VOAL

VOAL

Ketu ndeshemi me porta të blinduara. A do te hiqen keto porta te blinduara nga Ministria e Kulturës dhe TKOB? Nga Aleksandër Peçi

May 11, 2022

Komentet

SHKURTI I ZI I VITIT 1967 KUR SHQIPËRIA KOMUNISTE I SHPALLI LUFTË ZOTIT- Nga Frank Shkreli

Para disa ditësh në mjediset e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington u zhvillua një diskutim shumë i nevojshëm për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithësi, përfshi edhe viktimat fetare të komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri. Në të vërtetë, konferenca u hap me historinë e Kardinalit shqiptar Ernest Troshani- simbolit të gjallë të rezistencës fetare kundër komunizmit – ,i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Virxhinia kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirëve shqiptarë të tre feve nën komunizëm. Nuk jam i sigurt nëse ky diskutim në Washington u organizua në kuadër të përvjetorit famëkeq të 6 shkurtit të vitit 1967 kur Enver Hoxha mbajti fjalimin: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”; fjalim ky me të cilin ai kishte njoftuar shqiptarët dhe botën se Shqipëria komuniste i shpallte luftë Zotit, ”ideologjisë fetare” dhe  ”zakoneve prapanike”, duke e shpallur Shqipërinë, me ligj,  kundër Zotit, vendi i parë dhe i vetëm ateist, në historinë botërore. Ky lajm i regjimit komunist të Enver Hoxhës u trajtua në atë kohë në median botërore të kohës gati si tragjikomik. Megjithëse bota i kuptonte mirë pasojat e një vendimi të tillë, Tirana zyrtare as sot e kësaj dite nuk është e vetëdijshme për pasojat e rënda që ky vendim i regjimit komunist shqiptar -pothuaj 60-vjet më parë- pati mbi shoqërinë shqiptare atëherë dhe as për pasojat që shihen edhe sot në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë shqiptare, megjithse kanë kaluar 35 vjet nga shembja “zyrtare” e komunizmit.

Megjithëse shtypjet kundër fesë kishin filluar ç’prej vitit 1945, sidomos kalvari i Kishës Katolike dhe udhëheqësve të saj kishte qenë tepër i egër gjatë dy dekadave pas ardhjes së komunistëve në pushtet. Shumë prej klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe të feve të tjera, myslimanë, bektashi dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të paimagjinueshme nëpër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, nga viti 1945-1960. Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nëpër burgje e kampe përqendrimi – bektashi, myslimanë, katolikë, dhe ortodoksë, nën torturat më çnjerëzore gjatë asaj periudhe – ndoshta nuk do të dihet kurrë. Deri më 1950-komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar aq shumë nga përndjekjet dhe vrasjet e klerikëve saqë nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të atyre komuniteteve. Lidhjet me Vatikanin për udhëheqësit e Kishës katolike ishin shpallur kundër ligjit. E gjithë kjo ndërsa, në të njëjtën kohë, Kushtetuta e Shqipërisë garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Kështu që në Shkurt të vitit 1967, kur diktatori Hoxha mbajti fjalimin kundër “influencave fetare” dhe “zakoneve prapanike”, influenca e feve në shoqërinë shqiptare pothuajse ishte zhdukur.

Si rrjedhim, pas fjalimit të diktatorit Enver Hoxha më 6 Shkurt, në Maj të vitit 1967, të gjitha kishat, xhamitë e teqetë që ishin ende të hapura, u mbyllën ose u shembën, ndërkohë që në Nëntor të të njëjtit vit, revista “Nëntori”, kishte njoftuar se, gjithsej në Shqipëri u mbyllën 2,169 objekte fetare dhe bëri njoftimin absurd se Shqipëria tani ishte, zyrtarisht, “shteti i parë ateist në botë.”  Gjatë kësaj kohe, shumica e këtyre objekteve fetare, siç dihet, u shëndrruan në qendra sportive dhe kulturore për edukimin ideologjik të rinisë. Revista “Nëntori” mburrej në atë kohë duke shkruar për këtë fushatë anti-fetare se partia dhe shoku Enver ia kanë caktuar “rinisë revolucionare” detyrën e zbatimit të këtij “misioni të madh e historik” dhe se nën udhëheqjen e ndritur të partisë dhe shokut Enver, Shqipëria është shteti i parë ateist në botë,- shkruante në atë kohë, revista “Nëntori”. Fjalimi i diktatorit Hoxha me 6 Shkurt 1967 ishte vaj në zjarrin e fushatës së dhunshme anti-fetare që regjimi enverist po zhvillonte ç’prej ardhjes në fuqi në Shqipëri.

Se si dikush, sot, në nivele zyrtare, politike e akademike, të shoqërisë shqiptare ende tregohen nostalgjikë për regjimin e Enver Hoxhës dhe të deklarohen krenarë për këtë histori të tmershme, ose që, zyrtarisht, të anashkalohen në heshtje këto krime të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Unë e kam të pamundur ta kuptoj. Nuk kuptoj se si klasa politike shqiptare e 30-viteve tranzicion deri më sot nuk ka gjetur ende forcën morale dhe politike për t’u përballur me historinë komuniste dhe për të dënuar krimet e komunizmit, përfshirë ato kundër tri feve kryesore të shqiptarëve dhe klerikëve të tyre dhe shkatërrimin fizik të shumë xhamive, teqeve dhe kishave, në të gjithë Shqipërinë. E që nostalgjikët e komunizmit të kujtojnë data të tilla, si 6 Shkurti 1967, jo se jo!

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër ; “i pari vend kujtese i ngritur në Shqipëri, i cili trajton periudhën e së kaluarës komuniste të vendit tonë”. Ja postimi i plotë i deklaratës në fjalë nga “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, me rastin e fjalimit të Enver Hoxhës me 6 Shkurt 1967, kur premtoi shkatërrimin e faltoreve dhe zhdukjen e klerikëve fetarë të Shqipërisë: të, “djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut”.

————————————————————

Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory pse, ligjet tona do të na ndalojnë neve që të djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut?» Enver Hoxha, 6 shkurt 1967.

Shembja dhe shkatërrimi i “gurëve të besimit”.

 

Në fillimet e veta, diktatura komuniste edhe pse sekuestroi shumë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme nga komunitetet fetare, një pjesë të objekteve të kultit ua la në përdorim, për të kryer të gjitha shërbesat fetare. Deri në vitin 1967 shumë kisha, xhami dhe teqe vazhdonin funksionin e tyre rregullisht edhe pse presioni diktatorial ishte i lartë dhe frika për t’i frekuentuar ata nga ana e popullsisë ishte e madhe. Fjalimi “programatik” i mbajtur nga Enver Hoxha me 6 Shkurt 1967: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, vuri në lëvizje “masat e gjera popullore, nxënës, punëtorë e kooperativistë” që të finalizonin luftën kundër klerit me aksionin e mbylljes dhe shkatërrimit të objekteve të kultit. Me 15 shkurt nisi vendosja e fletë rrufeve në dyert e institucioneve fetare. Me 27 shkurt një urdhër sekret, i cili mbante firmën e diktatorit i dha hovin shkatërrimit në masë të objekteve të kultit. Objekti i parë, i cili u shkatërrua ishte Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. Me rradhë filluan të shkatërroheshin shumë xhami, teqe dhe kisha në të gjithë Shqipërinë. Shumë objekte të tjera u kthyen në stalla, klube rinie, reparte ushtarake, depo ose magazina. Në bazë të raportit informativ “Mbi Rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj”, të datës 30 gusht 1967, në Shqipëri ishin shkatërruar apo tjetërsuar gjithsej 2169 objekte kulti, prej të cilave 740 xhami, 609 kisha orthodhokse, 158 kisha katolike e 530 teqe. Bashkë me institucionet fetare u mor në dorëzim pasuria e tyre. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4263 të vitit 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare i kaluan në pronë shtetit, ose iu dorëzuan kooperativave. Kishat, xhamitë, teqetë etj., të cilat ndodheshin në qytete i kaluan komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra i kaluan kooperativave bujqësore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të atij viti ishte 19.593.070 lekë. Të gjitha këto të dhëna paraqiteshin si një sukses i arritur nga shteti komunist, në një kohë fare të shkurtër.

 

Më poshtë po shfaqim disa postera propagandues kundër fesë, të cilët ishin të ekspozuar në Muzeun Ateist të Shkodrës”, përfundon deklarata e Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory”,  kujtim të 6 Shkurtit, Ditës së zezë të vitit 1967 kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës i shpalli luftë Perëndisë duke u bërë zyrtarisht shteti i parë ateist në botë!

Peter SORENSEN, emisari i BE-së, duhet të trajtojë diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi- Nga REFIK HASANI

 

Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Emisari i BE-së Peter SORENSEN është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav LAJÇAK.

Diplomati me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së ka ushtruar disa detyra, një ndër to edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.

Peter SORENSEN ka qenë edhe Shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Emisari i BE-së duhet të vizitojë krahinën shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i ka kërkuar me ngulm dhe nuk i ka bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, për zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit, por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dalë në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, asnjëherë s’ka kërkuar që Serbia të kthejë Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë.

