VOAL

VOAL

Kosova në prag të vendimit për zgjedhje por a do të bëhet zgjidhja! – Nga Nue Oroshi

March 29, 2019
blank

Komentet

blank

Shqiptarët në Udevalla të prekur për Liridonën: Suedia do të kujdeset për fëmijët e saj, u jep familje

Profesor Fetah Bahtiri, i cili jeton për mbi 30 vjet  në Udevalla të Suedisë, në qytetin ku ka jetuar Liridona Ademaj, thotë se shqiptarët  atje janë tronditur shumë me humbjen e Liridonës. Fëmijët e saj do t’i marrë shteti suedez shumë shpejt, thotë ai.

Qindra shqiptarë e suedezë në Udevalla të Suedisë ku ka jetuar Liridona Ademaj kanë bërë homazhe për Liridonën. Para kafiterisë  ku ka punuar Liridona ata kanë vendosur lule e shumë qirinj, ndërsa kanë shprehur dhimbjen e madhe edhe për familjen e saj në Kosovë, shkruan Radio Kosova.

Profesor Fetah Bahtiri, i cili jeton për mbi 30 vjet në atë qytet thotë se janë tronditur thellë nga vrasja e Liridonës.

“Vrasja e Liridonës ishte shumë e tmerrshme për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë këtu. Pronari i kafiterisë ku ka punuar Liridona Ademaj, Baki Shahini, ka organizuar aty një moment kujtese, që këtu në Suedi e quajnë “Çasti i kujtesës”, dhe aty jemi mbledhur shumë shqiptarë për ta kujtuar Liridonën. Kishte edhe shumë suedezë të cilët janë bashkuar në këtë homazh tonin. Ishte edhe deputeti Jakobson, i cili më shprehu ngushëllime dhe ishte thellë i prekur edhe ai, sepse Liridonën e kanë njohur të gjithë. Nuk ka asnjë njëri që mund të ketë ditur ndonjë fjalë të keqe nga ajo… lulet dhe qirinjtë e shumtë janë ndezur gjatë gjithë natës aty ”, tha ai.

Profesor Fetah Bahtiri  ka folur në një intervistë ekskluzive për emisionin me bashkatdhetarë në Radio Kosovë, që e realizon Hyrë Tejeci Murati. Njerëzit janë shumë të prekur tha profesor Bahtiri, i cili nuk përmbante lotët gjatë intervistës.

Ndërsa sa i përket  trajtimit të fëmijëve të Liridonës, të cilët janë vetëm 6 e 5 vjeç, profesor Bahtiri thotë se ata shumë shpejt do t’i marrë shteti suedez. Profesor Fetah Bahtiri, është njohës i mirë i ligjeve në Suedi, ka qenë përkthyes zyrtar për shumë vjet në Suedi. Ai thotë

“Në rastin konkret ata fëmijë duhet të kthehen në Suedi pa vonesë. Unë kam qenë përkthyes autorizuar dhe kam pasur shumë përvojë me situata të tilla. Këtyre fëmijëve nuk iu lejohet në ambientin ku iu ka ndodhur fatkeqësia e nënës së tyre. Kthimi në familjen  Murseli është punë e çështje e varrosur, nuk i lënë më aty. Pas një hetimi i rrethanave dhe shërbimi i socialit suedez merr vendimin se ku t’i vendos. Nuk i vendos në institucion, por i vendos në ndonjë familje. Shteti e paguan atë familje që të kujdeset për ta. Ajo familje mund të jetë suedeze, mund të jetë edhe shqiptare, por, ajo familje duhet të jetë e pastër në të gjitha aspektet”, theksoi ai.

Vendosja në një familje të re suedeze mund të çojë që fëmijët të harrojnë  krejt gjuhën shqipe. Ndërsa mund t’iu ndërrohet edhe mbiemri.

