Klubi italian i futbollit Roma është shitur për konzorciumin e biznesit amerikan Friedkin Group për 591 milionë euro (rreth 700 milionë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të mërkurën, Roma tha se klubi u dakordua me Grupin Friedkin për shitjen e klubit, duke thënë se “Transaksioni vlerësohet në rreth 591 milionë euro”.
“Jam i kënaqur të konfirmoj se kemi arritur marrëveshje me grupin Friedkin për shitjen e AS Roma”, tha presidenti i klubit italian, Jim Pallotta.
Pallotta shtoi se palët nënshkruan kontratat dhe do të punojnë për të përfunduar procesin ligjor në ditët e ardhshme.
“Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi shumë të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi ikonik. Ne mezi presim që të mbyllim blerjen sa më shpejt dhe të zhytemi në familjen AS Roma”, the drejtori ekzekutiv i Grupit Friedkin, Dan Friedkin.
Grupi Friedkin është një konsorcium biznesi privat dhe investimesh me seli në Houston, Texas dhe është “një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë të Toyota-s”.
Grupi po ashtu investon edhe në resorte luksoze.
Sipas revistës së famshme të biznesit Forbes, biznesmeni amerikan Dan Friedkin, 55 vjeçar, ka pasuri prej 4.1 miliardë dollarësh.
Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të datave të ndeshjeve, UEFA ka zbardhur edhe oraret e sfidave të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”:
15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00
19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00
24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00
Majorkani do të marrë pjesë në turneun e Brisbane në fillim të janarit
VOAL- Pas kthimit në stërvitje të rregullt në tetor, Rafael Nadal më në fund bëri njoftimin që të gjithë adhuruesit e tenisit e prisnin prej kohësh. “Pas një viti pa gara, është koha për t’u rikthyer. Dhe do ta bëj në Brisbane në javën e parë të janarit. Shihemi atje”, deklaroi ish-numri një i botës, i cili tashmë ka zbritur në vendin e 663-të, në një video të publikuar në kanalet e tij sociale.
37-vjeçari nga Mallorca nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga 18 janari, kur u eliminua në raundin e dytë të Australian Open nga Mackenzie McDonald. Lëndimi në iliopsoas, një muskul i barkut, e detyroi më pas t’i nënshtrohej një operacioni dhe një rehabilitimi të gjatë për të kultivuar dëshirën për të përfunduar karrierën e tij në fushën e lojës në vitin 2024. Brisbane International do të zhvillohet nga 31 dhjetor deri më 7 janar.rsi-eb
Pas 25 vitesh Azzurri janë rikthyer duke luajtur për Salad Bowl të Kupës Davis
VOAL- 25 vjet pas herës së fundit (humbjes ndaj Suedisë), Italia është sërish në finalen e Davis Cup. Ajo që dha pasimin për të sfiduar Australinë në aktin e fundit të Malagës ishte ndeshja e dyfishtë, në të cilën Jannik Sinner dhe Lorenzo Sonego kaluan më të mirën nga Novak Gjokoviç dhe Miomir Kecmanoviç me rezultatin 6-3 6-4. Për të arritur atje (në dopie), skuadrës së kapitenit Filippo Volandri iu desh suksesi i dytë i tirolasit të jugut kundër tenistit më të suksesshëm ndonjëherë në harkun e 11 ditëve.
Pas humbjes disi befasuese të Lorenzo Musetti (27) ndaj Miomir Kecmanoviç (55), i cili mbizotëroi 6-7 (7/9) 6-2 6-1, Sinner nuk kishte më të drejtë të gabon: Zëvendës-kampioni i ATP-së. Finalja ishte një hap larg humbjes, por pas anulimit të tri pikave të ndeshjes (rradhazi!) me rezultatin 4-5 në setin e tretë, ai arriti të mposht sërish Gjokoviçin 6-2 2-6 7-5, duke e shtyrë verdiktin në dyshe, pastaj fitoi.rsi-eb
Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani ka zbuluar se është në një lidhje dashurie.
Futbollisti i njohur ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.
Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në “WakeUp”.
Është hedhur shorti i ndeshjeve play-off të vlefshme për EURO 2024. Goglat kanë përcaktuar përballjet Poloni-Estoni dhe Uells-Finlandë në grupin A.