Shqiptarët, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Republikë së Serbisë, janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbim dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë i përdorimit të Simbolit tonë Kombëtar shqiptar, Flamurit, dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe Qendror.

BE-ja këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por ka harruar luftën e UÇPMB-së, Marrëveshjen e Konçulit dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.

Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë- ua mohon shqiptarëve në Serbi- këtu kemi dy standarde.

Emisari Peter Sorensen duhet ta dijë se, në mbylljen e bisedimeve Beograd-Prishtinë, nuk mund të mbetet çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.

BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kanë mbajtur dhe organizuar Referendum.

Mbesim me shpresë se njohuritë e emisarit të BE-së, Peter SORENSEN,do ti shërbejnë: ai ishte si këshilltar edhe në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe ka përvojë në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Krahina shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Shqiptarëve nuk mundë t’ju mohohen të drejtat që i gëzon pakica Serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Peter SORENSEN duhet të trajtojë diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do t’i përsëritë gabimet e rënda të paraardhësit, duke praktikuar dy standarde për dy pakica.

Autor i vështrimit Refik HASANI

Nuk e lejojmë Grenell, opozitën, mediat e shitura të Kosovës dhe Vuçiqin ta kthejnë Serbinë në Kosovë- Nga Agim Aliçkaj

E dua Amerikën, shpëtimtaren e kombit tim, me zemër. Na ndihmoi ta shporrim okupatorin Serb nga tokat shqiptare ma dha lirinë e shprehjes pa frikë.
Nuk e lejojmë Grenell, opozitën, mediat e shitura të Kosovës dhe Vuçiqin ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Kjo do të ishte vepër e rëndë kundër Kosovës dhe interesave Amerikane në Evropë.
KM Albin Kurti bën pjesë ndër liderët demokratik më të mirë të Evropës.
President Donald J. Trump preferon liderë të fortë si KM Kurti. Këta të dy dy e bëjnë Amerikën dhe Kosovën të fortë.
MAKE AMERICA AND KOSOVA GREAT! TOGETHER FOREVER !
Sulmet e Serbisë dhe agjentëve të saj nuk më frigojnë. Përpara deri në fitore!
Populli im i dashur i Kosovës, voto për KM Albin Kurti.

Çështja çame kërkon zgjidhje brenda standardeve të BE-së Nga Isuf B.Bajrami

Udhëheqësit e BE-së, si pasues të iluminizmit për të drejtat universale të njeriut, duhet ta këshillojnë mirë Greqinë për përparësitë që duhet t`i japë institucionalizimit dhe konsolidimit të proceseve dhe qëndrimeve demokratike, në mënyrë që një kuadër politik i stabilizuar të mund të eliminojë krizat. BE-ja duhet të artikulojë qartë, për sa kohë në këtë vend do të funksionojë një strukturë ligjore dhe një qeverisje që respekton të drejtat e njeriut, drejt qëllimeve të demokracisë. Parë në këtë këndvështrim, toleranca e BE-së pa kushte për këtë vend anëtar të saj nuk të çon asgjëkund. Politika e të drejtave të njeriut, e cila po merr shtrirje globale, duhet të mbështetet në një bindje të fortë racionale, nëse duan që demokracia të mbijetojnë edhe në Greqi.

Në Greqi, kombësia dhe shtetësia vlerësohen në bazë të përkatësisë religjioze dhe jo nga karakteristikat kryesore të kombësisë, si gjuha dhe kultura.

Greqia edhe sot nuk njeh minoritete në territorin e saj dhe injoron në mënyrë absurde dhe të pandërprerë të drejtat legjitime të popullsisë autoktone çame. Mbi 300 mijë çamë të besimit ortodoksë jetojnë në rajonin e Thesprotisë, flasin shqip brenda shtëpive dhe ruajnë identitetin e tyre shqiptar, por askush nuk i njeh si grup etnik, nuk gëzojnë asnjë mbrojtje, nuk kanë asnjë status, asnjë shkollë në gjuhën shqipe.

Çështja çame është e njohur qysh me traktatet e vitit 1913, por grekët, me gjenocide dhe spastrime etnike, dëbuan çamët, duke kujtuar kështu se e mbyllën përfundimisht problemin me shqiptarë.
z.Rama,Ju tregoni mohim për një pjesë të qytetarëve tuaj me origjinë çame, duke mos u dhënë atyre minimumin e respektit si persona të pavarur për të gëzuar të drejtat dhe pasuritë e tyre, i cili do të ishte një kusht qytetarie në një shoqëri me një minimum dinjiteti.

Çamët të cilët jetojnë në Shqipëri,janë nënshtetas grekë, pasi kështu figurojmë në regjistrat e gjendjes civile në Thesproti (Çamëri). Dekreti për heqjen e nënshtetësisë nga Qeveria shqiptare në vitin 1953 është në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare dhe konsiderohet si një veprim i paprecedent.

Trajtimi mohues dhe i vazhdueshëm, në të njëjtën linjë me qeveritë greke, trajtimi jodemokratik i kërkesave legjitime të kësaj popullsie është jo vetëm një politikë e keqe, por tregon edhe një mungesë themelore respekti për institucionet evropiane dhe institucionet ndërkombëtare të së drejtës.

Greqia duhet të zbatojë standardet e BE-së për çështjen çame dhe për çështjet e tjera të minoriteteve dhe t`i referojë ligjet e saj në përputhje me këto standarde.

Çamët janë qytetarë të civilizuar dhe komunikues, që e vlerësojnë të shprehurit e vetvetes, të formimit të opinioneve dhe të planeve për jetën nëpërmjet dialogut racional.

Çamët kërkojnë që në sistemin e rendit të lirisë edhe çamët të fitojnë statusin e të drejtave themelore, domethënë t`u akordohet një mbrojtje, siç është parashikuar në konventat më të njohura ndërkombëtare, që Greqia i ka firmosur me servilizëm.

Të shkelën të drejtat natyrore të një personi ose të një popullsie të tërë si në rastin çamë,do të thotë ta degradosh atë person dhe atë grup në një mënyrë mizore.

Greqia po e vazhdon edhe sot logjikën e mbrapshtë diskriminuese, gjersa nuk pranon në asnjë rrethanë të negociohet për problemin çam, duke deklaruar me nervozizëm se ky problem nuk ekziston! Qeveria greke, ka një besnikëri (monstruoze) morale ndaj së kaluarës aspak të lavdishme të dhunës e spastrimit etnik, përderisa krenohet në sheshet publike të kryeqytetit me përmendore të kriminelëve si Napoleon Zervas.

Çdo grup etnik apo krahinor ka të drejtën e ruajtjes jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të identitetit historik dhe të krenarisë racore, por edhe të drejtën për të poseduar pronat e tij të trashëguara. Madje duhet të zotëron edhe të drejtën dhe detyrimin për të gjeneruar nga këto prona të ardhura e të mira materiale për vete.

Popullsia çame, duke u rikthyer në territoret e saj, synon brenda një etniteti politik jo vetëm të drejtën e posedimit të pronave, por edhe të vendimit për gjithçka që ka të bëjë me identitetin e tij (arsimin, artin, kultin e së kaluarës) gjithnjë duke mbetur besnik ndaj Atdheut të tyre autokton. Rajoni i Çamërisë, mjaft pjellor e i begatë, nga keq-qeverisja greke është vënë në gjendje “inkubacioni” disavjeçar, duke mbetur pothuajse i pazhvilluar, në varësi të politikave të ndjekura, që përkthehen në përbuzje shtetërore dhe nënvleftësim i territorit, edhe pse është një parajsë e vërtetë jo vetëm turistike, por edhe ekonomike. Ato do të sjellin vetëm përfitime në favor të së mirës së përgjithshme.

Çamët kërkojnë dhe janë të bindur se me hir apo me pahir, por gjithmonë në rrugë demokratike, do të kthehen në trojet e tyre autoktone shumë shpejt, pasi asnjëherë shteti grek nuk do të jetë i justifikuar duke vepruar në kundërshtim me të drejtën çame.