“Gjyshërit e tyre mund të shkojnë në vizitë, në qoftë se i lejon shërbimi i socialit. Edhe emrin dhe mbiemrin mund t’ua ndërrojnë, në qoftë se ata rriten në një familje suedeze, sepse ka pasur disa rate, pikërisht këtu në Udevallë, madje ka pasur raste ndër shqiptarë”, thotë profesor Bahtiri.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor, në rrethana të panjohura. Për këtë rast janë arrestuar dhe janë tashmë në paraburgim për një muaj tre të dyshuar dhe i dyshuari kryesor është bahkëshoriti i saj Naim Murseli.

blank

Ndal, egërsisë e dhunës barbare ndaj grave!- Nga Emine S. HOTI, Norvegji

Më indinjoi jashtëzakonisht shumë akti i vrasjes barbare të motrës sonë, Liridona Ademi. Fillimisht na u prezantua si një vrasje nga kriminelë ordinerë, por duket se qenka ndryshe, duket se xhelozia, egoizmi, mentaliteti i mykur dhe i vjetërsuar burrëror ka qenë shkak i kësaj vrasje kriminale dhe të përbindshme. Një grua, një nënë e dy fëmijëve, ra viktimë e një krim që indinjon sot të madh e të vogël në Kosovë, por dhe në botë. Pavarësisht se do të thotë drejtësia se cili është vrasësi dhe cilat janë motivet e vrasjes, ne vajzat, gratë, nënat, gjyshet duhet të ngrihemi dhe t`i themi fuqishëm “Ndal!” dhunës barbare ndaj grave!

Gratë, duke u ngritur në demonstrata të fuqishme të tregojnë fuqinë e tyre, fuqinë emancipuese dhe trimërinë, të demaskojnë çdo lloj aspekti dhune dhe presioni ndaj grave, që ngjarje të tilla të mos përsëriten, ndërkohë që kriminelët, kushdo qofshin ata, të demaskohen dhe të dënohen me burgimin më të rëndë, ligji të veprojë mbi ta me të gjithë forcën, me të gjithë fuqinë kundër akteve dhe krimeve të tilla çnjerëzore.

Ç’janë këta njerëz pa kurrfarë ndjenjash njerëzore, ndjenja që në këtë rruzull tokësor i kanë edhe kafshët më të egra të globit?

Si mund të flitet për qytetërim dhe civilizim, kur krime të tilla ndjekin njëri- tjetrin, kur gratë shikohen si dytësore, si njerëz pa rëndësi, ku burrat mund t`i trajtojnë ato si të duan me forcë dhe me urdhra, me shëmtinë dhe kalbësinë e ndërgjegjes së tyre, që s`është ndërgjegje, por një ndjenjë egërsie primitive, që s`duhet të ekzistojë kurrë mbi dheun tonë të shenjtë.

Qytetërimi bën përpjekje t`i mbrojë gratë, por gjer më sot mbrojtja e tyre ka qenë e pamjaftueshme, përderisa akte të tillë përsëriten e përsëriten nga burra dhe bashkëshortë mizorë dhe të egër në mendime dhe me ndjenja antinjerëzore. Nënat dhe baballarët kanë detyrë të trajtojnë që në fëmijëri me të drejta të barabarta fëmijët, edhe kur lind djalë, edhe kur lind vajzë. Fëmijët janë njëlloj, s’duhet të ketë asnjë lloj diferencimi të tyre në favor të meshkujve, sepse kështu, që në fëmijëri edukohen ndjenja të padrejta, edukohet një ndërgjegje poshtëruese për femrat dhe superioritet i padrejtë i meshkujve mbi to.

Është detyrë e shoqërisë, që të bëj më shumë për këtë edukimi dhe trajtim; është detyrë e shtetit, që t`i trajtojë njëlloj dhe në mënyrë të barabartë, si femrat edhe meshkujt; është detyrë e shkollës, t`u rrënjos koncepte sa më të drejta të rinjve dhe të rejave që në bankat e shkollës; është detyrë e të gjithëve ne që të respektojmë dhe t`u japim femrave të drejtat, që atyre u takojnë, të mos lejojë që ato të nëpërkëmben. Të bëjmë që meshkujt, sa herë që janë përpara femrave, le të kujtojnë se janë përpara bijave të tyre, përpara bashkëshorteve të tyre, përpara nënave të tyre.

Ne femrat sot, vajza dhe gra, nëna dhe gjyshe të shenjta le të bëhemi barrikadë e fuqishme për t`u thënë ndal krimeve të tilla çnjerëzore!