Në grupin B do të përballet Izraeli me Islandën dhe Bosnja me Ukrainën. Ndërsa në grupin C do të jenë duelet Gjeorgji-Luksemburg dhe Greqi-Kazakistan. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës “play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024.
GJYSMËFINALET
PLAY-OFF A
Poloni-Estoni
Uells-Finlandë
PLAY-OFF B
Izrael-Islandë
Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë
Euro 2024 do të organizohet në Gjermani, që nga 14 qershori do të jetë edhe Shqipëria për tu përfaqësuar në fazën finale të Europianit, një destinacion i ëndërruar dhe për qindra mijëra tifozë shqiptarë që do të duan të ndjekin nga afër kombëtaren kuqezi në eventin madhor të futbollit. Fakti që organizohet në Gjermani është një lajm i mirë, jo vetëm për shqiptarët e shumtë që ndodhen aty apo në vendet përreth por edhe për faktin se Gjermania organizon një event madhor 18 vite pas botërorit 2006 dhe që atëherë ka parë me largpamësi në planifikimin e strukturave, me stadiume komode që do të jenë në funksion të euro 2024.
STADIUMET DHE QYTETET Një turne i madh që organizohet në zemër të Europës, dhe festa do të mbahet në 10 qytete me 9 stadiume që do të jenë të njëjtët me ata të Botërorit dhe bëhet fjalë për impiante me kapacitet të madh për sa i përket spektatorëve. Arena e re është ajo e Dyseldorfit me 47 mijë vende, ndërkohë që ndeshja inaguruese në do të jetë në Mynih me “Allianz Arena” që ka nja kapacitet prej 67 mijë vendesh për këtë turne ndërsa finalja luhet në Berlin në stadiumin 70 mijë vendesh. Stadiumet e tjera janë ai i Këlnit (47 mijë), Dortmundit (66 mijë), Frankfurti (48 mijë), Gelsenkirschen (50 mijë), Hamburgu (50 mijë), Leipzig (42 mijë) dhe Shtutgart (54 mijë).
BILETAT Me kualifikimin e Shqipërisë ka nisur dhe gara për një biletë. Biletat kanë dalë në fakt në shitje me çmimet që variojnë nga 30 e deri në 1000 euro, duke variuar në bazë të ndeshjeve (ajo inauguruese, takimet në grupe dhe faza me eliminim të drejtpërdrejtë). Nëse marrim për shembull gjysmëfinalen çmimet e biletave nisin nga 80 euro e deri në 600 euro. Faza e parë e shitjes së biletave është mbyllur në 26 tetor, ku janë shitur 1.2 milionë bileta me short, duke qenë se kërkesa ka qenë për 2.7 milionë. Impenjimi i UEFA-s është ai që të destinojë 80% të biletave vetëm për tifozët dhe vetëm pjesën tjetër për sponsorat apo institucionet. Mbi 1 milionë bileta do të dalin në shitje pas shortit të fazës finale, bileta do të shiten në faqen zyrtare të UEFA-s ku është më mirë të bëhet që tani regjistrimi.
Tifozët përleshen me policinë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Brazilit dhe Argjentinës, në stadiumin Maracana në Rio de Zhaniero, Brazil, 22 nëntor 2023.
Nicolas Otamendi e shënoi golin e vetëm për t’ia dhuruar Argjentinës një fitore 1:0 kundër Brazilit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e cila u shty për më shumë se gjysmë ore të martën mbrëma, pasi policia u përlesh me tifozët në stadiumin e stërmbushur Maracana në Rio de Zhaniero.
Rivaliteti i moçëm sportiv mes dy prej kombëtareve më të suksesshme në botën e futbollit u intensifikua pasi policia braziliane i sulmoi tifozët argjentinas si përgjigje ndaj përleshjeve në tribuna gjatë këndimit të himneve kombëtare.
Kampionët e botës, të udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi, shkuan pranë tribunave në përpjekje për t’i qetësuar gjakrat, para se të largoheshin nga fusha për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes përkohësisht.
Lojtarët u kthyen në fushë dhe ndeshja filloi nën brohoritjet e zhurmshme të tifozëve vendas, të cilët e mbështetën skuadrën e tyre pesë herë kampione bote, e cila po përpiqej ta kthehej në binarë pasi kishte humbur disa ndeshje radhazi në kualifikime për herë të parë.
Por, Brazili e pësoi disfatën e tretë radhazi dhe të parën në shtëpi në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, dhe si pasojë ka rënë në vendin e gjashtë në renditje, duke ngelur tetë pikë mbrapa lideres, Argjentina.