Vend i Lekës,07.02.2025

MASKARADA PARAZGJEDHORE – ABUZIMI I VRAZHDË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Për tre muaj radhazi vazhdon fushata parazgjedhore, ndërkohë që ligjërisht përcaktohet në një afat një mujor. Ky është abuzimi i parë. Vardisja e bujëshme përgjatë fushatës, shumë mijëra ditë pune të humbura, është abuzimi i dytës. Shpenzime enorme organizative, agjitative është abuzimi i tretët.
     Populli në përgjithësi dhe dhe KQZ, në veçanti, ka porositur për lista emërore të pastra, pa cene. LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, e ka zbatuar, besnikërisht, këtë kriter bazë. Ndërsa PAN-i, (lexo – partitë banda: PDK, AAK, NISMA), listat emërore i kanë të pista. Një deputet i CDU të Merkelit, deklaroi  në Bundestag-un gjerman se “kur i jep dorën një zyrtari i lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë duart e lyra me gjakun e bashkatdhetarëve të tyre, kundërshtarë politikë”. Pa i paragjykuar kandidatët e rinj, rishtarë, garda e vjetër, e ricikluar, janë rrast të kriminalizuar. Eksponentët  e tyre partiakë përballën me hetime, arrestime, dënime, por edhe lirime të parakohshme dhe kurrë me pafajësi meritore. Ndërkohë që betohen se listat e tyre janë “të pastra si loti!” Në një shtet normal assesi nuk do të lejoheshin të jenë persona publik, thjeshtë, si pjesë e një -Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale-, që kanë përgjakur Kosovën. Për partizat tjera shqiptare apo ato minoritare, nuk e di dhe nuk flas dot.
     Kosova ndodhet para proceseve delikate dhe, qëllimisht, të koklavitura dhe të zvarritura, tërësisht, të panevojshme nga ndërkombëtarët. Përndryshe, me shpalljen  e pavarësisë në kufijtë e saj, madje të njohur ndërkombëtarisht, të konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, problemi i Kosovës duhej konsideruar i mbyllur.
     Opozita PAN-iste, përgjatë këtij 4 vjeçari, e mësuar me mrizmin kafshëror në pushtet, duke mos e duruar opozitarizmin, është bërë palë me Serbinë, në luftimin e qeverisë, me qëllim të rikthimit në pushtet, bilëz, qysh në muajt e parë të qeverisjes të saj. Të gjitha veprimet për shtrirjen e sovranitetit, njësoj si Serbia, i quanin demagogji, me qëllim të përfitimit të elektoratitit!
     Opozita PAN-iste ka aktivizuar SHIK-un e saj kriminal. Mjafton ta kujtojmë fushatën në Ferizaj, ku eksponentët e SHIK-ut ishin skajshëm aktiv.
     LDK-ja e drejtuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, përgjatë gjithë fushatës, është shquar për përformancë të shkëlqyer në të gjitha paraqitjet publike. Sjellje korrekte dhe pjesëmarrje masive, që na kujtojnë kohët e shkuara, të kryezotit të LDK-së Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
     Akademik Kujtim Shala, sqaroi se shprehja, në zemërim e sipër, për Kurtin, lidhur me dialogun në Ohër, e cila konsiderohet si lapsus, edhe pse nuk është nënshkruar nga palët, e quan -non paper-, është një aksident.
     Përfolja për kryetar Lumirin , lidhur me zhvendosjen e fotografisë së Rugovës, nuk është aksident, por çështje teknike. Megjithatë, kjo dilemë e stisur tek qytetarët, duhet sqaruar dhe hequr, qoftë edhe përmes zëdhënësit të LDK-së.
     Çështja e slloganit -për ndryshimin-, mendoj se ky ndryshim ka ndodhur në Kuvendin e 10-të të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përndryshe, po të vazdohej me klanin e Isa Mustafës, LDK-ja sot do të duhej të luftonte për të arritur pragun e 5 %-shit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, kur LDK-ja mori vetëm 10.5 %, pasi dy partizat tjera ishin hisedare. Askush nuk është i pranueshëm për të gjithë qytetarët, përfshi edhe kryetarin Lumir Abdixhikun. Por, gjithësesi, zgjedhja e tij, me votim të fshehtë dhe demoktatik, madje nga një Kuvend mjaft selektiv i klanit paraprak, dëshmon se ishte fitues meritor. Megjithatë, jo vetëm nga ndoca të anashkaluar, më saktë, të lënë jashtë Kryesisë dhe Këshillit të Përgjthshëm të LDK-së, por edhe brenda saj, kryetari vazhdon të sfidohet, madje të sabotohet! Dhe, sabotimi i kryetarit, është sabotimi i partisë. Miqësinë me PAN-in nuk e harrojnë dhe nuk e fshehin as dëshirën e koalicionit me atë!
     Mjedisi politik i Kosovës, ësht i kontaminuar, deri në helmim. Nuk ka shumë hapësirë për të zgjedhur, por le ta kujtojmë Presidentin Rugova: “Zgjodhëm të keqen më të vogël, por jo edhe më pak kriminale!” Të thuash se LVV është më e keqe se PAN-i, vrastar i FARK-ut dhe të LDK-së, është sa jo reale, aq edhe e marrëzishme.
     Profesor Kujtim Shala çështjen e koalicionit e la të hapur: “Njëherë të fitojmë zgjedhjet, pastaj flasim për koalicionet. Kushti i LDK-së është posti i kryeministrit, përndryshe do të jemi opozitë aktive dhe konstruktive”.
     Përflitet se me hile është vënë një klauzolë, e brendshme, nëse LDK mbetet e ranguar e treta, kryetar Lumiri duhet ta lerë kryesimin  e LDK-së! E çfarëdo përmase që të jetë humbja e radhës, qoftë edhe fundit, Lumiri assesi nuk mund të fajësohet. Sepse shthurja e LDK-së filloi pas shuarjes të Presdentit Rugova dhe sidmos me shuarjen e aktivave, ndryshimin e statutit të saj. Përndryshe, Lumiri e ngjalli, e ngriti nga hiri, e ringjalli partinë në prag të shuarjes, duke e zënë vendin e parë, në zgjedhjet komunale, me 9 (nëntë) komuna të fituara.
     Edhe nëse LDK-ja nuk do të arrijë rezultatin e pritshëm, në zgjedhjet e 9 shkurtit, assesi nuk duhet të bie në dëshpërim. Përkundrazi, duhet ta vazhdojë mobilizimin, angazhimin aktual, sikur në një kohë të afërm do të jemi para zgjedhjeve të radhës. Për ndryshim nga partitë-banda të PAN-it, të cilat as që provuan të nismojnë reformat, edhe pse qenë po aq humbëse sa edhe LDK-je, sepse krimet numerike vrastare e hajnore, ia pamundësojnë çfarëdo ndërmarrje për reforma, ngaqë eksponentët e këtyre subjekteve politike kanë vepruar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Dhe, “hiq një kashtë, e dali gjashtë”, – thotë urtësia.
     Ndërsa LDK-ja e përjetoi rëndë humbjen e pritshme, të shkaktuar nga një klan, brenda kryesisë të LDK-së, duke anashkaluar me mos përfillje elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë e partisë! Një guxim i tepëruar i lidershipit skandaloz, i cili, për gjëmë e shkaktuar LDK-së kurrë nuk tregoi pendesë dhe as nuk kërkoi falje LDK-së dhe popullit të Kosovës, për ekzekutimin e djemëve dhe burrave më të mirë të Atdheut!
     Lidershipi aktual, fitues apo humbës të zgjedhjeve, të 9 shkurtit 2025, duhet të bëjë analizë të thellë, të sinqertë e profesionale, të zikzakeve të LDK-së të pas Rugovës, kryesisht, humbjeve, pa asnjë fitore, përmes një debati të hapur dhe shumë të përgjegjshëm. Të vazhdojë reformat partiake, të lëna në gjysmë, gjë që po i kushtojnë shumë partisë, madje deri në ngulfatje. Guidë duhet të jetë rugovizmi, si rruga gjithnjë aktuale dhe e dëshmuar si shumë e suksesshme. Ndoshta, si risi, nëse arrihet pajtueshmëri për lejimin e fraksionit të brendshëm e tipit gjerman, CDU-CSU, të cilat funksionojnë, harmonishëm, që nga pas Lufta e Dytë Botërore, lë të shtohet edhe kjo në statutin e partisë.
     LDK-ja, në fushatën e tanishme, solli standarde të reja të organizimit dhe të veprimit fushator. Kjo ka krijuar një bazë solide, që, në mos tani, për zgjedhjet e radhës, ka krijuar një premisë favorizuese, për ta avancuar LDK-në në vendin e parë, duke e rikthyer atë në kryzonjë, si në epokën rugoviane.
     Një shembull paraprijës, se si mund të ngritet një parti politike, e shkuar në prag të humbjes, katër vjet më parë, fituese bindëse e zgjedhjeve lokale, në vitin 2021. Kryetari i komunës të Istogut, Ilir Ferati, me ekipin e tij simpatik dhe ia doli me shumë sukses, duke krijuar një standard të ri zgjedhor dhe punues. Përformanca e udhëheqjes komunale, u shpërblye më vendin e dytë, në nivel të Republikës të Kosovës.
     Pamëdyshje, Kosova është para proceseve, sa të rëndësishme, aq edhe të rrezikshme, të stisura nga Serbia me aleatët e saj, armiq të Kosovës. Për çudë, edhe shtetet e Quintit, ranë nën ndikimin e propagandës serbo-ruse dhe ngulmojnë me kërkesa absurde, siç është krijimi i Asociacionit, i konsideruar si – kancer i Kosovës -, nga ekspertë të botës akademike nga SHBA, Anglia, Gjermania, Austria, Holanda dhe shtete tjera evropiane dhe ballkanike. Për këtë fatalitet i referohen krijimit të Asociacionit të 14 komunave serbe në Bosnje-Hercegovinë, duke mundësuar themelimin e “Republika Srpska” atje, e cila ka asfikësuar shtetin boshnjak.
     Këtë krijesë fantazmë e ka kundërshtuar LVV dhe, së fundi, edhe LDK-ja. Ndërsa partitë e koalicionuara, dikur, në PAN, PDK-AAK-NISMA, janë zotuar se me marrjen e pushtetit, do ta krijojnë Asociacionin. PAN-istët, njësoj si shefi i tyre, Hashim Thaçi, duke qenë të shantazhuar me dosje të bollshme e faktike kriminale, në këmbim të lirisë personale e grupore të tyre, janë të gatshëm për të pranuar çfarëdo zgjidhje, qofshin edhe “kompromise të dhimbshme”, siç thoshte përsëritshëm Hashimi. Dhe, kjo ka ndodhur me nënshkrimin e marrëveshjeve fatale të Demarkacionit dhe të “Zajednicës”.
     Në sulmin frontal kundër LDK-së, është angazhuar PAN-i, me aleatët e tij. Ata vazhdojnë ngritjen artificiale të kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza. Kur LVV, me slloganin adekuat: “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, më 29 shtator 2018, organizoi protestën më të madhe, të të gjitha kohërave, gjymë-milionshe, kundër bandës shtetërore e pushtetare, të kryebandit, Hashim Thaçi, lakejtë e Hashimit, kuadro  të tij, Bedri Hamza, Rashit Qala, Abelard Tahiri, e shoqëronin atë, në varkën e kriminelit Radoiçiq, nën mbrojtjen e banditëve të tij. Kjo protestë ishte një parathënie, se “komandantët” pa ushtarë, sabotues të paqës dhe të luftës, mujshorë, vrastarë dhe hajna, duhet të zinxhirosën.
     Përgjatë gjithë fushatës, partitë-banda të PAN-it, thirrën në luftën e pa bërë, amnistojnë krimet dhe kriminelët, pa thënë asnjë fjalë keqardhje për 1826 vrasjet politike, kryesisht, kundërshtarë politikë shqiptarë, si ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së; gazetarë të luftës; por edhe  brenda llojit, veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën në perspektivë.
    Tashmë, dihet botërisht se LDK-ja e bëri paqen dhe luftën. Ajo e financoi bukën dhe Luftën e Kosovës. Por që LDK-ja po i heshtë faktet!? Ndërkohë, këto atribute po i përmendin dhe përsërisin, madje në çdo tubim subjektet e PAN-it, pa harruar as “shtet-ndërtimin” e tyre. E vërteta është se njëfarë “UÇK-je të LPK-së”, të themeluar në “Bllokun e Zi” të Tiranës, kurrë nuk e futën në luftë. Përkundër, ata sabotuan  luftën dhe i akuzojnë për tradhti katërshën e zezë: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas renditjes të pozitave në atë kohë, duke i akuzuar për tradhti. Këtë e thonë themeluesit e kësaj UÇK-je, përfshi edhe Jakup Krasniqin, më i zëshmi.
     Druaj se kompozimi i qeverisë pas zgjedhjeve, mund të bëhet problematik, krizë qeveritare. Rikthimi në pushtet i “komandantave” kriminelë dhe hajna, do të ishte gjëmë për Kosovën. LVV, e cila di dhe mundë të tubojë gjysmë milioni njerëz në protestë, vështirë që do ta dorëzojë pushtetin tek njerëzit e shantazhuar nga Serbia me aleatët e saj. Dorëzimi i pushtetit tek ata, pra, PAN-i, është parathënie e bërjes të Serbisë hisedare në Kosovë, rrjedhimisht, dorëzimin e një pjese të territorit të saj Serbisë agresore. Kjo është provuar, madje, katërcipërisht, në rastet e nënshkrimeve të marrëveshjeve fatale për Kosovën, me fqinjët lakmitarë dhe veprime tjera, nga pushtetari dhe shtetari, rrast i shantazhuar, me dosje të krimeve faktike, Hashim Thaçi dhe “komandantët” e tij.
     Një porosi-amanet e Rugovës ishte: “Njerëzit e shantazhuar të mos lejohen të ngritën në pozita të larta shtetërore e pushtetare, sepse janë të rrezikshëm për shtetin e Kosovës, për Atdheun! “Uroj që LDK-ja të jetë e përgjegjshme dhe assesi të mos bëhet palë me bandën e PAN-it dhe SHIK-ut vrastar të saj. Edhe nëse subjektet politike, rrast të kriminalizuara, përdorin armën e fundit bojkotin grupor, për pengimin e krijimit të qeverisë paszgjedhore, LDK-ja, me asnjë çmim apo joshje, nuk duhet të bëhet pjesë e skenarit të zi dhe thellësisht kundra-kombëtar.