Të bëhemi të zonjat e vetes sonë, të mbrojmë gjininë tonë të mrekullueshme, të ngremë zërin kundër çdo krimi dhe akti të tillë kriminal që në nisje, të mos lejojmë farën e keqe të na mbulojë dhe të na poshtërojë!

Ky akt çnjerëzor të mos ndodh kurrë më!

Liridona, motra jonë, është zëri, është dhembja e madhe e të gjitha femrave në Kosovë e në botë, është thirrja dhe kambana e fuqishme që t`u jepet fund njëherë e përgjithmonë krimeve të tilla!

Ngushëllime familjes se Liridonës, heroinës që u përball me kriminelin dhe luftoi me krimin, duke dhënë jetën e saj të re!

Liri dhe emancipim i pandalshëm për vajzat dhe gratë kudo në botë!

Të mbrojmë me vepra, vajzat, motrat, gratë, nënat dhe gjyshet tona!

blank

Vdekja e 26-vjeçares Anila Grishaj, nën hetim edhe presidenti i kompanisë

Policia italiane vijon hetimet mbi vdekjen e 26-vjeçares Anila Grishaj në vendin  punës. Mes personave nën hetim është edhe shefi ekzekutiv (CEO) i kompanisë ku ajo punonte, Bocon.

Mediat shkruajnë se në ditët në vijim do të bëhet një vlerësim teknik mbi pajisjen ku CEO-ja do të marrë pjesë nëpërmjet një konsulenti të tij. Në hetim për vrasje nga pakujdesia është edhe kolegia që aktivizoi makinerinë ku punonte Anila.

Si pasojë, asaj iu shtypën rruazat e qafës duke humbur menjëherë jetën. Sipas burimeve pranë hetuesve, “Treviso Today” shkruan se për momentin nuk ka asnjë element të dobishëm që mund të tregojë se aksidenti ndodhi pasi një element specifik sigurie nuk u respektua.

Makineria në fjalë është blerë majin e kaluar dhe duket se është e gjeneratës së fundit. Një nga hipotezat e mundshme është ajo e një ndërhyrjeje anormale në makineri, një situatë që mund të ketë mashtruar kolegen tjetër, e cila është detyruar ta rindizte pasi besonte është fikur gabimisht.

Megjithatë dinamika e vdekjes së Anilës është fiksuar nga kamerat e sigurisë brenda kompanisë. Ato mund të tregojnë më shumë për ndërhyrjen që ka kryer kolegia e 26-vjeçares dhe rrjedhimisht nëse ka respektuar procedurat e protokolleve të sigurisë.

Ndërkohë sot pritet që në këtë kompani të shkojë një delegacion i Senatit në Itali që ka nisur një komision hetimor për shfrytëzimin dhe sigurinë në vendin e punës.

26-vjeçarja Anila Grishaj humbi jetën pasditen e 15 nëntorit teksa punonte në kompaninë për produkte të ngrira ku së fundmi ishte bërë nëndrejtoreshë./tvklan.al

blank

Mbrëmje e hareshme dhe festive- Nga FLORIM ZEQA

Të shtunen e kaluar, më 18.11.2023, nën patronatin e z. Florim Lumi, në Pizzeria “AL VOLO” (afër Aeroportit në Treviso), për nder të 28 Nëntorit, festes më të madhe kombëtare, u mbajt mbrëmje muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar, me të Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

 

Fillim i mbarë i një mbrëmje të hareshme festive

 

Kjo mbrëmje e hareshme fillojë me një kolazh të këngëve patriotike nga Grupi i Rapsodëve Popullor, për të vazhduar me një fjalë përshendetëse nga publicisti Florim Zeqa, i cili në fillim i përshendetit të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen, duke ua uruar festën e 28 Nëntorit, ngjarjes më të madhe kombëtare, atë të 580 vjetorit të Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të parë shqiptar.

Një përshendetje të veçantë, publicisti Zeqa e bëri për rapsodët e mirënjohur, Të bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

Sikurse luftëtarët që e gjejnë vendin për t’u rreshtuar në vijat e frontit, edhe mërgimtarët e gjejnë vendin dhe mënyrën për të festuar.

