”, ku të përcaktohet se kjo e fundit do të kryejë investimin.

blank

Pronari fundor i kompanisë shqiptare “Trema Engineering 2” është miliarderi rus, Oleg Depiraska, nëpërmjet shoqërisë së regjistruar në Austri, “Strabag AG”.

blank

Po ashtu, oligarku i Moskës rezulton si bashkëpronar në një koncension të dhënë nga qeveria ‘Rama” në vitin 2017, për ndërtimin dhe operimin e hidrocentralit të Shushicës.

blank

 

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Oleg Vladimiroviç Deripaska është pronar përfitues nga koncesioni, nëpërmjet dy kompanive të kontrolluara prej tij, ‘Strabag AG” dhe “Trema Engineering 2”.

blank

 

Koncesioni “Shushica Hydropoëer” parashikohet që të vijoj për 35 vjet. Kontrata është firmosur nga Ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e cila në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri.

 

blank

Analiza e Daniel Serwer për versionin e fundit franko-gjerman, këto janë të rejat dhe defektet

Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer që përcjell nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht ato që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi ka bërë një koment lidhur me versionin e fundit të propozimin franko-gjerman.

Në shkrimin e tij Serwer ka veçuar të rejat e planit dhe atë çfarë mungon.

Serwer thotë se propozimi i Berlinit dhe Parisit është një hap në drejtimin e duhur, nëse implementohet plotësisht megjithatë thotë se ka disa shtesa të dyshimta dhe elemente të rëndësishme që mungojnë.

Ai thotë se e reja në versionin e fundit që u publikua është se jepen më shumë detaje për çështjet që ndërlidhen me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe se sa i ka parë në dokumentet e mëhershme.

Këtu citon dokumentin e publikuar në të cilin thuhet se “ Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve. në Kosovë. Kosova.[sic] disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”.

Serwer thotë se i pari nga paragrafët më lart s’është i mirë meqë dështon t’i referohet Kushtetutës së Kosovës zi bazë për “marrëveshje konkrete”.

Pastaj thotë se mungon edhe zgjidhja reciproke për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Gjithashtu nuk kërkon reciprocitet brenda Serbisë për komunitetin shqiptar atje. Cilat kushte do të rregullonin “mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia”? As nuk është e qartë se çfarë do të thotë “kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit” me qeverinë e Kosovës. Tashmë ekziston një Këshill i Komuniteteve që ofron një komunikim të tillë me Presidentin e Kosovës, si dhe përfaqësimin e serbëve dhe komuniteteve tjera në parlament dhe në ministritë e qeverisë”, potencon Serwer.

Ndërkohë sa i përket Manastirit të Deçanit thotë se mungon referenca për çështjen e kahershme të pronës. Serwer thotë se duhet referuar në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Tek gjërat e rëndësishme që mungojnë, Serwer thotë se është njohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën. Serwer thotë se edhe me pesë njohjet, propozimi aktual nuk i afrohet marrëveshjes bazë të dy Gjermanive, meqë dy Gjermanitë ishin marrë vesh që të bëhen anëtare të OKB-së.

Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, Serwer thotë se diçka e tillë s’është e mundur meqë Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm.

“Dështimi për të marrë njohjen nga pesë mosnjohësit është një prishje e marrëveshjes. Ndoshta nuk do të duhej të ishte në këtë tekst, por do të duhej të ndodhte në mënyrë që Kosova të bindet se normalizimi ishte real. Edhe me këto pesë njohje, kjo marrëveshje nuk do t’i afrohej Traktatit Bazë Gjerman/Gjerman, sipas të cilit supozohet se është modeluar. Kjo bëri që Republika Federale dhe Republika Demokratike të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Këtu nuk ka një mundësi të tillë, pasi Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm”, shprehet Serwer.

Në fund Serwer thotë se duhet bërë presion Beogradit dhe Prishtinës  për të bërë kompromiset e nevojshme. Ai shton se presioni ndaj Kosovës ka qenë i dukshëm prej kohësh dhe se është e lehtë t’i bëhet presion një vendi që s’ka alternativë tjetër përveç se të bashkohet në NATO dhe BE.

Profesori amerikan thotë se presioni ndaj Serbisë është shumë më i vogël, derisa Aleksander Vucic ka luajtur lojë të suksesshme mbrojtëse duke balancuar Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së dhe BE-së.syri.net

blank

VOA: Ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së dhe lidhjet me Shqipërinë

Keida Kostreci

Të mërkurën, ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane, pritet të dalë para gjykatës në Uashington për t’u shprehur nëse i pranon apo jo akuzat se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Akt-padia e bërë publike dje nga gjykata në Uashington nuk e identifikon më tej Personin A. Por, në bazë të një njoftimi tjetër të shtypit amerikan, në shtator të vitit të kaluar, ku njoftohej se ish zyrtari i FBI-së McGonigal ishte nën hetime, portali “Business Insider” boton kopjen e një dokumenti të jurisë së madhe, ku në listën e atyre, që do të thirreshin për të dëshmuar, figuron shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, në të, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.

Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me marrëdhëniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-së, zëdhënësi i qeverisë mohoi, që takimet të kenë patur ndonjë lidhje me ato që thuhen në aktpadi:“Siç e ka sqaruar edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka pasur një raport miqësor me zyrtarin e FBI, me të cilin janë takuar disa herë, qoftë në Tiranë, qoftë në New York, po takimet e tyre s’kanë pasur asnjë lidhje me çka thuhet në akt-padinë në fjalë lidhur me persona të tjerë.”