NDËRSA NË WASHINGTON KUJTOHEN MARTIRËT E KOMUNIZMIT POLITIKANI BRITANIK ANDREW ROSINDELL JEP MESAZHIN E TIJ NË “VENDIN E DËSHMISË DHE KUJTESËS” NË SHKODËR Nga Frank Shkreli

Ishte vërtetë nder i madh për ne — thuhet në portalin e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington – që të presim këtu në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit në Washington, Ipeshkvin Salvatore Cordileone, Ambasadorin Sam Brownback dhe Dr. Katrina Lantos Swift (e bija e ish-kongresmenit të ndjerë Tom Lantos i cili ka punuar aq shumë për Kosovë e për Shqipëri, sa ishte gjallë) – me qëllim për të zhvilluar një bisedë shumë të nevojshme për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithsi www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 — Në një sallë të mbushur plot me pjesëmarrës në këtë bashkbisedim të rëndësishëm, bashk-organizuar para dy ditësh — në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit — nga Instituti Papa Benedikti i XVI dhe Organizata Ndërkombëtare e Lirisë së Fesë, morën pjesë edhe përfaqsues të Komunitetit Shqiptar të Arkdioqezës së Arlingtonit, jo larg Washingtonit. Përfaqsuesit e komunitetit shqiptar në Virxhina kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirve shqiptarë të fesë nën komunizëm. Me një theks të veçant dhe me emocione u përmend rasti i Kardinalit shqiptar Ernest Troshani simbol i rezistencës kundër komunizmit– i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Merita McCormack (Bajraktari) në një komunikim me mua e cilësoi takimin si “Një ngjarje me rëndësi dhe emocionues për komunitetin shqiptar në Washington me rrethina… E ndjejë veten të privilegjuar që takova folësit kryesorë të këtij takimi. Por edhe për mundësinë që m’u dha të ndajmë me të pranishmit historinë e martirëve të komunizmit në Shqipëri, ndërsa u shpërndamë pjesmarrësve karta lutjesh në anglisht për martirët e komunzmit shqiptar. Ishte për ne (komunitetin shqiptar në Virxhinia) një ndjenjë krenarie morale dhe mendore, veçanërisht, kur që në fillim të konferencës, Senatori Sam Brownback foli mbi përvojën dhe persekutimin e klerikut të përvuajtur, Kardinalit shqiptar Ernest Troshani nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ndërsa fjalimi u pasua nga pjesëmarrsit e interesuar me pyetje-përgjigje mbi viktimat fetare të komunizmit në Shqipëri”, tha përfaqsuesja e Komunitetit shqiptar në Arlington të Virxhianas, Merita Mc Cormack (Bajraktari) për takimin përkujtimor të viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat e komunizmit shqiptar, që u mbajt këto ditë në Washington.
khttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 …

Është interesant se si klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve të kaluara nuk i shikon viktimat e komunizmit si të denja të kujtohen, ashtu që të mos harrohen, me qëllim që ato krime të mos përsëriten më. Shpesh herë në shkrimet e mia modeste kam venë në dijeni lexuesit shqiptarë për masat serioze që kanë marrë vendet perëndimore dhe ato ish-komuniste – ndryshe nga Shqipëria por edhe Kosova – për të kujtuar viktimat e komunizmit në vendet e tyre dhe në botë. Konferenca e ditëve të fundit në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, në kujtim të viktimave të komunizmit anë e mbanë botës ishte në vazhdën e lloj-lloj aktivitetesh që janë organizuar në nivele private dhe zyrtare — por edhe në nivele shtetërore e federale — anë e mbanë Amerikës, përfshi edhe vendimet legjislative në kujtim të vikitmave të komunizmit anë e mbanë botës – me qëllim që brezat e ardhëshëm të mos harrojnë krimet e komunizmit jo vetëm të shekullit të kaluar por edhe sot, anë e mbanë botës. Kujtimi i viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat shqiptare të regjimit të Enver Hoxhës, kujtohen edhe në Amerikë, megjithse komunizmi si ideologji zuri rrenjë në këtë vend dhe nuk u vendos kurrë në Shtetet e Bashkuara si një regjim sundues. Ndërkohë që në Shqipëri dhe në Kosovë, mbretëron heshtja zyrtare ndaj krimeve të komunizmit — shqiptarët nuk duhet të heshtin por të kujtojnë dhe të dënojnë krimet e sllavo-komunizmit aziatik kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve dhe të distancohen, zyrtarisht, njëherë e mirë nga ajo periudhë e trashëgimie vëllavrasjeje shqiptare, ashtu siç ka bërë bota perëndimore.