Sikurse luftëtarët që nuk shkuan në luftë si anëtarë të partive politike, edhe ne mërgimtarët sonte jemi tubuar, jo si anëtarë të ndonjë partie apo shoqate, por si bashkatdhetarë të lirë në këtë mbrëmje të ngrohtë festive.

Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, kishte edhe bashkatdhetarë të ardhur nga vendet e largëta të Italisë dhe shtetet e ndryshme evro-perëndimore, si: Gjermania, Austria, Sllovenia, etj, për të festaur së bashku me ne ditën më të shenjt kombëtare.

Rapsodi Zenel Zekolli ishte i dalluar në mësimdhënje, i guximshëm në luftë dhe i përgjegjshëm në paqe.

Janë kuadrot që ka prodhuar Zenel Zekolli që e dëshmojnë në vepër punën e tij atdhetare.

Në mesin e shumë luftëtarëve të lirisë që ishin prezent në mbrëmjen e së shtunës, ishte edhe Florim Lumi, pjesëtarë i UÇK-së dhe TMK-së, veprimtar i dalluar në mërgatën tonë, organizator i dhjetra turnireve dhe aktiviteteve të shumta në Provincën Treviso.

Ishte nder dhe kënaqësi për bashkatdhetarët që në mesin e tyre ta kenë Komandantin e Batalionit, njëherit edhe Komandant i Kazermës “Besim Ndrecaj” në Therancë, Gjeneralin Zenel Zekolli, heroin e gjallë të luftës dhe shtetndërtimit.

 

Mirënjohje atdhetare për rapsodët popullor

 

Në fund të fjalës përmbyllëse, publicisti Zeqa, në emër të Këshillit Organizativ të Turnirit në Futboll të Vogël për nder të 28 Nëntorit, i nderoi me nga një Mirënjohje me portretin e Skënderbeut, rapsodin Zenel Zekolli dhe Të Bijtë e Bajram Bajes!

Pas pranimit të mirënjohjeve, fjalën e mori Zenel Zekolli, i cili fillimisht na falenderoj për mikëpritjen dhe mirënjohjet, për të vazhduar tutje me evokimet plot emocione për luftën çlirimtare, duke kujtuar rënjen heroike të bashkëluftëtarëve në vijat e frontit dhe jo vetëm, i përshendeti edhe dy të rinjë që trashëgojnë emrat e dëshmorëve të lirisë, Sadri Guraziu dhe Sahit Tigjaj, të cilët i mbajnë me krenari emrat e axhallarëve të tyre.

“As këta dy dhe as unë që e kam vëllaun dëshmorë, ne nuk mund të bëhemi si ata, por është obligim i yni që të mundohemi ne të bëhemi të mirë siq ishin ata në jetën e tyre”, theksoi Gjenerali Zenel Zekolli.

Pas këtyre momenteve emocionuese, u vazhdua me këngë të përzgjedhura patriotike nga rapsodët popullor deri në përfundim të kësaj mbrëmje të elektrizuar festive!

Kapacitetet e lokalit ishin të vogla për numrin e madh të interesuarve për pjesëmarrje në këtë mbrëmje festive, por kjo nuk ishte pengesë për prezencën e qindra bashkatdhetarëve që kishin ardhur për të kremtuar së bashku festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe përkundër informimit publik në rrjetet sociale, ana e mangët e këtij aktiviteti festiv ishte mosprezenca e asnjë bashkatdhetari nga Shqipëria, anipse në çdo të dytën këngë të rapsodëve permendej Shqipëria, Skënderbeu, Ismail Qemali, etj! Përtej kësaj, rapsodi Zenel Zekolli e këndoj një këng edhe në melosin toskë për Ismail Qemalin.

Duhet cekur, se për zërimin u përkujdes “DJ ALBI” me teknologjinë e fundit audio-fonike, duke e ngritur në nivelin më të lartë atmosferën festive.

 

Në fund, ia vlenë për të përshendetur pronarin e lokalit “AL VOLO), afaristin e suksesshëm, z. Imer Berisha për mikëpritjen dhe ushqimet e shijshme tradicionale, të përgatitura nga kuzhinjerët profesionist si dhe për shërbimet cilësore të kamariereve të reja, por mjaft të zellshme dhe efikase në profesionin e tyre.