Sipas akt-padisë, ishte pas këtij udhëtimi në Shqipëri në shtator që “i pandehuri McGonigal ka mbajtur një miqësi të vazhdueshme me Kryeministrin [Rama].”

Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas akt-padisë, gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”.

Disa javë pas këtyre takimeve, më 5 tetor 2017, sipas akt-padisë, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga Personi A. Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga Personi A në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë në rezidencën e banorit A. McGonigal i la të kuptohej Personit A se paratë do t’ia kthente.”

Sipas akt-akuzës, McGonigal i kishte kërkuar Personit A nëse ai mund t’i siguronte një sasi parash që në gusht të vitit 2017 dhe një muaj më pas në shtator, ata kishin diskutuar përsëri rreth përpjekjeve të Personit A që t’ia siguronte paratë dhe që Personi A t’ia jepte ato pjesë-pjesë.

Dy muaj pas vizitës në Shqipëri, më 18 nëntor 2017 McGonigal së bashku me një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë, takuan dhe morën në intervistë në Austri, biznesmenin-politikan, që ai e kishte takuar në shtator në Shqipëri. Personi A mori pjesë në këtë takim si përkthyes.

Intervista e bisnesmenit-politikan nuk është raportuar dhe nuk figuron në dokumentet e FBI-së. Në të njëjtën ditë të intervistimit në Austri, po më 18 nëntor, McGonigal dhe biznesmeni-politikan, janë takuar edhe në Shqipëri, por këtë herë pa praninë e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Sipas akt-padisë “politikani-biznemsmen diskutoi me të pamdehurin McGonigal dhe Personin A për mundësi biznesi”.

“Më 19 nëntor i pandehuri takohet me Personin B për darkë dhe një ditë më pas më 20 nëntor takohet me kryeminsitrin”, sipas akt-padisë.

Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, me të cilin takoi politikanin-biznesmen në Austri, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, një ditë më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Në akt-padinë ndaj McGonigal, përmendet se në dhjetor të vitit 2017 ai është takuar në Uashington me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.

Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës, McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork.

Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga Personi A për lobistin dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A, sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.

Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas Personi A u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Persomni A i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit.”

Po sipas akt-padisë “Më pas Personi B ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve”.

Më 25 qershor 2018, i pandehuri McGonigal, i ka propozuar personit A që të nënshkruajë një kontratë me një individ nga Bosnia të indentifikuar si Personi D në mënyrë që në kompaninë e personit A të depozitoheshin 500 mijë dollarë nga Personi D dhe firma e tij farmaceutike për të mundësuar një takim mes Personit D dhe një përfaqësuesi të delegacionit amerikan në OKB.

Ndërkohë që në muajin prill, McGonigal ishte takuar në Gjermani me dy individë nga Bosnja, Personin C dhe Personin D, të cilët kishin lërkuar të takoheshion me ambasadoren amerikane në OKB-së, ose ndonjë zyrtar tjetër të lartë për një çëshjte politike për Bosnje Hercegovinën.

Akuzat për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Akt-padia tjetër ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka lidhje me ndihmën për oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Aktiviteti i tij në favor të miliarderit rus është zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një ish diplomat rus, Sergey Shestakov, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Në ose rreth gushtit 2021, McGonigal, Shestakov dhe një person i identifikuar si Agjenti 1 (Këshilltar i Deripaskas) hartuan dhe ekzekutuan një kontratë, sipas së cilës një Korporatë e Qipros do t’i paguante një Kompani në Nju Xhersi 51,280 dollarë paraprakisht dhe më pas 41, 790 mijë çdo muaj për informacione zbulimi biznesi me interes për korporatën ruse. Megjithëse pagesat do t’i jepeshin McGonigalit dhe Shestakovit në emër të Deripaskas, asnjëri prej tyre nuk përmendet në kontratë.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, kompania e Nju Xhersit është në pronësi të një “Miku” të zotit McGonigal. “Miku” kishte ndihmuar që McGonigal të angazhohej me kompaninë e Nju Xhersit, ndërsa ai ishte ende agjent me FBI-në.

Në një dokument të Departamentit të Drejtësisë, ku depozitohen aktivitetet e lobimit për qeveritë e huaja, (FARA) të depozituar nga Shestakovi, ndonëse përmbahen pak hollësi, përmendet emri Charls McGonigal dhe firma “Spectrum Risk Solutions”.

Kjo firmë, në dokumentin e jurisë së madhe të dalë vitin e kaluar, figuron si kompani e Agron Nezës.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, McGonigal i ka thanë Shestakovit se “nuk e kishte informuar “Mikun” se po përdorte Kompaninë e tij për të marrë paratë nga kontrata. Shestakov falsifikoi firmën e Mikut pa dijen apo miratimin e tij. Më pas kur Miku i kërkoi McGonigalit të shpjegonte se pse Banka Ruse po i bënte pagesa Kompanisë së Nju Xhersit, McGonigal tha se pagesa ishte për punë “Legjitime” që ai po bënte për një “pasanik rus”. Miku më pas pranoi që të përdorej Kompania e tij dhe transferoi fonde në përputhje me kontratën, nën udhëzimin e McGonigalit, për atë dhe Shestakovin.


Send this to a friend