Ndërkohë që këto ditë në Washington u kujtuan viktimat e komunizmit në botë, përfshir viktimat e regjimit komunist të Shqipërisë, si pjesë e një vizite në Shqipëri dhe takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Dr Sali Berisha në Tiranë – ditët e fundit, një delegacion i konservatorëve britanikë vizitoi edhe Shkodrën. Sipas lajmeve vendore nga qyteti verior i Shqipërisë, kryetari i delegacionit të konservatorëve britanikë, Andrew Rosindell shfrytëzoi rastin për të vizituar në Shkodër, “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, një prej burgjeve më famëkeqe të komunizmit në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë, për të mos thënë përfshir edhe Ballkanin e Evropën. Gjatë vizitës së tij në Shkodër, parlamentari konservator britanik nuk la asnjë dyshim se cili është qëndrimi i tij mbi krimet e komunizmit në Shqipëri dhe thirrja e tij për të mos harruar atë histori të tmershme për shqiptarët. Ai citohet nga mediat vendore ta ketë arsyetuar vizitën e tij në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër me këto fjalë:

“Ndodhem këtu për të vizituar një muze që përfaqëson disa nga krimet më të tmerrshme që kam dëgjuar ndonjëherë gjatë kohës sime në politikë. Ky është një vend që dikur u përdor për tortura, vrasje dhe trajtim çnjerëzor ndaj atyre që thjesht dëshironin të ishin të lirë – që dëshironin të praktikonin fenë e tyre dhe të jetonin në një shoqëri të hapur, por u mohua kjo e drejtë. Të dëshmoj një vend ku janë kryer krime kaq mizore nën regjimin komunist ka qenë një përvojë tepër prekëse”, duke i bërë thirrje klasës politike shqiptare të këtyre 35-viteve të ashtuquajtur “post-komunizëm”, se përkujtimi i viktimave të komunizmit është me rëndësi, për Shqipërinë dhe për botën:

“Është thelbësore që ta kuptojmë këtë histori, të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që dikush ta mohojë atë. E gjithë bota duhet ta dijë se në Shqipëri u kryen krime të tmerrshme gjatë sundimit komunist. Kjo është arsyeja pse ne, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në demokracitë e tjera anembanë botës, jemi të vendosur të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për të imponuar sundimin totalitar. Historia na tregon se ku çon ky sundim – në shtypje, tortura dhe vrasje brutale, siç kemi parë edhe në Shqipëri”, tha ai ndër të tjera, gjatë vizitës së tij në Shkodër.

Ndërsa klasës politike shqitare të tre dekadava të kaluara, që sot e kësaj dite refuzon të distancohet dhe, zyrtarisht, të dënojë krimet e komunizmit enverist, politikani konservator britanik, Z. Andrew Rosindell, si kundërshtar i komunizmit që deklarohet, shprehu shqetsimet e tija se si dhe pse “socializmi vazhdon ende të mbizotërojë në Shqipëri”.

“Së pari, dua të them qartë se e kundërshtoj komunizmin dhe nuk jam dakord me një qasje socialiste ndaj qeverisjes. Më duket shqetësuese që ndërsa shumica e vendeve e kanë lënë pas këtë ideologji, socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Besoj se kjo është e dëmshme për popullin shqiptar, i cili meriton një të ardhme më të lirë dhe më demokratike. Kur vizitova Shqipërinë 29 vjet më parë, mendova se vendi ishte në rrugën e duhur drejt një demokracie të plotë perëndimore. Fatkeqësisht, sot nuk më duket se ky tranzicion ka ndodhur dhe mendoj se është i nevojshëm një ndryshim politik për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen”, është shprehur politikani britanik nga Shkodra.
Është absolutisht e pakuptueshme dhe e papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike shqiptare vazhdon të hesht. Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist, ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshir ato ish-komuniste të Evropës — politika zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë mbetet e lidhur dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar!

Frank Shkreli

 

Republika e Shqipërisë: shtet që nuk nderon pikënisjen e vet (Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së parë)- Nga Ekrem Spahiu

Nëse do të shtronim një pyetje për qytetarët, politikanët dhe historianët shqiptarë se kur daton forma “Republikë” e regjimit politik që aktualisht konstituon Shqipëria, ka mundësi që shumica e qytetarëve nuk e dinë, politikanët ka mundësi të mos përgjigjen fare, ndërsa historianët ka mundësi të skuqen nëse me të vërtetë njihen për të tillë.

Pa disponim politik, por thjesht dhe vetëm në respekt të historisë, ashtu si është zhvilluar, askush nuk mund të kundërshtojë se:

Sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, Shqipëria ishte përcaktuar si principatë, pra, shtet monarkik. Kongresi i Lushnjës e konfirmoi këtë formë regjimi, por, derisa të zgjidhej çështja e mbretit, vëndin e tij do ta zinte Këshilli i Naltë, i cili kishte kompetencat e Kryetarit të Shtetit dhe këto ishin të shprehura në statut. Ndër të drejtat kryesore statutore ishte: “Këshilli i Naltë zgjedh Kryeminstrin dhe emnon këtë dhe ministrat e zgjedhun prej tij”. Në 5 janar të vitit 1925, qeveria e atëhershme e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe, një ditë më pas, Ahmet Zogu u zgjodh Kryeministër.

Sidoqoftë, për arësye të paqëndrueshmërive të deriatëhershme të shtetit shqiptar, Asamblea Kushtetuese, më 31 janar 1925 e shpalli Shqipërinë “Republika Shqiptare” dhe Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, “President de la République élu par l’assamblée nationale” sipas njohjes ndërkombëtare, ku presidenti është edhe kryetar i qeverisë.

Zogu erdhi në fuqi me një program të qartë politik. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të qeverisë, suprimohej Ministria e Luftës dhe në vend të saj krijohej një “Komandë e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë”.

Ishin kohë të mjegullta. Revolucioni i Tetorit në Rusi, kishte krijuar raporte të reja forcash, të cilat nuk ishin më vetëm gjeopolitike, por edhe ideologjike, madje të institucionalizuara e të përfaqësuara nga një instrument shtetëror. Një ndarje e tillë mbi baza ideologjike ndodhte për herë të parë në historinë e njerëzimit. Nisur nga madhësia dhe potencialet e Rusisë, si dhe nga fakti që një ideologji e re dhe e paprovuar zakonisht bëhet atraktive, bota po përvijohej dalëngadalë në dy grupime të mëdha: nga njëra anë, grupimi i ri ideologjik komunist dhe, nga ana tjetër, grupimi i të djathtës tradicionale.

Në këtë kuadër mund të lexohet më mirë e më qartë edhe ndërmarrja e Ahmet Zogut për t’i dhënë fund kaosit disavjeçar (në një periudhë prej vetëm 7 vjetësh pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, do të ndërroheshin 14 qeveri), ku pati më shumë vakum pushteti, sesa ushtrim pushteti; më shumë mungesë stabiliteti, sesa stabilitet e siguri dhe, rrjedhimisht, më shumë pasiguri kombëtare.

Ndërkohë, kërkohej zgjidhja e duhur për t’i prerë rrugën depërtimit të ideologjisë komuniste dhe për ta mbajtur Shqipërinë të lidhur me Europën. Këtyre qëllimeve u shërbeu hartimi dhe miratimi i Statutit Themeltar me atributet e kushtetutës, përmes së cilës Shqipëria shpallej Republikë, me veçorinë që Presidenti i Republikës do të kryesonte edhe qeverinë. Pushteti legjislativ u nda në dy dhoma: Dhoma e Deputetëve dhe Senati, një praktikë parlamentare e praktikuar për herë të parë në Shqipëri. Ndërkohë, u hartua një ligj me disa aspekte moderne për kohën lidhur me zgjedhjet parlamentare. Kështu, vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.

Gjithsesi, nisur nga kushtet kur Shqipëria u shpall Republikë, nga tradita e mangët parlamentare dhe nga nevoja për përqendrim pushtetesh, legjislacioni i vendit kishte edhe kufizimet e tij. Por, ky popull i vuajtur dhe thuajse për vite të shumta i paqeverisur, kishte tani ku të mbështetej: kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate.

Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit. Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes që menjëherë i dhanë qeverisë së Zogut kancelaritë e Europës. Do të ishte pikërisht Anglia, fuqia e madhe demokratike e kohës, e cila e njohu menjëherë qeverinë e Ahmet Zogut.

Presidenca e Republikës shtroi, kështu, themele mbi të cilat, pas vetëm pak vitesh, do të ngrihej mbretëria që do të përfaqësohej nga i njëjti personalitet.

Diktatura komuniste, jo vetëm që nuk e njohu “Republiken Shqiptare”, por edhe e dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, shtetarin që udhëhoqi shtetin më jetëgjatë shqiptar përpara Luftës së Dytë Botërore. Diktaturës komuniste i duhej ky verdikt, midis të tjerash, edhe për ta filluar historinë e Republikës së Shqiperisë më 11 Janar 1946, jo më 31 Janar 2025!

Ndërkohë, shteti demokratik shqiptar konstitucionalizon që në Nenin 1, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por “harron” ta njohë, me Protokoll Shtetëror, ditën e themelimit të saj, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar. Një handikap kulture politike kombëtare, kur shohim se “Dita e Republikës” renditet në kalendarin zyrtar të shumicës së shteteve në botë.