 

Florim Zeqa,       20.11.2023

blank

blank

I dashuri italian e vrau dhe e murosi për 9 vite, jepet lamtumira e fundit për 22-vjeçaren shqiptare. Flet e ëma: Më ka vdekur zemra bashkë me të!

Marco (përgjegjës për vrasjen e Sibora Gaganit) shkatërroi jetën e vajzës sime, por në të njëjtën kohë ai mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur me të.” Ky është vajtimi i një nëne që pas nëntë vitesh pa marrë vesh nga e bija, lajmi i parë që mori për të ishte se ajo ishte vrarë dhe trupi i saj ishte murosur në një apartament në Torremolinos të Spanjës. Këtë të shtunë, Elisabeta i thotë lamtumirë “fluturës” së saj në vendin ku u rrit dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës, Italinë.

Ajo ishte 22 vjeç kur u pa për herë të fundit. Ishte verë, 2014, në Torremolinos. Sibora ishte vendosur me burrin me të cilin ishte në një lidhje në atë kohë, Marco G. Ajo e takoi atë në Nettuno, një komunë italiane e vendosur në kryeqytetin metropolitan të Romës, ku edhe ajo jetonte. “Në vitin e parë që u takuan, nuk mendoja asgjë të keqe për të, as nuk kishte ndonjë gjë që më bëri të mendoj se ai mund ta keqtrajtonte”, thotë nëna e saj. Megjithatë, marrëdhënia përparoi dhe në një nga vizitat e Elisabetës në Malaga, vajza e saj rrëfeu se “ai ishte shumë posesiv dhe se ajo nuk donte të ishte më me të”. Ai gjithashtu ka rrëfyer se, nëse një ditë do të arrinte të ndahej prej tij, “do të duhej të shkonte larg, në një vend ku nuk do ta gjente”.

Menjëherë pasi e reja humbi, këmbanat e alarmit ranë për të ëmën, e cila ishte më shumë se një mijë kilometra larg. “Një ditë më tha se do të më telefononte dhe nuk e bëri kurrë.” Ndërkohë, partneri i tij dhe personi i fundit me të cilin kishte mbajtur kontakte, i siguroi të afërmit se ai ishte larguar pa njoftim paraprak dhe se gjithashtu nuk e dinte vendndodhjen e tij. Fillova të shqetësohem sepse gjithçka më dukej shumë e çuditshme”, shpjegon. Ajo e pranon se dyshimet kanë qenë gjithmonë të përqendruara te Marko, megjithëse nuk e ka menduar kurrë “se do t’i kishte bërë diçka kaq të keqe”.

Ishte pikërisht vrasja e një gruaje tjetër, më 17 maj, nga dora e të njëjtit burrë në të njëjtin qytet, ajo që ndezi këmbanat e alarmit dhe shkaktoi një hetim që bëri që policia të gjente trupin e murosur të Siboras. “Kur pashë fytyrën e tij në televizion dhe në gazeta se kishte vrarë një vajzë tjetër, e dija që Sibora nuk ishte këtu”, ankohet ajo. Dhe megjithëse nëntë vitet pa ditur asgjë për të kanë qenë “të tmerrshme”, ajo thotë se ka pasur gjithmonë “besimin” se një ditë do të kthehej nga dera.

Me sigurinë se “flutura” e saj – siç e quanin disa njerëz përreth- i ishte marrë jeta, Elisabeta filloi të numëronte ditët derisa trupi i saj të riatdhesohej në Itali dhe që të afërmit t’i jepnin lamtumirën. Nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se pesë muaj, por për nënën e Siborës “duket si 60 vite më parë”. Ajo nuk beson se koha mund ta shërojë plagën, por varrosja e saj dhe mundësia për të çuar lule në një pjesë të botës e ngushëllon. “E dashura jonë është tashmë në shtëpi” dhe këtë të shtunë, më 18 nëntor, u bë një shërbesë.