Lojtarët argjentinas duke e festuar fitoren ndaj Brazilit në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në Maracana të Rio de Zhanieros.
Vendi i gjashtë është i fundit që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.
“E vërteta është se ky grup po vazhdon të arrijë gjëra historike, përsëri”, tha kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi.
“Natyrisht, në fillim ishte keq sepse ne e pamë se si ata [policia] po i rrihnin njerëzit. Kur sheh ato gjëra mendja të shkon te familja. Ne ishim më të shqetësuar për atë sesa për lojën. Në atë çast loja ishte dytësore për ne”, shtoi ai.
Pas gjithë dramës para ndeshjes, loja në fushë ishte shumë e tensionuar, me lojtarët rivalë që ballafaqoheshin vazhdimisht dhe gjyqtari detyrohej të shpërndante kartonë për ta qetësuar situatën.
Brazili ishte skuadër më e mirë në fushë, por nuk arriti ta gjejë rrjetën e portës së portierit argjentinas Emiliano Martinez, ndërkohë që goli me kokë i Otamendit në minutën e 63-të, i mjaftoi kampionëve të botës ta shënojë një fitore historike në stadiumin e famshëm brazilian.
Ertjan Kofsha ka shënuar rezultate të mëdha në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes U-20 që po mbahet në Guadalahara të Meksikës. Talenti i shtangës shqiptare ka bërë paraqitje fantastike në garën e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ka arritur të fitojë medalje ari në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshave 89 kg.
Kofsha kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg, për ta ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit.
Për sa i përket stilit të shtytjes, talenti shtërmenas dështoi dy provat e para me 186 kg, rezultat të cilin e realizoi me sukses në provën e tretë, duke u renditur në vend të gjashtë. Ndërkohë me 345 kg në total, Ertjani u klasifikua në vend të katërt në dygarësh.
Theksojmë se peshëngritësi shqiptar, vetëm 18 vjeç, ishte më i vogli në moshë në Baterinë A, por kjo nuk e pengoi aspak të tregonte forcën ndaj rivalëve. Kujtojmë që Kofsha udhëtoi në Meksikë pa trajnerin e tij, Leonard Toska.
Rolin e teknikut e bëri presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. FSHP njoftoi se mungesa e Toskës në këtë aktivitet erdhi për shkak se trajneri nuk arriti të merrte vizën nga ambasada meksikane.bw
Me kualifikimin në xhep, sfida e fundit, ajo kundër Ishujve Farore, është projektuar si festë e madhe. Stadiumi “Air Albania” do të jetë tempulli ku tifozët do të kenë mundësi të festojnë së bashku me beniaminët e tyre, me trajnerin Sylvinho, lojtarët dhe të gjithë aktorët që dërguan Shqipërinë për herë të dytë në një kampionat Evropian. Post sfida do të shoqërohet me një koncert të madh, ku do të jenë të pranishëm këngëtarë, valltarë, show me fishekzjarrë, të gjithë elementët për ta bërë të paharruar këtë kualifikim.
Kjo është një arsye e fortë që lojtarët të bëjnë një sforco të fundit për të dhuruar spektakël përballë ishullorëve, i kanë të gjithë shanset për ta bërë diçka të tillë, për ta kthyer 20 nëntorin në një natë festive.bw
Megjithëse i njohur gjerësisht si futbollist, në 1934 ai doli kampion në kërcim së larti me 1.71 m. Selman Stërmasi është lindur në 9 maj 1908 në Tiranë dhe u diplomua në 1928 në Akademinë e Edukimit Fizik të Romës. Gjatë viteve 1930-1938 në shtatë sezone futbollistike, ai u shpall gjashtë herë kampion kombëtar me ekipin “Sport Klub Tirana”.
Nga 1944 në 1946 ishte trajner i “Sport Klub Tiranës”, nga ku u largua në mënyrë demonstrative pasi kundërshtoi vendimin për ndërrimin e emrit të klubit nga “Sport Klub Tirana” në “17 nëntori”.
U nda nga jeta në 9 nëntor 1976 pas një sëmundje të rëndë, azotemi në veshka. Në 26 maj 1993 Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi që stadiumi “Dinamo” të emërohet stadiumi “Selman Stërmasi”. / dita
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.
Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.bw
Komentet