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon pasuri të paligjshme ka shumë për të humbur. Ju mund të merrni gjithçka që dëshironi nëse e dëshironi mjaftueshëm. Por, ju duhet ta dëshironi atë me aq zjarr, sa të sekretohet përmes lëkurës dhe të bashkohet me forcën krijuese. Nëse dëshironi t’ju kthehet liria nga kriminelët që ju shtypin, shfrytëzojnë dhe ju kanë marrë lirinë, atëherë duhet të veproni sa më shumë që të mundeni, jo vetëm të flisni. Synoni të arrini hënën. Nëse humbisni, do të përfundoni mes yjeve.
***
Shqiptarët mbyten ngadalë por me siguri nga të gjitha anët, thjesht sepse lehtësisht i pranojnë të gjitha teket dhe fëlliqësitë e regjimit mafioz që propagandohen nga mediat kundërmuese të shkatërruesit të Shqipërisë. Shqiptarët indiferent janë mësuar me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.

Dhe njerëz, shumë më keq do të jetë, thjesht, vetëm vazhdoni servilizmin ndaj qelbësirave.

Qëllimi i çibanit është shpopullimi i Shqipërisë, copëtimi i Kosovës dhe forcimi i Serbisë. Jugosllavia e re.

Parandaloni këtë krim monstruoz ndaj jush, ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tuaja, ndaj Vendit dhe Kombit.

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës sonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

Ata gënjejnë. Dhe ata do të vazhdojnë të gënjejnë. Nuk më kujtohet të kenë thënë ndonjëherë të vërtetën për ndonjë gjë.

Sapo të bjere kjo qeveri mafioze antikombëtare, ndiqeni penalisht këtë hajdut antishqiptar dhe pyesni për origjinën e tij dhe pronës se tij. Sundimi i kreut të organizatës kriminale bazohet në gënjeshtra dhe manipulime të të gjitha llojeve. Kushdo që mbron kreun e Organizatës Kriminale që synon zbrazjen e vendit nga shqiptarët etnik, zëvendësimin e tyre me të huaj (nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme, Serbia, Greqia, Rusia) dhe zhdukjen e Kombit shqiptar, është një figurë e parëndësishme, kokëmish, tru shpëlarë. Thjesht një tjetër në radhën e këlyshëve të kriminelit më të famshëm të Shqipërisë.

Ata nuk mund të mashtrojnë më askënd. Tirania dhe shërbëtorët e saj. Ata kanë frikë kur shohin njëri-tjetrin në pasqyrë, imazhin e tyre, hijet e tyre, sepse e dinë se janë zuzar, se duart i kanë gjak.

Rrofshin shqiptarët e vërtetë! Përfundojeni tiraninë e kreut të organizatës kriminale antikombëtare. Asnjë dorëzim!

Jeta nën mafien na ka dhënë pikëllime, guximi që na mungon mund të na detyrojë të rrëzohemi. Shiu mund të bjerë jashtëzakonisht shumë dhe bubullima mund të trembë lirinë që nuk e kemi ende.

Rruga e lindjes së diellit zëvendëson thellësitë e errësirës. Ngjyrat e ndritshme dhe të qarta e bëjnë shpirtin të ngrohtë dhe të butë. Disa ditë buzëqeshin, zemrat gëzohen. Nga një qiell pa re, dielli ndriçon rrugën tonë, për ne.

Ju jeni duke luftuar një betejë, secili prej jush është si një atlet. Për të fituar një çmim fitoreje, ai vrapon.

Por ju nuk luftoni kundër mishit dhe gjakut, por kundër së keqes, lufta juaj është e ndershme, e domosdoshme, ka të bëjë me lirinë apo robërinë, jetën apo vdekjen.

Kështu që ngrihuni, përfundoni garën dhe
luftoni me besim të plotë se nëse bashkohuni do të fitoni.

Ju nuk duhet të dorëzoheni. Nuk mund të ndalesh tani. Ju keni një mision të rëndësishëm. Për të fundosur mafinë, për të rifituar lirinë. Për ardhmërinë e fëmijëve dhe të nipërve tuaj. Por, ju nuk luftoni kundër mishit dhe gjakut, por kundër së keqes, lufta juaj është e domosdoshme.

Kur guximi është zhdukur dhe forca ka mbaruar. Kur je shtrirë dhe shpresa është zhdukur. Atëherë mos u tundoni të thoni se kjo është e fundit. Nëse gjithçka duket e errët, kam diçka për t’ju thënë: Më e mira është përpara jush. Gara nuk ka mbaruar. Fundi nuk ka ardhur.

Së shpejti vjen një pranverë e re. Një kohë e re, një fillim krejt i ri. Bora po shkrihet, zogjtë po këndojnë. Gjithçka do të jetë përsëri e gjelbër. Ditët po bëhen më të ndritshme, më të gjata dhe më të buta. E ardhmja ju buzëqesh si një mik i dashur.

Do të ketë liri në zemër dhe mendje. Koha e mrekullive është tani. E vjetra do të kalojë dhe të gjitha gjërat do të bëhen të reja. Një mundësi e re do të vijë për ju. Një mundësi e re duhet t’ju vijë tani.

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, shkatërrojeni armikun, mos u dorëzo!

SHKRIMTARI I MADH Poezi nga Elida Buçpapaj

 

Shkrimtari i madh
nuk hoqi kurrë dorë
nga dashnorja
me trupin e Deas
e aroma ambroz hojesh
që e joshi gjithë jetën
posa i dilte nga shtrati
Helena e Trojës

shkrimtari i madh u plak
por orgazmat
nuk i braktisi
që provoi si asnjë mashkull
me dashnoren
e gjithë jetës
që i rrinte gati
prej kur e burrëroi
në qytetin me qiell guri
ku në vend
të shiut me gishtrij
binin marshe shirash
me gjarpërij

nga sistemi në sistem
nga regjimi në regjim
dashnorja asnjëherë
nuk ia ndali ledhatimet
as nuk e tradhëtoi
me turmat e mëtimit
apo oficerët
e policisë sekrete
të ish Sigurimit

shkrimtari i madh
u plak por libido s’iu shterr

kur dashnorja
me përkujë i ledhej
jeta e tij si Kulla e Pizës
pjerrej

në jerm, Marsian,
asket i vetmuar,
Homerik
bota pa sy e verbuar
ai bethovian
bota pa gojë, memece
pa veshë e shurdhuar

nën korin e zhabinjve kënetorë
në pellgjet e llumta moçalore
ku bimësia kalbet
nga vendndejta e ndotja
çirren zëçjerrë, të ferrë
homeriku, bethoviani
i tretuni, i mbetuni
në pyllin e terrun
i humbuni, i pagjetuni

Virgjili e përcolli,
nuk iu nda
deri kur të dy
tek një bar-kafè
me emrin Juvenilja u ndalën
atje ku ndahet
terri nga drita
vdekja nga poezia e jeta
aty ku pret poeti melodioz
Dom Ndre Mjeda
gati me një formulë supreme
vetëm për shpirtlarët
shkrimtarin e madh
me gjithë vollë e lutje
e pret krahëhapët

********

Poezia është botuar në librin poetik të autores Skaterr, Onufri, 2024

Në 75- vjetorin e lindjes sate, fisniku i skenës dhe ekranit, Agim Qirjaqi…- Nga PËRPARIM KABO