NJË RRËFIM SPONTAN

Pasi dyshohet se i dha fund jetës së partneres së tij të fundit, Marco u arrestua. Ai ishte ende në selinë e policisë kur në mënyrë spontane u tha oficerëve që e ruanin se e reja që ishte zhdukur prej nëntë vitesh “u varros në papafingo ku ai jetonte me të”. Një demonstratë që edhe pse më vonë nuk e ratifikoi në prani të avokatit të tij dhe as në gjykatë. Që nga ai moment, agjentët e caktuar në Brigadën e Policisë Gjyqësore Lokale të Komisariatit të Policisë Torremolinos-Benalmádena e përqendruan hetimin në adresën e fundit të njohur të gruas me origjinë shqiptare, e vendosur në lagjen El Calvario, në Torremolino, në kërkim të gjurmëve që do të jepte informacione përkatëse për vendndodhjen e gruas së zhdukur. Fillimisht u krye një procedurë e parë e hyrjes dhe kontrollit në banesë. Më pas, agjentët shtuan dy kontrolle të reja okulare nga Policia Shkencore për shkak të dyshimit të përdorimit të ndonjë lënde gërryese nga personi nën hetim për eliminimin e provave. Në vazhdim të hetimeve, studiuesit vënë në praktikë një teknikë të re me instrumente me rreze X në një kërkim të ri të shtëpisë.

NJË ARKË E MADHE PREJ DRURI

Një anomali në ndërtimin e njërit prej mureve i ka vënë agjentët në dyshim. Kjo hapësirë u krahasua me shtëpinë ngjitur dhe u konstatua se në vendin përkatës ishte ndërtuar një dollap, hapësirë që nuk ekzistonte në shtëpi ngjitur, një ndërtim i përsosur që kaloi plotësisht pa u vënë re. Me bashkëpunimin e pronarit dhe qiramarrësve aktualë të shtëpisë, hetuesit shembën murin. Pas murit, një kuti prej druri, si një sarkofag. Pasi përfundoi shembja e murit, kapaku i kutisë u ngrit dhe u pa se pjesa e brendshme ishte plot gëlqere, duke lëshuar një erë të fortë të kësaj lënde.

Brenda, mbi një grumbull gëlqere, ata gjetën një qese plastike me një thikë me gjurmë gjaku të tharë. Të groposura në gëlqere, kishte edhe sende të ndryshme që i përkisnin gruas së zhdukur dhe një buqetë me lule në bustin e një kufome, e cila ishte e mbushur në një qese kampingu dhe e mbështjellë me qese plastike. Ky ishte vendi i përsosur i fshehjes së Markos, i cili e ndihmoi atë të fshihte krimin për nëntë vjet.

SIBORA U GODIT ME THIKË PËR VDEKJE

Zbulimi nxori në dritë një kufomë të plotë, në kushte “saponifikimi”, siç shkruajnë mediat spanjolle, edhe pse mund të konkludohej se bëhej fjalë për një grua. Më në fund, trupi u hoq dhe u dërgua në Institutin Anatomik të Mjekësisë Ligjore për autopsi , e cila konfirmoi se ishte Sibora Gagani dhe se ajo ishte goditur me thikë për vdekje. Sibora kishte disa tatuazhe, disa vizatime të gdhendura në lëkurë, të cilat trupi i gjetur i kishte paraqitur dhe që i kanë lejuar ekipit mjekoligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) të Malaga-s të zgjidhte identifikimin e trupit të pajetë. Një datë në krah, një yll dhe shkronja A në pjesën e pasme të qafës, një tjetër yll në këmbë dhe një vizatim në shpinë janë tatuazhet që kishte e reja, siç u njoftua nga platforma Sos Desaparecidos në 2014 kur nëna përhapi alarmin për zhdukjen e saj.

E ZHDUKUR PREJ NËNTË VITESH

Sibora Gagani e cila përdorte dokumentacion fals italian me emrin Simona Faraone, filloi një lidhje romantike me Marcon në vitin 2009 në Itali, ku jetonin së bashku. Por, një vit më vonë, gjithmonë sipas historisë së familjes, ai vendosi të udhëtonte në Spanjë, një vend ku kishte banuar tashmë, për të kërkuar punë. E shoqëronte edhe gruaja, ndonëse për sezone. Në vitin 2013 , Sibora u kthye në Itali me synimin për të lënë lidhjen me Markon dhe për të mos u kthyer në Spanjë. Ajo i tha nënës së saj se nuk donte të jetonte më me të, por pretendon se asnjëherë nuk e ka përmendur se ka qenë viktimë e keqtrajtimit.