Takimi ynë i fundit ishte rastësor, bri ish- hotel “Dajti”
Folëm paqësisht, por ti ishe i lodhur, mik i shtrenjtë. Edhe buzëqeshja jote ishte e kursyer…, disi e ndrojtur. Pak fjalë më the, por të ndjera. Pas atij takimi nuk u pamë më, derisa, më 28 mars 2010, ti heshte përgjithnjë. Në vitet e fundit ti e kuptove se gjëja më e keqe ishte vetmia, ajo nuk ka gojë të flasë, nuk ka ndjenja të thotë se çfarë ndien…Vetmia nuk ka duar ,që të të përqafojë, as laps e kartë, që të të nisë letër… Vetmia është burgu i trishtë i njeriut. Por sot është 75- vjetori yt, Agim, e le ta festojmë bashkë, si atëherë, kur, me aq kurajo , vure në skenë dramën “ Armiku i popullit”, të Henrik Ibsenit. Ti përgatite vetë edhe skenografinë…, dhe guxove të provokoje, duke e ndarë flamurin me dy koka shqiponjash veç e veç, për të nxjerrë në pah se hipokrizia e shtetarit nuk ndalet deri në vepra të tilla, ku gjithçka simbolike dhe identitare për njeriun e thjeshtë, mund të përdhoset me veprimin dhe të fshihet nën hipokrizinë dhe gënjeshtrën…Aso kohe unë botova një shkrim vlerësues. Ti iu gëzove, sepse gjete në të njehsimin kuptimor- filozofik me konceptimin tënd dramatiko- skenik. Pas disa ditësh , një anonim i paguar, të sulmoi. Një shkrim që donte të të dekurajonte për mbrojtjen që po i bëje godinës së “ Teatrit Kombëtar”.
Sa e gjerë është tipologjia e galerisë sate artistike Agim Qirjaqi!
Oficeri gjerman, te filmi “ Dimri i fundit”, cinizmi i ftohtë, një fytyrë gati- gati e ngrirë, por natyra e njeriut që urdhëron prerazi dhe nuk pranon mëdyshje apo huamarrje nga mendja e të tjerëve.
Drejtori i shkollës dhe i jetimores, te filmi “ Lulëkuqet mbi mure”, sërish cinizmi, filozofia e frymës fashiste, mungesa e mëshirës dhe hipokrizia. Te filmi “ Rrugë të bardha”, mësuesi , disi i hutuar, njeriu pa pulsin e jetës, një lloj njeriu në këllëf, si ai heroi i tregimit të Çehovit.
Te filmi “ Dasma e Sakos”, në rolin e avokatit, manifeston aq bukur të gjithë hipokrizinë e atyre njerëzve të klasës së pasur, që mendojnë se janë gjithçka dhe zotërojnë çdo gjë, por në prapaskenë kuptohet se ,të zhveshur nga pushteti, janë kaq të dobët dhe meskinë!
Te “ Tela për violinë”, profesori i violinës, Mustafa Dino, Muçua, një grotesk magjepsës!
Te filmi “ Kolonel Bunker”, në rolin e Nuro Metos, të cilit diktatori i caktoi si detyrë fortifikimin e vendit, një figurë e përsosur , nga maja e suksesit, në burgosje. Drama e zhgënjimit, kur lufta e ftohtë rezultoi një flluskë…Kthimi në liri, ishte mosnjohja e vetes dhe e botës.
Pse po t’i përmend?,- më pyete. Po, dua të festojmë ditëlindjen tënde Agim! Arti yt ishte jeta jote.
Pa të ajo do të ishte boshe, thjesht si një enë e zbrazur…, pa tingull.Njerëzit duhet të kujtohen se cili ishte ai fisnik me atë sjellje skenike të kadifenjtë. Te komedia “ Ylli pa emër”, e Sebastianit, ju shkëlqyet në një lojë , ku naiviteti, përgjërimi dhe rrëfenja provincialiste ,përballë një gruaje të bukur, bashkonte gjithçka: qiejtë, pasionet, studimet, ëndrrat dhe lutjet…Ajo natë e premierës, në vitin e largët 2002, na la pa frymë. Kultura jote ishte e gjerë dhe domethënëse, i paharruari Agim Qirjaqi!
“ Rikardi III”, që Ti e vure në skenë, m’u dha rasti ta shihja para ca vitesh në Copenhagen nga një trupë angleze, në një festival shakespearian, por vënia jote më pati tronditur më shumë…
Tani, mendo që nuk je në botën e përtejme, por për pak çaste je kësaj ane, dhe të gjitha këto fjalë vlerësuese , po t’i them në sy.
Të festosh, nuk do të thotë thjesht të argëtohesh. Të sjellësh në kujtesë gjithë ç’ke realizuar në jetën tënde të shkurtër, 60 vjeçare, kjo do të thotë të festosh për artistin Agim Qirjaqi !
Na mungon shumë, Agim i dashur!
Na mungon si artist, na mungon si njeri…, na ke lënë një boshllëk si mik…
Ndoshta andej festoni sonte…
Sa shumë jeni në Qytetin e Frymës! Mirë bëni që jeni pranë njëri tjetrit në data të shënuara…!
Këtu mbretëron heshtja për ju…, ka të tjera halle shteti!
Ndaj mos m’u ligështo…!
Ne që të duartrokitëm, nuk të harrojmë…!
P.Kabo. 27 janar, 2025.

“REÇAK: HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE” — Ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës – Libër i ish-Diplomatit Amerikan William G. Walker- Nga Frank Shkreli

26-vjet më parë forcat terroriste ushtarako-policore të Serbisë fashiste kanë ndërmarrë një sulm barbar kundër banorëve të një fshati të vogël të Kosovës, i quajtur Reçak, nja 30-killometra në jug të Prishtinës. Javën që kaloi, masakra barbare e kryer me 15 të janarit 1999, u kujtua nga qindra pjesëmarrës; përfshirë udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës që morën pjesë në aktivitetet e organizuara për të nderuar dhe kujtuar, si çdo vit, 45 civilët e pafajshëm shqiptarë, të vrarë nga forcat terroriste serbe.

Ish-Diplomati amerikan, William Walker duke dedikuar për një blerës librin: “REÇAK: HISTORIA E NJË KRIMI LUFTE”, në promovimin e veprës së tij, në hapësirat e Librarisë “Dukagjini”, në Prishtinë, javën e kaluar

Në veprimtaritë që shënuan 25-vjetorin e kësaj dite të rëndë në historinë e Kombit shqiptar, mori pjesë edhe Ambasadori amerikan William Walker, ish-Shef i OSBE-së në Prishtinë 2-dekada e gjysëm më parë. Siç dihet, ishte Ambasadori i nderuar amerikan William Walker, ai i cili me të shkuar në vendin e masakrës, asaj ngjarjeje të tmershme, atij krimi kundër njerëzimit, një ditë më vonë me 16 Janar, 1999 ku ishin hedhur kufomat në Reçak – njoftoi Shtetet e Bashkuara botën mbarë për masakrën serbe kundër civilëve shqiptarë në Reçak. Ishte vlerësimi i gjendjes së përgjithshme shumë të rëndë në Kosovë në atë kohë dhe sidomos dëshmia e Ambasadorit Walker për masakrën që kishte parë me sytë e vet në Reçak, që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave terroriste policore dhe ushtarake serbe në territorin e Kosovës dhe anë e mbanë Serbisë.


Lavdi martirëve të Reçakut!

Ashtu si edhe çdo vit tjetër, në këtë datë të zezë, Ambasadori Ëalker e ka bërë zakon dhe viziton Kosovën dhe Reçakun në shoqërimin e udhëheqsve më të lartë Kosovës. Kështu ndodhi edhe sivjet në 26-vjetorin e masakrës në Reçak aty në “Reçak, fshatin e vogël, me histori të madhe”, siç e cilësoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë përkujtimit të këtij viti, “Aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre, në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur Zonja Osmani. “Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”, ka thënë Presidentja Vjosa Osmani. “Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët e tij. Është dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë që kërkoi dhe vazhdoi të luftonte për liri dhe për të drejtën e ekzistencës”, ka thenë Presidentja e Republikës së Kosovës.  Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjithashtu gjatë ceremonive përkujtimore në kujtim të masakrës së Reçakut tha se deklaratat e Walker, drejtuar Amerikës dhe botës, pas masakrës “ekspozuan brutalitetin me të cilin po përballej Kosova dhe ndryshuan diskursin ndërkombëtar për luftën e Kosovës. Deklaratat e ambasadorit Walker ishin denoncime zyrtare të forcave dhe autoriteteve serbe, të cilat po kryenin krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Kosovë”, është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Udhëheqësit e Republikës së Kosovës nderojnë diplomatin amerikan, Ambasadorin William Walker, njeriun që ekspozoi masakrën brutale të forcave terroriste serbe kundër civilëve të pafajshëm, 26-vjet më parë, në fshatin Reçak të Kosovës.

Reçaku dhe Kosova, në shenjë falënderimi, 8 vite më parë ngritën në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, përmendoren e Ambasadorit William Walker.  Sivjet në 26-vjetorin e masakrës, Ambasadori Walker ia ktheu nderin Reçakut dhe Kosovës me botimin e një libri monumental si dëshmi historike për brezat e ardhshëm të shqiptarëve mbi krimet serbe kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak. Një rast ky që sërish sjell në kujtesë atë që ndodhi në Reçak 26-vjet më parë nga një autor dëshmitar okular i asaj masakre. Dëshmi autentike për krimet e kryera nga regjimi i Serbisë në Kosovë!

                  Versioni anglisht                              Versioni shqip

Një libër-monument, si të thuash, një dhuratë që Ambasadori Ëalker tha se ia kishte premtuar Kosovës pothuajse 25-vjet më parë. Ai kërkoi ndjesë me këtë rast, duke shprehur keqardhjen e tij që i mori aq shumë kohë ta botonte librin e premtuar. Por, ja më në fund, shtoi ai, libri u botua në shqip dhe anglisht për lexuesit sot dhe për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve nesër. “Jam shumë i kënaqur që u mundësua botimi i këtij libri ; i kënaqur gjithashtu se Presidentja dhe Kryeministri më kanë thënë se ky libër është një thesar për rininë e këtij vendi në veçanti dhe për popullsinë e Kosovës në përgjithësi. Për ta është shumë e rëndësishme dëshmia ime e ngjarjeve, pjestar i të cilave isha dhe arsyeja se pse mora pjesë në ato zhvillime 26 vjet më parë”, është shprehur Ambasadori Walker në lidhje me botimin e librit: Reçak: Historia e një Krimi Lufte, që u promovua, javën e kaluar në Librarinë “Dukagjini” të Prishtinës me 15-16 Janar.


Autori me mikun e shqiptarëve dhe me mikun e të VËRTETËS, Ambasadorin William Walker – folësit kryesor në festimin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarwsisë së Republikës së Kosovës – organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Skënderbej”, Inc. në Nju Jork, 12 Shkurt, 2023

Në një njoftim i datës 14 Janar. 2025 nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti thuhet se në një takim që zhvilloi me ish-diplomatin amerikan William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, ata diskutuan një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të Ambasadorit Walker për këto ngjarje. Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si dhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Njëherazi, ai theksoi përpjekjet dhe ndihmën financiare prej 70,000 eurove dhënë nga qeveria e Kosovës për këtë iniciativë të rëndësishme duke bërë të mundur botimin e librit të kujtimeve të Ambasadorit Walker, ku dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut. Në njoftim thuhet se Kryeministri Kurti tha se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Ëalker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë. Vepra si ky libër na ndihmojnë të ruajmë kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme si masakra e Reçakut. Ndërsa, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha me këtë rast, se “Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe. Lavdi martirëve e dëshmorëve të Reçakut!- është shprehur Vjosa Osmani. Ndërkaq, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara përkujtoi përvjetorin e masakrës së Reçakut me një NeverForget, duke thënë se Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Kosovës duke kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut: “Një pikë-kthese tragjike kjo për njerëzimin, por që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin,”- thuhet në reagimin përkujtimor të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës.

Libri i ish-diplomatit amerikan William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, është një autobiografi mbi jetën ç’prej fëmijërisë dhe një përshkrim i veprimtarisë së tij të gjatë diplomatike deri në largimin e tij nga detyra e Shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së, që ai kryesonte në Kosovë, në kohën e masakrës së Reçakut. Ky është një libër nga një ambasador i një vendi të madh mik i Kosovës dhe shqiptarëve – ish-diplomati amerikan Wlliam Walker – i cili si dëshmitar i masakrës së Reçakut, ka shkruar me këtë rast një histori të vërtetë, paanësisht, duke treguar të drejtën dhe ngjarjen e vërtetë të tragjedisë në Reçak – me rëndësi për historinë e Kombit shqiptar, por edhe për historinë e Ballkanit dhe të Evropës. Ambasadorit Walker i urojmë jetë të gjatë – është me gëzim e përzemërsi që çdo shqiptar kudo të përshëndesi botimin e William Walker, “Reçak: Historia e një Krimi Lufte”, Lavdi martirëve të Reçakut – I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

SHTETI AUTOR I KRIMEVE DJE, SOT HESHT NDAJ KRIMEVE TË KOMUNISTËVE!- Nga BESIM NDREGJONI

NË NDERIMIN TË 80 VJETORIT TË KRYENGRITJES ANTIKOMUNISTE TË MALSISË MADHE E PARA NË EUROPËN E PASLUFTËS SË DYTË BOTËRORE!

 

25 Janar 1945 është një ditë e shënuar dhe historike për Shqipërinë, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e malsorëve që nuk pranuan regjimin komunistë dhe i treguan europës se shqiptarët nuk pranojnë sllavizmin dhe stalinizmin enveristë. Nuk kishte vetëm 2 muaj që Shqipëria ishte nën pushtimin e diktatorit stalinist Enver Hoxha, me mbështetje nga regjimi serb, malsorët u ngritën për të kundërshtuar këtë regjim gjakatar dhe represionin që ushtronin komunistët shqiptar! Këta burra dhe gra trimëresha nuk ishin të frikësuar përball masakrave të sunduesve enveristë , por të vendosur të mbronin nga humbja identitetit dhe të drejtat e tyre.

Më 25 janar 1945, udhëqësit e shquar si Major Llesh Marashi nga Shkreli, Mulë Delia Bajraktari nga Hoti dhe heroiku i mbrotjes së kufive Preng Cali i Kelmendit, filluan lëvizjen e parë antikomuniste në Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një akt që tregoi se populli shqiptar, ndonëse i përballur me represionin e tmerrshëm të regjimit komunist, do të kundërshtonte çdo tentativë për të prishur traditat dhe identitetin kombëtar. Ata qëndruan të palëkundur, duke mbrojtur besën dhe nderin, dhe duke pasur besim në Zot dhe komb.

Sot, pas 80 vitesh, pasardhësit e kryengritjes antikomuniste të ndihen krenarë për veprën e kryer nga ata burra dhe gra të Malsisë Madhe. Ata janë shembuj të pavdekshëm të qëndresës dhe sakrificës për liri dhe dinjitet kombëtar. Po të kishin pasur mbështetjen dhe vëmendjen e ndërkombëtareve ndoshta historia do të kishte ndjekur një rrugë tjetër, dhe fati i Shqipërisë do të ishte ndryshe. Mbas kësaj kryengritje Malsia e Madhe u masakrua nga diktatura komuniste dhe vuajti për më shumë se katër dekada, vetëm sepse kërkuat liri dhe drejtësi.

Lëvizja antikomuniste e Malsisë Madhe ishte e para në Europën pas Luftës së dytë Botërore që i tha “Jo” diktaturës dhe terrorit sllavokomunist. Ky është një akt që do të mbetet gjithmonë në histori. Bilanci i kësaj rezistence është tragjik dhe shkatërrues: mbi 100 të pushkatuar, mbi 200 të burgosur që kaluan vite të tëra në kampet e internimit dhe mbi 200 familje të internuara. Ky është çmimi i lirisë që paguajti ky popull fisnik.

Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pavarësisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshin.

Ne sakrifikuam për të siguruar lirinë e këtij kombi, por pas një gjysmë shekulli, pati një tradhti të dytë nga ata që zgjodhën ideologjinë e komunizmit dhe jo demokracinë. Shqipëria, pas 1990-s, u bë e vetmja vend në Europë që e harronte pasojën e komunizmit dhe nuk i dha drejtësi viktimave të tij. Ne u tradhtuam nga një klasë politike që jo vetëm nuk e denoi regjimin komunist, por edhe e mbajti atë në heshtje dhe e përdori për interesat e saj.

Sot, pas 35 vitesh, më shumë se 6000 antikomunistë nuk kanë një varr, sepse politikës shqiptare i mungon vullneti për të njohur dhe dënuar këtë krim. Mbi 36,000 të burgosur politikë, që dhanë jetën dhe vuajtën për lirinë e Shqipërisë, janë harruar, ndërsa trashëgimtarët e diktaturës janë të pushtetuar dhe vazhdojnë të japin leksione demokracie, pa pasur asnjë ndjeshmëri për viktimat e sistemit që ata mbështetën.

Për më tepër, mbi 100,000 familje shqiptare që u dëbuan dhe u internuan, nuk gjetën mbështetje, dhe shumë prej tyre janë larguar nga atdheu, pa mundur të integrohen në shoqërinë shqiptare. Ky është një dështim i rëndë i shtetit shqiptar dhe një shenjë e pasigurisë që vazhdon të mbizotërojë Shqipërinë.

Shteti dje ishte autori i krimeve, sot Shteti mbron xhelatët që i shkaktuan këto krime.

25 Janari 1945 është një ditë historike për qëndresën antikomuniste, është dita kur regjimit të Enver Hoxhës i thamë JO, dhe vazhduam për 45 vite të i rezistojmë krimeve makabre dhe të ngjashme me krimet e nazistëve ndaj hebrenjve.

UDHËHEQËSIT E KRYENGRITJES ANTIKOMUNISTE TË MALSISË MADHE


Hebrejt kan ditën e kujtesës 27 janarin si ditë kujtese, përse ne shqiptarët të mos kemi 25 janarin si ditë kujtese ndaj rezistencës antikomuniste. Hungarezët krenohen me revolucjoni e tyre të 1956, por ne që e nisëm revolucjoni 11 vite para tyre, a skemi të drejtë të krenohemi si mbrojtës të fjalës së lirë dhe të itenditetit kombëtar!

Ne, antikomunistët, kërkojmë që krimet e komunizmit të dënohen, dhe të bëhen e të jepet drejtsi për ata që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Nuk mund të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme dhe të drejtë pa njohur të vërtetën dhe pa kërkuar ndjesë për krimet që ndodhën. Europa e ka dënuar komunizmin, Amerika e ka dënuar me karrike elektrike lëvizjen komuniste, ndërsa Shqipëria vazhdon të heshtë, duke përforcuar një sistem që ende mbron pasojat e regjimit.

Mos dënimi i krimeve të komunizmit, glorifikimi i deologjisë komuniste si bazë për të sunduar shtetin janë të dështuar duke e çuar Shtetin Shqiptar nga një sistem demokratik në një sitem diktatorial.

Shteti shqiptar ka dështuar të mbrojë viktimat e komunizmit dhe të bëjë drejtësi për të kaluarën, ndërsa ka vazhduar të ndihmojë trashëgimtarët e diktaturës. Politikanët shqiptarë që janë ende në pushtet, jo vetëm që nuk e kanë dënuar komunizmin, por kanë heshtur dhe janë bërë bashkëudhëheqës të një ideologjie të vjetër, të shkatërruar dhe të dështuar. Malsia e Madhe krahina që i tha jo komunizmit në këtë 80 vjetor të kryengritjes antikomuniste kërkon drejsi përpara një Shteti që hesht ndaj padrejtësisë që ju është bërë antikomunistave shqiptarë! 25 janari duhet të jetë ditë historike kombëtare dhe krenarie për Shqipërinë.

Kjo ditë ban krenar shqiptarët në europë për qëndresën, sakrificat dhe mbrojtën e lirisë

Në këtë ditë të shënuar na kalon në vëmendje thënja e Martin Luter Kingut: “Një padrejtësi në çfarëdo vendi është një kërcënim për drejtësinë kudo!
Besim NDREGJONI


Send this to a friend