Po atë vit, e reja ndryshoi mendje dhe fluturoi përsëri në Torremolinos për t’i dhënë vetes një mundësi të re me të dashurin e saj, por këtë herë në shtëpitë e afërta, por të ndryshme. Pak muaj më vonë, në verën e vitit 2014, në moshën 22-vjeçare, Sibora u zhduk. Nëna e saj raportoi për ngjarjet në Itali, ndaj agjentët e Policisë Kombëtare nisën të punonin me autoritetet e vendit trans-alpin, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për shkak të vështirësisë në gjetjen e të resë.

(Balkanweb)

blank

Ndërron jetë edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

Ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani shqiptari 33-vjeçar Alfred Visha.

Lajmi i rëndë vjen 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg. Lajmin e konfirmon daja i tij, Luan Cemenja.

Visha, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.

Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.syri.net

blank

Kryebashkiakja shqiptare në Itali për marrëveshjen e emigrantëve: Italia nuk do të kishte guxuar me një vend tjetër

Sindi Manushi, qytetarja e parë e bashkisë së Pieve di Cadore, e cila ka mbërritur fëmijë në Itali me një varkë është shprehur se, edhe qëndrimi i Tiranës është i diskutueshëm, mbase kërkon bonuse për të hyrë në BE.

‘Nuk mendoj se Italia do t’i kishte lejuar ndonjëherë vetes t’i kërkonte diçka të tillë ndonjë shteti perëndimor. A do të kishte pasur ndonjëherë guximin të kërkonte një copë tokë dhe sovranitet, për shembull, nga Gjermania?’, është shprehur Sindi Manushi për La Repubblica.

Dy ditë më parë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan një marrëveshje që sjell në Shqipëri 36 mijë emigrantë të cilët shpëtohen në det.

Reagimet ndaj kësaj marrëveshje kanë qenë të gjitha negative si në Itali, Shqipëri, por edhe nga Brukseli, që e kanë cilësuar si një poshtërsi, pasi ishin njoftuar vetëm 1 orë para se të hidheshin firmat. syri.net

blank

Ka lexuar 125 libra- 5-vjeçari shqiptar në Itali i mahnit të gjithë, vlerësohet me çmim

Ai është vetëm 5-vjeç, por në fakt i ka mahnitur të gjithë. Bëhet fjalë për Mattia Mehdihoxhën, për të cilin mediat italiane kanë publikuar një artikull, ku nënvizohet se ai lexuar deri më tani 125 libra.

5-vjeçari shqiptar është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit”.

Image

Mësohet se vogëlushi i kishte huazuar tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i kishte lexuar një për një.

Mësohet se 5-vjeçari ka lexuar mesatarisht 2 libra në javë, shifër impresionuese sidomos në kohët e sotme, ku fëmijët kryesisht janë të tërhequr nga teknologjia.

 

 

blank

EMRI- Vrasja që tronditi Greqinë para 9 vitesh, shqiptari shpallet i pafajshëm

9 vjet më pas zbulohet e vërteta e vrasjes së bujshme në ishullin Kos të Greqisë, kur 54-vjeçari Jani Zoto u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.

Ngjarja kishte shkaktuar bujë e indinjim të opinionit publik pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë.

Sipas fqinjëve, në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht.

Megjithëse asnjëherë nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Vetëm në prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit, policët grekë kishin dëshmuar për pafajësinë e shqiptarit që buronte si nga ADN i paidentifikuar në thikën dhe trupin e viktimës, ashtu dhe nga fakti se 54-vjeçari kishte vetëm 5 minuta që ishte kthyer nga puna, kohë e pamjaftueshme për krimin.

Jani Zoto doli nga burgu në prill 2023 me të drejtë kryerje dënimi në shtëpi, pa u lejuar të dalë nga Greqia.

Në korrik të po këtij viti, pas një grabitje në një dyqan në Gjermani u arrestua një pakistanez, i cili dëshmoi se është vrasësi i 43-vjeçares, fakt që u konfirmua dhe nga ADN e gjetur në vendin e krimit.

Mësohet se pakistanezi në 2014-ën banonte në të njëjtin pallat me çiftin. Thuajse një dekadë më pas 54-vjeçari shqiptar fiton pafajësinë e tij, jo nga provat e patundshme të pafajësisë, po falë drejtësisë gjermane që ka mundur të zbërthejë kriminelin pakistanez.

blank

Presidenti Begaj përfundon turin 3-ditor në Kalabri: I nderuar dhe i emocionuar për gjithçka bëni për identitetin tonë kombëtar!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përfundoi sot vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë. Ai e mbylli turin e takimeve në Falconara Albanese, Vena di Maida dhe Caraffa di Catanzaro.

Ashtu si në të gjitha vizitat edhe në këto komuna, Presidenti i Shqipërisë u prit me ceremoni festive nga banda muzikore dhe arbëreshët e veshur me kostumet tradicionale.

“Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua. Jam i nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore. Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar!”, u shpreh Begaj.

Gjatë qëndrimit në Vena di Maida, Presidenti Begaj vizitoi muzeun etnografik “Sorelle Manes” ku janë ekspozuar kostumet popullore të komunitetit dhe fotografi të personaliteteve historike.

 

Ndërsa më pas, në Caraffa di Catanzaro, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Prefektin e Katanxaros, Z.Enrico Ricci dhe Nënsekretaren për Punët e Brendshme, Znj.Wanda Ferro.

Presidenti i Republikës dekoroi Institutin e Kulturës Arbëreshe “Giuseppe Gangale” që mban emrin e mbrojtësit të pakicave etnike, për kontributin e dhënë ndër vite në interes të mbrojtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës së komunitetit arbëresh.

Gjatë vizitave që kreu në rajonin e Kalabrisë, Presidenti Bajram Begaj u zotua se do të mbështesë çdo projekt të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, në fushat me interes të ndërsjellë si turizmi apo tregtia. Ai ftoi investitorët italianë e kalabrezë, të vijnë në Shqipëri, ndërsa nga autoritetet vendore atje, mori premtimin për lejimin e mësimit të gjuhës kalabreze në shkolla.bw

blank

Ndodh për herë të parë, Radio Televizioni Publik italian Rai do të “flasë shqip”

“Shqipja do të flitet së shpejti në Radio Televizionin Publik Italian Rai”, shkruan Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët, në faqen e saj online, sipas mediave italiane.

Ky vendim vjen pas miratimit të rezolutës nga Parlamenti Italian, përkatësisht nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Publik, e cila në mesin e disa gjuhëve të pakicave etnike në Itali ka përfshirë edhe atë shqipe. Ky propozim u prezantua nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që gjinden në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Sicili.

Kjo nismë e promovuar nga Fondacioni “Crucitti”, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë Rai në Kalabri, pati një rëndësi të veçantë, pasi në nivel kushtetues i kushtoi vëmendje pakicës gjuhësore arbëreshe falë iniciativës dhe pjesëmarrjes së nënkryetari i këtij Senati, Maurizio Gasparri.

Komisioni parlamentar për menaxhimin dhe kontrollin e përgjithshëm të shërbimeve televizive ka paraqitur ndryshimin e Skemës së Kontratës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Radio Televizionit Publik Italian Rai për vitet 2023-2028.

Amendamenti i paragrafit 4, i paraqitur nga nënkryetari Maurizio Gasparri, shprehimisht thotë: “Komisioni vendos ngritjen e një selie rajonale të statutit të zakonshëm për Rajonet të cilës do t’i besohen nivelet minimale të mbrojtjes për gjuhën arbëreshe”.bw

blank

Sot në Greqi zgjedhjet lokale, qindra kandidatë shqiptarë në garë për pushtetin vendor

Zgjedhjet lokale mbahen sot në mbarë Greqinë. Kandidaturat nga komuniteti shqiptar llogariten me qindra, gjithsesi nuk ka asnjë akoma për kryebashkiak apo kryetar komune, akoma dhe në zona rurale të banuara kryesisht nga familje minoritare apo emigrante shqiptare.

Qeveria Mitsotaki në garë për të fituar bastin e fitores në 13 periferitë e mëdha të vendit, shanset të larta akoma edhe pas zjarreve të verës dhe katastrofës që shkaktoi furtuna Daniel.

Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për drejtuesit e tyre vendorë deri në orën 19:00 të ditës së sotme.bw


Send this to a friend